17 July 2012

MARREVESHJA PASHIÇ - A. ZOGU PER ANEKSIMIN E SHQIPERISE

MARREVESHJA PASHIÇ - A. ZOGU PER ANEKSIMIN E SHQIPERISE


Historia siç ka qënë dje e jo siç po e kullandrisin sot:

MARREVESHJA PASHIÇ -  A. ZOGU PER ANEKSIMIN E SHQIPERISE

Nikolla Pashiç - Ahmet Zogu

          Gusht, 1924...

1. Shqipëria impenjohet t'i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.

2. Kryetari shtetit shqiptar do të jetë AhmetZogu, që më vonë do të njoh dinastinë Karagjorgjeviq.

3. Qeveria Jugosllave, megjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njoh Ahmet Zogun si kryetar shteti...dhe i atribuon menjëherë një kontribut vjetor të shtetit.

4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.

5. Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e shfarosur çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.

6. Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.

7. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyere dhe oficerët jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.

8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganornë bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.

9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të sajajashtështetit.

10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.

11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe të bashkohet Hierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare do të varet nga ajo Jugosllave.

12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.

13. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendevetë tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.

14. Në qoftëse Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë,Qeveria Jugosllave,do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25mijë vullnetarëshme qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t'i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

15.Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.

16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve"

Nga libri Sh. Hysit

 
Nje nga veprimet e para pas ardhjes se Ahmet Zogut ne pushtet me bajonetat serbe, armiqeve te Shqiperise, ishte ekzekutimi i kundershtareve, nder keto edhe nje prift atdhetar qe nuk e duronte despotzmin anadollak zogollian, Dom Gjon Gazulli te cilin e vari me 5 mars 1927. Se sa demokrat ishte Ahmet bej Zogolli e tregon kjo pamje renqethese qe e tmerroi dhe e stepi popullin shqiptar.

14 July 2012

Ngreni monument edhe Baltion Stambollës- nga F. Radovani


Fotokopje e origjinalit të letres së Baltion Stambollës, e ruejtun nga
 Atdhetari Gjon Kamsi, sot në Muzeun e Shtetit në Shkoder. (Foto 2009):
“Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni për pshtim pranë Qeveriës Italjane.
Pyetnij Çatin Saraçin ku asht...? "besa" ndihma!...
Baltjon Stamolla – Carceri Giudiziarie Bari.
Shkelqësis Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)
Shkelqësis Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)”

         NGRENI “MONUMENT”  EDHE  BALTION  STAMBOLLËS !

Në 100 vjetorin e Pavarsisë…

Nga Fritz RADOVANI:


 E dij se jeni shumë të zanun me pergatitjet e Festes së Madhe të 100 vjetorit!
            Prandej edhe po mundohem me ua kujtue një nga “figurat e shqueme” të Festes.
            Komisioni i “monumenteve” besoj e ka parasyshë edhe rolin e “madh” të Baltion Stambollës, kësaj figure nder ma të njohunat per kah “burrnia, atdhetarizmi, nderi, besa dhe karakteri”. Jam i sigurtë se ka nga “ata” që kanë me mendue se “emni i tij” mund t’i hapin shumë punë, mbasi të tillë “burra” nuk janë të paktë nder qytetet e Shqipnisë…
E pothuej të gjithë janë të njëkohëshem, rreth 1924 – 27 e pak ma këndej ose edhe ma perpara, tue fillue nga ma i njohuni prej Shqiptarëve, Esad Pasha i Toptanëve, apo “daja”, si e njohin qeveritarët e sotem, bash “nipat e tij”. Tek dokumenti janë edhe tre emna të tjerë, nipçen, ose Ahmet Zogollin, e dij se nuk e harroni. As Ceno bej Jakoven nuk keni se si me e harrue, se me “tapijat” e tij po vazhdoni qeverisjen. Ndersa Çatin Saraçin, ose kodoshin e mbretit, me siguri ka me e kerkue Shkodra...se i ka “zbardhë” faqen! Vijmë tek letershkruesi, i famëshmi Baltion Stambolla! Baltioni asht dorasi që vrau kushrinin e vet per hater të mbretit, tue hy ndermjetës kushrini i tij Çatin Saraçi. Kur Baltioni shkoi me e kerkue miqsisht Luigj Gurakuqin tek një hotel në Bari t’ Italisë, i mori jeten. Italianët e arrestuen dhe e mbajten atje gjoja në burg...
            Kur Shqipnia u pushtue nga Italia në 1939, me ardhjen në krye të qeverisë së Tiranës të Mustafa Krujës, puna e parë që bani, Atij “dritë i baftë Shpirti”, kerkoi nga italianët me sjellë në Shqipni Baltion Stambollën, të cilin e dergoi në Lushnje per “siguri jete...”. Atje ai një ditë u perpoq me ikë dhe rojet e vranë! Në Shkoder kësaj vdekje i thonë “me shkue si qeni në rrush”!
            Kam lexue këto ditë një paragraf të një shkrimi nga z. Reshat Kripa, Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të të Perndjekurve Politik Demokratë të Tiranës, të cilen, them të verteten, e kam lexue tri herë, se nuk u besojshe syve qe e kisha lexue mirë, pikërisht tek artikulli: “A do të shkruhet historia e vertetë?”, po per mos me u keqkuptue, po e paraqes të kopjueme këtu:
            “...Nuk jam dakord gjithashtu për ta quajtur akt tradhëtie ikjen e tij jashtë shtetit më 1939 kur dihet se Zogu ka qenë kurdoherë kundër politikës ekspansioniste të Italisë kundër vendit tonë. Jam gjithashtu kundër mendimit të tij (z. G. Shyti. shenim FR)  për të mos ngritur asnjë bust apo përmendore të mbretit Zog në Shqipëri.”
            Unë dij se Vlonjatët kanë pasë një Burrë me emnin Avni Rrustemi, që mbas Tij janë kenë numrue me gishta të dores Trimat Atdhetarë si Ai! Po se i shkon mendja një vlonjati tjeter mbas 76 vjetësh me i vue pranë Monumentit të Avni Rrustemit “përmendoren” e vrasësit të Tij, “mbretin” feudal e hajdut të Shqipnisë, Ahmet Zogun...Edhe njëqind vjet të tjera me jetue, nuk kemi me ndigjue një “ide” të tillë kaq “origjinale”, kur Shqiptarët e asaj shoqatë kanë 21 vjet që nuk kanë perfitue asgja, perveç “drejtuesëve” të saj, perderisa bajnë propozime të tilla në perputhje me qeveritarët.
            Shoqata Antikomuniste e të Perndjekurve Politik Demokratë të Tiranës, tue u nisë nga fakti se vrasësi i Luigj Gurakuqit, një nga Demokratët ma të mëdhaj të Shtetit Parë Shqiptar të vitit 1912, tradhëtari Baltion Stambolla, i pabesë e i paburrë, ka ba edhe disa muej burg politik në Itali i ruejtun nga miqtë e Zogut, i takon me kerkue që edhe këtij vrasësi, si shumë të tjerëve që i kemi me dekorata e heroj, me i ngritë një “monument” në Vlonë, e mundsisht në Vlonen e 1997, por jo kurrë në Vlonen e Ismail Qemalit e Avni Rrustemit, Asaj Vlonë Heroike të 1912...
           
            Melbourne, Korrik 2012.

10 July 2012

Krenar për popullin tim!- nga Filip Çakuli

Krenar për popullin tim!- nga Filip Çakuli


Filip Çakuli
Nga Filip Çakuli

Përgjigje e detyruar ambasadorit danez dhe kolegut Mero Baze, që merr seriozisht ambasadorët

Nuk mund të heshtja dhe as të bëja sehir si bir kurioz dhe inteligjent i këtij populli, kur lexova intervistën e ambasadorit danez në Tiranë. Ai na krahason me popujt e tjerë evropiane dhe habitet për reagimet tona popullore në lidhje me vrasjet qeveritare të 21 Janarit, me korrupsionin qeveritar, me shkatërrimin qeveritar të mjedisit dhe plot zullume të tjera me cilësorin “qeveritar” nga mbrapa. Demek ne qenkemi një popull që i pranojmë në heshtje të gjitha ato që janë nga mbrapa me “qeveritare”.
Jo more zotni i nderuar! Të lash gojën mirë kur përmend ketë popull që e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dore. Një popull që kur të jep besën, ther fqinjin për ta mbajtur. Një popull që për një nder rron! Një popull që mençurisht e ka thënë “më mirë një orë në liri, se njëqind vjet në robëri”!
Kur popujt e tjerë indoevropiane po zbrisnin nga stepat e Azisë Qëndrore dhe sapo kishin filluar të ecnin me dy këmbë, paraardhësit tanë, ilirët, kishin shtetin e tyre. Madje kur popujt tuaj evropiane ishin në epokën e patriarkatit, populli ynë i emancipuar kishte një grua, Teutën, mbretëreshë. Ashtu siç kemi sot vetëm një grua në qeverinë tonë demokratike. Ju andej nga anët tuaja tani gratë dhe burrat i keni njëlloj në qeverisje, por ne jemi besnikë të të parëve tanë, vetëm një grua, po Teutë ama! Na e prishi rregullin Enver Hoxha, që kishte dy gra ministre, por ai ka qenë regjimi më antidemokratik në botë.
Ju i ndërroni udhëheqësit tuaj si mbreti gratë, i themi ne këtej nga anët tona, ndërsa ne mbajmë një, që e paçim sa malet tona kreshnike. Turp për ju evropianët që e detyroni udhëheqësin tonë të madh dhe të pagabueshëm të njëzet vjetëve të fundit, të takojë e të mbajë mend gjithmonë fytyra të reja kryeministrash e presidentësh që nuk e kuptoj pse i zëvendësoni kaq shpesh. A keni parë ju ndonjë popull më të durueshëm se populli ynë në Evropë e me gjerë? Pesëdhjetë vjet shokun Enver, i cili iku nga zoti, jo se e hoqëm ne, njëzet vjet shokun, më falni, zotin Sali, që ishallah pastë jetë të gjate për të mirën e Partisë dhe të popullit tonë.
Ju, popujt evropianë, nuk keni besim te njëri-tjetri dhe kur shkoni në votime duhet të votojë patjetër personi që e ka emrin në listë, a thua se ai nuk paska të afërm apo kolegë partiakë që të votojnë për të. Po të vdekurit, që tek ju harrohen sa varrosen? Këtu tek ne të vdekurit kanë të njëjtat të drejta të garantuara me Kushtetutë si të gjallët: votojnë gjithnjë për demokratët, marrin pensione, paraqiten edhe para noterit për të firmosur për pronën e tyre.
Ju mburreni me arritjet tuaja shkencore: merrni një zemër të re dhe ia zëvendësoni njeriut në nevojë; merrni një dorë, një këmbë dhe e ktheni njeriun siç ka qenë, por nuk keni arritur kurrë të merrni një copë mishi dhe ta bëni ministër. Ja pra kjo është që ju kemi lënë prapa dhe sot jemi o të parët në botë, o të dytët, po asnjëherë ama prapa Francës, Anglisë, Italisë e më the të thashë.
Cili popull në Evrope është lidhur me Partinë dhe qeverinë e tij si mishi me thuan? Ju, nëse nga frëngjitë e godinës kryeministrore do t’u ishin vrarë jo katër, po vetëm një qytetar, do të kishit bërë namin dhe qeveria nuk do gjente vrimë ku të futej. Se nuk dini ç’është falja! Populli ynë i fal bijtë e tij në qeveri dhe i voton prapë, me duart e tij dhe i vlerëson ata si qitës të shkëlqyer, që asnjë plumb nuk u vete dëm.
Ju e keni dëgjuar, besoj, se ne jemi vend i shqipeve. Domethënë ne kemi zëvendësuar shqiponjat që kanë fluturuar andej nga Andet. Të largoje shqiponjat nga foletë e tyre nuk ishte një punë e lehtë. Duheshin prerë pemët, pa duheshin shkulur nga rrënjët pyje të tëra, duheshin gërryer lumenjtë për ta çuar tokën në det, gjëra që asnjë pushtues nuk na i ka bërë, sepse pushtuesit ishin evropianë, si puna juaj. Kështu kemi zbuar dhe dallëndyshet dhe gjithë zogjtë e tjerë shtegtare dhe kanë mbetur ca zogj kurajozë që ngrenë foletë edhe në godinat qeveritare.
Ju zoti ambasador thoni se asnjë popull evropian nuk do të heshtte për të gjitha këto bëmat tona. Se ju nuk i dini fjalët tona të mençura se “heshtja është flori”. Nuk e keni dëgjuar ju presidentin tonë që fliste me heshtjen e tij? Ju duhet të dini se populli ynë kur vlerëson një pjesëtar të tij si burrë i mirë, thotë se nuk i është dëgjuar kurrë zëri. Ben përjashtim këtu vetëm udhëheqësi dhe reformatori ynë, burri i madh i shtetit që flet nga mëngjesi deri në darkë, por ai ka një diagnozë, që në gjuhën mjekësore quhet lugore. Por dhe ai i respekton rregullat. Nuk flet për bëmat e qeverisë, por për bëmat e të tjerëve.
Cili popull evropian, zotni, e ka nderin e tij më të shtrenjtin virtyt? Për një nder janë hedhur nga shkëmbi 90 gra e vajza krutane për të mos i përdhunuar turqit, vëllezërit tanë shekullore të një gjaku. Se ata nuk paguanin, zotni, donin çdo gjë qyl, se me pare në dorë ne vemi vetë në Itali, Greqi e gjetkë. Vetëm komunizmi kishte seks pa para. Dhëndri i ri këtej nga bjeshkët tona mbante armën nën jastëk, nëse çarçafi i nderur në tel të nesërmen e natës së parë nuk ishte i njollosur me gjak virgjëreshe. Ka ndodhur që e ka vrarë nusen natën e dytë, se nuk e gjeti të virgjër, po këto janë përjashtime.
Cili popull në Evropë vret një djalë, apo vajze adoleshente, vetëm e vetëm se gjyshi i saj paskësh vrarë gjyshin e tij? Ju do na fusni në gjirin tuaj, por mos harroni kanunin tonë. Jemi vrarë dhe prerë në histori dhe nuk ua falim. Jemi në gjak me Austro-Hungarinë, me Italinë, me Gjermaninë, Turqinë, se gjyshërit e tyre na kanë vrarë gjyshërit tanë dhe kjo punë lahet duke u vrarë juve, nipërit e tyre. Do vejë haka tek i zoti. Ju zoti ambasador mendoni se nuk mund të merret hak ndaj jush, pasi jeni një diplomat i zoti. Gaboheni rëndë. Në Kanunin tonë për gjak vritet më i miri i fisit.
Prandaj zoti ambasador, mbaje gojën kur krahason popullin tim me popujt e tjerë evropiane. Hesht, përderisa për ne heshtja është flori. Se na ngrihet dhe ambasadori amerikan dhe na bën thirrje ‘vepro tani’. Si të veprojmë tani, kur s’kemi vepruar gjatë gjithë kohës? Populli ynë trim, liridashës dhe punëtor ka një fjalë të urtë: qeni i rrahur që këlysh, nuk bëhet qen! Ndaj dhe ne zoti ambasador me statistika mbetemi popullsia më e re në botë.

Shqipëria e ndyrë e Blendi Fevziut- nga Bledi Mane

Shqipëria e ndyrë e Blendi Fevziut

Nga Bledi Mane- Public Enemy

1./
Hej Fevzo, si të duket atdheu pa Ardian Klosin?

Bosh, i mpirë, i tulatur, moskokëçarës, halabak, snob, i dhjerë… Si thua, i mungon vendit një mendjehapur ironik, racional, cinik dhe i rafinuar si Klosi?
Aha, tani po e kuptoj që paskam degraduar unë. Të pyes ty nëse atdheu yt ndjehet ende keq e i munduar nga vetëvrasja e një kafkiani të depresionuar nga mëkatet e paraardhësve të tij, të lënduar nga dhimbjet e atdheut të tij që vuan e vuan e nuk i vdes kurrë. Kam degraduar unë sepse harroj shpejt që mes jush, mes teje dhe Klosit ka dy atdhe, ka dy Shqipëri.
Ikja e Ardian Klosit prej kësaj Shqipërisë matanë do të mbesë gropë e madhe e pambushur, do të jetë si një varr i hapur masiv, i cili do të përpijë mjaft mendje e shpirtra fisnikë, të cilët do i dorëzohen ikjes së përjetshme. Do vazhdojë të përpijë si me forcë anteu të dobëtit dhe delikatët logjika dhe kurajoja e të cilëve do të mposhtet nga vuajtjet e ndjenjave, nga mosguximi gjenetik, na turpërimi që i bëhet vendit të tyre nga gjysma e republikës përballë.
Ti Fevzo nuk ke arsyen më të vogël të dëshpërohesh dhe tulatesh nga (vetë)vrasja e Klosit. Jo, sepse kur ai ishte drejtor i televizionit publik të zboi me ceremoni e u bë sebep që opinioni yt të stacionohej pranë Sandrit të Klanit, jo sepse Klosi për ty ishte një bibliotekë dhe akademi aleksandrie gjigande, së cilës nuk iu afrove as në monizëm, as në të gjallë e as në të vdekur. Jo sepse dyshja antikonformiste Klosi-Rama nuk të krijoi kurrë asnjë xhep sado të vogël sikur për fasadë, jo sepse pragmatizmi dhe estetika e karakterit të Klosit nuk krahasohen me cektësinë e inteligjencës tënde prej një shërbëtori tashmë të zbuluar regjimesh…por ndryshimi mes jush janë dy copëzat Shqipëri, atdheu yt dhe atdheu i tij.
Atdheut të Klosit po i mpaken qytetarët me ikjet e gërdecasve, kostrebickave, 21 janarsve, ai atdheu po vajton humbjen, ndërsa Shqipëria jote gumëzhin nga zhurmat e njerëzve që vijnë vërdallë pa lek në xhepa e pa blerë asgjë nëpër TEG. Atdheu yt ka vite që nuk skuqet e as zverdhet, por thjesht trashet e majmet artificialisht si një obez vagabond. Atdheu yt thjesht var varëse të trasha floriri, xhiron gomat e makinave të shtrenjta dhe trash zërin si lac lagjeje duke trembur ata që nuk e njohin.
Atdheu i Klosit ka mbetur bathorisht dhe paskuqanisht i palegalizuar me barkun bosh, qytetarët e të cilit ende nuk kanë marrë paratë e premtuara të votave që hodhën trefish më 8 maj. Atdheu i Klosit u plagos dy herë brenda kësaj javë në Peqin dhe te Gjiri i Lalzit. Ende ky atdhe nuk mjekon nga tulatja plagën që i shkaktoi plumbi i Dashnor Sulës me pisqollën e Kuvendit, teksa vetë atdheu kishte shkuar të argëtohej në stadium. Ndërsa i rridhte gjaku i plagës së parë, hëngri një grusht të thatë hundëve tek rrokte të shikonte se kush hante darkë në atë vilën e krimur të Ilir Metës në Lalëz.

Hej Fevzo!
E di si më duket atdheu i Klosit?
Porsi rrëfimi yt dhe i Ben Blushit në numrin e parë të Rilindjes Demokratike ne janarin e 1991-shit. 21 vjet më pas dhe ende vërtitet e njëjta varfëri, por kësaj here më injorante dhe më e rrezikshme.
Atdheut tënd Fevzo i mungon tashmë idealizmi i brezit tuaj, i mungojnë gjyshet e tua të dashura, të cilat siç pretendon ti vinin nga dyer të rënda aristokratësh, por ikën me brengën se nipi i tyre nuk e filtroi dot gjakun e tij në blu ngaqë tu helmua gjate monizmit. Ato të edukuan me fisnikërinë e të qenurit superior ngritur mbi themele të forta meritash, por ti si për forcë zakoni e si dembel mesdhetar nuk filtrove gjakun, por flirtove me çdo kryeministër të majtë e të djathtë duke u bërë si urë. Ti këmbeve urtësinë, gjenezën, largpamësinë e Toptanasve dhe Bregasllarëve me prapaskenat rurale të poshtra nordike që t’i cytën Frangajt dhe Metat.
Atdheu i Klosit është i varfër sepse andej nga soji yt përballë nuk deklarove kurrë shifrën e saktë sa ia shite francezit Zhuljen Roche gazetën Korrieri, nuk dihet sa fiton tashmë çdo muaj dhe sa taksa paguan, nuk dihet sa kopje u shit libri yt për shokun Enver dhe nuk dihet nëse je tatuar ti dhe botuesi yt.
Atdheu i Klosit ndjehet i shokuar sepse studioja e opinionit tënd është aushvicuar në terre kërcënimesh me varje palmash, plumba ballit, prerje fytesh. Atdheu yt ngërdheshet kur dëgjon Endirën e KRTV tek flet për gjoba të rënda pse miku ish armiku miku yt Arjan Cani puth alla francezçe ukrainaset e bukura ndërsa ty nuk tenton të të këshillojë askush për të ndryshuar diskursin e debateve.
Atdheu yt Fevzo duket i bukur nga jashtë, por krimbja e tij nga brenda do ta brejë shumë shpejt fasadën. Ti megjithëse ke fjalën e rëndë e respektohesh preh hallit, kurrë nuk guxove ta shëroje sado pak. Atdheu yt është mbushur me rrugë të reja të nisura e të pa përfunduara, atdheu yt po “kristalizon” tashmë sistemin universitar jo publik më sharlatanin në kontinent, atdheu yt ka frikë të pranojë krizën e rëndë të një ekonomie informale që po azmatohet përfundimisht. Jepi gjithë ditën atdheut tënd të pijë Red Bull nga të Gimçes së Ritvanit e përsëri do i dridhen këmbët nga pafuqia. Zbukuroje atdheun tënd si manekinat e QTU-së së Samirit, por përsëri dhjami i krimit nuk ia fsheh kokallat e një ushqyerje spontane. Çoje sa herë të duash në Bruksel me aeroplanët Belleair të Lulit, përsëri Shqipëria jote Fevzo e shëmtuar e plakur do të duket. Vishe me rroba të shtrenjta Burrbery si ato të bashkëshortes tënde, por sërish ky vend do të duket oriental e i përdalë.
Hej Fevzo, nuk dua të të bej qejfin por ti tashmë studiohesh në shkollën e gazetarisë shqiptare si “fenomeni i vjollcëvokshërimit mediatik”. Ti le pa gjumë studentë gazetarie të Qytetit Studenti tek mundohen të të imitojnë ty. Duan të bëhen të famshëm e të pasur porsi ty duke mos lexuar asnjë libër e gazetë, duke rekrutuar të tjerë të punojnë për ta, duke ngarë trafikun e influencave në hullinë tënde, duke e dredhur çdo 8 vjet sa sheh që në horizont ndjehet era e ndryshimeve.
Hej Fevzo ti sot je më shumë se një star, je një Rambo, je një Oprah, je një ministër pa portofol, je një megaeminent, je një super këshilltar, je një Kastro që ke kastruar atdheun tënd jo atë të Ardian Klosit.
Eh Fevzo djali. Ti ke gjithçka në dorë, por unë të shoh porsi mbretin lakuriq të atdheut tënd. Ti ke kohë që nuk plakesh e as rinohesh. Ti ke kohë që bashkë me atdheun tënd je shëmtuar. Ti nuk je më ai djali i bukur i një atdheu të bukur sepse të kanë ngordhur parimet. Ti nuk je pjese e lumturisë kolektive, ti vërtetë po shëmtohesh dhe shikoje me kujdes veten. Je trashur, ke mbetur pa qafë, pa forma, pa flokë, me fytyrë e kokë që po të vezëzohet porsi Fantomasi i Marsel Alenit. Ti po vuan shpagimin e heshtur të qindra mijërave që të shohin e të dëgjojnë çdo natë sesi ti skuthshëm i poshtëron ëmbël. Ti me koshiencë po shndërrohesh në dishepullin dhe imazhin e një diktature të zbukuruar, e cila butë-butë zbret nga ekrani i televizionit dhe injektohet ne gjakun dhe qelizat e qytetarëve të atdheut tënd. Atdheu i Ardian Klosit është më ndryshe, nuk injektohet kollaj. Ata më mirë vrasin veten sesa të kthehen ne ushtare të bindur të një kauze kaukaziane. Atdheu i Klosit ka tharm evropian. Atdheu i Klosit vdes dhe ngjallet më i bukur.


2./Një tjetër Atdhe

Harrova të të kujtoj Fevzo se mes atdheut tënd dhe të Klosit ndodhet Atdheu im. Po qëndron pezull, pa fryme po qëndron. Thjesht rri e vështron indiferent, por dije se kur të zgjohet do t’ia marre frymën atdheut tënd të lodhur, të drobitur, atdheut tënd kokëpalarë. Atdheu im do t’ia shkërdhejë pasurinë dhe pushtetin atdheut tënd të shëmtuar. Atdheu im nuk është frikacak, atdheu im do ua ktheje pasurinë dhe lavdinë qytetarëve të tij e asnjëherë nuk do t’i detyrojë ata të vrasin veten. E vëmë një bast po ke bythë o Fevzo?


05 July 2012

PJETER BUDI: Leter Romes


PASQYRA E TE RREFYEMIT
PJETER BUDI

- Leter ne Rome me 15 t'Shtatorit 1621 -

Une Pjeter Budi, Ipeshkv i Sapes e i Sardes, shume i pervujtshmi sherbetor, po i shkruaj te Nderueshmes Zotenise Sate me e bere me dite plotesisht mi sende te provinces se Shqiperise, atdheut tim, e pike se pari po e filloj me i deftue arsyen e te ardhunit tem ne kete ane; mandej kam me e dhane dhe shkrimin e tokes e Papa me projtim te vet e me pak ndihme ka me e mujte e me pushtue, me ndihme te Zotit, jo vetem Shqipenine, por edhe te tane Maqedonine e viset e tjera te Turkut: gjithe kjo pune do te behet msheftas e shpej tuj e majte rruget qe zotni Kalor Bertuci i ka deftue Papes, fort te pershndritshmit Kardinalit Ludovizit e zotenise sate shume te pershdritshmes te shenjuemun prej Shejtenise se Tij ne kete cashtje.
Une kam le ne Gur te Bardhe, qytetth te Shqiperise prej deres se mocme Budi te Maqedonise, e qysh i ri kam ndenje gati gjithmone ne sherbim te disa Ipeshkvive te vendit tone prej te cilave kam nxene keto pak letra deri ne vjete '21, perse atehere qeshe bere meshtar e dergue me te shpejt ne Province te Serbise; nder ata popouj katolike ndenja 12 vjet deri ne Sinode te mbrame te provinces qe kje mbajte prej Imzot Tome Orsinit, Arqipeshkv i Tivarit ku me pelqimin e prifterise mbare e te atyne popujve, kjeshe bere Ipeshkv i gjimbarshem per Serbi, masandej nje tjeter here ne vizite te Imzot Bicit, ndjekesit te Arqipeshkvit te permendur, kjeshe miratuar ne ate zyre. Ne kte vend kam ndejte 17 vjet dhe sa kam mujte u mundova me i ndihmue, me i forcue ata popuj e ata meshtare me kujdes te madh, me pasqyra te pershpirtshme e me libra te devocem qi shkrova ne gjuhe te tyre, si per ata te Serbise edhe per te Shqiperise, sikunder duket edhe sot nder ato vise. Kjeshe lute shume e shume here prej parise se atyne popujve te Shqipenise, e sidomos prej dy myslimaneve kreshnike te gjakut tem, te cilet jane te pare nder gjithe ato vende, qe te vishin ne keto ane me u pjeke me te permendunin kalorin Bertuci. Kalor Bertuci eshte provaniku i gjithmbarshem per ata popuj te krishtene si ne Mbreterine e Bosnjes, si te Shqipenise.
Bashke me kete zotni kjeshe porositur me ja thene deshiren Papes, ose ndonje Princit te krishtere. Kah mendoshe me tjeter ane demin e madh qe heq feja prej do rregulltareve te atyre viseve, e prej deshires qe kam me e lajmerue Lumnine e Tij mbi keto pune qe t'ju gjejme mjekim, u nisa vullnetnisht ne vjete 1616 me ardhe te kroi i hinit dhe i mishrires. Sa mrrina ketu (ne Rome), u orvata me shume te lutura me ia ba te ditura keto pune Papa Palit V. Kesaj here s'mujta me krye gja pse s'gjeta kalors Bertucin, i cili aso kohe ishte derguem ne Madhnine Mbreterore Gjermani shi per keto pune e pse une s'jam i perpjekum ne sendet te Romes as s'me duel me gjete ndonje mik tjeter ku me u peshtete.
 Provina e Shqipenise gjindet kufitare me Maqedonine, kah perendimi ka detin Adriatik, kah lindja ka Greket, kah veriu ka Serbet dhe Bullgaret. Asht e sundueme mbare prej Turkut e nder do vende me te poshtra dhe me mizore sa s'ka. Kjo province ka ne vedi 14 ipeshkvi qe mjerisht tash sa vjet jane pa bari, jashte dioqezes se Stefanensit dhe Albanensit e te dy te tjereve qe tash vone kjene ba sikurse une, e nje tjeter franceskan per Dioqezen e Leshit.

Keta popuj tuj pase shku shume mote pa sundim te shpirtit kane rene ne nje padije kaq te madhe sa shume nder ta leshojne fene katolike, disa i peshteten shkjenimit, disa muhametizmit, sidomos nj'ata qe gjithmone e ma teper se te tjeret jane nen mizorite osmane; e ata qe s'jane te shtypun prej Turkut jetojne krishtenisht, sikunder kelmedasit, te cilet banojne nder male permbi liqen te Shkodres. Keta jane nja 60 luftetare te rrepte dhe trima te qitun, qe Turku s'ka mujte kurre me i pushtue, as pagese s'ka mujte me nxjerre prej tyne, e nate e dite rrine me arme ne dore kundra ketij armikut. Keshtu edhe popujt e Kucit e te Peperit beselidhunit e tyre bashke me ata te Markoviqit, qi jane 6000 luftetare te forte, pos shume popujvete tjere te viseve ne rrethe te Shkodres, te cilet flakerojne me e pa nje dite lirimin e vet.
 Ne anen tjeter kah Kruja jane Dukagjinasit qe tash 30 vjet i kane dale doret Turkut, nja 6000 luftetare te gjithe me armet e veta. Jane trima te qitun e te rrepte sa s'ka e fort te rrahur ne sende te luftes: jetojne nder male mbi Leshin, ndermjet Shkodres dhe Krujes, e deri sot i kane sjelle deme te medhaja fort Turkut me pre te padame, me rrenime keshtjellash e tokash. Gjithmone kane dale mujsa nder lyfrta kundra Turkut armikut te tyre ma te parit. E te tane keta popuj qe
permendem sypri, jane te krishteme e te kushtuem me zemer ne Kishen Romake. Gjinden kah kufijte e Maqedonise e te Bullgarise popuj te tjere qe thirren viset e Skenderbeut, due me thane Mati, Benda, Kurbini,Tamadea, Cermenika, te rreshtuar nder male te Krujes e te Elbasanit. Sado qe pak te perziem ne muslimane, e shuma e tyne eshte e krishtene. Jane luftetare te rrepte si ata te paret, e te ndezum me pa nje dite plamurin e ndonje princi te krishtere qi t'ju ndihmoje ndopak e te bashkohet me ta kunder Turkut me e qite jashte sikunder keta popuj shpresonin atehere qe markezi Santa Kroce mori Durresin.
 Ne ate kohe keta pupuj menduan se do te perparonte si vetetima, me nje nate erdhen me armet e veta deri ne buze te detit. Ne nesre Turku i diktoi e ua bleu mendimin qe kishin por tuj pa gjitha ata burra te pergatitun per lufte s'guxoi me me i nguce e me i fye, madje Turku vrapoi mos ta rrethonin shqiptaret.
I permenduri markez nuk u ndal nder ato vise shume dite, e pra dhe Dukagjinajt u larguen andej tuj prite ndonje rast tjeter me e kry deshiren e vet. Kur keta
popuj kane me pa flamurin e ndonje Princi ngrehun ne ndonje kala paranike te Shqipnise kane per t'u cue ne kambe nja 30000 shqiptare, burra luftet e te rrepte.
 Kreshniket e atyne popujve jane ma shume te gjakut tem, e miq zemre, si edhe muslimanat e pare nder ato vise, te cilet e kane zbulue zemren e vet. Me ate pari e kena shestue menyren ma te kollajshme me shti ne dore kalanat ma te parat te atyre vendeve, njashtu si e din bukur mire kalor Bertuci. Ky pra tuj kene miku
jone ma i besueshmi, si bashkatdhetar qi ashte e fort i rrahun ne tana sendet qi lypen per kryemen e kesaj pune, e din menyren dhe kohen ma te mire per t'ia nise. Une pra tuj e dite se ky zotini ia ka shti ne vesh Papes e Zotnise Sate fort te shnderritshmes te tana keto fjale, s'ka cka shtoj; atij pra mbi kete pune me gjithe
ata popuj pi i peshtetem.
 Per me ndjek pra shestimin tem po i diftoj Zotnise Sate se kur u nisa prej atyre vendeve fort e fort m'u luten ata kreshnike popujsh si te krishtene si muslimane, sic thac para, qe domosdo t'ia kallzojshe Papes o ndoj Princi tjeter kete deshire qe kane, qi te nxehen me ardhe ne projtim te tyne e me i ndihmue me ushtare e me sende te tjera per lufte, sado qe per shujtime te jetes vendi ka plotni e s'ka nevoje per kurrgja. Nevoja e tyne eshte per nje Princ qe t'u behet krah me gjind, sidomos me prijsa luftet e me xhebehane; nder te tjera mastojne vete me i ba balle Turkut. Qe ate dite e sot kane kaluar tri vjet qe keta popuj s'kane pase prej ketej kurrfare lajmi mbi kete cashtje, prandaj me kane derguar nje bujar Kol Leka te Ipeshkvise se Sapes. Ky eshte fort i marrun ne qytet te Shkodres e Leshit e asht i lidhun me bese ne popuj te Kelmendit e te Dukagjinit, sikur ka me ndi Zotnija Jote prej tij.
 Jane edhe do popuj te tjere nder reth te Shkodres, Drivasti, Pjeterspani, Paletini, Sapa, Sarda, Leshi, Kruja, Ishmi, Precja, Androniki, Elbasani e shume e shume vende te tjera, e keshtjella popuj te panjohun, te tane te krishtene sado qi pak te perziem me muslimane. Te tane jane te armatosur e kapen deri ne 8000 luftetare.
Jo vec te krishtenet po edhe muslimanet ma te paret flakerojne prej deshires me i kepute nje dite hekurat e rande te Turkut, perse s'munden me e barte mizorine otomane e te tane kane qit mendimin, a me deke me arme ne dore a me dale prej atij mjerimit.
Prandaj kush kupton cfare vendesh e cfare burrash ka Shqipenia e sa kollaj mundet njeriu me ua hanger zemren e sa lehtas mund te pushtohen kalanat e para te Turkut, me te vertete s'kishte me bjerre asnje grime kohe per me krye keto vepra te medha. Do te dihet edhe se pushtuesi i kalanave te Shqipenise, per nji here del sundues i Maqedonise, i Bullgarise, i Serbise edhe i Greqise.
 Rrenimi i Turkut vjen kur t'i hiqet Shqipenia, pse Turke nuk mundet me pase dame me te medhaja prej kerkujt sa prej anes sone e kjo merret vesh prej shume arsyenash: ma pse kalanat qi kane per t'u marre prej te krishteneve jane te papushtueshme e munden me u mbajte me pak vete... Keto kalana kane me u marre ne nje kohe qe te ndermjetesosh nja nje muaj deri sa te forcohen e te mbushen me sendet e nevojshme te luftes.
Keto kalanat jane aq afer bregut te detit sa me nje dite e me nje nate mund t'u vihet ndihma e jone. Mos me ardh Turku neper det me i mesye do t'i vije prej se larget, edhe ne ardhte neper det s'kane me pase limane ku te sdrypin gjindjen e vet pse te tana ato kane kene te marrun e te zanun prej nesh. Edhe per toke Turku
nuk ka me mujte me ardhe, pse grykat e maleve nder kufi te Greqise e te Shqipnise jane aq te veshtina e te ngushta sa me mujte fort kollaj njeqind vete me u pergjigj e m'u qindrue dhjete mije vetve. Shqipnia eshte vendi i majme e i mbushun me gjith
cka lypet per jetese, ka ajer kaq te bute e te shendoshe sa s'gjindet mi faqe te dheut..., ka vise te kendhsme me gjithfare gjojet, me vena fort te zgjedhshme, me vaj e grune te pashoq, me frymore te panjehun, plot me luma e prozhme e liqeje me gjithfare peshku; shkurt per mbrenda e per jashta e gjithkund duket si Parajse toket...

Me shndet e jete
I zotnis s'at fort t'shndritshmes
N'Rrome me 15 t'Shtatorit 1621
i pervuejtshme Sherbtuer

PJETER BUDI
Ipeshkvi i Sapes e i Sardes




ANA E FRIKËSHME E FUTJES NË BE- nga Riza Lahi

Riza Lahi
RIZA LAHI
               
                              ANA E FRIKËSHME E FUTJES NË BE


E cila qënka kjo anë e frikëshme krahas të mirave të mëdha e të padiskutuehsme të futjes në BE?
Popujt e vegjël kanë këtë rrezik potencial – goditjen e rëndë apo dhe humbjen e identitetit të tyre kombëtar.
Këtë tezë nuk është se e kemi zbuluar ne të parët; këtë e dijnë apo e hamendësojnë të gjithë, por te ne në Shqiëri, siç duket pak kush e ka në referencë.
Shtylla të identitetit kombëtar janë, së pari gjuha. Nga 3.5 milion fjalë që përmban bagazhi I leksikut tonë, a janë në monoritet të theksuar fjalët origjinale të  shqipes? Unë ende nuk dua ta besoj shifrën 700 – 800 fjalë gjithsej, siç e kam lexuar në një statistikë.Latinizmat , sllavizmat dhe turqizmat e kanë bëre të veten gjatë shekujve. Alarmin e dhimbshëm e pat dhënë 5 shekuj më parë një prift – Gjon Buzuku, kur shkruan për gjuhën tonë që “po bdaret e po bastardhohet”.
Leksiku i shqipes është goditur rëndë gjatë globalizmit romak dhe ottoman. Por këta lloje globalizmi, nuk mundën ta mposhtnin kurrë, ta merrnin qoftë edhe kullë nga morfologjia, sintaksa dhe ndërtimi i fjalive të gjuhës sonë kaq të vjetër dhe , me siguri që ka qënë edhe po aq e pasur.
Alarmin atëherë e dha një shkrimtar – Buzuku.
Shkrimtarët shqiptarë të ditëve të sotme po shkojnë drejt shfarosjes, duke I lënë vëndin një kategorie tjetër pasionantësh për të shkruar, për të derdhur hallet e dertet e veta , që kunderejt prarave, mund të botojnë çfardo dhe sapo të kenë derdhur të hollat në numurin përkatës të llogarisë.
Si të shujanë pasionet edhe kjo kategori, do të vijnë të tjerë, që do të pyesin se përse ishin kaq budallej paraardhësit e tyre që merrnin para borxh për të botuar një libër apo e bënin faqen shollë, dhe mandej e dhuronin andej – këndej.
Kjo që po shkruajmë nuk del nga shpirti I një Kasandre. A nuk e kemi parë se brima e fundit e kavallit në këngët tona, deri edhe në festivalet kombëtare, janë tekstet? E kush don të dijë më për këtë? Kam shtangur sytë kur mora vesh se kishte 500 000 klikime një “këngë” me fjalë nga më banalet të përfshira në “lirikën” e këngës.
Mjafton vetëm ky tregues për të treguar shijet e çoroditura me të cilën po ushqehen brezi i ri i “evropianëve”.
Shkrimtarët profesionistë që ka kultivuar me mundim populli ynë nuk I përkrah askush, nuk kanë para për një kafe dhe u kërkohet që të humbasin sovranitetin e  tyre me gjithfarë formash. Sot ai lloj shkrimtari si Jakov Xoxa, etj, që zhbirilonte në leksikun e shqipes si një urith I palodhur, nuk egziston më.
Dakord, shqiptarët kanë jetuar edhe pa shkrimtarë; fare pa libra apo vetëm me përkthime, siç po bëhet sot. Po , anë tjetër e këtij identiteti që ne themi se është në rrezik – dhe këtu duam të ndalemi kësaj radhe – është  folklori.
     Mendojmë se sociologët e fundshekullit njëzet, duket se kanë patur krejtësisht të drejtë kur parashikonin se, pas përfundimit të “luftës së ftohtë”, konfliktet në rruzullin tonë kanë për të qënë në kryeisht në drejtimin nacional dhe në atë fetar.
Duam të cekim vetëm për pak se, te ne nuk është kujtuar askush se kemi një burim të mrekullueshmë turizmi që nuk e ka askush në tër rruzullin. Shumë misonarë fetarë që kanë ardhur ten e kanë deklaruar se pjesa tjetër e botës ka mundësi të mësojë nga populli shqiptar për tolerancën mes të trija feve ; feve që shprehen me për tolerancë dhe butësi dhe që janë nga më agresivet dhe që kanë treguar kthetrat e veta mesjetare sa e sa herë kudnër kundërshtarëve të vet. Epra , këta tre fe shkojnë për mrekulli në Shqipëri, megjithëse u përpoqën shumë për ta shkatërruar këtë ekuilibër. Le ta lëmë për një herë tjetër këtë temë. Të vazhdojmë për konfliktet nacionale.
Vetëm një i verbër nuk i shikon se si janë në rritje këta konflikte. Do të thonim se konfliktet me armë janë njëra nga format e shmuta të shfaqjes së nacinalizmave . Këta lloj konfliktesh të përgjakura tanimë , si të thuash, janë vënë në zap, por të tjerat, kanë arrdhur duke u rritur.
Ishim me ansamblin “Shqiponjat” në “Gazi Baba” të Shkupit dhe pamë me adhurim se si stafi maqedon dhe ai shqiptar që qëndronin praë nesh, i përngjisnin një zemre të vetme. Mrekulli! Në atë vënd para ca kohësh ka pasë plumba dhe gjak për motive nacionale.Edhe partitë në këtë vënd janë të karakterit nacional.
Nuk u interesuam për VMRPDPME, por shumë që pyetëm, na thanë se dy partitë shqiptare , e Thaçit, dhe e Ahmetit, asqë bëhet fjalë, të kenë ndonjë antar maqedon.
Mirëpo veprat e mrekullueshme skulpturore , madhështore, të mahnitëshme nga arti, kushtuar Filipit të Dytë, luftëtarëve të asaj periudhe dhe njërit prej strategëve më të mëdhej që ka nxjerrë njerëzimi, njeriut që ka emrin e monedhës së shqiptarëve, Aleksadrit të Madh nuk ishin ngritur kot.
Edhe shqiptarët kishin nxituar të vinin shtatoren e Skënderbeut, që, ç’është e drejta, stononte nga përmasat e veprave të sipërpërmendura.
Këta vepra me kushedi se sa shumë harzhe, janë ndërtuar këtë një dy vitet e fundit. Dhe kjo flet për furinë nacionalsite që gëlon edhe në këtë vënd të vogël dhe me probleme.
Por,  një nga treguesit më të fortë të ndjenjav nacionaliste nëpër Evropë, janë përkujdesja shumë në rritje ndaj folklorit dhe shkrimtarëve vendas. Për shkrimtarët vëndas që në Shqipëri e kanë gjëndjen “ ibreti mu sibret”, kemi folur sa na ka zënë goja lesh. Shteti shqiptar gjen para për të ruajtur paqen me ushtarët e vet në disa vënde të botës, por 5 lekë të qelbura për të mbajtur gazetën 106 vjeçare, më të vjetrën, gazetën e shkrimtarëve dhe artistëve “Drita”, nuk I gjeti dot; për turpin dhe pafytyrësinë e tij dhe të klasës së tij politike!
 E…na mbetet te folklori. Në mënyrën më të pastër dhe të drjetpërdrejtë atje paraqitet identiteti, bota shpirtërore , psikologjia, ndjenja e së bukurës…gjithëçka shqiptare kur ne po këmbëngulim të futemi në gjithpërfshirjen e BE.
Kudo ku kemi qënë me “Shqiponjat”, me ansamblin “Kaltërsia” apo “Beslidhja gorare”, kemi parë se vëndet mikpritëse kanë bërë dhe bëjnë të gjitha përpjekjet për të organizuar sa më mirë festivalet folklorike që i bëjnë “ndërkombëtare”. Ne këtu në Shqipëri na dridhet zëmra të organizojmë ndonjë të tillë festival. Ja, sapo u bë festivali ndërkombëtar i CIOFF Albania në Përmet. Me përpjekje të jashtëzakonëshme të presidentit shqiptar Niko Mihali, ja, u realizua dhe sivjet, por me fonde thuajse të mjera dhe pa madhështinë e festivaleve paraardhëse.
Pavarësisht se ky lloj aktiviteti tanimë ka përmasate  një institucioni.
Kudo ku kemi qënë , bashkitë vëndase, kanë qënë të mobilizuara në tërësinë e  tyre për festivalet e folkut në zonën e tyre. Asqë bëhet fjalë që kryetari I bashkisë, prefekti, gjenerali ushtarak I zonës ( Në Turqi) të mos presin përfaqësuesit e folklorit të vëndeve mysafire, të shkëmbejnë dhurata, etj. Po te n e?
Megallomania a, mbase injoranca e kryetarëve të bashkisë është kaq turpësisht evidente, saqë asnjëri prej tyre – dorën në zemër nëse ndonjëri e ka bërë e nuk e di unë – nuk merr mundimin të vejë t’u japë dorën artistëve që vejnë apo kthehen nga jashtë atdheut ku prezantojnë anën nga më qënësoret të identitetit tonë kombëtar ( që e rrezikon gjithmonë globalizmi). Kthehen fëmijët shqiptarë apo dhe artistë të rritur nga aksh vënd, ku kanë marrë vënd nderi, e nuk e lëviz b…as edhe një funksionar I dorës së tretë të një minibashkie të vijë e t’i takojë, sa për “më ka çue nana me la gojën”, , pavarësiht se atje ku kanë qënë, ata kanë takuar dhe I ka spërkatur me levandën e zyrës, kryebashkiaku I një qyteti me 400 mijë banorësh, psh.
Ansamblet folklorike janë thuajse të gjitha private dhe , fëmiëjt atje, janë kryeisht prej familjeve të varfëra apo drejt mesatares.
Çfar i prishet, ta zëmë, kryebashkiakut të Kryeqytetit, ta vërë në rend të ditës të takojë edhe këta burra dhe gra që po konsolidojnë me sa munden atë pjesë të identitetit tonë kombëtar? Të krenohet kur ata paraqiten mirë? Të bëjë një foto me ta? Po kryebashkiakut të Kamzës, a nuk do t’ I shkonin punët akoma më mirë, sikur të kishte më shumë marëdhënie me drejtuesit e ansamblit të madh folkloric “Kaltërsia”të qëndërs së tij tanimë me 100 banorë, shumica, ardhacakë?
Morëm këta dy shëmbuj nga Tirana, thejsht, për mungesë informacioni për më tej.
  Nëse paqeruajtësit shqiptarë , me paratë e taksapaguesëve shqiptarë venë të kryejnë misone jashtë atdheut për ruajtjen e paqes globale dhe  priten e përcillen me nderim, përse nuk ngjet një gjë sado e përafërt me ansamblet e folkut shqiptar, që, për më tepër, në asnjë rast nuk ka ngjarë të kenë cënuar fondin e shtetit?
Para disa vitesh isha në pozitën e përkthyesit  në një seminar të CIOFF tok me z Niko Mihali. Presidentja italiane e CIOFF atje na tha se edhe ata kishin në Itali costume të bukura folklorike, psh, tha ajo, në Kalabri dhe na la të kuptonim  për pasuritë e mëdha folklorike që ka Shqipëria , sadoqë shumica e tyre paraqitet , shtoi më pas me cinizëm, me cilësi mesatare e poshtë. Sigurisht që kishte të drejtë.
Mirëpo…në Alatri të Italisë, kur ishim para dy viteve me “Shqiponjat”, që drejtohet nga ish piloti I mbrojtjes kombëtare shqiptare Eqerem Tuga, në një festival ndërkombëtar folku atje, organizuar nga CIOFF vëndas, ne ndeshëm në një këngë…së paku 350 vjeçare. Ishte tipike napolitane, e gëzuar, e qeshur dhe ngjyrangjyra, por, edhe vetë këngëtari që e prezantoi atë, nuk i kuptonte disa fjalë. Ato ishin në një italishte shumë të vjetër. Vallë nga cili synduk I popullit komshi Italian kishte dalë ajo perlë ?
Dhe e kujtuam sërish bisedën me  presidenten e CIOFF Italian.
Ne shqiptarët duke hyrë në BE nuk kemi përse të mbajmë kryet ulur, por lart.
Le të hyjmë në BE jo duke u krenuar për shtresën e politikanëve e as të parallinjve.
Vështirë të krenohemi më edhe me mendimtarët e shkrimtarët.
Ne duhet të hyjmë dhe do të hyjmë duke mbajtur të shkruar me gërma të mëdha në ballin tonë   folklorin e pasur  dhe tolerancën fetare

                              Botuar te “Tirana Observer” 4.07.2012

TAKIM ME ELIZA DUSHKUN...


TAKIM ME ELIZA DUSHKUN…

Aktorja e njohur shqiptaro-amerikane përgatit një film për 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë
Aktorja Eliza Dushku me Skifter Këlliçin
 Nga Skifter Këllici
 Boston ,SHBA,

    Jo rrallë unë  gruaja ime,Natasha, ish-gazetare në Radio Tirana,dhe djali im,Maldi,muzikant, diplomuar në kolegjin e famshëm  Berlki ne Boston, fundjavën e kalojmë së bashku me shqiptarë të tjerë në   kafe-restorantin “Alba”,të biznesmenit shkodran Leonard Keka,i njohur si dashamirës i artit,kulturës dhe sportit,që ndodhet në Kuinci,qytet pranë Bostonit.
    Kështu vepruam edhe këto ditë.Por këtë radhë ata të dy më kishin përgatitur një të papritur shumë të këndshme… Sapo u ngjitëm në katin e dytë,në terracë,ku kishte plot njerëz, ndër të cilët më shumë shqiptarë dhe shqiptaro-amerikanë,u ndodha përballë një vajze të këndshme shtatlartë ,rreth të tridhjetave, të rrethuar nga disa fotoreporterë.Në cast m’u duk  fytyrë e njohur dhe pastaj nga mënyra se si  fliste, si buzëqeshte, u kujtova se ndodhesha para aktores së njohur amerikane me origjinë shqiptare,Eliza Dushku.
    Gjatë atyre muajve isha rrekur të gjeja në google të pakten një adresë të saj, një numër telefoni dhe ja ajo, si e rënë nga qielli ,ndodhej jo shumë larg meje.Nuhatja prej gazetari më bëri të përgatitesha që të gjeja rastin sa më të parë për të sulmuar  “këtë gjah të rrallë”,por nuk qe nevoja, sepse si djali ashtu edhe gruaja, pasi iu afruan asaj, i bënë shenjë nga unë…
    Ja pra e papritura e kësaj fundjave:takimi me Eliza Dushkun pas njoftimit të saj nëpër rrjete interneti se ajo përgatitej të realizonte një film dokumentar kushtuar Shqipërisë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.
   Atëherë i befasuar iu drejtova, i shtrëngova dorën dhe ashtu sic kisha përfytyruar,iu luta që, meqënëse isha jo vetëm gazetar ,por edhe shkrimtar,të më kushtonte disa minuta.Ajo pranoi me kënaqësi.
    Dhe këtu filloi pjesa e dytë e kësaj të papriture: Nga një cante e bukur kartoni gruaja nxori  tri kopje te romanev të mia të botuara vitet e fundit:”Dashuri e gdhendur në shkëmb” me temë ilire, mbi motivet e nje tregimi të mahnitëshëm të shkrimtarit me origjinë came,Bilal Xhaferi ,vdekur më 1987 në Amerikë,”Shtatori i gjëmës së madhe”,kushtuar tragjedisë së 11 shtatorit të vitit 2001, ku ndër 3000 viktima qenë edhe tre shqiptarë, personazhe të këtij romani, dhe “Atentat në Paris”, ribotim me ripunime, kushtuar aktit heroik të Avni Rustemit që me dy të shtëna vrau më 1920 në Paris tradhtarin Esat Toptani.
   Natyrisht m’u desh që aty për aty të vija në  shenjë kujtimi autografin tim në të tri kopjet e romaneve të mësipërme dhe t’ia dhuroja asaj.Eliza u gëzua kaq shumë për këtë dhuratë,sa më përqafoi me mirënjohje. 
    Pastaj kur  tregova  shkurtimisht  përmbajten  e këtyre romaneve, ajo mbeti e habitur.”Më vjen shumë keq,-më shpjegoi,-që di shumë- shumë pak shqip,sepse do të kisha dëshirë t’i lexoja.Por,sidoqoftë, kam filluar të mësoj.”
  Nuk dua të zgjatem me jetëshkrimin ne Eliza Dushkut,që pak a shumë njihet në Shqipëri,por, megjithatë, e ndjej të nevojshme të nënvizoj   se ajo ka lindur në  Uotertaun të Bostonit, se ka filluar të interpretojë  në filma që e mitur, se që ateherë ka tërhequr vemendjen e kineastëve  duke luajtur krahas aktorëvë me famë botërore Robert Ne Niro,Elen Barkin,Arnold Shvarceneger, Leonardo Di Karpio,Xhejms Belushi,edhe ky sic dihet me origjinë shqiptare, etj.
   Më shumë se 20 filma, nga të cilët 12 televizivë, me  shumë seri-vec roleve në edhe videolojëra,ja ky është bilanci i deritanishëm i Eliza Dushkut në kinematografi.Këtyre duhet t’u shtojmë dhe disa cmime prestigjoze që i janë dhënë nga juri të ndryshme për interpetimin në filma amerikanë ku përfshihet edhe vleresimi i revistës së madhe amerikane “Maxim” e cila në një anketë enë vitin 2009  e rendiste atë në vendin e gjashtë ndër 100 femrat më të shquara të Amerikës.
   Eliza Dushku bashkëjeton  në qytetin Laurel Kanion pranë Los Enxhëlesit,së bashku me Rik Foksin, ish-basketbollist i njohur i NBA-së dhe sot aktor si Eliza,dhe vëllanë e saj,  Nete.Kurse babai, Filipi që ndodhej edhe ai në këtë takim së bashku me dy djemtë e tjerë, Aaron dhe Ben, jeton në Boston,ashtu si dhe nëna,  me origjinë daneze.
    Ndërkohë që Natasha si gazetare po i shprehte  Elizës disa mendime rreth përgatitjes së dokumentarit të ardhshëm,këtë radhë në rolin e gazetarit sportive, shfrytëzova rastin të bisedoja edhe me Rik Foksin,aq me tepër që e kisha lexuar për të në shtypin sportiv që e cilësonte si një nga basketbollistët më te mirë  amerikanë dhe për me tepër e kisha parë edhe vete në ndeshjet e NBA-së, pra të Ligës së Basketbollit Profesionist,të transmetura nga rrjetet  televizive amerikane.
   Së pari pjesëtar i ekipit të Bostonit dhe pastaj  të Los Enxhelesit,tri herë kampion i i Amerikës në vitet 2001 deri 2005, kur    në moshën 35-vjecare e kishte ndërprerë   karrierën sportive,Rik Foksi ishte futur jo pa sukses në botën kinematografike, sidomos televizive,qe e vazhdon me sukses edhe tani në filma seriorë.
   Duke vënë re që po shihte me   kurreshtje mbulesën e romanit “Shtatori i gjëmës së madhe”,i shpjegova shkurtimisht përmbajtjen e tij, aq meë tepër që si punonjës në Aeroportin Ndërkombëtar “Logan të Bostonit në atë kohë , isha njohur edhe më hollësi të shkaqeve që sollën më këtë tragjedi e cila  mund të ishtë mënjanuar, aq më tepër kur pesë terroristët islamikë kishin kaluar në pikën e kontrollit  ku kisha punuar së bashku me  gruan time,Natashën.Më dëgjoi me vemendje.
    Pastaj biseda  me Elizën u përqendrua te Shqipëria,te vizita  e parë e saj  më 2006  në Tiranë, vise të tjera shqiptare,pastaj   në Kosovë, pastaj tek tatuazhi me simbolin e shqipes   në kurriz,  si kujtim i këtyre vizitave të pashlyeshme në viset e tokës amë.
   Ishte kjo arsyeja që më 2011,sic dihet,ajo bëri një vizitë të dytë në Shqipëri  ku u prit nga kryeministri Berisha dhe  iu dha titulli “Qytetare Nderi” nga Lulzim Basha,kryetari i Bashkisë së Tiranës titull që iu dha pastaj edhe nga Bashkia e  Korcës,qyteti gjyshërve të saj.Pastaj ajo më foli për endjet e këndshëme të saj në qytete e krahina të tjera, ku nisi të përceptonte projektin për të realizuar një film dokumentar për Shqipërinë..
  Prandaj nëpërmjet  linkut të saj ajo gjatë këtyre javëve të fundit ka përcjellë në facebook një intervistë prekëse ku flet me admirim për Shqipërinë dhe krenohet me origjinën e saj shqiptare,ku kërkon edhe sponsorizimin  për të realizuar një film sa më të denjë për atdheun tonë.Dhe të mendosh së brenda tri javësh në adresë të saj shqiptarët kanë dërguar me mjëra dollarë si ndimesë për fealizoimin sa më të mirë të këtij filmi.
   Ishte, vec të tjerash, edhe kjo arsyeja që me nismën e djalit tim,Maldi, por sic thashë më sipër pa dijeninë time,për të më bërë të papriturat e mësipërme,ajo u ftuan në kafe-restorantin e bizmensmenit Leonard Keka, ku u prit ngrohësisht nga plot e plot shqiptarë dhe shqiptaro-amerikanë, familiarë të saj,ndër të cilët dhe babai Filip Dushku.
  Erdhi një cast që ajo u ngrit, falenderoi pjesëmarrësit dhe pastaj dikush, ndërsa ajo po kërcentë nën tingujt e një valleje popullore shqiptare, i hodhi në supe flamurin tonë kombëtar që gjatë rrotullimeve të saj plot shkathësi u valëvit nën dritat larushitëse mbi terracën e këtij kafe-restoranti ku bëhej kjo mbrëmje.
   Pastaj erdhi casti kur në një ekran te madh  u shfaqen sekuenca të xhirimeve që Eliza Dushku kishte xhiruar gjatë vizitës që kishte bërë në Shqipëri gjatë vitit të kaluar.
 E pamë atë në Tiranë, në Korcë në Berat, në qytetin e  një mbi një dritareve,në Sarandë,Gjirokastër…, në Prishtinë,Tetovë … e pamë kudo duke kaluar në viset amëtare,duke u takuar me mall dhe dashuri me shqiptarë e shqiptare të të gjitha moshave.
  U njohëm   kështu një mozaik pamjesh  nga Shqipëria, një parathënie e dokumentarit që ajo do të përgatisë, një grishje  për të nxitur kurreshtjen tonë,për të parë në ekran një vepër artistike që do të realizohet me sytë dhe mëndjen e një artisteje që krenohet se është shqiptare,si babai i saj,  Filipi, me të cilin pata rast  të bisedoja më pas.
   Ndërsa shihte pamje të prologut të dokumentarit të ardhshëm, Filipi më tha se krenohej  me të bijën që vërtet   vajze e lindur dhe e rritur në   Amerikë, por që  shprehet me mburrje se ka shpirt dhe zemër shqiptareje.  
    
Skifter Këllçi dhe Filip Dushku