21 December 2013

Aksident apo vrasje e Sokol Olldashit - Dhimitër Dishnica


makina-e-sokol-olldashit-aksidenti

Nga Dhimitër Dishnica

Aksident apo vrasje e Sokol Olldashit*

Refleksione pas një alibie

Ndodhi ajo qe nuk pritej. Një deputet, ish ministër, figurë e njohur dhe i formuar, autoritar dhe kuadër i perspektivës, për forcën politke që përfaqsonte, gazetar dhe polemist i spikatur dhe i njohur për batutat e tij “djegëse” si në rrafshin politik dhe atë shoqëror, u nda nga jeta. Dheu e morri në gjirin e tij duke lënë pas dhimbje, habi befasuese, dyshime, hamëndësime, që i tejkalojnë kufijtë e imagjinatës. Sokol Olldashi iku nga kjo jetë. Hapi një plagë që nuk do të mbyllet kurre ne familjen e tij. Ata vërtet humbën të dashurin e tyre, por Shqipëria humbi një politikan premtues, një lider të perspektivës. Ishte kjo arsyeja që Shqipëria e qau, u drthërua me lotët e saj, ndërsa klasa politike demostroi reflekset më të mira civilizuse në nderim të kolegut, mikut, shokut, kundërshtarit të ideve etj Kjo ishte ana njerëzore. U respektua si jo më mirë kodi i vdekjes sa, sikundër tha një politikan me peshë i mazhorancës “dhimbja e bëri bashkë politikën shqiptare”.
Tani që çudia më e madhe kaloi (kështu thotë sentenca popullore “çuditë zgjatin vetëm tre ditë” emocionet e momentit, janë fashitur. Llogjika ka nisur të lëvrijë, ka nisur të arsyetojë, të analizojë të gjitha variantet, amëndësitë me të cilat u ushqye opinion nga studiot mediative dhe kronikat në teren. Çdo version i servirur nga mediat, policia, “të ashtuquajturit” dëshmimtarë okularë, ka rrënë, është shkrirë si “vesa e mëngjezit” Nuk i rezistoi të vërtetës të fshehur nga dëshmitë kontradiktor dhe te ashtuqojturit “profesionistë”. Sa turp! Është për të arrdhur keq. Njerzit pritën në ankth për të mësuar të vërtetën, çertifikimin e rezultatit të hetimit, paçka se ata e dinë të vërtetën ose e marin si të mirëqënë.
Njoftimet zyrtare të Policisë. Prokurorisë nuk bien erë profesionalizëmi. Ndryshojnë nga një njoftim tek tjetri. Nuk kanë besushmëri dhe nuk te afrojnë, por të mbjnë larg nga e vërteta. Duket sikur ka një dakortësi në heshtje nga ana e strukturave që e kanë për detyrë të hetojnë, duke dëshmuar se jemi larg, shume larg ndëshkushmerisë edhe atëhere kur provat i kemi te fresketa dhe që të çojnë direk në gojën e ujkut. Mos valle specialistet janë të dyzuar, për momentin, nga shumat e majme që mund t’u jenë afruar në të holla dhe nga presionet që u bëhen nga kamikazet specialë, që s’kanë ose nuk firmosin në ndonjë bordero shtetërore, por janë në gadishmëri të oborrit ish kryministror, për të ndëshkuar të gjithë ata që duan të “cënojnë” autoritetin dhe imazhin e njeriut “që bëri epokë”
Nga sa thuhet edhe në komunikaten e fundit aksidentit i kanë dhënë ngjyrën e një gabimi njerëzor. Faji i ngarkohet deputetit, kohes me shi dhe mungesës së sinjalistikës. Argumentet që sillen mendoj se janë broçkulla me brirë, të pa besueshme. Cilido që ulet në timonin e makinës, si profesionisti ashtu edhe diletanti, që dëshminë e drejtimit e ka blerë ose marrë me mik, e di që në kohë me shi të dendur, me vështirësi pamjeje dhe kthesa të forta, nuk ecet me shpejtësi. Po Sokoli? Të njohurit e tij, siç thonë, e vlerësonin si shofer klasi. Por s’ka faj ai, që të tjerët, duan ta godasin edhe në këtë pikë. Ai nuk ka si të ngrihet nga vari dhe të thotë “po unë isha i vdekur, si mund të manovroja?” Në këtë pikë edhe unë jam me Sokol Olldashin, ashtu sikundër shumë të tjerë, që nuk pranojnë në vetëdijën e tyre “të hanë sapunin për djathë”. Edhe mafia, sado e sofistikuar të jetë, ka lënë “thërime”, prandaj shumë njerës nuk besojnë, bile i kontestojnë konkluzionet e “kopetentëvë” që personifikohen në sytë e opinionit si “peronalitete të tredhur” politikisht dhe të kapur fort nga politika.
Të gjithe e dinë se kush e vrau Kosta Trebickën.me perjashtim te Prokurorise. Dinë dhe arsyen. I vetmi mëkat i tij ishte se ai “dinte”shumë, sikundër edhe Sokol Olldashi, që dinte më shumë për shefin e vet, djalin e tij dhe familjen. Mendoj se kjo do të jetë arsyeja që “pinjolli” i ri është burrëruar dhe merr pjesë në ngjarjet pikante,publike, për tu ekspozuar si zedhënësi i familjes në sytë e grupit parlamentar të PD, që shkoi në vënd ngjarje, menjëherë pas aksidenti në krah të babait të tij. Thuhet në kriminalistikë që “agresori kthehet në vënd ngjarje për të hetuar rezultatin e vet”. Tani për tani kjo nuk mund të meret si e vërtetë, e mirëqënë, por është një hamendësim, që ndoshta mund të jetë edhe një pistë hetimi
Ngjarja është shumë e trazuar. Faktet, të vërtetat janë përzierë në mënyrë mjeshtërore nga një dorë e stërvitur mirë, sipas skenarit të kopsitur dhe të hartuar nga një mëndjë që ka një eksperiencë të suksesëshme në rrjedhën e vrasjeve politike të ndodhura gjatë këtyre 23 vjetëve të tranzicionit të stërzgjatur shqipëtar Ato, që për momentin duhen larguar, janë alibitë, që s’thonë asgjë por të largojnë nga e vërteta, pastaj t’I jepet përgjigje pyetjeve “Vdiq aksidentalisht apo e vranë” . Versioni i aksidentit automobilistik për asnjë mëndje me fuqi normale intelekti, nuk është i pranueshëm. Duhet kërkuar në pista të tjera, pa frikë dhe me guxim.Europianët na kanë ndezur dritën jeshile. “Kapni peshqit e mëdhenj.Mos u merni me sardele” A ka më troç se kaq? Për tju afruar ose në përpjekjet për t’ju qasur te vërtetës, duhet zbardhur përgjigja e pyetjes. Kush ishte i interesuar per vdekjen e tij? Këtu fillon vështirësia, sepse duhen fakte dhe këto jo se mungojnë, por duhen kërkuar dhe gjetur, ketu fillon dinjiteti i shtetit dhe strukturave të tij. Vendosmëria për të hetuar në të tjera pista kërkon profesionalizëm, guxim.dinjitet, pavarsi nga ndikimi politik etj. Ekspertët, po të duan me të vërtetë ndriçimin e kësaj ngjarje, përpara syve kanë deputetin tollovitës Igli Carën me shoket e tij të përfolur, më kontradiktat e servirura nga ana e tij në prononcimet publike në media, në vëndin e ngjarrjes Ai duhet të qartësojë fillimisht pozicionin e tij. Cila është arsyeja që ai ka disiformuar opinionin e gjërë.? Pse ishte në vënd ngjarrje gjysmë ore edhe më shumë se sa mbriti policia? Ç’bëri ai në këtë gjysmë ore?. Fshehu gjurmet e krimit, largoi nga vend ngjarrja personin e dytë të aksidentit? Me kë ishte kur shkoi në vënd ngjarrje, vetëm apo me bashkëpuntorë të tjerë? Pse nuk i dha ndihmë Olldashit? Ky zbërthim do të japë të dhëna drithëruese sepse ai është çelsi i zbardhjes të aksidentit dhe personi që e kompromenton vet- veten si bashkëpuntor në skenarin ogurzi. Po tabulatet e celularëve te viktimës në dorë të kujt janë? Ka përputhje faktike me deklarimet në medja? Kush ja tregoi vendin ku kishte rënë makina, sepse nga rruga nuk shihej gjë. Kjo është një tjetër enigmë që duhet zbardhur nga ana e tij.
Për mendimin tim në pistën e dytë specialistet është mirë që vëmëndjen duhet ta çojnë nga zhvillimet që po ndodhin brënda PD, për te parë se si mund të ketë ndikuar diversiteti i opsioneve ne marredheniet brënda grupit. Duhet pare‰efekti i zerit të tij kundra shefit të vet. Mëritë. Ftohja disa mujore duke mos u kontaktuar. Frika nga ekspozimi i divergjencave brënda grupit dhe i ndarjes se PD etje. Për keto hamëndësime flitetet herë hapur dhe herë nën zë. Si brënda grupit parlamentar ashtu edhe në opinionin e gjërë. Ndër të shumtët që mund ta ndriçojë këtë fakt është edhe analisti, moderatori Blendi Fevziu. Është fakti njohur. Sokol Olldashi do të ishte përballë Fevziut në emisionin e tij “Opinion” Si zakonish ai do ta pyeste për fenomenet që po zienin brënda PD, por dinte, njëkohësisht edhe përgjigjet e tij. Ky është çelsi që do të hapte sekretin e mbajtur të ndrydhur dhe nga ky këndvështrim mund të kuptohej rezikshmëria që paraqiste Sokol Olldashi për PD ashtu edhe për dy bashëkryetarët e saj.
Pista e tretë. Sokol Olldashi njihej si njeri shumë i fuqishëm në aspektin ekonomik. Kjo nuk është një hamëndësi, por një fakt i vërtetë, ashtu siç është e vërtetë edhe fakti i depozitimit të kësaj pasurie, jashtë vëndit. Sokol Olldashi me siguri kishte bërë kujdes që të siguronte shumat e veta, lart e poshtë bankave të botës, por të njëjtën gjë kishtë bërë edhe për pjesën e luanit që i takonte shefit të tij si shpërblim për favoret qe ai u kishte bërë njerëzve të oborit të tij ministror .Një fenomen i tillë është I ri, i pa provuar se aktorët janë sërisht në lojë. Përjashtim bëri ky ish ministër, që të tjerët e dërguan jashtë rradhe në botën nga ku s’këthehet më. Familja mund të ketë deftere të hapura. Kishte ardhur moment që të kërkonte të dinte ku ishte thesari i “Konte Monte Kristos”që u takonte. Kjo është një mundësi që mbetet e hapur,por që duhej mbyllur, para se te fillonte krisja, thërmimi i PD. Për këtë pistë ndoshta tani për tani kërkush nuk e ka zënë në gojë, ndërsa nësër ajo mund të jetë pyetja më thelbësore Ku shkuan paret e Sokol Olldashit.
Pista e katërt. Kush mendohet se janë kamikazet e familjes të përfshirë në skenarin tipik të filmave hollivudianë. A mundet që dhe Igli Cara me shokë janë bashkëpuntorë në vrasje? Pyetje e vështirë me siguri. Po kush ngriti dorën i pari. Kush ja dëmtoi kafkën, aq sa e bënë të mos njihej më. Shkencërish është provuar që kafka e njeriut edhe kur është goditur me shumë fuqi me lopatë, nuk është deformuar. Si ka mundësi që një xham makine. ti shkaktonte një dëmtim të tillë Sokol Olldashit sa të mos njihej?. Një gjë të bën përshtypje. Specialistët nxjerrin shkaqet teknike të problemit dhe nuk bëjnë transparent momentet e ekspertizës në morgun e spitalit. Nuk thuhet gjëkundi çfar kostatoi grupi i ekspertëve.Kafka e Olldashit ishte e goditur apo ishte plagëzur pas goditjeve në tavanin e butë të makinës. Po shënja të tjera kishte në trup?. Thonë që s’kishte asnjë shënjë të tillë. Atëhere si? Po autopsinë ja bënë të ndjerit për të mësuar nëse ju gjetën doza alkoli apo mbeturina të substancave, që të vënë në gjumë, të helmojnë dhe që të përgatitin për në rrugën pa kthim. Po të mos kenë bërë fotografi në morg të deformimit të fytyrës së Olldashit dhe as autopsinë e viktimës është mirë që këta specialist të dor‰ëzojnë detyrën dhe të marrin ndëshkimin si fallsifikatorë të së vërtetës dhe të presin në qetësi dënimin që i shkon për shtat kësaj vepre. Ishte Partia Demokratike që në 2 prillin e vitit1992 nuk lejoi që t’ju bëheshin autopsitë katër viktimave të vrarë në shesh. Kështu ndodhi me Azem Ajdarin, Kosta Trebickën tani edhe me Olldashin. Pse nuk ka lejuar ish Kryeministri autopsinë e këtyre rasteve, kujt i trëmbet. Nga kush ka frikë? Ajo që e kompromenton më shumë ish liderin e larguar janë një mori pyetjesh që ende nuk kanë marrë përgjigje, nuk janë bërë transparente dhe që ja nxjerin kallain skenarit të hartuar nga ana e tyre. Po veçoj disa nga pyetjet e pa zbardhura. Çili është shkaku që 15 ore pas aksidentit u organizua ceremonia mortore dhe varimi I tij në Sharrë. Pse kjo ngutje, apo për të fshehur gjurmët, të vërtetat e pazbardhura që kompromentojnë ish qeverinë? Kush lajmëroi për vënd ndodhjen e makinës pas aksidentit. Kush e pa skenën e përmbysjes. Kush mori në telefon? I vdekuri nuk flet. Kush foli në emër të tij? A ka ndonjë prononcim nga ana e prodhuësve gjermanë të Bensave. Janë dakort ata me mendimin dhe konkluzionet e specialistëve tanë. Cili ishte shkaku i lëvizjes së Olldashit në një ditë me mot të egërsuar. Ç’thonë tabulatet e celularëve të personave të përfolur?. Pse shoferi e la të udhëtonte vetëm. A kishte ai dijeni për axhendën e shefit të vet? Pse gjith‰ë ajo këmbëngulje për të thënë se ai ka udhëtuar vetëm? Çfarë fshihe pas kësaj alibije? Dhe së fundi pyetja: Ishte aksident i mirëfilltë apo zhdukje e paramenduar.

Titulli është e "Ora e Shqypnisë"

14 December 2013

REAGIM I SHVL UÇK TIRANË NDAJ MASHTRUESVE TË VETË QUAJTUR LUFTËTAR TË UÇK



A P E L   O P I O N I O N I T    P U B L I K   S H Q I P T A R

   REAGIM I SHVL UÇK TIRANË NDAJ MASHTRUESVE TË VETË QUAJTUR LUFTËTAR TË UÇK
    
    Në 4 Qershor 2013, u njohëm me artikullin e titulluar “Lufta e UÇK-ës, Shqiptarët kërkojnë pension nga Kosova”, botuar nga e përditëshmja Panorama në Tiranë. Kryesia SHVL e UÇK-ës Tiranë, nisur nga e mira e përbashkët e të gjithë luftëtarve që morën pjesë në atë luftë,  u mblodh dhe analizoi artikullin në fjalë, pa pasur asnjë paragjykim, për ata që kanë marrë inisiativën të shkruajnë, për shqetësimet e atyre që morën pjesë në atë luftë. Por ajo që bie ndesh me realitetin e asaj lufte, është se luftëtarët e vërtetë, në këtë fazë të verifikimit, nuk po kërkojnë nga komisioni, atë që cilësohet në titull të këtij shkrimi, por ashtu si në të gjitha vendet demokratike të botës, dëshërojnë të saktësohen vlerat e asaj lufte ku ata morën pjesë, për të rradhitur e shkruar  historinë  në raport të drejtë e përputhje të plotë me realitetet e sajë. Është e drejtë e kujdo të shkruajë dhe të paraqesë pretendimet e veta,  për pjesëmarrje në luftën e UÇK-ës, por në të njëjtën kohë është dhe e drejta jonë, për ti ballafaquar disa individ intrigant e mashtrues me të vërtetën e asaj lufte. Mbrojtjen e dinjitetit të luftëtarve, ne nuk e bëjmë të nisur nga interesa të ngushta e vetjake, por për ti qëndruar besnik idealeve të atyre që derdhën gjak në atë luftë. Cilët janë dy personat e dalë me uniformën e UÇK-ë në ato faqe gazete dhe pretendimet e tyre, për ato detyra që ata gjoja kanë kryer në kuadër të asaj lufte, SHVL e UÇK-ës Tiranë, pasi u ballafaqua me arshivën e Operacionit “Shigjeta”, komunikoi me komandantin e drejtimit taktik Nr.3, e quajtur  Br.128, dhe  sqaroi gënjeshtrat e sajimet, sidomos për ish të dënuarin ordiner nga shteti Shqiptar Hasan Kekaj, i cili kërkon të mashtrojë opinionin, duke u fotografuar me uniformën e UÇK-ës pa qënë asnjë ditë në rradhët e asaj ushtrie.     
       SHVL e UÇK-ës, u indinjua jo vetëm për dezinformimet e atij shkrimi,  por dhe për deklarimet abuzive e tepër fyese në shënimin e shkruar në emër të shoqatës, i cili në hije është i kurdisur nga intriganti Sokol Poga e grupazhi i tij prej 4-5 vetash. Për këtë pjestaret eSHVL të UÇK-ës Tiranë sqarojnë opinionin publik, se është një organizatë e pavarur shoqërore e vullnetare, e cila është miratuar nga gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë me nr. vendimi 1713 dt. 19.06.2006. Si e tillë ajo drejtohet nga këshilli drejtues prej 9 vetash dhe jo nga Spiro Butka që pretendojnë grupazhi intrigant e mashtrues i dirigjuar nga Sokol Poga, të cilët kërkojnë pension nga shteti i Kosovës, pa marrë pjesë asnjë ditë në formacionet e UÇK-ës gjatë zhvillimit të asaj lufte. Spiro Butka, duke qënë koherent, u tërhoq nga drejtimi i Shoqatës në fund të vitit 2008, por ishin vetë luftëtarët e asaj lufte, që e kërkuan dhe në 01.11.2010 e rizgjodhën përsëri si kryetar të Shoqatës, sepse punët e drejtimit e përkujtimin e dëshmorve, ngelën pezull. Zgjedhjet e tjera sipas statutit të kësaj shoqate, janë në Nëntor 2015 dhe Spiro Butka mund  të tërhiqet sërish, nëse SHVL e UÇK-ë Tiranë e dëshëron një veprim të tillë, por për të udhëhequr e drejtuar këtë shoqatë, do  të zgjidhen vetëm ata që u përballën me Ushtritë Serbo-Sllave, e jo ata që trafikuan armë e municion, apo ngritën pritë kundër dëshmorve të kombit Ilir Kunushevci e Hazir Malaj. Kryetar i kësaj Shoqate, është Spiro Butka, por drejtimin e sajë e kryen Këshilli dhe Kryesia. Këtë e dinë të gjithë antarët e SHVL të UÇK-ës Tiranë dhe jo vetëm këta, por dhe disa qeveritar e drejtues të shoqatave të pas luftës të Prishtinës, që kanë asistuar në zgjedhjet e kësaj shoqate e në përkujtimet e dëshmorve të luftës. E di dhe kryetari Parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi, i cili priti në fillim të  vitit 2013, delegacionin e SHVL të UÇK-ës, të kryesuar nga N/Kryetarja Rabije Myrto(Koxha), bashkëshorte e dëshmorit Lefter Koxha. E di dhe Sokol Poga bashkë me Smail Elezin farkistin e Dukagjinit, të cilët gënjejnë, mashtrojnë e thurin thashetheme të pa qëna, rreth personalitetit të Spiro Butkës, për të dezinformuar opinionin publik këndej dhe andej kufirit imagjinar. Sokol Poga e Smajl Elezi, kujtuan se ato prapaskena, që  ata thurën  bashkë brenda atij rrethi meskinë të OVL të UÇK-ës në Prishtinë, nuk do të zbuloheshin, se kush i thuri e për rrjedhojë, tentuan ti hedhin në tregun gazetaresk. Mirpo luftëtarët e UÇK-ës të Kosovës dhe gazetarët e Tiranës, nuk mund të qorrollisen e manipulohen nga këta ngatërrestar të indoktrinuar nga djali i agjentit të afirmuar të Serbisë Ismail Poga dhe për pasojë u lidhën me SHVL të UÇK-ës Tiranë e sqaruan prapaskenat e organizuara nga këta intrigant të porositur nga ustallarët e Beogradit.
     Sokol Poga është i njohur për të tilla veprime dhe nuk është hera e parë, që “duke hedhur gurin e fshehur dorën”, sajon e thur të tilla prapaskena. Dhe jo  vetëm, por bashkë me injorantin Smajl Elezi, i cili duhet të sqarojë vetë opinionin, pse është futur në këtë valle të dirigjuar nga Sokol Poga. SHVL e UÇK-ës është në dijeni të plotë të lidhjeve të tyre dhe nëse ata  dëshërojnë, ne  mund ti bëjmë të njohura para gjithë Shqiptarve të kudo ndodhur. Nuk është hera e parë që Sokol Poga e Smajl Elezi ofendojnë dhe  ushtrojnë presion ndaj Spiro Butkës. Për të arritur qëllimet e tyre ogurzeza, ata kanë  ushtruar herë pas here presione, me telefonata e mesazhe ndaj Spiro Butkës, të cilat i janë bërë të njohura opinionit publik këndej dhe andej kufirit imagjinar dhe shoqatave të UÇK-ës, në të gjitha trojeve etnike. Sokol Poga e ka e kërcënuar Spiro Butkën shumë herë dhe duke ushtruar presion i është shprehur “se je duke bërë shumë armiq”. Se cilët janë këta armiq, Sokol Poga i di mirë, sepse ata kanë qënë e mbeten falangat e UDB të lënë si trashëgimi nga shërbëtori i tyre Ismail Poga. Spiro Butka është mësuar dhe përgatitur të luftojë në rrethim dhe i vetëm kundër mijra armiqve e tradhëtarve si dje në luftë e tani në paqe.
      SHVL e UÇK-ës Tiranë, është organizatë e pavarur, si të gjithë shoqatat e tjera të dala nga ato luftra dhe si e tillë ajo nuk mund të varet nga OVL e Prishtinës, sepse në përbërje SHVL të UÇK-ës Tiranë, ka pjestarë të tri luftrave, të cilët e kanë ndërtuar statutin e tyre në përputhje me kushtetutën e shtetit Shqiptar, e jo ashtu si dëshëron bajraktari Dukagjinit Smajl Elezi e ndonjë UDB-ash tjetër në Prishtinë. Kushdo le të vijë e të shohë nga afër, se si funksionon kjo Shoqatë. Në 31 mars 2013, drejtues dhe antar të Shoqatës, në bashkëpunim me Bashkinë e Kavajës, përkujtuan rënjen e legjendës nga Kavaja Indrit Cara, duke bërë homazhe në familje, para varrit dhe bustit të Indritit. Në 5 Maj 2013 SHVL e UÇK-ës Tiranë në bashkëpunim Bashkinë e Kamzës dhe  drejtorinë e shkollës 9 vjeçare në Bathore që mban  emrin e dëshmorit Halit Riza Coka, përkujtuan bashkërisht rënjen e 71 dëshmorve të kësaj toke Shqiptare. Në 27 Maj 2013 kryesia e shoqatës dhe disa antarë të saj, në bashkëpunim Bashkinë e Beratit, atë të Kuçovës, Komunën e Lumasit dhe luftëtarët e UÇK-ës nga Prizreni, përkujtuan rënjen e dëshmorit  Astrit Suli dhe bënë homazhe, para bustit dhe varrit të dëshmorit. SHVL e UÇK-ës Tiranë duke ndjekur në vazhdimësi përkujtimt e 71 dëshmorve të trungut amë, punoi për të ndihmuar Ambasadën Kosovës në Tiranë për përkujtimin e Ilir Kunushevcit dhe Hazir Malaj. Spiro Butka në punë e sipër të këtij evenimenti përkujtimor, pati një problem shëndetësor  e për pasojë nuk mundi të marrë pjesë. Ndryshe intrigantët dhe mashtruesit e mësipërm, do kishin marrë përgjigjen e duhur për pritën e organizuar ndaj atyre dy trimave. Ne i  themi Sokol Pogës dhe grupit të tij, “hiqni dorë nga poshtërsitë tuaja dhe mos na detyroni të hapim  dokumentet filmike, sepse atëhere nuk do të gjeni vrimë ku të  futeni”.  SHVL e UÇK-ës toleron, por asnjëherë nuk do të  fal, cilindo që do të prekë idealet e të rënëve të atyre luftrave

LUFTËTARËT E TRUNGUT AMË, NUK MUND TI  PËRFAQËSOJË SOKOL POGA, DJALI I AGJENTIT TË BEOGRADIT ISMAIL POGA OSE INDIVID TË PAMORALSHËM  
 
     Vendimi i Qeverisë të Republikës së Kosovës, për krijimin dhe funksionimin e Komisionit qeveritar, për verifikimi e pjesmarrsëve të luftëtarve të UÇK-ës në atë luftë, është një hap vendimtar, për ti dhënë fund hamëndsive, të individëve të ndryshëm, të cilët tani në pas luftë, duke u hequr si kapedan të mëdhenj, kërkojnë të inkuadrojnë veten dhe farefisin si luftëtar të UÇK-ës, bile para dhe vetë legjendës të asaj lufte Adem Jashari. Edhe pse me shumë vonesë, vendimi që u muar nga kjo  qeveri, është për tu përgëzuar, sepse nëpërmjet kësaj rruge, do të vihet dorë përfundimisht mbi ato anomali e çrregullime, të krijuara nga drejtues të ndryshëm të shoqatave të pas luftës, të cilët nisur nga interesat e ngushta vetjake,  inkuadruan brenda atyre formacioneve, individë që jo vetëm nuk ndjenë erën e barutit, por në të kundërtë, me veprimet e tyre të padukëshme, ju kundërvunë UÇK-ës, duke bashkëpunuar me elementë keqëbërës. SHVL e UÇK-ës Tiranë, nisur nga nevoja e domosdoshme e kohës, për përfitimin e statusit përkatës nga ana luftëtarve të asaj lufte, mbështet fuqimisht vendimin e marrë nga qeveria e Kosovës dhe në vazhdimësi të punës për zbatimin e këtij vendimi, vë në dispozicion të këtij komisioni, të gjithë dokumentacionin e duhur ekzistues, për tu ballafaquar konkretisht, me cilindo që pretendon nga kjo anë e Shqipërisë, se ka marrë pjesë në atë luftë. Për të vënë në zbatim kërkesat e këtij vendimi qeveritar, SHVL e UÇK-ës Tiranë, në datë 26 Dhjetor 2012, dërgoi  në Prishtinë një antar të Këshillit të Përgjithshëm të SHVL të UÇK-ës Tiranë, për të tërhequr formularët përkatës pranë Komisionit Qeveritar, të krijuar posaçërisht për evidentimin e luftëtarve të UÇK-ë. Me indinjatë të thellë, njoftojmë se i autorizuari nga ana jonë për tërheqjen e formularve, nuk u mirëpritë nga Faik Fazlliu punonjës i atij organi, i cili ka ofenduar rëndë kryetarin aktual të Shoqatës së Tiranës, duke e quajtur  kriminel, krahasim ky i huazuar nga Serbët, Sllavo-Maqedonasit, Malazesët dhe Helenët Grekët, gjatë dhe pas atyre luftrave. Është po ai punonjës, i cili i rrëmben me forcë nga duart përfaqësuesit tonë, një pjesë të formularve, që kish dhënë më parë me mirsjellje punonjësi Luan Jashari. Mirpo kapadaiu Faik Fazlliu, duke folur në emër të Qeverisë të Kosovës, me mllef të akumuluar i thotë të dërguarit tonë, “se për luftëtarët e ardhur prej andej, nuk japim formular sipas oreksit tuaj, sepse qeveria e Kosovës, ka autorizuar vetëm Sokol Pogën dhe Gjon Lleshin”, dy individ të njohur e problematik, të përjashtuar nga rradhët e strukturave të shtetit Shqiptar të SHISH dhe USH. Përse i kanë larguar këta individ nga ato organe shtetërore, zotërinjtë që i kanë punësuar për këtë qëllim, bëjnë mirë të vijnë e të interesohen në Tiranë dhe të marrin shpjegimet e duhura,  nga organet drejtuese të SHISH e të MM të shtetit Shqiptar. Kush e ka përzgjedhur Sokol Pogën e Gjon Lleshin, për të verifikuar 186 luftëtarët e rreshtuar në ato ushtri çlirimtare, për ne ish luftëtarët e trungut amë, që erdhëm e luftuam krah për krah vellezërve tanë të një gjaku në Kosovë, është plotësisht e qartë dhe e dukëshme. Sokol Poga dhe Gjon Lleshi janë, i pari beniamin i atij që merret me biznes brenda OVL të UÇK-ës  dhe i dyti siamezi i një invalidi të sajuar gjatë shkeljes në mina tani në pas luftë. Është për të ardhur keq, por për këtë rast mund të thuhet me plot gojën se në Kosovë, zyrtatar të ndryshëm  po tregohen të lirë në miell e të shtrenjtë në krunde.
     SHVL e UÇK-ës Tiranë, nuk i imponohet askujt, për simpatitë personale, të inkurajuara nga bizneset e fshehta të organizuara në Tiranë e Durrës, por duke u qëndruar besnik idealit të dëshmorve të atyre luftrave, sqaronë opinionin publik Shqiptar të Kosovës dhe trojeve të tjera etnike, se kur 186 luftëtarët e ardhur nga trungu Amë, në luftë për çlirimin e Kosovës, luftonin në Pashtrik, Dukagjin, Llap, Koshare e Zonat e tjera Operative të UÇK-ës, Sokol Poga, duke qënë në detyrën e N/Kryetarit të SHISH në rrethin e Durrësit, ndërtonte vilën tre katëshe buzë Adriatikut te Ura e Dajlanit, me përfitimet që nxirrte nga trafiku  i armëve e municionit, që bënte me gjakun e derdhur të asaj lufte. I zgjedhuri tjetër Gjon Lleshi, në kohën kur Kosova digjej flakë, shullëhej e pinte kafe në qëndër të Tiranës, në lokalin e tij të preferuar, prapa teatrit të kukllave. Në vitet e pasluftës, ishte po ky Gjon Lleshi, ai që qesëndiste ish luftëtarët e UÇK-ës nëpër rrugët e Tiranës, duke u thënë “se ju që luftuat në Kosovë, nuk përfituat asgjë, ndërsa unë që nuk erdha në luftë, më paguan 200 Euro në muaj SHIL të UÇK-ës Prishtinë”. Ne e njohim invalidin e sajuar në pasluftë dhe përse e paguan ai Gjon Lleshin. Mirë do të ishte, që ky invalid i sajuar dhe Gjon Lleshi që prrallis rrugëve të Tiranës se ka bërë namin në atë luftë për çlirimin e Kosovës, të na tregonin  bizneset e kurdisura, me gjakun e invalidve, në këtë pjesë toke të Shqipërisë dhe  marifetet që janë përdorur për mbulimin e këtyre veprimeve. Dikush mund ta perifrazoj, fyerjen e bërë nga punonjësi i zyrës të komisionit në Prishtinë, ndaj kryetarit të SHVL të UÇK-ës Tiranë, si veprim të nxituar, por luftëtarët e trungut amë, duke i analizuar thellësisht këto sjellje poshtëruese, theksojnë se në këtë rast kemi të bëjmë me njerëz të pafytyrë, që për mbrojtjen e interesave të ngushta vetjake, shkelin mbi gjakun ende të pa tharë të dëshmorve, invalidve e luftëtarve të kësaj pjese të Shqipërisë, të cilët erdhën vullnetarisht, për të luftuar bashkë  me vëllezërit e tyre të  trojeve etnike Shqiptare.
       Shekulli i njëzetë e mbylli kapitullin e vet, me luftën për çlirimin e trojeve etnike të Kosovës tërësisht Shqiptare dhe luftrat që u zhvilluan në Kosovën Lindore e në atë të Shqipërisë Lindore, të pushtuar nga të vetëquajturit maqedon. Rreth 2200 dëshmor me në krye legjendën e Kombit Shqiptar Adem Jashari, u sakrifikuan duke dhuruar dhe pikën e fundit të gjakut, për çlirimin e bashkimin e atyre trojeve etnike me trungun amë. Luftrat u mbyllën me traktate e marrëveshje, por asnjë prej tyre nuk plotësoi aspiratat e Shqiptarve. Në këto luftra mizore të imponuara nga nacionalistët Serbo-Sllavë, morën pjesë 186 luftëtar dhe oficer nga trumgu Amë, të cilët luftuan krah për krah vëllezërve Shqiptar të një gjinie e gjaku, të trojeve etnike të Shqipërisë Veriore e Lindore, duke u rreshtuar brënda formacioneve të shumta të UÇK-ës, UÇPMB-cit dhe UÇK-re. Nga gjithë këta vullnetar, 71 luftëtar ranë heroikisht në fushat e betejave dhe sot janë dëshmorë të kombit Shqiptar, 21 luftëtar u plagosën në këto luftra dhe sot janë invalid, 7 vetë gjatë luftës për çlirimin e Kosovës u burgosën në burgjet Serbe dhe 87 luftëtar e oficer të cilët lufta i kurseu, sot janë veteran të nderuar. Këta ish luftëtar kanë Shoqatën e tyre, e cila përbëhet nga luftëtarët e  tri luftrave të fundit të Shqiptarëve të trojeve etnike. Kur u krijua ajo, u kërkua që të ishte degë e OVL të UÇK Prishtinë, por legjislacioni Shqiptar, nuk e pranon një gjë të tillë. Arsyeja e dytë është se brënda kësaj shoqate, përfshihen dhe luftëtarët e UÇPMB-cit dhe ata të UÇK-re, të cilët në statusin e OVL të UÇK-ës Prishtinë, nuk janë parashikuar. Nisur nga këto kushtëzime, në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë, u pranua krijimi i një shoqatë të pavarur, ku të militonin pjestarët e tri luftrave dhe jo ashtu, si deshëron ta kthejë  drejtusi i  OVL të UÇK-ës Prishtinë, si pjesë të tij, për të sistemuar me një rrogë mujore Sokol Pogën, si kryetar të degës së Tiranës. SHVL e UÇK-ës Tiranë, është një organizatë vullnetare, e cila drejtohet nga një këshill i përbërë prej 9 ish luftëtar,  protagonistë të tri luftrave të fundit të Shqiptarve, ku pesë prej tyre u dekoruan nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë kombëtare.
      Luftrat që u zhvilluan nga UÇK-ës, UÇPMB-cit dhe UÇK-re, pëfunduan rrespektivisht në vitet 1999, 2000, 2001 e pas tyre nisi gradualisht identifikimi dhe evidentimi i pjestarve dëshmor, invalid e luftëtarve veteran të këtyre luftrave, punë kjo e cila u krye nga Shoqata e Veteranve të Luftës të UÇK-ës Tiranë. Në realizim të kësaj detyre, SHVL e UÇK-ës Tiranë, mblodhi Këshillin e përgjithshëm, të përbërë nga 9 vetë, kryesisht nga luftëtarët më të shquar të atyre luftrave, Besnik Sinani vëllai i dëshmorit Legjendar Tahir Sinani, Bardhyl Llagami baba i komandant “Shpendi” Skerdilajd Llagamit, Rabije Myrto bashkëshortja e Lefter Koxhaj emblemës të luftës kundër tanke në Shqipërinë Lindore, Kujtim Lleshi vëllai i dy dëshmorve të luftës së Kosovës Osman e Xhevit Lleshi dhe vetë pjestar i asajë lufte, Spiro Butka zv/komandant i operacionit “Shigjeta”, tre komandantët e bataljoneve të Operacioit “Shigjeta”, Agim Sallaku, invalidi Ermir Begaj i plagosur gjatë luftimeve në Pashtrik, Dritan Dyrmishi dhe  Ymer Coka luftëtar i Brigadës 134 të ZO të Dukagjinit. Ky këshill, në studim të detyrave që dualën, mgarkoi antarët e tij dhe kryesinë e kësaj shoqate, për të zbatuar e çuar deri në fund, kërkesat e statusit të dëshmorit, invalidit e veteranit, pa bërë as më të voglin lëshim, për seicilin pjestar të atyre luftrave, të verifikuar  sipas dokumentave të paraqitur para këshillit e kryesisë të SHVL të UÇK-ës Tiranë. Mirpo Sokol Pogës, nuk i pëlqyen këto vendime dhe duke grumbulluar rreth vetes, një grup prej 4-5 vetë intrigant, fallcifikator, mashtrues dhe hajdut të dënuar nga shteti Shqiptar, thuri kurthe e intriga, për të shkatërruar Shoqatën, me synimin për tu vënë në krye të sajë. Fillimisht tentoi të mashtronte kryetarin e SHVL të UÇK-ës Tiranë, duke i premtuar 500 Euro në muaj, në një filial mobili, që sipas Sokolit do të hapte qeveria e Kosovës në Tiranë. Më pas vuri në lëvizje dhe ndërseu kundër kryetarit të SHVL të UÇK-ës Tiranë, intriganten dhe mashtruesen e afirmuar Rajmonda Maleçka, e cila në bashkëpunim të ngushtë me UDB-ashin e Beogradit Flori Bruqi, nuk lanë gurë pa lëvizur, për të sajuar intriga  e thashetheme të paqena, duke e etiketuar Spiro Butkën si agjent Slavo, Rumun, Serb, Grek e të tjera sajesa  Bruqo-Maleçkiane, të njohura brenda intimitetit enigmatik të tyre.       
     Duke parë se nuk ja arriti qëllimit, që i vuri vetes për shpërbërjen e shoqatës, Sokol Poga eci më tej në veprimet e tij ogurzeza, ku duke u premtuar nga 150 Euro në muaj grupazhit të tij, bëri të pamundurën, për të përçarë SHVL të UÇK-ës Tiranë. Luftëtarët e kësaj toke arbërore, duke  nuhatur me kohë qëllimet e këtij rrufjani populist, organizuan zgjedhjet e radhës, në përputhje të plotë me kërkesat e statutit të miratuar nga vetë luftëtarët e këtyre luftrave. Në këtë mbledhje të përfaqësisë të SHVL të UÇK-ës Tiranë, asistuan pjestar të SHFD e SHIL të UÇK-ës Prishtinë, ndërsa kryetar i OVL të UÇK-ës Prishtinë, duke i qëndruar besnik të birit të agjentit të deklaruar Serb Ismail Poga, jo vetëm që nuk mori pjesë, por duke e ballafaquar me fakte konkrete, mund të themi se që kur është zgjedhur në krye të OVL të UÇK-ës Prishtinë, nuk ka ardhur asnjë herë, të takohet me përfaqësuesit ligjitim të luftëtarve të trungut amë, veçse me Sokol Pogën në Durrës, me të cilin i lidh biznesi i përbashkët. Këto veprime të kamufluara të këtyre dy individëve enigmatikë, u pasuan me të tjera në vazhdimësi, deri para pak kohësh, ku në zbatim të vendimit të qeverisë së Kosovës, për mbushjen e formularve nga pjesmarrsit e atyre luftrave, Sokol Poga duke vepruar në emër të Qeverisë së Kosovës dhe OVL të UÇK-ës Prishtinë, bëri të pamundurën, për të sabotuar punën e verifikimit të luftëtarve, duke e trefishuar numrin e pjesmarrsëve në këto luftra. Kjo vërtetohet më së miri në shpërndarjen e formularve nga ana e tij, në rrethe të ndryshme, Has, Tropojë, Tiranë e Durrës, ku u qartësua së tepërmi, paisja me formular e atyre që nuk kanë marrë pjesë në luftë, sidomos miqt dhe fisin e vet. E theksojmë këtë sepse nga rrethi i tij i ngushtë familjar, nuk ka patur asnjë njeri të rreshtuar në formacionet e UÇK-ës si luftëtar i sajë. Por Sokol Poga, tani me rregjistrimet e reja, po i kthenë të tërë në luftëtar të UÇK-ës, duke filluar që nga vëllai e kunati i tij. SHVL e UÇK-ës Tiranë, është shumë e shqetësuar për këto veprime të qëllimta të Sokol Pogës dhe atyre që qëndrojnë në hije pas tij. Shqetësimi  më i madh për SHVL të UÇK-ës Tiranë, është krijimi i  ndasisë veri-jugë Gegë e Toskë, në ndarjen e formularve që bëri Sokol Poga në këtë rast, ku disa luftëtar nga Tirana, Elbasani, Librazhdi, Pogradeci, Lushnja, Berati, Kuçova, Fieri e  Gjirokastra, ngelën pa u paisur me formular, si rezultat i kësaj vepre denigruese të Sokol Pogës, Gjon Lleshit, zyrtarit Faik Fazlliu pranë komisionit të Prishtinës dhe drejusit të OVL të UçK-ës Prishtinë Muarrem Xhemaili. Të njëjtin fat pësuan dhe luftëtarët e operacionit “Shigjeta”, dëshmorë, invalidë dhe veteran, të cilëve Sokol Poga me ton ironik u ka tthënë, ”shkoni e i merrni formularët te shoqata juaj”, në një kohë që operacioni “Shigjeta”, njihet si një veprim luftarak aq i rëndësishëm i luftës së Kosovës, sa e përmënd në kujtimet e tij Gjenerali Uesli Klark, ish komandati i Forcave të NATO-s në kohën e asaj lufte. I takon Hashim Thaçit si udhëheqës politik UÇk-ës, Azem Sylës si ish komamdant i UÇK-ës e MM i QPK-ës dhe Bislim Zyrapit si ish Shefi i SHP të UÇK-ës dhe Komandant i operacionit “Shigjeta”, të ndërhyjnë domosdoshmërisht, për të normalizuar gjëndjen e krijuar nga këta ngatërrestar të pandreqshëm.            
    Nga puna e hollësishme e kontrolli i imët që u bë nga Këshilli i Përgjithshëm e Kryesia e SHVL të UÇKës Tiranë, u konstatua se në ato luftra morën pjesë 186 vullnetar, që u rreshtuan në rradhët e formacioneve të ndryshme të atyre ushtrive çlirimtare. Nisur nga veprimtaria e tyre luftarake nëpër njësi e reparte të ushtrive çlirimtare, stastika e krijuar në pasluftë tregon se, 72 prej tyre u rreshtuan në formacionet  e operacionit “Shigjeta”, 46 vetë në ZOP, 36 vetë në logjistikën e UÇK-ës, 20 luftëtar në ZODuk., 5 luftëtar në sigurinë e UÇK-ës, 3 luftëtar në SHP të UÇK-ës, 2 vetë ZOLlap., një në MM të QPK-ës  dhe  një   Z.O.Metvegjës. Nga 71 dëshmorët e rënë, 32 janë luftëtar të ZO të Pashtrikut,Adem Xhelal Shehu, Adem Uk Mazreku, Agim Ismail Muja, Arben Rexh Kraja, Arian Qamil Brahimi, Arif Shpend Dautaj, Artan Xhem Kovaçi, Astrit Selman Rrusi, Bali Rustem Norina, Behar Adem Ademaj, Besmir Azem Brati, Din alush Kolezi, Halim Zenun Bardhoshi, Lulzim Sadik Morina, Meriman Uk Dauti, Mehmet Ram Dizdari, Naim Hajdar Qema, Isa Peshk Malaj,Isa Dervish Thaçi, Orion Adem Qelia, Osman Ibish Lleshi, Qazim Hazir Dautaj, Ram Mus Gecaj, Ramiz Ram Memia, Sadri Beslim Ahmati, Skënder Rasim Morina, Tahir Mal sinani, Tahir Ram Memia, Xheladin Qazim Dauti, Xhem Ali Kovaçi, Xhevatt Ajet Lleshi, Xhavit Ibish Lleshi; 19 janë Luftëtar të Logjistikës: Besnik Sali Aliaj, Besim Hamit Bardhoshi, Bilbil Hali Muja, Etem Tot Syla, Hazir Avdyl Malaj, Hamdi Muharrem Mulaj, Hysni Adem Hajdarmataj, Hysen Ismail Mella, Kujtim Hasan Hajdarmataj, Lulzim Hasan Muhametaj, Man arif sallahi, Muharrem Halil Tafa, Nesim Hysni Syla, Isa Rexhep Hajdarmataj, Osman Dem Selimaj, Ram Rexhep Sallahi, Renti Ismail Geci, Shpend Rexh Hajdarmataj, Tahir Shaban Hoxha; 14 janë luftëtarë të Operacionit “Shigjeta” Arben Selim Bardhoshi, Astrit Hekuran Suli, Hysen Asllan Syla, Liri Ramadan Lusha, Mensur Skënder Syla, Merita Sadik Cahani, Musë Sadik Cahani, Selim Tahir Kraja, Skerdilajd Bardhyl Llagami, Shkëlzen Hysni Morina, Xhem Sadri Bardhoshi; 5 janë luftëtar të ZODukagjinit: Adem Bajram Selmani, Bylbyl Hazir Breçani, Fatmir Rexhep Hsandoçi, Halit Riza Coka, Xhevair Bajram Selmani dhe  një luftëtar i SHP i UÇK-ës Indrit Lulzim Cara.
     Gjatë zhvillimit të atyre luftrave, në fushat e ndryshme të betejave, u plagosën 21 luftëtar, të cilët sot gëzojnë statusin e invalidit. Nga evidetimi i kryer për këta invalid, delë se 8 luftëtar janë të operacionit Shigjeta Alban Myrto Selko, Bashkim Avdyl Daçi, Ermir Asqeri Begaj, Genci Behar Stefa, Meçan Isa Zorba, Slman Avdyl Daci, Shaq Sherif Daçi, Ilir Seit Himi; 6 luftëtar janë të ZO të Pashtrikut, Agim Bajram Bera, Beqir Reshit Kraja, Gëzim Hysni Laçi, Farie mehmet Derri, Fatmir Sulejman Mazreku, Pëllumb Halim Daçi; 4 luftëtarë të logjistikës Avdyl Qerim Trezhenjeva, Hamit Sahit Kartoçi, Hysni Qazim Neziri, Xaje Selim çela  dhe tre luftëtarë ZODukagjinit Altin ramazan Ymeri, Dasnor Rustem Onuzi, Gencion Gëzim Ademi. Në luftë e sipër u arrestuan dhe u burgosën në burgun e Dubravës 7 luftëtar,  të cilët sipas statistikave të grumbulluara deri tani, 5 luftëtar  i përkasin logjistikës së UÇK-ës Avni Brahim Memia, Haki Selim Xhepexhia, Ilir Avdyl Kartoçi, Osman Adem Kartoçi, Trashëgim Rustem Kartoçi  dhe 2 luftëtar ZOPashtrikut Basri Sadik Myftari, Bujar Hasan Sylaj.
    Në ato luftra çlirimtare morën pjesë ish ushtar dhe oficer të Ushtrisë Shqiptare, të cilët u pozicionuan në detyra të ndryshme të formacioneve luftarake të UÇK-ës. Nga statistikat e grumbulluara për luftëtarët veteran, rezulton se 50 prej tyre janë luftëtar të operacionit “Shigjeta Adem Sadik Bicaj, Afrim Jashar Dragosi, Agim Ismail Sallaku, Agron Femi Axhami, Ali samit Aliaj, Ali Bajram Ceka, Ali Nuri Spahia, Alush Demir Shala, Alush Xhem Gradica, Arjan Rexh Zhubi, Avdi Demir Sallahi, Avdi Ymer Lleshi, Bardhyl Liman Krasniqi, Besnik Avdyl Daçi, Bledian agim Zajmi, Dritan sefedin Dyrmishaj, Ervis Karafil Malasi, Fatmir Isuf Kadriaj, Fiqiri Hysni Meta, Gani Ibrahim Thaçi, Gëzim selman Berisha, Jetmir Selman Elezi, Halil Isuf Demaj, Hamet Sherif Daçi, Hazir Deli Lleshi, Hysni Ram Dushi, Klodian Sotir Gjika, Kujtim Kamber Biçaku, Lah Ajet Lleshi, Miftar Qerim Spacaj, Ibrahim Selim Xhepaxhia, Isa Sherif Breçani, Ragip Kadri Sadikaj, Rasim Ismet Rexha, Safet Avdyl Daçi, Safet Mal Kovaçi, Sadik Rexh Bajrami, Sadik Tahir Aliaj, Skender Avdyl Daçi, Skender Musli Doçi, Spiro Zoi Butka, Shkëlqim Memet Sejdini, Shkëlzen Avdyl Daçi, Shkëlzen Memet Dollapi, Shpend Selim Demaj, Shpëtim Shefit Aliaj, Shyqyri Halim Daçi, Vexhi Qerim Halili, Ylli sadik Dashaj, Ylli Avdi Sokoli, 12 luftëtar janë të ZODukagjinit Adem Behadin Dahri,Adriatik Murat Selko, Agim Selman Mehmeti, Agron Hasan Hajdari, Artan Sali Mani, Bilbil Ahmet Veseli, Fatos Hysni Aliaj, Kujtim Ibish Lleshi, Ibrahim selim Xhepaxhia, Rifai Hysni Tivari, Sami Cen Coka, Shaban Murat Tafçiu, Ymer Ali Coka;  8 luftëtar janë pjestar të  logjistikës së UÇK-ës Agim Taf Krasniqi, Ajet Ali Kovaçi, Bexhet Kujtim Qosja, Fidai Ali Dida, Kamber Sul Poga, Sami Lutfi Nerguti, Simon Themi Allkanjari, Shkëlzen Memet Dollapi,  6 luftëtar janë të ZOPashtrikut, Adem Rustem Gradica, Agron Elez Cahani, Arben Xhemal Lleshi, Fatos Bexhet Mehmeti, Agron Memet Sadiku, Pëllumb Ibish Lleshi, 5 luftëtar janë pjesë e sigurisë të UÇK-ës Bardhyl Sejat Fejzo, Fatos Jonuz Kanani, Ilir Jani Dako, Ilir Bajram Kulla, Ram Selim Kuca,  2 oficer operativ në SHP të UÇk-ës Bardhyl Tahir Tahiraj, Dilaver Rezo Goxhaj, 2 luftëtar janë të ZOLL Adem Qerim Shehu, Dashamir Aqif Aliu, një oficer operativ në MM të QPK-ës Arqile Sotir Mandro dhe një luftëtar i ZO të Metvegjës Petrit Feim Mënaj.
   Pjesëmarrja në këto luftra sipas rretheve përkatës  nga  kjo tokë e  Shqipërisë është, Berati 1 dëshmor dhe 1 luftëtar, Dibra 1 të burgosur gjatë luftës dhe 1 luftëtar, Durrësi 3 invalid dhe 6 luftëtar, Elbasani 1 invalid dhe 1 veteran, Fieri 1 invalid, Hasi 28 dëshmor 7 invalid 1 i burgosur gjatë luftës dhe 18 luftëtar, Gjirokastra 1 luftëtar, Kavaja 1 dëshmor, Kukësi 6 dëshmorë 1 invalid dhe 14 luftëtar, Kuçova 1 dëshmor, Laçi 1 luftëtar, Lezha 1 luftëtar, Librazhdi 1 dëshmor dhe 2 luftëtar, Lushnja 1 invalid dhe 3 luftëtar, Pogradeci 1 invalid dhe 1 luftëtar, Shkodra  1 dëshmor, Tirana 8 dëshmor  2 invalid dhe 23 luftëtar , Tropoja 24 dëshmorë  4 invalid 5 të burgosur gjatë luftës dhe 13 luftëtar, ndërsa Vlora 1 luftëtar dhe të gjitë rrethet të marrë së bashku plotësojnë shifrën186. Por rregjistrimet sipas formularve të Sokol Pogës dhe Gjon Lleshit, arrijnë shifrën 574, fenomen ky që tregon sajimet e tyre, për të përfituar nga ata që kanë shtuar gjatë trefishimit të këtyre listave. Për të njohur  më tej opinionin publik, komisionin qeveritar dhe vetë qeverinë e Kosovës, SHVL e UÇK-ës Tiranë thekson, se pas dallavereve të sajuar nga manipulatorët Sokol Poga e Gjon Lleshi, ka verifikuar sërish dhe është bindur, se janë kthyer në dëshmor persona që janë vrarë në pas luftë për trafiqe te zeza, ndërsa numri i invalidëve të luftës nga 12 që janë në realitet, është dhjetëfishuar sasia e tyre me njerëz të gjymtuar në pas luftë nga minat, gjatë kalimit të kufirit për  arsye vetiake dhe jo gjatë veprimeve luftarake të UÇK-ës. 
   
LUFTË   PANDËRPRERË  KUNDËR  MASHTRUESVE  E FALLCIFIKATORVE 
 HISTORISË TË LUFTËS  SË UÇK-ës
 
     Gjatë verifikimit dhe evidentimit të vullnetarve pjesmarrës të këtyre luftrave, SHVL e UÇK-ës Tranë u ballafaqua me intrigant e mashtrues të pamoralshëm, që me sevilizma të pështira, paraqitën para Këshillit të Përgjithshëm e Kryesisë të SHVL të UÇK-ës Tiranë dokumente fiktivë, të sajuar e të fallcifikuar, të cilët pasi u verifikuan, u konkludua se ata persona, jo vetëm që nuk kanë marrë pjesë në ato luftra, por në të kundërtë, me veprimet që kanë kryer, kanë dëmtuar së tepërmi UÇK-ës, gjatë realizimit të misionit historik kombëtar. SHVL e UÇk-ës zotëron fakte, argumente dhe dokumente të arshivuar nga lufta, të cilët me vërtetësinë e kohës, saktësojnë veprimet e pamoralshme dhe antikombëtare të tyre. Ky grup  përbëhet nga individ të njohur problematik, intrigant, mashtues e fallcifikator Rajmonda e Bujar Malecka, i dënuari për vjedhje të pronës shtetërore si Hasan Keka dhei liruari nga ushtria për përvetsim të karburantit Rifat Alidervishi, të cilët dirigjohen nga ish sigurimsi i përjashtuar nga ato organe Sokol Poga, sepse i jati i tij rezultoi sipas shtypit ditor të Beogradit, Prishtinës e Tiranës, agjent i afirmuar i UDB-ës, në rradhët e strukturave mbrojtëse të shtetit Shqipëtar. Paturpësitë e Hasan Kekës, vazhdojnë dhë në shkrimin e gazetës Panorama të datës 4 Qershor 2013, kur gënjen duke deklaruar se ka qënë “për një vit në postin e Komndantit të Logjistikës të Br.128, drejtimi takik Nr.3 i operacionit “Shigjeta” me Komandant Ruzhdi Sramati. Nisur nga këto veprime të pa pranushme për luftëtarët veteran, SHVL e UÇK-ës me vendim Nr.181/4 datë 18.102008, i përjashtoi nga rradhët e sajë  këta individ problematikë. Por për çudinë dhe habinë e luftëtarve të ushtrive çlirimtare, drejtues të veçantë të OVL të UÇK-ës Prishtinë, në vënd që të sqaronin opinionin e atyre trevave etnike Shqiptare, për këta individ të përjashtuar për shkelje të etikës morale, bënë veshin e shurdhër dhe për më keq të mbarëvajtjes kombëtare, me ndërhyrjen e Sokol Pogës, ish sigurimsit të përjashtuar nga këto struktura shtetrore, i paisi të përjashtuarit e SHVLUÇK-ës Tiranë, me dokument veterani të OVL të UÇK-ës Prishtinë, duke shkelur mbi gjakun e 71 dëshmorve të rënë në ato luftra, nderin dhe mundin e 21 invalidve, 7 të burgosurve të Dubravës dhe 87 luftëtarve veteran të SHVL të UÇK-ës Tiranë.
   Është e drejta e  tyre, për të paisur luftëtarët me kartë veterani, por kurrsesi nuk duhet lejuar, që me këto karta të paisen intrigantët, falcifikatorët dhe mashtruesit e pamoralshëm. E theksojmë këtë, sepse Rajmonda Maleçka, e përjashtuara për këto veprime, zbulon veten dhe OVLUÇK-ës Prishtinë, me dokumentet fallco që paraqet në faqet e internetit të një UDB-shit nga Izniqi, për paisjen e vet me kartë veterani. Karta e lëshuar në vitin 2009 nga OVLUÇK-ës Prishtinë, e paraqet si pjestar të ZOP dhe ZOD, ndërsa karta e vitit 2012 e paraqet ndryshe, si luftëtare të Operacionit “Shigjeta”. Kjo marraqe paraqet një dokument të fallcifikuar të marrë në SH.P. të TMK-ës, për llogaritë të UÇKës. Por dhe ky dokument është fallcifikuar prej sajë, duke shtuar me shkrimin e vetë të përzjerë me gërma shtypi dhe të dorës, poshtë shkrimit të shtypur në kompjutër. Kjo fallcifikatore, ka shfrytëzuar hapësirën e lënë gabimisht dhe ka bërë shtesat, që i kanë interesuar. Si injorante që është, nuk njeh rregullat administrative, ku kopja e dokumentit të lëshuar ruhet në arshivën e TMK-ës dhe ne  e kemi paraqitur, për të ballafaquar fallcifikimin, që ajo ka kryer me shkrimin e vet. Shikoni  dokumentet që kanë të njëjtën numër protokolli (Nr.Prot. 539/11-2 dt.08.08.2001). Këto trukime të dokumenteve proçeduriale, shoqërohen në vazhdimësi me  gabime të tjera, nga ana  Major Milaim Elshani, i cili ka lëshuar një dokument fiktiv për pjesmarrje në UÇK-ës, fenomen që bie ndesh, për  dhënjen e  këtyre vërtetimeve, sepse këtë të drejtë e kanë vetëm drejtuesit e njësive të luftës të UÇK-ës dhe jo ish personeli i TMK-ës.
    Por veprimet e Rajmonda Maleçkës, pasqyrohen më qartë, nga dy dokumente të tjerë të lënë si amanet, një nga Xheladin Gashi nga koha e luftës me Nr.prot.013 dt.17.05199 dhe tjetri nga Tahir Sinani në pas luftë me Nr.011 dt.21.12.1999. Lexojini dhe ballafaqoheni mashtruesen me ato veprime falcifikative. Dhe jo vetëm Maleçkën, por dhe Sokol Pogën, që e mbështet fuqimisht atë. Përse e bën këtë i biri i UDB-ashit Ismail Poga, nuk e di vetëm ai, por dhe SHVL e UÇK-ës Tiranë, e cila rezervon të drejtën, për të dalë hapur para opinionit publik me pamjet filmike përkatëse të paudhësive të tyre. Për këto  falcifikime të Rajmonda Maleçkës, kontaktuam me drejtusin kryesor të atij operacioni Z.Bislim Zyrapi, i cili në revoltë e sipër, u shpreh se Rajmonda Maleçka, jo vetëm në operacionin “Shigjeta”, por nuk figuron në asnjë njësi tjetër të UÇK-ës, si pjesmarrës e asaj lufte. Në operacionin “Shigjeta” rradhiten 14 dëshmor, 8 invalid dhe 50 luftëtar veteran, të cilët mbështesin fuqimisht ish komandantin e atij operacioni Z.Bislim Zyrapi, për deklaratën e bërë ndaj  fallcifikatores Rajmonda Maleçka.  Ne u themi vëllezërve tanë të luftës e të paqes, të thellohen më tej në këto akte fallcifikimesh dhe të shohin po në atë faqe interneti të UDB-shit të Beogradit, se si paraqiten dokumentet e tjerë nga Rajmonda Maleçka në vazhdimësi. Me firma e vula gjysmake, e për më tepër të lëshuar nga TMK-ës në pas luftë dhe jo nga njësitë luftarake të UÇK-ës. Veprimet e drejtuesve të OVL të UÇK-ës Prishtinë u avancuan më tej, me gabime të tjera, që u kryen në vazhdimësi, për trajtimin e mbështetjen e të përjashtuarve nga SHVLUÇK-ës Tiranë, ku si gjithmonë, me imponim të “sigurimsit populist” Sokol Poga, OVL e UÇK-ës Prishtinë arrin deri atje, sa në emër të UÇK-ës që derdhi gjak, tu sigurojë individve fallcifikator Rajmonda e Bujar Maleçka, të dënurve ordiner Hasan Keka e Rifat Alidervish, pushime falas në Durrës dhe jo vetëm atyre, por dhe sorollopit  të tyre  enigmatik, në një kohë kur lihen në harresë në mënyrë të qëllimtë 71 dëshmor, 21 invalid, 7 të burgosur dhe 87 luftëtar veteran. Zot na ruaj nga këto paradokse cinike e tepër poshtëruese të organizuara nga Sokol Poga dhe mbështetësi i tij, kryetari i OVL të UÇK-ës Prishtinë, i cili e zgjedh Sokol Pogën në kryesinë e asaj organizate, pa pyetur luftëtarët e kësaj ane Shqiptare.
     Këto kordinime të drejtuesit të OVL Prishtinë, me djalin agjentit të UDB-ës Serbe Ismail Poga, janë të njohura e të lidhura ngushtë dhe me të tjerë persona të dyshimtë, që po dëmtojnë imazhin e UÇK-ës tani në pas luftë, ku Sokol Poga, duke thurur thashetheme poshtëruese për luftëtarët e kësaj ane, mundohet të mbulojë veprimet e tij bashkëpunuese me ata që akuzojnë UÇK-ës për krime lufte. Kështu, nisur nga akuzat, që u paraqitën në shtypin e përditshëm të Beogradit, Prishtinës e Tiranës, për babain e vet Ismail Poga, Sokol Poga në bashkëpunim të ngushtë me ata që akuzohen për vrasjen e dëshmorve Ilir Kunushevcit dhe Hazir Malës, prrallis në gazetën Korieri të Tiranës të datës 16 shkurt 2009, sajesa sikur shërbimet e huaja, nëpërmjet agjentit Rexh Berisha nga Novosela e Pejës, tentuan disa here, për të vrarë baban e tij Ismail Pogën. Të gjitha këto nëpërmjet gazetarit Altin Raxhimi, bashkëpuntorit të ngushtë, jo vetëm të Sokol Pogës, por dhe të Beogradit Serb, i cili i ka lidhur e bashkuar këta të dy, me Michael Montgomery agjentin e zbulimeve të largëta të strategjisë nacionaliste Serbe. Themi kështu, sepse pas këtij shkrimi Sokol Poga, e shpërbleu gazetarin Altin Raxhimi, duke i afruar gënjeshtra si të vërteta, për sajimin e krimeve të UÇK-ës, të cilat gazetari Altin Raxhimi, i dirigjuar nga Beogradi nëpërmjet spiunit Serb të veprimit të largët Michael Montgomery, i trumbetoi ato në shtypin Europian e Botëror, për të ndihmuar Karla Del Ponte dhe Dik Marty, në akuzat që sajuan kundër UÇK-ës dhe shtetit Shqiptar. Sokol Poga i kujton të harruara këto fakte e argumente bindëse, por ato janë akoma të freskëta dhe mund të paraqiten, sa herë që i kërkon realiteti dhe historia, për të ballafaquar ata që kanë kryer këto akte tradhtie, në një takim të veçantë midis tyre, në  një kafene tek teatri operes dhe baletit në Tiranë, në  Maj të vitit 2008.
     Por në këto ditë të fundit të vitit 2012, gabimet u pasuan me një qëndrim tepër fyes, për të gjithë ata që morën pjesë dhe luftuan në krah të vëllezërve Shqiptar të Kosovës dhe trojeve të tjera etnike të uzurpuara nga Serbo-Sllavët. Luftëtarët e UÇK-ës të trungut Amë, më datë 19 Qershor 2009 me vendim Nr.1713 të Gjykatës të rrethit Gjyqsor Tiranë, themeluan SHVL UÇk-ës Tiranë. Kjo Shoqatë njihet dhe rrespektohet ligjërisht nga shteti Shqiptar dhe Shoqatat e tjera homologe në Prishtinë, Tetovë dhe Preshevë. Mirpo luftëtarët e asaj lufte, po habiten me një veprim të ish oficerit të përjashtuar nga strukturat e Shërbimit Informativ Shtetëror të Shtetit Shqiptar, ngatërrestarit  Sokol Poga, i cili në emër të Qeverisë të Kosovës dhe  të Kryesisë të OVL të UÇK-ës Prishtinë, shpërndau formular në Has, Tropojë, Durrës e Tiranë. Ky individ, duke u mburrur me përzgjedhjen e tij nga beniaminët e tij në Prishtinë, ka kryer veprime të dëmshme e të kundërligjshme, duke rradhitur ish bashkëpuntorët e tij si luftëtarë të UÇKës, gjatë mbushjes të formularve nga ana e tij. Kush e ka zgjedhur Sokol Pogën, antar të  Kryesisë të OVL të UÇK-ës Prishtinë dhe të deleguar të Qeverisë, SHVL e UÇK-ës Tiranë, nuk ka dijeni dhe nuk e ka rekomanduar këtë individ ngatërrestar e problematik, sepse ai nuk është antar i kësaj Shoqate. Ata që e kanë për zëmër njeriun që braktisi Ilir Kunushevcin në pritën vrastare, le ta marrin e ta ushqejnë në shtëpitë e tyre dhe jo me gjakun e atyre, që u flijuan në këtë luftë. I theksojmë këto mendime, sepse ky “populist i kamufluar”, e ka kthyer këtë veprimtari ligjore në biznes privat, për të nxjerë fitime financiare, fenomen ky që ka dalë në dukje, në disa fshatra të Hasit, nga të përzgjedhurit e tij, që trumbetojnë me mburrje, se Sokoli është i autorizuari i plotfuqishëm i Kryeministrit Hashim Thaçi, si ish udhëheqës politik i UÇK-ës dhe Azem Sylës si ish komandant i asaj ushtrie. Duke shfrytëzuar mirëbesimin e qeverisë të Kosovës, Sokol Poga po del nëpër medjat e shkrimit dhe ato vizive në Kosovë, duke e paraqitur veten si përfaqësues të SHVL të UÇK-ës Tiranë, në një kohë kur dihet, që një delegacion i kësaj shoqate, i kryesuar nga N/Kryetarja Rabije Myrto(Koxha), bashkëshorte e dëshmorit legjendar të luftës të UÇK-re në Shqipërinë Lindore, në fillimet e këtij viti, mori takim me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Z.Jakup Krasniqi, duke i paraqitur këtij, Qeverisë së Kosovës, Komisionit Qeveritar për verifikimin e statusit të veteranit dhe shoqatave të UÇK-ës, informacionin e posaçëm të SHVL të UÇK-ës Tiranë, për pjesmarrsit e asaj lufte nga kjo pjesë toke Shqipëtare dhe për veprimet e poshtërues, që po kryen Sokol Poga në emër të kësaj shoqate, e cila jo vetëm që nuk e ka autorizuar, por për më keq, e ka përjashtuar si ngatërrestar, intrigant, mashtrues e problem të tjera, për të cilat SHVK e UÇK-ës mendon ti drejtohet së shpejti organeve të drejtësisë. SHVL e UÇK-ës Tiranë, thekson se këto veprime të Sokol Pogës, janë tepër shqetësuese dhe për pasojë të ndikimit negativ të tyre, po dëmtohet së tepërmi imazhi dhe arritjet e atyre luftrave.
    SHVL e UÇK-ës Tiranë, po i përcjellë këto shqetësime me qetësi e qëndrime të drejta. Për të qënë transparentë me shokët e luftës, SHVL e UÇK-ës Tiranë deklaron, se nuk është vetëm Sokol Poga dhe grupi i personave  të përmëndur më sipër, që u përjashtuan nga rradhët  e kësaj shoqate si falcifikator të pandenjë, por dhe disa të tjerë, të cilët nuk vazhduan deri në fund misionin luftarak dhe ndërprenë  bashkëpunimin  me UÇK-ës në Dhjetor 1998, duke mos e vazhduar luftën deri në 21 Qershor 1999. Në këtë listë me 22 persona, në krye të së ciës është vetë Sokol Poga, tregohet se ai dhe 21 oficer e nënoficer të tjerë, transportuan materiale për UÇK-ës, deri në ditët e para të Dhjetorit 1998, por si pjesë përbërse e ushtrisë Shqiptare dhe jo e UÇK-ës, duke u paguar me lista pagese nga shteti Shqiptar Në fund të muajit Nëntor 1998, e ndërprenë furnizimin dhe kur UÇK-ës kish nevojë për oficerë, ata nuk u rreshtuan në rradhët e UÇK-ës, por u mënjanuan në heshtje. I pari vetë Sokol Poga, i cili u rradhit në strukturën e SHISH-it, si N/Kryetar i SHISH i rrethit të Durrësit, deri në mbarim të luftës së Kosovës dhe pas sajë. Për këtë egzistojnë listë pagesat, që vërtetojnë qënjen e tij në strukturat Shtetërore të SHISH-it, si oficer i Shtetit Shqiptar. Se cilat janë përfitimet e Sokol Pogës nga ajo luftë, le ti qartësojë ai vetë, me vilën e ngritur prej tij, në bredetin e Durrësit, ndërtim i cili kuptohet, se nuk mund të bëhet me rrogën e thjeshtë të një nëpunësi të SHISH-it.    
   I njëjti qëndrim u mbajt dhe kundër disa kolltukofagëve të kuvendit e karrikexhijve shtetëror, që e pretendojnë veten për veteran të UÇK-ës, në një kohë kur, jo vetëm që nuk janë rreshtuar brënda formacioneve të sajë, por në të kundërtë, duke preferuar rehatllikun dhe rrogat e majme, pas ngjarjeve të vitit 1997, u inkuadruan brënda strukturës organizative shtetërore, në detyra të ndryshme profesionale e politike. Të njëjtin qëndrim, SHVL e UÇK-ës mbajti dhe ndaj disa oficerëve, që stërvitën luftëtar të ndryshëm të UÇK-ës, në disa qëndra stërvitore, të ngritura enkas për këtë qëllim nga vetë UÇK-ës. Këta pseudo luftëtar, duke dalë tani në ekranet televizive, ashtu të bashkuar ngushtësisht me fallcifikatoren Maleçka, po pretendojnë se kanë bërë namin në atë luftë. SHVL e UÇK-ës u thotë këtyre oficerve, se nuk mjafton ajo stërvitje, që ju e kryet me urdhër të shtetit Shqiptar, por duhej të kishit shkuar në luftë ashtu si shkuan, ushtarakët që zhvilluan stërvitje me trupën e përgatitën shtabet si, Agim Sallaku, Dritan Dyrmishaj, Ermir Begaj e të tjerë, që ndërprenë detyrat e tyre në ushtrinë Shqiptare dhe shkuan aty ku i caktoi udhëheqja e UÇKës, për të të drejtuar veprimet luftarake. Përjashtimi i juaj si pretendues i atyre stërvitjeve dhe i pushtetarëve kolltukofag nga ato lista,  bëhet në përputhje të plotë me Nenin 3 paragrafi 1.9 të ligjit për vlerat e luftës,  ku thuhet se “Veterani UÇK-ës është qytetari i Kosovës dhe shtetas i huaj, i cili është rradhitur në rradhët e UÇK-ës dhe është rregjistruar si luftëtar, nga komandat, (shtabet e Zonave Operative të UÇK-ës), përkatësisht nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-ës, gjatë periudhës 1977-1999”. Ky nen përjashton të gjithë ata, që nuk janë rreshtuar në rradhët e formacioneve të UÇK-ës dhe ata që kanë ndërprerë lidhjet me UÇK-ës e janë larguar para 21 Qershorit 1999. SHVL e UÇK-ës Tiranë mendon, se marrja e masave nga ana e Qeverisë të Kosovës, për plotësimin e formularve nën mbikqyrjen e Komisionit të krijuar për këtë qëllim, është një hap vendimtar, për tu prerë rrugën falcifikatorve të historisë, të cilët duke fabrikuar fakte e argumente të rremë, shtrëmbërojnë realitetin e atyre luftrave, në mënyrë të qëllimshme, për të përfituar padrejtësisht statusin e veteranit. Shteti i Kosovës udhëzoi e vuri detyra për verifikimin dhe njëherë të këtyre ish luftëtarve dhe SHVL e UÇK-ës Tiranë, e kreu këtë detyrë ashtu si dje në luftë, duke i qëndruar besnik idealit të atyre trimave, që ranë fli për këto troje Shqiptare.
   Bashkëngitur informacionin, SHVL e UÇK-ës Tiranë ka dërguar dhe disa dokumente, që vërtetojnë veprimet fallcifikative të indivdve të sipër pëmëndur, të cilat janë nxjerë nga arshivat e UÇK-ës, TMK-ës dhe ajo e SHVL e UÇKës, ku saktësohen mashtrimet e kryera nga këta individ, për të përfituar statusin e veteranit të saj lufte. SHVL e UÇK-ës Tiranë, duke u distancuar nga veprimet poshtëruese të Sokol Pogës, Gjon Lleshit, mëndësive fyese të zyrtarit Faik Fazlliu të sajuar si invalid në pas luftë, bajraktarve  Muarrem Xhemalit  e Smajl Elezi të OVL të UÇK-ës Prishtinë, kërkon nga Qeveria e Kosovës, të zbatohet vullneti i 186 luftëtarve të ardhur vullnetar në luftë për çlirimin e Kosovës dhe trojeve të tjera etnike Shqiptare, në përputhje të plotë me dokumentet e miratuara nga Gjykata e rrethit Tiranë, e cila me vendim Nr.1713 Dt.19 Qershor 2009, u njohu këtyre luftëtarve të drejtën, për tu inkuadruar në shoqatën e tyre të luftës. Ne jemi  zotër të vetes tonë dhe nuk kemi nevojë për menaxher të Beogradit misterioz si Sokol Poga e Gjon Lleshi, për të vërtetuar pjesëmarrjen tonë në ato luftra. Ata që kërkojnë mendimin e këtyre individëve, nuk bëjnë gjë tjetër, veçse çojnë ujë në mullirin Serb. Ne jemi e do mbetemi pjesë e pandarë e atyre ushtrive çlirimtare dhe nuk kemi nevojë për dallaverexhinjtë e rrugëve të Tiranës e Durrësit, për të zgjidhur të drejtat tona. Ato, nuk mund të shkelen me këmbë nga individë të korruptuar karrjeristë, intrigantë, mashtrues e të pa moralshëm, të cilët me veprimet e tyre spekullative që po kryejnë, po poshtërojnë gjakun e të rënëve të atyre luftrave çlirimtare.       
      
                                              PËR KRYESINË E SHVL TË UÇK TIRANË
                         ZV/KRYETARI                       KRYETARI                           SEKRETARI
                           Rabije Goxha                          Spiro Butka                          Ymer Coka

Shënim:
Materiali është nënshkruar nga tre drejtuesit  e kryesisë të SHVL të UÇK-ës Tiranë dhe gjëndet në arshivat përkatëse të Parlamentit, Qeverisë, dhe Shoqatave të pas luftes të UÇK-ës.

06 November 2013

Karrieristi disfatist Dilaver Goxhaj - reagim i ish- luftëtarëve të UÇK-së.




LUFTA E UÇK-ës MIDIS NIHILIZMIT DHE KARRJERIZMIT DISFATIST TË DILAVER GOXHËS ALIAS JOVAN BREGU
  
    Kosova fitoi pavarësinë e vetë, por Beogradi nuk po heq dorë nga lufta e tij të padukëshme, për të destabilizuar shtetin më të ri të Europës në bashkim e sipër. Presioni politik dhe propaganda mediatike, janë dy rrugët kryesore, me anën e të cilave ai po përpiqet, për të aritur synimet e veta. Sidomos gjatë situatave delikate të zhvillimeve politike brënda dhe jashtë Kosovës, në prag të zgjedhjeve dhe fushatave elektorale, si në rastin konkret të kësaj vere të nxehtë, ku EULEX-i ashtu heshtazi e ndihmoi atë, duke arrestuar disa luftëtar të UÇK-ës të ZO të Drenicës. Agjentura Serbe, duke i kombinuar veprimet e sajë, me arrestimet e krerëve të UÇK-ës nga EULEX-i, në prag të zgjedhjeve vendore, hodhi në veprim pseudo analistë e gazetar të tipit Lubonja, Idrizi, Matoshi, Mushkolaj e të tjerë, të cilët i udhëzoi që të sulmojnë dhe akuzojnë  drejtuesit e lartë të UÇK-ës, për të njollosur vlerat luftarake të asaj lufte çlirimtare, që solli fitoren në Kosovë. Luftëttarët UÇK-ës, mbështetur në përvojën e fituar dje në luftë e sot në paqe, i përcollën shkrimet e këtyre mostrave Serbo-Sllave dhe në 8 Gusht 2013, u dhanë përgjigjen e duhur akuzave provokative dhe fyese të tyre, nëpërmjet faqes të internetit “pashtriku.org” dhe “Ora e Shqipnisë” me artikullin “Organizatorët, udhëheqësit dhe drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përballë tentakulave të oktapodit Serbo-Sllav”, artikull që gazeta Dita Online, e paraqiti në versionin e vet “Mbi akuzat për UÇK-ës -ës “. Në brëndësinë e këtij shkrimi analitik, u përfshi dhe Dilaver Goxhaj, një ish oficer i ushtrisë Shqiptare i liruar për thyerje të rënda disiplinore. E theksuam shkarkimin nga detyra dhe lirimin e tij nga ajo ushtri, në vitin 1994 me urdhër të veçantë të MM të asaj kohe, sepse ky kameleon i thekur pas ngjyrave politike, vazhdon të matet me hijen e mëngjezit, detyrën e shefit të katedrës të AKA dhe gradën e Kolonelit, në një kohë kur dihet, që urdhri i lirimit i mësipërm, atë e përcjellë me dokumentacionin e duhur në detyrën e komandantit të baterisë dhe gradën kapiten. Nisur nga kjo gjëndje, ish luftëtarët e asaj ushtrie çlirimtare dhanë mendimet e tyre, për ato turbullira që ka ky demagog i rafinuar, në trurin e vet të hallakatur. Ata, duke analizuar çoroditjet mendore të këtij të sëmuri mendor nga deliri i madhështisë, i dhanë  përgjigjen e duhur të shoqëruar me argumente konkrete, për akuzat që ngriti kundër Xhavit Halitit e Ramush Haradinaj. Por me që ky kondrapedal, vazhdon të këmbëngulë përsëri me idiotësinë e vet, me shkrime e intervista të pa skrupullta, do ti tregojmë paksa opinionit publik, se cili është në të vërtetë problematiku i këtyre shkarravinave. Nuk do përsërisim mangësitë që ka ai në tru, sepse ato ja kemi theksuar disa herë, si në faqen ekskluzive të “Agjensisë të Pavarur të Lajmeve Kosova Press” dhe në faqen “epopeja.org” në Kosovë me titullin “Operacioni Shigjeta dhe fantazia karrieriste e Dilaver Goxhaj alias Jovan Bregu”, ku çdo njeri mund ti lexojë, për tu njohur nga afër me problemet që ka ky i marrëzuar pas unit theksuar karrierist. Gjatë analizës që bëmë, për akuzat që ngre kundër Xhavit Halitit dhe përgojimin e Ramush Haradinaj, e përballëm ngatërrestarin Dilaver Goxhaj, me “disfatizmin dilaverian”, që ai kërkon të njollosë drejtuesit e kësaj lufte, duke e ballafaquar  me  intervistën e dhënë nga ana tij në datën 20 dhe 21 Gusht 2000, ku vetë Dilaveri me gojën e vet, i mohon UÇK-ës betejat e zhvilluara dhe operacionin “Shigjeta”, duke fyer rëndë atë ushtri legjendare dhe luftëtarët e sajë.
I gjëndur  përballë këtyre fakteve të vërteta, Dilaver Goxhaj u lidh përsëri me të njëjtin gazetar që e intervistoi para 12 viteve  dhe nga data 29 Gusht deri 21 Shtator 20013, dha një inervistë të stërgjatur, ku krahas injorancës profesionale, nuk mungoi dhe masakrimi që i shkakton historisë të asaj luftë çlirimtare të zhvilluar me aqë gjak e sakrifica nga Shqiptarët e Kosovës martire. Dhe jo vetëm luftës  së UÇK-ës, por këtë herë ky sharlatan shkon dhe më tej, në thellësi të historisë luftarake kombëtare dhe me paturpësinë e vet, i mohon Luftës Nacional Çlirimtare të popullit Shqiptar, betejat e zhvilluara nga U.Ç.Shqiptare, gjatë luftës së dytë Botërore, për çlirimin e vendit nga okupatorët nazi-fashist. Gjatë kësaj interviste, ashtu si dhe më parë, Dilaver Goxhaj, duke u inkuadruar në rrolin e Jovan Bregut e glorifikon veten në mënyrë të atillë, për ti dhënë të kuptojë popullit tonë , se “unë jam ai që u dhashë mëndje Shqiptarve të Kosovës, për të zhvilluar atë luftë”. Është e drejtë e tij të fantazojë dhe të shkruajë për hamëndësira karrjeriste, që ai ka brënda atij truri të hallakatur, por luftëtarët e asaj ushtrie çlirimtare, nuk do lejojnë që ai të transformojë zhvillimet e asaj lufte, duke i trukuar ato sipas interesave të veta, për të përfituar kapital politik brënda historisë kombëtare. Duke e analizuar intervistën provokative të këtij ëndërrimtari somnambul, nuk do të biem në batakun e ndyrë, ku është futur ai, por do ta ballafaqojmë këtë demagog me marrëzitë e tij gjatë dhe pas asaj lufte çlirlmtare. E nis intervistën e vet me ato pyetje e ato shpjegime të deklaruara si dhe 12 vite të shkuara, në 20 dhe 21 gusht të vitit 2000, pa hequr dorë nga ideja e tij për të përfituar një magazinë historike si Jovan Bregu i Ruzhdi Pulahës, brënda luftës së Kosovës, ku si gjithmonë duke shtruar pyetje, jep përgjigje të koklavitura e kontradiktore, që bien ndesh me ndodhitë e asaj lufte. Është e vërtetë, që Dilaver Goxhaj mori pjesë në luftë për çlirimin e Kosovës, por jo ashtu si gënjen e mashtron ai, kur tregon se është lidhur me UÇK-ës në Shtator të vitit 1998. Realiteti i asaj kohe, vërteton të kundërtën e deklarimeve të tij në këtë intervistë. Ai u lidh me UÇK-ës, në muajin Mars 1999, nëpërmjet një luftëtari të UÇK-ës nga një koleg i vet, që e kishte punësuar Dilaverin si puntor ngarkim shkarkimi, në firmën që ai menaxhonte. Dilaver Goxhaj ashtu si gjithmonë, duke prallisur për patriotizmin e tij, sajon histori të paqëna për idealin kombëtar që e ka shtyrë, për të shkuar në luftë për çlirimin e Kosovës. Por dhe ky motiv pretendues i tij, bie poshtë, sepse që në takimin e parë të bërë midis përfaqësuesit të UÇK-ës, është mercenari Dilaver Goxhaj, ai që kushtëzon luftëtarin e UÇK-ës “Se pa njëmijë Marka në muaj, nuk vij në luftën e Kosovës.” Dhe nuk i kërkoi këto vetëm për vete, por dhe për të birin e tij Dritanin, i cili në atë kohë dhe më pas, jo vetëm që nuk kishte asnjë lidhje me UÇK-ës, por dënimi i tij i mëvonshëm nga shteti Shqiptar, për veprimtari diversive kombëtare, tregon se ai ishte lidhur me agjentura të ndryshme, të instaluara në vendin tonë, pas trazirave popullore të vitit 1997 dhe që pas daljes nga burgu, ato e shpërblyen duke i dhënë azil politik.
   E vërtetë është dhe qenja e  tij  në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-ës, por përsëri jo në atë detyrë që pretendon ai si Zv/Shef i Shefit të Shtabit të Përgjitshëm, apo ndihmës e  ndonjëherë dhe si Zv/Komandant  i UÇK-ës, i prezantuar vetë dhe nga gazetari intervistues, por si oficer i thjeshtë për shtypin deri në 20 shtator 1999, ditën kur UÇK-ës u transformua në TMK-ës. Më pas në vitin 2000, ai u emërua kujdestar i klasave në Akademinë e Mbrojtjes Prishtinë, detyrë që e refuzoi, duke u larguar përfundimisht nga ato trupa mbrojtëse. Kjo vërtetohet nga përbërja e strukturës organizative të UÇK-ës, e cila sipas referencave të dy ish Shefave të SH.P. të UÇK-ës, Bislim Zyrapit deri në 20 Prill 1999 dhe Agim Çekut pas kësaj date deri në 20 Shtator 1999, nuk ka patur Zv/Shef Shtabi të SHP të UÇK-ës. Emërimi i tij në detyrën e oficerit për shtypin  në SHP të UÇK-ës, ruhet  dhe këto ditë nga arshiva e UÇK-ës e pas luftës dhe nga ajo e TMK-ës me numër regjistri 34 e Nr. prot. 25  me datë arshivimi 22.11.2005 dhe gjëndet sot në FSK-ës e shoqatat e pas luftës të dala nga UÇK-ës në Prishtinë dhe Tiranë. Mirpo Dilaveri i thekur pas një magazine historike si Jovan Bregu, vazhdon me atë fantazinë karrieriste të tij dhe sot e kësaj dite, fantazi të cilën e sajoi që në momentin kur u nis për në Kosovë. Këtë ai e thekson në librin autobiografik “Një Kolonel midis Tiranës e Prishtinës”, të shkruar nga Ylli Polovina, “se më zgjodhën gjatë rrugës duke ardhur për në Kosovë, si Zv/Shef të SHP të UÇK-ës” dhe po në atë libër pranon, se ishin po ata që e përzgjodhën, të cilët e harruan të mbyllur në garazhin e një Shqiptari të Maqedonisë.
   Duke qënë oficer në SH.P të UÇK-ës, makutëria karrieriste e kultivuar në vite brënda shpirtit tij të vogël, e nxiti të tejkalojë kufijtë e etikës morale e njerëzore në atë shtab, ku kreu  veprime të rëndomta, duke u rrahur me grushta si rrugaç me S.V., veprim të cilin nuk e kish të parin, pasi e kish kryer më parë dhe në ushtrinë Shqiptare. Hap pas hapi, duke shfrytëzuar  pakënaqësit e atyre që luanin futboll kur luftonte Adem Jashari, Dilaver Goxhaj nëpërmjet intrigave të ndërthurura në emër të luftës, bëri të pamundurën, për të errësuar figurën e ish Shefit të SHP të UÇk-ës Bislim Zyrapi, në mënyrë që ti zinte vendin, dhe kur e pa që ai u zëvëndësua nga Agim Çeku, i përsëriti këto veprime dhe kundër këtij të fundit, por i ngeci sharra në gozhdë. Për të qënë i vetmi oficer i Tiranës në SHP të UÇK-ës, lëvizi të gjithë gurët, për të larguar Bardhyl Tahirin nga ai shtab i UÇK-ës, duke e degdisur atë në Drenicë. Karrjerizmi i Dilaver Goxhës si oficer i këtij shtabi, shkon më tej, duke i shkruar letër në emër të SHP të UÇK-ës, Komandantit të Aleancës Atlatike Gjeneralit Uesli Klark, pa vënë në dijeni Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të U.ÇK-ës. Në vazhdimësi të intervistës, Dilaveri prralis se është i vetmi që rri pa gjumë me netë të tëra, ndërsa të tjerët flejnë ku të munden, pa e vrarë mëndjen për ndodhitë e asaj lufte. E vërteta vonon por nuk harron. Në një nga këto netë, Dilaver Goxhaj zbatoi një detyrë, që i kishin ngarkuar ustallarët e padukshëm dhe ashtu fshehtazi, i telefonoi të birit në Tiranë, për të lajmëruar “X-in”, që të mos shkonte në vendin e caktuar, se i ishte organizuar pritë, si tradhtar i UÇK-ës. Dilaveri kujton se luftëtarët e atij shtab flinin, por vigjilenca e tyre ishte bërë pjesë e pandarë e jetës në male dhe si e tillë, sot e kaluara shpalos para këtij opinoni të vërtetën e hidhur të asaj pabesie, të kryer nga ky Dilaver, që na shetë përralla në këtë intervistë.    
    Në intervistën e nisur në 29 gusht 2013, Dilaver Goxhaj paraqet dukshëm kurikulium e vet, ku midis gënjeshtrave e mashtrimeve, trumbeton se në vitin 1999, “e kërkon SHP i UÇK-ës”  dhe ai shkoi vullnetar, në një kohë kur më sipër u vërtetua, se si u lidh ai me atë ushtri në Mars 1999 dhe kërkesën që i parashtroi përfaqësuesit të sajë në hotel Rogner për 1000 marka. Faktet tregojnë se atë nuk e kërkoi UÇK-ës, por ishte kolegu i vet, ai që i propozoi për të shkuar në Kosovë. Nga fundi i atij kurikuliumi, Dilaveri vazhdon me gënjeshtrat e tij, se në pas luftë e emëruan Shef të kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes  të QPK-ës Azem Sylës. Një njeri që nuk njeh realitetin e ndodhur dhe vetë Dilaverin, i beson dhe i merrë të mirëqëna deklarimet e tij. Por e vërteta flet krejt ndryshe  dhe  realiteti i asaj kohe, duke qënë i  pranishëm dhe në ditët e sotme, tregon se është pikërisht Spiro Butka, një ish oficer i ushtrisë Shqiptare në luftë Zv/Komandant i operacionit “Shigjeta”, i cili nisur nga njohja dhe marrëdhënjet e mira që kish me ish Komandantin e UÇK-ës, Azem Sylën atë kohë Ministër i Mrojtjes, i propozonë Ministrit të Mbrojtjes, që të punësojë Dilaverin në atë detyrë, sepse kish ngelur familjarisht pa asnjë të ardhur financiare. Mirpo këtë mirësi të Spiro Butkës, Dilaver Goxhaj e shpërbleu me thashetheme intriguese e poshtëruese brënda aparatit të MM, duke arritur deri atje sa përhapi fjalë se Spiro Butka nuk është Shqiptar por Rumun, dhe të tjera për organizimin e drejtimin e operacionit “Shigjeta”, ku indirekt godiste Bislim Zyrapin si Komandant i atij operacioni. U desh ndërhyrja e Fatmir Limës dhe Bislim Zyrapi si Zëvëndës e Ndihmës të Ministrit të Mbrojtjes, të cilët pasi morën takim dhe u  konsultuan për këto intrigime me MM Azem Sylën, sqaruan pjestarët e atij dikasteri ministror, duke i treguar vendin intrigantit problematik e të pandreqshëm Dilaver Goxhaj.  
   Marrëzitë e Dilaver Goxhës nuk kanë të sosur dhe për ti treguar ato duhet një natë dimri, por ne do të ndalemi paksa mbi “zotësitë këtij gjeniu”, gjatë punës në atë dikaster të mbrojtjes të Kosovës. Me fillimin e punës si ministri, kuptohet që vëtë dikasteri dhe  departamentet u vunë në lëvizje për planet përkatëse sektorial dhe atë dikasterial. Që nga takimi i muajit të parë të paraqitjes të planeve, doli në dukje niveli i ulët i Dilaver Goxhës, i cili paraqiti për dikasterin ministror një plan mujor as plotësisht një faqe dhe me përmbajtje skandaloze, dukuri kjo që nuk mund të gjëndej veçse te një oficer i rangjeve të ulta, komandant baterie e poshtë. Ish Ministri i Mbrojtjes i asaj kohe, u step paksa dhe shkarazi e anash kaloi, duke thirrur më pas në zyrën e tij Bislim Zyrapin dhe Spiro Butkën, për të realizuar përfundimisht planin mujor të MM. Kështu që dhe pse Dilaveri ishte shef kabineti i atij dikasteri dhe paguhej për atë detyrë, barrën për planet e muajve pasardhës e mbajtën Ndihmës Ministri Mbrojtjes Bislim Zyrapi dhe Spiro Butka, si drejtues për politikën e mbrojtjes. Ndoshta ndonjërit këto gjëra i duken të vogla e të thjeshta, por e vërteta duhet thënë ashtu si është, sepse mbi bazën e tyre ndërtohet historia më pas, e cila do mbështetet pikërisht në  dokumentet që janë arshivuar nga ajo ministri. Në këtë dikaster qëndror të QPK-ës, nuk mungojnë skandalet e kryera nga i liruari i ushtrisë Shqipëtare si  komandant  baterie, Kapiten Dilaver Goxhaj, ku duke shfrytëzuar detyrën që kryente si  shef kabineti, fallcifikoi firmën e MM Azem Syla, për të paisur djalin e vet Dritanin, me vërtetim për pjesëmarrje në luftë dhe armë luftarake.
   Këto ishin disa nga nga paudhësitë e njohura të Dilaver Goxhës gjatë dhe pas luftës në Kosovë, të cilat i theksuam në mënyrë të qëllimëshme, për tu njohur nga afër  luftëtarët, dashamirësit e asaj lufte dhe populli Shqiptar, me zullumet e këtij rrenegati të degjeneruar politik, të inkuadruar nga kush e di se nga kush, në rradhët e asaj ushtrie legjendare. Objekt i këtij shkrimi, nuk janë vetëm veset e pështira të këtij mashtruesi ordiner, por më tepër se çdo gjë tjetër, shqetësohemi për pikëpamjet nihiliste e disfatiste të paraqitura më parë dhe që në intervistën e fundit, i mbron duke i ilustruar me akuzat e ngritura  kundër të tjerve me djallëzitë e veta për të dalë si njeriu më i ditur i të gjitha kohrave e fushave studimore. Nuk është hera e parë, që ky rrufjan i shitur e i blerë brënda tregut grotesk të politikës të padukëshme, del në sipërfaqe dhe ashtu si një kritzer i sëmur, sulmon UÇK-ës dhe drejtuesit e sajë fillimisht me aludime indirekte, ndërsa më vonë gradualisht, del dhe hapur si në rastin konkret kundër Hashim Thaçit, Azem Sylës, Xhavit Halitit e Ramush Haradinaj. Fillesën e kësaj ogurzie, karrjeristi i sëmurë nga deliri i madhështisë, e nisi në 21 Prill 2000, në gazetën “Rilindja” me artikullin “Ku shkoi pjesa dërmuese e luftëtarve të UÇK-ës”, ku i thekuri për një magazinë historike brënda asaj lufte, duke treguar “dhimbje” për luftëtarët e UÇK-ës, që po largoheshin nga TMK-ës, me filozofinë profane në shkrimin e vet, nxit urrejtjen dhe kundërvënjen e luftëtarve ndaj ish drejtuesve të UÇK-ës. Më tej profeti i parashikimeve të kaluarës e të ardhmes, duke aluduar për politikat e ndjekura nga ish udhëheqësit e drejtuesit e UÇK-ës, e vë veten në rol të gjeniut intelektual dhe porosit për kujdesin, që duhet treguar për efektivat e ndikuar moralisht. Në vazhdim të këtij shkrimi, ëndërruesi për postin e Zv/Shefit të SH.P. të UÇK-ës, në pas luftë duke e kthyer veten në mendimtar të math, porositë që “politikanët e dalë nga UÇK-ës, duhet të ruhen nga vetëkënaqësia” dhe për të shpëtuar nga kjo, “duhet të marrin këshilltar të njohur”, duke nënkuptuar vetë Dilaverin. Me të njëjtën mënyrë shkruan Dilaveri dhe  në librin “Rruga që më çoi në UÇK-ës” dhe  atë “Një kolonel midis Tiranës e Prishtinës”, ku pa hequr dorë nga mendimet ogurzeza, nënvleftëson dhe injoron udhëheqjen politike, sistemin e komandimit e të drejtimit të UÇK-ës, logjistikën dhe mjetet financiare, duke aluduar indirekt për Hashim Thaçin si udhëheqës politik i UÇK-ës, Azem Sylën si Komandant i UÇK-ës, Bislim Zyrapin si Shef i SHP të UÇK-ës, dhe Xhavit Halitin e Adem Grabovcin si drejtues të logjistikës e mjeteve financiare në atë luftë çlirimtare. Si në njërin dhe në tjetrin libër sugjeron, “se nuk është pyetur e marrë mendimi i tij, për një sërë problemesh të rëndësishme, ku për pasojë ka ardhur dhe dështimi”.
  Në pas luftë, fill pas mbarimit të sajë, nga drejtues e luftëtar të ndryshëm, u dhanë mendime analitike, për aksionet e ndërmarra gjatë luftës së UÇK-ës, betejat e zhvilluara prej sajë dhe për operacionin “Shigjeta”. Për këtë të fundit u shkrua në Revistën “Zëri” të Prishtinës Nr.3927 datë 27 Maj 2000, ku Bislim Zyrapi i intervistuar si komandant i operacionit dhe Spiro Butka si zv/komandant dhanë mendimet e tyre, për këtë veprim luftarak frontal të UÇK-ës. Dilaver Goxhës nuk ju durua, por fill pas këtyre shkrimeve, nisi të psallë në glorifikim të vetes, duke folur si zëvendës i Shefit të SHP të UÇK-ës.  Se si e ëndërron veten ky marifetçi i fantazive karrjeriste, është punë e tij, por luftëtarët e asaj lufte shqetësohen për mendimet aventureske, që hodhi në ato vite ky megalloman në tregun gazetaresk, në dëm të UÇK-ës dhe historisë  të sajë. Kështu, në 20 dhe 21 gusht të vitit 2000, gazetari i gazetës  “Shekulli” e Tiranës, nisur nga rrëfimi i vetë Dilaver Goxhës, e propagandon atë si ”Njeriun e Tiranës në krye të UÇK-ës”, duke theksuar se “ai së bashku me të birin, dhanë gjithçka për luftën” dhe në sajë të këtij aktiviteti sipas gazetarit, “arriti të bëhej Zëvëndës Komandant i Përgjithshëm i UÇK-ës”.
Luftëtarve të UÇK-ës, nuk u  interesojnë aspak fantazirat e tij karrieriste, por shqetësohen së tepërmi për deklarimet e tij të turpëshme, ku ai “si njëri nga të mëdhejtë e UÇK-ës”, arrin të nënvleftësojë dhe për më tepër të injorojë luftën madhështore të UÇK-ës, gjatë realizimit të Epopesë së Lavdishme nga ana e sajë. Kjo vërtetohet nga përgjigja  që i jep gazetarit për pyetjen vetë Dilaveri në 20 dhe 21 gusht të vitit 2000, “Në sa beteja keni marrë pjesë dhe mbresat tuaja të pa harruara”? Ëndëruesi karrjerist, duke ecur bashkërisht me ndjenjat e tij tepër të errëta, arin deri atje sa gjatë përgjigjes rëndon dhe ofendon së tepërmi haptazi UÇK-ës, udhëheqjen e SHP  të sajë, duke thënë se, “së pari duhet të korigjojmë një lapsus tuajin. UÇk-ës nuk zhvilloi asnjë betejë, pasi në termologjinë ushtarake me fjalën betejë, nënkuptohet pjesmarrja në luftim e një sasie shumë të madhe forcash, divizion e lart me të gjitha llojet e armëve. Me këtë dua të them, se UÇK-ës ka zhvilluar vetëm luftime, si dhe planizoi e organizoi një operacion të emërtuar Shigjeta, por që në praktikë, nuk mundi të arrinte përmasat e një operacioni, si rrjedhojë e disa faktorëve objektivë, të cilat janë objekt studimi i analistëve e studiusve ushtarak”. Këtë deklarim monstruoz të tij, e ballafaquam me akuzat paradoksale që ngre ky profan kundër Xhavit Halitit dhe përgojimit të Ramush Haradinaj, në 8 Gusht 2013, duke i treguar disfatizmin që ai paraqet në opsionet e veta taktike, operative dhe strategjike për luftën e Kosovës, gjë që e kemi bërë të njohur disa herë  në mediat e Prishtinës. Por me që ky shkrim i radhës i luftëtarve të UÇK-ës, doli fillimisht në Tiranë në gazetën “Dita Online” dhe u përhap si rrufe në disa faqe interneti, Dilaverit i hynë grenxat në vend të lig dhe menjëherë kërkoi ndihmën e gazetarit, për të ndrequr atë që kishte qorrollisur 12 vite më parë.
    Kështu pa u ndjerë ky enigmatik, del atje ku i dhembë e i djegë dhe në 29 Gusht 2013 me anën  gazetarit intervistues shtron të njëjtën pyetje si 12 vite më parë në 20 Gusht të vitit 2000, “Në sa beteja kini marrë pjesë, mbresat tuaja të pa harruara?”. Dilaver Goxhaj, duke i bërë bisht përgjigjes disfatiste të vitit 2000, tenton të lajë fekalen që ka bërë me urinën e vet, kur deklaron, se “këtë pyetje ma kanë bërë,  dhe në intervistën e parë që unë kam dhënë në Gushtin e vitit 2000. Dhe kam kthyer këtë përgjigje: “UÇK-ës, nuk ka zhvilluar beteja, pasi në termologjinë ushtarake me fjalën betejë, nënkuptohet pjesëmarrja në luftë e njësive të mëdha operative divizion e lart. UÇK-ës ka zhvilluar luftime, si dhe planëzoi e organizoi një operacion të emërtuar “Shigjeta”, por që në praktikë, nuk mundi të arrijë në përmasat e një operacioni gjë e cila kërkon një analizë më vete”. Kushdo mundet ti ballafaqojë të dy deklarimet e viteve të ndryshme, për të nxjerrë konkluzionet përkatëse, por kryesorja është, se që të dyja në thelb i mohojnë UÇK-ës zhvillimin e betejave luftarake nga ana e forcave të sajë. Dhe për të dalë nga bataku ku është futur, nisë e tjerë sofizma për elementet përbërës të luftës, për tu shitur para opinionit publik si “teoricien apo strateg i madh”, në një kohë kur dihet, se Dilaver Goxhaj ka mbaruar akademinë ushtarake por në fakultetin e AKA dhe jo fakultetin gjitharmësh, ku studiohen e praktikohen në rrugë mësimore e stërvitore format e ndryshme të luftimit, proçese këto që aliasi Dilo Jovan Bregut, vetëm sa për njohuri i janë dhënë disa informacione në atë fakultet, sepse lloji armës për të cilin është arsimuar ai, dihet dhe  njihet nga të gjithë ushtarakët e mirëfilltë, se sa kapacitete ka për të trajtuar ushtarakisht këto probleme. Mirpo Dilaveri vazhdon me të tijat dhe harron se duke shpjeguar me imtësi llojet e luftimeve, nuk po bën gjë tjetër veçse po i tregon arat babait.  
  Për të qënë real, me marrëzitë që deklaron ky i paudhë, do të ndalemi paksa për një problem tepër të rëndësishëm, që ka të bëjë me dinjitetin e popullit dhe atij kombëtar, të cilin në mënyrë meskine Dilaver Goxhaj kërkon ta shkelë me këmbë, për të dalë në sipërfaqe, si ndonjë gjeni i rrallë i strategjisë botërore. Opinioni publik Shqiptar i kudo ndodhur, në këtë intervistë dhe më parë, është njohur, me mohimin që u bënë betejave të UÇK-ës dhe jo vetëm asaj por dhe atyre LANÇ-re të zhvilluar gjatë luftës së Dytë Botërore kundër pushtuesve nazifashistë. Dhe për të justifikuar këtë palaçoizëm politik të tij, nis e shpjegon përkatësitë e termit luftarak të betejës, duke cituar thënje të ndryshme të historianve të njohur ushtarak, për të mbuluar djallëzitë e veta për disfatën, që kërkon të imponojë ushtrive çlirimtare të kombit tonë, brënda historive luftarake, që ato kanë zhvilluar në luftë kundër okupatorve për liri e pavarësi kombëtare. Ne e njohim shpjegimin që ky “teoricien” paraqet për kushtet e zhvillimit të një beteje dhe nuk ka nevojë të qartësojmë më tej këtë përcaktim, sepse ato i kemi studiuar më thellë se sa Dilaveri në fakultetet gjitharmëshe të akademive ushtarake përkatëse dhe i zbatuam në luftë bashkë me luftëtarët çlirimtar të UÇK-ës, pa asnjë hezitim, frikë  e ndrojtje ndaj kundërshtarit të shumtë që kishim përballë. Shqetësimi ynë për këtë rast, nuk qëndron në kategorizimin e betejave, por në mohimin që u bënë atyre ky rrufjan politik, gjatë zhvillimit të atyre luftrave çlirimtare nga populli Shqiptar në luftën e Kosovës dhe në atë të Dytë Botërore.
   Duke luajtur me termat dhe përcaktimet për llojet e luftimit, Dilaver Goxhaj, mohon dhe pranon  në të njëjtën kohë, se UÇK-ës nuk ka zhvilluar beteja luftarake, sepse UÇK-ës ishte ushtri guerile e nuk i kish kapacitetet e duhura, për të zhvilluar beteja të mirëfillta. I futur kokë e këmbë brenda llumit karrierist, ky handikap harron se UÇK-ës, pas ardhjes të Bislim Zyrapit e oficerve të tjerë nga frontet luftarak të Bosnjes e Kroacisë, në kohën kur vajti ky robot i kurdisur në luftë në marsin e vitit 1999, kish më shumë se një vit, që ishte ristrukturuar institucionalisht, nga skuadra si element fillestar taktik, deri SHP të UÇK-ës dhe respektivisht zhvillonte luftë partizane të mirëqënë dhe të suksesshme, me 7 zona luftarake brënda të cilave aktivizoheshin njëherazi 31 njësi taktike, të emërtuara për rrolin që luanin në atë luftë Brigada luftarake. Nisur nga kjo strukturë organizative e kohës së luftës, kur u paraqit dhe Dilaveri, ne po e ballafaqojmë këtë handikap, se me forcat, mjetet luftarake, resurset njerëzore dhe ato ekonomiko financiare, UÇK-ës zhvilloi betejat e sajë, si ajo e Prekazit në Drenicë, Rahovecit, Llapushnikut, Butakovës, Gollakut, Koshares, Pashtrikut e disa të tjera, të cilat në përshtatje me situatat e imponuara, i realizoi me sukses të plotë me forcat e veta dhe pas ndërhyrjes të NATO-s, bashkërisht me atë aleancë ndërkombëtare. Komandanti i baterisë  kundërajrore, duke i shpjeguar vetes pjesëmarrjen e forcave në betejë, ligësia që ka në shpirt e zëmër, nuk e lejon të pranojë se në Prekaz u zhvillua një betejë madhështore, jo vetëm kundër Jasharajve Legjendar të rrethuar nga 5800 forca Serbe të blinduara, mekanizuara e motorizuara, por dhe kundër katër njësive taktike, Br.111,112,113 dhe 114 të ZO të Drenicës, që bashkërisht luftuan dhe fituan, jo vetëm moralisht por dhe taktikisht, kundër atyre hordhive Serbe, që u tërhoqën me turp nga ajo masakër mizore e barbare, që kryen kundër një familje të vetme atdhetare e patriotike. Nëse, sipas këtij teoricieni që tjerë e thur sofizma nga më të pështirat, nuk do të quhet betejë kjo ngarje madhore, atëhere përse Beogradi solli dhe hodhi në veprim kundër Jasharajve 5800 forca të veshura me blind e hekur? Kjo është plotësisht e kjartë, për ata që arsyetojnë si ushtarakë të mirëfilltë, se përse Ushtria Serbe i hodhi në luftim ato forca. Jo vetëm për të sulmuar e azgjësuar Jasharajt e pamposhtur, por dhe për të mbrojtur forcat e veta nga sulmet e katër Brigadave të ZO të Drenicës, që ishin të lidhura ngushtazi me komandantin e tyre Legjendar Adem Jashari.
 Arsyetimi që përdorëm për argumentimin e betejës të Prekazit, është plotësisht i vlefshëm dhe për betejat tjera, të Rahovecit, Llapushnikut, Butakovës, Gollakut, Koshares, Pashtrikut e të tjerave në vazhdimësinë e asaj lufte çlirimtare, ku u ingranuan në luftime nga UÇK-ës më shumë se tre njësi taktike, Brigada luftarake për çdo betejë, kërkesa që i shtron Dilua i Jovan Bregut për zhvillimin e betejave. Për të përforcuar më tej mendimn tonë argumentues, theksojmë se me ndërhyrjen e NATOS, betejat e UÇK-ës, morën një pamje tjetër, më të sigurtë për fitore, sepse çdo veprim luftarak i UÇK-ës, tashmë ishte i kordinuar dhe mbështetej fuqimisht nga forcat ajrore të NATO-s. Këtë e konkretizojmë me betejën e Pashtrikut, ku nga UÇK-ës, morën pjesë rreth 6000 forca  të inkuadruara në katër drejtime taktike, pra Brigada luftarake si Br.128 etj, betejë e cila u realizua me shumë sukses, duke ngelur në historinë e asaj lufte si betejë vendimtare, që e detyroi ushtrinë Serbe, të ulej në tavolinën e kapitullimit në Kumanovë. Në këtë betejë madhështore, UÇK-ës u mbështet fuqimisht nga Forcat Ajrore të NATO-s dhe për të shuar kuriozitetin e Dilaver Goxhës, theksojmë se për 6 ditë rresht nga 20.06 deri 26.06.1999, aviacioni gjuajtës bombardues, me forcën e tij luftarake, kthehu në pluhur e hi, çdo element të mbrojtjes  të ushtrisë Serbe, duke krijuar kushte të favorshme për fillimin e sulmit nga UÇK-ës frontalisht nga kufiri Shqiptaro-Shqiptar, sulm i cili arriti suksesin duhur me thellësi deri në 10 km që në ditën e parë të luftimit. Gjatë sulmeve e bombardimeve ajrore dhe  zhvillimit të betejës  të Pashtrikut, ishte prezent në VK e drejtimit në krah të Bislim Zyrapit, Spiro Butkës e Shaban Misliut  një ekip i Aleancës Atlantike, të gjithë nga SHBA-ës,, të cilët gjatë raportimit të arritjeve, fluturonin nga gëzimi më shumë se ne antarët e atij shtabi operacional. Ata shoqëroheshin nga Shefi i SHISH të qarkut të Kuksit Ram Kuca, i cili me kohë ishte bërë pjesë e pandarë e veprimeve operacionale të emërtuar ”Shigjeta”. Shpjeguam me hollësi realizimin e betejave nga UÇK-ës gjatë luftës për çlirimi e Kosovës, për të sqaruar opinioni publik Shqiptar, për ngatërresat që paraqet andej e këtej dështaku i asaj lufte, Dilaver Goxhaj alias Jovan Bregu. Këto argumentime vlejnë për të hedhur poshtë dhe tezën tjetër të këtij nihilisti të zi, i cili  mohon zhvillimin e betejave të partizanve të LANÇ-re kundër bishës Nazifashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Megjithse jemi vazhdues të idealeve të atyre luftëtarve legjendar, rezervohemi paksa, sepse ata janë gjallë dhe besojmë se do ti përgjigjen ashtu si duhet këtij komandanti baterie. Duke u kërkuar ndjesë për ndërhyrjen tonë në historine tyre luftarake, theksojmë se i hallakaturi në mendime Dilaver Goxhaj, gabon shumë rëndë, kur u mohon 70 mijë partizanve të asaj lufte madhore, të rreshtuar në disa Korparmata, Divizione e dhjetra Brigada Sulmuese, zhvillimin e betejave si në rastin konkret të asaj për çlirimin e Tiranës, ku morën pjesë pesë brigata si njësi të mirëfillta luftarake taktike. Në vazhdimësi të argumentimeve tona, do të ndalemi paksa dhe për megallomaninë e Dilaver Goxhaj, i cili gjatë referimeve të tijë për termat e luftës, përmënd ushtarak të njohur nga vende të ndryshme të Botës, duke lënë në harresë kombin e vet Iliro Shqiptar, që  ka një histori luftarake më të pasur se ata që përmënd Dilua i Jovan Bregut.
     Nuk i mohojmë thënjet dhe përcaktimet e tyre, për llojet e ndryshme të luftimeve e luftrave, por para se tu referohet atyre, ne i themi Dilaver Goxhës, se ato nuk janë tabu dhe se çdo shtet, popull e komb, ka artin e vet luftarak, që e trashëgon nga lashtësia e largët, dhe mbi bazën e tij dhe të eksperiencës botërore, ndërton doktrinën e vet ushtarake. Edhe Shqiptarët, duke filluar që nga betejat detare Iliriane kundër Romakve, ato të Pirros në Itali në ndihmë të mbretit të Napolit, fushatat  e mëdha të Lekës së Madh nëpër Azinë e mesme, përballjet Iliro Shqiptare me kolonët pushtues të Sllavëve, arritën deri tek përplasja me hordhitë e pafund të perandorisë Osmane, ku një jehonë të madhe mori në arenën ndërkombëtare lufta 25 vjeçare e Gjergj Kastriot Skënderbeut, i cili edhe pse ushtria Turke ishte 2-3 herë më e madhe se forcat që ai zotëronte, nuk u mposht asnjëherë dhe gjatë periudhës së tij, zhvilloi disa beteja radhazi, të cilat i fitoi, duke e detyruar ushtrinë Turke të tërhiqet me turp drejt Stambollit. Luftëtarët e UÇK-ës i tregojmë Dilaverit të vogël në shpirt, se madhështia e Çezarit të Madh të Romës së Lashtë, nuk është vetëm se drejtoi legjionet e sajë, por se teorinë dhe praktikën për drejtimin e tyre, e përfitoi gjatë studimeve e përgatitjes si drejtues luftarak në Akademinë Ushtarake të Apollonisë Iliro Shqiptare. Historia e artit ushtarak Shqiptar nuk mbeti në vend, por u zhvillua më tej edhe pas luftës së dytë botërore, mori hov zhvillimi të dukshëm, ku ushtria Shqiptare, nëpërmjet stërvitjeve të ndryshme të shumëllojta, praktikoi e zbatoi të gjitha format e luftimeve dhe mbi bazën e të kaluarës dhe të tashmes, ndërtoi doktrinën e vet ushtarake, të cilën e zbatoi në vazhdimësi me gjeneralët e sajë të njohur  nga ushtria e populli Shqiptar, gjatë asaj lufte të ftohtë e antagoniste.
    Duke folur për luftën e Kosovës, Dilaver Goxhaj prrallis teorira sipas oreksit e për interesat e veta, për të diskretituar ish organizatorët, udhëheqësit, drejtuesit dhe komanduesit asaj ushtrie çlirimtare, për të ngritur mbi ata personalitetin e vet, në një kohë kur dihet, që me këtë kontrapedal, nuk u muar asnjeri nga drejtuesit  e asaj ushtrie. Kjo u vërtetua më tepër në pas luftë, ku Dilaveri rendëte rrugëve të Prishtinës, si humbameno, si rezultat i paudhësive që kish bërë gjatë luftës e që i vazhdonte dhe në paqe, me thashmethemet që thurte kafeneve të Prishtinës. Lufta e Kosovës ishte dhe mbeti në historinë tonë kombëtare, si lufta e popullit Shqiptar të asaj treve etnike, për liri, pavarësi e bashkim kombëtar. Qëllimi i saj ishte politik dhe jo ekonomik si pretendojnë disa teoricien të lindjes e perëndimit, të cilët përmes këtyre thënjeve çojnë ujin në mullirin e Beogradit. Ajo luftë u zhvillua në përputhje të plotë me parimet, kriteret dhe kërkesat artit luftarak bashkëkohor, duke kaluar në disa faza, në fllim në atë të thjeshtë, nga kjo në të përbërën dhe më pas në të ndërlikuarën. Me këtë duhet kuptuar, se nga Nëntori i vitit 1993, kur u formua SHP i UÇK-ës e deri në fund të vitit 1997, kur nisi ristrukturimi i sajë, ajo ushtri zhvilloi luftë guerile, ndërsa pas atij ristrukturimi e deri në 9 Prill 1999, UÇK-ës zhvilloi luftë partizane me front të pjesshëm e të përkohshëm. Nga 9 Prill 1999, ditën kur nisi sulmi në betejën e Koshares dhe deri 21 Qershor 1999, ditën kur u largua dhe ushtari i fundit Serb nga ajo tokë Shqiptare, UÇK-ës kaloi në luftë frontale me front të rregullt, jo vetëm me ato forca që sulmuan nga vija kufirit Shqiptaro-Shqiptar, por dhe brënda zonave operative të UÇK-ës në  krejt Kosovën, ku qëllimi ishte zgjerimi i teritorit zotërues, deri në çlirimin e plotë të Kosovës. Përsa i përket taktikave që u përdorën gjatë asaj lufte, të cilat citohen nga Dilaveri, nuk i mohojmë, por ato nuk janë pjellë e tij, por pjesë e veprimtarisë luftarake të planëzuar e realizuar, sipas ideve strategjike të udhëheqjes, komandimit e drejtimit luftarak të UÇK-ës, ku Dilaveri nuk bënte pjesë fare. Këto e të tjera fakte argumentues, tregojnë dhe flasin se zhvillimi i luftrave midis popujve, kombeve e shteteve të ndryshëm, nuk varen vetëm nga sasia numerike e ushtrisë dhe as nga potenciali ekonomike e ushtarak, por dhe nga qëllimi, motivi, morali, iniciativa, trimëria, guximi, përgatitja dhe zotërimi  i forcave luftarake për ti përdorur ato me kriter gjatë përballimit të situatave  luftarake që imponohen. Paturpësia e Dilaver Goxhës, arrin kulmin kur ky komandant baterie, duke folur për strategjinë e UÇK-ës thekson, se “UÇK-ës synonte që fitoren vendimtare ta arrinte, duke bërë largimin e armikut nga Kosova, pa bërë luftime serioze, e jo më të bëhej fjalë për beteja ushtarake.” Pas këtij përcaktimi nënvleftësues, që i bën UÇK-ës, Dilogogu i Golemit, duke vazhduar më tej me poshtërsitë e tij, fyen shumë rëndë UÇK-ës, duke e ofenduar së tepërmi, kur e krahasonë atë “si zegal apo murrjeli, një lloj mize e cila ushqehet, duke pickuar qetë e buajt nën bisht në vendin e jashtëqitjes”. Ky idiot i lindur, ose është katandisur, për tu futur pas hekurave të Shtimjes, ose të vihet para përgjegjësisë penale, për të treguar, se kush e nxit për të kryer këto fyerje e ofendime brutale, jashtë çdo etike njerëzore.
   Aventurizmi i Dilaver Goxhaj, përfshin brënda vetes gënjeshtra, intriga dhe mashtrime  të pa para në historinë e njerzimi. Kështu, duke folur në këtë intervistë, ky handikap sajon e thur skenar e situata të paqëna, të cilat si marifetçi që është, i rregullon dhe i vendos sipas interesit të vet, për të bindur opinionin publik, se ky qënka organizatori dhe drejtuesi kryesor i asaj ushtrie. Kështu, në vazhdim të intervistës për këto sajime, ai shkruan dhe për operacionin “Shigjeta”, duke aluduar, se autori për planëzimin, organizimin dhe drejtimin e atij operacioni është ai dhe vetëm ai. Për këtë sajon e përdor gënjeshtra nga më të ndryshme, të cilat bien ndesh me realitetin e ndodhur. Arrinë deri atje sa për emërimin e Bislim Zyrapit Ndihmës i Ministrit të Mbrojtjes dhe Komandant i operacionit “Shigjeta”, dhe zëvëndësimin e tij me Agim Çekun për detyrën e Shefit të SHP, u pyet dhe vendosi Dilaveri i Goxhajve. Dhe për ti vërtetuar këto thënje, sajon gënjështra se si manovron brënda atij Shtabi, ku e ndjekë nga pas Mustafë Gashi, i vënë qëllimisht si afije nga ana e Bislim Zyrapit. Nuk rri pa përfolur dhe luftëtarin e dy luftrave Nexhmedin Kastratin, si tezakun e Drinit, ku sipas Dilaver Goxhaj, nuk është i përshtatshëm për detyra të tjera të asaj lufte. Hamëmdësira dilaveriane që kuptohen lehtësisht përse sajohen, por si në të gjitha rastet e tjera dhe për këtë eveniment të rëndësishëm luftarak të UÇK-ës, do ta ballafaqojmë këtë sharlatan, me ecurinë e vërtetë të planëzimit, organizimit, drejtimit dhe zhvillimit të atij operacioni, strukturën e të cilit e hartoi ish Shefi Shtabit të Përgjithshëm të asaj kohe Bislim Zyrapi. Ky operacion filloi veprimet luftarake me betejën e Koshares në 9 Prill 1999 dhe i vazhdoi ato më tej me betejën e Pashtrikut nga 26 Maj 1999 deri 21 Qershor 1999. Për të lehtësuar dhe vetë Dilon nga ato hëmëndësi të turbullta, më poshtë po e njohim këtë Jago të këtyre kohrave moderne, me ata që kanë organizuar, planizuar, drejtuar e zhvilluar këtë operacion të UÇK-ës.
UDHËHEQJA E OPERACIONIT
-Kryetar i QPK-ës dhe Komandant i përgjithshëm i UÇK-ës Hashim Thaçi; -Ministër i Mbrojtjes i QPK-ës Azem Syla; -ZV/Ministër i Mbrojtjes i QPK-ës Fatmir Lima
KOMANDANTI DHE SHTABI I OPERACIONIT
-Shefi i SH.P të UÇK-ës dhe Komandant i operacionit “Shigjeta” Kolonel Bislim Zyrapi, i emëruar me urdhër të MM Azem Syla Nr.10 dt.01.04.1999; -ZV/Komandant dhe drejtues të shtabit operativ të operacionit “Shigjeta” Kolonel Spiro Butka, i emëruar me urdhër të MM Azem Syla Nr.10 dt.01.04.1999; -Ndihmës drejtues të Shtabit dhe operativës Shaban Misliu, i emëruar me urdhër të MM Azem Syla Nr.10 dt.01.04.1999; -Shef të ndjekjes të situatave dhe kordiator ndërmjet ZO Gramoz Kelmendi, i emëruar me urdhër të MM Azem Syla Nr.10 dt.01.04.1999; -Shef të organizimit dhe komunikimit të UÇK-ës dhe NATO-s Agron Haradinaj, i emëruar me urdhër të MM Azem Syla Nr.10 dt.01.04.1999; -Shef të logjistikës të operacionit “Shigjeta”, Major Mark Shala, i emëruar me urdhër të MM Azem Syla Nr.10 dt.01.04.1999; -Shef i armatimi dhe municionit Kapiten Shefki Avdullahu, i emëruar me urdhër të MM  Azem Syla Nr.10 dt.01.04.1999; -Shef i policisë ushtarake të operacionit “Shigjeta” Fadil Hoxha, i emëruar me urdhër të MM Azem Syla Nr.10 dt.01.04.1999.
Drejtimi Operativ NR.1
 -Komandant i drejtimit operativ Nr.1 Rustem Berisha; -Shefi i Shtabit Agim Ramadani; -Shef Operativ Adem Dahri, të emëruar me urdhër të MM Azem Syla Nr.11 dt.01.04.1999.
Drejtimi Operativ Nr.2
-Komandant i drejtimit Operativ Nr.2 Nexhmedin Kastrati;- Zv/Komandant i drejtimit operativ Nr.2 Musë Jashari; -Shefi shtabit i drejtimit Operativ Nr. Nexhip Hajdari; -Shefi Operativ Rifat Sulejmani; shefi i logjistikës Fadil Demiri, të emëruar me urdhër të MM Azem Syla Nr.12 dt.10.04.1999.
Emërimet për Drejtimet Taktike të Drejtimit Operativ Nr.2:
-Komandant i drejtimit taktik Nr.1 Uran rexhepi; -Komandant i drejtimit Taktik Nr.2 Bilal Syla; -Komandant i drejtimit taktik Nr.3 Ruzhdi Saramati i emëruar me urdhër të MM Nr.12 dt.10.04.1999; Zv/Komandant Dr.T.Nr.3 Elmi Bytyçi; Shefi shtabit dhe operativ Dr.T. Nr.3 Nazmi Pulaj, të emëruar me Urdhë të MM Azem Syla Nr.13 dt.17.05.1999; -Komandant i drejtimit taktik Nr.4 Hysni Syla i emëruar me urdhër të MM Nr.12 dt.10.04.1999; ZV/Komandant i Dr.T. Nr.4 Enver Rustemi; Shefi Shtabit dhe operativ i Dr.T.Nr.4 Gani Shehu, i emëruar me urdhër të MM Azem Syla Nr.14 dt.23.051999; - Për drejtimet taktike Nr.5 dhe Nr.6 të merren epror nga Z.O.
   Duke vazhduar në intervistën e tij për këtë operacion, ai deklaron me përgjegjësi, “se është i pari plan luftarak, i hartuar në mënyrë profesionale dhe me dokumentacinin e plotë”, duke përmëndur emrat e përpiluesve dhe emrin e tij e ka  vënë në krye si Jovan Bregu. E cilëson të parin, se më parë sipas tij UÇK-ës paska vepruar “shkel e shko” e me ardhjen e tij u vunë punët në vijë. Por në fakt, plani që ai e pretendon si të tij, ka vetëm 6 faqe tekstuale, pa vendim, pa urdhër luftarak, pa plan kordinimi veprimesh, pa kod bisedimesh dhe për më tepër, pa hartë ideje, vendimi, qëllimi, përbërje, dëndësi e raport forcash dhe detyra luftarake të preçizuara, gjë që vërteton, se është plotësisht pa dokumentacionin e nevojshëm, për drejtim e zhvillim. Dhe për të përvetësuar autorsinë atij plani, të cunguar, komandanti i baterisë kundrajrore, gënjen hapur  “se ai plan përfundoi më 17 Prill 1999 dhe në   përfshihet dhe lufta në Koshare”. Plani në fakt ka datën 31 Mars 1999 dhe lufta në Koshare nisi në 9 Prill e jo në datën 17 si gënjen Dilogogu i Goxhajve. Plani sipas tij “u hartua si plan tekstual, të bazuar në hartën e shkallës 1:50000 “, harta nuk është askund dhe u miratua nga një person që nuk ka qënë kurrë komandant i UÇK-ës. Në fund u firmos nga Bislim Zyrapi. Më poshtë  ai shkruan, “se në atë operacion morën pjesë 12000 vullnetar të ardhur në Shqipëri”, deklarim ky i kundërt me atë të Shefit të SHP të UÇK-ës Bislim Zyrapit për 6000 forca, si komandant i atij operacioni. Në asnjë shkrim për operacionin “Shigjeta”, si në atë të Bislim Zyrapit në revistën “Zëri” të Prishtinës dhe në artikullin analitik të Spiro Butkës, botuar në shtypin e Tiranës e Prishtinës,  nuk është mohuar ekzistenca e Planit tekstual të hartuar në SH.P. të UÇK-ës,  dhe një kopje e tij ekziston në dosjen e operacionit “Shigjeta”, por jo ashtu si gënjen e mashtron karrjeristi i sëmur Dilaver Goxhaj. Ai plan është me Nr.Prot.J-03/1 Datë 31.03.1999 dhe kopja e tij i është dorëzuar dorazi Spiro Butkës nga Xheladin Gashi, në një banesë në Krumë të Hasit, në prag të muajit Prill 1999. Ai u studjua me imtësi, për çdo fjalë e frazë të gjashtë faqeve të tij dhe u konkludua se ai plan tekstual, nuk zotëronte parametrat e nevojshëm, për organizimin, drejtimin dhe zhvillimin e një operacioni luftarak të përmasave si ai “Shigjeta”. Spiro Butka, nuk e mori përsipër zhvillimin e operacionit sipas atij projekti, sepse ai i shkaktonte disfatë UÇK-ës  dhe për këtë u kunsultua me Azem Sylën, në prezencë të Xheladin Gashi në Krumë. Aty u këmbëngul, që organizimi i operacionit të kryhej sipas projektit të hartuar e skicuar në rrugë akademike. Në vazhdimësi, ky mendim u diskutua më pas dhe me Bislim Zyrapin, i cili  i miratoi ndryshimet dhe këtë e vërteton dhe intervista që jep vetë Zyrapi, ku përdor termat e rinj dhe jo ato të Dilaver Goxhës, të renditura në planin e famshëm të tij tekstual. Kështu u vendos, sepse Spiro Butka i paraqiti ato mendime me dhëmshurinë e atdhetarit dhe për këto qëndrime, jo pa qëllim Presidenti i R.SH. Bamir Topi më 9 Maj 2012, në kuadër të  100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë kombëtare, me Dekret Nr.7443 dt. 08.05.2012, e dekoroi Spiro Butkën me medaljen e Mirënjohjes Kombëtare me motivacionin: ”Për trimërinë dhe patriotizmin e treguar për çlirimin e trojeve Shqiptare në vitet 1999-2001 dhe për të drejtat njerzore e kombëtare të Shqiptarve”.
   Për të qënë real dhe i hapur me opinionin publik, është e domosdoshme të sqarojmë dhe qartësojmë më tej, materialet e dosjes të operacionit “Shigjeta” dhe  kodoshllëqet që pretendon në  hallakatjet  e tij Dilaver Goxhaj alias Jovan Bregu. Për luftën me front të rregullt, të UÇK-ës në kufirin imagjinar Shqiptaro-Shqiptar, është folur më herët midis Azem Sylës, Spiro Butkës, Shuaip Mujës e të tjerëve, në një argjendari të improvzuar enkas nga Gani Veseli në rugën e Durrësit, atëhere kur Dilaver Goxhaj, punonte si hamall ngarkim shkarkimi në një shoqëri transporti mallrash, të drejtuar nga ish kolegu i tij i llojit tëmës . Por sistemimi i atyre mendimeve, për atë luftë, nisi të kristalizohet në fillim e gjatë muajit Janar 1999, kohë kjo kur Beogradi, u hodh totalisht në luftë mizore, për zhdukjen e Shqiptarve të Kosovës martire. Natyrisht, që punët nuk shkuan rrëshqanthi si në vaj, por me kthesa e zigzake, ku pengesat që dualën përpara, u kapërcyen në përputhje të plotë, me vështirësitë e situatave aktuale të asaj kohe. Këto diskutime, nuk u lanë brënda asaj argjendarie, por u vu në dijeni dhe Bislim Zyrapi si drejtues kryesor i SH.P. të UÇK-ës në malet e Kosovës. Ecuria për atë luftë frontale të Frontit të Veriut, që më pas u emërtua operacioni “Shigjeta”, u avancua më tej, me ndërhyrjen e Forcave të NATO-s nga ajri më 24 Mars 1999. Është pikërisht kjo distancë kohore, kur u skicuan me laps të thjeshtë në hartën e shkallës 1:200000 Jugosllavia (Fletët Pejë, Nish, Prishtinë, Shkodër, Shkup dhe Kumanovë), veprimet luftarake të atij operacioni dhe u zbërthye ideja, qëllimi, përbërja luftarake, dëndësia e raporti forcave, u përpilua Urdhëri Luftarak Nr.01, ideja e vendimit brënda tij, plan i kordinimit të veprimeve dhe kodi i bisedimeve. Kristalizimi i këtij operacioni në hartë dhe tekstualisht në letër, u realizua më vonë nxitimthi, për ti paraprirë startimit të operacionit “Shigjeta” në 9 Prill 1999 me sulmin në Koshare. Formën e prerë ky planizim e mori, kur erdhi Bislim Zyrapi në krye të detyrës, si Ndihmës Ministër i Mbrojtjes dhe Komandant i Frontit të Veriut, pra i operacionit “Shigjeta”. Ajo hartë, për të cilën iluzionin intriganti Dilaver Goxhaj, me porosi të organeve përkatëse Shqiptare e Kosovare, u kopjua sipas kërkesave të aleatëve, që na ndihmuan në luftë dhe u muar prej tyre, për kombinimin e veprimeve midis NATO-s dhe UÇK-ës.
    Për mbarëvajtjen e atij operacioni, u interesua personalisht vetë kryeministri QPK dhe njëkohësisht dhe komandanti i UÇK-ës Hashim Thaçi, cili erdhi në VK e drejtimit i shoqëruar nga Zv/Kryeministri Shqiptar i asaj kohe Ilir Meta dhe komandati i divizionit të Kukësit, Gjenerali Kudusi Lame. Pjesë e kësaj vëndkomande drejtimi, u bë dhe një ekip special i NATO-s, të gjithë nga SHBA-ës, që shoqërohej nga i pandari i UÇK-ës, ish shef i SHIK-ut të Qarkut Kukës, tropojani Ram Kuca. Herë pas here, aty ishte prezent dhe Sekretari i Ambasadës të SHBA-ës, i cili i ka rrespektuar jashtë mase Bislim Zyrapin e Spiro Butkën, duke dhënë porosit e duhura ekipit amerikan, që ishte në atë operacion, për ato nevoja operacionale, që i parashtronin këta të dy. Kujdes i posaçëm për drejtimin e luftimeve në atë operacion, u tregua në mënyrë të veçantë dhe nga vetë komandanti i forcave të NATO-s, gjenerali Uesli Klark, gjë që ai e pasqyron më së mirë në kujtimet e veta, të shkruara tani në pas luftë. Ne u kërkojmë  ndjesë, miqve të  popullit  e atdheut  tonë, se mbase bëjmë gabim, që po i nxjerim në shtyp veprimet e tyre, por  koha po na  detyron, që të  mbrojmë historinë e  vërtetë luftarake, jo vetëm të popullit tonë, por dhe të atij demokrat Amerikan, të cilët në  luftë e  sipër, u bënë njësh me ne dhe  ashtu si  një  trup i vetëm, luftuam së bashku, deri në përfundim të luftës  së Kosovës. Në atë  vënd drejtimi, erdhi dhe e motra e Xhejms Rubinit, e shoqëruar nga drejtori i policisë të qarkut të Kukësit, e cila u interesua për luftën, që po zhvillohej në Pashtrik. Kësaj trimëreshe Amerikane, Spiro Butka i dhuroi një beretë, të qëndisur me stemën  e UÇK-ës. Për  tu njohur nga afër me ato luftime, në atë pikë drejtimi erdhën, Ian Fisher përfaqësues i “The Nev York Times”, R. Jeffrey Smith përfaqësues i “The Uashington Post”, Mike Moor fotoreporter i ‘The Mirror” dhe  Christopher Chatelot përfaqësues i “Le Monde”. Një kujdes të  madh, për  ato luftime  u  tregua  dhe nga SHP i ushtrisë të R.SH. i asaj kohe, me ndihmesën që dhanë vetë dhe të ekipeve që  dërguan.
   Në vazhdimësi të intervistës që jep në fundin e kësaj vere të nxehtë, ai fletë dhe shkruan për luftën me  hamëndësira dilaveriane, të cilat edhe pse sajohen si të besueshme për opinioni publik nga ai vetë, ato kuptohen që nuk janë gjë tjetër veçse trukime të qëllimshme, të hartuara nga ky demagog, për të ngritur personalitetin e vet, mbi drejtuesit e vërtetë të asaj lufte. Ashtu si skuth, ky individualist i thekur pas egos së vet universale, gjatë pyetjeve që i bëhen për vlerësimin e drejtuesve të luftës, i përflet ata sipas orekseve e interesave personale, duke i goditur ata me prapavija të errëta. Kështu, pyetjes se “Në ç‘rrethana dhe për kë kishit gabuar në vlerësimet e para në luftë?”, Dilaver Goxhaj tashmë i vënë në rolin e Judës, pohon me gojën e vetë, se “Dinamika e luftës më detyroi, të ndryshojë mendim për aksh apo për aksh person, të cilët në momente të caktuara, linin të kuptoje, se meqënse ishin angazhuar në luftë, tashti puna e tyre ishte si të shpëtonin lëkurën. Sa më shumë lëviznim dhe sa më shumë kontaktoja me njerëzit, konstatova se i gjithë populli e kish kuptuar rezistencën tonë në luftë edhe formacionet e UÇK-ës mundoheshin të ndodheshin sa më afër me popullin. Me një fjalë ndjeva, që propaganda në popull çalonte, pasi nuk merrej asnjë forcë politike me të.” Përgjigje cinike e një njeriu të vogël në shpirt, ligësi e të cilit nuk njeh kufij, kur nuk i realizohen fantazirat e veta karrieriste. Në rastin konkret, ai sulmon indirekt Hashim Thaçin si ish udhëheqës politik, Kryeministër i QPK dhe komandant i UÇK-ës pas konferencës së Rambujesë, për “çalimin” sipas Dylos të asaj propagande.
   Nuk ngelet pa u prekur dhe lidhjet e UÇK-ës me Aleancën Atlantike në intervistën e stërgjatur të këtij pseudo analisti sharlatan, jo për të vlerësuar luftën e sajë ajrore gjatë mbështetjes që i bëri UÇK-ës, por për të treguar rolin e madhërishëm, që ka luajtur ky handikap në komunikimet me përfaqësuesit e sajë, deklarime këto që bien ndesh me lidhjet reale, të cilat  u nisën nga Shefi i SHP të UÇK-ës Bislim Zyrapi dhe u vazhduan po nga ai në operacionin “Shigjeta” deri në fund të luftës. E vetmja “vepër madhore” e Dilaverit në marrëdhënjet me NATO-n, është letra tinëzare e tij, drejtuar Komandantit të asaj Aleance Gjeneralit Uesli Klark, pa dijeninë e Shefin e SHP të UÇK-ës, si personi kryesor i këtij shtabi luftarak. Por Dilogogu i Goxhajve vazhdon intervistën e vetë me iluzione e fantazira të pa qëna, për të ngritur veten e tij mbi të tjerët. Dihet që në luftën për çlirimin e Kosovës dhe trojeve etnike nga Serbo-Sllavët, nga Shqipëria Amë, morën pjesë 186 vetë, 71 prej të cilëve ranë dëshmor, 21 janë invalid, 7 luftëtar u burgosën në burgjet Serbe dhe 87 luftëtar që lufta i kurseu, sot janë veteranë të nderuar. Duke i radhitur pjestarët e asaj lufte, sipas apetitit të vet, është po ky Dilaver ngatërrestar, që e trajton UÇK-ës si myslimane, sepse sipas këtij fetari të përkatësisë islame, në rradhët e asaj ushtrie nuk mori pjesë asnjë i krishter, gjë që nuk është aspak e vërtetë, sepse në rradhët e UÇK-ës, u rreshtuan, Arqile Mandro, Mark Shala, Spiro Butka, Ilir Dako, Simon Allkanjari e shumë të tjerë Shqiptar dhe të huaj nga Italia, Franca, Suedia, Finlanda e Norvegjia, Mirpo Dilua, nuk është se nuk i di këto statistika, por nuk mund të pranojë, që Arqile Mandros kolegut të Dilos dhe Spiro Butkës, ju besuan detyra më të rëndësishme se Dilaverit, si oficer i thjeshtë për shtypin. UÇK-ë ishte një ushtri atdhetare pa përkatësi fetare dhe ashtu si në përpjekjet e tjera luftarake të Shqiptarve në thellësitë historike e deri në ditët e sotme, UÇK-ës i qëndroi besnike, luftës të heroit të kombit Gjergj Kastriotit Skëndërbeu dhe partizanve legjendar, që u bashkuan e luftuan pa dallim feje, krahine e  ideje, për një qëllim të vetëm të shtrenjtë e të shenjtë të Shqiptarve liridashës. Dilaveri i njohur për thurjen e  thashethemeve  dhe sajesave intriguese, nuk e shqetëson aspak përkatësia fetare e UÇK-ës, por atij i shkon gjuha, atje ku i dhembë atij te Dritani djali i tij, që u dënua për veprimtari diversive kundër shtetit Shqiptar. Akuzon shtetin se i paska dënuar djalin padrejtësisht, në një kohë kur dihet që djali i vet ishte i lidhur me turli agjenturash, dhe në Preshevë nuk shkoi për të luftuar, por për të kryer detyra diversive, në interes të atyre që e kishin rekrutuar për ta futur si informator brenda ushtrisë çlirimtare të asaj lugine. Atë që ka sajuar me Aliu Aliun e pa ditur, Dilaveri tentoi ta bënte dhe në Kosovë, por luftëtarët e UÇK-ës, duke e njohur djalin e tij më mirë se vetë Dilaveri, i dhanë përgjigjen që meritonte në shtypin e përditshëm të Prishtinës. Me profecitë e tij, ai po bënë të pamundurën për ta afirmuar djalin e vet si luftëtar, me dokumente që ai vetë i ka fallcifikuar, për ta bërë veteran pa qënë asnjë ditë në atë luftë. Dhe ashtu si pa dashur, krahas djalit të vet Dritanit, rradhit dhe Rajmonda Maleçkën, një mashtruese tjetër e kategorisë dilaveriane, e cila po bënë njërën për të marrë statusin e veteranit. Por ky i hallakatur mëndërisht, harron se për djalin e tij Dritanin dhe filloristen e pa shkolluar Rajmonda Maleçka, ekzistojnë dokumente kompromentues, ku tregohet se si kanë vepruar në atë luftë. Arshiva  e asaj lufte me anën të shkresës me Nr.015 të Prot. datë 21 prill1999, drejtuar Shtabit të operacionit “Shiegjeta”,  njofton “se në 14 prill 1999, në qëndrën stërvitore, të Helshan, erdhën si vullnetar në luftën e Kosovës, Arqile Mandro, Ermir Begaj, Driton Dyrmishaj dhe Agim Sallaku. I solli me kërr Dritan Goxhaj, djali i Dilaver Goxhaj.... Kur Dritan Goxhaj u largu për në Tirane, shokët që erdhën me atë e pyetën: “Po ti nuk do qëndrosh me ne, në luftë për çlirimin e Kosovës”. Ai me mëndjemadhësi të tepruar u përgjigj: ”nuk më ka marrë koka erë, si im atë të vij në luftën e Kosovës”..... dhe ndezi kërrin e u largua drejt Tiranës.  Shkresa është e firmosur nga i mirënjohuri Komandant “Plaku” dhe mban firmën amanet të tij. Këtë e pohojnë shumë luftëtar të operacionit “Shigjeta”, që kanë qënë prezentë në atë kohë.
    Një njoftim i tillë i firmosur po nga legjendari Xheladin Gashi, është në arshivën e luftës dhe për mikeshën e Dilos Rajmonda Maleçka, shkresë e cila njofton udhëhejen e operacionit, me Nr. Prot. 013 datë 17.05 1999, të firmosur nga atdhetari e patrioti i flaktë, komandanti bazës logjistike të këtij operacioni Xheladin Gashi. Në atë njoftim theksohet për lëvizjet e pakuptimta të sajë në vend-dislokimet e UÇK-ës, sjelljet e pahijshme si dhe porosia e organeve përkatëse  të shtetit shqiptar për mos lejimin e inkuadrimit të sajë në UÇK-ës. Për këtë pseudo gazetare me arsim tetëvjeçar, është dhe një shkresë tjetër amanet me Nr.Prot.011 datë 21.12.1999, nga heroi i tri luftrave dhe dëshmor i kombit Tahir Sinani, e cila i tregon opinionit publik Shqiptar, se Rajmonda Maleçka, nuk ka marrë pjesë në luftën e Kosovës dhe  nuk ka qënë pjesë e asnjë njësie të ZO të Pashtrikut. Për të gjitha këto sajesa fallcifikative dhe veprime të tjera, që bien ndesh me etikën morale, ajo përjashtohet nga rradhët e TMK-ës, ku për habinë e çudinë e të gjithëve, Beogradi me UDB-ashët e vet, e kish ndihmuar të  rreshtohej si minoritet Serb. Për Dilaverin, nuk kanë rëndësi këto dokumente të UÇK-ës, sepse atij i interesojnë ata individ injorant dhe të bindur, për të pranuar njohjen e tij si drejtuesi kryesor i UÇK-ës dhe në rradhitjen e bërë prej tij, janë dhe disa luftëtar të tjerë, të cilët e dinë dhe gjatë debateve e diskutimeve të ndryshme, e kanë mohuar qënjen e Dilaverit në atë detyrë që pretendon ai. Por Dilaveri, vazhdon sipas interesit të vet dhe ashtu me cinizmin që e karakterizon, akuzon shtetin shqiptar se nuk u interesua për ata që luftuan në Kosovë. Këto deklarime i shoqëron dhe me “interesimin” e bërë nga ai vetë, për rikthimin e disa oficerve në ushtrinë Shqiptare pas asaj lufte çlirimtare, gjë që nuk është aspak e vërtetë, sepse ata ish ushtarak, u kthyen në Ushtrinë Shqiptare, me urdhër të të veçante ish presidentit Mejdani.     
     Por Dilon e Jovan Bregut, gjetkë e brenë ligësia që ka brenda atij shpirti të nxirosur. Ai në pas luftë bëri si bëri dhe me marifetet e tij, solli dy ish drejtues kryesor të UÇK-ës, për vizitë te Presidenti Mejdani, ku midis të tjerave, të imponuar nga Dilaveri, i propozuan Presidentit Mejdani që të emëronte si Shef të SHP të Ushtrisë Shqiptare Dilaverin Goxhën. Këtij turpi e marrëzie të kurdisur nga karrieristi Dilo, Presidenti Mejdani i dha përgjigjen e duhur, duke mos i rënduar shokët nga Kosova.  Këto e të tjera trukime, të sajuara nga ky ngatërrestar, shihen dhe në vijim të intervistës së tij në pyetjen provokuese që bën gazetari “se ju oficerët nga Shqipëria, drejtues në UÇK-ës në luftë, u” harruat” nga shteti Shqiptar... por flitet se kjo “harresë” u kompensua në Kosovë?”. Dhe duke u vënë veten në rrolin e Jagos të Shekspirit, nis e intrigon për llogari të vetes, duke përgojuar heroin e tri luftrave, dëshmorin kombit Tahir Sinanin, dhe ish oficer të tjerë të Ushtrisë Shqiptare, që morën pjesë në atë luftë, për të ngritur vlerat e veta. Tahir Sinani ishte dhe mbeti brënda historisë të asaj lufte çlirimtare si heroi i tri luftrave e dëshmor kombit, ku vepra e tij patriotike u simbolizua në atë këngë hymn të përgatitur posaçërisht për atë, nga Shqiptarët e kudondodhur. Trimi nga Tropoja është dekoruar me urdhra e medalje si nga presidenti i Kosovës dhe nga ai i Shqipërisë. Përsa përket të tjerëve që i përdor si vegla, arshiva e TMK-ës tregon, se si e ku janë emëruar gjatë transformimit të asaj ushtrie në TMK-ës, por që vepruan ashtu si dëshëruan ata vetë. Dilaverit nuk i intereson asnjë njeri veç Dilos, prandaj dhe të gjitha këto turbullira që sajon në mënyrë të qëllimshme, ua ngarkon të tjerëve, sepse kërkon të mbulojë me ato, brengën e vet cinike që e gërryen përbrënda, sepse e lanë të endej rrugve të Prishtinës, si të marrët e sokakëve.
   Hamëndësitë e këtij të marri, nuk njohin kufij dhe për këtë arsye, ai me sajimet e qëllimta aventureske, kërkonë të bindë opinionin publik, duke paraqitur para tyre, gënjeshtrat e veta si të vërteta. Kështu në vazhdim të intervistës butaforike, i pyetur nga gazetari intervistues, tregon se duke qënë në detyrën e lartë të Zv/Shefit të SHP të UÇK-ës, është pagëzuar nga Hahim Thaçi si “Shpëtim Golemi”, emër të cilin dihet se e ka sajuar vetë dhe që në librin e Ylli Polovinës, ashtu dhe shkrimet e tija, pranon një version tjetër, ku kjo i shkoi ndërmënd rrugovistit Ramush Tahirit. Dhe për këtë emër të dytë, nuk rri pa e vënë në funksion të ngritjes të vlerave individuale e personalitetit të vet, kur shpjegonë, se duhej përdorur një emër tjetër, sepse nuk duhej ta merrte vesh Beogradi ardhjen e Dilos në UÇK-ës. Por edhe për këtë sajesë të Dilaverit, faktet flasin të kundërtën. Kishte vite që individë të ndryshëm, e vinin në lojë duke e thirrur Dylber ose Dallaver, emërtime këto që i dinë vetëm ata që kurdisën këto emra dhe Dilua e ndjeu veten në siklet dhe në SHP të UÇK-ës, sepse nisën ashtu nën zë ta thërrisnin me këto epitete, prandaj nisi të përdorë herë pas here  emrin e ri Shpëtim Golemi, emër i evidentuar në këto kohëra, me Jovan Bregun e Ruzhdi Pulahës, i cili po luftonë për një magazinë historike brënda luftës të UÇK-ës. Për të ngritur sa më dukshëm vlerat e veta, përtej kufijve të komandantit të baterisë kundërajrore Dilaver Goxhaj, duke analizuar nismën e NATO-s për ato sulme ajrore që ndërmori kundër Ushtrisë Serbe, jep e merr me veten e tij dhe ashtu shkarazi, analizon si ndonjë strateg i math, veprimet e asaj aleance gjatë atyre sulmeve ajrore kundër ushtrisë Serbe, ku sipas tij, “ajo aleancë luftonte jo për për përfitim territoresh, por për paqen, për lirinë dhe sigurinë e popullsisë që jeton në shekuj në Kosovë”. Pas kësaj përgjigje “analitike alla dilaveriane”, Dilogogu i Goxhajve, radhit shkaqet e arsyetuara vetë si profet, se përse NATO nuk e furnizoi UÇK-ës me armatim e municion, ku ky i fantaksur keqpërdor deklarimet politike dhe ushtarake të SHBA-ra dhe atyre Europiane, për interesat e ngushta karrieriste të tij, për të dalë dhe pse jo edhe mbi politikanët e ushtarakët perëndimor.
   Për të paraqitur para opinionit publik, realitetin e asaj ndërhyrje, luftëtarët e UÇK-ës theksojnë se e kanë thënë fjalën e tyre nëpërmjet artikullit, “Përse ndërhyri NATO në Kosovë”, shkrim i cili është botuar në përvjetorët e asaj ndërhyrje ajrore në shtypin e Prishtinës dhe  të Tiranës, mendime këto që do ti perifrazojmë paksa në këtë shkrim, për ti treguar “nostradamusit të Goxhajve ”, se përse ndërhyri ajo aleancë në atë trevë etnike Shqiptare. Kosova  është  një  rrafshnaltë e  begatëshme  dhe  me  pasuritë  e  sajë,  sa  mbi  sipërfaqe  aqë  dhe    thellësi,  ka paraqitur    vetëvete  një  interes    madh  gjatë  gjithë  historisë,  duke  u  lakmuar  nga  hordhi    ndryshme,  e për    tepër  nga  Serbo-Sllavët. E pozicionuar gjeografikisht në zemër të Ballkanit dhe më konkretisht në  “Trekëndëshin e Bermudeve”, Prishtinë-Bujanovc-Shkup, ajo është  konsideruar dhe do të mbetet si “Thëmbra e Akilit” e gjeostrategjisë ballkanike. Kryqëzimi i akseve rrugore  automobilistike e  hekurudhore, si dhe hapësira ajrore e përshtatur nga vetë  natyra si rrafshnaltë, siguron kontrollin mbi  të gjitha lëvizjet tokësore, ujore dhe ajrore, drejt pothuajse të gjitha ngushticave detare kontinentale  dhe  botërore. Duke u parë  dhe  studiuar  nga  pikpamja  ushtarake,  fushata  luftarake  e  NATO-s,  e  realizuar gjatë ndërhyrjeve nga ajri, kundër Forcave të Armatosura të Serbosllavisë    atëhershme, e  ka bazën e vet te ideja e përpunimit global shkencor të strategjisë së afërt dhe asaj të largët. Në zbatim të këtij qëllimi, Aleanca  Atlantike  me  specifikën  e vet,    kontekstit  politiko-ushtarak, qartësoi  më tej se ndërhyrja ushtarake në ish Jugosllavi, u ndikua nga aspekti global, i cili rrodhi nga  ndërrimet  gjeostrategjike të kësaj aleance me federatën e ripërtrirë Ruse. Këto ndryshime erdhën  nga gjëndja e krijuar  pas  përfundimit    luftës    ftohtë  dhe  shkatërrimit    hapësirës  lindore    dominuar  nga carët e kuq të Kremlinit. Nga ecuria që u përfitua gjatë kësaj ndërhyrjeje, u arsyetua në  këndvështrimin eurokontinental, shkatërrimi i sistemit komunist të dominuar nga Rusët në  Europën  Juglindore, duke  filluar që nga republikat Balltike në veri, e deri tek Bullgaria në jug. Në  konkretizim  të synimeve të veta, Aleanca  Atlantike realizoi këtë  ndërhyrje edhe për  aspektin  rajonal Ballkanik,  duke synuar zhdukjen e arkitekturës  gjeopolitike e të sigurisë ushtarake, e cila ekzistoi gjatë kohës të ndikimit të kuq në Jugosllavinë gjysmë të  inkuadruar në këtë  hapësirë, të  shuarjes së vetmisë në rrethim të Shqipërisë dhe të krijimit të sovranitetit të kufizuar të  një Maqedonie    improvizuar  me toka Shqiptare.  
      Përsa i përket furnizimit të UÇK-ës me armë e municion, ndërkombëtarët e zgjidhën atë problem, ashtu si thotë populli ynë,  ku “me një gur vranë dy zogj”. Shkatërruan Ushtrinë Shqipëtare dhe mbi bazën e asaj badërdie, i dërguan armët e municionin në Kosovë, me Shqiptarët e armatosur brënda atij shkatërrimi ushtarak popullor. SHBA-ës, nuk ngelën vetëm pas kësaj dërgese pothuajse legale, por ato me veçanti me porosi të ish Shefit të SHP të UÇK-ës Bislim Zyrapi, sollën në ndihmë të UÇK-ës ato materiale për të cilat kish nevojë ajo ushtri çlirimtare dhe nuk kish përse të vihej në dijeni një oficer i thjeshtë për shtypin i SHP të UÇK-ës si Dilaver Goxhaj. Gjatë teorizimeve  ndërthurse të këtij megalomani, del aty këtu dhe mendimi i tij se, “përse NATO nuk ndërhyri me forca tokësore në Kosovë”, ku si në përgjigjet e pyetjeve të tjera, Dilaveri e argumenton si do ai dhe jo si është e vërteta. Ky problem tepër i rëndësishëm e jetik i asaj ndërhyrje, u diskutua disa herë midis politikanëve e ushtarakëve të asaj aleance, por kundërshtitë e brëndëshme, nuk krijuan mundësinë për ndezjen e dritës jeshile, për të cilën drejtuesit e asaj aleance dhe veçanrisht komandanti i sajë Gjenerali Uesli Klark, midis asaj dileme e gjeti zgjidhjen indirekte dhe direkte, duke  i ngarkuar rrolin e atyre forcave tokësore, UÇK-ës si një ushtri tashmë e konfirmuar, për të kryer atë detyrë të rëndësishme. Për më qartë, kushdo e sidomos Dilaveri, të lexojë kujtimet e atij Gjenerali pas asaj lufte të përbashkët, ku ai me superlativat e veta, rrëfen si e kreu këtë detyrë UÇK-ës, veçanërisht gjatë zhvillimit të betejës të Pashtrikut.  
   Gënjeshtrat e Dilaver Goxhaj, janë pjesë e pandarë e jetës së tij dhe si të tilla, ato kulmohen dhe në këtë intervistë, kur flet për dëshmorin e kombit Indrit Carën, ku si një mashtrues ordiner që është, i transformon karakteristikat dhe vyrtytet e këtij luftëtari kombëtar për ineresat e veta, për të përfituar mbi gjakun e derdhur nga ky dëshmor i atdheut. Kështu gjatë tregimit për Indritin, gënjen haptazi kur deklaron se Indriti Cara mbaroi shkollën e lartë të ofierave në degën e kundërajrorit, si vetë Dilaveri, në një kohë kur kurikuliumi i dëshmorit Kavajas, tregon se ka mbaruar fakultetin e zbulimit të specializuar për Serbo-Kroatishte. Largimi gjatë eksodit, fillimisht në Itali, pastaj në Gjermani e mandej në Angli, e ktheu këtë dëshmor të Kombit në poliglot dhe ardhja e tij në UÇK-ës, nuk u vlerësua si duhet, për ta pozicionuar në departamentin e zbulimit të UÇK-ës dhe kjo nga vetë Dilaveri, i cili ashtu si në rastin e Bardhyl Tahirit që e degdisi në Drenicë, kështu veproi dhe kundër Indrit Carës, sepse në SHP të UÇK-ës, duhej të ishte vetëm Dilua si përfaqësues i Goxhajve të Golemit. Ai duke vënë veten në rrolin e shokut më të afërm të dëshmorit Indrit Cara, sajon historia nga  të paqënat dhe këto gënjeshtra të tij, kundërshtohen nga luftëtarët e vërtetë të UÇK-ës, që erdhën, u rreshtuan e luftuan së bashku me Indritin.
   Midis shumë skenarve e prapaskenave të shumta të kësaj interviste, Dilaver Goxhaj alias Jovan Bregu, përgojonë dhe presidentët e shtetit Shqiptar, duke filluar me rradhë, që nga Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu e deri tek Bamir Topi, sepse nuk i janë përgjigjur, kërkesave të Dilogogut, për vlerësimin e atyre që luftuan për çlirimin e Kosovës. I nis akuzat kundër Rexhep Mejdanit, kur tregon se “me ndërmjetësinë e Sabit Brokaj, mundëm të takojmë Presidentin Mejdani, Jakup Krasniqi, Ram Buja dhe unë”. Qëllimi i takimit, sipas Dilos paska qënë dorëzimi i dekoratës për aktin heroik të Indrit Carës familjes së tij, por të vërtetën Dilogogu si gjithmonë e fsheh dhe nuk e tregon se i dalin inskenimet e veta në pah. E vërteta e këtij skenari vizite te Presidenti Mejdani, është ajo që theksuam dhe më siper gjatë këtij shkrimi, që të dy miqtë e ardhur nga Kosova, ashtu si i kish instruktuar Laveri  i Nuçi Bregut, i propozuan Zotit Mejdani, që të emëronte Dilaverin si Shef i SHP të Ushtrisë Shqitare. Por profesori i shkencave të sakta, u dha atë përgjigje për të cilën Dilua i irituar e përgojnë atë sot, duke e ngatërruar me Rusët dhe Rusinë. Po të ishte ashtu si mendon Dilaveri i Goxhajve, Presidenti Mejdani, nuk do kish dërguar as këshilltarin e tij për siguri në atë ceremoni te familja Caraj. Dhe nuk e ndalonte njeri, se mund të urdhëronte këshilltarin për të kundërtën. Por zoti Mejdani si president i Republikës së Shqipërisë, veproi ashtu si e kërkoi situata politike e asaj kohe, arsyet e së cilës ai nuk mund të sqarojë një vizitor, e aq më tepër Dilaver Goxhën, i cili e nxori kokën e vërtetë të vizitës përse kish ardhur, përmes atij propozimi karrjerist të propozuar nga miqtë e Kosovës.
  Luftëtarët e UÇK-ës, falënderojnë Presidentët Mejdani, Moisiu dhe Topi, se duke u treguar të vëmëndshëm gjatë zbatimit të politikës shtetërore, kohë pas kohe kanë dekoruar dëshmor dhe luftëtar të atyre luftrave çlirimtare, si heronjtë e tre luftrave Tahir Sinanin nga Tropoja, Skerdilajd Llagamin nga Tirana, Lefter Koxha nga Skrapari, Pajtim Roci nga Kukësi e Ndriçim Koxhaj nga Librazhdi, dëshmorët Indrit Cara nga Kavaja, Astrit Suli nga Lumasi i Beratit, Halil Coka nga Kukësi, invalidin Ermir Bega nga Tepelena, ish oficerin e ushtrisë Shqiptare Spiro Butka nga Berati dhe luftëtarin e vëlla të dy dëshmorve Kujtim Lleshi nga Kruma e Hasit. Akuzat që u bëhen këtyre burrave të shtetit Shqiptar nga Dilaver Goxhaj, janë dhe mbeten brënda mllefeve të ligësisë shpirtrore të këtij intriganti, i cili nuk do të heqë dorë deri sa të vdesë bashkë me veset që ka, nga lufta për karrierë, luftë të cilën e bën në emër të atyre që kanë derdhur gjakun si lum në atë luftë çlirimtare. Se cilët janë ata që kanë luftuar me shpirt e zemër atdhetari, në Kosovë e viset e tjera etnike Shqiptare, këtë e dinë Hashim Thaçi ish udhëheqës politik i UÇK-ës, Azem Syla ish Komandanti i UÇK-ës, Bislim Zyrapi dhe Agim Çeku ish shefa të SHP të UÇK-ës, qeveria Kosovës, shteti Shqiptar dhe organizatat e luftës të UÇK-ës në Prishtinë e Tiranë, të dala pas asaj lufte, të cilat me kohë ja kanë treguar vendin prototipave si Dilaver Goxhaj. Kjo vërtetohet më shumë se kurdoherë, nga qëndrimi që kanë mbajtur të tre Presidentët ndaj këtij ngatërrestari, të cilët nisur nga referencat e organeve përkatëse të shtetit Shqiptar, e kanë anash kaluar dhe injoruar njëkohësisht, duke i treguar se sa i vlen lëkura e qyrkut të pakuptimtë. Dilaver Goxhaj e di mirë këtë, sepse jo pa qëllim, u arrestua bashkë me djalin e vet Dritanin në pas luftë, përse e sa u dënua djali i tij, dhe kush i shpëtoi kokën Dylos, duke e nxjerë nga ai llum ku ishte futur. Të gjitha këto ndodhira  të pasuara nga njëra tjetra, janë të lidhura ngushtë me atë telefonatë që ai bëri pas mesit të natës në SHP të UÇK-ës, me të birin Dritanin për të nxjerr nga prita armiqtë dhe tradhëtarët e UÇK-ës.   
    Intervista plot marrëzira e Dilaverit, zgjati disa ditë dhe vazhdimi i sajë me sajesa e gënjeshtra që trukohen qëllimisht nga  ky karrierist i tërbuar, u bë për ditë  më e neveritëshme, sepse ai flet e shkruan  në emër të UÇK-ës, për të rritur vlerat e unit të tij egoist. Kështu edhe kur  prrallis për një farë letre që ka shkruar disa mësuesve, harron se atë duhej tua dërgonte më parë puntorve të ngarkim shkarkimit të kolegut të tij, ku punonte para se të shkonte në luftë. Mirpo Dilua i Jovan Bregut, di vetë si i rregullon dhe transformon sajesat e veta, për ti vënë në interes të tij. Në këtë rrugë vepron dhe më pas, kur flet për një bisedë të Shefit të SHP të UÇK-ës Bislim Zyrapi, me ushtarakë të njohur prej tij në luftën e Bosnjes, bisedë të cilën “thotë se e ndjek me kureshtje” dhe i “paska tërhequr vëmendjen”, sepse dikush ashtu si në rastin e telefonatës me të birin e vet, e kish porositur që të ndiqte me kujdes të veçantë, çdo veprim të Bislim Zyrapit, si ish shefi i SHP të UÇK-ës. Duke vazhduar më tej për vlerësimet e unit të vet, egoizmi e tradhton kur deklaron, se “me ndërhyrjen e tij Turqit bllokuan Rusët në Bosfor, për të mos dalë nga ajo ngushticë detare”, enigmë  diplomatike kjo që u zgjidh nga Dilaver Goxhaj, i cili si kudo është i pa zëvëndësushmi i asaj lufte dhe pa atë nuk do ishte çliruar Kosova. Kalimet nga një kohë në tjetrën, janë mënyrat më të stërholluara të tij, për të krijuar situata të pa qëna e të favorshme, për të ngritur sa më lartë vlerat individuale. Në këtë kontekst bënë pjesë edhe një farë shoqate që përmënd Dilogogu me emrin e vënë nga vetë ai “Luftëtarët e lirisë”, për t’ju kundërvënë  tri shoqatave të pas luftës së UÇK-ës në Prishtinë, atyre në Preshevë, Tetovë e Tiranë, të cilat janë miratuar sipas ligjeve në fuqi të shteteve përkatëse dhe jo si ajo e Dilaverit, që është klandestine dhe e pa ligjëruar zyrtarisht. Për më keq të këtij fakti, kjo shoqatë e Dilos, ka brenda rreshtave të sajë, të dënuar për krime ordinere dhe ata për krime diversive kundër shtetit Shqiptar, si Dritani djali i Dilaverit që nuk ka qënë asnjë ditë në luftë, por që babai i vet Dilaveri, kërkon ta kthejë në hero. Në këtë Shoqatë të improvizuar nga Dilaveri, ka mostra të ndryshme, që në luftë e pas luftë janë marrë me veprime të turpshme, akte për të cilat janë dënuar dhe penalisht nga gjykatat përkatëse, e që Dilua i Goxhajve, e cilësonë si Shote Galica, duke ofenduar rëndë këtë heroinë  të kombit Shqiptar. Se me se merret shoqata e Dilaverit, ne do ta ilustojmë me një fakt konkret. Për të krijuar atë shoqatë mblodhi në restorant”Pëllumbi” në Prishtinë, disa  servila sahan lëpirës, që rendin pas tij si korbi për kërma, ku duke u folur për shoqatën,  në fund i porositi, se “lufta këtej e tutje, duhej drejtuar kundër Spiro Butkës”, që në atë kohë kryente detyra të rëndësishme në SHP të TMK-ës.  Kjo sepse Dilaverin e kishin lënë të endej rrugëve të Prishtinës dhe Spiro Butkën e Arqile Mandron i rreshtuan në TMK-ës, duke u ngarkuar detyra  të rëndësishme, për ti ndërtuar Kosovës, atë për të cilën ajo kishte nevojë.   
   Opinioni publik, gjatë kësaj interviste njihet me handikapësinë e këtij  kontrapedali, i cili herë pas here, transformon situatat luftarake të zhvilluara nga UÇK-ës, në interes të vetes dhe për më keq të tij, i përball ato me politikanët e sotëm të dalë nga ajo luftë, për ti ngarkuar me faje e gabime  që i interesojnë vetëm Dilaverit. Kështu vepron Dilaveri, kur gjatë intervistës së tij, analizon luftën e Koshares në 9 Prill 1999. Pasi bën komentin e rradhës për atë luftë, ai nuk flet fare se në 9 Prill 1999, nisi Operacioni “Shigjeta” dhe detyrën Rustem Berisha Komandanti i Br.138, që Dilua nuk e përmënd fare, e mori nga Ministri i Mbrojtjes Azem Syla e Shefi SHP të UÇK-ës Bislim Zyrapi. Ai duke vazhduar me hamëndësitë e veta problematike, shkruan se në ora 3.30 të 9 Prillit 1999, forcat e Junikut nisën luftimet e Koshares, në një kohë kur dihet, që sulmi për Kosharen filloi nga kufiri Shqiptaro-Shqiptar me Br.138, të komanduar nga Rustem Berisha. Dhe ashtu si handikap që është, hidhet nga lufta e Koshares në luftime të tjera, duke rradhitur emra luftëtarësh, të cilët janë të njohur për UÇK-ës dhe popullin, por që Dilua i përdor për synimet e veta djallëzore. Duke vazhduar më tej në intervistën e tij plot marrëzira, ai zë e nis vërejtjet dhe kritikat, ndaj disa “të mënçurve” këndej dhe andej kufirit Shqiptar, që sipas tij etiketokan luftëtarët e UÇK-ës me dashakeqësi. Dhe ashtu si i kurdis ai ngatërresat, është vetë Dilaveri, i cili duke u mbuluar me patriotizmin e tij fallco, del atje ku synon dhe me një të rënë të sopatës, sulmon politikën dhe politikanët e djeshëm të luftës dhe ata të sotëm të paqes në Kosovë, ku sipas tij, ”duke jetuar në paradoksin e madh njerzor, historinë e bënë politika e jo politikanët”. Një arsyetim krejtësisht utopist, ku nënvleftësohet rroli i njeriut, si faktor vendimtar në zhvillimin e kësaj shoqërie njerëzore. Në vazhdimësi të intervistës, duke lëshuar lotë krokodili për vullnetarët e ardhur nga shteti Amë, shkruan se “politikanët e Prishtinës dhe shumë lider të tjerë, të dalë nga lufta e asaj ushtrie, tregohen kaq mosmirënjohës, ndaj vullnetarve të ardhur nga shteti amë dhe trevat e tjera Shqiptare dhe aq më shumë turp na vjen që për vullnetarët internacional, nuk kanë thënë asnjë fjalë të vetme”. Dhe ashtu si di të intrigojë vetëm Dilaveri, porosit si i vjen mbarë atij se, “Respektin e politikës dhe institucioneve të Kosovës, ne do ta kemi vetëm kur Kosova të drejtohet, jo nga njerës që ndoshta dualën në luftë apo në politikë, për tu pasuruar në kurris të popullit”. Kushdo e kupton fare mirë, se cili është Dilaver Goxhaj dhe ku kërkon të dalë ky rrufjan i kurdisur, me këto ngatërresa të qëllimta brenda kësaj interviste, në pragun e zgjedhjeve vendore në Kosovë. Marazi që ka thellë në shpirtin e vet të zi, nuk e lë të qetë, për të kritikuar indirekt ish drejtuesit e UÇK-ës, tani në krye të qeverisë.   
    Ligësia e këtij njeriu shkon shumë larg dhe me hamëndësitë e hallakatura, krijon ndasira të qëllimëshme brënda Kosovës, për të futur përçarje, brenda së cilës ky rrufjan do të nxjerri përfitimet e veta. Duke folur për zonën e Gollakut, thekson, se “Kjo popullsi është e vetmja deri sot që në festat e përvitëshme, në kujtim dhe nderim të asaj lufte, fton përfaqësuesit e vullnetarve të ardhur në atë luftë nga Atdheu amë...”. Ky i paturp, i përflet këto evinemente sepse nuk e di që ftesa për lufëtarët  dhe familjet e të rënve të trungut amë, vijnë sa herë ka përkujtime në Drenicë, Prizren, Dukagjin, Mitrovicë, Prishtinë, Podujevë, Gjilan e Karadaku. Ato ftesa vijnë për ata që kanë sakrifikuar për Kosovën e popullin e sajë dhe jo për ata që kryejnë detyra sipas  instruktimeve të Beogradit. Duke tentuar për të thelluar më tej këtë përçarje  e ndasi krahinore, ky handikap i lindur, në vazhdim të trillimeve të zymta, shkruan se, “ky respekt që tregon populli i malsisë Gollakut, ndaj nesh, jo vetëm që i nderon, por dhe i fisnikëron më tepër..., ku sipas Dilos, ...  është mësim për të tjerët”. Duke ecur me tutje në sajesat e mbrapshta që thurë, Dilaveri thekson, se “me këtë veprim ata lartësojnë veten dhe u tregojnë të tjerve, se ata janë popull mirënjohës dhe jo bukëshkalë si ata që përmënda më lartë”, duke fyer rëndë në këtë mënyrë,  popujt e tjerë të botës dhe Europës, që na ndihmuan e na mbështetën në atë luftë. Dilaver Goxhaj gjatë vazhdimit të intervistës, këtë herë flet më ndryshe se herët e tjera, sepse në faqet e kësaj gazete, ai shfaqet nëpërmjet “goxhizmit” si rrymë karrieriste e kamufluar, brënda së cilës del fytyra e vërtetë e këtij manipulatori, për të vënë të gjitha luftimet e UÇK-ës në interes të egos unikale, ku ai “si më dituri asaj ushtrie”, ka qënë i vetmi udhëheqës, drejtues e komandues dhe pa atë nuk do të kish patur fitore. Etja  për karrjerë e këtij megallomani, është sa e pështirë  aq dhe e neveritëshme, sepse ai për të fshehur qëllimet e veta, hidhet nga një degë në tjetrën, për të mbuluar gjurmët e sajesave dhe intrigave, që ai thur në interes të synimeve të veta karrieriste, për të përvetësuar një magazinë historike si Jovan Nuçi Bregu i Ruzhdi Pulahës, brënda asaj kombëtare. Kështu gjatë rrëfimeve manipuluese, që ai bënë në këtë intervistë, shkruan dhe për transformimin e UÇK-ës në TMK-ës, ku ashtu si “njeri i dhëmshur”, shpreh keqardhje për ata që u liruan nga ky transformim, duke shtuar se të gjitha këto rrjedhin, si rezultat “i një politike personale, me akrobatllëqe, nepotizma, familjaritete dhe emërime të pa studiuara në poste të pa merituara”, ku duhej emëruar pa tjetër Dilaveri ose djali i tij Dritani. Transformimin e UÇK-ës në TMK-ës, Dilaveri e ka maraz në shpirt, sepse nuk u bë pjesë e TMK-ës, nga që ai kërkonte post të lartë drejtues, por që organizatorët, udhëheqësit dhe drejtuesit e këtij transformimi, e emëruan në atë detyrë që meritonte si kujdestar klasave në Akademinë e Mbrojtjes të TMKës. I pakënaqur nga ky emërim, në analizën që i bënë transformimit të TMK-ës, ai shkruan “se një pjesë e luftëtarve janë zhgënjyer... dhe për pasojë.., rrezikohen të bien në grackat e intrigave të pas luftës...ku ky veprim mund ti deziluzionoj.. e të bien viktimë e mashtrimeve politike e ekonomike..”, të atyre udhëheqësve politikë e komandues, që nuk emëruan Dilogogun drejtues kryesor të TMK-ës.    
        Duke ndjekur rrëfimet aventureske të Dilaver Goxhës në këtë intervistë, lexuesit  binden për ditë e më shumë, se ky handikap kronik, është transformuar  krejtësisht në një rrobot të çakorduar dhe si i tillë, duke ardhur rreth e rrotull, del atje ku atij i dhëmbë më shumë, për qëndrimin e mbajtur nga Presidenti Mejdani, në vlerësimin e atyre që luftuan në Kosovë trojet e tjera etnike Shqiptare. E akuzon ish Prsidentin, jo se i dhimbsen ata që luftuan për çlirimin e trojeve shqiptare, por se nuk vlerësoi Dilaverin, që nuk la gur pa lëvizur, për tu bërë drejtues e komandues kryesor në Ushtrinë Shqiptare, ashtu si veproi dhe në Kosovë gjatë dhe pas luftës. Vlerësime për ata që luftuan për çlirimin e trojeve etnike Shqiptare, ashtu si theksuam më sipër, janë bërë nga Z.Mejdani, Z.Mojsiu dhe më tepër nga Z.Bamir Topi. Ky i fundit, duke shfrytëzuar konjukturën politike të brëndëshme, të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë kombëtare, mori inisiativë dhe avancoi më tej se dy presidentët e tjerë, duke dekoruar 5 dëshmorë,  një invalid dhe dy lyftëtar, dekret ky që i ka futur maçin në bark Dilaverit, e po gërryen përbrënda për ditë e më tepër dhe nga nervozizmi i akumuluar, ka rrezik të përfundojë si akrepi, të cilit kur i vjen ngordhja helmon veten. Në këtë intervistë të Dilo Jovan Bregut, janë dhe mbeten edhe disa “lista pseudo zyrtare” të faqosura nga nga ky plagjiator i ndyrë, që ashtu si e kanë akuzuar dhe në shtypin Kosovar, nuk lë gjë pa kopjuar nga të tjerët, për ti  përvetësuar për llogari të interesave të ngushta vetiake e familjare, për të bërë djalin veteran dhe jo vetëm atë, por dhe ndonjë kurtizane të rrugëve të Tiranës, që çuditërisht e tradhëtojnë lidhjet e ngushta që ka, me atë problematike të pamoralshme. Por Dilaveri po plas nga marazi, sepse jo vetëm shteti Shqiptar i ka vlerësuar çlirimtarët e atyre luftrave, por më tepër dhe nga vetë Kosova, qeveria dhe shteti i sajë. Nuk ngelen pas dhe mendimet vetiake të ish drejtuesve të asaj lufte, ku nëpërmjet deklarimeve televizive, si në rastin e emisionit ‘Krasta shou”,  Fatmir Limaj i njohur gjatë luftës si komandant “Çeliku” më pas Zv/Ministër i Mbrojtjes në QPK-ës, deklaroi se “Unë vlerësoj kontributin e dhënë nga luftëtar që i njoha nga afër, heroin e tri luftrave, dëshmorin e kombit Shqiptar Tahir Sinanin dhe Spiro Butkën ushtarakun e palodhur të operacionit Shigjeta”.   
    Shqetësimet  e shkaktuara nga ky ngatërrestar në pas luftë, nuk kanë të sosur dhe ato konkretizohen dhe në ditët e sotme, në intervistën këtyre ditëve, ku demagogu Dilaver Goxhaj, kërkon të fusë grindje midis qeverisë së Kosovës të kryesuar nga Hashim Thaçi dhe familjes të legjendarit Adem Jasharit. Këtë hamëndësi të paskrupullt, ai e ndërmer në intervistën e vetë të datës 17 Shtator 2013, ku duke folur si i madhi i UÇK-ës, thekson “se është e pafalëshme, që qeverisja e sotme, pjesa më madhe e së cilës janë vetë luftëtarët e UÇK-ës, kanë lënë në hije Adem Jasharin, heroin dhe legjendën e UÇK-ës”. Në vazhdim të veprimeve të mbrapshta, ai e akuzon Hasim Thaçin, se vlerëson më tepër Ibraim Rugovën se sa legjendën e kombit Shqiptar Adem Jasharin. Në këtë çmenduri karrieriste të kultivuar brënda egos së vetë unikale, ky prototip i skenarve të pas kuintave, shkon më tej me hamëndësinë e vetë marramëndëse, kur akuzon komandantin e UÇK-ës të ZODukagjinit  Ramush Haradinaj, se nderonë më tepër Ahmet Zogun, se sa luftëtarët çlirimtar. Dhe për ti bërë defakto kortezitë diplomatike të këtyre korifenjve të asaj lufte madhore, Dilaveri i “Goxhizmit Dilaverian”, arrin deri atje sa deklaron se “sa më shumë të luftosh për të mbrojtur popullin tënd, aqë më i poshtëruar mbetesh”, thënje kjo tepër cinike e tij, sepse populli Shqiptar e ka treguar në shekuj e vite, se si i ka vlerësuar luftëtarët, patriotët dhe atdhetarët dhe këtë traditë mbarëkombëtare, po e vazhdon dhe në ditët e sotme për luftëtarët e ushtrive çlirimtare të tri luftrave të fundit të Shqipëtarve veri lindor. Mirpo Dilua gjithmonë si Jovan Bregu, nuk heqë dorë nga veset, sepse ato i ka kultivuar brënda egos së vet unikale dhe ato  do të vdesin bashkë me egoizmin karrierist dilaverian të Dilaver Goxhës.
   Në ditën e 21-në në intervistën e vet, Dilaver Goxhaj trajton një hamëndësi të qëllimëshme të dy publicistëve Anglez J.Pettifer dhe M.Vickers, të cilët në  librin që kanë shkruar ”Çështja Shqiptare-riformësim i Ballkanit”, krahas vlerësimeve të shumta pozitive për UÇK-ës, janë shprehur se “Lufta në Kosovë ishte një kryengritje fshatare dhe e fshatarve”, ku Dilaveri me të drejtë i kundërshton me argumente bindëse, pretendimet e këtyre dy individëve, që nuk u dihet se kujt i shërbejnë e për kë punojnë. Por Dilogogu i Goxhajve, nuk mund të shkëputet kurrsesi nga nihilizmi i tij profan dhe si i tillë, i lehtëson këta “Miq të padukshëm të Serbve” intervistën e vet kur deklaron se, ”ndoshta e kanë huazuar nga analistët Shqiptar, që nuk janë të paktë në këtë drejtim”, ku duke hedhur helmin dilaverian, fyen rëndë historianët dhe studiuesitt e fushave të ndryshme Shqiptare, për mendimet që kanë dhënë e shprehur për luftën e Kosovës. Në vazhdimësi të “analizës” që i bën deklarimeve të atyre publicistëve,  nis e tjerë teori dhe dogma, “se edhe kanë dhe s’kanë të drejtë”, për tu mbushur  mëndjen lexuesve, ashtu si shtron dhe pyetjen në rolin e gazetarit, “Se është një nga drejtuesit kryesor të UÇK-ës dhe specialist i njohur i çështjeve ushtarake”. Mëndësi karrieriste të dukëshme, ku si gjithmonë Dilaveri nuk heq dorë nga interpretimi i rolit të Jovan Bregut, për një magazinë historike brënda luftës të UÇK-ës. Më tej në intervistën e vet, demagogu i mirënjohur për mediat Shqiptare, këtej dhe andej kufirit imagjinar, del atje ku shpirti i tij i zi e bren thellë nga brënda dhe nisur nga mllefi që ka për ish Zv/Komandantin e operacionit “Shigjeta” Spiro Butka gjatë asaj lufte, thur intriga e mashtrime poshtëruese për këtë luftëtar të UÇK-ës, për të ngritur vlerat e veta të neveriteshme e të pështira. Kështu brënda sajesave e gënjeshtrave të veta, ky rrufjan i gatuar për poshtërsira, trukon ngjarjet dhe ndodhitë, në interes të egos së vet karrieriste, duke përdorur gjakun e dëshmorit të asaj lufte Astrit Suli nga Kuçova, për të akuzuar e fyer Spiro Butkën. I njohur për thashethemet që thuri për Spiro Butkën në MM, të cilat saktësuam në këtë shkrim më sipër, ky mashtrues ordiner harron, se janë ende gjallë Azem Syla, Bislim Zyrapi, Arqile Mandro, Mustaf Gashi, që vërtetojnë, se ishte Spiro Butka ai që i propozoi Azem Sylës që të punësohej Dilua i Goxhajve në MM të QPK, sepse kishte ngelur rrugëve të Prishtinës si kone e zgjebosur. E akuzon Spiro Butkën se “shkruan kundër UÇK-ës dhe luftëtarët të sajë”, në një kohë kur dihet që Spiro Butka është i vetmi, ai që ka shkruar me dhjetra artikuj në shtypin e Tiranës e Prishtinës, për mbrojtjen e vlerave të UÇK-ës dhe luftëtarve të sajë, përkatësisht dhe në  gazetën Dita, të cilën po e njollosë ky shërbëtor i njohur i Serbo Sllavëve me ato sajesat dhe trukimet që i bën asaj historie të lavdishme luftarake. Paturpësitë e tij janë jashtë çdo etike e morali njerëzor dhe ai i shpreh këto, sepse kërkon të shkelë me këmbë amanetet e Tahir Sinanit dhe Xheladin Gashit, që kanë lënë për djalin e tij dhe një farë kurtizane, me të cilën të habisin faktet e argumentuara, përse i del asaj në mbrojte. Koha në vazhdimësinë e vet, nuk do harrojë të nxjeri Dilaverin dhe ndonjë tjetër para ekranit televiziv me të gjitha ato veprime poshtëruse që kanë kryer dhe mos mendojnë se do të jetë shumë e largët. E përgojonë Spiro Butkën  se nuk ishte  atë ditë në MM, gjatë përcjelljes të eshtrave të dëshmorit Astrit Suli, por gënjeshtra e sajuar prej tij mohohet nga Ndihmësi i MM Bislim Zyrapi e të tjerë, të cilët bashkë me Spiro Butkën, po interesoheshin për të nisur atë ditë urgjent për në spitalin ushtarak Tiranë oficerin Bardhyl Tahiri të sëmur rëndë, të cilin e braktisi Dilaveri që iku fshehurazi si hajn  në Tiranë, duke e lënë Bardhyl Tahirin e sëmurë rëndë pa e marrë sipas sipas urdhrit të dhënë nga MM Azem Syla. Ky është  Dilaver  intriganti i afirmuar që ashtu si ka qënë ashtu ka mbetur dhe ashtu do të vdesë. Këto janë fakte e argumente, të cilat vërtetohen nga personat e mësipërm dhe nga vetë Bardhyl Tahiri, që për ta nënvleftësuar, Dilaveri i transformon detyrën që ai ka kryer në SHP si oficer operativ, pra më lart se vetë Dilaveri si oficer për shtypin.
    Në vazhdimësi të trillimeve tepër të turpshme, që shkruan në këtë intervistë ish komandanti i baterisë kundërajrore, janë dhe disa mendime, që ky demagog i strategjisë dilaveriane jep për ndjekjen dhe vlerësimet për luftën e Kosovës nga SHP i ushtrisë dhe MM e RSH, ku nihilisti shpirtzi, shkruan se “nuk  ka patur angazhim legal”, ndërsa në pas luftë, paska qënë Dilogogu, ai që duke punuar si civil në akademi ushtarake, paska afruar ndihmesën karrjeriste të tij, por që nuk ja mundësuan, si rezultat i presionit të politikës shtetërore, që e kishte punësuar në atë akademi. Këto sajesa që tregon Dilaveri janë sa banale aqë dhe paradoksale. Akuzon PD ish partinë në pushtet, në një kohë që ishte po ajo forcë politike që gjatë vitit 2012, ajo që e kishte punësuar si shpërblim të atyre ngjarjeve vrasëse të vitit 1991, që ndodhën në atë shkollë e akademi, ku Dilua u aktivizua së tepërmi për të përfituar karrjerë. Shqiptarët e kudo ndodhur nuk kanë nevojë për idiotësitë e Dilaver Goxhës, se e dinë më mirë se ai, se si i ka kryer detyrat Shteti Shqiptar në atë luftë të përbashkët të gjithë Shqiptarve. Dhe ashtu si handikap që është kalon dhe flet përçart për Gjermanët dhe Gjermaninë, se paskan paguar disa telefona satelitor dhe nga ai vend erdhën 10 vullnetar në luftë. Në rrëfimet e veta, Dilaver Goxhaj nxjerr në dritë marazin që ka me Bedri Islamin e Ibrahim Kelmendin, të cilët në shkrimet që kanë botuar e kanë cilësuar Dilaverin dhe ndonjë tjetër si mercenar. A ka emër tjetër njeriu që vendos kusht “se nuk vijë në luftë pa 1000 Marka në muaj”, ose “më bëni shtëpi dhe vij unë në luftë”. Ibrahim Kelmendi e Bedri Islami, si donator fondacionesh, janë njohur me këto kërkesa dilaveriane, prandaj dhe shkruajnë, ndryshe do të flisnin dhe për Tahir Sinanin, Bardhyl Tahirin, Arqile Mandro, Ermir Begaj, Agim Sallakun, Dritan Dyrmishi, Spiro Butka e të tjerë, që shkuan vullnetarisht e u rreshtuan në atë luftë çlirimtare, atje ku kish nevojë Kosova dhe populli sajë.
  I liruari nga Ushtria Shqiptare si komandant  baterie, për të arritur synimet e veta, shkruan dhe analizon  vlerësimet për luftën e përbashkët të UÇK-ës e NATO-s, ku përmënd thënjet e Presidentit të SHBA-ës Bill Klinton dhe ato të Komandantit të asaj aleance Gjenerali Uesli Klark, të cilët, si njëri dhe tjetri flasin me superlativa për UÇK-ës dhe luftën e sajë. Por Dilogogu i Golemit, nuk mund të rrijë pa dalë dhe mbi ata, ku ashtu si “urtë e butë”, duke vënë në dyshim deklarimin e Bill Klinton, “se pesha në atë luftë e NATO-s  dhe UÇK-ës ishte 50 me 50”, e përball këtë vlerësim të presidentit të SHBA-ës, me mendimin e tij aventuresk, të dalë jashtë binarve të moralit njerëzor, se “faktet të bindin se ajo fitore është vepër vetëm e UÇK-ës”. Hamëndësi cinike e thënë me qëllime të caktuara, nga një karrierist të sëmur, që edhe pse pretendon se ka mbaruar akademinë ushtarake në  specialitetin e AKA, ka ngelur në kufijtë e dijenive të komandantit të baterisë, ku i mbërthyer keqazi pas egos së vetë unikale, paraqitet para lexuesve si ndonjë strateg i madh me deklarimet bajate, duke nënvleftësuar ish presidentin e SHBA-ës Bill Klinton. Duke kapërcyer degë më degë Dilavri i Goxhajve, nis e tregon pralla nga e kaluara që ëndërron ai vetë dhe ashtu si gënjeu e mashtroi në rastet e dëshmorve Indrit Cara e Astrit Suli, e përfundon rrëfimin e tij në këtë intervistë për dëshmorin Halit Riza Coka, “të cilin e paska njohur nga afër dhe jo vetëm atë, por dhe dy kushërinjtë e tij Sami dhe Ymer Coka”. Ata që i lexojnë për herë të parë këto sajesa e mashtrime të Dilaver Goxhaj, i marrin për të vërteta, por luftëtarët e UÇK-ës sot janë ende gjallë e nuk do lejojnë, që historia e asaj lufte dhe vepra e dëshmorit Halit Coka, të vihet ne funksion të manive karrieriste të këtij të sëmuri mendor të rëndomtë.   
     Nuk është vetëm dëshmori Halit Coka, ai që përdoret në këtë intervistë për interesat e ngushta karrieriste nga Dilogogu i Goxhajve, por dhe Tahir Sinani, Indrit Cara, Astrit Suli e të tjerë, familjet e të cilëve janë baza kryesore e themelit të SHVL të UÇK-ës Tiranë dhe si të tillë ai po bënë çmos për të përvetësuar diçka nga vepra heroike e tyre dhe duke shkuar më tutje me mendimet e tij ogurzeza, të përçajë atë Shoqatë, për të përfituar vetë dhe servilët që i shkojnë nga pas. Intervista e stërgjatur e këtij të hallakaturi mendor, nisi në 29 Gusht dhe mbaroi në 21 Shtator 2013. Në këtë maratonë sajesash të çekuilibruara, Dilaver Goxhaj i vetë quajtur Shpëtim Golemi, edhe pse sipas gazetës Dita, u intervistua nga një gazetar i sajë, ai i kreu të dy rrolet, ku si pyetjet e përgjigjet, i vuri në funksion të Jovan Bregut, për të përfituar pa tjetër dhe me çdo kusht, një magazinë historike brënda luftës të UÇK-ës. Është e drejtë e tij dhe e ndonjë tjetri që fshihet pas tij, të shkruajë atë që mendon për historinë e asaj lufte çlirimtare, por kurrsesi nuk i lejohet askujt të akuzojë, fyejë, mohojë, transformojë, trukojë dhe për më keq të masakrojë historinë e UÇK-ës në veçanti dhe atë kombëtare në tërësi. Luftrat e e zhvilluara nga luftëtarët çlirimtar, ishin, janë e do të mbeten në kujtesën e popullit Shqiptar simboli më i shenjtë i vet luftëtarve që i zhvilluan ato, e në mënyrë të veçantë i atyre që derdhën gjakun si lumë për të arritur këtë liri e pavarësi që gëzojmë sot. Luftëtarve e UÇK-ës, nuk u vjen mirë e shprehim keqardhjen për hallakatjen mendore e fantazitë karrjeriste të këtij somnambuli, që sheh ëndra me sy hapur, por jemi të detyruar të deklarojmë në këtë shkrim, se me këtë rast i drejtohemi dhe komisionit qeveritar të verifikimit të luftëtarve pjesmarrës, që gjatë diskutimit të figurave të asaj lufte, të mbajë qëndrim kundër këtij individi problematik, i cili ka gati rreth 15 vite, që nëpërmjet shkrimeve e intervistave që jep sa andej e këtej, ka dëmtuar së tepërmi imazhin e luftës të UÇK-ës, të drejtuesve e luftëtarve të sajë. Si i till ai nuk e meriton të trashëgojë virtytet e shenjta të asaj lufte madhështore, për të qënë pas kësaj veteran i luftës së UÇK-ës. Për të njohur sa më mirë lexuesit dhe opinionin publik me realitetin dhe vërtetësinë e ngjarjeve, e ballafaquam Dilaverin me dokumentet e kohës së luftës, të cilat i kemi nxjerrë nga arshivar përkatëse. Ato janë të gjalla dhe mund ti shohin ashtu si po i paraqesim dhe në këtë shkrim. Dhe jo vetëm këto, por dhe të tjera fakte me pamje filmike, për të cilat luftëtarët e asaj ushtrie rrezervojnë të drejtën, për ti paraqitur atëhere kur të lindi nevoja, për ti treguar këtij karrieristi se cila është figura evërtetë morale e Dilaverit ngatërrestar e problematik.     
    
                         Me shumë nderime e respekt për lexuesit dhe opinionin publik

1-Bislim Zyrapi  Shefi i SHP, Ndihmës Ministër i Mbrojtjes dhe Komandant i operacionit   
   “Shigjeta gjatë luftës së UÇK-ës.
2-Xhavit Sadria, oficer operativ drejtimi në SH të UÇK-ës.
3-Mustaf Gashi, Sekretar i SHP dhe i Shefit të SHP të UÇK-ës.
4-Spiro Butka Zv/Komandant i operacionit “Shigjeta” gjatë luftës së UÇK-ës.
5-Shaban Misliu, Shefi i Shtabit i operacionit “Shigjeta” gjatë luftës së UÇK-ës.
6-Nexhmedin Kastrati komandant i drejtimit operativNr.2/operacionit “Shigjeta”.
7-Skënder Misiri Komandant i njësisë speciale të DO Nr.2 Operacioni “Shigjeta”  
8-Ruzhdi Saramati Komandant i Br,128 (Dr.3Tak.)/operacionin“Shigjeta”.
9-Orhan Bislimaj Komandant kompanije i Br.128/operacioni“Shigjeta”.
10-Jetullah Krasniqi komandant kompanie i Br.128/operacioni“Shigjeta”.
11-Feriz Gashi Luftëtar i bat.1 /Br.128/operacioni Shigjeta”
12-Ylli Rashkaj Luftëtar i bat.2/Br.128/operacioni “Shigjeta”
13-Xhelal Limani Luftëtar i bat.3/Br.128/operacioni “Shigjeta”
14-Avduraman Nazifi Luftëtar i.4/Br.128/operacioni Shigjeta.