14 June 2012

Akademik Mark Krasniqi kunder Halil Matoshit

Akademik MARK KRASNIQI




___________________________

Reagim kundër HALIL MATOSHIT

LE TA DIJE EVROPA MBARE - TASH E MBAS S'JEMI SHQIPETARE 

Kështu këndon gjeli mbaje koshit, një këngë të re të Halil Matoshit
Për të na zhdukur si komb, Serbia e Greqia dhe kisha ortodokse e tyre, na kanë pagëzuar me emra të ndryshëm e jo si shqiptarë, por si Arnautë, Turq, Myslimanë, Jugosllavë, Arvanitas e tj., madje edhe si Shiftarë, Testerashë (Sharraxhinjë). Por jo si shqiptarët në Shqipëri, me të cilët, sipas politikës dhe përpjekjeve greko-sllave, nuk jemi një popull, një komb.

Por e gjithë kjo nuk është për të na habitur, sepse nga okupatori, nga armiku shekullor s’ke çka pret tjetër përveç dhunës e padrejtësisë nga çdo aspekt dhe në çdo rast. Megjithatë, ne kemi

qëndruar burrërisht, madje duke luftuar me fakte, me diplomaci, por edhe me armë në dorë, për të mbrojtur territoret tona etnike dhe emrin tonë etnik shqiptar, nën flamurin e lavdishëm kombëtar të heroit tonë të pavdekshëm, Gjergj Kastrioti – Skënderbe.

Këto pak fakte i di gjithkush prej nesh, por unë i përmenda vetëm për t’i lidhur me rastin e disa shkrimeve të zotëri Halil Matoshit, të cilin personalisht nuk e njoh, kështu që nuk kam kurrfarë raportesh me të, as pozitive, as negative. Por ky zotëri më ka motivuar të reagoja në disa shkrime të tija në gazetën ,,Koha Ditore’’, maj 2009, me 14 prill dhe 1 dhjetor 2010.


Zotëri Halil Matoshi shkruan se ne kosovarët nuk mund të kemi të njëjtin identitet kombëtar me shqiptarët e Shqipërisë, as me ata të diasporës së gjerë shqiptare, sepse ne duhet të jemi kosovarë e vetëm ata në Shqipëri shqiptarë. Sipas Z. Matoshit, edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës duhet të quhen serbë, në Maqedoni - maqendonas, në diasporë gjithashtu: – zvicierianë, gjermanë, në Skandinavi etj., gjithashtu e gjithëqysh, por jo shqiptarë. A do të quhen edhe serbët e Kosovës kosovarë me kombësi? Madje, serbët në Republika Srpska nuk dinë si do të quheshin, ose hungarezët në Serbi dhe në Rumani e kështu me radhë. Atëherë nëse na mohohet identiteti ynë shqiptar, ne për të qenë shqiptarë, duhet të bashkohemi me Shqipërinë dhe minoriteti i vogël grek në jugun e saj, do të quhet shqiptar, e jo grekë e kështu me radhë. Kjo do të thotë se minoritetet në përgjithësi duhet ta braktisin përkatësinë kombëtare të tyre dhe të deklarohen se janë të kombësisë së popullit shumicë, emrin e të cilit e ka shteti i tij. Por Zotëri Ahtisari në rastin e Kosovës vepron krejtësisht në drejtim të kundërt. Ky zotëri i nderuar, në Pakon e vet të famshme, e cila është baza e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, sajon ligje vetëm për të drejtat e minoriteteve etnike, përkatësisht për minoritetin serb, i cili nuk e njeh fare pavarësinë e Kosovës, por megjithatë i jep të drejta e privilegje të cilat nuk i ka asnjë minoritet etnik në botë. Nga ana tjetër, Ahtisari nuk i përmendë fare shqiptarët, të cilët kanë luftuar gjatë shekujve për ta krijuar këtë shtet. Por, këto ligje dhe kjo Kushtetutë, janë jetëshkurtër dhe duhet të zëvendësohen me ligje e Kushtetutë krejtësisht tjetër, në pajtim me sovranitetin e vërtetë e të plotë të shtetit.

Ky asimilim, siç e predikon Z. Matoshi, tash për tash i dhunshëm, mund të realizohet në Evropë pas një kohe shumë të gjatë, në kushte të volitshme demokratike, ekonomike dhe përgjithësisht shoqërore. E tillë tash është Amerika, përkatësisht SHBA-ja, ku gjatë shekujve pjesëtarët e popujve të ndryshëm e kanë kolonizuar Amerikën,janë asimiluar pas disa gjeneratave në një ,,etnikum’’ - qytetar, kështu që nuk ekziston një popull, ose komb shumicë, i cili do të ishte dominues mbi pakicat kombëtare. Zyrtarisht ekziston vetëm gjuha angleze, megjithëse kombet e ndryshme ende flasin, komunikojnë dhe kanë publikime të ndryshme në gjuhët e tyre, deri diku edhe traditën, zakonet e tyre. Kam parë në Uashington e në Nju – Jork varreza të përbashkëta, pa dallim feje e kombësie, megjithëse ende kishte shumë rrasa mermeri të varreve me shkrime hebraike, arabe, anglishte, e tjera, me simbole të feve të ndryshme. Të gjitha në nji ledinë, varr pranë varrit, në qetësi e në ,,rehati’’, pa kurrfarë problemesh.... Kur Evropa ,,të bëhet Amerikë’’, me kulturë, demokraci, ekonomi etj., pra, një shtet, ose union, federatë, apo konfederatë e shteteve, mbas një kohe të gjatë, ndoshta do të bëhet një unifikim i ngjashëm si në Amerikë. Por ky asimilim në Evropë do të vonohet, sepse çdo komb në Evropë ka kulturë, traditë, gjuhë e histori të vetën, të gjithë janë autoktonë me shekuj në Evropë, kështu që secili do ta ruajë identitetin e vet kombëtar. Amerika është kolonizuar me mërgimtarë të Evropës e të kontinenteve të tjera. Ne shqiptarët jemi popull autokton, më i lashtë në këtë pjesë të Evropës, dhe kemi kulturë, traditë, histori e gjuhë të posaçme, kështu që duam të jemi komb shqiptar edhe shumë shekuj. Prandaj teoria e Z.Matoshit as nuk duhet të përmendet fare, lere më të zbatohet qysh sot, me 28 Nëntor të vitit 2010. Tash kjo tendencë mund të kualifikohet madje edhe si tradhti. Tash për tash, vetëm nga ky aspekt mund të trajtohen shkrimet e qëndrimet e tilla siç janë këto të Z.. Halil Matoshit.


Zotëri Matoshi edhe festën tonë kombëtare, të njohur me ligjin e Kosovës si e tillë, e quan si prononcim politik. Ai e dënon ,,Vetëvendosjen’’, e cila ka stolisur kryeqytetin e Kosovës vetëm me flamuj kombëtarë të Skënderbeut. Unë mendoj se ,,Vetëvendosja’’ ka bërë shumë mirë që ka vepruar në këtë mënyrë, sepse 28 Nëntori është festë e madhe gjithëshqiptare e Flamurit tonë kombëtar. Flamuri i bukur kombëtar është simbol i bashkimit i të gjithë shqiptarëve kudo që janë në botë. Unë kam pasur kënaqësinë të shohë flamurin tonë kombëtar si valëvitej në çdo festë e gëzim familjar dhe manifestim kulturor shoqëror, gati në të gjitha shtetet e Evropës, në Amerikë dhe në Australi. Shqiptarët, pa dallim feje e krahine, përreth flamurit të bashkuar si vëllezër të një gjuhe e të një gjaku, nderonin këtë simbol tonin historik me të cilin identifikohen si shqiptarë.

Përdorimi i flamurit kombëtar nga shqiptarët e Kosovës, thotë. Z. Matoshi është vepër penale, sepse është ilegale, është përdhosje e ,,flamurit të huaj’’. Zotëri Matoshi harron se për këtë flamur shqiptarët gjatë shekujve kanë derdhur shumë gjak nga okupatori i huaj, sidomos nga serbët e grekët ortodoksë, por edhe nga maqedonët e malazezët. Rinia shqiptare, për këtë flamur është përjashtuar nga shkollat në Jugosllavi, është dergjur në kazamatet serbe, malazeze e maqedone, ka derdhur gjakun e vet dhe ka dhënë jetën për të. Më vjen shumë keq dhe shumë çudi, si mund të jetë një intelektual shqipfolës deri në këtë shkallë antishqiptar. I tillë është edhe psikopati i njohur, kryetari i socialistëve në Shqipëri, Edvin Rama, i cili, si kryetar i Bashkësisë së Tiranës, nuk ka lejuar të stolisej Tirana me 28 Nëntor me flamuj kombëtarë dhe me ndonjë manifestim kulturor. Ndoshta Halil Matoshi ka pasur urdhër nga ky majtist i Tiranës për të shkruar në këtë mënyrë për Festën e Flamurit tonë kombëtar. Nga ana tjetër, Matoshi nuk i përmendë fare serbët e Kosovës, të cilët në çdo rast e përdorin vetëm flamurin e Serbisë.


Përsa i përket identitetit kosovar në lidhje me disa ndryshime folklorike dhe linguistike, atëherë s’ka nevojë që të shqyrtohet ky dallim mes Kosovës e Shqipërisë, sepse dallime të tilla, të parëndësishme nga ky aspekt, kemi sa të duash edhe në Kosovë dhe në Maqedoni etj. Shumë zona etnografike në Kosovë dallohen njëra nga tjetra me kostumin kombëtar, me këngë dhe valle të tyre burimore, me theksin, apo shqiptimin e disa fjalëve, me ndonjë ,,adet’, madje, edhe me arkitekturën popullore etj. Por të gjitha kanë një identitet kombëtar, të gjitha zonat janë thjeshtë shqiptare,.siç janë mes nesh, po ashtu janë edhe në Shqipëri e kudo. Por kjo është vetëm pasuri e kulturës popullore, e jo etnitete etnike të veçuara. Në çdo shtet, në çdo popull ka dallime të tilla. Madje, ne kemi dy dialekte kryesore – toskërishten e gegërishten, por edhe fustanella e tirq prej zhguni me gajtana të zinj. Megjithatë, kemi gjuhën letrare të përbashkët, historinë, traditën, kulturën, gjakun dhe vetëdijen kombëtare shqiptare, e cila ka rëndësi të posaçme. Por kjo vetëdije kombëtare dikujt i mungon fare, zakonisht atyre shqipëfolsve me pedigire komuniste në Kosovë e në Shqipëri, të kamufluar si demokratë, socialistë, bile edhe si atdhetarë, të cilët i kanë ende në trurin e tyre buburrecat e kuq, kurse vetëdija e tyre kombëtare, qëllimi i vetëm i tyre është kolltuku i ministrave, i kryetarëve, drejtorëve etj., sidomos korrupsioni – hajnia, duke dëmtuar kështu shtetin, atdheun e tyre.


Ti zotëri filozof, ia lejoni vetës të drejtën për të qortuar, madje për të fyer, jo vetëm kosovarët, por edhe ambasadorin e nderuar të Shqipërisë në Kosovë, Dr. Islam Lauken, sepse ai nuk proteston me një notë zyrtare ndaj Qeverisë së Kosovës për përdorimin ,,ilegal’’ të flamurit të shtetit tij nga ana e shqiptarëve të Kosovës. Madje, shton ky biqim filozofi se ky ambasador nuk proteston kundër ,,Vetëvendosjes’’, (e cila e zbukuroi Prishtinën me flamuj kombëtarë) sepse ,,është i preokupuar me konstitucionin mental e jo me atë politik. Ai duket ka simpati për ilegalen e jo për legalen, ai parapëlqen patriotizmin romantik e jo atë ligjor’’... Kështu analizon ky analist i mençur punën e qëndrimet e ambasadorit të Shqipërisë. Populli thotë për dikë që mendon se është shumë i mendshëm: ,,Kaq din, e kaq flet’’, përkatësisht - nuk di asgjë, është injorant. Do t’ia shtoja kësaj edhe një tjetër thënje popullore dhe një latine, përkatësisht ,,Mos u ban çka s’je, e mos shit çka s’ke’’, dhe ,,Si takuises, filosofus manzises’’, shqip - ,,Sikur të kishe heshtur, do të mbeteshe filozof’’. Kjo porosi vlen për shumëkënd, por me këtë rast po ia kujtojmë zotëri Matoshit

Zotëri Matoshi, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Dr. Islam Lauka, është diplomat i shkolluar dhe i njohur si i tillë, është intelektual i kualitetit të lartë kulturor, shkencor e letrar, është doktor i shkencave juridike, është njëri me përvojë profesionale, një nga shefat në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, është njeri shumë i ndershëm, inteligjent dhe racional në mendimet e veprimet profesionale të tij, është patriot i vërtetë, demokrat pa hile, me ndjenja të larta të përgjegjësisë ndaj detyrës së ndershme që i është besuar nga Kryeministri shumë i suksesshëm në përpjekjet e tij për ndryshimin e gjithanshëm pozitiv të Republikës së Shqipërisë, Dr. Sali Berisha. Në këto përpjekje shumë të suksesshme të tij, Kryeministri Berisha e ka krah të djathtë edhe ambasadorin e nderuar Dr. Islam Lauken.

Zotëri Matoshi, ti me qëndrimet e shkruara tuajat po tregon se je tepër i vogël për të vlerësuar dhe shvlerësuar ambasadorin e Shqipërisë, Dr. Islam Lauken. Madje, unë do të thosha se ti nuk je as hija e tij në planin intelektual, kurse në planin kombëtar duket se je vetëm një buburrec i kuq. Ti përpiqesh të tregohesh i mençur, i dijshëm, duke përdorur sa më shumë citate të autorëve të huaj .Por ato nuk kanë lidhje me situatën aktuale specifike të Kosovës.


Ti përpiqesh të tregohesh si një analist, apo filozof i mirëfilltë, por shkrimet tuaja tregojnë se e ke vendin diku afër derës, e jo në ballë të oxhakut, siç pretendon ti. Në Kosovë ,,analistët’’ janë shtuar si këpurdhat pas shiut. Por këpurdha ka edhe helmuese dhe aso të mira që i përdorim si ushqim. Ti me shkrimet tuaja antikombëtare, antishqiptare, ke vendin në kategorinë e atyre këpurdhave që s’i ha pazari, që askush s’i vë në tenxhere, as në fultere. Këto epitete do të ishin pa vend sikur ti mos ishe kundër bashkimit dhe flamurit tonë kombëtar. Për ty bashkimi kombëtar shqiptar qenka vetëm ëndërr romantike dhe rrezik i madh, sepse nuk u pëlqen fqinjëve tanë grekë e sllavë, të cilët i mbajnë në robëri trojet tona historike dhe etnike dhe një pjesë shumë të madhe të popullit shqiptar, i cili atje diskriminohet, shkelet nga çdo aspekt nga regjimet antishqiptare, sidomos në Çamërinë shqiptare në Greqi. Siç shihet nga trajtimi yt i problemit kombëtar shqiptar, po pajtohesh me këtë situatë, me robërinë e trojeve dhe të popullit tonë. Unë mendoj se asnjë popull, madje as individi, kurrë nuk duhet të pajtohet me padrejtësinë, madje, me robërinë kombëtare në asnjë mënyrë. Por gjithashtu mendoj se në kushtet tona aktuale kjo padrejtësi historike, të cilën na kanë imponuar fqinjët tanë, me bekimin e diplomacisë evropiane të shekullit 19 e 20, patjetër duhet të korrigjohet në mënyrë diplomatike, paqësore, ndoshta në kuader të proceseve integruese bashkëkohore evro-atlantike, pa ndikimin e okupatorëve të trojeve tona dhe me ndikimin dominues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e të aleatëve të tyre evropianë. Ne nuk kërkojmë asnjë pëllëmbë të viseve të huaja. Ne kërkojmë vetëm atë që është e jona, madje, në mënyrë paqësore, diplomatike, pa armë. Arma jonë më e fuqishme është drejtësia. Kjo është e drejtë e jona, por edhe interesi i paqes së qëndrueshme në këtë pjesë të Evropës. Unë këtë e kam thënë publikisht shumë qartë para 20 vjetëve për opinionin jugosllav, në gazetën më të madhe të Jugosllavisë, ,,Borba’’ me 16 mars 1993, madje, me titull të dalluar “Nuk ka paqe në Ballkan, pa vetëvendosjen e shqiptarëve!”.


Zotëri Mattoshi, ti ke ambicie karrieriste që të dalësh në shesh si intelektual, politikan, dijetar e shkencëtar i madh. Mendoj se kjo, në përgjithësi, nuk ka asgjë të keqe. Por në rastin konkret, kur ti përpiqesh ta mbërrish këtë qëllim në dëmin e popullit shqiptar, pjesëtar i të cilit ndoshta je edhe ti, kjo është tepër e pandershme. Mos bjerë nën ndikimin e Edvin Ramës dhe të socialistëve të tij, të cilët në luftë të pandershme për pushtet, për kulltuket, duan ta shkatërrojnë pushtetin, qeverinë aktuale demokratike dhe parlamentin, gjithashtu demokratik dhe të suksesshëm, duke penguar kështu procesin e inkuadrimit të Shqipërisë në institucione të ndryshme evro-atlantike. Ne jemi në situatë tjetër. Ne, para së gjithash, duhet të përpiqemi ta kemi shtetin sovran brenda kufijve të caktuar të tij, siç e kemi proklamuar pavarësinë e tij dhe siç na ka njohur faktori ndërkombëtar. Këtë rrugë duhet ta ndjekim tash, pa kombinime me të drejtën e bashkimit kombëtar. Kur të stabilizohemi si shtet, me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, do t’i zgjidhim problemet aktuale dhe ato të ardhshmet në mënyrë paqësore, diplomatike, por gjithsesi me drejtësi, me korrigjimin e padrejtësive në të kaluarën. Por me asnjë kusht kurrë nuk do të heqim dorë nga e drejta e vetëvendosjes, nga e drejta njerëzore që të jemi gjithmonë çka kemi qenë e çka jemi sot – popull shqiptar demokratik, tolerant, paqedashës, bujar,besnik, konstruktiv e human, i ndershëm nga çdo aspekt.

Ti, zotëri Halil Matoshi, me shokë të tu shqipfolës, mund të deklaroheni kinezë e çerkezë , polakë e zezakë, si të doni. Por ne kosovarët betohemi: ,,Le ta dijë Evropa mbarë, do të qëndrojmë gjithmonë shqiptarë, nën flamurin tonë kombëtar’’!

P.S Ky regim i është drejtuar gazetës "Koha Ditore" por redaksia nuk e ka botuar prandaj i drejtohem për botim gazetës kombëtare "Bota sot" - Autori

Botuar ne 2011

05 May 2012

GREQIA, 695 FSHATRA SHQIPTARE

GREQIA, 695 FSHATRA SHQIPTARE


Nga Prof. PETER PRIFTI


Çamët dhe arvanitasit që jetojnë në Greqi përbëjnë një komunitet prej afro 3 milionë banorësh, ndonëse sot jo të gjithë flasin shqip. Çfarë zbuluan dhe dokumentuan priftërinjtë arbëreshë Antonio Belushi dhe Jani Kapareli nga viti 1965 deri në 1995. Rrënjët arbërore që zgjaten deri në Athinë dhe represioni i autoriteteve greke në vite
 
DOKUMENTI
Recensioni i prof. Peter Priftit (1924-2010) mbi veprën “Kërkime dhe studime ndër arbërorët e Helladhës – prej rrënjës arbëreshe në Itali në mëmëzën arbërore në Helladhë”*. Vepër e Papa Andon Bellushit, botuar me 1994




Faksimile e kopertinës së librit të Antonio Bellusci-it “Ricerche e studi tra gli arberori dell’ Ellade – Da radici arbëreshe in Italia a matrici arberore in Grecia (Kërkime dhe studime ndër arbërorët e Greqisë – prej rrënjës arbëreshe në Itali në mëmëzën arbërore në Greqi)

Në ditët tona vëmendja e botës shqiptare është përqendruar me të drejtë në çështjen e madhe të Kosovës. Ajo përbën sot fushën më të madhe të luftës për liri nga një zgjedhë e rëndë, për pavarësi dhe për bashkimin eventual të të gjithë trojeve shqiptare. Shkurt, është çështja kyç që i jep formë dhe frymë çastit historik para të cilit gjendet sot bota shqiptare.
Megjithatë, shqiptarët një sy dhe një vesh e kanë patur gjithmonë në drejtim të shqiptarëve të Greqisë. Në një mënyrë ose tjetër, janë interesuar për fatin e vëllezërve dhe motrave çame, si edhe për gjendjen e shqiptarëve të vjetër, që u vendosën gati kudo në Greqi që në kohët e lashta të mesjetës.
Një nga këta shqiptarë është prifti i njohur arbëresh, Andon Bellushi (Papa Antonio Bellusci). Të parët e tij, ashtu si të parët e shumicës së arbëreshëve, emigruan nga Greqia që në kohën e Skënderbeut, në vitin 1434. U larguan që të mos binin në duart e shkelësve turq. U larguan me lot në sy që të ruanin mënyrën e jetës së tyre, gjuhën shqipe dhe çdo gjë të shtrenjtë, të trashëguar brez pas brezi nga gjyshët dhe stërgjyshët e tyre.

MALLI PËR MORENË

I nxitur nga një mall i papërshkrueshëm për vendin e prejardhjes, për Morenë e bukur, papa Bellushi udhëtoi në Greqi për të parën herë në vitin 1965. Ai udhëtoi atje jo vetëm si një “pilgrim” i përmalluar, por edhe si njeri i shkencës, si etnograf i pasionuar për të mbledhur folklorin e “arbërorëve”, sikundër quhen zakonisht shqiptarët e Greqisë. (Një tjetër emër për ta është “arvanitë”). Pas vizitës së parë, ai u kthye herë pas here në Greqi, për të vazhduar dhe rafinuar punën e nisur.
Ky libër: “Kërkime dhe studime ndër arbërorët e Helladhës”, është fryti i asaj pune të madhe. Në këtë vëllim Bellushi vë në dukje lidhjen e ngushtë që ekziston midis arbëreshëve dhe arbërorëve. Në një takim me arbërorët në Tebë më 1990, ai tha: “Ne flasim ashtu si flisni ju këtu… Kemi gjuhën tuaj, zemrën tuaj. Kemi ritin (fenë) tuaj. Kemi emrin tuaj.” (f.173) Kënga e Moresë, ka thënë Bellushi, “mbajti të gjallë në zemrat tona nostalgjinë për Morenë”. Këtë ndjenjë e ka shprehur bukur edhe peshkopi arbëresh Ercole Lupinacci me fjalët: “E kemi pasur gjithmonë këtë dëshirë të fortë, të njihemi me Dheun e gjyshëve, që i kujtojmë me mall në këngët tona popullore.” (f.101) Lidhja me shqiptarët e Greqisë duket në emrat e vendeve (toponimet) dhe fshatrave të arbëreshëve, në emrat e tyre personale, në shërbesat fetare, dhe, mbi të gjitha, në mënyrën e të folurit, në gjuhën e tyre të përditshme. Nga bisedat që pati autori me arbërorët, bëhet e qartë se shqiptarët e Greqisë dhe ata të Italisë nuk kanë aspak vështirësi për t’u marrë vesh, për të komunikuar me njëri-tjetrin, sepse të dyja palët flasin të njëjtin dialekt – një toskërishte të vjetër. (Është një dialekt ky që tingëllon disi arkaik në veshin e folësit të shqipes moderne). Të bëjnë përshtypje takimet dhe bisedat shumë të ngrohta që pati Bellushi me arbërorët. Ai u prit me plot përzemërsi dhe u nderua si vëlla sepse – siç u shpreh historiani arbëror, Aristidhis Kolljas – ai dhe arbërorët hodhën “urën midis Greqisë dhe Italisë që të gjejë vëllai vëllanë”. (f.92)






ARRITJET E PUNËS ME ARBËRORËT NË GREQI

Duke filluar nga viti 1965, autori i kësaj vepre “fotografoi” gjuhën dhe zakonet e arbërorëve me kujdesin dhe ndërgjegjen e shkencëtarit, duke i inçizuar me trak. Gjatë afro 30 vjetëve ai mblodhi një thesar të dhënash mbi historinë dhe folklorin e arbërorëve: përralla, legjenda, fjalë të urta, mallkime, këngë dhe bisedime – trashëgim kulturor ky i ruajtur shekuj me radhë. Regjistrimet e bisedave dhe këngëve përbëjnë material të pastër etnografik, sepse Bellushi i la njerëzit të flisnin dhe të këndonin shqipen që dinin. Pra, i mori ato dhe i botoi në këtë libër ashtu siç ia dëgjoi veshi, pa i korrigjuar, pa i ndryshuar.
Ja, disa nga rezultatet e punës së palodhur që bëri në Greqi. Sa shqiptarë ka në Greqi, nuk dihet saktësisht. Po një arbëror i shkolluar në Athinë i tha autorit se në Greqi ka 3 milionë “arvanitë”, veçse jo të gjithë flasin shqip. (f.59) Libri ka një listë të gjatë të krahinave dhe fshatrave ku banojnë arbërorët – 696 fshatra në nja 15 krahina. Në këtë listë gjen emra fshatrash si Qiuteza, Vithkuqi, Blushi, Matranga, Variboba, Dara, që dëshmojnë për lidhjet e tyre me fshatrat e Shqipërisë, si edhe me emra të njohur të arbëreshëve në Itali.
Bellushi u njoh mirë me kulturën e lashtë të arbërorëve. Besa e shqiptarit, thotë ai, rron në trojet e shqiptarëve të Greqisë. Ata krenohen me këtë kryevirtyt të racës shqiptare, të cilën e shprehin me frazën, “arvanit-besalith”. Ne “nuk themi fjalë në erë”, i tha një arvanit papa Bellushit. (f.135) Për të zbuluar botën e tyre të përditshme në mënyrë më të imtë, Bellushi i pyeti arbërorët për gjërat më të thjeshta. “Si e bëni bukën, djathin? Si i punoni vreshtat? Si i rrjepni dhitë? Si i ruani bagëtitë nga ujqit?” Pastaj pyet çfarë zogj kanë andej, si u thonë maleve që kanë afër, cilët janë katundet arbërore rreth e përqark? I pyet, gjithashtu, të recitojnë numrat (l,2,3…), ditët e javës dhe muajt e vitit. Përgjigjet që mori ishin pothuaj të njëjta nga një krahinë te tjetra, gjë që tregon se në thelb kultura e shqiptarëve në Greqi është e njëjtë kudo. Autori mblodhi me qindra këngë, shumica e të cilave bëjnë fjalë për dashurinë. Ja, disa radhë të shkëputura nga këto këngë:

Eja të të puth një herë,
Tani që kam pirë verë.
Prapa malit kam një pus,
Eja vashë të të puth.
Prapa malit kam shtëpinë,
Eja vashëzë të rrimë.

Libri hedh dritë edhe mbi figurat arbërore që i kanë bërë shërbime të çmuara popullit shqiptar në Greqi, burra si: I ndjeri Jorgo Marougas, redaktor i shquar i revistës “Dialogoi”, Aristidhis Koljas, autori i librit “Arvanites” (1983), veprës kryesore për njohjen e arbërorëve, Vangjelis Ljapis, folklorist, autor dhe avokat për mbrojtjen e të drejtave të arvanitëve; dr. Jorgo Haxhisotiriov, i njohur si mjek në Athinë, si shkencëtar dhe si mbledhës i folklorit arbëror. Ka edhe të tjerë.

GJENDJA E GJUHËS SHQIPE

Arbërorët janë krenarë për gjuhën e tyre. Një nga këngët që këndojnë në krahinën e Korintit thotë:

Kjo gjuhë arbërishte
Është gjuhë trimërishte.
E fliste Admiral Miaulli,
Boçari dhe gjithë Suli (f.327)

Nga intervistat e shumta që pati autori me arbërorët, bëhet e qartë se ata e duan gjuhën shqipe me zemër, dhe kënaqen kur flasin shqip. Prandaj kanë merak ta ruajnë dhe t’ua lënë trashëgim fëmijëve. Ky merak duket edhe në ndonjë këngë të tyre, si, p.sh. në radhët: “Arvanitete të këndomi/ Gluhenë të mos harromi”. Papa Bellushi pyeti herë pas here kudo që vajti: “Do të rrojë gjuha arbërore?” “Nuk e di,-iu përgjegj një burrë,-sepse është një gjuhë që nuk mësohet në shkollë dhe nuk shkruhet”. Dhe vërtet bisedat e Bellushit me arbërorët zbuluan një konflikt midis atyre që duan ta ruajnë gjuhën me çdo kusht, dhe atyre që preferojnë greqishten, sepse ajo shkruhet. Po në përgjithësi ata kanë besim në të ardhmen e gjuhës. Kanë po ato ndjenja që shfaqi një plak nga Korinthi kur tha: “Unë kam tri vasha me shkollë. Po kur më vinë këtu në shtëpi, flasin arbërisht. Greqishten nuk e flasim neve këtu”. (f.349)
Gjatë gjithë udhëtimeve që bëri në Greqi, meraku më i madh i papa Bellushit ishte për gjuhën shqipe, por edhe për kulturën e arbërorëve, dhe me të drejtë, sepse nga të gjitha anët ai dëgjoi ankime për grekët. Grekët nuk lejojnë hapjen e shkollave shqipe. Nuk i lejojnë shqiptarët as të këndojnë këngët e tyre. “S’kemi mundësi të shkruajmë gjuhën tonë,” thotë arbërori. “S’kemi botime, as fetare, as popullore, as letrare. S’na lejojnë… Jemi si një trup pa shpirt”. (f.426) “Këtu gjuha jonë flitet vetëm midis mureve të shtëpive. Ajo s’ka banesë as në liturgji, as në shkollë, as në shtyp, askund”. Kështu foli plaku 72- vjeçar Dhimitri Gonos në More. (f.419) Priftërinjtë i ndalojnë fëmijët arbërorë të flasin shqip, se “është e mallkuar”. Një burrë i tha Bellushit se kur ishte djalë i vogël në shkollë, mësuesi i rrihte nxënësit shqiptarë po të thonin ndonjë fjalë shqip, dhe i detyronte të shkruanin ato fjalë njëqind herë në dërrasën e zezë. (f.233)
Grekët i shohin shqiptarët si vllehë, d.m.th. pa rrënjë, pa shtëpi, pa tokën e tyre, sikur ata nuk ekzistojnë si popull me kombësinë e vet. Edhe emrat shqip të fshatrave të tyre nuk i durojnë, dhe i kanë ndryshuar e u kanë vënë emra greke. (Megjithatë, populli vazhdon të përdorë emrat e tyre të vjetër shqip). Thonë se shqiptarët nuk ekzistojnë fare. Përgjigjen shqiptarët: “Një e rremë e madhe! Në Korinth, në Beoci, në Atika, në Eube, në Argolidhë, në More, në Thebe arbërorët i gjen si milingonat nga të gjitha anët”. (f.426)
Arbërorët e dinë mirë rolin e shqiptarëve në Revolucionin për Pavarësinë e Greqisë. “Greqinë e kanë ngjallur arbërorët”, thonë ata me këmbëngulje. Por kjo e vërtetë historike nuk u bën përshtypje grekëve. Ata e mohojnë kombësinë shqiptare të herojve të revolucionit grek si Boçari, Miaulli, Xhavella, Kollokotroni, etj. duke thënë se ata ishin grekë që kishin mësuar të flisnin shqip!! Më e keqja është se ka edhe arbërorë që s’duan të thonë se janë shqiptarë. E mohojnë kombësinë e tyre dhe zemërohen po t’ua kujtosh.

UDHËTIM NË MORE MË 1970

Me interes të veçantë është udhëtimi që bëri Bellushi në More më 1970, i shoqëruar nga prifti arbëresh Jani Kaparelli. Përshkrimi i këtij udhëtimi përbën një dokument me vlerë të rrallë. Në hapësirën e gati 20 faqeve, (409-427), autori shkruan për mallin e pafund që kanë arbëreshët për Morenë, sepse, sikurse thotë ai, arbërorët e Moresë dhe arbëreshët “janë lidhur ngushtë nga historia, nga gjuha e nga besa… Jemi si mish e thua”. Ai bën fjalë për takimet e ngrohta bisedat e përzemërta, këngët që kënduan së bashku me shqiptarët e Moresë, të cilat mishëronin gëzimin e tyre të përbashkët, hidhërimin, vajtimin, besën, mundimet, dhe afërsitë shpirtërore që kanë njohur gjatë shekujve.
Pastaj shkruan për prelatin simpatik grek të Moresë, dhespot Stefanos i cili, ndryshe nga qëndrimi zyrtar i grekëve, i mirëpriti arbëreshët dhe tha me gojën e tij se, “këtu janë shumë katunde arbërore”. (f.415) Madje, ai lëshoi një kartë, të hartuar në formën e një “leje” për vizitorët, ku ai përmendte me emër fshatrat e Moresë që donin të vizitonin Bellushi dhe Kaperelli.

“Ky është i pari dokument grek”, thotë Bellushi, “ku shkruhet se në More gjenden edhe sot katunde arbërore!” Dhe si i tillë “ka një rëndësi historike të madhe”. (f.416)

VEPËR E DENJË SHKENCORE

Me botimin e këtij vëllimi, Andon Bellushi ka vënë në duar të lexuesve një vepër që ndriçon jo vetëm gjendjen e shqiptarëve të Greqisë, por edhe të arbëreshëve. Vepra e tij ka material të gjerë të mbledhur në terren, nga një kërkues i pasionuar “që ulet gju më gju analfabetët e të papërfillurit”, sikurse thotë prof. Gjovalin Shkurtaj i Universitetit të Tiranës, “duke regjistruar… gjithçka që ata mbajnë mend”. Prof. Shkurtaj e cilëson veprën si “një enciklopedi të tërë të jetës, shpirtit, kulturës, dokeve (traditave), zakoneve, dhe gjuhës që flitet edhe sot në komunitetet e moçme të shqiptarëve në Greqi”.
Në mënyrë shkencore autori vë në dukje botën e shqiptarëve që zbuloi në tokën e Greqisë, që do t’u vlejë dijetarëve dhe studentëve të historisë, gjuhësisë dhe folklorit. Njëkohësisht, duke iu përmbajtur kritereve shkencore që kërkonte puna e tij, ai paraqet edhe ndonjë të metë, dobësi apo konflikt që gjeti midis arbërorëve. Një nga gjërat që ia rritin vlerën librit dhe e bëjnë atë më interesant, janë fotografitë e shumta që ilustrojnë faqet e tekstit. Ato fiksojnë fytyrat e personave që takoi autori gjatë vizitave në Greqi; rrëfejnë, gjithashtu, edhe diçka nga jeta e tyre: veshjet, dhomat e shtëpive, kisha, monumente, peizazhe. Dy tipare të tjera të librit janë hartat, që tregojnë fshatrat arbërore me emër, dhe qindra e qindra shënime “notes” (në italisht), që e bëjnë tekstin më të qartë për lexuesin.
Me gjithë gjendjen e rëndë të arbërorëve që gjeti autori në Greqi, për shkak të shtypjes së gjuhës dhe kulturës së tyre, ai nuk u dekurajua, nuk u dorëzua. I mbrujtur me ndjenja të thella atdhedashurie dhe i nxitur nga një mall përvëlues historik (që buron nga thellësia e shekujve), papa Bellushi, më se fundi, del fitues si etnograf, si shërbëtor i urtë i Zotit dhe si burrë i Besës shqiptare. Ai e afirmon vetveten si optimist për të ardhmen e shqiptarëve të Greqisë. Shpirti i Arbërit rron, thotë Bellushi, “i freskët, i gjallë, i thjeshtë”. Rron në këngët arbërore rron dhe do të rrojë, se “ajo ka rrënjë të thella”, dhe “flitet nga të mëdhenjtë e nga të vegjlit”. (f.424)

* * *

Teksti i këtij libri është në dy gjuhë: shqip dhe italisht (me disa faqe edhe në greqisht). Pjesa më e madhe e lëndës është në gjuhën shqipe. Teksti italisht është, në të vërtetë, një përkthim disi i përmbledhur i tekstit shqip. Megjithatë, emri i autorit dhe titulli i librit në kapakun e veprës janë në gjuhën italishte, si pason: Antonio Bellusci, “Ricerche e studi tra gli arberori dell’ Ellade – Da radici arbëreshe in Italia a matrici arberore in Grecia.” Libri ka një hyrje nga Aristidhis Kolljas, kryetar i Shoqatës Kulturore Arbërore “Mark Boçari” në Athinë, dhe një parathënie nga prof. Gjovalin Shkurtaj i Universitetit të Tiranës. U botua nga Qendra për Kërkime Socio-Kulturore “G.Castriota, Cosenza, Itali, 1994, 500 faqe.

*Shënim: Citatet nga bisedat dhe këngët e abërorëve janë shkruar gati të gjitha në shqipen e njësuar letrare, për ta bërë më të lehtë leximin e tyre. –

PETER R. PRIFTI
San Diego, California
Shkurt, 1996

_________________________

Peter R. Prifti

Peter Prifti (1924-2010) lindi në Rehovë (Kolonjë) më 1924. Pasi kreu shkollën fillore në fshat dhe Plotoren në Ersekë, emigroi në Amerikë më 1940. Peter Prifti mbaroi shkollën e mesme, pastaj u diplomua për art e letërsi në Penn State College. Vazhdoi studimet në University of Pennsylvania ku fitoi gradën shkencore “Master of Art Degree in Philosophy” (1955). Punoi redaktor në gazetën “Dielli” dhe sekretar i “Vatrës” (1958-1960), përvojë e cila e ndihmoi të njihte nga afër Fan Nolin dhe komunitetin shqiptar. Për 15 vjet ishte konsulent për çështjet shqiptare në M.I.T. (Massachusets Institut of Technology) qendër e shquar e studimeve ndërkombëtare. Më 1976 University of California, Dega e Linguistikës e mori si pedagog sapo hapi katedrën e Gjuhës Shqipe. Jetonte në San Diego, Kaliforni. Është autor i librave “Socialist Albania since 1944”; “Remote Albania – The politics of isolation”; “Confrontation in Kosova, The Albanian-Serb Struggle, 1969-1999”; “Land of Albanians: A crossroads of Pain and Pride”; “Mozaik Shqiptar”; “Unfinished Portrait of a Country”.

Aristidh Kola

Aristidh Kola (1944-2000) është jurist, studiues, publicist, shkrimtar, veprimtar i guximshëm për çështjen kombëtare, kryetar i shoqatës së arvanitasve të Greqisë “Marko Boçari”. Mbante lidhje dhe bashkëpunoi me personalitetet e diasporës në Amerikë e Turqi, Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, arbëreshët e Italisë dhe Korsikës. Është autor i veprave “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, “Gjuha e perëndive”, “Deklarata e Bashkimit Arvanitas”, “Fjalori korregjues i fjalëve arvanite”, “Fjalori krahasues i gjuhës shqipe”, “Greqia në kurthin e serbëve të Milosheviçit”, “Kënga e mercenarëve, prejardhja e grekëve”, “Mithi dhe e vërteta”, “Varrimi i tretë i Marko Boçarit”, etj. Nxorri revistat “Besa” dhe “Arvanon”. Në vitin 1999 përkrahu në mediet greke bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi dhe UÇK-në. Është hedhur në gjyq dhe kërcënuar me vdekje nga qarqet ultranacionaliste greke. Dekoruar nga ish-Presidentët e Shqipërisë Sali Berisha dhe Rexhep Meidani, si dhe nga kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi. Është “Qytetar nderi i Skënderajt”.

Andon Bellushi (Antonio Bellusci)

Prift arbëresh, gazetar, shkrimtar, pedagog, etnolog, lindur në vitin 1934 në Frashinetë të Kozencës, (Itali). Diplomuar për filozofi e teologji. Ka shërbyer si prift famullitar arbëresh. Ka themeluar revistat “Vatra Jonë, “Lidhja”, shoqatën kulturore dhe shtëpinë botuese “G. Kastrioti”, Bibliotekën Ndërkombëtare “Bellusci”. Ka botuar studime në periodikët “Shejzat”, “Zgjimi”, “Katundi Ynë”, “Studime Filologjike”, “Përparimi”. Qysh nga viti 1962 ka bërë udhëtime, studime dhe kërkime etnografike në vende të ndryshme, ka marrë pjesë në veprimtari shkencore në kuvende, kongrese në Itali, Shqipëri, Kosovë, Itali, SHBA, Australi. Ka botuar librat “Këngë fetare arbëreshe”, “Argalia në tekstet popullore arbëreshë në Frasnitë”, “Magjia, mite dhe besime popullore në katundet arbëreshë”, “Fjalor Frazeologjik i Arbëreshëvet në Itali dhe Arbërorëve në Greqi”, “Blegtoria në Frasnitë”, :Kërkime dhe Studime ndër Arbërorët të Elladhës”, “Antologjia Arbëreshe”, “Arbërorët-Arvanitë”. Është nderuar nga Qeveria Italiane, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Qeveria e Kosovës, etj.

30 April 2012

ÇATIN SARAÇI PER AHMET ZOGUN: "Vrases dhe hajdut!"


Unë Çatin Saraçi, të akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar të atdheut tënd, si vrasës e hajdut …

Ahmet Zogu, i kurorëzuar me vone mbret i Shqipërisë me lejen e Musolinit, lindi rreth vitit 1893. Asokohe Shqipëria ishte province turke dhe turqit nuk e kishin me detyrim regjistrimin e lindjeve në asnjë vis të perandorisë. Ndërkohë që të krishterët shqiptare regjistroheshin në librin e kishës, krahina e Zogut nuk e njihte këtë lloj regjistrimi sepse ishte kthyer en bloc në fenë muhamedane në vitin 1851. Kur mbushi tete vjeç, Zogu u dërgua në Kostandinopoje ku kreu shkollën fillore dhe mësoi turqisht në mejtep. Gjate gjithë jetës se tij, Zogu ka kryer vetëm këto tri klase shkolle: Nga Shqipëria kishte marre me vete një tutor, Abdurrahman Krosi (Lale Krosi), njeri krejt analfabet, bëmat dhe krimet e të cilit nuk lënë pa prekur as njerëzit e familjes (dihet se cyti vrasësit e të vëllait). Saraçi saktëson se ngaqë nuk e mësoi kurrë gramatikën e shqipes, Zogu nuk ia ka shkruar kurrë njeriu asnjë letër me dorën e vet, por i ka diktuar ato.
Në vitin 1917, kur ndodhej në Vjene me studime pas një burse të qeverise austriake, ndodhi dhe takimi i pare i Catinit me Ahmetin. Atëherë Austria ndihmonte në arsimim një grusht shqiptaresh të spikatur, pasi kishte plane për këtë vend të vogël. Ndërsa mbi dy të tretat e Shqipërisë ndodheshin nen pushtimin austriak, 70 kryetare fisesh u nisen në Vjene t’i paraqesin nderimet Kajzerit, mes tyre dhe Zogu. “Me lanë përshtypje të thelle fjalët patriotike që dilnin nga goja e një muhamedani shqiptar”, thotë për Zogun Saraçi. Takimi i dyte tre vjet me vone në Tirane, e bindi Saraçin se një njeri me entuziazëm të tille i duhej Shqipërisë, ndaj “u betova ta ndihmoj me mish e me shpirt”. Dhe viti 1920 e gjen Shqipërinë me këtë pasqyre politike: Klasa sunduese ishin bejlerët, ndërsa Zogu ishte në opozite, i përkrahur nga rinia.
“Ai ishte tipi ideal për udhëheqje, po të kemi parasysh se asnjë katolik nuk mund ta reformonte vendin pa shkaktuar një konflikt serioz fetar”. Saraçi vuri re se si kryeministër, Zogu mori disa reforma drastike duke tronditur keqaz doket kanceroze aziatike: I ktheu varrezat muhamedane në parqe, u dha mundësinë grave myslimane të merrnin iniciativën në duar, ndaloi me ligj poligaminë, fete nuk duhej të përziheshin në punët e shtetit. “Atëherë vendosa të predikoj për të në zonën e Shkodrës, ku Zogu njihej shume pak”, thotë Saraçi, duke shtuar se qyteti i tij i lindjes ishte de fakto kryeqytet për Shqipërinë e vogël. Por këtu mbarojnë përshtypjet e tij të mira për Ahmetin, i cili të vetmen histori që kishte mësuar edhe në detajet më të hollësishme, ishte ajo e Napoleon Bonapartit.
Ja si e përshkruan Catin Saraçi situatën e nxehte të viteve 1922-1924, e papërsëritshme në historinë shqiptare qofte dhe për faktin se mes vrasjesh e betejash politike, mori jete foshnja e parlamentarizmit shqiptar: Shefqet bej Verlaci ishte kryetari i shtetit skeletik shqiptar. Çifligari me i madh i vendit me mbi 40 mije ha toke të punueshme në Shqipërinë e jugut pa llogaritur sipërfaqet e shitura, ai kishte gjithmonë njerëz të gatshëm për ta ndjekur. Zogut i duhej kjo force, ndaj në 1923-shin fejohet me vajzën e Verlacit. Pas kësaj, ky i fundit i jep gjithë votat e përkrahësve në parlament dhe stabilizon situatën e dobët financiare të dhëndrit duke i paguar rreth 18 mije paunde (Saraçi flet gjithmonë me monedhën britanike). Një vit me vonë, Zogu kryeministër plagoset nga Beqir Valteri dhe si i pamundur për disa jave, ia delegon pushtetin vjehrrit. Ndërkaq, thurr planin me ndihmën e përhershme të Lale Krosit dhe kryen shpagimin e gjakut duke vrare Avni Rustemin, pa llogaritur ndoshta se me këtë do të ndizte revolucionin. I lutet vjehrrit ta ndihmoje në konflikt me të holla e njerëz, por Shefqet beu që nuhat rrezikshmërinë e situatës, rreket për kompromis me kryengritësit nga frika e humbjes se pasurisë. “Atëherë ne morëm rrugët dhe u larguam, ndërsa kur Zogu hyri pas gjashte muajsh triumfator në Tirane, e la mënjanë Vërlacin, duke ia kthyer edhe 10 mijë paundet e dhëna nga ish vjehrri pas fejesës”.
Sa për përgatitjet e rikthimit, përveç faktit të njohur se Ahmet Zogu u ndihmua nga kryeministri serb Pashic me të holla (250 mije paunde) e njerëz, duke i falur në këmbim Jugosllavisë kullotat e pasura të Vermoshit dhe Shën Naumin, Saraçi nënvizon se ajka e ushtrisë se “Legalitetit” ishin rreth 500 oficere bjelloruse nga mbeturinat e Vrangelit që u thyen nga Ushtria e Kuqe, eksperte në luftimet frontale dhe në armët automatike. Këta udhëhiqnin rreth 5 mije shqiptare të Kosovës, të cilët marshuan drejt një kundërshtari po aq të forte, por të pajisur keq. Dinakëria e Zogut inicioi edhe një lëvizje mashtruese për qeverinë e Fan Nolit. Ai bashke me shpurën e vet, bene një udhëtim çoroditës nga Beogradi në Vjene e në Prage, për të dhëne idenë e ikjes. Në Vjene gjeti dhe bukuroshen Francy, e cila për ca kohe me pas, jetoi si mantenute në Tirane, ku pat ardhur me dy valixhe të vogla dhe u largua me dy kamionë plot baule të reja dhe një dore të mirë parash.
Hapat e pare të Ahmet Zogut pas fitores? “Shpallja e vetes president e më pas mbret me bekimin e Italisë, eliminimi sistematik i armiqve politike dhe marrja e masave për t’u rrethuar gjithmonë e me tepër nga një bande njerëzish injorante e analfabete që e lëvdonin ore e çast, kryenin çdo porosi dhe vidhnin pa pushim shtetin”. Të cilët përshkruhen kështu nga Zogu në një rrëfim intim: “Ky është cirku im. Ajo çfarë ata dine ose ndjejnë nuk më intereson hiçfare. Për aq kohe sa i nënshtrohen kamxhikut tim dhe nuk hedhin vickla, unë jam i kënaqur me ta dhe i mbaj”.
Megjithatë, me Catin Saraçin dhe Jak Kocin, Ahmet Zogu do të ruante një marrëdhënie të veçantë. E kërkonte mendimin dhe këshillën e tyre, paçka se shume here dëgjonte prej tyre kritika. Por sipas Saraçit, dy ishin synimet e tij të fshehta dhe finale: Të pasurohej sa me shpejt dhe sa me shume, dhe të shtypte e poshtëronte çdo atdhetar e patriot me mjetet e pushtetit. Nga ana tjetër, Zogu nuk hezitoi aspak ta vinte vendin nen zgjedhën e ekonomike italiane me Traktatin e pare të Tiranes, me dekretin për krijimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë me kapital italian (duke ia nënshtruar fqinjit të madh gjithë jetën ekonomike e financiare në vendit), me firmosjen e borxhit prej 50 milionë franga ari në këmbim të ndërtimit nga italianet të porteve e rrugëve strategjike që do përgatisnin pushtimin e Shqipërisë po prej tyre, me Traktatin e dyte të Tiranes etj.
Dhe vijojnë dëshmitë tronditëse të Catin Saraçit: Ahmet Zogu jo vetëm që ka marre mite (ryshfet), por në çdo rast ishte ai vete që përcaktonte sasinë që i duhej. I pajisur me pasaporte diplomatike dhe dokumente extra, tutori i moshuar i Zogut largohej nga vendi me kamionë të ngarkuar me valute, i shoqëruar nga roje të armatosura. Këto udhëtime kryheshin rregullisht kurdoherë që Zogu kishte hedhur nënshkrimin mbi ndonjë akt të ri, ndërsa itinerari i rëndomtë ishte: Durrës-Bari, e prej andej në Gjeneve të Zvicrës. Sapo paratë siguroheshin në një banke të huaj, përcillej urdhër me shkrim që të transferoheshin në një vend edhe më të sigurte se i pari. “Për rrjedhoje, pjesa me e madhe e këtyre parave gjendet në Lloyd’s Bankë të Londrës. Unë vete me dorën time, kam shkruar një sere urdhrash të kësaj natyre si dhe i kam ardhur në ndihme tutorit analfabet për të mbërritur në kufi në Zvicrën”, shkruan Catin Saraçi. I cili shton se si tutori Lale Krosi, edhe Zogu, i kishin thënë se në ato kamiona ndodheshin dokumente shtetërore me rendësi jetike, “çka unë fillimisht e besoja”. Dhe paratë shtese përfitoheshin në njëmijë mënyra, përveç rrogës zyrtare prej 35 mije paundesh në vit. një shembull: Rrogat e 5 mije mercenareve që e sollën në pushtet, vileshin rregullisht në çdo fundmuaji nga Zogu, pavarësisht se ata ishin larguar shume heret nga Shqipëria. një tjetër shembull i paskrupulltësisë: Zogu-Saraçit, “Catin, ne jemi vend bujqësor pa këmbë kapitalisti, ndaj e kam fjalën të hapim negociata me sovjetiket dhe t’ua përmbushim kërkesat që nuk arritën të realizojnë përmes Fan Nolit. Por me një kusht: Sovjetiket të me paguajnë në dorë 300 mije paunde…” Saraçi nuk e kreu kurrë një negociate të tille, por Zogu kish nevoje për para. Trilloi një histori sikur prijësit e Veriut po rebeloheshin se nuk qenë paguar për ndihmën që i dhanë dhe kërkoi nga italianet 200 mije paund. Por dhe kur i mori paratë, nuk shpërndau asnjë kacidhe.
Shembulli i fundit për sa u përket parave, sepse të tilla Saraçi ka shume, vjen pas krijimit nga italianet të Bankës sonë Kombëtare. Myfit bej Lobohova “gjysme çerkez e gjysme shqiptar”, ishte në atë kohe i falimentuar, dhe dihej nga të gjithë se ky ministër Financash kishte lënë peng gjithë pasurinë për 80 mije luigje ari. “Mbasi statuti i Bankës u miratua, Myfiti jo vetëm që lau gjithë borxhet e veta, por i tepruan para edhe për të blere një alamet pallati në Rome dhe nisi të japë para me interes”. Dhe kur Saraçi merr vesh në Rome se Zogu për këtë rast special kishte përfituar 5 milionë franga ari, niset për Tirane ku pas një bisede të gjate me Zogun, dëgjon nga ky i fundit se kishte marre vetëm dy milionë?!
Një pjese të veçante Catin Saraçi i kushton në dorëshkrimet e veta, eliminimit që Zogu u beri kundërshtarëve të vet. Vrasja e Luigj Gurakuqit në vitin 1925 në Bari të Italisë nga djali i tezes (Balto Stambolla, emrin Saraçi nuk e përmend) i paguar nga Zogu, ndodhi kur vete Catini ishte në Bari, ku sapo kishte marre detyrën e konsullit. Shume zëra ia atribuojnë organizimin e vrasjes vete Catinit, por ja çfare thotë ai: “Ironia është se vrasësi, një dite me pare me takoi në zyrën time duke me thënë se kishte ardhur për të kryer një vepër të madhe patriotike. E njihja mire që nga koha e shkollës, që një aventurier e burracak i pashoq, prandaj dhe nuk e mora mundimin ta lajmëroja udhëheqësin e opozitës, me të cilin vijoja ta mbaja ende marrëdhënie të mira personale. një vit me pare kisha mundur t’i shpëtoja jetën viktimës po në Bari, ndaj ai vete dhe familja me patën shprehur mirënjohjen. Asokohe mendoja se vete Zogu nuk ishte i lidhur direkt me këto gjema”. Pas eliminimit të Gurakuqit, Saraçi niset urgjent për në Tirane, ku gjen Zogun dhe kunatin e tij Ceno Beg Kryeziun (me serb nga vete serbet) shend e vere. Historia vazhdon me vrasjen e Bajram Currit po nga trupat e Ceno Begut, në fakt ushtare serbe të maskuar. Sa i përket Zogut, Saraçi thekson se që kur Bacë Bajrami mori malet me 500 vete, Ahmeti e dinte se nuk kishte ç ’ti bënte sado ushtare të niste, ndaj vendosi ta linte në fatin e vet. Por misionin do ta përmbushte kunati Ceno Beg atëherë ministër i Brendshëm, “ndoshta”, thekson Saraçi, “si pjese e marrëveshjes që ishte bere me Pashiçin për të vrare luftëtarët e Kosovës”. Ironikisht, Ceno Begu e pa me sy shume të keq afrimin e Zogut me Italinë, sepse atij po i minohej misioni projugosllav. një oficer shqiptar i rrëfen Saraçit se Ceno ishte shprehur në rreth të ngushte për “tradhtinë e Zogut ndaj miqve që e ndihmuan”. Catini ia shtie në vesh Ahmetit dhe pas kësaj Ceno Begu ballafaqohet koke me koke me Zogun. Rezultati: Ftohja përfundimtare, aq sa Ceno filloi të ruhej me roje të armatosur nga frika e kunatit. Më pas largohet nga Shqipëria drejt Pragës si ambasador, por me 14 tetor 1927 qëllohet për vdekje në kafe Passage nga studenti shqiptar 23 vjeç, i quajtur Alqiviadh Bebi prej Elbasani. Vrasësi nuk tregoi asgjë, por Catini vjen nga Vjena në Prage për të asistuar bash në deklaratën e vëllait të Cenos, Gani beg Kryeziu, që sapo kishte ardhur nga Beogradi, para kufomës se byrazerit: “Zogu ka për ta paguar këtë një dite”.
Catin Saraçi flet për shume çështje të errëta apo të ditura të jetës se Zogut. Flet dhe për personazhin enigmatik Jak Koci, “një nga mendjet me të zhdërvjellëta të vendit tone, ndonëse makiavelist e ndjekës fanatik”. Treshja Zogu-Koci-Saraçi kishin rene dakord për punët e tyre të ardhshme t’i ndanin fitimet 20%-Jaku, 10%-Catini dhe pjesa tjetër, Ahmeti. Por Zogu gjithmonë i fshihte përfitimet për të mos u lënë pjese dy aventuriereve të tjerë, çka inicioi edhe një sherr mes Jakut dhe Zogut. Sa për martesën e famshme të Ahmet Zogut, ajo nisi si dëshirë për t’u martuar me bijën e mbretit Viktor Emanueli III, kërkesë që i gajasi hierarket e larte fashiste dhe mikun e ngushte të Saraçit, nënsekretarin fashist për Kolonitë Alessandro Lessona, një mik i ngushte i Musolinit. Ky i fundit i raporton Duçes se “maloku analfabet na dashka nuse të larte”, vijon një refuzim dëshpërues për Zogun, pastaj kohe me vone nisin tratativat që bitisen me princeshën hungareze Aponnyi.
Libri që përftohet prej shkrimeve të Catin Saraçit, është i papërfunduar ndërsa shënimet e fundit duhet të jene aty rreth vitit 1940. Në fakt, disa prej temave që ai nuk i shtjelloi dot, janë tejet intriguese: Zogu si oficer austriak, Zogu i internuar në Vjene, Vrasja e Esat pashës, Vrasja e Avni Rustemit, Gjithë Shqipëria kundër Zogut, Zogu merr 250 mije sterlina për grushtin e shtetit, Veprat kriminale të motrave të Zogut, Lessona na dorëzon 5 milionë lira të mbyllura në valixhe, Mita e dyte prej 10 milionë frangash ari, Revolta e pare kundër Zogut, Vrasja e Hasan Prishtinës, Kriza e parë nervore e Zogut etj etj. për Aurel Plasarin, autorin e parathënies se librit, është për të ardhur keq që këto çështje nuk u shtjelluan. Por konkluzioni i këtij libri, paçka se të pambaruar, është i vete Saraçit: Mustafa Qemali, ishte shqiptari që shpëtoi kombin turk, ashtu si Ahmet Zogu, një mendësi anadollake që shkatërroi Shqipërinë.
Unë Catin Saraçi, të akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar të atdheut tënd, si vrasës e hajdut. Shqipëria ka pare pushtues edhe me të fuqishëm se këta të sotmit. Do të ikin edhe këta, por emri yt s’ka për të figuruar gjëkundi. Synimi i kësaj letre është të të paralajmëroje për here të fundit të mos ngatërrohesh më me Shqipërinë, ndryshe do të detyrohem t’u tregoj diçka me shume francezeve dhe anglezeve. Bankënotat false që më dhe si dhe letrat e tua të fundit, po i ruaj si dokument i pandershmërisë sate…
Catin Paskal Saraçi, London, 21 A.Stratford Rd.”

Pergatitur nga : Alqi Kociko 

29 April 2012

MARREVESHJA PASHIÇ - A. ZOGU PER ANEKSIMIN E SHQIPERISE


Nikolla Pashiq i Serbise dhe tradhtari Ahmet Zogu

Historia siç ka qënë dje e jo siç po e kullandrisin sot:

MARREVESHJA PASHIÇ -  A. ZOGU PER ANEKSIMIN E SHQIPERISE

Nikolla Pashiç - Ahmet Zogu

          Gusht, 1924...

1. Shqipëria impenjohet t'i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.

2. Kryetari shtetit shqiptar do të jetë AhmetZogu, që më vonë do të njoh dinastinë Karagjorgjeviq.

3. Qeveria Jugosllave, megjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njoh Ahmet Zogun si kryetar shteti...dhe i atribuon menjëherë një kontribut vjetor të shtetit.

4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.

5. Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e shfarosur çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.

6. Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.

7. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyere dhe oficerët jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.

8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganornë bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.

9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të sajajashtështetit.

10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.

11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe të bashkohet Hierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare do të varet nga ajo Jugosllave.

12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.

13. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendevetë tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.

14. Në qoftëse Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë,Qeveria Jugosllave,do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25mijë vullnetarëshme qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t'i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

15.Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.

16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve"

 Dokumenti gjendet në Arkivin Qëndror Shtetëror. Fondi Nr 253, dosja 105, fleta 2, 4-5, viti 1924.


 
Nje nga veprimet e para pas ardhjes se Ahmet Zogut ne pushtet me bajonetat serbe, armiqeve te Shqiperise, ishte ekzekutimi i kundershtareve, nder keto edhe nje prift atdhetar qe nuk e duronte despotzmin anadollak zogollian, Dom Gjon Gazulli te cilin e vari me 5 mars 1927. Se sa demokrat ishte Ahmet bej Zogolli e tregon kjo pamje renqethese qe e tmerroi dhe e stepi popullin shqiptar.

ZOGU DHE HAJNAT E TJERE TE SHQIPERISE


Nga Fritz RADOVANI:

FALEMINDERËS,  ZOTNI  BERND  J.  FISCHER !..
Në prag të 100 vjetorit Pavarsisë…

           
Në parathanjen e librit të vet „Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri“ i botuem në Tiranë në vitin 2004, z. Fischer shkruen: „Kur ky liber u botua për herë të parë në vitin 1984, këndvështrimi që i bëhej në të mbretit Zog konsiderohej politikisht i papranueshëm për regjimin komunist të Enver Hoxhës.” Sigurisht, as vetë z. Fischer nuk do të kenë mbërrijtë me marrë me mend se „Shqipnia nga shiu kishte rá në breshen…“
            Asht fat i madh që studjuesit e huej kanë shkrue per né, mbasi fjala e tyne ka ba të pakundershtueshem gjithmonë edhe mendimin e vetё “shqiptarëve”, flas për shqiptarët e “pashkollë”, jo per “dr.prof. e akademikët” me “shkolla të nalta partie e universitete”...
            Asht me u çuditë se ku i marrin të huejt ato fakte e dokumenta per né, kur shumë nga ngjarjet e shkrueme prej tyne, na nuk i kemi të dokumentueme as në “histori”.
            Si i di z. Bernd J. Fisher në Santa Barbara, Kaliforni të ShBA, këta fakte:
            “Në fund të vitit 1934, baronesha Janko, të cilen shtypi i huaj tani e trajtonte si një “Lupesku shqiptare”, u dergua në Vjenë, ku thuhej se Mbreti i kishte blerë një pallat të vogel që i kishte kushtuar atij rreth njëzet e gjashtë mijë (26.000) sterlina.” (fq. 269)
            “Ndihmësi personal kryesor i Zogut, A.Krosi, e perdori poziten e tij politike për të mbushur përherë e më tepër xhepat e tij tashmë të fryrë.”(fq. 173) (Theksimet janё tё FR)
            “Nisur nga fakti që në momentin e hyrjes së Zogut në Angli nuk u kryen veprime  të kontrollit financiar, çeshtja e sasisë së të hollave që solli Zogu nga Shqipëria u bë subjekt i një spekullimi të konsiderueshëm. Një studjues i pasluftës thotë se Zogu u largua nga Shqipëria me një qyp të madh me rubinë dhe smeraldë si dhe me një pjesë të rezervës së arit të Bankës së Shtetit, që kapte shumën prej 10 miljon dollarësh. Shqiptarët kundershtarë të Zogut që ndodheshin në Londer (përveç suitës së mbretit, në Angli kishte gjithsej gjashtë shqiptarë të tjerë), deklaronin se Zogu zotëronte një deri në kater miljon sterlina...Geraldina kujton se mbreti u largua nga Shqipëria me njëqind qese me monedha ari, të cilat i kishte marrë prej italianëve...Kjo sasi të hollash tërhoqi vëmendjen e Thesarit Britanik në shtator të vitit 1940, kur një prej njerëzve të Zogut, Sotir Martini, kërkoi të dinte nëse Foreign Office-i mund të krijonte mundësinë për transportimin në Kanada të shtatë arkave me parà. Me sa duket Mbreti kish filluar të shqetësohej për sigurimin e pasurisë së tij. Leja u refuzua dhe kjo masë ari nuk u trasportua kurrë, por duket se kjo shumë i ka krijuar disa shqetësime për disa kohë Thesarit Britanik... Qazim Kastrati, i cili, me sa duket i nxitur prej Mbretit, argumentonte se anglezët do të bënin një gabim të rëndë në rast se do të largonin Zogun... Kastrati nënvizonte se Zogu kishte mjaft kredi në pikëpamje të marrëdhënieve me qeverinë turke dhe vendet e botës islamike, si i vetmi mbret mysliman i një vendi europian...”(fq. 309).
            Njohja zyrtare britanike  e qeverisë së Hoxhës në nëntor të vitit 1945 e bindi Zogun për t’u larguar nga Anglia, dhe ai njoftoi menjëherë Ryan-in se mbreti Faruk i Egjiptit, i cili ishte me origjinë shqiptare, i kishte dhënë atij siguri të plotë se do të ishte i mirëpritur në Kajro. Zogu po kthehej rishtazi në boten e tij, pasi pavarësisht prej përpjekjeve të shumta për t’u identifikuar me Perëndimin e për t’u bërë monark perëndimorë, rrënjet e tij mbeteshin në Lindje.” (fq. 317).
           
            “Qytetari i mesëm shqiptar nuk ishte më pak i ndershëm se çdo qytetar tjetër ballkanas, por menjëherë sapo i ngarkohej  një post zyrtar, shumicës  së shqiptarëve të kohës së Zogut u dukej se ata ishin të veshur me këte pushtet me të drejtën për të vjedhur arken e shtetit. Sidoqoftë, duhet nënvizuar se të paktë ishin ata nëpunës që arrinin të kuptonin se me këtë veprim ata dëmtonin kryesisht Shqipërinë, pasi korrupsioni ishte një praktikë e pranuar gjërësisht. Ndërgjegjësimi social në Shqipëri ishte diçka tepër e rrallë” (fq. 173) – Ja pra, që në vitin 1925 qeveritarët njenimbastjetrit, tue fillue nga Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia dhe trashigimtarët e tyne mbas vitit 1991...vjedhin arken e shtetit shqiptar, jo pse nuk ngopen tue vjedhë, po kjo... “na qenka trashigimi”...
                                                                                                                                                   
            “Dhe populli vazhdoi të vuante nën zgjedhën e burokratëve të pakorrigjueshëm otomanë.” (fq. 319)
            Kështu shkruen në Kaliforni 28 vjet ma parë z. Bernd J. Fischer...
            Duhet shtue se populli nёn atё zgjedhё vazhdon edhe sot...
            Faleminderës i nderuem zotni Fischer!

            Melbourne, Prill 2012.