|
Nikolla Pashiq i Serbise dhe tradhtari Ahmet Zogu |
Historia siç ka qënë dje e jo siç po e kullandrisin sot:
MARREVESHJA PASHIÇ - A. ZOGU PER ANEKSIMIN E SHQIPERISE
Nikolla Pashiç - Ahmet Zogu
Gusht, 1924...
1. Shqipëria impenjohet t'i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.
2. Kryetari shtetit shqiptar do të jetë AhmetZogu, që më vonë do të njoh dinastinë Karagjorgjeviq.
3.
Qeveria Jugosllave, megjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të
njoh Ahmet Zogun si kryetar shteti...dhe i atribuon menjëherë një
kontribut vjetor të shtetit.
4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.
5.
Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e
brendshme të vendit për të ndaluar e shfarosur çdo lëvizje të ngritur
kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.
6. Në
këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rus të ish ushtrisë të
Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave
do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.
7. Në
xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyere dhe oficerët jugosllavë dhe
të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.
8.
Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim
doganornë bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe
eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve
të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.
9.
Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e
Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata
të sajajashtështetit.
10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë
pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj
për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e
Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.
11.
Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes
dhe të bashkohet Hierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia
Myslimane Shqiptare do të varet nga ajo Jugosllave.
12. Qeveria
shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe
nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo
impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe
elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të
politikës jugosllave.
13. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendevetë tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.
14.
Në qoftëse Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë,Qeveria
Jugosllave,do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri
prej 25mijë vullnetarëshme qëllim për t´i përdorur në frontin
bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë
kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë
gjithë tokën shqiptare për t'i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e
saj nga invadimi eventual italian ose grek.
15.Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.
16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve"
Dokumenti gjendet në Arkivin Qëndror Shtetëror. Fondi Nr 253, dosja 105, fleta 2, 4-5, viti 1924.
Nje
nga veprimet e para pas ardhjes se Ahmet Zogut ne pushtet me bajonetat
serbe, armiqeve te Shqiperise, ishte ekzekutimi i kundershtareve, nder
keto edhe nje prift atdhetar qe nuk e duronte despotzmin anadollak
zogollian, Dom Gjon Gazulli te cilin e vari me 5 mars 1927. Se sa
demokrat ishte Ahmet bej Zogolli e tregon kjo pamje renqethese qe e
tmerroi dhe e stepi popullin shqiptar.