27 May 2014

Shkolla e parë shqipe në Shkodër në vitin 1638

KUJT I KA INTERESUE DJE QË SHQIPTAREVE TU MOHOHET HISTORIA?

Kujt i intereson sot ti mohohet gjithashtu. Për kë punojnë historianët, akademikët, shtypi i shtypur e shtypi i pashtypur, anal-istët, panelistët...e soj-sorollopët që na nxjerrin si shqiptarë pa taban.
Kujt i intereson që shqiptarët të shfaqen në histori si një tufë dhënsh?
Për kë punojnë zagarët e politikës e të kolltukëve, të institucioneve, derbederrët e ministrive , që në vetë i zgjedhim dhe i paguajmë sa frëngu pulën.
Sa shumë pyetje behën në këtë vend e sa pak përgjigje jepen.
Lexoni shkrimin e mëposhtem që tregon historinë tonë të arsimit në shqip të mohuar, botuar në "Pasqyra" viti V- 24 dhjetor 2003.

k.p. traboini
28 maj 2014

SHKOLLA E PARE SHQIPE NE SHKODER ne vitin 1638


Shkollat e para shqipe janë hapur në Shkodër e rrethinë rreth 400 vjet më parë dhe shkolla e lartë të paktën 134 vjet më parë. Shkodra ka pasurobservatorin e parë astronomik në Ballkan. Gjatë qindvjeçarëve Shkodra ka qenë një metropol i qytetërimit shqiptar e madje ballkanik.
Për disa dhjetëvjeçarë shteti komunist e pati zyrtarizuar një tezë të çuditshme, sipas së cilës e para shkollë shqipe në trojet shqiptare është hapur vetëm në vitin 1887 në Korçë. Në kujtim të kësaj ngjarjeje 7 marsi qe shpallur si dita kombëtare e mësuesit.
Shkolla e Korçës bashkë me poezinë e Naim Frashërit që i thotë “ta paçim për jetë hua” ka atë rëndësi që ka, por të dhënat historike janë të tjera, krejt të tjera.
Shkollat shqipe në viset veriore të Atdheut kanë gjalluar të paktën qysh prej katërqind vjetësh. At Donat Kurti në një studim të botuar te Hylli i Dritës më 1935 flet për të parën shkollë shqipe në vitin 1638. Si të parat shkolla “për sa dijm na” ai përmend “tri: shkolla e Pdhanës (lexo: Pllanës), e Blinishtit e e Shkodrës”. Për të parën thotë se është hapur më 1638. Ndërsa studiuesi amerikan Edvin Zhak (Edwin Jacques) në librin e tij të njohur “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme” (The Albanians: An Ethnic History from Pre-Historic Times to the Present) i çon shkollat e para shqipe pak më përpara në kohë, në vitin 1632.
“Shkolla e parë, e dokumentuar, në gjuhën shqipe u hap në Velë të Mirditës më 1632”, shkruan ai. Por kjo nuk ishte e vetmja. Sipas tij “Një tjetër shkollë mjaft e hershme ishte hapur në Kurbin më 1632. Përveç shkrimit e leximit aty mësohej gramatika shqipe dhe përdoreshin librat e Bardhit, Budit e Bogdanit”. Historiani E. Zhak shton se edhe të tjera u hapën “në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan, më 1639, dhe në vetë qytetin e Shkodrës më 1698”. Autori përmend disa prej mësuesve që shërbyen në këto shkolla. Tërheqin vemendjen mbiemrat e tyre: Shqiptari (Gjon), Shkodrani (Filip), dhe një i tretë Dhërmiu (Dhimitër), që me sa duket është prej një krahine jugore të vendit, prej Dhërmiut.
Më pas u çelën shumë shkolla të tjera. Derisa më 1878, pra një dhjetëvjeçar para “shkollës së parë shqipe”(!) të propagandës së diktaturës, në qytetet veriore shqiptare e deri në Durrës, siç nënvizon studiuesi amerikan, “kishte 21 shkolla të tjera fillore shqipe, që zhvillonin veprimtarinë e tyre”. Ai sqaron se secila prej këtyre shkollave kishte rreth tridhjetë nxënës, përveç asaj të Prizrenit, e cila kishte tetëdhjetë”.
Për arsye të njohura historike këto shkolla fillimisht u hapën në rrethinë: në Shkodër dhe në përgjithësi në qytete pushtuesi kishte kontroll të fortë, të përqëndruar, dhe kjo e vështirësonte deri në pamundësi hapjen e një shkolle shqipe.
Shkollat ishin fetare, katolike. Kjo përmasë ishte e kuptueshme për kohën, nuk mund të ishte ndryshe. Katolicizmi përfaqësonte fenë e parë të shqiptarëve. Në ato kushte sidomos, kur nëpërmjet trysnive me e ndërrue fenë pushtuesi synonte deri asimilimin, mund të thuhet se katolicizmi ishte pjesë qenësore e identitetit shqiptar. Katolicizmi përfaqësonte kulturën dhe qytetërimin perëndimor. E. Zhak citon një klerik françeskan shqiptar të quajtur Leonardo, i cili, lidhur me thelbin e këtyre shkollave, pohon: “Ne jemi më shumë misionarë të qytetërimit se sa të fesë”.
Në këtë hulli është edhe Kuvendi i Arbërit, i mbajtur më 14-15 janar 1703, të dielën e dytë të Epifanisë, në Kishën e Shën Kollit në Mërkinjë të Lezhës. Siç dihet ai u organizua me nismën e nën kujdesin e drejtpërdrejtë të një pape të madh, Klementi XI, Albani. Studiuesit kanë vënë në dukje se nën veshjen fetare të këtij kuvendi të organizuar prej një pape me gjak shqiptar fshihej edhe synimi i madh me e mbajtë gjallë shqiptarizmën, në kushtet e pushtimit osman.
Edhe fakti që dokumentet e këtij Kuvendi historik u botuan njëherësh në latinisht edhe në shqip, treqind vjet më parë, dëshmon qartësisht këtë synim, ashtu siç dëshmon se njerëzit që shkruanin shqip nuk ishin të pakët, pra as shkollat ku ata kishin mësuar e mësonin shqip. Sivjet ishte treqindvjetori i Kuvendit të Arbërit dhe shteti në Tiranë bëri gjumin e madh, bashkë me institucionet e veta akademike, përfshi më të rëndësishmin institucion shkencor të vendit, Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Vijimësi e të njëjtit qëndrim shpërfillës që u mbajt edhe për Nënën Terezë, në vitin e Lumnimit të saj. Po të mos kish bërë zhurmë shtypi, edhe aq sa u bë me këtë rast për Shenjëtoren e madhe, e që ishte shumë shumë pak, edhe aq nuk do të ishte bërë.
Por le të kthehemi prapë te shkollat. Asnjë botim zyrtar nuk i përmend ato. Tekstet mësimore në shumë vështrime vazhdojnë me tezat e vjetra. Ndodh për mungesë përgjegjësie të institucioneve shtetërore, për padije, për ateizëm, apo sepse janë gjurmët e frymës kundërkombëtare të diktaturës, e cila e vinte “inernacionalizmin” e ideologjinë mbi interesat kombëtare? A të gjitha këto kanë gisht së bashku në këtë mbasdore?
Përhapësimi i një mashtrimi të tillë historik e ligësisht të shëmtuar për qytetërimin e vendit tënd, duke e çuar hapjen e të parës shkollë shqipe gati treqind vjet më vonë se sa është e vërteta e dokumentuar prej studiuesve, për më tepër në mes të një Europe ku lulëzojnë universitete mijëvjeçare, është me të vërtetë diçka përbindshore. Eshtë një ndër shërbimet më të këqia që i bëhet lenies (kombit) shqiptare dhe padyshim një investim për llogari të qarqeve parake etnonacionaliste ballkanike. Të gjithë diktatorët e rroposin popullin e vet, por jo edhe qytetërimin e trashëguar, kulturën e gjuhën e tij. Ajo që ka ndodhur e pjesërisht po ndodh edhe sot Shqipëri, është e pakundshoqe në llojin e vet.
Me sa duket ishte quajtur politikisht më e dobishme që, për inat të Shkodrës e të Veriut kundërkomunist, për urrejtje ndaj katolicizmit e qytetërimin perëndimor, le të fundohej edhe trashëgimia kulturore e qytetërimi europian i kombit.
Me fjalë të tjera, jo nusja që kruhej me mullixhinë, por plaka shtrigë klithi: për inat të sime ré tim bir e shtifsha në dhé!
Historiani amerikan Edvin Zhak në veprën e naltpërmendur shton se më 1877 në qytetin e Shkodrës kishte edhe një “qendër me ndikim për arsimin e lartë, Kolegja e Shën Françesk Savierit, që pajiste me arsim teknik e tregtar rreth 400 studentë”.
Kjo shkollë e lartë ishte edhe një qendër shkencore për krejt Ballkanin, jo vetëm për Shqipërinë. Sipas këtij autori, “një risi shkencore në Kolegjin e Shën Savierit ishte Observatori Metereologjik, i themeluar aty më 1888, si i pari observator astronomik në Ballkan”. Ky observator, thekson Zhak, “i vazhdoi shërbimet e tij të vlefshme deri më 1946, kur u konfiskua nga regjimi komunist”.
Shkodra kështu dëshmohet edhe një herë si një qendër me peshë e qytetërimit perëndimor jo vetëm në shkallë shqiptare, por edhe më gjërë, në shkallë rajonale.
E vërteta duhet më në fund të thuhet: datat e themelimit të shkollës së parë të lartë në Shqipëri nuk lidhen me institutet që i shpalli me shumë zhurmë pushtetit komunist e që vazhdojnë edhe sot me u njohë si data zyrtare të fillimit të shkollës së lartë. Shkolla e parë e lartë shqipe daton të paktën vitin 1877, kur dokumentohet Kolegji i Shën Françesk Savierit, që pajiste me njohuri tregtare e teknike 400 studentë. Dokumentohet kjo datë, por nuk dihet: mund të ketë qenë hapur edhe më parë.
Në studimin që e përmenda më lart At Donat Kurti jep edhe një të dhënë të mrekullueshme për marrëdhëniet e vendit tonë me atë revolucion teknologjik që e tronditi botën kulturore me fuqinë e jashtëzakonshme shtytëse që u dha botimeve dhe kulturës në tërësi: për lidhjet me shtypshkronjën. Ai thekson se shtypshkronja kishte hyrë në Obot “fill mbas të gjetunit”, domethënë fill pas shpikjes së saj nga Gutenbergu. Shtypshkronja e Obotit, shkruan At Kurti, njihet më 1493. Kjo do të thotë se ajo ishte futur në Shqipëri vetëm 38 vjet pasi Gutenbergu i dha vendit të vet dhe botës prodhimin më të famshëm të krijesës së tij: Biblën e shtypur në shtypshkronjën e vet.
Tridhjetë e tetë vjet për atë kohë janë si tridhjetë e tetë ditë sot, ndoshta më pak. Ai përmend edhe shtypshkronjën tjetër të Shkodrës, që njihet më 1563, por nuk përjashtohet që edhe kjo të jetë më e hershme.
Shtypshkronja, siç dihet, vlerësohet si një prej shpikjeve më të mëdha të gjithë kohëve. Studiues të ndryshëm e vendosin Gutenbergun, autorin e kësaj shpikjeje, ndër njëqind njerëzit më me ndikim në historinë e njerëzimit. Madje amerikani Majkëll Hart (Michael H. Hart), e rendit të tetin sipas këtij kriteri. Futja kaq e vrullshme, e menjëhershme, e kësaj teknologjie dëshmon se në Shkodër e rrethina lidhjet me Perëndimin ishin të drejtpërdrejta; dëshmon se aty kishte një jetë intelektuale të dendur, plot energji, aty shkruhej, krijohej, botohej, përhapej kulturë.
Cilët libra janë botuar në ato vite të mugëta? Mjerisht gjatë zhvillimeve të mëvonshme dramatike në trojet shqiptare ato janë zhdukur. Por gjithësesi mund të shpresohet se diçka do të ketë mbetur e herëdokur do të zbulohet. Arkivat e Vatikanit e ato të Stambollit kanë ende shumë galeri të paprekura prej nesh.
(Burimi: Pasqyra, VITI V – 24 DHJETOR 2003)

26 May 2014

Përse i shërben PD-së aleanca e pistë e Lulzim Bashës me Irfan Hysenbelliun

 PËRSE I SHËRBEN PD-së ALEANCA E PISTË E LULZIM BASHËS ME IRFAN HYSENBELLIUN

 Shkruar ng KASTRIOT MYFTARAJ

Ditën e enjte, në 22 maj, në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në Tv Klan, u zhvillua një dialog shumë domethënës midis Kryetarit të PD Lulzim Basha dhe Robert Rakipllarit, kryeredaktorit të gazetës “Panorama”, që është pronë e biznismenit Irfan Hysenbelliu. Në një moment në emision, Rakipllari i bëri Bashës një pyetje të gjatë, të cilën e zhvilloi madje deri në një deklaratë të gjatë politike personale kundër qëndrimit të opozitës, e gjithë kjo me synimin e qartë që tjetri të mos kishte mundësi të përgjigjej. Aq sa Basha i tha me ironi: “Pyetjen po e përsërit për veten tënde?”
Më në fund kur Basha arriti që ta merrte fjalën, ai i tha Rakipllarit:
“Pjesën e fundit e komplikove pak se the një të pavërtetë dhe ma atribuove mua. Nuk kam kërkuar dhe nuk kërkoj dorëheqjen e qeverisë për mashtrimin me legalizimet…”
Rakipllari e ndërpreu: “Ku ka mashtrim? Mashtrimet do t’ i themi në fund të mandatit mor zoti Basha, s’ i themi për gjashtë muaj.”
Basha iu përgjigj: “Po lere, unë të dëgjoj. Më ler të mbaroj…”
Rakipllari e ndërpreu përsëri: “E pra, meqënëse the ‘të pavërtetë’. Ju po thoni një të pavërtetë.”
Basha më në fund ia tha hapur taktikën që po përdorte Rakipllari: “Ti flet dhe nuk do që të marrësh asnjë përgjigje…”
Rakipllari e ndërpreu përsëri: “Se unë s’ po them asnjë të pavërtetë për ju…”
Basha: “Po mirë pra, dëgjoje përgjigjen…”
Më në fund, pas shumë përpjekjesh të Rakipllarit për të mos e lejuar Bashën që t’ i përgjigjej pyetjes së tij, ky i fundit mundit të kthente përgjigje. Basha i tha Rakipllarit:
“Më atribuove diçka të pavërtetë kur the që opozita ka kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës për legalizimet…”
Rakipllari e ndërpreu përsëri: “Shqipëria në protestë’ Është thënë që në janar.”
Basha: “Tani mos më bëj që të përdor një term më të rëndë…”
Rakipllari: “Po përdore pra…”
Basha: “Sepse the një të pavërtetë. Me mua duhet të jesh i saktë zotëri. Sepse unë jam i saktë me ty. Nëqoftëse nuk je mësuar me këtë standard, mësohu me këtë standard. Mund të mos jetë faji jot që s’ je mësuar…”
Rakipllari: “Unë nuk po them asnjë të pavërtetë…”
Basha: “Ka rëndësi që ta kuptosh që nuk do të ketë legalizim falas…”
Rakipllari e ndërpreu përsëri: “Po kur, për gjashtë muaj do të ketë legalizim falas”.
Basha iu përgjigj: “Ke ligjin mor zotëri. A nuk e kaloi ligjin javën e kaluar? Apo s’ e di që e kaloi ligjin?”
Rakipllari: “E di që e kaloi ligjin”.
Basha: “A kishte legalizim falas aty?”
Rakipllari heshti dhe atëherë u përgjigj vetë Basha për pyetjen e vet: “Jo”.
Në këtë moment Rakipllari tha: “Kishte procedurë…” (Nuk e mbaroi fjalinë se qeshi dhe zgërdhirje në fund të saj, duke treguar se nuk kishte qenë serioz, dhe se kishte dashur të tallej.)
Basha: “Por çfarë procedure, mos bëjmë tani, mos fshihemi pas gishtit.”
Ky ishte dialogu i ditës së enjte mes Bashës dhe Rakipllarit. Në debatin Basha-Rakipllari kishte të drejtë Basha, dhe vetë Rakipllari ishte i vetëdijshëm për këtë gjë prandaj zgërdhihej gjatë emisionit. Është një fakt i tillë, i njohur gjerësisht, ai që ligji i miratuar në Kuvend nga shumica e majtë nuk e parashikon legalizimin falas të ndërtimeve informale, çka ishte një premtim i Edi Ramës para zgjedhjeve të qershorit të kaluar. Rakipllari e dinte këtë fakt, prandaj zgërdhihej kur dialogonte me Bashën, i cili ku i tha “Tani mos më bëj që të përdor një term më të rëndë…”, me këtë donte t’ i thoshte: “Tani mos më bëj të të quaj ashtu siç e meriton: provokator!”
Rakipllari e provokoi Bashën dhe u tall me të, por u tall duke poshtëruar vetveten, ashtu siç bëjnë ata një kategori fshatarësh të paneleve të debateve televizive, të cilët kanë kanë arritur shumë më lart se ç’ e meritojnë, pikërisht duke kryer misione të tilla. Që këta janë të gjithë fshatarë ky është një fakt stastikor nuk është një fyerje a priori, dhe më së pari nga këta njerëz duhet të ndjehen të fyer fshatarët të cilët në njëfarë mënyre përfaqësohen intelektualisht prej tyre. Në rastin e Rakipllarit ai e tregoi se e meritoi licencën e parë sekrete që ka marrë në komunikimin publik, si “Provokator kafenesh”, e cila është në bazë të forcave të fshehta që i dhanë shtytje karrierës së tij si burokrat mediatik. Por këtu lind një pyetje: A mund të sillej kështu Rakipllari me Bashën, kur ai e di mirë se çfarë marrëdhëniesh ka pronari i tij, Irfan Hysenbelliu me Bashën? Irfan Hysenbelliu është miku i madh i Bashës që prej kohës kur PD erdhi në pushtet, në 2005. Nëse bëhet lista e biznismenëve që kanë përfituar më shumë nga PD gjatë tetë viteve që kjo parti ishte në pushtet, nga viti 2005 në 2013, Irfan Hysenbelliu hyn padyshim në pesëshen e parë së bashku me Bashkim Ulaj, Samir Mane, Mihal Delijorgji, Aleksandër Frangaj. Duke ditur se Rakipllari është njëlloj si punëtorët e skelave të pallateve apo e ngarkim-shkarkimit të arkave të birrës të Irfan Hysenbelliut, që vepron sipas urdhrave të këtij të fundit, mund të thuhet me siguri se Rakipllari nuk do të guxonte kurrë që të sillej ashtu me Bashën, nëse nuk do të kishte marrë urdhër nga Hysenbelliu që të sillej ashtu. Në të vërtetë dialogu Basha-Rakipllari ishte dialog mes Lulzim Bashës dhe pronarit të Rakipllarit, Irfan Hysenbelliut. Ditën e enjte Rakipllari kishte marrë urdhër që ta provokonte dhe ta nervozonte Bashën dhe arriti që ta bënte këtë gjë, ndonëse me koston që e tregoi veten publikisht gënjeshtar edhe për faktet e njohura gjerësisht.
Mënyra se si u soll Rakipllari me Bashën tregon se Irfan Hysenbelliu, pasi ka marrë gjithçka çfarë ka dashur nga Qeveria e Berishës gjatë tetë viteve kur PD ishte në pushtet, tani, si dhe pasi mori ç’ deshi edhe nga Basha, si kryetar i Bashkisë së Tiranës, deri edhe muajt e fundit pas daljes së PD-së në opozitë, tani po kërkon t’ i prishë marrëdhëniet me Bashën, domethënë me PD-në. Dhe këtë gjë kërkon ta bëjë në mënyrë brutale, duke shpresuar se me këtë do të fitojë simpatinë dhe mbështetjen e Edi Ramës, me të cilin nuk i ka pasur aspak mirë punët, për arsye të miqësisë së tij me Bashën.
Nëse anëtarët dhe votuesit e PD-së, ata që dalin në protestat e thirrura nga Basha, do t’ i dinin marrëdhëniet e Bashës me Hysenbelliun, ata do të kishin të drejtë që të pyesnin se përse i shërbeu PD-së aleanca e Bashës, që në fakt ishte edhe aleancë e Berishës, me Hysenbelliun? Me aq para sa ka përfituar Irfan Hysenbelliu nga PD, gjatë tetë viteve që kjo parti ishte në pushtet, dhe gjatë këtij viti të nëntë nga Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Basha, PD mund të kishte krijuar një kompani mediatike me një njeri të besueshëm që t’ i shërbente për ditët e vështira. Në vend që të vepronte kështu, PD parapëlqeu që të financonte me të gjitha mënyrat gazetën “Panorama” të Hysenbelliut, si dhe ta ndihmonte këtë që të merrte edhe Televizionin News 24. Gazeta “Panorama” e Irfan Hysenbelliut ka marrë gjatë tetë viteve miliona euro nga Qeveria “Berisha”, për botim të njoftimeve publicitare qeveritare. Por, mund të thotë dikush, kjo ka ndodhur se “Panorama” ka qenë gazeta më e madhe në vend. Por edhe këtë “Panorama” e ka arritur me ndihmën e Qeverisë, duke marrë lajme ekskluzive të kronikës së zezë nga Policia e Shtetit, me të cilat kjo gazetë ka siguruar më shumë se gjysmën e lexuesve të saj. Për këtë mjafton që t’ u hedhësh një sy titujve të mëdhenj të faqes së parë të kësaj gazete në vite.
Në kohën kur PD ishte në pushtet, në vitet 2005-2013, banka më e privilegjuar nga Qeveria ishte “Credins”, e njohur si banka e familjes Berisha. Kjo bankë kishte një klient të privilegjuar, i cili ishte Irfan Hysenbelliu. Kur pronari i Universitetit “Luarasi” nuk arriti që të shlyente dot kredinë bankare që kishte marrë, banka e konfiskoi këtë Universitet dhe ia dha Irfan Hysenbelliut, i cili mori përsipër pagimin e kredisë. Në të vërtetë Irfan Hysenbelliu ishte një kreditor i keq bankar që para se ta merrte përsipër këtë kredi, duke qenë se ai kishte disa kredi të tjera bankare, me pagesën e të cilave kishte probleme, kështu që Banka “Credins” nuk duhet që t’ ia jepte atij edhe këtë kredi. Por atij iu bë një privilegj, për shkak të ndërhyrjes së Berishës dhe Bashës. Si të mos mjaftonte kjo, Irfani ishte mësuar që kreditë bankare t’ ia paguante Qeveria, kështu që ai i kërkoi Qeverisë “Berisha” ndërtesën e konviktit të shkollës së mesme të gjuhëve të huaja, e cila gjendet në një zonë shumë të pëlqyer urbane të Tiranës, te Rruga e Elbasanit. Sipas praktikës së zakonshme të grabitjes së pronës publike në periudhën e tranzicionit, u kërkua që kjo ndërtesë, së bashku me një siëprfaqe të madhe oborri përreth saj, t’ i jepej me qira afat gjatë Universitetit “Luarasi” domethënë Irfanit. Dhe këto objekte të marra me qira afatgjatë përfundojnë që të privatizohen nga qiramarrësi.
Irfani e bëri këtë kërkesë në kohën që kryetar i Bashkisë së Tiranës u bë Lulzim Basha. Konvikti ishte në administrimin e Bashkisë, e cila ishte dakord që t’ ia jepte me qira Irfanit. Por kishte një pengesë, se Senati i Universitetit Publik të Tiranës i kishte bërë kërkesë Qeverisë për ta marrë këtë ndërtesë për nevojat e Universitetit. Universiteti Publik kishte nevojë për ndërtesa shtesë, gjë për të cilën i kishte bërë me kohë kërkesë Qeverisë. Gjithsesi, Irfani do t’ ia kishte arritur që ta grabiste këtë pronë publike nëse nuk do të kishte reaguar fuqishëm rektori i Universitetit Publik të Tiranës, prof. dr. Dhori Kule, i cili ngriti zërin dhe inicoi një lëvizje akademiko-civile për mbrojtjen e kësaj prone publike. Si pasojë kundër Rektorit Kule nisi një fushatë e ashpër shpifjesh nga gazeta “Panorama” dhe Tv Neës 24. Kjo ishte lufta e rektorit me oligarkun, e cila përfundoi me fitoren e rektorit, se Berisha u tërhoq kur mësoi se protesta mund të shkallëzohej deri në grevë urie me pjesëmarrje nga stafi mësimor universitar.
Kur Banka “Credins” konfiskoi pronat që kishte vendosur si kolateral Carlo Bollino për kredinë e papaguar që kishte marrë nga kjo bankë, këto prona “Gazeta Shqiptare” dhe Tv Neës 24 iu dhanë Irfan Hysenbelliut, i cili mori përsipër të paguante kredinë e Bollinos. Edhe këtë herë duhet të vlente rregulli se Irfan Hysenbelliut, si një kreditor i keq bankar që ishte para se ta merrte përsipër këtë kredi, Banka “Credins” nuk duhet që t’ ia jepte këtë kredi. Por edhe këtë herë atij iu bë një privilegj, për shkak të ndërhyrjes së Berishës dhe Bashës.Në fakt Irfani nuk kishte si qëllim vetëm që të merrte gazetën dhe televizionin, por ai donte të merrte para së gjithash ndërtesat dhe një sipërfaqe të gjerë toke te ish-Kombinati i Autotraktorëve në Tiranë, të cilat Bollino i kishte marrë me qira afatgjatë nga Qeveria e PS, që para vitit 2005. Sipas praktikës që kam përmendur më lart, Irfani mendonte që t’ i privatizonte këto prona publike në të ardhmen.
Para se të largohej Berisha nga pushteti, oligarku i “Panoramës” bashkë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Bashën, bëri projektin e mahnitshëm që të gjitha bizniset e lojërave të fatit që gjendeshin në Tiranë, të shkonin në mjediset e ish-kombinatit të autotraktorëve. Kështu, të gjitha bizniset e lojërave të fatit do të formonin praktikisht një kooperativë, kryetar i së cilës do të bëhej Irfani. Dhe të gjithë bizniset e lojërave të fatit të Tiranës do t’ i paguanin qera Irfanit, i cili pasi t’ i jepte Bashës pjesën e tij, do të shlyente kreditë me pjesën e mbetur. Aq me pasion e kishte marrë Irfani këtë projekt saqë kishte bërë gati dhe billboardet gjigande me drita, që lexonin “Las Vegas Tirana”. Por, në prag të zgjedhjeve Berisha kishte probleme të tjera, kështu që Irfanit i mbetën tabelat, dhe nuk e bëri dot Shkozën “Las Vegas”.
Irfan Hysenbelliu nuk mund të rrinte pa u përzier edhe në biznisin e nxjerrjes së kromit në Bulqizë se atje siguroheshin lehtë para cash. Për këtë qëllim Irfani një ditë kur po pinte kafe me Bashën i tregoi me gisht hundën e vet, duke i thënë: “E shikon hundën time?” Hunda e oligarkut ngjan si një domate e rritur me hormone që ka marrë trajtë dhe ngjyrë të çuditshme, por me bazë të kuqen. Basha sigurisht që e shikonte, por me mirësjellje i tha se nuk i vinte re këto gjëra te miqtë. Irfani i tha se ai me miqtë fliste hapur, tani kishte ardhur koha që ta rregullonte hundën por kjo kushtonte shumë para. Për këtë donte dy galeri kromi në Bulqizë. Basha nuk pyeti se përse duheshin dy galeri kromi, kur hunda ishte vetëm një. Nuk mund të bënte ai një politikan tashmë me përvojë një pyetje kaq naive. Se hunda ka dy vrima, dhe siç dihet galeritë janë vrima në tokë, pra duheshin dy galeri, nga një për secilën vrimë të hundës së oligarkut. Për këtë qëllim Irfan krijoi një kompani e cila kishte si administrator kunatën e tij, gruan e vëllait të tij Kasëm Mediatikut, drejtorit të “Panorama Group”. Kësaj kompanie me emrin “Kevger” iu dhanë dy galeri për nxjerrjen e kromit. Por si të mos mjaftonte kjo Hysenbellinjtë donin që të bënin edhe evazion fiskal, duke e fshehur sasinë e kromit të nxjerrë, gjë për të cilën Policia iu konfiskoi disa kamionë me krom. Por ky ishte një lapsus policor dhe Irfani, i cili kishte ndihmën e Qeverisë, e kapërceu shpejt këtë problem. Me paratë që mori Irfani shkoi në një klinikë të famshme dhe të shtrenjtë në Austri që të rregullonte hundën. Mjekët austriakë treguan gjithë talentin e tyre dhe hunda e oligarkut tashmë dukej afërsisht si domate e rritur bio, jo si e rritur me hormone.
Çfarë nuk ka përfituar Irfan Hysenbelliu nga Berisha dhe Basha! Irfani e kishte dërguar vajzën e tij që të studionte në LSE (London School of Economics and Political Science). Por Irfani ishte mësuar që shpenzimet e lukseve tij t’ ia paguante Qeveria. Kështu që i fejuari i vajzës së Irfanit, Rigels Balla, u emërua oficer i ndërlidhjes policore në Ambasadën e Shqipërisë në Londër. Kjo u bë që vajza e Irfanit të strehohej në Londër me paratë e shtetit shqiptar dhe të lëvizte me automjet të paguar nga shteti shqiptar, në sajë të të fejuarit të saj. Ministria e Punëve të Jashtme, që në atë kohë drejtohej nga Basha, e shtoi emrin e vajzës së Irfanit në protokollin diplomatik, si pjesë e personelit diplomatic shqiptar në Londër. E gjithë kjo komedi mori fund kur dhëndrrin e oligarkut e dëbuan nga Britania e Madhe për disa bëma që i dinë ai dhe Basha. Këto bëma kanë qenë aq serioze, saqë kur në maj 2012 kur u bë dasma, e cila nisi në Londër, ku nusja mori fustanin me porosi në një butik shumë të shtrenjtë, dhe do të vazhdonte në Paris, dhëndrri e priste nusen në anën franceze të Tunelit. Dasma vazhdoi në Itali për të përfunduar në Tiranë, në Hotel “Sheraton”, me 300 të ftuar, që mund të kishin qenë fare mirë edhe 400 që të kënaqeshin edhe disa të tjerë, se tekefundit shpenzimet i paguanin Kryeministri Berisha dhe Kryetari i Bashkisë Basha. Torta e dasmës kishte tetë kate, një simbolikë në llojin e vet kjo se kaq kate pa leje ka pallati i oligarkut që i bën hije Burgut 313.
Dhëndrri, Rigels Balla kishte marrë si dhuratë për dasmën nga Lulzim Basha një vend pune të mirë në Bashkinë e Tiranës, si drejtor për Menaxhimin e Shërbimeve të Infrastrukturës. Merret vesh, pikërisht në fushën ku ka shumë interesa vjehrri i tij. Bëmat e Rigelsit në këtë post janë të tilla që ai do të duhej që të këtë herë të shpallej person non grata nga Qyteti i Tiranës dhe të kthehej në Farkë nga ku e ka origjinën.
E çfarë nuk bënte Qeveria e PD-së për Irfanin! Çfarë nuk kërkoi ky dhe nuk ia plotësuan dëshirën! Irfani donte që vëllai i tij, megjithëse me shkollim bazë për piktor, të bëhej Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Palueshme, e njohur në gjuhën popullore si Hipoteka, ose siç njihet në gjuhën zyrtare zëvendës i kryeregjistruesit. Se Irfani ka shumë interesa në fushën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, pasi ka shumë ndërtime problematike. Dhe Berisha e Basha nuk mund të mos ia plotësonin dëshirën. Shkollimi i tij nuk ishte problem. Vëllait të Irfanit i duhej një diplomë prej inxhinieri ndërtimi, të cilën e mori në vitin 2008, kur PD ishte në pushtet. Dhe Besnik Hysenbelliu u bë zëvendës i kryeregjistruesit. Zëvendëskryeregjistruesi shikon nga dritarja e zyrës pallatin e tij me tetë kate pa leje. Ai e mban këtë detyrë edhe sot e kësaj dite. Irfani kërkoi një doktoraturë për vëllain tjetër, Kasëm Mediatikun, nga Akademinë e Mbrojtjes, se Kasëmi ka një diplomë si oficer. Dhe Kasëmi u bë Doktor i Shkencave Ushtarake. Meqënëse Kasëmi mban mend emrin e vjetër të shkollës, ai mendon se është bërë Anëtar i Akademisë së Shkencave nga fusha e mbrojtjes, por për momentin nuk duhet ta thotë këtë gjë, se i prish punë vëllait.
Të gjitha shërbimet që Berisha dhe Basha mendojnë se i kanë bërë PD-së që nga viti 2005 e këtej gazeta dhe televizioni i Irfan Hysenbelliut, fare mirë mund të kompensoheshin nëse Qeveria “Berisha” do të kishte bërë atë që bën Edi Rama sot dhe të shembte me dinamit pallatin e Hysenbellinjve pranë Zyrës së Regjistrimit të Paurive të Paluajtshme në Tiranë (“Hipoteka”), që me tetë katet e tij pa leje i bën hije burgut 313. Në fakt është fjala për një kompleks ndërtesash (pallatesh), për të cilin vite më parë shtypi ka shkruar shumë duke paraqitur dokumente që tregonin se Oligarku Hysenbelliu kishte hyrë në oborrin e selisë së Hipotekës duke uzurpuar mijëra metra truall, gjë që u bë shkak që që Banka Botërore të tërhiqej nga financimi i një pjese të projektit për modernizimin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Pallati më i lartë i kompleksit ndërtimor, i cili i bën hije Burgut 313, që gjendet aty afër, është monument i pushtetit abuzues që siguruan disa oligarkë si Hysenbelliu, duke keqpërdorur gazetat dhe televizionet që kanë në pronësi, në kohën që PD ishte në pushtet, në vitet 2005-2013. Është e vërtetë se lejën fillestare për ndërtim Hysenbelliu e mori nga Edi Rama, por katet pa leje i ndërtoi se kishte garancinë nga Berisha dhe Basha se nuk do t’ i prekeshin ato.
Kohët e fundit, Lulzim Basha i dha Irfanit një leje ndërtimi te ish ndërmarrja e mjeteve mësimore “Hamid Shijaku” për një kompleks ndërtesash, nga shitja e të cilave nxirren të ardhura në shumën e përgjithshme 120 milion euro. Me këtë Irfani shpreson që të shlyejë kreditë e tij bankare për të cilat nuk i ka aspak punët mirë me bankat. Në fakt Irfani është në listën e top 10 kreditorëve më të këqinj bankarë në Shqipëri. Është paradoks që një njeri i tillë të jetë edhe pronar i kompanie të madhe mediatike.
Në përfundim, a nuk kanë të drejtë që ata anëtarë dhe simpatizues të PD, të cilët Basha i fton në protesta ta pyesin se përse duhet që ata të sakrifikojnë kur nga pushteti i ardhshëm i PD-së do të përfitojnë oligarkët si Irfani, të cilët as që ia dinë për nder PD-së, dhe që e mbështesin atë kur është në pushtet e mund të përfitojnë prej saj, por e braktisin madje e sulmojnë kur PD është në opozitë, siç u pa qartë ditën e enjte në emisionin e Fevziut?
Irfani tani ka një problem të madh. Ai kërkon të marrë kredi të tjera bankare përveç atyre prej dhjetëra milionë euro që ka marrë deri më sot dhe për këtë i duhet që Banka e Shqipërisë, pra Guvernatori Fullani, ta çertifikojë si kredimarrës të besueshëm bankar, gjë që Fullani mund ta bëjë vetëm me lejen e Edi Ramës. Prandaj Irfani llogarit që duke sulmuar PD-në dhe Bashën në të ardhmen, të sigurojë kredi bankare të reja, këtë herë me ndihmën e Edi Ramës. Dhe kështu do të rritet Piramida e Irfanit deri kur ajo të shembet duke e zënë poshtë.
Në përfundim, dua që t’ i rikthehem edhe një herë dialogut të Bashës me Rakipllarin në debatin televiziv të ditës së enjte, i cili është në fakt një dialog mes Bashës dhe Irfan Hysenbelliut. Episodi i Bashës me Rakipllarin nuk ishte i vetmi i këtij lloji në atë emisionin. Një punonjëse e kompanisë mediatike të Sandër Frangajt, Juli Xhokaxhi, e cila ishte e ftuar në emision si “analiste”, njëjtë si Rakipllari, tha një tjetër gënjeshtër të madhe dhe të hapur. Ajo tha se Tifozët Kuqezi kanë protestuar para Bashkisë së Tiranës duke i kërkuar kësaj që të gjejë një zgjidhje për Klubin e futbollit “Tirana”. Basha saktësoi se protestën e kanë bërë tifozët bardheblu dhe ajo ata kuqezi. Juli Xhokaxhiu bëri sikur e pranoi lapsusin kur në fakt ajo kishte thënë me qëllim “Tifozët Kuqezi” për të krijuar përshtypjen se kundër Bashkisë së Tiranës qenë tifozët e përfaqësueses shqiptare të futbollit. Në ekran u pa qartë se Juli Xhokaxhiu madje i shkeli syrin drejtuesit të emisionit Fevziut, duke nënqeshur me ironi. Kjo gjë mund të rishikohet se videoja e emisionit gjendet në faqen elektronike te Tv Klan. E gjithë kjo tregon se kishte një plan të paramenduar për ta vënë në lojë dhe tallur Bashën në emisionet e Fevziut. Në rastin e Juli Xhokaxhiut, pas saj Qëndron Aleksandër Frangaj, një tjetër njeri që ka përfituar shumë nga Qeveria “Berisha” dhe nga Basha. Edhe Frangaj, si Hysenbelliu tani është duke braktisur PD-në, nga e cila nuk mund të përfitojë më, dhe të cilën do ta kishte braktisur që vitin e kaluar nëse nuk do të mendonte se mund të përfitonte edhe dicka në këtë periudhë që Basha është kryetar i Bashkisë së Tiranës. Basha nuk polemizoi edhe me Xhokaxhiun si me Rakipllarin se mendoi që do të bënte përshtypje të keqe nëse polemizonte kështu me dy gazetarë, aq më tepër që kjo ishte femër. Por duket se kjo ishte dhe llogaria e atyre që e përdorën Xhokaxhiun kundër Bashës. E të mendosh që përveç këtyre të dyve në studio ishte dhe Lorenc Vangjeli, i cili kishte një qëndrim të egër kundër Bashës! Fevzo, një tjetër përfitues i madh nga pushteti tetëvjeçar qeveritar i PD-së, dhe nga ky bashkiak që vazhdon edhe më pas, kishte zbatuar në emision një skenar anti-Bashë./Kastriot Myftaraj

19 May 2014

Dëshmorët e Kombit brenda dhe jashtë kujtesës historike



DËSHMORËT E KOMBIT BRËNDA DHE JASHTË KUJTESËS  HISTORIKE


Dita  e nëntë e muajit Maj e çdo viti, lidhet me kujtesën historike të fitores, që arritën popujt e e këtij rruzulli tokësor në Luftën e Dytë Botërore, kundër nazifashizmit Italo-Gjerman dhe militarizmit Japonez. Përkujtohen ngjarjet dhe  historia  merr jetë, për të ecur e sigurtë drejt përjetësisë, të veprës heroike të atyre milionave martir, që derdhën gjak, për çlirimin e popujve të robëruar dhe pavarësimin e atyre vendeve përkatëse, që u rreshtuan në atë luftë botërore, krahas SHBA-ës, Anglisë, Rusisë, Francës e shteteve të tjerë të çdo kontinenti. Kështu ndodhi dhe në kuadër të këtij përvjetori, ku politika e shumicës aktuale, në zbatim të planeve e projekteve qeveritare, për kremtimin e pesëdhjetë vjetorit të çlirimit të atdheut nga hordhitë nazi-fashiste, organizoi e nderoi të rënët dhe luftëtarët e asaj lufte botërore. Kundërshtarët opozitar, duke rendur pas njëanëshmërisë politike, vazhduan “Avazin e Mukës, duke nënvleftësuar e transformuar ato ngarje e ndodhira,  në interes të atyre, që jo vetëm nuk luftuan për çlirimin këtij vendi, por përkundrazi, bashkëpunuan ngushtazi me okupatorin pushtues nazi-fashist, fakt ky që vërtetohet dhe sot e kësaj dite, nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Shqipëtare dhe ushtarakët e lartë të aleatëve, të atashuar pranë ushtrisë të popullit tonë gjatë asaj lufte botërore. Nisur nga verbëria politike për pushtet dhe miopia e vështrimeve historike, irritimi plot mllefe, u shkarkua të nesërmen e atij përkujtimi, duke përgojuar grushtin e nderimit partizan, simbolin e bashkimit të gjithë Shqiptarve të kudo ndodhur, në një shtet unikal brënda një kombi të vetëm.  Historia e dhimbshme e asaj kasaphane hitleriane, u deklarua e mbyllur me Nyrenbergun e pas luftës, por nuk ishte thënë, që që ajo ti lihej së kaluatës, sepse  u përsërit në fundin e mileniumit të njëztë, me përmasa e tragjedi pothuajse të njëllojta e identike, e në mos më tepër, ku me plot gojën mund të thuhet, se për vetë kohën e zhvillimit, ngjajshmëria e atyre krimeve barbare, nuk u ndëshkua ashtu si u veprua pas asaj gjakderdhje botërore, por krejt ndryshe e në kundërshti me ato të drejta që përcaktohen në Kartën e Kombeve të Sanfrançiskos dhe Aktin Final të Helsinkit.

Muaji Maj, që nga viti 1998 e në vazhdimësi, në ditën e nëntë të tij, përkujtohet tashmë dhe për një ngjarje tjetër të rëndësishme historike, për aktin sublim të dy dëshmorve të kombit Shqiptar Ilir Kunushevci e Hazir Malaj, të cilët gjatë kryerjes të detyrave luftarake për çlirimin e Kosovës, u vranë pabesisht nga dora gjakatare e bashkëpuntorve të Beogradit, ku për të keqen e vetes tonë, ai krim u krye jo në

Kosovën e pushtuar nga Serbët, por brënda tokës Amë, shtetit të tronditur Shqiptar të sapo dalë pas trazirave marramëndëse të vitit 1997. Që nga ajo ditë e shënuar e 9 majit 1998, për çdo vit në Tiranë kryeqytetin e gjithë Shqiptarve të kudo ndodhur, përkujtohet rënja heroike e këtyre dy legjendarve, të cilët edhe pse të ndarë me kufij imagjinar, bashkuan Shqiptarët në një luftë të përbashkët për çlirimin e Kosovës nga hordhitë nacionaliste Serbe. Të dy  trimat e asaj lufte madhore erdhën në përvjetorin e tyre të rradhës, ashtu si më parë të gjallë dhe krenar, për atë akt madhështor e të lavdishëm, që kryen në interes të këtij populli e kombi ende të copëtuar në disa pjesë, brënda disa shteteve të ndryshme të Ballkanit Perëndimor. Salla gumëzhiu dhe u mbush plot me shokët e tyre të luftës, të ardhur nga disa treva etnike Shqiptare. Hymni kombëtar hapi siparin e këtij përkujtimi dhe akademija vazhdoi më tej me solemnitetin e duhur në kësi rastesh, ku nuk munguan ligjërimi i historianit Skënder Zhitia dhe përshëndetjet e Zv/Ministrit  të Sigurisë Muhamet Latifi, të Zv/Komandantit i FSK-ës Gjeneral major Rahman Rama e Komandantit të Forcave Tokësore të RSH Gjeneral Major Zyber Dushku. U fol, u përshëndet, u ligjërua e u përkujtua veprimtaria e këtyre dy trimave, në kuadër të kryerjes të detyrave luftarake  të UÇK-ës, gjatë asaj lufte çlirimtare. Jeta dhe vepra e tyre ishte dhe mbeti në histori, një akt monumental e simbol i bashkimit të gjithë Shqiptarve.

     Si në të gjitha përkujtimet e dëshmorve të tjerë edhe në këtë rast, nuk mund të gjënden fjalët e duhura, për të vlerësuar veprën madhore të tyre. Ajo sot për ne është e gjallë, tashmë midis Shqiptarve e konkretisht në Kosovë, ku populli asaj treve Shqiptare, jeton i lirë e i pavarur në truallin e vet arbëror. Brënda këtij realiteti luftarak të asaj ushtrie çlirimtare, janë dhe Ilir Kunushevci e Hazir Malaj, dy ish luftëtar të një kauze madhore e të shenjtë, të cilët ideali kombëtar edhe pse ishin ndarë me kufij imagjinar, i bashkoi përjetësisht në luftë për çlirimin e Kosovës, nga zgjedha koloniale e Begradit nacionalist. Jeta dhe vepra e tyre heroike, u lidh ngushtë me detyrat dhe nevojat jetike  të UÇK-ës, në luftë të ashpër për jetë ose vdekje, kundër Forcave Ushtarake të Federatës së mbetur Serbo-Sllave. Nisur nga praktika luftarake e përparuar botërore, “se pa logjistikë të sigurtë, nuk mund të fitohet lufta”, të  dy këta organizator e drejtues të këtij veprimi luftarak, duke parë se në frontin e luftës së Kosovës, në të gjitha zonat operative luftarake e në veçanti, në Llap, Mitrovicë e Drenicë, ndihej mungesa e armatimit dhe municionit, u angazhuan totalisht, për të realizuar me çdo kusht kërkesat e ngutëshme, brënda detyrave të ngarkuara nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-ës. Në kuadër të gjithë kësaj veprimtarie luftarake, ishte dhe lëvizja e kollonës së tyre me armatim e municion në drejtim të Tropojës në 9 Maj 1998, datë kjo kur këta dy trima të betuar para flamurit e hymnit kombëtar, u vranë pabesisht jo nga Serbët, por nga agjentët e tyre Shqiptar, të vënë në shërbim të Beogradit, në një pritë të studiuar, organizuar e realizuar qëllimisht e me paramendim,  për ti vrarë e azgjësuar me çdo kusht.  

    U nisën nga Tirana në mbrëmje, për të udhëtuar natën, sepse mund tu delnin probleme me zbatuesit e embargos. Në krye të kollonës udhëtonte me veturë vetë Iliri me Hazirin në krahë të djathtë, ndërsa në sediljet pas tyre ishte ulur një oficer i SHISH të asaj kohe. Nga pas vinte automjeti me ngarkesë i drejtuar po nga njerës të SHISH. E gjithë kjo lëvizje deri në orën 2.00 të datës 9 Majj 1998, kohë kjo që sapo ishte kaluar kthesa e rrugës për në Tropojë e pikërisht në Miliskajë. Përballen me pengesa në rrugë dhe u kuptua menjëherë, se dikush i kish tradhtuar e kërkonte jo vetëm kokat e tyre, por dhe ngarkesën me armatim e municion e mjetet financiare, që kish Ilir Kunushevci me vete. Krisma e parë e Shqiptarve të shitur, u zbraz pikërisht kundër Ilirit, të ulur në sediljen e drejtuesit të veturës. E ndjeu dhimbjen trimi i Podujevas dhe pse i plagosur e mori hakun me plumbin e parë kundër tradhëtarit. Hazir Malaj mjeku i njohur Tropojan, atdhetari e patrioti i përkushtuar  ndaj humanizmit dhe  ndjenjës tradicionale  të malësorit, e hodhi Ilirin mbi supet e tij dhe mori rrugën për në fshatin më të afërm, për ti dhënë ndihmën e ngutëshme mjekësore dhe për tu larguar sa më tepër nga vrastarët e pabesë, që vazhdonin ti ndiqnin. Ndërkohë Shikasi  i ulur në ndenjëset e dyta të veturës, pasi theu xhamin e pasmë, në vend që bashkë me drejtuesin e shoqërusin e makinës së ngarkuar, të hapte zjarr kundër agjentëve të Beogradit, për të mbrojtur  e mbuluar Ilirin e plagosur dhe Hazirin që e mbarte mbi supe, u zhdukë si hije bashkë me të tjerët dhe në mëngjezin e datës 9 Maj 19998, u gjënden në mjediset e SHISH bashkë me makinën e ngarkuar. Braktisja e dy heronjve në çastin  kritik e momentin më të  vështirë, tregon e qartëson dhe njëherë lidhjet e hijeve vrastare, me ata që u larguan në terrin e natës si hajna, pa u hyrë një gjemb në këmbë. Ky veprim i studjuar e i paramenduar bëri, që tu lihet dorë e lirë UDB-shve të Beogradit, jo vetëm për ti ndjekur gjatë tërheqjes dy trimat e asaj lufte, por dhe ti vrasin, duke i masakruar me breshërira të tëra armësh automatike.  

     Nga ajo natë e errësirës vrastare e deri në ditët sotme, kanë kaluar 16 vite dhe krimi i dyfishtë, jo vetëm që nuk është zbardhur, por për më keq, përhapen aludime e iluzione të tilla, për të transformuar e mbuluar krimin e atyre që organizuan e kryen pritën për vrasjen e atyre dy herojve legjendar. Dielli nuk mund të mbulohet me shoshë thotë poplli ynë. Nisur nga faktet konkrete e bindëse, që argumentojnë kryerjen e atij krimi barbar, në mediat e shkruara, ato vizive e rrjetet social shoqërore të internetit, janë lakuar emra konkretë nga të dy anët e kufirit imagjinar, jo vetëm nga individ që u dhimbset kjo vrasje, por dhe nga agjensi zbulimi prestigjoze dhe organet përkatëse të hetuesisë tashmë të dy shteteve Shqiptare heshtin. Por përse vallë? Nuk u vranë dy njerëz të zakonshën, për të cilët dhe për ata nuk mund të heshtet, por u vranë dy trima, dy heroj, dy atdhetarë të përkushtuar, du patriot të vendosur, dy luftëtar të UÇK-ës, dy vëllezër të një gjaku, të cilët edhe pse të ndarë me dhunë nga trualli etnik Shqiptar, i bashkoi ideali shenjtë i luftës për liri e pavarësi kombëtare. Dosja e tyre u hap menjërë pas ngjarjes, por ajo u mbyll me urdhër, por të kujt? Ajo dhe pse mban sipër vetes pluhurin e harresës, ka fakte e argumente, që jo vetën  vërtetojnë krimin që u krye, por dhe kush janë autoret e asaj vrasje makabre me emra konkretë. Ilir Kunushevci dhe Hazir Maaj e morën hakun e tyre dyfish, një me dorën e Ilirit dhe tjetri nga besnikëria Shqiptare, që nuk fal në të tilla raste. Ata që organizuan e kryen atë pritë vrastare, ikën nga sytë këmbët, por më pas u shpërblyen me grada e ofiqe dhe sot edhe pse rrjedha e jetës i ka hedhur në koshin e plehrave, vijnë në përkujtimin e Ilir Kunushevcit e Hazir Malaj, ashtu buza gaz si hipokrit e lotë krokodili në sy, duke u shoqëruar dhe nga ndojnë agjent i Beogradit, që rend nëpër sallë me aparat fotografik, për të gjuajtur e kurdisir sajesa të rreme, në favor të atyre që kërkojnë gjykime speciale për luftëtarët e UÇK-ës. Përkujtimet e këtyre dy herojve të kombit Shqiptar, janë shoqëruar vit pas viti me kortezitë ceremoniale, të cilat janë organizuar e zhvilluar nën kujdesin e qeverive përkatëse të Tiranës e Prishtinës. Do të vijë dhe 9 Maji i vitit pasardhës  dhe rutina e kremtimit do të vazhdojë, duke lënë në harresë jo vetëm zbardhjen e atij krimi ndërshtetërore, por dhe lojën korteziale që bëhet nga ata, që i kanë lënë këta trima në varrezat publike, në vend që të sistemohen si gjithë dëshmorët në altarin e lirisë, ku prehen gjithë herojt e tjerë. Deri kur do të vazhdohet me këtë mënyrë të vepruari, e dinë ata që mbi bazën e gjakut të Ilir Kunushevcit, Hazir Malaj e mijëra dëshmorve të tjerë, livadhisin sot duke u krekosur me lulka në supe e  poste qeveritare gjatë gjithë vitit dhe kujtohen vetëm një ditë para përkijtimit për kurorat korteziale që duhen vendosur para kamerave televizive.

     Kujtesa historikë është dhe mbetet një vatër burimore e pa shterur, sepse mbi bazën e memories së sajë, ngjarjet dhe ndodhitë kujtohen e rifreskohen, jo vetëm për të ngelur ashtu të gjalla brënda Shqiptarizmës, por dhe i tregojnë mbarë botës përparimtare e demokratike, si luftohet për të ardhmen, për të mos harruar të kaluarën. Brënda këtij këndvështrimi konkret për kujtesën historike, nuk janë vetëm Ilir Kunushevci e Hazir Malaj, por dhe heroi i tri luftrave dhe dëshmori i kombit Pajtim Ahmet Roci nga Kukësi, trimi që derdhi gjakun si lumë dhe fali jetën e vet rinore, për çlirimin e trojeve etnike Shqiptare të Shqipërisë Lindore, të pushtuara nga Sllavët e vetëquajtur Bullgarofolës. Edhe ky trim u vra pabesisht bashkë me dy trimat e tjerë, Lefter Koxhaj nga Skrapari e Ndriçim Koxhaj nga Librazhdi, nga duart gjakatare të  Bullgarofolsve Sllav dhe bashkëpuntorve të tyre Shqipëfolës. Ajo që të indinjon së tepërmi në këtë vrasjë tragjike, nuk është vetëm krimi i pabesë që u krye kundër këtyre tre heronjve legjendar, por dhe se organe të caktuara të errësirës obskurantiste të shtetit të vetëquajtur Maqedon, e vranë për herë të dytë, duke e futur në morg ashtu të plagosur, pasi u gjetë i gjallë. Ky veprim makabër, vërtetohet dhe sot e kësaj dite nga të zotët e shtëpisë, të cilët pranojnë se trimi Pajtim Roci, ishte në agoni e rënkonte, në kohën kur i muarën trupat e tyre në mëngjezin pas ngarjes. Këtu duhet të ndalet Haga dhe ata që llomotisin për drejtësi e gjykata speciale, për tu treguar nazi-fashistëve Maqedonas, se cilët janë në realitet ata,  me ato krime monstruoze që kanë kryer jo vetëm në  atë luftë, por në shekuj të tërë, të pandarë përjetësisht as dhe një hap nga Serbët. Historia e heroit të tri luftrave Pajtim Roci, nuk mbaroi këtu, sepse ai u vra për herë të tretë nga Zv/Kryeministri Shqiptar pseudo demokrati Genc Pollo këtu në Tiranë, i cili gjatë diskutimit për miratim, nuk e nënshkroi dosjen e tij si dëshmor i kombit, nën pretekstin e ndonjë mungese të papërfillëshme, në një kohë kur ai është njohur e pranuar si pjestar i tri luftrave, shpallur dëshmor i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe dekoruar me Medaljen e Shqiponjës, nga Presidenti i RSH Bamir Topi.

    Ashtu si Ilir Kunushevci e Hazir Malaj edhe Pajtim Roci, Lefter Koxhaj e Ndriçim Koxhaj, janë varrosur nëpër varreza publike, në fshatrat përkatës e jo në në varrezat e dëshmorve, ku prehen dhe dëshmorët e tjerë të Kombit Shqiptar. Arsyetimet që rrjedhin, për të justifikuar këtë mos realizim përbetimi, nuk mund të pranohen kurrsesi, ku me tepër theksohet se shkaktar janë familjarët, të cilët nisur nga dhimbja apo feja, dëshërojnë që bijve të tyre të mos u lëvizen eshtrat nga vendi ku ata janë varrosur. Dëshmori i Kombit është biri i gjithë popullit Shqiptar dhe si i tillë ai duhet të prehet në vendin e caktuar për këtë qëllim, në vorrezat e dëshmorve të Kombit. Duan apo nuk duan të dashurit e tyre, detyra e shtetit është që dëshmorët e kombit ti sistemojë në varrezat e dëshmorve, sepse në këto mjedise ai jeton me mijra vjet, ndërsa duke qënë në varreza publike, jo vetëm nuk merr vlerën e duhur, por me kalimin e viteve, dekadave e shekujve, gradualisht humbet dhe varri i tij. Nisur nga gjithë këto kërkesa  historike të përcaktuara nga praktika jetësore e kësaj shoqërie njerëzore ku jetojmë, nuk është vetëm detyrim njerëzor, por dhe ligjor i përcaktuar në kushtetutë si dokumenti bazë dhe aktet nënligjore, për tu shkuar deri në fund të gjitha problemeve, që kanë të bëjnë me jetën dhe veprën e atyre luftëtarve çlirimtar, që sakrifikuan jetën dhe gjakun për atdheun, popullin dhe krejt kombin. Në të kundërtë, atje ku nuk respektohen e nderohen të rënët e luftrave çlirimtare, nuk mund të pretendohet kurrsesi, se egziston shteti i lirë e i pavarur.


Spiro Butka
Ish Z/vKomandant i operacionit Shigjeta” gjatë luftës së UÇK-ës
Aktualisht Kryetar i SHVL të UÇKës Tiranë
Tiranë 12 Maj 2014


06 May 2014

Çfarë fshihet pas marrëzive raciste të Dik Marty - Spiro Butka


ÇLIRIMTARËT E KOSOVËS NUK I TRËMBEN DREJTËSISË, POR ATA DUAN TË DINË, SE ÇFARË FSHIHET PAS MARRËZIVE RRACISTE TË RADIKALIT DIK MARTY

Spiro Butka ish ushtarak i UÇK-së


        Në dekadën e fundit të shekullit që shkoi, në epiqëndër të Europës dhe pikërisht në gadishullin e Ballkanit, u zhvilluan disa përplasje luftarake, në fillim brënda gjinisë Serbo-Sllave e më pas midis këtyre të fundit e Shqiptarve. Luftrat përfunduan me fitoren e plotë të popujve Slloven, Kroat e Boshnjak, ndërsa Kosova Shqiptare  edhe pse u çlirua nga vargonjtë e hekurt Serb, u zvarrit dhe disa vite të tjerë, deri në mesin e Shkurtit 2008, për të shpallur pavarësinë e vet. Paslufta e sajë, nuk pati ndryshime pikëpamjesh dhe interesash, sepse Kosova në veçanti dhe gjithë Shqiptarët në përgjithësi, ngelën as në qiell e as në tokë, si peng i dy kontinenteve, atij Europian dhe Amerikan. Lufta mbaroi, por për Kosovën dhe popullin e sajë Shqiptar, nuk u organizua një Dejton i dytë, për të zgjidhur përfundimisht kalvarin e vuajtjeve të disa qindra vjeçarve në robëri. Dhe pse ngërçi politik, në luftë e sipër mori deri diku kthesën e duhur, në pas luftë krahas slloganeve humanitar, nisi gjuetia e shtrigave kundër luftëtarve dhe drejtuesve të UÇK-ës. Ballafaqimi i tyre me drejtësinë ndërkombëtare dhe përfitimi i pafajësisë në Hagë, tregoi e vërtetoi dhe një herë, luftën e drejtë të UÇK-ës e popullit të asaj treve etnike Shqiptare.  
     Lufta i dha fund robërisë Serbe, por vuajtjet dhe stërmundimet e Shqiptarve nuk u sosën. Në vënd që ato të zbuten gradualisht dhe të arrihet një zgjidhje përfundimtare, segmente të caktuar radikal të kontinentit e në botë, po nxjerin të vdekurit nga varri, për të përmbysur realitetin e asaj lufte  madhore, ku pjesë e tërësisë së saj nuk ishte vetëm UÇK-ës e populli i sajë Shqiptar, por mbarë bota përparimtare, e cila duke parë nga afër e larg krimin monstruoz e të shëmtuar Serb, erdhi e u rradhit në krah të kësaj ushtrie e popullit sajë. Edhe pse ndërhyrja luftarake e Aleancës Atlantike, u realizua me sukses, duke çliruar përfundimisht dhe njëherë e përgjithmonë Kosovën Shqiptare, kundërshtitë ndaj asaj ecurie luftarake të përbashkët UÇK-NATO, ishin prezente në fillimet dhe gjatë zhvillimeve të asaj lufte çlirimtare. Pati hezitime për inisiativën e SHBA-ës dhe Anglisë, për ndërhyrjen ushtarake nga ajri kundër Serbisë nacionaliste, për të ndalur terrorizmin e tërbuar të sajë kundër popullit Shqiptar të dëshiruar për liri e pavarësi kombëtare. Shumica e  shteteve pjesmarrëse në atë bashkësi aleatësh, në aparencën e  përgjithëshme  diskutonin e lëshonin lotë krokodili për mizoritë e kryera nga Serbët ndaj Shqiptarve të Kosovës, ndërsa prapa kuintave politike, filiolët e Sërbisë bënin të pamundurën për të ruajtur statukuonë e sajë Versajane.
       Ndërhyrja ajrore nisi me një veprim unanim të Solanës si përfaqësues politik e të Klarkut si komandant i asaj Aleance Atlantike. Lufta u zhvillua në dy dimensione, në ajër dhe në tokë, ku rrolin e forcave tokësore e nisi dhe luajti deri në fund UÇK-ës, ndërsa NATO me forcat e sajë ajrore, duke sulmuar e bombarduar në front e thellësi të Federatës Serbosllave të mbetur, brënda detyrave që ajo realizoi, mbuloi e mbështeti njëkohësisht veprimet luftarake të UÇK-ës në gjithë territorin e Kosovës. E gjithë kjo veprimtari luftarake, u krye nën mbikëqyrjen e OKB-ra dhe organeve drejtuese të Europës në bashkim e sipër. Këto organizma deri në fund të asaj lufte, jo vetëm që nuk patën pretendime për UÇK-ë e luftëtarët e sajë, por për më tepër, në se ballafaqohemi me arshivat e kohës, nuk mund të gjëndet asnjë  vërejte e sugjerim veçse fjalë të mira e lavdërime për luftëtarët e Shqiptarët, lidhur me atë durushmëri që treguan ata në atë kohë lufte. Nisur nga të gjitha këto vlerësime tërësore,  të vërtetuara e arsyetuara nga vetë koha, vendi e njerzimi, nuk mundet kurrsesi, që në këto ditë kaq progresive për krejt botën, të flitet ndryshe nga realiteti, e për më tepër, të ngrihen gjykata speciale ku të akuzohet UÇK-ës, ushtria që mbrojti popullin e vet nga krimi makabër e mizor i një populli e kombi nacionalist, që nën drejtimin e një shteti racist, bashkërisht u sulën dhe duke zbatuar teorinë hitleriane të “Tokës së djegur”, vranë prenë, masakruan, shpërfytyruan, përdhunuan, zhdukën, groposën, fshehën, dogjën shkrumbuan, vodhën e plaçkitën një popull të tërë, vetëm e vëtëm se ky popull si më vjetri në Europë, dëshëron të jetojë i lirë, i pavarur në një shtet Iliro Shqiptar,  të njohur nga historia e kësaj toke, që në ditët e para të formimit të ndërgjegjes njerëzore.
      Në këtë luftë të pabarabartë e tërësisht vrastare, të organizuar e zhvilluar qëllimisht nga vetë rregjimi më i urryer i Beogradit nacionalist, populli i asaj treve etnike Shqiptare, bashkë me Ushtrinë e vet Çlirimtare, nuk sulmoi kërkënd, veçse u mbrojt në tokën vet stërgjyshnore, për të mbetur qoftë dhe i vdekur, atje ku ishte lindur e rritur brez pas brezi. Lufta mbaroi me luftë dhe në atë luftë, Çlirimtarët e Kosovës i treguan mbarë Botës ujkun e tërbuar nacionalist Serb, ndërsa radikalët Europian të pangopur deri në makutëri me gjak Shqiptari, me buzëqeshje ironike brënda kortezive të shtirura diplomatike, jo vetëm pas asaj lufte, por dhe tani pas 15 viteve të shkuara, vazhdojnë të kërkojnë gjurmët e ujkut. Bota u trondit e tëra pas betëjës heroike të Jasharajve Legjendar, me sakrificën sublime të tyre, duke filluar që nga më i vogli,  por ajo lëvizi nga vendi dhe ndërhyri ushtarakisht, kur pa nga afër njomëzakët e porsalindur të masakruar e shpërfytyruar në Reçak, Mejë, Izbicë, Pejë, Gjakovë, Drenicë, Pashtrik, Mitrovicë, Rahovec e në shumë vendbanime tjera të Kosovës martire. Krimi monstruoz Serb, nuk është njohur e parë ndonjëherë, që nga koha e marrëzive hitleriane, ku për çudinë e gjithë njerzimit, kërkojnë gjykime speciale, për të akuzuar qingjin e La Fontenit të math, pse i turbulloi ujin ujkut që pinte disa metër sipër qengjit. Edhe pse jetojmë në kohën më të avancuar të njerzimit, paradokset politike nuk i ndahen zhvillimit e progresit njerëzor.
      Bota përparimtare, pas luftrave vrastare të ish Jugosllavisë Federative, priti që të zhvillohej një Nurenberg i dytë, më i rreptë se i pari, por ndodhi e kundërta, ai pothuajse u anashkalua dhe krimi hitlerian i nacionalistëve të Beogradit, u mbulua me burgosjen Millosheviçit dhe disa pasuesve të tijë, të cilët ashtu si pa u ndjerë, i lanë qelitë para kohe për mungesë provash. Hap pas hapi, Europa edhe pse heq veten tepër të moderuar, me prapaskenat që organizon kundër Shqiptarve, ashtu si padashur  zbuloi më tej anën e kundërtë të medaljes, ku duke bashkëpunuar tërthorazi me Beogradin, nisi e fabrikoi akuza të paqëna kundër UÇK-ës e luftëtarve të sajë në versione të ndryshme, por që ishin dhe mbetën, brënda  teorisë marramëndëse çubrilloviçiane për “Serbi të Madhe”. Dualën në skenë me radhë Karla Del Ponte, Dik Marti, Kraig Jurriseviç, e manekinë të tjerë të dukshëm e të padukshëm, të blerë e të shirur brenda tregut agjenturor politik, të cilët folën e shkruan dhe çfarë nuk sajuan, për të vënë shënjën e barazimit midis viktimës Shqiptare dhe krimit masiv të organizuar e drejtuar nga shteti i tërbuar nacionalist Serb. Edhe pse këto akuza, u ngritën nga individ të veshur ose jo me pushtet, ato ishin mbetën brenda sajesave të prokurorit Serb në Beograd dhe nuk kishin as më të voglin ndryshim, nga ato që u përgatitën nga vetë shërbimi sekret Serb.
      Akuzat u sajuan në pas luftë, por ato në realitet e kanë bazën shumë vite të shkuara e kryesisht gjatë kohës së luftës të fundit çlirimtare, ku Beogradi nacionalist i etiketoi lutëtarët e asaj ushtrie Shqiptare, terrorist, irridentistë, separatistë, komunistë të Tiranës dhe tjera epitete të ndryshme, me të vetmin synim, për të akuzuar e rënduar Shqiptarët si luftënxitës, në një kohë kur historia, vërteton plotësisht të kundërtën, se në çdo kohë janë vetë Serbët, ata që kanë ardhur nga Kaukazi i largët Aziatik dhe kanë pushtuar trojet Shqipëtare, nëpërmjet dhunës e krimit barbar. Lufta e UÇK-ës ishte pjesë e pandarë dhe vazhdimësi e përpjekjeve të pasnjëshme të Shqiptarve të trojeve etnike për liri e pavarësi kombëtare dhe jo ndëretnike e probleme ekonomike, si e propagandojnë Serbët e filiolët e tyre Europianë. Si e tillë ajo u vlerësua nga e gjithë bota demokratike, e cila nën udhëheqjen politike të SHB-ës dhe Anglisë,  u hodh pothuajse totalisht në mbrojtje të dinjitetit njerëzor,  gjatë genocidit kriminal të organizuar, drejtuar e zhvilluar nga Serbët dhe shteti Serb bashkërisht. Përpjekjet Europiane ishin dhe mbetën në kuadër të qëndrimit në dy karrike, ku më tepër mbizotëronte bashkëpunimi me Serbinë, se sa zgjidhja e krizës Kosovare në interes të Shqiptarve. Këtë e pranojnë vëtë Europianët, qartësi e cila del nëpërmjet deklarimit të ish Kryeministrit Italian të asaj kohe Masimo Da Lema, i cili gjatë një interviste të dhënë prej tij në pas luftë, ka pohuar me gojën e vet se, “SH.B.A.-ës, ka përkrahur UÇK-ës, që të vuloste izolimin e Millosheviçit, ndërsa Europa ishte ajo që kërkoi deri në fund marrëveshje me Serbët”. 
   Deklarimet e këtij politikani Italian, vërtetojnë bashkëpunimin Europian me Beogradin, nëpërmjet veprimeve konkrete luftarake të Aleancës, ku pilot Hollanez, Italian e ndonjë shteti tjetër, i hidhnin bombat jashtë objekteve të sulmit  në det të hapur e pyje, për të ndihmuar indirekt Millosheviçin, si mik e aleat të fshehtë. Duke shkuar dhe më tej me faktet që mbështesin realitetin, deklarata e  mësipërme e Masimo Da Lemës, saktësohet dhe nëpërmjet pohimeve të krejt shtypit Grek të Athinës, ku gazetarët pasqyrojnë, se është pikërisht ish kryeministri  asaj kohe Pandreu, i cili pas shpinës së NATO-s, mbante lidhje të fshehta direkt me Millosheviçin, duke i dërguar këtij të fundit mesazhe të koduara, për sulmet dhe bombardimet që do të kryente Aleanca Atlantike gjatë asaj lufte, kundër Serbisë. Kushdo mund ti  cilësojë  këto thënje e pohime, si të individëve të veçantë , të cilët  kanë    drejtën  e tyre, për analizat që u bëjnë  situatave    ndryshme  politike. Por  nuk  janë vetëm këto deklarime, që argumentojnë qëndrimet e kundërta të pseudo demokratve Europian, për bashkëpunimin e ngushtë dhe të fhehtë me Serbinë, gjatë asaj lufte kriminale e vrastare kundër Shqiptarve të Kosovës.     
    Prapaskenat  politike  për    mbështetur miqt e vjetër, vazhduan  dhe në  pas  luftë, përsëri nga Europianët e për më tepër nga Presidenti i një fuqie të madhe si Franca, i cili kur është takuar me Bernard Kushner, para se ky të shkonte në Kosovë si Përfaqësues i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-ra,  e ka porositur ”Mbajeni vëth    vesh, që  ne  duam drejtësi për Kosovarët, por  mos  harro se jemi e mbetemi  miq  të Serbëve”. Dhe për habinë e të gjithë njerzimit, janë pikërisht  Karla Del Ponte e Dik Marty, përfaqësues të Kantonit Frances  në Zvicër, që çuditërisht i ngrejnë këto akuza, jo vetëm kundër UÇK-ës, por shkojnë e më tej, duke akuzuar  një populli e komb të tërë Shqiptar. Krminel nuk është vetëm autori i krimit, por dhe ai që bashkëpunon, mbështet dhe fsheh krimin. Këta prototipa kriminelësh, janë si ata që nëpërmjet  masakrave politike të njëpasnjëshme, në kohëra të ndryshme në Budapest, Shën Stefan, Berlin, Londër e Versajë, copëtuan Shqipëtarët, për të ndihmuar Serbo-Sllavët e Grekët, për zmadhimin e zgjerimin e perandorive përkatëse, duke mbushur xhepat me verdhushka, që u afronte Beogradi e Athina. Kështu po veprohet dhe në ditët e sotme. Ngrihen akuza kundër UÇK-ës në emër të drejtësisë ndërkombëtare dhe radikalistët Europianë bashkërisht me Serbofilët e kontinentalë, mështesin Serbinë për të mbrojtur krimin monstruoz të sajë.
   E gjithë kjo veprimtari diversive kundër UÇK-ë e luftëtarve të sajë, është një luftë politike e qëllimëshme, e cila bëhet tani në prag të fushatës të zgjedhjeve në Kosovë, ashtu si është bërë dhe herë të tjera në të kaluarën. Burimi i këtyre sulmeve dhe akuzave tashmë është i njohur e dihet që  është e mbetet Beogradi, i cili nuk del vetë në skenë, por duke lëvizur gurët diplomatik, hedh në veprim bashkëpuntorët e filiolët e vet anë e mbanë rruzullit tokësor. Kjo për të vetmen arsye, se ish U ÇK-ës tani PDK, duke luftuar e punuar sistematikisht, realizoi synimet dhe aspiratat e Shqiptarve të Kosovës, ndërsa këlyshët e Beogradit, ish komunistët e LKJ, të cilët brënda 24 orëve gandisti Rrugova i kameleonizoi në LDK, vazhdojnë detyrat që u ka ngarkuar UDB-ja, për të penguar ecurinë e shtetit të Kosovës drejt bashkimit kombëtar. Në këtë rrugë të qëllimtë ish komunistët Titos e Mollosheviçit mbështeten nga radikalistët Europian, të cilët kanë si synim, të heqin UÇK-ës nga skena politike dhe në vend të sajë të vendosin FARK-un, i cili politikisht në ditët sotme përfaqësohet nga LDK. Por FARK-u dhe LDK-ës e braktisën popullin, duke i kthyer shpinën luftës, veprim ky që u faktua nga vetë këta maniplator, me veprimet që kryen gjatë asaj lufte, me bandat e tyre terroriste të komanduara nga agjenti i afirmuar i Beogradit vrasësi dhe katili gjakatar Tahir Zemaj.
    Bota përparimtare e demokratike u trondit e tëra, në atë luftë të pabarabartë, me  marrëzitë  kriminale që kryen ushtarët, policët, paramilitarët dhe 20 mijë civil Serb të armatosur deri në dhembë, kundër një populli paqësor e liridashës të Kosovës martire.  Gjatë asaj lufte u vranë mbi 2000 lufëtar, 2000 të tjerë u plagosën, 30000 viktima midis tyre 600 fëmijë  u masakruan e u groposën në fshehtësi, 20.000 femra u përdhunuan dhe 250.000 shtëpi u shkrumbuan, duke i rrafshuar deri në themel. Nëse kthehemi paksa në kohë, duhet  theksuar se ishte po kjo Serbi, që në Sebrenicë e Vukovar, vrau, masakroi, preu e sakatosi mbi 250.000 viktima të pafajshme, pa përmëndur këtu rrafshimet e vendbanimeve myslimane në Bosnje Hercegovinë. Tani në kohë paqe, është po kjo botë e cila po habitet me paradokset e drejtësisë politike brenda dhe jashtë Hagës, e cila edhe pse fajësoi disa çlirimtar të Kosovës, ishte po ajo vetë që u kërkoi falje, për ato hamëndësira të sajuara nga zbulimi Serb e ish prokurorja Karla Del Ponte, gjatë hetimeve të sajë. Në vend që tu kërkohet ndjesë publike luftëtarve të Kosovës, tani në këtë paqe ende të gjakosur, po rendet me qiri në dorë në terrin e natës, për të gjetur gjelpërën në kashtë e për të  mbuluar krimin vrastar, me mëkatin politik predikues të Dik Marty, njeriu i cili sipas udhëzimeve të prokurorit Serb të Beogradit, erdhi në banesën e Matianit Avdulla Katucit gjoja për kontroll, por ashtu si deklaron dhe vetë i zoti i shtëpisë, në fillim tentoi të linte brënda asaj shtëpije eshtra të vdekurish dhe kur e pa se nuk ja arriti qëllimit, ai spërkati atë shtëpi me helme, pasojat e të cilave po i vuajnë sot pjestarët  e asaj familje. Për këtë duhet ngritur Gjykatë Speciale e jo për çlirimtarët e pafajshëm, që në asnjë vend të botës nuk janë gjykuar asnjëherë e në asnjë rast.
    Luftëtarët e UÇK-ës nuk i trëmben asnjë gjykate e për më tepër asaj speciale, që po propagandohet sot e kësaj dite me bujë të madhe, ashtu si nuk ju trëmbën dhe Hagës, e cila u tërhoqë pa u ndjerë, për të mos njollosur emrin ndërkombëtar të drejtësisë. Mirpo çlirmtarët e  Kosovës edhe pse u bindën për drejtësinë e luftës, paslufta paqësore jo vetëm që po i zhgënjen, por për më tepër, me këto sajesa e keqëtrajtime politike, po binden dita ditës, se Europa radikale ka qënë, është e do të mbetet po ajo e vitit 1913, e cila tentoi të varroste Shqiptarët plotësisht e përfundimisht. Gjykat Speciale u miratua dhe nga vetë Prishtina politike, fenomen ky i cili ka rrjedhën e vetë tek thënja e themeluesit të shtetit Shqiptar Ismail Qemali, se “Fatet e popujve të vegjël dalin nga dyert e tragjedive të  mëdha”, përkufizim ky që vërteton  më së miri, se si në të kaluarën dhe të tashmen, Tirana e Prishtina, dirigjohen e komandohen me telekomandë, për të kapur veshin e majtë me dorën e djathtë. Luftëtarët e Kosovës janë të vëtëdijshëm për atë luftë çlirimtare dhe arritjet e sajë, por ata duan të dinë se ëfarë fshihet pas marrzive që ngre Zvicerani i papërgjegjshëm Dik Marty, tani pas 15 viteve të përfundimit të asaj lufte. Ngrihet Gjykatë Speciale, në një kohë kur Haga ishte ajo që nuk provoi asgjë dhe u tërhoqë shkarazi, eliminohet për ti dhënë fuqi ligjore një gjykate të paligjshme. Hidhet në tregun e drejtësisë një gjykatë e tillë, për të gjykuar çlirimtarët, në një kohë kur duhet të ngrihet e gjithë bota në këmbë dhe të dënojë rreptësisht Beogradin si shtet, popull e komb, sepse të tre së bashku vranë mizorisht rreth gjysëm milioni njerës të pafajshëm në Bosnjë, Kosovë, Kroaci e Slloveni, në qëndër të kësaj Europë që po tenton të bashkohet, për të futur në një vathë ujkun Serb dhe qingjin Shqiptar.   
     Kosova u çlirua përfundimisht dhe  njëherë e përgjithmonë, por Serbët e Serbia, sot e në jetë jetëve,  nuk heqin dorë nga rikthimi sërish në Kosovë, për të realizuar ëndrën e “Serbisë  së Madhe”. Qëllimi i tyre nuk është i sotëm, por që nga koha kur ata erdhën si pushtues në gadishullin Ilirian. Ata u larguan nga kjo trevë etnike Shqiptare, por brënda sajë ata kanë lënë falangat e përparuara Serbe, të cilat në fshehtësi, punojnë për të krijuar kushtet e favorshme të një pushtimi të ri. Këtë e ka dekluar vetë Millosheviçi në Hagë, se Ushtria Serbe u largua nga Kosova, por Serbia në Kosovë ka 50.000 agjentë të sajë, të cilët në çdo kohë janë do të jenë të gashëm, për të vepruar në  çdo moment të  situatave politike apo luftarake të parashikuara nga Beogradi. Prandaj dhe në këto ditë elektorale, kur Hashim Thaçi me ekipin e ish luftëtarve të UÇK-ës, janë hedhur në sulm e po luftojnë, për të realizuar më tej në këtë paqe objektivat e asaj lufte madhore, forcat  e errëta të LDK bashkërisht me disa  karrjeristë të luftës e burgjeve, me dirigjim të Beogradit dhe mbështetjen e radikalëve Europianë, kërkojnë me çdo kusht të baltosin luftëtarët e UÇK-ës e nëpërmjet tyre UÇK-ën dhe veprën e sajë historike. Dhe nuk janë vetëm këta, ata që kërkojnë pushtetin e dëshëruar nga Beogradi, por dhe radikalistët Europian me përfaqësues të papërgjegjëshmin Dik Marty, i cili nuk dihet kur akuzon e kur kërkon falje. A mund të bashkohet një kontinent i tërë si force e re demokratike,  me psikopatër të tillë, kur manjakrinë politike e vënë në funksion të etheve pirateske, për tu pasuruar dhe ndërtuar lumturinë personale, duke spekulluar në gjakun e derdhur nga një popull e komb i tërë, gjatë luftës për liri e pavarësi kombëtare?
    Radikalistët e ndryshëm anë e kënd Europës në veçanti e botës në përgjithësi, e kanë pasur dhe e kanë “halë në sy” UÇK-ës dhe kjo për luftëtarët e asaj ushtrie çlirimtare, u qartësua plotësisht me mbarimin e luftës së Kosovës në Kumanovë, kur Serbia nënshkroi kapitullimin para NATO-s dhe UÇK-ës, pa pjesëmarrjen e  kësaj të fundit. A mund të shpjegojnë ndërkombëtarët  Shqiptarve tani pas 15 viteve paqeje,  këtë qëndrim të politikës makabre ndaj atyre luftëtarve, të cilët nëpërmjet asaj lufte të drejtë politike, jo vetëm që u bënë faktori vendimtar që sollën NATO-n e OKB-ra në atë luftë humano-politike, por ata ishin dhe mbetën forca kryesore e Aleancës Atlanike në tokë, për plotësimin e qëllimit strategjik të asaj bashkësie luftarake drejt lindjes së kuqe, duke derdhur aq gjak, sa u detyrua kjo botë, të vijë e të luftojë bashkë me këtë ushtri, kundër Serbisë nacionaliste e hitleriane. Si mund të gjykojmë në këto kohëra moderne e demokratike, luftën e drejtë e parimore të asaj ushtrie çlirimtare dhe luftëtarve të sajë, në një kohë kur dihet dhe u njoh botërisht, se kjo ushtri nuk sulmoi, por u mbrojt në truallin kombëtar, duke i ardhur në ndihmë popullit të vet gjatë masakrimit barbar, që kreu Serbia si shtet, popull e komb me vetëdije e ndërgjegje të plotë nacionaliste? Llogjika e shëndoshë të orjenton drejt arsyetimit konret dhe të bindshëm, se ashtu si u veprua pas Luftës së Dytë Botërore, duhet të veprohet dhe tani, jo vetëm të luftës së Kosovës, por dhe asaj në Bosnjë, Kroaci e Slloveni, për të nxjerë para përgjegjësisë në bangën e të akuzuarve Serbinë dhe jo Millosheviçin, ashtu si u veprua me Gjermaninë hitleriane e jo me Hitlerin, pa prekur aspak dinjitetin e luftëtarve aleatë, pjestarë të asaj lufte nazi-fashiste. 
    Lufta për çlirimin e Kosovës përfundoi në 21 Qershor 1999 dhe hap pas hapi Kosova në 16 Shkurt 2008, shpalli pavarësin e vet si shtet i dytë Shqiptar në Ballkan. Në pushtet erdhën luftëtarët çlirimtar dhe kjo  irriton së tepërmi Serbinë dhe radikalët racist Eyropian. Duke vepruar bashkërisht, herë pas here janë po këta, ata që shkaktojnë trazira të qëllimëshme në Kosovë, për të tensionuar situatën e destabilizuar gjendjen, në mënyrë që tu jepet mundësia,  për të akuzuar Shqiptarët si shkaktar jo vetëm të së kaluarës, por dhe të tashmes në gadishull e kontinent. Dhe tani gjatë këtyre zgjedhjeve, fushata elektorale po ngarkohet dhe do të rritet më tepër, sepse Beogradi i sotshëm nuk ka asnjë ndrysim nga ai djeshëm, veçse ka ndërruar ngjyrën e lëkurës politike. E akuzojnë Millosheviçin, duke ja ngarkuar të gjitha krimet vetëm atij, në një kohë që pasuesit e tij të mëpasshëm në pushtet, ishin dhe mbetën deri në fund të luftës paramilatarët e tij si pjesmarrës direkt në ato krime monstruoze. Në vend që në këtë pasluftë, të prangoseshin dhe gjykoheshin pasuesit e kasapit të Ballkanit si vrasës e kriminel, u akuzua, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Azem Syla, Lahi Ibrahimaj, Sami Lushtaku e të tjerë tani më pas, të cilët Haga i nxori të pafajshëm, duke u kërkuar ndjesë e falje, për hamëndësitë e paqëna, të Karla Del Ponte si ish numri një i organit të akuzës në Hagë. Radikalët Europian, po tentojnë ta ndërkombëtarizojnë gjykimin special të inskenuar prej tyre, por harrojnë se ato fakte e argumente te Dik Marti, të cilat i serviri më parë Prokurori i Beogradit, dështuan njëherazi në Kosovë dhe shtëpinë e verdhë në Matin  e thellë malor. Kështu ka për të ndodhur dhe në këtë rast, sepse Prekazi, Reçku. Meja, Izbica dhe masakrat e tjera në gjithë Kosovën, ruajnë akoma freskinë e atyre krimeve Serbo-Hitleriane. Prandaj nuk i trënben luftëtarët e asaj ushtrie çlirimtare jo vetëm Hagës, por dhe çdo lloji të veçantë gjykimi special, që sajojnë ata që organizuan, kryen dhe mbështesin krimin monstruoz të atij genocidi barbar. Gjykimi kërkon drejtësi dhe atë e ka konkretizuar me arsyetimin e thjeshtë të vetë popullit Shqiptar, fshatari Matian, i cili kërkesave të prokurorit Serb ju përgjigjë, “se e hapim atë varr, por nëse nuk gjendet ajo që kërkohet, njëri nga ne të dy, duhet të groposet për të çuar deri në fund drejtësinë”. Kësaj llogjike i qëndrojnë besnik dhe e mbështesin fuqimisht çlirimtarët e Kosovës, sepse realiteti i asj lufte, ishte e do të mbetet i vërtetë në jetë të jetëve deri në pafundësi.

  Spiro Butka
 Ish Zv/Komandant i operacionit “Shigjeta” në luftën e UÇK-ës
Aktualisht Kryetar i SHVL të UÇK-ës Tiranë