Nga Fritz RADOVANI:
FALEMINDERËS,
ZOTNI BERND J.
FISCHER !..
Në prag të 100 vjetorit Pavarsisë…
Në parathanjen e librit të vet „Mbreti Zog dhe
përpjekja për stabilitet në Shqipëri“ i botuem në Tiranë në vitin 2004, z.
Fischer shkruen: „Kur ky liber u botua për herë të parë në vitin 1984,
këndvështrimi që i bëhej në të mbretit Zog konsiderohej politikisht i
papranueshëm për regjimin komunist të Enver Hoxhës.” Sigurisht, as vetë z.
Fischer nuk do të kenë mbërrijtë me marrë me mend se „Shqipnia nga shiu kishte
rá në breshen…“
Asht fat i madh që
studjuesit e huej kanë shkrue per né, mbasi fjala e tyne ka ba të
pakundershtueshem gjithmonë edhe mendimin e vetё “shqiptarëve”, flas për
shqiptarët e “pashkollë”, jo per “dr.prof. e akademikët” me “shkolla të nalta
partie e universitete”...
Asht me u çuditë se ku i
marrin të huejt ato fakte e dokumenta per né, kur shumë nga ngjarjet e shkrueme
prej tyne, na nuk i kemi të dokumentueme as në “histori”.
Si i di z. Bernd J. Fisher
në Santa Barbara, Kaliforni të ShBA, këta fakte:
“Në fund të vitit 1934, baronesha Janko, të cilen shtypi i huaj tani e
trajtonte si një “Lupesku shqiptare”, u dergua në Vjenë, ku thuhej se Mbreti i
kishte blerë një pallat të vogel që i kishte kushtuar atij rreth njëzet e gjashtë mijë (26.000) sterlina.”
(fq. 269)
“Ndihmësi personal kryesor
i Zogut, A.Krosi, e perdori poziten e tij politike për të mbushur përherë e më
tepër xhepat e tij tashmë të fryrë.”(fq. 173) (Theksimet janё tё FR)
“Nisur nga fakti që në momentin e hyrjes së Zogut në Angli nuk u kryen
veprime të kontrollit financiar, çeshtja
e sasisë së të hollave që solli Zogu nga Shqipëria u bë subjekt i një
spekullimi të konsiderueshëm. Një studjues i pasluftës thotë se Zogu u largua nga Shqipëria me një qyp të
madh me rubinë dhe smeraldë si dhe me një pjesë të rezervës së arit të Bankës
së Shtetit, që kapte shumën prej 10 miljon dollarësh. Shqiptarët
kundershtarë të Zogut që ndodheshin në Londer (përveç suitës së mbretit, në
Angli kishte gjithsej gjashtë shqiptarë të tjerë), deklaronin se Zogu zotëronte
një deri në kater miljon sterlina...Geraldina
kujton se mbreti u largua nga Shqipëria me njëqind qese me monedha ari, të
cilat i kishte marrë prej italianëve...Kjo sasi të hollash tërhoqi
vëmendjen e Thesarit Britanik në shtator të vitit 1940, kur një prej njerëzve
të Zogut, Sotir Martini, kërkoi të dinte
nëse Foreign Office-i mund të krijonte mundësinë për transportimin në Kanada të
shtatë arkave me parà. Me sa duket Mbreti kish filluar të shqetësohej për
sigurimin e pasurisë së tij. Leja u refuzua dhe kjo masë ari nuk u trasportua
kurrë, por duket se kjo shumë i ka krijuar disa shqetësime për disa kohë
Thesarit Britanik... Qazim Kastrati, i cili, me sa duket i nxitur prej Mbretit,
argumentonte se anglezët do të bënin një gabim të rëndë në rast se do të
largonin Zogun... Kastrati nënvizonte se Zogu kishte mjaft kredi në pikëpamje
të marrëdhënieve me qeverinë turke dhe vendet e botës islamike, si i vetmi
mbret mysliman i një vendi europian...”(fq. 309).
Njohja zyrtare britanike
e qeverisë së Hoxhës në nëntor të vitit 1945 e bindi Zogun për t’u
larguar nga Anglia, dhe ai njoftoi menjëherë Ryan-in se mbreti Faruk i
Egjiptit, i cili ishte me origjinë shqiptare, i kishte dhënë atij siguri të
plotë se do të ishte i mirëpritur në Kajro. Zogu po kthehej rishtazi në boten e tij, pasi pavarësisht prej
përpjekjeve të shumta për t’u identifikuar me Perëndimin e për t’u bërë monark
perëndimorë, rrënjet e tij mbeteshin në Lindje.” (fq. 317).
“Qytetari i mesëm shqiptar nuk ishte më pak i
ndershëm se çdo qytetar tjetër ballkanas, por menjëherë sapo i ngarkohej një post zyrtar, shumicës së shqiptarëve të kohës
së Zogut u dukej se ata ishin të veshur me këte pushtet me të drejtën për të
vjedhur arken e shtetit. Sidoqoftë, duhet nënvizuar se të paktë ishin ata
nëpunës që arrinin të kuptonin se me këtë veprim ata dëmtonin kryesisht
Shqipërinë, pasi korrupsioni ishte një praktikë e pranuar gjërësisht.
Ndërgjegjësimi social në Shqipëri ishte diçka tepër e rrallë” (fq. 173) –
Ja pra, që në vitin 1925 qeveritarët njenimbastjetrit, tue fillue nga Ahmet
Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia dhe trashigimtarët e tyne mbas vitit
1991...vjedhin arken e shtetit shqiptar, jo pse nuk ngopen tue vjedhë, po
kjo... “na qenka trashigimi”...
“Dhe populli vazhdoi të vuante nën
zgjedhën e burokratëve të pakorrigjueshëm otomanë.” (fq. 319)
Kështu shkruen në
Kaliforni 28 vjet ma parë z. Bernd J. Fischer...
Duhet shtue se populli nёn
atё zgjedhё vazhdon edhe sot...
Faleminderës i nderuem
zotni Fischer!
Melbourne, Prill 2012.