Photo by: Traboini Studio |
Në historinë e kombit shqiptar, Kisha Katolike ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe shpeshherë shumë të çmuar. Fatkeqësisht, raporti që ndërtoi pushteti komunist në Shqipëri me besimin në tërësi, solli si pasojë një valë represioni të paparë ndaj klerikëve të të gjitha besimeve në vendin tonë, veçanërisht ndaj udhëheqësve shpirtërorë të besimtarëve katolikë. Sipas përcaktimit që bën Imzot Rrok Mirdita, "pavarësisht nga forca vigane me të cilën kisha ka bartur peshën e kulturës kombëtare, pavarësisht nga drita e papërballueshme që ajo ka hedhur mbi hijet e historisë sonë të vjetër e të re, pavarësisht nga shpirti i flijimit që e ka shoqëruar orë e çast jetën e saj në vendin tonë, madje pikërisht për këto arsye, kundër Kishës Katolike në Shqipëri janë lëshuar shumë rrebeshe, e njëri ndër më të tmerrshmit ka qenë ai komunist, që bashkë me procesin e zhdukjes fizike të katolikëve më në zë, vuri në skenë edhe procesin e shtrembërimit të historisë mbi marrëdhëniet e Kishës Katolike me Shqipërinë".
Siç dihet, në gusht të vitit 1945, Partia Komuniste ndërmori një numër masash për të kufizuar veprimtarinë e fesë dhe ndikimin e saj në popull. Kjo i acaroi marrëdhëniet midis qeverisë dhe institucioneve fetare, veçanërisht me ato katolike. Në këto kushte, me angazhimin e priftërinjve Giovanni Fausti, Padër Daniel Dajani, Padër Gjon Shllaku etj., në Gjimnazin Jezuit dhe në Seminarin Françeskan në Shkodër u krijuan respektivisht grupi "Bashkimi Shqiptar" dhe grupi "Demokristian".
Në nëntor 1945, ato u bashkuan në një organizatë të vetme "Bashkimin Shqiptar". Siç ishte përcaktuar në programin e saj, kjo organizatë synonte që ta çlironte Shqipërinë nga diktatura komuniste. Në janar 1946, organizata u zbulua nga strukturat e Sigurimit të Shtetit. Pasi u arrestuan, anëtarët e saj dolën para gjyqit në shkurt 1946. Tetë veta prej tyre u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan më 4 mars 1946. Disa muaj më pas, do të fillonte vala e dytë e goditjeve ndaj përfaqësuesve të klerit katolik në Shkodër. Një nga dosjet që paraqet këtë tragjedi, të ndodhur në periudhën shtator 1946-janar 1948 do ta publikojmë në vijim të këtij dossieri për lexuesin e "Gazeta Shqiptare". Nëpërmjet dokumenteve arkivore që do të publikohen, lexuesi do të njihet me procesin hetimor-gjyqësor në ngarkim të Padër Çiril Canit, Padër Mark Harapit, Padër Frano Kirit, Padër Filip Mazrekut, Padër Agostin Ashikut dhe Dom Pjetër Grudës. Përveç njohjes me mekanizmin e hetimit, gjykimit dhe dënimit të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë me rrezikshmëri të lartë për sistemin komunist, lexuesi do të marrë dijeni edhe për mjaft fakte me interes për historinë dhe kulturën tonë, sidomos për marrëdhëniet e autoriteteve osmane, austro-hungareze, të qeverisë së Zogut, të pushtetit fashist, nazist dhe veçanërisht atij komunist me Kishën Katolike, fakte që sillen nëpërmjet pohimeve të vetë klerikëve të dënuar nga diktatura. Theksojmë se një pjesë e konsiderueshme e fakteve publikohen për herë të parë. Gjithsesi, duhet konsideruar fakti se ata që patën fatin tragjik të kalonin në seancat hetimore të Sigurimit të Shtetit u është dashur të përballojnë një kalvar të paimagjinueshëm vuajtjesh dhe torturash nga më çnjerëzoret.
I.
Paradokset gjyqësore të arrestimit të klerikëve katolikë
Paradoksi dhe paligjshmëria e veprimit të organeve të diktaturës në Shqipëri, në vitet e para të instalimit të pushtetit komunist duket edhe në urdhrat e ndalimit për të pandehurit. Prokurori publik i Prefekturës së Shkodrës, Hys Zaja, më 21 shtator 1946, do të firmoste letër-ndalimin e përhershëm dhe mbylljen në burgun e Shkodrës, për një kohë të pacaktuar për Padër Çiril Canin, i cili pandehej për deliktin e "dobësimit të mbrojtjes kombëtare" të kryer në vazhdimësi, që parashikohej nga neni 7, paragrafi II, i ligjit nr. 368, datë 5 dhjetor 1946, i publikuar në Gazetën Zyrtare nr. 113, datë 15 dhjetor 1946. Pra, prokuroi Zaja do firmoste letër-ndalimin më 21 shtator 1946, bazuar në akuzën që do të parashikohej në ligjin që do të miratohej 76 ditë më pas (më 5 dhjetor 1946) dhe që do të zbardhej në Fletoren Zyrtare pas 90 ditësh (më 19 dhjetor 1946).
Me të njëjtën akuzë dhe bazuar në të njëjtin ligj do të arrestoheshin: Dom Pjetër Gruda, më 13 shtator 1946; Padër Filip Mazreku, më 28 shtator 1946; Padër Mark Harapin, më 5 nëntor 1946. Kurse për Padër Frano Kirin, prokurori Hys Zaja do të firmoste letër-ndalimi të përkohshme, më 19 dhjetor 1946.
Në vijim, po japim pjesë nga procesverbalet e pyetjes së këtyre klerikëve në zyrat e Seksionit të Sigurimit të Shtetit në Shkodër. Sqarojmë se në procesverbal nuk pasqyrohen pyetjet e drejtuara nga oficeri pyetës, por vetëm përgjigjet e personit që merrej si i pandehur.
Procesverbali i pyetjes së
Padër Mark
Harapit
Më 12 dhjetor 1946, në zyrën e Seksionit të Sigurimit të Shtetit, në Shkodër, nga kapiten i parë Nesti Kopali, në prani të sekretarit Qako Prokopi, u muar në pyetje Mark Harapi, 58 vjeç, i biri i të ndjerit Loro dhe i të ndjerës Luçije, me profesion nënfamullitar e profesor teologjie në ish-Seminarin Jezuit, i pamartuar, i padënuar ndonjëherë, i cili deklaroi sa vijon:
Jam arrestuar nga organet e Sigurimit të Shtetit qysh më pesë nëntor 1946. Besoj se Seksioni në fjalë më ka arrestue për çështje dyshimi.
Kam qenë dhe jam gjithnjë kundër komunizmit ateist. Për këtë ju kam folur nxënësve në mësim, në Seminar, qysh në vitin 1939, se Zoti ekziston dhe se po të mohohet Zoti, mohohet morali e njëkohësisht zhvishet shoqëria njerëzore. Bile kam pas thënë atëherë se shoqëria pa moral është si shtëpija pa çimento. Se ka komunista ateistë në Shqipëri më kanë thënë malësorët e Malësisë së Madhe. Gabimin e këtyre komunistave e urrej, por personin jo.
Ardhja e Italisë më ka gjetë në Shkodër. Mua për veten time më ka ardhë keq dhe s'kam dalë prej shtëpije, por kleri në përgjithësi e ka pritë mirë. Bile disa u kanë dalë para trupave italiane, në shenjë nderimi. Nga ata që kanë shkuar më kujtohet vetëm Padër Antoni. Atë ditë të gjitha kishat u ranë kambanave në shenjë feste me urdhër të të parëve. D.m.th. famullit me urdhër t'Ipeshkvit (Thaçi), fretërit me urdhër të Provinçialit (më duket Padër Çiprian Nikës), dhe jezuitët me urdhër të Rektorit (Padër Chiezës).
Unë (Padër Mark Harapi) në vitin 1941 kam përkthyer nga italishtja një qarkore të ardhur nga Papa Piu i XI, e cila flet rreth komunizmit duke thënë se ai (komunizmi) është kundër fesë, kundër moralit etj. Gjatë okupacionit gjerman, kam pasë lidhje shkencore (botanike) me oficerin gjerman Mangrof. Nuk kemi biseduar me të për çështje politike.
Përhapja e frymës së LNÇ gjatë okupacionit ka qenë e ndaluar në Seminar. Kur xhakoni Gjon Shllaku u diktua se kishte trakte të lëvizjes, iu ndalua menjëherë.
Është e vërtetë se Arqipeshkvi Thaçi më ka mbajtë afër vedit, por më ka pyet vetëm për teologji morale. Për këtë ai më pat shënuar edhe nji zyrë si Arqipeshkvi.
Për Padër Antonin, që ishte në Kir të Dukagjinit, unë në fillim s'e kam ditë, por më vonë e kam marrë vesh n'oborr të shkollës nga një fëmijë që s'mi kujtohet emri. Fëmija e kishte dëgjuar në shtëpi të vet, ndërsa familja e tij e kishte marrë vesh nga nji katundar prej Shoshi. Atëherë unë shkova te Padër Çiprian Nika, në kuvend të fretënve, dhe e pyeta nëse dinte gjë. Ai m'u përgjegj se po. Bile më tha se i çojshin edhe harxhe vazhdimisht. Padër Çiprani më tha se këtë çështje e din edhe Padër Mati Prenushi.
Në dimër të vitit të kaluar (1945), mora nji letër nga Padër Antoni me anë të zotit të shtëpisë që e mbante. Në letër më thoshte: "Jam tue u lujtë mendsh. Lutjunu zotit për mua". Letra nuk kishte nënshkrim. Mandej unë iu përgjigja duke i shkruar një letër po me atë katundar: "Mos u mërzit. Bëj uzdajë më zotin. Të fala", dhe emrin s'e vuna. Frano Kiri më pat thënë në Kuvend të Gjuhadollit se në famulli të Kirit ndodhej edhe Lef Nosi. Mirëpo ishte mërzitë aty, dhe ra poshtë. Padër Franua e dinte, mbasi në kohën që ata (Lefi e Padër Antoni) ishin në famulli, ky ishte vetë famullitar aty.
Traktet e organizatës "Bashkimi Shqiptar", që u zbuluan vitin e kaluar i kam kënduar njâ dy herë. Ato m'i ka prurë o Fratel Ljarja, o Fratel Gjekaj, o Fratel Gjoni, mbasi ata i merrnin ke dera.
Për lëvizjen e Llesh Marashit nuk kam dijtë, vetëm Arqipeshkvi Thaçi më pat thënë: "Shkrelësit janë mërzitë, e duan të bëjnë një punë". Mandej, mbrapa ndjeva prej popullit se kishin fjalë që t'i binte [pushtetit komunist] dhe Hasan Isufi e të tjerë këndej.
Luftës Nacionalçlirimtare gjatë okupacionit nuk i
kam bërë asnji dâm vetëm duke mâ paraqitur si antifetare e kam urryer, d.m.th.
në parim kam qenë kundër saj. Prandaj atëherë jam interesuar shumë të pyes,
sidomos njerëz që vijshin nga Tirana, nëse Lëvizja në Toskëni ishte një lëvizje
komuniste apo jo. Mirëpo nuk kisha pasë ndonjë përgjigje të preme. Veçse dikush
më thoshte kështu e dikush ashtu. Prandaj, opinioni i jem karshi Lëvizjes ka
qenë i errët deri në ditët që doli Statuti i Republikës Popullore, i cili e
garantoj lirinë fetare me ligj.
Projekt - Statutit para se të kthehesh në Statut i
kam bërë një seri kritikash, të cilat shënohen edhe në kopjen që më është
gjetë. Një herë unë e kam studiuar mbas dëshirës së Delegatit (Frano Gjinit)
dhe kam arritë në përfundim se fuqija nuk është në dorë të popullit, sikurse
shprehet nga Projekt - Statuti, por në dorë të Partisë Komuniste. Duke krijuar
këtë opinion, unë kam thënë se artikulli 2 i Projekt - Statutit shkon në
kundërshtim me të parin që thotë se "i gjithë pushteti buron nga populli
dhe i takon popullit" - ndërsa pushtetit është Partia - dhe derisa Partia
nuk gëzon përkrahjen e të gjithë popullit, do të thotë se jo i gjithë populli
përfaqësohet në këtë pushtet.
I kam bërë vërejtje gjithashtu artikullit 5, ku
thotë "mjetet e prodhimit përbehen prej pasurisë së përbashkët". Unë
mendoj se në këtë rast do t'ishte mirë që mjetet e prodhimit të përbëheshin
prej pasurive private dhe shteti të kishte të drejtë të vinte një taksë
t'arsyeshme. Gjithashtu, nuk e kam konsideruar me vend që pyjet, kullotat,
tokat, ujnat etj. që kanë zot të deklarohen pronë e përbashkët e popullit.
N'artikullin 6 kam bërë vërejtje dhe kam thënë që
iniciativa private nuk duhet të jetë nën kontroll të shtetit, por përkundrazi
ajo të përkrahet prej shtetit etj., sepse prej mosqenies private vjen mosqenia
e përgjithshme.
Përsa i përket reformës agrare, mua nuk më është dukur e mirë që t'u merret toka disave dhe t'u jepet të tjerëve. Unë me këtë rast kam dëshirue me iu marrë toka vetëm atyre që e kan grabitë, ndërsa të tjerët që i kanë pasë me tapina s'duhet t'u prekeshin. Edhe marrjen e tokës kishës nuk e kemi quajtur me vend.

Për punëtorin nuk kam dëshiruar që të fitojë liri të
plotë, vetëm pronari t'i paguajë rrogë të plotë. Në qoftë se ai (pronari) s'e
bën këtë, atëherë duhet të ndërhyjë shteti. Njëkohësisht nuk kam kundërshtuar
që edhe punëtori po të mundej të bëhej pronar.
Për fetarët është një gjë e padrejtë që të merren
ushtar. Bile edhe një herë në kohë t'Italisë kanë dashtë me na i marrë xhakojtë
ushtarë, por ne e bâm çështje dhe mbeti.
Ushtrimit të fesë mendoj se duhej t'i jepej garanci
më e madhe në Statut. Si p.sh. ku thuhet "Shteti është i ndam nga
kisha" duhet të shtohej "por shteti nuk është ateist".
Statuti thotë se ka liri shtypi, mirëpo neve sot
s'kemi aspak shtyp. Kështu që këtu duket se na është cenuar kjo liri.
N'artikullin 28 të Statutit, pushteti i sotëm e
cenon përsëri kishën, mbasi aty thuhet: "Kisha s'ka të drejtë të mbajë
shkolla", ndërsa këtë të drejtë kishës ia ka njoftë deri Gjykatorja
Ndërkombëtare e Hagës.
Të gjitha këto kritika i kam bâ Projekt - Statutit para se të kthehej në Statut, ndërsa mbrapa nuk kam folë ndonjë fjalë.
Të gjitha këto kritika i kam bâ Projekt - Statutit para se të kthehej në Statut, ndërsa mbrapa nuk kam folë ndonjë fjalë.
Në kishë kam predikuar disa herë edhe këto kohët e
fundit kundër materializmit që sulmon fenë dhe jam munduar gjithnjë t'u provoj
besimtarëve se Zoti ekziston, por nuk më kujtohet të kem drejtuar ndonjëherë
fjalë kundër pushtetit.
Për lëvizjen e Postribës para se të bëhej nuk kam
ditë gjë, ndërsa mbrapa më ka dhanë disa hollësina Dom Nikoll Deda. Ky erdhi në
Çelë, nja një javë mbas ngjarjes dhe u ndodha vetëm unë aty. Dom Nikoll Deda më
tha se nga ana e Zadrimës kishte ardhë me sulmue drejt Tepës Llesh Gjonmarkaj.
Mirëpo u afrua deri në fushë dhe e la, mbasi i ati (Gjon Marka Gjoni që është
n'Itali) e kishte lajmëruar që pa të çue fjalë unë, mos bân gjâ. Dom Nikolla më
tha se kishte ndie që Llesh Gjonmarkaj kishte radio transmetuese që merresh
vesh me të atin. Mandej Dom Nikolla më shpjegoi që programi ishte që t'i binte
[pushtetit komunist] Jup Kazazi brenda në Shkodër, Lleshi nga Zadrima dhe
Postriba nga ana e saj. Mirëpo marrëveshja s'qe e mirë dhe s'u bë gjë e
organizuar.
Gjithashtu, në Çelë më ka thënë Dom Mark Hasi me Dom Ernest Çobën se Jup Kazazi vrau veten prej dëshpërimit që nuk u ngritën gjindja në Shkodër. Nga kjo e kuptova se paska qenë fjala dhe për këtu.
Është e vërtetë që në një pretk më 18 maj 1945, për tre herë në Shkodër (një herë në Kishë të Madhe, një herë në kapele të Çelës, dhe një herë në Seminar) kam thënë se "ç'do mbretëri shkon e vjen, po ajo e Krishtit është e pandërrueshme". Me këtë kam dashtë të forcoj besimin se feja jonë është e pavdekshme.
Me Dom Mark Hasin kam diskutuar shumë herë rreth ngjarjeve të ndryshme politike, e sidomos rreth Konferencës së Paqes. Ne dëgjojshim radion dhe flitshim se s'po ndreqet gjë.

Di se Monsinjor Frano Gjini i ka dërguar nji letër
Vatikanit ku e lajmëronte se xhakojtë kanë vepruar kundër pushtetit dhe se
Seminari është në rrezik. Letrën ma këndoj vetë në zyrë të tij. Sesi e dërgoj
nuk e di dhe as nëse ju përgjigjën më.
Së bashku me Padër Mati Prenushin kemi qenë një herë n'Arqipeshkvi dhe biseduam aty me Monsinjor Thaçin për çështje të shtypit (shtypin katolik), mbasi atëherë kishte ardhur urdhër nga pushteti që ai duhej të mbyllej dhe ne e shtruam si do të veprojmë, por vendosëm që të mos i përgjigjshim fare pushtetit.
Edhe për punë të Padër Antonit jemi këshilluar me Padër Mati Prenushin. Padër Antoni me çoi fjalë me anë të zotit të shtëpisë se donte të dorëzohej. Unë shkova dhe e pyeta Padër Neotean dhe ai u përgjegj se është shpejt.
Edhe me Dom Tom Lacën kemi dëgjue shpesh radion dhe kemi diskutuar mbi çështje politike, por s'kemi vepruar gjë.

PYETJA E DOM MARK HASIT
Në vijim të procesit të hetuesisë, për problemet e pohuara nga Padër Mark Harapi, kapiten i parë Nesti Kopali mori në pyetje Dom Mark Hasi i cili deponoi:
- Atë mëngjes që u bë ngjarja e Postribës, duke kthyer prej kishe, gjeta në Çelë duke pirë kafe Padër Mark Harapin dhe e pyeta: - Si ngjau kjo? Ai mu përgjegj: - Paçin faqen e zezë Shkodra etj., që e tradhtuan Postribën. Pastaj shtoj Padër Mark Harapi: - Unë e kam ditë prej dy ditësh që do të bëhej.
Në lidhje me çfarë deklaronte Dom Mark Hasa, Padër Mark Harapi do depononte:
- Nuk më bie ndërmend nëse e kam takuar në mëngjezin e ngjarjes Dom Mark Hasin, ndërsa për sa deklaron ai se gjoja e kam thënë "që e kam ditë qysh prej ditësh", "paçin faqen e zezë" etj., kjo s'është e vërtetë.
Procesverbali i pyetjes së
Padër AGOSTIN ASHIKUT
Më 28 nëntor 1947, në Zyrën e Seksionit të Sigurimit të Shtetit në Shkodër, para hetuesit të sigurimit Pjerin Kçirës, u muar në pyetje Padër Agostin Ashiku, i biri i Zefit dhe i Çis, 42 vjeç, nga Shkodra, shtresë e ulët qytetare, i pamartuar, i padënuar më parë, meshtar i urdhërit Françeskan të Shkodrës, i cili deklaroi:
Në vitin 1942 kam hyrë në shkollën e parë të
jezuitëve, ku kam bërë edhe të dytën. Tri të fundit i kam kryer në shkollën
fillore të françeskanëve. Në klasën e parë gjimnaz që e fillova në liceun e
fretënve u shkrova xhakua dhe nga kjo kohë kam vazhduar në këtë urdhër, deri në
vitin 1948, ku kreva gjimnazin. Në vitin 1928, nga kuvendi i françeskanëve u
dërgova në Itali për studimet e meshtarisë, në Milano e më vonë në Sargjeno
(Arleo). Në vitin 1932 jam kthyer në Shqipëri si meshtar. Me mbarimin e këtij
viti, përsëri kam shkuar në Itali ku jam regjistruar në kuvendin françeskan të
Firences mbi studimet e literaturës klasike. Këtu kam ndejtë deri në vitin 1936
dhe përsëri jam kthyer në Shqipëri si profesor në gjimnazin françesakan.
Ardhjen e fashizmit në Shqipëri nuk e kam pritë mirë sepse e kam konsideruar si okupacion. Nuk di të jetë subvencionuar ndonjëherë kuvendi françeskan nga Italia fashiste. Por di se kemi pasë përkrahje në çdo pikëpamje, ushqim etj.

Në vitin 1940 unë jam caktuar drejtor i Shoqërisë
Antoniane. Në këtë kohë arrita të grumbulloj rininë katolike, meqë ishin
shkatërruar që me ikjen e Padër Lek Lulit. Unë në fillim mblodha nja 45 veta,
ndër të cilët ishin Injac Toni, Luigj Toni, Lec Fishta etj. Kemi zhvilluar
aktivitete fetare si dhe argëtime për të rinjtë antonian. Nuk di që të jenë
zhvilluar aktivitete politike nga anëtarët e rinisë antoniane. Di veç se, dy
muaj mbasi unë kam dorëzuar funksionin tim si drejtor i Shoqërisë Antoniane,
Padër Gjon Shllaku pat nxjerrë jashtë të gjitha anëtarët e shoqërisë, mbasi aty
kishte lindë organizata e Ballit Kombëtar me Injac Tonin, Luigj Tonin, Lec
Fishten, Ndue Shllakun e të tjerë si këta që më vonë ishin nxjerrë në qarkoren
e Ballit për rininë. Padër Gjoni ishte antifashist dhe në fakt ai me
organizimin e Shoqërisë Antoniane mblodhi edhe një herë ata të rinj që ishin me
Ballin e tash janë shumë mirë të njohur si... Gjekën, Lec Fishtën etj. Di që më
vonë Padër Gjoni mblodhi edhe të rinjtë e shoqërisë Rozafat dhe bashkoi të
gjithë elementat jo në moshën rinore. Është e vërtetë se në krye të këtyre
ishte Luigj Mjeda.
Qëllimi kryesor për grumbullimin e rinisë dhe të
mbledhjeve në shoqërinë Antoniane ose edhe në shoqëritë e tjera është bâ me
qëllim që të mos bâjshin pjesë në politikë, por të kqyrshin mâ tepër nevojat
dhe detyrat fetare që i takon një shekullari. Është e vërtetë se në këtë mënyrë
i është sjellë dâm dhe humbje Luftës Nacionalçlirimtare për mosmarrjen pjesë të
një seri qytetarësh katolikë në revolucionin popullor. Nga ana tjetër,
agjitacioni i klerit në përgjithësi ishte në dâmin e kauzës së çlirimit të
Shqipërisë dhe një anshmërie që mbajtën shumë qytetarë shkodranë në këtë vepër.
Po nga këto shoqëri fetare dolën elementa për organizatat e Ballit dhe
veçanërisht nga ajo e Veprimit Katolik.
Unë kam qenë edhe drejtor i Gjimnazit Françeskan nga gjysma e vitit 1941 deri në qershor 1944. Është e vërtetë se për rininë studenteske të Gjimnazit Françeskan kemi pasë urdhërue me bâ disa tekste të edukatës morale, ku u kemi mësue edukatën fashiste në bazë të tekstit. Unë në të vërtetë këtë e kam pasë sabotue, se nuk më pëlqente. Rinia është edukuar në klasat e tjera prej Padër Gjon Shllakut me frymën fashiste. Shkaku ishte se neve financoheshim nga Italia fashiste. E di se na kanë paguar për një vit dy mijë e pesëqind franga ari.

Unë kam pasë formuar edhe një shoqëri që quhej
enkeristike, anëtarët e së cilës mund të ishin prej 8 - 12 vjeç, me një qëllim
vetëm fetar.
Unë kam qenë nga viti 1944 deri në ditën që më arrestuan si këshilltar i ngushtë i Kuvendit Françeskan. Këshilli kishte detyrë nevojat e jashtme dhe të mbrendshme të Kuvendit, të ekonomisë etj. Unë si këshilltar nuk kam pasë dijeni mbi armët e fshehura në kuvend, por kur janë gjetë unë i kam parë dhe jam çuditë.

Nuk është e vërtetë se unë kam pasë lidhje me
Gjovalin Zezën e të tjerë anëtarë të Bashkimit Shqiptar. Nuk jam takuar me ata
dhe as që kam pasë dijeni për një të tillë organizatë.
PERSEKUTIMI I KLERIT KATOLIK - MERREN NË PYETJE
AT FRANO KIRI DHE AT ÇIRIL CANI
AT FRANO KIRI DHE AT ÇIRIL CANI
Procesverbali i pyetjes së Padër Frano Kirit
Më 30 nëntor 1947, në zyrën e seksionit të Sigurimit të Shtetit, në Shkodër, nga oficeri i këtij seksioni aspirant Ali Xhunga, u muar në pyetje i pandehuri Padër Frano Kiri, i biri i të ndjerit Tom dhe i Gjystes, 47 vjeç, lindur në lagjen 'Rus' dhe banues në Kuvendin Françeskan (Arra e Madhe) Shkodër, me kombësi dhe nënshtetësi shqiptare, i pamartuar, i padënuar ndonjëherë, i cili deklaroi sa vijon:
Në vitin 1912 kam mbaruar pesë klasë shkollë
fillore, në vitin 1920 kam mbaruar Gjimnazin Françeskan Shkodër, në vitin 1924
kam krye edhe shkollën e lartë për Mitologji e Filozofi në Romë dhe jam kthye
në Shqipëri me detyrë meshtar, ku kam shërbye si profesor matematike në
Gjimnazin Françeskan deri më 1941. Gjatë vitit 1938 deri më 1941 kam qenë edhe
si profesor i Normales sigmatinë. Nga viti 1941 deri më 1944 kam shkue famullitar
në Kir. Më 1945 kam qenë i sëmurë në Tiranë pa detyrë. Nga 1945 deri në ditën e
arrestimit (14 dhjetor 1946) kam qëndrue në Kuvendin Françeskan të Arrës së
Madhe, në Shkodër, pa detyrë.
Kur kam qenë nxënës në Gjimnazin Françeskan, kam pasë profesor Padër Ambas Marlaskaj, i cili në mësime e sipër na ka rrënjos dashurin për Gjermaninë dhe anglezët, e cila simpathi ka ekzistue deri më fund.
Kur u ktheva nga Italia, Padër Marlaskajn e gjeta drejtor të gjimnazit, e këtu bisedojsha edhe mâ hapët nga kur isha nxënës, i cili më fliste ngaherë për gjermanët tuj i paraqitë si popull të zot nga shpirti, mendimi etj. Kështu që mua m'u rrënjos dashurija për ta. Këtë simpathi për gjermanët jam mundue ta fus edhe ndër nxënës, kur kam qenë profesor.
Me politikë jam marrë qysh më 1924, ku kam simpathizue opozitën, për të cilën edhe kam punue duke bâ shokë që të votojshin në favor të saj, në marrëveshje me Luigj Gurakuqin, Bajram Currin etj.

Mbasi opozita humbi dhe fitoi Zogu, kleri po të
thuash në përgjithësi ka qenë kundra tij e sidomos kur Zogu mbylli shkollat, të
cilat u mbyllën për tri vjet (1933 - 1936). Mbas një kërkese që u bë në Lidhjen
e Kombeve, e cila ndërhyni pranë qeverisë, shkollat u çelën përsëri, me gjithë
se një pjesë e klerit qëndronte kundra Zogut.
Kleri katolik, para 1918-ës, ka simpathizue Austro-
Hungarezët, mbasi këtej mvareshin financiarisht dhe merrshin drejtime prej
andej si politike etj. Mbas vitit 1918 e këndej, kanë simpathizue Italinë mbasi
këtu mësojshin në shkolla, na jepej ndihmë në të holla e shumë të tjera, të
cilën e bânte me të vetmin qëllim politik për të ngallur simpathinë e saj në
Shqipëri, ashtu sikundër është bâ që pjesa ma e madhe e klerit t'a
simpathizojnë dhe t'a ndihmojnë në veprimet e saja në Shqipëri.
Veprimi im fillon që në vitin 1933, në të cilën
kohë, me mbylljen e shkollave kam themelue Shoqërinë Antoniane me urdhër të
Arqipeshkvit të Shkodrës Imzot Mjedës, e cila u formue me të vetmin qëllim për
t'u dhânë rinisë nji edukatë fetare. Në këtë kohë, në mos u gabofsha, është formuar
edhe Shoqëria Dom Bosko me iniciativën e Padër Pjetër Meshkallës. Të dyja këto
shoqëri kanë pasë për qëllim me e rritë rininë me një edukatë fetare për të
qenë më afër klerit dhe t'i përdorte për nevojat e tij.
Më kujtohet se në vitin 1936, me urdhër të Papës u
formue Veprimi Katolik nëpërmjet delegatit apostolik dhe ky në marrëveshje me
Arqipeshkvin Thaçi formoj veprimin në të gjithë Shqipërinë.
Qysh në fillim u ngrit Rrethi i Zojës Dhimbshme
(vajzat) dhe Rrethi i Veprimit Katolik (djemtë) etj. Në këtë kohë Arqipeshkvi
Thaçi bani një mbledhje ku thirri të gjithë drejtuesat e shoqërive të ndryshme
si p.sh. Dom Mikelin, Bumçin, Vinçens Prendushin, delegatin e Papës Nigrit etj.
Mbas kësaj mbledhjeje, të gjitha shoqëritë u futen në Veprimin Katolik simbas
urdhrit të Papës, vetëm se nuk u shkrinë në të, por qëndronin në këmbë si
shoqëri dhe punonin si mbas nji direktive të veprimit katolik.
Di se Dom Mikel Koliqi ka qenë drejtor i Veprimit
Katolik për qarkun e Shkodrës e kshtu çdo ipeshkvi në Shqipëri ka pasë një të
ngarkuar si drejtor të Veprimit Katolik si p.sh. Durrësi, Lezha, Dukagjini,
Mirdita, Zadrima, por që nuk di të përcaktoj emrat e tyre se kush ka qenë
drejtor. Për të gjitha këto ka qenë Arqipeshkvi Thaçi, nga i cili mvareshin të
gjithë.
Drejtuesat e shoqërive bënin mbledhje të ndryshme,
ku bisedonin mbi mbarëvajtjen e Veprimit Katolik, merrshin udhëzime që të
luftonin komunizmin dhe raportonin çdo të metë.
Veprimi Katolik figurën e jashtme e paraqiste
shoqëri fetare, por në të vërtetë ka qenë një organizatë politike që është
formuar më të vetmin qëllim për të luftuar komunizmin në Shqipëri si dhe çdo
rrymë që ishte në kundërshtim me doktrinën katolike, mandej kishte për qëllim
grumbullimin e të gjithë katolikve që të nxirrshin delegatët e tyre në
parlament për të kërkuar të drejtat e tyre (katolike) nga çdo regjim që do të
vinte në Shqipëri.
Kleri ka simpathizue fashizmin qysh mâ parë, ku në
një mënyrë ose tjetër e kanë ngjallur këtë simpathi edhe në popull, e mandej qe
përgatitë terreni në mënyrë indirekte për ardhjen e fashizmit.
Kjo vinte mâ tepër nga Veprimi Katolik që bënte një
punë në këtë drejtim, mandej qeveria italiane na ka ndihmuar me të holla, si
p.sh. ndihma me të holla për shkollat klerike, profesorët italian, librat që
tërhiqeshin me anën e konsullatës etj., të cilat kanë influencuar në vendin
tonë.
Marrëdhënie me konsullatën italiane kan pasur At
Gjergj Fishta (vdekur), Padër Pal Doda (burg), Padër Bernardin Palaj, Padër
Çiprian Nika, Padër Anton Harapi etj., por se çfarë marrëdhënie e se si i kanë
mbajtur këto nuk di ta shpjegoj.
Veprimi Katolik vrullin mâ të madhë e mori në vitin
1937 dhe 1938, ku në atë kohë pranojshin të merrshin pjesë të gjithë populli pa
përjashtim, mbasi në këtë kohë janë ngritur edhe shoqëri të tjera si Zonja e
Dhimshe etj., që vareshin nga Veprimi Katolik.
Ardhjen e fashizmit në Shqipëri e kam pritë me
keqardhje, mbasi unë edhe mâ parë nuk e kam simpathizue si shokët e tjerë
klerikë. Mbas ardhjes së fashizmit, kleri ka pasë një miqësi edhe mâ të ngushtë,
për të cilën ka ndihmuar me shtyp ku ngrenin në qiell fashizmin dhe ulnin
poshtë komunizmin.
Me daljen në shesh të Lëvizjes Nacionalçlirimtare, kleri katolik ka mbajtë një qëndrim armiqësor kundra saj dhe është mundue me çdo mënyrë të ndaloj përhapjen e saj, mbasi dihej se në të bënte pjesë edhe Partia Komuniste të cilën e kishte luftuar qysh mâ parë, për arsye se e quajshin antife dhe në kundërshtim me doktrinën katolike. Në këtë kohë kam qenë famullitarë në Kir, Dukagjin, të cilën (LNÇ) e kam luftuar si të pafe etj., por si luftëtar kundra të huajit i kam admirue.

Me daljen në skenë të Ballit Kombëtar, Legalitetit,
Nacional Indipendentëve kleri katolik i ka furnizuar dhe ka punuar me to, si
p.sh. Dom Zef Shestani me Ballin Kombëtar, Padër Lek Luli me Legalitetin e
shumë të tjerë që kanë dalë publikisht. Në këtë kohë Veprimi Katolik ka punuar
edhe mâ tepër dhe shumë anëtarë të saj kanë marrë pjesë në tri partitë e
sipërme, duke luftuar edhe mâ mirë LNÇ me pjesëmarrjen në këto parti.
Në vitin 1941, kam marrë pjesë në mbledhjen e ipeshkëve ku merrshin pjesë delegati apostolik Nigris, Monsinjor Thaçi, Imzot Volaj, Dom Mikeli, dy jezuitë italian, Dom Tom Laca e ndonjë tjetër që s'më kujtohet. Këtu u shtrue çështja e presidentave të shoqërive të ndryshme që banin pjesë në Veprimin Katolik, se cilës shoqëri i takon parija në funksion fetar.
Di se fashizmi, që në ditët e para që erdhi në Shqipëri, i ka dhânë shuma të mëdha në të holla klerit katolik, të cilat i jepte nëpërmjet delegatit Nigris. Këto të holla, pasi i merrte në dorëzim, ipeshkvi ua shpërndante famullitarëve.
Fashizmi edhe para se të vinte në Shqipëri i ka dhënë ndihma në të holla klerit, përveç atyre që ishin të përvitshme. Këto të holla ua jepte konsullata disa priftërinjve për kishat si p.sh. Padër Bernardin Palajt, Padër Gjergj Fishtës etj. Fashizmi, qysh para ardhjes, kishte çelur spitale, shkolla industriale, instruktora etj., të cilat ngriheshin në Çelë nga Veprimi Katolik; prandaj këta shtrojshin që fashizmi në qarkun tonë të mos luftohej, si me ardhjen e tij, ashtu edhe më vonë kur luftohej në të gjithë Shqipërinë, ngaqë ishte bâ në masë mendimi për t'u koordinue se ishin katolikë duke mos mendue se ishte një okupacion.

Në pranverën e vitit 1943, në Dukagjin ka ardhur
Pjetër Daragjati, i cili ka mbledhë bajraktarët e Shalës dhe të Shoshit për të
mbledhë vullnetarë në ato bajraqe. Ai regjistroi një numër prej tre - katërqind
vetash, tuj u caktue edhe rrogë, armatim etj., dhe i shpërndau nëpër shtëpijat
e tyre dhe kur të shihej nevoja, me anën e bajraktarëve të tyre, të mblidheshin
menjëherë. Pjetër Daragjati në këtë kohë nuk u ka folur për asnjë parti, përveç
se u thoshte se duhet të organizohemi për qetësin e vendit dhe për kurrë kundra
komunizmit. Në këtë kohë, bajraktarët vendosën që në të gjithë Dukagjinin të
mos qaset brenda asnjë parti për të mos hy grindja në mes njëri-tjetrit.
Në shtator të vitit 1943, jam ulë në Shkodër e këtu jam takue me Padër Anton Harapin, i cili më tha se duhet të interesohesh me bajraktarët që t'u çelet rruga ballistave në Dukagjin. Kështu që kur u ktheva u mora vesh me to, por në këtë kohë ka ardhur edhe i biri i Sulço Begut me disa ballista në Cukal, i cili ka bisedue vetë me Lulash Gjeloshin. Pas bisedës u kthye i biri i Sulços, e mbas pak kohe Dukagjini filloj të shkruaj ballista në Shkodër. Kështu që u prish vendimi që kishte marrë Dukagjini për mos të qasur [forca] me përjashtim të partive që vazhdoj të mos i qasi deri në fund që erdhi me luftë.

Në korrik të vitit 1944, kam qenë në Tiranë e këtu
kanë ardhur dy vetë prej Dukagjinit, Vat Gjoni e Mark Sadiku, të cilët m'u
lutën për t'u nxjerrë municion nga gjermanët. Atëherë unë u mora vesh me Padër
Anton Harapin, i cili më dha nji letër për komandën gjermane për të tërhequr
njëzet arka me fishekë, nga të cilat nëntë do t'i merrte Lik Marashi dhe një e
mora unë të cilën ua shpërndava fshatarëve të Kirit.
Unë kam punuar kundra Lëvizjes NÇ si individ, por
punë të organizueme nuk kam bâ kurrë dhe nuk është e vërtetë se në Dukagjin jam
dërgue me mision nga kleri për të organizue popullin kundra Lëvizjes NÇ.
Çlirimin e Shqipërisë kombëtarisht e kam pritë mirë, por si regjim e kam pritë keq, mbasi dihej se ishte një parti komuniste brenda.
Çlirimin e Shqipërisë kombëtarisht e kam pritë mirë, por si regjim e kam pritë keq, mbasi dihej se ishte një parti komuniste brenda.
Padër Gjon Shllaku më ka thënë në tetor të vitit
1945 se ka ardhur një autoritet i lartë nga Tirana, i cili ka folur për votimet
e lira, prandaj duhet të formojmë Demokristianen. Unë në këtë rast i thashë mos
u pengo me këtë punë dhe u ndamë e nuk biseduem asnjëherë, deri sa u arrestova.
Pak ditë para zgjedhjeve, ka ardhur Gjelosh Luli me një nga Tirana që s'ia di emrin. E lamë në Kuvend të Arrës së Madhe me u takue me mue. Ai më foli për Bashkimin Shqiptar e mandej më tregoi se e kanë zgjedhur kryetar të saj, si dhe një ose dy mbledhje që kishin bâ në Seminarin Jezuit me disa xhokojë si p.sh. me Mark Çunin, Gjon Shllakun etj. Mbas këtyre fjalëve i thashë se duhet të largohesh se do të të diktojë qeveria e do marrësh veten më qafë.

Me Gjenarin Topallin dhe Ndrek Kakariqin kam bisedue
mbi Demokristianen në Shqipëri e që të përdoret për kundra zgjedhjevet. Atëherë
unë u thashë se kjo nuk bëhet, por vetëm ideja duhet të vazhdoj, mbasi është e
mirë.
Në tetor 1945 kam shkue tek ipeshkvi Monsinjor Thaçi
ku kemi bisedue rreth Demokristianes, i cili nuk më dha pëlqimin as po dhe as
jo.
Simbas mendimit t'em, Demokristiania është pjella e Veprimit Katolik, mbasi Veprimi Katolik s'mund të paraqitej haptas si parti politike prandej u formue Demokristiania.
Simbas mendimit t'em, Demokristiania është pjella e Veprimit Katolik, mbasi Veprimi Katolik s'mund të paraqitej haptas si parti politike prandej u formue Demokristiania.
I arratisuri Mark Mala më ka shkrue dy herë dhe unë
i jam përgjigj letrave të tij. Letrat m'i ka dërgue në Shkodër me një djalë nga
Dukagjini që nuk ia di emrin.
Në letra më ankohej se ishte tuj hjekë keq, e mandej
më pyeste në se kishte ndonjë lajm të ri. Në këtë rast, unë i kam shkrue rreth
Konferencës së Paqes si dhe për atë të U.N.O.S. Mandej i kam shkrue që mos të
dëshpërohet, se kush e di si sillet puna dhe e kam porositë të mos merrte në
qafë popullin etj. I kam dërguar katërqind franga shqiptare, në Berat, mbasi
këtu qëndronin në internim.
Me anën e malësorit që thashë më lartë, Markut i kam
dërgue një pallto të madhe dhe as di t'i kem dhënë ndonjë ndihmë tjetër, si
Markut ashtu dhe familjes së tij. Nuk është e vërtetë që unë t'i kam shkrue
Markut që të qëndronte në mal dhe të organizonte shokë të tjerë, po ashtu nuk
është e vërtetë t'u kam dërguar ndihma të arratisurve të tjerë, siç akuzohem.
Për lëvizjen e Postribës nuk kam ditë gjë përveç se, kur kanë ra pushkët, kam marrë vesh dhe as di të jetë organizue një punë e tillë mbas daljes në shesh të organizatës Bashkimi Shqiptar.
Për lëvizjen e Postribës nuk kam ditë gjë përveç se, kur kanë ra pushkët, kam marrë vesh dhe as di të jetë organizue një punë e tillë mbas daljes në shesh të organizatës Bashkimi Shqiptar.
Procesverbali i marrjes në pyetje të
Padër ÇIRIL CANIT
Më 27 shkurt 1947, në Zyrën e Seksionit të Sigurimit të Shtetit, Shkodër, në pranin e kapiten Zoi Shkurti, duke qenë pranë edhe sekretari i këtij seksioni Fadil Rexhepi, u muar në pyetje Padër Çiril Cani, i të ndjerëve Pashko dhe Lules, i datëlindjes 1875, lindur në Shkodër e banues në atë kohë në Bajzë të Kastratit, të nënprefekturës së Koplikut, lagjia Ivanaj, banues i përhershëm në Shkodër, i mvarun nga Provinçeliati, nënshtetësi dhe kombësi shqiptare, shtresë e mesme, me profesion prift, i pamartuar e pa fëmijë, i cili deklaroi:
Në vitin 1890, së bashku me njëzet xhakojë të tjerë
kemi shkuar në Bosnje të Austrisë, në qytetin Kreshevicë, për të studiuar. Mbas
15 vjetëve jam kthye në Shqipëri, ku kam ardhun në Shkodër dhe kam gjetun si
okupator në vendin tonë Turqinë. Në shkollë, përveç mësimeve të përditshme, na
kanë edukuar dhe frymëzuar se si të propagandonim e të ngrinim popullin në
luftë kundra okupatorit. Për këtë gjë profesorët na binin si shembull se filan
frat ka luftuar kundër Turqisë dhe âsht vrarë në luftë e sipër si patriot dhe
të tjera.
Me ardhjen në Shkodër u emërova nga Provinçeliati
si frat në Prevezë dhe mâ vonë në Dukagjin. Në Dukagjin kam ndenjur deri në
vitin 1912. Gjatë kësaj kohë në këtë krahinë kam bâ propagandë në popull për
t'u ngritur në luftë kundër zaptuesit që ishte n'atë kohë (Turqija). Kështu që
më para se të ngrihej flamuri në Shkodër, unë me iniciativën time kam ngritur
flamurin e Shqipërisë mbi kishën e Shalës.
Në vitin 1908, âsht bâ konstitucioni në Turqi
d.m.th rrëzimi i Sulltan Abdyl Hamitit dhe në kâmbë të tij hypi nji tjetër. Më
hypjen e tij vendit t'onë ju vunë shumë kondita të rënda. Për këtë arsye unë së
bashku me popullin e Shalës dhe të gjithë Dukagjinit ia nisëm pushkës kundra
forcave ushtarake të Turqisë. Lufta është bërë në Qafë të Agrit, në Qafë të
Ndërmanjes në Majat e Shalës dhe në Qafë të Sterziqes; ndër këto vende âsht
nisë pushka. Në këtë luftim forcat t'ona dolën fitues dhe hynë në Shkodër.
Mirëpo forca të tjera të Turqisë erdhën përsëri në vendin t'onë dhe bënë që
neve të dorëzonim armët. Bash në këtë kohë më ka thirrë në Shkodër Pashaj. Më
parë se të shkojshim me u paraqitë, i pari i jonë (Ipeshkvi) u muer vesh me
Konsullatën Austriake që ky të ndërhynte dhe të bisedonte me Pashën. Kështu që
kur ynë kur kam shkuar me u prezantue, Pasha më tërhoqi vërejtje për punën e
keqe që kisha bâ kundra Turqisë dhe më këshilloi që mos të përsëritsha mâ të
tilla gabime.
Në vitin 1913, mbas ikjes së Turqisë, Mali i Zi
sulmoi Dukagjinin. Unë (Padër Çiril Cani) mobilizova popullin në luftë kundra
forcave të Malit Zi. Për këtë herë forcat malazeze u thyen dhe nji pjesë e tyre
u zunë rob nga forcat t'ona. Mbas pak kohe, forcat të tjera malazeze sulmuen
për herën e dytë Dukagjinin. Në këtë kohë jemi gjetun të papërgatitur dhe
s'mundëm t'i përballonim dot forcat malazeze. Unë (Padër Çirili), si një nga
prijsat e popullit, në atë kohë jam ilegalizuar dhe kam ndenjun për shtatë muaj
i fshehur në Berishë. Mirëpo një komandant i Malit të Zi më ka çuar lajm që të
dorëzohesha mbasi isha në besë të tij dhe se nuk do të më pushkatonin. Jam
dorëzuar dhe së bashku me komandantin kemi shkuar drejt e tek prefekti në
Shkodër, i cili ishte malazez. Si u prezantova me të, më këshilloi se s'kisha
bâ mirë qi kisha ngritun popullin kundra forcave malazeze. Në mbarim të
bisedës, prefekti më tha se po deshe ti, neve po të bâjmë si qeveritarin t'onë
në Dukagjin, mirëpo unë këtë gjâ se pranova. Mbas kësaj ngjarje, s'kam shkuar
në Dukagjin për arsye se kisha frikë se mos më vrisnin në befasi, por kam
ndejtun në Shkodër.
Me ardhjen e Zogut në fuqi, Arqipeshkvi Monsinjor Serreqi ishte në lidhje të plotë me qeverin e Zogut dhe kishin biseduar me të që një nga pjesëtarët e kishës katolike të merrte pjesë në punën që do të bënte Zogu. Për këtë arsye Monsinjor Serreqi më thërret në Kuvend dhe më ngarkon si nënkomandat të forcave të Shkodrës. Si komandant ishte Rexhep Shazi (Shala), kurse Sylçe Begu, Muharrem Kazazi dhe Man Hoti ishin si anëtar të Komandës. Unë gjatë kësaj kohe kam propagandua në të gjithë Malësinë e Shkodrës që të bënin fli të gjithë pasunin dhe mâ në fund dhe jetën për të mirën e vatanit. Me këtë propagandë që kam bâ në ato vende, kam bâ që e gjithë Malësija të dalin me armë dhe të bashkohen me forcat tona që ishin në luftë kundra Malit të Zi. Lufta ka vazhduar për gjashtë muaj rresht dhe malazezët u thyen dhe neve shkuem deri në piramidat e kufinit t'onë.
Gjatë kësaj kohe ka ardhur për të vizituar frontin Ahmet Zogu së bashku me gjithë suitën e tij. Në mbarim të luftës më ka ardhur grada kapiten, e cila m'u dha në bazë të punës që kisha bâ.
Në vitin 1924, Zogu iku dhe erdhi opozita. Unë jam
bashkuar me qeverinë e Fan Nolit, mbasi shokët e mi si Luigj Gurakuqi, Rexhep
Shazi (Shala), Gaspër Mirashi, u bënë pjesëtarë të qeverisë. Në këtë kohë,
forcat zogiste të ndihmuara nga Jugosllavët kanë sulmuar qeverinë e opozitës
dhe mbas një luftimi të shkëputur morën qeverinë. Me ardhjen e qeverisë së
Zogut, unë jam arrestuar dhe futur në burg për disa ditë. Jam burgosë nji herë
tjetër në kohën kur Dukagjini sulmoi Shkodrën (kryengritja e Dukagjinit 1926).
Në këtë kohë kam ndejë gati pesë muaj në burg dhe mâ vonë jam liruar.
Si jam liruar, kam ardhun në Shkodër dhe jam emëruar si Frat në Rubik të Mirditës. Bash në këtë kohë, në Rubik vjen Konti Çianua për të vizituar dhe kontrolluar punën që bëhej aty. Ky ndejti vetëm nji ditë dhe në këtë ditë kanë ardhur mjaft katundarë për t'i bâ vizita. Mbas tij ka ardhur dhe Jakomoni, i cili ishte si kryetar i Legatës italiane në Shqipëri. Punëtorët, teknikët dhe specialistët italian që punonin aty kanë buejt në qelën tonë për dy vjet rrjesht. Për këto na paguenin në vit si qira pesëqind franga shqiptare.
Gjatë kësaj kohe italianët kanë bërë propagandë fashiste në Rubik, duke propaganduar në popull se Italia fashiste është nji regjim për popullin dhe juve kini për të parë të mirën e tyre atëherë kur juve të bashkoheni me neve, do t'ju ndreqim urat, rrugët dhe të tjera.

Me ardhjen e forcave italiane në Shqipëri, unë
Padër Çiril Cani jam ndodhur në Lezhë, ku kam pa se populli po përgatitej për
të shkuar të luftonte kundra forcave italiane. Kam propaganduar dhe vetë që
populli të mos kursehej për këtë punë, mbasi ata na vinin si zaptuesa në vendin
tonë dhe jo me të mirë. Gjatë kësaj kohe jam marrë vetëm me punët e kishës dhe
nuk jam përzier me politikë.
Me ardhjen e gjermanëve dhe me ikjen e italianëve nuk jam përzier, por kam ndejtur indiferent. Në këtë kohë (në kohën e gjermanëve) Padër Anton Harapi, Provinçial i Françeskanëve u emërua Regjent. Unë di se për këtë punë Padër Antoni ka marrun leje njëherë të Provinçiali Padër Çiprian Nika, i cili ishte i pari i Fretënve në Shqipni. Ky, Padër Çiprian Nika, është marrë vesh me Papën në Romë për punën e Padër Anton Harapit dhe se përgjigja nga Roma ka ardhuar që Padër Antoni të merrte përsipër Regjencën dhe të bënte pjesë në qeverin e atëhershme që ishte nën gjermanë.
Në kohën e gjermanëve, atëherë kur forcat partizane po shtypeshin për rreth vendit t'onë, i kam shkruar Provinçialit Padër Çipirian Nikës se çfarë qëndrimi duhet me mbajtë tash që komunistat po vijnë në vendin tonë. Ai nuk më është përgjigjë me letër, por kur kam shkuar në Kuvend, kam biseduar dhe më ka thënë se një herë duhet me ndejtë në punën t'onë dhe mos me u përzie.
Me Dom Lazër Shantojen jam njohur dhe kam biseduar
shumë herë çështjen e Shqipërisë dhe ai thoshte se Shqipëria do të bahet e
madhe me shqiptarët si dhe me ndihmën e italianëve. Dom Lazri ka pasun shumë të
shkuar me Padër Anton Harapin, Padër Gjon Shllakun, Monsinjor Volen, Monsinjor
Thaçin dhe me të tjerë.
Kur partizanët hynë në Shqipëri, unë me thanë të
drejtën nuk e kam dashtë mbasi e urreja Partinë Komuniste, mbasi kjo parti
është kundra fesë, kundra familjes dhe kundra zakoneve. Kur populli vinte dhe
kërkonte ndonji skjarim nga unë për komunistat, unë jam përgjigjur tekstualisht
siç kam thënë mâ sipër.
Përsa i përket kryengritjes së janarit të vitit
1945, që kryesohej nga Llesh Marashi, nuk di gjâ, por kam marrë vesh vetëm atë
natë që forcat e Lleshit po përgatiteshin për të marrë Koplikun dhe mâ vonë
Shkodrën. Në këtë përleshje, me sa di unë, janë vrarë pesë vetë, ndër këta dy
partizanë, njëri nga këta është vrarë në derë të kishës. Forcat e Lleshit hynë
në Koplik dhe si pushtuan Komandën e Koplikut kanë dashtë të hyjnë në Shkodër,
por forcat partizane që erdhën nga Shkodra, sulmuan dhe thyen forcat e tij.
Elementë të pakënaqun në Kastrat dhe që unë kam biseduar me ta janë Gjon Martini, Kol Lleshi (që të dy të pushkatuar), Gjok Toma, Mark Luca, Tom Lika, Mirash Paloka dhe Gac Çuni, mësues nga Shkodra. Me Gac Çunin që ishte mësues në Kastrat kam biseduar më tepër se me të tjerët. Me këtë kam biseduar se qeveria e sotshme po na merr tokat, po na ndërron fenë dhe zakonet tona, po na i burgos dhe po na i pushkaton kot priftërinjtë duke mos patur faje, po na e mbyll Kuvendin, shkollat etj. Për të gjitha këto unë isha i pakënaqun, si dhe Gaci. Gac Çuni, në bisedë e sipër, më tha se në mal kam të arratisur dajën tim (Gjergj Vatën), me të cilin ishte në marrëveshje dhe i kishte dërguar letër. Kur Gac Çuni ishte në Shkodër dhe u vonue për ca ditë, unë (Padër Çirili) i kam çuar xhevap me Gjek Marashin nga Kastrati që të takohesha me të dhe të na njoftonte nëse kishte xhevap nga i arratisuri Gjergj Vata. Ai i ka thânë "thuaj Padër Çirilit se s'kam marrë xhevap nga daja".

I kam thanë Gac Çunit, në bisedat që kam bërë me
të, se po të isha i ri do të kisha dalë në mal, mbasi jam mërzitë shumë nga Çun
Jonuzi, sepse ai më ka sulmue shumë herë si sabotator i punës së pushtetit etj.
PERSEKUTIMI I
KLERIT KATOLIK, FILIP MAZREKU - VËLLAIN MA
VRANË KOMUNISTËT
Procesverbali i pyetjes së
Padër FILIP MAZRREKUT
Më 11 nëntor 1946, në Seksionin e Sigurimit të Shtetit, në Shkodër, nga kapiten i parë Nesti Kopali u muar në pyetje Padër Filip Mazreku, 33 vjeç, i biri i Pjetrit dhe i Maries, lindur në Selanik e banues në Shkodër, me profesion prift, që kishte mbaruar universitet për muzikë, i pamartuar, i padënuar ndonjëherë, i cili deklaroi:
Jam
arrestuar më 28 shtator 1946 nga organet e Mbrojtjes së Popullit me akuzë se
kam treguar aktivitet reaksionar. Kjo i avitet deri diku të vërtetës, mbasi unë
kam qenë i pakënaqun nga pushteti, jo vetëm pse një vëlla më është ekzekutuar
nga partizanët, por edhe pse të gjithë priftërinjtë katolikë mbanin qëndrim
armiqësor karshi këtij pushteti.
Kam
ardhur në Shkodër nga Greqia qysh më 1915 me gjithë familje. Me origjinë jam
kosovar, por në Selanik im atë ishte nëpunës. Në Shkodër kemi pasë dajën. Katër
vëllezër morën degën ushtarake, ndër të cilët dy kanë qenë kapitena në ushtri
dhe dy të tjerë oficerë kuesture. Këta të fundit ndodhen në burg të dënuar me
nga 20 vjet burg, ndërsa njëri nga të parët është ekzekutuar nga partizanët me
rastin e çlirimit të Tiranës.
Unë kam qëndruar gjithmonë në Shkodër, përveç 4 vite që kam dalë jashtë me studime. Edukata ime në shkollë ka qenë filogjermane, mbasi edhe shumë prej profesorëve i kam pasë me të tillë simpathi të madhe për Gjermaninë.
Në vitin 1937, kam kryer studimet dhe kam ardhë në Kuvend si drejtor i "Scola Contrusa" (grupi i muzikës).

Ardhjen e
Italisë e kan ditë disa fretën si Padër Gjon Shllaku e të tjerë, 6 muaj para,
ndërsa disa prej nesh e morën vesh ditën e premte, kur pamë duke qarkullue
aeroplanat italianë. Këtë ditë kishim dalë në oborr. Me këtë rast Padër Anton
Harapi, Padër Pal Dodaj, vetë Arqipeshkvi Thaçi me veturën e tij kanë dalë te
Ura e Bunës me i pritë e bekue italianët. Veç këtyre i kanë pritë me nderime
italianët edhe prefekti me disa autoritete të tjerë, ndërsa populli ka ndejtë
larg.
Pastaj
arqipeshkvi Monsinjor Prenushi, Frati i Mirditës Frano Gjini, Ipeshkvi i
Zadrimës Volaj, Padër Çiprian Nika - Rektor i jezuitëve, Padër Pal Dodaj, Padër
Mati Prenushi etj. kanë shkuar njëherë në prefekturë dhe pastaj në Luogotenencë
(Tiranë) për t'i mirëseardhur autoritetet italiane.
Padër Pal Dodaj, Padër Anton Harapi dhe Padër Çiprian Nika kanë pasë marrëdhënie të ngushta me Melonin qysh para ardhjes s'Italisë. Ata e kishin sjellë Melonin shumë herë në Kuvend e bile ai ka pasë dalë edhe në fotografi me fretër. Jakomoni ka qënë vetëm ndër Jezuitë, dhe besoj të ketë pasë marrëdhënie politike me ta.

Qysh prej
ardhjes s'Italisë e këndej kan qenë në Sekretari të Provinçies Padër Ivshi
Rroli, Padër Antonin Fishta, Padër Doord Pici, Padër Viktor Volaj dhe tash së
fundi Padër Pal Dodaj. Këta kanë pasë gjithë sekretarinë dhe ç'do letër që
hynte e dilte kontrollohej prej tyre.
Shifrat
mbi subvencionimet që kemi marrë nga Italia nuk i di, di vetëm se këto i janë
dhënë klerit katolik të Shkodrës për qëllime propagandistike. Në bazë të kësaj
marrëveshje midis krerëve tonë me Romën, e gjithë politika dhe puna jonë prirej
nga ajo e Italisë. Kështu që jo vetëm ndër shkollat t'ona flitej italisht,
mësohej kjo gjuhë, lavdërohej sistemi i regjimit fashist, veprat njerëzit etj.,
por ishin krijuar kondita që tërhiqej edhe populli (shoqëritë fetare) dhe me
anë të propagandës së vogël etj. bëhej që simpathija për Italinë të
mbizotëronte në krejt zonën t'onë.
Librat
para ardhjes s'Italisë i kemi marrë në konsullatë këtu. Me ardhjen e Italisë
s'kemi marrë më libra por pare. Këto i merrte Padër Agostin Ashiku, Lec Harapi
(nëpunës i konsullatës). Tesha meshe kemi marrë gjithashtu n'Itali, pastaj
ndihma për xhakonjtë, për famullitarë, për gjimnaz etj. Këto i ka tërheqë
vazhdimisht Padër Pal Dodaj, Padër Mati Prenushi e Padër Çiprian Nika.
Shoqëritë
fetare janë themeluar këtu në Shkodër qysh më 1933. Këto u themeluan për të
mbledhë rinin afër vetit, mbasi n'atë kohë Mirash Ivanaj (ministër i Arsimit)
na i mbylli shkollat. Iniciativën e krijimit të tyre e mori Padër Frano Kiri
(përsa i përket fretënve - Antoniane), mandej u krijuan edhe të tjera ndër
Jezuitë si ajo e Dom Bosko etj. Me politikë këto shoqëri janë marë qysh më
1942.
Për të
marrë pjesë në politikë anëtarët e kishës kanë qenë të ndaluar nga feja, mirëpo
më vonë u hoq ky urdhër dhe të gjithë anëtarët u lanë të lirë të veprojnë,
simbas dëshirës së tyre. Njëkohësisht shumë krerë të Kuvendit si Padër Gjon
Shllaku, Padër Anton Harapi etj., jo vetëm që bashkëpunuan hapur me okupatorët,
por u hodhën në sulm kundër LNÇ.
Mbaj mend se një vit para çlirimit Padër Gjerai i urdhëruar nga Padër Antoni shkoi në Prekal e në Koplik për të ngritë popullin kundër lëvizjes. Ka bërë mbledhje krerësh e parish dhe u ka folë. Ka qenë me të edhe një farë Pjetër Gjoka. Pastaj e pasuan këtë edhe klerikë të tjerë. Shumë të tillë si Padër Lek Luli, Dom Lazer Shantoja e të tjerë që përmenda ishin hedhë n'aktivitet edhe më përpara. Ishte çështja se interesat t'ona lidheshin ngushtë me të gjithë krerë të tjerë si edhe me ato t'okupatorit, prandaj na duhej patjetër t'i mbronim. Për këtë ne bashkohemi me Ballin dhe në rrethin e Sh'Profetit ngrihet nji degë e kësaj organizate nën drejtimin e Dom Zef Shestanit. Kjo ka shpërndarë trakte dhe ka ndihmuar shumë që rinia katolike të shkëputet nga Lëvizja. Ndërsa ne të tjerët kemi bërë që nga populli i sektorit katolik të marin pjesë fare pak, për të mos thënë hiç në Lëvizje.
Për qëndrimin t'onë karshi partive të ndryshme famullitarët një herë kanë pasë pyetë Padër Antonin në Kuvend, por ai u ishte përgjigjë "si t'ua marrin mendja". Po për këtë gjë u mblodhën një herë para çlirimit gjithë krenët e klerit n'Arqipeshkvi (Rektori i Jezuitëve, Provinçiali etj.), por edhe këta n'atë përfundim arritën dhe ia lanë seicilit klerikal të punojë simbas mundësive që t'u paraqiten.

Në kohën
që erdhi Mark Gjonmarkaj këtu, Padër Dioniz Maka e Padër Dod Pepa janë ulë nga
Dukagjini me 300 - 400 malësorë në Shkodër për të luftuar kundër LNÇ mirëpo,
meqë puna ishte e shkatërruar, malësorët ikën dhe i lanë. Eprorët e këtyne dy
famullitarëve nuk ju thanë asgjë, si duket u ka pëlqye. Po në këtë kohë, Padër
Antoni me krerët e tjerë të Shkodrës bëjnë mbledhje në Kino Rozafat e gjetkë
dhe mundohen të krijojnë ushtri; gjithë tregtarët dhe të pasurit u këshilluan
të japin para për mbajtjen e vullnetarëve, por nuk zgjati puna dhe s'u bë gjë
edhe në këtë drejtim.
Me çlirimin, ne kemi vazhduar të qëndrojmë të izoluar për një kohë, por pastaj jemi hapë përsëri duke e konsideruar këtë pushtet si komunist e jemi deklaruar për çdo rast që pati me elementë të pakënaqur e organizata antipushtet. Unë vetë kam qenë pak i idhnuem me persekutimin e vëllezërve, prandaj shpesh kam hapë parulla. Një herë dëgjova nga Padër Gjon Shllaku që kishte ardhë prej Tirane, se englezët po japin pare për të bërë popullin për veti dhe këto parulla i hapa edhe jashtë. Me Padër Gjonin kam kërkuar shpesh të bashkëpunoj, por meqë unë kisha të bëja me fëmijë ai frikësohej se mos më shpëtonte ndonjë fjalë dhe nuk më hapesh fort.
Rreth datës 28 nëntor 1945, ka qenë një herë në Liceun tim Zef Mirdita. Ai më la të kuptoja se atë natë do të shpërndanin trakte. Nuk më tha direkt, mbasi kishte edhe fëmijë të tjerë aty. Po në këtë kohë më ka ardhë dy herë me radhë kapiten Riza Kuçi dhe kërkonte ta vija në lidhje me ilegalët e sidomos me Llesh Marashin, mirëpo unë i thashë se me Lleshin s'mundem e me Pashuk Bibën po. Me Pashukun mund ta vija në lidhje sepse mua më vinte nga Puka një farë Pjetër Preçi, me të cilin kam rënë në lidhje përherë, por në gusht të 1945 ky më erdhi një ditë tek kisha e Berishës (mbasi isha famullitar aty) dhe më propozoj të shkoja me të. Donte të më prezantonte me Pashuk Bibën dhe t'ilegalizohesha edhe unë. Mirëpo unë s'munda të arratisesha. Një ditë Pjetër Preçi më kërkoi një palë pantollona ushtarake, unë ia premtova dhe ai iku. Mbas katër - pesë ditësh erdhi përsëri me një letër të Pashuk Bibës dhe me katër napolona flori. Këto i dërgonte Pashuku që t'i gjeja një palë rroba ushtarake dhe një ma falte mua. Unë u tremba dhe nuk ja mbajta. Po këtë datë erdhi në qelë një vëlla i Pjetër Preçit që ishte ushtar në Shkodër dhe më tha se ushtarët janë demoralizuar. Këtë parullë e kam përhapë. Po ashtu kam hapë parulla se Çun Jonuzi do të dezertojë me katër oficera të tjerë.

Në
Berishë kam ndejtë dy muaj dhe pastaj zbrita në qytet përsëri. Kur erdha në
Shkodër, ishin arrestuar dhe ekzekutuar Fausti, Dajani etj. Një ditë, një
fëmijë (Gjon Kapedani), i cili banon në shtëpi të Papavramit, më bie një letër.
Letra ishte me germa dhe ma përshkruante Dajani se si jetonin në burg. Letra
gjindet akoma tek At Donat Kurti, të cilit ia dhashë me e ruajtë kur u transferova
për në Hot.
Padër
Donat Kurtit ia kam kallzuar të gjitha çështjet që më kanë ndodhë mua, si atë
të Riza Kuçit etj. Kishte qejf që të bashkëpunoja unë kundër pushtetit, por
duke me konsideruar si më të vogël nuk ka bashkëpunuar me mua. Mund të ketë
bashkëpunuar me shokë të tij më të mëdhenj.
Kur u
ktheva prej Puke, qëndrova këtu në Shkodër për gati gjashtë muaj, pastaj u
hodha në Lezhë në famullin katolike t'atij qyteti. Prej aty kam dalë disa herë
edhe nëpër katunde për pretk, si p.sh. n'Ishull të Lezhës, në mal të Rrencit e
Berdicë. Për predikimet që bëra n'Ishull të Lezhës jam thirrë në Lezhë nga
autoritetet e pushtetit dhe më është tërheqë vërejtja. Në këtë pretk unë fola
mbi ndihmën e të krishterëve, për fenë etj., mbas meje foli një i Frontit dhe ai
qëlloj pretkun tem. Si duket e keqkuptoj, sikur unë nxita ndamjen midis
kristianëve e myslimanëve.
Në një
pretk që kam mbajtë në qendër (Lezhë) duke kopjuar prej nji libri kam thënë:
Jezu Krishti mblodhi dishepujt e tij në mal të Galilesë dhe i këshillon të
predikojnë fenë e tij në të katër anët e botës etj. Edhe këtu u ngrit një
nëpunës i dyqanit të shtetit dhe më sulmoj mua duke thënë se [predikimet] janë
reaksionare, se rrej popullin etj. Këtë pretk e bëra në ora 9 dhe n'ora 11 të
drekës, por në një ditë.
Po në
Lezhë ka ardhë nji herë Padër Pal Dodaj. Ai na tha që së shpejti do të vinte
një delegat amerikan për të prurë n'ujdi qeverin me klerin. Aty u takua me një
sekretar të Nënprefekturës dhe ka biseduar në lug të kishës për më se një orë e
gjysmë.
Padër Pal
Doda nuk di me ç'mision ka ardhë, por ai donte të shkonte deri në Rubik për t'u
takuar me Padër Benardin Palaj e Padër Rrok Gurashin. Mirëpo nuk i dhanë
letërnjoftim në Lezhë dhe i trembur u kthye dhe ka fjetë në kuvend te Padër
Serafin Koda.
Padër
Palaj ka pasë relacione të shpeshta para çlirimit me Gjon Marka Gjonin. Në
shtëpi të tij ka shkuar shpesh dhe i kanë shkruar letra shoqi - shoqit. Me këto
letra ka pasë mbushë nji çantë dhe kur bëheshin kontrollime disa i ka shkye,
disa i ka djegë e disa i ka akoma. Miqësi ka pasë edhe me Dan Hasanin.
Nga Lezha jam transferuar për në Hot, mbasi aty
vendi kishte mbetë vakant, meqë Padër Gas-për Suma u transferua, pse ky kishte
rënë në sy fort dhe donte të largohej. Ky u tremb, mbasi aty në Hot pati mbaj-të
disa kohë kriminelin Gjysh Pistullin. Gjyshi është në Jugosllavi.
Me të shkuar në Hot, zura vend në shtëpi të
bajraktarit Kadri Delisë (vëlla i Mul Delisë). Atë natë ishim në shtëpi të
Kadrisë dy të panjohur, por mua po më dukesh se qenë ish-oficera. Kadrija ka
pasë të shkuar dhe takohesh shpesh me Lulash Ucin (Brigje - Hot) me Gjeto
Prekën (Kushe - Hot), me Mëhill Zefir (Brigje - Hot), me Mark Lekën (Stak -
Hot). Të Lulashi vinte shpesh edhe nji djalë nga Jugosllavija, nuk dij përse.
Lulashi ka pasë në shtëpi edhe një Pal ... nga Gurëzi (Milot). Ky ka ndejtë
disa ditë këtu, sepse mori vesht që u bën vrasje në Gurës dhe pati frikë të
shkonte. Lulash Uci ka shkuar shpesh edhe n'at anë kufirit me katundarin
Bukoviq te një farë kapitani. S'dihet përse.
Me Kolë Maçin jam parë te Mark Leku (Stakë)
rastësisht. Ky më kërkoi ndonjë gazetë dhe pastaj më tha se kishte marë vesh në
Jugosllavi, kur kish qënë nji herë, se aleatët do të prishen [me Frontin NÇ]
dhe se kjo qeveri se ka të gjatë. Me Kolë Maçin jam takuar edhe një herë në
shtëpi të tij. Aty ishte një memec, i cili me shenja dore donte të shprehej keq
karshi pushtetit.
Me Zef Lukën (Brigje - Hotit) kam rënë shumë
herë në bisedime. Ky ka qënë marshall dhe tash është i pakënaqun. Më ka prurë
shumë lajme të cilat i ndiente nga i vëllaj që e kishte këshilltar. Pastaj më
thoshte se ushtarët po shkojshin në front të Greqisë dhe ishte enthuziast për
luftën që do të fillonte. Në mendime të tij kam qënë edhe unë dhe i kam thënë
se komunizmi ne Shqipëri është njësoj si ai i Rusis, shkatërrimtar.
Duke ardhë prej Hoti në Koplik së bashku me
Gjelosh Prelën, kryetar i këshillit Kushë, ky i fundit më tregoi se Kadri
Bajraktari është kapë mbasi ka pasë lidhje me një pasanik Gjylbegu ..., këtu në
Shkodër.
Zef Luka e Kol Smaili më patën thënë se, porsa
të plaste lufta, Hoti do të hidhej në kryengritje. Zefi ka pasë lidhje me Kadri
Delin, dhe Kadrija duhet të jetë kryetar.
Padër
Çiril Canin e kam vizituar tri herë në Bajzë. Aty kemi qarë hallin se si do të
vejë puna jonë. Ai thoshte se po ndejti kjo qeveri, ne se kemi të gjatë. Kjo
thoshte ai është një qeveri horash.
Me Padër
Benedikt Demën kemi vënë në lojë dhe jemi munduar të diskretitojmë një person
të Frontit, i cili doli një ditë të mbante një konferencë në lug të kishës.
Edhe me Padër Benediktin kemi biseduar vazhdimisht kundër pushtetit, por ndonjë
lidhje t'organizuar s'kemi pasë. Në kohën që bëhej gjyqi kundër grupit të
Bashkimi Shqiptar, n'odë të radios u kam thënë se duhet të punojmë edhe ne një
organizatë Antikomuniste.
Gjithashtu, unë me xhakonin Zef Pllumi n'atë kohë kemi pasë rregullue n'oborr të fretënve një autoparlant msheftas, të cilin e lidhsha me fol për tel të radios dhe ajo e transmetonte fjalën brenda në fretën. Këtu u flitshim dhe u jepshim shpresa fretënve brenda, të cilët nuk e kuptojshin dredhinë t'onë dhe kujtojshin se ishin stacione të huaja. Ligjëratat i punonte Zef Pllumi dhe ai i ka edhe tashti ato të redaktuara.

Shok të
ngushtë kam pasë Padër Agostin Ashikun, me të cilin kam jetuar së bashku dhe
gjithë ç'kam ditë unë ia kam treguar edhe atij. Ne kemi thënë se fëmija me këtë
qeveri prishen.
Me rastin
e vdekjes s'Arqipeshkvit u ndodha në Lezhë. Më ka ardhë një telegram nga Prek
Jakova, i cili më thoshte të nisesh urgjentisht në Shkodër për të kënduar nji
meshë me korin që kishim pasë. Ne mbledhjen e korit e kemi pasë të ndaluar dhe
unë nuk desha, por Dom Mark Hasi tha "e mar vetë përsipër" dhe e
mblodhën. Unë porosita studentët e liceut të mos shkojnë në shkollë dhe ata
ikën nga liceu pa urdhën të drejtorit. Iniciator nga nxënësit ka qenë Tish
Daja.
Anëtarët
e shoqërive të ndryshme, sidomos t'asaj Antoniane, i ka mbajtë afër vetit Padër
Aleks Bagli dhe i ka grumbulluar në grupe. Kishte për qëllim që shoqëritë të
mbeteshin të gjalla.
Me Padër
Antonin, kur ishte i arratisur në mal, ka mbajtë korrespondenca të rregullta
Padër Mati Prenushi e Padër Çiprian Nikaj. E kam dëgjuar vetë Padër Matin që
tha "e kam keq edhe vetë", kur u kap Padër Antoni. Këtë na e ka thënë
një herë mbas buke.
Te Padër
Çiprian Nika ka ardhë një katundar prej Shoshi, i cili kishte thënë se
partizanët kanë shkuar të kapin disa bajraktarë dhe populli është ngritë në
këmbë. Edhe për këtë më ka treguar vetë Çipriani.
Padër
Mëhill Mirajt i ka ardhë aty nga nëntori i 1945-ës, për tri herë me radhë, një
katundar prej katundit Selcë të Malësis së Madhe. Me këta ka pasë lidhje, kur
ishte famullitar në Selcë. I ka pasë mbledhë në Lug të Kishës katundarët dhe u
ka folur për bashkimin kundër këtij pushteti. Për këtë më ka thënë mua se, po të
jetë gjë këtu në Shkodër, unë e kam gati Malësinë e Madhe, sidomos Kelmendin.
Padër
Karl Serreqi (i burgosun), famullitar në Rajë (Dukagjin), ka pasë takime me
ilegalë të Pashuk Bibës.
Shtoj se
të gjithë klerikët, kush me fjalë, kush me sabotime të tjera e kush me takime
me ilegalë kanë veprue kundër pushtetit.
Në një seancë tjetër pyetjeje,
Padër FILIP MAZREKU do
deklaronte:
Ishte në kohën e votimeve, ku ne fretënit të gjithë së bashku ishim mbledhë në dhomë të stufës. Rastësisht na foli Padër Gjoni, i cili na tha se këto ditë është shkruar nji momerandum dhe iu dorëzua një englezi nga një Kurti, o Kolë, i Nino Kurti, kur do të delte në nevojë. Momerandumi kërkonte që të mos njiheshin votimet nga aleatët. Në këtë çështje ka pasë gisht edhe Gjergj Kokoshi.
Për sa i përket votimeve, ne të rinjtë kemi votue fshehtas të moçmëve, mbasi ata jo vetëm që nuk votonin vetë, por na udhëzonin edhe neve që të veprojmë kështu. Nuk ka votue Padër Mati Prenushi, Padër Pal Dodaj, Padër Pashko Bardhi, Padër Çiprian Nika, Padër Donat Kurti, Padër Frano Kiri.
Ne të rinjtë na mblodhi Padër Gjoni dhe na këshilloi ta hidhshim kundër, kështu që unë votën time e hodha në kasën kundërshtare. Për çështjen e votimeve është bërë edhe një mbledhje e madhe në Arqipeshkvi. Merrnin pjesë Monsinjor Thaçi, Padër Mati Prenushi, Rektori i Jezuitëve, Monsinjor Volaj, Frano Gjini. Këta vendosën që ta lënë të lirë seicilin të vepronte si të donte, për të shkarkuar përgjegjësinë, por nga ana tjetër futën njerëz dhe bënë që gjithë xhakojtë të votojnë kundra.
Një i
quajtur Luigj Marku, lagjia Rus, më ka thënë mua po me rastin e votimeve se tri
të katërtat e lagjes jemi bashkue me votue kundër. Unë për vete i kam nxitë
shumë të rinjtë të bëjnë po këtë gjë.
Kolë Kiri
(i burgosun) e Padër Frano Kiri e kanë përcjellë Padër Antonin kur u arratis
deri në Kir. Kanë zënë vend nji herë në famulli të Kirit, ku ishte famullitar
Padër Ludovik Kiri dhe ndërsa Padër Antoni ndodhej aty ka shkuar një oficer me
disa ushtarë për kontroll, mirëpo Padër Ludoviku i rrejti ushtarët e i futi në
një dhomë tjetër, pastaj e nxori n'anë tjetër Padër Antonin ku shkoi edhe Lef
Masi (Nosi).
Mbas do
kohësh Lef Masi (Nosi) vendosi të kthehet në vend të vetë dhe drejtohet për në
Lezhë te Padër Sarafin Koda. Ky i fundit e ka pritë mirë, e ka mbajtë disa ditë
në sanë, pastaj e ka çuar në shtëpi të shërbëtores së vetë Mrikë ... Qandej e
ka kapërcyer në trap të lumit Drin, te Ura e Lezhës.
Nga studimi
i Veli Haklaj