USHTRIJA
ÇLIRIMTARE E KOSOVËS
DELJA
E ZEZË E EUROPËS
MODERNE E DEMOKRATIKE
SPIRO BUTKA
Ish Zv/Komandant i Operacionit “Shigjeta” të UÇK-ës
Aktualisht Kryetar i SHVL të UÇK-ës
Tiranë
|
U desh gati
një shekull i tërë, që bota politike të shkundej nga errësira obskurantiste e së
kaluarës dhe të ndërhynte kundër marrëzive
shekullore, për të ndalur luftën
vrastare të Serbisë nacionaliste kundër Shqiptarve të Kosovës liridashëse.
Dekada e fundit e shekullit që kaloi, u mbars së tepërmi me gjakëderdhje
të mëdha, fillimisht brenda gjinisë Sllave dhe më pas me luftën e pabarabartë të
Beogradit nacionalist, kundër popullsisë
etnike të Kosovës Shqiptare. Përballja nisi me luftë të rreptë e të vështirë,
por brenda sajë edhe pse u fsheh në mënyrë të qëllimëshme nga propaganda Serbosllave,
doli menëherë në dukje genocidi nacionalist shtetëror i kombit Serb, i cili u
njoh dhe u pa nga afër nga vetë bota moderne e përparimtare, nëpërmjet
masakrave vrastare të turpshme, që kryen forcat ushtarake, policore, paramilitare
dhe civilët Serb, kundër atij populli të paarmatosur. Shqiptarët e atyre
trojeve arbërore, jo vetëm që nuk u përulën, por përkundrazi së bashku me
Ushtrinë tyre Çlirimtare të Kosovës luftarake, e mposhtën okupatorin, duke u
mbështetur në atë luftë mizore nga Aleanca e Atlantikut të Veriut, e udhëhequr
drejt përsë drejti nga etaloni i demokracisë botërore, Shtetet e Bashkuara të
Amerikës. Edhe pse ufta e UÇK-ës kundër Forcave Ushtarake Jugosllave, ishte e
drejtë e në përputhje të plotë me kërkesat Kartës të Kombeve të Sanfrançiskos
dhe Aktit Final të Helsinkit për të drejtat e njeriut, ajo ushtri e lindur nga
një popull liridashës, u tiketua nga Beogradi, Moska, Parizi, Pekini e ndonjë Serbofil
tjetër, “si pjellë e komunistëve të Tiranës”, “iridentiste”, “terroriste”,
“fondamentaliste islamike” e të tjera nofka të sajuara në mënyrë të qëlimëshme,
nga vetë shteti e populli Serb, për të dezinformuar opinionin publik botëror, rreth
asaj që ndodhte në Kosovë. Në mbështetje të këtyre etiketimeve inegzitente e
poshtëruese, u hodh dhe shërbëtori i Beogradit e agjenturave të tjera
perëndimore e lindore, Ibraim Rrugova, i cili duke u kamufluar me petkun e
gandistit, rendi nëpër Evropë, për të ndihmuar sado pak ustallarët e vetë Serb,
në realizim të qëllimeve të errëta nacionaliste për Serbi të madhe.
UÇK-ës nuk
e ndali nismën e saj luftarake drejt realizimit të qëllimit strategjik brenda misionit historik kombëtar
edhe pse politika botërore nuk kishte formuar bindjen e duhur dhe vazhdonte të
studionte zhvillimet e atij agresioni ushtarak, për tu qartësuar plotësisht rreth gjëndjes së
krijuar. Në këto situata tepër të rënduara, në analizën që i bëhet asaj lufte
sot në kohë paqe, nuk duhet lënë mënjanë
paqartësia politike dhe antishqiptarizmi brenda kësaj Europe demokratike, e
cila dhe pse pretendon të bashkohet, nuk mundet kurrsesi të realizojë misionin
e marrë për obligim, duke menduar e vepruar tizarisht e në mënyrë meskine. Mbështetur
gjithmonë në faktet dhe argumentet aktuale të kohës, e ballafaqojmë Evropën me
atë të vërtetën reale, se ajo nuk ka qënë dakord me luftën e UÇK-ës, që në
embrionin e asaj lufte dhe për rredhojë e ka trajtuar atë ushtri si dele të zezë.
Kushdo mund të mos e pranojë dhe të kundërshtojë këtë pretendim, por si në çdo
rast tjetër, ashtu dhe këtë herë, do përdoren faktet dhe argumentet e vet
politikanëve të asaj kohe, si ish udhëheqës e drejtues të shteteve përkatëse Europiane. Kështu, Masimo
Da Lema, ish kryeministër i Italisë në atë kohë, duke dhënë intervistë një
gazetari të njohur, pohon me gojën e vet se, “SHBA-ës kanë punuar para së
gjithash me forma specifike të sigurisë, për të qënë në krah të Kosovarve. Ndërsa Europianët, deshën para së gjithash pëlqimin
e Beogradit dhe nuk e kanë konsideruar aq thelbësore UÇK-ës, e cila duhej të vuloste
izolimin e Millosheviçit. Europa, përkundrazi, ishte ajo që kërkoi deri në fund
marrëvëshjen me Serbët”. Ky udhëheqës i një shteti me peshë në Europën e
Bashkuar, nuk është i vetëm brënda këtyre paradokseve Europiane, sepse ka dhe të tjerë po aq të rëndësishëm, që janë deklaruar kundër Kosovës dhe lirisë të
fituar nga lufta e asaj UÇK-ës. Kështu nisur nga kujtimet e shkruara të Bernard
Kushner, kur ai ishte përfaqësues special i OKB-ra në Kosovë, del se presidenti
i asaj kohe në Francë, para se Kushner të nisej me atë mision, i ka dhënë
porositë e nevojshme. Këtë e pohon vetë Kushner në kujtimet e veta, ku thekson
se, “Pas
takimit me presidentin, në përcjellje e sipër ai më tha: Mbaje vath në vesh, që
ne duam drejtësi për Kosovarët, por mos harro se jemi e mbetemi miq të Serbve”. Shtrohet pyetja se a nuk janë të njëjtë në
pikëpamje dhe në e këto ditë politikanët e sotëm e këtyre shteteve? A nuk ishte
presidenti i Greqisë, ai që dërgoi vullnetar në luftë kundër Boshnjakve në
mbështetje të Serbve vrasës”? A nuk ishte po ai president i Greqisë, që
fshehtazi Aleancës së NATO-s dhe Këshillit të Europës, këmbente me Millosheviçit
mesazhe për fluturimet e aviacionit luftarak të NATO-s, gjatë asaj ndërhyrje?
Anuk ishin pilotët Hollandezë, ata që ishin instruktuar nga qeveria Holandeze,
për të mos goditur objektet Serbe, por ti hidhnin bombat në vende të tjerë? Këto
janë fakte e argumente kokë forte tepër domethënës, me anën e të cilëve
vërtetohet plotësisht qëndrimi antishqiptar Evropian, kundër Kosovës dhe UÇK-ës,
në kohën e luftës dhe në vazhdimësinë e kësaj paqeje.
Me
ndërhyrjen e SHBA-ës, Rambujeja vlerësoi UÇK-ës dhe për këtë caktoi Kryeministër
Hashim Thaçin përfaqësuesin politik të sajë, duke i treguar gandistit tradhtar,
se ku e kish vendin. Ai duke u vënë në rrolin e Esat Pashë Toptanit, braktisi
Qeverinë e Përkohëshme të Kosovës, bashkë me pinjollët që ka lënë pas e që sot
nga ai kolltuk legjislativ i siguruar nga gjaku i asaj UÇK-ës, punojnë në rrugë
misterioze dhe bëjnë denoncime tinzare kundër ish luftëtarve të UÇK-ës, duke
bashkëpunuar ngushtazi me Europianët e asaj kategorie, që u përmëndën më sipër,
nën instruktimin e posaçëm të Beogradit nacionalist. Europa e ndjeu thellë
emërimin e përfaqësuesit politik të luftës në krye të QPK-ës dhe për më tej
mori masat e sajë paraprake.U hartua rezoluta 1244 dhe Europianët mbizotërues në
Këshillin e Sigurimit hodhën themelet për shkatërrimin e UÇK-ës, duke krijuar
hapësira pasvepruese për luftëtarët e sajë. Fill pas Rezolutës 1244, me
orientim të sajë, u mblodh në Kumanovë komisioni shumëpalësh për ndalimin e
veprimeve luftarake dhe tërheqjen e forcave Serbe nga krejt Kosova. UÇK-ës, përsëri
u trajtua si delja e zezë dhe në prapaskenë të saj, ajo u mënjanua nga
nënshkrimi si fituese e luftës.
Lufta përfundoi në 21 Qrshor 1999 dhe që nga
ajo kohë mbushen plot 14 vite, nga dita kur u largua dhe ushtari fundit Serb,
nga ajo tokë e truallit kombëtar të Shqipërisë veriore. Lufta uli siparin e vet
dhe në ato troje etnike Shqiptare u instaluan forcat e NATO-s, me një mandat të
posaçëm, të rezolutës 1244 të OKB-ra. Këto trupa u pritën si çlirimtar bashkë
me UÇK-ës, sepse së bashku ata fituan luftën dhe si aleat u takonte e njëjta
pritje. Forcat e NATO-s të autorizuara nga OKB-ra, u përhapën duke u vendosur në
të gjithë Kosovën, sipas planit të ndërtuar prej tyre. Ndërsa UÇK-ës, u stacionua
si më parë, ashtu si kishin vepruar në kohën e luftës me Zona Operative.
Qeveria e përkohëshme u instalua në qëndër të Prishtinës dhe ashtu si në
heshtje po në Prishtinë, u vendos dhe administrata ndërkombëtare. Duke ecur hap
pas hapi, organizmi i OKB-ra i quajtur UNMIK dhe forcat e NATOS-s të emërtuara KFOR,
nisën të mos pyesin për qeverinë e përkohëshme të dalë nga Rambujeja, nën
pretekstin se duheshin zhvilluar zgjedhje të reja, për të sjellë në pushtet
njerëz të apetitit Europian dhe më
konkretisht ata të LDK, që në fakt nuk janë gjë tjetër veçse përfaqësuesit e denjë
të lidhjes komuniste Jugosllave, që Ibrahim Rugova me porosit të UDB-ës Serbe,
i transformoi në LDK brenda 24 orëve . I njëjti qëndrim nisi të mbahej dhe ndaj
UÇK-ës, e në mos më keq. Nuk i pëlqyen Europës dhe OKB-ra deputetët e malit të
dalë nga zjarri luftës, por i duheshin si nevojë e domosdoshme fabrikimi dhe përpunimi i atyre që kish përgatitur Beogradi
në vite e dekada si besnikët e vet.
Qëndrimi
Europian i pas luftës për UÇK-ës, ishte dhe mbeti ai luftës, ku në saj të
reprezaljeve të shumta, nisën bastisjet dhe në disa raste dhe vrasje të luftëtarve,
si ai që ndodhi në mes të Prishtinës fill pas hyrjes të forcave të NATO-s në
Kosovë, duke i krahasuar luftëtarët e UÇK-ës si pjestarët e IRA-s, ETA-s, apo për
më keq si fondamentalistë islamikë të Bin Ladenit. Mitrovica u martirizua nga
kriminelët Serbë të grumbulluar në atë qytet në mënyrë të qëllimëshme. Ishte po
kjo Europë që nëpërmjet emërimit politik, e bëri ish paramilitarin me armë në
dorë në luftë dhe komandantin e kriminelëve të pas luftës në Mitrovicë, Oliver
Ivanoviç, deputet të Kosovës, pa asnjë votë të atij populli. Këto veprime shkuan
dhe më tej, duke i kaluar kufijtë e normalitetit njerëzor dhe trupat Franceze
ndërhynë deri në djepet e fëmijve, duke i gjakosur ata në gjum e sipër në
fshatrat e Drenicës. UÇK u transformua në rrethana misterioze në TMK me urdhr të
UNMIK-ut dhe luftëtarët më trima u seleksionuan, duke u zëvëndësuar me individ
të pa qënë në luftë, e për më tepër në këto
formacione u rreshtuan ish pjestarë të ZKZ, UDB
e shërbimeve të tjera sekrete të Beogradit, sepse i duheshin Europës në
ditët e sotme, për të akuzuar komandantët e luftëtarët e UÇK-ës, për krime
lufte. Sjelljet e kundërligjëshme dhe antinjerëzore në pas luftë kryesisht nga
Europianët, krijuan situata tepër të rënda, për luftëtarët e UÇK-ës dhe
Shqiptarët e ndershëm të asaj treve etnike, por falë durimit, mënçurisë dhe
maturisë njerëzore, që e karakterizon këtë krahinë kombëtare, mbizotroi
qetësia, sepse në të kundërtë, Europa do të ishte përballur me një luftë të
tretë botërore dhe pasojat e sajë do të ishin katastrofike.
Kosova
dhe populli i sajë heroik vazhdoi përpara dhe në krye të kësaj ecurie, ishin e
mbetën ish luftëtarët e UÇK-ës, të cilët ditën të studjojnë, analizojnë e përballojnë
të papriturat e keqkuptimet e lindura, gjatë rëndimit të situatave
konjukturale të politikës së brëndëshme e të jashtme, të Kosovës të sapo çliruar.
Por, brenda kësaj Europe demokratike, ka akoma shtete dhe politikanë, që në sajë
të miqësisë së vjetër më Serbinë, ose të etur pas verdhushkave që vë në
dispozicion të tyre Beogradi, nuk njohin moral dhe shkelin çdo etikë njerëzore,
për të arritur qëllimet përkatëse vetiake, duke ndërtuar lumturinë e tyre, pa
pyetur aspak për gjakun e derdhur nga popujt liriridashës. Në vend që të
organizohej një Nuremberg, për të nxjerrë para drejtësisë botërore shtetin,
popullin dhe krejt kombin Serb, që së bashku në unitet të plotë, vranë e prenë
me milona Shqiptar në shekuj e vite, pa u hyrë një gjemb në këmbë, Europa duke
mbyllur njërin sy, përmbysi fabulën e Lafontenit me qingjin dhe ujkun. Nën
pretekste të paarsyetuara dhe shkaqe
fiktive, u ndalua e arrestuan njeri pas tjetrit ish komandantë të zonave
operative të luftës Rustem Mustafa, Sami Lushtaku, Daut Haradinaj, luftëtari
Isuf Sherifi dhe Sabit Geci emblema e Drenicës luftarake, që derdhi aq gjak në
atë luftë vetë dhe familjarisht, sa Europianët e EULEK-sit, nuk kanë pirë ujë
në këto vite, në këtë Kosovë ku ata kanë ardhur të pasurohen. Në atë pas luftë
udhëheqës, organizator, drejtues dhe komandantë të asaj UÇK-ës të mbulluar plot
lavdi për madhështinë e veprës së kryer, u ngjyrosën nëpër disa lista të zeza,
të cilat lindën si rezultat i intrigave të sajuara nga agjentët e ZKZ, UDB dhe
shërbimeve të tjera sekrete Serbe, të shpërndarë nëpër UNMIK-un e OKB-ra,
KFFOR-i e Aleancës Atlantike të Veriut, EULEK-sit të sotëm Europian dhe
agjenturave të tjera të shteteve Europiane e Botërore, që janë akredituar në këtë
vend me përfaqësitë e tyre diplomatike.
Si rezultat i kësaj veprimtarie të ethëshme
dizinformuese, u arrestuan me radhë, Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj, Lah
Ibrahimi e disa luftëtar të tjerë, të cilët sipas akuzës të hartuar nga
filoliolët e Serbve Karla Del Ponte e Dik Marti, u futën pas hekurave në Hagë.
E vërteta vonoi por nuk mungoi dhe këta luftëtarë u kthyen në vatrat e tyre
ngadhënjimtarë të pastër si vet UÇK-ës, ku ata bënë pjesë. Turpi dhe poshtërsia
ngeli në duart e ish prokurores Del Pontes dhe deputetit të Europës Demokratike
Dik Marty, të cilët në vazhdimësinë e jetës, kohë pas kohe botojnë kujtime,
duke sajuar përralla si ajo e llampës së Alaidinit tek 1001 netët, për të dihmuar
ustallarët e Beogradit që i financojnë.
Pangopësia Europiane nuk u ndal, por vazhdoi me tej me zullumet e veta
politike, duke akuzuar ish komandantin e UÇK-ës Azem Sylën, me pretekstin se një
i sëmur psikik, i përgatitur nga shërbmi sekret Serb, është keqtrajtuar dhe
sipas atij, ish komandanti i UÇK-ës, mban përgjegjësi dhe për raste të tjera të
dhunimit. Hulumtimet e mëtejshme për fakte e argumente, u pasuan me gërmimin e oborrit
të Sami Lushtakut dhe bastisjen shtëpive të Hashim Thaçit e Fatmir Limës. Vazhdimësia
e kërkimit të provave nuk gjeti asgjë veç gomarit të ngordhur të groposur nga të
zotët e shtëpisë. Kërkime të kamufluara përballë sajimeve, që u shoqëruan me
prova disfatiste. Dhe ashtu heshtazi, bashkë me habinë e kontrolleve të kryera,
u riprangos Fatmir Limaj, ish komandant “Çeliku” i UÇK-ës, nën pretekstin e
rastit “Kleçka”, problem ky që u sqarua
në Hagë dhe ai u lirua, duke i kërkuar ndjesë. Të gjitha këto, vijnë si
rrjedhojë e poshtërsive të sajuara në mënyrë të qëllimëshme, nga ish komunistët
e LKJ, tani bashkëpuntor të shumë agjenturave, që Ibraim Rrugova i transformoi
brenda një nate të errët, si antar të Lidhjes Demokratike.
Trajtimi i UÇK-ës dhe luftëtarve të saj si delja e zezë nga kjo Europë,
nuk ka të sosur. Këto ditë mediat e
shtypit dhe ato elektronike, lajmëruan se u arrestuan Sami Lushtaku, Sulejman
Selimi e disa të tjerë komandant e luftëtar, me pretendimin e EULEK-sit, se
gjatë luftës, kanë burgosur, izoluar e keqtrajtuar njerës të pafajshëm. Po i
afrohemi gradualisht 15 vjetorit të përfundimit të asaj lufte madhore, dhe
akoma kjo Europë e pangopur ndaj Shqipërisë e Shqiptarve, jo vetëm që nuk po
ndalet e nuk heq dorë, por përkundrazi, po i shpeshton veprimet antishqiptare,
duke vënë shenjën e barazimit midis viktimës dhe kriminelit. Këto ndërhyrje aventureske të EULEK-sit, janë e
mbeten në kuadër të veprimeve anti Shqiptare, për të penguar politikën botërore
për zgjidhjen përfundimtare të aspiratave kombëtare të Shqiptarve të kudo
ndodhur. Sa herë që del në sipërfaqe ndonjë diskutim, propozim apo zgjidhje në
interes të Sqiptarve, Beogradi i paraprin dhe nëpërmjet Europës plakë të
mbuluar sot me vellon e demokracisë, ndërhyn ashtu si vjedhurazi në zhvillimet
politike botërore dhe pengon si pa dashur ecurinë e dy shteteve Shqiptare, për
realizimin e misionit historik të përbashkët kombëtar. Si dje në luftë e sot në paqe, janë po këta
Europianë që nëpërmjet EULEK-sit, ata që bashkëpunojnë ngushtazi me Beogradin,
për të realizuar gradualisht interesat e Serbisë madhe e nacionaliste.
Kjo
vërtetohet mësë miri në ditët e sotme, kur po zhvillohen bisedimet dy palëshe,
Kosovë–Serbi nën mbikqyerjen e Europës së Bashkuar, për zgjidhjen probleme të përbashkëta.
Gadishmëria e qeverisë së Kosovës, edhe pse kryeministri aktual Hashim Thaçi,
po sulmohet kohë pas kohe nga pasuesit e gandistit rrugovian si shërbëtorë
besnik të Beogradit Serb, është dhe mbetet në stadet politike të Shqiptarisë,
brenda sëcilës në mënyrë graduale, do të gjejnë zgjidhjen konkrete aspiratat e
gjithë Shqiptarve. Por Europa hileqare,
duke i nuhatur së largu këto zhvillime,
ndërhyn e vepron me EULEK-sin e sajë avangard në Kosovë, për të krijuar një
imazh tjetër në opinionin publik ndërkombëtar, për qeverinë e Drenicakut Hashim
Thaçi, duke arrestuar pikërisht pjestarë të kësaj qeverie, të cilët janë nga i
njëjti bastion i UÇKës, nga është dhe Hashim Thaçi. Ekuacioni i kësaj politike,
është ndërtuar me disa të panjohura në mënyrë të qëllimëshme, që me një gur të
vriten dy zogj. Kështu që nëpërmjet këtyre arrestimeve, duke akuzuar Sami
Lushtakun, Sulejman Selimin dhe të tjerët, ushtrohet presion ndaj kryeministrit
Thaçi, në mënyrë që ai të pranojë propozimet Serbe. E gjithë kjo prapavijë e
errët, pohohet nga vetë kryeministri Serb Inica Daçiç në 6 Qershor 2013, në
pritjen që ai dha për kreun EULEK-sit Bernard Borchand, ku theksoi se “ EULEK-si është pjesë e
rëndësishëme për marrëveshjen”. Patjetër që për pasuesin e Millosheviçit, ky EULEK-s
është rëndësishëm, sepse ashtu si në luftë, Europa nëpërmjet këtij EULEK-si,
kërkon zgjidhjen pikërisht aty në Beograd dhe ti si kryeministër i Serbisë, e di më mirë se kushdo tjetër, se çfarë fshihet pas kësaj thënje të deklaruar
prej teje. Dhe ec e besoji me tej e në vazhdimësi kësaj Europe.... të etiketuar
nga Ismail Qemali si e atillë, për atë demokraci që ajo propagandon brenda
bashkimit të sajë!!!!
Arrestimet e fundit të EULEK-sit, të kryera kundër drejtuesve
të UÇK-ës, janë dhe mbeten brenda vazhdimësisë politike të Europës së vjetër,
asaj të luftës dhe të kësaj në pas luftë, ku qëndrimi në të gjitha rastet është
pa asnjë ndryshim, sepse pikënisja e kësaj ndërhyrje nuk ka asnjë dallim nga
prapavijat e errëta, që janë ngritur kundër këtyre drejtuesve të UÇK-ës. Ky
veprim qartësohet plotësisht në ditët e sotme të pas luftës, duke u mbështetur
fuqimisht në paravijat e kësaj lufte. Ishte kjo Europë, ajo që luftën çlirmtare
të popullit të Kosovës të Shqipërisë Veriore,
e etiketojë si konflikt etnik, e jo si një kërkesë të domosdoshme
politike, për të jetuar i lirë dhe i pavarur brenda një shteti të vetëm
kombëtar Shqiptar. Ishte po kjo Europë, që nga thellësia e kryeqyteteve të sajë,
luftëtarët e UÇK-ës i akuzoi si kamikazë e terroristë, në mënyrë që tu
paraprinte ditëve të sotme për arrestimin e drejtuesve të sajë. Është e njëjta
Europë antishqiptare, ajo që arreston luftëtarët e UÇK-ës, duke i akuzuar për
krime lufte, sepse në këtë mënyrë, ajo akuzon Partinë Demokratike dhe kryetarin e kësaj partie Hashim Thaçin,
për tu parapirë të papriturave politike të së ardhmes, në ndihmë të agjentëve
që ajo ka në shërbim e që punojnë për Beogradin. Është po kjo Europë që nëpërmjet
rrufjanve të vet shkarravitës, akuzon Thaçin për korrupsion, se i vëllai i tij
po kryen ndërtime në Prishtinë. Mos vallë këta llafazan të indoktrinuar nga
Beogradi, kërkojnë ta zëvëndësojnë vëllanë e Thaçit me djalin e Millosheviçit,
për të ndërtuar Prishtinën Shqiptare të çliruar nga UÇK-ës?
Lufta e UÇK-ës,
nisur nga përmasat e zgjerimit që ajo mori pas atij genocidi famëkeq, është
lufta e një populli të tërë Shqiptar nga Veriu në Jug dhe Lindja në Perëndim,
brënda kufijve të Shqipërisë natyrale e historike dhe si e tillë, ajo do mbetet
në historinë kombëtare të Shqiptarve, si epopja e lavdishme e asaj ushtria që e
zhvilloi e që u pagëzua nga vetë Shqiptarët me emrin e madh, Ushtria Çlirimtare
e Kosovës. Çlirimtarët e kudo ndodhur, kanë qënë, janë e do të mbeten emblema
legjendare e popujve e kombeve përkatës e jo vetëm e atyre, por dhe e të
tjerëve në mbarrë rruzullin tokësor. Si të tillë, ata në çdo vend përparimtar e
demokratik, nderohen e respektohen deri në përjetësi, sepse vepra e tyre është e
do mbetet pjesë e pandarë e asaj historie, që ata e nënshkruan me gjakun e shokve
të tyre të rënë në fushat e ndryshme të betejave. Lufta e UÇKës, është pjesë e
pandar e hitorisë botërore, sepse ajo brenda vetes, ka një pikë reference tepër
kulminante, e cila radhitet ushtarakisht
si Qëndresa Heroike e Jasharajeve Legjendar dhe si e tillë, ajo do të mbetet në
analet e historike ndërkombëtare, si një veprim luftarak i një numri të pakët
njerëzish, por që nisur nga raporti forcave, që u përballën për tre ditë
rresht, me plot gojën mund të thuhet dhe
të quhet Beteja Legjendare e Jasharajve Heroik Shqiptar.
Historia
e zhvillimeve njerëzore që nga lashtësia e largët e deri në ditët e sotme, nuk njeh raste ku
viktima të akuzohet si kriminel dhe për më tepër nga po kjo Europë, që erdhi në
pas luftë në Prishtinë dhe foli me superlativa të dukshme për UÇK-ës, Shqiptarët
dhe Kosovën. Lufta e UÇK-ës ishte sa e drejtë aq dhe e organizuar institucionalisht
e funksionimi i sajë u shtri nga
luftëtari i vijës parë e deri në Shtabin
e Përgjithshëm të UÇK-ës, me rregulla e kërkesa imediate, tepër qarta të sakta e
të rrepta, të cilat, jo vetëm që parandalonin veprat e dhunshme ndaj kundërshtarve, por ndëshkonin rreptësisht çdo iniciativë, që
mund të ndërmerej nga ndonjë individ i
veçantë. Ka fakte dhe argumente bindës, nga shumë njerës, të cilët vërtetojnë
mbrojtjen e civilve Shqiptar, Serb e pakicave të tjera minoritare. Por Europës
i vjen keq e i dhimbsen, ata individ që kryenë veprime agjenturore brenda
formacioneve të UÇK-ës, me interesa të shumta për Beogradin dhe Europën vetë. Këta
elementë destruktiv, për të cilët qajnë e lotojnë në kor të përbashkët Europa
dhe Serbia, janë trajtuar në përputhje të plotë me konventat ndërkombëtare, pa
as më të voglin detyrim. dhe deri në këtë kohë që jetojmë, nuk ka dalë ndonjë
person i kësaj natyre që të ankohet, me përjashtim, të atyre që i kurdis
Beogradi dhe i vë në dispozicion të Europës, për të njollosur UÇK-ës dhe
drejtuesit e sajë.
Mirpo,
nisur nga të gjitha këto ballafaqime konkrete e reale, që u paraqitën në këtë
shkrim, me plot gojën mund të thuhet, se EULEK-si i Europës plakë dhe të re, është
kthyer në një çiban, i cili duhet operuar menjëherë, sepse maisja e tij, mund të
shkaktojë trazira të pariparueshme për vetë Europën, që po luan me zjarrin e
ndezur nga ajo vetë 100 vite më parë kundër Shqipërisë dhe Shqiptarve. OKB-ra u
tërhoq ashtu si pa u ndjerë nga Kosova
dhe i takon këtij organizmi ndërkombëtar, që të mbyllë këtë plagë, në të kundërtë
Kuvëndi i Kosovës, ashtu si në rastin e shpalljes të pavarsisë, të vetvendosë
dhe të nxjerrë jashtë ligjit, veprimtarinë e këtij EULEK-si enigmatik. Këto
janë rrugët e mundshme për zgjidhjen konkrte të
këtij misteri politik dhe nëse kërkohet rrugë tjetër, ajo i takon
luftëtarve të UÇK-ës për të vënë nderin e tyre në vend.
SPIRO BUTKA
Ish Zv/Komandant i Operacionit “Shigjeta” të UÇK-ës
Aktualisht Kryetar i SHVL të UÇK-ës
Tiranë