NJE FUSHATE E ÇMENDUR
Zgjedhjet në Shqipëri: Premtimet për ndryshim, a thoni të jenë të vërteta?
Nga Fron Nahzi
Gazetar i specializuar në zhvillime ndërkombëtare
Eshtë
një fushatë e çmendur, e çmendur, e çmendur. Me shumë ngjashmëri me
komedinë epike të viteve 1963 në Amerikë, afrimi i zgjedhjeve
parlamentare të 23 qershorit në Shqipëri ka bashkuar një mori
karakteresh të vjetra dhe të reja të evolucionit të vazhdueshëm
demokratik të Shqipërisë. Ata po lëvrojnë nga njëri skaj i këtij vendi
të vogël në tjetrin njësoj si “Policët KEYSTONE” – (Personazh
kinematografik që përfaqëson paaftësinë). Të gjithë premtojnë anëtarësim
në BE, fund të korrupsionit dhe uljen e papunësisë (përafërsisht 28 për
qind e të rinjve është e papunë). Më së fundmi partia në pushtet ka
rritur dozën duke premtuar viza falas për në SHBA.
Grupi udhëhiqet nga i moshuari Sali Berisha, person i vetë-emëruar
kujdestar i demokracisë, Kryeministri aktual dhe udhëheqësi i Partisë
Demokratike në pushtet. Sfidanti i tij është i riu Edi Rama, Kryetar i
Partisë Socialiste, ish-kryebashkiaku i Tiranës, i cili preferon
biftekun e papjekur në një vend ku bifteku i pjekur fort është i
preferuari. Të dy liderët pretendojnë se vota për partitë e tyre do të
çojë në ndryshime në vend. Slogani i Berishës është “Ne jemi ndryshimi,
përpara”. Rama e kundërshton me parullën “2013: Viti i ndryshimit”, si
të thotë “le të heqin qafe Berishën”, dhe në një farë mase ka hedhur në
lojë nocionin e “Rilindjes” në slogan.
Në anët e tyre qëndron partia e nacionalistëve Kuq e Zi, e cila
çuditërisht po performonte mirë derisa lideri i saj kërkonte 100,000
dollarë nga anëtarët e partisë që kërkonin që emrat e tyre të vendosen
si kandidat për deputetë. Anëtarët e partisë braktisën lëvizjen dhe
kështu u shemb edhe Shqipëria e Madhe. Më tej është krijuar rishtazi
partia Fryma e Re Demokratike e udhëhequr nga Bamir Topi, ish-presidenti
i vendit. Relativisht i panjohur, Berisha e zgjodhi me kujdes dhe
katapultoi Topin në Presidencë. Topi u pozicionua kundër Berishës dhe
shumë shpejt e gjeti veten të papunë. Tani Topi po merr hak kundër
Berishës gjatë fushatës, ku ai shpreson që Fryma e tij e Re do të mundë
njeriun e vjetër. Fryma e Re mund të marrë disa vende në parlament por
me shumë gjasa të pamjaftueshme për të zgjuar erërat e ndryshimit.
Lojtar kyç është Ilir Meta, kreu Janus (nga janus latinishtja: zoti i
fillimit dhe tranzicionit) i Lëvizjes Socialiste për Integrim, një
parti fraksion që theu rradhët e Partisë Socialiste në vitin 2004. Me
një pjesë të qëndrueshme prej 5% të votës popullore, Meta ka marrë rolin
e King Maker (lojtari kryesor). Që nga viti 2009 ai ka ndarë krevatin
me Berishën. Meta ka shërbyer si zëvendëskryeministër dhe Ministër i
Punëve të Jashtme në qeverinë e Berishës. Ai u filmua në një video
kasetë nga një prej anëtarëve të partisë së tij duke kërkuar rryshfete
për një tender shtetëror. Berisha i erdhi shpejt në ndihmë për ta
shpëtuar. Kundër dëshmisë së ekspertëve të pavarur dhe thirrjeve për
drejtësi si nga evropianët ashtu dhe nga diplomatët amerikan, Berisha
dhe gjykatat tij përcaktuan se kaseta ishte e modifikuar dhe çështja u
mbyll nga gjykata. Meta u largua me xhepat plot me para drejt duarve të
Edi Ramës. Asnjë surprizë që slogani i partisë së tij është “Të ecim
përpara më shpejt”. Është e dyshimtë nëse Rama do të jetë në gjendje për
të mbajtur ritmin e tij, sikundër edhe besojnë disa persona të afërt
se Meta ka nisur tashmë një plan për ti marrë Ramës Partinë Socialiste
dhe të bëhet Kryeministër.
Me 7 pikë avantazh në sondazhet më të fundit, socialistët e Ramës
pritet të fitojë zgjedhjet. Por fushata politike shqiptare nuk do të
fillojë ose të përfundojë me zgjedhjet. Ajo është një sport që zgjat
gjatë gjithë sezonit. Humbësit asnjëherë nuk ndalojnë ankimimet dhe
fituesit asnjëherë nuk harrojnë lëvdatat. Premtimet e bëra gjatë
zgjedhjeve harrohen shpejt dhe shumë shpejt adoptohet politika e hedhjes
së fajit. Për më shumë se njëzet vjet secila palë ka premtuar të
ndryshojë vendin, por asnjëra palë nuk është e gatshme për të ndryshuar.
Dhe lloji i vetëm i ndryshimit që publiku do të donte të shikonte është
më pak lekë për udhëheqësit e tyre në llogaritë bankare jashtë vendit
dhe me shumë ndryshim, për sa i përket lekëve, në xhepat e tyre ose…
heqjen e vizave për në SHBA. Çfarë dhimbjeje!
Marrë nga “Huffingtonpost.com”
(sipas TO)