DËSHMORËT E KOMBIT BRËNDA DHE JASHTË KUJTESËS HISTORIKE
Dita
e nëntë e muajit Maj e çdo viti, lidhet me kujtesën historike të
fitores, që arritën popujt e e këtij rruzulli tokësor në Luftën e Dytë
Botërore, kundër nazifashizmit Italo-Gjerman dhe militarizmit Japonez.
Përkujtohen ngjarjet dhe historia merr jetë, për të ecur e sigurtë drejt
përjetësisë, të veprës heroike të atyre milionave martir, që derdhën gjak, për
çlirimin e popujve të robëruar dhe pavarësimin e atyre vendeve përkatëse, që u rreshtuan
në atë luftë botërore, krahas SHBA-ës, Anglisë, Rusisë, Francës e shteteve të
tjerë të çdo kontinenti. Kështu ndodhi dhe në kuadër të këtij përvjetori, ku
politika e shumicës aktuale, në zbatim të planeve e projekteve qeveritare, për
kremtimin e pesëdhjetë vjetorit të çlirimit të atdheut nga hordhitë nazi-fashiste,
organizoi e nderoi të rënët dhe luftëtarët e asaj lufte botërore. Kundërshtarët
opozitar, duke rendur pas njëanëshmërisë politike, vazhduan “Avazin e Mukës,
duke nënvleftësuar e transformuar ato ngarje e ndodhira, në interes të atyre, që jo vetëm nuk luftuan
për çlirimin këtij vendi, por përkundrazi, bashkëpunuan ngushtazi me okupatorin
pushtues nazi-fashist, fakt ky që vërtetohet dhe sot e kësaj dite, nga
luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Shqipëtare dhe ushtarakët e lartë të aleatëve,
të atashuar pranë ushtrisë të popullit tonë gjatë asaj lufte botërore. Nisur
nga verbëria politike për pushtet dhe miopia e vështrimeve historike, irritimi
plot mllefe, u shkarkua të nesërmen e atij përkujtimi, duke përgojuar grushtin
e nderimit partizan, simbolin e bashkimit të gjithë Shqiptarve të kudo ndodhur,
në një shtet unikal brënda një kombi të vetëm.
Historia e dhimbshme e asaj kasaphane hitleriane, u deklarua e mbyllur
me Nyrenbergun e pas luftës, por nuk ishte thënë, që që ajo ti lihej së
kaluatës, sepse u përsërit në fundin e
mileniumit të njëztë, me përmasa e tragjedi pothuajse të njëllojta e identike,
e në mos më tepër, ku me plot gojën mund të thuhet, se për vetë kohën e
zhvillimit, ngjajshmëria e atyre krimeve barbare, nuk u ndëshkua ashtu si u
veprua pas asaj gjakderdhje botërore, por krejt ndryshe e në kundërshti me ato
të drejta që përcaktohen në Kartën e Kombeve të Sanfrançiskos dhe Aktin Final
të Helsinkit.
Muaji Maj, që nga viti 1998 e në
vazhdimësi, në ditën e nëntë të tij, përkujtohet tashmë dhe për një ngjarje
tjetër të rëndësishme historike, për aktin sublim të dy dëshmorve të kombit
Shqiptar Ilir Kunushevci e Hazir Malaj, të cilët gjatë kryerjes të detyrave
luftarake për çlirimin e Kosovës, u vranë pabesisht nga dora gjakatare e
bashkëpuntorve të Beogradit, ku për të keqen e vetes tonë, ai krim u krye jo në
Kosovën e pushtuar nga Serbët,
por brënda tokës Amë, shtetit të tronditur Shqiptar të sapo dalë pas trazirave
marramëndëse të vitit 1997. Që nga ajo ditë e shënuar e 9 majit 1998, për çdo
vit në Tiranë kryeqytetin e gjithë Shqiptarve të kudo ndodhur, përkujtohet
rënja heroike e këtyre dy legjendarve, të cilët edhe pse të ndarë me kufij
imagjinar, bashkuan Shqiptarët në një luftë të përbashkët për çlirimin e
Kosovës nga hordhitë nacionaliste Serbe. Të dy
trimat e asaj lufte madhore erdhën në përvjetorin e tyre të rradhës,
ashtu si më parë të gjallë dhe krenar, për atë akt madhështor e të lavdishëm,
që kryen në interes të këtij populli e kombi ende të copëtuar në disa pjesë,
brënda disa shteteve të ndryshme të Ballkanit Perëndimor. Salla gumëzhiu dhe u
mbush plot me shokët e tyre të luftës, të ardhur nga disa treva etnike
Shqiptare. Hymni kombëtar hapi siparin e këtij përkujtimi dhe akademija vazhdoi
më tej me solemnitetin e duhur në kësi rastesh, ku nuk munguan ligjërimi i
historianit Skënder Zhitia dhe përshëndetjet e Zv/Ministrit të Sigurisë Muhamet Latifi, të Zv/Komandantit
i FSK-ës Gjeneral major Rahman Rama e Komandantit të Forcave Tokësore të RSH
Gjeneral Major Zyber Dushku. U fol, u përshëndet, u ligjërua e u përkujtua
veprimtaria e këtyre dy trimave, në kuadër të kryerjes të detyrave
luftarake të UÇK-ës, gjatë asaj lufte
çlirimtare. Jeta dhe vepra e tyre ishte dhe mbeti në histori, një akt monumental
e simbol i bashkimit të gjithë Shqiptarve.
Si në të gjitha përkujtimet e dëshmorve të
tjerë edhe në këtë rast, nuk mund të gjënden fjalët e duhura, për të vlerësuar
veprën madhore të tyre. Ajo sot për ne është e gjallë, tashmë midis Shqiptarve
e konkretisht në Kosovë, ku populli asaj treve Shqiptare, jeton i lirë e i
pavarur në truallin e vet arbëror. Brënda këtij realiteti luftarak të asaj
ushtrie çlirimtare, janë dhe Ilir Kunushevci e Hazir Malaj, dy ish luftëtar të
një kauze madhore e të shenjtë, të cilët ideali kombëtar edhe pse ishin ndarë
me kufij imagjinar, i bashkoi përjetësisht në luftë për çlirimin e Kosovës, nga
zgjedha koloniale e Begradit nacionalist. Jeta dhe vepra e tyre heroike, u lidh
ngushtë me detyrat dhe nevojat jetike të
UÇK-ës, në luftë të ashpër për jetë ose vdekje, kundër Forcave Ushtarake të
Federatës së mbetur Serbo-Sllave. Nisur nga praktika luftarake e përparuar
botërore, “se pa logjistikë të sigurtë, nuk mund të fitohet lufta”, të dy këta organizator e drejtues të këtij
veprimi luftarak, duke parë se në frontin e luftës së Kosovës, në të gjitha
zonat operative luftarake e në veçanti, në Llap, Mitrovicë e Drenicë, ndihej
mungesa e armatimit dhe municionit, u angazhuan totalisht, për të realizuar me
çdo kusht kërkesat e ngutëshme, brënda detyrave të ngarkuara nga Shtabi i
Përgjithshëm i UÇK-ës. Në kuadër të gjithë kësaj veprimtarie luftarake, ishte
dhe lëvizja e kollonës së tyre me armatim e municion në drejtim të Tropojës në
9 Maj 1998, datë kjo kur këta dy trima të betuar para flamurit e hymnit kombëtar,
u vranë pabesisht jo nga Serbët, por nga agjentët e tyre Shqiptar, të vënë në
shërbim të Beogradit, në një pritë të studiuar, organizuar e realizuar
qëllimisht e me paramendim, për ti vrarë
e azgjësuar me çdo kusht.
U nisën nga Tirana në mbrëmje, për të
udhëtuar natën, sepse mund tu delnin probleme me zbatuesit e embargos. Në krye
të kollonës udhëtonte me veturë vetë Iliri me Hazirin në krahë të djathtë,
ndërsa në sediljet pas tyre ishte ulur një oficer i SHISH të asaj kohe. Nga pas
vinte automjeti me ngarkesë i drejtuar po nga njerës të SHISH. E gjithë kjo
lëvizje deri në orën 2.00 të datës 9 Majj 1998, kohë kjo që sapo ishte kaluar
kthesa e rrugës për në Tropojë e pikërisht në Miliskajë. Përballen me pengesa
në rrugë dhe u kuptua menjëherë, se dikush i kish tradhtuar e kërkonte jo vetëm
kokat e tyre, por dhe ngarkesën me armatim e municion e mjetet financiare, që
kish Ilir Kunushevci me vete. Krisma e parë e Shqiptarve të shitur, u zbraz
pikërisht kundër Ilirit, të ulur në sediljen e drejtuesit të veturës. E ndjeu
dhimbjen trimi i Podujevas dhe pse i plagosur e mori hakun me plumbin e parë
kundër tradhëtarit. Hazir Malaj mjeku i njohur Tropojan, atdhetari e patrioti i
përkushtuar ndaj humanizmit dhe ndjenjës tradicionale të malësorit, e hodhi Ilirin mbi supet e tij
dhe mori rrugën për në fshatin më të afërm, për ti dhënë ndihmën e ngutëshme
mjekësore dhe për tu larguar sa më tepër nga vrastarët e pabesë, që vazhdonin
ti ndiqnin. Ndërkohë Shikasi i ulur në
ndenjëset e dyta të veturës, pasi theu xhamin e pasmë, në vend që bashkë me
drejtuesin e shoqërusin e makinës së ngarkuar, të hapte zjarr kundër agjentëve
të Beogradit, për të mbrojtur e mbuluar
Ilirin e plagosur dhe Hazirin që e mbarte mbi supe, u zhdukë si hije bashkë me
të tjerët dhe në mëngjezin e datës 9 Maj 19998, u gjënden në mjediset e SHISH
bashkë me makinën e ngarkuar. Braktisja e dy heronjve në çastin kritik e momentin më të vështirë, tregon e qartëson dhe njëherë
lidhjet e hijeve vrastare, me ata që u larguan në terrin e natës si hajna, pa u
hyrë një gjemb në këmbë. Ky veprim i studjuar e i paramenduar bëri, që tu lihet
dorë e lirë UDB-shve të Beogradit, jo vetëm për ti ndjekur gjatë tërheqjes dy
trimat e asaj lufte, por dhe ti vrasin, duke i masakruar me breshërira të tëra armësh
automatike.
Nga ajo natë e errësirës vrastare e deri
në ditët sotme, kanë kaluar 16 vite dhe krimi i dyfishtë, jo vetëm që nuk është
zbardhur, por për më keq, përhapen aludime e iluzione të tilla, për të
transformuar e mbuluar krimin e atyre që organizuan e kryen pritën për vrasjen
e atyre dy herojve legjendar. Dielli nuk mund të mbulohet me shoshë thotë
poplli ynë. Nisur nga faktet konkrete e bindëse, që argumentojnë kryerjen e
atij krimi barbar, në mediat e shkruara, ato vizive e rrjetet social shoqërore
të internetit, janë lakuar emra konkretë nga të dy anët e kufirit imagjinar, jo
vetëm nga individ që u dhimbset kjo vrasje, por dhe nga agjensi zbulimi
prestigjoze dhe organet përkatëse të hetuesisë tashmë të dy shteteve Shqiptare
heshtin. Por përse vallë? Nuk u vranë dy njerëz të zakonshën, për të cilët dhe
për ata nuk mund të heshtet, por u vranë dy trima, dy heroj, dy atdhetarë të
përkushtuar, du patriot të vendosur, dy luftëtar të UÇK-ës, dy vëllezër të një
gjaku, të cilët edhe pse të ndarë me dhunë nga trualli etnik Shqiptar, i
bashkoi ideali shenjtë i luftës për liri e pavarësi kombëtare. Dosja e tyre u
hap menjërë pas ngjarjes, por ajo u mbyll me urdhër, por të kujt? Ajo dhe pse
mban sipër vetes pluhurin e harresës, ka fakte e argumente, që jo vetën vërtetojnë krimin që u krye, por dhe kush
janë autoret e asaj vrasje makabre me emra konkretë. Ilir Kunushevci dhe Hazir
Maaj e morën hakun e tyre dyfish, një me dorën e Ilirit dhe tjetri nga
besnikëria Shqiptare, që nuk fal në të tilla raste. Ata që organizuan e kryen
atë pritë vrastare, ikën nga sytë këmbët, por më pas u shpërblyen me grada e
ofiqe dhe sot edhe pse rrjedha e jetës i ka hedhur në koshin e plehrave, vijnë
në përkujtimin e Ilir Kunushevcit e Hazir Malaj, ashtu buza gaz si hipokrit e
lotë krokodili në sy, duke u shoqëruar dhe nga ndojnë agjent i Beogradit, që
rend nëpër sallë me aparat fotografik, për të gjuajtur e kurdisir sajesa të
rreme, në favor të atyre që kërkojnë gjykime speciale për luftëtarët e UÇK-ës.
Përkujtimet e këtyre dy herojve të kombit Shqiptar, janë shoqëruar vit pas viti
me kortezitë ceremoniale, të cilat janë organizuar e zhvilluar nën kujdesin e
qeverive përkatëse të Tiranës e Prishtinës. Do të vijë dhe 9 Maji i vitit
pasardhës dhe rutina e kremtimit do të vazhdojë,
duke lënë në harresë jo vetëm zbardhjen e atij krimi ndërshtetërore, por dhe
lojën korteziale që bëhet nga ata, që i kanë lënë këta trima në varrezat
publike, në vend që të sistemohen si gjithë dëshmorët në altarin e lirisë, ku
prehen gjithë herojt e tjerë. Deri kur do të vazhdohet me këtë mënyrë të
vepruari, e dinë ata që mbi bazën e gjakut të Ilir Kunushevcit, Hazir Malaj e
mijëra dëshmorve të tjerë, livadhisin sot duke u krekosur me lulka në supe
e poste qeveritare gjatë gjithë vitit
dhe kujtohen vetëm një ditë para përkijtimit për kurorat korteziale që duhen
vendosur para kamerave televizive.
Kujtesa historikë është dhe mbetet një
vatër burimore e pa shterur, sepse mbi bazën e memories së sajë, ngjarjet dhe
ndodhitë kujtohen e rifreskohen, jo vetëm për të ngelur ashtu të gjalla brënda
Shqiptarizmës, por dhe i tregojnë mbarë botës përparimtare e demokratike, si
luftohet për të ardhmen, për të mos harruar të kaluarën. Brënda këtij
këndvështrimi konkret për kujtesën historike, nuk janë vetëm Ilir Kunushevci e
Hazir Malaj, por dhe heroi i tri luftrave dhe dëshmori i kombit Pajtim Ahmet
Roci nga Kukësi, trimi që derdhi gjakun si lumë dhe fali jetën e vet rinore,
për çlirimin e trojeve etnike Shqiptare të Shqipërisë Lindore, të pushtuara nga
Sllavët e vetëquajtur Bullgarofolës. Edhe ky trim u vra pabesisht bashkë me dy
trimat e tjerë, Lefter Koxhaj nga Skrapari e Ndriçim Koxhaj nga Librazhdi, nga
duart gjakatare të Bullgarofolsve Sllav
dhe bashkëpuntorve të tyre Shqipëfolës. Ajo që të indinjon së tepërmi në këtë
vrasjë tragjike, nuk është vetëm krimi i pabesë që u krye kundër këtyre tre
heronjve legjendar, por dhe se organe të caktuara të errësirës obskurantiste të
shtetit të vetëquajtur Maqedon, e vranë për herë të dytë, duke e futur në morg
ashtu të plagosur, pasi u gjetë i gjallë. Ky veprim makabër, vërtetohet dhe sot
e kësaj dite nga të zotët e shtëpisë, të cilët pranojnë se trimi Pajtim Roci,
ishte në agoni e rënkonte, në kohën kur i muarën trupat e tyre në mëngjezin pas
ngarjes. Këtu duhet të ndalet Haga dhe ata që llomotisin për drejtësi e gjykata
speciale, për tu treguar nazi-fashistëve Maqedonas, se cilët janë në realitet
ata, me ato krime monstruoze që kanë
kryer jo vetëm në atë luftë, por në
shekuj të tërë, të pandarë përjetësisht as dhe një hap nga Serbët. Historia e
heroit të tri luftrave Pajtim Roci, nuk mbaroi këtu, sepse ai u vra për herë të
tretë nga Zv/Kryeministri Shqiptar pseudo demokrati Genc Pollo këtu në Tiranë,
i cili gjatë diskutimit për miratim, nuk e nënshkroi dosjen e tij si dëshmor i
kombit, nën pretekstin e ndonjë mungese të papërfillëshme, në një kohë kur ai
është njohur e pranuar si pjestar i tri luftrave, shpallur dëshmor i Ushtrisë
Çlirimtare Kombëtare dhe dekoruar me Medaljen e Shqiponjës, nga Presidenti i
RSH Bamir Topi.
Ashtu si Ilir Kunushevci e Hazir Malaj edhe
Pajtim Roci, Lefter Koxhaj e Ndriçim Koxhaj, janë varrosur nëpër varreza
publike, në fshatrat përkatës e jo në në varrezat e dëshmorve, ku prehen dhe
dëshmorët e tjerë të Kombit Shqiptar. Arsyetimet që rrjedhin, për të
justifikuar këtë mos realizim përbetimi, nuk mund të pranohen kurrsesi, ku me
tepër theksohet se shkaktar janë familjarët, të cilët nisur nga dhimbja apo
feja, dëshërojnë që bijve të tyre të mos u lëvizen eshtrat nga vendi ku ata
janë varrosur. Dëshmori i Kombit është biri i gjithë popullit Shqiptar dhe si i
tillë ai duhet të prehet në vendin e caktuar për këtë qëllim, në vorrezat e
dëshmorve të Kombit. Duan apo nuk duan të dashurit e tyre, detyra e shtetit
është që dëshmorët e kombit ti sistemojë në varrezat e dëshmorve, sepse në këto
mjedise ai jeton me mijra vjet, ndërsa duke qënë në varreza publike, jo vetëm
nuk merr vlerën e duhur, por me kalimin e viteve, dekadave e shekujve,
gradualisht humbet dhe varri i tij. Nisur nga gjithë këto kërkesa historike të përcaktuara nga praktika
jetësore e kësaj shoqërie njerëzore ku jetojmë, nuk është vetëm detyrim
njerëzor, por dhe ligjor i përcaktuar në kushtetutë si dokumenti bazë dhe aktet
nënligjore, për tu shkuar deri në fund të gjitha problemeve, që kanë të bëjnë
me jetën dhe veprën e atyre luftëtarve çlirimtar, që sakrifikuan jetën dhe
gjakun për atdheun, popullin dhe krejt kombin. Në të kundërtë, atje ku nuk
respektohen e nderohen të rënët e luftrave çlirimtare, nuk mund të pretendohet
kurrsesi, se egziston shteti i lirë e i pavarur.
Spiro Butka
Ish Z/vKomandant i operacionit Shigjeta” gjatë luftës së UÇK-ës
Aktualisht Kryetar i SHVL të UÇKës Tiranë
Tiranë 12 Maj 2014