02 February 2014

Janullatosfobia dhe shqiptaret ekstremiste te Al Qaides

Janullatosfobia dhe shqiptaret ekstremiste te Al Qaides

Klajd Kapinova
New York

Shume mire kjo proteste me 10 apo 15 vete, duke pefshire edhe kalimtaret indiferent amerikan te rastit dhe koleget e mi gazetare kurioz. Dhe ky tubim shqiptar ne New York, eshte vlere fale demokracise amerikane.
Kjo eshte nje e drejte elementare dhe e respektuar si per te mire apo per te keq, permes Kushtetutes Amerikane.
Meqenese, thuhet me te madhe, se eshte mbeshtetur nga kjo apo ajo organizate lind pyetja: Si ka mundesi, qe Kisha e Peshkop Fan Stilian Nolit ose sikurse njihet Kathedralja e Shen Gjergjit (1908) ne Boston dhe Fortlumturia e Tij Peshkop At Arthur Liolin, nuk e ka mbeshtetur celulen protestuese teshqiptaro-amerikane!? A mund te quhet Kisha Orthodoxe e Shen Gjergjit dhe besimtaret e saj shqiptaro-amerikane veterane dhe te rinj "trathtare", "grek" pse ata nuk moren pjese ne protesten allaturke!?
Gazetat e perditshme: Daily News, The New York Times, New York Post, etj. deri tani nuk kane dhene asgje, per protesten e pakuptimte te shqiptaro-amerikaneve, kunder Prof. Dr. Janullatosin. Shqiptaret edhe kete radhe ketu, bene nje nje bire ne uje ose autogol ne porten e tyre, nje kulture dhe sport i ri, qe kane kohe qe e kane per zemer dhe e pelqejne shume ta praktikojne.
Por nga ana e tjeter, mendoj, se kjo proteste pa efekt, ne essence dhe permbajtje, eshte paksa hipokrite, sepse ne shohim vetem mallkime me plot te keqija, qe ka “bere” Fortlumturia e Tij Imzot Janullatosi dhe asnjehere nuk pyesim vetveten ose te shohim faktet e historise moderne, se kush ndihmoi me perkushtim dhe udhehoqi Ringjalljen apo Ringritjene fese se rrenuar dhe Kishes Ortodokse ne Shqiperi, pas periudhes se erret te komunizmit.
Une mendoj, se i duhet dhene haku kujtdo, ashtu sikurse thote historia, me te mirat dhe anet negative.
Te flasesh vetem zi dhe te mohosh miresite e klerikut te larte per komunitetin e madh, ne sherbim te besimtareve te devotshem te krishtere orthodoks, nuk me duket serioze dhe e vertete.
Eshte mire, qe para se te shkruhet me tendenca te paramenduara denigruese zi e me zi, per nje person, te nje niveli dhe cilesie te larte ne rangun boterore, duhet te merret nje informacion ose hulumtohet me detaj jeta dhe puna e tij dhe jo te flitet me hamendje dhe emocione, thjesht pse ai eshte i krishtere dhe duhet urryer me mentalitet jeniceresh anadollak.
Nje fjale e urte e marre nga BIBLA, thote: “Jepni Çezarit çka i takon Çezarit dhe jepni Zotit çka i takon Zotit”.
Si shpiegohet, qe e gjithe komuniteti orthodoks ne Shqiperi, nuk ka pare deri me sot kaq shume te zeza, sa thuhet me histerizem ne media ndaj Imzot Janullatosit, duke e kthyer luften kunder tij si qellim primar ne Janullatosfobi!?
Po Kisha Orthodose e Shen Gjergjit ne Boston, pse asnjehere nuk ka dalur hapur kunder “mekateve” te Eminences se Tij Prof. Dr. Janullatosit, mbasi rreth tij jane grumbulluar te gjithe "krimet" apo te keqijat e kutise se Pandores?! 
Dihet, se ne ate mision te larte fisnik baritor, Ianullatos-in, nuk e kane vene greket, por Igumeniki Orthodoksia nga Stambolli. Ne te njejten menyre, emerohen te gjithe kryepeshkopet.
Pra, shqiptaret, duhet te hidhen tani "kunder" kryeqytetit te ish Perandorise Otomane, qe eshte Stambolli dhe jo Athina. Boll me urretje patetike. 
Kisha Ortodokse, nuk eshte perkatesi apo prone e shtetit grek, pavaresisht se Ianullotos eshte me kombesi greke.
Nese ecet me logjiken allaturke, i bie qe italianet, nuk duhet t’a pranojne apo njohin Atin e Shenjte ne Vatikan, me arsyen pse nuk eshte italian... 
Po mire o burre apo grua e dheut, kaq budallenj dhe antishqiptare, eshte i gjithe komuniteti orthodoks ne Shqiperi dhe kaq miope dhe budallenj, jane profesoret e shquar te Fordham University ketu ne New York, sa te mos dijne, se po vleresojne nje “kriminel” apo “terrorist” te betuar antishqiptar!?
Presidenti i Fordham University ne New York, nder te tjera, vleresoi se me punën bamirëse të Kishës, jo vetëm për besimtarët, por për të gjithë shqiptarët, përfshi këtu riparimin e rrugëve, urave, klinikave, si dhe mbledhjen e donacioneve për riparimin e një xhamie.
Nën udhëheqjen e Kryepeshkopit Kisha Orthdokse, shpërndau qindra ton ushqime dhe furnizime, për refugjatët e gjithë besimeve dhe kombësive, sidomos gjatë krizës në Kosovë.
Në mënyrë të palodhur, Kryepeshkopi, ka dhënë kontributin e tij për të lehtësuar tensionet në Ballkan dhe për këtë në vitin 2000, ai u zgjodh kandidat për Çmimin Nobel për Paqen, shkruan shkrimtarja Aida Bode, ne raportin e saj, botuar tek e perkohshmja mujore "Dielli", organ i Federates Panshqiptare “Vatra” ne New York.
Ne i pame shqiptaret ne vendlindje, qe shfryn dufin anadollako-arkaik, kunder K/Ministrit te Britanise se Madhe, pse thahapur 100% te verteten, per ne, mbasi per inerci te komunizmit, ne ishim mesuar, se kushdo, qe flet per ne dhe rreth nesh, duhet te na bejne qefin, (si ne kortezhet e permotshme me elegji glorifikuese), sikurse na e benin shume parti “motra” marksiste-lenisniste ne kohen e Dulles se Gjinokastres, qe hanin dhe pinin me muaj te tere, neper resortet lukzose (per kohen), kur shqiptaret viheshin ne radhe qysh ne oren 2 te nates per nje shishe tambel apo per nje cope buke kallamoqi (katund) e gruri (qytet), ne dyqanet e varfera te komunizmit…
Nese e shikon ceshtjen me gjakftohtesi, i bie ose bota eshte e lodhur ne tru, qe e vlereson me tituj dhe ndere te larta te merituara Fortlumturine e Tij Imzot Prof. Dr. Janullatosin ose ne shqiptaret jemi s’mirezi, hipokrit, trushperlare dhe genjeshtare te cilesise se larte, qe e urrejme klerikun e respektuar nga bota e civilizuar, thjeshte pse eshte i krishtere dhe behemi te verber karshi mercenareve e terroristeve kamikaze vehabist islamik te Al Qaides, qe veprojne diten per diell. Ato fanatike muhaxhidine si te droguar nga hashashi i talebaneve te Pakistanit, para kamerave televizive apo internetit, shkurt para hundes sone dhe syve te leshkosur te qeveritareve dhe politikaneve na thone hapur ne youtube, se do te vendosin Ligjin e Sheriatit me ose pahir edhe ne trojet shqiptare dhe gjithe boten…
Nese shfletojme historine, shohim se ne kohen e Italise fashiste dhe Gjermanise naziste, kufiri shqiptaro-shqiptare, ishte i pandare dhe te gjithe hynin e dilnin lirshem. E pra, kjo eshte merite e nazi-fashisteve se na bashkuan te gjithe trojet shqiptare ne nje shtet te vetem etnik.
Pra, keto fashiste e naziste, qe kane bere krime kunder njerezimit (kane vrare mbi 56 milion, ku, mbi 6 milion jane ebrej), kane bere edhe mire per popullin tone, ne momente kyce te historise sone, pikerisht, ate qe nuk arriti t’a bente as periudha e mbas Pavaresise me1912…
Me duket hipokrite kjo proteste ne New York dhe teper qesharake edhe per faktin tjeter, se ata qe protestojne me shumice, nuk i perkasin komunitetit orthodoks, por besimit islam, e cila nga ana e saj, asnjehere deri me sot nuk ka protestuar, kunder shqiptareve te rinj terroristete Al Qaides, qe te indoktrinuar me ideologjine vrastare te vehabizmit, po luftojne edhe mes vedit, per vendosjen me fanatizem edhe ne trojet tona (ne perspektive) te Ligjit kobzi te Sheriatit.
Duke u marre shume me Janullatosfobine, nje pjese e ketij komuniteti ose drejtuesit e besimit islam, ne disa redaksi gazetash, revistash, fondacionesh, forumesh me emra hipokrite europiane e boterore, website, radio, television etj., ne vendlindje dhe diaspora, kane harruar te merren me ose paqellim me problemet brenda fese se tyre, ku, me seshumti po gjen truall vehabizmi radikal, larg islamizmit tradicional te ishkolonizatoreve barbar turq...
Brenda komunitetit te tyre, ka lindur dhe lulezuar, diten per diell dhe ne sy te te gjitheve, individe dhe grupe ekstremiste, qe moren fizionomi dhe sot kane veprimtari konkrete terroriste me karakter te paster fetare, perkrah Al Qaides, ne Siri e gjetke.
Per mendimin tim, nuk duhet vene shenja e barazimit, midis Fortlumturise se TijImzot Prof. Dr. Janullatosit dhe terroristeve shqiptare te Al Qaides, qe luftojne ne Siri, per te shkaterruar trojet etnike shqiptare, permes vendosjes me cdo cmim te sundimit te Ligjit famkeq te Sheriatit, ku, nenat, motrat apo shoqet tona, do te fillojne jeten mesjetare te inkuizicionit, brenda kater mureve te shtepise se shtetit burg, qe do te lind nga ligji ne fjale. Ato fatkeqe, do te jene viktime, fale tolerances dhe verberise se vete komunitetit islam shqiptare ne trojet etnike.
E thene shkurt, keto nena dhe motra te mira muslimane shqiptare, do te trajtohen si kafshe shtepiake, qe riprodhon mbasardhes e asgje me shume, sepse do te jene te privuar sipas ligjeve ne fjale nga cdo e drejte...
Nese dikush ben “mekat”, te dashurohet me nje vajze ose djale jo te besimit te tyre, vajzat apo grate, do te vriten me gure, ne nje grope te vdekjes, qe ata do t’a hapin me duart e tyre…
Mjafton, te shohim shtetet apo republikat islamike (me strukture te paster fetare sheriatiste), ku, sundon dhunshem Sheriati radikal vehabist dhe s’ka nevoj, per shume koment, se si do te jete jeta e shqiptareve ne te ardhmen...
Gjithashtu, duhet te them, se asnjehere, nuk kam pare protesta te komunitetit ortodoks ne Shqiperi, kunder klerikut arvanitas.
Kujt me shume, se ketij komunitet orodoks ne Shqiperi, i takon te vendos, se kush duhet te jete ne krye te Kishes se tyre autoqefale.
Sot, me terbim dhe histerizem radikal, ceshtja shqiptare, rrotullohet apo shikohet vetem kunder Shkelqesise se Tij Imzot Janullatosit, pse ai nderohet nga nje universitet amerikan.
Kryepeshkopi Anastas, u shpall sot “Doktor Nderi” i Universitetit Jezuit Fordham (1841). Protesta shqiptare, nuk pati asnje efekt negativ tek zyrtaret e universitetit, te cilet, nuk e moren vesh se a kishte apo jo kalimtare protestues.
Universiteti amerikan Fordham ne New York, shpalli me 28 janar 2014, “Doktor Honoris Causa” Kryepiskopin e Tiranes dhe te gjithe Shqiperisë, Anastasin.
Pra, kete titull deri me sot nuk kane arritur asnje nga presidentet e Shqiperise, Dardanise e gjetke, se per K/Ministra dhe ministra as qe behet fjale t'a degjojne, se cfare do te thote ky titull.
Sa me shume, qe ne shqiptaret e urrejme me fanatizem vulgar anadollak figuren e larte boterore, aq me shume ai nderohetdhe respektohet.
Mendoj, se nje falenderim i perzemer, i duhet percjelle ne kete rast demostruesve dhe mediave primitive papagalle shqiptare, qe kane bere qe popullariteti i tij te rritet shume, ne boten shqiptare, se te huaj nuk dijne shqip dhe nuk i kuptojne sherret apo budalliqet tona anadollake...
Ceremonia zyrtare e dorëzimit të titullit “Doktor Nderi”, u mbajt pasdite pa asnje problem, në Kampusin Universitar “RoseHill”, afër Kopshtit Botanik të këtij metropoli njujorkez. Gjatë ceremonisë së dhënies së titullit te nderit Fortlumturia e Tij mbajti kumtesen: “Duke përhapur Ungjillin në një vend multifetar. Meditime theologjike për fetë etjera”.
Per me shume, shqiptaro-amerikania shkrimtare, poete, përkthyese dhe kritike e njohur Aida Bode, duke pershkruar realisht historine te Universitetit Jezuit, vlereson, se: “Fordhami është një universitet jezuit nga më tëvjetrit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I themeluar në vitin 1841,universiteti qëndron me një mision të patundshëm: të zbulojë urtësinë dhe të transmetojë mësimdhënien nëpërmjet studimit dhe arritjeve më të larta mësimore. I udhëhequr nga tradita katolike dhe jezuite, ky universitet mbështet zhvillimin intelektual, moral dhe fetar të studentëve dhe i përgatit të udhëheqin një shoqëri globale. Ky universitet nderoi të martën më datën 28 Janar, 2014 Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë me Doktoraturën e Letrave Njerëzore Honoris Causa (në latinisht “për hir tënderit”). Ceremonia u zhvillua në Kishën e Universitetit në kampin Rose Hill (Kodrina e Trëndafilit)…”
Por, nga ana e tjeter nihilistet, asnjehere nuk permendin, se sa shkolla ka hapur, sa kisha ka rindertuar dhe ndertuar ngathemelet, ndihma material dhe financiare ka dhuruar njerezve ne nevoj, sa femije ka derguar me studime jashte vendit ne profile te ndryshme dhe jo vetemfetare, sa femije ka derguar per sherim falas jashte Atdheut etj.
Ai, eshte Qytetar Nderi i Tiranes, titull, ky i dhene si Mirenjohje nga Kryeministri i Shqiperise (i mire apo i keq), me emrin Edi Rama.
Ai, erdhi ne krye te Kishes Ortodokse te Shqiperise, me miratimin apo deshiren edhe te ish Kryeministrit dhe ish Presidentit Dr. Sali Berisha.
Kryebariu i Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise Imzot Janullatosi, eshte Antar Nderi ne 17 (shtatembedhjete) akademi universitetesh presitigjioze te botes dhe figure e larte e botes akademike laike dhe te Kishes Otodokse neper bote.
Pra i mire apo i keq, ne New York, Shkelqesia eTij, ishte i ftuar si shqiptare dhe Kryetar apo Kryebariu i Kishes Ortodokse Shqiptar edhe jo asaj helene (greke).
Ai, njeh shume mire historine dhe kulturen shqiptare, mbasi flet shqip shume mire gjuhen shqipe, kur ne Shqiperi dhe Kosove po rritet gjithnje e me shume perqindja e analfabetizmit. Te gjithe meshat, ne kishat shqiptare brenda territorit te Shqiperise, ai i thote ne gjuhen shqipe.
Ai, ka qene dhe eshte zeri dhe ndergjegja e komunitetit te tij orthodoks.
Ne podiumin e Universitetit Fordham ne New York, kur ai po ligjeronte, ne auditorin e mbushur me shume student dhe profesore te nderuar amerikane, ishte i vendosur perkrah flamurit amerikan, dhe te universitetit edhe Flamuri Kombetar Shqiptar Kuq e Zi. Pra, ai ka perfaqsuar denjesisht komunitetin ortodoks shqiptar si kryebariu i mire i tyre...
Janullatosfobia fondamentaliste, ka verbuar nje pjese primitive apo radikale shqiptare, qe te mos shohin trahun, qe po na verbon te gjitheve, para syve tane dhe diten per diell.
Shume organizata islamike, gjoja “bamirese”, ne Kosove e Shqiperi dhe shtetin “vella” te ish “baba Dovletit”, qe sot per fat te keq, drejtohet nga i kryekorruptuari ne skandale te medha neo-otomanisti i terbuar radikal vehabisti K/Ministri Erdogan (i cili, eshte i padeshiruar per popullin e vet, sepse ka e po mbyt me gjak dhe terror opoziten laike ataturke…), po rekrutojne si mercenare fetare, ne emer te fese islame me mijera te rinj shqiptare, per te luftuar per Jihad (Lufte te Shenjte) dhe se asnje gazetar, analist, televizor shteterore apo privat, reviste, website (qe pothuajse drejtohen nga perfaqsues te komunitetit islam ne vendlindje dhe diaspore), si te verbuar, nuk i shohin thirrjet e tyre histerike fashiste (neyoutube), kunder vete shqiptareve.
Pse kjo heshtje nga komuniteti dhe "intelektualet" islam ne trojet etnike!?
Qeveria Amerikane, kohet e fundit, eshte shume e shqetsuar dhe alarmuar me te drejte, per perhapjen e shpejte, qe po marrin grupet terroriste te Al Qaides ne Siri, ku, ka shume antare me gjak dhe gjuhe shqiptari, qe flasin dhe kercenojne hapur ne shqip 24/7 ne mediat elektronike.
Pse nuk behet pyetja: Pse ky universitet amerikan apo nje tjeter te nderoj nje klerik tjeter orthodoks shqiptar?! A ka klerik shqiptar, qe ka nivelin e kryebariut te tyre?! Nese po, cili eshte dhe pse nuk eshte ftuar nga universitetet prestigjioze amerikane!? Mos eshte kjo nje “padrejtesi”, qe amerikanet u bejne klerikeve shqiptare orthodoks!? 
Po cfare po behet ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni apo diaspore ku, askush nuk flet apo ngrihet ne demostrata, kunder jashteqitjes “shqiptare”, qe po luftojne per Jihad ne Siri!?
Sheriati, eshte kunder vendeve perparimtare, si: Amerika, Europa Perendimore, Kina, Rusia, Japonia, Australia etj. Ideologjia e ketyre ligjeve ne fjale, nuk njeh komb, liri dhe te drejta te njeriut, respektim te gjinise femerore, te drejten e votes, pjesemarrjen ne jeten politike, kulturore, administrative, te zgjedh dhe te zgjidhet ne organet e pushtetit lokal dhe qendror.
Mjafton te lexosh programet e tyre dhe e sheh boten e erresires dhe vdekjes, qe do t’i ndodh kujtdo, qe do te behet si ata. Republikat islamike, ku, aplikohet ky krim i lirive dhe te drejtave te njeriut, jane shembulli me klasik. 
Kjo heshtje me ose paramendim, i ka dhene krah lulezimit dhe zgjerimit te grupeve ekstremiste, qe nga Siria bejne thirrje per Jihad.
Ata si kancer, ne trupin e sfilituar nga hallet ne trojet shqiptare, neser mund te behen nje eksploziv i rrezikshem dhe shqetesim serioz, per gjithe shqiptaret, Ballkanin, Europen dhe boten.
Toleranca apo flirtia me heshtje te forcave te rendit dhe ministrive te brendshme, sherbimeve sekrete respektive Kosove dhe Shqiperi, ka bere, qe keto muhaxhidine te tredhur ne tru, te perhapen si kerpudhat mbas shiut, sepse qeverite dhe “intelektualet” shqiptare, me shume po merren me Janullatosfobine, se sa me celulat e Al Qaides ne trojet arberore, qe po veprojne si kompani dhe brigada te medha hapur per Jihad ne Siri.
Per keto gazetaruce dhe analiste “liberale”, mei rrezikshem eshte kleriku i larte shqiptar orthodoks me fame boterore, qe nderohet dhe respektohet nga auditoret prestigjioze amerikane, se sa “shqiptaret” e Al Qaides, qe kerkojne te vrasin edhe besimtaret e vet paqesore ne trojet shqiptare…
Shqiptaret ne Siri, po vrasin si pushtues, ne emer te fese islame, kurse Shkelqesia e Tij Imzot Prof.dr. Janullatosi nuk ka vrare, por ka ushqyer me predikimet e tij elokuente DASHURI, MIRESI, PROGRES, DHEMBSHURI, CIVILIZIM, dashuri dhe respekt, per prinderit, te afermit, vellain, nenen, motren, te mbash afer dhe t’a kthesh ne rruge te mbare edhe njeriun qe gabonetj…
Ai, ka shkolluar e shkollon vijueshmerisht me dhjetra te rinj e te reja ne vendet e botes civilizuese.
Fortlumturia e Tij, ka punuar per Shqiperine dhe shqiptaret e mire ortodoks, me shume se shume shqiptare per Atdheun e tyre.
Kleriku i larte ortodoks, nuk ka sulmuar popullin e lashte paqesor sirian, nuk ka vrare asnje femije ne Siri, nuk kaperdor arme kimike te shfarosjes ne mase, per te vrare me dhjetra femije, sikurse kane bere dhe bejne bashkekombasit tane (nen emrin e Al Qaides ne Sirietj.), qe sot Kombet e Bashkuara, i kane cilesuar keto terroriste si pergjeses, per krime kunder njerezimit.
Keto grupe ekstremiste, nuk linden dje, por ueshte dashur kohe dhe mund, per te arritur aty ku jane ato sot. Kush i ka toleruar dhe pse!?
Imazhi i Shqiperise, Kosoves apo shqiptareve te Maqedonise, ne sy te botes po del negativ, ashtu sikurse eshte ne realitet...
Ne si shqiptare, tregohemi para botes si njerez te pabese, hipokrit, me dy apo me shume fytyra. 
Shqiptaret, kerkojne te integrohen me te drejte ne Bashkimin Europian, por per fat te keq, sa me shume kohe te kaloi, aq meshume forcohen pozitat e ekstremisteve te Al Qaides ne Kosove, Shqiperi dhe Maqedoni, po rekrutojne dhe perdorin si mish per top nje pjese te deshperuar te rinise shqiptare nga trojet etnike, duke ua shperlare trurin dhe mbushur ate me pikpamje dhe nxitje te urretjes fetare ndaj atyre, qe nuk jane te nje besimi siata.
Pse intelektualet e besimit islam, nuk flasin apo protestojne ne rruge cdo dite ose te shkruajne apo bejne thirrje vellazerore, per ndalim te derdhjes se gjakut shqiptar per interesa te AlQaides ne Siri!?
Heshtja, vret me shume dhe eshte e demshme, perte ardhmen e kombit dhe femijeve. Neser, femijet tane, do te mallkojne nenat che baballaret e tyre pse heshten, kur Atdheu kishte me shume nevoj per zerin dhendergjegjen e tyre, kunder terroristeve shqiptar radikale te Al Qaides, qe do t’a kthejne token e lodhur te Arberit ne Republik Vdekjeprurese Islamike.
Cfare prisni Atdheu yne eshte ne rrezik!?
Deri kur shqiptaret, do te mbajne dhe ushqejne lepurin e frikes ne bark!? Deri kur, do te shitemi me heshtje vetevrasese, perdisa aspra, duke pranuar me ndegjegje, qe femijet tane ne vend te shkollave, dot’i nenshtrohen pa vetedije ligjeve antinjerezore dhe vdekjeprurese te vetes dhe kombit shqiptar.
Ku jane shkrimtaret dhe artistet, profesoret e universiteteve me emra te bukur, por fallco europiane, qe heshtin para degradimit te perditshem te Atdheut tone!? 
Jane jo pak, por mbi 3000 vete, qe ne gjuhen shqipe ne youtube etj, bejne thirrje per vendosjen e Republikes Islamike, kudone trojet shqiptare.
Asnje organizate apo shoqate, ne vendlindje dhe diaspore, qeveri, president apo kryeminister ne trojet shqiptare, nuk po proteston apo deklarohet hapur, per rrezikun eminent, qe do t’a kercenoj neser Atdheun e Shqiponjave te Gjergj Kastriotit, sapo Lufta Civile Fetare ne Siri te perfundoj.
Kush do te mendoj dhe mbroj te Drejtat dhe Lirite e Njeriut, per shqiptaret, qe nuk i perkasin besimit islam ne trojet shqiptare!?
Ka ardhur koha, ndonese me shume vonese, qe Shqiperia te dale menjehere nga Konferenca Islamike Boterore, ku, e plandose ngabimisht politikanet driteshkurter, c’ka do te ishte nje hap i domosdoshem dhe reflektim pozitiv, per te mire te interesave kombetare. Shteti duhet te jete ligjshmerisht laik, duke respektuar keshtu Kushtetuten e neperkembur te Atdheut tone. 
A duhet lejuar, qe Shqiperia e Kosova te behen si Egjipti, ku, organizata e jashteligjshme Vellazeria Islame, dogji me histerizem, brenda nje dite (diten per diell) mbi 30 kisha te besimit te lashte kristian, ne kete vend, qe perben 25% te popullsise etnike dhe me Kushtetuten e Ligjit te Sheriatit, qe u mundua te vendos ish presidenti i permbysur, te krishteret, privohen automatikisht nga cdo e drejte njerezore, ku, grate, vajzat dhe motrat e tyre, duhet te veshin ferexhe dhe te dalin te mbuluar ne rruge...
A mund te vij kjo dite e zeze edhe ne trojet shqipare!? Gazetat ne vendlindje dhe diaspore, s’kane kohe te merren me kete ceshtje shume serioze, qe neser, do te jete shqetesimi kryesor dhe do te prish fallcitetin e tolerances fetare ne popullin shqiptar, ne mes te Europes.

Shenim: Ky shkrim i eshte derguar disa here me e-mail gazetave private te "komunitetit" shqiptaro-amerikane Illyria (ku une kam punuar si gazetar) dhe "Diellit", permes postes elektronike te gazetes dhe vete dy gazetareve respektive te tyre. Respektimi i fjales se lire dhe te shkruar ne shtypin e dites dhe mediat elektronike, eshte nje e drejte, qe buron nga Kushtetuta Amerikane, shtetas i te cilit une jam, ku dhe botohen keto gazeta. Meqenese, redaksite nuk kane vendosur ta botojne bej publike faktin, shkrimi po botohet pa censure ne shume website, gazeta dhe linke ne ShBA, Europe e gjetke. Falenderoj nga zemra, te gjithe dashamiresit e fjales se lire, qe kane botuar opinionet e mia ne gazeta dhe websitet e tyre ne Amerike dhe shume shtete te tjera te botes. Faleminderit! Autori.


New York, January 30, 2014