13 January 2016

Mbi librin pornografik "Vrima" - nga Mexhit Prençi

ARRATISJA E ARTISTIKES DHE ESTETIKES
NGA LIBRIN PORNOGRAFIK  “V R I M A”

Shkruar nga MEXHIT PRENÇI
Cilësitë joesttike - thoshte F. Siblei “ - mund te vihen re nga cilido me inteligjencë normale, me shikim, me të dëgjuar, me të lexuar; ndërsa ato estetike “kërkojnë ushtrimin e shijes së përceptueshmërisë ose të ndjeshmërisë dhe të dalluarit e asaj që është estetike ose vlerësimit estetik” 
Osvald Hangfling Kryekreje theksoj se çdo krijimtari letraro-artistike analizohet sipas kriterit artistik, estetik dhe mesazhit dhe sfidon çdo faktor jashtëletrar e jashtartistik, të cilët janë thelbësorë në përcaktimin e vlerave dhe jovlerave të tekstit të librit. Edhe poemat e librit “Vrima” të Rita Petros duhet të analizohen sipas artistikes dhe estetikes dhe jo me faktorë të tjerë.
***
Dhënia e Çmimit “Lumo Skendo” këtij libri me pesë poema, si libri më i mirë i vitit 2014, nga një juri e Bibliotekës Kombtare, u bë shkak për debate si në rrafshin bibliofilik të vlerësimit, ashtu edhe të gjykimi të teksit letrar, i cili është i zhveshur nga mjetet substanciale figurative poetike, çka nuk mund të jetë poezi.
***
Lasgushi do të thoshte: “Poezia duhet të shpreh jetën me simbolin poetik në mekanizmin e saj, me potencialin absolut të saj. Atëhere poezia është e përsosur, perfekte. Kur s’është e përsosur, kur s’ka fuqinë supreme në potencialin e saj, nuk se është e metë, po si përputhet potencialit moral të jetës; pra s’është poezi, nuk përfaqson vitalitetin integral të jetës dhe të botës; - pra, nuk ka poezi të madhe ose të vogël, të mirë apo të keqe, por vetëm poezi”.
***
Sipas kësaj semantike gjykimi dhe vlerësimi i librit pornografik “Vrima” duhet të ketë në fokus debatin: është apo s’është poezi, teksti i vargëzuar dhe vulgarizuar i poemave të saj. Eshtë apo s’është artistik dhe estetik e në të njejtën kohë edhe analiza për vlerat bibliofilike. Paaftësia për të debatuar në këtë qasje e tjetërson debatin në deba(l)të.
***
Sipas meje mania për t’u dukur modern, post-modern dhe performatist, madje edhe për të lozur rolin e specialistit e të “gjyqtarit pa asnjë patentë” siç do të thoshte Koliqi, është një sëmundje e pseudomodernëve të cilët nuk i referohen tekstit, por kijimit të një surealiteti që e besojnë si realitet, kur thonë se poezia pornografiike e Ritës është poezi e angazhuar, sjell emancipim moral, social, risi dhe provokim estetik!!!...
***
Nuk mohoj mendimet, qëndrimet dhe këndvështrimet e ndyshme të vlerta të disave përfshirë në debat, por i konsideroj joprofesionale mendimet e shumicës së debatuesve në “Opinion” të Fevziut, në mediat e tjera dhe f b. për vështrime e qëndrine kategorike pro apo kundër, pa argumente artistike dhe estetike.
***
Dikush thotë poezinë e gjykojnë vetëm poetët, një tjetër thotë vetëm kritikët, një i tretë artikulon se s’ka kritere për të pëcaktuar vlerat e poezisë, ca të tjerë parimet e tejkaluara anakronike të sociologjizmit vulgar i paraqesin si pikëvështrime moderne, sigurisht nga inkompetenca në rrafshin e kritikës dhe estetikës.
***
Një dukuri tjerër është imitimi i “modeli parlamentar shqiptar të debatit” me sharje, fyerje e poshtërime dhe dhunime të ndryshme psikologjike që u shfaqën kundër poeteshës Rita Petro, për qasjen e saj në krijimin e poemave pornografike me natyralizëm të skajshëm dhe vulgaritete, banalitete e perversitete, e të tjera e të tjera, të cilat nuk janë poezi, - por, kjo nuk i jep të drejtën askujt të përdhos etikën, sjelljen e kulturuar dhe gjykimin profesional. Askush nuk ka të drejtë të ofendoje, fyej e poshtëroje tjetrin çfardo që shkruan, por ka të drejtë ta gjykojë rreptë dhe ta kritikojë fort, me argumente, për arratisjen nga artistikja dhe estetikja, ashtu edhe për disa mesazhe negative për moralin, që përcjell teksti i poemave.
***
Duke e zbritur analizën në rrafshin konkret, sipas kritikës tekstore që orienton analizën sipas tekstit letrar (çka përceptohet e përftohet prej tij), nënvizoj se, që në titullin “Vrima” të këtij libri, shquaj një konceptim jopoetik, joestetik. Në tërësi poezitë e saj janë shpjeguese të veprimene të personazheve pornografikë, me varfëri figuracioni poetik, me gjuhë jopoetike dhe tekst jopoetik. Vendin e tyre e kanë zënë narracioni, përshkrimi e rrëfimi i thatë pa art, i tipit manual mjeksor, sociologjik a psilkologjik për adoleshentët, por edhe këtë e shoh jo të dobishëm në rrafshin e mesazheve, disa prej të cilave janë negative.
***
Gjithashtu edhe paqartësia e jurisë së Bibliotekës Kombëtare në zbatimin e kritereve të vlerësimit të asaj që është bibliofilike dhe asaj që është artistike dhe estetike te libri “Vrima”, ka bërë që debati të shnderrohet në deba(l)të. Përzgjedhja e librit për vlerësim bibliofilk, së pari nis nga përzgjedhja e tekstit me vlera të larta poetike dhe pastaj përzgjidhet libri me vlerat në rrafshin bibliofilik.
***
Në CMIMIN “LUMO SKENDO” janë përcaktuar kriteret e dhënies së këtij çmimi për librin bibliofilik. Citoj më kryesoret: “Botimet do të vlerësohen në bazë kriteresh teknike, estetike, me perparësi cilësinë e tyre. Elemente vlerësuse quhen kryesisht: lexueshmeria pamore, paraqitja grafike e cilësisë, letra cilësore, libërlidhja cilësore; dëftues të tjerë sipas specifikës së botimit etj. Botimet që do të marrin çmime duhet të dallohen edhe për redaktim, korrektim dhe respetimin e normave drejtshkrimore.”
Sipas këtyre kritereve çmimi, jepet për shtëpitë botuese, duke e marrë të mirëqenë cilësinë e lartë artistike dhe estetike të tekstit letrar poetik.
***
Mirëpo teksti i libri “Vrima” nuk është i tillë. Juria duhet të ketë qenë nën trysni të jashtme apo të brendshme, se nuk dua ta besoj që nuk është e aftë të shquaj mungesën e artistikes dhe estetikes në tekstin letrar te poemave të Petros. Kjo nuk është as profesionale as serioze; ashtu si dhe rropatja për ta devijuar debatin sikur shoqëria jonë nuk pranon poezinë pornografike duke sjellë shembuj të shumtë nga letërsia botërore dhe autorë nobelistë.
***
Pa hyrë në debate shterpë për praninë e poezisë eros-it dhe atë lakuriqe, pa gjethe, siç thotë Poeti Pano Taçi; në rrafshin e folklorit dhe atë të poezsë, gjenë me dhjetra dhjetra libra me poezi folklorike pornografike, perla; po ashtu edhe në poezinë shqipe, që nga fillesat e saj e gjer në ditët tona, poezia pornografike jo vetëm ka qenë e pranishme, por edhe me vlera lartësore.
***
Një nga poetët më të shquar dhe unikal i poezisë pornografike Pano Taçi ka korrur suksese që me librin e parë “Hukama e Venusit” me pseudonimin Burgim Pata. Ai ka botuar dhe ribotuar disa libra të tillë të suksesshëm. Në një intervistë, ndërmjet të tjerash thotë: “Unë shkruaj poezi lakuriqe, ashtu si ka lindur femra dhe mashkulli, pa i mbuluar me gjethe, dua të emocionoj të tjerët, t’u jap kënaqësi. Kush më pëlqen më pranon, kush s’më pëlqen më refuzon. Kështu jam unë, s’mund të bëhem tjetër”. Asgjë banale as vulgare nuk ka në poezinë e tij shkruar bukur me gjuhë poetike, metaforike, me gjetje artistike, detaje specifike dhe humor që të jep kënaqësi estetike. Ndaj as nuk është debatuar as deba(l)tuar.
***
Ndërsa libri “Vrima” me vargëzime pa vlera artistike dhe estetike siç kan artikuluar më shumë se një herë, ndezi debat dhe deba(l)të, ku si shkak, siç thashë më sipër, qe dhënia e çmimit si libri më i vlertë i Vitit 2014, me këtë formulim të jurisë: ”Cmimi Kombëtar i bibliofilisë “Lumo Skendo” 2014, jepet për botimin bibliofilik me pesë poema të Rita Petros si një botim elegant që harmonizon konceptualen e imazhit dhe artin e poezisë, provokimin estetik, duke pasuruar shijen bibliofilike të lexuesit”.
***
Një formulim i tillë, dyshoj se është shkruar nën trysni të jashtme, pas dhënies së çmimit, mbasi ndeshi në një reagim të ashpër refuzues, inekstremis. Po, ç’rëndësi ka kjo, kur formulimi është amatoresk, estradesk, që autorët padashje fshikullojnë vetëveten.
***
Të konsiderosh këtë libër “elegant” vetëm nga paraqitja bibiofile, kur teksti letrar është me vargëzime natyraliste gjer në vulgaritet e banalitet, kjo i vë në pozitë të vështirë çmimdhënësit, të cilët mund të jenë profesionistë të zot në fushat e tyre, por në vlerësinim e këtij libri shfaqen amatorë.T’i quash tekstet e poemave të linbrit “Vrima” provokim estetik, kjo është më shumë se padituri.
***
Çdo njeri me inteligjencë normanle i shquan cilësitë joestetike dhe jo artistike siç thoshte F.Siblei. Ndësa cilësitë estetike kërkojnë specialistë e profesionistë dhe kritikë me dije e shije të lartë, për të bërë vlerësimin estetik. Një libër me poezi nëse nuk ka realizuar artistiken dhe estetiken, s’mund të jetë libër poetik.
***
Si përfundim ky libër, që në titull, vulgarizon magjinë e seksit natyral, që të rinjët dhe të reja e bëjnë gjer në perfeksion, shndëruar në art të lartë. Parë nga kjo pikë vështrimi autorja me librin “Vrima” ka bërë një vrimë në ujë, po të shprehesh me gjuhën e Urtakut. Megjithatë e pershëndes për mesazhin e vlertë: si nuk duhet shkruar një libër ponografik.

Janar 2016