Misteri i pazbardhur i darkës së 11 Dhjetorit 1990
Nga Arben Meçaj
Për të 24-in vit i njëjti ritual. Dhjetori si Festë e Rinisë, Festë e PD , Festë e Demokracisë.
Festojnë te gjithë. Në tribuna del kushdo që është pjesë e oborrit të udhëheqjes së momentit.
Festojnë te gjithë. Në tribuna del kushdo që është pjesë e oborrit të udhëheqjes së momentit.
Në këtë dhjetor e njëjta panoramë. Në
tribunën e 8 dhjetorit të organizuar nga Berisha, Imami, Selami dhe disa
të tjerë për kornizë.
Por dhe protagonistë të dhjetorit, studentë te vërtetë në një aktivitet promovues të Hapjes dhe Lustrimit të Dosjeve.
11 dhjetor, një pamje tjetër. Festa e
PD vetëm me një aktor, oratorin Basha, udhëheqësin Basha. Një material i
shkurtër viziv, me protagonist të vetëm atë, Lulzim Bashën.
Aty në qendër Berisha, dhe rotull tij
ata që bënë “epokë” ne dhjetor 90. Askush prej tyre nuk foli. Ata u
zbythen ne Imazhin e sforcuar te Udhëheqësit te Ri, në një sfond muzikor
që sinqerisht nuk kuptohej c’farë mesazhi transmetonte. Gjithsesi …
Në mbrëmje në media, një dokumentar i gjatë, me te dhëna të vlefshme historike mbi dinamikën e ngjarjeve atë dhjetor 1990.
Një sy “masovik” dallon në këtë dekor festimesh një bollëk informacioni të ndërthurur pa
datë, pa kronologji, pa ritëm, por me protagonistë themelues, kritikë dhe opinionistë. Tenton të prodhojë kronologji , të bindë se materiali është pasqyrë e pastër e kronologjisë së ngjarjeve, por pa dashje “tek tuk” në skenë ekspozohen inserte televizive që në pamje te parë ndërthuren “ëmbël” me ngjarjen, por një sy i vëmendshëm, për më tepër syri i një protagonisti të kohës, e dallon “dobicllëkun” e tyre. Ngjarje, thirje, parulla, entiziazem i shkurtit 1991 mbivendoset si ngjarje e ndodhur në dhjetor 90.

Për korrektesë jo vetëm historike, por
për të mos lejuar deformime me qëllime jo korrekte dhe promovime
abuzive, dua të sqaroj se deri shkurt 91, përvecse në Shkodër, ne Tirane
nuk ka patur thirrje Poshtë Diktatura.Thirrja ka qene LIRI DEMOKRACI.
C’farë ndodhi në darkën e 11 dhjetorit 1990?
Sapo u kthyem nga takimi me Ramiz
Alinë. Tek ballkoni para mensës 2 (ku gjatë dy ditëve te fundit ishte
improvizuar një tribune) shkon Ben Imami dhe “raporton” mbi “suksesin” e
takimit. Në fakt media publike kishte transmetuar rezultatet e takimit.
Pas tij fjalën e merr Berisha me një fjalim që me thënë të drejtën ha
debat, por që nuk është qëllimi i këtij artikulli.
Më tej, në shesh vendoset regjistrimi
fonik i bisedës me Aline dhe entuziazmit gradualisht po i vinte fundi.
Njerëzit e mbledhur ne shesh filluan të shpërndahen për tu rikthyer të
nesërmen ne mëngjes.
Nuk e di se për cfarë arsye (por gjithsesi le të jem dhe unë objekt i zbardhjes së këtij momenti ) isha pjesëtar i takimit “spontan” të organizuar në korridorin e katit të dytë te godinës 13 (Fevzo,
nuk ishte godina 18, nuk ishte dhomë por korridori katit dyte, nuk
ishte mbledhje e organizuar se nuk ishte kush ta organizonte, ka
vazhduar vetëm 15-20 minuta).
Do të qëndroj gjatë mbi këtë takim,
sepse këtu dhe vetëm këtu u “skenarizua” Partia Demokratike e Nesërme ,
“Themeluesit”, “Udhëheqësit”.
Në katin e parë tek dera hyrëse (një
derë druri me xhama pjesërisht të thyera) qëndruan disa student, “për të
mbrojtur këtë takim nga Sigurimi i Shtetit”. Në takim, në katin e dytë
kujtoj të kem njohur Hajdarin, Imamin, Buduinën.
Të tre këta persona i njihja sepse së bashku bashkërenduam qysh nga ora 10 deri sa u kthyem nga Alia.
Të tre këta persona i njihja sepse së bashku bashkërenduam qysh nga ora 10 deri sa u kthyem nga Alia.
Pashkon e kisha dëgjuar si pedagog tek
Ekonomiku dhe pata mundësi ta identifikoja si emër prej disa studentëve
që gjatë takimit të “Përfaqësuesve” tek salla e godina 14 i referoheshin
shpesh si personazh.
E fiksova si portret kur ne takimin e “Përfaqësuesve” tek godina 14 , ai së bashku me Berishën tentuan të futen ne sallë, por u refuzuan në mënyrë demonstrative nga studentët “Përfaqësues”. Berishën me thënë të drejtën e kam parë vetëm pas vetratës së drunjtë të sallës së godinës 14.

Në këtë takim (korridori i katit te
dytë, godina 13) kishte dhe disa persona të tjerë te cilët nuk i njihja
fare, nuk i kisha parë në asnjë aktivitet apo protagonizëm te 3 ditëve
te dhjetorit.
Ndërkohë që deri në atë moment flitej për një strukturë politike te studentëve (emri ishte i pa diskutuar për shumë arsye . Flitej për parti studentore apo të intelektualëve, por gjithsesi vetëm fjalë), në këtë takim u fol drejtpërdrejt për një Parti të Re.
Diskutimi u përmbyll shume shpejt kur Berisha insistoi: ”Do ta quajmë Parti Demokratike, fjalën Demokraci si parrulla Liri Demokraci, nuk do t’ia lëmë asnjë partie tjetër”. Nuk pati debat, por të gjithë në korridor ranë dakort që Partia e Re ta ketë emrin Partia Demokratike .

Ishte ora diku 10.30-11.00, kur përpara
se të ndaheshim për në shtëpi, u “vendos” që të nesërmen do te
mblidheshim tek shtëpia e Pashkos (ishte pranë Qytetit Studenti dhe kishte kompjuter).
Vendi i takimit do të mbahej sekret, se mos sulmonte Sigurimi Shtetit.

Mua mu kërkua të qëndroja me studentët në Qytetin Studenti, dhe të mbaja kontakte me Bodrumin për çdo zhvillim. Të nesërmen, me një grup tashmë të organizuar studentësh, menaxhova situatën në shesh dhe mbaja kontakt me “Bodrumin”.

Vite më vonë, kur ngjarjet fillova ti
shihja me një sy më realist, por dhe kur informacion im ishte më
i bollshëm dhe i zbardhur, fillova të analizoja.
Kush ishim Ne, që në atë korridor të godinës 13 vendosëm emrin e Partisë Demokratike?
Katër ishim “legjitimë”. Minimalisht
si të mandatuar (sepse ne fund të fundit u zgjodhëm nga studentët për
përfaqësim në takimin me Ramizin). Kishim dhe një të drejtë morale. Po
të tjerët kush ishin? Kush i mblodhi në atë kat të dytë? Kush i mandatoi
për vendimmarrje?
Është nata kur ne politikën aktive po instalohej struktura drejtuese e Partisë Demokratike.
Askush nuk ka
pyetur ndonjehere: Cfarë peshe publike, apo përfaqësim shoqëror kishim
Ne? Cfarë strukturash politike disidente apo konspirative antikomuniste
apo ku ta di unë përfaqësonim?
Si ishte e mundur që një grup
njerëzish pa njohje me njëri tjetrin, pa asnjë informacion për njëri
tjetrin, pa aktivitet publik, të mblidheshin ne një korridor godine dhe
për 15 minuta të vendosnin themelimin e një Partie?
I bëra këto pyetje retorike, sepse ne
historinë botërore nuk ka ndodhur asnjëherë, asnjëherë për be’, që
krijimi i një partie apo grupim politik të realizohet vetem për… 15
minuta.
Nga njerëz që asnjëherë nuk e kishin njohur njëri tjetrin dhe për më tepër, nga individë që asnjëherë nuk kishin shprehur publikisht pikëpamjet e tyre politike.
Nga njerëz që asnjëherë nuk e kishin njohur njëri tjetrin dhe për më tepër, nga individë që asnjëherë nuk kishin shprehur publikisht pikëpamjet e tyre politike.
Në dokumentaret e tij, Blendi
Fevziu pikërisht këtë moment tepër të rëndësishëm të lindjes së PD e
anashkalon me një shprehje që ndoshta provokon më shumë se dyshimi im
dhjetëra vjeçar. Askush nuk jep një opsion të qartë mbi këtë zhvillim.
Kjo fazë e themelimit të PD është e errët, e pa qartë, me pikëpyetje
serioze.
E pra si u mblodhën këta njerëz?
Pikëpyetje që kanë nevojë për sqarime, nëse do të duam të jemi “krenarë”
mbi kontributin për themelimin e PD.
Personazhet në “Bodrumin” e Pashkos e shtojnë akoma më shumë domosdoshmërinë e sqarimit të këtij intervali kohor.
Këta persona te nesërmen ne mëngjes u “vetëshpallën themelues”. Te pasnesërmen ata dolën ne
tribuna organizimi te PD-se, organizuan “votimin” e Kryesisë etj. Por para kujt?
Këta persona te nesërmen ne mëngjes u “vetëshpallën themelues”. Te pasnesërmen ata dolën ne
Është normale që një strukturë politike
të ketë themelues dhe këta janë gjithnjë “te parët“. Por a mundet
dikush (pjesëmarrës ne lëvizjen studentore) të shpjegojë nga dolën këta
njerëz të cilët u filmuan hap pas hapi nga nje kamera private dhe per
vite me radhe keto filmime i perdoren per tu mburrur si themelues të
PD.
Ishin në lëvizjen studentore keta njerez? JO.
Kishin protagonizëm politik deri në këtë moment? JO.
Protagonizëm disident Jo e JO.
Po cfarë i bashkoi atëherë tek “Bodrumi” ?! Kush i mblodhi ?
Kishin protagonizëm politik deri në këtë moment? JO.
Protagonizëm disident Jo e JO.
Po cfarë i bashkoi atëherë tek “Bodrumi” ?! Kush i mblodhi ?
Dikush u kujdes dhe kujdeset për 24 vjet që t’i proklamoje në çdo Dhjetor si “themelues”. Ata kujdesen dhe për veten.
Njëherë shkruan njëri dhe “prodhon” protagonizmin e tjetrit. E pastaj tjetri atë të njërit.
Njëherë shkruan njëri dhe “prodhon” protagonizmin e tjetrit. E pastaj tjetri atë të njërit.
E në finale Opinioni i Fevzos ngulit
parafabrikat imazhin e pa kontestueshëm te “Themeluesve”. Ç’rëndësi ka
kush kanë qenë. Një gjë është më e sigurtë se kurrë. Nuk ka studentë themelues te PD.
Flitet per katër a pese, por vetëm ditët e para sa për të justifikuar PD-ne si produkt i Lëvizjes Studentore. Më tej dhe këta nuk figurojnë më askund. Gjithsesi dhe për këta studentë përsëri është e pa qartë kush i përzgjodhi. Kush i mandatoi të përfaqësonin studentët. Dhe këta të EMËRUAR!

E sot në këtë artikull unë shtroj pyetjen e thjeshtë: Kush i mblodhi këta njerëz qe u vetëshpallën NISMËTARË?
Këtë pyetje ja kam bërë në këto njëzet e
ca vite vetes. Personalisht u ndodha me vullnet të lirë në mes te
studentëve te fakultetit tim Inxhinieria e Ndërtimit.
Qëllimi thjesht të mbështesja me prezencën e një pedagogu të ri këtë lëvizje i ndërgjegjësuar se ishte lëvizja që do të mbetej ne historinë e Shqipërisë si Revolucion.
Isha nga të paktët pedagogë ne masën studentore. U përzgjodha prej studentëve te mi si një ndër katër përfaqësuesit e fakultetit ne takimin me Ramiz Alinë.
Me krenari (por dhe me nje ndjenjë të sinqertë tensioni dhe përgjegjësie) pranova përfaqësimin.

Dua të theksoj këtë moment, si një nga më optimistët por dhe më demokratikët e zhvilluar ne 75 vitet e historisë shqiptare.
Me 10 dhjetor u paracaktua se te
nesermen, me 11 dhjetor 1990 do të bëhej takimi i një grupi
përfaqësuesish te studentëve me Ramiz Aline. Ishte caktuar numri i
përfaqësuesve dhe duhej që nga çdo fakultet te kishte 4 përfaqësues.
Studentët u mblodhën tek fushat e sportive të Qytetit Studenti sipas fakulteteve. Ashtu ne unanimitet te plotë çdo fakultet zgjodhi përfaqësuesit e tij, studentë e pedagogë.
Studentët u mblodhën tek fushat e sportive të Qytetit Studenti sipas fakulteteve. Ashtu ne unanimitet te plotë çdo fakultet zgjodhi përfaqësuesit e tij, studentë e pedagogë.
Ne përfaqësuesit e Rinise Studentore u
mblodhem tek salla e godines 14. Në salle, rinia studentore e
Dhjetorit 90 u ballafaquam me tentativën e parë për penetrim.
Nuk mund ta haroj momentin kur pas dyerve te drunjta te sallës dallova dy persona tentuan me zhurmë të futen në sallë (ishin Berisha e Pashko). Por trupa e studentëve rezistoi.
Nuk i pranoi në atë sallë, prej nga nisi PLURALIZMI Shqiptar .

Por nuk ishte e thënë. Dritaret e Demokracisë se Re ishin hapësira më kanata të hapura.
Pak kohë me vone këta studente te rinj e panë veten jashtë shtëpisë. Rojtarë, tellallë, shërbëtorë, te haruar dhe braktisur.
Pak kohë me vone këta studente te rinj e panë veten jashtë shtëpisë. Rojtarë, tellallë, shërbëtorë, te haruar dhe braktisur.
Kisha vite që i meditoja këto rreshta, gjithnjë kur shihja “protagonistë”, “themelues “ etj.
Por kur shoh qe Basha feston si hero themelimin e PD-se, kur shoh Imamin e Selamin si dekor koketash te Berishës, e kur njihem me nje iniciativë te nje grupi Dhjetoristësh Idealistë (që i mbështes dhe përkrah me gjithë qënien time fizike, shpirtërore dhe politike) për hapjen e Dosjeve të Sigurimit, apeloj publikisht:

Te nderuar bashkëluftëtare idealiste te
dhjetorit 90. Erdhi koha dhe momenti të mbrojmë idealizmin me të cilin
protestuam dhe fituam ne dhjetor 1990. Është koha të zbardhim kush
skenarizoi, orkestroi dhe përvetësoi këtë idealizëm.
Gjithcka e ka zanafillën në 11-12 Dhjetor. Fevziu e deklaron si intervalin kohor më të pa qartë ne ngjarjet e dhjetorit 90.
Unë e deklaroj se është ky dhe vetëm ky intervali kohor kur lëvizja studentore u rrëmbye.
Unë e deklaroj se është ky dhe vetëm ky intervali kohor kur lëvizja studentore u rrëmbye.
Nga kush?
***********
December 12, 2014