Shqipëria ose revolucioni fals i frikacakëve.
Analiza e “Osservatorio Italiano”
Kjo
mund të jetë një histori ironike, por edhe një komedi ruse ku çdo gjë
është gjithmonë e shtrembëruar. Në fakt kjo është historia perverse e
kujt është në pushtet pa histori dhe pretendon t’i japë mend atij që ka
histori edhe të shesë dhe të rrënjosur në ADN. Lë të flasim për ata
njerëz që kanë besim nder dhe në ligjin e “besës”, për ata njerëz që kur
flasin “e shkruajnë në gur” premtimin e tyre, respektojnë premtimet e
tyre deri në fund me koston e vetë-shkatërrimit, me lidhjen e familjes,
vëllezërve dhe miqve, njerëz që e bëjnë fjalën një gjë të pashlyeshme.
Në krahun tjetër shohim fuqinë e njerëzve që flasin përmes Facebook,
lëshojnë deklarata si shitës paninesh, tregojnë profesionalizëm në
mbrëmje të shoqërisë së komunikimit, pore humbin lehtë durimin edhe kur
pyeten nga një gazetar.
Realitete të dy botëve të ndryshme
Imazhi
i kësaj klase politike dekadente, kondensohet në figurën e Edi Ramës,
një frikacak pa një të kaluar dhe i njohur në ambiente për të qenë një
“bllof i madh”. E gjithë politika e tij është e kufizuar në përdorimin e
asaj që duket në media, në rrethin e brendshëm të xhelatëve të me një
inteligjencë mediokre, që lëshohen në transmetime publike dhe japin
leksione duke folur për gjëra që ata nuk kanë fare njohuri të fakteve.
E
gjitha është shumë e një aktori të zoti, aq sa kur fitoi zgjedhjet ftoi
në selinë e qeverisë, - që e kishte ristrukturuar me ngut “me kredi”-
të gjithë ambasadorët për të thënë se arkat e shtetit ishte bosh dhe më
pas për të festuar me shampanjë. Në daljet triumfatore në publik, ku
mburret me fitoren e “Partisë së tij Socialiste” harron se ai që e bëri
të mundur këtë fitore ishte pikërisht Tom Doshi, njeriu që kishte vënë
në lëvizje mënyrat e duhura për ti hapur rrugën Ramës të vinte në
pushtet duke i dorëzuar atij vota në veri të Shqipërisë, një bastion i
demokratëve që nga fillimi i pluralizmit.
Nëpër mbrëmje gala Rama
preferon të shoqërohet nga ambasadori amerikan Alexander Arvizu dhe
përfaqësuesi i BE-së Ettore Sequi që e kanë mbështetur edhe gjatë
fushatës elektorale, madje edhe duke mos e fshehur për “paragjykim të
padrejtë”. Ata madje kanë firmosur edhe një marrëveshje të “qeverisë
Rama” duke e konsideruar si “një zgjedhje e duhur e shqiptarëve për të
hyrë në Europë” dhe rezultatet më të mira që nga rënia e komunizmit.
Sequi bëhet në këtë mënyrë “miku më i madh” i Ramës duke humbur në një
farë pike edhe dritën e arsyes dhe të kompromisit të të diplomacisë
evropiane duke lënë mënjanë pikat e mbështetura nga BE për integrimin.
Dhe në këtë mënyrë, të dy institucionet ndërkombëtare humbën prestigjin
dhe besueshmërinë duke e bërë veten bashkëpunëtorë të një rrënimi të
pandalshëm. Nuk mund t’i jepet Ramës, roli i heroit antikomunist kur ai
në këtë pikë nuk ka pasur rol fare.
Takimi i Doshit në Washington me Eliot Engel
Para
së gjithash nuk duam të flasim për këtë “burrë të vogël”, por për
mbrojtjen e institucioneve shtetërore që janë dhunuar dhe varfëruar, që
janë bërë “mish” për lobet, nën sytë e Komunitetit Europian. Do ta bëjmë
këtë nëpërmjet historisë së Tom Doshit, absurditeti i të cilit është
sot i aftë të përmbysë qeverinë dhe të kompromentojë të gjithë
falsitetin e montuar nga binomi Rama-Meta e ndërtuar me eksponentë të
Komunitetin Ndërkombëtar për ta vënë Shqipërinë nën kontrollin e tyre.
Para së gjithash le të themi se figura e Tom Doshit është shumë e
rëndësishme për të kuptuar ngjarjet e fundit të politikës shqiptare, por
mbi të gjitha si Edi Rama u ngjit në pushtet. E gjithë ajo forcë që i
dha mundësinë të bënte lëvizje të forta në opozitë, si protesta dhe
hetime, tani është në gjendje ta marrë me vete sepse është një i pabesë.
I parë nga votuesit si një shërbëtor i bindur, Tom Doshi ka një të
kaluar të lidhur ngushtë me tranzicionin e Shqipërisë. Familja e tij
ishte nga më të goditurat e regjimit komunist me 5 familjarë të
ekzekutuar. Nga fisi i tij rrjedh edhe Prek Cali, një patriot i madh,
prifti Don Marku, i vdekur në burgjet komuniste, i famshmi af françeskan
Zef Pllumbi, që kaloi 26 vjet në burg dhe doli nga aty vetëm në vitin
1989. U shua në vitin 2007 në spitalin Gemelli të Romës dhe vdekja e tij
u kalua me shërbime shtetërore. Tom Doshi flet pak, por komuniteti
katolik në veri të Shqipërisë e di se kush është ai që njeh fjalën e
dhënë si “besa” dhe ndikimin që ka në elektorat. Falë tij qyteti i
Shkodrës iu dorëzua Partisë Socialiste, megjithëse historikisht kishte
votuar djathtas, njëlloj si Emilia në Itali që voton të majtën.
Nga miqësi në akuza për paranojë: Rënia e stilit të Ramës
Megjitahtë
le të ecim me rradhë duke u përpjekur të ndërtojmë ngjarjet e fundit që
kanë parë të përballen dy botë të ndryshme dhe të afruara për shkak të
interesave të momentit dhe “të mirës së Shqipërisë” dhe të ndarë nga një
“tradhti e lartë” e papritur. 5 muaj më parë deputeti socialist Tom
Doshi merr vesh që se ka qenë në shënjestër të një vrasësi me pagesë.
Për këtë ai informoi mikun e tij Edi Rama që i premton impenjim maksimal
të institucioneve, por në të vërtetë e largon menjëherë duke i thënë se
nuk gjeti prova dhe gjithçka ra në heshtje. Ai ndërpreu lidhjet me
Doshin i cili për 4 muaj nuk mori më vesh asgjë për çështjen. Doshi nga
ana e tij i çoi më tej hetimet e tij dhe që e bindën se dyshimet ishin
të bazuara. Për t’ja konfirmuar ishte vetë vrasësi që i tregon edhe
emrin atij që e kishte dërguar. Rama nuk e besonte më versionin e tij
dhe e largoi madje edhe nga partia, si një “diktator i vogël”. Një
vendim impulsiv dhe i nxituar që u mbështet menjëherë nga ambasada
amerikane dhe BE që “përshëndetën dekriminalizmin e parlamentit”. Duhet
sqaruar se Doshi nuk u përjashtua nga parlamenti, por vetëm nga grupi
parlamentar. Gjithsesi Rama në pak orë mori mbështetje ndërkombëtare i
bindur se do ta mbronte nga tërmeti që po vinte. Në të kundërt Tom Doshi
nuk trembet shumë. Ai i kujton ambasadës amerikanë se ai nuk është një
kriminel, e thjeshtë sepse ndaj tij nuk ka pasur asnjëherë ndonjë akuzë
penale.
Menjëherë më pas erdhi publikimi i videos së vrasësit të
dyshuar që thoshte se ai paguhej nga Ilir Meta. Në këtë pikë doli në
dritë Partia Demokratike që ka kërkuar mocion mosbesimi për Metën ndërsa
Sali Berisha i kishte dhënë një mbështetje të heshtur Doshit. Një ditë
më pas Berisha kërkoi në parlament dorëheqjen e Ramës dhe Metës. Meta
nuk e mban dot qetësinë dhe pas lumit të fjalëve të Berishës bën edhe ai
akuzat e tij. “Jepini ilaçet doktorit”- tha ai për të rënë më pas në
fraza të viteve “97-“98, të viteve të piramidave dhe vrasjes së Azem
Hajdarit. Meta del nga vetja dhe madje bëhet pak qesharak. Ai nuk arrin
të kuptojë përse Berisha mbrin Tom Doshin që e kishte akuzuar publikisht
vite më parë. Salla e parlamentit bëhet arena e Titanëve. Berisha mban
të rrethuar foltoren ndërsa Rama i bën foto nga pas për t’i publikuar në
Facebook.
Prokuroria
pyet për 6 orë Doshin ndërsa në mbrëmje deklaron se për këtë do të
pyeten Ilir Meta, Edi Rama, Saimir Tahiri, Mark Frroku, Mhill Fufi dhe
Sali Berisha. Mes të thirrurve do të jetë edhe Eugen Beçi, ish-shef i
prokurorisë i larguar nga detura në nisje të këtij hetimi dhe disa
fotove me disa persona të akuzuar për atentatin.
Përballja në TV
Spektakli
vijoi edhe në darkë kur në Top Channel u transmetua intervista e Tom
Doshit nga Sokol Balla, ndërsa në Tv Klan, Blendi Fevziu mikpriste Edi
Ramaën. E gjithë Shqipëria pret fjalët e Doshit që prishin qetësinë në
një situatë surreale. I vetmi që mundohej të kuptonte çfarë po ndodhte
ishte gazetari Artan Hoxha, i njëjti që duket se kishte informuar Doshin
për planin e eliminimit. Intervista e Doshit është diçka surreale sepse
është një njeri që flet pak dhe e sheh në sy bashkëbiseduesin. Duket
sikur Balla ka frikë dhe përpiqet të moderojë tonet. Tjetër gjë ajo që
bën Rama në krahun tjetër. Nuk u përgjigjet pyetjeve, ngatërron temat
dhe hidhet te shifrat e statistikave që kak sjellë me vete. Dhe
sigurisht gjestikulacioni është është totalisht ndryshe. Imazhin ai e
kontrollon më së miri.
Në
një farë mënyre, fjalët e Doshit zbulojnë detaje interesante. Ai tregoi
se e kishte regjistruar bisedën në bashkëpunim me “vrasësin” që e dinte
që po regjistrohej dhe tashmë ishte në garancinë e tij. Doshi i bleu
edhe një makinë të blinduar dhe e ka ndihmuar të dërgojë familjen e tij
jashtë Shqipërisë. Ai flet edhe për një tjetër dëshmitar, për motorë me
dinamit, etj...
Përplasjet në qeveri dhe hyrja në lojë e ambasadës amerikane
Në
këtë histori ka shumë paqartësi dhe llogaritë shpesh nuk dalin. Edi
Rama u nxituat të thoshte se të gjitha hetimet ishin bërë dhe se nuk
rezultonin elementë të veprës penale. Këto u konfirmuan më pas nga
Tahiri dhe Didi. Prokuroria megjithatë kishte nisur hetimet. Papritur
arrestohet Durim Bami, vrasësi i dyshuar. Për çudi ai pranon se kishte
mashtruar dhe se e kishte paguar Doshi për këtë rol...
Pozicioni i
ambasadës amerikane mbetet i komplikuar. Doshi mund të jetë vërtet një
viktimë e një tentative vrasjeje. Deklarata e nxjerrë menjëherë mund të
mos ishte shumë e studiuar nëse vërtetohen akuzat se ai ka qenë i
kërcënuar. Duhet kujtuar që Doshi ka qenë një mik i amerikanëve duke i
hapur atij dyert e Kongresit gjatë vizitës së tij në Washington. Është
një kundërshti shumë e qartë.
Çfarë do të thotë Edi Rama që e
hodhi poshtë Doshin nga “një mik” në “një thjesht të njohur”, pastaj do
të thotë se thjesht e ka takuar në korridor ndërsa po e akuzon si
paranojak që krijon situata për biznesin e tij. Pra rrezikojmë të bëjmë
atë që bënte komunizmi, që mbyllte në çmendinë ata që jepnin shenja
rebelimi. Rama duhet të shohë më mirë “miqtë e rinj” që po pasurohen në
kurriz të shtetit falë kontratave që ai ka nënshkruar. Pyesim se si zoti
Koco Kokedhima propozon legalizimin e marijuanës pas ndërhyrjes në
Lazarat, i komentuar si aksioni më i suksesshëm i qeverisë kundër krimit
të organizuar. Nuk është interesuar të flasë për ngritjen ekonomike.
Ndoshta duhet të vazhdojmë të pyesim për valën e kontradiktave në
nënshkrimin e kontratave që Rama u ka dhënë lobeve të huaja pa bërë
asnjë plan strategjik duke përfituar nga ekonomia shqiptare. Pa plan
strategjik, vetëm duke ua dorëzuar vendin strukturave ndërkombëtare duke
marrë borxh. Çfarë duhet të presim nga një qeveri që arreston qytetarët
e saj që nuk kanë me çfarë të paguajnë energjinë elektrike dhe që e
lidhin linjën për të ngrënë.
Përfundimet tona
Para së
gjithash ne nuk duam të marrim qëndrim në këtë histori sepse do ta
tregojnë hetimet. Megjithatë duam të nënvizojmë se çështja e Tom Doshit
zbuloi një të vërtetë të madhe të një klase politike që ka dalë nga
spekulimet e vazhdueshme që nga rënia e komunizmit dhe që është pasuruar
duke shfrytëzuar pasuritë publike. I kanë bërë institucionet shtetërore
një mjet për të fituar para që do të përdoren për Komunitetin
Ndërkombëtar që me anë të lobeve do të vlerësojnë reformat. Kështu edhe
atëherë çështja “Doshi” mund të zbulojë një montim, mbetet fakti se pse
institucionet shtetërore nisën hetimet me vonesë pasi i kishin lënë ato
mënjanë.
Akoma me e keqe ishte sjellja e ndërkombëtarëve që bëri
deklarata pa asnjë provë. Për të mos u vënë në lëvizje ato besuan ato që
u seriri Rama, që në të vërtetë është një kukull që luan vetëm në
Facebook dhe Twitter. Këta tipa thonë se kanë bërë revolucionin, në fakt
ata u larguan, u bënë vagabondë dhe kur u kthyen, mjaftoi vetëm një
xhaketë që të dukeshin si zotërinj. Në fakt mbeten frikacakë. 15 mars 2015