Artan Santo 1956-2014 |
DY KONFLIKTE TE ARTAN SANTOS ME PARTNERET E VET
DHE ME TEJ CFARE DI DHE FSHEH POLITIKA
- Kush e vrau Artan Santon - veshtrime i Kastriot Myftaraj-
KONFLIKTI ARTAN SANTO - IRFAN HYSENBELLIU

për kompaninë mediatike “Fokus” (Tv News 24, “Gazeta Shqiptare”, Ballkanweb)
Shkruar nga Kastriot Myftaraj 20 dite para vrasjes se Artan Santos( 1956-2014).
Në vitin 2011 bankieri Artan Santo dhe biznismeni Irfan Hysenbelliu
blenë bashkërisht nga dy pronarët italianë të saj kompaninë mediatike
të përbërë nga Televizioni News 24, “Gazeta Shqiptare”, Radio Rash,
Ballkanweb. Me këtë rast, Santo dhe Hysenbelliu krijuan kompaninë mediatike
“Fokus”, ku u bënë bashkëpronarë me nga 50% të aksioneve. President i
Kompanisë “Fokus” u bë vëllai i Irfanit, Kasëmi. Marrëdhëniet mes dy
bashkëpronarëve ishin të mira sa kohë ishte Berisha në pushtet. Që prej
largimit të Berishës nga pushteti, mes tyre ka nisur një konflikt i
madh. Konflikti është shkallëzuar deri atje sa që Irfani i ka porositur
rojet që të mos e lejojnë Santon të kapërcejë pragun e kompanisë
mediatike, ndonëse Santo është bashkëpronar i saj. Madje President
Kasëmi i kërkon Santos të paguajë edhe spotin publicitar të Bankës
“Credins” që transmetohet në News 24, ndonëse Santo është drejtor
ekzekutiv dhe bashkëpronar i bankës. Kur Santo kërkon të dijë nëse
veprohet njëjtë me spotet e panumërta publicitare që transmeton Neës 24
për Birra “Korça” që është në pronësi të Irfan Hysenbelliut, nuk merr
përgjigje.
I mërzitur nga të gjitha këto, Santo i ka ofruar një zgjidhje Irfan Hysenbelliut, që njëri prej tyre të bëhet pronar i vetëm i kompanisë. Pra, ose Irfan Hysenbelliu t’ i paguajë Santos 3 milionë euro dhe të marrë dhe pjesën e tij të aksioneve, ose t’ i paguajë Santo atij 3 milionë euro dhe të marrë edhe pjesën e aksioneve të tjetrit. Por Irfan Hysenbelliu nuk e ka pranuar këtë ofertë të Santos. Në biseda me miqtë Irfani thotë se tani kompaninë e zotëron ai dhe Santo nuk ka më punë atje.
Në këto rrethana, Santo pritet që të nisë procedurat për të marrë në zotërim krejt aksionet e Kompanisë “Fokus”. Hysenbellinjtë ia kanë dhënë të gjitha provat e nevojshme Santos që të veprojë ligjërisht për ta arritur këtë. Një bilanc i rremë në vlerën fiktive prej 20 milion euro është vetëm një nga bëmat e kundërligjshme të atyre të cilët kanë marrë nën kontroll këtë kompani. Me marrjen e kompanisë “Fokus” nga Santo nis dhe shkrirja e perandorisë mediatike të Irfan Hysenbelliut, e cila nisi të ndërtohet me gazetën “Panorama”, që pritet të jetë dominoja e fundit që do të bjerë jo shumë vonë pas rënies së dominove mediatike të kompanisë “Fokus”.
Të dy, Irfan Hysenbelliu dhe Artan Santo janë bashkëpronarë dhe te Universiteti “Luarasi”, ku gjithashtu kanë mosmarrëveshje. Këtu ishte Irfan Hysenbelliu që i bëri një ofertë Santos, duke i thënë që ta shisnin Universitetin për 3 milion euro. Santo e pranoi ofertën, por u tërhoq kur mësoi se që të realizohej shitja duhet që ai ta kalonte pjesën e vet në emër të një pjestari të familjes së Irfan Hysenbelliut. Duket se ky i fundit nuk kishte asnjë ofertë për të shitur Universitetin por thjesht donte që të merrte edhe pjesën e aksioneve që zotëronte Santoja. Kështu që edhe në këtë biznis të përbashkët të dy ortakët gjenden në një rreth vicioz./Kastriot Myftaraj

6 qershor 2014
Menjehere pas vrasjes se Artan Santos, opinionisti Kastriot Myftaraj shkruan nder te tjera per dy pista dhe dyshimet cfare fsheh politika:

Dy pistat
kryesore në të cilat mund të hetohet për vrasjen e Santos janë dy:
1)Konflikti i Santos me një bankë azere të kontrolluar nga familja e diktatorit
të Azerbajxhanit, Alijev, mbi një shumë prej 75 milion euro të depozituara nga
azerët te Banka Credins e drejtuar nga Santo, dhe që iu dha biznismenit Rezart
Taçi, pa miratimin e azerëve. Nëse shkaku i vrasjes është ky, atëherë del se
diktatori azer Alijev ka bërë një vrasje në Tiranë, me miratimin dhe në
përshtatje me agjendën politike të Kryeministrit Rama.
2)Konflikti i Santos me familjen Hysenbelliu për shkak të partneritetit
problematik në bashkëpronësinë mbi kompaninë mediale “Fokus” (News 24, “Gazeta
Shqiptare”, Balkanweb), por edhe për shkak të bashkëpronësisë mbi Universitetin
“Luarasi”. Për këtë gjë kam shkruar hollësisht në statusin tim në Facebook, në
6 qershor të këtij viti, me titull: “Konflikti Artan Santo-Irfan Hysenbelliu
për kompaninë mediatike ‘Fokus’ (Tv News 24, ‘Gazeta Shqiptare’, Balkanëeb)”.
Në konfliktin Santo-Hysenbelliu qenë përzier disa njerëz të tjerë të fuqishëm nga mazhoranca parlamentare, dhe Kryeministri Rama e di mirë se cilët janë e si janë përzier në këtë histori.
Një gjë është e sigurt. Kjo vrasje është një shenjë se në Shqipëri është duke u skicuar një kartel politiko-kriminal që dha një shenjë të fuqisë së tij duke kryer një vrasje në qendër të establishmentit shtetëror-politik-financiar të kryeqytetit shqiptar. A mund të ketë dorë ish-Kryeministri Berisha në këtë vrasje? Banka Credins ka qenë shumë e lidhur me familjen e ish-Kryeministrit. Në çdo rast, nëse vrasjen do ta kishte urdhëruar Berisha, ai me siguri që nuk do të shqetësohej që të respektonte agjendën politike të kundërshtarit të tij, Ramës, pra vrasja do të kishte ndodhur para 24 qershorit. Fakti që vrasja ndodhi të pasnesërmen e ditës kur u mbajt mbledhja vendimtare për Shqipërinë e Këshillit Europian, tregon se Kryeministri Rama është njeriu që e di më së mirë se kush e e vrau Artan Santon dhe përse./

CityFM Online Radio 26 qershor 2014