13 January 2016

Denigrimi i shkrimtarëve nga Ministria e Kulturës - nga Murat Aliaj

 DENIGRIMI I SHKRIMTARËVE NGA MINISTRIA E KULTURËS


Reflektim nga MURAT ALIAJ

Mora shkas nga nje listë që Ministria jonë e Kultures u rekomandon perkthyesve vendas e te huaj, qe duhet të përfaqësojnë letërsinë shqipe në Evrope e në botë. E natyrshme është edhe fakti që kjo punë do përballohet me pagesë nga fondi i buxhetit shtetëror.
Si nismë është e shkëlqyer që çdo krijues duhet ta përshendes. Si praktikë e zgjedhjes së vlerave është ndër më të shemtuarat e arkaiket që vetëm me vlerat e vërteta s’ka asgjë të përbashkët. Që t’i rekomandosh botës vlerat, së pari duhet të dish ku i ke ato. Mënyrat e përzgjedhjes janë të shumta, por më efikasja (edhe pse ka boll subjektivizma brenda) është ballafaqimi nëpërmjet konkurseve kombëtarë, që mundësisht duhet të jenë të përvitshëm. Kjo nevojë është ndier dhe reflektime ka, por ato absolitisht s’kanë synuar në zgjedhjen e vlerave të vërteta. Shembulli më i shemtuar ishte konkursi i sivjetëm që mbajti emrin e Kadaresë. Në se vlerat e sotme të letërsisë shqipe, qëndrojnë në klanet mafioze që menazhojnë vlera monetare, atëherë duhet të kuptojmë se letërsia shqipe ka vdekur.
Duke qënë se unë s’mund të jem dakort me këtë konkluzion, po hedh vizionin tim me bindjen se nuk jam i vetëm që më dhimbet ky mjerim aktual në vlerësimin e krijimtarisë.
Letërsia shqipe ka kaluan në shumë faza nga të cilat asnjëra s’ngjan me tjetrën. Si më e konsoliduar ajo mbahet gjatë viteve 20–30 periudhë gjatë së cilës kemi emrat më të ndritur të letërsisë sonë përfaqësuese. Kemi Migjenin, Nolin, Lasgushin, Asllanin, Postolin, Malëshovën, Shuteriqin, Spassen, Markon, Jakovën, Musarain e ca të tjerë që u shtypën e humbën nën konceptet revolucionare të kohës pasardhëse (Sigurisht jo të gjithë, por mjaftojnë dAisa prej tyre që mbajtën gjithë përçmimin e mënjanimin e gjithë brezit të tyre)
Më pas zhvillimet poliko–shoqërore sollën një tjetër brez krijuesish, të cilët ishin dhe do mbeten më fatkeqët e gjithë krijuesve që patëm e do të kemi më pas. Janë krijuesit e periudhës 1945–1990 ndër të cilët ka mjaft emra të ndritur që kurrsesi s’mund të mënjanohen e injorohen. Këtu mund të përmend Kadare, Agolli, Arapi, Qiriazi, Vyshka e shumë të tjerë, ndërsa në prozë Xoxën, Drinin, Gjatën, Xhuvanin, Laçon dhe akoma më shumë të brezit më të ri të Lerës, Vlashit, Çelës, Tiganit e plot të tjerëve që patën fatin e keq të shpërfillen plotësisht me që periudha e krijimtarisë së tyre, qëlloi ajo e realizmit socialist. (kërkoj ndjesë në kam harruar ndonjë emër të spikatur, por fati i keq i tyre që në çdo analizë krijuese emrat e tyre kishin një radhë përmëndje njesoj si të bëhej fjalë për emrat e antarëve të Byrosë Politike të PKKinës). Pikërisht kjo renditje e pandryshueshme e bëri të neveritur edhe analizën që u bëhej veprave të tyre.
Periudha tjetër shumë më interesante ishte ajo e pas vitit 1990. Pa asnjë kompleks për të, mund të them se ishte periudha më fatmadhe që asnjëherë nuk e kishin jetuar krijuesit shqiptarë. Ishte periudha ku shpërtheu çdo nisiativë pa u paragjykuar, sepse gjatë kësaj kësaj kohe askush s’mund të ndërhynte e diktonte mbi nisiativat krijuese. Ishte periudha më e larmishme në tematikë që solli një numur të pakufizuar shkrimtarësh e poetësh. Pikërisht këtij brezi krijuesish i përket edhe mëkati i madh që e larguan lexuesin dhe e kthyen në neveritësin më të madh të letërsisë. Këtij fenomeni interesant, krijuesit nuk iu përgjigjën me vlera dashurie që ta afronin e bënin për vete lexuesin, por vazhduan me tonet revolucionare, tashmë në kahun e kundërt të realizmit socialist, ky ishte një synim krito-denoncues–neveritës që nuk serviri asnjë alternativë zvëndësimi ndaj letërsisë që po mohohej. Që të jem realist, kjo periudhë mund të kujtohet nga pasardhësit si periudha më e larmishme në tematikë dhe si më e dobëta, në zbatimin e respektimin e disa rregullave universale të krijimit dhe për më keq akoma si më përdhosësja e çpërfillësja e gjuhës sonë të bukur. Aq më tepër kur presidiumin e vlerave të kësaj krijimtarie e zunë mafiozët, përfaqësues të klaneve të fuqishëm ekonomikë dhe politkë. Kjo është ndër periudhat më të neveritura që i ka bërë dëmin më të madh krijimtarisë, kur boll të ishte drejtues politik i ndonjë partie dhe automatikisht mund të renditeshe në majën e piramidës krijuese. Shembujt konkret janë të shumtë ndaj s’dua ta ndyj meditimin tim me emra banditësh. Nuk kam mendimin se politikanët përjashtohen nga pasioni i krijimit, por kam mendimin se shfrytëzimi i politikës, për të zënë kupolën e krijimit, është ndër fenomenet më të shemtuara të këtyre 25 viteve.
Jeta në ajër s’mund të vazhdojë gjatë, sado të mëdha të jenë investimet mbështetëse. Të gjithë kemi nevojë për një moment qetsie, për të ngulur këmbët në tokë e për të pyetur veten: Ku ishim e ku duhet të vemi? Përgjigja nuk është kaq e lehtë.
Për një shekull të tërë, ne i dhamë letërsisë botërore shumë pak emra të shquar, por plotësisht të merituar. I dhamë Migjenin i cili s’mbetet më pas Botevit e Emineskut, por nuk di sa mundi të gjënte lexues në Evropën perëndimore. I dhamë edhe shumë emra të tjerë të nderuar për ne, por të papërfillshëm për lexuesit të cilit po i drejtoheshim. Duhej të vinte emri Kadare që të shkallmonte kufijtë lindje e perëndim e të bëhej i pranueshëm në çdo skaj të globit. Sot flitet me revoltë për mos vlerësimin e lirikëve tanë të mrekullueshën si F.Reshpja, N.Gjetja e të tjerëve që erdhën dinjitoz në art dhe po kështu u larguan. Paradoksi shqiptar mbetet prezent. Ose do mbetemi në vrimat e Rita Petros, ose do i falemi krijimatrisë së vërtesë si shenjtëri shpirtërore e kombit. Biznes me artin boll është bërë dhe vështirë se nga ky biznes ka dalë i fituar ndonjë krijues.
S’dua t’ë përsëris tam tamet e merituara për Kadarenë, Agollin, Arapin etj, por në kohën që Kadare pushtoi qindra miljonë lexues në gjithë botën, gati gjysma e bashkëkombësave të tij, u pozicionuan kundër. Dhe...jo se nuk e pëlqenin, pasi ata s’mund t’i lejonte hunda as për ta lexuar. Madje për të akuzuar dikë, në këtë vënd, nuk është e domosdoshme për ta njohur atë. Ndjej neveri ta trajtoj më gjatë këtë pikë, por e përmenda vetëm për faktin se tani na ka dalë një listë prej Ministrisë së Kulturës e cila i rekomandon botës vlerat tona krijuese. Pyetja ime është: Nga i seleksionoi kjo mut ministrie, këto vlera? Dhe akoma më tej: Ёshtë yni ky shtet bordellosh, apo jo?
Nuk ka gjë më të neveritur për vendin dhe institucionet e tij, që botës i rekomandojnë ato përçudnira që vet ne nuk i pranojmë dot. Le ta gëzojmë nderin që na bëhet, duke na përfaqësuar nëpër botë “Vrima” . Ajo nuk i përket më Rita Petros, por Ministrisë së kulturës, i përket kryeministrisë që i dha çmimin. Na përket gjithë neve që me dhunë duan të na fusin e ngjeshin në këtë vrimë e cila nuk na nxen të gjithëve.
Së fundi: Mirë na e bëjnë, se nuk meritojmë më tepër, derisa ky shtet nuk përfaqëson më kulturën, traditën e përvojën shqiptare. Ai përfaqëson vetëm biznesin, banditizmin. Arti (në se vërtet bëhet fjalë për art) duhet të rigjejë vetveten e të ngrihet mbi shtetin, mbi klanet e tij mafioz, ashtu siç i ka hije një arti dinjitoz.
13 janar 2016