08 August 2013

Reagim i SHVL të UÇK-ës Tiranë, 6 gusht 2013



ORGANIAZATORËT, UDHËHEQËSIT DHE DREJTUESIT E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS PËRBALLË TENTAKULAVE TË OKTAPODIT SERBO-SLLAV
 
Reagim i SHVL të UÇK-ës Tiranë

Luftëtar të ushtrive çlirimtare  jini vigjilent, sepse kjo është arma kryesore e fitimtarve, për të realizuar  detyrat për mbrojtjen e lirisë e pavarsisë kombëtare në kohë paqe.     

               
        Kosova u çlirua nga rregjimi kolonial i Beogradit nacionalist në 21 Qershor 1999, por Serbia  nuk do të heqë kurrë dorë nga lufta, për tu rikthyer një ditë përsëri në Kosovë. Kjo është motoja unikale e shtetit, kombit dhe popullit të indoktrinuar Serb, që edhe pse bota u ka hapur dyert për tu rinovuar, ata të gjëndur brënda teorisë marramëndëse çubrilloviçiane, vazhdojnë të punojnë për Serbinë e Madhe. Lufta vrastare e iniciuar prej tyre në vitet 1998-1999, edhe pse në fillimet e sajë, nuk u kuptua dhe trajtua sa e si duhet nga bota politike, në vazhdimësinë e vet, bindi OKB-ra dhe Bashkësinë Europiane, për drejtësinë e Shqiptarve në luftë për liri e pavarëi kombëtare. Kosova hap pas hapi gjeti vetvetveten, por lufta ashtu si nisi, për Serbët dhe Serbinë nuk ka të sosur, sepse ajo dhe sot e kësaj dite, vazhdon të zhvillohet, në forma e mënyra  të padukëshme. Këto rrugë janë të njohura dhe prezente, që në kohën kur Serbët dyndën në gadishullin e zjarrtë të Ballkanit, në fillimet e shekullit të gjashtë. Erdhën me dhunë dhe po në atë rrugë nisën kolonizimin me luftë, reprezalje dhe gjakderdhje masive. Luftrat gjakatare në disa mileniume njëri pas tjetrit, u shoqëruan me paqe të përkohëshme si kjo e ditëve të sotme, brenda së cilës zhvillohet një luftë më e rrezikshme se ajo me mjete vrasëse, jo për të zhdukur fizikisht njeriun, por për të  turbulluar ndërgjegjen njerëzore, në kontinent e në botë, për Shqiptarët dhe luftën e tyre çlirimtare.
    Dikur, shumë vite të shkuara, Beogradi në vazhdimësi të luftës mediatike, propagandoi nëpër Europë dhe krejt Botën, se Shqiptarët, nuk janë njerëz si gjithë  të tjerët, por me bisht si majmunët. Më kuriozët e kësaj shoqërie njerëzore, dyndën nëpër trevat Shqiptare, por asgjëkundi nuk e ndeshën sajesën e Serbve, që kishin ngatërruar vendin se ku e kishin bishtin Shqiptarët. Kështu dhe në ditët e sotme, edhe pse e humbën Kosovën, vazhdojnë të luftojnë për të realizuar fantazirat nacionaliste,  duke nxjerrë gështënjat nga zjarri me duart e të shiturve e të blerëve në tregun e zi politik, Botëror, Europian dhe për më keq në atë Shqiptar. Sipas deklarimeve të medieve të huaja, Beogradi në rrethinat e tij, ka një shtëpi misterioze, e cila harxhon me qindra milion dollarë kohë pas kohe, për të diskretituar e denigruar Shqipërinë e Shqiptarët. Këtë e ka bërë në çdo kohë e situatë, por përparësi i dha gjatë luftës dhe pas humbjes përfunditare të sajë në Kosovë. E nisi që në embrionet e para të kësaj lufte, duke i akuzuar luftëtarët çlirimtar si terroristë, iridentistë, nacionalistë, komunist të Tiranës, fondamentalist islamik e të tjera epitete, të sajuara në mënyrë të qëllimëshme. Për të arritur synimet e planifikuara, ndërseu kundër Shqiptarve, politikan të korruptuar të tipit Lamberto Dini në Itali, Vedrine në Francë, Papandreu në Greqi e të tjerë të lindjes e perëndimit, të cilëve u mbushi xhepat me verdhushkat e fabrikuara nga ari i nxjerrë në Trepçen Shqiptare.
    Duke parë se nuk arriti atje ku synoi, nisi të akuzojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, drejtuesit dhe luluftëtarët e sajë për krime lufte. Në fillim nëpërmjet kreut të akuzës në Hagë Karla del Ponnte, e cila duke marrë udhëzimet në Beograd në takimet që ajo bënte me krerët Serb, dërgoi pas hekurave në Hagë Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Lah Ibrahimi, e të tjerë të pafajshëm si ish pjestar të asaj lufte çlirimtare. Del Pontes i plasi bomba në dorë dhe tërheqja politike që ajo bëri, shkaktoi ilaritete dhe trazira profesionale në kursin e drejtimit të sajë, gjatë qënjes si numri një i akuzës të drejtësisë botërore. Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Lah Ibrahimi e luftëtarët e tjerë, të karakterizuar nga zgjuarsia dhe mënçuria Shqipëtare, pritën në qetësi dhe fituan. Del Ponte dështoi, por Serbia vazhdoi më tej luftën e sajë. Për ti dhënë rëndësi dhe ngjyrën e duhur politike akuzave të sajuara, hodhi në veprim Dick Marty, deputetin Zviceran në Parlamentin Europian, i cili sipas planit kordinativ me Beogradin dhe Del Ponten e shkarkuar, përsëriti të njëjtat sajesa, të hartuara enkas në Beograd për këtë Eurodeputet, por këtë herë, duke akuzuar dhe shtetin Shqiptar, rreth një shtëpie të verdhë në rrethin Matit. Luftën Serbia e vazhdoi më tej, tani nga një kontinent tjetër, me mjekun Craig Juriseviç, i cili ashtu si Del Pontja, prallisi në një libër të tijë për luftën e Kosovës, ato që porositi Beogradi. Paradokse Serbe midis rrjetit të tyre agjenturor, që përfunduan në një  tragjedi komedi humoristike. Nuk mbeti pas dhe reaksioni Europian, i cili u instalua ashtu heshtazi brenda EULEK-sit në Kosovë. Bëri si bëri dhe  arrestoi me radhë Rustem Mustafën, Latif Gashin, Zabit Gecin, Isuf Sherifin e të tjerë dhe  përgatiti kurthin për të vënë pas hekurave Azem Sylën, ish Komandantin e njohur të UÇK-ës, por dhe në këtë rast, dështimi i shoqëroi  brenda dhe jashtë Kosovës, duke shkaktuar pakënaqësira të pa dëshërueshmre në opinionin publik Shqiptar të kudo ndodhur.
     Luftën e padukshme Beogradi e vazhdoi si gjithnjë, nëpërmjet rrjeteve  agjenturore sekrete të sofistikuara, brenda dhe jashtë organit ekzekutiv të Europës plakë të instaluar në Kosovë, pas largimit të UNMIK-ut. U riprangosën  Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e luftëtar të tjerë, të cilët përfundimisht, drejtësia botërore pas një gjykimi të hollësishëm, i nxori të pafajshëm, duke u kërkuar dhe ndjesë për parregullsinë e pasaktësitë e akuzave. Prapësirat e EULEK-sit Euro Serb nuk u ndalën, por ndoqën atë që kishin bashkërenduar më parë midis njëri tjetrit, gjatë takimeve zyrtare për Kosovën dhe “top sekret” për ata vetë. Me bujë të madhe e glorifikime të tejskajshme, u riarrestua Fatmir Limaj për rastin Kleçka dhe pas tij nuk zgjati shumë e u prangosën Sami Lushtaku, Sulejman Selimi e disa luftëtar të tjerë, nën pretekstin e keqtrajtimit të disa tradhëtarve të shitur te Beogradi gjatë luftës së Kosovës. I njëjti avaz për akuzat e ndërsjellta, si në të gjitha rastet. Keqtrajtim të individëve të veçantë  nga Ramush Haradinaj në Dukagjin, Fatmir Limaj në Kleçkë, Azem Syla për Bllacën dhe së fundi shokët e Adem Jasharit për keqtrajtime në Drenicë, në bastionin kryesor të asaj Ushtrie Madhështore Çlirimtare, që u kurorëzua përfundimisht e plotësisht si fitimtare, jo vetëm nga populli Shqiptar i kudondodhur, por nga e krejt bota përparimtare e kryesuar nga SHBA-ës.        
     Lufta midis dy kontinteve,  për të poseduar Kosovën si një  nyje tepër të  rëndësishme strategjike në brëndësi të Ballkanit, është dhe vazhdon të mbetet në epiqëndër të përpjekjeve gjeopolitike kontinentale e botërore. Nisur nga këto interesa imediate të kohës që jetojmë, diplomacia si mjeti zgjidhës i rrugëve të mundëshme, ndërhyn e vepron me mënyra e forma të ndryshme, brënda konjukturave të polititikës aktuale, për të realizuar synimet e veta përkatëse. Ky këndvështrim, na qartëson për ditë e më shumë, se SHBA-ës në luftë mbështetën fuqimisht Kosovën dhe zgjidhjen e kërkuan nëpërmjet veprimeve të UÇK-ës, ndërsa Europa si gjithmonë nuk u nda nga Serbët. Duke qënë pjesë e Aleancës Atlantike, ajo me qëndrimin në dy karrike,  i ndihmoi  Serbët dhe Serbinë dje në luftë dhe ashtu po vazhdon e sot në paqe, me anën e EULEK-sit Euro Serb. Ndryshe nuk ka si kuptohet e gjithë kjo veprimtari e ethëshme e atij organi anti ligjor të papranueshëm prej dy dokumenteve bazë për të drejtat njerëzore, të popujve e kombeve, Kartës të Sanfranciskos dhe Aktit Final të Helsinkit. Në çdo vend të Botës çlirimtarët nderohen e respektohen, jo vetëm nga populli i vet por dhe të gjithë popujt e tjerë, sepse vepra e tyre është e shenjtë dhe e tillë do të mbetet deri në përjetësi. Mirpo Europa, duke vazhduar rrugën e vet, ndjek dhe zbaton thënjen “bëni si them unë e mos bëni si bëj unë”. Kështu ajo, duke kërkuar qimen në kashtë në Kosovën martire, mbyll njërin sy e njërin vesh dhe bën sikur harron të shohë trarët e mëkateve kriminale të Serbisë.
     Është pikërisht ky qëndrim jo i drejtë dhe antiligjor, i Europës së vjetër e të re, i cili ka hapur dyert dhe i ka krijuar hapësira Serbve e Serbisë, të zhvillojnë luftën e padukëshme kundër Shqiptarve të Kosovës, për të denigruar luftën e drejtë të UÇK-ës dhe transformimin e kësaj lufte sipas interesave të  politikës Serbo Sllave të Beogradit. Në vazhdimësinë e këtij terrori propagandistik kundër vlerave monumentale  të asaj lufte heroike, Serbia dhe Serbët, po bëjnë të pamundurën, për të realizuar qëllimet, që kanë projektuar në planet tyre ogurzeza, duke përdorur Shqiptarët kundër Shqiptarve. Teori dhe praktikë e njohur e atij nacionalizmi Serb, që nga koha, kur ata nisën kolonizimin e  atyre trojeve etnike Shqiptare. Vepro dhe manovro brënda politikës paqësore, pa hequr dorë nga lufta konkrete, kundër UÇK-ës në tërësi dhe drejtuesve e luftëtarve të sajë në veçanti. Duke i qëndruar besnike thënjes “Gënje sa më shumë, për të mbetur diçka si e vërtetë”, Beogradi nisi tërthorazi sulmet, kundër ish organizatorve, drejtuesve dhe udhëheqësve të asaj lufte, duke përdorur tani si pushkë kundër Shqiptarve penën Shqipëtare, hera herës në Prishtinë dhe kohë pas kohe në Tiranë. Brënda këtyre trazirave mediatike, u ringritën si dhe më parë, akuzat kundër Ramush Haradinaj, njërit prej emblemave të asaj lufte madhore, nga i vetëquajturi analist Fatos Lubonja, që më mirë do të ishte të quhej anarshist, sepse jo vetëm për këtë rsat, por dhe në shumë të tjerë, ky nihilist i njohur i mediave Shqiptare, nuk njeh ngjyrë tjetër tjetër veç asaj të zezë. Theksohen këto përcaktime, sepse sipas këtij  sharlatani mediatik të njohur, luftëtari dhe drejtuesi i mirënjohur i Zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj, është vrasës i Serbve e Shqiptarve të Kosovës, duke vënë në dyshim vendimet e fundit të gjykatës ndërkombëtare të Hagës, ku trimin e Dukagjinit, jo vetëm që e nxorën të pafajshëm, por dhe i kërkuan ndjesë për ato padrejtësira që i shkaktuan.
      Analisti i çakorduar, duke vazhduar më tej detyrat që i janë ngarkuar nga segmente të caktuara të Beogradit, ngre dyshime për drejtësinë e asaj gjykate, për lirimin e Ramush Haradinaj. Dhe për ti bërë të besueshme këto akuza, hamëndëson me marrëzinë e tij karakteristike, se e gjithë kjo histori është mbyllur, nga që Ramush Haradinaj me njerëzit e tij, paska kërcënuar dëshmitarët dhe detyruar ata, për tërheqjen e padive përkatëse. Turbullirat mendore të këtij njeriu anormal, janë pjesë e karakterit të tij dhe si të tilla, ato shkojnë dhe më larg, kur këtij analisti antinjerëzor, i vjen keq për Sërbët, dhe harron që janë po këta Serb, që vetëm në Serbrenicë e Vukovar, vranë mizorisht mbi 250 mijë njerëz të pafajshëm. Anarshisti Lubonja në vazhdën e marrësisë së tij, shpreh keqardhje për popullin Serb, i cili në unison e plotë si shtet e komb, gjatë asaj lufte vrastare, mori jetët e 2040 luftëtarve të UÇK-ës, 30 mijë Shqiptarve të pambrojtur, përdhunoi mizorisht mbi 20 mijë femra dhe dogji e shkrumboi deri në themele 250 mijë shtëpi të Shqiptarve autokton. Dhe duke shkuar më tej, në konkretizimin e fakteve reale, e ballafaqojmë analistin mjeran, se familja patriotike e Haradinajve luftëtar, në atë luftë çlirimtare për jetë a vdekje, veproi si një repart i tërë luftarak dhe në luftë e sipër për liri e pavarësi, derdhi aq gjak, sa  opinionisti në fjalë, nuk ka pirë ujë gjatë jetës së vet.
     Nuk është vetëm Ramush Haradinaj objekt dhe subjekt i shkarravinave të këtij mediatiku të çoroditur, por i gjithë populli Shqiptar, sepse paturpësisht Fatosi i Lubonjave, duke na  paraqitur kulmin e marrëzive të tij, arrin deri atje sa i klasifikon Shqiptarët si komb skizofrenësh, vetëm e vetëm, sepse sipas tij glorifikojnë figurat e luftës për liri e pavarësi kombëtare. Atëhere, sipas këtij arsyetimi Lubonjas, duhet të cilësojmë të gjithë popujt e botës skizofren, duke nisur nga Amerikanët për Gjergj Uashingtonin që luftoi për bashkimin e SHBA-ës, Italianët për Garibaldin në bashkimin e Italisë, Kemal Ata Turkun në reformimin e Turqisë, e shumë popuj të tjerë që janë përfshirë në këto përpjekje. Duke akuzuar Ramush Haradinaj, Lubonja si i trazuar mëndërisht, aludon më tej, për ikonën  historike të kombit tonë, Komamdantin Legjendar Adem Jasharin e familjen e tij, që simbolizojnë në krejt botën rastin më unikal, ku i madh e i vogël, nuk kursyen as pikën e fundit të gjakut, por  luftuan deri në vetëflijim, duke i treguar mbarë botës, se cilët janë Shqiptarët e përse luftojnë. Çoroditjet e Fatos Lubonjës, janë njohur e njihen brenda dhe jashtë vendit tonë, si  në tregun gazetaresk ashtu dhe në atë të marketingut mediatik. Ai nuk është Juda i vetëm i kësaj veprimtarie diversive Shiptare kundër Shqiptarve. Janë dhe disa individë të veçantë, këndej dhe andej kufirit imagjinar, që me porosi të Beogradit, po i dalin në mbrojte, për ato akuza,  që ai i paska deklaruar “si një patrioti i madh, që i do të mirën popullit e vendit të vet”.
     Më i avancuari ndër këta nihilist të pakoregjushëm, është një farë Arben Idrizi, i cili gjatë mbështetjes që i bën Fatos Lubonjës, kriminalizon gjithë udhëheqjen e drejtuesit e UÇK-ës, duke rreshtuar krahas Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçin, Azem Sylën, Fatmir Limën, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Hilmi Reçicën, Xhavit Halitin, Sami lushtakun, Rustem Mustafën, Daut Haradinaj, Latif Gashin e luftëtar të tjerë, të cilët gjatë asaj lufte çlirimtare, jo vetëm rrezikuan veten dhe familjet e tyre, por derdhën gjakun si lumë të njerzëve më të afërtë, për të arritur fitoren përfundimtare. Paudhësitë e këtij marraqi të çekuilibruar, shkojnë dhe më tej me profecitë e djallëzuara, ku sipas tij krim paska kryer dhe Adem Jashari, ikona e përveçme dhe unikale e kësaj shoqërie  njerëzore, sepse sipas këtij të sëmuri mendor, ai paska vrarë njerëzit e tij. Duke përgojuar aktin sublim të asaj familje heroike të historisë sonë kombëtare, i indoktrinuari politik i Beogradit, shkon më tej se Juda vetë, kur thekson se “E ky mit, a gjoja mit, pretendohet të qëndrojë në themelin e shtetit tonë”. Mendime krejtësisht anormale, të një bastardi të shitur, të cilat i kalojnë kufijtë e një poshtërsie njerzore. Marrëzitë e këtij idioti të këtyre kohrave, i ndjek nga pas Naser Aliu, një tjetër moderator i lajthitur, që duke mbrojtur sharlatanizmin e Lubonjës, u thotë Shqiptarve se “Zeri i Lubonjës është zëri i ndërgjgjes Shqiptare”. Nëse do të ishte i tillë ky zë i Lubonjës, rrugët për në UÇK-ës gjatë asaj lufte çlirimtare ishin plotësisht të hapura dhe Fatosin nuk e ndaloi njeri, që të vinte e të luftonte krahas vëllezërve Shqiptar të Kosovës. Mirpo Naser Aliu apo Ali Naseri, nuk vepron sipas mëndjes së tij, sepse atë e ka mangut. Ndryshe nuk ka si kuptohet, që ky njeri “kaq i mënçur”, rend nëpër shkretëtirën e trurit të hallakatur që ka në kokën e vet dhe kërkon, adresën e Zotit, të shkencës dhe vetë natyrës. Aq i mangët është ky mjeran në mendime e arsyetime, sa gjatë shkrimeve të tij, ngatërron historinë e Kosovës dhe luftën e sajë për liri e pavarësi, duke veshur si profet Ibrahim Rugovën, atë që tradhtoi pikërisht këtë luftë e u puth me Sllobodan Millosheviçin, ndërsa për ata që dualën malit e luftuan për jetë vdekje, Nasereviçi i Beogradit të djeshëm e të sotëm Serbo-Sllav, arrin të deklarojë “Se kemi krijuar bindje të rrejshme, se UÇK-ës e çliroi Kosovën”. Teori e njohur e Ibrahim Rugovës, i cili në pasluftë, deklaroi “Faleminderit Zot që na solle NATO-n e na çliroi”.
    Aleanca Atlantike, dihet që dha një kontribut të madh dhe mbajti peshë të rëndësishme në luftën që u zhvillua në Kosovë, por asnjeri nuk ka të drejtë të hiperbolizojë atë. Ishte lufta e dyfishtë e UÇKës në tokë si forcë kryesore, e NATO- s në ajër dhe bashkëpunimi ndërmjet tyre të udhëhequr nga SHBA-ës, ajo që finalizoi e konkretizoi fitoren e asaj lufte. Aleanca  me  këtë  ndërhyrje  luftarake,  u  përballua  me  probleme politike  dhe  ushtarake    koklavitura,  por  ajo  duke u  nisur  nga  parimet  e  drejta  të kohrave    reja, u  dha   zgjidhjen  e  duhur    përputhje    plotë  me  aktet  normative  ndërkombëtare    Kartës    Kombeve të Sanfrançiskos  dhe  Aktit Final të  Helsinkit  për  të drejtat  njerzore    popujve dhe    Kombeve. Duke  e  mbartur  vështrimin tonë në  ditët  e  sotme,  për të  parë atë  ecuri  luftarake    asaj  kohe,  me  syrin  e  analistve  politikë  e  ushtarak,  cilido  individ  e  ka    qartë,  se aleanca  pas  shuarjes    periudhës    luftës    ftohtë, të  botës  pa  blloqe    kundërt,  ndryshoi  pamja  politike  dhe  qëllimi ushtarak  i  sajë,  duke  u  vënë    shërbim    plotë    lirisë, demokracisë  dhe  stabilizimit    paqes botërore.
     Me ecurinë e vet politiko-ushtarake,  aleanca  brënda  synimeve    veta    ardhmërisë,  duke  ju  referuar  rastit  konkret    veprimit    Kosovë,  realizoi qëllimin e  sajë    afërt  apo    largët  strategjik.  Por  NATO,  nuk mund    ndërhyjë     asnjë  mënyrë,  nëse një  popull  e  komb nuk  lëviz  e    hidhet    veprim,  për  të marrë  fatet  e  veta    duart e  tij. Aleanca  Atlantike  nuk do    ndërmerte  qoftë  dhe  një  hap,  për    ndërhyrë  ushtarakisht    Kosovë,  nëse  Shqiptarët  si  popull  etnik  i  atyre  trojeve, nuk  do    ishte  ngritur    luftë  për  liri  e pavarësi.  Ishin  përpjelkjet  luftarake    U.Ç.K.-ës  dhe  sakrificat e Shqiptarve  të atij  vendi,  ata    sollën  NATO-n    Kosovë,  duke  realizuar  një  bashkëveprim të  drejtë  për  drejtë,    shoqëruar  me  një  heshtje    arsyetuar  nga  diplomacia  vepruese  e  padukëshme.  Para  dhe  gjatë  sulmeve  ajrore  e  sidomos  tani    pas  luftë,  si  rrallë  herë,  elementë  destruktiv si Lubonja, Arben Idrizi e Naser Aliu e të tjerë, që  vazhdojnë    ushqehen  financiarisht  nga  Beogradi, e  trajtojnë  atë  luftë  si  një  konflikt  ndëretnik, të  imponuar  nga  një  varfëri  e  tejskajshme  ekonomike. E  tjerin  këtë  lëmsh,  për  të justifikuar    tej  padronët  e tyre,  jo  vetëm  për  krimet  që ata  kryen,  gjatë  atyre  ditëve    përgjakëshme,  por    tepër  e  bëjnë  atë,  për    tjetërsuar  vlerat  e  pallogaritura    asaj  lufte  heroike, të  popullit  Shqiptar    Kosovës,   për  liri  e  pavarësi  kombëtare. 
      Por e vërteta qëndron  krejt ndryshe, në anën  e  fituesit  dhe  ata  janë  U.Ç.K.-ës, SHBA-ës dhe NATO.  Lufta  e  Shqiptarve    Kosovës,  ishte  dhe  mbeti  një  luftë  e  gjatë  politike,  me  synime    qarta  e    sakta,  për  realizimin  e  misionit historik  kombëtar,  fillimisht    pjesshëm  e    vonë  atë  përfundimtar,  objektiv që  u  realizua  nëpërmjet  asaj  lufte    u  shkrua    me gjakun  e  atij  populli,  për    mbetur  historikisht  si  Epopeja  e  Lavdishme  e  U.Ç.K-ës.  Aleanca  Atlantike  nëpërmjet  veprimit  të vet  strategjik,  realizoi  objektivin  gjeopolitik,  ndërsa  U.Ç.K.-ës  nëpërmjet  këtij  ndryshimi  cilësor    rielievit  politikë    gadishull  e  kontinent,  brënda  strategjisë        fortit,  arriti      realizojë  ëndrrën  shekullore    popullit    vet,  çlirimin  njëherë  e  përgjithmonë  dhe përfundimtar    tij,  nga  vargonjtë  e  hekutrt    skllavërisë  koloniale  Serbe. U shpjeguan paksa qëllimet dhe veprimet e asaj lufte të përbashkët, për këta tipa njerëzish, që ashtu hashtazi si sëmundje e butë, po tentojnë të terrorizojnë historinë luftarake të Jasharajve Legjendar, Haradinajve heroik dhe krejt dëshmorve të tjerë, që dhanë jetën për lirinë e pavarësine e atij populli që i lindi, i rriti, i edukoi, burrëroi dhe pagëzoi  me emrin e nderuar të luftëtarit çlirimtar.
   Brenda këtyre anomalive mendore, noton dhe i shkunduri mëndërisht Halil Matoshi, i cili ashtu si dhe prototipat e mësipërm, në 27 Korrik 2013 profetizon se “Një ditë kur lufta të jetë shumë vite larg, në të shkuarën, e kur heronjtë e luftës do të kenë fare pak fuqi politike, të gjithë do të thonë se shumica ishin të kqinj dhe vrasës. Halili kujton se i tërë  njerzimi, është ashtu si e mendon ai, pa arsye e vetëdije, dhe në të ardhmen, ata që luftuan për çlirimin e Kosovës, do të trajtohen krejt ndryshe, ashtu si i pjell mëndja këtij të shaplamosuri që në djep. Marrëzitë e këtij tipi të neveritshëm, shkojnë më tej se kufijt njerëzor, kur në shkrimin e tij paradoksal “Kohë të Leshta”, ky i sëmur psikik i njohur nga krejt Shqiptarët e kudo ndodhur, shkruan sofizma duke e quajtur popullin dhe krejt kombin turmë, sepse sipas Halil të Shtimes, këta nuk pranokan mendimin e lirë të sëmurit psiqik Halil Matoshit dhe psikopatëve të tjerë Fatos Lubonja e Arben idrizi, të cilëve Halili u del në mbrojte sepse me në gur vret dy zogj, mbron të tjerët si të sëmurë mendor, por mbron dhe veten brenda kësaj sëmunfdje mendore. Deklarimet e tij nuk janë pa gjë, dhe i shkojnë për shtat Beogradit e shërbëtorve të tij, si në rastin konkrett të  gazetares iluzioniste Kimete Berisha, e cila duke u vënë në rrolin e Dona Marinës, sipas instruktimit që ka marrë nga ustallarët e vet Serbo-Sllav, hedh helmin midis dy korifejve të asaj lufte, Hashim Thaçit e Ramush Haradinaj, duke aluduar se, Fatos Lubonja është ndërsyer kundër Ramush Haradinaj, nga Hashim Thaçi, fantazira këto të sajuara jashtë Kosove dhe që ngjasojnë me ligësinë politik të kohës së shkuar të Rankoviçit. Thaçi dhe Haradinaj janë e do të mbeten luftëtar të një ideali, të atij për të cilin dha jetën në kufirin imagjinar Luan Haradinaj, vëllai nga gjaku familjar i Ramushit dhe vëllai nga gjaku arbënor i Hashim Thaçit. Nuk është krahasim letrar ky, por një e vërtetë e pamohueshme, e cila u deklarua para disa ditëve nga vetë Ramushi, lidhur me propozimin e shtypit amerikan për laurimin e Thaçit si Nobelist, ku luftëtari i Dukagjinit me gjerësinë shpirtrore u shpreh, “se realizimi i atij vlesrësimi, do të jetë një nder i madh për Kosovën”. Këta janë luftëtarët e vërtetë të UÇK-ës dhe jo ata për të cilët ju kameleon të Beogradit, i akuzoni pa kurfarë morali dhe etike njerëzore.
   Mes  këtyre tymnajave të ngjyrosura serbo-sllave, këto ditë doli në skenë dhe Dilaver Goxhaj alias Shpëtim Golemi, i cili duke e vënë veten në rrolin e Jovan Bregut, në kërkim të një magazine historike brënda UÇK-ës, u hodh në sulm kundër ish liderëve të luftës dhe paqes në Kosovë, veprime këto tepër të njohura për këtë individ kondrapedal, të improvizuara kohë pas kohe si në luftë dhe tani në paqe, por këtë herë kundër Xhavit Halitit, një nga luftëtarët progresivë të asaj lufte, shumë e shumë vite të shkuara, kohë kjo kur  liliputi i Golemit, nuk mund të fliste, se e njihte ose e dinte kush ishte Xhavit Haliti. E nis sulmin kundër atij, për një deklarim të këtij të fundit në 7 korrik të vitit 1998, lidhur me veprimet luftarake të UÇK-ës, që kishë gati një vit që kish dalë hapur në Kosovë, kundër Ushtrisë Federative Jugosllave, e cila nga bota politike dhe ushtarake e asaj kohe, jo vetëm që nuk nënvleftësohej, por flitej me superlativa si për  një fuqi ushtarake, që duhej marrë në konsideratë, gjatë përballjes me atë. Nisurr nga këto opsione përcaktuse  të doktrinës ushtarake të kohës të asaj lufte, dhe për vetë faktet që UÇK-ës në 7 Korrik të vitit 1998, ishte në njohje e sipër  nga perëndimorët, Xhavit Haliti, duke qënë një nga politikanët më në zë të asaj luftej, ka  deklaruar sipas Dilaverit, se “E dyzuar ka qënë lufta çlirimtare e Kosovës nga Serbija. Lufta u organizua, u fillua, u zhvillua nga UÇK-ës, por pa ndërhyrjen e NATO-s, vështirë se lufta jonë do të mund të përfundonte me fitore në Qershor 1999.” Ky deklarimi i Xhavit Halitit, sipas Dilaver Goxhaj, qënka përsëritur dhe më 7 korik 2013, tekstualisht si në 7 korrik të vitit 1998, thënje kjo ku nuk mund të vihet shenja e barazimit, sepse në 7 korrik të vitit 1998, as që flitej për ndërhyrje të NATOS, e jo më ta bëje atë defakto. Xhavit Haliti e deklaron këtë se ka qënë i sigurtë, se NATO do të ishte partnere e UÇK-ës, sepse ai kish një jetë të tërë, që i ishte përkushtuar asaj detyre, ndërsa Dilaveri, “i harruari në një garazh” të një Shqiptari në Maqedoni, kuptohet që u kujtua pasi e nxorën nga ai garazh, ku e kishin futur dhe po del sot si shpëtimtar i UÇK-ës, sepse sipas tij po e denigron Xhavit Haliti, një nga organizatorët kryesor të asaj ushtrije, që po na e mbron sot demagogu i vetëquajtur Shpëtim Golemi. Xhavit Haliti dha atë përgjigje, si përfaqësues i asaj politike, që u vërtetua gjatë vazhdimësisë të asaj lufte, ku UÇK-ës, për të realizuar qëllimin e vet strategjik, ndërtoi ura lidhëse e lidhi aleanca të suksesëshme e të qëndrushme, veprim ky tejet i arsyetuar për kohën dhe vendin që u konkretizua.   
    Por komandantit të baterisë kundërajrore, i liruar nga ushtria Shqiptare me gradën e kapitenit, nuk i dhimbset UÇK-ës, sepse synimi i tij është ashtu si gjithmonë, të sulmojë e godasë krerët e asaj ushtrie, për të mbivlerësuar veten, veprim këtë që nuk e ka ndarë nga shkarravinat nëpër gazeta e librat e tijë në pasluftë. Kështu si nëpër mjegull, ai e analizon thënjen e Xhavitit, duke folur për origjinën angleze  të termit “dyzinë”, dhe më tej duke e vënë veten në rrolin e një njohësi të thellë të Klauzeviçit dhe pedagogjisë ushtarake Amerikane, e sulmon dhe e ofendon rëndë Xhavit Halitin, duke e akuzuar se “ti nuk i je afruar kufirit gjatë luftës”, ose dhe më keq akoma kur shtron pyetjen “se ku ishe ti Xhavit efendi kur luftonim ne për liri.” Një pyetje tepër tinëzare dhe me shumë ligësi, e sajuar në mënyrë të qëllimëshme në media, ku ai brenda pyetjes që shtron, fut dhe veten, për të përfituar kapital politik në interesin e ngushtë personal. Përgjigjen këtij rrufjani të kurdisur kush e di se ku, po ja japin po me një pyetje konkrete. Ku ishe ti Dilaver Goxhaj, kur kundër Xhavit Halitit, shërbimi sekret Serb organizoi atentatin për eliminimin fizike të tij, nga ku fati e shpëtoi, për ti shërbyer më tej me devotshmëri atdheut dhe kombit të vet? Të gjitha këto rrjedhin jo, vetëm nga ligësia shpirtërore e tij, por dhe nga hallakatjet mendore si sëmur psikik pas deliritt të madhështisë, kur hiqet si më dituri nga gjithë të tjerët. Nuk është hera e parë që ky “demagog”, shtron pyetje e kthen përgjigje në opinionin publik dhe si një rrufjane mediatike, që me pesë rreshta të shkruara prej sajë, tenton të përplasë dy nga drejtuesit kryesorë të luftës, Hashim Thaçin me Ramush Haradinaj, për akuzat  e lajthitura të Lubonjës, kontrapedali Dilaver Goxhaj e përballë Xhavit Halitin me Adem Demaçin, për të hapur një luftë përçarëse,  brënda asaj politike në Kosovë, që u ngrit e u ndërtua me mundin e gjakun e  mijrave dëshmorve legjendar të atij populli heroik.
    Duke e vënë veten, herë në rrolin e politikanit të madh dhe kohë pas kohe në rrolin strategut ushtarak, ai  shet dogma e sofizma, që e zhveshin lakuriq para opinionit publik Shqiptar të kudondodhur, për ato mendime të turbulluara, që  paraqet në shtypin e përditshëm. Ai sulmon Xhavit Halitin për atë deklarim politike, që edhe pse ishte një mendim individual, nuk varej nga ai, por nga  Aleanca Atlantike  dhe e gjithë bota përparimtare. Ndërsa  vetë Dilaveri, edhe pse heq veten  si strategun e gjithë globit,  në një intervistë të dhënë gazetës “Shekulli”në 20 dhe 21 Gusht 2000   “si njëri nga të mëdhejtë e UÇK-ës”, arrin të nënvleftësojë dhe për më tepër të injorojë Luftën Madhështore të UÇK-ës, gjatë realizimit të Epopesë së Lavdishme nga ana e sajë. Duke vënë veten në rrolin Jovan Bregut, në përgjigjen, që i jep gazetarit për pyetjen se, “Në sa beteja keni marrë pjesë dhe mbresat tuaja të pa harruara? “, ëndëruesi karrjerist, duke ecur bashkërisht me ndjenjat e tij cinike, arrin deri atje sa gjatë përgjigjes së tij rëndon dhe ofendon së tepërmi haptazi UÇK-ës, udhëheqjen e SHP  të sajë, duke thënë se “së pari duhet të korigjojmë një lapsus tuajin. UÇk-ës nuk zhvilloi asnjë betejë, pasi në termologjinë ushtarake me fjalën betejë, nënkuptohet pjesmarrja në luftim e një sasie shumë të madhe forcash, division e lart me të gjitha llojet e armëve. Me këtë dua të them, se UÇK-ës ka zhvilluar vetëm luftime, si dhe planizoi e organizoi një operacion të emërtuar Shigjeta, por që në praktikë, nuk mundi të arrinte përmasat e një operacioni, si rrjedhojë e disa faktorëve objektivë, të cilat janë objekt studimi i analistëve e studiusve ushtarak”. Një kontrabedal kronik në mendim e veprim. Në këtë intervistë mohon betejat dhe operacionin e UÇK-ës, ndërsa në librin “Rruga që më çoi në UÇK-ës”, shkruan dhe diskuton për betejën e Rahovecit, ashtu si vepron më tej në librin e tij autobigrafik, “Një kolonel midis Tiranës dhe Prishtinës”, ku shkruan se operacioni “Shigjeta” më tepër është drejtuar nga shtëpia dhe familja e tij në Tiranë. Duke ilozionuar për luftën në luginën e Preshevës, është po Dilaver strategu, që tregon injorancën gjeniale të tij, kur deklaron se, “po të më kishin pyetur mua, Hashim Thaçi e Jakup Krasniqi, me dy tre ditë luftime, do të ishte çliruar Kosova Lindore”.  Kjo thënje të lë të kuptosh mjaft mirë, se deri ku shkon megallomania e një karrjeristi të sëmurë pas delirit të madhështisë, që është ngritur në këmbë e sulmon Xhavit Halitin, njeriun që luftoi në fushën e vet, ashtu si e mësoi koha dhe vendi në të cilin u zhvillua ajo luftë çlirimtare.
  Këto janë disa nga problemet kardinale të asaj lufte,  për të cilat i ballafaquam këta megalloman të pa koregjushëm, duke u treguar si është e vërteta dhe realiteti ynë Shqiptar për ne Shqiptarët si Shqiptar historikë apo natyral, të kësaj toke etnike Iliro-Shqiptare. Arshivat e luftës dhe ato të paqes, kanë mjaft dokumenta, prova, fakte e argumente, tekstuale, zanore e filmike, për të ballafaquar prototipat e kësaj kategorie. Dhe mirë do të ishte, të organizohej një debat televiziv, për tu treguar vendin, për kë punojnë dhe kujt i shërbejnë me këto marrëzira, që po propagandojnë andej e këndej në shtypin e përditshëm. Problemi i tjetër, për të cilin i ha meraku dhe i brenë nga brenda këta handikap të pa përgjegjshëm, është dhe ai që kërkon përgjigjen e vet. Këta pseudoanalistë, krahas sajimeve për kohën e luftës, ashtu si në të shkuar e sipër, për secilin ish drejtues e udhëheqës të asaj lufte, tani në paqe, po i akuzuojnë si të korruptuar deri në atë shkallë, që duhet të japin llogari para organeve përkatëse të drejtësisë. Është e drejta e tyre, që të mendojnë e shkruajnë për shqetësimet korruptive, që ata kanë për këta ish drejtues të luftës, tani në paqe drejtues të këtij pushteti. Por shteti ligjor, është dhe mbeten besnik i ligjeve në fuqi, sepse edhe nëse mbyllen sytë nga pushtetarët për zbatimin e ligjit, tre hallkat drejtuese të shtetit, pushteti legjislativ, gjyqësor dhe ekzekutiv janë të gatshëm për të ndërhyrë e vepruar menjëherë për zbatimin e ligjit. Atëherë shtrohet pyetja, përse këta shkrues anarshistë, propagandojnë me bujë të madhe këtë korrupsion dhe nuk i drejtohen organeve kompetente të drejtësisë në Kosovë? Dhe nëse nuk kanë besim te drejtësia e atij shteti, sot janë dhe dy hallka të tjera drejtësie, ajo e Stratsburgut dhe ajo botërore në Hagë, të cilat me të drejtat e tyre ligjitime, mund të ndërhyjnë për të zbatuar drejtësinë. Por, këta individë problematikë, e dinë dhe njohin mirë ligjin, se nëse ngre akuza korruptive, duhet ti mbrosh e vertetosh ato para organeve të drejtësisë, sepse në të kundërt, nga akuzues kthehesh i akuzuar. Kësaj i druhen këta rrufjanë të indoktrinuar nga Serbo-Sllavia, e cila edhe pse u tërhoq nga Kosova si humbëse e asaj lufte, nuk po jep sinjale, se po heq dorë nga synimet e saj nacionaliste. Shqiptarët e kudo ndodhur, brenda dhe jashtë kësaj Shqipërie njerzore, besoj se kuptojnë, se cilët janë këta analist politikë dhe pse i  përhapin këto metastaze Serbo-Sllave. Dhe ashtu si pa dashur, kthehemi te deklarata Millosheviçit në Hagë, ku ai pranoi, se “ Ne u larguam nga ai vend, por atje  kemi 50 mijë agjent, prej të cilëve , pjesa më e madhe janë  Shqiptar”. Luftëtar të ushtrive çlirimtare jini vigjilent, sepse kjo është arma kryesore e fitimtarve, për të realizuar detyrat për mbrojtjen e lirisë e pavarsisë kombëtare në kohë paqe.                      
                                              
   KËSHILI DREJTUES DHE KRYESIA E SHVLUÇK TIRANË      
Tiranë 6 gusht 2013

15 June 2013

UÇK - delja e zezë e Europës -nga Spiro Butka



                    
USHTRIJA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS
DELJA E ZEZË E EUROPËS 
MODERNE E DEMOKRATIKE

SPIRO BUTKA
 Ish Zv/Komandant i Operacionit “Shigjeta”  të UÇK-ës
 Aktualisht Kryetar i SHVL të UÇK-ës Tiranë
    U desh gati një shekull i tërë, që bota politike të shkundej nga errësira obskurantiste e së kaluarës dhe të ndërhynte kundër  marrëzive shekullore, për të ndalur  luftën vrastare të Serbisë nacionaliste kundër Shqiptarve të Kosovës liridashëse. Dekada e fundit  e  shekullit që kaloi, u mbars së tepërmi me gjakëderdhje të mëdha, fillimisht brenda gjinisë Sllave dhe më pas me luftën e pabarabartë të Beogradit nacionalist, kundër  popullsisë etnike të Kosovës Shqiptare. Përballja nisi me luftë të rreptë e të vështirë, por brenda sajë edhe pse u fsheh në mënyrë të qëllimëshme nga propaganda Serbosllave, doli menëherë në dukje genocidi nacionalist shtetëror i kombit Serb, i cili u njoh dhe u pa nga afër nga vetë bota moderne e përparimtare, nëpërmjet masakrave vrastare të turpshme, që kryen forcat ushtarake, policore, paramilitare dhe civilët Serb, kundër atij populli të paarmatosur. Shqiptarët e atyre trojeve arbërore, jo vetëm që nuk u përulën, por përkundrazi së bashku me Ushtrinë tyre Çlirimtare të Kosovës luftarake, e mposhtën okupatorin, duke u mbështetur në atë luftë mizore nga Aleanca e Atlantikut të Veriut, e udhëhequr drejt përsë drejti nga etaloni i demokracisë botërore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pse ufta e UÇK-ës kundër Forcave Ushtarake Jugosllave, ishte e drejtë e në përputhje të plotë me kërkesat Kartës të Kombeve të Sanfrançiskos dhe Aktit Final të Helsinkit për të drejtat e njeriut, ajo ushtri e lindur nga një popull liridashës, u tiketua nga Beogradi, Moska, Parizi, Pekini e ndonjë Serbofil tjetër, “si pjellë e komunistëve të Tiranës”, “iridentiste”, “terroriste”, “fondamentaliste islamike” e të tjera nofka të sajuara në mënyrë të qëlimëshme, nga vetë shteti e populli Serb, për të dezinformuar opinionin publik botëror, rreth asaj që ndodhte në Kosovë. Në mbështetje të këtyre etiketimeve inegzitente e poshtëruese, u hodh dhe shërbëtori i Beogradit e agjenturave të tjera perëndimore e lindore, Ibraim Rrugova, i cili duke u kamufluar me petkun e gandistit, rendi nëpër Evropë, për të ndihmuar sado pak ustallarët e vetë Serb, në realizim të qëllimeve të errëta nacionaliste për Serbi të madhe.
    UÇK-ës nuk e ndali nismën e saj luftarake drejt realizimit të qëllimit  strategjik brenda misionit historik kombëtar edhe pse politika botërore nuk kishte formuar bindjen e duhur dhe vazhdonte të studionte zhvillimet e atij agresioni ushtarak, për tu  qartësuar plotësisht rreth gjëndjes së krijuar. Në këto situata tepër të rënduara, në analizën që i bëhet asaj lufte sot në kohë paqe,  nuk duhet lënë mënjanë paqartësia politike dhe antishqiptarizmi brenda kësaj Europe demokratike, e cila dhe pse pretendon të bashkohet, nuk mundet kurrsesi të realizojë misionin e marrë për obligim, duke menduar e vepruar tizarisht e në mënyrë meskine. Mbështetur gjithmonë në faktet dhe argumentet aktuale të kohës, e ballafaqojmë Evropën me atë të vërtetën reale, se ajo nuk ka qënë dakord me luftën e UÇK-ës, që në embrionin e asaj lufte dhe për rredhojë e ka trajtuar atë ushtri si dele të zezë. Kushdo mund të mos e pranojë dhe të kundërshtojë këtë pretendim, por si në çdo rast tjetër, ashtu dhe këtë herë, do përdoren faktet dhe argumentet e vet politikanëve të asaj kohe, si ish udhëheqës e drejtues të  shteteve përkatëse Europiane. Kështu, Masimo Da Lema, ish kryeministër i Italisë në atë kohë, duke dhënë intervistë një gazetari të njohur, pohon me gojën e vet se, “SHBA-ës kanë punuar para së gjithash me forma specifike të sigurisë, për të qënë në krah të Kosovarve. Ndërsa  Europianët, deshën para së gjithash pëlqimin e Beogradit dhe nuk e kanë konsideruar aq thelbësore UÇK-ës, e cila duhej të vuloste izolimin e Millosheviçit. Europa, përkundrazi, ishte ajo që kërkoi deri në fund marrëvëshjen me Serbët”. Ky udhëheqës i një shteti me peshë në Europën e Bashkuar, nuk është i vetëm brënda këtyre paradokseve Europiane, sepse ka  dhe të tjerë po aq të rëndësishëm, që  janë deklaruar kundër Kosovës dhe lirisë të fituar nga lufta e asaj UÇK-ës. Kështu nisur nga kujtimet e shkruara të Bernard Kushner, kur ai ishte përfaqësues special i OKB-ra në Kosovë, del se presidenti i asaj kohe në Francë, para se Kushner të nisej me atë mision, i ka dhënë porositë e nevojshme. Këtë e pohon vetë Kushner në kujtimet e veta, ku thekson se, “Pas takimit me presidentin, në përcjellje e sipër ai më tha: Mbaje vath në vesh, që ne duam drejtësi për Kosovarët, por mos harro se jemi e mbetemi miq të Serbve”. Shtrohet pyetja se a nuk janë të njëjtë në pikëpamje dhe në e këto ditë politikanët e sotëm e këtyre shteteve? A nuk ishte presidenti i Greqisë, ai që dërgoi vullnetar në luftë kundër Boshnjakve në mbështetje të Serbve vrasës”? A nuk ishte po ai president i Greqisë, që fshehtazi Aleancës së NATO-s dhe Këshillit të Europës, këmbente me Millosheviçit mesazhe për fluturimet e aviacionit luftarak të NATO-s, gjatë asaj ndërhyrje? Anuk ishin pilotët Hollandezë, ata që ishin instruktuar nga qeveria Holandeze, për të mos goditur objektet Serbe, por ti hidhnin bombat në vende të tjerë? Këto janë fakte e argumente kokë forte tepër domethënës, me anën e të cilëve vërtetohet plotësisht qëndrimi antishqiptar Evropian, kundër Kosovës dhe UÇK-ës, në kohën e luftës dhe në vazhdimësinë e kësaj paqeje.
  Me ndërhyrjen e SHBA-ës, Rambujeja vlerësoi UÇK-ës dhe për këtë caktoi Kryeministër Hashim Thaçin përfaqësuesin politik të sajë, duke i treguar gandistit tradhtar, se ku e kish vendin. Ai duke u vënë në rrolin e Esat Pashë Toptanit, braktisi Qeverinë e Përkohëshme të Kosovës, bashkë me pinjollët që ka lënë pas e që sot nga ai kolltuk legjislativ i siguruar nga gjaku i asaj UÇK-ës, punojnë në rrugë misterioze dhe bëjnë denoncime tinzare kundër ish luftëtarve të UÇK-ës, duke bashkëpunuar ngushtazi me Europianët e asaj kategorie, që u përmëndën më sipër, nën instruktimin e posaçëm të Beogradit nacionalist. Europa e ndjeu thellë emërimin e përfaqësuesit politik të luftës në krye të QPK-ës dhe për më tej mori masat e sajë paraprake.U hartua rezoluta 1244 dhe Europianët mbizotërues në Këshillin e Sigurimit hodhën themelet për shkatërrimin e UÇK-ës, duke krijuar hapësira pasvepruese për luftëtarët e sajë. Fill pas Rezolutës 1244, me orientim të sajë, u mblodh në Kumanovë komisioni shumëpalësh për ndalimin e veprimeve luftarake dhe tërheqjen e forcave Serbe nga krejt Kosova. UÇK-ës, përsëri u trajtua si delja e zezë dhe në prapaskenë të saj, ajo u mënjanua nga nënshkrimi si fituese e luftës.     
    Lufta përfundoi në 21 Qrshor 1999 dhe që nga ajo kohë mbushen plot 14 vite, nga dita kur u largua dhe ushtari fundit Serb, nga ajo tokë e truallit kombëtar të Shqipërisë veriore. Lufta uli siparin e vet dhe në ato troje etnike Shqiptare u instaluan forcat e NATO-s, me një mandat të posaçëm, të rezolutës 1244 të OKB-ra. Këto trupa u pritën si çlirimtar bashkë me UÇK-ës, sepse së bashku ata fituan luftën dhe si aleat u takonte e njëjta pritje. Forcat e NATO-s të autorizuara nga OKB-ra, u përhapën duke u vendosur në të gjithë Kosovën, sipas planit të ndërtuar prej tyre. Ndërsa UÇK-ës, u stacionua si më parë, ashtu si kishin vepruar në kohën e luftës me Zona Operative. Qeveria e përkohëshme u instalua në qëndër të Prishtinës dhe ashtu si në heshtje po në Prishtinë, u vendos dhe administrata ndërkombëtare. Duke ecur hap pas hapi, organizmi i OKB-ra i quajtur UNMIK dhe forcat e NATOS-s të emërtuara KFOR, nisën të mos pyesin për qeverinë e përkohëshme të dalë nga Rambujeja, nën pretekstin se duheshin zhvilluar zgjedhje të reja, për të sjellë në pushtet njerëz të apetitit  Europian dhe më konkretisht ata të LDK, që në fakt nuk janë gjë tjetër veçse përfaqësuesit e denjë të lidhjes komuniste Jugosllave, që Ibrahim Rugova me porosit të UDB-ës Serbe, i transformoi në LDK brenda 24 orëve . I njëjti qëndrim nisi të mbahej dhe ndaj UÇK-ës, e në mos më keq. Nuk i pëlqyen Europës dhe OKB-ra deputetët e malit të dalë nga zjarri luftës, por i duheshin si nevojë e domosdoshme fabrikimi dhe  përpunimi i atyre që kish përgatitur Beogradi në vite e dekada si besnikët e vet.
   Qëndrimi Europian i pas luftës për UÇK-ës, ishte dhe mbeti ai luftës, ku në saj të reprezaljeve të shumta, nisën bastisjet dhe në disa raste dhe vrasje të luftëtarve, si ai që ndodhi në mes të Prishtinës fill pas hyrjes të forcave të NATO-s në Kosovë, duke i krahasuar luftëtarët e UÇK-ës si pjestarët e IRA-s, ETA-s, apo për më keq si fondamentalistë islamikë të Bin Ladenit. Mitrovica u martirizua nga kriminelët Serbë të grumbulluar në atë qytet në mënyrë të qëllimëshme. Ishte po kjo Europë që nëpërmjet emërimit politik, e bëri ish paramilitarin me armë në dorë në luftë dhe komandantin e kriminelëve të pas luftës në Mitrovicë, Oliver Ivanoviç, deputet të Kosovës, pa asnjë votë të atij populli. Këto veprime shkuan dhe më tej, duke i kaluar kufijtë e normalitetit njerëzor dhe trupat Franceze ndërhynë deri në djepet e fëmijve, duke i gjakosur ata në gjum e sipër në fshatrat e Drenicës. UÇK u transformua në rrethana misterioze në TMK me urdhr të UNMIK-ut dhe luftëtarët më trima u seleksionuan, duke u zëvëndësuar me individ të pa qënë në luftë, e për më tepër  në këto formacione u rreshtuan ish pjestarë të ZKZ, UDB  e shërbimeve të tjera sekrete të Beogradit, sepse i duheshin Europës në ditët e sotme, për të akuzuar komandantët e luftëtarët e UÇK-ës, për krime lufte. Sjelljet e kundërligjëshme dhe antinjerëzore në pas luftë kryesisht nga Europianët, krijuan situata tepër të rënda, për luftëtarët e UÇK-ës dhe Shqiptarët e ndershëm të asaj treve etnike, por falë durimit, mënçurisë dhe maturisë njerëzore, që e karakterizon këtë krahinë kombëtare, mbizotroi qetësia, sepse në të kundërtë, Europa do të ishte përballur me një luftë të tretë botërore dhe pasojat e sajë do të ishin katastrofike.
     Kosova dhe populli i sajë heroik vazhdoi përpara dhe në krye të kësaj ecurie, ishin e mbetën ish luftëtarët e UÇK-ës, të cilët ditën të studjojnë, analizojnë e  përballojnë  të papriturat e keqkuptimet e lindura, gjatë rëndimit të situatave konjukturale të politikës së brëndëshme e të jashtme, të Kosovës të sapo çliruar. Por, brenda kësaj Europe demokratike, ka akoma shtete dhe politikanë, që në sajë të miqësisë së vjetër më Serbinë, ose të etur pas verdhushkave që vë në dispozicion të tyre Beogradi, nuk njohin moral dhe shkelin çdo etikë njerëzore, për të arritur qëllimet përkatëse vetiake, duke ndërtuar lumturinë e tyre, pa pyetur aspak për gjakun e derdhur nga popujt liriridashës. Në vend që të organizohej një Nuremberg, për të nxjerrë para drejtësisë botërore shtetin, popullin dhe krejt kombin Serb, që së bashku në unitet të plotë, vranë e prenë me milona Shqiptar në shekuj e vite, pa u hyrë një gjemb në këmbë, Europa duke mbyllur njërin sy, përmbysi fabulën e Lafontenit me qingjin dhe ujkun.   Nën pretekste  të paarsyetuara dhe shkaqe fiktive, u ndalua e arrestuan njeri pas tjetrit ish komandantë të zonave operative të luftës Rustem Mustafa, Sami Lushtaku, Daut Haradinaj, luftëtari Isuf Sherifi dhe Sabit Geci emblema e Drenicës luftarake, që derdhi aq gjak në atë luftë vetë dhe familjarisht, sa Europianët e EULEK-sit, nuk kanë pirë ujë në këto vite, në këtë Kosovë ku ata kanë ardhur të pasurohen. Në atë pas luftë udhëheqës, organizator, drejtues dhe komandantë të asaj UÇK-ës të mbulluar plot lavdi për madhështinë e veprës së kryer, u ngjyrosën nëpër disa lista të zeza, të cilat lindën si rezultat i intrigave të sajuara nga agjentët e ZKZ, UDB dhe shërbimeve të tjera sekrete Serbe, të shpërndarë nëpër UNMIK-un e OKB-ra, KFFOR-i e Aleancës Atlantike të Veriut, EULEK-sit të sotëm Europian dhe agjenturave të tjera të shteteve Europiane e Botërore, që janë akredituar në këtë vend me përfaqësitë e tyre diplomatike.
      Si rezultat i kësaj veprimtarie të ethëshme dizinformuese, u arrestuan me radhë, Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj, Lah Ibrahimi e disa luftëtar të tjerë, të cilët sipas akuzës të hartuar nga filoliolët e Serbve Karla Del Ponte e Dik Marti, u futën pas hekurave në Hagë. E vërteta vonoi por nuk mungoi dhe këta luftëtarë u kthyen në vatrat e tyre ngadhënjimtarë të pastër si vet UÇK-ës, ku ata bënë pjesë. Turpi dhe poshtërsia ngeli në duart e ish prokurores Del Pontes dhe deputetit të Europës Demokratike Dik Marty, të cilët në vazhdimësinë e jetës, kohë pas kohe botojnë kujtime, duke sajuar përralla si ajo e llampës së Alaidinit tek 1001 netët, për të dihmuar  ustallarët e Beogradit që i financojnë. Pangopësia Europiane nuk u ndal, por vazhdoi me tej me zullumet e veta politike, duke akuzuar ish komandantin e UÇK-ës Azem Sylën, me pretekstin se një i sëmur psikik, i përgatitur nga shërbmi sekret Serb, është keqtrajtuar dhe sipas atij, ish komandanti i UÇK-ës, mban përgjegjësi dhe për raste të tjera të dhunimit. Hulumtimet e mëtejshme për fakte e argumente, u pasuan me gërmimin e oborrit të Sami Lushtakut dhe bastisjen shtëpive të Hashim Thaçit e Fatmir Limës. Vazhdimësia e kërkimit të provave nuk gjeti asgjë veç gomarit të ngordhur të groposur nga të zotët e shtëpisë. Kërkime të kamufluara përballë sajimeve, që u shoqëruan me prova disfatiste. Dhe ashtu heshtazi, bashkë me habinë e kontrolleve të kryera, u riprangos Fatmir Limaj, ish komandant “Çeliku” i UÇK-ës, nën pretekstin e rastit “Kleçka”, problem ky  që u sqarua në Hagë dhe ai u lirua, duke  i  kërkuar ndjesë. Të gjitha këto, vijnë si rrjedhojë e poshtërsive të sajuara në mënyrë të qëllimëshme, nga ish komunistët e LKJ, tani bashkëpuntor të shumë agjenturave, që Ibraim Rrugova i transformoi brenda një nate të errët, si antar të Lidhjes Demokratike.
       Trajtimi i UÇK-ës dhe luftëtarve të saj si delja e zezë nga kjo Europë, nuk ka të sosur.  Këto ditë mediat e shtypit dhe ato elektronike, lajmëruan se u arrestuan Sami Lushtaku, Sulejman Selimi e disa të tjerë komandant e luftëtar, me pretendimin e EULEK-sit, se gjatë luftës, kanë burgosur, izoluar e keqtrajtuar njerës të pafajshëm. Po i afrohemi gradualisht 15 vjetorit të përfundimit të asaj lufte madhore, dhe akoma kjo Europë e pangopur ndaj Shqipërisë e Shqiptarve, jo vetëm që nuk po ndalet e nuk heq dorë, por përkundrazi, po i shpeshton veprimet antishqiptare, duke vënë shenjën e barazimit midis viktimës dhe kriminelit. Këto  ndërhyrje aventureske të EULEK-sit, janë e mbeten në kuadër të veprimeve anti Shqiptare, për të penguar politikën botërore për zgjidhjen përfundimtare të aspiratave kombëtare të Shqiptarve të kudo ndodhur. Sa herë që del në sipërfaqe ndonjë diskutim, propozim apo zgjidhje në interes të Sqiptarve, Beogradi i paraprin dhe nëpërmjet Europës plakë të mbuluar sot me vellon e demokracisë, ndërhyn ashtu si vjedhurazi në zhvillimet politike botërore dhe pengon si pa dashur ecurinë e dy shteteve Shqiptare, për realizimin e misionit historik të përbashkët kombëtar.  Si dje në luftë e sot në paqe, janë po këta Europianë që nëpërmjet EULEK-sit, ata që bashkëpunojnë ngushtazi me Beogradin, për të realizuar gradualisht interesat e Serbisë madhe e nacionaliste.
   Kjo vërtetohet mësë miri në ditët e sotme, kur po zhvillohen bisedimet dy palëshe, Kosovë–Serbi nën mbikqyerjen e Europës së Bashkuar, për zgjidhjen probleme të përbashkëta. Gadishmëria e qeverisë së Kosovës, edhe pse kryeministri aktual Hashim Thaçi, po sulmohet kohë pas kohe nga pasuesit e gandistit rrugovian si shërbëtorë besnik të Beogradit Serb, është dhe mbetet në stadet politike të Shqiptarisë, brenda sëcilës në mënyrë graduale, do të gjejnë zgjidhjen konkrete aspiratat e gjithë Shqiptarve.  Por Europa hileqare, duke i nuhatur  së largu këto zhvillime, ndërhyn e vepron me EULEK-sin e sajë avangard në Kosovë, për të krijuar një imazh tjetër në opinionin publik ndërkombëtar, për qeverinë e Drenicakut Hashim Thaçi, duke arrestuar pikërisht pjestarë të kësaj qeverie, të cilët janë nga i njëjti bastion i UÇKës, nga është dhe Hashim Thaçi. Ekuacioni i kësaj politike, është ndërtuar me disa të panjohura në mënyrë të qëllimëshme, që me një gur të vriten dy zogj. Kështu që nëpërmjet këtyre arrestimeve, duke akuzuar Sami Lushtakun, Sulejman Selimin dhe të tjerët, ushtrohet presion ndaj kryeministrit Thaçi, në mënyrë që ai të pranojë propozimet Serbe. E gjithë kjo prapavijë e errët, pohohet nga vetë kryeministri Serb Inica Daçiç në 6 Qershor 2013, në pritjen që ai dha për kreun EULEK-sit Bernard Borchand, ku theksoi se “ EULEK-si është  pjesë e  rëndësishëme për marrëveshjen”. Patjetër që për pasuesin e Millosheviçit, ky EULEK-s është rëndësishëm, sepse ashtu si në luftë, Europa nëpërmjet këtij EULEK-si, kërkon zgjidhjen pikërisht aty në Beograd dhe ti si kryeministër i Serbisë,  e di më mirë se kushdo tjetër,  se çfarë fshihet pas kësaj thënje të deklaruar prej teje. Dhe ec e besoji me tej e në vazhdimësi kësaj Europe.... të etiketuar nga Ismail Qemali si e atillë, për atë demokraci që ajo propagandon brenda bashkimit të sajë!!!!
   Arrestimet  e fundit të EULEK-sit, të kryera kundër drejtuesve të UÇK-ës, janë dhe mbeten brenda vazhdimësisë politike të Europës së vjetër, asaj të luftës dhe të kësaj në pas luftë, ku qëndrimi në të gjitha rastet është pa asnjë ndryshim, sepse pikënisja e kësaj ndërhyrje nuk ka asnjë dallim nga prapavijat e errëta, që janë ngritur kundër këtyre drejtuesve të UÇK-ës. Ky veprim qartësohet plotësisht në ditët e sotme të pas luftës, duke u mbështetur fuqimisht në paravijat e kësaj lufte. Ishte kjo Europë, ajo që luftën çlirmtare të popullit të Kosovës të Shqipërisë Veriore,  e etiketojë si konflikt etnik, e jo si një kërkesë të domosdoshme politike, për të jetuar i lirë dhe i pavarur brenda një shteti të vetëm kombëtar Shqiptar. Ishte po kjo Europë, që nga thellësia e kryeqyteteve të sajë, luftëtarët e UÇK-ës i akuzoi si kamikazë e terroristë, në mënyrë që tu paraprinte ditëve të sotme për arrestimin e drejtuesve të sajë. Është e njëjta Europë antishqiptare, ajo që arreston luftëtarët e UÇK-ës, duke i akuzuar për krime lufte, sepse në këtë mënyrë, ajo akuzon Partinë Demokratike  dhe kryetarin e kësaj partie Hashim Thaçin, për tu parapirë të papriturave politike të së ardhmes, në ndihmë të agjentëve që ajo ka në shërbim e që punojnë për Beogradin. Është po kjo Europë që nëpërmjet rrufjanve të vet shkarravitës, akuzon Thaçin për korrupsion, se i vëllai i tij po kryen ndërtime në Prishtinë. Mos vallë këta llafazan të indoktrinuar nga Beogradi, kërkojnë ta zëvëndësojnë vëllanë e Thaçit me djalin e Millosheviçit, për të ndërtuar Prishtinën Shqiptare të çliruar nga UÇK-ës?
   Lufta e UÇK-ës, nisur nga përmasat e zgjerimit që ajo mori pas atij genocidi famëkeq, është lufta e një populli të tërë Shqiptar nga Veriu në Jug dhe Lindja në Perëndim, brënda kufijve të Shqipërisë natyrale e historike dhe si e tillë, ajo do mbetet në historinë kombëtare të Shqiptarve, si epopja e lavdishme e asaj ushtria që e zhvilloi e që u pagëzua nga vetë Shqiptarët me emrin e madh, Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Çlirimtarët e kudo ndodhur, kanë qënë, janë e do të mbeten emblema legjendare e popujve e kombeve përkatës e jo vetëm e atyre, por dhe e të tjerëve në mbarrë rruzullin tokësor. Si të tillë, ata në çdo vend përparimtar e demokratik, nderohen e respektohen deri në përjetësi, sepse vepra e tyre është e do mbetet pjesë e pandarë e asaj historie, që ata e nënshkruan me gjakun e shokve të tyre të rënë në fushat e ndryshme të betejave. Lufta e UÇKës, është pjesë e pandar e hitorisë botërore, sepse ajo brenda vetes, ka një pikë reference tepër kulminante, e cila radhitet  ushtarakisht si Qëndresa Heroike e Jasharajeve Legjendar dhe si e tillë, ajo do të mbetet në analet e historike ndërkombëtare, si një veprim luftarak i një numri të pakët njerëzish, por që nisur nga raporti forcave, që u përballën për tre ditë rresht, me plot gojën mund të thuhet dhe  të quhet Beteja Legjendare e Jasharajve Heroik Shqiptar.
     Historia e zhvillimeve njerëzore që nga lashtësia e largët e  deri në ditët e sotme, nuk njeh raste ku viktima të akuzohet si kriminel dhe për më tepër nga po kjo Europë, që erdhi në pas luftë në Prishtinë dhe foli me superlativa të dukshme për UÇK-ës, Shqiptarët dhe Kosovën. Lufta e UÇK-ës ishte sa e drejtë aq dhe e organizuar institucionalisht e funksionimi i sajë u shtri  nga luftëtari i vijës parë e  deri në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-ës, me rregulla e kërkesa imediate, tepër qarta të sakta e të rrepta, të cilat, jo vetëm që parandalonin veprat e dhunshme ndaj  kundërshtarve, por  ndëshkonin rreptësisht çdo iniciativë, që mund  të ndërmerej nga ndonjë individ i veçantë. Ka fakte dhe argumente bindës, nga shumë njerës, të cilët vërtetojnë mbrojtjen e civilve Shqiptar, Serb e pakicave të tjera minoritare. Por Europës i vjen keq e i dhimbsen, ata individ që kryenë veprime agjenturore brenda formacioneve të UÇK-ës, me interesa të shumta për Beogradin dhe Europën vetë. Këta elementë destruktiv, për të cilët qajnë e lotojnë në kor të përbashkët Europa dhe Serbia, janë trajtuar në përputhje të plotë me konventat ndërkombëtare, pa as më të voglin detyrim. dhe deri në këtë kohë që jetojmë, nuk ka dalë ndonjë person i kësaj natyre që të ankohet, me përjashtim, të atyre që i kurdis Beogradi dhe i vë në dispozicion të Europës, për të njollosur UÇK-ës dhe drejtuesit e sajë.    
   Mirpo, nisur nga të gjitha këto ballafaqime konkrete e reale, që u paraqitën në këtë shkrim, me plot gojën mund të thuhet, se EULEK-si i Europës plakë dhe të re, është kthyer në një çiban, i cili duhet operuar menjëherë, sepse maisja e tij, mund të shkaktojë trazira të pariparueshme për vetë Europën, që po luan me zjarrin e ndezur nga ajo vetë 100 vite më parë kundër Shqipërisë dhe Shqiptarve. OKB-ra u tërhoq ashtu si pa u ndjerë  nga Kosova dhe i takon këtij organizmi ndërkombëtar, që të mbyllë këtë plagë, në të kundërtë Kuvëndi i Kosovës, ashtu si në rastin e shpalljes të pavarsisë, të vetvendosë dhe të nxjerrë jashtë ligjit, veprimtarinë e këtij EULEK-si enigmatik. Këto janë rrugët e mundshme për zgjidhjen konkrte të  këtij misteri politik dhe nëse kërkohet rrugë tjetër, ajo i takon luftëtarve të UÇK-ës për të vënë nderin e tyre në vend.   
                                                                                     SPIRO BUTKA
                                                        Ish Zv/Komandant i Operacionit “Shigjeta”  të UÇK-ës
                                                              Aktualisht Kryetar i SHVL të UÇK-ës Tiranë

07 June 2013

Shtypi amerikan per zgjedhjet ne Shqiperi

NJE FUSHATE E ÇMENDUR

Zgjedhjet në Shqipëri: Premtimet për ndryshim, a thoni të jenë të vërteta?

Nga Fron Nahzi
Gazetar i specializuar në zhvillime ndërkombëtare
poolitika shqiptare 

Eshtë një fushatë e çmendur, e çmendur, e çmendur. Me shumë ngjashmëri me komedinë epike të viteve 1963 në Amerikë, afrimi i zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit në Shqipëri ka bashkuar një mori karakteresh të vjetra dhe të reja të evolucionit të vazhdueshëm demokratik të Shqipërisë. Ata po lëvrojnë nga njëri skaj i këtij vendi të vogël në tjetrin njësoj si “Policët KEYSTONE” – (Personazh kinematografik që përfaqëson paaftësinë). Të gjithë premtojnë anëtarësim në BE, fund të korrupsionit dhe uljen e papunësisë (përafërsisht 28 për qind e të rinjve është e papunë). Më së fundmi partia në pushtet ka rritur dozën duke premtuar viza falas për në SHBA.
Grupi udhëhiqet nga i moshuari Sali Berisha, person i vetë-emëruar kujdestar i demokracisë, Kryeministri aktual dhe udhëheqësi i Partisë Demokratike në pushtet. Sfidanti i tij është i riu Edi Rama, Kryetar i Partisë Socialiste, ish-kryebashkiaku i Tiranës, i cili preferon biftekun e papjekur në një vend ku bifteku i pjekur fort është i preferuari. Të dy liderët pretendojnë se vota për partitë e tyre do të çojë në ndryshime në vend. Slogani i Berishës është “Ne jemi ndryshimi, përpara”. Rama e kundërshton me parullën “2013: Viti i ndryshimit”, si të thotë “le të heqin qafe Berishën”, dhe në një farë mase ka hedhur në lojë nocionin e “Rilindjes” në slogan.
Në anët e tyre qëndron partia e nacionalistëve Kuq e Zi, e cila çuditërisht po performonte mirë derisa lideri i saj kërkonte 100,000 dollarë nga anëtarët e partisë që kërkonin që emrat e tyre të vendosen si kandidat për deputetë. Anëtarët e partisë braktisën lëvizjen dhe kështu u shemb edhe Shqipëria e Madhe. Më tej është krijuar rishtazi partia Fryma e Re Demokratike e udhëhequr nga Bamir Topi, ish-presidenti i vendit. Relativisht i panjohur, Berisha e zgjodhi me kujdes dhe katapultoi Topin në Presidencë. Topi u pozicionua kundër Berishës dhe shumë shpejt e gjeti veten të papunë. Tani Topi po merr hak kundër Berishës gjatë fushatës, ku ai shpreson që Fryma e tij e Re do të mundë njeriun e vjetër. Fryma e Re mund të marrë disa vende në parlament por me shumë gjasa të pamjaftueshme për të zgjuar erërat e ndryshimit.
Lojtar kyç është Ilir Meta, kreu Janus (nga janus latinishtja: zoti i fillimit dhe tranzicionit) i Lëvizjes Socialiste për Integrim, një parti fraksion që theu rradhët e Partisë Socialiste në vitin 2004. Me një pjesë të qëndrueshme prej 5% të votës popullore, Meta ka marrë rolin e King Maker (lojtari kryesor). Që nga viti 2009 ai ka ndarë krevatin me Berishën. Meta ka shërbyer si zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e Berishës. Ai u filmua në një video kasetë nga një prej anëtarëve të partisë së tij duke kërkuar rryshfete për një tender shtetëror. Berisha i erdhi shpejt në ndihmë për ta shpëtuar. Kundër dëshmisë së ekspertëve të pavarur dhe thirrjeve për drejtësi si nga evropianët ashtu dhe nga diplomatët amerikan, Berisha dhe gjykatat tij përcaktuan se kaseta ishte e modifikuar dhe çështja u mbyll nga gjykata. Meta u largua me xhepat plot me para drejt duarve të Edi Ramës. Asnjë surprizë që slogani i partisë së tij është “Të ecim përpara më shpejt”. Është e dyshimtë nëse Rama do të jetë në gjendje për të mbajtur ritmin e tij, sikundër edhe  besojnë disa persona të afërt se Meta ka nisur tashmë një plan për ti marrë Ramës Partinë Socialiste dhe të bëhet Kryeministër.
Me 7 pikë avantazh në sondazhet më të fundit, socialistët e Ramës pritet të fitojë zgjedhjet. Por fushata politike shqiptare nuk do të fillojë ose të përfundojë me zgjedhjet. Ajo është një sport që zgjat gjatë gjithë sezonit. Humbësit asnjëherë nuk ndalojnë ankimimet dhe fituesit asnjëherë nuk harrojnë lëvdatat. Premtimet e bëra gjatë zgjedhjeve harrohen shpejt dhe shumë shpejt adoptohet politika e hedhjes së fajit. Për më shumë se njëzet vjet secila palë ka premtuar të ndryshojë vendin, por asnjëra palë nuk është e gatshme për të ndryshuar. Dhe lloji i vetëm i ndryshimit që publiku do të donte të shikonte është më pak lekë për udhëheqësit e tyre në llogaritë bankare jashtë vendit dhe me shumë ndryshim, për sa i përket lekëve, në xhepat e tyre ose… heqjen e vizave për në SHBA. Çfarë dhimbjeje!
 Marrë nga “Huffingtonpost.com”
 (sipas TO)