27 April 2013

Lufta me mullinjtë e erës te Rajmonda Maleçkës - deklarat e SHVLUÇK



LUFTA ME MULLINJTE E ERES E RAJMONDA MALEÇKES 
GJATE OPERACIONIT  “SHIGJETA”, NË LIBRIN FALLCIFIKUES HASI MES LUFTES E LIRISE"


 Heshtja është flori, por edhe tradhti atëhere kur nuk flet, për të mbrojtur të vërtetën historike.

     Përpjekjet luftarake të Shqiptarve në trevat etnike të Shqipërisë Veriore e Lindore, ishin dhe mbetën, pjesë e pandarë e jetës  të vetë popullit Shqiptar, brenda ecurisë të zhvillimeve historike kombëtare. Vazhdimësia e tyre nuk pati të ndalur në shekuj e vite. Luftërat pasuan njëra tjetrën dhe kulminacini i tyre, u finalizua në luftën e Kosovës, kryesisht në vitet 1997- 1999, ku në sajë të luftës heroike të UÇK-ës në tokë dhe mbështetjes të fuqishme të Aleancës Atlantike në ajër, në 21 Qershor 1999, u çlirua krejtësisht Kosova. Pa u tharë ende gjaku i Jasharajve Legjendar dhe  heronjve të tjerë të kombit Shqiptar, lufta hapi siparin e vet në luginën e Preshevës me të vetmin qëllim, atë të shkëputjes nga Serbia përfundimisht. Vazhdimësia luftarake u dimensionua më tej, me luftën e popullit të Shqipërisë Lindore të pushtuar nga Sllavët e vetëquajtur maqedon. Përpjekjet e tyre, u tradhtuan nga reaksioni Evropian nëpërmjet marrëveshjeve të Konçulit e Ohrit, ku në sajë të vendimeve që u morën, u sanksionua më tej kolonizimi i atyre trevave etnike Shqiptare nga Serbo-Sllavët. Kosova eci në rrugën e sajë dhe në vazhdimësi të proceseve kalimtare, në shkurt të vitit 2008, shpalli pavarësinë e vet, si hap i parë drejt bashkimit me trungun Amë. Lufta e Kosovës mbylli  kapitullin e vet, por gjurmët e saj mbetën në histori. Ajo  nisi të shkruhej, duke u evidentuar gradualisht nga mediat e ndryshme vizive e  të shkrimit dhe shtëpitë botuese, të cilat u vunë në lëvizje, për të dokumentuar realitetin e asaj gjakderdhje masive, të shkaktuar nga nacionalizmi i tërbuar Serb.
   Pasqyrimi i kësaj historie luftërash brenda asaj kombëtare, nisi fill pas mbarimit të tyre, nëpërmjet intervistave e shkrimeve të shumta, të drejtuesve e luftëtarëve të ndryshëm të UÇK-ës, UÇPMB-cit dhe atyre të UÇK-re. Më të spikaturit e atyre luftrave, Azem Syla, Hashim Thaçi, Bislim Zyrapi, Jakup Krasniqi, Xhavit Haliti, Fatmir Limaj, Rexhep Selimi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Sami Lushtaku, Muharrem Mustafa, Iljaz Dërguti, Ahmet Isufi, Ali Ahmeti, Jonuz Misliu, Xhezair Shaqiri e shumë të tjerë, në refleks të ngjarjeve të ndodhura në kohëra e vende të ndryshme, paraqitën dhe vazhdojnë të japin mendimet e tyre, për secilën luftë të Shqiptarve etnik të Shqipërisë Veriore e Lindore, të pushtuar nga Serbo-Sllavët. Nuk ishin vetëm këto figura të luftës së Kosovës, Kosovës Lindore e të trojeve etnike të Shqipërisë Lindore, ata që u angazhuan të përcjellin brënda historisë kombëtare, ngjarjet dhe ndodhitë e atyre luftërave madhore, por në këtë vazhdimësi shkrimesh e kujtime të shumta, u përfshinë dhe personalitete botëror Bill Klinton, Toni Bler, Madlen Ollbrajt, Javer Solana e shumë politikanë të tjerë, të cilët vlerësuan me superlativa përpjekjet e përbashkëta të kombit Shqiptar, në këto luftëra për liri e bashkim kombëtar. Me vlera të mëdha për historinë tonë kombëtare, janë e do të mbeten mendimet dhe vlerësimet e dhëna nga komandanti i Aleancës Atlantike të Veriut, Gjenerali Amerikan Uesli Klark, i cili në librin e tij me kujtimet e asaj lufte, shkruan me një respekt e nderim të veçantë, për përpjekjet luftarake të pabarabarta të UÇK-ës me Forcat Luftarake Serbe, në luftë për çlirimin e Kosovës. Ai i konkretizon këto zhvillime,  me luftën heroike të UÇK-ës gjatë operacionit “Shigjeta” në malin e Pashtrikut, ku luftëtarët trima të ardhur nga perëndimi, u përballën dhe mposhtën makinën luftarake Serbe, duke e detyruar Beogradin, të nënshkruajë në Kumanovë traktatin e kapitullimit.
   Serbia kapitulloi ushtarakisht para NATO-s dhe UÇK-ës, por lufta e sajë e mëtejshme kundër Shqiptarve, jo vetëm që nuk u ndal, por u vazhdua në rrugë e forma të ndryshme të rrafinuara, brënda politikës nacionaliste Serbe, nëpërmjet mediave të shkruara e vizive, duke u hedhur totalisht në sulm kundër ish luftëtarve të UÇK-ës në veçanti dhe gjithë Shqiptarve në përgjithësi. Pa hequr dorë nga ambiciet koloniale, Beogradi përmes luftës të padukëshme, futi në veprim agjentët e vet të blerë e të shitur brenda tregut politik, në kontinentin e vjetër plak dhe më tej në krejt rruzullin tokësor. Aktivizoi fillimisht Karla Del Pontne, ish përfaqësuesen e Akuzës Botërore në Hagë, e cila arrestoi dhe burgosi me radhë, disa nga drejtuesit  kryesor të UÇK-ës Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Rustem Mustafa, Lahi Ibrahimi e të tjerë, duke tentuar për të arrestuar dhe  ish komandantin e UÇK-ës Azem Sylën, nën pretendimin absurd, gjoja të keqtrajtimit të ndonjë individi, të fshehur si agjent i Beogradit në radhët e UÇK-ës. Duke parë se i doli huq, padia që ngriti kundër legjendarve të UÇK-ës, në largim e sipër nga detyra ku ishte, ajo nxori në qarkullim librin me përralla “Gjuetia, unë dhe kriminelët e luftës”, të skenarizuar nga Beogradi, duke sajuar gënjeshtra më tej, jo vetëm për drejtues e individ të luftës, por për tërësisht UÇK-ës, gjithë Shqiptarët dhe shtetin Shqiptar, ku sipas kësaj psikoanaliste të Serbëzuar, të gjithë këta në bashkëpunim, në një shtëpi të verdhë në Matin e thellë malor, kanë kryer transplant organesh të Serbve, të kapur si robër gjatë asaj lufte. Ave Maria, tempores o mores! Lutet dhe kërkon ndihmë Çezari i madh i lashtësisë Romake, i tromaksur në përjetësinë  e këtyre kohrave moderne.
    Del Ponten e larguan nga drejtësia botërore ashtu pa u ndjerë dhe e vërteta vonoi, por nuk harroi. Është pikërisht kjo drejtësi, që ajo e shfrytëzoi, për të arritur qëllimet djallëzore Serbe, që po e kërkon në këto kohëra, për ta vënë para përgjegjësisë, për ato sajime të rreme, të drejtuara kundër UÇK-ës e luftëtarve të sajë. Mjeranët e Beogradit vrastar, duke u ndjerë të diskretituar, para sajesave që nuk u realizuan nga juristja Hagiane tashmë e gjunjëzuar, në vazhdimësi të çmëndurive nacionaliste Serbe, aktivizoi një të dalldisur nga mëndët e kokës, Dik Marty, që çuditërisht përfaqësonte popullin Zviceran në parlamentin Europian. Ky euro deputet, duke zëvendësuar Del Ponten në sajesat e sajë aventureske, zbrazi helmin e vet brenda parlamentit Europian, duke synuar që nëpërmjet pushtetit politik të Europës në bashkim e sipër, të gjunjëzojë UÇK-ës dhe shtetin Shqiptar, me akuzat e rrema, që ja kishin servirur të gatëshme ustallarët e Beogradit. Bota u lëkund paksa nga këto marrëzi, megjithatë nuk u ndal dhe verifikoi ato që pretendonte deputeti Zviceran, i bashkuar tashmë me prokurorin Serb, që erdhi  me tërsëllëmë në Matin malor të Shqipërisë, por u kthye me bisht nën shalë, andej nga ishte nisur, sepse sipas zakoneve krahinore të zotit të shtëpisë së verdhë, para se të gërmonin të ashtuquajtura varreza, për të verifikuar krimet e sajuara nga Beogradi, duhej hapur një varr, i cili të lihej ashtu, për të groposur atë që i kundërvihej realitetit. Dik Marty, për të dalë nga  situata e rënduar ku ai ishte futur, nisi të prallisë sofizma morale, shoqërore e politike, duke u kërkuar falje Shqiptarve, për tu shfajësuar në një farë mënyre, para opinionit publik ndërkombëtar, për ato intriga që ai kish thurur.
   Politika Serbe pasi dështoi me kordinimet e Karla Del Ponte e Dik Marty, fluturoi në hemisferën tjetër, ku ashtu si i kish kurdisur punët, aktivizoi përfaqësuesin e bluzave të bardha  nga Australian e largët, mjekun e panjohur Craig Juriseviç, të pleksur në mënyrë të qëllimtë, brenda veprimeve diversioniste të zbulimit të  largët Serb. Australiani  i  joshur nga Beogradi, hodhi në tregun mediatik të pas luftës, një libër me kujtime nga lufta e Kosovës, ku ashtu si tek njëmijë e një netët, tregon përrallat e tij për luftën e UÇK-ës dhe  traditat e Shqiptarve. Një demagog i  rafinuar, i kurdisur plotësisht nga Beogradi, për të çuar deri në fund misionin e ngarkuar. Sajoi kujtime, duke e ëndërruar veten, si pjesë përbërse të UÇK-ës, pa qënë i tillë. Në atë luftë pothuajse botërore, krahas NATO-s që mbështeti UÇK-ës direkt e indirekt, erdhën vullnetar nga popuj e vende të ndryshme, si SHBA, Anglia, Gjermania, Italia, Suedia e Finlanda, të cilët u rreshtuan dhe luftuan për krah Shqiptarve të Kosovës. Emrat e tyre janë të rregjistruar në strukturën organizative të operacionit “Shigjeta” dhe zona të tjera luftarake të UÇK-ës, ndërsa emri i këtij “Juriseviçi” të çuditshëm Australian, nuk figuron asgjëkundi midis rradhëve të asaj lufte. Bënë përjashtim vetëm libri “Hasi mes luftës dhe lirisë” i falsifikatores të historisë Rajmonda Maleçka, e cila nëpërmjet  shkarravinave të qëllimta, e propagandon atë si luftëtar internacionalist në radhët e UÇK-ës, pikërisht në faqen 414, duke e rreshtuar këtë shërbëtor të Beogradit, midis luftëtarëve të tjerë të asaj lufte.
     U përmend pak më sipër, jo pa qëllim enigmatikja Rajmonda Maleçka, krahas njeriut me bluzë të bardhë Craig Juriseviç, i inkuadruar brenda mafies politike, sepse dhe kjo bredharake e pakuptimtë, para disa kohësh, botoi një libër siç e quan ajo të titulluar “Hasi midis luftës dhe lirisë”, goxha voluminoz. I theksuam këto parametra, sepse kjo “shkërmëtare” me arsim tetëvjeçar, duke mos patur njohuritë e duhura për letërsinë dhe artin, shkarravit çfarë i del përpara në mënyrë të qëllimtë, për të qorrollisur historinë e luftërave, të zhvilluar nga Shqiptarët e trojeve etnike brënda asaj kombëtare. Beogradi ecën me plan dhe paramendimet e qëllimta që ndërmerr, i organizon dhe i drejton, duke synuar të denigrojë popullin dhe kombin tonë, për ti treguar botës, ja se cilët janë Shqiptarët dhe përse nuk janë të zot, për të ndërtuar shtetin e tyre të përbashkët. Kështu dhe në këtë rast, si gjithmonë në vazhdimësinë e tij tinëzare, kryeqyteti Serb, pas dështimit të njëpasnjëshëm me agjentët e inkuadruar brënda politikave kontinentale e botërore, aktivizoi storianen e “xhammllikut” të Tiranës Rajmonda Maleçka, të shkarravisë pseudokujtimet e veta, për luftën me mullinjtë e erës në Hasin e një populli luftarak, historia e të cilit u shkrua nga bijtë e tij trima, me gjak e sakrifica të mëdha. Kishte kohë që kjo “porto shkërmëtare”, ashtu duke rendur nëpër fshatrat e Hasit të kësaj ane, përhapi fjalë, se po punonte për të shkruar një libër për luftën e UÇK-ës në Hasin e ndarë politik, ku sipas sajë, ajo duke e improvizuar veten brenda këtyre veprimeve, u hyri hulumtimeve, për të treguar “bëmat dhe gjëmat” e sajë në luftën me mullinjtë e erës, që ajo bashkë me baban e vet Bujarin, zhvilloi në këtë krahinë të njohur luftarake. SHVL e UÇK-ës Tiranë, e ballafaquar me një libër tjetër voluminoz të kësaj “storiane” me titull “Nëpër ditët e dhimbjes dhe lirisë së Kosovës”, i paramendoi përrallat që do të sajonte kjo filloriste, për të evidentuar në rrugë falcifikative veten dhe të atin, brenda luftës së UÇK-ës, për të përfituar statusin e veteranit. Luftëtarët Shqipërisë Amë, që u inkuadruan në formacionet e UÇK-ës gjatë asaj lufte, nuk u nxituan derisa u njohën nga afër me rrëfenjat e qëllimta misterioze të kësaj mashtruese ordinere, e cila duke shfrytëzuar gjakun e derdhur nga trimat e krahinës Hasit luftarak, në dy anët e kufirit imagjinar, improvizon situata të pa qëna, për veten dhe baban e vet, sikur të dy ata kanë bërë namin në atë luftë.
   SHVL e UÇK-ës nuk po  zgjatet më tej, por po futet direkt në temë, për të ballafaquar konkretisht opinionin publik, me rrëfenjat që shkarravit kjo e vetë quajtur historiane, shkrimtare, poete, publiciste, gazetare, analiste e mbi të gjitha antare e një akademike diplomatike! Paradokse të grumbulluara brenda injorancës të kultivuar nga pa dija e arsimimi i cunguar i sajë. Jo vetëm i kësaj shkarravitëse, që nuk di të shkruaj emrin vet mirë, sepse i përzjenë shkronjat e dorës me  ato kapitale në parregullsi, por dhe të atyre që qëndrojnë pas sajë e buzëqeshin me hipokrizi. E nis librin me një përshkrim të Azem Sylës për krahinën e Hasit, ish komandant i UÇK-ës, i cili nisur nga dashamirësia e tij e madhe, për këtë tokë të trungut Amë, shpreh konsideracione tepër të larta, për atë krahinë dhe banorët  Hasjanë, pa ditur e pa menduar rrufjanizmin e kësaj gënjeshtareje të neveritshme, e cila mirësinë e këtij luftëtari patriot, e shfrytëzon në mënyrë të qëllimtë, për të mbuluar prapësirat që shkruan në vazhdimësinë e këtij libri. Pas mendimeve me superlativa për Hasin dhe Hasianët, të paraqitura nga ish drejtuesi kryesor i UÇK-ës Azem Syla, merr rrugë “parashtresa e sajë”, me përshkrime  të përçartura, ku në pah del  injoranca në përcaktimin e librit se çfarë është ai në vetvete. E theksojmë këtë, sepse “shkërmëtarja storiane”, nga që fjalën libër e njeh deri në shkallën e arsimit të cunguar tetëvjeçar, që ajo ka kryer, shkarravit e thur shprehje të pakuptimta, për të mbushur faqet e marketingut, prej nga ku ajo kërkon të nxjerrë sa më shumë fitime.
    Të njëjtën rrugë vazhdon dhe më tej, universitarja me dëftesë tetëvjeçare, në rastin kur shkruan faqet historia, paralufta dhe lufta. Mundohet ta heqë veten si historiane, por arsimi i cunguar e tradhton. Në ndihmë i vijnë plagjiatorët e hijëzuar nga pasë, të cilët duke mos pasur nivelin e duhur të njohurive, nuk bëjnë gjë tjetër veçse baltosin të kaluarën historike, për të krijuar trukime brenda interesave të ngushta vetiake. Mëndësi tepër të njohura nga i madhi Servantes, i cili nëpërmjet Don Kishotit të Mançës, paraqet mjaft shkoqur fytyrën reale të individëve të sëmur mendërisht, që kërkojnë të kthejnë rrotën e historisë mbrapsht, duke inkuadruar veten brenda kësaj marrëzie të pështirë. Në këto faqe të mbushura me shprehje të pakuptimta, Maleçka dhe plagjiatorët e sajë, vërtiten herë si historian e herë si strateg lufte dhe duke notuar në këto turbullira që ata sajojnë, e paraqesin fare hapur lakuriqësinë e nivelit të mendimeve, që shfaqin për këto dy fusha, të panjohura nga ata. Maleçka kërkonë të futet në historinë e Hasit luftarak, por shkollimi 8 vjeçar që ka ajo, nuk i krijon mundësi për këto hapësira të panjohura. E njëjta gjë u ndodh dhe plagjiatorëve të sajë, të cilët edhe pse e pretendojnë veten si të arsimuar për mësuesi të edukatës fizike, nuk e ngrejnë veten më lart se vetë ajo, sepse populli nuk thotë kot, “Më thuaj me kë rri, të them se kush je.” Të shkruash për historinë , duhet minimalisht, të kesh mbaruar arsimin e lartë përkatës, sepse vetëm ai arsimim, të krijon hapësira për diskutime e shkrime analitike brenda kësaj fushe. Mirpo filloristja Maleçka, duke u indoktrinuar nga plagjiatori kryesor i sajë, i cili mbasi është paisur nga Beogradi me një dëftesë për mësues fiskulture, kërkon që me çdo kusht, që ashtu si ka plagjiatuar veten për shkrime të ndryshme, po mundohet ta bëjë këtë dhe për bashkëpuntoren e vetë. E themi këtë me plot bindje, sepse janë vetë këta “porto shkërmëtar”, të cilët në faqet e shkruara autoriale  maleçkiane, nxjerin se dikush tjetër i shkruan këto faqe e jo ajo. Kjo qartësohet nëpërmjet faqeve të librit, ku “shkërmëtari”, thekson se “Autori në këtë libër....”, në një kur duhej shkruar nga vetë ajo “Unë në këtë libër....” Pra qartazi, del se librin me përalla e ka sajuar ajo, por për të shkruar atë, mund të thuhet me plot bindje, se e ka plagjiatuar Don Kishoti nga Izniqi i Deçanit dhe ndonjë ndihmës tjetër enigmatik.
     Vazhdimësinë e librit, Maleçka dhe plagjiatorët e sajë, e nxisin më tej me disa intervista, të marrë aty-këtu, nga ata që në këtë pas luftë kërkojnë të dalin si kapedan të mëdhenj dhe pjesërisht nga disa luftëtar me emër të asaj lufte, por që nuk e njohin se kush është në të vërtetë e vetëquajtura gazetare, e cila në këtë rast zbulon veten si injorante e mirëfilltë, gjatë këtyre intervistave që ajo paraqet në këtë libër. Kështu për shëmbull, pseudogazetarja Maleçka, nisur nga arsimi i cunguar që ka, e tregon veten se cila është në të vërtet dhe synimi i sajë real për këto intervista, reflektohet qartazi gjatë faqeve të këtij libri. Është e drejtë e secilit, të flasë e të shkruajë për luftën e Kosovës dhe atyre në trojet etnike Shqiptare, por kurrsesi nuk duhet lejuar asnjë individ, kushdo qoftë ai, që të manipulojë historinë për interesat e veta. Rasti konkret, për të cilin po shkruajmë, ka të bëjë  me individë brënda shtetit Shqiptar, që në kohën e asaj lufte, duke qënë kaluar në karrike shtetërore, kanë luajtur “kuka mpfshehti” me realitetin e luftës dhe për më tepër, duke spekulluar në gjakun e të rënve, trafikuan sa deshën armë e municion dhe sot mbi bazën e atyre përfitimeve djallëzore, ndërtojnë vila e pallate buzë Adriatikut. Cilët janë këta individ, SHVL e UÇK-ës  i njeh dhe nuk do të jetë e largët dita, kur me këta prototipa do të njihen realisht dhe Shqiptarët e trojeve etnike të Shqipërisë tonë të përbashkët. Dhe jo vetëm veprimet spekulative të mësipërme, por dhe braktisja, që i është bërë në pritë dëshmorve të Kombit Ilir Kunushevcit e Hazir Malaj. Historia i atij akti makabër, është tepër drithëruese dhe i intervistuari në faqen 46, nuk duhet lënë të prrallisë si në heshtje rrolin heroik të idiotit, pa u përballur me drejtësinë, për atë marrëzi kriminale të asaj lufte. Mirpo Maleçka e mirënjohur si “mizë kali”, di se kujt ti ngjitet, për të nxjerrë përfitimet e veta. Ashtu si pa u ngdjerë, ajo krahas mendimeve të çoroditura për historitë e sajuara të asaj lufte në Has, faqe pas faqe bashkëngjit nga një fotografi të sajë dhe të jatit, duke i shoqëruar me shënimin “rikthim në vendin e luftës”, vetëm e vetëm që nëpërmjet këyre provave fallcifikative, të ngelet në histori si heroinë dhe të përfitojë në pas luftë bashkë me të jatin pensionin e veteranit.
   Nuk po zgjatemi shumë me shkarravinat e këtij libri, sepse sajimet e qëllimta të kësaj janë të tepërta, por konkretisht do të sqarojmë opinionin publik këndej dhe andej kufirit imagjinar, për ato raste ku pseudogazetarja Maleçka, e ndihmuar nga plagjiatorët e sajë, ka errësuar realitetin historik të asaj lufte. Rasti më konkret, me të cilin do ballafaqojmë gazetaren me 8 klasë shkollë dhe të intervistuarit, ka të bëjë me operacionin “Shigjeta”. Për këtë veprim luftarak të zhvilluar në pranverën e acartë të vitit 1999 nga UÇK-ës, janë dhënë mendime dhe shkrur faqe të tëra, nga luftëtar, komandant, ushtarak karriere, politikan, studiues e historian, ku opinioni mbizotërues, ka qënë dhe mbetet, se ai operacion është strategji e pa ndarë e QPK-ës në vazhdimësinë luftarake të UÇK-ës, gjatë luftës heroike për çlirimin e Kosovës. Brenda këtij ballafaqimi, e vërteta duhet thënë ashtu si është. Pseudogazetarja në fjalë, duke u servilosur me mënyrat e sajë të pështira, u mundua që të marrë informacion për këtë operacion, nga Fatmir Lima, Bislim Zyrapi, Xheladin Gashi, Spiro Butka, Ermir Bega, Dritan Dyrmishi, Agim Sallaku e shumë të tjerëve, por të gjithë këta, duke e njohur se cila është në realitet, i kanë treguar rrugën për ku është nisur. Kështu, e vetëquajtura gazetare Maleçka, e ngelur si peshku pa ujë, intervistoi Maliq Doçin, i cili gjatë bisedës me këtë “porto shkërmëtare”, në faqen 129, ka shtrembëruar realitetin e atij operacioni, ku sipas tij dhe gënjështares Maleçka, deklarohet në faqen 136, se komandant i operacionit Shigjeta,  nuk ka qenë Bislim Zyrapi, por Hysni Syla, ndërsa Zv/komandant Musë Jashari. Në vazhdimësi për drejtimin e operacionit, rradhiten emra të tjerë, ku vetë i intervistuari Maliq Doçi, e përfshinë veten e tij, në një kohë që dihet fare mirë, që ky individ, jo vetëm që nuk ju përgjigj thirjes, për tu inkuadruar në veprimet operacionale, por në të kundërt, u tërhoq në heshtje, duke u mënjanuar si dhe më parë për interesat e veta, deri sa mbaroi lufta. Tani në pas luftë përmes librit maleçkian, prallis me harta në duar, situata të paqena, sikur po drejton operacionin. Të gjitha këto, lindin nga pyetja e bërë e ngatërrestares Maleçka, e cila duke sajuar turbullira pyet ”Ka pasur disa opsione rreth operacionit Shigjeta. Di që jeni njëri nga ushtarakët e këtij operacioni”. Një gazetar i kohës së sotme, i pyetur për këtë rast konkret, ju përgjigj kërkesës tonë, duke u shprehur me buzë në gaz “Se çfarë prisni ju, nga njerëzit e pa shkolluar e injorant, që kërkojnë të bëhen gazetar, pa ditur e pa njohur bazat e këtij profesioni?”
       Për ta qartësuar më tej opinionin publik Shqiptar, SHVL e UÇK-ës Tiranë, në  reagim e vetë  shpjegon organizimin e operacionit “Shgjeta”, strukturën e të cilit e hartoi ish Shefi Shtabit të Përgjithshëm të asaj kohe Kolonel Bislim Zyrapi. Ky operacion filloi veprimet luftarake me betejën e Koshares në 9 Prill 1999 dhe i vazhdoi ato më tej me betejën e Pashtrikut nga 26 Maj 1999 deri 21 Qershor 1999, kohë kjo kur u  largua dhe ushtari i fundit Serb nga ajo tokë Shqiptare
UDHËHEQJA E OPERACIONIT
-Kryetar i QPK-ës dhe Komandant i përgjithshëm i UÇK-ës Hashim Thaçi; -Ministër i Mbrojtjes i QPK-ës Azem Syla; -ZV/Ministër i Mbrojtjes i QPK-ës Fatmir Lima
KOMANDANTI DHE SHTABI I OPERACIONIT
-SH.SH.P të UÇK-ës dhe Komandant i operacionit “Shigjeta”Kolonel Bislim Zyrapi, i emëruar me urdhër të MM Azem Syla Nr.10 dt.01.04.1999; -ZV/Komandant dhe drejtues të shtabit operativ të operacionit “Shigjeta” Kolonel Spiro Butka, i emëruar me urdhër të MM Azem Syla Nr.10 dt.01.04.1999;-Ndihmës drejtues të Shtabit dhe operativës Shaban Misliu, i emëruar me urdhër të MM Azem Syla Nr.10 dt.01.04.1999; -Shef të ndjekjes të situatave dhe kordiator ndërmjet ZO Gramoz Kelmendi, i emëruar me urdhër të MM Azem Syla Nr.10 dt.01.04.1999; -Shef të organizimit dhe komunikimit të UÇK-ës dhe NATO-s Agron Haradinaj, i emëruar me urdhër të MM Azem Syla Nr.10 dt.01.04.1999; -Shef të logjistikës të operacionit “Shigjeta”, Major Mark Shala, i emëruar me urdhër të MM Azem Syla Nr.10 dt.01.04.1999; -Shef i armatimi dhe municionit Kapiten Shefki Avdullahu, i emëruar me urdhër të MM  Azem Syla Nr.10 dt.01.04.1999; -Shef i policisë ushtarake të operacionit “Shigjeta” Fadil Hoxha, i emëruar me urdhër të MM Azem Syla Nr.10 dt.01.04.1999.
Drejtimi Operativ NR.1
 -Komandant i drejtimit operativ Nr.1 Rustem Berisha; -Shefi i Shtabit Agim Ramadani; -Shef Operativ Adem Dahri, të emëruar me urdhër të MM Azem Syla Nr.11 dt.01.04.1999.
Drejtimi Operativ Nr.2
-Komandant i drejtimit Operativ Nr.2 Nexhmedin Kastrati;- Zv/Komandant i drejtimit operativ Nr.2 Musë Jashari; -Shefi shtabit i drejtimit Operativ Nr. Nexhip Hajdari; -Shefi Operativ Rifat Sulejmani; shefi i logjistikës Fadil Demiri; - i emëruar me urdhër të MM Azem Syla Nr.12 dt.10.04.1999.
Emërimet për DrejtimetTaktike të Drejtimit Operativ Nr.2:
-Komandant i drejtimit taktik Nr.1 Uran rexhepi; -Komandant i drejtimit Taktik Nr.2 Bilal Syla; -Komandant i drejtimit taktik Nr.3 Ruzhdi Saramati i emëruar me urdhër të MM Nr.12 dt.10.04.1999; Zv/Komandant Dr.T.Nr.3 Elmi BytyÇi; Shefi shtabit dhe operativ Dr.T. Nr.3 Nazmi Pulaj, të emëruar me Urdhë të MM Azem Syla Nr.13 dt.17.05.1999; -Komandant i drejtimit taktik Nr.4 Hysni Syla i emëruar me urdhër të MM Nr.12 dt.10.04.1999; ZV/Komandant i Dr.T. Nr.4 Enver Rustemi; Shefi Shtabit dhe operativ i Dr.T.Nr.4 Gani Shehu, i emëruar me urdhër të MM Azem Syla Nr.14 dt.23.051999; - Për drejtimet taktike Nr.5 dhe Nr.6 te merren epror nga Z.O.
Emërimet për disa komandant batalionesh të DO Nr.2 dr.t.nr.2
-Komandant batalioni i skalionit të parë Dritan Dervishaj; -Komandant i bataljonit të skalionit të parë Ermir Bega; -komandant i skalionit të dytë Agim Sallaku.
      I theksuam të gjitha këto fakte historike, që gjënden brenda dosjes të operacionit “Shigjeta”, për të vërtetuar, jo vetëm të kundërtën e asaj që pretendon në deklarimin e vet, i intervistuari në faqen 129 Maliq Doçi, por dhe për ta ballafaquar Maleçkën me deklarimet e të intervistuarit Brahim Qarri në faqen 172, i cili gjatë intervistës në faqen 186 të librit maleçkian, i pyetur nga pseudogazetarja, “Çfarë rroli luajtët gjatë operacionit Shigjeta”, deklaron të tjerë drejtues të këtij operacioni, ku sipas tij paska qenë Xheladin Gashi, i cili më vonë është zëvëndësuar me Fatmir Limën. Interesante dhe me shumë çudira të njëkohëshme. Ky i intervistuar, pa asnjë lloj kulture ushtarake, i tregon Maleçkës, se paska bërë propozime për sulme kundër Serbëve në vija të ndryshme dhe ashtu qënka organizuar e drejtuar ky operacion. Kuptohet, që varfëria në mendime e pseudogazetares, ka sjellë pështjellime e paqartësira tek ky intervistues, i cili do të tregojë dhe ai vet një farë madhështie. Pasaktësira të padëshërueshme, paraqet në këtë libër dhe i intervistuari në faqen 219 Bilal Syla, i cili edhe pse me veprimet e tij, ka treguar gadishmërinë luftarake gjatë asaj lufte, në intervistën e dhënë në këtë rast, del jashtë kompetencave të detyrës, që ka kryer si komandant i drejtimit taktik Nr.2. Ai jep mendime operacionale, sikur komandant operacioni ka qënë ai, e jo Bislim Zyrapi. Për më tëpër, gjatë pyetjeve të çoroditura e të pakuptimta të pseudo gazetares, që ngatërrohet me këmbët e veta nga padija e theksuar, i intervistuari Bilal Syla, nuk ka si të shprehet e të japë mendime operacionale, sepse dosja me dokumentet tekstuale dhe hartën me idenë e dy palëve, ishte sekret dhe ruhej në shtabin e operacionit. Bilal Sylës, i ishte dhënë vetëm detyra e tij e pjesëshme si komandant i Drejtimit Taktik Nr.2 dhe nuk ka aspak të drejtë të flasë “qiqra në hell”, ku duke ju përgjigjur sharlatanes Maleçka në faqen 227, e minimizon zhvillimin e atij operacioni, “si një të shkuar kalimthi” nga Helshani në Kleçkë, ku ishte  vendosur SHP i UÇK-ës. Me këtë ballafaqim të intervistave kontradiktore të këtyre individve, Maleçka zbulon lakuriqësinë e injorancës dhe paaftësinë e vet, rreth ngjarjeve të pa qena, për ti kthyer ato në histori vetiake, sipas interesit që ajo synon. Gjithkush ka të drejtën e tij, për të folur e deklaruar për ngjarjet e ndodhitë e së kaluarës, por kursesi nuk duhet të lejojmë, që gjaku i derdhur si lumë për çlirimin e Kosovës, të shkelet me këmbë, nga ngatërrestarë të tillë, të cilët në këtë pas luftë, krijojnë turbullira të qëllimëshme, për të arritur përfitimet e paramenduara.
    Me synime të qëllimta, është nisur “porto shkërmëtarja” Maleçka, jo vetëm gjatë intervistave të sajuara, që u sqaruan pak më sipër, por dhe në paraqitjen dhe përshkrimin e figurave të luftës, ku si gjithmonë, duke luajtur rrolin e “mizës së kalit”, është munduar të përvetësojë sadopak nga reputacioni, i krijuar nga këta individ gjatë luftës. Kështu ka vepruar  me Azem Sylën, Hashim Thaçin, Xhavit Halitin, Ramush Haradinaj, Rexhep Selimin, Adem Grabovci, Xheladin Gashin, Ali Ahmetin, Jonuz Misliun e shumë të tjerë, që ajo ka rradhitur “shkel e shko”, në palo librin e sajë voluminoz me 836 faqe. Ajo shkruan e flet për këta korifej të luftës, ato që i interesojnë asaj, për të arritur atë qëllim që ajo i ka vënë vetes, për të marrë mbështetjen e duhur nga këta organizator e drejtues të luftës, duke synuar që e ardhmja ti sigurojë, jo vetëm një vend në historinë e asaj lufte, por dhe një pension veterani në këtë pas luftë. Drejtuesit e veprimeve luftarake, që u përmëndën më sipër, sot janë gjallë dhe SHVL të UÇK-ës Tiranë nuk merr përsipër, të flasë për ato që ka shkruar kjo “shkërmëtare” në emër të tyre, sepse është e drejta e atyre, që të shprehen e të japin mendimet përkatëse. Me gjithatë, brenda këtyre figurave të luftës, që u përmëndën më sipër, është dhe i paharruari Xheladin Gashi, i cili ka qenë i lidhur ngushtë me luftëtarët e trungut amë, të ardhur në atë luftë. Vigjilenca e tij kombëtare, është për tu admiruar, sepse ai i ka lënë historisë një amanet më shumë, dokumentin me Nr.013 Prot.datë 17.05.1999, i cili  konkretisht tregon, se cila është Rajmonda Malecka në realitet dhe pse nuk lejua, inkuadrimi i sajë në UÇK-ës. SHVL e UÇK-ës, nuk do të zgjatet më tepër për këtë rast, sepse i ka dhënë shpjegimet e duhura të këtij amaneti, në artikullin e botuar nga Agjencia e Pavarur e Lajmeve Kosovapress datë 05.09.2012.
     Nisur nga qëndrimi parimor  i të madhit Xheladin, ne theksojmë se ato që shkruan në këtë libër, për këtë patriot e atdhetar të denjë, nuk janë kurrsesi mendimet e tij, sepse faktet e mëposhtëme vërtetojnë të kundërtën. E vetëquajtura gazetare, ka tentuar disa herë, për të intervistuar “Komandant Plakun” në pasluftë, dhe dihet synimi i sajë se përse. Nuk ja arriti qëllimet, sepse Xheladin Gashi ishte trimi i asaj lufte heroike, i lindur me nder dhe i tillë ngeli deri në fund të jetës së tij. E theksojmë këtë, se janë ende gjallë njerëzit, që është këshilluar, para se ti jepte asaj intervistë, ku pas konsultimit, u arrit që jo vetëm të mos i jepej intervista, por në të kundërt, ti tregohej rruga nga kish ardhur. E vëmë theksin mbi këto qëndrime koseguente të tij, sepse dhe  kur u sëmur, e u trajtua në klinikat e spitalit ushtarak Tiranë, një shok lufte i tij nga kjo anë Shqipëtare, shkoi për ta parë e takuar, atje ku ai ishte akomoduar. Por “miza e kalit” Maleçka, gjeti mënyrën dhe u ngjit, për të përfituar nga ai dhe në  momentet e fundit të jetës së  tij. Komandant “Plaku”, ashtu si kish pseudonimin, ashtu mbajti dhe qëndrimin. E mënjanoi ashtu ftohtë  Maleçkën dhe të jatin e sajë dhe në përqafim e sipër me shokun e tij të luftës, i tha atij se, “Dje në luftë na ndihmove të mos gabojmë,  por mos ti bëjmë ato tani në paqe”, vërejtje  kjo tepër shoqërore dhe mjaft e kuptueshme, për marrëdhënjet korrekte, që ata kishin me njëri tjetrin.
  Midis këtyre trimave të luftës, që kanë paraqitur kujtimet e veta në këtë libër, pa ditur më parë qëllimin e kamufluar të kësaj ngatërrestareje, janë rradhitur dhe individë të çuditshëm të kategorisë maleçkiane. Kështu përshëmbull, në faqen 283, para një prej figurave emblematike të Luftës së Kosovës, është rradhitur  me “kujtime i thënçim” për këtë luftë, Veli Llakaj, i cili kur u thirr nga UÇK-ës, për të ardhur në luftë për çlirimin e Kosovës, u tërhoq me hipokrizi me pretendimin se, “Jam i sëmur, e nuk mund t’ju, ndihmoj atje, veç po patët nevojë këtu në Tiranë”. I ndjeri që nuk jeton më, sapo u çlirua Kosova, u hodh me vrap nëpër këto troje si siamezja e tij Maleçka, dhe  duke shëtitur në vijat ku ishte zhvilluar lufta, u bënte vërejtje ish luftëtarve të UÇK-ës, për gabimet që kishin bërë sipas tij në atë luftë. “Ajde baba të tregojë arat”, thotë populli i ynë. Kështu Veli Llakaj e Rajmonda Maleçka, të cilët edhe pse në shtypin e përditshëm ankohen, se i pari mezi mbahej me atë pension të vogël dhe Maleçka si e pa punë, të çudisin “me ecejaket e tyre të pafundme”, nëpër Kosovë e trojet e tjera etnike Shqipëtare pas atyre luftrave, duke paguar kesh në dorë me dollar ose euro, çdo hotel, motel e restorant, ku  akomodoheshin gjatë këtyre lëvizjeve. Rasti i mësipërmë nuk është i vetmi, sepse ngatërrestarja në fjalë, para figurës legjendare të Dukagjinit luftarak, rradhit Sheme Kosovën, një ushtarak të dështuar të trazirave të vitit 1997, të ndodhura në Shqipërinë e asaj kohe, si rezultat i kolapsit politik, pjesë e të cilit ishte dhe vetë Shemja, që në këtë libër sipas Maleçkës, u jep mend atyre që bënë luftën, “si kofini pas të vjeli”.
   Në rradhitjet që bënë disa gjatë këtyre tymnajave, problematikja e njohur dibrane, fut ashtu si pa dashur në faqen 395, rrëfimet e një farë Vitore Stefa, që duke u cilësuar nga vetë Maleçka si “atdhetare e flaktë” dhe shkrimtare e publiciste e kategorisë maleçkiane, na dalka tani në pas luftë “një heroinë e paparë”, në një kohë kur kjo pseudo patriote, jo vetëm asaj lufte por dhe dy të tjerave, u kthehu shpinën, duke u fshehur nëpër Itali me ato prapësirat e sajë, që ajo kujton se nuk i di populli i Kosovës. Dhe nuk janë vetëm përallat  e neveritshme  të Vitore Stefës, ato që ta shpifin në këtë libër, por duke shkuar më tej në thellësi të tijë në faqet 412 dhe 547, dalin disa pseudo heroj të tjerë, si Hasan Keka e Rifat Alidervishi, të cilët pasi erdhën në Helshn pas datës 18 Maj 1999, duke u shullëhur për disa ditë me gotën e rakisë përpara, kujtuan se mashtruan Komandant”Plakun” dhe pasi i muarrën nga 3000 e ca marka, ja mbathën në Tiranë, ku me shkrime bombastike, deklaruan se kishin çliruar Kosovën, bile në luftime e sipër, Hasan Kekaj na qenka shurdhuar nga predhat dhe sot kërkon pension invalidi. Kujtuan se ja hodhën Xheladin Gashit, por ai ashtu si më parë, me atë qetësinë që e karakterizonte, i njohu kush ishin në të vërtëtë ata dy mashtrues, të ardhur në Helshan si oficera të ushtrisë Shqiptare. Si në rastin maleçkian, ai ka lënë një amanet për këta të dy e të tjerë, që historia do ti parqesë para opinionit publik në kohën e duhur. Shkresa e tij me Nr.014 Prot.datë 19 Maj 1999, drejtuar Komandantit dhe Shtabit të operacionit “Shigjeta”, tregon fytyrën e vërtetë të Hasan Kekaj, që nuk është oficer, por një ish magazinier civil i thjeshtë ushtrie i asaj kohe, ku Hasani është dënuar me disa vite burg nga shteti Shqiptar, për vjedhje, zjarrvënje, e fshehjen e krimit të kryer. Ndërsa Rifat Dervishi ish nënoficer automekanik i ushtrisë Shqiptare, është liruar nga ajo ushtria për përvetësim e shitje të karburantit të repartit ku shërbente. Të dhënat e paraqitura në shkresë, komandanti i logjistikës Xheladin Gashi, i ka marrë nga organet përkatëse, të cilat i rekomandonin, që këta dy persona të mos rreshtoheshin në UÇK-ës, por të përcilleshin andej nga kishin ardhur. Në pas luftë këta dy individë, siguruan ashtu vjedhurazi vërtetime si pjestar të asaj lufte, të firmosur nga Azem Syla, ish MM i QPK-ës. SHVL e UÇK-ës Tiranë, është në dijeni të mënyrës, se si u muarën dhe kush i kreu ato mashtrime, për tu paisur këta dy individ problematik me vërtetimin e pjesmarjes në atë luftë. Ishte koha kur shef kabineti i atij ministri, ishte personi, që duke paisur këta gënjeshtar, i siguroi dhe djalit ë vetë të tillë vërtetimi. Më mirë është, që këta dy pseudo luftëtar ti tregojnë Kosovës, se në cilën  formacion të UÇK-ës, kanë qënë rradhitur gjatë luftës, sepse athere do bindet opinioni publik Shqiptar, për qënjen e tyre në atë luftë.
    Faqe pas faqe, libri pasqyron në brendësi  edhe luftëtar të njohur të asaj lufte, por  ashtu si nëpër të, kjo ngatërrestare e rafinuar, ka futur si pa dashur prototipa, që asaj i nevojiten për të diskretituar UÇK-ës dhe më shumë, për të  mbuluar veten dhe babane vet, në këto rreshtime luftarake të improvizuara në mënyrë të qëllimëshme prej sajë. Duke ecur me këtë prapavijë të errët, “shkërmëtarja” Maleçka, e mbështetur plotësisht nga plagjiatorët e sajë në Prishtinë dhe Tiranë, arrin në faqen 471, ku ashtu si thotë populli, “ Gjuha vete tek dhemb dhembi”, zbulon fytyrën e sajë intriguese, në kujtimet që gjoja paraqet babai i sajë Bujar Maleçka, për luftën ”me mullinjtë e erës”, që ka bërë ai bashkë me Rajmondën, për çlirimin e Kosovës. Që në fillim të faqes, ky mashtrues ordiner, ashtu si dhe e bija, e prezanton veten si “Bujar Maleçka ish luftëtar i UÇK-ës”. Duke rënë dardha nën dardhë, atë e bijë tregohen njëri më i pështirë se tjetri, brëmda një pamoralshmërie njerëzore, ku në vazhdimësi të titullimit “Unë Hasi dhe lufta e Kosovës”, prrallisin kujtime të pa qëna, të cilat për luftëtarët që kanë marrë pjesë nga trungu amë, shkaktojnë trazira e pështjellime të neveritshme. Këta të pa cipë arrijnë deri atje, sa në faqen 472 të librit, u mohojnë meritat atyre që kanë organizuar e drejtuar këtë luftë, sepse sipas këtyre vetë, paskan qënë vetëm Rajmonda dhe Bujari, të cilët e paskan menduar për të nisur luftën ” kur as politika e Tiranës dhe as ajo e Prishtinës, nuk pranonin opsionin për çlirimin e trojeve etnike”. Ky handikap, shkon më tej në marrëzitë e veta. Si i pa turp që është,  në faqen 482 gënjën dhe mashtron kur shkruan se, ”..i ndodhur në llogoret e asaj lufte, pa i vënë kush detyrë, rri zgjuar dhe ruan djemt e luftës, të mos ziheshin në befasi nga armiku. I befasur nga këto marrëzira male[kiane, Fan Noli ynë, i njohur i letrave shqipe dhe i ndryshimeve demokratike, i gjendur para të plotfuqishmit në atë botë, lutet “Zot na ruaj nga këta insan pa din e pa iman”.
    Plotë 12 faqe nga ky libër i kushtohet gënjeshtrave e mashtrimeve të paturpshme, gjoja të shkruara nga babai i sajë Bujar Maleçka, i cili nuk di të shkruajë emrin e vetë, jo më të rradhisë, ato meditime fallcifikative për luftën e Kosovës. Në këto 12 faqe plagjiatorët maleçkianë, e sajojnë luftëtarin imagjinar Bujar Maleçkën, sikur ka bërë namin në atë luftë. Dhe për të justifikuar trukimet që i bëhen historisë të asaj lufte, vetë ngatërrestarja Maleçka në këto 12 faqe, ka ballcamosur 22 fotografi të inskenuara deri pas një mullari kashte, për veten dhe të jatin, duke vënë shënime të ndryshme, për kohën e luftës dhe pas sajë. Dhe nuk janë të vetme këto fotografi maleçkiane, të cilat zbulojnë lakuriqësinë e gënjeshtrave të kësaj “luftëtare me mullinjtë e erës”, por dhe qindra fotografi të tjera të  sajat e babait të vet, të shpërndarë në krejt librin në fjalë dhe librat e tjerë, ku mashtruesja ngatërrestare i ka futur ato, për të glorifikuar veten dhe për ti mbushur mendjen Shqiptarve, se është një luftëtare e famëshme. Në këtë rast, ajo nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka përzierë mjaltin me zeherin, fenomen i cili bie ndesh me realitetin kundërshtues të popullit të asaj krahine, që nuk e pranon këtë përzierje. Përse Maleçka dhe babai i sajë, nuk e paraqesin veten para opinionit publik, se në cilën skuadër, togë, kompani, batalion, brigadë, zonë operative ose gjëkundi tjetër të rreshtuar, por tjerin e psallin gënjeshtra e përralla të panumërta, për tu mbushur mendjen njezëve, se ata janë pjestar të asaj lufte. Paturpësia e tyre në këto fabrikime të qëllimta, është dhe do të mbetet në gojëdhënat popullore, si një vepër makabre e kryer nga këta dy handikapë, mbi gjakun e derdhur për liri e pavarësi nga mijra dëshmor këndej dhe andej kufirit imagjinar. Nëse ata kanë qënë në atë luftë, përse atëhere Rajmonda e Bujar Malecka rendin nga një qytet në tjetrin në Kosovë, duke ju lutur luftëtarve për një copë deklaratë, ku të vërtetohet pjesmarja e tyre në atë luftë. Ata kanë arritur deri atje, sa disa luftëtarve të ndryshëm, tu luten e bien në gjunjë, duke i thënë seicilit “vetëm ti na i heq litarin nga qafa”. Nuk po zgjatmi më tej për këto handikapësi, jo vetëm të këtyre dy kondrapedalve problematikë, por dhe të atyre që qëndrojnë në hije pas tyre dhe krijojnë skena e skenarë të pa qenë, që bien ndesh me realitetet historike të asaj lufte.
   Libri maleçkian, gjatë trajtimit të luftës së Kosovës, sipas orekseve të atyre që historinë e transformojnë në interes të unit egoist, aty nga fundi i tij, paraqet dëshmorët e krahinës së Hasit luftarak, të dyanshëm andej dhe këndej kufirit imagjinar. E vetëquajtura  gazetare, në vend që në krye të librit të rreshtonte emblemat e luftës të asaj krahine, i ka lënë heronjtë për  në faqet e fundit të librit, ku më e keqja, nuk qëndron në radhitjen, por në historitë përkatëse të tyre, të cilat sipas shkrimeve të kësaj shkarravitëse, dalin të cunguara e jo sipas realitetit luftarak. Bile për disa nga këta të rënë të kombit tonë, shkërmëtarja storiane, është mjaftuar me dy rreshta, në formë epitafi, duke i injoruar e degraduar, si njerës fare të thjeshtë. Hasi dhe Hasianët, kanë qenë e mbeten pjesë përbërse e këtij vatani luftarak dhe si të tillë, ata dhe në luftën për çlirimin e Kosovës dhanë gjakun e bijve të tyre. Gjatë zhvillimit të asaj lufte, nga kjo anë e krahinës së Hasit, ranë dëshmorë 30 trima, të cilët SHVL e UÇK-ës Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me SHFD të UÇK-ës Prishtinë, Prefekturën e Kukësit, Nënprefekturën e Hasit, sektorin e dëshmorve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe për më tepër me Komisionin Qeveritar të Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga Kryeministrat aktual të kohës, i ka evidentuar me të gjitha karakteristikat e tyre përkatëse. Mirpo marraqja dibrane, si e sëmurë pas delirit të madhështisë edhe në këtë rast, nuk është shkëputur nga motoja e sajë e preferuar, për të ndërtuar lumturinë e vetë mbi fatkeqësitë e të tjerëve. Krahas trimave Hasian, që derdhën gjakun për Kosovën martire, kjo ngatërrestare e njohur, rradhit individë të tjerë, të cilët janë vrarë aksidentalisht në pasluftë nga minat. Për më keq të vetes, kjo e vetëquajtur gazetare, të vrarin për trafikim të kundërligjshëm në vitin 2000, pasi e shoqëron me shënimin “i vdekur” në faqen 748, e kthen në dëshmor, në një kohë kur emri i këtij personi, nuk ndodhet në asnjë listë të miratuar, në Rreth, Qark, Shtet apo SHFD të UÇK-ës në Kosovë. 
       Këto veprime janë të pafalshme dhe tepër  të dënueshme, jo vetëm për faktet e rradhitura deri tani, por dhe për një tjetër shumë domethënës, të vërtetuar para opinionit publik Shqiptar të kudondodhur, se Rajmonda Maleçka, të gjitha këto nuk i bën me kokën e vetë, as nga padija dhe injoranca e sajë, por nga që ajo është vënë në shërbim të Beogradit, nëpërmjet një UDB-ashi të njohur e të afirmuar nga Izniqi i Deçanit Flori Bruqi, i cili duke e vënë veten në rolin e Don Kishotit të Mançës, punon bashkë me Maleçkën, për transformimin dhe errësimin e historisë të Shqiptarve, duke fabrikuar trukime të qëllimta të servirura nga Beogradi. SHVL e UÇK-ës Tiranë, duke qenë besnike e idealeve të atyre luftrave, që u zhvilluan në fund shekullin e kaluar dhe fillimet e mileniumit të ri, nuk flet e shkruan përçart si UDB-shët e mësipërm, por ashtu si i ka hije burrëria Shqiptarit, i përball këta dy shërbëtor të Beogradit me veprën e tyre të tradhëtisë. Të gjithë e dinë se Maleçka dhe babai i vet Bujari, u burgosën në Shkup për ato veprime, që më shumë se kushdo i dinë luftëtarët e atyre luftrave, dhe nuk janë aspak të vërteta, ato që pretendon Rajmonda dhe babai i vet Bujari. Kjo e vërtetë si dhe të tjerat ndoshta vononë, por nuk do të  harrojë të zbardhë, realitetin e kamufluar deri në këto ditë. Ata u dënuan me disa vite burgim, por u liruan shumë shpejt, brenda një viti, me ndërhyrjen e Beogradit e të filiolve të tij nëpër Evropë. E liruan dhe e hodhën në veprim në tregun e spiunazhit politik, për gjueti shtrigash, nëpër trojet etnike të Shqipërisë veriore e lindore. Ky deklarimi SHVL të UÇK-ës Tiranë, ka të bëjë me diskriminimin e vetes nga kjo injorante, e cila gjatë rendjes si bredharake e pakuptimtë nëpër Kosovë, fill pas daljes nga  burgu i Shkupit, shkon  në një zonë të Kosovës dhe takon  një ish luftëtar të UÇK-ës, të cilit i drejtohet duke i thënë, “se më ka dërguar Komandantit i AKSH Gjeneral Spiro Butka, për të më dhënë listat e pjestarve të AKSH”. Kush e ka instruktuar dhe dërguar Maleçkën, për të kërkuar lista të tilla, e di jo vetëm Rajmonda, babai i sajë Bujar afija, injorantja Xhume, por më tepër Don Kishoti i Izniqit Flori Bruqi, i cili nuk ka lënë njeri pa fyer e kërcënuar në Kosovë e trojet e tjera etnike Shqiptare, vetëm e vetëm sepse ata që ai kërcënon, e kanë ballafaquar konkretisht me krimin e rëndë të tradhëtisë. SHVL e UÇK-ës, nuk do të zgjatet më tej për këtë jashqitje të kombit Shqiptar, sepse është duke studiuar dosjen e këtij rrufjani të kamufluar dhe shumë shpejt, do të dalë para opinionit publik Shqiptar, me një reagim të posaçëm për marrëzitë e këtij UDB-ashi, të afirmuar nga vetë rregjimi Serb i Beogradit, duke nxjerrë para Shqiptarve lakuriqësinë e tij, me gjithë  ato veprime poshtëruese që ai vazhdon të kryejë.
     SHVL e UÇK-ës Tiranë i ngre me forcë këto probleme kardinale, sepse janë pjesë e pandarë e historisë kombëtare, dhe si të tilla ato duhen trajtuar dhe ballafaquar me realitetin përkatës të asaj lufte madhore të UÇK-ës, e cila nisur nga përmasat, dimensionet dhe rëndësia historike, e zhvillimit të teatrit të veprimeve luftarake, i tregoi mbarë opinionit ndërkombëtar, se cilët janë e përse luftojnë Shqiptarët. Në vazhdim të këtij reagimi të luftëtarve  të trungut amë,  për të ashtuquajturin libër me pseudo kujtime “të luftës së Maleçkës me mullinjt e erës në Has”, po e ballafaqojmë këtë marraqe me plagjiaturat e përgatitura nga jaranët që fshihen pas sajë, duke e njohur opinionin publik Shqiptar dhe atë ndërkombëtar, se cila është Rajmonda Maleçka e vërtetë dhe ajo që na paraqitet në internet nga Don Kishoti Flori Bruqi i Izniqit të Deçanit. Nëpërmjet  faqes “floripress” të këtij UDB-ashi dhe  librin e shkruar, ajo prrallis dhe shkruan për veten dhe  babën e vet, duke pretenduar  se është luftëtare e UÇK-ës dhe për këto paraqet dokumente të fallcifikuar, për të cilat SHL e UÇK-ës, i ka dencuar para opinionit pupblik dhe organeve drejtuese në Tiranë e Prishtinë, ku në ballafaqim me realitetin e zhvillimeve luftarake të asaj lufte, vërtetohet mashtrimi nga ana e sajë. Gënjeshtrat dhe mashtrimet që ajo paraqet nëpërmjet plagjiatorëve të sajë në këtë libër janë panumërta, por sa për kujtesë, ne do ta ballafaqojmë  Rajmondën me ato gënjeshtra, që deklaron babai sajë në faqen 474, se “në maj të vitit 1998 e bija e tij Rajmonda, është nisur në luftë.... me 20 djelmosha të UÇK-ës”, deklarim ky që bije ndesh me atë që shkruan një luftëtar tjetër i UÇK-ës në faqen 517, ku ai pas shërimit të plagve të luftës në Tiranë, në 2 dhjetor 1998, është nisur përsëri në luftë për çlirimin e Kosovës. Duke u larguar nga Tirana, ai thekson se një natë para se të nisej në Kosovë, pra më 1 dhjetor 1998, është ndarë me gënjeshtaren Maleçka afër qëndrës të sheshit në Tiranë, vërtetësi kjo  e cila kundërshton haptazi mashtrimin e Bujar Maleçkës, ku e bija sipas tij, është nisur në muajin Maj 1998 me 20 të tjerë në Kosovë. Koha në vazhdimësinë e vet, i përballon këta gënjeshtar me fakte të mëtejshëme, me mashtrimet që ata sajojnë. Është po kjo Maleçkë dhe i jati i sajë, që nëpërmjet faqeve të internetit, deklarojnë se në fund të Majit e fillimin e Qershorit 1999, këta marraqër kanë shkuar, për të vizituar në spitalin e Bajram Currit një farkist nga dibra, fakt ky që saktëson akoma më tej, se kjo bredharake me shumë pikëpyetje, nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka rendur pa kuptim, për të krijuar mjegullnaja të qëllimta, për të arritur synimet që ajo i ka paramenduar kohë më parë.      
        Ajo gjatë këtyre viteve, është mbështetur dhe paisur me dokumente të paqartë nga OVL e UÇK-ës Prishtinë, herë si pjestare e ZO Pashtrikut, herë si luftëtare e ZO Dukagjinit dhe tani së fundi si pjesë e sektorit të informimit të shtypit në operacionin “Shigjeta”. Kush e ka paisur me të tillë dokument këtë gënjeshtare, ish luftëtarët e UÇK-ës le ta shohin e gjykojnë vetë, kush janë ata drejtues të OVL të UÇK-ës Prishtinë dhe nga cilat motive janë nisur për të paisur Maleçkën me të tillë dokument. SHVL e UÇK-ës Tirane, i ka verifikuar dhe ballafaquar të gjitha këto akte fallcifikative dhe për të qënë koherent me pjestarët e asaj lufte, u ka dërguar shoqatave të pas luftës dhe komisionit qeveritar të verifikimit në Prishtinë, informacionin përkatës, të shoqëruar nga dukementacioni  përcjellës, me anën e të cilit këto organe të njihen e ballafaqohen, me  marrëzitë e kryera nga kjo e vet quajtur luftëtare. Lidhur me të gjitha këto sajesa maleçkiane, SHVL e UÇK-ës, ka kontaktuar me shumë luftëtar të UÇK-ës, këndej dhe andej kufirit imagjinar, por në mënyrë të veçantë me luftëtarët e operacionit “Shigjeta”, për të cilin ajo me mashtrimet e sajë, e paraqet veten si pjesë të këtij operacioni. Ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-ës deri në 25 Prill 1999, njëkohësisht dhe Komandant i operacionit deri në 21 Qershor 1999 Bislim Zyrapi, i pyetur për këtë rast konkret, mohon pjesmarrjen e Rajmonda Maleçkës në atë luftë, jo vetëm në operacionin “Shigjeta”, por në krejt formacionet e UÇK-ës. Këtij mendimi i qëndrojnë besnik të gjithë ata që ju bashkëngitën asaj lufte nga trungu amë, ku në mënyrë të prerë dhe tërësisht të bashkuar në këtë qëndrim, mbështesin fuqimisht Bislim Zyrapin, për mendimin e dhënë nga ana e tij. Nuk janë vetëm  luftëtarët e operacionit “Shigjeta”, ata  që e ballafaqojnë Maleçkën me gënjeshtrat që ajo sajon, për veten dhe baban e vet, për luftën që kanë zhvilluar me mullinjt e erës, por dhe heroi tri luftrave dhe dëshmori i kombit Shqiptar Tahir Sinani, i cili në pas luftë me shkresën vendimore me Nr.011 datë 21.12.1999, i tregon opinionit publik Shqiptar, se Rajmonda Maleçka, nuk ka marrë pjesë në luftën e Kosovës dhe  nuk ka qënë pjesë e asnjë njësie të ZO të Pashtrikut. Për të gjitha këto sajesa fallcifikative dhe veprime të tjera, që bien ndesh me etikën morale, ajo përjashtohet nga rradhët e TMK-ës, ku për habinë dhe çudinë e të gjithëve, Beogradi me UDB-ashët e vet, e kish ndihmuar të  rreshtohej si minoritet Serb!       
       Fallcifikimet e mësipërme të sajuara nga ana e sajë, për përfitimin e statusit të veteranit, janë të lidhura ngushtë me glorifikimin që i bën vetes kjo filloriste, si një e shkolluar me të gjitha shkallët e sistemit të arsimit të shtetit Shqiptar, deri në disa kualifikime të marrëzive akademike, të cilat i propagandon Don Kishoti i Mançës nga Izniqi i Deçanit, në faqen e tij “floriprass”. Në këtë faqe agjenturiale, fabrikuesi i Xhorxheviçit, gënjen e mashtron opinionin publik Shqiptar, sikur bashkëpuntorja e tij Maleçka ka mbaruar dy fakultete, një për gjuhë letërsi dhe tjetrin për gazetari, në një kohë kur nuk tregon numrin e amzës dhe vitet kur i ka kryer këto fakultete. Duke shkuar më tej në rrëfenjat misterioze, është po ky rrufjan i UDB-ës Serbe, që nëprmjet faqes së tij në internet, radhit shkarazi gazetat ku ka punuar Maleçka e pa shkolluar deri në ditët e sotme. SHVL e UÇK-ës Tiranë, është interesuar me kohë, për plagjiaturat  këtyre dy mashtruesve ordiner dhe nëpërmjet verifikimeve që bërë në institucionet arsimore e gazetareske të Tiranës, ka siguruar prova materiale, që saktësojnë gënjeshtrat e Rajmonda Maleçkës dhe mashtrimet e Flori Bruqit. Të gjitha këto trukime, fabrikime e fallcifikime, të dy porto “shkërmëtarve storian”, janë e mbeten brenda sajimeve të vet Beogradit, i cili nuk heq dorë nga puna e tij në vazhdimësi, për të mbrojtur bashkëpuntorët e vet. 
     SHVL e UÇK-ës Tiranë shpreh keqardhjen, se brënda këtij rrjeti misterjoz veprojnë dhe individ të tjerë, të cilët duke përkrahur pa dashur këta plagjiator, çojnë ujë në mullirin e atyre që akoma vazhdojnë ta ëndërrojnë Kosovën si pjesë të Serbisë. Kjo vërtetohet nga mbështetja, që u bëhet trukimeve historike të Maleçkës, nga studiuesi Faik Xhani në gazetën Republika, i cili e propagandon këtë libër si “dëshmi të saktë të kontributeve Shqiptare, në luftën për çlirimin e Kosovës”. Duke glorifikuar gënjeshtrat dhe mashtrimet e Maleçkës, ky studius arrin deri atje, sa ata që spekulluan me gjakun e djemve të Kosovës në atë luftë, i kthen në heronj e kapedan të asaj lufte, në një kohë kur dihet, se ata  trafikuan sa deshën  armë e municion në emër të asaj lufte, sa sot nga ato përfitime korruptive, ndërtojnë e ngrejnë godina fitimprurëse. Harron studiuesi Faik Xhani, se në luftë për çlirimin e Kosovës  muarën pjesë 186 luftëtar, nga ku 71 ranë dëshmor të kombit Shqiptar, 21 invalid dhuruan pjesë nga trupat tyre, 7 të burgosur gjatë luftës dhe 87 luftëtar, që lufta i kuseu e sot janë gjallë. Faik Xhani, duke mbështetur falsifikatoren Maleçka, poshtëron në mënyrë të qëllimtë veprën  dhe kontributin të rënve të kësaj lufte, Tahir Sinani, Indrit Cara, Skerdilajd Llagami, Lefter Koxha, Halit Coka, Pajtim Roci, Astrit Suli, Xhevit Lleshi, Xhevair Selmani, Osman Lleshi, Muharrem Tafa,  Xhevat Lleshi, Isa Thaçi, Adem Selmani, Ramis Memia e të rënve të tjerë, invalidëve Hamit Kartoçi, Alban Selko, Genci Sefa, Ermir Begaj, luftëtarve Adem Shehu, Adem Dahri, Agim Sallaku, Agron Axhami, Arqile Mandro, Bardhyl Tahiri, Dilaver Goxhaj, Dritan Dyrmishaj, Fatos Aliaj, Lah Lleshi, Spiro Butka,Ymer Coka, Ylli Dashaj, e disa dhjetra të tjerë, që u inkuadruan në rradhët e UÇK-ës në luftë për çlirimin e Kosovës e trojeve të tjera tnike Shqiptare.
       Nuk është vetëm handikapësia e studiuesit Faik Xhani, që del në mbrojtje të fallcifikatores Rajmonda Malecka, sepse krimin më të rëndë në këtë errësim të historisë kombëtare e bëri dhe dikush tjetër brenda dikasterit të Ministrisë të Arsimit dhe Kulturës, i cili dhe pse shteti Shqiptar mban lidhje të ngushta  me SHVL të UÇK-ës dhe mbështet këtë të fundit në të gjitha veprimtaritë  pëkujtimore kushtuar atyre luftrave, zotëria i asaj ministrie kulture, organizon promovime të librit të kësaj fallcifikatoreje, e cila nisur nga interesat e veta të ngushta, e transformon historinë kombëtare, duke trukuar e fabrikuar kapitujt e sajë. Cilat janë motivet e këtij dikasteri ministror dhe të atij individi, që mbështesin këto fallcifikimeve, SHVL e UÇK-ës Tiranë ka siguruar faktet dhe argumentet e duhura, me anën e të cilave, do tu drejtohet organeve përkatëse dhe shtypit të përditshëm, për të vënë para përgjegjësisë, ata pushtetar, që traumatizojnë historinë e popullit tonë me këto marrëzira. Duke shfrytëzuar këtë mbështetje të pamoralshme, fallcifikatorja e kësaj historie, jo vetëm që nuk ndalet, por nëpërmjet shpërndarjes të sajesave shkarravitëse, vazhdon më tej përpjekjet për të përfituar sado pak merita, prej atyre që u dhuron librin. Fill pas kopertinës, kushdo, mund të shohë shënimet djallëzore të Maleçkës si  ”Komandantit tim të UÇK-ës.., apo “Shokut tim të luftës... “, ose më keq akoma “Mikut tim të ilegales...”, e të tjera sllogane këto, të cilat i shoqëron në fund me autorsinë si “Luftëtarja e UÇK-ës....“ Këto deklarime janë tepër të ulta e poshtëruese,  ndaj atyre që luftuan e u flijuan për atë tokë Shqiptare. Llogjika e shëndoshë dhe arsyetimi normal, i luftëtarve e drejtuesve të asaj lufte dhe i tërë shoqërisë përparimtare Shqiptare, nuk duhet qëndrojë në heshtje, por të vihet në lëvizje, jo vetëm për të ndalur përfundimisht marrëzitë e këtyre handikapëve, por tu tregojnë vendin se ku e kanë. Heshtja është flori por është dhe tradhti, atëhere kur nuk flet për të mbrojtur të vërtetën historike. Lufta për çlirim kombëtar, është dhe do të jetë kurdoherë, vepër e atyre njerzëve që shpirtin, zemrën, dijenitë, eksperiencën, personalitetin, fuqitë fizike e mendore, i venë në funksion të qëllimit final për lirinë dhe pavarësinë e popullit të vet. Si të tillë, ata duhen nderuar e respektuar deri në pafundësi, bashkë me historinë që ata bënë, brenda epopeve të lavdishme të atyre ushtrive çlirimtare.  
                                  
              KRYESIA E SHOQATËS TË VETERANVE TË LUFTËS TË UÇK TIRANË