06 May 2013

Pse shqiptaret nuk duhet të llastohen si “gjyshër të amerikanëve”!!

Pse shqiptaret nuk duhet të llastohen si “gjyshër të amerikanëve”!!

  Pse shqiptaret nuk duhet të llastohen si “gjyshër të amerikanëve”!!

Nga Besi BEKTESHI 

Nuk ka kurrfarë pike dyshimi se shqiptarët, kombi, territori dhe në përgjithësi raca e tyre, kanë dekada e dekada, që mbrohen dhe respektohen nga shtetarë, politikanë të lartë dhe studiues të jashtëzakonshëm amerikanë. Është e qartë, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë demokracia e madhe e botës perëndimore, është shteti ku të drejtat e kombeve dhe shteteve, rracave dhe etnive respektohen. Kjo padyshim, është e para dhe për këtë duhet ti themi faleminderit kombit dhe shtetit amerikan, që jo vetëm kanë mbajtur qëndrimet e tyre të larta në mbrojtje të vendit dhe shtetit, por, edhe të qënësisë tonë territoriale dhe kombëtare. Kjo nuk ka dyshim. Por sa më shumë shkojmë në kohë, shtohet edhe momenti i besueshëm dhe jo tashmë thashethem se “ne jemi në një farë mënyre edhe gjyshërit e amerikanëve”. E kam vënë në thonjëza, jo për mos vërtetësi, por për të dalluar një të vërtetë nga një teori akoma e pa vërtetuar me vula e letra, e cila lëviz moralisht dhe shpirtërisht për origjinën e George Washington, ose babait të shtetit dhe kombit amerikan si President i parë i USA. Po, për origjinën e Mary Ball Washington ose Mari Bala me origjinë 100% shqiptare nga Peja e lindur në SHBA, por që ka shkuar atje nga Dobrovniku dhe pastaj Britania, drejtpërdrejtë në Amerikë. Një ish President si Rosevelt ose “Ariu” në vitin 1913, pranon kandidaturën për “Mbret të Shqiptarëve” që ju bë, dhe vetëm ana e pa plotësuar financiare, nuk realizoi ardhjen e tij përpara princ Widit. Të dhënat janë se ky ish President legjendar amerikan, ka lexuar ndër të parët testamentin e Washingtonit, në të cilin vërtetohet origjina e tij gjysmë shqiptare dhe një lloj dëshmie si amanet, për kujdesje ndaj këtij kombi. Pas tij është presidenti Willson dhe po ashtu edhe presidenti Kenedi, që ju thotë “mos e prekni Shqipërinë” pikërisht Rusëve në vitin 1960-61 kur situata midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik sidomos në bazën e Vlorës ishte tepër e rrezikshme. Është një material i John Mçallum  e Reuters-it që e trajton origjinën e letrën e famshme, por sekrete të Presidentit Washington, për origjinën e tij gjysëm shqiptare. Më e bukura është referimi që i bëhet çështjes së paku mediatikisht dhe e dalë në publik përpara disa kohësh, ku Instituti i Biokimisë dhe i Gjenetikës me seli në Schafhausen të Zvicrës, ka publikuar rezultatet e hulumtimit më të ri gjenetik të liderëve botërorë, sipas të cilave del se presidenti historik dhe i shumë përmendur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Washington, ka qenë me prejardhje shqiptare. Instituti, që në kuadër të hulumtimit të gjerë ka analizuar mostrat gjenetike të ish-presidentit amerikan, që e udhëhoqi vendin në luftën çlirimtare kundër Mbretërisë Britanike, konkludon se Washingtoni ishte 50 për qind shqiptar, që nënkupton se njëri prind i tij ishte 100 për qind shqiptar. Derisa Instituti nga Bazeli, nuk hyn në shumë detaje në lidhje me këtë zbulim të madh, ekspertë të fushave të tjera kanë filluar që të konfirmonin këtë pohim, duke u thirrur edhe në dëshmi e tjera, gjenealogjike e linguistike. Në fakt, kjo nuk është një çështje që i ngjan momenteve të tipit “masoneri”, sepse subjektivizmi dhe analogjitë, por edhe format, bëjnë edhe famën, por këtu është problemi i ADN-së dhe gjenetikës, të një personi dhe historisë së shkuarjes së prindërve të tij në Amerikë.
Dakord, dhe këtu nuk është se pikon shumë si te masoneria...! Po si kështu, “nëna e Presidentit të parë amerikan është shqiptare”!? Po, dhe Albert Myko si një linguist dhe anëtar akademik i Universitetit të Berkley në Kaliforni, ka plot dëshmi që e ëma e Washingtonit, është pikërisht shqiptare. Po, ai së paku kështu këmbëngul, dhe del kështu sipas shumë botimeve dhe të shkruarave në shumë e shumë sit-e ku thuhet: Sipas linguistit “Albert Myko”, nga Instituti i Linguistikës pranë Universitetit Berkley të Kalifornisë, SHBA, ekzistojnë dëshmi të tjera që tregojnë se e ëma e George Washingtonit, ishte shqiptare. “George Washingtoni, ishte i biri i Augustin Washingtonit dhe Mary Ball Washingtonit. Mary në fakt, ishte Marije Bala, prindërit e së cilës ishin nga rrethi i Pejës, në Kosovën e sotme. Marija ka lindur në Lively të Virxhinias, në SHBA, në vitin 1708, por prindërit e saj kanë ardhur aty më 1706, pas një udhëtimi të gjatë me anije që nisi nga Raguza ose Dubrovniku i sotëm, dhe i çoi ata përmes Britanisë deri në Tokën e Premtuar, apo më mirë Amerikën. Historia e udhëtimit të gjyshërve të Washingtonit nga Kosova në Amerikë, është e përshkruar në librin biografik “Mary Ball Washington” të autores Virginia Carmichael, i botuar më 1850. Aty, madje, thuhet se Balajt, kishin ardhur nga një fshat i quajtur Sinic, që mund të jetë ngatërrim i emrit të fshatit Isniq, (ka edhe fshatra me Siniq nëpër Shqipëri) në komunën e Deçanit, thotë pikërisht Myko, i cili tregon se kjo histori deri vonë është mbajtur e fshehur në sirtarët e Shtëpisë së Bardhë, dhe se përmendja e prejardhjes shqiptare të Washingtonit është hequr nga lista e temave të ndaluara nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë i SHBA-së vetëm para pak kohe.
Në lidhje me këtë, zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë kanë pranuar të thonë vetëm se “nuk ishte e rastit që zëvendëspresidenti Biden e ka përmendur presidentin Washington në relacion me kryeministrin e Kosovës”. Po, shkruhet kështu në zonat e shumta të faqeve të caktuara të rrjeteve sociale dhe botës së shtypit të tillë. Nuk është se për herë të parë ky këndvështrim është i tillë.  Po ashtu, është edhe autori Carl Woodward, që ka shkruar dhjetëra libra sidomos dokumentarë për presidentët amerikanë dhe historitë nga Shtëpia e Bardhë, thotë se gjatë hulumtimit të arkivave për librin e tij rreth presidencës Clinton, botuar më 2004 me titullin “Shtëpia Clinton”, ka gjetur një letër-proklamatë të vetë George Washingtonit, në lidhje me shqiptarët. Po, dhe bën lidhje për qëndrimin patjetër pro shqiptar dhe kosovar të këtij Presidenti të famshëm. Biles kur ka takuar vetë Presidentin Clinton dhe i ka thënë për letrën i ka thënë se: E kam parë Karl, e kam parë, sepse po të mos e kisha parë, një zot e di në se do të kishim intervenuar ashtu në Kosovë. Kështu shprehet pikërisht ai që ka fituar katër çmime Pulitzer. Ky person, beson se çdo President amerikan e ka lexuar një letër të tillë, dhe përmend faktet e Willson, por dhe Nixon si shtytës për autonominë e Kosovës në kohë të Titos, por dhe Carterit për statusin e mundshëm të Republikës për Kosovën. Willsoni, ishte personi që normalisht për pasojë të veprimeve të qarta të administratës së tij deri në vitin 1920, bënte krijimin e shtetit të parë shqiptar të vërtetë, atë të Shqipërisë, dhe deri sa vijmë në kohën e Republikës së Kosovës. Po, dhe nëqoftëse të gjitha këto që thashë me lart, duken pak “fantazmagorike” apo gjëra të cilat realisht nuk pranohen, por realisht as nuk mohohen qartë nga administratat amerikane, ato që dihen janë ndihma dhe qëndrimet e forta amerikane në favor të shqiptarëve. Këto sigurisht që dihen. Duke mos u zgjatur shumë, janë punime dhe autorë amerikanë, që janë marrë seriozisht me racën dhe vetitë gjuhësore (krahas austriakëve dhe gjermanëve, por edhe britanikëve dhe italianëve) të shkëlqyera të shqiptarëve dhe botime të Harwardit deri në 1972-shin, flasin qartë si për racën dhe origjinën e kombit shqiptar me vjetërsi pellazgjike dhe normalisht të vjetër, shumë të vjetër të kontinentit Europian. Në Amerikë, e kanë zakon të përmendin në fakt origjinën e prejardhjen e kombeve, por që krenohen për kombin e sotëm amerikan. Gjithsesi,gjyshat nuk i harrojnë. Ne në fakt, jemi të përkëdhelurit e tyre. Na kanë futur pa e merituar në NATO, po, na marrin me të mirë kur bëjmë sherre, kanë ndërhyrë për të bërë të mundur futjen tonë më shpejt se sa duhet në BE. Biles, këtë të fundit, edhe pse nuk e meritojmë edhe pse “përditë themi ashtu kot, se e meritojmë”. Por ne, edhe pse mund të jetë një “legjendë” puna e origjina e Mary Ball, ose Marie Bala si shqiptare dhe bashkëkombëse e Angje Bojaxhi, e katër Perandorëve të Romës, katër dhe më tepër papëve të Romës dhe shumë e shumë të tjerëve të rangjeve të larta, nuk duhet të abuzojmë me nipat e përtej detit. Ata vërtetë janë nipat e fortë dhe të demokratizuar, por si gjyshër që jemi, së paku të mos bëjmë adoleshentin, ose dementët në shtetërim dhe demokraci. Pse kemi nipa kaq të fortë dhe të mirë, nuk bën që të livadhisim monopateve të autokracive dhe shtigjeve të arrogancës, apo edhe hullive të anarkisë politike. Nuk bën, dhe nuk duhet. Na duhet krenari për një popull të lashtë si ne, dhe që ka ruajtur sa ka mundur ADN-në e tij, dhe që me sa duket ka pasur edhe gjysmën e meritës të krijimit dhe edukimit të Presidentit të parë të SHBA-ve, George Washinton. Ose babait të kombit dhe shtetit amerikan.

 Gazeta SOT, Monday, May 6, 2013 - 09:52