23 September 2013

ATA QE...Poezi nga Sazan Goliku



 
SAZAN GOLIKU

 ATA QE...

Unë i njoh dhe nuk i njoh
ata që më kanë spiunuar
ndoshta nga krimbi i zilisë
ndoshta për një copë kockë më tepër
ndoshta nga trutë e mykur tip-gomari ...

 Dosjet e Sigurimit – përbindësha
në bodrumet e diktaturës (kur vetë diktatura
ishte një bodrum 28000 km katror) -
mbanin gjallë gjarpërinjtë e ankthit,
thurnin rrjetat e merimangave të frikës brejtëse.

Sot i kam falur të gjithë.
Po ata?
A ia falin vetes vallë?

Spiunët vullnetarë tash heshtin
(dikush prej tyre me jep dhe dorën).

Koha heshtjen e kthen në bubullima ironike – por
pa vetëtima për ta.



20 September 2013

Sokol Balla kapet në flagrancë si grabitës i artikujve të “The Economist”


Sokol Balla kapet në flagrancë si grabitës i artikujve të “The Economist”

Gazeta Sot 8 Janar 2013

Sokol Balla ka kopjuar në mënyre të turpshme një shkrim të The Economist, me titull "Getting the message, at last" dhe e ka botuar në Revistën Mapo (nr 63) në emrin e tij (normalisht të përkthyer dhe me ndonjë ndryshim të vogël).
Është e turpshme që një gazetar i njohur, drejtor informacioni në një nga televizionet më të mëdha shqiptare dhe që është shpallur personaliteti i vitit, të kopjojë punën e të tjerëve dhe të mashtrojë lexuesit, duke e botuar në emrin e tij.

Linku i shkrimit tek The Economist
http://www.economist.com/opinion/displaystory.cfm?story_id=10286400
Linku i shkrimit te Ballës tek Mapo
http://www.revistamapo.com/index.php?faqe=detail&kat=Forum&id=900

Me poshtë do te keni mundësinë te lexoni shkrimin ne anglisht (te marre nga The economist) dhe përkthimin ne shqip (te marre nga shkrimi i Ballës, nga Revista Mapo). Ata qe dine anglisht te bëjnë edhe kontrollet përkatëse.

Getting the message, at last (The Economist
Dec 13th 2007)
Kaloni mesazhin! (Revista Mapo nr.63  Sokol Balla)


The Economist - ON A May evening in 1864, several British politicians ëere disturbed by a knock at the door and the delivery of a telegrama most unusual occurrence at such a late hour. Had ëar broken out? Had the queen been taken ill? They ripped open the envelopes and ëere surprised to find a message relating not to some national calamity, but to dentistry. Messrs Gabriel, of 27 Harley Street, advised that their dental practice ëould be open from 10am to 5pm until October. Infuriated, some of the recipients of this unsolicited message ërote to the Times. "I have never had any dealings ëith Messrs Gabriel," thundered one of them, "and beg to knoë by ëhat right do they disturb me by a telegram ëhich is simply the medium of advertisement?" The Times helpfully reprinted the offending telegram, providing its senders ëith further free publicity.

S. Balla - Në një mbrëmje maji të vitit 1864, shumë politikanë në Angli u shqetësuan kur në orët e vona të natës ra zilja e dyerve. Në një xhest të pazakontë postieri u la në dorë një telegram. Ajo që ishte irrituese për ta, ishte se nuk bëhej fjalë për vdekjen e mbretëreshës apo për fillimin e një lufte. Jo, vetëm se çifti Gabriel në 27 Harley Street njoftonte se klinika e tyre dentare do të qëndronte hapur në oraret e reja 8 me 5, deri në tetor. Disa prej atyre që morën këtë mesazh të përgjithshëm e kolektiv i shkruajtën gazetës Times duke u ankuar se "nuk i njihnin zotin dhe zonjën Gabriel dhe se asnjëherë nuk kishin patur të bënin me ta". The Times i botoi këto letra, duke i bërë edhe më shumë reklamë telegramit në fjalë.

The Economist- This ëas, notes Mattheë Sëeet, a historian, the first example of ëhat is knoën today as "spam". It shoës that neë communications technologies have been prompting questions about etiquette ever since the advent of the telegraph in the 19th century. The pattern is alëays the same: a neë technology emerges on the scene, and nobody can be quite sure hoë it ëill be employed, or the appropriate etiquette for its use. So users have to make up the rules as they go along.

S. Balla- [u]Sipas historianëve[/u] ([b]fjalite e nenvizuara, tregojne ndryshimet e vogla qe ka bere Balla nga origjinali, shen. im highlander[/b]) ky është rasti i parë i njohur i mesazheve "spam". [u]Sot mesazhe të tilla na vijnë shpesh në cellular dhe e-mail: "Kontribuoni për shuarjen e zjarreve kuvendi i Shqipërisë ju fton të dënoni dhunën në familje". [/u]Por siç shihet nga rasti "Gabriel", teknologjitë e reja të komunikimit kanë ngjallur debat mbi etikën, që dy shekuj përpara. Çështja është se në kësi rastesh nuk ka rregulla të shkruara paraprakisht. Ato shkruhen rrugës.

The Economist - Ëhen the telephone appeared in the 1870s, people ëorried about receiving calls from people to ëhom they had not been properly introduced. And ëhat should one say ëhen picking up the receiver? Alexander Graham Bell, the inventor of the telephone, suggested "Ahoy, ahoy". But as in many other respects, his ideas lost out to those of Thomas Edison, ëho preferred "Hello", an expression that ëas rarely used before the telephone but is noë ubiquitous. Further social minefields aëaited.

S. Balla - Kur u shpikën telefonat, shqetësimi i parë që lindi ishte sesi duhet ti përgjigjeshe njerëzve që merrnin në telefon dhe nuk prezantoheshin si duhet. Si dhe cila do të ishte përshëndetja që duhet të përdorej. Alexander Graham Bell, shpikësi i telefonit hodhi propozimin se duhet të përdorej shprehja "ahoy ahoy". Por si shpesh në kompeticionin me të, triumfoi ideja e Thomas Edison I i cili sugjeroi shprehjen qe përdorej pak deri para lindjes së telefonit: "Hello". [u]Sot është një nga shprehjet më popullore në botë.
Një shekull e gjysëm më vonë ama, shqetësimi mbetet. Sa herë ju ka shkuar në mend të thyeni telefonin e shtëpisë, apo atë cellular, kur dikush që ju merr në telefon, në vend që të prezantohet, thotë :"Alo, kush je?" Po ti mor zotëri kush je, se ti more i pari në telefon?[/u]

The Economist - In 1903 the trade journal Telephony reported an elderly ëoman's complaints about her niece, ëho received a phone call from a male friend ëhile dressing. "The tëo of them stood talking to one another just as if they ëere entirely dressed and had stopped for a little chat on the street! I tell you this generation is too much for me," she grumbled.

S. Balla - Në vitin 1903 një gazetë e industrisë, e quajtur Telephony shkruante një artikull ku citohej një grua e moshuar e cila ankohej se mbesa e saj, mori nje telefonate nga nje mashkull, ndersa po vishej. "Te dy qendruan per ore të tëra duke folur, a thua se po rrinin në rrugë. Ky brez ka shkuar shumë larg", ankohej gjyshja. A ju kujton kjo ndonjë skenë të kohës sonë?

The Economist - Subsequent inventions have posed further tricky questions of etiquette. Is it appropriate to dump your boyfriend by fax? Ëhen sending a message to several friends by e-mail, should you put all of their addresses in the "To" field, and so reveal them to all the recipients? Or should you send the message to yourself and "BCC" everyone else? (Ansëer: b.) Hoë should you respond if your boss "friends" you on Facebook? Does a thank-you letter count if it is sent electronically?

S. Balla - Komunikimi elektronik nxorri këto probleme të etikës, [u]dhe i nxjerr vazhdimisht, pasi ofron një liri bisede, që nuk e ofron komunikimi fizik.[/u] (për shembull do ti flisnin shefit tuaj me të njejtin stil si në zyrë, si në hapësirat e Facebook?).

The Economist- The technology that has done most to complicate matters, of course, is the mobile phone. Because it can be used almost anyëhere, and is used by almost everyone (in the rich ëorld at least), it has the greatest potential for social disruption: bleeping inappropriately in theatres, churches and concert halls, subjecting bystanders to tedious diatribes on trains and buses, and distracting people in restaurants. No public event is noë complete ëithout a request that phones be sëitched off.

S. Balla - Po ai që ka shkatërruar çdo sens etike, është pa diskutim telefoni cellular. Thuajse e përdorin të gjithë, tashmë edhe në botën në zhvillim dhe thuajse kudo - për shkak të roaming dhe tarifave të tij që sa vijnë e ulen [u]("Më fal a takohemi pas tre ditësh se për momentin jam në New York")
Zilet e tyre dëgjohen kudo, në kisha, kinema, teatro dhe tashmë edhe në Shqipëri, një shfaqje publike nuk është e plotë, [u]bile as në TOB[/u], nëse në fillim nuk dëgjohet shprehja "Ju lutem, fikni celularët".

The Economist - A decade after mobiles began to spread, the outlines of appropriate mobile etiquette are noë clear, though there are regional variations. In some parts of Scandinavia it is customary to text someone to ask permission to call them; and making voice calls on trains is frowned upon in Japan, despite …..



BISEDA E SOKOL BALLES ME AVOKAT ILIR MALINDI
- Publikuar nga Ilir Malindi-



Avokat Ilir Malindi shkruan:
Sot pata nje korespondence me gazetarin Sokol Balla i cili mu pergjigj me nje fjalor qe dhe rrugacet e rrugve nuk e perdorin.Njeri krejtesisht ordiner dhe me nje edukate familjare jashtezakonisht te keqe ai me fyejti jo vetem mua por edhe nenen time 83 vjecare qe jeton ne Kanada. Se ku e gjeti kete guxim ky fare gazetari une nuk e dij. Pres opinione nga biseda prej rrugaci ordiner qe ai beri me mua.
…….. 


I. Malindi: Sokol.Eshte diskutuar per se ju nderprete biseden per te keqiat qe na vijne nga shteti qe na ka shpallur lufte.Thuhet se greket leshuan ujrat per te shpetuar vet dhe na i ngopen neve.Verifikoeni dhe mos u beni skllav i armiqve tane greket ashtu si kriminelet Berisha dhe Nano.
 ………
Sokol Balla: Mire ik dhe mos na caje trapin me keto sms e tua se na hape barkun.
……….
I. Malindi: Sokol ,nuk je i edukuar.Me vjen keq per gjuhen qe flet.Ate fjale mere mbrapsh dhe se bashku do diskutojme me gjuhe tjeter.Une di si flas me njerz te fjalorit tuaj djalosh.Pergjigja e gazetarit ne kete menyre eshte jashte cdo etike Balla.Ne se del ne TV duhet te regullosh fjalorin me qytetaret per cfar do mendimi dhe pyetje.Paske guxim te madhe o Balla.Edukou ne fjalorin tend prej rrugacesh.av.Ilir Malindi. ……….

Sokol Balla: Mir ik qiu dhe mos me shkruaj me se do perfundosh ne burg per kercenimet si ai kolegu yt.Te fala nga Sokoli,sherbetori i sa teme.
………
I. Malindi: Nuk te kam kercenuar djalosh por gjuha jote perbene fyerje. Mbase nje dite do te takoemi dhe do kuptosh se ke gabuar rende me keto fyerje te poshtra.
 ……….
Sokol Balla.Do vije per vizite ne spitalin e Elbasanit po pasi te me premtosh se do pishe ilacet.Dhe hera e fundit,mos shkruaj me.kercenim apo jo kete pastaj tregoja policise se duhet te jeshe dhe avokat mbi nivelin e leshit.
………….
I. Malindi: Sokol.me vjen keq per kete fjalor.
 ……
Sokol Balla.Mos ma ruj. Dhe mos me shkruaj me te thashe.
………
I. Malindi: Zoti Balla.kisha deshire tju takoja.Nuk me besohet qe perdoret ate fjalor.Jam autor i dy librave “Kosova eshte imja” dhe “Lufta ime”.Tani fus ne shtyp 26 volume me titull “US of Albania” mbi 600 faqe volume rreth 16000 faqe te gjitha dhe ta dini se jam cilesuar zyrtarisht person i rrezikshem per sigurine kombetare te Greqise.Themelues i Sherbimit Sekret te Kosoves pa llogaritur te tjerat.Doja te flisnim per fyerjet qe me bete duke fyer edhe nenen time 83 vjecare.Nuk do tju shkruaj por une dua te sqaroem me ju per fjalorin teper fyes per nje gazetar si ju.Me lini vendin e takimit dhe me kerkoni falje per ate fjalor.av.Ilir Malindi
…………
Sokol Balla: Ore ti je keq me ilacet.Ore merr vesh mos me shkruaj me.Ofendimet i nise ti dhe sigurisht more pergjigjen qe meritove.Mos guxo me te me shkruash se pastaj do te marresh tamam ate qe meriton. As me rruhet fare per ty dhe librat e tu.Sa per rrezikshmerine tende, provoje!
……………….
I. Malindi: Ose je i semure ose vuan nga deliri i madheshtise. Besoj se do takoemi.
.......................
Sokol Balla: Ik ore kar i cmendur.Mos me shkruaj me or budalla se jam me femijet e mi dhe po pushoj.Ik more idjot delirant shkoj beje libra me komplote dhe ajde me shkruaj mesazhe qe te kandidoj per President.Une vuaj vetem nga nje semundje,nuk i duroj dot idjotet delirant.E kam te pa sherueshme prandaj ske per te pase asnje shanc per tu takuar me mua.Por tani do njoftoj policine qe te rrish nja dy dite ne qeli.
................
I. Malindi: E perfundojme kete bisede dhe shkofshe larte e me larte.Qellimi im si shikues i TV ku punon ti ishte thjeshte nje pergjigje.Me vjem keq dhe e mbyllim kete bisede perfundimisht.Kalofsh mire.
.............
Sokol Balla: Pergjigjen mere nga ekrani.Dhe nje here me gjithe semundjen qe ke,e di shume mire cpo te them.Moooos guxoo tme shkruash.Mos guxo te me dalesh para. Mbaji mend mire keto fjale! Une ne ekran jam Sokol Balla jashte ekranit njeri si gjithe te tjeret dhe ske asnje te drejte te me shqetesosh apo kercenosh.Se do maresh pergjigjen e merituar si qytertar dhe si çun tirone.Mere psikopatine dhe rrezikshmerine tende dhe fute ku ta duash ti.
...................
I. Malindi: Ju faleminderit per pergjigjen.Secili e vlerson veten e vet.Une nuk di te fyej apo poshtroj te tjeret.Cao.


https://www.youtube.com/watch?v=8NyQO6_O4H4

Gazeta EXPRESS
Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FOTO)
GazetaExpress E hënë, 20 Prill 2015 12:05

Sokol Balla është përfshirë disa herë në skandale të ndryshme, por ky është skandali më i madh që mund të bëjë një person publik gjatë karrierës së tij. Më shumë se kaq, s’mund të bëjë
Gazetarit të njohur të Top Channel i kanë rrjedhë dy video erotike në publik.
Gazeta Express i posedon të dy këto video, por për arsye etike nuk po i publikojmë. Ne kemi vendosur të publikojmë vetëm disa foto nga aktet e turpshme që bën drejtuesi i emisionit kryesor politik në Top Channel, Top Story.
Në këto video Balla – nga një dhomë hoteli - komunikon me video-mesazh me vajza.
Fillimisht, në videon e parë ai tregon të pasmet para kamerës, kurse në të dytën fillon dhe masturbon.
Meqenëse s’po e publikojmë videon, një detaj që mund t’u tregojmë është se Sokol Balla del të jetë mengjerash ose si thonë në Tiranë, sallaks.
Ndryshe, pavarësisht se mund të ketë debate të ndryshme për etikën në këso lloj publikimesh – si ky i Sokol Ballës, ne në Gazetën Express besojmë se mediat kanë të drejtë të publikojnë edhe materiale të tilla kur bëhet fjalë për personazhe të njohura publike. Këtë e bëjnë mediat botërore sa herë që iu jepet rasti. Kujtojmë vetëm skandalin e fundit me videot dhe fotot e Snapchat’it të yjeve botërore.
Të kujdesshëm duhet të jenë personat publik.
Në vazhdim shihni disa fotografi nga videot intime të gazetarit Sokol Balla.

08 August 2013

Reagim i SHVL të UÇK-ës Tiranë, 6 gusht 2013



ORGANIAZATORËT, UDHËHEQËSIT DHE DREJTUESIT E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS PËRBALLË TENTAKULAVE TË OKTAPODIT SERBO-SLLAV
 
Reagim i SHVL të UÇK-ës Tiranë

Luftëtar të ushtrive çlirimtare  jini vigjilent, sepse kjo është arma kryesore e fitimtarve, për të realizuar  detyrat për mbrojtjen e lirisë e pavarsisë kombëtare në kohë paqe.     

               
        Kosova u çlirua nga rregjimi kolonial i Beogradit nacionalist në 21 Qershor 1999, por Serbia  nuk do të heqë kurrë dorë nga lufta, për tu rikthyer një ditë përsëri në Kosovë. Kjo është motoja unikale e shtetit, kombit dhe popullit të indoktrinuar Serb, që edhe pse bota u ka hapur dyert për tu rinovuar, ata të gjëndur brënda teorisë marramëndëse çubrilloviçiane, vazhdojnë të punojnë për Serbinë e Madhe. Lufta vrastare e iniciuar prej tyre në vitet 1998-1999, edhe pse në fillimet e sajë, nuk u kuptua dhe trajtua sa e si duhet nga bota politike, në vazhdimësinë e vet, bindi OKB-ra dhe Bashkësinë Europiane, për drejtësinë e Shqiptarve në luftë për liri e pavarëi kombëtare. Kosova hap pas hapi gjeti vetvetveten, por lufta ashtu si nisi, për Serbët dhe Serbinë nuk ka të sosur, sepse ajo dhe sot e kësaj dite, vazhdon të zhvillohet, në forma e mënyra  të padukëshme. Këto rrugë janë të njohura dhe prezente, që në kohën kur Serbët dyndën në gadishullin e zjarrtë të Ballkanit, në fillimet e shekullit të gjashtë. Erdhën me dhunë dhe po në atë rrugë nisën kolonizimin me luftë, reprezalje dhe gjakderdhje masive. Luftrat gjakatare në disa mileniume njëri pas tjetrit, u shoqëruan me paqe të përkohëshme si kjo e ditëve të sotme, brenda së cilës zhvillohet një luftë më e rrezikshme se ajo me mjete vrasëse, jo për të zhdukur fizikisht njeriun, por për të  turbulluar ndërgjegjen njerëzore, në kontinent e në botë, për Shqiptarët dhe luftën e tyre çlirimtare.
    Dikur, shumë vite të shkuara, Beogradi në vazhdimësi të luftës mediatike, propagandoi nëpër Europë dhe krejt Botën, se Shqiptarët, nuk janë njerëz si gjithë  të tjerët, por me bisht si majmunët. Më kuriozët e kësaj shoqërie njerëzore, dyndën nëpër trevat Shqiptare, por asgjëkundi nuk e ndeshën sajesën e Serbve, që kishin ngatërruar vendin se ku e kishin bishtin Shqiptarët. Kështu dhe në ditët e sotme, edhe pse e humbën Kosovën, vazhdojnë të luftojnë për të realizuar fantazirat nacionaliste,  duke nxjerrë gështënjat nga zjarri me duart e të shiturve e të blerëve në tregun e zi politik, Botëror, Europian dhe për më keq në atë Shqiptar. Sipas deklarimeve të medieve të huaja, Beogradi në rrethinat e tij, ka një shtëpi misterioze, e cila harxhon me qindra milion dollarë kohë pas kohe, për të diskretituar e denigruar Shqipërinë e Shqiptarët. Këtë e ka bërë në çdo kohë e situatë, por përparësi i dha gjatë luftës dhe pas humbjes përfunditare të sajë në Kosovë. E nisi që në embrionet e para të kësaj lufte, duke i akuzuar luftëtarët çlirimtar si terroristë, iridentistë, nacionalistë, komunist të Tiranës, fondamentalist islamik e të tjera epitete, të sajuara në mënyrë të qëllimëshme. Për të arritur synimet e planifikuara, ndërseu kundër Shqiptarve, politikan të korruptuar të tipit Lamberto Dini në Itali, Vedrine në Francë, Papandreu në Greqi e të tjerë të lindjes e perëndimit, të cilëve u mbushi xhepat me verdhushkat e fabrikuara nga ari i nxjerrë në Trepçen Shqiptare.
    Duke parë se nuk arriti atje ku synoi, nisi të akuzojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, drejtuesit dhe luluftëtarët e sajë për krime lufte. Në fillim nëpërmjet kreut të akuzës në Hagë Karla del Ponnte, e cila duke marrë udhëzimet në Beograd në takimet që ajo bënte me krerët Serb, dërgoi pas hekurave në Hagë Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Lah Ibrahimi, e të tjerë të pafajshëm si ish pjestar të asaj lufte çlirimtare. Del Pontes i plasi bomba në dorë dhe tërheqja politike që ajo bëri, shkaktoi ilaritete dhe trazira profesionale në kursin e drejtimit të sajë, gjatë qënjes si numri një i akuzës të drejtësisë botërore. Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Lah Ibrahimi e luftëtarët e tjerë, të karakterizuar nga zgjuarsia dhe mënçuria Shqipëtare, pritën në qetësi dhe fituan. Del Ponte dështoi, por Serbia vazhdoi më tej luftën e sajë. Për ti dhënë rëndësi dhe ngjyrën e duhur politike akuzave të sajuara, hodhi në veprim Dick Marty, deputetin Zviceran në Parlamentin Europian, i cili sipas planit kordinativ me Beogradin dhe Del Ponten e shkarkuar, përsëriti të njëjtat sajesa, të hartuara enkas në Beograd për këtë Eurodeputet, por këtë herë, duke akuzuar dhe shtetin Shqiptar, rreth një shtëpie të verdhë në rrethin Matit. Luftën Serbia e vazhdoi më tej, tani nga një kontinent tjetër, me mjekun Craig Juriseviç, i cili ashtu si Del Pontja, prallisi në një libër të tijë për luftën e Kosovës, ato që porositi Beogradi. Paradokse Serbe midis rrjetit të tyre agjenturor, që përfunduan në një  tragjedi komedi humoristike. Nuk mbeti pas dhe reaksioni Europian, i cili u instalua ashtu heshtazi brenda EULEK-sit në Kosovë. Bëri si bëri dhe  arrestoi me radhë Rustem Mustafën, Latif Gashin, Zabit Gecin, Isuf Sherifin e të tjerë dhe  përgatiti kurthin për të vënë pas hekurave Azem Sylën, ish Komandantin e njohur të UÇK-ës, por dhe në këtë rast, dështimi i shoqëroi  brenda dhe jashtë Kosovës, duke shkaktuar pakënaqësira të pa dëshërueshmre në opinionin publik Shqiptar të kudo ndodhur.
     Luftën e padukshme Beogradi e vazhdoi si gjithnjë, nëpërmjet rrjeteve  agjenturore sekrete të sofistikuara, brenda dhe jashtë organit ekzekutiv të Europës plakë të instaluar në Kosovë, pas largimit të UNMIK-ut. U riprangosën  Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e luftëtar të tjerë, të cilët përfundimisht, drejtësia botërore pas një gjykimi të hollësishëm, i nxori të pafajshëm, duke u kërkuar dhe ndjesë për parregullsinë e pasaktësitë e akuzave. Prapësirat e EULEK-sit Euro Serb nuk u ndalën, por ndoqën atë që kishin bashkërenduar më parë midis njëri tjetrit, gjatë takimeve zyrtare për Kosovën dhe “top sekret” për ata vetë. Me bujë të madhe e glorifikime të tejskajshme, u riarrestua Fatmir Limaj për rastin Kleçka dhe pas tij nuk zgjati shumë e u prangosën Sami Lushtaku, Sulejman Selimi e disa luftëtar të tjerë, nën pretekstin e keqtrajtimit të disa tradhëtarve të shitur te Beogradi gjatë luftës së Kosovës. I njëjti avaz për akuzat e ndërsjellta, si në të gjitha rastet. Keqtrajtim të individëve të veçantë  nga Ramush Haradinaj në Dukagjin, Fatmir Limaj në Kleçkë, Azem Syla për Bllacën dhe së fundi shokët e Adem Jasharit për keqtrajtime në Drenicë, në bastionin kryesor të asaj Ushtrie Madhështore Çlirimtare, që u kurorëzua përfundimisht e plotësisht si fitimtare, jo vetëm nga populli Shqiptar i kudondodhur, por nga e krejt bota përparimtare e kryesuar nga SHBA-ës.        
     Lufta midis dy kontinteve,  për të poseduar Kosovën si një  nyje tepër të  rëndësishme strategjike në brëndësi të Ballkanit, është dhe vazhdon të mbetet në epiqëndër të përpjekjeve gjeopolitike kontinentale e botërore. Nisur nga këto interesa imediate të kohës që jetojmë, diplomacia si mjeti zgjidhës i rrugëve të mundëshme, ndërhyn e vepron me mënyra e forma të ndryshme, brënda konjukturave të polititikës aktuale, për të realizuar synimet e veta përkatëse. Ky këndvështrim, na qartëson për ditë e më shumë, se SHBA-ës në luftë mbështetën fuqimisht Kosovën dhe zgjidhjen e kërkuan nëpërmjet veprimeve të UÇK-ës, ndërsa Europa si gjithmonë nuk u nda nga Serbët. Duke qënë pjesë e Aleancës Atlantike, ajo me qëndrimin në dy karrike,  i ndihmoi  Serbët dhe Serbinë dje në luftë dhe ashtu po vazhdon e sot në paqe, me anën e EULEK-sit Euro Serb. Ndryshe nuk ka si kuptohet e gjithë kjo veprimtari e ethëshme e atij organi anti ligjor të papranueshëm prej dy dokumenteve bazë për të drejtat njerëzore, të popujve e kombeve, Kartës të Sanfranciskos dhe Aktit Final të Helsinkit. Në çdo vend të Botës çlirimtarët nderohen e respektohen, jo vetëm nga populli i vet por dhe të gjithë popujt e tjerë, sepse vepra e tyre është e shenjtë dhe e tillë do të mbetet deri në përjetësi. Mirpo Europa, duke vazhduar rrugën e vet, ndjek dhe zbaton thënjen “bëni si them unë e mos bëni si bëj unë”. Kështu ajo, duke kërkuar qimen në kashtë në Kosovën martire, mbyll njërin sy e njërin vesh dhe bën sikur harron të shohë trarët e mëkateve kriminale të Serbisë.
     Është pikërisht ky qëndrim jo i drejtë dhe antiligjor, i Europës së vjetër e të re, i cili ka hapur dyert dhe i ka krijuar hapësira Serbve e Serbisë, të zhvillojnë luftën e padukëshme kundër Shqiptarve të Kosovës, për të denigruar luftën e drejtë të UÇK-ës dhe transformimin e kësaj lufte sipas interesave të  politikës Serbo Sllave të Beogradit. Në vazhdimësinë e këtij terrori propagandistik kundër vlerave monumentale  të asaj lufte heroike, Serbia dhe Serbët, po bëjnë të pamundurën, për të realizuar qëllimet, që kanë projektuar në planet tyre ogurzeza, duke përdorur Shqiptarët kundër Shqiptarve. Teori dhe praktikë e njohur e atij nacionalizmi Serb, që nga koha, kur ata nisën kolonizimin e  atyre trojeve etnike Shqiptare. Vepro dhe manovro brënda politikës paqësore, pa hequr dorë nga lufta konkrete, kundër UÇK-ës në tërësi dhe drejtuesve e luftëtarve të sajë në veçanti. Duke i qëndruar besnike thënjes “Gënje sa më shumë, për të mbetur diçka si e vërtetë”, Beogradi nisi tërthorazi sulmet, kundër ish organizatorve, drejtuesve dhe udhëheqësve të asaj lufte, duke përdorur tani si pushkë kundër Shqiptarve penën Shqipëtare, hera herës në Prishtinë dhe kohë pas kohe në Tiranë. Brënda këtyre trazirave mediatike, u ringritën si dhe më parë, akuzat kundër Ramush Haradinaj, njërit prej emblemave të asaj lufte madhore, nga i vetëquajturi analist Fatos Lubonja, që më mirë do të ishte të quhej anarshist, sepse jo vetëm për këtë rsat, por dhe në shumë të tjerë, ky nihilist i njohur i mediave Shqiptare, nuk njeh ngjyrë tjetër tjetër veç asaj të zezë. Theksohen këto përcaktime, sepse sipas këtij  sharlatani mediatik të njohur, luftëtari dhe drejtuesi i mirënjohur i Zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj, është vrasës i Serbve e Shqiptarve të Kosovës, duke vënë në dyshim vendimet e fundit të gjykatës ndërkombëtare të Hagës, ku trimin e Dukagjinit, jo vetëm që e nxorën të pafajshëm, por dhe i kërkuan ndjesë për ato padrejtësira që i shkaktuan.
      Analisti i çakorduar, duke vazhduar më tej detyrat që i janë ngarkuar nga segmente të caktuara të Beogradit, ngre dyshime për drejtësinë e asaj gjykate, për lirimin e Ramush Haradinaj. Dhe për ti bërë të besueshme këto akuza, hamëndëson me marrëzinë e tij karakteristike, se e gjithë kjo histori është mbyllur, nga që Ramush Haradinaj me njerëzit e tij, paska kërcënuar dëshmitarët dhe detyruar ata, për tërheqjen e padive përkatëse. Turbullirat mendore të këtij njeriu anormal, janë pjesë e karakterit të tij dhe si të tilla, ato shkojnë dhe më larg, kur këtij analisti antinjerëzor, i vjen keq për Sërbët, dhe harron që janë po këta Serb, që vetëm në Serbrenicë e Vukovar, vranë mizorisht mbi 250 mijë njerëz të pafajshëm. Anarshisti Lubonja në vazhdën e marrësisë së tij, shpreh keqardhje për popullin Serb, i cili në unison e plotë si shtet e komb, gjatë asaj lufte vrastare, mori jetët e 2040 luftëtarve të UÇK-ës, 30 mijë Shqiptarve të pambrojtur, përdhunoi mizorisht mbi 20 mijë femra dhe dogji e shkrumboi deri në themele 250 mijë shtëpi të Shqiptarve autokton. Dhe duke shkuar më tej, në konkretizimin e fakteve reale, e ballafaqojmë analistin mjeran, se familja patriotike e Haradinajve luftëtar, në atë luftë çlirimtare për jetë a vdekje, veproi si një repart i tërë luftarak dhe në luftë e sipër për liri e pavarësi, derdhi aq gjak, sa  opinionisti në fjalë, nuk ka pirë ujë gjatë jetës së vet.
     Nuk është vetëm Ramush Haradinaj objekt dhe subjekt i shkarravinave të këtij mediatiku të çoroditur, por i gjithë populli Shqiptar, sepse paturpësisht Fatosi i Lubonjave, duke na  paraqitur kulmin e marrëzive të tij, arrin deri atje sa i klasifikon Shqiptarët si komb skizofrenësh, vetëm e vetëm, sepse sipas tij glorifikojnë figurat e luftës për liri e pavarësi kombëtare. Atëhere, sipas këtij arsyetimi Lubonjas, duhet të cilësojmë të gjithë popujt e botës skizofren, duke nisur nga Amerikanët për Gjergj Uashingtonin që luftoi për bashkimin e SHBA-ës, Italianët për Garibaldin në bashkimin e Italisë, Kemal Ata Turkun në reformimin e Turqisë, e shumë popuj të tjerë që janë përfshirë në këto përpjekje. Duke akuzuar Ramush Haradinaj, Lubonja si i trazuar mëndërisht, aludon më tej, për ikonën  historike të kombit tonë, Komamdantin Legjendar Adem Jasharin e familjen e tij, që simbolizojnë në krejt botën rastin më unikal, ku i madh e i vogël, nuk kursyen as pikën e fundit të gjakut, por  luftuan deri në vetëflijim, duke i treguar mbarë botës, se cilët janë Shqiptarët e përse luftojnë. Çoroditjet e Fatos Lubonjës, janë njohur e njihen brenda dhe jashtë vendit tonë, si  në tregun gazetaresk ashtu dhe në atë të marketingut mediatik. Ai nuk është Juda i vetëm i kësaj veprimtarie diversive Shiptare kundër Shqiptarve. Janë dhe disa individë të veçantë, këndej dhe andej kufirit imagjinar, që me porosi të Beogradit, po i dalin në mbrojte, për ato akuza,  që ai i paska deklaruar “si një patrioti i madh, që i do të mirën popullit e vendit të vet”.
     Më i avancuari ndër këta nihilist të pakoregjushëm, është një farë Arben Idrizi, i cili gjatë mbështetjes që i bën Fatos Lubonjës, kriminalizon gjithë udhëheqjen e drejtuesit e UÇK-ës, duke rreshtuar krahas Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçin, Azem Sylën, Fatmir Limën, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Hilmi Reçicën, Xhavit Halitin, Sami lushtakun, Rustem Mustafën, Daut Haradinaj, Latif Gashin e luftëtar të tjerë, të cilët gjatë asaj lufte çlirimtare, jo vetëm rrezikuan veten dhe familjet e tyre, por derdhën gjakun si lumë të njerzëve më të afërtë, për të arritur fitoren përfundimtare. Paudhësitë e këtij marraqi të çekuilibruar, shkojnë dhe më tej me profecitë e djallëzuara, ku sipas tij krim paska kryer dhe Adem Jashari, ikona e përveçme dhe unikale e kësaj shoqërie  njerëzore, sepse sipas këtij të sëmuri mendor, ai paska vrarë njerëzit e tij. Duke përgojuar aktin sublim të asaj familje heroike të historisë sonë kombëtare, i indoktrinuari politik i Beogradit, shkon më tej se Juda vetë, kur thekson se “E ky mit, a gjoja mit, pretendohet të qëndrojë në themelin e shtetit tonë”. Mendime krejtësisht anormale, të një bastardi të shitur, të cilat i kalojnë kufijtë e një poshtërsie njerzore. Marrëzitë e këtij idioti të këtyre kohrave, i ndjek nga pas Naser Aliu, një tjetër moderator i lajthitur, që duke mbrojtur sharlatanizmin e Lubonjës, u thotë Shqiptarve se “Zeri i Lubonjës është zëri i ndërgjgjes Shqiptare”. Nëse do të ishte i tillë ky zë i Lubonjës, rrugët për në UÇK-ës gjatë asaj lufte çlirimtare ishin plotësisht të hapura dhe Fatosin nuk e ndaloi njeri, që të vinte e të luftonte krahas vëllezërve Shqiptar të Kosovës. Mirpo Naser Aliu apo Ali Naseri, nuk vepron sipas mëndjes së tij, sepse atë e ka mangut. Ndryshe nuk ka si kuptohet, që ky njeri “kaq i mënçur”, rend nëpër shkretëtirën e trurit të hallakatur që ka në kokën e vet dhe kërkon, adresën e Zotit, të shkencës dhe vetë natyrës. Aq i mangët është ky mjeran në mendime e arsyetime, sa gjatë shkrimeve të tij, ngatërron historinë e Kosovës dhe luftën e sajë për liri e pavarësi, duke veshur si profet Ibrahim Rugovën, atë që tradhtoi pikërisht këtë luftë e u puth me Sllobodan Millosheviçin, ndërsa për ata që dualën malit e luftuan për jetë vdekje, Nasereviçi i Beogradit të djeshëm e të sotëm Serbo-Sllav, arrin të deklarojë “Se kemi krijuar bindje të rrejshme, se UÇK-ës e çliroi Kosovën”. Teori e njohur e Ibrahim Rugovës, i cili në pasluftë, deklaroi “Faleminderit Zot që na solle NATO-n e na çliroi”.
    Aleanca Atlantike, dihet që dha një kontribut të madh dhe mbajti peshë të rëndësishme në luftën që u zhvillua në Kosovë, por asnjeri nuk ka të drejtë të hiperbolizojë atë. Ishte lufta e dyfishtë e UÇKës në tokë si forcë kryesore, e NATO- s në ajër dhe bashkëpunimi ndërmjet tyre të udhëhequr nga SHBA-ës, ajo që finalizoi e konkretizoi fitoren e asaj lufte. Aleanca  me  këtë  ndërhyrje  luftarake,  u  përballua  me  probleme politike  dhe  ushtarake    koklavitura,  por  ajo  duke u  nisur  nga  parimet  e  drejta  të kohrave    reja, u  dha   zgjidhjen  e  duhur    përputhje    plotë  me  aktet  normative  ndërkombëtare    Kartës    Kombeve të Sanfrançiskos  dhe  Aktit Final të  Helsinkit  për  të drejtat  njerzore    popujve dhe    Kombeve. Duke  e  mbartur  vështrimin tonë në  ditët  e  sotme,  për të  parë atë  ecuri  luftarake    asaj  kohe,  me  syrin  e  analistve  politikë  e  ushtarak,  cilido  individ  e  ka    qartë,  se aleanca  pas  shuarjes    periudhës    luftës    ftohtë, të  botës  pa  blloqe    kundërt,  ndryshoi  pamja  politike  dhe  qëllimi ushtarak  i  sajë,  duke  u  vënë    shërbim    plotë    lirisë, demokracisë  dhe  stabilizimit    paqes botërore.
     Me ecurinë e vet politiko-ushtarake,  aleanca  brënda  synimeve    veta    ardhmërisë,  duke  ju  referuar  rastit  konkret    veprimit    Kosovë,  realizoi qëllimin e  sajë    afërt  apo    largët  strategjik.  Por  NATO,  nuk mund    ndërhyjë     asnjë  mënyrë,  nëse një  popull  e  komb nuk  lëviz  e    hidhet    veprim,  për  të marrë  fatet  e  veta    duart e  tij. Aleanca  Atlantike  nuk do    ndërmerte  qoftë  dhe  një  hap,  për    ndërhyrë  ushtarakisht    Kosovë,  nëse  Shqiptarët  si  popull  etnik  i  atyre  trojeve, nuk  do    ishte  ngritur    luftë  për  liri  e pavarësi.  Ishin  përpjelkjet  luftarake    U.Ç.K.-ës  dhe  sakrificat e Shqiptarve  të atij  vendi,  ata    sollën  NATO-n    Kosovë,  duke  realizuar  një  bashkëveprim të  drejtë  për  drejtë,    shoqëruar  me  një  heshtje    arsyetuar  nga  diplomacia  vepruese  e  padukëshme.  Para  dhe  gjatë  sulmeve  ajrore  e  sidomos  tani    pas  luftë,  si  rrallë  herë,  elementë  destruktiv si Lubonja, Arben Idrizi e Naser Aliu e të tjerë, që  vazhdojnë    ushqehen  financiarisht  nga  Beogradi, e  trajtojnë  atë  luftë  si  një  konflikt  ndëretnik, të  imponuar  nga  një  varfëri  e  tejskajshme  ekonomike. E  tjerin  këtë  lëmsh,  për  të justifikuar    tej  padronët  e tyre,  jo  vetëm  për  krimet  që ata  kryen,  gjatë  atyre  ditëve    përgjakëshme,  por    tepër  e  bëjnë  atë,  për    tjetërsuar  vlerat  e  pallogaritura    asaj  lufte  heroike, të  popullit  Shqiptar    Kosovës,   për  liri  e  pavarësi  kombëtare. 
      Por e vërteta qëndron  krejt ndryshe, në anën  e  fituesit  dhe  ata  janë  U.Ç.K.-ës, SHBA-ës dhe NATO.  Lufta  e  Shqiptarve    Kosovës,  ishte  dhe  mbeti  një  luftë  e  gjatë  politike,  me  synime    qarta  e    sakta,  për  realizimin  e  misionit historik  kombëtar,  fillimisht    pjesshëm  e    vonë  atë  përfundimtar,  objektiv që  u  realizua  nëpërmjet  asaj  lufte    u  shkrua    me gjakun  e  atij  populli,  për    mbetur  historikisht  si  Epopeja  e  Lavdishme  e  U.Ç.K-ës.  Aleanca  Atlantike  nëpërmjet  veprimit  të vet  strategjik,  realizoi  objektivin  gjeopolitik,  ndërsa  U.Ç.K.-ës  nëpërmjet  këtij  ndryshimi  cilësor    rielievit  politikë    gadishull  e  kontinent,  brënda  strategjisë        fortit,  arriti      realizojë  ëndrrën  shekullore    popullit    vet,  çlirimin  njëherë  e  përgjithmonë  dhe përfundimtar    tij,  nga  vargonjtë  e  hekutrt    skllavërisë  koloniale  Serbe. U shpjeguan paksa qëllimet dhe veprimet e asaj lufte të përbashkët, për këta tipa njerëzish, që ashtu hashtazi si sëmundje e butë, po tentojnë të terrorizojnë historinë luftarake të Jasharajve Legjendar, Haradinajve heroik dhe krejt dëshmorve të tjerë, që dhanë jetën për lirinë e pavarësine e atij populli që i lindi, i rriti, i edukoi, burrëroi dhe pagëzoi  me emrin e nderuar të luftëtarit çlirimtar.
   Brenda këtyre anomalive mendore, noton dhe i shkunduri mëndërisht Halil Matoshi, i cili ashtu si dhe prototipat e mësipërm, në 27 Korrik 2013 profetizon se “Një ditë kur lufta të jetë shumë vite larg, në të shkuarën, e kur heronjtë e luftës do të kenë fare pak fuqi politike, të gjithë do të thonë se shumica ishin të kqinj dhe vrasës. Halili kujton se i tërë  njerzimi, është ashtu si e mendon ai, pa arsye e vetëdije, dhe në të ardhmen, ata që luftuan për çlirimin e Kosovës, do të trajtohen krejt ndryshe, ashtu si i pjell mëndja këtij të shaplamosuri që në djep. Marrëzitë e këtij tipi të neveritshëm, shkojnë më tej se kufijt njerëzor, kur në shkrimin e tij paradoksal “Kohë të Leshta”, ky i sëmur psikik i njohur nga krejt Shqiptarët e kudo ndodhur, shkruan sofizma duke e quajtur popullin dhe krejt kombin turmë, sepse sipas Halil të Shtimes, këta nuk pranokan mendimin e lirë të sëmurit psiqik Halil Matoshit dhe psikopatëve të tjerë Fatos Lubonja e Arben idrizi, të cilëve Halili u del në mbrojte sepse me në gur vret dy zogj, mbron të tjerët si të sëmurë mendor, por mbron dhe veten brenda kësaj sëmunfdje mendore. Deklarimet e tij nuk janë pa gjë, dhe i shkojnë për shtat Beogradit e shërbëtorve të tij, si në rastin konkrett të  gazetares iluzioniste Kimete Berisha, e cila duke u vënë në rrolin e Dona Marinës, sipas instruktimit që ka marrë nga ustallarët e vet Serbo-Sllav, hedh helmin midis dy korifejve të asaj lufte, Hashim Thaçit e Ramush Haradinaj, duke aluduar se, Fatos Lubonja është ndërsyer kundër Ramush Haradinaj, nga Hashim Thaçi, fantazira këto të sajuara jashtë Kosove dhe që ngjasojnë me ligësinë politik të kohës së shkuar të Rankoviçit. Thaçi dhe Haradinaj janë e do të mbeten luftëtar të një ideali, të atij për të cilin dha jetën në kufirin imagjinar Luan Haradinaj, vëllai nga gjaku familjar i Ramushit dhe vëllai nga gjaku arbënor i Hashim Thaçit. Nuk është krahasim letrar ky, por një e vërtetë e pamohueshme, e cila u deklarua para disa ditëve nga vetë Ramushi, lidhur me propozimin e shtypit amerikan për laurimin e Thaçit si Nobelist, ku luftëtari i Dukagjinit me gjerësinë shpirtrore u shpreh, “se realizimi i atij vlesrësimi, do të jetë një nder i madh për Kosovën”. Këta janë luftëtarët e vërtetë të UÇK-ës dhe jo ata për të cilët ju kameleon të Beogradit, i akuzoni pa kurfarë morali dhe etike njerëzore.
   Mes  këtyre tymnajave të ngjyrosura serbo-sllave, këto ditë doli në skenë dhe Dilaver Goxhaj alias Shpëtim Golemi, i cili duke e vënë veten në rrolin e Jovan Bregut, në kërkim të një magazine historike brënda UÇK-ës, u hodh në sulm kundër ish liderëve të luftës dhe paqes në Kosovë, veprime këto tepër të njohura për këtë individ kondrapedal, të improvizuara kohë pas kohe si në luftë dhe tani në paqe, por këtë herë kundër Xhavit Halitit, një nga luftëtarët progresivë të asaj lufte, shumë e shumë vite të shkuara, kohë kjo kur  liliputi i Golemit, nuk mund të fliste, se e njihte ose e dinte kush ishte Xhavit Haliti. E nis sulmin kundër atij, për një deklarim të këtij të fundit në 7 korrik të vitit 1998, lidhur me veprimet luftarake të UÇK-ës, që kishë gati një vit që kish dalë hapur në Kosovë, kundër Ushtrisë Federative Jugosllave, e cila nga bota politike dhe ushtarake e asaj kohe, jo vetëm që nuk nënvleftësohej, por flitej me superlativa si për  një fuqi ushtarake, që duhej marrë në konsideratë, gjatë përballjes me atë. Nisurr nga këto opsione përcaktuse  të doktrinës ushtarake të kohës të asaj lufte, dhe për vetë faktet që UÇK-ës në 7 Korrik të vitit 1998, ishte në njohje e sipër  nga perëndimorët, Xhavit Haliti, duke qënë një nga politikanët më në zë të asaj luftej, ka  deklaruar sipas Dilaverit, se “E dyzuar ka qënë lufta çlirimtare e Kosovës nga Serbija. Lufta u organizua, u fillua, u zhvillua nga UÇK-ës, por pa ndërhyrjen e NATO-s, vështirë se lufta jonë do të mund të përfundonte me fitore në Qershor 1999.” Ky deklarimi i Xhavit Halitit, sipas Dilaver Goxhaj, qënka përsëritur dhe më 7 korik 2013, tekstualisht si në 7 korrik të vitit 1998, thënje kjo ku nuk mund të vihet shenja e barazimit, sepse në 7 korrik të vitit 1998, as që flitej për ndërhyrje të NATOS, e jo më ta bëje atë defakto. Xhavit Haliti e deklaron këtë se ka qënë i sigurtë, se NATO do të ishte partnere e UÇK-ës, sepse ai kish një jetë të tërë, që i ishte përkushtuar asaj detyre, ndërsa Dilaveri, “i harruari në një garazh” të një Shqiptari në Maqedoni, kuptohet që u kujtua pasi e nxorën nga ai garazh, ku e kishin futur dhe po del sot si shpëtimtar i UÇK-ës, sepse sipas tij po e denigron Xhavit Haliti, një nga organizatorët kryesor të asaj ushtrije, që po na e mbron sot demagogu i vetëquajtur Shpëtim Golemi. Xhavit Haliti dha atë përgjigje, si përfaqësues i asaj politike, që u vërtetua gjatë vazhdimësisë të asaj lufte, ku UÇK-ës, për të realizuar qëllimin e vet strategjik, ndërtoi ura lidhëse e lidhi aleanca të suksesëshme e të qëndrushme, veprim ky tejet i arsyetuar për kohën dhe vendin që u konkretizua.   
    Por komandantit të baterisë kundërajrore, i liruar nga ushtria Shqiptare me gradën e kapitenit, nuk i dhimbset UÇK-ës, sepse synimi i tij është ashtu si gjithmonë, të sulmojë e godasë krerët e asaj ushtrie, për të mbivlerësuar veten, veprim këtë që nuk e ka ndarë nga shkarravinat nëpër gazeta e librat e tijë në pasluftë. Kështu si nëpër mjegull, ai e analizon thënjen e Xhavitit, duke folur për origjinën angleze  të termit “dyzinë”, dhe më tej duke e vënë veten në rrolin e një njohësi të thellë të Klauzeviçit dhe pedagogjisë ushtarake Amerikane, e sulmon dhe e ofendon rëndë Xhavit Halitin, duke e akuzuar se “ti nuk i je afruar kufirit gjatë luftës”, ose dhe më keq akoma kur shtron pyetjen “se ku ishe ti Xhavit efendi kur luftonim ne për liri.” Një pyetje tepër tinëzare dhe me shumë ligësi, e sajuar në mënyrë të qëllimëshme në media, ku ai brenda pyetjes që shtron, fut dhe veten, për të përfituar kapital politik në interesin e ngushtë personal. Përgjigjen këtij rrufjani të kurdisur kush e di se ku, po ja japin po me një pyetje konkrete. Ku ishe ti Dilaver Goxhaj, kur kundër Xhavit Halitit, shërbimi sekret Serb organizoi atentatin për eliminimin fizike të tij, nga ku fati e shpëtoi, për ti shërbyer më tej me devotshmëri atdheut dhe kombit të vet? Të gjitha këto rrjedhin jo, vetëm nga ligësia shpirtërore e tij, por dhe nga hallakatjet mendore si sëmur psikik pas deliritt të madhështisë, kur hiqet si më dituri nga gjithë të tjerët. Nuk është hera e parë që ky “demagog”, shtron pyetje e kthen përgjigje në opinionin publik dhe si një rrufjane mediatike, që me pesë rreshta të shkruara prej sajë, tenton të përplasë dy nga drejtuesit kryesorë të luftës, Hashim Thaçin me Ramush Haradinaj, për akuzat  e lajthitura të Lubonjës, kontrapedali Dilaver Goxhaj e përballë Xhavit Halitin me Adem Demaçin, për të hapur një luftë përçarëse,  brënda asaj politike në Kosovë, që u ngrit e u ndërtua me mundin e gjakun e  mijrave dëshmorve legjendar të atij populli heroik.
    Duke e vënë veten, herë në rrolin e politikanit të madh dhe kohë pas kohe në rrolin strategut ushtarak, ai  shet dogma e sofizma, që e zhveshin lakuriq para opinionit publik Shqiptar të kudondodhur, për ato mendime të turbulluara, që  paraqet në shtypin e përditshëm. Ai sulmon Xhavit Halitin për atë deklarim politike, që edhe pse ishte një mendim individual, nuk varej nga ai, por nga  Aleanca Atlantike  dhe e gjithë bota përparimtare. Ndërsa  vetë Dilaveri, edhe pse heq veten  si strategun e gjithë globit,  në një intervistë të dhënë gazetës “Shekulli”në 20 dhe 21 Gusht 2000   “si njëri nga të mëdhejtë e UÇK-ës”, arrin të nënvleftësojë dhe për më tepër të injorojë Luftën Madhështore të UÇK-ës, gjatë realizimit të Epopesë së Lavdishme nga ana e sajë. Duke vënë veten në rrolin Jovan Bregut, në përgjigjen, që i jep gazetarit për pyetjen se, “Në sa beteja keni marrë pjesë dhe mbresat tuaja të pa harruara? “, ëndëruesi karrjerist, duke ecur bashkërisht me ndjenjat e tij cinike, arrin deri atje sa gjatë përgjigjes së tij rëndon dhe ofendon së tepërmi haptazi UÇK-ës, udhëheqjen e SHP  të sajë, duke thënë se “së pari duhet të korigjojmë një lapsus tuajin. UÇk-ës nuk zhvilloi asnjë betejë, pasi në termologjinë ushtarake me fjalën betejë, nënkuptohet pjesmarrja në luftim e një sasie shumë të madhe forcash, division e lart me të gjitha llojet e armëve. Me këtë dua të them, se UÇK-ës ka zhvilluar vetëm luftime, si dhe planizoi e organizoi një operacion të emërtuar Shigjeta, por që në praktikë, nuk mundi të arrinte përmasat e një operacioni, si rrjedhojë e disa faktorëve objektivë, të cilat janë objekt studimi i analistëve e studiusve ushtarak”. Një kontrabedal kronik në mendim e veprim. Në këtë intervistë mohon betejat dhe operacionin e UÇK-ës, ndërsa në librin “Rruga që më çoi në UÇK-ës”, shkruan dhe diskuton për betejën e Rahovecit, ashtu si vepron më tej në librin e tij autobigrafik, “Një kolonel midis Tiranës dhe Prishtinës”, ku shkruan se operacioni “Shigjeta” më tepër është drejtuar nga shtëpia dhe familja e tij në Tiranë. Duke ilozionuar për luftën në luginën e Preshevës, është po Dilaver strategu, që tregon injorancën gjeniale të tij, kur deklaron se, “po të më kishin pyetur mua, Hashim Thaçi e Jakup Krasniqi, me dy tre ditë luftime, do të ishte çliruar Kosova Lindore”.  Kjo thënje të lë të kuptosh mjaft mirë, se deri ku shkon megallomania e një karrjeristi të sëmurë pas delirit të madhështisë, që është ngritur në këmbë e sulmon Xhavit Halitin, njeriun që luftoi në fushën e vet, ashtu si e mësoi koha dhe vendi në të cilin u zhvillua ajo luftë çlirimtare.
  Këto janë disa nga problemet kardinale të asaj lufte,  për të cilat i ballafaquam këta megalloman të pa koregjushëm, duke u treguar si është e vërteta dhe realiteti ynë Shqiptar për ne Shqiptarët si Shqiptar historikë apo natyral, të kësaj toke etnike Iliro-Shqiptare. Arshivat e luftës dhe ato të paqes, kanë mjaft dokumenta, prova, fakte e argumente, tekstuale, zanore e filmike, për të ballafaquar prototipat e kësaj kategorie. Dhe mirë do të ishte, të organizohej një debat televiziv, për tu treguar vendin, për kë punojnë dhe kujt i shërbejnë me këto marrëzira, që po propagandojnë andej e këndej në shtypin e përditshëm. Problemi i tjetër, për të cilin i ha meraku dhe i brenë nga brenda këta handikap të pa përgjegjshëm, është dhe ai që kërkon përgjigjen e vet. Këta pseudoanalistë, krahas sajimeve për kohën e luftës, ashtu si në të shkuar e sipër, për secilin ish drejtues e udhëheqës të asaj lufte, tani në paqe, po i akuzuojnë si të korruptuar deri në atë shkallë, që duhet të japin llogari para organeve përkatëse të drejtësisë. Është e drejta e tyre, që të mendojnë e shkruajnë për shqetësimet korruptive, që ata kanë për këta ish drejtues të luftës, tani në paqe drejtues të këtij pushteti. Por shteti ligjor, është dhe mbeten besnik i ligjeve në fuqi, sepse edhe nëse mbyllen sytë nga pushtetarët për zbatimin e ligjit, tre hallkat drejtuese të shtetit, pushteti legjislativ, gjyqësor dhe ekzekutiv janë të gatshëm për të ndërhyrë e vepruar menjëherë për zbatimin e ligjit. Atëherë shtrohet pyetja, përse këta shkrues anarshistë, propagandojnë me bujë të madhe këtë korrupsion dhe nuk i drejtohen organeve kompetente të drejtësisë në Kosovë? Dhe nëse nuk kanë besim te drejtësia e atij shteti, sot janë dhe dy hallka të tjera drejtësie, ajo e Stratsburgut dhe ajo botërore në Hagë, të cilat me të drejtat e tyre ligjitime, mund të ndërhyjnë për të zbatuar drejtësinë. Por, këta individë problematikë, e dinë dhe njohin mirë ligjin, se nëse ngre akuza korruptive, duhet ti mbrosh e vertetosh ato para organeve të drejtësisë, sepse në të kundërt, nga akuzues kthehesh i akuzuar. Kësaj i druhen këta rrufjanë të indoktrinuar nga Serbo-Sllavia, e cila edhe pse u tërhoq nga Kosova si humbëse e asaj lufte, nuk po jep sinjale, se po heq dorë nga synimet e saj nacionaliste. Shqiptarët e kudo ndodhur, brenda dhe jashtë kësaj Shqipërie njerzore, besoj se kuptojnë, se cilët janë këta analist politikë dhe pse i  përhapin këto metastaze Serbo-Sllave. Dhe ashtu si pa dashur, kthehemi te deklarata Millosheviçit në Hagë, ku ai pranoi, se “ Ne u larguam nga ai vend, por atje  kemi 50 mijë agjent, prej të cilëve , pjesa më e madhe janë  Shqiptar”. Luftëtar të ushtrive çlirimtare jini vigjilent, sepse kjo është arma kryesore e fitimtarve, për të realizuar detyrat për mbrojtjen e lirisë e pavarsisë kombëtare në kohë paqe.                      
                                              
   KËSHILI DREJTUES DHE KRYESIA E SHVLUÇK TIRANË      
Tiranë 6 gusht 2013