SAZAN GOLIKU
ATA QE...
Unë i njoh dhe nuk i njoh
ata që më kanë spiunuar
ndoshta nga krimbi i
zilisë
ndoshta për një copë kockë
më tepër
ndoshta nga trutë e mykur
tip-gomari ...
Dosjet e Sigurimit – përbindësha
në bodrumet e diktaturës
(kur vetë diktatura
ishte një bodrum 28000 km
katror) -
mbanin gjallë gjarpërinjtë
e ankthit,
thurnin rrjetat e
merimangave të frikës brejtëse.
Sot i kam falur të gjithë.
Po ata?
A ia falin vetes vallë?
Spiunët vullnetarë tash
heshtin
(dikush prej tyre me jep
dhe dorën).
Koha heshtjen e kthen në
bubullima ironike – por
pa vetëtima për ta.