Loro Boriçi shënon penalltinë |
ME BORIÇIN NGA
HELSINKI NE BUDAPEST…
Kujtime nga Skifter Këlliçi
-E di Loro se kur të
kam parë për herë të parë në stadium?…
Këtë pyetje i drejtova Boriçit atë pasdite të vonë të datës 20
qershor të vitit 1972, kur avioni
sapo u ngrit nga pista e hirtë e aeroportit të Helsinkit,
për të shpënë përfaqësuesen tonë, që unë
e shoqëroja si gazetar, në Budapest, nga ku me tren do të arrinte
në Beograd dhe pastaj që andej me
autobus në Tiranë.Fatkeqësisht,kështu i
bënte asokohe ajo udhëtimet jashtë
vendit!..
Ulur pranë meje,
Loroja ngriti supat dhe buzëqeshi pakëz
me habi.Dhe kishte të drejtë.
-Një pasdite tetori të vitit 1945, kur nuk isha veçse shtatë vjeç,-vazhdova
unë,- dhe kur në stadiumin e Tiranës,që më pas do të quhej “Qemal Stafa’, përfaqësuesja
e Tiranës, ku luaje edhe ti,fitoi 5-2 kundër kombëtares së Maqedoniës.Të
kujtohet?..
-Pa tjetër që më kujtohet,-,m’u përgjigj
Loroja.-Në atë takim pata shënuar tre
gola..
-Nga të cilët një me 11-metrësh,- plotësova unë…
-Sa mirë i mbake
mend!..
Kisha pasur rastin
deri atëherë të bisedoja me Boriçin për ngjarje sportive,veçanërsht në intervista
në Radio Tirana dhe në TVSH,por kurrë kaq gjatë,më shumë se dy gjatë këtij fluturimi.
I kujtova Loros se qysh në atë ndeshje
që e kisha parë së bashku me fëmijë të tjerë të mëhallës,u dashurova me të,edhe sepse ai ishte shkodran
,si nëna ime.Ndaj një vit më pas, përsëri me fëmijë të mëhallës, ndoqa
Ballkaniadën e vitit 1946, kur pas fitores kundër Bullgarisë (3-1), Boriçi shënoi dy gola dhe
pas fitores tjetër kundër Rumanisë
(1-0),Shqipëria u bë kampione e Ballkanit në futboll dhe ai mbi podium, ngriti
lart kupën e fitores.
Që aty shumë nga ne
të miturit ,i shpjegoja Loros ,i shtrëngonim
nënat që të qepnin në kanotiret
tona numrin 9,atë numër që mbante ai, qëndërsulmuesi
i madh Boriçi, kapiteni i kombëtares dhe i “Vllaznisë”,dy herë kampione më 1945
dhe 1946.
Pas këtyre fjalëve
Loroja qeshi,aq me tepër kur i kujtova se atëherë, mbi kabinën e një kamioni të vjetër në rrugën që ndante më
dysh mëhallën tonë, ku luanim futboll,unë
imitoja Anton Mazrekun dhe mbiquaja “Boriçi ynë”, një kalama, më të gjatë se ne,të cilit ia
kishin zili të tërë fëmijët, se kaq bukur luante me top,aq më tepër prej lecke…
Kështu, kur avioni çante
përmes reve që flakërinin nga rrezet e
mbrame të diellit,vazhdoja t’i rrëfeja Loros kujtime të tjera që lidheshin me jetën e tij nëpër
fushat e futbollit.
Më 1953 Boriçi
kishte gjashtë vjet që luante në radhët e “Partizanit”,pra që nga vitet
1947-48, kur kishte kryer shërbimin ushtarak.Dhe ne fëmijët, si mijëra e mijëra
të tjerë anekënd Shqipërisë, ishim bërë
tifozë me “Partizanin,sepse adhuronim… Loron.I kujtova atij rastin kur në
finalen e kampionatit të atij atij viti kundër “Dinamos”, e goditi topin me kokë
para portierit Vogli, që mbeti i ngrirë;topi u përplas për
tokë, doli jashtë dhe pas disa minutash pas Bakalli shënoi ,”Dinamo” fitoi 1-0 dhe u shpall kampione.Më shpjegoi se ai rast
ishte nga kujtimet më të hidhura të jetës së tij si futbollist.(Një vit më pas
në një një intervistë të përfshirë në filmin dokumentar të Kinostudios “Nëpër
fushat e futbolli”,bashkë ne Loron u ndodhëm po para saj porte të fushës së
stadiumit “Qemal Stafa,ku ai më shpjegoi se 100 here të kishte gjuajtur,po aq
gola do të kishte shënuar).
Në mesin e viteve
50-të në Shqipëri nuk njihej se ç’ishte
loja me qendërsulmues të tërhequr në sistemim ËM,(3-2-3-3).Por mua, ndonëse 13-14
vjeçar,më bënte përshtypje që Loroja tërhiqëj pas, ndërsa dy gjysmësuluesit
bashkoheshin në një vijë me sulmuesit anësorë,(3-3,4).Por vite më pas kur u bërë
gazetar, lexova në shtypin e huaj se kështu
kishte filluar të luante qendërsulmuesi i madh hungarez Hidgkuti.E pyeta Loron nëse
ishte ndikuar nga ai.Ai qeshi,.”Jo,-_m’u përgjigj, -se kundër tij kisha luajtur
vetëm një herë ë 1950 në Budapëest,por e ndieja se kështu duhej të luhej në
futbollin ndërkmbëtar”.
Duke dhene Kupen e Kampionatit |
Çfarë intuite e këtij
futbollisti të madh!Jo më kot pas takimit Hungari-Shqipëri të atij viti,siç më
kishte shpejguar më vonë mësuesi dhe më pas kolegu im, Mazreku, që e kishte
komentuar këë ndeshje, hungarezeët i kishin
thënë se një qëndërsulmus i tillë si Boriçi i duhej Hungarisë legjendare të
viteve 50-të.
Ndërsa ai fliste,
m’u ndërmend një artikull i Anton
Mazrekur, botuar më 1938, në gazetën “Sporti Shqiptar”, ku atij i kishte bërë përshtypje loja e
bukur e një futbollisti 16-vjeçar të “Vllaznisë”,i cili binte shumë në pah.E kishte
fjalën për Loron.Katër vjet më pas, po Mazreku
në të përditshmen “Tomori”,kur përshkruante
takimin “Juventus”-Lacio”, të zhvilluar në Torino”,në të cilën kundër njeri-tjetrit përballeshin
përkatësisht shqiptarët Lushta dhe Boriçi,pasi i vleresonte të dy, nënvizonte:”Boriçi,20 vjeç,lojtar me trup për t’u pasë lakmi
me një të ardhme të shkëlqyeshme para
vetes”.Dhe nuk gabonte.
Pastaj e pyeta Loron
se nëse i kujtohej se kur ishim njohur bashkë.Nuk besoja ta mbante mend.Por nuk
ndodhi kështu.”Në pranverë të vitit 1962,-më shpjegoi pa u menduar gjatë,-kur më
ftove në një studio të Radio Tiranës për një intervistë, pasi më ishte dhënë titulli “Mjeshtër i
meritur i Sportit”.Dhe ishte i pari të cilit i jepej ky titull,aq më tepër,kur pasi ishte kthyer nga studimet e larta në Bullgari
1962-63,64-65, e kishte nxjerrë “Partizanin” kampion, dhe më 1971 edhe kampion të Ballkanit…
Na shkëputi nga kjo bisedë
me kujtime kaq të prekëse, vetëm zëri i pilotit
të avionit, i cili na njoftoi se po
uleshim në aeroportin e Beogradit…
…Një herë,për ironi të fatit, në orët e vona të një pasditeje të tetorit të vitit 1981,një vit para se të shuhej,
rasti e solli që të takohesha me Boriçin
para një dyqani në radhë për të blerë… patate, ato që diktatori Enver Hoxha i
quante edhe bukë edhe gjellë.Por nuk patën mundësi të bisedonim,sepse blerësit,
sapo e pikasën,kundër dëshirës së tij,e vunë të parin në radhë .”Ç’mjerim,-më
tha me zë të ulët një mik i besuar.-Ky futbollist që do të kishte luajtur në çdo
sportklub të Evropës, dhe do të ishte bërë i pasur,nga dëshira që të ngrinte lavdinë e futbollit,ishte
kthyer në atdhe për të mbetur varfër, por i
dashur respektuar,si shumë të tjerë të talentuar si ai.
Ndaj kur kujtohet,
edhe fëmjët që nuk e kanë njohur, thonë për të:”Loroja i topit,Loroja
dhe i të gjithëve”…