NJE FESTIVAL
- SHKAK QE ENVER HOXHA TE TERRORIZONTE SHQIPËRINE !..
Intervistë
e gazetarit tonë, Leonard Veizi, me shkrimtarin Skifter Këlliçi, në 40 -vjetorin
e Festivalit të 11-të të Këngës në RTVSH ,
22 dhjetor 1972,pra 40 vjet më parë…
Skifter Këlliçi |
Në këto rrethana ngre siparin edhe Festivali
i 11-të,40 vjet pas zhvillimit të cilit Këlliçi,na
përcjell kujtime të tij, veç të tjerash,
të shtjelluara edhe në librin “Historia
e RTVSH-së (1938-1990) dhe romanin “Festivali i njëmbëdhjetë”.Kështu Skifter?
-Eshtë plotësisht e vërtetë,ashtu siç
thekson dhe ti më sipër.Festivali i 11-të
i Këngës në RTVSH,zhvilluar tamam 40 vjet më parë,(22-24 dhjetor 1972), solli në
ekranin e vogël këtë atmosferë së cilës,siç
shihet, i kishte dhënë shtysë vetë diktatori Enver Hoxha.Pra, kishte këngë më të
bukura, të interpretuara nga këngëtarë të
veshur po aq bukur, siç visheshin madje edhe bijtë dhe bijat e byroistëve që i shihnim thuajse çdo ditë nëpër rrugët e
Tiranës, këngë të shoqëruara nga orkestra sinfonike e RTVSH-së, e drejtuar nga
Xhani Ciko,kompleksi i vogël nga saksofonistit Gaspër Çurçia,grupi i kitaristëve
nga Alfons Balliçi, nën një regji
moderne të të shquarit Mihal Luarasi dhe drejtimin e aktorëve të njohur, Edi Luarasi dhe Bujar
Kapexhiu,me një juri në sallën e TOB-it,
dhe juri të rretheve,pra ishte një shfaqje e hijshme,shëmbëllim i festivaleve të San Remos që ishim mësuar
prej vitesh ti shihnim nga ekrani i RAI-t,por jo banalizim i tyre.
-Kënga
fituese e këtij festivali, të mos gaboj, ishte ”Erdhi pranvera” e kompozorit
Pjetër Gaci, kënduar nga Tonin Tërshana, me vargje të poetit Fatos Arapi?
-Po.Në vendin e dytë u rendit kënga “Udhët e jetës”, kënduar nga Lindita Sota,kurse
në vendin e tretë kënga “Kush më njeh mua”,kënduar
nga këngëtarja e njohur Ema Qazimi.Në
festival morën pjesë edhe këngëtarë të tjerë
të njohur të asaj periudhe, si V.Zela,Sh.Merdani,J.Aliaj, L. Kondakçi,Z.
Saraçi,F.Radi S.Qatiti,B. Alibali etj., të cilët kënduan këngë, të kompozitorvë të njohur, si T.Daia,A.Krajka,A.Peçi,F.Deda.K.Laro,A.Lalo,F.Shehu,A.Xhunga,E.Shengjergji…
-Festivali
u prit mirë…
-Po,mjaft mirë.Por kishte edhe disa opinone kritike për fustanët e gjatë të këngëtareve dhe disa zbukurimeve të tyre me bylyzykë dhe gjerdane…Përsa u përket këngëve,
nuk kishte ndonjë vërejtje të rëndësishme për t’u vënë në dukje.Siç më
kujtonte pas viteve ’90-të Todi Lubonja,ish-drejtor
i përgjthshëm i RTVSH-së në atë periudhë,Ramiz Alia, që e ndoqi festivalin
krahas tij në sallë, pati vërejtje vetëm për
një këngëtare, së cilës fustani i gjatë nuk i rrinte mirë dhe se pas përfundimit
të tij, i tha si me shaka:”Mos ndoshta këngët e këtij festivali janë si
bonbone me sheqer që kanë brenda helm?”.Bile edhe
në librin e tij me kujtime ”Jeta ime”,(2010),kur shkruan pë Festivalin e 11-të,
Ramiz Alia nënvizon:”Të nesërmen bisedova
me H.Kapon dhe M.Shehun dhe asnjeri nuk kishte vëretje të veçantë për të.Unë u
thashë mendimin tim dhe vërejtjet që kisha për Todin .Dhe kaq.”,(faqe 242).
-Atëherë,si
e nisi Enver Hoxha sulmin ndaj Festivalit të 11-të?
-Ashtu siç dinte të vepronte ai,kur përgatitste
ndonjë plan satanik:me tepër dredhi.Në një mbledhje të Presidiumit të Kuvendit
Popullor, datë 9 janar 1973, pra disa javë pas përfundimit të Festivalit të
11-të, kur po fliste për traditat kulturore të rrethit të Tepelenës,si “kalimthi” përmendi një letër që i kishte ardhur
nga një mësuese nga Fieri, e cila kritikonte
paraqitjen e jashtme të disa njerëzve me veshje e flokë të gjatë që
shiheshin në emisionet e TVSH-së.”Jo shokë,-tha
ai,-këto gjëra nuk janë zyrtare,por kontrabandë”.(Enver Hoxha,Vepra e 50-të
,1986,faqe 4-5).Asnjë fjalë dhe asnjë vërejtje për Festivalin e 11-të!..Pas
disa ditësh Todi Lubonja ne lexoi neve gazetarëve,këtë pjesë të fjalës së Enver
Hoxhës në Presidium, na bëri vërejtje që
të kishim parasysh këtë “porosi” të
vyer të “mësuesit tonë të madh” dhe çdo
gjë u duk se do të shkonte në rrjedhën e saj të zakonshme.Mirëpo, më 23 janar të vitit 1973, në gazetën ”Zëri i Rinisë” u
botua një letër, shkruar nga disa të rinj nga Lushnja, të cilët kritikonin Festivalin
e 11-të, për ndikime “borgjezo-revizioniste”,(vetëkuptohet e nxitur nga lart
dhe pas…një muaji!?).Kjo letër u pasua nga letra të tjera dhe kështu, duke
zbatuar parimin e tij demagogjik ”Ç’thotë
populli, bën partia”, Enver Hoxha nisi sulmin ndaj Festivalit të11-të që do
të zgjerohej dalëngadalë dhe gjithnjë me dredhi.
-Përse
ende ngadalë,aq më tepër pas këtyre
letrave që vinin nga rinia,nga populli?
-Sepse, me sa shihej, diktatori po përpunonte
skenarin e tij makabër që do ta shohim të realizuar më poshtë.Prandaj, na erdhi
mirë kur më 5 shkurt të vitit 1973,Adil Çarçani,
anëtar i Byrosë Politike dhe zv. kryetar i
KM, në një ceremoni të veçantë në dhomën e pritjes së TVSH-së, në prani
të Agim Meros dhe shkrimtarit të shquar Ismail Kadare,miq të Todi Lubonjës,me
rastin e 50-vjetorit të lindjes së tij,doemos
me pelqimin e Enver Hoxhës,e dekoroi atë me një një nga urdhërat më të lartë “për besnikëri në zbatimin e vijës së partië ”.Jo vetëm kaq,por po atë mbrëmje
Todin e uruan për këtë ngjarje tërë anëtarët
e Byrosë, me përjashtim të diktatorit.Pas këtij akti as nuk na shkonte mendja për
ato që do të ndodhnin më pas.
-Eshtë
fjala,për diskutimim e Enver Hoxhës në një mbledhje të përgjithshme të komunistëve të aparatit të KQ
të partisë?
-Saktë, një mbledhje për dhënie llogari dhe
zgjedhje, e mbajtur më 15 mars të vitit
1973,ku ai sulmoi Fadil Paçramin me fjalët:”Këta
shokë duan që ne të pohojmë se liberalizmi nuk qenka armiku kryesor?Kjo është
teza e armiku.Ne bëjmë pyetjen:”Ju jeni
me tezat e partisë, apo me tezat e armikut?”.(Enver Hoxha,Vepra 50,faqe
297,1986).Kjo pyetje,kuptohet, i
drejtohej tërthorazi edhe Todi Lubonjës.Sidoqoftë, siç më tregonte vetë Todi gjatë takimeve që kam pasur më të, gjithnjë pas
1990-ës,Ramiz Alia,shok i ngushtë i tij që në vitet e fëmijërisë, e kishte
ftuar pas disa ditësh të bënin shetitje në malin e Dajtit, ku e kishte qetësuar,se
kjo punë do të mbyllej me kaq…Mirëpo,nuk ndodhi kështu, sepse as vetë Alia,krahu i djathëtë i Enver Hoxhës,nuk
dinte se ç’përpunonte në kokë ky diktator paranojak.Kështu, pa kaluar disa ditë,Festivali
i 11-të u kritikua ashpër në një
mbledhje të kompozitorëve në LSHA-së.Pastaj
erdhi radha e një mbledhjeje e të gjithë komunistëve të RTVSH-së,
ku i deleguari i KQ i porositi ata që
gjatë diskutimeve të kritikonin vetëm Todi Lubonjën për pikëpamjet
e tij liberale që kishin nxjerrë kokë, sidomos gjatë Festivalit të 11-të, dhe
jo Nefo Myftiun, të shoqen e Manush Myftiut,që ishte anëtar i Byrosë Politike
dhe sekretar i parë i Komitetit të Partisë së Rrethit të Tiranës, në një kohë që
Festivalin e 11-të e kishte oganizuar ajo, si drejtoreshë e Radio Tiranës.(Me këtë,
rast dua të vë në dukje se Nefo Myftiu ishte një intelektuale e
kulturuar, e matur,fisnike, që, ashtu si
Todi Lubonja, kërkonte nga ne,gazetarët, t’u hapnim horizonte të reja programeve radifonike).Si
pasojë, komunistët e RTVSH-së u detyruan të kritikonin vetëm Todi Lubonjën që
nuk kishte zbatuar orientimet e partisë duke e kthyer RTVSH-në një qendër
zbavitëse dhe jo ideopolitike.Një mbledhje tillë ku kam qenë i pranishëm edhe
unë, u zhvillua në fillim të prillit të
atij viti edhe me punonjësit e Televizionit,në të cilën Todi Lubonja përsëri u kritikua ashpër për gabimet tij ideore.Pas disa ditësh ai u shkarkua dhe
vendin e tij e zuri Thanas Nano, i cili në janar të vitit 1972, me vendim të
Byrosë Politike,pra dhe të vetë diktatorit ishte larguar nga drejtimi i RTVSH-së,për pikëpamje konsevatore dhe dogmatike.
-Pra,
Enver Hoxha zëvendësonte një liberal me
një konservator, kur i kritikonte të dyja,veçanërsisht konservatorizmin?
-Pikërisht ashtu.Askush nuk priste kthimin e
Thanas Nanos në krye të RTVSH-së.Në librin e tij “Dera e prapme e shtypit”(
1995) publicisti i njohur Marash Hajati,që në vitet 70-të ishte instruktor në
Drejtorinë e Shtypit të KQ, lidhur më përpjekjet për të gjetur një kandidat që
do të zëvendësonte Todi Lubonjën, shkruan:”Materiali
i plotësuar me një numër kandidatësh ku
reshtoheshin emra personalitesh, si anëtarë të KQ, të qeverisë, titullarë
dikasteresh etj., iu paraqit E. Hoxhës,i
cili mbasi e studioi me kujdes, bëri afërësisht këtë shënim mbi materialin:”Në
RTVSH të kthenet Thanasi.Në fushën profesionale mangësi mund të kemi,ama
proçkat e Todit nuk do t’i bëjë.”,(faqe
81e veprës së mësipërme ).Komenti më duket i tepërt.
-Pastaj Enver Hoxha nisi valën e spastrimeve dhe dënimeve…
-Po,Todi Lubonja u transferua drejtor i Ndërmarrjes
Komunale në Lezhë,Fadil Paçrami, drejtor i një miniere në veri të Shqipërisë,Nefo
Myftiu zv. drejtoreshë e një ndërmarrjeje prodhimi në Tiranë,regjisori Mihal Luarasi në një kantier ndërtimi në Ballsh.Pastaj
në Plenumin e 4-t të KQ,
që u mbajt në qershor të vitit 1973, E.Hoxha përjashtoi nga KQ dhe
partia Fadilin dhe Todin, të cilin e quajti madje “deviator të djathtë që ka përkrahur pikëpamje të theksuara liberale dhe
oportuniste, shije estetike moderniste,që u orvat t’i jepte Radiotelevizionit
një drejtim thjesht informativ e kulturoro-njohës…në kundërshtim me orientimet e partisë…”.(“Enver Hoxha mbi letërsinë
dhe artet”,faqe 409,1977).Pas disa muajsh ata edhe u burgosën si armiq të
popullit.Lidhur me këtë vendim,Ramiz Alia shkruan kështu në librin e tij:”Personalisht dënimin e këtyre dy shokevë e
kam vuajtur moralisht.Kam heshtur duke
iu bindur vijës së partisë”,(“Jeta ime”,faqe 266).(Por pas vdekjes së Enver
Hoxhës më 1985,ai nuk bëri përpjekjen më
të vogël, të paktën për t’ua ulur atyre
dënimin).Pastaj u burgos edhe Mihal Luarasi,i
cili si dy të parët dënua me mbi 10 vjet
heqje lirie.Pas tyre këtë fat tragjik
pati edhe këngëtari Sherif Merdani.U dënuan me punë prodhuese edhe dy drejtuesit e
Festivalit të 11-të,Edi Luarasi dhe
Bujar Kapexhiu dhe redaktori poet Sadik Bejko.U largua gjithashtu nga RTVSH-ja këngëtarja Justina Aliaj.Thanas Nano qarkulloi
më pas edhe gazetarë si të “pëlqyer” të Todi Lubonjës.
- Ramiz
Alia, nga sa u pa, shpëtoi nga çdo
goditje e Enver Hoxhës, ndonëse siç përmende ti, ishte ai që i dha pëlqimin zhvillimit të
Festivalit të 11-të, të cilin edhe diktatori e ndoqi me vemendje nga vila e tij në Vlorë.
-Po.Enver Hoxha e ndoqi atje festivalin dhe madje edhe mund ta
porosiste Ramiz Alinë që të paktën gjatë natës së dytë dhe të fundit të tij veshjet e këngëtareve të zëvendësoheshin
dhe zbukurimet e tjera të tyre, unaza,bylyzykë,gjerdanë,të hiqeshin…Por nuk e bëri këtë, sepse, siç e përmenda
më sipër,me Festivalin e 11-të do të niste sulmin që tashmë kishte shestuar me
aq djallëzi.”Themelore,-shkruan Ramiz
Alia në librin e tij “Jeta ime’,-është se
unë nuk e kisha të qartë se përse E.Hoxha mbajti atë pozicion aq kritik për Festivalin
e 11-të …Për mua ka qenë e vështirë të kuptoja qëndrimin aq të rreptë të Enverit”,(faqe 263).Vetë Alia shpëtoi nga ky rrëmet vetëm më një
shënim në kartën e regjistrimit,sepse diktatori,siç dukej,e kishte paracaktuar
që atëherë si pasardhës të tij.
-Pastaj
ai filloi sulmin ballor ndaj të ashtuquaturave ndikime borgjezo-revizioniste në
art dhe kulturë.
-Po.Së pari në letërsi dhe arte. U shkarkuan
drejtuesit e LSHA-së dhe të organeve
letrare pranë saj,duke filluar nga Dhimitër Shuteriqi,u hoqën nga qarkullimi
dhe u kritikuan ashpër botime poetike të
Fatos Arapit, Moikom Zeqos, Xhevahir Spahiut,u burgosën shkrimtarët Minush Jero,Frederik
Reshpja,Jorgo Bllaci, Pano Taçi,Daut Gumeni,piktorët Edison Gjergo,Ali Oseku,
Maks Velo,regjisori i njohur Kujtim Spahivogli…
-Më pas
sulmi i Enver Hoxhës u shtri dhe në fusha të tjera të ekonomisë,ushtrisë…
-Pikërisht…Kjo solli si pasojë që të
burgoseshin dhe të dënoheshin me vdekje
anëtarë të Byrosë Politike, si Beqir Balluku,Abdyl Këllezi,Koço Theodosi,
pastaj Petrit Dume dhe me dënime të tjera të rënda plot ushtarakë të tjerë të lartë.Madje, pas
vrasjes, ose vetëvrasjes së Mehmet Shehut,mendja e paranojakut Enver Hoxha arriti deri në atë
shkallë, sa të cilësonte Fadil Paçramin
dhe Todi Lubonjën si “elementë antiparti”
që bënin pjesë në komplotin e madh dhe
shumë të rrezikshëm që kryesonte poliagjenti Mehmet Shehu”,(Enver
Hoxha,Vepra, faqe 9,1986).U rindez lufta
e klasave, e shoqëruar me internime, burgosje, qarkullime,filloi periudha kur Enver Hoxha shpalli se Shqipëria është i vetmi vend në botë që ndërton socializmin me forcat e veta,pa i shtrirë dorën askujt,
duke e kthyer atë në vendin më të varfër dhe më të izoluar në Evropë,ose,siç shkruante Ramiz Alia:”Filloi shtrëngimi i rripit…Nuk po u vinte
fundi radhëve për të siguruar qumështin,vezët…mallrat industrilale..Për kredi
as që mund të bëhej fjalë.Askush nuk i
jepte Shqipërisë.”,(“Jeta ime,faqe 332).
Dhe e gjitha kjo 40 vjet më parë,pas
zhvillimit të këtij festivali në RTVSH,i
cili me pasojat kaq tragjike që pati, më
frymëzoi të shkruaja romanin
“Festivali i njëmbëdhejtë”,të botuar më
2003.