PËRDHUNIMET E BALLKANIT 1909
Grafika nga Gottfried Sieben
Dalin pa censurë skicat e tmerrit, përdhunimet e femrave shqiptare nga
ushtarët turq (+18) Janë skica të tmerrshme. Një
gjenocid përdhunimesh dhe vrasjesh mbi femrat shqiptare, por edhe të vendeve të
tjera të Ballkanit, të cilat ishin të krishtera dhe nuk pranonin të ndërronin
besim.
Gra që çnderohen para bashkëshortëve të lidhur,
minorene që zhvirgjërohen në grup, vrasje të familjarëve teksa femrat e
familjes përdhunohen, duke parë skena gjaku…
Libri u titullua “Balkangreuel” (Përdhunimet e Ballkanit)
dhe mban firmën e autorit Archibald Smith, por që emri i vërtetë i tij është
Gottfried Sieben. Ilustratori austriak i librave e botoi veprën me pseudonim
asokohe, jo vetëm për përmbajtjen pornografike, por edhe sepse ilustrimet ishin
pa censurë, ku masakra e seksit dhe e gjakut ishte tej çdo imagjinate.
Grafikat janë një pjesë nga përshkrimi i 12 ilustrimeve të rralla që “rrëfejnë” historinë e tyre, ku së paku 3 nga skicat janë realizuar në Kosovë. Kështu thuhet në librin e rrallë që u botua në një edicion të ndaluar prej vetëm 520 kopjesh në vitin 1909, në Vjenë.
Libri qarkulloi vetëm në qarqet elitë vjeneze dhe nuk
u nxor në shitje. Shtatë vite më pas libri u ribotua, por sërish jo për masën. U
kthyen edhe si kartolina të veçanta, për personazhe të veçantë. Aktualisht,
këto ilustrime sapo kanë ridalë në treg pa censurë dhe mund të sigurohen vetëm
me porosi në internet.
Është për t’u theksuar se, për shkak se Gottfried
Sieben nuk i kishte me sy të mirë shqiptarët, qarqet ekstremiste serbe dhe
greke në disa raste janë përpjekur që të manipulojnë identitetin e ushtarëve
përdhunues.
Nëpër sajte dhe rrjete sociale sllave dhe greke,
bandat që vrisnin dhe çnderonin gratë në grup janë etiketuar si shqiptarë. Kur,
në fakt, femrat shqiptare të Kosovës dhe të Veriut të Shqipërisë janë disa prej
viktimave në këto skica horrori të Gottfried Sieben.
Libri e thekson qartë se përdhunuesit janë ushtarët
turq, pavarësisht interpretimeve nacionaliste që i bëjnë armiqtë ballkanikë të
shqiptarëve.
Nga blogu Pantheon me 2787 lexues.