ZEF SEREMBE
Zef Serembja
lindi më 6 mars 1844 në fshatin arbëresh San Kozmo Albaneze të Kalabrisë ose
Strigari, si i thonë vendësit, ku zakonet dhe gjuha shqipe janë ruajtur deri
sot. Fshati ndodhet mbi një kodër të veshur me vreshta, me portokalle dhe limonë,
me pamjen e detit Jon nga lindja. Kjo natyrë e ëmbël dhe e ashpër, që të kujton
deri diku Shqipërinë, u bë një element me rëndësi i veprës së poetit.
Personaliteti i Serembes si krijues u formua në vitet e zjarrta të lëvizjes
kombëtare italiane të viteve 1848-1860, ku i ati mori pjesë aktive, aq sa u
dënua me vdekje në mungesë nga qeveria burbone dhe u detyrua të endej maleve si
komit. Që në moshë të njomë, Zefi i vogël njohu tiraninë politike dhe
padrejtësitë shoqërore, gjë që u dha vjershave të tij vulën e pakënaqësisë nga
realiteti, frymën e revoltës aq të fuqishme.
Në zhvillimin
e talentit, që i lindi herët në mënyrë të vetvetishme dhe në brumosjen e Zefit
me ndjenja patriotike e liridashëse luajtën rol të rëndësishëm studimet në
kolegjin e Shën-Adrianit, ku pati mësues De Radën, me të cilin më vonë u bë
mik. Varfëria dhe shëndeti i keq e detyruan Seremben të ndërpresë shkollën dhe
të kthehet në fshatin e lindjes. Ndërkaq lëvizja kombëtare në Itali po merrte
përpjestime të gjera. Ishte koha kur Garibaldi po triumfontekudo në Italinë e
Jugut dhe arbëreshët po i përgjigjeshin thirrjes së tij.
Serembja u bë
këngëtar i kësaj lëvizjeje, i shtyrë jo vetëm nga ndjenjat liridashëse, po edhe
nga prirja për të parë tek ajo një shprehje të trimërisë së arbëreshëve dhe një
shpresë për pjesmarrjen e tyre të mëtejshme për çlirimin e atdheut të të
parëve. Ndërkaq, lëvizja kombëtare në Shqipëri u fuqizua, u shpeshtuan
kontaktet e arbëreshëve me këtë lëvizje. Edhe Serembja tregoi interes të gjallë
ndaj përpjekjeve për liri të vëllezërve përtej detit. Madje, ai ishte i
pakënaqur nga dobësia e kësaj lëvizjeje dhe i hodhi shigjeta, satira të
dhimbshme në vjershën "Vrull", kurse në një vjershë kushtuar Dora
d'Istrias poeti ngriti zërin për lirinë e Shqipërisë, hodhi kushtrimin për
luftë të armatosur dhe për bashkimin e shqiptarëve.
Në këto vite
Serembja shëtiti nëpër fshatrat arbëreshe të Siçilisë e të Kalabrisë, i ra
anembanë Italisë, duke u lidhur më tepër me zakonet, me folklorin, me të folmet
e ndryshme të arbëreshëve, me ndjenjat dhe ëndërrimet e tyre, me ndjenjën e
madhe të çlirimit të atdheut të të parëve. Po nuk gjeti asgjëkundi qetësinë e
shpresuar. Gjatë këtyre shtegtimeve ai improvizonte poezi dhe i recitonte ato
kudo që vinte, si një poet popullor. Disa prej këtyre vjershave qarkulluan si
poezi popullore. Gjurmë të thella të dhimbshme në shpirtin dhe krijimtarinë e
poetit la dashuria e pafat për një fshatare arbëreshe, që më vonë kishte
emigruar në Brazil, ku edhe vdiq pas pak kohe. Dëshira për të parë varrin e
kësaj vajze si dhe shpresa që të përmirësonte gjendjen e vet ekonomike, e bënë
poetin të nisej më 1875 për në Brazil. Po edhe këtu Serembja u zhgënjye shpejt,
sepse pa korrupsionin e thellë të oborrit, jetën e degjeneruar të aristokracisë
braziliane. Pa kaluar as një vit ai u kthye në Itali, duke pasur si pasuri të
vetme një trastë dorëshkrimesh. Gjatë këtij udhëtimi të vështirë thuhet se
poetit i humbi pjesa më e madhe e këtyre dorëshkrimeve.
Në fshat, i
rënë nga shëndeti dhe nga gjendja shpirtërore, Serembja nisi përsëri jatën e
varfër të mëparshme.
Zhgënjimi në
jetën shoqërore dhe në jetën personale u bënë shkak që Serembja të kalonte në
këtë periudhë një krizë misticizmi, e cila ndikoi për keq në krijimtarinë e
vet. Po interesi i tij për lëvizjen kombëtare në Shqipëri ishte gjithnjë i
gjallë dhe në këtë lëvizje ai përqëndroi të gjitha shpresat e mbetura.
Pikërisht në këtë kohë, më 1883, Serembja botoi librin "Poezi italisht dhe
këngë origjinale të përkthyera nga shqipja". Megjithëse vjershat italisht
kishin të meta nga ana e formës dhe niveli i përkthimit në italisht të
krijimeve shqip nuk qe i kënaqshëm, libri ngjalli entuziazëm në rrethet letrare
të kohës. Duke mos mundur të duronte gjatë atmosferën mbytëse që sundonte në
Italinë e Jugut edhe pas zhdukjes së tiranisë së Burbonëve, poeti u nis sërish
për në Brazil dhe për në Amerikën e Jugut. Aty e mbyll krijimtarinë e tij
letrare me dy poezi, që dëshmojnë se ai nuk e humbi kurrë shpresën te lëvizja
kombëtare shqiptare. Natyrën e tij të ndjeshme e mposhtën fatkeqësitë e jetës.
Më 1901 ai e mbylli jetën në San-Paolo të Brazilit, në një gjendje çmendurie.
VRULL
Zogj të bukur këndojnë me hare,
po zemra do t'më plase mua në gji.
I helmuar e shkoj jetën te ky dhe,
mërzitem në katund, në vetmi.
po zemra do t'më plase mua në gji.
I helmuar e shkoj jetën te ky dhe,
mërzitem në katund, në vetmi.
Hapet përpara meje deti i shkëlqyer,
që zgjon në trutë e mi mendime shumë,
e shqetësimi zemrën time çjerr,
aq sa vetëm pushoj kur bie në gjumë.
që zgjon në trutë e mi mendime shumë,
e shqetësimi zemrën time çjerr,
aq sa vetëm pushoj kur bie në gjumë.
Arbëri matanë detit na kujton,
se ne të huaj jemi te ky dhe.
Sa motë shkuan! E zemra nuk harron,
që nga turku mbetem pa mëmëdhe...
se ne të huaj jemi te ky dhe.
Sa motë shkuan! E zemra nuk harron,
që nga turku mbetem pa mëmëdhe...
ME TE BUKURES QE ESHTE NE STRIGAR
Nga katundi u largova posi i bjerr,
vajta në luftë e u gjeta i vetmuar:
Atje, larg nga ty, rrinja zemërçjerr,
Midis të huajve u gjeta i shkretuar:
E zëmra ty keq fort të dëshironte
Edhe pika më ra se s'të takonte.
vajta në luftë e u gjeta i vetmuar:
Atje, larg nga ty, rrinja zemërçjerr,
Midis të huajve u gjeta i shkretuar:
E zëmra ty keq fort të dëshironte
Edhe pika më ra se s'të takonte.
Gjaku rridhte në truall si ujë kroi
Dhe fare jetën time s'e mendova,
Mbi mua vapa e madhe e bora shkoi,
Me nxitim tërë honet i kaptova
Dhe dënuar si hutaq në gjithësi
Për ty mendonja plot me dashuri.
Dhe fare jetën time s'e mendova,
Mbi mua vapa e madhe e bora shkoi,
Me nxitim tërë honet i kaptova
Dhe dënuar si hutaq në gjithësi
Për ty mendonja plot me dashuri.
Përnatë, tash që u mblodha në shtëpi,
Te dera jote si bilbili këndoj.
O faqemollë, o vash ' me synë e zi,
Ta shkoj jetën me ty un ' dëshiroj,
O mollë e ëmël, që në degëz rri,
O gozhdëz ari, që më vjen në gji.
Te dera jote si bilbili këndoj.
O faqemollë, o vash ' me synë e zi,
Ta shkoj jetën me ty un ' dëshiroj,
O mollë e ëmël, që në degëz rri,
O gozhdëz ari, që më vjen në gji.
E pse më bën të qaj me psherëtime?
Vërtet, zemër nuk ke, o ti moj vashë?
Mbaje, se lule e rrallë ësht ' zëmra ime,
Dhe mirë e di se tyja krejt ta dhashë.
Shumë e keqe më duket mua kjo jetë,
Po jetova pa ty me të vërtetë.
Vërtet, zemër nuk ke, o ti moj vashë?
Mbaje, se lule e rrallë ësht ' zëmra ime,
Dhe mirë e di se tyja krejt ta dhashë.
Shumë e keqe më duket mua kjo jetë,
Po jetova pa ty me të vërtetë.
O vashëz faqekuqe, qysh aherë
Unë po qaj me lot e me dënesë,
Se pa ty e ndjej veten krejt të mjerë,
Nuk di ç'ësht ' paqa dhe po rroj pa shpresë,
Dhe vetëm varri do më jetë i lehtë,
Kur i harruar do të jem në jetë.
Unë po qaj me lot e me dënesë,
Se pa ty e ndjej veten krejt të mjerë,
Nuk di ç'ësht ' paqa dhe po rroj pa shpresë,
Dhe vetëm varri do më jetë i lehtë,
Kur i harruar do të jem në jetë.
KENGE MALLI
O e së humburës parajsë molla më e mirë,
Thuajmë ç’të bëra, i shkreti, që ashtu më le,
Sa jetën po e shkoj pa asnjë hir!
Oh, sa të mjera shkuan ditët kur fare
Nuk i pash’ bebzat të qeshnin në ata sy,
Që zemrën time e bënin aq krenare,
E gjirin ma mbushnin plot me dashuri.
Dhe ballin e stolisur rrezesh dielli
Më te dritarja jote nuk e pashë,
As të bukurën buzë, si lule qielli;
Pothuaj më su duke ti, mori vashë.
Gjin’ ma mbushi malli e zemrën me zjarr,
E trutë seç m’u harbuan në mendime,
Pushim dot nuk gjej e paqe më nuk kam.
Ti, vashë, ma dërmove jetën time.
............
Po dëgjomë fjalën që zemra të thotë:
“Do thyej prangat që më bënë të shkretë,
shpatën do t’rrëmbej edhe mburojnë time,
në luftë do t’vete si petrit i shpejtë.
E në ardhtë lajmi se vdiqa unë i mjerë,
Thuaj për mua të zin’ një fjal’ me mall.
Do t’shkojnë dimër mbi dimër e pranverë,
Jeta do t’lulëzojë, un s’do jem i gjallë.
............
Po ti, moj vashë, që të kam dash’ si sytë,
kur të më zgjohesh mëndjekthjellët menatë,
posa mëngjezit hyn dielli në shtëpit,
dërgoma këtë kujtim brenda në shtrat:
“I mjeri, oh! Një ditë ish gjithë hare,
kur rrinte në katund plot me trimëri;
si era shkoj për jetë, si një re,
e tash fle në një vend që unë s’e di...”
.........
Kur era të t’pëshpërijë si një herë
Fjalët që për mua do dërgojë malli,
Do t’më ngjajë varri posi pranverë,
Varri do t’më duket i ëmbël si zalli...
kur rrinte në katund plot me trimëri;
si era shkoj për jetë, si një re,
e tash fle në një vend që unë s’e di...”
.........
Kur era të t’pëshpërijë si një herë
Fjalët që për mua do dërgojë malli,
Do t’më ngjajë varri posi pranverë,
Varri do t’më duket i ëmbël si zalli...