LUFTA E UÇK-ës
MIDIS NIHILIZMIT DHE KARRJERIZMIT DISFATIST TË
DILAVER GOXHËS ALIAS JOVAN BREGU
Kosova fitoi pavarësinë e vetë, por Beogradi
nuk po heq dorë nga lufta e tij të padukëshme, për të destabilizuar shtetin më
të ri të Europës në bashkim e sipër. Presioni politik dhe propaganda mediatike,
janë dy rrugët kryesore, me anën e të cilave ai po përpiqet, për të aritur
synimet e veta. Sidomos gjatë situatave delikate të zhvillimeve politike brënda
dhe jashtë Kosovës, në prag të zgjedhjeve dhe fushatave elektorale, si në
rastin konkret të kësaj vere të nxehtë, ku EULEX-i ashtu heshtazi e ndihmoi atë,
duke arrestuar disa luftëtar të UÇK-ës të ZO të Drenicës. Agjentura Serbe, duke
i kombinuar veprimet e sajë, me arrestimet e krerëve të UÇK-ës nga EULEX-i, në prag
të zgjedhjeve vendore, hodhi në veprim pseudo analistë e gazetar të tipit
Lubonja, Idrizi, Matoshi, Mushkolaj e të tjerë, të cilët i udhëzoi që të
sulmojnë dhe akuzojnë drejtuesit e lartë
të UÇK-ës, për të njollosur vlerat luftarake të asaj lufte çlirimtare, që solli
fitoren në Kosovë. Luftëttarët UÇK-ës, mbështetur në përvojën e fituar dje në
luftë e sot në paqe, i përcollën shkrimet e këtyre mostrave Serbo-Sllave dhe në
8 Gusht 2013, u dhanë përgjigjen e duhur akuzave provokative dhe fyese të tyre,
nëpërmjet faqes të internetit “pashtriku.org” dhe “Ora e Shqipnisë” me artikullin
“Organizatorët, udhëheqësit dhe
drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përballë tentakulave të oktapodit
Serbo-Sllav”, artikull që gazeta Dita Online, e
paraqiti në versionin e vet “Mbi akuzat për UÇK-ës -ës “. Në brëndësinë e këtij shkrimi analitik, u përfshi dhe Dilaver Goxhaj, një
ish oficer i ushtrisë Shqiptare i liruar për thyerje të rënda disiplinore. E
theksuam shkarkimin nga detyra dhe lirimin e tij nga ajo ushtri, në vitin 1994
me urdhër të veçantë të MM të asaj kohe, sepse ky kameleon i thekur pas
ngjyrave politike, vazhdon të matet me hijen e mëngjezit, detyrën e shefit të
katedrës të AKA dhe gradën e Kolonelit, në një kohë kur dihet, që urdhri i
lirimit i mësipërm, atë e përcjellë me dokumentacionin e duhur në detyrën e
komandantit të baterisë dhe gradën kapiten. Nisur nga kjo gjëndje, ish luftëtarët
e asaj ushtrie çlirimtare dhanë mendimet e tyre, për ato turbullira që ka ky
demagog i rafinuar, në trurin e vet të hallakatur. Ata, duke analizuar
çoroditjet mendore të këtij të sëmuri mendor nga deliri i madhështisë, i dhanë përgjigjen e duhur të shoqëruar me argumente
konkrete, për akuzat që ngriti kundër Xhavit Halitit e Ramush Haradinaj. Por me
që ky kondrapedal, vazhdon të këmbëngulë përsëri me idiotësinë e vet, me
shkrime e intervista të pa skrupullta, do ti tregojmë paksa opinionit publik, se
cili është në të vërtetë problematiku i këtyre shkarravinave. Nuk do përsërisim
mangësitë që ka ai në tru, sepse ato ja kemi theksuar disa herë, si në faqen
ekskluzive të “Agjensisë
të Pavarur të Lajmeve Kosova Press” dhe në faqen “epopeja.org” në Kosovë me titullin “Operacioni Shigjeta dhe fantazia karrieriste e Dilaver Goxhaj alias
Jovan Bregu”, ku çdo njeri mund ti lexojë,
për tu njohur nga afër me problemet që ka ky i marrëzuar pas unit theksuar
karrierist. Gjatë analizës që bëmë, për akuzat që ngre kundër Xhavit Halitit
dhe përgojimin e Ramush Haradinaj, e përballëm ngatërrestarin Dilaver Goxhaj,
me “disfatizmin
dilaverian”, që ai kërkon të njollosë
drejtuesit e kësaj lufte, duke e ballafaquar
me intervistën e dhënë nga ana
tij në datën 20 dhe 21 Gusht 2000, ku vetë Dilaveri me gojën e vet, i mohon UÇK-ës
betejat e zhvilluara dhe operacionin “Shigjeta”, duke fyer rëndë atë ushtri
legjendare dhe luftëtarët e sajë.
I gjëndur përballë këtyre fakteve
të vërteta, Dilaver Goxhaj u lidh përsëri me të njëjtin gazetar që e
intervistoi para 12 viteve dhe nga data
29 Gusht deri 21 Shtator 20013, dha një inervistë të stërgjatur, ku krahas
injorancës profesionale, nuk mungoi dhe masakrimi që i shkakton historisë të
asaj luftë çlirimtare të zhvilluar me aqë gjak e sakrifica nga Shqiptarët e Kosovës
martire. Dhe jo vetëm luftës së UÇK-ës, por
këtë herë ky sharlatan shkon dhe më tej, në thellësi të historisë luftarake
kombëtare dhe me paturpësinë e vet, i mohon Luftës Nacional Çlirimtare të
popullit Shqiptar, betejat e zhvilluara nga U.Ç.Shqiptare, gjatë luftës së dytë
Botërore, për çlirimin e vendit nga okupatorët nazi-fashist. Gjatë kësaj
interviste, ashtu si dhe më parë, Dilaver Goxhaj, duke u inkuadruar në rrolin e
Jovan Bregut e glorifikon veten në mënyrë të atillë, për ti dhënë të kuptojë
popullit tonë , se “unë
jam ai që u dhashë mëndje Shqiptarve të Kosovës, për të zhvilluar atë luftë”. Është e drejtë e tij të fantazojë dhe të shkruajë për hamëndësira
karrjeriste, që ai ka brënda atij truri të hallakatur, por luftëtarët e asaj
ushtrie çlirimtare, nuk do lejojnë që ai të transformojë zhvillimet e asaj
lufte, duke i trukuar ato sipas interesave të veta, për të përfituar kapital
politik brënda historisë kombëtare. Duke e analizuar intervistën provokative të
këtij ëndërrimtari somnambul, nuk do të biem në batakun e ndyrë, ku është futur
ai, por do ta ballafaqojmë këtë demagog me marrëzitë e tij gjatë dhe pas asaj
lufte çlirlmtare. E nis intervistën e vet me ato pyetje e ato shpjegime të
deklaruara si dhe 12 vite të shkuara, në 20 dhe 21 gusht të vitit 2000, pa
hequr dorë nga ideja e tij për të përfituar një magazinë historike si Jovan
Bregu i Ruzhdi Pulahës, brënda luftës së Kosovës, ku si gjithmonë duke shtruar
pyetje, jep përgjigje të koklavitura e kontradiktore, që bien ndesh me ndodhitë
e asaj lufte. Është e vërtetë, që Dilaver Goxhaj mori pjesë në luftë për çlirimin
e Kosovës, por jo ashtu si gënjen e mashtron ai, kur tregon se është lidhur me
UÇK-ës në Shtator të vitit 1998. Realiteti i asaj kohe, vërteton të kundërtën e
deklarimeve të tij në këtë intervistë. Ai u lidh me UÇK-ës, në muajin Mars
1999, nëpërmjet një luftëtari të UÇK-ës nga një koleg i vet, që e kishte punësuar
Dilaverin si puntor ngarkim shkarkimi, në firmën që ai menaxhonte. Dilaver
Goxhaj ashtu si gjithmonë, duke prallisur për patriotizmin e tij, sajon histori
të paqëna për idealin kombëtar që e ka shtyrë, për të shkuar në luftë për çlirimin
e Kosovës. Por dhe ky motiv pretendues i tij, bie poshtë, sepse që në takimin e
parë të bërë midis përfaqësuesit të UÇK-ës, është mercenari Dilaver Goxhaj, ai
që kushtëzon luftëtarin e UÇK-ës “Se pa njëmijë Marka në muaj, nuk vij në luftën e Kosovës.” Dhe nuk i kërkoi këto vetëm për vete, por dhe për të birin e tij
Dritanin, i cili në atë kohë dhe më pas, jo vetëm që nuk kishte asnjë lidhje me
UÇK-ës, por dënimi i tij i mëvonshëm nga shteti Shqiptar, për veprimtari diversive
kombëtare, tregon se ai ishte lidhur me agjentura të ndryshme, të instaluara në
vendin tonë, pas trazirave popullore të vitit 1997 dhe që pas daljes nga burgu,
ato e shpërblyen duke i dhënë azil politik.
E vërtetë është dhe qenja e tij në
Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-ës, por përsëri jo në atë detyrë që pretendon ai
si Zv/Shef i Shefit të Shtabit të Përgjitshëm, apo ndihmës e ndonjëherë dhe si Zv/Komandant i UÇK-ës, i prezantuar vetë dhe nga gazetari
intervistues, por si oficer i thjeshtë për shtypin deri në 20 shtator 1999, ditën
kur UÇK-ës u transformua në TMK-ës. Më pas në vitin 2000, ai u emërua kujdestar
i klasave në Akademinë e Mbrojtjes Prishtinë, detyrë që e refuzoi, duke u
larguar përfundimisht nga ato trupa mbrojtëse. Kjo vërtetohet nga përbërja e strukturës
organizative të UÇK-ës, e cila sipas referencave të dy ish Shefave të SH.P. të
UÇK-ës, Bislim Zyrapit deri në 20 Prill 1999 dhe Agim Çekut pas kësaj date deri
në 20 Shtator 1999, nuk ka patur Zv/Shef Shtabi të SHP të UÇK-ës. Emërimi i tij
në detyrën e oficerit për shtypin në SHP
të UÇK-ës, ruhet dhe këto ditë nga
arshiva e UÇK-ës e pas luftës dhe nga ajo e TMK-ës me numër regjistri 34 e Nr.
prot. 25 me datë arshivimi 22.11.2005
dhe gjëndet sot në FSK-ës e shoqatat e pas luftës të dala nga UÇK-ës në
Prishtinë dhe Tiranë. Mirpo Dilaveri i thekur pas një magazine historike si
Jovan Bregu, vazhdon me atë fantazinë karrieriste të tij dhe sot e kësaj dite,
fantazi të cilën e sajoi që në momentin kur u nis për në Kosovë. Këtë ai e
thekson në librin autobiografik “Një Kolonel midis Tiranës e Prishtinës”, të shkruar nga Ylli Polovina, “se më zgjodhën gjatë rrugës duke ardhur për në Kosovë, si
Zv/Shef të SHP të UÇK-ës” dhe po në
atë libër pranon, se ishin po ata që e përzgjodhën, të cilët e harruan të
mbyllur në garazhin e një Shqiptari të Maqedonisë.
Duke qënë oficer në SH.P të UÇK-ës, makutëria
karrieriste e kultivuar në vite brënda shpirtit tij të vogël, e nxiti të
tejkalojë kufijtë e etikës morale e njerëzore në atë shtab, ku kreu veprime të rëndomta, duke u rrahur me grushta
si rrugaç me S.V., veprim të cilin nuk e kish të parin, pasi e kish kryer më
parë dhe në ushtrinë Shqiptare. Hap pas hapi, duke shfrytëzuar pakënaqësit e atyre që luanin futboll kur
luftonte Adem Jashari, Dilaver Goxhaj nëpërmjet intrigave të ndërthurura në emër
të luftës, bëri të pamundurën, për të errësuar figurën e ish Shefit të SHP të UÇk-ës
Bislim Zyrapi, në mënyrë që ti zinte vendin, dhe kur e pa që ai u zëvëndësua
nga Agim Çeku, i përsëriti këto veprime dhe kundër këtij të fundit, por i ngeci
sharra në gozhdë. Për të qënë i vetmi oficer i Tiranës në SHP të UÇK-ës, lëvizi
të gjithë gurët, për të larguar Bardhyl Tahirin nga ai shtab i UÇK-ës, duke e
degdisur atë në Drenicë. Karrjerizmi i Dilaver Goxhës si oficer i këtij shtabi,
shkon më tej, duke i shkruar letër në emër të SHP të UÇK-ës, Komandantit të
Aleancës Atlatike Gjeneralit Uesli Klark, pa vënë në dijeni Shefin e Shtabit të
Përgjithshëm të U.ÇK-ës. Në vazhdimësi të intervistës, Dilaveri prralis se është
i vetmi që rri pa gjumë me netë të tëra, ndërsa të tjerët flejnë ku të munden,
pa e vrarë mëndjen për ndodhitë e asaj lufte. E vërteta vonon por nuk harron. Në
një nga këto netë, Dilaver Goxhaj zbatoi një detyrë, që i kishin ngarkuar
ustallarët e padukshëm dhe ashtu fshehtazi, i telefonoi të birit në Tiranë, për
të lajmëruar “X-in”, që të mos shkonte në vendin e caktuar, se i ishte
organizuar pritë, si tradhtar i UÇK-ës. Dilaveri kujton se luftëtarët e atij
shtab flinin, por vigjilenca e tyre ishte bërë pjesë e pandarë e jetës në male
dhe si e tillë, sot e kaluara shpalos para këtij opinoni të vërtetën e hidhur të
asaj pabesie, të kryer nga ky Dilaver, që na shetë përralla në këtë intervistë.
Në intervistën e nisur në 29
gusht 2013, Dilaver Goxhaj paraqet dukshëm kurikulium e vet, ku midis gënjeshtrave
e mashtrimeve, trumbeton se në vitin 1999, “e kërkon SHP i UÇK-ës” dhe ai shkoi vullnetar, në një
kohë kur më sipër u vërtetua, se si u lidh ai me atë ushtri në Mars 1999 dhe kërkesën
që i parashtroi përfaqësuesit të sajë në hotel Rogner për 1000 marka. Faktet
tregojnë se atë nuk e kërkoi UÇK-ës, por ishte kolegu i vet, ai që i propozoi për
të shkuar në Kosovë. Nga fundi i atij kurikuliumi, Dilaveri vazhdon me gënjeshtrat
e tij, se në pas luftë e emëruan Shef të kabinetit të Ministrit të
Mbrojtjes të QPK-ës Azem Sylës. Një
njeri që nuk njeh realitetin e ndodhur dhe vetë Dilaverin, i beson dhe i merrë
të mirëqëna deklarimet e tij. Por e vërteta flet krejt ndryshe dhe
realiteti i asaj kohe, duke qënë i
pranishëm dhe në ditët e sotme, tregon se është pikërisht Spiro Butka,
një ish oficer i ushtrisë Shqiptare në luftë Zv/Komandant i operacionit
“Shigjeta”, i cili nisur nga njohja dhe marrëdhënjet e mira që kish me ish
Komandantin e UÇK-ës, Azem Sylën atë kohë Ministër i Mrojtjes, i propozonë Ministrit
të Mbrojtjes, që të punësojë Dilaverin në atë detyrë, sepse kish ngelur
familjarisht pa asnjë të ardhur financiare. Mirpo këtë mirësi të Spiro Butkës,
Dilaver Goxhaj e shpërbleu me thashetheme intriguese e poshtëruese brënda
aparatit të MM, duke arritur deri atje sa përhapi fjalë se Spiro Butka nuk është
Shqiptar por Rumun, dhe të tjera për organizimin e drejtimin e operacionit
“Shigjeta”, ku indirekt godiste Bislim Zyrapin si Komandant i atij operacioni.
U desh ndërhyrja e Fatmir Limës dhe Bislim Zyrapi si Zëvëndës e Ndihmës të
Ministrit të Mbrojtjes, të cilët pasi morën takim dhe u konsultuan për këto intrigime me MM Azem Sylën,
sqaruan pjestarët e atij dikasteri ministror, duke i treguar vendin intrigantit
problematik e të pandreqshëm Dilaver Goxhaj.
Marrëzitë e Dilaver Goxhës nuk
kanë të sosur dhe për ti treguar ato duhet një natë dimri, por ne do të ndalemi
paksa mbi “zotësitë këtij gjeniu”, gjatë punës në atë dikaster të mbrojtjes të Kosovës. Me fillimin e punës
si ministri, kuptohet që vëtë dikasteri dhe departamentet u vunë në lëvizje për planet përkatëse
sektorial dhe atë dikasterial. Që nga takimi i muajit të parë të paraqitjes të
planeve, doli në dukje niveli i ulët i Dilaver Goxhës, i cili paraqiti për
dikasterin ministror një plan mujor as plotësisht një faqe dhe me përmbajtje
skandaloze, dukuri kjo që nuk mund të gjëndej veçse te një oficer i rangjeve të
ulta, komandant baterie e poshtë. Ish Ministri i Mbrojtjes i asaj kohe, u step
paksa dhe shkarazi e anash kaloi, duke thirrur më pas në zyrën e tij Bislim
Zyrapin dhe Spiro Butkën, për të realizuar përfundimisht planin mujor të MM. Kështu
që dhe pse Dilaveri ishte shef kabineti i atij dikasteri dhe paguhej për atë
detyrë, barrën për planet e muajve pasardhës e mbajtën Ndihmës Ministri
Mbrojtjes Bislim Zyrapi dhe Spiro Butka, si drejtues për politikën e mbrojtjes.
Ndoshta ndonjërit këto gjëra i duken të vogla e të thjeshta, por e vërteta
duhet thënë ashtu si është, sepse mbi bazën e tyre ndërtohet historia më pas, e
cila do mbështetet pikërisht në dokumentet që janë arshivuar nga ajo ministri.
Në këtë dikaster qëndror të QPK-ës, nuk mungojnë skandalet e kryera nga i
liruari i ushtrisë Shqipëtare si
komandant baterie, Kapiten
Dilaver Goxhaj, ku duke shfrytëzuar detyrën që kryente si shef kabineti, fallcifikoi firmën e MM Azem
Syla, për të paisur djalin e vet Dritanin, me vërtetim për pjesëmarrje në luftë
dhe armë luftarake.
Këto ishin disa nga nga paudhësitë
e njohura të Dilaver Goxhës gjatë dhe pas luftës në Kosovë, të cilat i theksuam
në mënyrë të qëllimëshme, për tu njohur nga afër luftëtarët, dashamirësit e asaj lufte dhe
populli Shqiptar, me zullumet e këtij rrenegati të degjeneruar politik, të
inkuadruar nga kush e di se nga kush, në rradhët e asaj ushtrie legjendare. Objekt
i këtij shkrimi, nuk janë vetëm veset e pështira të këtij mashtruesi ordiner,
por më tepër se çdo gjë tjetër, shqetësohemi për pikëpamjet nihiliste e disfatiste
të paraqitura më parë dhe që në intervistën e fundit, i mbron duke i ilustruar
me akuzat e ngritura kundër të tjerve me
djallëzitë e veta për të dalë si njeriu më i ditur i të gjitha kohrave e
fushave studimore. Nuk është hera e parë, që ky rrufjan i shitur e i blerë brënda
tregut grotesk të politikës të padukëshme, del në sipërfaqe dhe ashtu si një
kritzer i sëmur, sulmon UÇK-ës dhe drejtuesit e sajë fillimisht me aludime
indirekte, ndërsa më vonë gradualisht, del dhe hapur si në rastin konkret kundër
Hashim Thaçit, Azem Sylës, Xhavit Halitit e Ramush Haradinaj. Fillesën
e kësaj ogurzie, karrjeristi i sëmurë nga deliri i madhështisë, e nisi në 21
Prill 2000, në gazetën “Rilindja” me
artikullin “Ku shkoi pjesa dërmuese e
luftëtarve të UÇK-ës”, ku i thekuri për një magazinë historike brënda asaj lufte,
duke treguar “dhimbje” për luftëtarët
e UÇK-ës, që po largoheshin nga TMK-ës, me filozofinë profane në shkrimin e vet,
nxit urrejtjen dhe kundërvënjen e luftëtarve ndaj ish drejtuesve të UÇK-ës. Më
tej profeti i parashikimeve të kaluarës e të ardhmes, duke aluduar për
politikat e ndjekura nga ish udhëheqësit e drejtuesit e UÇK-ës, e vë veten në
rol të gjeniut intelektual dhe porosit për kujdesin, që duhet treguar për
efektivat e ndikuar moralisht. Në vazhdim të këtij shkrimi, ëndërruesi për
postin e Zv/Shefit të SH.P. të UÇK-ës, në pas luftë duke e kthyer veten në
mendimtar të math, porositë që “politikanët
e dalë nga UÇK-ës, duhet të ruhen nga
vetëkënaqësia” dhe për të shpëtuar nga kjo, “duhet të marrin këshilltar të njohur”, duke nënkuptuar vetë
Dilaverin. Me të njëjtën mënyrë shkruan Dilaveri dhe në librin “Rruga
që më çoi në UÇK-ës” dhe atë “Një kolonel midis Tiranës e Prishtinës”,
ku pa hequr dorë nga mendimet ogurzeza, nënvleftëson dhe injoron udhëheqjen
politike, sistemin e komandimit e të drejtimit të UÇK-ës, logjistikën dhe
mjetet financiare, duke aluduar indirekt për Hashim Thaçin si udhëheqës politik
i UÇK-ës, Azem Sylën si Komandant i UÇK-ës, Bislim Zyrapin si Shef i SHP të UÇK-ës,
dhe Xhavit Halitin e Adem Grabovcin si drejtues të logjistikës e mjeteve
financiare në atë luftë çlirimtare. Si në njërin dhe në tjetrin libër sugjeron,
“se nuk është pyetur e marrë mendimi i
tij, për një sërë problemesh të rëndësishme, ku për pasojë ka ardhur dhe dështimi”.
Në pas luftë, fill pas mbarimit të sajë, nga drejtues e luftëtar të
ndryshëm, u dhanë mendime analitike, për aksionet e ndërmarra gjatë luftës
së UÇK-ës, betejat e zhvilluara prej sajë dhe për operacionin “Shigjeta”. Për këtë
të fundit u shkrua në Revistën “Zëri” të Prishtinës Nr.3927 datë 27 Maj 2000,
ku Bislim Zyrapi i intervistuar si komandant i operacionit dhe Spiro Butka si
zv/komandant dhanë mendimet e tyre, për këtë veprim luftarak frontal të UÇK-ës.
Dilaver Goxhës nuk ju durua, por fill pas këtyre shkrimeve, nisi të psallë në
glorifikim të vetes, duke folur si zëvendës i Shefit të SHP të UÇK-ës. Se si e ëndërron veten ky marifetçi i
fantazive karrjeriste, është punë e tij, por luftëtarët e asaj lufte shqetësohen
për mendimet aventureske, që hodhi në ato vite ky megalloman në tregun
gazetaresk, në dëm të UÇK-ës dhe historisë
të sajë. Kështu, në 20 dhe 21 gusht të vitit 2000, gazetari i gazetës “Shekulli”
e Tiranës, nisur nga rrëfimi i vetë Dilaver Goxhës, e propagandon atë si ”Njeriun e Tiranës në krye të UÇK-ës”,
duke theksuar se “ai së bashku me të
birin, dhanë gjithçka për luftën” dhe në sajë të këtij aktiviteti sipas
gazetarit, “arriti të bëhej Zëvëndës
Komandant i Përgjithshëm i UÇK-ës”.
Luftëtarve të UÇK-ës,
nuk u interesojnë aspak fantazirat e tij
karrieriste, por shqetësohen së tepërmi për deklarimet e tij të turpëshme, ku
ai “si njëri nga të mëdhejtë e UÇK-ës”,
arrin të nënvleftësojë dhe për më tepër të injorojë luftën madhështore të UÇK-ës,
gjatë realizimit të Epopesë së Lavdishme nga ana e sajë. Kjo vërtetohet nga përgjigja
që i jep gazetarit për pyetjen vetë
Dilaveri në 20 dhe 21 gusht të vitit 2000, “Në
sa beteja keni marrë pjesë dhe mbresat tuaja të pa harruara”? Ëndëruesi
karrjerist, duke ecur bashkërisht me ndjenjat e tij tepër të errëta, arin deri
atje sa gjatë përgjigjes rëndon dhe ofendon së tepërmi haptazi UÇK-ës, udhëheqjen
e SHP të sajë, duke thënë se, “së pari duhet të korigjojmë një lapsus
tuajin. UÇk-ës nuk zhvilloi asnjë betejë, pasi në termologjinë ushtarake me
fjalën betejë, nënkuptohet pjesmarrja në luftim e një sasie shumë të madhe
forcash, divizion e lart me të gjitha llojet e armëve. Me këtë dua të them, se
UÇK-ës ka zhvilluar vetëm luftime, si dhe planizoi e organizoi një operacion të
emërtuar Shigjeta, por që në praktikë, nuk mundi të arrinte përmasat e një
operacioni, si rrjedhojë e disa faktorëve objektivë, të cilat janë objekt
studimi i analistëve e studiusve ushtarak”. Këtë deklarim monstruoz të tij,
e ballafaquam me akuzat paradoksale që ngre ky profan kundër Xhavit Halitit dhe
përgojimit të Ramush Haradinaj, në 8 Gusht 2013, duke i treguar disfatizmin që
ai paraqet në opsionet e veta taktike, operative dhe strategjike për luftën e
Kosovës, gjë që e kemi bërë të njohur disa herë në mediat e Prishtinës. Por me që ky shkrim i
radhës i luftëtarve të UÇK-ës, doli fillimisht në Tiranë në gazetën “Dita Online” dhe u përhap si rrufe në
disa faqe interneti, Dilaverit i hynë grenxat në vend të lig dhe menjëherë
kërkoi ndihmën e gazetarit, për të ndrequr atë që kishte qorrollisur 12 vite më
parë.
Kështu
pa u ndjerë ky enigmatik, del atje ku i dhembë e i djegë dhe në 29 Gusht 2013
me anën gazetarit intervistues shtron të
njëjtën pyetje si 12 vite më parë në 20 Gusht të vitit 2000, “Në sa beteja kini marrë pjesë, mbresat
tuaja të pa harruara?”. Dilaver Goxhaj, duke i bërë bisht përgjigjes
disfatiste të vitit 2000, tenton të lajë fekalen që ka bërë me urinën e vet,
kur deklaron, se “këtë pyetje ma kanë bërë,
dhe
në intervistën e parë që unë kam dhënë
në Gushtin e vitit 2000. Dhe kam kthyer këtë përgjigje: “UÇK-ës, nuk ka zhvilluar beteja, pasi në
termologjinë ushtarake me fjalën betejë, nënkuptohet pjesëmarrja në luftë e njësive
të mëdha operative divizion e lart. UÇK-ës ka zhvilluar luftime, si dhe planëzoi
e organizoi një operacion të emërtuar “Shigjeta”, por që në praktikë, nuk mundi
të arrijë në përmasat e një operacioni gjë e cila kërkon një analizë më vete”. Kushdo
mundet ti ballafaqojë të dy deklarimet e viteve të ndryshme, për të nxjerrë
konkluzionet përkatëse, por kryesorja është, se që të dyja në thelb i mohojnë UÇK-ës
zhvillimin e betejave luftarake nga ana e forcave të sajë. Dhe për të dalë nga bataku ku është futur, nisë e tjerë sofizma për
elementet përbërës të luftës, për tu shitur para opinionit publik si “teoricien apo strateg i madh”, në një
kohë kur dihet, se Dilaver Goxhaj ka mbaruar akademinë ushtarake por në
fakultetin e AKA dhe jo fakultetin gjitharmësh, ku studiohen e praktikohen në
rrugë mësimore e stërvitore format e ndryshme të luftimit, proçese këto që
aliasi Dilo Jovan Bregut, vetëm sa për njohuri i janë dhënë disa informacione në
atë fakultet, sepse lloji armës për të cilin është arsimuar ai, dihet dhe njihet nga të gjithë ushtarakët e mirëfilltë,
se sa kapacitete ka për të trajtuar ushtarakisht këto probleme. Mirpo Dilaveri
vazhdon me të tijat dhe harron se duke shpjeguar me imtësi llojet e luftimeve,
nuk po bën gjë tjetër veçse po i tregon arat babait.
Për të qënë real, me marrëzitë që deklaron ky
i paudhë, do të ndalemi paksa për një problem tepër të rëndësishëm, që ka të bëjë
me dinjitetin e popullit dhe atij kombëtar, të cilin në mënyrë meskine Dilaver
Goxhaj kërkon ta shkelë me këmbë, për të dalë në sipërfaqe, si ndonjë gjeni i
rrallë i strategjisë botërore. Opinioni publik Shqiptar i kudo ndodhur, në këtë
intervistë dhe më parë, është njohur, me mohimin që u bënë betejave të UÇK-ës
dhe jo vetëm asaj por dhe atyre LANÇ-re të zhvilluar gjatë luftës së Dytë Botërore
kundër pushtuesve nazifashistë. Dhe për të justifikuar këtë palaçoizëm politik
të tij, nis e shpjegon përkatësitë e termit luftarak të betejës, duke cituar thënje
të ndryshme të historianve të njohur ushtarak, për të mbuluar djallëzitë e veta
për disfatën, që kërkon të imponojë ushtrive çlirimtare të kombit tonë, brënda
historive luftarake, që ato kanë zhvilluar në luftë kundër okupatorve për liri
e pavarësi kombëtare. Ne e njohim shpjegimin që ky “teoricien” paraqet për kushtet e zhvillimit të një beteje dhe nuk
ka nevojë të qartësojmë më tej këtë përcaktim, sepse ato i kemi studiuar më
thellë se sa Dilaveri në fakultetet gjitharmëshe të akademive ushtarake përkatëse
dhe i zbatuam në luftë bashkë me luftëtarët çlirimtar të UÇK-ës, pa asnjë
hezitim, frikë e ndrojtje ndaj kundërshtarit
të shumtë që kishim përballë. Shqetësimi ynë për këtë rast, nuk qëndron në
kategorizimin e betejave, por në mohimin që u bënë atyre ky rrufjan politik,
gjatë zhvillimit të atyre luftrave çlirimtare nga populli Shqiptar në luftën e
Kosovës dhe në atë të Dytë Botërore.
Duke luajtur me termat dhe përcaktimet për
llojet e luftimit, Dilaver Goxhaj, mohon dhe pranon në të njëjtën kohë, se UÇK-ës nuk ka
zhvilluar beteja luftarake, sepse UÇK-ës ishte ushtri guerile e nuk i kish
kapacitetet e duhura, për të zhvilluar beteja të mirëfillta. I futur kokë e këmbë
brenda llumit karrierist, ky handikap harron se UÇK-ës, pas ardhjes të Bislim
Zyrapit e oficerve të tjerë nga frontet luftarak të Bosnjes e Kroacisë, në kohën
kur vajti ky robot i kurdisur në luftë në marsin e vitit 1999, kish më shumë se
një vit, që ishte ristrukturuar institucionalisht, nga skuadra si element
fillestar taktik, deri SHP të UÇK-ës dhe respektivisht zhvillonte luftë
partizane të mirëqënë dhe të suksesshme, me 7 zona luftarake brënda të cilave
aktivizoheshin njëherazi 31 njësi taktike, të emërtuara për rrolin që luanin në
atë luftë Brigada luftarake. Nisur nga kjo strukturë organizative e kohës së
luftës, kur u paraqit dhe Dilaveri, ne po e ballafaqojmë këtë handikap, se me
forcat, mjetet luftarake, resurset njerëzore dhe ato ekonomiko financiare, UÇK-ës
zhvilloi betejat e sajë, si ajo e Prekazit në Drenicë, Rahovecit, Llapushnikut,
Butakovës, Gollakut, Koshares, Pashtrikut e disa të tjera, të cilat në përshtatje
me situatat e imponuara, i realizoi me sukses të plotë me forcat e veta dhe pas
ndërhyrjes të NATO-s, bashkërisht me atë aleancë ndërkombëtare. Komandanti i
baterisë kundërajrore, duke i shpjeguar
vetes pjesëmarrjen e forcave në betejë, ligësia që ka në shpirt e zëmër, nuk e
lejon të pranojë se në Prekaz u zhvillua një betejë madhështore, jo vetëm kundër
Jasharajve Legjendar të rrethuar nga 5800 forca Serbe të blinduara, mekanizuara
e motorizuara, por dhe kundër katër njësive taktike, Br.111,112,113 dhe 114 të
ZO të Drenicës, që bashkërisht luftuan dhe fituan, jo vetëm moralisht por dhe
taktikisht, kundër atyre hordhive Serbe, që u tërhoqën me turp nga ajo masakër
mizore e barbare, që kryen kundër një familje të vetme atdhetare e patriotike. Nëse,
sipas këtij teoricieni që tjerë e thur sofizma nga më të pështirat, nuk do të
quhet betejë kjo ngarje madhore, atëhere përse Beogradi solli dhe hodhi në
veprim kundër Jasharajve 5800 forca të veshura me blind e hekur? Kjo është plotësisht
e kjartë, për ata që arsyetojnë si ushtarakë të mirëfilltë, se përse Ushtria Serbe
i hodhi në luftim ato forca. Jo vetëm për të sulmuar e azgjësuar Jasharajt e
pamposhtur, por dhe për të mbrojtur forcat e veta nga sulmet e katër Brigadave
të ZO të Drenicës, që ishin të lidhura ngushtazi me komandantin e tyre
Legjendar Adem Jashari.
Arsyetimi që përdorëm për argumentimin e betejës
të Prekazit, është plotësisht i vlefshëm dhe për betejat tjera, të Rahovecit,
Llapushnikut, Butakovës, Gollakut, Koshares, Pashtrikut e të tjerave në vazhdimësinë
e asaj lufte çlirimtare, ku u ingranuan në luftime nga UÇK-ës më shumë se tre
njësi taktike, Brigada luftarake për çdo betejë, kërkesa që i shtron Dilua i
Jovan Bregut për zhvillimin e betejave. Për të përforcuar më tej mendimn tonë
argumentues, theksojmë se me ndërhyrjen e NATOS, betejat e UÇK-ës, morën një
pamje tjetër, më të sigurtë për fitore, sepse çdo veprim luftarak i UÇK-ës,
tashmë ishte i kordinuar dhe mbështetej fuqimisht nga forcat ajrore të NATO-s.
Këtë e konkretizojmë me betejën e Pashtrikut, ku nga UÇK-ës, morën pjesë rreth 6000
forca të inkuadruara në katër drejtime
taktike, pra Brigada luftarake si Br.128 etj, betejë e cila u realizua me shumë
sukses, duke ngelur në historinë e asaj lufte si betejë vendimtare, që e
detyroi ushtrinë Serbe, të ulej në tavolinën e kapitullimit në Kumanovë. Në këtë
betejë madhështore, UÇK-ës u mbështet fuqimisht nga Forcat Ajrore të NATO-s dhe
për të shuar kuriozitetin e Dilaver Goxhës, theksojmë se për 6 ditë rresht nga
20.06 deri 26.06.1999, aviacioni gjuajtës bombardues, me forcën e tij
luftarake, kthehu në pluhur e hi, çdo element të mbrojtjes të ushtrisë Serbe, duke krijuar kushte të
favorshme për fillimin e sulmit nga UÇK-ës frontalisht nga kufiri
Shqiptaro-Shqiptar, sulm i cili arriti suksesin duhur me thellësi deri në 10 km
që në ditën e parë të luftimit. Gjatë sulmeve e bombardimeve ajrore dhe zhvillimit të betejës të Pashtrikut, ishte prezent në VK e drejtimit
në krah të Bislim Zyrapit, Spiro Butkës e Shaban Misliut një ekip i Aleancës Atlantike, të gjithë nga
SHBA-ës,, të cilët gjatë raportimit të arritjeve, fluturonin nga gëzimi më shumë
se ne antarët e atij shtabi operacional. Ata shoqëroheshin nga Shefi i SHISH të
qarkut të Kuksit Ram Kuca, i cili me kohë ishte bërë pjesë e pandarë e
veprimeve operacionale të emërtuar ”Shigjeta”. Shpjeguam me hollësi realizimin e betejave nga UÇK-ës
gjatë luftës për çlirimi e Kosovës, për të sqaruar opinioni publik Shqiptar, për
ngatërresat që paraqet andej e këtej dështaku i asaj lufte, Dilaver Goxhaj
alias Jovan Bregu. Këto argumentime vlejnë për të hedhur poshtë dhe tezën tjetër
të këtij nihilisti të zi, i cili mohon
zhvillimin e betejave të partizanve të LANÇ-re kundër bishës Nazifashiste gjatë
Luftës së Dytë Botërore. Megjithse jemi vazhdues të idealeve të atyre luftëtarve
legjendar, rezervohemi paksa, sepse ata janë gjallë dhe besojmë se do ti përgjigjen
ashtu si duhet këtij komandanti baterie. Duke u kërkuar ndjesë për ndërhyrjen
tonë në historine tyre luftarake, theksojmë se i hallakaturi në mendime Dilaver
Goxhaj, gabon shumë rëndë, kur u mohon 70 mijë partizanve të asaj lufte madhore,
të rreshtuar në disa Korparmata, Divizione e dhjetra Brigada Sulmuese,
zhvillimin e betejave si në rastin konkret të asaj për çlirimin e Tiranës, ku
morën pjesë pesë brigata si njësi të mirëfillta luftarake taktike. Në vazhdimësi
të argumentimeve tona, do të ndalemi paksa dhe për megallomaninë e Dilaver
Goxhaj, i cili gjatë referimeve të tijë për termat e luftës, përmënd ushtarak
të njohur nga vende të ndryshme të Botës, duke lënë në harresë kombin e vet
Iliro Shqiptar, që ka një histori
luftarake më të pasur se ata që përmënd Dilua i Jovan Bregut.
Nuk
i mohojmë thënjet dhe përcaktimet e tyre, për llojet e ndryshme të luftimeve e
luftrave, por para se tu referohet atyre, ne i themi Dilaver Goxhës, se ato nuk
janë tabu dhe se çdo shtet, popull e komb, ka artin e vet luftarak, që e trashëgon
nga lashtësia e largët, dhe mbi bazën e tij dhe të eksperiencës botërore, ndërton
doktrinën e vet ushtarake. Edhe Shqiptarët, duke filluar që nga betejat detare
Iliriane kundër Romakve, ato të Pirros në Itali në ndihmë të mbretit të
Napolit, fushatat e mëdha të Lekës së
Madh nëpër Azinë e mesme, përballjet Iliro Shqiptare me kolonët pushtues të Sllavëve,
arritën deri tek përplasja me hordhitë e pafund të perandorisë Osmane, ku një
jehonë të madhe mori në arenën ndërkombëtare lufta 25 vjeçare e Gjergj Kastriot
Skënderbeut, i cili edhe pse ushtria Turke ishte 2-3 herë më e madhe se forcat
që ai zotëronte, nuk u mposht asnjëherë dhe gjatë periudhës së tij, zhvilloi
disa beteja radhazi, të cilat i fitoi, duke e detyruar ushtrinë Turke të tërhiqet
me turp drejt Stambollit. Luftëtarët e UÇK-ës i tregojmë Dilaverit të vogël në
shpirt, se madhështia e Çezarit të Madh të Romës së Lashtë, nuk është vetëm se
drejtoi legjionet e sajë, por se teorinë dhe praktikën për drejtimin e tyre, e
përfitoi gjatë studimeve e përgatitjes si drejtues luftarak në Akademinë
Ushtarake të Apollonisë Iliro Shqiptare. Historia e artit ushtarak Shqiptar nuk
mbeti në vend, por u zhvillua më tej edhe pas luftës së dytë botërore, mori hov
zhvillimi të dukshëm, ku ushtria Shqiptare, nëpërmjet stërvitjeve të ndryshme të
shumëllojta, praktikoi e zbatoi të gjitha format e luftimeve dhe mbi bazën e të
kaluarës dhe të tashmes, ndërtoi doktrinën e vet ushtarake, të cilën e zbatoi në
vazhdimësi me gjeneralët e sajë të njohur
nga ushtria e populli Shqiptar, gjatë asaj lufte të ftohtë e
antagoniste.
Duke
folur për luftën e Kosovës, Dilaver Goxhaj prrallis teorira sipas oreksit e për
interesat e veta, për të diskretituar ish organizatorët, udhëheqësit,
drejtuesit dhe komanduesit asaj ushtrie çlirimtare, për të ngritur mbi ata
personalitetin e vet, në një kohë kur dihet, që me këtë kontrapedal, nuk u muar
asnjeri nga drejtuesit e asaj ushtrie.
Kjo u vërtetua më tepër në pas luftë, ku Dilaveri rendëte rrugëve të Prishtinës,
si humbameno, si rezultat i paudhësive që kish bërë gjatë luftës e që i
vazhdonte dhe në paqe, me thashmethemet që thurte kafeneve të Prishtinës. Lufta
e Kosovës ishte dhe mbeti në historinë tonë kombëtare, si lufta e popullit
Shqiptar të asaj treve etnike, për liri, pavarësi e bashkim kombëtar. Qëllimi i
saj ishte politik dhe jo ekonomik si pretendojnë disa teoricien të lindjes e
perëndimit, të cilët përmes këtyre thënjeve çojnë ujin në mullirin e Beogradit.
Ajo luftë u zhvillua në përputhje të plotë me parimet, kriteret dhe kërkesat
artit luftarak bashkëkohor, duke kaluar në disa faza, në fllim në atë të thjeshtë,
nga kjo në të përbërën dhe më pas në të ndërlikuarën. Me këtë duhet kuptuar, se
nga Nëntori i vitit 1993, kur u formua SHP i UÇK-ës e deri në fund të vitit 1997,
kur nisi ristrukturimi i sajë, ajo ushtri zhvilloi luftë guerile, ndërsa pas
atij ristrukturimi e deri në 9 Prill 1999, UÇK-ës zhvilloi luftë partizane me
front të pjesshëm e të përkohshëm. Nga 9 Prill 1999, ditën kur nisi sulmi në
betejën e Koshares dhe deri 21 Qershor 1999, ditën kur u largua dhe ushtari i
fundit Serb nga ajo tokë Shqiptare, UÇK-ës kaloi në luftë frontale me front të
rregullt, jo vetëm me ato forca që sulmuan nga vija kufirit Shqiptaro-Shqiptar,
por dhe brënda zonave operative të UÇK-ës në
krejt Kosovën, ku qëllimi ishte zgjerimi i teritorit zotërues, deri në çlirimin
e plotë të Kosovës. Përsa i përket taktikave që u përdorën gjatë asaj lufte, të
cilat citohen nga Dilaveri, nuk i mohojmë, por ato nuk janë pjellë e tij, por
pjesë e veprimtarisë luftarake të planëzuar e realizuar, sipas ideve
strategjike të udhëheqjes, komandimit e drejtimit luftarak të UÇK-ës, ku
Dilaveri nuk bënte pjesë fare. Këto e të tjera fakte argumentues, tregojnë dhe
flasin se zhvillimi i luftrave midis popujve, kombeve e shteteve të ndryshëm,
nuk varen vetëm nga sasia numerike e ushtrisë dhe as nga potenciali ekonomike e
ushtarak, por dhe nga qëllimi, motivi, morali, iniciativa, trimëria, guximi, përgatitja
dhe zotërimi i forcave luftarake për ti
përdorur ato me kriter gjatë përballimit të situatave luftarake që imponohen. Paturpësia e Dilaver
Goxhës, arrin kulmin kur ky komandant baterie, duke folur për strategjinë e UÇK-ës
thekson, se “UÇK-ës synonte që fitoren
vendimtare ta arrinte, duke bërë largimin e armikut nga Kosova, pa bërë luftime
serioze, e jo më të bëhej fjalë për beteja ushtarake.” Pas këtij përcaktimi
nënvleftësues, që i bën UÇK-ës, Dilogogu i Golemit, duke vazhduar më tej me poshtërsitë
e tij, fyen shumë rëndë UÇK-ës, duke e ofenduar së tepërmi, kur e krahasonë atë “si zegal apo murrjeli, një lloj mize e
cila ushqehet, duke pickuar qetë e buajt nën bisht në vendin e jashtëqitjes”.
Ky idiot i lindur, ose është katandisur, për tu futur pas hekurave të Shtimjes,
ose të vihet para përgjegjësisë penale, për të treguar, se kush e nxit për të
kryer këto fyerje e ofendime brutale, jashtë çdo etike njerëzore.
Aventurizmi
i Dilaver Goxhaj, përfshin brënda vetes gënjeshtra, intriga dhe mashtrime të pa para në historinë e njerzimi. Kështu,
duke folur në këtë intervistë, ky handikap sajon e thur skenar e situata të paqëna,
të cilat si marifetçi që është, i rregullon dhe i vendos sipas interesit të vet,
për të bindur opinionin publik, se ky qënka organizatori dhe drejtuesi kryesor
i asaj ushtrie. Kështu, në vazhdim të intervistës për këto sajime, ai shkruan
dhe për operacionin “Shigjeta”, duke
aluduar, se autori për planëzimin, organizimin dhe drejtimin e atij operacioni është
ai dhe vetëm ai. Për këtë sajon e përdor gënjeshtra nga më të ndryshme, të
cilat bien ndesh me realitetin e ndodhur. Arrinë deri atje sa për emërimin e
Bislim Zyrapit Ndihmës i Ministrit të Mbrojtjes dhe Komandant i operacionit “Shigjeta”, dhe zëvëndësimin e tij me
Agim Çekun për detyrën e Shefit të SHP, u pyet dhe vendosi Dilaveri i Goxhajve.
Dhe për ti vërtetuar këto thënje, sajon gënjështra se si manovron brënda atij
Shtabi, ku e ndjekë nga pas Mustafë Gashi, i vënë qëllimisht si afije nga ana e
Bislim Zyrapit. Nuk rri pa përfolur dhe luftëtarin e dy luftrave Nexhmedin
Kastratin, si tezakun e Drinit, ku sipas Dilaver Goxhaj, nuk është i
përshtatshëm për detyra të tjera të asaj lufte. Hamëmdësira dilaveriane që
kuptohen lehtësisht përse sajohen, por si në të gjitha rastet e tjera dhe për këtë
eveniment të rëndësishëm luftarak të UÇK-ës, do ta ballafaqojmë këtë sharlatan,
me ecurinë e vërtetë të planëzimit, organizimit, drejtimit dhe zhvillimit të
atij operacioni, strukturën e të cilit e hartoi ish Shefi Shtabit të Përgjithshëm
të asaj kohe Bislim Zyrapi. Ky operacion filloi veprimet luftarake me betejën e
Koshares në 9 Prill 1999 dhe i vazhdoi ato më tej me betejën e Pashtrikut nga
26 Maj 1999 deri 21 Qershor 1999. Për të lehtësuar dhe vetë Dilon nga ato hëmëndësi
të turbullta, më poshtë po e njohim këtë Jago të këtyre kohrave moderne, me ata
që kanë organizuar, planizuar, drejtuar e zhvilluar këtë operacion të UÇK-ës.
UDHËHEQJA E OPERACIONIT
-Kryetar i QPK-ës dhe Komandant i
përgjithshëm i UÇK-ës Hashim Thaçi; -Ministër i Mbrojtjes i QPK-ës Azem Syla;
-ZV/Ministër i Mbrojtjes i QPK-ës Fatmir Lima
KOMANDANTI DHE SHTABI I OPERACIONIT
-Shefi i SH.P të UÇK-ës dhe
Komandant i operacionit “Shigjeta” Kolonel Bislim Zyrapi, i emëruar me urdhër të
MM Azem Syla Nr.10 dt.01.04.1999; -ZV/Komandant dhe drejtues të shtabit
operativ të operacionit “Shigjeta” Kolonel Spiro Butka, i emëruar me urdhër të
MM Azem Syla Nr.10 dt.01.04.1999; -Ndihmës drejtues të Shtabit dhe operativës
Shaban Misliu, i emëruar me urdhër të MM Azem Syla Nr.10 dt.01.04.1999; -Shef të
ndjekjes të situatave dhe kordiator ndërmjet ZO Gramoz Kelmendi, i emëruar me
urdhër të MM Azem Syla Nr.10 dt.01.04.1999; -Shef të organizimit dhe
komunikimit të UÇK-ës dhe NATO-s Agron Haradinaj, i emëruar me urdhër të MM
Azem Syla Nr.10 dt.01.04.1999; -Shef të logjistikës të operacionit “Shigjeta”,
Major Mark Shala, i emëruar me urdhër të MM Azem Syla Nr.10 dt.01.04.1999;
-Shef i armatimi dhe municionit Kapiten Shefki Avdullahu, i emëruar me urdhër të
MM Azem Syla Nr.10 dt.01.04.1999; -Shef
i policisë ushtarake të operacionit “Shigjeta” Fadil Hoxha, i emëruar me urdhër
të MM Azem Syla Nr.10 dt.01.04.1999.
Drejtimi Operativ NR.1
-Komandant i drejtimit operativ Nr.1 Rustem
Berisha; -Shefi i Shtabit Agim Ramadani; -Shef Operativ Adem Dahri, të emëruar
me urdhër të MM Azem Syla Nr.11 dt.01.04.1999.
Drejtimi Operativ Nr.2
-Komandant i drejtimit Operativ
Nr.2 Nexhmedin Kastrati;- Zv/Komandant i drejtimit operativ Nr.2 Musë Jashari;
-Shefi shtabit i drejtimit Operativ Nr. Nexhip Hajdari; -Shefi Operativ Rifat
Sulejmani; shefi i logjistikës Fadil Demiri, të emëruar me urdhër të MM Azem
Syla Nr.12 dt.10.04.1999.
Emërimet për Drejtimet Taktike të Drejtimit Operativ Nr.2:
-Komandant i drejtimit taktik
Nr.1 Uran rexhepi; -Komandant i drejtimit Taktik Nr.2 Bilal Syla; -Komandant i
drejtimit taktik Nr.3 Ruzhdi Saramati i emëruar me urdhër të MM Nr.12
dt.10.04.1999; Zv/Komandant Dr.T.Nr.3 Elmi Bytyçi; Shefi shtabit dhe operativ
Dr.T. Nr.3 Nazmi Pulaj, të emëruar me Urdhë të MM Azem Syla Nr.13
dt.17.05.1999; -Komandant i drejtimit taktik Nr.4 Hysni Syla i emëruar me urdhër
të MM Nr.12 dt.10.04.1999; ZV/Komandant i Dr.T. Nr.4 Enver Rustemi; Shefi
Shtabit dhe operativ i Dr.T.Nr.4 Gani Shehu, i emëruar me urdhër të MM Azem
Syla Nr.14 dt.23.051999; - Për drejtimet taktike Nr.5 dhe Nr.6 të merren epror
nga Z.O.
Duke vazhduar në intervistën e tij për këtë operacion,
ai deklaron me përgjegjësi, “se është i
pari plan luftarak, i hartuar në mënyrë profesionale dhe me dokumentacinin e plotë”, duke përmëndur emrat e
përpiluesve dhe emrin e tij e ka vënë në
krye si Jovan Bregu. E cilëson të parin, se më parë sipas tij UÇK-ës paska
vepruar “shkel e shko” e me ardhjen
e tij u vunë punët në vijë. Por në fakt, plani që ai e pretendon si të tij, ka
vetëm 6 faqe tekstuale, pa vendim, pa urdhër luftarak, pa plan kordinimi
veprimesh, pa kod bisedimesh dhe për më tepër, pa hartë ideje, vendimi, qëllimi,
përbërje, dëndësi e raport forcash dhe detyra luftarake të preçizuara, gjë që vërteton,
se është plotësisht pa dokumentacionin e nevojshëm, për drejtim e zhvillim. Dhe
për të përvetësuar autorsinë atij plani, të cunguar, komandanti i baterisë
kundrajrore, gënjen hapur “se ai plan përfundoi më 17 Prill 1999 dhe
në të përfshihet dhe lufta në Koshare”. Plani në
fakt ka datën 31 Mars 1999 dhe lufta në Koshare nisi në 9 Prill e jo në datën
17 si gënjen Dilogogu i Goxhajve. Plani sipas tij “u hartua si plan tekstual, të bazuar në hartën e shkallës 1:50000 “,
harta nuk është askund dhe u miratua nga një person që nuk ka qënë kurrë
komandant i UÇK-ës. Në fund u firmos nga Bislim Zyrapi. Më poshtë ai shkruan, “se në atë operacion morën pjesë 12000 vullnetar të ardhur në Shqipëri”,
deklarim ky i kundërt me atë të Shefit të SHP të UÇK-ës Bislim Zyrapit për 6000
forca, si komandant i atij operacioni. Në asnjë shkrim për operacionin “Shigjeta”, si në atë të Bislim Zyrapit
në revistën “Zëri” të Prishtinës dhe në artikullin analitik të Spiro Butkës,
botuar në shtypin e Tiranës e Prishtinës,
nuk është mohuar ekzistenca e Planit
tekstual të hartuar në SH.P. të UÇK-ës, dhe një kopje e tij ekziston në dosjen e
operacionit “Shigjeta”, por jo ashtu si gënjen e mashtron karrjeristi i sëmur
Dilaver Goxhaj. Ai plan është me Nr.Prot.J-03/1 Datë 31.03.1999 dhe kopja e tij
i është dorëzuar dorazi Spiro Butkës nga Xheladin Gashi, në një banesë në Krumë
të Hasit, në prag të muajit Prill 1999. Ai u studjua me imtësi, për çdo fjalë e
frazë të gjashtë faqeve të tij dhe u konkludua se ai plan tekstual, nuk zotëronte
parametrat e nevojshëm, për organizimin, drejtimin dhe zhvillimin e një
operacioni luftarak të përmasave si ai “Shigjeta”.
Spiro Butka, nuk e mori përsipër zhvillimin e operacionit sipas atij projekti,
sepse ai i shkaktonte disfatë UÇK-ës dhe
për këtë u kunsultua me Azem Sylën, në prezencë të Xheladin Gashi në Krumë. Aty
u këmbëngul, që organizimi i operacionit të kryhej sipas projektit të hartuar e
skicuar në rrugë akademike. Në vazhdimësi, ky mendim u diskutua më pas dhe me
Bislim Zyrapin, i cili i miratoi
ndryshimet dhe këtë e vërteton dhe intervista që jep vetë Zyrapi, ku përdor
termat e rinj dhe jo ato të Dilaver Goxhës, të renditura në planin e famshëm të
tij tekstual. Kështu u vendos, sepse Spiro Butka i paraqiti ato mendime me dhëmshurinë
e atdhetarit dhe për këto qëndrime, jo pa qëllim Presidenti i R.SH. Bamir Topi
më 9 Maj 2012, në kuadër të 100 vjetorit
të shpalljes së pavarësisë kombëtare, me Dekret Nr.7443 dt. 08.05.2012, e
dekoroi Spiro Butkën me medaljen e Mirënjohjes Kombëtare me motivacionin: ”Për trimërinë dhe patriotizmin e treguar për
çlirimin e trojeve Shqiptare në vitet 1999-2001 dhe për të drejtat njerzore e
kombëtare të Shqiptarve”.
Për të qënë real
dhe i hapur me opinionin publik, është e domosdoshme të sqarojmë dhe qartësojmë
më tej, materialet e dosjes të operacionit “Shigjeta” dhe kodoshllëqet që pretendon në hallakatjet
e tij Dilaver Goxhaj alias Jovan Bregu. Për luftën me front të rregullt,
të UÇK-ës në kufirin imagjinar Shqiptaro-Shqiptar, është folur më herët midis
Azem Sylës, Spiro Butkës, Shuaip Mujës e të tjerëve, në një argjendari të
improvzuar enkas nga Gani Veseli në rugën e Durrësit, atëhere kur Dilaver
Goxhaj, punonte si hamall ngarkim shkarkimi në një shoqëri transporti mallrash,
të drejtuar nga ish kolegu i tij i llojit tëmës . Por sistemimi i atyre
mendimeve, për atë luftë, nisi të kristalizohet në fillim e gjatë muajit Janar
1999, kohë kjo kur Beogradi, u hodh totalisht në luftë mizore, për zhdukjen e
Shqiptarve të Kosovës martire. Natyrisht, që punët nuk shkuan rrëshqanthi si në
vaj, por me kthesa e zigzake, ku pengesat që dualën përpara, u kapërcyen në përputhje
të plotë, me vështirësitë e situatave aktuale të asaj kohe. Këto diskutime, nuk
u lanë brënda asaj argjendarie, por u vu në dijeni dhe Bislim Zyrapi si
drejtues kryesor i SH.P. të UÇK-ës në malet e Kosovës. Ecuria për atë luftë frontale
të Frontit të Veriut, që më pas u emërtua operacioni “Shigjeta”, u avancua më tej, me ndërhyrjen e Forcave të NATO-s nga
ajri më 24 Mars 1999. Është pikërisht kjo distancë kohore, kur u skicuan me
laps të thjeshtë në hartën e shkallës 1:200000 Jugosllavia (Fletët Pejë, Nish,
Prishtinë, Shkodër, Shkup dhe Kumanovë), veprimet luftarake të atij operacioni
dhe u zbërthye ideja, qëllimi, përbërja luftarake, dëndësia e raporti forcave,
u përpilua Urdhëri Luftarak Nr.01, ideja e vendimit brënda tij, plan i
kordinimit të veprimeve dhe kodi i bisedimeve. Kristalizimi i këtij operacioni
në hartë dhe tekstualisht në letër, u realizua më vonë nxitimthi, për ti
paraprirë startimit të operacionit “Shigjeta”
në 9 Prill 1999 me sulmin në Koshare. Formën e prerë ky planizim e mori, kur
erdhi Bislim Zyrapi në krye të detyrës, si Ndihmës Ministër i Mbrojtjes dhe
Komandant i Frontit të Veriut, pra i operacionit “Shigjeta”. Ajo hartë, për të cilën iluzionin intriganti Dilaver
Goxhaj, me porosi të organeve përkatëse Shqiptare e Kosovare, u kopjua sipas kërkesave
të aleatëve, që na ndihmuan në luftë dhe u muar prej tyre, për kombinimin e
veprimeve midis NATO-s dhe UÇK-ës.
Për mbarëvajtjen
e atij operacioni, u interesua personalisht vetë kryeministri QPK dhe njëkohësisht
dhe komandanti i UÇK-ës Hashim Thaçi, cili erdhi në VK e drejtimit i shoqëruar
nga Zv/Kryeministri Shqiptar i asaj kohe Ilir Meta dhe komandati i divizionit të
Kukësit, Gjenerali Kudusi Lame. Pjesë e kësaj vëndkomande drejtimi, u bë dhe
një ekip special i NATO-s, të gjithë nga SHBA-ës, që shoqërohej nga i pandari i
UÇK-ës, ish shef i SHIK-ut të Qarkut Kukës, tropojani Ram Kuca. Herë pas here,
aty ishte prezent dhe Sekretari i Ambasadës të SHBA-ës, i cili i ka rrespektuar
jashtë mase Bislim Zyrapin e Spiro Butkën, duke dhënë porosit e duhura ekipit
amerikan, që ishte në atë operacion, për ato nevoja operacionale, që i
parashtronin këta të dy. Kujdes i posaçëm për drejtimin e luftimeve në atë
operacion, u tregua në mënyrë të veçantë dhe nga vetë komandanti i forcave të
NATO-s, gjenerali Uesli Klark, gjë që ai e pasqyron më së mirë në kujtimet e
veta, të shkruara tani në pas luftë. Ne u kërkojmë ndjesë, miqve të popullit
e atdheut tonë, se mbase bëjmë
gabim, që po i nxjerim në shtyp veprimet e tyre, por koha po na
detyron, që të mbrojmë historinë
e vërtetë luftarake, jo vetëm të
popullit tonë, por dhe të atij demokrat Amerikan, të cilët në luftë e
sipër, u bënë njësh me ne dhe
ashtu si një trup i vetëm, luftuam së bashku, deri në përfundim
të luftës së Kosovës. Në atë vënd drejtimi, erdhi dhe e motra e Xhejms
Rubinit, e shoqëruar nga drejtori i policisë të qarkut të Kukësit, e cila u
interesua për luftën, që po zhvillohej në Pashtrik. Kësaj trimëreshe Amerikane,
Spiro Butka i dhuroi një beretë, të qëndisur me stemën e UÇK-ës. Për
tu njohur nga afër me ato luftime, në atë pikë drejtimi erdhën, Ian Fisher përfaqësues i “The Nev York
Times”, R. Jeffrey Smith përfaqësues i “The Uashington Post”, Mike Moor
fotoreporter i ‘The Mirror” dhe
Christopher Chatelot përfaqësues i “Le Monde”. Një kujdes të madh, për
ato luftime u tregua
dhe nga SHP i ushtrisë të R.SH. i asaj kohe, me ndihmesën që dhanë vetë
dhe të ekipeve që dërguan.
Në vazhdimësi të intervistës që jep në
fundin e kësaj vere të nxehtë, ai fletë dhe shkruan për luftën me hamëndësira dilaveriane, të cilat edhe pse
sajohen si të besueshme për opinioni publik nga ai vetë, ato kuptohen që nuk janë
gjë tjetër veçse trukime të qëllimshme, të hartuara nga ky demagog, për të ngritur
personalitetin e vet, mbi drejtuesit e vërtetë të asaj lufte. Ashtu si skuth,
ky individualist i thekur pas egos së vet universale, gjatë pyetjeve që i bëhen
për vlerësimin e drejtuesve të luftës, i përflet ata sipas orekseve e
interesave personale, duke i goditur ata me prapavija të errëta. Kështu,
pyetjes se “Në ç‘rrethana dhe për kë
kishit gabuar në vlerësimet e para në luftë?”, Dilaver Goxhaj tashmë i vënë
në rolin e Judës, pohon me gojën e vetë, se “Dinamika e luftës më detyroi, të ndryshojë mendim për aksh apo për
aksh person, të cilët në momente të caktuara, linin të kuptoje, se meqënse
ishin angazhuar në luftë, tashti puna e tyre ishte si të shpëtonin lëkurën. Sa
më shumë lëviznim dhe sa më shumë kontaktoja me njerëzit, konstatova se i gjithë
populli e kish kuptuar rezistencën tonë në luftë edhe formacionet e UÇK-ës mundoheshin
të ndodheshin sa më afër me popullin. Me një fjalë ndjeva, që propaganda në
popull çalonte, pasi nuk merrej asnjë forcë politike me të.” Përgjigje
cinike e një njeriu të vogël në shpirt, ligësi e të cilit nuk njeh kufij, kur
nuk i realizohen fantazirat e veta karrieriste. Në rastin konkret, ai sulmon
indirekt Hashim Thaçin si ish udhëheqës politik, Kryeministër i QPK dhe
komandant i UÇK-ës pas konferencës së Rambujesë, për “çalimin” sipas Dylos të asaj propagande.
Nuk ngelet pa u prekur dhe lidhjet e UÇK-ës
me Aleancën Atlantike në intervistën e stërgjatur të këtij pseudo analisti
sharlatan, jo për të vlerësuar luftën e sajë ajrore gjatë mbështetjes që i bëri
UÇK-ës, por për të treguar rolin e madhërishëm, që ka luajtur ky handikap në
komunikimet me përfaqësuesit e sajë, deklarime këto që bien ndesh me lidhjet
reale, të cilat u nisën nga Shefi i SHP
të UÇK-ës Bislim Zyrapi dhe u vazhduan po nga ai në operacionin “Shigjeta” deri në fund të luftës. E
vetmja “vepër madhore” e Dilaverit në
marrëdhënjet me NATO-n, është letra tinëzare e tij, drejtuar Komandantit të
asaj Aleance Gjeneralit Uesli Klark, pa dijeninë e Shefin e SHP të UÇK-ës, si
personi kryesor i këtij shtabi luftarak. Por Dilogogu i Goxhajve vazhdon
intervistën e vetë me iluzione e fantazira të pa qëna, për të ngritur veten e
tij mbi të tjerët. Dihet që në luftën për çlirimin e Kosovës dhe trojeve etnike
nga Serbo-Sllavët, nga Shqipëria Amë, morën pjesë 186 vetë, 71 prej të cilëve
ranë dëshmor, 21 janë invalid, 7 luftëtar u burgosën në burgjet Serbe dhe 87
luftëtar që lufta i kurseu, sot janë veteranë të nderuar. Duke i radhitur
pjestarët e asaj lufte, sipas apetitit të vet, është po ky Dilaver
ngatërrestar, që e trajton UÇK-ës si myslimane, sepse sipas këtij fetari të përkatësisë
islame, në rradhët e asaj ushtrie nuk mori pjesë asnjë i krishter, gjë që nuk është
aspak e vërtetë, sepse në rradhët e UÇK-ës, u rreshtuan, Arqile Mandro, Mark
Shala, Spiro Butka, Ilir Dako, Simon Allkanjari e shumë të tjerë Shqiptar dhe të
huaj nga Italia, Franca, Suedia, Finlanda e Norvegjia, Mirpo Dilua, nuk është
se nuk i di këto statistika, por nuk mund të pranojë, që Arqile Mandros kolegut
të Dilos dhe Spiro Butkës, ju besuan detyra më të rëndësishme se Dilaverit, si
oficer i thjeshtë për shtypin. UÇK-ë ishte një ushtri atdhetare pa përkatësi
fetare dhe ashtu si në përpjekjet e tjera luftarake të Shqiptarve në thellësitë
historike e deri në ditët e sotme, UÇK-ës i qëndroi besnike, luftës të heroit të
kombit Gjergj Kastriotit Skëndërbeu dhe partizanve legjendar, që u bashkuan e
luftuan pa dallim feje, krahine e ideje,
për një qëllim të vetëm të shtrenjtë e të shenjtë të Shqiptarve liridashës. Dilaveri
i njohur për thurjen e thashethemeve dhe sajesave intriguese, nuk e shqetëson aspak
përkatësia fetare e UÇK-ës, por atij i shkon gjuha, atje ku i dhembë atij te
Dritani djali i tij, që u dënua për veprimtari diversive kundër shtetit
Shqiptar. Akuzon shtetin se i paska dënuar djalin padrejtësisht, në një kohë
kur dihet që djali i vet ishte i lidhur me turli agjenturash, dhe në Preshevë
nuk shkoi për të luftuar, por për të kryer detyra diversive, në interes të
atyre që e kishin rekrutuar për ta futur si informator brenda ushtrisë
çlirimtare të asaj lugine. Atë që ka sajuar me Aliu Aliun e pa ditur, Dilaveri
tentoi ta bënte dhe në Kosovë, por luftëtarët e UÇK-ës, duke e njohur djalin e
tij më mirë se vetë Dilaveri, i dhanë përgjigjen që meritonte në shtypin e
përditshëm të Prishtinës. Me profecitë e tij, ai po bënë të pamundurën për ta
afirmuar djalin e vet si luftëtar, me dokumente që ai vetë i ka fallcifikuar, për
ta bërë veteran pa qënë asnjë ditë në atë luftë. Dhe ashtu si pa dashur, krahas
djalit të vet Dritanit, rradhit dhe Rajmonda Maleçkën, një mashtruese tjetër e
kategorisë dilaveriane, e cila po bënë njërën për të marrë statusin e
veteranit. Por ky i hallakatur mëndërisht, harron se për djalin e tij Dritanin
dhe filloristen e pa shkolluar Rajmonda Maleçka, ekzistojnë dokumente
kompromentues, ku tregohet se si kanë vepruar në atë luftë. Arshiva e asaj lufte me anën të shkresës me Nr.015 të
Prot. datë 21 prill1999, drejtuar Shtabit të operacionit “Shiegjeta”, njofton “se
në 14 prill 1999, në qëndrën stërvitore, të Helshan, erdhën si vullnetar në
luftën e Kosovës, Arqile Mandro, Ermir Begaj, Driton Dyrmishaj dhe Agim
Sallaku. I solli me kërr Dritan Goxhaj, djali i Dilaver Goxhaj.... Kur Dritan
Goxhaj u largu për në Tirane, shokët që erdhën me atë e pyetën: “Po ti nuk do
qëndrosh me ne, në luftë për çlirimin e Kosovës”. Ai me mëndjemadhësi të
tepruar u përgjigj: ”nuk më ka marrë
koka erë, si im atë të vij në luftën e Kosovës”..... dhe ndezi kërrin e u
largua drejt Tiranës. Shkresa është e
firmosur nga i mirënjohuri Komandant “Plaku” dhe mban firmën amanet të tij. Këtë
e pohojnë shumë luftëtar të operacionit “Shigjeta”, që kanë qënë prezentë në atë
kohë.
Një njoftim i tillë i firmosur po nga
legjendari Xheladin Gashi, është në arshivën e luftës dhe për mikeshën e Dilos
Rajmonda Maleçka, shkresë e cila njofton udhëhejen e operacionit, me Nr. Prot. 013 datë 17.05 1999, të firmosur nga
atdhetari e patrioti i flaktë, komandanti bazës logjistike të këtij operacioni
Xheladin Gashi. Në atë njoftim theksohet
për lëvizjet e pakuptimta të sajë në vend-dislokimet e UÇK-ës, sjelljet e
pahijshme si dhe porosia e organeve përkatëse
të shtetit shqiptar për mos lejimin e inkuadrimit të sajë në UÇK-ës.
Për këtë pseudo gazetare me arsim tetëvjeçar, është dhe një shkresë
tjetër amanet me Nr.Prot.011 datë
21.12.1999, nga heroi i tri luftrave dhe dëshmor i kombit Tahir Sinani, e cila i
tregon opinionit publik Shqiptar, se Rajmonda Maleçka, nuk ka marrë pjesë në
luftën e Kosovës dhe nuk ka qënë pjesë e
asnjë njësie të ZO të Pashtrikut. Për
të gjitha këto sajesa fallcifikative dhe veprime të tjera, që bien ndesh me
etikën morale, ajo përjashtohet nga rradhët e TMK-ës, ku për habinë e çudinë e
të gjithëve, Beogradi me UDB-ashët e vet, e kish ndihmuar të rreshtohej si minoritet Serb. Për Dilaverin,
nuk kanë rëndësi këto dokumente të UÇK-ës, sepse atij i interesojnë ata individ
injorant dhe të bindur, për të pranuar njohjen e tij si drejtuesi kryesor i UÇK-ës
dhe në rradhitjen e bërë prej tij, janë dhe disa luftëtar të tjerë, të cilët e
dinë dhe gjatë debateve e diskutimeve të ndryshme, e kanë mohuar qënjen e
Dilaverit në atë detyrë që pretendon ai. Por Dilaveri, vazhdon sipas interesit
të vet dhe ashtu me cinizmin që e karakterizon, akuzon shtetin shqiptar se nuk
u interesua për ata që luftuan në Kosovë. Këto deklarime i shoqëron dhe me “interesimin” e bërë nga ai vetë, për
rikthimin e disa oficerve në ushtrinë Shqiptare pas asaj lufte çlirimtare, gjë
që nuk është aspak e vërtetë, sepse ata ish ushtarak, u kthyen në Ushtrinë Shqiptare,
me urdhër të të veçante ish presidentit Mejdani.
Por Dilon e Jovan Bregut, gjetkë e brenë
ligësia që ka brenda atij shpirti të nxirosur. Ai në pas luftë bëri si bëri dhe
me marifetet e tij, solli dy ish drejtues kryesor të UÇK-ës, për vizitë te
Presidenti Mejdani, ku midis të tjerave, të imponuar nga Dilaveri, i propozuan
Presidentit Mejdani që të emëronte si Shef të SHP të Ushtrisë Shqiptare
Dilaverin Goxhën. Këtij turpi e marrëzie të kurdisur nga karrieristi Dilo,
Presidenti Mejdani i dha përgjigjen e duhur, duke mos i rënduar shokët nga
Kosova. Këto e të tjera trukime, të
sajuara nga ky ngatërrestar, shihen dhe në vijim të intervistës së tij në
pyetjen provokuese që bën gazetari “se
ju oficerët nga Shqipëria, drejtues në UÇK-ës në luftë, u” harruat” nga shteti
Shqiptar... por flitet se kjo “harresë” u kompensua në Kosovë?”. Dhe duke u
vënë veten në rrolin e Jagos të Shekspirit, nis e intrigon për llogari të vetes,
duke përgojuar heroin e tri luftrave, dëshmorin kombit Tahir Sinanin, dhe ish
oficer të tjerë të Ushtrisë Shqiptare, që morën pjesë në atë luftë, për të
ngritur vlerat e veta. Tahir Sinani ishte dhe mbeti brënda historisë të asaj
lufte çlirimtare si heroi i tri luftrave e dëshmor kombit, ku vepra e tij
patriotike u simbolizua në atë këngë hymn të përgatitur posaçërisht për atë,
nga Shqiptarët e kudondodhur. Trimi nga Tropoja është dekoruar me urdhra e
medalje si nga presidenti i Kosovës dhe nga ai i Shqipërisë. Përsa përket të
tjerëve që i përdor si vegla, arshiva e TMK-ës tregon, se si e ku janë emëruar
gjatë transformimit të asaj ushtrie në TMK-ës, por që vepruan ashtu si dëshëruan
ata vetë. Dilaverit nuk i intereson asnjë njeri veç Dilos, prandaj dhe të
gjitha këto turbullira që sajon në mënyrë të qëllimshme, ua ngarkon të tjerëve,
sepse kërkon të mbulojë me ato, brengën e vet cinike që e gërryen përbrënda,
sepse e lanë të endej rrugve të Prishtinës, si të marrët e sokakëve.
Hamëndësitë e këtij të marri, nuk njohin
kufij dhe për këtë arsye, ai me sajimet e qëllimta aventureske, kërkonë të bindë
opinionin publik, duke paraqitur para tyre, gënjeshtrat e veta si të vërteta. Kështu
në vazhdim të intervistës butaforike, i pyetur nga gazetari intervistues,
tregon se duke qënë në detyrën e lartë të Zv/Shefit të SHP të UÇK-ës, është
pagëzuar nga Hahim Thaçi si “Shpëtim
Golemi”, emër të cilin dihet se e ka sajuar vetë dhe që në librin e Ylli
Polovinës, ashtu dhe shkrimet e tija, pranon një version tjetër, ku kjo i shkoi
ndërmënd rrugovistit Ramush Tahirit. Dhe për këtë emër të dytë, nuk rri pa e vënë
në funksion të ngritjes të vlerave individuale e personalitetit të vet, kur
shpjegonë, se duhej përdorur një emër tjetër, sepse nuk duhej ta merrte vesh
Beogradi ardhjen e Dilos në UÇK-ës. Por edhe për këtë sajesë të Dilaverit,
faktet flasin të kundërtën. Kishte vite që individë të ndryshëm, e vinin në lojë
duke e thirrur Dylber ose Dallaver, emërtime këto që i dinë vetëm ata që kurdisën
këto emra dhe Dilua e ndjeu veten në siklet dhe në SHP të UÇK-ës, sepse nisën
ashtu nën zë ta thërrisnin me këto epitete, prandaj nisi të përdorë herë pas
here emrin e ri Shpëtim Golemi, emër i
evidentuar në këto kohëra, me Jovan Bregun e Ruzhdi Pulahës, i cili po luftonë
për një magazinë historike brënda luftës të UÇK-ës. Për të ngritur sa më dukshëm
vlerat e veta, përtej kufijve të komandantit të baterisë kundërajrore Dilaver
Goxhaj, duke analizuar nismën e NATO-s për ato sulme ajrore që ndërmori kundër
Ushtrisë Serbe, jep e merr me veten e tij dhe ashtu shkarazi, analizon si
ndonjë strateg i math, veprimet e asaj aleance gjatë atyre sulmeve ajrore kundër
ushtrisë Serbe, ku sipas tij, “ajo
aleancë luftonte jo për për përfitim territoresh, por për paqen, për lirinë dhe
sigurinë e popullsisë që jeton në shekuj në Kosovë”. Pas kësaj përgjigje “analitike alla dilaveriane”, Dilogogu
i Goxhajve, radhit shkaqet e arsyetuara vetë si profet, se përse NATO nuk e
furnizoi UÇK-ës me armatim e municion, ku ky i fantaksur keqpërdor deklarimet
politike dhe ushtarake të SHBA-ra dhe atyre Europiane, për interesat e ngushta
karrieriste të tij, për të dalë dhe pse jo edhe mbi politikanët e ushtarakët
perëndimor.
Për të paraqitur para opinionit
publik, realitetin e asaj ndërhyrje, luftëtarët e UÇK-ës theksojnë se e kanë thënë
fjalën e tyre nëpërmjet artikullit, “Përse
ndërhyri NATO në Kosovë”, shkrim i cili është botuar në përvjetorët
e asaj ndërhyrje ajrore në shtypin e Prishtinës dhe të Tiranës, mendime këto që do ti
perifrazojmë paksa në këtë shkrim, për ti treguar “nostradamusit të Goxhajve ”, se përse ndërhyri ajo aleancë në atë
trevë etnike Shqiptare. Kosova është një
rrafshnaltë e begatëshme dhe
me pasuritë e sajë, sa
mbi sipërfaqe aqë
dhe në thellësi,
ka paraqitur në vetëvete
një interes të
madh gjatë gjithë
historisë, duke u lakmuar nga
hordhi të ndryshme,
e për më tepër
nga Serbo-Sllavët. E pozicionuar
gjeografikisht në zemër të Ballkanit dhe më konkretisht në “Trekëndëshin
e Bermudeve”, Prishtinë-Bujanovc-Shkup, ajo është konsideruar dhe do të mbetet si “Thëmbra e Akilit” e gjeostrategjisë
ballkanike. Kryqëzimi i akseve rrugore automobilistike
e hekurudhore, si dhe hapësira ajrore e përshtatur
nga vetë natyra si rrafshnaltë, siguron
kontrollin mbi të gjitha lëvizjet tokësore,
ujore dhe ajrore, drejt pothuajse të gjitha ngushticave detare kontinentale dhe
botërore. Duke u parë dhe studiuar
nga pikpamja ushtarake,
fushata luftarake e
NATO-s, e realizuar gjatë ndërhyrjeve nga ajri, kundër
Forcave të Armatosura të Serbosllavisë të atëhershme, e
ka bazën e vet te ideja e përpunimit global shkencor të strategjisë së afërt
dhe asaj të largët. Në zbatim të këtij qëllimi, Aleanca Atlantike
me specifikën e vet,
të kontekstit politiko-ushtarak, qartësoi më tej se ndërhyrja ushtarake në ish
Jugosllavi, u ndikua nga aspekti global, i cili rrodhi nga ndërrimet
gjeostrategjike të kësaj aleance me federatën e ripërtrirë Ruse. Këto
ndryshime erdhën nga gjëndja e krijuar pas përfundimit të
luftës së ftohtë
dhe shkatërrimit të hapësirës lindore
të dominuar nga carët e kuq të Kremlinit. Nga ecuria që u
përfitua gjatë kësaj ndërhyrjeje, u arsyetua në
këndvështrimin eurokontinental, shkatërrimi i sistemit komunist të
dominuar nga Rusët në Europën Juglindore, duke filluar që nga republikat Balltike në veri, e
deri tek Bullgaria në jug. Në
konkretizim të synimeve të veta,
Aleanca Atlantike realizoi këtë ndërhyrje edhe për aspektin
rajonal Ballkanik, duke synuar
zhdukjen e arkitekturës gjeopolitike e të
sigurisë ushtarake, e cila ekzistoi gjatë kohës të ndikimit të kuq në Jugosllavinë
gjysmë të inkuadruar në këtë hapësirë, të
shuarjes së vetmisë në rrethim të Shqipërisë dhe të krijimit të
sovranitetit të kufizuar të një Maqedonie të
improvizuar me toka Shqiptare.
Përsa i përket furnizimit të UÇK-ës me
armë e municion, ndërkombëtarët e zgjidhën atë problem, ashtu si thotë populli
ynë, ku “me një gur vranë dy zogj”. Shkatërruan Ushtrinë Shqipëtare dhe mbi
bazën e asaj badërdie, i dërguan armët e municionin në Kosovë, me Shqiptarët e
armatosur brënda atij shkatërrimi ushtarak popullor. SHBA-ës, nuk ngelën vetëm
pas kësaj dërgese pothuajse legale, por ato me veçanti me porosi të ish Shefit
të SHP të UÇK-ës Bislim Zyrapi, sollën në ndihmë të UÇK-ës ato materiale për të
cilat kish nevojë ajo ushtri çlirimtare dhe nuk kish përse të vihej në dijeni
një oficer i thjeshtë për shtypin i SHP të UÇK-ës si Dilaver Goxhaj. Gjatë
teorizimeve ndërthurse të këtij
megalomani, del aty këtu dhe mendimi i tij se, “përse NATO nuk ndërhyri me forca tokësore në Kosovë”, ku si në
përgjigjet e pyetjeve të tjera, Dilaveri e argumenton si do ai dhe jo si është
e vërteta. Ky problem tepër i rëndësishëm e jetik i asaj ndërhyrje, u diskutua
disa herë midis politikanëve e ushtarakëve të asaj aleance, por kundërshtitë e
brëndëshme, nuk krijuan mundësinë për ndezjen e dritës jeshile, për të cilën
drejtuesit e asaj aleance dhe veçanrisht komandanti i sajë Gjenerali Uesli
Klark, midis asaj dileme e gjeti zgjidhjen indirekte dhe direkte, duke i ngarkuar rrolin e atyre forcave tokësore,
UÇK-ës si një ushtri tashmë e konfirmuar, për të kryer atë detyrë të
rëndësishme. Për më qartë, kushdo e sidomos Dilaveri, të lexojë kujtimet e atij
Gjenerali pas asaj lufte të përbashkët, ku ai me superlativat e veta, rrëfen si
e kreu këtë detyrë UÇK-ës, veçanërisht gjatë zhvillimit të betejës të
Pashtrikut.
Gënjeshtrat e Dilaver Goxhaj, janë pjesë e
pandarë e jetës së tij dhe si të tilla, ato kulmohen dhe në këtë intervistë,
kur flet për dëshmorin e kombit Indrit Carën, ku si një mashtrues ordiner që është,
i transformon karakteristikat dhe vyrtytet e këtij luftëtari kombëtar për
ineresat e veta, për të përfituar mbi gjakun e derdhur nga ky dëshmor i
atdheut. Kështu gjatë tregimit për Indritin, gënjen haptazi kur deklaron se Indriti
Cara mbaroi shkollën e lartë të ofierave në degën e kundërajrorit, si vetë
Dilaveri, në një kohë kur kurikuliumi i dëshmorit Kavajas, tregon se ka mbaruar
fakultetin e zbulimit të specializuar për Serbo-Kroatishte. Largimi gjatë
eksodit, fillimisht në Itali, pastaj në Gjermani e mandej në Angli, e ktheu këtë
dëshmor të Kombit në poliglot dhe ardhja e tij në UÇK-ës, nuk u vlerësua si
duhet, për ta pozicionuar në departamentin e zbulimit të UÇK-ës dhe kjo nga
vetë Dilaveri, i cili ashtu si në rastin e Bardhyl Tahirit që e degdisi në
Drenicë, kështu veproi dhe kundër Indrit Carës, sepse në SHP të UÇK-ës, duhej të
ishte vetëm Dilua si përfaqësues i Goxhajve të Golemit. Ai duke vënë veten në
rrolin e shokut më të afërm të dëshmorit Indrit Cara, sajon historia nga të paqënat dhe këto gënjeshtra të tij,
kundërshtohen nga luftëtarët e vërtetë të UÇK-ës, që erdhën, u rreshtuan e
luftuan së bashku me Indritin.
Midis shumë skenarve e prapaskenave të
shumta të kësaj interviste, Dilaver Goxhaj alias Jovan Bregu, përgojonë dhe
presidentët e shtetit Shqiptar, duke filluar me rradhë, që nga Rexhep Mejdani,
Alfred Moisiu e deri tek Bamir Topi, sepse nuk i janë përgjigjur, kërkesave të
Dilogogut, për vlerësimin e atyre që luftuan për çlirimin e Kosovës. I nis
akuzat kundër Rexhep Mejdanit, kur tregon se “me ndërmjetësinë e Sabit Brokaj, mundëm të takojmë Presidentin
Mejdani, Jakup Krasniqi, Ram Buja dhe unë”. Qëllimi i takimit, sipas Dilos
paska qënë dorëzimi i dekoratës për aktin heroik të Indrit Carës familjes së
tij, por të vërtetën Dilogogu si gjithmonë e fsheh dhe nuk e tregon se i dalin
inskenimet e veta në pah. E vërteta e këtij skenari vizite te Presidenti
Mejdani, është ajo që theksuam dhe më siper gjatë këtij shkrimi, që të dy miqtë
e ardhur nga Kosova, ashtu si i kish instruktuar Laveri i Nuçi Bregut, i propozuan Zotit Mejdani, që
të emëronte Dilaverin si Shef i SHP të Ushtrisë Shqitare. Por profesori i
shkencave të sakta, u dha atë përgjigje për të cilën Dilua i irituar e përgojnë
atë sot, duke e ngatërruar me Rusët dhe Rusinë. Po të ishte ashtu si mendon
Dilaveri i Goxhajve, Presidenti Mejdani, nuk do kish dërguar as këshilltarin e
tij për siguri në atë ceremoni te familja Caraj. Dhe nuk e ndalonte njeri, se
mund të urdhëronte këshilltarin për të kundërtën. Por zoti Mejdani si president
i Republikës së Shqipërisë, veproi ashtu si e kërkoi situata politike e asaj
kohe, arsyet e së cilës ai nuk mund të sqarojë një vizitor, e aq më tepër
Dilaver Goxhën, i cili e nxori kokën e vërtetë të vizitës përse kish ardhur, përmes
atij propozimi karrjerist të propozuar nga miqtë e Kosovës.
Luftëtarët e UÇK-ës, falënderojnë Presidentët
Mejdani, Moisiu dhe Topi, se duke u treguar të vëmëndshëm gjatë zbatimit të
politikës shtetërore, kohë pas kohe kanë dekoruar dëshmor dhe luftëtar të atyre
luftrave çlirimtare, si heronjtë e tre luftrave Tahir Sinanin nga Tropoja,
Skerdilajd Llagamin nga Tirana, Lefter Koxha nga Skrapari, Pajtim Roci nga
Kukësi e Ndriçim Koxhaj nga Librazhdi, dëshmorët Indrit Cara nga Kavaja, Astrit
Suli nga Lumasi i Beratit, Halil Coka nga Kukësi, invalidin Ermir Bega nga
Tepelena, ish oficerin e ushtrisë Shqiptare Spiro Butka nga Berati dhe
luftëtarin e vëlla të dy dëshmorve Kujtim Lleshi nga Kruma e Hasit. Akuzat që u
bëhen këtyre burrave të shtetit Shqiptar nga Dilaver Goxhaj, janë dhe mbeten brënda
mllefeve të ligësisë shpirtrore të këtij intriganti, i cili nuk do të heqë dorë
deri sa të vdesë bashkë me veset që ka, nga lufta për karrierë, luftë të cilën
e bën në emër të atyre që kanë derdhur gjakun si lum në atë luftë çlirimtare.
Se cilët janë ata që kanë luftuar me shpirt e zemër atdhetari, në Kosovë e
viset e tjera etnike Shqiptare, këtë e dinë Hashim Thaçi ish udhëheqës politik
i UÇK-ës, Azem Syla ish Komandanti i UÇK-ës, Bislim Zyrapi dhe Agim Çeku ish
shefa të SHP të UÇK-ës, qeveria Kosovës, shteti Shqiptar dhe organizatat e
luftës të UÇK-ës në Prishtinë e Tiranë, të dala pas asaj lufte, të cilat me
kohë ja kanë treguar vendin prototipave si Dilaver Goxhaj. Kjo vërtetohet më
shumë se kurdoherë, nga qëndrimi që kanë mbajtur të tre Presidentët ndaj këtij
ngatërrestari, të cilët nisur nga referencat e organeve përkatëse të shtetit
Shqiptar, e kanë anash kaluar dhe injoruar njëkohësisht, duke i treguar se sa i
vlen lëkura e qyrkut të pakuptimtë. Dilaver Goxhaj e di mirë këtë, sepse jo pa
qëllim, u arrestua bashkë me djalin e vet Dritanin në pas luftë, përse e sa u
dënua djali i tij, dhe kush i shpëtoi kokën Dylos, duke e nxjerë nga ai llum ku
ishte futur. Të gjitha këto ndodhira të
pasuara nga njëra tjetra, janë të lidhura ngushtë me atë telefonatë që ai bëri
pas mesit të natës në SHP të UÇK-ës, me të birin Dritanin për të nxjerr nga
prita armiqtë dhe tradhëtarët e UÇK-ës.
Intervista plot marrëzira e Dilaverit,
zgjati disa ditë dhe vazhdimi i sajë me sajesa e gënjeshtra që trukohen qëllimisht nga
ky karrierist i tërbuar, u bë për ditë
më e neveritëshme, sepse ai flet e shkruan në emër të UÇK-ës, për të rritur vlerat e
unit të tij egoist. Kështu edhe kur prrallis
për një farë letre që ka shkruar disa mësuesve, harron se atë duhej tua
dërgonte më parë puntorve të ngarkim shkarkimit të kolegut të tij, ku punonte
para se të shkonte në luftë. Mirpo Dilua i Jovan Bregut, di vetë si i rregullon
dhe transformon sajesat e veta, për ti vënë në interes të tij. Në këtë rrugë
vepron dhe më pas, kur flet për një bisedë të Shefit të SHP të UÇK-ës Bislim
Zyrapi, me ushtarakë të njohur prej tij në luftën e Bosnjes, bisedë të cilën “thotë se e ndjek me kureshtje” dhe i “paska tërhequr vëmendjen”, sepse dikush ashtu si në rastin e telefonatës me të
birin e vet, e kish porositur që të ndiqte me kujdes të veçantë, çdo veprim të
Bislim Zyrapit, si ish shefi i SHP të UÇK-ës. Duke vazhduar më tej për
vlerësimet e unit të vet, egoizmi e tradhton kur deklaron, se “me ndërhyrjen e tij Turqit bllokuan Rusët
në Bosfor, për të mos dalë nga ajo ngushticë detare”, enigmë diplomatike kjo që u zgjidh nga Dilaver
Goxhaj, i cili si kudo është i pa zëvëndësushmi i asaj lufte dhe pa atë nuk do
ishte çliruar Kosova. Kalimet nga një kohë në tjetrën, janë mënyrat më të
stërholluara të tij, për të krijuar situata të pa qëna e të favorshme, për të
ngritur sa më lartë vlerat individuale. Në këtë kontekst bënë pjesë edhe një
farë shoqate që përmënd Dilogogu me emrin e vënë nga vetë ai “Luftëtarët e lirisë”, për t’ju kundërvënë tri shoqatave të pas luftës së UÇK-ës në
Prishtinë, atyre në Preshevë, Tetovë e Tiranë, të cilat janë miratuar sipas
ligjeve në fuqi të shteteve përkatëse dhe jo si ajo e Dilaverit, që është
klandestine dhe e pa ligjëruar zyrtarisht. Për më keq të këtij fakti, kjo
shoqatë e Dilos, ka brenda rreshtave të sajë, të dënuar për krime ordinere dhe
ata për krime diversive kundër shtetit Shqiptar, si Dritani djali i Dilaverit që
nuk ka qënë asnjë ditë në luftë, por që babai i vet Dilaveri, kërkon ta
kthejë në hero. Në këtë Shoqatë të improvizuar nga Dilaveri, ka mostra të
ndryshme, që në luftë e pas luftë janë marrë me veprime të turpshme, akte për të
cilat janë dënuar dhe penalisht nga gjykatat përkatëse, e që Dilua i Goxhajve,
e cilësonë si Shote Galica, duke ofenduar rëndë këtë heroinë të kombit Shqiptar. Se me se merret shoqata e
Dilaverit, ne do ta ilustojmë me një fakt konkret. Për të krijuar atë shoqatë
mblodhi në restorant”Pëllumbi” në
Prishtinë, disa servila sahan lëpirës, që
rendin pas tij si korbi për kërma, ku duke u folur për shoqatën, në fund i porositi, se “lufta këtej e tutje, duhej drejtuar kundër Spiro Butkës”, që në
atë kohë kryente detyra të rëndësishme në SHP të TMK-ës. Kjo sepse Dilaverin e kishin lënë të endej rrugëve
të Prishtinës dhe Spiro Butkën e Arqile Mandron i rreshtuan në TMK-ës, duke u
ngarkuar detyra të rëndësishme, për ti
ndërtuar Kosovës, atë për të cilën ajo kishte nevojë.
Opinioni publik, gjatë kësaj interviste njihet
me handikapësinë e këtij kontrapedali, i
cili herë pas here, transformon situatat luftarake të zhvilluara nga UÇK-ës, në
interes të vetes dhe për më keq të tij, i përball ato me politikanët e sotëm të
dalë nga ajo luftë, për ti ngarkuar me faje e gabime që i interesojnë vetëm Dilaverit. Kështu vepron
Dilaveri, kur gjatë intervistës së tij, analizon luftën e Koshares në 9 Prill
1999. Pasi bën komentin e rradhës për atë luftë, ai nuk flet fare se në 9 Prill
1999, nisi Operacioni “Shigjeta” dhe detyrën Rustem Berisha Komandanti i Br.138,
që Dilua nuk e përmënd fare, e mori nga Ministri i Mbrojtjes Azem Syla e Shefi
SHP të UÇK-ës Bislim Zyrapi. Ai duke vazhduar me hamëndësitë e veta
problematike, shkruan se në ora 3.30 të 9 Prillit 1999, forcat e Junikut nisën
luftimet e Koshares, në një kohë kur dihet, që sulmi për Kosharen filloi nga kufiri
Shqiptaro-Shqiptar me Br.138, të komanduar nga Rustem Berisha. Dhe ashtu si
handikap që është, hidhet nga lufta e Koshares në luftime të tjera, duke
rradhitur emra luftëtarësh, të cilët janë të njohur për UÇK-ës dhe popullin,
por që Dilua i përdor për synimet e veta djallëzore. Duke vazhduar më tej në
intervistën e tij plot marrëzira, ai zë e nis vërejtjet dhe kritikat, ndaj disa
“të mënçurve” këndej dhe andej
kufirit Shqiptar, që sipas tij etiketokan luftëtarët e UÇK-ës me dashakeqësi.
Dhe ashtu si i kurdis ai ngatërresat, është vetë Dilaveri, i cili duke u
mbuluar me patriotizmin e tij fallco, del atje ku synon dhe me një të rënë të
sopatës, sulmon politikën dhe politikanët e djeshëm të luftës dhe ata të sotëm
të paqes në Kosovë, ku sipas tij, ”duke
jetuar në paradoksin e madh njerzor, historinë e bënë politika e jo politikanët”.
Një arsyetim krejtësisht utopist, ku nënvleftësohet rroli i njeriut, si faktor
vendimtar në zhvillimin e kësaj shoqërie njerëzore. Në vazhdimësi të
intervistës, duke lëshuar lotë krokodili për vullnetarët e ardhur nga shteti Amë,
shkruan se “politikanët e Prishtinës dhe
shumë lider të tjerë, të dalë nga lufta e asaj ushtrie, tregohen kaq mosmirënjohës,
ndaj vullnetarve të ardhur nga shteti amë dhe trevat e tjera Shqiptare dhe aq më
shumë turp na vjen që për vullnetarët internacional, nuk kanë thënë asnjë fjalë
të vetme”. Dhe ashtu si di të intrigojë vetëm Dilaveri,
porosit si i vjen mbarë atij se, “Respektin
e politikës dhe institucioneve të Kosovës, ne do ta kemi vetëm kur Kosova të
drejtohet, jo nga njerës që ndoshta dualën në luftë apo në politikë, për tu
pasuruar në kurris të popullit”. Kushdo e kupton fare mirë, se cili është
Dilaver Goxhaj dhe ku kërkon të dalë ky rrufjan i kurdisur, me këto ngatërresa
të qëllimta brenda kësaj interviste, në pragun e zgjedhjeve vendore në Kosovë.
Marazi që ka thellë në shpirtin e vet të zi, nuk e lë të qetë, për të kritikuar
indirekt ish drejtuesit e UÇK-ës, tani në krye të qeverisë.
Ligësia e këtij njeriu shkon shumë larg dhe
me hamëndësitë e hallakatura, krijon ndasira të qëllimëshme brënda Kosovës, për
të futur përçarje, brenda së cilës ky rrufjan do të nxjerri përfitimet e veta.
Duke folur për zonën e Gollakut, thekson, se “Kjo popullsi është e vetmja deri sot që në festat e përvitëshme, në
kujtim dhe nderim të asaj lufte, fton përfaqësuesit e vullnetarve të ardhur në
atë luftë nga Atdheu amë...”. Ky i paturp, i përflet këto evinemente sepse
nuk e di që ftesa për lufëtarët dhe
familjet e të rënve të trungut amë, vijnë sa herë ka përkujtime në Drenicë,
Prizren, Dukagjin, Mitrovicë, Prishtinë, Podujevë, Gjilan e Karadaku. Ato ftesa
vijnë për ata që kanë sakrifikuar për Kosovën e popullin e sajë dhe jo për ata që
kryejnë detyra sipas instruktimeve të
Beogradit. Duke tentuar për të thelluar më tej këtë përçarje e ndasi krahinore, ky handikap i lindur, në
vazhdim të trillimeve të zymta, shkruan se,
“ky respekt që tregon populli i malsisë Gollakut, ndaj nesh, jo vetëm që i
nderon, por dhe i fisnikëron më tepër..., ku sipas Dilos, ... është mësim për të tjerët”. Duke ecur me
tutje në sajesat e mbrapshta që thurë, Dilaveri thekson, se “me këtë veprim ata lartësojnë veten dhe u
tregojnë të tjerve, se ata janë popull mirënjohës dhe jo bukëshkalë si ata që përmënda
më lartë”, duke fyer rëndë në këtë mënyrë,
popujt e tjerë të botës dhe Europës, që na ndihmuan e na mbështetën në
atë luftë. Dilaver Goxhaj gjatë vazhdimit të intervistës, këtë herë flet më ndryshe
se herët e tjera, sepse në faqet e kësaj gazete, ai shfaqet nëpërmjet “goxhizmit” si rrymë karrieriste e
kamufluar, brënda së cilës del fytyra e vërtetë e këtij manipulatori, për të vënë
të gjitha luftimet e UÇK-ës në interes të egos unikale, ku ai “si më dituri asaj ushtrie”, ka qënë i
vetmi udhëheqës, drejtues e komandues dhe pa atë nuk do të kish patur fitore.
Etja për karrjerë e këtij megallomani, është
sa e pështirë aq dhe e neveritëshme,
sepse ai për të fshehur qëllimet e veta, hidhet nga një degë në tjetrën, për të
mbuluar gjurmët e sajesave dhe intrigave, që ai thur në interes të synimeve të
veta karrieriste, për të përvetësuar një magazinë historike si Jovan Nuçi Bregu
i Ruzhdi Pulahës, brënda asaj kombëtare. Kështu gjatë rrëfimeve manipuluese, që
ai bënë në këtë intervistë, shkruan dhe për transformimin e UÇK-ës në TMK-ës,
ku ashtu si “njeri i dhëmshur”,
shpreh keqardhje për ata që u liruan nga ky transformim, duke shtuar se të
gjitha këto rrjedhin, si rezultat “i një
politike personale, me akrobatllëqe, nepotizma, familjaritete dhe emërime të pa
studiuara në poste të pa merituara”, ku duhej emëruar pa tjetër Dilaveri
ose djali i tij Dritani. Transformimin e UÇK-ës në TMK-ës, Dilaveri e ka maraz
në shpirt, sepse nuk u bë pjesë e TMK-ës, nga që ai kërkonte post të lartë
drejtues, por që organizatorët, udhëheqësit dhe drejtuesit e këtij transformimi,
e emëruan në atë detyrë që meritonte si kujdestar klasave në Akademinë e
Mbrojtjes të TMKës. I pakënaqur nga ky emërim, në analizën që i bënë transformimit
të TMK-ës, ai shkruan “se një pjesë e
luftëtarve janë zhgënjyer... dhe për pasojë.., rrezikohen të bien në grackat e
intrigave të pas luftës...ku ky veprim mund ti deziluzionoj.. e të bien viktimë
e mashtrimeve politike e ekonomike..”, të atyre udhëheqësve politikë e komandues,
që nuk emëruan Dilogogun drejtues kryesor të TMK-ës.
Duke ndjekur rrëfimet aventureske të Dilaver
Goxhës në këtë intervistë, lexuesit binden për ditë e më shumë, se ky handikap
kronik, është transformuar krejtësisht në
një rrobot të çakorduar dhe si i tillë, duke ardhur rreth e rrotull, del atje
ku atij i dhëmbë më shumë, për qëndrimin e mbajtur nga Presidenti Mejdani, në
vlerësimin e atyre që luftuan në Kosovë trojet e tjera etnike Shqiptare. E
akuzon ish Prsidentin, jo se i dhimbsen ata që luftuan për çlirimin e trojeve shqiptare,
por se nuk vlerësoi Dilaverin, që nuk la gur pa lëvizur, për tu bërë drejtues e
komandues kryesor në Ushtrinë Shqiptare, ashtu si veproi dhe në Kosovë gjatë
dhe pas luftës. Vlerësime për ata që luftuan për çlirimin e trojeve etnike
Shqiptare, ashtu si theksuam më sipër, janë bërë nga Z.Mejdani, Z.Mojsiu dhe më
tepër nga Z.Bamir Topi. Ky i fundit, duke shfrytëzuar konjukturën politike të
brëndëshme, të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë kombëtare, mori
inisiativë dhe avancoi më tej se dy presidentët e tjerë, duke dekoruar 5 dëshmorë,
një invalid dhe dy lyftëtar, dekret ky që
i ka futur maçin në bark Dilaverit, e po gërryen përbrënda për ditë e më tepër
dhe nga nervozizmi i akumuluar, ka rrezik të përfundojë si akrepi, të cilit kur
i vjen ngordhja helmon veten. Në këtë intervistë të Dilo Jovan Bregut, janë dhe
mbeten edhe disa “lista pseudo zyrtare”
të faqosura nga nga ky plagjiator i ndyrë, që ashtu si e kanë akuzuar dhe në
shtypin Kosovar, nuk lë gjë pa kopjuar nga të tjerët, për ti përvetësuar për llogari të interesave të
ngushta vetiake e familjare, për të bërë djalin veteran dhe jo vetëm atë, por
dhe ndonjë kurtizane të rrugëve të Tiranës, që çuditërisht e tradhëtojnë
lidhjet e ngushta që ka, me atë problematike të pamoralshme. Por Dilaveri po
plas nga marazi, sepse jo vetëm shteti Shqiptar i ka vlerësuar çlirimtarët e
atyre luftrave, por më tepër dhe nga vetë Kosova, qeveria dhe shteti i sajë.
Nuk ngelen pas dhe mendimet vetiake të ish drejtuesve të asaj lufte, ku nëpërmjet
deklarimeve televizive, si në rastin e emisionit ‘Krasta shou”, Fatmir Limaj i njohur gjatë luftës si
komandant “Çeliku” më pas Zv/Ministër
i Mbrojtjes në QPK-ës, deklaroi se “Unë
vlerësoj kontributin e dhënë nga luftëtar që i njoha nga afër, heroin e tri luftrave,
dëshmorin e kombit Shqiptar Tahir Sinanin dhe Spiro Butkën ushtarakun e
palodhur të operacionit Shigjeta”.
Shqetësimet
e shkaktuara nga ky ngatërrestar në pas luftë, nuk kanë të sosur dhe ato
konkretizohen dhe në ditët e sotme, në intervistën këtyre ditëve, ku demagogu
Dilaver Goxhaj, kërkon të fusë grindje midis qeverisë së Kosovës të kryesuar
nga Hashim Thaçi dhe familjes të legjendarit Adem Jasharit. Këtë hamëndësi të
paskrupullt, ai e ndërmer në intervistën e vetë të datës 17 Shtator 2013, ku
duke folur si i madhi i UÇK-ës, thekson “se
është e pafalëshme, që qeverisja e sotme, pjesa më madhe e së cilës janë vetë
luftëtarët e UÇK-ës, kanë lënë në hije Adem Jasharin, heroin dhe legjendën e UÇK-ës”.
Në vazhdim të veprimeve të mbrapshta, ai e akuzon Hasim Thaçin, se vlerëson
më tepër Ibraim Rugovën se sa legjendën e kombit Shqiptar Adem Jasharin. Në këtë
çmenduri karrieriste të kultivuar brënda egos së vetë unikale, ky prototip i skenarve
të pas kuintave, shkon më tej me hamëndësinë e vetë marramëndëse, kur akuzon
komandantin e UÇK-ës të ZODukagjinit
Ramush Haradinaj, se nderonë më tepër Ahmet Zogun, se sa luftëtarët çlirimtar.
Dhe për ti bërë defakto kortezitë diplomatike të këtyre korifenjve të asaj
lufte madhore, Dilaveri i “Goxhizmit
Dilaverian”, arrin deri atje sa deklaron se “sa më shumë të luftosh për të mbrojtur popullin tënd, aqë më i
poshtëruar mbetesh”, thënje kjo tepër cinike e tij, sepse populli Shqiptar
e ka treguar në shekuj e vite, se si i ka vlerësuar luftëtarët, patriotët dhe
atdhetarët dhe këtë traditë mbarëkombëtare, po e vazhdon dhe në ditët e sotme për
luftëtarët e ushtrive çlirimtare të tri luftrave të fundit të Shqipëtarve veri
lindor. Mirpo Dilua gjithmonë si Jovan Bregu, nuk heqë dorë nga veset, sepse ato
i ka kultivuar brënda egos së vet unikale dhe ato do të vdesin bashkë me egoizmin karrierist dilaverian
të Dilaver Goxhës.
Në ditën e 21-në në intervistën e vet,
Dilaver Goxhaj trajton një hamëndësi të qëllimëshme të dy publicistëve Anglez J.Pettifer
dhe M.Vickers, të cilët në librin që
kanë shkruar ”Çështja
Shqiptare-riformësim i Ballkanit”, krahas vlerësimeve të shumta pozitive
për UÇK-ës, janë shprehur se “Lufta në
Kosovë ishte një kryengritje fshatare dhe e fshatarve”, ku Dilaveri me të
drejtë i kundërshton me argumente bindëse, pretendimet e këtyre dy individëve,
që nuk u dihet se kujt i shërbejnë e për kë punojnë. Por Dilogogu i Goxhajve,
nuk mund të shkëputet kurrsesi nga nihilizmi i tij profan dhe si i tillë, i
lehtëson këta “Miq të padukshëm të
Serbve” në intervistën e vet kur
deklaron se, ”ndoshta e kanë huazuar nga
analistët Shqiptar, që nuk janë të paktë në këtë drejtim”, ku duke hedhur
helmin dilaverian, fyen rëndë historianët dhe studiuesitt e fushave të ndryshme
Shqiptare, për mendimet që kanë dhënë e shprehur për luftën e Kosovës. Në
vazhdimësi të “analizës” që i bën
deklarimeve të atyre publicistëve, nis e
tjerë teori dhe dogma, “se edhe kanë dhe
s’kanë të drejtë”, për tu mbushur mëndjen
lexuesve, ashtu si shtron dhe pyetjen në rolin e gazetarit, “Se është një nga drejtuesit kryesor të UÇK-ës
dhe specialist i njohur i çështjeve ushtarake”. Mëndësi karrieriste të
dukëshme, ku si gjithmonë Dilaveri nuk heq dorë nga interpretimi i rolit të
Jovan Bregut, për një magazinë historike brënda luftës të UÇK-ës. Më tej në
intervistën e vet, demagogu i mirënjohur për mediat Shqiptare, këtej dhe andej
kufirit imagjinar, del atje ku shpirti i tij i zi e bren thellë nga brënda dhe
nisur nga mllefi që ka për ish Zv/Komandantin e operacionit “Shigjeta” Spiro
Butka gjatë asaj lufte, thur intriga e mashtrime poshtëruese për këtë luftëtar
të UÇK-ës, për të ngritur vlerat e veta të neveriteshme e të pështira. Kështu
brënda sajesave e gënjeshtrave të veta, ky rrufjan i gatuar për poshtërsira,
trukon ngjarjet dhe ndodhitë, në interes të egos së vet karrieriste, duke
përdorur gjakun e dëshmorit të asaj lufte Astrit Suli nga Kuçova, për të
akuzuar e fyer Spiro Butkën. I njohur për thashethemet që thuri për Spiro Butkën
në MM, të cilat saktësuam në këtë shkrim më sipër, ky mashtrues ordiner harron,
se janë ende gjallë Azem Syla, Bislim Zyrapi, Arqile Mandro, Mustaf Gashi, që
vërtetojnë, se ishte Spiro Butka ai që i propozoi Azem Sylës që të punësohej
Dilua i Goxhajve në MM të QPK, sepse kishte ngelur rrugëve të Prishtinës si
kone e zgjebosur. E akuzon Spiro Butkën se “shkruan
kundër UÇK-ës dhe luftëtarët të sajë”, në një kohë kur dihet që Spiro Butka
është i vetmi, ai që ka shkruar me dhjetra artikuj në shtypin e Tiranës e Prishtinës,
për mbrojtjen e vlerave të UÇK-ës dhe luftëtarve të sajë, përkatësisht dhe në gazetën Dita, të cilën po e njollosë ky shërbëtor
i njohur i Serbo Sllavëve me ato sajesat dhe trukimet që i bën asaj historie të
lavdishme luftarake. Paturpësitë e tij janë jashtë çdo etike e morali njerëzor
dhe ai i shpreh këto, sepse kërkon të shkelë me këmbë amanetet e Tahir Sinanit
dhe Xheladin Gashit, që kanë lënë për djalin e tij dhe një farë kurtizane, me të
cilën të habisin faktet e argumentuara, përse i del asaj në mbrojte. Koha në
vazhdimësinë e vet, nuk do harrojë të nxjeri Dilaverin dhe ndonjë tjetër para
ekranit televiziv me të gjitha ato veprime poshtëruse që kanë kryer dhe mos
mendojnë se do të jetë shumë e largët. E përgojonë Spiro Butkën se nuk ishte atë ditë në MM, gjatë përcjelljes të eshtrave
të dëshmorit Astrit Suli, por gënjeshtra e sajuar prej tij mohohet nga Ndihmësi
i MM Bislim Zyrapi e të tjerë, të cilët bashkë me Spiro Butkën, po
interesoheshin për të nisur atë ditë urgjent për në spitalin ushtarak Tiranë oficerin
Bardhyl Tahiri të sëmur rëndë, të cilin e braktisi Dilaveri që iku fshehurazi
si hajn në Tiranë, duke e lënë Bardhyl
Tahirin e sëmurë rëndë pa e marrë sipas sipas urdhrit të dhënë nga MM Azem Syla.
Ky është Dilaver intriganti i afirmuar që ashtu si ka qënë
ashtu ka mbetur dhe ashtu do të vdesë. Këto janë fakte e argumente, të cilat
vërtetohen nga personat e mësipërm dhe nga vetë Bardhyl Tahiri, që për ta nënvleftësuar,
Dilaveri i transformon detyrën që ai ka kryer në SHP si oficer operativ, pra më
lart se vetë Dilaveri si oficer për shtypin.
Në vazhdimësi të trillimeve tepër të turpshme,
që shkruan në këtë intervistë ish komandanti i baterisë kundërajrore, janë dhe
disa mendime, që ky demagog i strategjisë dilaveriane jep për ndjekjen dhe
vlerësimet për luftën e Kosovës nga SHP i ushtrisë dhe MM e RSH, ku nihilisti
shpirtzi, shkruan se “nuk ka patur angazhim legal”, ndërsa në pas
luftë, paska qënë Dilogogu, ai që duke punuar si civil në akademi ushtarake,
paska afruar ndihmesën karrjeriste të tij, por që nuk ja mundësuan, si rezultat
i presionit të politikës shtetërore, që e kishte punësuar në atë akademi. Këto
sajesa që tregon Dilaveri janë sa banale aqë dhe paradoksale. Akuzon PD ish partinë
në pushtet, në një kohë që ishte po ajo forcë politike që gjatë vitit 2012, ajo
që e kishte punësuar si shpërblim të atyre ngjarjeve vrasëse të vitit 1991, që
ndodhën në atë shkollë e akademi, ku Dilua u aktivizua së tepërmi për të
përfituar karrjerë. Shqiptarët e kudo ndodhur nuk kanë nevojë për idiotësitë e
Dilaver Goxhës, se e dinë më mirë se ai, se si i ka kryer detyrat Shteti
Shqiptar në atë luftë të përbashkët të gjithë Shqiptarve. Dhe ashtu si handikap
që është kalon dhe flet përçart për Gjermanët dhe Gjermaninë, se paskan paguar
disa telefona satelitor dhe nga ai vend erdhën 10 vullnetar në luftë. Në
rrëfimet e veta, Dilaver Goxhaj nxjerr në dritë marazin që ka me Bedri Islamin
e Ibrahim Kelmendin, të cilët në shkrimet që kanë botuar e kanë cilësuar
Dilaverin dhe ndonjë tjetër si mercenar. A ka emër tjetër njeriu që vendos
kusht “se nuk vijë në luftë pa 1000 Marka
në muaj”, ose “më bëni shtëpi dhe
vij unë në luftë”. Ibrahim Kelmendi e Bedri Islami, si donator
fondacionesh, janë njohur me këto kërkesa dilaveriane, prandaj dhe shkruajnë,
ndryshe do të flisnin dhe për Tahir Sinanin, Bardhyl Tahirin, Arqile Mandro, Ermir
Begaj, Agim Sallakun, Dritan Dyrmishi, Spiro Butka e të tjerë, që shkuan
vullnetarisht e u rreshtuan në atë luftë çlirimtare, atje ku kish nevojë Kosova
dhe populli sajë.
I liruari nga Ushtria Shqiptare si
komandant baterie, për të arritur
synimet e veta, shkruan dhe analizon
vlerësimet për luftën e përbashkët të UÇK-ës e NATO-s, ku përmënd thënjet
e Presidentit të SHBA-ës Bill Klinton dhe ato të Komandantit të asaj aleance
Gjenerali Uesli Klark, të cilët, si njëri dhe tjetri flasin me superlativa për
UÇK-ës dhe luftën e sajë. Por Dilogogu i Golemit, nuk mund të rrijë pa dalë dhe
mbi ata, ku ashtu si “urtë e butë”, duke
vënë në dyshim deklarimin e Bill Klinton, “se
pesha në atë luftë e NATO-s dhe UÇK-ës ishte
50 me 50”, e përball këtë vlerësim të presidentit të SHBA-ës, me mendimin e
tij aventuresk, të dalë jashtë binarve të moralit njerëzor, se “faktet të bindin se ajo fitore është vepër
vetëm e UÇK-ës”. Hamëndësi cinike e thënë me qëllime të caktuara, nga një
karrierist të sëmur, që edhe pse pretendon se ka mbaruar akademinë ushtarake në specialitetin e AKA, ka ngelur në kufijtë e
dijenive të komandantit të baterisë, ku i mbërthyer keqazi pas egos së vetë unikale,
paraqitet para lexuesve si ndonjë strateg i madh me deklarimet bajate, duke nënvleftësuar
ish presidentin e SHBA-ës Bill Klinton. Duke kapërcyer degë më degë Dilavri i
Goxhajve, nis e tregon pralla nga e kaluara që ëndërron ai vetë dhe ashtu si
gënjeu e mashtroi në rastet e dëshmorve Indrit Cara e Astrit Suli, e përfundon
rrëfimin e tij në këtë intervistë për dëshmorin Halit Riza Coka, “të cilin e paska njohur nga afër dhe jo
vetëm atë, por dhe dy kushërinjtë e tij Sami dhe Ymer Coka”. Ata që i
lexojnë për herë të parë këto sajesa e mashtrime të Dilaver Goxhaj, i marrin për
të vërteta, por luftëtarët e UÇK-ës sot janë ende gjallë e nuk do lejojnë, që
historia e asaj lufte dhe vepra e dëshmorit Halit Coka, të vihet ne funksion të
manive karrieriste të këtij të sëmuri mendor të rëndomtë.
Nuk është vetëm dëshmori Halit Coka, ai që
përdoret në këtë intervistë për interesat e ngushta karrieriste nga Dilogogu i
Goxhajve, por dhe Tahir Sinani, Indrit Cara, Astrit Suli e të tjerë, familjet e
të cilëve janë baza kryesore e themelit të SHVL të UÇK-ës Tiranë dhe si të
tillë ai po bënë çmos për të përvetësuar diçka nga vepra heroike e tyre dhe
duke shkuar më tutje me mendimet e tij ogurzeza, të përçajë atë Shoqatë, për të
përfituar vetë dhe servilët që i shkojnë nga pas. Intervista e stërgjatur e
këtij të hallakaturi mendor, nisi në 29 Gusht dhe mbaroi në 21 Shtator 2013. Në
këtë maratonë sajesash të çekuilibruara, Dilaver Goxhaj i vetë quajtur Shpëtim
Golemi, edhe pse sipas gazetës Dita, u intervistua nga një gazetar i sajë, ai i
kreu të dy rrolet, ku si pyetjet e përgjigjet, i vuri në funksion të Jovan
Bregut, për të përfituar pa tjetër dhe me çdo kusht, një magazinë historike brënda
luftës të UÇK-ës. Është e drejtë e tij dhe e ndonjë tjetri që fshihet pas tij,
të shkruajë atë që mendon për historinë e asaj lufte çlirimtare, por kurrsesi
nuk i lejohet askujt të akuzojë, fyejë, mohojë, transformojë, trukojë dhe për më
keq të masakrojë historinë e UÇK-ës në veçanti dhe atë kombëtare në tërësi. Luftrat
e e zhvilluara nga luftëtarët çlirimtar, ishin, janë e do të mbeten në kujtesën
e popullit Shqiptar simboli më i shenjtë i vet luftëtarve që i zhvilluan ato, e
në mënyrë të veçantë i atyre që derdhën gjakun si lumë për të arritur këtë liri
e pavarësi që gëzojmë sot. Luftëtarve e UÇK-ës, nuk u vjen mirë e shprehim
keqardhjen për hallakatjen mendore e fantazitë karrjeriste të këtij somnambuli,
që sheh ëndra me sy hapur, por jemi të detyruar të deklarojmë në këtë shkrim,
se me këtë rast i drejtohemi dhe komisionit qeveritar të verifikimit të luftëtarve
pjesmarrës, që gjatë diskutimit të figurave të asaj lufte, të mbajë qëndrim
kundër këtij individi problematik, i cili ka gati rreth 15 vite, që nëpërmjet
shkrimeve e intervistave që jep sa andej e këtej, ka dëmtuar së tepërmi imazhin
e luftës të UÇK-ës, të drejtuesve e luftëtarve të sajë. Si i till ai nuk e
meriton të trashëgojë virtytet e shenjta të asaj lufte madhështore, për të qënë
pas kësaj veteran i luftës së UÇK-ës. Për të njohur sa më mirë lexuesit dhe
opinionin publik me realitetin dhe vërtetësinë e ngjarjeve, e ballafaquam
Dilaverin me dokumentet e kohës së luftës, të cilat i kemi nxjerrë nga arshivar
përkatëse. Ato janë të gjalla dhe mund ti shohin ashtu si po i paraqesim dhe në
këtë shkrim. Dhe jo vetëm këto, por dhe të tjera fakte me pamje filmike, për të
cilat luftëtarët e asaj ushtrie rrezervojnë të drejtën, për ti paraqitur
atëhere kur të lindi nevoja, për ti treguar këtij karrieristi se cila është
figura evërtetë morale e Dilaverit ngatërrestar e problematik.
Me shumë nderime e respekt
për lexuesit dhe opinionin publik
1-Bislim Zyrapi Shefi i SHP,
Ndihmës Ministër i Mbrojtjes dhe Komandant i operacionit
“Shigjeta gjatë luftës së UÇK-ës.
2-Xhavit Sadria, oficer operativ drejtimi në SH të UÇK-ës.
3-Mustaf Gashi, Sekretar i SHP dhe i Shefit të SHP të UÇK-ës.
4-Spiro Butka Zv/Komandant i operacionit “Shigjeta” gjatë luftës së
UÇK-ës.
5-Shaban Misliu, Shefi i Shtabit i operacionit “Shigjeta” gjatë luftës
së UÇK-ës.
6-Nexhmedin Kastrati komandant i drejtimit operativNr.2/operacionit
“Shigjeta”.
7-Skënder Misiri Komandant i njësisë speciale të DO Nr.2 Operacioni
“Shigjeta”
8-Ruzhdi Saramati Komandant i Br,128 (Dr.3Tak.)/operacionin“Shigjeta”.
9-Orhan Bislimaj Komandant kompanije i Br.128/operacioni“Shigjeta”.
10-Jetullah Krasniqi komandant kompanie i Br.128/operacioni“Shigjeta”.
11-Feriz Gashi Luftëtar i bat.1 /Br.128/operacioni Shigjeta”
12-Ylli Rashkaj Luftëtar i bat.2/Br.128/operacioni “Shigjeta”
13-Xhelal Limani Luftëtar i bat.3/Br.128/operacioni “Shigjeta”
14-Avduraman Nazifi Luftëtar i.4/Br.128/operacioni Shigjeta.