15 April 2015

Shkolla e parë shqipe e Prizrenit /nga Prof. Gazmend Shpuza



SHKOLLA SHQIPE E PRIZRENIT, E VETME KUNDËR SERBËVE DHE TURQVE

Shkruan: Prof.Gazmend Shpuza

Përpjekjet për hapjen e shkollave shqipe dhe krijimin e shkollave kombëtare në trevat e Kosovës janë të kahershme, pa dyshim, të njëkohshëm me orvatjet që bëheshin në këtë drejtim në krahinat e tjera të vendit. Nuk është i rastit fakti që qyteti historik i Prizrenit, qendra e Lidhjes Shqiptare, bëhet qendër e këtij veprimi arsimdashës dhe thellësisht  atdhetar.
Mësimi i gjuhës shqipe, në vend të italishtes, në shkollën e Prizrenit, të hapur nga Austro-Hungaria (pranë kishës katolike të këtij qyteti) ka filluar shumë herët nën drejtimin e klerikut atdhetar Ndue Bytyçi. Ky proces u shtri dhe në Gjakovë, Pejë dhe Janjevë. Kjo veprimtari arsimore ishte kryesisht vepër e klerikëve atdhetarë.

Logorecët në drejtim të shkollës

Më 1889 me përpjekjet e ipeshkvit Ndre Logoreci, drejtimi i shkollës u la në duart e nipit të tij, Mati Logoreci. Ky ishte një hap i madh përpara në rrugën e laicizimit dhe shqiptarizimit të mëtejshëm të kësaj shkolle. Ky ishte një sukses me rëndësi të madhe i shqiptarëve jo vetëm në fushën e arsimit. Ai qe rezultat i përpjekjeve që ushtronte popullsia atdhetare dhe arsimdashëse e Kosovës, rezultat i luftës këmbëngulëse për një shkollë kombëtare dhe laike. Këto aspirata dhe përpjekje  patën parasysh si Vjena ashtu dhe Vatikani, të cilët me qëndrimin e tyre realist lejuan mësimin e gjuhës shqipe në disa prej shkollave të hapura dhe të administruara prej tyre në Shqipëri. Themi disa sepse numri i shkollave katolike ku jepej gjuha shqipe ishte disa herë më i vogël në krahasim me numrin e institucioneve katolike që vepronin në Shqipëri nën mbrojtjen e Perandorisë Habsburge. Ky numër arrinte në 220 institucione të këtij lloji. Përballë këtyre fakteve del dhe më në pah dukshëm roli që kanë luajtur klerikët atdhetarë si Ndue Bytyçi, Ndre Logoreci, peshkopi Pashko Trokshi, e të tjerë në këtë drejtim. Parë me këtë sy, duhet thënë, se hapat përpara që bënte mësimi i gjuhës shqipe në shkollat katolike ishte, në radhë të parë vepër e atdhetarëve shqiptarë, klerikë, arsimtarë dhe e besimtarëve, të cilët ditën të shfrytëzonin konjukturat e favorshme në fushën arsimore.
Me drejtimin që po merrte shkolla e Prizrenit përtërihej dhe përvijohej më tej një traditë e hershme e mësimit të shqipes në këto treva që lidhej me emrin e atdhetarëve si Pjetër Budi e të tjerë, traditë e cila u ruajt e gjallë. Nga ana tjetër, këto hapa në fushën e arsimit kombëtar ecnin krahas zhvillimit dhe thellimit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.
Në këto kushte shkolla e Prizrenit përparonte, numri i nxënësve rritej. Me gjithë propagandat e huaja përçarëse, shkolla, duke u ngritur mbi ndarjet fetare, filloi të ndiqej dhe nga nxënës myslimanë. Shkrimin dhe këndimin e gjuhës amtare filluan ta mësonin dhe prindërit e nxënësve. Një mësues i vetëm nuk mund ta përballonte gjithë ngarkesën dhe përkrah Mati Logorecit, në frontin e arsimit kombëtar u rreshtua dhe një mësues tjetër, Lazër Lumezi. Puna arsimore kryhej në kushte shumë të vështira. Abetaret dhe tekstet e tjera kopjoheshin me dorë me një durim dhe kujdes të jashtëzakonshëm dhe me një shkrim  për t’u pasur zili. Kjo gjendje vijoi deri në fillim të shekullit, kur shkolla u pajis me një poligraf dhe sidomos pas ardhjes së teksteve të hartuar nga Ndre Mjeda, të botuar nga Shoqëria “Dija” e Vjenës.
Puna e mësuesve në shkollë mbikëqyrej rreptësisht nga autoritetet osmane. Xhandarmëria lokale bëri objekt ndjekjesh disa shënime të nxënësve, në të cilat bëhej fjalë për luftërat e popullit tonë nën udhëheqjen e Skënderbeut kundër pushtuesve osmanë. Ishte viti 1897, kur në Kosovë po ngrihej lëvizja për rikrijimin e Lidhjes Shqiptare. Për t’u shënuar është fakti se u arrestuan jo vetëm mësuesi katolik i shkollës Mati Logoreci por dhe mjeku mysliman i bashkisë, Haki efendiu. Ky fakt flet qartë për mbështetjen mbarë popullore të lëvizjes edhe jashtë shkollës, që ndodhej nën mbrojtjen e Austro-Hungarisë, sikurse shumica e institucioneve fetare e arsimore katolike. Situata e krijuar u kapërcye, siç na dëshmon studiuesi më i parë i historikut të kësaj shkolle etnografi i mirënjohur Rrok Zojzi në studimin e tij të mbetur në dorëshkrim “Ma e vjetra shkollë në Prizren”, me ndihmën e Lazër Lumezit dhe prindërve të nxënësve.

Presioni për shkollën

Përparimi i shkollës shqipe të Prizrenit po bëhej në një gjendje shumë të ndërlikuar si rrjedhim i mpleksjes së kontradiktave midis fuqive të mëdha në këtë zonë të Ballkanit. Vilajeti i Kosovës u bë arenë e rivaliteteve politike nga më të ashprat jo vetëm midis qarqeve shoviniste ballkanike por dhe midis shteteve evropiane. Depërtimi i misioneve fetare franceze deri në Prizren e shqetësoi së tepërmi diplomacinë e Vjenës. Ajo për hir të interesave më të gjëra të perandorisë dualiste, me ndihmën e Vatikanit, arriti në vitin 1892 të largonte nga Prizreni murgeshat franceze dhe në vend të tyre të sillte një mision klerikësh sllavë nga Zagrebi. Për t’iu kundërvënë misioneve katolike rivale në këtë rast atyre franceze, ata futën në shkollën e  vajzave të Prizrenit mësimin e gjuhës serbokroate. Me këtë i hapej rrugë e gjerë përpjekjeve të shovinistëve serbë për asimilimin, gjegjësisht, për sllavizimin e popullsisë vendase. Ky akt jo rastësisht fillonte me shkollën e vajzave dhe s’ka dyshim që do të shtrihej edhe në institucionet e tjera arsimore e fetare që ishin nën kujdesin e protektoratit fetar austriak në këto treva të Ballkanit. Lëvizja Kombëtare Shqiptare nuk mund të rrinte indiferente para një perspektive të tillë të veprimtarisë arsimore në viset shqiptare. Përballë këtyre synimeve dhe veprimeve antishqiptare banorët e Kosovës, paq dallim besimi, vepruan menjëherë dhe me vendosmëri.
Pakënaqësia dhe revolta e banorëve të Prizrenit shpërtheu hapur. Ata bojkotuan shkollën e vajzave të administruar nga konsullata austriake dhe misioni fetar katolik sllav, sepse në të mësimi vazhdonte të jepej në gjuhën serbe. Prizrenasit shkuan dhe më tej. Në shenjë solidariteti ata nuk pranuan t’i çonin as djemtë në shkollën e mbajtur prej Austro-Hungarisë edhe pse mësimi këtu vazhdonte të jepej në gjuhën shqipe. Nxënësit, djem dhe vajza, për katër muaj deri në dhjetor të atij viti mbetën pa shkollë.
Në mbylljen e vitit shkollor më 1898 nga 70 nxënës u paraqitën veçse 15 prej tyre. Me mësuesit e shkollës së Prizrenit, me nxënësit dhe prindërit e tyre u bashkuan edhe klerikët atdhetarë Pashko Trokshi dhe Ndue Bytyçi. Për të mposhtur qëndresën e popullsisë së Prizrenit kundër shkollës në gjuhë serbokroate Vjena kërkoi dhe gjeti ndihmën e autoriteteve osmane dhe çuditërisht dhe të Vatikanit. Klerikët atdhetarë, njëri pas tjetrit, u transferuan nga Prizreni dhe u tërhoqën në Vatikan apo u dërguan me punë në vise të tjera. Përkrahësit e shkollës u arrestuan nga autoritetet. Priftërinjtë sllavë dhe të huaj mallkuan mësuesin Mati Logoreci dhe të gjithë banorët katolikë të qytetit, të cilët bojkotuan shkollën austriake të mbikëqyrur nga konsullata. Konsulli austro-hungarez në Prizren, siç shkruante Mati Logoreci aso kohe, ndërhynte “në qeveri që të mos varrosen katolikët e mallkuar në qimeterin (varrezën) e përbashkët, por popullsia qëndron e patundun”.
Të gjitha këto masa dhe presione nuk e thyen qëndresën e popullsisë atdhetare të Prizrenit. Përkundrazi ajo shkoi deri atje sa e bojkotoi për dy vjet rresht edhe kishën e qytetit të Prizrenit, e cila, siç duket, kishte kaluar plotësisht nën drejtimin e klerikëve të huaj, kryesisht sllavë. Ky bojkotim gjatë të cilit prizrenasit qëndruan të bashkuar, zgjati plot dy vjet, nga qershori i vitit 1898 deri në qershor të vitit 1900.
Kështu shkolla e djemve në Prizren u nda më dysh, Shkolla e konsullatës, me mësues Lazër Lumezin, ku megjithëse mësohej shqip, shkonin vetëm 16 fëmijë të nëpunësve të konsullatës, që qenë dhe të vetmit që frekuentonin kishën. Njëkohësisht vijoi mësimdhënien nën drejtimin e Mati Logorecit edhe shkolla e pare. Ajo u quajt siç dëshmonte Rrok Zojzi, “shkolla e popullit, t’atyne pa kishë”. Kjo shkollë e popullit kishte 60 nxënës, d.m.th. katërfishin e nxënësve që mbahej nga shkolla e konsullatës austro-hungareze.
Prifti sllav, të cilin prizrenasit filluan ta thërrisnin Magaroviç, me gjithë presionet që ushtroi në shumë forma, nuk mundi t’i bindte banorët që të shkonin në kishë. Ai jo vetëm i kërcënoi por dhe zbatoi kërcënimin e tij që të mos u pagëzonte fëmijët, të mos i vinte kurorë në kishë çifteve të reja, dhe të mos u përcillte as të vdekurit, sipas riteve të krishtera. Për dy vjet rresht të gjitha këto ceremoni prizrenasit i bënë pa prift. Kur ndonjë plakë shumë besimtare para vdekjes kërkoi që ta përcillte prifti, populli e paralajmëroi se po erdhi prifti nuk do të vijmë ne. Atëherë plaka tha: “ma mirë pa prift, se pa popull”.
Vendosmërinë e popullit të Prizrenit, në mbrojtje të gjuhës shqipe nuk mundi ta thyente as inspektimi i kryer në vend me këtë qëllim nga padër Zubaçi, padër Pacifiku dhe nga një prelat i tillë i lartë si emzot Guerini.Në mbështetje të protestave të Prizrenit për mbrojtjen e shkollës kombëtare u ngritën dhe Peja, Shkupi, Janjeva dhe Gjakova, pa dallim besimi. Shkolla popullore dhe kombëtare e Prizrenit e drejtuar nga Mati Logoreci mbahej me ndihmat materiale e morale të banorëve të qytetit dhe të viseve për rreth, si të krishterë ashtu dhe myslimanë.
Ky proçes i thellë i kombëtarizimit të shkollës së Prizrenit po kryhej jo rastësisht në një kohë kur Kosova po bëhej rishtazi qendër e ngritjes së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në kërkim të autonomisë së Shqipërisë. Sapo qe mbajtur nën udhëheqjen e Haxhi Zekës, Kuvendi i Pejës për ripërtëritjen ashtu sikurse 22 vjet më parë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kuvendi i Dibrës që u mbajt ato ditë, në vijim të këtyre përpjekjeve parashtroi kërkesa të tilla në fushën e arsimit, të cilat synonin të përgjithësonin dhe të legalizonin në shkallë kombëtare të gjitha ato përpjekje që po bëheshin anë e kënd vendit për hapjen e shkollave shqipe, dhe konkretisht atë çka po ndodhte edhe në Prizren në ato ditë me shkollën shqiptare të atij qyteti.
Qëndrimi i vendosur i popullsisë së Prizrenir në mbrojtje të shkollës kombëtare kundër politikës së tërbuar antishqiptare të shovinizmit pansllavist dhe të mbështetësve të saj qofshin këta dhe koniunkturorë, vazhdonte të gjente përkrahjen dhe mbështetjen e fuqishme të popullsisë së mbarë Kosovës, (nga Gjakova e deri në Shkup). Mësuesi i shkollës atdhetari Mati Logoreci vlerësoi lart në mënyrë të veçantë mbështetjen me armë në dorë të malësorëve të Gjakovës. Ai shkruante, se “ata nuk janë gjin qi durojnë, pse nër ta luan martina”. Përballë qëndresë së vendosur të popullsisë së Prizrenit në mbrojtje të shkollës shqipe, kundër përpjekjeve të armiqve për sllavizimin e saj, Vjena dhe Vatikani u detyruan të mbanin një qëndrim më realist dhe ta tërhiqnin misionin fetar kroat nga Prizreni dhe të kthejnë priftërinjtë shqiptarë atdhetarë me në kryepeshkopin Pashko Trokshin. Kjo qe një fitore shumë e madhe e forcave atdhetare dhe arsimdashëse të Kosovës jo vetëm në fushën arsimore.
Përballë ndjekjeve të ashpra dhe rrezikut të mbylljes së “shkollës së re kombëtare”, siç quhej shkolla e Prizrenit e drejtuar nga Mati Logoreci, atdhetarët të detyruar nga rrethanat dhe të kënaqur në shkallë jo të vogël nga largimi i murgeshave dhe të mësuesve sllavë nga shkolla e vajzave, parapëlqyen, për arsye të kuptueshme, bashkimin e saj me shkollën e djemve të hapur dhe të mbajtur nga konsullata austro-hungareze. Mati Logoreci vazhdoi të shërbente në këtë shkollë deri më 1903, pra afro 14 vjet. Për këtë arsye megjithëse me origjinë shkodrane, ai u quajt “Atdhetari i Kosovës” dhe me kete cjlësim bashkëqytetari i tij  Luigj Gurakuqi i kushton një poezi.
Pas dëbimit të misionit fetar sllav dhe heqjes së mësimit të gjuhës serbokroate nga shkolla a vajzave, ky qëndrim i shërbente si dhe më parë jo vetëm përhapjes së leximit dhe shkrimit të shqipes, por mbi të gjitha i shërbente rikonfirmimit të identitetit kombëtar e të karakterit etnik shqiptar të trevave ku zhvilluan veprimtarinë e tyre këto shkolla. Këtë fakt do ta kishin tash e mbrapa më mirë parasysh dhe qendra të tilla politike dhe fetare si Vjena dhe Vatikani. Lufta që zhvilloi Prizreni për shkollën kombëtare shqipe në këto vite kundër synimeve dhe ambicieve shoviniste (sllave) kishte një rëndësi jetike për fatin e ardhshëm të këtyre anëve.
Shkolla shqipe e Prizrenit nuk duhet parë me sy mospërfillës, siç ka ndodhur në të kaluarën jo të largët. E konsideruar si një shkollë e huaj e hapur dhe e mbajtur nga Austro-Hungaria dhe nga kleri katolik, shkolla e Prizrenit dhe pse e drejtuar nga arsimtarë atdhetarë, me shumë vështirësi mundit të zinte vendin e vet të merituar, midis përpjekjeve të patriotëve për përhapjen e mësimit shqip. Ishte një kohë, kur, duke bërë fjalë për historinë e arsimit kombëtar, rreshtoheshin (jo pa të drejtë) edhe përpjekjet më të vogla për hapjen e shkollave shqipe anë e kënd vendit. Edhe pse përpjekje të tilla nuk arritën të sendërtoheshin për ta gjindej vendi në tablonë historike të arsimit kombëtar, ndërsa për shkollën e Prizrenit heshtej në vend që ajo të renditej me dinjitet, ashtu siç i takonte, përkrah shkollave të para kombëtare shqipe. Një qëndrim i tillë mbahej në një kohë kur në shtypin periodik e të përditshëm, qysh në vitet gjashtëdhjetë ishte çarë, si të thuash, akulli dhe kjo shkollë, mund të thuhet, kishte fituar, përkundrejt shumë paragjykimeve, të drejtën e qytetarisë.
Megjithatë emri i Mati Logorecit nuk kishte arritur të radhitej deri kah mezi i viteve shtatëdhjetë përkrah emrave të atdhetarëve të tjerë të shquar në fushën e përhapjes dhe të konsolidimit të arsimit kombëtar shqiptar. Gjithë kjo, me sa duket, për shkak të mendimit të diktuar nga politika dhe idelogjia sunduese që mbizotëronte aso kohe, se pse Mati Logoreci shërbente në një shkollë të mbajtur nga Austro-Hungaria, shkollë e cila i shërbente “depërtimit” të saj “paqësor” në Shqipëri. Për më tepër ajo vazhdonte të konsiderohej, me që ndodhej nën drejtimin e klerit katolik, si shkollë katolike gati fetare. Koncepte të tilla që venin shenjën e barazimit midis politikës së fuqive të huaja në Shqipëri dhe përpjekjeve të atdhetarëve për shfrytëzimin e çdo mundësie për hapjen dhe mbajtjen e shkollave shqipe pengonin vlerësimin real të këtyre shkollave dhe të mësuesve dhe të klerikëve atdhetarë që punuan me përkushtim në to. Koncepte të tilla tejkalonin dhe vijën e partisë shtet lidhur me trajtimin e politikës së Fuqive të Mëdha apo dhe të Vatikanit në Shqipëri. Një qëndrim i tillë nga historiografia zyrtare e shkollës shqipe mbahej në një kohë kur mësues, veteranë, studjues të historikut të shkollës kombëtare si Siri Shapllo, Rrok Zojzi, Halim Shpuza kishin arritur të venin në pah mjaft mirë kontributin e Mati Logorecit, të Pashko Trokshit dhe të shkollës së Prizrenit në tërësi. Për ta bërë të mundur këtë gjë atyre u ishte dashur të kapërcenin mjaft vështirësi, midis tyre dhe ndonjë pretendim absurd.
Konceptet ideologjike dhe politike që mbizotëronin aso kohe, me gjithë përpjekjet për një vlerësim sa më të drejtë të kësaj faqeje të historisë së arsimit tonë kombëtar, bënë që të mos merrej në konsideratë propozimi për kremtimin, siç duhej, të 100-vjetorit të shkollës shqipe të Prizrenit. Dhe kjo ngjarje sa kulturore po aq dhe atdhetare  jo e zakonshme, në një kohë kur Kosova përjetonte momente sa të rënda aq dhe vendimtare, po të lëmë në një anë ndonjë artikull përkujtimor, mund të thuhet, se u kalua pothuajse në heshtje. Nuk kaloi pa kundërshtime edhe përfshirja e zërit kushtuar shkollës së Prizrenit në “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar”. Këto kundërshtime u kapërcyen me këmbënguljen e akademikut Bedri Dedja.
Shkolla shqipe e Prizrenit dhe mësuesit që punuan aty shkruan faqe të lavdishme në historinë e arsimit tonë kombëtar. Kur flasim për mësuesit e kësaj shkolle, nuk kemi parasysh vetëm mësuesit më të parë të saj si Mati Logoreci e Lazër Lumezi por dhe ata që shërbyen më vonë aty si Kolë Kodheli, Kolë Rrota, Ndoc Lezhja, Palokë Traboini, Serafin Mitroviqi, Luigj Kromiqi, Lukë Lukaj dhe të tjerë të pavlerësuar, me sa di unë, deri në ditët tona.
Rëndësia e shkollës së Prizrenit nuk qëndron, për mendimin tim vetëm në fushën e arsimit. Vepra e mësuesve atdhetarë të saj e mbështetur fuqimisht nga popullsia atdhetare dhe arsimdashëse jo vetëm e qytetit por të mbarë Kosovës pa dallim besimi dëshmoi dhe një herë se shkolla shqipe nuk ishte vetëm vatër dije dhe kulture, vatër e rritjes dhe e përforcimit të ndërgjegjes kombëtare të masave të popullit, vatër e bashkimit kombëtar të mbarë shqiptarëve pa dallim besimi. Ajo qe gjithashtu, siç e tregon gjithë jeta e kësaj shkolle, dhe front i avancuar i luftës së popullit tonë për ruajtjen e identitetit kombëtar të etnisë shqiptare në këto treva, të kërcënuar nga lakmitë shoviniste të qarqeve sunduese fqinje të përkrahura nga fuqi të mëdha në një mënyrë apo në një tjetër. Në këtë luftë, duke vënë, si gjithnjë kombësinë mbi ndjenjat fetare, me të cilat kërkonin të manipulonin armiqtë e popullit tonë, popullsia e Prizrenit nuk ngurroi t’i kundërvihej në rrafsh politik dhe kishës të manipuluar nga kleri i huaj antishqiptar. Ndjenjat fetare ajo ia nënshtroi plotësisht për dy vjet rresht interesave kombëtare. Parë me këtë sy, rëndësia e shkollës shqipe të Prizrenit i tejkalon së tepërmi caqet e historisë së arsimit tonë kombëtar.
Rrugën e shkollës së parë shqipe të Prizrenit e ndoqën shkollat e Pejës, të Gjakovës, Janjevës, Zymit, Ferizajt, Letnicës, Shkupit, Porozhanit etj. Rrugën e mësuesve atdhetarë Mati Logoreci, Shtjefën Gjeçovi, Lazër Lumezi, Ahmet Gashi, Zekerija Rexha e të tjerë e ndoqën me dhjetëra e qindra arsimtarë. Në këto shkolla u arsimuan dhe u edukuan luftëtarët e vetëdijshëm dhe të vendosur të pavarësisë së plotë të atdheut dhe të bashkimit kombëtar të shqiptarëve.

15 March 2015

Shqipëria ose revolucioni fals i frikacakëve /Analiza e “Osservatorio Italiano”

Shqipëria ose revolucioni fals i frikacakëve.
Analiza e “Osservatorio Italiano”

Shqipëria ose revolucioni fals i frikacakëve. Analiza e “Osservatorio Italiano” për Ramën dhe Doshin
Kjo mund të jetë një histori ironike, por edhe një komedi ruse ku çdo gjë është gjithmonë e shtrembëruar. Në fakt kjo është historia perverse e kujt është në pushtet pa histori dhe pretendon t’i japë mend atij që ka histori edhe të shesë dhe të rrënjosur në ADN. Lë të flasim për ata njerëz që kanë besim nder dhe në ligjin e “besës”, për ata njerëz që kur flasin “e shkruajnë në gur” premtimin e tyre, respektojnë premtimet e tyre deri në fund me koston e vetë-shkatërrimit, me lidhjen e familjes, vëllezërve dhe miqve, njerëz që e bëjnë fjalën një gjë të pashlyeshme. Në krahun tjetër shohim fuqinë e njerëzve që flasin përmes Facebook, lëshojnë deklarata si shitës paninesh, tregojnë profesionalizëm në mbrëmje të shoqërisë së komunikimit, pore humbin lehtë durimin edhe kur pyeten nga një gazetar.

Realitete të dy botëve të ndryshme

Imazhi i kësaj klase politike dekadente, kondensohet në figurën e Edi Ramës, një frikacak pa një të kaluar dhe i njohur në ambiente për të qenë një “bllof i madh”. E gjithë politika e tij është e kufizuar në përdorimin e asaj që duket në media, në rrethin e brendshëm të xhelatëve të me një inteligjencë mediokre, që lëshohen ​​në transmetime publike dhe japin leksione duke folur për gjëra që ata nuk kanë fare njohuri të fakteve.
E gjitha është shumë e një aktori të zoti, aq sa kur fitoi zgjedhjet ftoi në selinë e qeverisë, - që e kishte ristrukturuar me ngut “me kredi”- të gjithë ambasadorët për të thënë se arkat e shtetit ishte bosh dhe më pas për të festuar me shampanjë. Në daljet triumfatore në publik, ku mburret me fitoren e “Partisë së tij Socialiste” harron se ai që e bëri të mundur këtë fitore ishte pikërisht Tom Doshi, njeriu që kishte vënë në lëvizje mënyrat e duhura për ti hapur rrugën Ramës të vinte në pushtet duke i dorëzuar atij vota në veri të Shqipërisë, një bastion i demokratëve që nga fillimi i pluralizmit.
Nëpër mbrëmje gala Rama preferon të shoqërohet nga ambasadori amerikan Alexander Arvizu dhe përfaqësuesi i BE-së Ettore Sequi që e kanë mbështetur edhe gjatë fushatës elektorale, madje edhe duke mos e fshehur për “paragjykim të padrejtë”. Ata madje kanë firmosur edhe një marrëveshje të “qeverisë Rama” duke e konsideruar si “një zgjedhje e duhur e shqiptarëve për të hyrë në Europë” dhe rezultatet më të mira që nga rënia e komunizmit. Sequi bëhet në këtë mënyrë “miku më i madh” i Ramës duke humbur në një farë pike edhe dritën e arsyes dhe të kompromisit të të diplomacisë evropiane duke lënë mënjanë pikat e mbështetura nga BE për integrimin. Dhe në këtë mënyrë, të dy institucionet ndërkombëtare humbën prestigjin dhe besueshmërinë duke e bërë veten bashkëpunëtorë të një rrënimi të pandalshëm. Nuk mund t’i jepet Ramës, roli i heroit antikomunist kur ai në këtë pikë nuk ka pasur rol fare.

Takimi i Doshit në Washington me Eliot Engel

Para së gjithash nuk duam të flasim për këtë “burrë të vogël”, por për mbrojtjen e institucioneve shtetërore që janë dhunuar dhe varfëruar, që janë bërë “mish” për lobet, nën sytë e Komunitetit Europian. Do ta bëjmë këtë nëpërmjet historisë së Tom Doshit, absurditeti i të cilit është sot i aftë të përmbysë qeverinë dhe të kompromentojë të gjithë falsitetin e montuar nga binomi Rama-Meta e ndërtuar me eksponentë të Komunitetin Ndërkombëtar për ta vënë Shqipërinë nën kontrollin e tyre. Para së gjithash le të themi se figura e Tom Doshit është shumë e rëndësishme për të kuptuar ngjarjet e fundit të politikës shqiptare, por mbi të gjitha si Edi Rama u ngjit në pushtet. E gjithë ajo forcë që i dha mundësinë të bënte lëvizje të forta në opozitë, si protesta dhe hetime, tani është në gjendje ta marrë me vete sepse është një i pabesë. I parë nga votuesit si një shërbëtor i bindur, Tom Doshi ka një të kaluar të lidhur ngushtë me tranzicionin e Shqipërisë. Familja e tij ishte nga më të goditurat e regjimit komunist me 5 familjarë të ekzekutuar. Nga fisi i tij rrjedh edhe Prek Cali, një patriot i madh, prifti Don Marku, i vdekur në burgjet komuniste, i famshmi af françeskan Zef Pllumbi, që kaloi 26 vjet në burg dhe doli nga aty vetëm në vitin 1989. U shua në vitin 2007 në spitalin Gemelli të Romës dhe vdekja e tij u kalua me shërbime shtetërore. Tom Doshi flet pak, por komuniteti katolik në veri të Shqipërisë e di se kush është ai që njeh fjalën e dhënë si “besa” dhe ndikimin që ka në elektorat. Falë tij qyteti i Shkodrës iu dorëzua Partisë Socialiste, megjithëse historikisht kishte votuar djathtas, njëlloj si Emilia në Itali që voton të majtën.


Nga miqësi në akuza për paranojë: Rënia e stilit të Ramës

Megjitahtë le të ecim me rradhë duke u përpjekur të ndërtojmë ngjarjet e fundit që kanë parë të përballen dy botë të ndryshme dhe të afruara për shkak të interesave të momentit dhe “të mirës së Shqipërisë” dhe të ndarë nga një “tradhti e lartë” e papritur. 5 muaj më parë deputeti socialist Tom Doshi merr vesh që se ka qenë në shënjestër të një vrasësi me pagesë. Për këtë ai informoi mikun e tij Edi Rama që i premton impenjim maksimal të institucioneve, por në të vërtetë e largon menjëherë duke i thënë se nuk gjeti prova dhe gjithçka ra në heshtje. Ai ndërpreu lidhjet me Doshin i cili për 4 muaj nuk mori më vesh asgjë për çështjen. Doshi nga ana e tij i çoi më tej hetimet e tij dhe që e bindën se dyshimet ishin të bazuara. Për t’ja konfirmuar ishte vetë vrasësi që i tregon edhe emrin atij që e kishte dërguar. Rama nuk e besonte më versionin e tij dhe e largoi madje edhe nga partia, si një “diktator i vogël”. Një vendim impulsiv dhe i nxituar që u mbështet menjëherë nga ambasada amerikane dhe BE që “përshëndetën dekriminalizmin e parlamentit”. Duhet sqaruar se Doshi nuk u përjashtua nga parlamenti, por vetëm nga grupi parlamentar. Gjithsesi Rama në pak orë mori mbështetje ndërkombëtare i bindur se do ta mbronte nga tërmeti që po vinte. Në të kundërt Tom Doshi nuk trembet shumë. Ai i kujton ambasadës amerikanë se ai nuk është një kriminel, e thjeshtë sepse ndaj tij nuk ka pasur asnjëherë ndonjë akuzë penale.
Menjëherë më pas erdhi publikimi i videos së vrasësit të dyshuar që thoshte se ai paguhej nga Ilir Meta. Në këtë pikë doli në dritë Partia Demokratike që ka kërkuar mocion mosbesimi për Metën ndërsa Sali Berisha i kishte dhënë një mbështetje të heshtur Doshit. Një ditë më pas Berisha kërkoi në parlament dorëheqjen e Ramës dhe Metës. Meta nuk e mban dot qetësinë dhe pas lumit të fjalëve të Berishës bën edhe ai akuzat e tij. “Jepini ilaçet doktorit”- tha ai për të rënë më pas në fraza të viteve “97-“98, të viteve të piramidave dhe vrasjes së Azem Hajdarit. Meta del nga vetja dhe madje bëhet pak qesharak. Ai nuk arrin të kuptojë përse Berisha mbrin Tom Doshin që e kishte akuzuar publikisht vite më parë. Salla e parlamentit bëhet arena e Titanëve. Berisha mban të rrethuar foltoren ndërsa Rama i bën foto nga pas për t’i publikuar në Facebook.

Prokuroria pyet për 6 orë Doshin ndërsa në mbrëmje deklaron se për këtë do të pyeten Ilir Meta, Edi Rama, Saimir Tahiri, Mark Frroku, Mhill Fufi dhe Sali Berisha. Mes të thirrurve do të jetë edhe Eugen Beçi, ish-shef i prokurorisë i larguar nga detura në nisje të këtij hetimi dhe disa fotove me disa persona të akuzuar për atentatin.

Përballja në TV

Spektakli vijoi edhe në darkë kur në Top Channel u transmetua intervista e Tom Doshit nga Sokol Balla, ndërsa në Tv Klan, Blendi Fevziu mikpriste Edi Ramaën. E gjithë Shqipëria pret fjalët e Doshit që prishin qetësinë në një situatë surreale. I vetmi që mundohej të kuptonte çfarë po ndodhte ishte gazetari Artan Hoxha, i njëjti që duket se kishte informuar Doshin për planin e eliminimit. Intervista e Doshit është diçka surreale sepse është një njeri që flet pak dhe e sheh në sy bashkëbiseduesin. Duket sikur Balla ka frikë dhe përpiqet të moderojë tonet. Tjetër gjë ajo që bën Rama në krahun tjetër. Nuk u përgjigjet pyetjeve, ngatërron temat dhe hidhet te shifrat e statistikave që kak sjellë me vete. Dhe sigurisht gjestikulacioni është është totalisht ndryshe. Imazhin ai e kontrollon më së miri.

Në një farë mënyre, fjalët e Doshit zbulojnë detaje interesante. Ai tregoi se e kishte regjistruar bisedën në bashkëpunim me “vrasësin” që e dinte që po regjistrohej dhe tashmë ishte në garancinë e tij. Doshi i bleu edhe një makinë të blinduar dhe e ka ndihmuar të dërgojë familjen e tij jashtë Shqipërisë. Ai flet edhe për një tjetër dëshmitar, për motorë me dinamit, etj...

Përplasjet në qeveri dhe hyrja në lojë e ambasadës amerikane

Në këtë histori ka shumë paqartësi dhe llogaritë shpesh nuk dalin. Edi Rama u nxituat të thoshte se të gjitha hetimet ishin bërë dhe se nuk rezultonin elementë të veprës penale. Këto u konfirmuan më pas nga Tahiri dhe Didi. Prokuroria megjithatë kishte nisur hetimet. Papritur arrestohet Durim Bami, vrasësi i dyshuar. Për çudi ai pranon se kishte mashtruar dhe se e kishte paguar Doshi për këtë rol...
Pozicioni i ambasadës amerikane mbetet i komplikuar. Doshi mund të jetë vërtet një viktimë e një tentative vrasjeje. Deklarata e nxjerrë menjëherë mund të mos ishte shumë e studiuar nëse vërtetohen akuzat se ai ka qenë i kërcënuar. Duhet kujtuar që Doshi ka qenë një mik i amerikanëve duke i hapur atij dyert e Kongresit gjatë vizitës së tij në Washington. Është një kundërshti shumë e qartë.
Çfarë do të thotë Edi Rama që e hodhi poshtë Doshin nga “një mik” në “një thjesht të njohur”, pastaj do të thotë se thjesht e ka takuar në korridor ndërsa po e akuzon si paranojak që krijon situata për biznesin e tij. Pra rrezikojmë të bëjmë atë që bënte komunizmi, që mbyllte në çmendinë ata që jepnin shenja rebelimi. Rama duhet të shohë më mirë “miqtë e rinj” që po pasurohen në kurriz të shtetit falë kontratave që ai ka nënshkruar. Pyesim se si zoti Koco Kokedhima propozon legalizimin e marijuanës pas ndërhyrjes në Lazarat, i komentuar si aksioni më i suksesshëm i qeverisë kundër krimit të organizuar. Nuk është interesuar të flasë për ngritjen ekonomike. Ndoshta duhet të vazhdojmë të pyesim për valën e kontradiktave në nënshkrimin e kontratave që Rama u ka dhënë lobeve të huaja pa bërë asnjë plan strategjik duke përfituar nga ekonomia shqiptare. Pa plan strategjik, vetëm duke ua dorëzuar vendin strukturave ndërkombëtare duke marrë borxh. Çfarë duhet të presim nga një qeveri që arreston qytetarët e saj që nuk kanë me çfarë të paguajnë energjinë elektrike dhe që e lidhin linjën për të ngrënë.

Përfundimet tona

Para së gjithash ne nuk duam të marrim qëndrim në këtë histori sepse do ta tregojnë hetimet. Megjithatë duam të nënvizojmë se çështja e Tom Doshit zbuloi një të vërtetë të madhe të një klase politike që ka dalë nga spekulimet e vazhdueshme që nga rënia e komunizmit dhe që është pasuruar duke shfrytëzuar pasuritë publike. I kanë bërë institucionet shtetërore një mjet për të fituar para që do të përdoren për Komunitetin Ndërkombëtar që me anë të lobeve do të vlerësojnë reformat. Kështu edhe atëherë çështja “Doshi” mund të zbulojë një montim, mbetet fakti se pse institucionet shtetërore nisën hetimet me vonesë pasi i kishin lënë ato mënjanë.
Akoma me e keqe ishte sjellja e ndërkombëtarëve që bëri deklarata pa asnjë provë. Për të mos u vënë në lëvizje ato besuan ato që u seriri Rama, që në të vërtetë është një kukull që luan vetëm në Facebook dhe Twitter. Këta tipa thonë se kanë bërë revolucionin, në fakt ata u larguan, u bënë vagabondë dhe kur u kthyen, mjaftoi vetëm një xhaketë që të dukeshin si zotërinj. Në fakt mbeten frikacakë.

15 mars 2015

06 February 2015

Pader Zefi - Frati i Traboinit


FRATI I TRABOINIT DRITA E KRISHTERIMIT
             …me rastin e 70 vjetorit te pushkatimit!

Shkruar nga ZEF PERGEGA

Persekutimi i shqiptareve ne tokat e tyre nen ish-Yogosllavi ka kaluar neper zingjiret e tankut qe i praprinte planit famekeq te akademise se shkencave te ketij shteti te montur, qe derdhi mbi shpine te shqiptarit gjithe makinerine e rende te shfarosjes, shpernguljes dhe tjetersimit te identitetit dhe pasurive te tyre te trasheguara nga te paret. E ky masakrim nuk kurseu as jeten e prifterinjeve, njeri prej tyre eshte dhe Pater Zef Tagaj, I cili u vra nga strukturat e UDB-se jugosllave.
Edhe sot tek po shkruaj keto radhe e kujtoj varrin e tij Brenda ne kishe te Traboinit afer Lterit ne te djathte te tij ku kori I kishes kendon cdo te diel alelune e jetes dhe salvimit te tij per Krishtin Mbret dhe atdheun qe e deshironte te bashkaur sic bashkohet besimtari ne lutjen e shenjte.
Zef Pergega
Luhar, me 5 nentor 1944, ne librin e tij “Ditari i nje zemre te lenduar” Prof. Prek Gruda shkruan: “…pertej Moracet nuk duam me kalue. Nuk jemi ne lufte me malin e Zi, por ne mbrojtje te vendit nga sulmet e malazezeve, qe po duan perseri me na shkel e me na roberue. Kurdohere u kemi dhene prova mirekuptimi se fqinje te mire e me jetue ne paqe, e gjithekush ne caqe te veta. Kete gje e thonin me buje te madhe edhe partizanet e Titos ne vitet e par ate luftes, duke i kritikuar me perbuzje cetniket e Drazhes, qe luftonin per rikthimin e jugosllavise sipas idese se serbomedhenjeve. Terheqja e luftetareve prej Kuqit u krye ne rregull dhe pa deme ne popull dhe pasurine e tij. Rolin kryesor ne lufte dhe ne terheqje e luajti P. Zef Tagaj (Leonard Tagaj) Ai me sandale e zhgun te Franceskanit ka qene dite e nate prijes dhe strategy ne lufte keshillue e vella I vertete me te gjithe luftetaret. Nje njeri me culture e me virtyte ne kulm, njrezor me vepra e autoritar, prashikues si askush ne malesi. Populli e don dhe e beson. Ai eshte I nderuar jo vetem ne famulline e vet, por ne te gjithe malesine me te krishtere e muslimane, mbasi gjithnje eshte ne sherbim te popullit si frat dhe si mjek.
Kur i thane se partizanet kane thyer kryqin e kishes se Kojes dhe donin te demtonin edhe kishen e Kuqit, P. Zefi u tha me ton vellazeror: “Jo bijte e Mi! Ata fali Zot se jane te rinje e te edukuar keq prej komunistave e nuk dine c’fare bejne. Ju porosis mos I demtoni kishat e Kuqit se edhe ato jane si kishat tona, shtepia e Zotit, te ndertuara me djersen e popullit. E keqja duhet te shperblehet me te miren, per te qene ne hir te Krijuesit!”
Krenare se nga lufta po ktheheshin te fituar me nje enderr ne zemer, u nisen drejt sheshit te Tuzit, ashtu me arme ne krah e kenge zanash ne goje, per tu takuar me nje delegacion te larte ushtarak qe vinin nga Shqiperia. Historiani malesor Sherif Gjokaj shkruan : “…Te gjithe ishin te armatosur. Malesoret deklaronin p medyshje se malesia duhej te ishte me Shqiperine se per kete I kishin marre armet. Disa burr ate mencuar arriten ta shmangnin perplasjen ndoshta fyta-fyt dhe me psoja te renda te shqiptarit me shqiptarin. Ne fjalet e komondantit te forcave partizane te Shqiperise, general Sh. Peci dhe te general Gjoko Mirasheviq nga Kuci pati nje zemerim te pafrenuar te Pjeter Zekut Camaj, i cili brofi ne kembe dhe e ngriti zerin si odhetima e Hotit: “Ti coptojme te gjithe dhe te vdesim me nder per te drejtat qe po duan me na i shkelur…! E merr fjalen Kole Zefi i Grudes: “Ju general Peci u thate malazezeve se ne qe luftuam per bashkimin me Shqiperine, jemi derra rraksionare e vatanit nuk i lypemi gje. Me litar, po u thoni malazezeve, ten a cojne kokat dhe me dajak ten a rrahin. E une pot e them: Shkop e litar merri me vete se ne i dime vete si i bejme punet tona…Edhe fjala e urte dhe e mencuar Pader Zef Tagajt, nuk ua ndricoi mendjen. Meshtari I Traboinit iu drejtua me keto fjale: “Atdheu yne Shqiperia rrofte pa keta qe na tradhetuan me turp. E mjera Shqiperi ne duart tuaja dhe medet per ne, e ne per ju…!”
 Pas Luftes se Dyte Boterore, regjimi i Titos i kishte gati listat e zeza te hartuara nga UDB-ja per 72 vete, per zhdukje fizike pa gjyq. Pjeter Zeku Camaj (1880-1945) vritet ne pabesi per firmosjen e deklerates se Tuzit per Shqiperi etnike, ku Malesia dhe tokat e tjera shqiptare te ktheheshin ne nje shtet te vetem shqiptar. Kete fat te zi paten edhe shume ptriote te tjere dhe meshtari i Traboini Patder Zef Tagaj.
P. Zef Tagaj u lindur në fshatin shqiptar Ljarje te Tivarit të Malit të Zi- dioqeza e Tivarit , më 16 nëntor 1910. Ndjek shkollën famullitare në vendlindje e më pas vjen në Shqipëri ne Seminarin Françeskan, në Troshan të Lezhes. Vesh rroben per meshtari me 15 nentor 1928 dhe me 17 nentor 1929 kryen urdherat e para, me 21 janar 1933 ato te mbramet. Në prag të ardhjes së Princ Vidit në Shqipëri, Leonard Tagaj dërgohet për të kryer studimet teologjike në kolegjin Shën Antonit në Romë e prej aty në Innsbruck (Austri). Me mbarimin e studimeve teologjike e filozofike në Austri, shugurohet meshtar më 19 korrik 1936 dhe këthet në atdhe, ku sherben fillimisht famullitar në Traboin, mes malesoreve te vet ne token e tyre (Jugosllavi) e më pas në vise të ndryshme të Kosovës, Malit të Zi, dhe në Malësinë e Madhe. Gjithkund me te jetonte e jema dhe e mbesa Marija, e cila ishte me te kur partizanet e arrestua dhe qelluan mbi te.
Meshtar i dashtur prej popullit të krahinave ku sherbeu, por edhe atdhetar i flaktë i Shqipërisë së cilës i dedikoi shumë vepra atdhetare.Për këte ra në sy të komunistëve serbë, të cilët e morën një natë prej qelet dhe e vranë barbarisht me 4 shkurt 1945 në Traboin, duke shtuar një martir më shumë fesë katolike.
Ne trevat shqiptare te andej kufirit ai mbahet si nje martir i fese se krishtere!”
Mons. Petar Perkoliq kujton: “P. Leonard Tagaj, emri i pagezimit Zef, ka lindur ne Ljarje. E kam takuar vetem njehere ne jete, perpara nisjes sime per ne Rome, 1937. Mendoj qe te kete studjuar ne Rome. Ishte nje tip gazmor dhe imitues i mire. Ishte famullitar ne Hot - Traboin. Jetonte me te nena e tij dhe mbesa Marija, e cila, mendoj, qe eshte ende gjalle, e martuar ne Ljarje. Kjo ka qene prane tij kur partizanet e kane marre dhe e kane pushkatuar ne vitin 1945. Franceskanet e Tuzit kete vit, sic kam degjuar, pergatiten per cvendosjen e eshtrave, me rastin e 60 vjetorit te pushkatimit, ku ishte varrosur fillimisht ne kapelen speciale. Pater Leonard Tagaj, i njohur me emrin Pater Zefi u fliua për binomin Fe e Atdhe, u ekzekutua më 4 shkurt të 1945!”
“Padre, si qënke katandisur keshtu! - pyeti me cinizëm civili i armatosur, I UDB-se jugosllave, Bajo Stankoviqi.
 “Jo more zotëri, nuk jam katandisur unë!-ia ktheu frati. Nëse dukem i katandisur, atere më keni katandisur ju.Ja, shikoni se çka i kanë bërë këta xhelatë këtij burri. Lehtë e keni me njerez të lidhur, por mos harroni se asgje nuk është e përjetshme, me përjashtim të asaj jete. Atje çdo kush jep llogari për vepra të bëra në këte jetë. Unë po ju fal pa e bërë atë që keni ndërmend ta bëni. E di se po bëni e nuk dini se çka po bëni, andaj po ua bëj hallall!”
“Mjaft më me ato pallavra!-bërtiti i nervikusur civili i armatosur. Të kanë mbetur edhe pak minuta në kët jetë e po më flet për atë jetë.Vetëm një jetë ka e jo dy a tri!”
“Jo zotëri!-vazhdon frati qetë. Nuk më kanë mbetur edhe pak minuta, jeta ime është e përjetshme, por nuk e di se çfarë do të jetë e jotja?! Frigohem se qysh tashë i ke bjerrë këtë dhe atë jetë,o i bekuar!”
“Jo i bekuar, por i mallkuar për jetë e mot, ky me gjith shokët e tij! -ndërhyri Vaseli, duke e shikuar me neveri civilin e armatosur.
“Nuk kemi kohë, por shprehni dëshiren e fundit,- tha civili i armatosur tani i nervikosur pa masë. Keni dy minuta të shprehni dëshirën e fundit.
Pater Zefi me doren e djathtë mori kryqin ,iu afrua Vaselit, e rrëfeu me zë të ultë dhe i dha bekimin e fundit. Pastaj u kthye me fytyrë nga xhelatët, te dy duart e puthitura i çoi lart e tha: “Rrnoftë Shqiperia! E bekoft Zoti popullin shqiptar! Krishti eshte mbreti i pavdekshen! Me gjithatë, edhe ju qofshi bekuar!"
“Këta kopial mos qofshin bekuar, por qofshin të mallkuar nga Zoti e robi! kurse Shqipria dhe shqiptaret rrofshin sa malet e bjeshkët!”- tha Veseli mbi te cilin ushtaret e armatusur gjate rruges per ne vendin e ekzekutimit e kishin dhunuar e gjakosur keqas.  Pa i mbarua Vaseli fjalët, plumbat u derdhën në gjoksin e tij dhe të Patër Zefit.Të dy mbetën të vdekur në bregun e Lugjeve të Thella.
Franc LLesh Grishaj:   “…Ne shkur te atij viti, komunistat jugosllave arrestuan famullitarin e Traboinit, At Leonard Tagaj (i quejtun Pater Zefi nga malesoret) me Pjeter Zekun Camajn (kushri me Smajl Mark Luli) dhe Vasel Mirash Camajn (Vojvoda i Vuksanajve). Keta u pushkatuen pa proces juridik. Fille mbas ketyne, Gjelosh "Losh" Gjoke Lajcaj (djali i halles i Luket Marashit) shkoi ne Selisht te kumbara i tij dhe dashamir i Luketes, Zef Miliqi Lulgjuraj me qellim per me strehue dy djemt e Luketes (Paloken dhe Deden) dhe kusheririn e tij (Prel Fran Grishaj) qe ishin ne Hot. Edhe ketu Bajo Stankoviqi arrestoi ne Selisht, Luc Preken, per veprimtarine e tij antikomuniste, bashke me dy vellezerit e tij, Dode dhe Gjergj Lulgjuraj, Kole Gjel Cakun (Ujkaj-Triesh), dhe Zef Miliqin e Gjelosh Gjoke Lajcajn dhe i pushktatuen te gjithe pa gjygj te Kisha e Grudes (Kete ngjarje e dijme prej nipit te Gjelosh Gjokes, Vasel Pjeter Lajcaj).
Vlen per tu permendur, se ne kohen e Inform-Byrose, Bajo Stankoviqi, kerkon strehim politik ne Shqipni dhe Enver Hoxha me njehere e prenoi tueshpreblye barbarizmin e tij ndaj shqiptareve nen Mal te Zi dhe e emeroi Kryetar i Zyres Rrefugjateve te nenshtestasve jugosllave ne Shqipni, ku pjesa dermuese ishin shqiptare!
”Kolec Traboini: “…Ishte nga ata meshtar të lidhur fort me popullin dhe detyrat e fesë i kryente bashkë me një përkushtim atdhetar çfarë bënte që ta donin aq shumë malësorët e Hotit. Ardhja e komunizmit në trojet shqiptare do të sillte dhe dhunën mbi atdhetarët e përkushtuar por po aq ashpër do të silleshin edhe ndaj klerikëve veçmas atyre katolikë që kishin qënë gjithëherë ushqyesit me shpirtin e lirisë e përkushtimit ndaj kombit. Ata që e kanë njohur e tregonin si një njeri i hapur, i sinqertë, buzëgaz, që rezatonte dritë e mirësi. Komunistët jugosllavë anipse në aleancë e miqësi me komunistët shqiptarë, ndaj shqiptarëve në ish Jugosllavi nisën dhunën dhe vrasjet masive. Megjithëse i lajmëruar për ardhjen e forcave komuniste me në krye kriminelin Bajo Stankoviçin, Patër Zefi nuk pranoi të braktiste kishën ku shërbente. Një natë të errët forcat komuniste rrethuan çelen e Kishës së Shën Gjonit në Hot, arrestuan Patër Zefin dhe bashkë me atdhetarin Vasel Mirashi, Camaj nga Vuksalekaj i Hotit, i pushkatuan më 4 shkurt 1945 në vendin e quajtur Lugjet e Thella në mes të Grudës dhe Hotit. Ishte vetëm 35 vjeç!”
Rëndësia më e madhe në kompleksin e Qendrës shpirtërore “Shejta Kryqe” i kushtohet përgatitjes së kushteve për kujdesimin e edukimin parashkollor të fëmijëve e mandej, sipas mundësive dhe interesimit, do të vijojë edukimi fillor e i mëtejshëm i tyre. Paralelisht me këtë punë, Padër Frani Dushaj,  punoi në projektin e ndërtimit të Kryqit në Kodrën e famullisë te kisha e Traboinit, ndërtimin e varrit përkujtimor të padër Leonard Zef Tagajt, martir i fesë dhe atdheut, një famullitar i paharruar i Hotit në kishën e Traboinit.

28 December 2014

Polemika: Nasho Jorgaqi & Ismail Kadare


NASHO JORGAQI:
Përgjigje rrëfimit me qen, shkrimtarit Kadare


Ashtu si ti, edhe unë nuk po ta përmend emrin, por po të drejtohem siç ke nisur të paraqitesh kohët e fundit në kopertinat e librave, thjesht me mbiemrin. Kjo zgjedhje s’është formale, por lidhet me çka po ndodh me ty. Çuditërisht përkon dhe me një opinion të përhapur gjerësisht në publik, sipas të cilit po ndjehet një diferencë e dukshme midis peshës së emrit dhe peshës së mbiemrit, si dy komponentë jo të barasvlershëm. Deri vonë nuk më kishte shkuar mendja se një magjistar i fjalës do të vinte një ditë që për shkaqe të cilat do t’i shpjegoj më poshtë, do të kthehej në një akrobat të saj. Me këtë kam parasysh, midis të tjerash, shkrimin e ulët dhe përdhosës “Një ngjarje që mbaron me qen”, që më dërgoje si përgjigje tepër të vonuar të letrës sime të hapur. Ç’është e vërteta, megjithëse përgjigjen e mendimeve të mbrapshta dhe humorit tënd të zi ma kishte dhënë nëpërmjet shtypit tabori yt i pazhëve, prapë, duke ta njohur mirë natyrën hakmarrëse, e prisja reagimin tënd të egër, por kurrsesi deri në atë shkallë sa të më cilësoje çmendurisht budalla, Judë e spiun. Qesha, sigurisht, por qesha hidhur, sepse m’u kujtuan fjalët e Gëtes se “Epitetet nuk janë argumente. Kur këto mungojnë, tregojnë dobësi.”
Në fakt, më tej në përgjigjen tënde, ti përpiqesh të sajosh disa të ashtuquajtura argumente, një përzierje gënjeshtrash, gjepurash dhe shpifjesh të vendosura në një kontekst politik, terreni yt më i preferuar dhe më demagogjik, sidomos në periudhën postkomuniste. Me këtë rast më erdhën ndërmend bisedat tona pas kthimit tënd nga “mërgimi”, kur gjithë kohën merreshe me thashetheme, shaje e fyeje shumëkënd, lëshoje fjalë helmuese e ç’nuk thoshe. Të gjitha këto e bënin bisedën të mërzitshme, madje të padurueshme e pa nivel, çka kontrastonte me bisedat e tua të dikurshme, sa mua më vinte të ngrihesha e të ikja. Pastaj erdhi një ditë që, me gjithë keqardhjen e thellë, unë fillova t’i rralloja takimet deri sa vendosa t’i ngrija marrëdhëniet tona miqësore për afro dhjetë vjet. Ti këtë e di mirë, i di dhe arsyet konkrete, por që unë s’kam arsye t’i bëj publike. Kësaj here jam i detyruar të merrem me lehjet e një qeni të tërbuar, që më vijnë nga larg, një zgjedhje që ma ke diktuar ti.
Përgjigjja jote për kohën e saktë të hartimit të romanit “Mjegullat e Tiranës” nuk sjell asgjë të re, asnjë fakt e argument mbushamendës. Ti përsërit atë që ka shkruar në shtyp botuesi yt për ekzistencën e dorëshkrimit origjinal dhe se mjafton të bëhet ekspertiza që të merret vesh e vërteta. Por ka kaluar gjysmë viti nga akuza ime publike dhe akti shkencor-juridik nuk është bërë, në një kohë kur dëshmia ime mbetet në fuqi. Dhe kjo i takon palës tënde ta kryejë, ndërsa mua më mjaftojnë dëshmitë autentike që ruaj nga ajo kohë. Them kështu sepse ti harron që ka kaluar më shumë se gjysmë shekulli dhe se të ka dalë nga mendja që në kohën kur ti pretendon se shkruaje romanin, ne jetonim së bashku nën një çati, madje në një dhomë. Miqësia jonë ishte në kulmin e saj. Duke qenë se unë asokohe, si beqar që isha, jetoja në hotel, ti më ftove të jetonim bashkë në shtëpinë e tezeve të tua, ku kishte hapësira të bollshme banimi. Kështu, ne banuam së toku për afro dy vjet (1957-1958). Ishte koha kur unë sapo kisha filluar të shkruaja “Dashurinë e Mimozës”, ndërsa ti vazhdoje të shkruaje e të botoje vjershat e tua të suksesshme, për të cilat unë kisha fatin të isha nga lexuesit e parë, në mos i pari. Mirëpo duke lexuar me vëmendje faqen e fundit të romanit “Mjegullat e Tiranës”, datën e përfundimit të tij (pranverë 1958) m’u zgjua papritur kujtesa dhe bëra një lidhje që s’më kish shkuar ndërmend më parë. Jo, jo, – thashë me vete, – kjo s’është e mundur. Ta shkruaje romanin në praninë time dhe unë mos ta vija re e aq më tepër ti të mos me thoshe gjë!? Por kjo nuk ka aq rëndësi para përmbajtjes së veprës që e lexova të botuar. Sapo e mbarova thashë se ky roman nuk i takon kurrsesi asaj kohe, por është një vepër e mistifikuar prej teje. Nga leximi i vëmendshëm kupton se personazhet e tua nuk janë krijuar në vitet 50, por disa dekada më vonë. Ato nuk kanë psikologjinë dhe mentalitetin shqiptar të atyre viteve, pasi janë tepër të avancuara. Dashuria e Bardhylit dhe Emës, sidomos e të parit, është e ngarkuar me aq erotizëm dhe mendime e veprime krejt të panjohura për kohën e rinisë sonë. As ti e as unë, që kishim ardhur nga provinca, nuk e njihnim jetën e shoqërisë perëndimore. Oksidentalizimi që ti u ke bërë personazheve e mjediseve, nuk përputhet me realitetin shqiptar të kohës. Por kjo ka ardhur shumë vite më vonë, kur ti shëtite botën dhe njohe nga afër e përjetove jetën perëndimore. Tamam pas kësaj njohjeje të thellë prej artisti të kalibrit tënd, mund të shkruhej, siç e shkrove në fakt në vitet e pjekurisë tënde. Nga ana tjetër, pyetjes sime në letrën e hapur se si është e mundur që, duke qenë aq miq të ngushtë, ti ma paske fshehur romanin që po punoje, kurse një vit më vonë, kur shkruaje romanin “Qyteti pa reklama”, nuk harrove të ma njoftoje me gëzim nga Moska përmes letrës së dt. 3. 12. 1959 që më dërgoje? Kësaj pyetjeje nuk i jepja dot përgjigje. Përgjigjen po ma jep ti me një arsyetim sa absurd e fyes, aq dhe qesharak, kur shkruan te “Një ngjarje që mbaron me qen”: “S’ta kam treguar sepse s’të kam besuar… sepse…” Dhe më poshtë, me një paturpësi cinike, përpiqesh të sqarosh e të shpjegosh se unë paskam qenë spiun dhe se këtë e dinte gjysma e Tiranës (?!) Tani unë pyes rishtas se, kur unë paskam qenë i tillë, si më fale aq miqësi, qave halle e më besove aq të fshehta që unë kurrë s’t’i shpërdorova? E mbi të gjitha, si e fute spiunin në shtëpi? Si e mbajte miqësinë me mua për disa dekada dhe nuk dyshove qoftë dhe një herë për t’u distancuar nga e keqja? Jo, përgjigjen e gjej te karakteri yt që s’e ka për gjë gënjeshtrën, shpifjen, sajimin, përdhosjen dhe mohimin e miqësisë, trajtimin dhe lojën me miqtë si të ishin personazhe romanesh. Dhe jo rastësisht qarkullon mendimi që ti kurrë s’ke pasur e s’ke miq të vërtetë, veç interesa kalimtare dhe meskine.
Por ajo që më dhemb në tërë këtë histori të sajuar, është fakti tepër i shëmtuar që shpifjen ti ia vesh mikut tim të shtrenjtë, Drago Siliqit, një njeriu aq të nderuar për virtytet e rralla. Vetëm ai s’mund ta bënte këtë shpifje. Po ti s’e ke për gjë që gjysmën e shqiptarëve t’i marrësh për spiunë. Madje në këtë shpifje ti ngatërron dhe miq të mi të tjerë, tre të vdekur (Dragon, Dhori Qiriazin dhe Dhimitër Xhuvanin) dhe dy të gjallë (Dritero Agollin dhe Fatos Arapin). Sigurisht që me të ikurit e ndjerë s’kisha si të komunikoja, por fola me të gjallët. M’u desh të pyes Driteroin dhe ai m’u përgjigj: “Nuk kam dëgjuar asnjëherë një gjë të tillë nga Dragua jo vetëm se ju ishit miq të ngushtë, por edhe se Dragua ishte njeri më karakter të fortë.” Kurse Fatosi, ndonëse fizikisht jo mirë, më tha: “Të lutem, mos më ngatërro me këto gjera. Nuk mbaj mend gjë.”
Tani të pyes prapë dhe prapë: Kur ti, që në dhjetëvjeçarin e parë të miqësisë sonë, e paske ditur se kush fshihej pas meje, si e vazhdove dhe e thellove më tej miqësinë me mua deri në pleqëri, pa shfaqur kurrë dyshime e rezerva, pa të hyrë gjemb në këmbë nga unë kur, siç më shkruaje nga Franca në 1991, “ne bisedonin kokë më kokë me njëri-tjetrin, në një kohë kur të ikte koka”? E kupton se çfarë marrëzirash thua? Por po të kujtoj dhe një rast tjetër, në mes shumë rasteve, siç qe situata e rëndë kur u kritikove për “Dimrin e vetmisë së madhe” dhe erdhe një natë e trokite në derën e shtëpisë sime. Ta hapa menjëherë dhe u gjendëm përballë. Ishe i tronditur sa asnjëherë tjetër dhe me zë të ulët më pyete: “Të hyj? Mos po gaboj që erdha?” Dhe unë të rroka në qafë e të futa brenda pa asnjë hezitim. Atë natë, si qindra net të tjera, ndamë hallin së bashku, shkëmbyem mendime se si mund të dilje nga situata e krijuar dhe pastaj ike i lehtësuar, për t’u takuar në ditët e ardhshme. Sigurisht që ty s’të kujtohen, se ti s’e njeh mirënjohjen njerëzore.
Kurse unë nuk harroj asgjë nga miqësia jonë, sidomos nga miqësia e pastër që të dhashë. Pavarësisht nga natyra jote e vështirë, nga huqet, veset, të metat, unë asnjëherë nuk i njollosa e s’i shkela marrëdhëniet tona. S’di raste keqdashjeje apo veprime dëmprurëse ndaj teje. Përkundrazi, kam qenë kurdoherë dashamirës, i hapur dhe korrekt, tolerant, vlerësues dhe admirues i talentit tënd. Edhe kur përballesha me dobësi të tuat, me paqëndrueshmërinë tënde dhe situata të pahijshme, me arrogancën dhe cinizmin tënd, me qëndrime që binin në kundërshtim me disa nga principet e mia, unë prapë mbahesha pas vlerave të miqësisë sonë. Gjithë ç’di e për sa kam qenë dëshmitar në jetën tënde, nuk më ka shkuar mendja t’i bëj publike. Mjafton të kujtoj letrat e tua dhe shënime te ndryshme që i ruaj në arkivin tim; të kujtoj faktin që një pjesë të letrave t’i kam fotokopjuar dhe t’i kam dhuruar para një viti e ca jo vetëm në shenjë kujtimi, por edhe si përgjigje të fjalëve dhe disa veprimeve të tua në dëmin tim. S’di nëse të kujtohet, por kur po më përcillje, m’u lute që ato letra të mos e shihnin dritën e botimit, dhe unë të premtova sinqerisht, pa menduar se ç’do të më ndodhte një ditë prej teje.
Por le të kthehemi te shkrimi yt me qen, që ke hedhur në qarkullim si reagim ndaj letrës sime të hapur, të cilën e cilësoje si një test, gjë që vetëm një mendje djallëzore e dashakeqe mund ta sajojë për t’iu shmangur të vërtetës. Ç’ishte nevoja të të testoja ty, kur gjithë sa të shkruaja në letër kish të bënte me probleme konkrete e me kritika shoqërore dhe as më shkonte mendja të bëja testim e aq më tepër të provokoja apo marrëzia tjetër e jotja që të vija veten time në provë nëse isha harruar si spiun apo mbahesha mend akoma(!) S’besoj të ketë fantazi më të pështirë e më të turpshme, sidomos kur ta thotë një ish-mik i vjetër, pa kurrfarë etike dhe respekti, sikur unë të isha kurrkushi. Po edhe sikur të kisha qenë spiun, ç’ishte nevoja të përdorja praktika të tilla, veçanërisht ndaj teje që e ke kokën plot dyshime, alibira, inate e instinkte hakmarrjeje? Vetëm një mendje e sëmurë apo e ligë mund të pjellë mendime aq të zeza si ato që më atribuon ti, pa pasur asnjë fakt, qoftë nga raportet tona apo me të tjerët. Unë s’di absolutisht asnjë rast që ti të kesh dyshuar tek unë në çfarëdo situate. Fatmirësisht unë s’kam qenë nga ata që të kem dalë si dëshmitar në gjyqet politike ndaj shokëve ose kolegëve, as kam shkruar recensione akuzuese fshehurazi, as u kam dhënë këshilla hetuesve gjatë proceseve politike, as kam dhënë gjykime për vepra që kërkonin organet e kohës, siç kanë qenë të detyruar, për fat të keq, të bënin jo pak nga rrethi i shkrimtarëve dhe artistëve.
Po, kam shkruar romanin “Mërgata e qyqeve” me dëshirën time, pa ma ngarkuar ose detyruar njeri, aq më tepër Ministria e Brendshme. E shkrova këtë vepër sepse më tërhoqi e më bëri për vete veprimtaria e zbuluesve tanë patriotë që punonin me vite në diasporën politike në mbrojtje të interesave kombëtare. Këtë subjekt e ndesha krejt papritur nga njohja rastësore me një nga zbuluesit e kthyer në atdhe, pas kryerjes me sukses të misionit shumëvjeçar jashtë vendit. Më frymëzoi jo vetëm heroizmi i heshtur i këtyre njerëzve, por dhe vetëdija e lartë e detyrës dhe e sakrificave, dyzimi i tyre psikologjik aq joshës për një vepër letrare. Megjithatë, nga dëshira ime deri në miratimin zyrtar u përballa me jo pak vështirësi, nga që veprimtaria e zbuluesve tanë jashtë shtetit s’ishte pranuar zyrtarisht. Për të gjitha këto ti ke qenë në dijeni, madje kemi diskutuar kushedi sa herë, aq sa ma quajte fatlume temën që kisha zgjedhur. Kur doli romani, mbaj mend që më urove dhe nxitove të botoje në revistën që drejtoje, “Les lettres francaise”, disa kapituj të zgjedhur nga ti nën titullin “Ex Re”. Më pas, kur romani u mirëprit nga publiku dhe u vendos zyrtarisht të botohet edhe për shkollat, ti more përsipër dhe shkrove një recension entuziast që ta kërkoi Shtëpia Botuese e Librit Shkollor.
Meqë jemi te raportet tona si shkrimtarë me Ministrinë e Brendshme, po përmend se kontaktet dhe lidhjet me të nuk të kanë munguar as ty, ndonëse tani s’ta ka qejfi t’i kujtosh. Ke pasur të njohur dhe miq prej tyre, me të cilët shkëmbeje mendime ose u kërkoje ndihmë për ndonjë hall që kishe. Po kështu, edhe ti ke kontribuar në botimet e këtij dikasteri, siç është parathënia që ke shkruar për serinë e librave “Heronj të heshtur” apo ke botuar tregime me temën e sigurimit në revistën “Në shërbim të popullit”. T’i kujtoj këto jo për të të akuzuar, siç bën ti, por për të treguar se lidhjet tona me organet e shtetit të atëhershëm ishin krejt normale. Me këtë rast më shkon mendja dhe te ndonjë problem i vështirë familjar që e ke zgjidhur me ndihmën direkte të funksionarëve të lartë, deri edhe te Ministri i Brendshëm. Por, pa dashur të shkoj më tej e të bie në pozitat e tua, nuk mund të rri pa evokuar një episod që na ka treguar pas viteve ‘90 mua dhe një mikut tonë të përbashkët, një ish-funksionar i Sigurimit të Shtetit. Sipas tij, në një bisedë të rastit që ke pasur me të nga vitet ‘80, në muhabet e sipër i ke shprehur pakënaqësinë që Sigurimi Shqiptar ka dështuar në zbulimin e agjenturës sovjetike në Shqipëri. Pas këtij takimi, funksionari nuk do ta linte problemin me kaq, por me rastin më të parë do t’ia raportonte Ministrit të Brendshëm, Hekuran Isai. Ai e mirëpriti dhe e porositi vartësin që të të ftonte në zyrën e tij për të pirë një kafe e për të biseduar. Dhe kështu u bë. Ti pranove menjëherë dhe pa e zgjatur shkove në zyrën e Ministrit. Sipas funksionarit që do të ishte prezent, biseda në pjesën më të madhe iu kushtua problemit të agjenturës sovjetike në Shqipëri, ku fjalën kryesore e kishe ti, ndërsa ata të dëgjonin me vëmendje. Një takim i vërtetë profesional, me arsyetime dhe fakte, të shprehura seriozisht e pa doreza. Unë e dija se ku e kishe hallin. Ti atëherë ishe i pakënaqur nga disa intelektualë partiakë që kishin studiuar në Bashkimin Sovjetik, me të cilët ishe i zemëruar pasi ata të sillnin pengesa ose flisnin keq dhe ndikonin për mosaprovimin e veprave të tua në Aparatin e K.Q. të Partisë. Por ti kishe pozita të forta dhe gëzoje përkrahje deri lart fare, pavarësisht nga këto pengesa.
Në fund, Ministri të falënderoi për mendimet me vlerë që shfaqe, duke shtuar se “derën e kini gjithnjë të hapur për çdo gjë që ju shqetëson.” Por kjo histori nuk u mbyll me kaq. Ministri, i prekur nga gjesti yt, nuk dinte si të ta shpërblente dhe, kur mori vesh, pas disa ditëve, se Lidhja e Shkrimtarëve të kish dhënë në përdorim, si drejtues i revistës, një veturë të konsumuar, urdhëroi që nga fondi i dikasterit të të dhuronte një nga pesë makinat “Volkswagen” të porsablera në Gjermani.
Pavarësisht nga të gjitha këto, unë nuk mendoj se këto lidhje me Ministrinë e Brendshme kanë qenë zyrtare e aq më tepër se ti ke qenë agjent i saj. S’di bile se si Zylyftar Ramizi, ish-zëvendës ministër i Brendshëm, deklaroi në gjyqin e byroistëve se “Ismail Kadare ka qenë agjent i rekrutuar prej nesh, me pseudonimin gjenerali”. Fakt i njohur është edhe se shefin që mbulonte sektorin e kulturës dhe të artit në Drejtorinë e Punëve të Brendshme të Tiranës ti e kishe mik dhe prej tij informoheshe për ngjarje e persona nga rrethet intelektuale, me të cilët merrej Sigurimi i Shtetit.
Interesant, po gjithnjë më ka çuditur kurioziteti dhe interesimi yt gati patologjik për botën e fshehtë të spiunazhit. Por nuk mendoja se një ditë do të përfshiheshe dhe ti në këtë botë për rrethanat që u krijuan në prag të përmbysjes së sistemit të kaluar. E kam fjalën për arratisjen tënde dhe të familjes në Francë, të organizuar nga Shërbimi inteligjent francez dhe personalisht nga Drejtori i Fayard-it, Klod Dyro, i cili njihej si agjent i saj. Këtë e vërteton edhe fakti që është po ky njeri që, para se të merrej me ty, kish organizuar arratisjen edhe të dy shkrimtarëve disidentë kubanezë nga Kuba në Francë. Se si janë lidhur fijet dhe si kanë rrjedhur ngjarjet në rastin tënd, këtë e di vetëm ti. Sigurisht, opinioni është interesuar për aventurën e arratisjes tënde. Ato që ke thënë e shkruar deri më sot janë sipërfaqësore dhe jo të plota. Dua të besoj se do t’u vijë radha dhe kujtimeve të kësaj ngjarjeje që tronditi opinionin e brendshëm e të jashtëm për mirë ose për keq. Këtë që po ta them e kam me bindje dhe s’ka të bëjë me çështje testesh që pjell fantazia jote. Është e vërtetë që letra ime e hapur mori shkas nga intervista jote, ku më fyeje publikisht dhe më akuzoje për plagjiaturë, kur në fakt s’kisha asnjë dijeni për ekzistencën e romanit tënd. Por lufta kundër meje kishte nisur shumë kohë para kësaj interviste, jo vetëm me thashetheme, të cilat i ke aq për zemër, por me akte publike. Po të kujtoj vetëm dy raste. Në një mbledhje me shqiptaro-amerikanë në Nju Jork ti përfole romanin tim “Mërgata e qyqeve”, duke kërkuar ndjesë gjoja në emër të letërsisë shqipe(!) për gjithçka unë kisha shkruar mbi mërgatën politike, një taktikë e jotja djallëzore për të shmangur përgjegjësinë që mbaje ti në radhë të parë në kohët që kishin ardhur, për veprat e tua militante kundër armiqve të shtetit socialist dhe të Partisë së Punës. Në vend që të bëje këtë, përdore veprën time, kur unë si autor, besnik i bindjeve të mia, s’do ta bëja kurrë. “Mërgata e qyqeve”, për nivelin dhe sidomos vërtetësinë e saj, është ribotuar e mirëpritur edhe pas viteve ‘90. Madje kohët e fundit e ka publikuar në ShBA Korporata me famë botërore “Amazon”.
Rasti tjetër është akoma më skandaloz dhe ka të bëjë me Akademinë e Arteve e të Shkencave, e themeluar para 3-4 vjetëve. Kur emri im ishte miratuar nga iniciatorët, ti, si president nderi, vure veton kundër kandidaturës sime, duke i lënë të tjerët të habitur. “Po ju e keni mik të ngushtë, – të thanë. – Si është e mundur?” Ti u përgjigje gjakftohtë: “Ka fyer familjen mbretërore në veprën e tij.” (Harrove në ato çaste se dhe në veprat e tua socialiste shprehet qëndrimi antizogist dhe antimonarkist) Kur ma thanë, më erdhi keq jo aq për faktin se nuk u zgjodha akademik, pasi opinioni shkencor i di vlerat e mia, por sepse kuptova përfundimisht se miqësia jonë kishte vdekur. Dhe kur ja tregova një mikut tonë të përbashkët, ai më tha: “Vërtetë besoje në miqësinë e tij? Ai nuk e njeh miqësinë, bile s’e ka njohur ndonjëherë. Tani ai, nga lartësia ku është ngjitur, bën dhe dëme të rënda, është bërë i frikshëm jo vetëm me kundërshtarët dhe rivalët, por dhe me miqtë e dikurshëm. Po më dëgjove mua, harroje!”
Por le t’i kthehemi sërish shkrimit tënd me qen, ku ti shpreh shqetësimin që krijoi letra ime në publik, të cilën ti e quan “histori zagarësh” dhe që sipas teje kish për qëllim të përbalte një shkrimtar të shquar. Këtu gjen rast të hidhesh në histori, duke iu shmangur realitetit shqiptar, pra realitetit të pozitës tënde sot dhe e çon lexuesin në fillimet pushtetit sovjetik, kur Lenini nuk i paska duruar shkrimtarët e shquar, se i konsideronte si rivalë, dhe paska hedhur parullën “poshtë shkrimtarët e stërnjohur”, për të ndërsyer pastaj militantët kundër tyre. Një krahasim krejt i stisur, që s’ka të bëjë fare me faktin se ç’ndodh me ty sot në Shqipëri. Kështu dhe letrën time e shfrytëzon dhe e shndërron në një problem politik, siç e ke zakon, fillon dhe e tjerr, duke futur në lojë patjetër si frymëzues e nxitës të kësaj “hataje” denoncuesit letrarë. Në fakt, ata që t’u kundërvunë duke i hidhur poshtë broçkullat e taborit tënd, nuk kanë qenë të tillë, por intelektualë seriozë dhe të nderuar. Dhe pastaj, duke u hequr si profesionist i fushës, me ndihmën e fantazisë së shkrimtarit, përpiqesh të bësh gjoja tipologjinë e këtyre denoncuesve pas rrëzimit të sistemit socialist. Sipas teje, ata kanë kaluar nga faza “e tulatjes, e frikës së zbulimit” te ajo e qetësimit dhe e mirëkuptimit me shoqërinë postkomuniste, për t’u kurorëzuar në fazën e tretë, në atë të njerëzve krenarë. Dhe me këtë rast, të zgjohet urrejtja kundër meje dhe aludon për mua paturpësisht, duke më bërë indirekt dhe portretin, vështruar me syze të zeza nga Parisi. Akuzat e tua të neveritshme mua s’ka si mos të më kujtojnë aventurat e tua të fshehta të një kohe të kaluar. Se vetëm një njeri si ti, me moral të dyshimtë dhe me karakter të diskutueshëm, mund të arrijë deri këtu që të shpifë si një rrugaç politik. Dhe për ta përforcuar këtë mendim, nuk mund të mos citoj fjalët e gazetarit Viktor Malaj, botuar te gazeta “Dita” (23 nëntor 2014), ku thotë për ty: “Ka qenë dhe mbetet një lajkatar i kohës kur shkruan, dhe jo mik i së vërtetës dhe tribun i së drejtës. Çfarë humnere e pamasë midis lartësisë së talentit dhe moçalit moral të individit që kuturis t’i përshtatet kohës!”
Në përgjigjen tënde të rrëfimit me qen, duke iu referuar rastit të liderit sovjetik që ka bërë, sipas teje, krime kundër shkrimtarëve të shquar të kohës për motive rivaliteti dhe zilie(!), heq paralele me veten se gjoja dhe ti në vendin tënd po bëhesh viktimë e zilisë së kolegëve të tu, një nga të cilët qenkam dhe unë, që s’po lë gur pa hedhur mbi ty(?!) Një akuzë pa mend, sepse unë asnjëherë s’kam qenë Don Kishot që të rivalizoj me ty në fushën e letërsisë. Ta kam shprehur qartë këtë në letrën e hapur. Megjithatë, ty të gënjen mendja se unë bëj pjesë mes kolegëve rivalë dhe mediokër që të paskan urryer dhe luftuar, madje të kanë përndjekur e përgjuar tërë jetën, deri në ditët e sotme. Pra, dhe ti po pësoke fatin e keq të sivëllezërve rusë, duke u përfshirë kësisoj në historinë e asaj letërsie që e pësoi keqazi nga komunizmi. Kurse unë do të thosha, ah sikur dhe ne të tjerët të kishim pasur fatin tënd! O zot, ku të çon paranoja! Bindu se askush nuk ta zë vendin, se askush nuk thur komplote kundër teje. Rri aty ku je dhe pleqëro nën aureolën e lavdisë letrare dhe mos u bjer në qafë kolegëve me përralla të shpifura. Si është e mundur që nuk i bëre ballë një letre të hapur, me disa të vërteta dhe kritika mirëdashëse nga një ish miku yt i vjetër, po ngrite një stuhi shpifjesh e fyerjesh nëpërmjet falangës së pasuesve të tu, dhe s’pate urtësinë dhe kurajën e burrit të më përgjigjeshe normalisht? Opinioni, në vend që të përballej me shkrimtarin madh, u përball me njeriun e vogël. Kjo u ndje indirekt gjatë fushatës që iu kundërvu letrës sime nga tabori yt, por që u shfaq haptazi përmes shkrimit tënd me qen. Shpërtheu kështu egoizmi yt i pafre, sedra jote e çmendur, ligësia.
Por, për hir të së vërtetës, letra ime e hapur njohu një mirëpritje e solidaritet të gjerë, aq sa unë u gjenda përpara një realiteti të paparë ndonjëherë dhe u binda për drejtësinë dhe objektivitetin e mendimeve të mia dhe të qëndrimit tim. Veç nuk mund ta fsheh që, në situatën e krijuar, kalova momente që nuk u ndjeva mirë, kur mendoja se u bëra unë shkaktar i shpërthimit të një lumi kritikash dhe opinionesh negative në adresën tënde në rrethet shoqërore dhe në internet. Nuk e mendoja që popullariteti yt të kish zbritur në atë shkallë dhe herë-herë të shoqërohej me mllefe nga më të ndryshmet. Dhe duke reflektuar me veten, thosha se kjo gjë ndoshta nuk do të kish ndodhur, në qoftë se ti do të kishe burrërinë të më përgjigjeshe në kohë dhe njerëzisht, të dialogoje qetësisht, duke u ngritur mbi mllefet që të ka mbërthyer vitet e fundit. Por shpejt do të bindesha se kjo prirje ime e brendshme qe një dëshirë naive, krejt e parealizueshme, kur kujtoja ligësitë me të cilat është gatuar natyra dhe karakteri yt, goditjet e tua prapa krahëve ne drejtimin tim.
Kështu m’u desh t’i rikthehem mendimit aq të përhapur dhe të pranuar, që qarkullon në publikun e gjerë, se ti nuk je më ai që ke qenë, shumë nga vlerat, veçanërisht si njeri, të janë rrudhur dhe ky ndryshim është reflektuar në marrëdhëniet me njerëzit dhe, ç’është më keq, në krijimtarinë tënde. Është një gjykim i diskutuar ose i pranuar që veprat e tua letrare të periudhës postkomuniste jo vetëm nuk i kalojnë për nga niveli ato të periudhës socialiste, por as i arrijnë. Këtë vlerësim tanimë të njohur e ke kuptuar me sa duket edhe ti, kur e përmend te shkrimi me qen, qoftë dhe shkarazi në kontekstin e sofizmave të tua. Edhe në këtë rast fajëson Leninin(!) se gjoja ata që flasin e arsyetojnë kësisoj për ty “janë shërbyesit e vonuar të tij.”
Në përgjigjen që më jep thua se e gjithë kjo “besnikëri gjenetike ndaj diktaturës”, të kujton besnikërinë e një qeni që ti e paske lexuar në një tregim. Vërtetë ishte interesante besnikëria e qenit tënd politik, sepse mua krejt padashur më sjell ndërmend se kësaj besnikërie të hershme ndaj diktaturës nuk i ke shpëtuar as ti si shkrimtari më i madh i saj jo vetëm me mendimet e qëndrimet glorifikuese, por, ç’është me e rëndësishme, me veprat kapitale që ke krijuar për epokën socialiste, nga “Dimri i madh” deri te poema “Pashallarët e kuq” bashkë me shoqet e saj poetike, pa harruar publicistikën dhe eseistikën militante. Një krijimtari kjo e fundit që, siç më thoshte një ditë një lexuesi yt, “Ai e kthente propagandën partiake të ditës nga bakër në flori, aq sa e habiste dhe e prekte edhe vetë Enver Hoxhën’.
Përsëri në shkrimin tënd me qen nuk i ndahesh deri në fund Leninit. E shfrytëzon aq shumë të shkretin (këtë mik tëndin shpirtëror të tradhtuar), sa arrin dhe të ankohesh se kundërshtarët e tu qenkan mbështetur në postulatet e tij, të përhapura dhe në Shqipëri, “e shkrimtarit të mirë, por e njeriut të keq.” Kjo është e vërtetë, veç të jesh i bindur se nuk është huazuar kurrsesi nga ai. Ky mendim nuk vjen prej tij, por nga vetë përvoja e lexuesit shqiptar. Sidomos kur demokracia shqiptare e ka anatemuar dhe çligjëruar mendimin e tij, ndaj dhe çdo aludim që bën ti është fantazi. Mos i ul kaq poshtë bashkatdhetarët e tu. Ata që kanë ditur t’i çmojnë vlerat e veprave të tua, janë në gjendje të dallojnë, në rastin tënd, shkrimtarin nga njeriu. Dije se ekziston një opinion krejt spontan, i përhapur sidomos vitet e fundit, që e gjykon realisht atë çka po ndodh me personalitetin tënd, pa pasur nevojë për mendimet e një lideri të huaj, që ti, ndonëse e urren, ke durimin diabolik të gjurmosh nëpër trashëgiminë e tij ato mendime që u përgjigjen interesave të tua aspak fisnike. Kështu, mos u çudit kur nëpërmjet meje do të dëgjosh fjalët që qarkullojnë për ty lartë e poshtë: “Që të rrimë shtrembër e të flasim drejt, duhet ndarë emri nga mbiemri, njeriu nga shkrimtari, është vërtetë shkrimtar shumë i mirë, por njeri i keq.”
Këta që i thonë këto fjalë nuk janë shërbyes ose huazues të ndonjë mendimtari të huaj, që ti si zakonisht tenton t’i politizosh, por lexues të nderuar e të sinqertë që kanë gjykimet e veta, madje shumë prej tyre adhurues e dashamirës të artit tënd.
Sigurisht, ky fenomen i mishëruar tanimë tek ty s’është i panjohur dhe në letërsinë tonë. Kështu ka ndodhur dhe me figura të tjera, si F. Konica, bie fjala, një fenomen që të vë në mendime dhe të trishton. Por s’ka dyshim që më e rëndësishme është vepra se njeriu. Dhe e tillë është dhe vepra jote e çmuar dhe jetëgjatë. E megjithatë, si për dreq në këto çaste që po mbyll këtë letër, dashur pa dashur më vijnë ndërmend vargjet e Shekspirit:
 
Bukuria është vetëm një skicë
Është karakteri që e bën njeriun kryevepër.
P.S. Sa për kërcënimin që më bën në fund, kur, duke e ngritur veten në lartësinë e poetit gjerman H. Haine, kërkon të më trembësh me disa nga vargjet e tij, me të cilat ai paralajmëron detraktorët se “po u gjendët në tercinat e Dantes, një mijë vite të shkojnë, s’do të kini shpëtim”, unë nuk dua ta di. Por thua vërtetë kaq larg të çon paranoja?!

Vjeshtë 2014

ISMAIK KADARE
Një ngjarje që mbaron me qen

Eshte njëra nga esetë e librit "Mëngjeset në kafe Rostand"  në të cilin shkrimtari Ismail Kadare  i përgjigjet më në fund letrës së hapur të Nasho Jorgaqit, pas një debati mediatik për subjektin e romanit “Dashuria e Mimozës” .

Botimi i një krijimi të hershëm, një roman i kohës studenteske, i mbetur në dorëshkrim më shumë se gjysmë shekulli, ka ditë që po shkakton njëfarë zhurme në Tiranë. Zhurma, siç ndodh shpesh, është në thelb e kotë, për të mos thënë groteske, ngaqë e tillë është shtysa që e ka shkaktuar. Është letra e hapur e një letrari, ish-shok i vjetër i autorit, që shpall se ky roman nuk është i vitit 1958, siç ka dëshmuar autori i tij, në përgjegjësinë e tij të plotë morale, por i shkruar tani vonë.
Një deklarim i botuesit që shpjegon qartë se zotëron dorëshkrimin, prej të cilit është nxjerrë teksti i shtypur, ridëshmon, ashtu si autori, të njëjtën gjë: datën e hershme. Natyrisht, bashkë me gatishmërinë për ekspertizën e tekstit.
Mirëpo kjo nuk e pengon letërdërguesin ta botojë letrën.
Si zakonisht, në kësi rastesh ka një mëdyshje për përgjigje ose jo. Të shumtë janë ata që janë kundër përgjigjes (historia e përzierjes me krunde e me pula, ose e budallait që hedh një gur në lumë), por s’janë të paktë të tjerët që, për respekt ndaj publikut do ta donin njëfarë sqarimi të tipit: "s’besoni? shkoni te botuesi për ekspertizë".
Pas një mëdyshjeje, autorit i shkon ndër mend një zgjidhje e mesme: përgjigje, por pa kurrfarë dramaciteti. Madje me titullin që do t’i përshtatej plotësisht: "Letra e një budallai".
Titulli ngjan plagosës, por duket kaq e palogjikshme kjo letër, saqë të krijohet bindja se është i vetmi titull që meriton.
Mungesa e logjikës nis qysh nga përmendja e dy viteve fqinje 1958-1959. Në secilin prej tyre është shkruar nga një roman. Njëri, ai i vitit 1959, "Qyteti pa reklama", mbaruar në Moskë, përveç që përmendet prej vetë letërdërguesit, është botuar ndërkaq kudo nëpër Europë, i përcaktuar si romani i parë i autorit, çuditërisht shpërfillës ndaj realizmit socialist. Tjetri, ai i mbeturi në mjegull, ai që zgjon dyshimet te letërdërguesi, duke filluar nga data e shkrimit gjer te shpërfillja ndaj socrealizmit, është i shkruar një vit më parë, më 1958.
Pyetja është e thjeshtë: meqenëse romani i vitit 1959 është i vërtetë, i besueshëm etj., përse fqinji i tij në kohë, ai i vitit 1958, i cili, nga çdo pikëpamje, është më modest, na qenka i pavërtetë, i pabesueshëm, me datë të rrejshme etj., etj.? Kjo është pyetja që shtrohet. Në qoftë se autori s’ka ndonjë ngut për sqarimin, për këtë nuk bëhet shkas ndonjë arsye etike. Më e saktë do të ishte të thuhej se shkas bëhet vërtet fjala "budalla", por kjo kurrsesi në kahun e kujdesit për të mos fyer shokun e dikurshëm.
Është tjetër gjë që pengon dhe pikërisht mendimi se diktaturat, bashkë me mekanizmat e tyre, nuk janë asnjëherë çështje budallenjsh. Madje, mund të thuhej se shumë njerëz në Shqipërinë paskomuniste: ish-xhelatë, torturues, urdhërues krimesh dhe sidomos ish-informatorët e fshehtë, ëndërronin të mos trajtoheshin ashtu siç ishin, por thjesht si budallenj.
Me sa dukej, ish-shoku i dikurshëm i autorit hynte ndër këta. Duke e quajtur "budalla", autori ishte i ndërgjegjshëm se pas durimit të gjatë, në pritje të hapjes së dosjeve, për të zbuluar të vërtetën e tij, po i bënte një favor të vogël, një favorth, siç mund thuhej: e quante budalla.
Ai nuk e meritonte as këtë favorth. Pak kohë më pas kjo do të vërtetohej. Zhurma e shkaktuar në shtyp ishte jo vetëm e papërligjur, por e nivelit më të ulët të mundshëm. Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, me një jehonë që kishte për zanafillë një përballje të përfytyruar tragjikomike. Thelbi i saj ishte ky: letërdërguesi i drejtohet autorit me akuzën: këtë roman ti s’mund ta kesh shkruar në vitin 1958, përderisa unë nuk e di, ngaqë s’ma ke treguar. Dhe përgjigjja gjithmonë e përfytyruar e shkrimtarit: s’ta kam treguar sepse s’të kam besuar... Sepse...
Vazhdimi i përgjigjes merrej me mend, ashtu sikurse cinizmi i saj. Por ajo ishte përgjigjja e vetme. Sepse... gjysma e Tiranës e dinte ndërkaq se Sigurimi famëkeq shqiptar kishte shumë letrarë në shërbim të tij. Sepse... i paharruari i shtrenjtë Drago Siliqi, përpara se të vritej në një aksident ajror, na kishte paralajmëruar për njërin nga bashkëpunëtorët më të zellshëm që vërtitej midis nesh... Dhe ne, një grup shokësh të fillimit të viteve ’60, Dh. Qiriazi, D. Agolli, Dh. Xhuvani, F. Arapi e të tjerë, e dinim këtë. Dhe mbi njëzet vite më parë, në librin "Pesha e kryqit", botuar më 1991, shqip dhe frëngjisht në Paris, është përmendur fare qartë ky paralajmërim.
Në letrën e tij të hapur, dërguesi ka bërë, me sa duket, një test. Përtej çështjes së një dorëshkrimi (çështje e zgjidhshme fare lehtë, brenda një ose dy orësh nga një ekspertizë), njeriu ka dashur të testojë fatin e mëtejshëm të një ushtrie të tërë ish-bashkëpunëtorësh të policisë së fshehtë, të cilëve çdo ditë që kalon iu rritet shpresa se do të ndodhë mrekullia e mrekullive: harrimi i asaj që kanë bërë.
Natyrisht kanë një arsye të shpresojnë. Pas një çerekshekulli rrëzimi të komunizmit, Shqipëria është i vetmi vend që nuk po hap dosjet e fshehta të tij. Midis dosjeve të pafundme janë dosjet e letrarëve që tradhtuan kolegët. Asnjëherë në historinë e njerëzimit nuk ka pasur aq shumë letrarë spiunë sesa në shekullin e komunizmit. Dhe në asnjë vend tjetër komunist nuk ka pasur të tillë si në Shqipëri.
Ndaj ankthi i tyre është i kuptueshëm.
Nisur nga kjo, zhurma e mësipërme s’është për t’u çuditur. Megjithatë edhe përmasat, edhe mllefi me të cilin u bë, kaloi çdo parashikim. U përdorën nga të dyja palët fjalë e shprehje të pabesueshme: shpellar, taleban, nexhmieist, vllah i pabesë, gjysmavllah, thjesht vllah, turkofagos, grekomadh, miop, xhihadist, ylberist, malok, halldup, njëfarë vehabiu, vehabist, turko-xhuxh, thjesht turk.
A mund të thuhej se ishte një shpallje force? Një përpjekje për tregim dhëmbësh të tiranisë së përmbysur?
 E parë nga njëfarë largësie, ndodhia nuk do të mund të quhej veçse një "histori zuzarësh". Një shkrimtar i njohur, në mirëbesim ndaj lexuesve, hulumtuesve e kolegëve të vet, lejon botimin e një dorëshkrimi tepër të hershëm, nga ato që shpesh nuk e shohin dritën e botimit për arsye të naivitetit ose të karakterit të tyre intim. E shoqëron botimin, duke sqaruar këtë anë, bashkë me theksimin e vullnetit të tij si autor që ky krijim i rinisë, pikërisht për mungesat që ka, nuk do të jetë pjesë e veprës së tij.
Është gati e pabesueshme se si një mirëbesim i tillë jo vetëm pritet me keqbesim, por abuzohet me të, siç nuk ndodh kurrë në një vend sadopak të qytetëruar.
Është fjala për ata analistë që duket se mezi presin rastin të përbaltin gjithçka, e në radhë të parë, shkrimtarët e shquar.
Është një shije e njohur. Acarimi, nervozizmi, përgjimi, urrejtja kundër shkrimtarëve të shquar ka qenë pjesë e kronikës komuniste gjatë gjithë shekullit XX. Ajo urrejtje gjendet qysh në fillimet e komunizmit rus. Më 1905, Valeri Brjusov, kreu i simbolizmit rus, në një artikull të pamëshirshëm e talli dhe e përqeshi "zotin Lenin" për një thirrje famëkeqe "dolloj svjehrpisatjeli" (poshtë shkrimtarët e stërnjohur).
Kjo thirrje u bë për gati një shekull urdhri numër një kundër shkrimtarëve të shquar në gjithë hapësirën botërore komuniste. Duke shmangur stilemën "shkrimtarët e mëdhenj", ngaqë ajo kishte fituar një aureolë të parrëzueshme, Lenini dinakërisht përdori sinonimin "svjehrpisjatel" që literalisht do të thotë "mbi-", "super-" ose "hipershkrimtar".
Nën këtë thirrje të Leninit janë kryer krimet më të mëdha kundër majave të letrave, megjithatë dënimi i saj, sot, 110 vjet pas Brjusovit, ka qenë tepër i zbehtë në krahasim me tmerret që ka shkaktuar.
Një ushtri e pafundme denoncuesish, përgjuesish, spiunësh, ka ndihmuar shtetet komuniste e sidomos shtetin shqiptar për të kryer porosinë e Leninit. Mos-hapja e dosjeve tregon se kjo ushtri ende mbrohet në këtë vend.
E keqja s’ka mbaruar me kaq. Janë tri faza të saj që denoncuesit letrarë janë duke i kaluar si gjithë të tjerët. Faza e parë, fill pas rrëzimit të rendit ishte ajo e tulatjes, e frikës së zbulimit. Më pas, kur u pa se kurrfarë zelli për zbulim nuk do të kishte, nisi faza e dytë, ajo e qetësimit, e krijimit të një mirëkuptimi dhe dhembshurie të çuditshme ndaj tyre: shikoni të gjorët si ecin modestisht me biçikletë, me flokë të thinjura etj. Ndërkaq rrallëkush kujtohet se këta kokulur sot, kanë qenë egërsira të vërteta dje. Kanë përgjuar kolegët e tyre shkrimtarë, kanë hyrë në shtëpitë e tyre si Judë të vërtetë.
Pas kësaj faze telenovelistike, askush nuk e mendonte se do të vinte një fazë e tretë: ajo e krenarisë. Tani jo vetëm s’u vjen turp që kanë qenë judë, por ndihen krenarë. Madje, në mungesë të zyrave të Sigurimit, krenarisht, plot nostalgji, shkojnë natën te zonja X., për të shërbyer si korrierë për mesazhet e saj. 
Letërdërguesi për të cilin flitet, pasi ka kaluar dy të parat, ndodhet tani në fazën e tretë...
Ai bën pjesë tani në ushtrinë e shpifësve më të zellshëm dhe për këtë ndihet... krenar.
Rrallëkund teknologjia e shpifjes është përpunuar aq mjeshtërisht si në rendet totalitare.
Nis zakonisht me atë që mund të cilësohet si themeli i shpifjes. Në rastin e mësipërm, themelin e përbën mendimi i dikujt se data e shkrimit të një vepre nuk është ajo që ka shpallur autori, por një tjetër, e mëparshme ose e mëvonshme.
Një tufë analistësh të pamoralshëm kapen pas shpifjes themeltare, për të përsëritur idenë se për X autor është shfaqur mendimi se i ndryshon datat. Natyrisht ky ndryshim datash shoqërohet me një nënkuptim të keq. Midis analistëve do të dallohet dikush që kujtohet se, përveç dyshimit për ndërrim datash, autori X njihet edhe si ndërrues titujsh. Analisti sjell si shembull romanin "Kështjella", i cili, ç’është e vërteta, është botuar në shqip dhe në gjuhë të tjera me tituj të ndryshuar. Merret me mend që nënkuptimi i keq i ndërrimit të datave theksohet dyfish nga kjo larmi titujsh. Analisti nuk përmend asgjëkund se ndërrimi i titujve, sidomos gjatë përkthimit, është gjëja më e zakonshme në botë. Tinëzisht analisti i mëshon mendimit se ndërrimi i datave, i bashkuar me atë të titujve, e dyfishojnë dyshimin për moralitetin e autorit.
Duke mos u kënaqur me kaq, analisti detraktor, i ndjekur tashmë nga dy-tre të tjerë, shkojnë më larg në goditjen kundër autorit: çështja e retusheve. Sipas tyre, autori X., në ribotimet e veprave të tij ka retushe të shumta, të cilat gati haptas gjykohen si të pamoralshme!
Lexuesi normal në çastin e parë mund të ngelet gojëhapur nga kjo akuzë. Procesi i retushimit është pjesë themelore e procesit letrar në çdo kohë. Ndërkaq helmi i analistit dhe i detraktorëve të tjerë shkon tepër larg. Sipas tyre retushet në këtë rast nuk janë pjesë e procesit të natyrshëm letrar, por kanë lidhje me ndërrimin e rendit politik. Me fjalë të tjera, autori e përshtat veprën sipas regjimit. Shkurt, vepra me ide komuniste, pas rënies së komunizmit, kthehet në vepra me ide antikomuniste!
Është një mashtrim fund e krye. Është kaq i padenjë, saqë edhe sqarimi, pra hedhja poshtë e tij, ngjan vetvetiu i padenjë (historia e përzierjes me krunde). Për fat të keq sqarimi është i detyrueshëm. Ndaj, i shoqëruar me një kërkim ndjese ndaj lexuesit, ai sillet në vijim të këtij teksti:
Dy veprat më të ribotuara dhe më të retushuara të autorit në fjalë janë "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" dhe "Kronikë në gur", secila prej tyre me pesë-gjashtë botime. Ndërkaq, të gjitha ribotimet, bashkë me retushet, janë bërë brenda të njëjtit rend politik, regjimit komunist. Me fjalë të tjera: "Gjenerali", botim i vitit 1963. Shqipëria diktaturë. Botim i vitit 1967. Prapë diktaturë. Botim i vitit 1971. Diktaturë again. 1974. Dikt... E kështu me radhë. E njëjta gjë për "Kronikë në gur". Diktaturë. Diktaturë. Dikt... E njëjta gjë me "Dimrin", 1973, 1977. Dikt. Dikt. Pra rend i njëjtë, terror i njëjtë. Ku është përshtatja? Përse dhe ndaj kujt? Vallë analisti, bashkë me detraktorët, nuk e dinë kaq gjë? Shembulli tjetër na çon në një tjetër rend politik, këtë herë kapitalist, perëndimor. Është një roman me ribotime, retushe dhe tituj të ndryshëm: "Jeta, loja dhe vdekja e L. M." dhe "Aktori". Të dy versionet, shkruar dhe botuar në Paris në vitet ’90. Pra, i njëjti rend politik. Rend i lirë perëndimor. Pra, pyetja është e detyrueshme: Ndaj kujt mund të ketë përshtatje? Dhe, kryesorja: përse?
Dërguesi i letrës, bashkë me përkrahësit e tij, duke kërkuar që sipas porosisë së Vladimir Iliçit të shtojnë dyshimet kundër hipershkrimtarit, i kthehen idesë mjerane, se në atë kohë askush kurrsesi dhe në asnjë rast, jo vetëm nuk mund të shprehte më të voglën ironi ndaj regjimit, por as që i shkonte ndër mend ironia! Sipas njërit prej tyre, shkrimtari duhej të kishte qenë së paku një herë në Perëndim që t’i çeleshin sytë e të kuptonte se kishte diçka për të ironizuar në këtë atdheun tonë arbëror!
Një monstruozitet i tillë mund të prodhohej vetëm nga një mendje prej skllavi. Për të mos e zgjatur, duhet thënë se jo qindra, jo mijëra njerëz, por së paku gjysma e Shqipërisë ishte kundër regjimit komunist. Dhe ishin kundër jo me ndonjë pakënaqësi zonjushash, por me gjithë pezmin e tmerrshëm që shkakton terrori, internimi a vdekja e dhunshme. Dhe ishin kundër jo me ca nazetime e fjalë dykuptimëshe, por dramatikisht me dëgjim Radio Londre, me shpresë zbarkimi nga jashtë e përmbysje të rendit. Për të qenë i ndjeshëm ndaj një fryme të tillë s’ishte nevoja për ndonjë udhëtim në Perëndim. Të shurdhër e të pandjeshëm ishin kryesisht vetëm familjet e indoktrinuara.
Të mos besosh se mund të ketë ekzistuar një frymë e tillë, madje të nervozohesh e të ndihesh keq ende sot, 40 a 50 vite më pas, nga ideja se dikush, qoftë edhe në mënyrë naive mund të ketë bërë një ironi naive për realizmin socialist (për vjershat e Aleks Çaçit, siç është rasti në romanin për të cilin flitet), ky është mjerim mbi mjerim.
I vetmi zbërthim psikotik i këtij mjerimi do të ishte instinkti i një besnikërie të sëmurë ndaj tiranisë së djeshme, pjesë e së cilës ishte urdhri famëkeq e meskin i Leninit kundër shkrimtarëve të shquar.
Me sa dukej, në hapësira dhe kohë të tjera, ai urdhër do të kërkonte interpretime plotësuese, edhe më të errëta se ato të Brjusovit. Duke lëshuar klithmën "poshtë!" kundër shkrimtarëve të shquar, Lenini i vuri këta të fundit në radhët e asaj të keqeje që duhej të shuhej e të vritej pa asnjë mëshirë, ashtu siç do të duhej të ndodhte me carizmin, me Carin e familjen e tij, e pas tij me kapitalizmin, e më pas me krejt botën perëndimore. Më 2014, në Shqipëri, detraktorët kërkuan një zbatim të llojit të ri të urdhrit të Leninit, zhvendosjen e tij në kohë, si në metempsikozën e Pitagorës. Thënë ndryshe, ata kërkuan zhvendosjen e përgjimit e të spiunimit, gjysmë shekulli më parë, thua se si në një ëndërr të keqe kërkonin mbrojtjen e tiranisë nga rreziqet e hamendësuara, qysh në parathemelet e saj.
U kërkua mbështetja e urdhrit leninist me teza të reja, si ajo e shkrimtarit të mirë, por njeriut të keq, që vazhdonte ende këto ditë të përhapej kudo, e që s’ishte çudi që së shpejti të pasurohej me antonimin e vet, shkrimtar i keq, po ama njeri i mirë.
Të mahnitur pas gjetjesh të tilla, shërbyesit e vonuar të Leninit, harronin se hipershkrimtarët, në qoftë se do të duhej patjetër të kishin diçka të keqe, dëmtuese, kjo do të ishte kundërgoditja, thënë shkurt, hipergrushti.
Ishte një mjeshtëri mizore, që donin apo s’donin, ua jepte natyrshëm hyjnia e artit. Heinrich Heine i paralajmëronte pak a shumë kështu detraktorët e vet: nga burgu ku dergjeni mund të dilni, nga torturat gjithashtu, veç po u gjendët në tercinat e Dantes, një mijë vite të shkonin, s’do të keni shpëtim.

Kennst du die Hölle des Dante nicht,
Die schrecklichen Terzetten?
Wen da der Dichter hineingesperrt,
Den kann kein Gott mehr retten.

E gjithë kjo besnikëri gjenetike ndaj diktaturës së përmbysur, e parë nga larg të kujtonte tregimin "Qentë", që u bë i famshëm në prag të rënies së komunizmit, ende pa u marrë vesh se ku u shkrua dhe prej kujt.
Ngjarja shtjellohet në prag ose fill pas rënies së rendit komunist, diku në një zonë internimi, të ngjashme me Siberinë. Pas mbylljes së kampit, mbetën barakat e braktisura të tij, që nuk hynin në punë për asgjë. Ishin shqyer e shitur orenditë e pakta, dyert, llozet e hekurta, së fundmi iu shitën banorëve të katundeve përreth qentë që ruanin të dënuarit.
Vite më pas dukej se gjithçka e mëparshme po harrohej, dhe përveç barakave të lëna, dukej se asgjë s’do të sillte në kujtesë kampin e dikurshëm. Por s’ishte ashtu. Në festën e Një Majit, të cilën qendra e provincës, pas një ndërprerjeje, vendosi ta përkujtonte si dikur, e shkuara ia behu befas. Në kohën kur zyrtarët u ngjitën në tribunën e sajuar dhe festuesit me flamurë dhe banderola po rreshtoheshin për parakalimin tradicional, ashtu si në kohën e dikurshme, fill pas tingujve të orkestrës, ndodhi e pabesueshmja. Më dhjetëra qen të egërsuar u shkëputën befas nga duart e soditësve dhe me lehje të frikshme rrethuan parakaluesit.
Të tmerruar, këta të fundit s’po kuptonin asgjë, gjersa një ish-i burgosur rendi drejt tribunës, rrëmbeu një megafon dhe u kërkoi parakaluesve që, për të shmangur ndonjë gjëmë, t’i bindeshin atij dhe qenve. U desh njëfarë kohe për t’u marrë vesh ç’duhej bërë. Ish-i burgosuri, në krye të parakaluesve, po i printe ata në drejtim të barakave të braktisura, pa arritur të shpjegonte thelbin e misterit. Sa ç’ngjante i qartë për të, aq ishte i errët për të tjerët. Duke qenë qen-roje të kampit, me të parë njerëzit e vënë në rresht, te qentë ishte zgjuar instinkti i vjetër i shoqërimit të të dënuarve, ndaj nuk do të qetësoheshin gjersa grumbullin njerëzor ta çonin te barakat e kampit, ashtu siç bënin dikur.
Detraktorët e sotshëm shqiptarë s’kishin ndonjë ndryshim prej kësaj race qensh...
( Shqiptarja.com)