22 August 2012

Ngjyrosja politike e Vatrës në vitin historik- Gjekё Gjonlekaj

Ngjyrosja politike e Vatrës në vitin historik



GJEKE GJONLEKAJ
New York


Tre muaj mё parё Organizata Pan-Shqiptare e Amerikёs “Vatra” festoi 100-vjetorin e themelimit tё saj. Ky ishte pёrvjetori mё jubilar nё historinё shekullore tё kёsaj organizate. Nё kalendarin biblik numri 12 ёshtё fatbardhё. Kёtyre pёrvjetorёve shekullorё  u kishte paraprirё 100-vjetori i lindjes sё Nёnёs Tereze. Themelimi i “Vatrёs” dhe Kryengritja e Malёsisё sё Madhe, u kurorёzuan me Pavarёsinё e Shqipёrisё. Vitet ‘10, ‘11 e ‘12 janё me fat. Ata qё lindёn ose jetuan  nё atё kohё, nuk arritёn t’i festojnё 100-vjetoret e kёtyre datave historike. Pёr botёn e qytetёruar pёrvjetoret e mёdha kanё rёndёsi tё veçantё, sepse aty mblidhen brezat e moshave tё ndryshme pёr tё festuar tё djeshmen,tё sotmen dhe pёrgatiten pёr tё nesёrmen. Tё moshuarit flasin pёr tё kaluarёn, pasardhёsit e tyre pёr tё sotmen ,ndёrsa brezi i tretё pёr tё ardhmen.
Pёrvjetorёt e mёdhenj tё “Vatrёs” e tё “Diellit” i kemi lexuar nё shtypin shqiptaro-amerikan tё asaj kohe. Bile e kemi dёgjuar edhe fjalimin e Imzot Nolit nё 50-vjetorin e gazetёs “Dielli”. Vatranёt e vjetёr ishin mjeshtёr pёr organizimin e ceremonive tё mёdha. Natyrisht se ata kishin mёsuar nga pёrvoja dhe tradita amerikane.
Vatranёt dhe njё pjesё e shqiptaro-amerikanёve kremtuan sivjet 100-vjetorin e themelimit tё Vatrёs. Organizimi ishte nё nivel, pavarёsisht se politikisht  ishte i njёanshёm, dhe kёtё njёanshmёri u munduan ta mbulojnё me pjesmarrjen e njё dyzine klerikёsh tё shumё besimeve dhe sekteve fetare. Dukej si njё konferencё ekumenike, dhe pёr kёtё ligjёruesit u detyruan t’i shkurtojnё kumtesat shkencore. Tё gjorёt ligjёrues i luteshin konferencierit aman edhe njё minutё, pavarёsisht se nё traditёn shqiptare prerja e fjalёs ёshtё fyerje. Ata kishin bёrё gjithё atё mundim kёrkimesh pёr atё datё historike. Nuk e dimё nёse ishin ftuar, por asnjё opozitar i Sali Berishёs nuk ishte i pranishёm. Kёshtu kishin vepruar krerёt e tanishёm tё “Vatrёs” gjatё vizitёs nё Shqipёri, Kosovё e Tetovё. Nuk kishin pyetur fare as pёr Ulqinin, as pёr Preshevёn.
Nё kёtё qindvjetor u bё njё mrekulli. Pёr herё tё parё nё historinё e “Vatrёs”, Qeveria shqiptare i dhuroi kёsaj organizate 33 mijё dollarё, tё takspaguesve tё Shqipёrisё. Nuk kuptohet pse ajo u dha vatranёve dollarё, kur disa prej tyre janё milionerё kёtu nё Amerikё. Disa anёtarё tё Kryesisё sё Vatrёs imigruan nё Shtetet e Bashkuara 50 ose 60 vjet mё parё. Ata kishin kohё pёr t’u pasuruar. Tё gjithё e dimё se vatranёt nё fillim tё shekullit tё kaluar kishin dhёnё qindra mijёra dollarё pёr shpёtimin e  Shqipёrisё, dhe tani njё shekull mё vonё takspaguesit e varfёr tё Shqipёrisё japin detyrimisht fondet pёr darkat dhe ceremonitё ekstravagante tё vatranёve nё New York, pavarёsisht se çmimi pёr pjesmarrje nё atё darkё luksoze ishte tepёr i lartё edhe pёr standartet amerikane. Bile edhe poema biblike e Nolit: “ Jepni pёr Nёnёn…” ishte shkruar nё atё kohё. Pёr kёto lodra Gjergj Fishta do tё kishte thёnё: “Eja e tё hamё ve tё frugueme, te ajo ndrikulla e shurdhueme”. Qeveria shqiptare dha fonde pёr kremtime nё Amerikё, ndёrsa Akademisё sё Shkencave tё Shqipёrisё nuk i dha asnjё qindarkё pёr ta kujtuar kёtё datё historike. Kaluan tre muaj dhe vatranёt e sotёm nuk dolёn me asnjё propozim ose premtim pёr ndonjё aktivitet tjetёr, bile as pёr ndonjё botim mё tё zgjeruar tё gazetёs “Dielli”.
Akoma nuk ёshtё njoftuar se kur do tё mbahet kuvendi i “Vatrёs”. Pёrshpёritet  se do tё mbahet nё shtator, por disa tё tjerё thonё se do tё shtyhet ndoshta pёr dhjetor! Para dy dekadash kuvendet e “Vatrёs” mbaheshin pёr çdo vit nё muajin shtator. Pёr pothuajse njё çerek shekulli nuk kanё mbajtur njё kuvend tё hapur siç parashikohet nё Kanunorёn e “Vatrёs”. Veprimtaria demokratike e “Vatrёs” pushoi para dy dekadash dhe sot e kёsaj ditё atje mbisundojnё kultet e individёve. Bile çka ёshtё edhe mё keq se nё Byronё Politike tё “Vatrёs” bёjnё pjesё tre-katёr veta e jo 12. “Vatra” nё tё kaluarёn mbante kuvende nё Boston , nё New York nё Detroit , mundёsisht edhe nё qytete tё tjera. Kuvendet ishin tё detyrueshme. Aty zhvillonin  punimet pёr dy ditё mundёsisht nё fund tё javёs sё parё ose tё dytё tё shtatorit. Delegatёt pjesёmarrёs ishin nga tё gjitha qyetet e banuara me shqiptarё tё Amerikёs. Bile kёto ishin kuvendet mё demokratike qё kisha parё nё jetёn time. Kuvendet ishin nё pajtim tё plotё me normat demokratike amerikane. Pjesёmarrёsit diskutonin dhe bёnin propozime mё tё ndryshme. Flitej gjerёsisht pёr botimin e gazetёs “Dielli” pёr emёrimin e editorёve, pёr tema dhe editoriale, pёr shkrimet e korrespodentёve e shumё veprimtari tё tjera. Pastaj diskutohej gjerёsisht pёr buxhetin dhe aktivitetet kombёtare e kulturore tё “Vatrёs”. Shumё vatranё sidomos ata tё Bostonit kishin qenё bashkpunёtorё tё Nolit e Konicёs. Rendi i ditёs dhe rezolutat kishin rёndёsi nё ato kuvende.  Por edhe votimi pёr kryetar dhe nёnkryetar tё “Vatrёs” ishte temё e nxehtё. Flitej shumё pёr kandidatёt qё kёrkonin poste tё larta. Natyrisht se kishte edhe kundёrshtime dhe tendenca jo demokratike pёr emёrime tё shokёve dhe miqve tё atyre qё ishin mё tё pasur dhe mё intrigantё. Shumica e atyre qё sot e drejtojnё “Vatrёn” sot nuk janё parё kurrё nё ato kuvende, sepse ishin aktivё pranё grupimeve gjoja politike. 
Fillimi i shekullit tё dytё tё kёsaj organizate ёshtё njё epoke e re. Duhet tё jetё njё rilindje (renesancё) e vёrtetё. Nё tё ardhmen kjo organizatё mund tё bёjё mrekullira nё qoftё se respekton parimet e demokracisё amerikane qё janё hartuar edhe nё Kanunorёn e “Vatrёs”. Sot e kёsaj dite e kujtoj ish-editorin e gazetёs “Dielli” Dr. Athanas Gegaj pёr  intervistёn e tij tё fundit dhёne  Zёrit tё Amerikёs nё vitin 1987 . Ai foli gjerёsisht  pёr historinё e “Vatrёs”. U bёri thirrje shqiptarёve tё Amerikёs qё ta ndihmojnё kёtё organizatё patriotike dhe kulturore. Pёr ringjalljen e kёsaj organizate duhet tё punojmё tё gjithё. Pavarsisht gabimeve nё tё kaluarёn “Vatra” mund tё bёjё punё tё mёdha pёr çёshtjen shqiptare. Shqiptaret e Amerikёs janё shumё tё arsimuar, tё pasur e atdhetarё. Tani mund tё aplikohen mrekullitё e teknologjisё supёr moderne. Por nёse  pёrjashtohet demokracia dhe faktori njeri tё gjitha kёto janё tё kota . Amerikanёt thonё “Pushteti absolut, korrupsioni absolut”. Organizata Pan-Shqiptare “Vatra” nuk ёshtё organizatё private  dhe pёr kёtё ёshtё dashur tё jepet llogari publike pёr fitimet dhe humbjet nga ceremonia e kremtimit. Pse jo kur tё gjitha qeveritё demokratike dhe organizatat shoqёrore japin llogari. Jam i bindur se çdo vatranё dhe çdo shqiptar ёshtё kurioz tё di pёr kёtё çёshtje. Sivjet me rastin e 100-vjetorit kuvendi i “Vatrёs” nё shtator ose nё tetor dhe jo mё larg do tё ishte tepёr domethёnёs pёr shqiptarёt e Amerikёs. Njё ekspert shqiptaro-amerikan me tё cilin kam punuar vite tё tёra pranё Zёrit tё Amerikёs mё thoshte se njё punё qё e shtyn  pёr nesёr ka mundёsi tё mos bёhet kurrё, dhe mё lutej tё mos e lё pёr nesёr. Kuvendi i “Vatrёs” i shtyrё pёr nesёr ka mundёsi tё mos mbahet kurrё. Ështё mirё qysh tani tё bisedohet pёr ndryshime nё udhёheqjen e kёsaj organizate. Nё shoqёrinё shqiptaro-amerikane punojnё e veprojnё personalitete tё shquara, qё janё arsimuar nё universitetet mё tё njohura tё Amerikёs,pastaj drejtojnё ndёrmarrje shoqёrore dhe private tё mёdha. Pёrvoja e tyre do tё ishte kontribut i madh pёr ringjalljen e “Vatrёs”. Diktatet dhe diktaturat nuk kanё dhёnё kurrё rezultate nё shoqёrinё njerёzore dhe nuk do tё japin as nё “Vatёr”. Edhe deliri i madhёshtisё mund tё jetё njёsoj i dёmshёm. “Vatra” jetoi tre çerek shekulli nё Boston dhe po lёngon  nё New York pothuajse njё çerek shekulli. Vallё mos e sollёm nё New York pёr ta shpёtuar apo pёr ta … Kryeministri shqiptar Dr. Berisha i dha “Vatrёs” njё injeksion. Ai nuk mund  tё japё injeksione tё tjera edhe pse ёshtё mjek. Ështё detyra e mjekёve shqiptaro-amerikanё ta shёrojnё “Vatrёn” tonё tё dashur. Tё gjitha qytetёrimet i nderojnё kuvendet e tё gjitha niveleve. Bile edhe nenet e “Kanunit tё Lekё Dukagjinit” i japin njё rёndёsi tё veçantё kuvendit. Edhe Parlamenti shqiptar quhet kuvend. Nё kuvende bёhen debatet, pёlqimet dhe kundёrshtimet, aty miratohen ligje dhe rezoluta. Amerika shpenzon qindra miliona dollarё pёr kuvende. Do tё ishte nё nderin e “Vatrёs” dhe tё shqiptarёve tё Amerikёs qё para 100-vjetorit tё Pavarёsisё sё Shqipёrisё tё mbajnё kёtё kuvend tepёr tё rёndёsishёm pёr tё ardhmen e kёsaj organizate. Nё tetor tё vitit 1970 u bёra anёtar i kёsaj organizate. Kam dhёnё prova se jam dashamirё i vёrtetё. Njё fjalё e urtё popullore e Kosovёs thotё: “Ështё me tё dhanme e jo me tё thanme”.

(Autori është ish-gazetar i “Zërit të Amerikës”, aktualisht botues e biznesmen në New York)