Amaneti i presidentit amerikan Washington për shqiptarët
Prejardhja pellazge e shqiptarëve sipas amerikanit George F. Williams
Mrekullisht ka një lidhje të shpjegueshme për prirjen e miqësisë shqiptare ndaj Amerikës. Është një ndjesi që ka nisur herët, jo vetëm në kohën e pas pavarësisë, kur më 1919 u denoncua nga amerikanët në Konferencën e Paqes në Paris, projekti për coptimin e territoreve shqiptare për eleminimin nga harta e një vendi sovran. Ky lloj antishqiptarizmi i frymëzuar nga kancelaritë euroiane me mbështetjen e Francës dhë mikes së saj Rusisë me satelitët e tyre Serbinë e Greqinë. Ky ishte një nder i madh i një miku të madh që do të bëhej edhe një partner i madh në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Dhe ky partneritet me shqiptarët vazhdon edhe sot e kësaj dite, me gjithë ndërprerjen 45 vjeçare të diktaturës komuniste.
E kush nuk mban mend se si u prit në Tiranë Xhejms Beker dhe se si u prit më 2007 Xhorxh Bush në Fushë Krujë.
Gjithkush e bën një pyetje se ku i ka
rrënjët kjo tendencë miqësie e sinqertë e një shtetit potencial
demokratik si superfuqia më e madhe e botës ndaj një shteti të vogël që
mund edhe të mos përfillet, siç ka ndodhur me europianët. Para së
gjithash, kam bindjen unë, thelbi i miqësisë qëndron tek parimet e
patjetërsueshme dhe standartet e demokracisë që ka të sanksionuara
shteti amerikan në funksion të lkisrisë dhe demorkacisë në botë. Por
veç kësaj është edhe një amanet në formën e një testamenti që George
Washington u ka lënë pasardhësve të tij presidentcialë në fdronin e
tyre për të pasur në vëmendje Shqiëprinë dhe shqiptarët. Është orgjina e
tij prej shqiptari që e thërret gjaku i të parëve për të mos harruar
asnjëherë tokën e të oparëve të tij.
Duke kërkuar dhe bashkëbiseduar me miq e
të njohur, një ditë më vjen në e-mail njjë material interesant që i
jep shpjegimin kësaj që unë thashë më lart. Është një e vërtetë që
studiuesit e kanë vërtetuar dhe e kanë pohuar si të vërtetën e madhe të
një presidneti amerikan që një pjesë të orgjinës së tij e ka nga toka
shqiptare, nga prindër shqiptarë.
Ja materiali, që duhet thënë se meriton mirënjohjen e madhe publike:
(Nga: John McCallum/Reuters)
George F. Williams 1852 - 1932 |
Para disa kohësh, Instituti i Biokimisë
dhe i Gjenetikës, me seli në Schafhausen të Zvicrës, ka publikuar
rezultatet e hulumtimit më të ri gjenetik të liderëve botërorë, sipas
të cilave del se presidenti historik i Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, George Washington, ka qenë me prejardhje shqiptare.
Instituti, që në kuadër të hulumtimit të
gjerë ka analizuar mostrat gjenetike të ish-presidentit amerikan që e
udhëhoqi vendin në luftën çlirimtare kundër Mbretërisë Britanike,
konkludon se Ëashingtoni ishte 50 për qind shqiptar, që nënkupton se
njëri prind i tij ishte 100 për qind shqiptar.
Derisa Instituti nga Bazeli nuk hyn në
detaje në lidhje me këtë zbulim epokal, ekspertë të fushave të tjera
janë ngutur që të konfirmonin këtë pohim, duke u thirrur edhe në dëshmi
e tjera, gjeneologjike e linguistike.
George Washington ka qenë lideri kryesor
politik e ushtarak i SHBA-së në vitet 1775-1799 i cili e udhëhoqi
vendin drejt fitores në luftën çlirimtare kundër Britanisë së Madhe,
ishte në krye të vendit në kohën e shkrimit të Kushtetutës dhe zhvilloi
praktikat presidenciale të qeverisjes që edhe sot janë gurë themelet e
punës në Shtëpinë e Bardhë.
Në SHBA ai konsiderohet si “Babai i Kombit”.
E ëma shqiptare
Sipas linguistit “Albert Myko”, nga
Instituti i Linguistikës pranë Universitetit Berkley të Californisë,
SHBA, ekzistojnë dëshmi të tjera që tregojnë se e ëma e George Washingtonit ishte shqiptare.
“George Washingtoni ishte i biri i
Augustin Washingtonit dhe Mary Ball Washingtonit. Mary në fakt ishte
Marije Bala, prindërit e së cilës ishin nga rrethi i Pejës, në Kosovën e
sotme. Marija ka lindur në Lively të Virgjinisë, në SHBA, në vitin
1708, por prindërit e saj kanë ardhur aty më 1706, pas një udhëtimi të
gjatë me anije që nisi nga Raguza, Dubrovniku i sotëm, dhe i çoi ata
përmes Britanisë deri në Tokën e Premtuar, Amerikën. Historia e
udhëtimit të gjyshërve të Washingtonit nga Kosova në Amerikë është e
përshkruar në librin biografik “Mary Ball Washington” të autores
Virginia Carmichael, i botuar më 1850. Aty, madje, thuhet se Balajt
kishin ardhur nga një fshat i quajtur Sinic, që mund të jetë ngatërrim i
emrit të fshatit Isniq, në komunën e Deçanit:, thotë Myko, i cili
tregon se kjo histori deri vonë është mbajtur e fshehur në sirtarët e
Shtëpisë së Bardhë, dhe se përmendja e prejardhjes shqiptare të
Washingtonit është hequr nga lista e temave të ndaluara nga Këshilli
Kombëtar i Sigurisë i SHBA-së vetëm para pak kohe.
Në lidhje me këtë, zyrtarë nga Shtëpia e
Bardhë kanë pranuar të thonë vetëm se “nuk ishte e rastit që
zëvendëspresidenti Biden e ka përmendur presidentin Washington në
relacion me kryeministrin e Kosovës”.
Amaneti i Washingtonit
Sidoqoftë, zbulimi i fundit, mbase hedh
dritë edhe në disa aspekte të tjera të përfshirjes amerikane në Kosovë
dhe të mbështetjes për shqiptarë në përgjithësi. Autori i mirënjohur
amerikan, Carl Woodward, që ka shkruar dhjetëra libra dokumentarë për
presidentët amerikanë dhe historitë nga Shtëpia e Bardhë, thotë se
gjatë hulumtimit të arkivave për librin e tij rreth presidencës
Clinton, botuar më 2004 me titullin “Shtëpia Clinton”, ka gjetur një
letër-proklamatë të vetë George Washingtonit, në lidhje me shqiptarët.
“Më kujtohet, kur e mora letrën për t’ia
treguar Bill Clintonit në njërën nga intervistat e shumta për libër
dhe i thash, “shih, Bill, ç’ka kam zbuluar nga arkivat e Washingtonit”.
Ai, me të parë letrën, më tha: “E kam parë Carl, e kam parë. Mos ta
kisha parë, një Zot e di nëse do të kishim intervenuar në Kosovë”,
tregon Woodëard, i njohur si gazetar, reporter e autor që ka fituar
deri tani katër çmime “Pulitzer”. Ai thotë të mos e ketë përfshirë
letrën e Washingtonit në librin për Clintonin, sepse tani përgatit
librin e posaçëm për Washingtonin dhe prejardhjen e tij shqiptare. Woodward thotë se mendohet nëse do ta titullojë librin “George
Washington: Shqiptari i parë në Shtëpinë e Bardhë” apo ndoshta
“Shqiptari nga Kosova që krijoi shtetin e Amerikës”.
“Në një farë mënyre, angazhimi i SHBA-së
në favor të shqiptarëve është një borxh që Amerika tani ia kthen
popullit që lindi themeluesin e vetë Amerikës. Nga hulumtimet del qartë
se edhe presidenti Woodroë Wilson e kishte lexuar këtë letër në kohën
kur duhej vendosur për krijimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë”,
thotë Woodward, dhe shton se njëlloj, presidenti Nixon ishte njeriu kyç
që ka kontribuuar në arritjen e autonomisë së Kosovës, me Kushtetutën e
vitit 1974.
“Nixon dhe Tito kishin një takim, diku në vitin 1970, në të cilin presidenti amerikan zotoi një ndihmë të pakthyeshme prej 5 miliardë dollarësh për Jugosllavinë, nga 500 milionë në vit deri më 1980, në shkëmbim për dhënien e autonomisë së plotë për Kosovën. Titoja u dakordua dhe gjithçka nisi aty – krijimi i Universitetit të Prishtinës, amendamentet kushtetuese të vitit 1971, Kushtetuta e vitit 1974, e kështu me radhë”, tregon Woodward.
“Nixon dhe Tito kishin një takim, diku në vitin 1970, në të cilin presidenti amerikan zotoi një ndihmë të pakthyeshme prej 5 miliardë dollarësh për Jugosllavinë, nga 500 milionë në vit deri më 1980, në shkëmbim për dhënien e autonomisë së plotë për Kosovën. Titoja u dakordua dhe gjithçka nisi aty – krijimi i Universitetit të Prishtinës, amendamentet kushtetuese të vitit 1971, Kushtetuta e vitit 1974, e kështu me radhë”, tregon Woodward.
“Madje, një vazhdim i ndihmës ka qenë i
paraparë në një diskutim mes Titos dhe presidentit tjetër amerikan,
Jimmy Carter, për vitet 1980-1990, për marrjen e të cilit Titoja ishte i
pajtimit që Kosovës t’i jepte statusin e republikës. Por, Titoja vdiq,
serbët lëvizën kundër autonomisë, amerikanët ndërprenë ndihmën… të
tjerat i dini”, tha ai.
Sidoqoftë, Woodward beson se të gjithë
presidentët amerikanë e kanë lexuar letrën e Washingtonit dhe kanë qenë
të obliguar nga ajo që t’u ndihmojnë shqiptarëve, në mënyra të
ndryshme dhe në faza të ndryshme të historisë. Autori amerikan nuk
dëshiron ta zbulojë përmbajtjen e letrës, duke thënë se “duhet të
prisni daljen e librit tim”, por thotë se ato që i ka lënë të shkruara
Washingtoni do të qartësojnë shumëçka në lidhje me raportet e SHBA-së
me shqiptarët.
Në lidhje me zbulimin epokal të prejardhjes shqiptare të George Washingtonit, si dhe pohimeve të tjera të padëgjuara deri më tani, Ambasada amerikane në Prishtinë nuk ka dashur të jepte asnjë koment.
Në lidhje me zbulimin epokal të prejardhjes shqiptare të George Washingtonit, si dhe pohimeve të tjera të padëgjuara deri më tani, Ambasada amerikane në Prishtinë nuk ka dashur të jepte asnjë koment.
Hulumtimi i Institutit të Gjenetikës nga
Schafhauseni i Zvicrës ka nxjerrë edhe disa rezultate tejet
interesante për prejardhjen gjenetike të disa prej liderëve historikë
botërorë.
Sipas hulumtimit, Fidel Castro ka
prejardhje angleze, Vladimir Lenini kishte qenë çeçen, ndërsa
presidenti francez Charles de Gaulle që u tërhoq nga Algjeria kishte
qenë, në fakt, me prejardhje arabe.
Edhe një fakt tjetër:
Referimi në disa pjesë nga libri i
autorit George F. Williams “Shqiptarët”, del qartë fakti se thellësia e
mbështetjes amerikane për shqiptarët, ka një lidhje gjenetike dhe që
buron nga identiteti autentik i shqiptarëve, që duket hapur se janë
motive të forta për të qenë krah të njeri-tjetrit, në një kohë që
shqiptarët kanë nevojë të madhe për konfirmimin e historisë së tyre të
lashtë.
Kështu, George Fred Williams më 1914 ka
shkruajtur: “Po të kthehemi në parahistori, para se rapsodët homerikë
t’u këndonin hyjnive dhe heronjëve mitologjike, para se të shkrhuej
gjuha greke, jetonte një popull i njohur me emrin Pellazgët…
Shqiptarët janë të vetmit që kanë ardhur
deri më sot nga kjo racë e fuqishme parahistorike. Vetëm vitet e
fundit është përcaktuar se Pellazgët kanë qenë Ilirët e lashtë… Këta
Ilirët kaluan edhe në Itali me emrin Toskë, siç quhen ende edhe në
Shqipëri, ndërsa në Itali kanë mbetur si Toskë, toskane, etruskë…
Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e
Homerit, se grekët e kanë huazuar nga rapsodet Pellazge eposin e tyre
të shquar… Shqipja ka qenë gjuha amtare e Aleksandrit të pushtimeve të
mëdha dhe e Pirros së Epirit, një prej gjeneralëve më të mëdhenj të
historisë…
Është tragjedi tej çdo përfytyrimi, që
kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë teë katandiset në këtë gjendje, e
cila meriton të quhet skandali i qytetërimit Europian. Nuk është për
t’u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën
shqiptare, që mund t’i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme…
Ç’pasuri e madhe dijesh e pret arkeologun kur toka shqiptare të hapë thesaret e historisë së Pellazgëve!”.
Origjina e shqiptarëve
Prapa në kohët parahistorike, para se
poetët e Homerit të këndonin për perënditë e tyre dhe heronjtë e
përrallave, përpara se të shkruhej gjuha greke, rronte një popull i
qujtur Pellazg. Herodoti (484 – 425 p.e.s.) iu vesh Pellazgëve
historinë e cila këto i përmend shumë më parë se sa qytetërimin e
grekërve; punimi i ashpër që mbulon anët e Panteonit në Athinë akoma
quhet Pellazgjik. Këta ndërtuan mure të mëdhenj që quhen ciklopike dhe
për të cilët Prof. Pokok thotë që qenë ndërtuar shumë më përpara se të
egzistonin grekërit e Homerit. Prej kësaj race të fortë
parahistorike mbetën vetëm Shqiptarët. Vetëm në kohë të vona u shkoqit
se Pellazgët qenë Ilirianët e vjetër, e para degë Indo-Europiane,
perandoria e të cilëve shtrihesh që nga Azia e Vogël deri në Adriatik
dhe nga Veriu deri në Danub. Nga studimet e shkrimtarëve të rinj, si
Prof. Maks Myller dhe Prof. Pot, në gjuhën Shqipe u bë e qëndrueshme
kjo origjinë. Këto Ilirianë, që rrojnë akoma në Shqipëri si Toskë, u
shpërndanë edhe në Itali dhe njihen si Toskë, Toskanë, Etruskë.
Është e kotë të kërkohet për perënditë e
Greqisë në etimologjinë e gjuhës së saj. Në gjuhën Shqipe këto janë
shumë të qarta dhe domethëniet e tyre shumë të drejta.
Për shembull,
Kaos është hapsi, hapësira;
Erebus, biri i Kaosit, është er-het-os, me e bërë të errët;
Uranos është I-Vran-os, domethënë zana e reve, vranët;
Zeus, Zaa, Zee, Zoot-Zot, zë rrufe;
Athena është E thëna, me thënë fjalën;
Nemesis, nemës, domethënë nam, thirrje e djallit;
Muse, Mosois, është mësuesi;
Afërdita domethënë afër ditës, agimi.
Erebus, biri i Kaosit, është er-het-os, me e bërë të errët;
Uranos është I-Vran-os, domethënë zana e reve, vranët;
Zeus, Zaa, Zee, Zoot-Zot, zë rrufe;
Athena është E thëna, me thënë fjalën;
Nemesis, nemës, domethënë nam, thirrje e djallit;
Muse, Mosois, është mësuesi;
Afërdita domethënë afër ditës, agimi.
Kur do të jetë studiuar mirë gjuha
shqipe dhe kur do të jenë zhvarrosur gojëdhanat e saj, atëhere shumë
nga veprat e Homerit do të rishkohen dhe ca nga ato do të jetë nevoja
edhe të korigjohen. Herodoti nuk e pati ditë që emrat e heronjve të
veprës së Homerit ishin fare qartë në gjuhen Pellazgjike. E deri edhe
emri i vet i Homerit mund të gjurmohet në gjuhën Shqipe: I mirë, dhe
në formën Imiros do të thotë poezia e mirë.
Në gjuhën shqipe është,
Agamemnon, Ai-ge-mendon, ai që mendon;
Ajaks, ai gjaksi,gjakderdhës;
Priamos, Bir-i-amës, biri i amës e me kuptim ironik Biri i tokës, i vendit;
Akili, i qiellit, një i zbritur nga qielli;
Odiseu, i udhës,udhëtari, aji që shëtit;
Ithaka, i thak, idhnak;
Droilos, Droili(os), ai që druhet, frigac.
Ajaks, ai gjaksi,gjakderdhës;
Priamos, Bir-i-amës, biri i amës e me kuptim ironik Biri i tokës, i vendit;
Akili, i qiellit, një i zbritur nga qielli;
Odiseu, i udhës,udhëtari, aji që shëtit;
Ithaka, i thak, idhnak;
Droilos, Droili(os), ai që druhet, frigac.
Shumë të tjera mund t’i shtohen kësaj
liste. Nuk është çudi në se njerëzit që kanë studiuar gjuhën shqipe të
thonë se kjo është gjuha origjnale e Homerit dhe që grekërit e morën
nga poetët Pellazgjike të shumtën e këngëve të trimërive dhe ato
heroike. Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do të
hapi thesarin e historisë Pellzagjike! Këta dhe shumë rrjedhime të
tjera provojnë që Shqiptarët sot janë mbi tokën e të parëve dhe flasin
gjuhën e stërgjyshëve të tyre. Edhe përpara se dega helene të njifej në
malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, qe pa dyshim
kryeqyteti i mbretërisë madhështore të Ilirisë. Shqipja qe gjuha amtare
e Aleksandrit të Madh që pushtoi botën dhe e Pirros së Epirit, një nga
gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia dhe përballues i fundit i
ushtrive pushtuese Romake. Një tragjedi, përtej përfytyrimit të
tragjedistit, është kjo që një racë e vjetër dhe e fortë erdhi në një
gjendje kaq të keqe dhe mizore, gjë e cila shikohet si skandal i
qytetërimit Europian. Nuk është për çudi që otomanët nuk lejuan ndonjë
gërmim në tokën Shqiptare, sepse ajo mund t’i sillte ndërmend këtij
populli lulëzimin e parë.