KOLEC TRABOINI
NJE UTURAK PER MBRETIN
Sa
më shumë tradhtarë kombëtarë në panteon aq më lehtë është për tu ngjitur atje.
- fejton -
Një fare
satrapi me emër shpendi, që nderohet sot nga qeveria e Efëndëmit të Madh,
ka qënë i vetmi shtetar në Europë që ka varur një prift në litar. Merreni me
mend një prift me ungjill e veladon i varur në litar me urdhër të Kryelalës me 5 mars 1927. Ky fare satrapi me mendjen litar e kobure, me këtë akt të pashëmbullte e
la Europën e Vatikanin pa gojë, ndërsa shqiptarëve ua mbylli gojën fare. Një vit më pas u vetshpall mbret në Parlamentin
e Lalëve mbetur peng që nga koha e çorbaxhijëve osmanë. Dëshira e tij më e
madhe ishte të vetshpallej Sulltan Ahmedi, madje për tu lidhur me derë
sulltanore ai me vone martoi motrën e
vet Sanijen me djalin e Sulltan Hamitit , por pati një sinjal kundërshtimi nga
ata që e katapultuan nga Beligradi e që kishin alergji për sulltanët. Bëje si Karagjeorgjeviqët
e Serbisë i thanë dhe je OK!
E la ëndrrën
e vet me sulltanë e thuri intrigën me mbretëri.
Ky farë
satrapi tërë kohën e mbretërimit është marrë me një karakuçkë ruso franceze
tavernash ( i vetmi tipar moderniteti te tij mbretëror), e cila e ropi arkën e qeverisë nga parat dhe ky në
zabarosjet e tij delirante, shtetin e kish lënë në dorë të një injoranti
anadollak pa shkollë. Abdurrahman Krosi i mbiquajtur Lalë. Një
tip jagoje që bënte intriga agallarshe dhe e drejtonte shtetin si të ishte një çiflik
mesjetar.
Kryetarëve të klaneve, pseudombreti u jepte ndonjë ofiq, një dorë para dhe ndonjë pisqollë te ndryshkur mbetur syndyqeve të nënës se vet turko-katundare që nga koha e turqisë së vjetër, kur bënte hamam sevda me pashallarët persianë.
Kryetarëve të klaneve, pseudombreti u jepte ndonjë ofiq, një dorë para dhe ndonjë pisqollë te ndryshkur mbetur syndyqeve të nënës se vet turko-katundare që nga koha e turqisë së vjetër, kur bënte hamam sevda me pashallarët persianë.
Ky
ishte shteti modern i Ahmet Mbretit, i cili,
si të ishte një spurdhjak e sikur ta
kish pjellë turko-katundarja e Xhemal
Zogollit në ferrë, krisi e iku në Greqi
pasi vodhi thesarin e shtetit. Kjo pasi e pa se me ushtarët italianë që po e
sulmonin Shqipërinë nuk bënte dot shakara si me sejmenët e vet bashibozukë, që ju daroviste pisqolla të ndryshkura e orë
xhepi çarkisuf.
Ky farë
fodulli i vetshpallur mbret i kish thënë
popullit të shtetit të tij “modern” siç thonë ca historianë pilafi mbretëror, i kish
thënë pra se do vishte opingat nëse e sulmonte ndokush Shqipërinë.
Më 7
prill 1939 mbreti vërtetë i veshi opingat por ama mbushi edhe brekët, për të
ikur kështu nga sytë këmbët e me bisht ndër shalë si të ishte një dhjeraman orjental. Iku e më nuk
ja pa bojën Shqipëria. Shpëtuam
thanë njerëzia prej kësi zogj kurvash që
dalin në krye si kryeparë e kumandarë,
por në ditë të zezë të lënë në baltë.
Por
dardha e ka bishtin prapa. Paska keq e më keq. Sepse vjen një gazep kohë edhe
atëhere kur mendon se qielli nuk ka asnjë shtullungë re e krejt papritur ja plas shiu. Se ja, 20 vjet pas ardhjes së
demokracisë e shëmbjes së idhujve bosh në krye të shtetit e në kokë të njerëzve,
na kanë dalë ca që duan ta ringrejnë kërmën nga varri e ta vënë në një shesh në
mes të Tiranës.
Duam
Zog thonë. Ku e kanë hallin një Zot e di. Por gjasat janë se duke motivuar një
tradhtar me damkë e një vrasës si Zogu, ata duan të gjejnë një alibi për vetën
e tyre sepse duke i vënë gjithë tradhtarët
me damkë në panteon, kur të vijë radha, siç ja falën Zogut krimet e tradhtitë kombëtare mendojnë se do
tua falin edhe atyre. Pra që tani në të gjallë këta që gjoja flasin për Zog
mendojnë vetëm për monumetin e vet,
madje edhe sheshin me bar të blertë që vaditet përnatë, e kanë krijuar kasten në mes të Tiranës për tia bërë
monumentin Efëndëmit të Madh.
Kështu
funksionon platforma, sa më shumë tradhtarë kombëtarë në panteon aq më lehtë për
tu ngjitur atje është. Jemi një vend me mentalitet otomano-anadollak të kohës së
para tanzimatit. Tani që Efëndëmi i Madh e ka bërë punë të kryeme monumentin e
qafirit Zog, nuk rrimë dot pa i dhënë ca këshilla anipse e dimë se nuk i dëgjon.
Por ama ca spiun me rrogë e pa rrogë nga ata që ai ka me bollëk që nga kohët e
vjetra do ta dëgjojnë fjalën e do tia çojnë petull të nxehtë.
Pra e këshillojmë
Efëndëmin e Madh, që mirë është të shënohen
aty pranë monumentit që po i bën Qeveria e Tiranës ymërmadhit Zog I, mbret i Lalëve, edhe emrat e atyre që ka vrarë
ky farë Zogu, pra Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Hasan Prishtinën, Zija Dibrën, Dom Gjon Gazullin e të tjerë.
Natyrisht
jemi në kontakt të përditshëm me
përditshmërinë e daljen në Media TV të Efëndëmi
të Madh ku jep direktiva si e pse e kur
duhet rishkruar historia, por nuk e kemi të qartë se me cilën dorë duhet
shkruar? Me majtën apo të djathtën, në
karrike apo ungjur në bythec të kalit,. Jemi
si të thuash ne emergjencë civile e pse
jo ushtarako policore që për shtetin anadollak "modern" të Lal Krosit
dhe Osman Gazepit duhet folur e rishkruar historia siç do qeveria, dhe ca
studiues matufër që u ka rënë në hise grafomania duhet të mos flenë as ditë e
as natë sa të kryhet edhe kjo punë.
Patjetër
duhet folur dhe gjërë e gjatë, sepse shteti i Lalës ka qënë pardje, dje, por
shteti i Lalës është edhe sot e kësaj dite. Kurrgjë nuk ka ndryshuar.
Mendoj
që kësaj statuje që po i bëjnë qeveri-tartarët tanë ( të cilët i kanë
anashkaluar Imzot Nikoll Kaçorrin dhe trimin e maleve shqiptare Ded Gjo Lulin, ne 100 vjetorin e Pavarësisë), ti vënë
afër Zogut të tyre anadollak edhe një uturak të madh që të shkojnë njerëzija pasi të jenë dëndur
me birrë e të kenë festuar duke
thurur lavde për Lartmadhninë e perënduar;
pra të bëjnë atë që si mbretërit e varfanjakët e bëjnë njësoj.
Të
pshurrin pra lirshëm se mos ta bëjnë në brekë se kësisoj rrezikohet ti shkimet
lavdia Mbretit të Lalëve dhe Balëve, Zogjit të I të shqiptarëve.
Se në këtë
shtet modern që kemi nuk ka shurrtore. Vazhdojmë të pshurrim si në kohë të
Zogjit të I, si qentë në bythë të drurit.
Rroftë
Zogu dhe mëllënja tha një herë një fanolist kur i kërkuan të thërriste me çdo
kusht “Rroftë Zogu” ndryshe do ta çartnin e ta nisnin në atë botë, e ai pa ç’
pa tha “Rroftë Zogu dhe mëllënja!”.
Ashtu
edhe ne po thërrasim Hosana! Bashkë me të gjithë Lal Krosat e shtetit,
pushtetit e të politikës, rrofshin e mbretërofshin!
Lavdi
M-L! - Mos lexo Marksizëm-Leninizmit por Mbretit të Lalëve, megjithëse e njëjta
gjë është! Një mender i ndarë për gjysëm në mes të vapës së korrikut. Zgjidh e merr. Në kuadër të festimeve të mëdha
euforike të piramidës shtetrore është xhaba. Gratis fare. Menjëfjalë ha e mos paguaj. Paguan
qeveria e Efëndëmit të Madh të shqiptarëve. Zog edhe ky si gjithë shpend-zogjtë
që klithin si korba të zinj në qiellin shqiptar.
Hosana
Ali Baba!