Nga Dorian HATIBI
Gjithnjë kam pyetur veten se cilat janë kriteret, që në Shqipëri
kryetarët e partive zgjedhin kandidatët për përfaqësues të popullit? Për
nga përkufizimi, kandidatët për përfaqësues duhet të përfaqësojnë
diçka, në të kundërt demokracia dhe përkufizimet e lidhura me të, bien.
Ajo që krijohet është një hendek midis popullit dhe politikës, e në fund
secila shkon në punë të vet.
Si katolik nuk mund të mos më binte në sy që në qarkun e Tiranës dhe
Durrësit bashkë, përfaqësuesit e komunitetit katolik janë krejt pak.
Ndoshta në Durrës dhe Krujë asnjë, e në Tiranë vetëm në Kamëz janë rreth
7 persona. Për kujtesë ju them se në Durrës, Krujë, Tiranë dhe Kamëz
jetojnë rreth 100 000 katolikë, pra, 1 në 4 votues. Po përfaqësuesit?
Pothuajse zero! Këtu nuk dua t’i futem listës së deputetëve, sepse aty
për katolikët nuk don t’ia dijë njeri fare.
Atëherë, çfarë ndodh nëse 10% e popullsisë në realitetin Tiranë –
Durrës nuk përfaqësohet gjëkundi në politikëbërje? Domethënë, si duhet
ta lexojmë këtë? Si një konspiracion anti-katolik? Si një frikë të
trashëguar ndër vite për disa njerëz krenarë që nuk mund të nënshtrohen?
Apo si diçka tjetër që ka lidhje me dinamikat e brendshme të
komunitetit?
Duke qenë se kam një vizion shumë kompleks për botën, nuk besoj për
nga natyra te konspiracionet. Bota është shumë e komplikuar dhe faktorët
në fushë të shumtë në numër që të kontrollohen në atë pikë sa të
përjashtojnë në bllok një komunitet të tërë!
Nga ana tjetër, i angazhuar siç jam në politikë, nuk kam vërejtur kurrë kurrfarë frike kundrejt askujt. Aq më tepër kundra katolikëve.
Atëherë, ku qëndron problemi?
Nga ana tjetër, i angazhuar siç jam në politikë, nuk kam vërejtur kurrë kurrfarë frike kundrejt askujt. Aq më tepër kundra katolikëve.
Atëherë, ku qëndron problemi?
Ja ta nisim nga fillimi. Çfarë është një parti politike nga ku dalin
përfaqësuesit? Për nga përkufizimi, (Gidens) partia politike është një
organizëm që ka si synim të fitojë kontrollin e qeverisjes me anë të
zgjedhjeve elektorale. Pra, partia kërkon veç një gjë: Të fitojë
zgjedhjet për të pasur pushtetin. E thënë ndryshe, partisë politike i
intereson vetëm vota. Madje sa më shumë, aq më mirë! Schumpeter arrinte
deri aty sa ta përkufizonte politikanin si një “tregtar votash”.
Ndërkohë kishës, për nga përkufizimi nuk i intereson pushteti, por parimi dhe zhvillimi i shoqërisë.
Duke lëvizur në dy binarë të ndryshëm, nuk na del e vështirë që të konceptojmë këto dy realitete në Shqipëri (politika dhe kisha) si dy vija paralele që s’do të puqen kurrë me njëra-tjetrën.
Ndërkohë që ky nuk është rezultati që duan as katolikët, por as politikanët. Sepse katolikët nga njëra anë duan të ofrojnë dhe të mbrojnë vizionin dhe parimet e tyre për shoqërinë. Ndërsa politikanëve dhe partive të tyre u duhen votat tona.

Atëherë, cila është zgjidhja? Politika e ka gjetur zgjidhjen e saj.
Ajo i blen votat e katolikëve. Jo më kot pas komunitetit rom, komuniteti
katolik është i dyti në numër për blerjen e votave.
Po katolikët e kanë gjetur zgjidhjen e tyre?
Po katolikët e kanë gjetur zgjidhjen e tyre?
Sepse përshtypja që krijohet në fund të këtij reflektimi është se
fajin për mospërfaqësimin e katolikëve në politikë nuk e ka askush
tjetër përveç vetë katolikëve, të cilët përpos që janë të paorganizuar,
pa lider dhe pa një program, kërkojnë të imponohen në një realitet, i
cili në fund të fundit nuk ka pse i përfill në këto kushte.
Por, të mos keqkuptohemi! Nuk po i ftoj këtu katolikët për të tregtuar vota si politikanët. Po i ftoj të organizohen, të artikulojnë alternativën e tyre dhe të ulen në tavolinën e politikës si të barabartë me çdo realitet tjetër që kërkon të shpalosë në shoqëri vizionin e vet për historinë.

MAPO 7 korrik 2015