PALOK TRABOINI
(Hot, 10
prill 1888 – Shkodër, 14 korrik 1951)
Mësues, sekretar i Ded Gjo Lulit,
flamurtar e luftëtar i Deçiqit, publicist dhe poet.
Palok Traboini ka lindur në prill të
vitit 1888 në Traboin të Hotit, në trojet që ndodhen në shtetin e Malit të Zi,
në një familje që i takon fisit Gojçaj. Ka mbetur jetim në moshë të vogël dhe e
ëma Nora, gjendur në varfëri, deshi ta çonte në Shkrel tek gjinia e vet, por
vojvoda i Traboinit, Dedë Gjo Luli, që kishte mendimin për të shkolluar një
njeri nga Hoti, ku të gjithë ishin analfabetë veç priftit, ndërmjetëson dhe e
dërgon në Shkodër, në Shkollën Tregtare Italiane, e ku ky vogëlush hotjan do të
jetonte në shtëpinë e profesorit zemërmirë Andrea Skanjeti (i vjetri), italian
ky i martuar me një vajzë shqiptare, atë bukuri qytetare shkodrane që tashmë të
gjithë e njohin si Xhokonda shqiptare, “Motra Tone” e Kolë Arsen Idromenos. Me
të mbaruar shkollën në vitin 1908, në pamundësi për të vazhduar studimet e
larta për gjuhësi, siç aspironte, kish arritur të mësonte 5 gjuhë, me
ndërmjetësimin e Kolë Idromenos emërohet mësues në shkollën e fretënve. Po këtë
vit martohet me vajzën e profesorit të vet, Katrinën, çfarë e afroi
familjarisht me rrethin e elitës aristokrate shkodrane, bartëse e kulturës dhe
traditave që prej kohës së venecianëve, se Shkodra dihet, ishte një Venecia e
vogël, madje e ngjashme edhe nga rrethimi me ujra; tre lumenj e një liqen
përreth qytetit që frymëmerrte prej daljes përmes Bunës në det, duke u bërë
qendra tregtare ndër më të njohurat në Ballkan. Shërbeu si mësues në Prizren në
vitet 1910-11 dhe u gjend në mes të luftëtarëve në Hot kur nisi kryengritja e
Malësisë së Madhe, më 24 mars 1911. Dedë Gjo Luli, të cilit i shërbente si
sekretar (sipas shkrimeve të Gjush Sheldisë që mbajnë vitin 1959), duke qënë se
ishte i vetmi hotjan i shkolluar, njohës i shumë gjuhëve dhe i pari mësues i
Malësisë së Madhe, e ngarkon me detyrë të sjellë flamurin kombëtar të porositur
muaj më parë nga Kolë Ded Gjo Luli gjatë një vizite që kishte bërë në
kancelaritë e oborrit perandorak në Vjenë. Por, disa hotjanë të moshuar,
luftëtarë të kryengritjes antiosmane, thonin se flamuri ishte porositur në një
punëtori artistike të kryeqytetit perandorak me përkujdesjen e pretendentit si
pasardhës i heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti - Skënderbeut. Ky
pretendent për kurorë në Shqipëri që mbante një emër të gjatë aristokratik Juan
Alardo Castriota de Perez y Valesco, më herët kishte patur lidhje me Faik
Konicën, por më pas shkrimtari ynë e kishte satirizuar thekshëm. Flamuri që
solli Palok Traboini është pikërisht ai që njihet si “Flamuri i Dedë Gjo Lulit
“ dhe është fiksuar në fotografi nga Kel Marubi me shënimin “Flamuri që u ngrit
në Deçiq”. Ai flamur është shpalosur së pari tek Kisha e Traboinit në Hot, dhe
luftëtarët …’e ngritën disa herë në Majën e Bratilës, duke i paraprirë kështu
shpalljes së pavarësisë e ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar në Vlorë me
1912”. (sipas Prof.dr. Gjovalin Shkurtaj, 2002).
Palok Traboini ish mik e bashkëluftëtar
me poetin Hilë Mosi, tribunin Luigj Gurakuqi, shkrimtarin e botuesin e shquar
Dom Ndoc Nika, me luftëtarë si Prel Keri e Ndoc Deda, i afërt shpirtërisht e
familjarisht me Kolë Idromenon, inxhinjerin Zef Skanjeti e Jak Zorbën, koleg me
mësuesit Mati Logoreci, Lazër Lymezi, Kolë Kodheli, Kolë Rrota, Ndoc Lezhja,
Lukë Lukaj, Kolë Laca, Pjetër Pali (mësues ekzekutuar nga diktatura menjëherë
pas luftës së dytë botërore) e tjerë.
Ka qënë një prej bashkëpunëtorëve të
gazetës “Koha - Bashkimi“, Shkodër 1910, ku gjenden koleksionet e shkrimeve, të
cilat bashkë me poemën epike “Lufta e maleve“ për kryengritjen e vitit 1911,
përbën krijimtarinë e tij të zbuluar deri më tash, si autor i para pavarësisë.
Palok Traboini është bashkëthemelues i Internatit (ose siç quhej në Mirditë )
Konviktit "Mirdita”. Konvikti "Mirdita u themelue në vitin shkollor
1925-1926 në një pjesë të Qelës së Abacisë. Në atë vit shkollor Kolë Dema ishte
drejtor, Cin Çapeli dhe Palok Traboini mësues (AQSH, F.586, viti 1930, D.105,
f.1).
Veç Oroshit të Mirditës(1925-26) ka qënë
mësues në shkollën Franceskane, në Barbullush (1923-1924), në Shirokë(
1930-31), Bërdicë, Bajzë të Kastratit, Hot i Ri, në fshatrat shqiptare në Mal
të Zi dhe Traboin të Hotit( 1940-1942).
Është propozuar për t’u dekoruar pas
vdekjes nga veteranët kombëtarë të Hotit të Ri, në vitin 1962, si luftëtar për
pavarësi, por edhe si i pari mësues i Malësisë së Madhe, por Kuvendi Popullor i
atëhershëm e ka lënë në harrim, ashtu siç vazhdojnë ta lënë në harrim edhe sot
e kësaj dite shtetarët e kohërave të reja, edhe pse demokracia shumë gjëra i ka
rishikuar për të shmangur denigrimet e qëllimshme historike.
Shpirti, idetë e atdhedashuria e zjarrtë
i kanë mbetur derdhur në esè e vargje, ndërsa trupi i luftëtarit që kish marrë
edhe plagë, më 14 korrik 1951 shkoi të pushojë në Rrmaj, në varrezën katolike
të Shkodrës.
Falë librit të çmuar të Petraq Pepos,
shkrimeve historike të At Donat Kurtit, kujtimeve të botuara apo të lëna, të
luftëtarit kryengritës Martin Ujk Çeku-Traboini, regjisorit të mirënjohur
Andrea Skanjeti që ruajti dhe ma dorëzoi kopjen e vetme të poemës së humbur
“Lufta e maleve” të vitit 1911 të Palok Traboinit, falë fondit të çmuar të
Bibliotekës Kombëtare në Tiranë ku m’u vunë në dispozicion numrat e gazetës
“Koha Bashkimi”, Shkodër, të vitit 1910 dhe revista “Hylli i dritës”(1937),
falë thesarit tonë kombëtar Fototekës “Marubi”, e, për të mos i harruar, ish
nxënësit e miqtë e tij në të gjallë si Pjetër Hil Pali, Gjergj Gjok Shabani,
Palok Prel Vuçetaj, Kolë Duku dhe Preng Gruda që më vunë në dorë dëshmitë e
dorëshkrimet e tyre është bërë e mundur që në kuadrin e 100 vjetorit të
pavarësisë të botohet libri “Flamuri në Deçiq” me autor Palok Traboini
(Gojçaj). Gjithçka që ka të bëjë me krijimet e Palok Traboinit janë botuar
pjesërisht më parë apo kanë mbetur në dorëshkrim dhe i takojnë viteve
1908-1911. Libri përfshin katër kapituj që paraqesin aspekte të ndryshme të
krijimtarisë e të jetës së këtij autori. Promovimi i librit të Palok Traboinit
“Flamuri në Deçiq” është bërë në Prizren ku ka shërbyer mësues para pavarësisë
si dhe në Tuz të Malësisë, ku është dhe vendlindja e tij.
Nuk ka asnjë dekoratë apo vlerësim nga
shteti shqiptar dhe megjithëse propozuar nga veteranët e Pavarësisë në vitin
1962, nuk ka asnjë shkollë me emrin e tij, anipse është mësuesi i parë
malësor dhe shkollën e Hotit të Ri e ka themeluar me inisiativën e shpenzimet e
veta.
Mosmirënjohja njerëzore është cilësia më
e keqe që mund të kenë njerëzit, por kur kjo mosmirënjohje ndodh nga shteti,
kjo konsiderohet më e rëndë. Sepse kur një shtet nuk nderon atdhetarët, kështu
ai harron e çnderon vetveten përkarshi popujve e kombeve të tjerë.
Palok Traboini |
In Memoriam
PALOK TRABOINI
(Hot, 10 prill 1888 – Shkodër, 14 korrik 1951)
Mësues, sekretar i Ded Gjo Lulit, flamurtar e luftëtar i Deçiqit,
publicist dhe poet.
Palok Traboini ka lindur në prill të vitit 1888 në Traboin të Hotit, në
trojet që ndodhen në shtetin e Malit të Zi, në një familje që i takon
fisit Gojçaj. Ka mbetur jetim në moshë të vogël dhe e ëma Nora, gjendur
në varfëri, deshi ta çonte në Shkrel tek gjinia e vet, por vojvoda i
Traboinit, Dedë Gjo Luli, që kishte mendimin për të shkolluar një njeri
nga Hoti, ku të gjithë ishin analfabetë veç priftit, ndërmjetëson dhe e
dërgon në Shkodër, në Shkollën Tregtare Italiane, e ku ky vogëlush
hotjan do të jetonte në shtëpinë e profesorit zemërmirë Andrea Skanjeti
(i vjetri), italian ky i martuar me një vajzë shqiptare, atë bukuri
qytetare shkodrane që tashmë të gjithë e njohin si Xhokonda shqiptare,
“Motra Tone” e Kolë Arsen Idromenos. Me të mbaruar shkollën në vitin
1908, në pamundësi për të vazhduar studimet e larta për gjuhësi, siç
aspironte, kish arritur të mësonte 5 gjuhë, me ndërmjetësimin e Kolë
Idromenos emërohet mësues në shkollën e fretënve. Po këtë vit martohet
me vajzën e profesorit të vet, Katrinën, çfarë e afroi familjarisht me
rrethin e elitës aristokrate shkodrane, bartëse e kulturës dhe traditave
që prej kohës së venecianëve, se Shkodra dihet, ishte një Venecia e
vogël, madje e ngjashme edhe nga rrethimi me ujra; tre lumenj e një
liqen përreth qytetit që frymëmerrte prej daljes përmes Bunës në det,
duke u bërë qendra tregtare ndër më të njohurat në Ballkan. Shërbeu si
mësues në Prizren në vitet 1910-11 dhe u gjend në mes të luftëtarëve në
Hot kur nisi kryengritja e Malësisë së Madhe, më 24 mars 1911. Dedë Gjo
Luli, të cilit i shërbente si sekretar (sipas shkrimeve të Gjush
Sheldisë që mbajnë vitin 1959), duke qënë se ishte i vetmi hotjan i
shkolluar, njohës i shumë gjuhëve dhe i pari mësues i Malësisë së Madhe,
e ngarkon me detyrë të sjellë flamurin kombëtar të porositur muaj më
parë nga Kolë Ded Gjo Luli gjatë një vizite që kishte bërë në
kancelaritë e oborrit perandorak në Vjenë. Por, disa hotjanë të moshuar,
luftëtarë të kryengritjes antiosmane, thonin se flamuri ishte porositur
në një punëtori artistike të kryeqytetit perandorak me përkujdesjen e
pretendentit si pasardhës i heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj
Kastrioti - Skënderbeut. Ky pretendent për kurorë në Shqipëri që mbante
një emër të gjatë aristokratik Juan Alardo Castriota de Perez y Valesco,
më herët kishte patur lidhje me Faik Konicën, por më pas shkrimtari ynë
e kishte satirizuar thekshëm. Flamuri që solli Palok Traboini është
pikërisht ai që njihet si “Flamuri i Dedë Gjo Lulit “ dhe është fiksuar
në fotografi nga Kel Marubi me shënimin “Flamuri që u ngrit në Deçiq”.
Ai flamur është shpalosur së pari tek Kisha e Traboinit në Hot, dhe
luftëtarët …’e ngritën disa herë në Majën e Bratilës, duke i paraprirë
kështu shpalljes së pavarësisë e ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar
në Vlorë me 1912”. (sipas Prof.dr. Gjovalin Shkurtaj, 2002).
Palok Traboini ish mik e bashkëluftëtar me poetin Hilë Mosi, tribunin
Luigj Gurakuqi, shkrimtarin e botuesin e shquar Dom Ndoc Nika, me
luftëtarë si Prel Keri e Ndoc Deda, i afërt shpirtërisht e familjarisht
me Kolë Idromenon, inxhinjerin Zef Skanjeti e Jak Zorbën, koleg me
mësuesit Mati Logoreci, Lazër Lymezi, Kolë Kodheli, Kolë Rrota, Ndoc
Lezhja, Lukë Lukaj, Kolë Laca, Pjetër Pali (mësues ekzekutuar nga
diktatura menjëherë pas luftës së dytë botërore) e tjerë.
Ka qënë një prej bashkëpunëtorëve të gazetës “Koha - Bashkimi“, Shkodër
1910, ku gjenden koleksionet e shkrimeve, të cilat bashkë me poemën
epike “Lufta e maleve“ për kryengritjen e vitit 1911, përbën
krijimtarinë e tij të zbuluar deri më tash, si autor i para pavarësisë.
Palok Traboini është bashkëthemelues i Internatit (ose siç quhej në
Mirditë ) Konviktit "Mirdita”. Konvikti "Mirdita u themelue në vitin
shkollor 1925-1926 në një pjesë të Qelës së Abacisë. Në atë vit shkollor
Kolë Dema ishte drejtor, Cin Çapeli dhe Palok Traboini mësues (AQSH,
F.586, viti 1930, D.105, f.1).
Veç Oroshit të Mirditës(1925-26) ka qënë mësues në shkollën Franceskane,
në Barbullush (1923-1924), në Shirokë( 1930-31), Bërdicë, Bajzë të
Kastratit, Hot i Ri, në fshatrat shqiptare në Mal të Zi dhe Traboin të
Hotit( 1940-1942).
Është propozuar për t’u dekoruar pas vdekjes nga veteranët kombëtarë të
Hotit të Ri, në vitin 1962, si luftëtar për pavarësi, por edhe si i pari
mësues i Malësisë së Madhe, por Kuvendi Popullor i atëhershëm e ka lënë
në harrim, ashtu siç vazhdojnë ta lënë në harrim edhe sot e kësaj dite
shtetarët e kohërave të reja, edhe pse demokracia shumë gjëra i ka
rishikuar për të shmangur denigrimet e qëllimshme historike.
Shpirti, idetë e atdhedashuria e zjarrtë i kanë mbetur derdhur në esè e
vargje, ndërsa trupi i luftëtarit që kish marrë edhe plagë, më 14 korrik
1951 shkoi të pushojë në Rrmaj, në varrezën katolike të Shkodrës.
Falë librit të çmuar të Petraq Pepos, shkrimeve historike të At Donat
Kurtit, kujtimeve të botuara apo të lëna, të luftëtarit kryengritës
Martin Ujk Çeku-Traboini, regjisorit të mirënjohur Andrea Skanjeti që
ruajti dhe ma dorëzoi kopjen e vetme të poemës së humbur “Lufta e
maleve” të vitit 1911 të Palok Traboinit, falë fondit të çmuar të
Bibliotekës Kombëtare në Tiranë ku m’u vunë në dispozicion numrat e
gazetës “Koha Bashkimi”, Shkodër, të vitit 1910 dhe revista “Hylli i
dritës”(1937), falë thesarit tonë kombëtar Fototekës “Marubi”, e, për të
mos i harruar, ish nxënësit e miqtë e tij në të gjallë si Pjetër Hil
Pali, Gjergj Gjok Shabani, Palok Prel Vuçetaj, Kolë Duku dhe Preng Gruda
që më vunë në dorë dëshmitë e dorëshkrimet e tyre është bërë e mundur
që në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisë të botohet libri “Flamuri në
Deçiq” me autor Palok Traboini (Gojçaj). Gjithçka që ka të bëjë me
krijimet e Palok Traboinit janë botuar pjesërisht më parë apo kanë
mbetur në dorëshkrim dhe i takojnë viteve 1908-1911. Libri përfshin
katër kapituj që paraqesin aspekte të ndryshme të krijimtarisë e të
jetës së këtij autori. Promovimi i librit të Palok Traboinit “Flamuri në
Deçiq” është bërë në Prizren ku ka shërbyer mësues para pavarësisë si
dhe në Tuz të Malësisë, ku është dhe vendlindja e tij.
Nuk ka asnjë dekoratë apo vlerësim nga shteti shqiptar dhe megjithëse
propozuar nga veteranët e Pavarësisë në vitin 1962, nuk ka asnjë
shkollë me emrin e tij, anipse është mësuesi i parë malësor dhe shkollën
e Hotit të Ri e ka themeluar me inisiativën e shpenzimet e veta.
Mosmirënjohja njerëzore është cilësia më e keqe që mund të kenë
njerëzit, por kur kjo mosmirënjohje ndodh nga shteti, kjo konsiderohet
më e rëndë. Sepse kur një shtet nuk nderon atdhetarët, kështu ai harron e
çnderon vetveten përkarshi popujve e kombeve të tjerë.
Copy and WIN : http://ow.ly/KNICZ
Copy and WIN : http://ow.ly/KNICZ