04 July 2015

Komunikatë e Gardës së Republikës së Iliriadës

 4 qershor 2015

GARDA E REPUBLIKËS SË ILIRIDËS 
SHTABI I PËRGJITHSHËM I GARDËS GJENERAL HAMDI NDRECAJ – PANTERI.
ZV.KOM.KOMANDANT KLINA. 

KOMUNIKATË PËR OPINION

Shtabi Përgjithshëm i Gardës Republikane të Republikës së Iliridës paralajmëron institucionet shtetërore dhe partitë politike shqiptare në Republikën e Shqipërisë, Republikën e Kosovës dhe IRJM, se trupat tona operative do të jenë gjithmonë në shërbim të mbrojtjes së të drejtave njerëzore dhe interesave qytetare në Republikën e Iliridës.Garda e Republikes .se R.I.nuk eshte formacion.fomacion Ushtarak .clirimetar apo intervenues lufte nxites.por nesecilen kohe.doti pergjigjet vetem.institucionit.te Republikes se Ilirides. Garda e Republikës së Iliridës siguron aleatët e kombit shqiptar në detyrimin e ndërsjellë, respektimin e interesave të përbashkëta për stabilitet politik dhe siguri juridike në territorin e Republikës së Iliridës dhe konfederatës së ardhshme IRJM. Forcat tona do të përkujdesen për një mbarëvajtje të procesit të nevojshëm shtetformues dhe i nënshtrohen udhëheqësisë civile të Republikës së Iliridës. Në shpërndarjen e vlerave të lirisë, demokracisë, sigurisë dhe stabilitetit rajonal, Garda e Republikës së Iliridës vlerëson lart menaxhimin e procesit shtetformues të shqiptarëve të Iliridës nga institucionet e Republikës së Iliridës, spektri politik shqiptar në IRJM dhe aleatët euroatlantik. Garda e Republikës së Iliridës fton të gjithë deputetët shqiptarë në parlamentin e IRJM të ushtrojnë presion politik dhe diplomatik te qeveria aktuale e IRJM. Po ashtu, kërkojmë bashkrendim dhe bashkpunim të ngushtë me institucionet e Republikës së Iliridës në realizimin e të drejtës shtetformuese për shqiptarët autokton. Mbështetja jonë për përpjekjen Tuaj fisnike nuk do të mungojë.
I tërheqim vërejtjen institucioneve relevante të IRJM, e sidomos qeverisë aktuale të IRJM, që sa më shpejt të njohë kërkesat e protestave paqësore të kombit shqiptar në IRJM, të lirojë pa asnjë kusht të gjithë të burgosurit politik, përfshirë këtu edhe komandantët dhe ushtarët e UÇK. Po ashtu, kërkojmë nga qeveria aktuale e IRJM të mos provokojë konflikt me popullin shqiptar dhe të drejtën e tij për vetëvendosje. Garda e Republikës së Iliridës do t’i përgjigjet çdo agresioni me reciprocitet, duke respektuar gjithnjë të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat civile të të gjithë qytetarëve, pa dallim të përkatësisë etnike. 

Hamdi Ndrecaj – PANTERI,
 Gjeneral i Gardës Republikane të Republikës së Iliridës
  4 qershor 2015.