Çfarë përjetuan nga osmanët, shqiptarët që deshën të kthehen në krishterim!?
Tekstet e shkruara nga Jean-Claude Faveyrial (1817-1893), autor i librit “Historia e Shqipërisë”, si dhe letërkëmbimet e tij që gjenden në arkivin e Misionit Lazarist në Paris, kanë dorëshkrime që hedhin dritë mbi përpjekjet e shqiptarëve në mesin e shekullit të XIX, që të islamizuar dikur kërkonin të riktheheshin përsëri në fenë e origjinës: krishterimin.
Nga Luan RAMA
Kjo ishte tragjedia e tri fshatrave të veriut shqiptar (zona Mbishkodrës, drejt Gilanit, një fshat shqiptar, tashmë i mbetur në Mal të Zi), që i tregoi Perëndimit të asaj kohe këtë pjesë të identitetit shqiptar, të cilin njerëzit e thjeshtë luftonin ta ruanin si gjënë më të shenjtë, duke e paguar dhe me jetën e tyre. Histori rrëqethëse, e denjë për një film, dëshmon atë që pak evropianë e kishin kuptuar në atë kohë, kur ata gabimisht e konsideronin Shqipërinë si tokë të Islamit. Edhe pse me emra islamë, shqiptarët i ruanin ritet e kishës latine, festonin festën e Shëngjergjit, Shën Markut etj. Madje edhe festat e tyre pagane, që ishin rrënjosur në identitetin shekullor të tyre. Ritet e vjetra, kanunet dhe besëtytnitë e tyre, ishin pjesë e një kulture pellazgjike dhe paralele të “Homeriadës” së Homerit të madh, të cilën e kërkoi gjatë udhëtimeve të tij në veriun shqiptar, Albert Dumont, në vitin 1871. Përse ata shqiptarë pranuan më mirë kalvarin se sa tjetërsimin? Ja si e ka rrëfyer këtë ngjarje historike At Faveyrial më 1 janar të vitit 1870, me atë shkrimin e tij të vogël, që vështirë ta deshifrosh menjëherë.
Në raportin “Kujtesë historike mbi familjet shqiptare të persekutuara dhe të syrgjynosura për shkak të fesë, më 1845-1846”, At Faveyrial do të shënonte: “Për këto shënime që duhej t’i plotësoja, mu desh të kem një korrespondencë të gjatë me kolegët tanë dhe ‘motrat’ (‘suorat’) që ende janë gjallë, të cilat ishin dëshmitare të fakteve që do të tregojmë. Tani që i kam këto dokumente, po i rendis të gjitha. Për këtë do të përdor dhe disa fakte të përmendura nga vepra e të ndjerit z. Hecquard, konsulli francez i Shkodrës, të cilat i referohen aktorëve të asaj barbarie.
Sipas kolegut tim Bonnieu, ja cili ishte shkaku fetar që bëri të nxisë mizorinë e turqve. Një shqiptari, një kristiani të hershëm, që gjendej në Konstantinopojë në vitet 1844 apo 1845, i kishin thënë se një epokë e re kishte filluar për të dhe të krishterët e tjerë të Perandorisë Osmane dhe se liria e ndërgjegjes ishte proklamuar. Këtej e tutje çdo njeri ishte i lirë të përqafonte fenë që donte. Por, pse u përhap një lajm i tillë?
Kolegu ynë nuk thotë asgjë rreth kësaj dhe sigurisht nuk dinte gjë. Por, nuk ishte si shkak i Kartës së ‘Gul-bané’-së, pasi ajo ishte botuar që më 1839. Shkaku, të paktën në dukje ishte ky: Më 1844, një armenian skizmatik, (ortodoks), i quajtur Ovakim dhe që na ishte bërë mysliman, u kthye sërish në fenë kristiane. Por, meqë u zbulua dhe u denoncua, ai nuk pranoi të rikthehej në mysliman dhe atëherë e vranë. Nëse pas ekzekutimit trupin e tij do ta hidhnin në Bosfor, ky fakt nuk do të bënte zhurmë. Por, atë e ekspozuan në mes të pazarit, çka ishte një fyerje e madhe për kristianët. Ky akt i dyfishtë fanatizmi dhe talljeje e ndyrë, e preku gjithë Konstantinopojën. Përfaqësuesit e opinionit publik, ambasadorët dhe veçanërisht ambasadori i Anglisë, Lord Stratford Canning, i bënë kritika të forta qeverisë turke. Ata madje kërcënuan për ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike nëse nuk premtonin se akte të tilla intolerance nuk do të përsëriteshin më.
Dhe, Abdul-Mexhidi premtoi dhe u angazhua se askush nuk do të vritej për punë feje. Por, ja motivet për tu çjerrë maskat këtyre njerëzve të errët. Shqiptarët nuk i vranë, por i internuan. Sidoqoftë, kur shqiptari që ishte në Stamboll u kthye në shtëpinë e tij, ai tregoi për atë çka flitej ato kohë për fenë. Dhe, meqë të gjithë në shpirt janë kristianë, ata u deklaruan hapur se çfarë janë në të vërtetë…”!
Në fakt, siç e shkruan dhe Faveyrial, për këtë histori kishte relatuar më parë shkurtimisht dhe konsulli francez Hyacinthe Hecquard në librin e tij “Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së Epërme, apo Gegërisë”. Në enciklikën e Benediktit XIV, e 1 gushtit të vitit 1754, kryepeshkopëve, peshkopëve, priftërinjve dhe misionarëve shqiptarë u ndalohej të merrnin emra turq, për t’u shpëtuar kështu taksave dhe profesioneve të mëdha që bënin në atë kohë osmanët kundër tyre. Dhe, kjo urdhëresë bëri punën e vet. Shumë priftërinj e ndaluan shndërrimin e katolikëve në myslimanë, dhe siç shkruan Hecquard, njëri nga ata, që ishte dalluar më shumë ishte Antonio Markoviq.
“I pajisur me durim dhe energji, ai arriti të bindë 120 familjet që jetonin në famullinë e Gilanit të Malit të Zi, që të hiqnin dorë publikisht nga islamizmi, duke u premtuar se do të përballonte së bashku me ata të gjitha persekutimet që mund tu bënin turqit dhe se nuk do t’i braktiste kurrë, çfarëdo që të ndodhte”.
Por le t’i rikthehemi tregimit të At Faveyrial rreth kësaj ngjarje që tronditi opinionin publik dhe që shqetësoi kancelaritë e mëdha evropiane.
“Prifti i quajtur Antonio Markoviq, i cili njihej prej tyre, i përkrahu në vendimin që kishin marrë. Madje u premtoi se do t’i ndiqte kudo që do të shkonin. Sapo vendimi u muar nga shqiptarët, ky vendim iu dërgua peshkopit të Prizrenit, i cili më duket ishte z. Bogdanoviq. Figura e tij e rëndësishme nuk i bëri të heqin dorë, por peshkopi ua bëri të qartë pasojat e një ndërmarrje të tillë. E, megjithatë përfaqësuesit e shqiptarëve nuk u tundën nga e tyrja: ‘Ne jemi të krishterë’, thanë ata, ‘çfarëdo që të na bëjnë, ne do të mbetemi të tillë. Nëse do të shuhemi të gjithë, le të shuhemi, nëse duhet të vdesim, le të vdesim’! Kur ata i çuan tek pashai i Prizerenit, shqiptarët dhanë të njëjtat përgjigje. Më kot pashai i shau dhe i nxori në mes të këshillit, duke i fyer me tërbim.
Edhe pse i qëlluan me gurë, ata mbetën në fjalën e tyre. Meqë shiheshin keq nga turqit, veprimtaria e këtyre shqiptarëve bëri që ata të mbështeteshin e të mbroheshin nga bashkëpatriotët e tyre të paditur. Shpejt, shumë prej tyre donin ta ndiqnin këtë shembull. Pikërisht atëherë, harbimi i turqve s’pati kufi. Autoritetet, në vend që të qetësonin gjakrat, i ndezën më keq ato.
Guvernator i Përgjithshëm i provincës ishte atëherë Hafez-Pasha. Nuk e di nëse ai qëndronte në Shkup apo në Prizeren. Por, zoti Hecquard shkruan se siç duket, ai veproi pa u konsultuar me Portën e Lartë. Në fakt, nuk kishte pse të ndodhte kështu, pasi një guvernator, sado i fuqishëm të ishte, nuk mund të internonte kaq shumë familje, për më tepër nga Evropa në Azi. ‘Sido që të jetë, të hequr me forcë nga shtëpitë e tyre, këto familje u çuan në Shkup’, thotë Hecquard. Që andej, ku gjatë gjithë rrugës ata u keqtrajtuan nga shoqëruesit e tyre, familjet shqiptare i hodhën nëpër qeli, ku u desh të duronin torturat dhe urinë.
Plot dhembshuri e besnikëri, At Markoviqi i ndoqi pas dhe bënte gjithçka për të lehtësuar vuajtjet e tyre. Disa ditë më pas, pleqtë e fshatit u dërguan në gjykatë që çështja e tyre të shqyrtohej. Pa u trembur fare nga turqit, të gjithë deklaruan se ata ishin kristianë dhe dëshironin të vdisnin të tillë. Të fyer nga kjo vendosmëri, Hafez-Pasha i Shkodrës urdhëroi që ata t’i torturonin. Por, meqë nuk i theu dot, ai nxori një dekret dhe i syrgjynosi në Anadoll, duke konfiskuar dhe pronat e tyre, të cilat u shitën në favor të arkës osmane, apo siç thonë të tjerë, kanë shkuar me siguri në arkën personale të pashait.
‘Ishte e pamundur të përshkruash trishtimin e madh të atyre familjeve të mjera, të cilat ranë prehë e fanatizmit mysliman’, shkruan konsulli Hecquard.
Sipas ‘motrave’ tona Bernardine dhe Marie, nuk ishte vetëm një fshat që u deklarua i krishterë, por tri fshatra. Sipas tyre, disa i mbajtën në burg që nga nëntori i vitit 1845 gjer në shkurt të vitit 1846. Dhe, meqë torturat nuk e kishin ndryshuar qëndrimin e tyre, Hafez-Pasha nxori dekretin e syrgjynosjes. Pra, të burgosurit u vunë në rrugë: ata në këmbë dhe shoqëruesit e tyre në kuaj, ku gratë ishin veçmas burrave dhe të trajtuar në mënyrën më barbare. Nga Shkupi në Selanik, udha e të syrgjynosurve ishte e lodhshme dhe sjellja e zaptijeve aq barbare, sa shumë nga malësorët vdiqën, disa në rrugë, të tjerët kur mbërritën në Selanik. Katër gra lindën rrugës.
Në portat e Selanikut, një fëmijë të sapo kishte lindur e hodhën në det. Ndërsa priftin, të ndarë nga turma, ushtarët e kishin nisur drejt Konstantinopojës. Një prift nga Syra, i cili sot është kolegu ynë dhe që quhet Leonardo Vaccandio, atëherë ishte në misionin tonë në Selanik. I informuar se një numër familjesh katolike shqiptare gjendeshin në atë han ku i kishin vendosur, të privuar nga gjithçka dhe ku shumë prej tyre rrezikonin të vdisnin, nxitoi t’i shikonte. Por, asgjë nga sa flitej nuk ishte e ekzagjeruar. Dhe ja pse ai shkoi t’i tregonte për këtë konsullit të Francës dhe të Anglisë, miqve të tij, për atë çka kishte parë e kishte dëgjuar. Konsujt i folën guvernatorit të qytetit dhe meqë kjo ngjarje po bënte zhurmë në Selanik, ai nxitoi t’i hiqte që andej të syrgjynosurit.
Njëri sipër tjetrit ata i hodhën në një anije që do t’i çonte në Mudania, në detin e Marmarasë. Duke parë këtë, shumë familje katolike, në kohën që prifti Vaccandio bënte lutjet e tij, shkuan dhe mblodhën me nxitim një sasi ushqimesh, të cilat i sollën në kuvertën e anijes. Por, me një barbari e mizori të pashoqe, ekuipazhi i anijes i morri ato për vete. Pesë apo gjashtë ditë që këta besimtarë qëndruan në Selanik, ata u vizituan nga prifti Vaccandio, i cili i ngushëllonte dhe i ndihmoi përmes familjeve katolike që banonin atje. Dhe, kur ata ikën, ai nxitoi t’i shkruante Monsinjor Hillereausë, vikarit apostolik në Konstantinopojë. Ai në fakt donte t’i mbante në Selanik ata që ishin sëmurë, por guvernatori kundërshtoi.
Me gjithë kundërshtimet, me kurajo dhe i mbështetur nga konsulli i Austrisë, Mikanoviq, një katolik i zellshëm dhe kolegu ynë hyri disa herë në atë han që ishte kthyer në një lloj burgu. Ai i mblodhi të rrëfehen dhe u kujdes për ata që po vdisnin, i varrosi të vdekurit dhe bekoi disa martesa mes tyre. Mëshira dhe kujdesi i tij u bënë të njohura mes katolikëve të qytetit, ku atyre të syrgjynosurve u sollën veshje, ushqime e shtroje për të fjetur, të nevojshme për atë sezon të lagësht të pranverës, çka dhe mbrojti jetën e disave. Lidhur me vuajtjet e tyre në atë kalvar, vetëm Zoti e di. Ata përjetuan gjithçka: urinë, etjen, keqtrajtimet. Më pas një djaloshi i prenë gishtat e këmbëve, për shkak se e kishin rrahur me shkopinj. Për një gotë ujë, osmanlinjtë u kërkonin 1 piastër ose 25 centë. Dhe më pas ndaluan tu jepnin ujë, meqë ata s’kishin më para.
Uria e etja bënë që fëmijët të lëshonin klithma të tmerrshme, aq sa marinarët nuk i duronin dot dhe shumë prej tyre i hodhën në det. Kështu ndodhi dhe me një prind që humbi dy fëmijët binjakë të moshës tetëvjeçare. Dhe një grua në agoni, e hodhën gjithashtu në det, para se ajo të jepte frymën e fundit.
Kur mbërritën në Mudania, njëmbëdhjetë prej tyre, që sapo kishin vdekur, i lanë në breg, në një gropë. Të tjerët i hipën në një anije tjetër të vogël që të mund t’i ngjiteshin lumit për t’i çuar në Muhaliq. Në kohën kur po i transportonin nga anija, një shqiptar i quajtur Mici, me fe ortodokse dhe që gjendej rastësisht aty, i njohu ata nga rrobat karakteristike që kishin veshur. Ai u habit shumë që po i tërhiqnin për t’i hedhur në një barkë tjetër, sikur të ishin trungje, apo cungje drush. I prekur në shpirt, ai morri menjëherë barkën e tij dhe i çoi ata larg në Muhaliq, në atë vend tepër kënetor dhe shumë të pisët për shqiptarët tanë që kishin jetuar gjithnjë në ajrin e maleve. Por, e tmerrshme ishte se i hodhën së bashku në një ndërtesë të vjetër, aty ku në kohën e kolerës vendosnin të vdekurit. Sapo i futën, djaloshi Mici iu afrua dhe së pari u përgatiti një supë, pastaj u dha paratë e tij, gjersa asgjë nuk i mbeti në kuvertën e tij.
Ndërkohë, në Selanik, me urdhër të pashait, At Antonio ishte arrestuar sapo ishte kthyer në kishën e tij. Por, vendosmëria e z. Mikanoviq, konsullit të Austrisë, arriti ta shkëpus nga ata dhe me një anije ta nis drejt Stambollit. Meqenëse ishte dalmat, pra një person që varej nga shteti austriak, ai shpresonte se zotit Sturmer, që atëherë ishte Internonce, si përfaqësues i Austrisë do t’i mbronte ata katolikë të mjerë, për të cilët, prifti françeskan ishte bërë një At shpirtëror. Por, kjo nuk ndodhi dhe arsyet diplomatike e penguan z. Sturmer të mbronte hapur kauzën fisnike të fesë dhe të njerëzimit. Madje, At Antonio u burgos nga turqit”!
“Persekutimi dhe syrgjynosja e 200 shqiptarëve në Muhaliç të Bursës në Bitini”, kështu e titullon një pjesë të raportit të tij At Faveyrial që padyshim përbën një nga tregimet më prekëse dhe më revoltueset kundër barbarisë, çka padyshim radhitet ndër ngjarjet e tmerrshme që pa Evropa gjatë kohës së Inkuizicionit.
“Është e pamundur të japësh një ide të gjendjes së mjerueshme dhe dëshpëruese në të cilën ishin katandisur të syrgjynosurit shqiptarë, viktima të mizorisë së pashait të asaj province. Ata janë në një fshat, në juglindje të Bursës, i cili quhet Muhaliq, gati një orë larg liqenit të Apolonisë (në Turqi, L.R.). Unë i pashë atje në mjerimin më të tmerrshëm, të zhveshur, lakuriq e gjithë zhele. Ajo pamje më tmerroi. Nga 180 persona që kur kishin ikur nga vendi i tyre, nuk kanë mbetur veçse 87 dhe në prag të vdekjes. Ata banojnë në një han të vjetër, që pothuaj është një rrënojë, ku oborri është i mbushur me kocka kafshësh, që disa tregtarë i dërgojnë në rafineritë e sheqerit, nëpër Evropë.
Ditën e mbërritjes së tyre, ata ishin aq të lodhur e të dobët, aq të keqtrajtuar gjatë asaj rruge të mundimshme, sa pesë prej tyre vdiqën menjëherë. Vdekja i dha fund martirizimit të mundimshëm. Që nga 25 prilli e gjer më 3 maj, dita kur z. Hillereau dhe unë patëm lumturinë të bashkonim lotët tanë me të tyret dhe tu sillnim ndonjë ngushëllim për mjerimin e tyre, çdo ditë vdiste dikush.
Ishte data 3 maj kur ne shkuam në Bursa, në sajë të z. Gjeorgjiaki, i cili ishte agjent atje i konsullit të Anglisë. Ishte ora 7 e mëngjesit kur ne hymë në atë ndërtesë të trishtë. O Zot! Ç’spektakël! Duke hyrë në atë han, ne pamë në mes të oborrit një grumbull krijesash të të gjitha moshave dhe sekseve, nga foshnjat e deri te pleqtë më të skajshëm, njerëz të kthyer në lakuriqësinë më totale, ose të mbuluar veçse me ca zhele. Meqë kishin ethe, ata rrinin në diell për tu ngrohur, duke bërë kështu që tu binin morrat që i hanin. Dhimbja dhe dëshpërimi ishin skalitur në fytyrat e tyre të zbehta dhe të rreshkura.
Disa i pashë që ishin plot plagë, të tjerë kishin këmbën apo dorën që u varej, ndërsa një tjetër, anash, këmbët i kishte të gangrenizuara. Sapo na panë ata nisën të ngashërehen dhe të psherëtijnë. Zemra ime gati u ça nga dhimbja. Nuk munda t’i mbaj lotët. Ato lotë më bien ende, ndërkohë që po shkruaj ato që pashë. Pastaj ne filluam të shkojmë në kthinat ku dergjeshin të sëmurët. Në të parën ne gjetëm rreth 10 persona, burra, gra, fëmijë të shtrirë mbi pllakat e gurit, të zhveshur lakuriq, mbuluar me disa copa thasësh me qime kali. I pari që na dalloi ishte një plak, pothuaj në agoni. Ai u përpoq të ngrinte kokën. Zoti Hillereau i tregoi kryqin. I sëmuri ia rrëmbeu nga duart, i ngjiti buzët dhe e mbuloi me lotë. Pastaj, si të kishte marrë një forcë të mbinatyrshme, ai kërkoi rreth tij mbi një morri leckash, zbuloi dy-tri fëmijë në prag të vdekjes dhe i bëri të puthin kryqin, duke u bërë shenjën e shpëtimit.
Ne dolëm nga ai vend i tmerrshëm për të hyrë në një vend tjetër akoma më të tmerrshëm. Ishin aty po aq persona, por ata ishin akoma më keq dhe në agoni e sipër. Nuk kishin as forcë për të klithur, e as fuqi për të ngritur kokën që të shikonin ata që kishin ardhur t’i shikonin. Pas disa çastesh, ne pamë që midis atyre të sëmurëve të pafat gjendej një kufomë që po kalbej. Ne vazhduam më tutje dhe gjetëm edhe dy kufoma të tjera, çka na detyroi që para se të shkonim më tutje, t’i nderonim ato viktima që të mund të kishin një varr. Pas kësaj ceremonie të trishtë, ku grekët na dhanë një ndihmë të çmuar (sepse ata pranuan t’i hapnin gropat, të mbanin të vdekurit dhe të na shoqëronin tri herë radhazi në varreza), ne gjykuam tu japim Extrëme-Onction (kungimin), njerëzve më të sëmurë. Por, për këtë, ata duhej të rrëfeheshin. Por, si? Ne nuk e dinim gjuhën e tyre. Por, aty u gjet një njeri që dinte pak turqisht. Vendosa ta marr si përkthyes...
Por, me shfaqjen e të sëmurit të parë (ishte një vajzë 15-18 vjeçare), ai hezitoi dhe më morri mënjanë. ‘Më fal Ati im’, më tha ai, ‘kjo është vajza ime! Ajo do të ketë turp për të më rrëfyer dobësitë e saj. Por prit të thërres nënën e saj. Ajo do e mësoj më kollaj se unë tundimin e shpirtit të saj’. Isha i befasuar nga fjalët e tij. Pastaj u ktheva nga zoti Hillereau. ‘Eshtë tepër e dhimbshme’, i thashë, ‘u mbyta nga lotët’. Këta engjëj të Zotit, martirët e besimit, i kanë larë tashmë gabimet e tyre me lotë dhe dhimbje. A është e nevojshme që ata të rrëfehen në kushte të tilla?
Megjithatë i kërkova vajzës nëse ajo i falte me shpirt armiqtë e saj. Duke thënë këto fjalë, jo vetëm ajo, por të gjithë të sëmurët që ishin në atë dhomë ngritën zërin dhe thanë: ‘Zoti i faltë! … Po, Zoti i faltë! Ne kemi vuajtur shumë, është e vërtetë dhe ne do të vuajmë akoma, por shkak janë mëkatet tona. Persekutorët janë veçse instrumenta të Drejtësisë së Zotit. Pra, fali o Zoti ynë për të gjitha ç’kanë bërë’.
Sapo kjo falje publike doli nga gojët e tyre dhe që u përsërit pastaj në kthinat e tjera, ne u dhamë kungimin të gjithë të sëmurëve. Dhe kur ne i bekuam këta atletë të besimit me vajin e shenjtë, duke qarë, ne vazhduam drejt një vizite të tretë.
Dy vizitat e para ishin shumë të shpejta dhe emocioni ynë ishte aq i madh, saqë gjithçka që kishim parë, dukej si një ëndërr. Tani duheshin parë vëllezërit tanë në veçanti, të njihnim nevojat e tyre, dhimbjet e tyre, vuajtjet për t’i lehtësuar ata. Midis atyre të pafatëve, pikasa një vajzë që mbahej më mirë se të tjerat. Pothuaj gjithnjë, e ulur veçmas turmës dhe me fytyrë të kthyer nga muri, ajo dukej se nuk kishte lidhje me fatkeqësinë e të tjerëve. Doja t’i thoja disa fjalë ngushëllimi dhe të njihja gjendjen e saj, por interpreti ynë atë çast mungonte dhe unë nuk e dija gjuhën e saj. Menduam se do kishte humbur prindërit e saj dhe se nga vuajtja e madhe ishte bërë e pandjeshme për dhimbjet e të tjerëve.
Në një kthinë të keqe, diku më larg, mbi një tufë leckash të pista, gjetëm 4-5 fëmijë të kthyer në kufoma. Ata ishin braktisur nga të gjithë. Më i madhi i tyre, çka dukej një vajzë, mund të ishte 11-12 vjeçe. Në vend të klithjeve dhe lotëve të shumta, këta të mjerë nuk lëshonin veçse disa psherëtima. Nuk ishte askush që tu jepte një pikë ujë. Kur ishim midis këtyre të syrgjynosurve fatkeqë, papritmas dëgjuam një këngë ogurzezë që dilte nga goja e një gruaje në delir, apo që ishte pushtuar nga një dëshpërim i tmerrshëm. Në fund të çdo strofe, ajo qante disa minuta dhe pastaj rifillonte me një lloj tërbimi dhe me një ton, kujtimi i të cilës më bën akoma të dridhem. Ne pamë gjithashtu gra të shastisura. Na thanë se ato ishin bërë ashtu si rezultat i trajtimit të keq dhe i skamjes së madhe. Njëra nga ato kishte një vështrim të fiksuar, ndërsa tjetra e mbulonte fytyrën dhe dukej se turpërohej nga gjendja e saj.
Ajo që na habiti pa masë dhe që na bëri t’i admironim, ishte se këta njerëz të pafat dhe të dergjur në mjerimin më të madh, nuk na kërkuan as bukë, as veshje, as para. Ata e shikonin veten në prag të vdekjes, si në fundin e vuajtjeve të tyre. E megjithatë ata zvarriteshin drejt nesh. Por, ç’donin të shikonin? Çfarë? Një medaljon të vogël të Virgjëreshës së Shenjtë, tespijet apo një kryq. Dhe, duke marrë diçka nga gjërat e mia, ata ngjisnin buzët e tyre me përkushtim dhe me një lumturi të dukshme. Të syrgjynosurve tanë të shenjtë u dhamë kungimin.
Por, s’kishte mbaruar e tëra. U duhej dhënë buka e të fortëve, Saint-Viatique. Por, atëherë një tjetër vështirësi na doli. Ku të gjenim në atë vend të tmerrshëm një mjedis për të kujtuar Saints-Mystères. Pasi e menduam mirë, z. Hillereau dhe unë vendosëm që meshën ta bënim fare mirë në oborr. Por, meqë na duhej një tavolinë, grekët na e sollën një. Sa hap e mbyll sytë, një altar u improvizua. Ndërkohë që abati Hillereau vishte petkun e duhur të priftit, unë afrova të sëmurët dhe gjithë ata që mundnin të qëndronin jashtë pa rrezik, gjatë ‘sakrificës auguste’. Oborri ishte mbushur me kocka të panumërta që më kujtonin atë që thotë Profeti. Pikërisht, këto skelete të mbetura, imazhi i vërtetë i vdekjes, vëllezërit tanë martirë, u vunë në gjunjë gjatë gjithë meshës. Thirrje të vuajturisht, psherëtima e ngashërime dëgjoheshin nga të gjitha anët.
Lotët gjithashtu rridhnin me shumicë nga të gjithë të pranishmit, dëshmitarë të një skene të dhimbshme. Pasi u bë bekimi i atyre që ishin rreth altarit (Sainte-Communion), ne shkuam ta bënim këtë te ata që ishin të shtrirë tek kthinat. Me të mbaruar meshën, unë u ktheva nga ata të syrgjynosur të mjerë, duke u drejtuar fjalë ngushëllimi përmes interpretit tim. ‘A e dini’, u thashë’, ‘se sa i mirë është Zoti me ju? Ai ka qenë gjithnjë pranë rrugëtimit tuaj të syrgjynosjes, duke ju ushqyer me mishin e tij të adhurueshëm. Ai u është përkushtuar dhe tani ju e mbani në zemrat tuaja. T’i jeni mirënjohës! Duajeni dhe ju! Mos e fyeni kurrë! Kurajo vëllezër të dashur. Ngrijini sytë në qiell. Porta për ju është e hapur! Sa më shumë të keni vuajtur, aq më të lumtur do të jeni. Duajeni njëri-tjetrin, ngushëlloni njëri-tjetrin, kujdesuni veçanërisht për vejushat dhe jetimët. Zoti do t’ua shpërblejë njëqind herë më shumë’!
Pastaj, duke u kthyer drejt asaj turme ortodoksësh, që dëgjonin këtë fjalim të trishtë sa me vemëndje aq dhe me dhembshuri, u kërkova të vazhdonin veprën që kishin nisur. I luta veçanërisht t’i varrosnin të vdekurit, pasi kjo ishte një vepër që duhej bërë dhe që Zoti do ta pëlqente…
Qëndrimi ynë në Muhaliq zgjati nga e shtuna në mbrëmje, më 2 maj, gjer të hënën në 4 maj. Pastaj ne u ndamë me zemrën e rënduar për miqtë tanë. Por vonuam të ktheheshim në Konstantinopojë që të mund të informonim për këto tmerre autoritetet e duhura dhe përmes ambasadës sonë të sugjeronim ndonjë ndihmë për të syrgjynosurit.
Duke kaluar në Bursa, ne i treguam për ato që pamë konsullit tonë, zotit Crepin dhe atij të Anglisë, z. Sandisson, duke iu lutur që të përdornin gjithë influencën e tyre pranë Portës Sublime, për t’i dhënë fund këtij persekutimi mizor. Konsulli i Anglisë u tregua më i ashpër. Ai i shkroi ambasadorit të tij, lordit Stratford Canning, dhe ishte ky ambasador që u ankua te Reis-Efendi, ose ministri i Punëve të Jashtme”.
Faveyrial shkruan se sipas shënimeve të “suorave” Bernardine dhe Marie, të cilat shoqëronin superioren e tyre Lesueur në Muhaliç, ato pohojnë se lordi Canning siguroi menjëherë nga Reis Efendi, ushqime, ilaçe, veshje dhe shtroje për të syrgjynosurit e mjerë.
Në librin e tij “Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së Epërme ose i Gegërisë”, konsulli francez Hyacinthe Hecquard, i cili ishte marrë me këtë çështje në atë kohë, pohon se të dëshpëruar në kulm me fatin e tyre, shqiptarët pritën për një kohë të gjatë që sipas fjalës së dhënë t’i kthenin më së fundi në fshatrat e tyre. “At Markoviqi”, shkruan ai, “i emëruar famullitar i tyre në këtë vendbanim të ri, shkoi përsëri në Stamboll, ku në sajë të ndërhyrjes këmbëngulëse të ambasadorëve të Francës dhe të Anglisë, arriti të merrte dekretin që i riatdhesonte këta njerëz të mjerë me shpenzimet e Portës së Lartë dhe që u rikthente pronat. Këto urdhra u vunë në zbatim. Një anije me avull i çoi ata në Selanik, nga ku me një ferman të veçantë ata duhej të ktheheshin në vendlindje. Nga njëqind e njëzet familje me mbi njëmijë persona që kishin qenë në fillim, kishin mbetur veçse tetëdhjetë njerëz.
/Standard/2.11.2014