Çka pranoi Ndue Pjetër Gjomarkaj më 10
qershor 1950
Nga Prof. Dr. Hakif BAJRAMI
“Fenomeni
i kthesave historike në Kosovën e robëruar 1945-1999”
Mirdita ende ndodhej në rrethim të plotë.
Populli vuante urie dhe për çdo gjë që e kërkon jeta. Ndue Pjetër Gjomarkaj dhe
Mehmet Shehu ishin dy rivalë që luftonin për ta vrarë njëri-tjetrin. Dhe për
t’i vrarë të dytë, Tito dhe Rankoviq e kishin dërguar në Londër Alesh Beblerin
që të ndihmohen diversantët shqiptarë që gjenden në Jugosllavi nga ajri, sepse
nga toka është bërë rrezik jeta e tyre kur shkojnë në aksione. Sidomos në kufi
“aktivistët” po vriteshin sikur të ishin egërsira. Kufiri më i përgjakur në Evropë
ishte bërë ai shqiptaro-shqiptar. Dhe në Londër Alesh Bebler nuk do të gjejë
mbështetje të atillë që kërkohej, sepse ruset kishin instaluar në Shqipëri
aparaturë mbrojtëse të nivelit të lartë ushtarak. E vërteta Ndue Pejter
Gjomarkaj komandohej nga Qeda mijoviqi, ndërsa Mehmet Shehu komandohej nga
Enver Hoxha. Që të dy luftonin për ta vrarë njëri-tjetrin për kolltukë të
tjerëve dhe populli po pësonte. Në fund fitoren do ta korrin jugosllavët sepse
shqiptarët po vriteshin për interesa te të tjerëve, për kundërshtime
ideologjike fashiste-komuniste-totalitare.
Qeda Mijoviq në Nish do t’i formojë
gjashtë grupe diversante. Grupet i drejtonin: Ndue P. Gjomarkaj, Ndue
Bajraktari, Ndue Melyshi, Marka Dod Lleshi, Marka Jak Bajraktari dhe Pjetër Kol
Preçi. Secili grup duhej të ishte mirë i armatosur dhe nuk mund të kishte më
tepër se tre diverzantë. Të gjithë do të ushtrojnë disa muaj për të depërtuar
në Shqipëri dhe për të sjellë informata për Qeverinë marionetë të Apostol
Tanefit dhe Dushan Mugoshit që e kishte selinë e përkohshme në Shkup. E vërteta
“Grupi 53” nuk ishte i informuar se në Shkup vepronte qeveria marionetë e
titistëve. Por me rëndësi ishte se propozimet e Qedo Mijoviqit do të pranohet
nga “Shtabi 6”, pa vërejtje. Në të njëjtën kohë jugosllavët kishin programuar
intervenimin ushtarak në Shqipëri pa dijen e anglezëve. Zbarkimi duhej të
ndodhte në Korçë. Zbarkimit duhej t’i printe gjenerali Kupershanin, pikërisht
ai që më 1946 kishte marrë medalje nga Omer Nishani i Tiranës. Më 10 qershor
1950 Qedo Mijoviqi do t’ua komunikojë “G. 53” se në Shqipëri nuk do të shkoni
për një here, por suksesivisht nga tre persona. Grupi i pare i propozuar nga
Qedo Mijoviqi gjithnjë do të jetë: Ndue Melyshi, Marka jak bajraktari Pjetër
Qup Qafa. Të gjithë të tjerët do të largohen nga Nishi dhe do të dërgohen në
Ovqar Banja për të punuar me rrogë deri sa t’u vijë radha për të shkuar në
detyrë diverzive. Pas dhjetë ditësh sipas dokumenteve, treshja e pare do të
shoqërohet nga Ovqar Banja prej Rajko Vidaqiqit deri në Prishtinë. Në Prishtinë
Ndue Melyshi me shokë prapë do të takohen me Qedo Mijoviqin, i cili i shoqëron
deri në Gjakovë. Në Gjakovë “Grupi 3” do të qëndrojë 15 ditë si ilegal.
Ushqimin ua siguronte ekspozitura e UDB-së. Shërbimet ua kryente një femër
komuniste e nacionaliteti sllave. Një ditë para se të nisen do t’i vizitojë
Qedo Mijoviqi duke shtruar që të sjellin informata për Shqipërinë Veriore, e
sidomos për krimet që kishte bërë Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu pas atentatit
mbi Bardhok Bibën. Shtrohet tash pyetja pse Qedo Mijoviqit nuk i duhen
informata për Shqipërinë Jugore. Nuk i duhen sepse jugosllavët së bashku me
Grekët i kishin ndarë sferat e interesat, pasi që do ta rrëzonin Enver Hoxhën
nga pushteti. ”Grupi 53” për këtë plan nuk ishte i informuar fare por ai duhej
verbërisht të kryente detyre vrasëse dhe asgjë tjetër. Sistemi komunist mbetej
po ai, por duhej ndryshuar drejtuesit. Ata duhej të ishin shërbëtorë të
Beogradit.
Në Jugosllavi do të rekrutohen si
divarzantë edhe Arif Selmani dhe RrustemThaçi. Të drejtuar nga Qeda Mijoviqi
edhe këta do të përcillen për ta kaluar kufirin përmes Hysen Prushit në vendin
e quajtur Qafë Prushit. Pasi kishin kaluar kufirin, më 9 korrik 1950
diverzantët do të përqendrohen në malet e Sabatit dhe të Thaçit drejtë bjeshkës
Kryeziut. Deri këtu së bashku me Arrif Selamnain dhe Rrustem Thaçin edhe Ndue
Melyshi, Marka Jaku dhe Pjetër Qupi, të cilët do të drejtohen për Mirditë.
Rustemi dhe Arifi do të ndahen dhe do të drejtohen ka Va-Spasi dhe atu do të
stacionohen deri në 26 gusht 1950. Diverzantët do të arrijnë më 13 korrik më
1950 në Fushë Arrësit të Mirditës. Në këtë lokalitet strategjik do të njihen
nga vëllezërit Shkoza se Kolë Quni gjendet në Pukë, se Alush Leshnaku dhe Gjon
Gjinaj vepronin në vijën Kurbin-Krujë. Takimi i Alush Leshnakut dhe Gjona
Gjinajt do të organizohet me 10 gusht 1050 në Zadrimë të Lezhës. Dokumentet
arkivore dëshmojnë se në radhët e tyre ishin infiltruar edhe disa diverzantë
nga Kosova prej të cilëve dallohej kapiten Riza Hyseni. Të gjithë këta do të organizohen
nga Spasoje Gjakoviqi pa e ditur se kush është ky për të hy në Kosovë dhe për
të vepruar, për të gjetur mercenarë që do të ishin të gatshëm për të luftuar
drejtë marshimit në Tiranë sikurse kishte marshuar Ahmet Zogu në dhjetor 1924.
Në këtë mundësi insistonte sidomos Qeda Mijoviqi. Pas një kohe sipas
instruksioneve të Spasoje Gjakoviqit këta do të kthehen sërish në Kosovë për
t’i informuar qendrat në Nish dhe Romë. Të gjithë këta do të përpiqen “për ta
dorëzuar mallin” atje ku i kishte porositur Qeda Mijoviqi. Për t’i studiuar
rezultatet Arif Selamni dhe Rrustem
Thaçi do të takohen me grupet tjera në pyllin e Sakatit më 26 gusht. Ndërsa më
29 gusht 1950 e kalojnë kufirin në afërsi të Qaf Prushit për të arritur më 30
gusht në Gjakovë. Në këtë qytezë Qeda Mijoviqi dhe bashkëpunëtorët e tij do të
i dëgjojnë agjentët e tyre se çka u kishin sjellë nga Shqipëria dhe sa ishte
atje gjendja për të ndërhyrë jugosllavët. Dokumentet e Qeda Mijoviqit nuk
flasin fare për takimin e Leshnakut dhe Blomshit, të cilët kishin pësuar për
shkak se Qeda me shokë i kishin drejtuar andej kah i priste vdekja e sigurt. i
kishin drejtuar sepse nuk kishin formuar bindjen se prej tyre do të informohen
në atë shkallë sa u nevojitej por të “marshuar gjithnjë drejtë Tiranës”.
Grupi i diversantëve shqiptarë do të qëndrojë
një kohë në Vushtrri në shtëpinë e Pjetër Qafës, do të takohen me vrasësin e
shqiptarëve-Qeda Mijoviqin më 25 shtator 1950. Në këtë takim Qeda Mijoviq do
t’i japë për detyrë që Ndue Melyshi me Pjetër Qafen të shoqërohen edhe me Zef
Dod Lekgjekajn dhe Bibë Marka Bibën. Takimi do të ndodhë në Gjakovë në
ekspoziturën e UDB-ës. Pas një bisede të shkurtër ku ishte edhe Dushan Mugosha,
diversantët do të drejtohen drejtë kufirit më 29 shtator 1950 të shoqëruar nga
Rrustem Thaçi dhe Arif Selmani. Pas kalimit të kufirit diversantët do të
takohen me bashkëpunëtorët e tyre në malet e Sakatit më 8 tetor 1950. Prej
këtyre diversantëve detyrën më të vështirë e kishte marrë Alush Leshnaku sepse
duhej të stacionohet në Elbasan për të kryer veprime diversantë dhe atentate
ndaj pushtetarëve. Ndërsa Ndue Melyshi përnjëherë (këtë e deklarojnë ata vet
Qeda mijoviqit dhe ato deklarata i kanë nënshkruar) vendos që të kthehet në
Kosovë për të shpërndarë informata, sepse nga Roma ishte ngarkuar me detyra të
tjera.
Pasi diversantët shqiptar rigrupohen me
29 nëntor 1950, të rrethuar nga Ushtria shqiptare në trevat
Kthellë-Pukë-Kukës-Peshkopi, më 2 dhjetor 1950 pas një lufte të vështirë që
kishte zgjatë 6 orë, “Grupi 53” do të shpartallohet. Në këtë luftë, gjithnjë
sipas deklaratave të tyre do të vriten 28 ushtarë shqiptarë dhe 4 diversantë
(Zef Ndreca, Ndue Zefi, Gjon Shkurti dhe Frrok Nikolli. Ndërsa Gjon Gjini do të
plagoset rendë. Pas kësaj ngjarje Ndue Melyshi dhe Gjon Gjinaj do të punojnë për
qendrën e Romës dhe Nishit deri më 1952, gjithnjë sipas të dhënave që vet i
kanë deponuar në arkiva dhe në librin publik: Nikollë Melyshi, Ngjarje
historike, Detroid, 1976, f. 197-217-gjerësisht. Kishin vendosë kështu sepse me
grupet e tyre treshe nuk mund të arrinin asgjë, përpos që të vrasin ushtarë
shqiptarë, të cilët nuk e kishin asnjë faj. Përkundrazi populli ishte lodhë nga
hafijet dhe vrasësit e fëmijëve të tyre për interesa fashiste-komuniste. Edhe
një element ishte qenësor që grupet e tresheve të pushojnë sepse Qeda Mijoviqi
kishte kërkuar që 12 bajraqet e Mirditës të ngritën në kryengritje dhe kështu
ta rrëzojnë Enver Hoxhën nga pushteti. Kryengritja duhej të ishte e nivelit të
vitit 1927 kundër Ahmet Zogut.
Të gjitha grupet diversante që komandoheshin
nga Shtabi i Rankoviqit, kot do të quhen nëpër libra si antikomunistë, kur i
financonte komunisti dhe krimineli edhe më i egër Musolini i kuq i Beogradit-
Josip Broz tito me grupet e tij. (VIJON)