Nga Dhimitër Dishnica
Aksident apo vrasje e Sokol Olldashit*
Refleksione pas një alibie
Ndodhi ajo qe nuk pritej. Një deputet, ish ministër, figurë e njohur
dhe i formuar, autoritar dhe kuadër i perspektivës, për forcën politke
që përfaqsonte, gazetar dhe polemist i spikatur dhe i njohur për batutat
e tij “djegëse” si në rrafshin politik dhe atë shoqëror, u nda nga
jeta. Dheu e morri në gjirin e tij duke lënë pas dhimbje, habi
befasuese, dyshime, hamëndësime, që i tejkalojnë kufijtë e imagjinatës.
Sokol Olldashi iku nga kjo jetë. Hapi një plagë që nuk do të mbyllet
kurre ne familjen e tij. Ata vërtet humbën të dashurin e tyre, por
Shqipëria humbi një politikan premtues, një lider të perspektivës. Ishte
kjo arsyeja që Shqipëria e qau, u drthërua me lotët e saj, ndërsa klasa
politike demostroi reflekset më të mira civilizuse në nderim të
kolegut, mikut, shokut, kundërshtarit të ideve etj Kjo ishte ana
njerëzore. U respektua si jo më mirë kodi i vdekjes sa, sikundër tha një
politikan me peshë i mazhorancës “dhimbja e bëri bashkë politikën
shqiptare”.
Tani që çudia më e madhe kaloi (kështu thotë sentenca popullore “çuditë zgjatin vetëm tre ditë” emocionet e momentit, janë fashitur. Llogjika ka nisur të lëvrijë, ka nisur të arsyetojë, të analizojë të gjitha variantet, amëndësitë me të cilat u ushqye opinion nga studiot mediative dhe kronikat në teren. Çdo version i servirur nga mediat, policia, “të ashtuquajturit” dëshmimtarë okularë, ka rrënë, është shkrirë si “vesa e mëngjezit” Nuk i rezistoi të vërtetës të fshehur nga dëshmitë kontradiktor dhe te ashtuqojturit “profesionistë”. Sa turp! Është për të arrdhur keq. Njerzit pritën në ankth për të mësuar të vërtetën, çertifikimin e rezultatit të hetimit, paçka se ata e dinë të vërtetën ose e marin si të mirëqënë.
Njoftimet zyrtare të Policisë. Prokurorisë nuk bien erë profesionalizëmi. Ndryshojnë nga një njoftim tek tjetri. Nuk kanë besushmëri dhe nuk te afrojnë, por të mbjnë larg nga e vërteta. Duket sikur ka një dakortësi në heshtje nga ana e strukturave që e kanë për detyrë të hetojnë, duke dëshmuar se jemi larg, shume larg ndëshkushmerisë edhe atëhere kur provat i kemi te fresketa dhe që të çojnë direk në gojën e ujkut. Mos valle specialistet janë të dyzuar, për momentin, nga shumat e majme që mund t’u jenë afruar në të holla dhe nga presionet që u bëhen nga kamikazet specialë, që s’kanë ose nuk firmosin në ndonjë bordero shtetërore, por janë në gadishmëri të oborrit ish kryministror, për të ndëshkuar të gjithë ata që duan të “cënojnë” autoritetin dhe imazhin e njeriut “që bëri epokë”
Nga sa thuhet edhe në komunikaten e fundit aksidentit i kanë dhënë ngjyrën e një gabimi njerëzor. Faji i ngarkohet deputetit, kohes me shi dhe mungesës së sinjalistikës. Argumentet që sillen mendoj se janë broçkulla me brirë, të pa besueshme. Cilido që ulet në timonin e makinës, si profesionisti ashtu edhe diletanti, që dëshminë e drejtimit e ka blerë ose marrë me mik, e di që në kohë me shi të dendur, me vështirësi pamjeje dhe kthesa të forta, nuk ecet me shpejtësi. Po Sokoli? Të njohurit e tij, siç thonë, e vlerësonin si shofer klasi. Por s’ka faj ai, që të tjerët, duan ta godasin edhe në këtë pikë. Ai nuk ka si të ngrihet nga vari dhe të thotë “po unë isha i vdekur, si mund të manovroja?” Në këtë pikë edhe unë jam me Sokol Olldashin, ashtu sikundër shumë të tjerë, që nuk pranojnë në vetëdijën e tyre “të hanë sapunin për djathë”. Edhe mafia, sado e sofistikuar të jetë, ka lënë “thërime”, prandaj shumë njerës nuk besojnë, bile i kontestojnë konkluzionet e “kopetentëvë” që personifikohen në sytë e opinionit si “peronalitete të tredhur” politikisht dhe të kapur fort nga politika.

Të gjithe e dinë se kush e vrau Kosta Trebickën.me perjashtim te
Prokurorise. Dinë dhe arsyen. I vetmi mëkat i tij ishte se ai
“dinte”shumë, sikundër edhe Sokol Olldashi, që dinte më shumë për shefin
e vet, djalin e tij dhe familjen. Mendoj se kjo do të jetë arsyeja që
“pinjolli” i ri është burrëruar dhe merr pjesë në ngjarjet
pikante,publike, për tu ekspozuar si zedhënësi i familjes në sytë e
grupit parlamentar të PD, që shkoi në vënd ngjarje, menjëherë pas
aksidenti në krah të babait të tij. Thuhet në kriminalistikë që
“agresori kthehet në vënd ngjarje për të hetuar rezultatin e vet”. Tani
për tani kjo nuk mund të meret si e vërtetë, e mirëqënë, por është një
hamendësim, që ndoshta mund të jetë edhe një pistë hetimi
Ngjarja është shumë e trazuar. Faktet, të vërtetat janë përzierë në
mënyrë mjeshtërore nga një dorë e stërvitur mirë, sipas skenarit të
kopsitur dhe të hartuar nga një mëndjë që ka një eksperiencë të
suksesëshme në rrjedhën e vrasjeve politike të ndodhura gjatë këtyre 23
vjetëve të tranzicionit të stërzgjatur shqipëtar Ato, që për momentin
duhen larguar, janë alibitë, që s’thonë asgjë por të largojnë nga e
vërteta, pastaj t’I jepet përgjigje pyetjeve “Vdiq aksidentalisht apo e
vranë” . Versioni i aksidentit automobilistik për asnjë mëndje me fuqi
normale intelekti, nuk është i pranueshëm. Duhet kërkuar në pista të
tjera, pa frikë dhe me guxim.Europianët na kanë ndezur dritën jeshile.
“Kapni peshqit e mëdhenj.Mos u merni me sardele” A ka më troç se kaq?
Për tju afruar ose në përpjekjet për t’ju qasur te vërtetës, duhet
zbardhur përgjigja e pyetjes. Kush ishte i interesuar per vdekjen e tij?
Këtu fillon vështirësia, sepse duhen fakte dhe këto jo se mungojnë, por
duhen kërkuar dhe gjetur, ketu fillon dinjiteti i shtetit dhe
strukturave të tij. Vendosmëria për të hetuar në të tjera pista kërkon
profesionalizëm, guxim.dinjitet, pavarsi nga ndikimi politik etj.
Ekspertët, po të duan me të vërtetë ndriçimin e kësaj ngjarje, përpara
syve kanë deputetin tollovitës Igli Carën me shoket e tij të përfolur,
më kontradiktat e servirura nga ana e tij në prononcimet publike në
media, në vëndin e ngjarrjes Ai duhet të qartësojë fillimisht pozicionin
e tij. Cila është arsyeja që ai ka disiformuar opinionin e gjërë.? Pse
ishte në vënd ngjarrje gjysmë ore edhe më shumë se sa mbriti policia?
Ç’bëri ai në këtë gjysmë ore?. Fshehu gjurmet e krimit, largoi nga vend
ngjarrja personin e dytë të aksidentit? Me kë ishte kur shkoi në vënd
ngjarrje, vetëm apo me bashkëpuntorë të tjerë? Pse nuk i dha ndihmë
Olldashit? Ky zbërthim do të japë të dhëna drithëruese sepse ai është
çelsi i zbardhjes të aksidentit dhe personi që e kompromenton vet- veten
si bashkëpuntor në skenarin ogurzi. Po tabulatet e celularëve te
viktimës në dorë të kujt janë? Ka përputhje faktike me deklarimet në
medja? Kush ja tregoi vendin ku kishte rënë makina, sepse nga rruga nuk
shihej gjë. Kjo është një tjetër enigmë që duhet zbardhur nga ana e tij.
Për mendimin tim në pistën e dytë specialistet është mirë që
vëmëndjen duhet ta çojnë nga zhvillimet që po ndodhin brënda PD, për te
parë se si mund të ketë ndikuar diversiteti i opsioneve ne marredheniet
brënda grupit. Duhet pare‰efekti i zerit të tij kundra shefit të vet.
Mëritë. Ftohja disa mujore duke mos u kontaktuar. Frika nga ekspozimi i
divergjencave brënda grupit dhe i ndarjes se PD etje. Për keto
hamëndësime flitetet herë hapur dhe herë nën zë. Si brënda grupit
parlamentar ashtu edhe në opinionin e gjërë. Ndër të shumtët që mund ta
ndriçojë këtë fakt është edhe analisti, moderatori Blendi Fevziu. Është
fakti njohur. Sokol Olldashi do të ishte përballë Fevziut në emisionin e
tij “Opinion” Si zakonish ai do ta pyeste për fenomenet që po zienin
brënda PD, por dinte, njëkohësisht edhe përgjigjet e tij. Ky është çelsi
që do të hapte sekretin e mbajtur të ndrydhur dhe nga ky këndvështrim
mund të kuptohej rezikshmëria që paraqiste Sokol Olldashi për PD ashtu
edhe për dy bashëkryetarët e saj.
Pista e tretë. Sokol Olldashi njihej si njeri shumë i fuqishëm në
aspektin ekonomik. Kjo nuk është një hamëndësi, por një fakt i vërtetë,
ashtu siç është e vërtetë edhe fakti i depozitimit të kësaj pasurie,
jashtë vëndit. Sokol Olldashi me siguri kishte bërë kujdes që të
siguronte shumat e veta, lart e poshtë bankave të botës, por të njëjtën
gjë kishtë bërë edhe për pjesën e luanit që i takonte shefit të tij si
shpërblim për favoret qe ai u kishte bërë njerëzve të oborit të tij
ministror .Një fenomen i tillë është I ri, i pa provuar se aktorët janë
sërisht në lojë. Përjashtim bëri ky ish ministër, që të tjerët e dërguan
jashtë rradhe në botën nga ku s’këthehet më. Familja mund të ketë
deftere të hapura. Kishte ardhur moment që të kërkonte të dinte ku ishte
thesari i “Konte Monte Kristos”që u takonte. Kjo është një mundësi që
mbetet e hapur,por që duhej mbyllur, para se te fillonte krisja,
thërmimi i PD. Për këtë pistë ndoshta tani për tani kërkush nuk e ka
zënë në gojë, ndërsa nësër ajo mund të jetë pyetja më thelbësore Ku
shkuan paret e Sokol Olldashit.
Pista e katërt. Kush mendohet se janë kamikazet e familjes të përfshirë në skenarin tipik të filmave hollivudianë. A mundet që dhe Igli Cara me shokë janë bashkëpuntorë në vrasje? Pyetje e vështirë me siguri. Po kush ngriti dorën i pari. Kush ja dëmtoi kafkën, aq sa e bënë të mos njihej më. Shkencërish është provuar që kafka e njeriut edhe kur është goditur me shumë fuqi me lopatë, nuk është deformuar. Si ka mundësi që një xham makine. ti shkaktonte një dëmtim të tillë Sokol Olldashit sa të mos njihej?. Një gjë të bën përshtypje. Specialistët nxjerrin shkaqet teknike të problemit dhe nuk bëjnë transparent momentet e ekspertizës në morgun e spitalit. Nuk thuhet gjëkundi çfar kostatoi grupi i ekspertëve.Kafka e Olldashit ishte e goditur apo ishte plagëzur pas goditjeve në tavanin e butë të makinës. Po shënja të tjera kishte në trup?. Thonë që s’kishte asnjë shënjë të tillë. Atëhere si? Po autopsinë ja bënë të ndjerit për të mësuar nëse ju gjetën doza alkoli apo mbeturina të substancave, që të vënë në gjumë, të helmojnë dhe që të përgatitin për në rrugën pa kthim. Po të mos kenë bërë fotografi në morg të deformimit të fytyrës së Olldashit dhe as autopsinë e viktimës është mirë që këta specialist të dor‰ëzojnë detyrën dhe të marrin ndëshkimin si fallsifikatorë të së vërtetës dhe të presin në qetësi dënimin që i shkon për shtat kësaj vepre. Ishte Partia Demokratike që në 2 prillin e vitit1992 nuk lejoi që t’ju bëheshin autopsitë katër viktimave të vrarë në shesh. Kështu ndodhi me Azem Ajdarin, Kosta Trebickën tani edhe me Olldashin. Pse nuk ka lejuar ish Kryeministri autopsinë e këtyre rasteve, kujt i trëmbet. Nga kush ka frikë? Ajo që e kompromenton më shumë ish liderin e larguar janë një mori pyetjesh që ende nuk kanë marrë përgjigje, nuk janë bërë transparente dhe që ja nxjerin kallain skenarit të hartuar nga ana e tyre. Po veçoj disa nga pyetjet e pa zbardhura. Çili është shkaku që 15 ore pas aksidentit u organizua ceremonia mortore dhe varimi I tij në Sharrë. Pse kjo ngutje, apo për të fshehur gjurmët, të vërtetat e pazbardhura që kompromentojnë ish qeverinë? Kush lajmëroi për vënd ndodhjen e makinës pas aksidentit. Kush e pa skenën e përmbysjes. Kush mori në telefon? I vdekuri nuk flet. Kush foli në emër të tij? A ka ndonjë prononcim nga ana e prodhuësve gjermanë të Bensave. Janë dakort ata me mendimin dhe konkluzionet e specialistëve tanë. Cili ishte shkaku i lëvizjes së Olldashit në një ditë me mot të egërsuar. Ç’thonë tabulatet e celularëve të personave të përfolur?. Pse shoferi e la të udhëtonte vetëm. A kishte ai dijeni për axhendën e shefit të vet? Pse gjith‰ë ajo këmbëngulje për të thënë se ai ka udhëtuar vetëm? Çfarë fshihe pas kësaj alibije? Dhe së fundi pyetja: Ishte aksident i mirëfilltë apo zhdukje e paramenduar.
Titulli është e "Ora e Shqypnisë"