DIALOG ME NJE SHKRIMTAR
Trinomi; shkrimtari, botuesi, tregu.
Nga ROLAND GJOZA
Nju Jork 2013
Trinomi; shkrimtari, botuesi, tregu.
Nga ROLAND GJOZA
Po ia nis dialogut me nje romancier.
- S'di c'po ndodh, po gjendja eshte ca alarmante. Ju si mendoni?
- Kriza e shkrimit ndihet jo vetem tek ne, po ne te gjithe boten.
Fitojne me te fortet, duke mos perjashtuar fatin. Ja, pershembull, mua
me botojne.
- A mjafton rasti yt?
- Eshte nje tregues. Shkrimtaret e mire botohen pa dhene para. Por nuk
e mohoj qe ka dhe shkrimtare te tjere po kaq te mire qe botojne me
parate e tyre. Nuk duhet t'ua veme fajin vetem botuesve, po edhe tregut.
A shitesh, apo jo? Nese po, je i fituar, nese jo, paguaj qe te botosh.
Pastaj te mos harrojme dhe konkurencen. Sot botohet letersi e madhe,
krahas librave te shumte komerciale, botohen te medhenjte; Murakami,
Kohtze, Roth, Munro, Gras, Pamuk, qe ta bejne te veshtire botimin, ne
njefare menyre. C'te beje botuesi i gjore ne keto rrethana?
- Po sikur te them se botuesi e ka prishur tregun?
- Si? Pse? Ky eshte nje paradoks. Se fundi i fundit ai nuk eshte as
idealist as filantrop, eshte thjeshte nje tregtar qe perballet me risqe
te medha. Ka hapur nje shtepi botuese per te fituar, jo per te humbur.
Ai nuk eshte tamam nje tregtar ne kuptimin klasik, se nuk i sherben
thjeshte utilitarizmit te vrazhdte, po nje tregtar kulture, qe ben
njefaresoj per kulturen.
- Po kur humbet ekuilibri, lakmia per fitim e shtyn te botoje vepra te
dobeta krijuesish kallp ngaqe ata ia numerojne parate e thata ne dore.
- Edhe kjo ndodh, por ne flasim per shtepi botuese te medha qe e
ruajne emrin e mire. Ata sakrifikojne, sepse na botojne ne, por ama, me
rrezikun e humbjes, se letersia shqiptare, ta themi midis nesh, nuk para
blihet. Ne romanet i shperndajme nder miq. Kjo ka dhe arsye te tjera.
Indiferentizmi i shtetit per kulturen kombetare, mungesa e kritikes
profesionale, hierarkia e prishur, e degjeneruar ne klane partiake,
varferia dhe nje sere faktoresh te tjere qe ndikojne ne krizen e
botimit.
- Por po ta shikojme kete problem nga pikpamja e titujve te shumte, e
morise se shtepive botuese qe mbijne si kerpudhat pas shiut, ( mbi 100
te tilla ) te duket se Shqiperia eshte nje vend i pasur dhe me kulture
te madhe. A nuk eshte kjo nje piramide shtepish botuese?
- Jo, aspak! Te thashe, ato me botojne mua, duke rrezikuar te mos
fitojne, te lutem shume.
- Ato ju botojne, se nuk jane aq budallenj, perfitojne nga emri juaj i
shquar, dhe mbi emrin tuaj tingellues ngrene zerin per leshime ne taksa
dhe rrahin gjoksin per sakrificen qe bejne ne emer te kultures
kombetare.. Megjithese dalin te fituar dhe me shtetin, cmimi i librave,
per cudi, ne vend qe te ulet, rritet. Ju pa dashje, nxisni babezine e
tyre. Po a ju japin gje?
- Cfare te me japin? Ca kopje libri.. te thashe qe i shperndaj nder
miq.
- Po si jetoni?
- Me pension. Keq e me keq. I dhjere, po krenar, kinse perdor kete
zhargon prej zhgenjimit. Me bejne disi te njohur, pune fame. Kete pune
ata e bejne.
- Dhe viktime jane te semuret nga murtaja e shkrimit.; fillestaret,
diletantet, grafomanet, ushtria e pamposhtur shkarashkrimtareve, qe
s'kane asgje tjeter pervec ambicies agresive dhe parave. Iu del bretku
ne emigrim, hane nje here ne dite, rrojne dy tre familje ne nje
apartament, qe te kursejne per librin. A eshte e ndershme kjo?
- Kerkese oferta plus pasioni qe gjithsesi ta ben jeten njefaresoj te
bukur, sepse e ngjyen me iluzion dehes.. S'ka sentimentalizem! S'ka tra
kufiri. Ti ke deshire te botosh nje liber, nje enderr, me parate e tua,
botoje. S'te pengon kush.
- Po ata jane shtuar. Jane shtuar ca si shume dhe e kane prishur
shijen, tregun, atmosferen letrare ne pergjithesi. Te vjen zor
nganjehere kur thua se shkruan romane, se romane shkruan dhe Ali
Senjefi, ai roja i liqenit. Per mua eshte turp dhe marrezi.
- Kurse une nuk shikoj ndonje gje kaq te kobshme ne keto qe thua. Ti
po i dramatizon shume ca gjera qe jane fare te thjeshta. Le te luajme me
parimin e kontrastit. Keshtu, ne keto rrethana, krijuesi i mire bie me
fort ne sy, po ai, i talentuari, ama. Futju ketij deti te zi dhe shquhu.
E zeze eshte nata, po yjet duken te arte. Behu yll, jo nate.
- Kjo logjike i jep dore te lire botuesit, te cilit i intereson te
jete nate, qe te nxjerre perfitime prej saj.
- Ne cdo lloj pune fshihet dhe spekullimi, pa te kapitalizmi do te
kishte falimentuar. Dil nga vetja, nga rrethi vicioz ku je futur,
letersia e mire can.. cilesisht artistet e mire dirigjojne orkestren,
ata, pikerisht ata krijojne opinionin.
- Ju jeni produkt i tyre. Shkruani per njeri-tjetrin. Dhe me cmimet
luani; here fiton njeri, here tjetri, edhe pa vepra..
- S'mjafton talenti. Duhet te hysh ne loje. Jashte saj pothuaj
deshton. Delen e vetmuar e ha ujku. Qe te besh nje gjelle te mire,
kushedi sa qepe e hudhra jane qeruar, sa zarzavate e perime jane
pastruar, grire e kaverdisur me vaj.. Po s'do t'ia dije njeri per keto, e
rendesishme eshte si ka dale gjella. Talentin e rrethojne papastertite,
intrigat, shpifjet, e po kjo dihet, se ke te besh me emrin e
tingellueshem, si kamabanat qe ndjehen aq shume ne javen e shenjte te
Pashkes. Ti thua se ka mbi 100 shtepi botuese, po perse ndodh kjo? Eshte
dhe ajo qe ju thoni se ka shume prodhim skarco, po ama keto shtepi
botuese nuk mbahen vetem nga Ali Senjefi, po me fort nga Hitleri; Main
Kampf, Ben Blushi, qe luan me idolet, librat historike, memuaret e
njerezve te famshem, qe ngacmon te famshmin tjeter ndrydhur te njeriu i
vogel, bestselleret e tipit Daniel Still, qe trondisin opinionin, eshte
pra nje bote e tere qe infiltrohet ne keto shtepi botuese, sic e shikon
del e tepron, te mos flasim pastaj per tekstet shkollore, qe duhen
shtypur cdo vit me tirazhe marramendes.. Shikoji librarite, vuajne prej
mbipeshes, shtojne raftet, shtojne ambientet, aty ku duket se po fillon
kriza e lexuesit, pra resht blerja, del papritur libri i fatit nepermjet
numrave, ai i indianeve dhe tibetianeve, qe behet menjehere i famshem
dhe kerkon ta kete cdo familje.
- Me sa po kuptoj, kjo per ju eshte nje rrjedhe normale.
- Ne keto kushte po. Botuesit me pyesin; do ta sillni tek ne romanin e
ri qe po shkruani? Perse te ankohem?
- Nuk ju shqeteson fakti qe jetoni me kacidhet e pensionit dhe jo me
parate e romanit?
- Pak. Sepse jam realist.
- Ky realizem mos eshte ajo qe botuesi po ja u hedh. Se une ve re qe
botuesi juaj e nderron dy a tre here ne dite kostumin dhe femijet i
shkollon ne universitetet me te mira te Europes dhe Amerikes, me 40, 50
mije euro ne vit? Kjo a ju duket normale, qe bishti te rendoje me shume
se sqepari?
-- Atehere dalim te tregu; ai nuk e pranon kete mall, mallin tone te
fiksionit apo te trillerit, se nuk i shitet. Qe te behet i tille, pra te
shitet, botuesi manovron, ve ne pune parate e te patalentuarve, qe jane
nje ushtri, per t'iu dhene shansin te talentuarve, atyre te pakteve, qe
jane shtabi i ushtrise. E mira dhe e keqja bashkejetojne qe te
mbijetoje arti. S'ka menyre tjeter. Keshtu i bie qe bariu i dhive te
Pindit, ai emigranti nga Kukesi, e jep nje pjese te djerses se tij dhe
per botimin e romanit tim. Suksesi im eshte varferimi i tij. Menaxhimi i
ketij procesi te ndyre, por kulturor, behet prej botuesit. E c'te keqe
ka ketu. Duhet plehu i bagetise qe te rritet rendimenti i grurit. Pastaj
pse me drejtoheni mua. Prej suksesit une jam bere egocentrik dhe me
pelqejne lavdet, i ushqej ato. Pergjithesisht jam ne paqe me problemin
qe ngre ti, sepse me ka ecur. Ke degjuar per ndonje milioner qe te pyese
per te mjeret e qytetit te tij dhe te fuse doren ne xhep? Ai eshte
mesuar te fuse doren ne xhepin e te tjereve, pa e pare njeri dhe ne
pajtim me ligjin. Keshtu do te shkoje kjo pune gjersa nje dite te
pakesohet vaji i kandilit, keta guximtare te shkrimit, qe s'kane talent,
po duan te botojne se s'ben, do te rrallohen vetiu, atehere pasardhesi
im do ta kete tejet te veshtire, ose po te tregohet i zgjuar dhe heq
dore shpejt nga shkrimi dhe merret me nje aktivitet shume fitimprures,
si bie fjala, moda, atehere ai ka shpetuar.
- C'ke ne duar?
- Nje roman te ri.
- Si po te duket?
-Me i mire se cdo roman tjeter qe kam shkruar. Sic me ndodh gjithmone.
- Ta kane kerkuar?
- Pese shtepi botuese, deri tani. Jane vene ne pune miqte, klani i te
forteve. Marr cmimin e madh ne janar. Pastaj cmimin e librit me te mire
ne Panairin e librit.
- Po si ndodh kjo?
- Besoj, se ta thashe, por po ta perseris, une jam pjestar i klanit me
te fuqishem qe percakton fatin e librit. Ne qendrojme mbi botuesit.
Sepse vijme nga politika qe ka ne dore gjithcka dhe nga media qe eshte
mbeshtetese e fuqishme e reputacionit tone. Rendesi ka te sigurosh
lidhjet, pastaj te tjerat jane te dores se dyte. Dy here me kane
propozuar per cmimin Nobel, sepse duhet te japesh dicka per lidhjet,
ndryshe e peson. Te lexosh c'shkruajne per mua; Dante apo Shekspir te
duken te vegjel. E besoj une kete? Aspak! Po kjo eshte reklame dhe ne i
japim rendesi kesaj ceshtje. C'te them, iluzioni na ndjek, kjo dhe te
zhgenjen ne pavertetesine e shume prej veprimeve tona, por po te mos
veprojme keshtu, na e merr komanden klani tjeter.
_ Si ka mundesi te jeni kaq i varfer?
- Mos u cudisni! Fitoj tituj dhe cmime, po parate i marrin te tjeret.
Ne pergjithesi ata nuk shkruajne, kurse une perkul kurrizin gjithe
vitin. Ata merren me pune praktike, kane vila lukzsoze, makina te
shtrenjta, udhetojne vazhdimisht. Ndersa mua me pelqen te shkruaj dhe te
gezoje famen. Ata jane te ndershem; ma japin me bujari ate, vec, c'jane
te mira materiale, i shijojne vete. Jane akademike, profesore
universitetesh, kryetare fondacionesh, gjithmone te lidhur me partine,
shkarkojne dhe emerojne, sepse jane neper shtate a tete borde ku
honoraret nuk jane honorifike, po teper te majme, ata jane mjelesa te
dalluar te lopeve prej euroje.
-S'ka shprese?
- Shpresa eshte e madhe. Varet nga c'kend e shikon. Leviz. Mos rri ne
nje vend. I ke mundesite. Atje jane lidhjet. Bej nje prove.
- C'duhet te jap?
- Varet sa je ne gjendje te japesh.
- Ka te beje me karakterin?
- Varet si e kuptoni. Eshte si nje urdher religjioz lidhja, nenshtroju
rregullave. Nenshtrimi s'njeh karakter. Mos eshte nocion? Jo, s'jam
aspak cinik. Por pikerisht kjo ju ka bere njeri pa shprese. Kur themi
sakrifice, ajo, ne radhe te pare, behet duke vene ne prove karakterin.
Shpresa qe po ju le, eshte konservatorizmi juaj me karakterin. C'eshte
pershtatja? Modifikim. Modifikim i karakterit. Perndryshe... S'ka rruge
tjeter.
Nju Jork 2013