DRITA HOMERIKE E ÇAMËRISË
Nga Enver Kushi
Duke
lexuar poezitë e përmbledhura në antologjinë “Çamëri zemra ime” m’u
kujtua një ese e shkrimtarit zëmadh Mitrush Kuteli, me origjinë të
largët nga bregdeti çam, ku i shkruan për këngën hipur mbi krahët e erës
dhe brigjet e lumenjve apo hapësirat që ajo kapërcen, duke mos njohur
kufij e pengesa.
Do të shtoja se e njëjta gjë ndodh edhe me poezinë, këtë gjuhë sublime e shpirtërore të njerëzimit. Poezia, pavarësisht, se në ç’truall lind, lëviz në ca hapësira mes tokës dhe qiellit, dhe hipur ose jo mbi “ krahët e erës” kapërcen çdo pengesë, kufij artificialë … Poezitë e përmbledhura në këtë antologji kthehen e rikthehen në hapësirat e tokës çame dhe ashtu si dallëndyshja e engjëllit mbrojtës të shqiptarëve, Naim Frashëri vinë “pej Çamërie; Me këto milëra fjalë e me gluhë perëndie…”. Kjo “gluhë perëndie” dhe trualli mitik i Çamërisë, kanë frymëzuar poetët shqiptarë e të gjitha trevave dhe në këtë antologji lexuesi e ndjen dhe e prek atë.
Këtu fjala dhe vargu kanë edhe ngjyrë, edhe aromë, edhe zë…. Kjo vjen, ngaqë poezitë e mbi 70 poetëve të përfshira në këtë antologji burimin e frymëzimit e kanë në Çamëri, në këtë truall të lashtë e të begatë të historisë e kulturës shqiptare, nga më befasueset, por edhe nga më tragjiket. Epiri ynë, pra Çamëria, është trualli i miteve të lashta dhe i një qytetërimi rrezatues që nga lashtësia e deri në ditët tona.
Atje, siç thuhet në një varg brilant të lirikës popullore çame, “Dolli gjetha nanë, u bë vendi maj”, si për të na kujtuar pranverën dhe gjelbërimin e përjetshëm apo mijëra e mijëra parfume që vinë nga luginat e lumenjve, fushave të begata dhe pyjeve shekullorë… Nuk është e rastit që muza poetike shqiptare, është kthyer e rikthyer shpesh në këtë truall, për të derdhur në vargje shpirtin e patjetërsueshëm të “një popullsie heroike, të talentuar, jashtëzakonisht vitale, të zgjuar, aktive, plot kolor” (Kadare)
Në këtë antologji Çamëria vjen me relievin e saj befasues, ullinjtë, limonët e portokallet, blegërimat e bagëtive, hingëllimat e kuajve dhe mëzave muzgjeve, lindjen e fëmijëve, dasmat dhe vallen çame, të vdekurit dhe lotët e nënave, mallin gërryes për tokën e të parëve, amanetet e të vdekurve dhe të masakruarve barbarisht nga duart gjakatare të kriminelëve të llojit Napolon Zerva… Në këtë antologji, Çamëria vjen edhe si ëndërr apo herë – herë e mjegullt si nëpërmjet hapësirave qiellore dhe herë- herë plot dritë, zonjë e rëndë, e bukur dhe fisnike.
Çamëria këtu është edhe lot, edhe gëzim, edhe trishtim, edhe hare, edhe vdekje, edhe ringjallje.
Të gjithë poetët, që nga ata më të vjetrit si ata të Dinastisë Dino, apo të tjerë vdekatarë të mëdhenj si arvanitasi Aristidh Kola, poeti e prozatori brilant çam Bilal Xhaferi, i paharruari poeti nga Kosova Ali Podrimja, emra të tjerë të njohur të letrave shqipe, si: Moikom Zeqo, Koçi Petriti, Mujo Buçpapaj, Petraq Risto, Sazan Goliku, Visar Zhiti , Vojsava Nelo, poetët me origjinë në Çamëria si Bedri Myftari, Agim Bajrami, Ahmet Mehmeti, Arben Kondi, Namik Mane, Namik Selmani, por edhe më të rinjtë, siç është dhe një 15 vjeçarare me poezitë e tyre risjellin dhe ribëjnë Çamërinë si lëndë dhe shpirt. Lexoni me kujdes këto poezi, mundësisht në vetminë tuaj dhe pastaj heshtni dhe meditoni po prapë në vetmi. Jam i bindur se befas do t’u shoqërojnë mijëra zëra dhe ca melodi të largëta, të largëta…. Dhe pastaj do t’u shfaqet një dritë e veçantë, e ëmbël dhe ca hije nëpër muret e shtëpisë.
Dhe zëra …. Dhe klithma… Dhe amanete…. Dhe prapë dritë…. Një dritë e tejdukshme dhe e qetë homerike, do të shtonte Stefan Cvajgu.
Nuk është e rastit që antologjia është përgatitur nga dy emra të njohur të letrave shqipe: Fatime Kulli dhe Kolec Traboini. E para është me origjinë nga Çamëria dhe e lidhur shpirtërisht me të, ndërsa i dyti nga Malësia, pra Veriu epik i Shqipërisë, i lidhur po aq shpirtërisht me Çamërinë. Ata kanë bërë kujdes që në këtë antologji Çamëria, hipur mbi “krahët e erës”, të jetë pjesë e frymëzimit që nga poetët nga Kosova, shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi, diasporës shqiptare, të tokës amë, Shqipërisë si dhe poetët me origjinë nga Çamëria.
Antologjia “Çamëri zemra ime” është e treta që botohet në këto dhjetë vitet e fundit (“Eni vjen nga Çamëria” (2004), hartuar nga Ali Podrimja, “Nektari i shpirtit shqiptar “ (2007), hartuar nga Ahmet Mehmeti).
E veçanta e saj është se vjen në 100 vjetorin e Konferencës së Londrës, një nga ngjarjet me kobzeza për Çamërinë dhe trojet e tjera shqiptare, që u shkëputën mizorisht nga trungu amë. Antologjia është një polifoni zërash poetikë dhe amanetesh, që hipur mbi “krahët e erës’ trokasin fort në ndërgjegjen e trazuar të fqinjit tonë jugor dhe atë të Europës.
Tirana Observer 18 qershor 2014