Masakrat e andartëve grekë në Këlcyrë e Hormovë në 1913-n
\Nga : Alma MILE
Botohet pas 95 vjetësh “Barbaritë greke në Shqipëri”. Autori i librit, Kosta Papa, u dënua me vdekje se publikoi këto fakte.
Një dëshmitar i kohës flet për masakrat
greke në Jug të Shqipërisë. Edhe pse jo fort i njohur apo i cituar nga
historianët shqiptarë, Kosta Papa do të ishte ndër të paktët që do të
denonconte botërisht atë çka po ndodhte në Shqipëri në ato vite të
errëta kaosi, kur vendi i saposhkëputur nga Perandoria Osmane po
“shqyhej” copa-copa nga fqinjët. Bëhet fjalë për një libër me kujtime,
jo shumë voluminoz, të titulluar “Barbaritë greke në Shqipëri”, i sjellë
për lexuesin shqiptar nga botimet “Naimi”. “Kosta
Papa, i cili nënshkruan duke i shtuar emrit të tij disa emërtime
vendesh historike dhe shënjuese: Përmeti, Tomorri, Leusa, ka qenë
protagonist e dëshmitar i ngjarjeve traumatizuese të dy luftërave
ballkanike, kryesisht në Shqipërinë e Jugut. Në mënyrë të veçantë ai
paralajmëron se do të ndalet në vitin e mbrapshtë 1913, dhe në disa
mbrapshti të tjera që vijuan në 1914-n e më vonë. Ndonëse nuk
ka shumë të dhëna, një gjë është ruajtur e përcjellë deri sot për
autorin: Kosta Papa u dënua me vdekje nga qeveria greke e kohës
pikërisht pse publikoi dëshmi rrëqethëse që do të turpëronin faqe botës
çdo vend e popull që ndërmerr akte të tilla armiqësore ndaj fqinjit të
tij historik, qoftë edhe në rrethana historike të mbrapshta”, shkruan në
parathënien e librit botuesi dhe
Kopertina e librit botuar nga shtëpia botuese “Naimi”
redaktori, Naim Zoto. Nga sa mësojmë,
libri i Kosta Papës është botuar për herë të parë në gjuhën shqipe në
Massachusetts të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në 1917-n dhe me
shumë gjasë duhet të jetë botuar në një tirazh shumë të kufizuar, sepse
tashmë ai thuajse nuk gjendet. Një kopje e vetme që ruhet në Bibliotekën
Kombëtare ka marrë vlerën e një dorëshkrimi. “Kjo duhet të jetë arsyeja
pse ky libër nuk është pjesë e bibliografive historiografike të
studimeve shqiptare: thuajse nuk përmendet askund, sikur të mos
ekzistonte. Pikërisht kjo është një nga arsyet pse ribotimi i tij,
bashkë me rishtypjen fototipike të origjinalit, është i dobishëm jo
vetëm për një lexues popullor, por edhe për studiuesit”, thotë Zoto.
Papa, duke qenë dëshmitar i asaj kohe, tregon me detaje masakrat që
andartët grekë kanë kryer në Këlcyrë, Kosinë, Hormovë etj. Si janë vrarë
dhjetëra burra, gra e fëmijë, janë plaçkitur dhe janë djegur shtëpitë.
Kjo e justifikon edhe ngarkesën emocionale, që dallohet qartazi në
libër. Papa është një dëshmitar dhe nuk pretendon të ruajë ftohtësinë e
një historiani apo studiuesi, ndaj edhe nuk i kursen epitetet që u vë
vrasësve grekë, si “egërsira”, “katilë”, “gjakpirës” etj. Megjithatë
rëndësia e këtij libri qëndron te dëshmia historike, e cila është vetëm
pak vite larg nga zhvillimi i ngjarjeve, duke mos e lënë kohën që të
“transformojë” e t’i japë të tjera ngjyrime ndodhive.
Nga libri Pabesia e ushtrisë greke
Në fshatin Odriçan, dy orë nga Përmeti,
qeveria greke kishte lënë 300 ushtarë dhe dy oficerë për të ruajtur
kufinë. Pas vendimit të Konferencës së Kondrës, qeveria greke u zotua
për këto vise që t’i dorëzonte zyrtarisht në Xhandarmërinë shqiptare dhe
dorëzoi këto vise: Korçën, Kolonjën dhe Frashërin.I erdhi radha
Odriçanit: lajmëroi komandantin e kësaj trupe që ta dorëzojë këtë fshat
tek shqiptarët. Oficeri, kur mori këtë lajm, u ngrit e erdhi në Përmet
dhe lajmëroi Mitropolinë për dorëzimin e Odriçanit. Mitropolia, kur
mësoi këtë lajm, atë çast thirri pleqësinë e fshatit dhe u dha vendimin e
qeverisë greke. Pleqësia e pyetën që ç’të bëjnë. Veqil Mitropoli ju
thotë që të ngrihen të gjithë me familje dhe të vijnë në Përmet “se po
të rrini do të vuani nga shqiptarët; sa për vend do t’u lëshojmë
shtëpira këtu në Përmet”. Kur mësuan këtë lajm, pleqësia u hidhëruan po
s’bënin dot ndryshe. Shkuan të hidhëruar në fshat, ku lajmëruan të
gjitha këto. Gratë e fshatit kur mësuan këto, zunë të ulërinin se do të
linin mallin dhe shtëpitë e shkreta, po të rrinin kishin frikë nga
mitropolia, se po të rrinin do u thoshin që “jeni shqiptarë dhe të
lajmërohej ushtria greke që t’i përvëlojë”. Duke mos dashur, lanë
shtëpitë dhe mallin dhe erdhën në Përmet, ku i përndanë nëpër
shtëpira.Si u zbraz i tërë fshati, oficeri grek vajti dhe u morr vesh me
kapedan Psaronë, i cili ndodhej në Kosinë. I tha për dorëzimin e
Odriçanit; i thotë pra që është një rast i mirë për të vrarë
xhandarmërinë shqiptare, të vinin të zinin pusi. Mori Psaronë me 30
andartë dhe u shpie në Qafë të Borockës, përposh qe rruga që do të
shkonin shqiptarët. Si mbaroi këtë, i pabesi oficer vajti në Qafë të
Kreshovës që të këmbenin kartat me oficerët shqiptarë. Si i këmbyen,
greku erdhi në Odriçan, mori ushtrinë dhe erdhi në Përmet.Ndërkohë,
oficeri shqiptar mori 17 xhandarë dhe, i shkujdesur u nis për në
Odriçan. Kur arritën tek vendi i pusisë, të pabesët grekë ia dhanë një
batare dhe i lanë në vend. Pastaj ata zbritën përposh, kërkuan nëpër
xhepa, u gjetën 50 napolona, u morën rrobat, këpucët, hodhën kufomat në
përrua dhe shkuan prapë në Kosinë.Kur mësoi qeveria shqiptare për këtë
vrasje me pabesi protestuan te qeveria greke, po grekët u përgjigjën se
“s’kemi se ç’të bëjmë; vendi ka bërë kryengritje kundër jush”.Pastaj
qeveria shqiptare dërgoi 50 xhandarë të tjerë në Odriçan. Kur vanë në
Odriçan gjetën fshatin të shkretë. Vetëm pulat dhe macet kishin mbetur.
Oficeri shqiptar, si e pa fshatin e shkretë, vulosi të gjitha shtëpitë
që të mos trazoheshin plaçkat që kishin lënë odriçallinjtë, pastaj zunë
kufi në Boroçkë dhe Alipostivan.
Masakrat e para të grekëve
Një gjysmë ore larg Kosinës, ku qe
kufiri autonom, janë dy fshatra: Pacomiti dhe Kuqari. Ndënjësit qenë
myslimanë. Në këto dy fshatra, duke qenë afër këtij kufiri, andartët
vinin gjithnjë dhe i porosisnin fshatarët që, po të kuptonin ndonjë
lëvizje prej shqiptarëve, t’i lajmëronin, se ndryshe janë të humbur!
Egërsirat donin shkak që t’i prishini këto fshatra. Nuk shkoi shumë
kohë, po një javë, që treguan barbaritë e tyre.Më 25 të shkurtit, ditë e
hënë në mëngjes, andartët hodhën ca batare, se gjoja panë ca shqiptarë
që hynë në Pacomit. Pas batareve u sulën të gjithë në këto dy fshatra
dhe mblodhën të gjithë burrat sa qenë dhe i shpunë në Kosinë dhe i
mbyllën në një katua; u kthyen prapë katilët në këto fshatra, fëmijët që
kishin mbetur në fshat u therën; pastaj u sulën nëpër shtëpi për të
plaçkitur. Muar bagëtinë, 1500 krerë dhen e dhi dhe 100 krerë lopë,
pastaj u vunë zjarrë shtëpive, i përvëluan, i bënë hi. Si mbaruan këto,
katilët u kthyen në Kosinë. Nxorën burrat që kishin mbyllur dhe i shpunë
më një përrua të fshatit, ku i lemerisën me thika, disave u prenë
hundë, veshë, këmbë, duar; të mjerët dhanë shpirtin me lemerira që edhe
Neroni të qe nuk do t’i mundonte kësisoj. Numri i tyre qe 75 veta. Si
dhanë shpirt, i lanë në atë përrua të zbuluar. Kur bënë këto therrje dhe
djegie, andartët, ushtri e rregullt e Greqisë, gjendej në Këlcyrë dhe
në Përmet.Qeveria greke, kur pa se kryengritësit zunë nga barbaritë,
para se të ikte ushtri e rregullt dhe po ta linte akoma do të dukej
faqezezë, sepse ajo vetë që i bënte këto, s’mënoi, por urdhëroi ushtrinë
të ikte nga viset që iu dhanë Shqipërisë. Ushtria, sapo mori urdhrin u
ngritën, ikën nga Këlcyra, nga Leskoviku, nga Tepelena dhe nga Saranda.
Kështu, pra, i la këto vise në duar të egërsirave, të katilëve të cilët
na i dërgoi po vetë.
Me të ikur ushtria e rregullt nga Këlcyra, kryengritësit që ndodheshin në Brezhan nuk mënuan po u hodhën nga urë e Meço Hysos dhe i vanë Këlcyrës. Si ujqit u sulën nëpër shtëpira dhe cili pati fatin e ndenji, u ther si berri; masakruan gra, foshnja dhe ca burra. Gumëzhinte gryk’e Këlcyrës nga blegërimat dhe ulërimat. Pasi mbaruan masakrat, plaçkuan shtëpitë, morën gjënë e gjallë që gjetën dhe pastaj iu vunë zjarr shtëpive’ tym dhe flakë shikoje! Si shkretuan Këlcyrën, iu sulën fshatrave që qenë afër Këlcyrës,Katundishte, Beduqas, Fratar dhe Varibob. Punë e tyre s’qe gjë tjetër përveç se zjarr dhe hekur!
Me të ikur ushtria e rregullt nga Këlcyra, kryengritësit që ndodheshin në Brezhan nuk mënuan po u hodhën nga urë e Meço Hysos dhe i vanë Këlcyrës. Si ujqit u sulën nëpër shtëpira dhe cili pati fatin e ndenji, u ther si berri; masakruan gra, foshnja dhe ca burra. Gumëzhinte gryk’e Këlcyrës nga blegërimat dhe ulërimat. Pasi mbaruan masakrat, plaçkuan shtëpitë, morën gjënë e gjallë që gjetën dhe pastaj iu vunë zjarr shtëpive’ tym dhe flakë shikoje! Si shkretuan Këlcyrën, iu sulën fshatrave që qenë afër Këlcyrës,Katundishte, Beduqas, Fratar dhe Varibob. Punë e tyre s’qe gjë tjetër përveç se zjarr dhe hekur!
… Kështu mbaroi nisja e tragjedisë.
Kryengritësit u mblodhën prapë në kufijtë e parë, ditën tjetër kapedanët
e këtyre çetave erdhën në Përmet, ku u pritën me një nder të madh për
trimëritë që bënë!Veqil Dhespoti iu shtrëngoi dorën e u tha: “Ju
përhironj se me të vërtetë jeni trima dhe me trimërinë tuaj nderoni (ton
Elinismon)! Sa për mundës, pa fjalë do të jemi, këtë e dimë se Perëndia
(tonelinon) bekon armët e grekëve dhe kështu do të jeni kurdoherë
mundës”.Kapedanët, kur panë që më shumë krime të bënin, aq më shumë do
të nderoheshin, atë mbrëmje u lëshuan nëpër myslimanët e qytetit, për të
rrjepur. Ulërima dhe blegërima dëgjoheshin nga mëhalla e myslimanëve.
Kërkonin mëshirë, po nga kush? I vanë baba Xhemalit në Teqe. Si e rrahën
mirë i morën dhe 50 lira. Pastaj i vanë Islam Efendiut dhe i morën dhe
50 lira. Këto bëheshin me dijeninë e Mitropolisë. Veqil Mitropoli, si
një katil dhe gjakpirës, e kish ujdisur me katilin oficer grek,
Kocifaqin dhe i ndanin ato që rrëmbenin andartët prej myslimanëve.
Myslimanët vanë në Mitropoli të qaheshin, po te kush të qaheshin; kur ai qe vetë dora nga të parët e katilëve.Po prapë i ngushëllonte Mitropolia dhe u thoshte që të mos dëshpëroheshin se “do ta vëmë tërë fuqinë tonë që të mos të ngjasë gjësendi këtu e tutje”. Po në vend që t’i pushonte të ligat natën, pastaj zunë e bëheshin edhe ditën. Më të nesërmen, një katil i quajtur Petro nga Narta me tre shokë të tjerë vanë në shtëpi të Sali Beut, një plak i ndershëm. Si e rropën mirë ditën në drekë i dhanë 10 thika dhe e lanë në vend, mu te pragu i portës, dhe shkuan. Kur mësoi policia këtë, doli që t’i ndiqte gjoja po s’mundi dot t’i zërë. Me pak fjalë, i bënë myslimanët që s’guxonin të dilnin nga dera…
Myslimanët vanë në Mitropoli të qaheshin, po te kush të qaheshin; kur ai qe vetë dora nga të parët e katilëve.Po prapë i ngushëllonte Mitropolia dhe u thoshte që të mos dëshpëroheshin se “do ta vëmë tërë fuqinë tonë që të mos të ngjasë gjësendi këtu e tutje”. Po në vend që t’i pushonte të ligat natën, pastaj zunë e bëheshin edhe ditën. Më të nesërmen, një katil i quajtur Petro nga Narta me tre shokë të tjerë vanë në shtëpi të Sali Beut, një plak i ndershëm. Si e rropën mirë ditën në drekë i dhanë 10 thika dhe e lanë në vend, mu te pragu i portës, dhe shkuan. Kur mësoi policia këtë, doli që t’i ndiqte gjoja po s’mundi dot t’i zërë. Me pak fjalë, i bënë myslimanët që s’guxonin të dilnin nga dera…
Masakra kundër hormovitëve
…Hormovitët i çuan në kodër. Si qëndruan
trupat e Gjirokastrës në Salari, koloneli Zira u kthye në kodër, ku
kish lënë hormovitët dhe vendosi t’u japë fund jetës së tyre. I ndau
hormovitët me tri grupe nga 60 shpirt të lidhur krah më krah dhe i vuri
në tri vende. Pastaj zgjodhi nga trupa e tij 36 veta nga më të zotët në
bajonetë dhe i urdhëroi t’u vinin bajonetat dyfekëve. Si i vunë
bajonetat, u tha që të ndaheshin më tri grupe nga 12 shpirt dhe të vinin
në vendin ku qenë hormovitët dhe t’i shponin me bajoneta…Andartët bënë
pas urdhrit që u dha komandanti. Vanë ku qenë hormovitët dhe zunë me
radhë t’i shponin me bajoneta.Të mjerët hormovitë; të lidhur këmb’e duar
po shpoheshin pa mëshirë prej katilëve. Kjo skenë tragjike u bë mu në
kishë të fshatit. Si i mbaruan të gjithë së shpuari, i hodhën në një
përrua të fshatit. Ky qe fundi tragjik i hormovitëve.