PASQYRA E TE RREFYEMIT |
PJETER BUDI
- Leter ne Rome me 15 t'Shtatorit 1621 - Une Pjeter Budi, Ipeshkv i Sapes e i Sardes, shume i pervujtshmi sherbetor, po i shkruaj te Nderueshmes Zotenise Sate me e bere me dite plotesisht mi sende te provinces se Shqiperise, atdheut tim, e pike se pari po e filloj me i deftue arsyen e te ardhunit tem ne kete ane; mandej kam me e dhane dhe shkrimin e tokes e Papa me projtim te vet e me pak ndihme ka me e mujte e me pushtue, me ndihme te Zotit, jo vetem Shqipenine, por edhe te tane Maqedonine e viset e tjera te Turkut: gjithe kjo pune do te behet msheftas e shpej tuj e majte rruget qe zotni Kalor Bertuci i ka deftue Papes, fort te pershndritshmit Kardinalit Ludovizit e zotenise sate shume te pershdritshmes te shenjuemun prej Shejtenise se Tij ne kete cashtje. Une kam le ne Gur te Bardhe, qytetth te Shqiperise prej deres se mocme Budi te Maqedonise, e qysh i ri kam ndenje gati gjithmone ne sherbim te disa Ipeshkvive te vendit tone prej te cilave kam nxene keto pak letra deri ne vjete '21, perse atehere qeshe bere meshtar e dergue me te shpejt ne Province te Serbise; nder ata popouj katolike ndenja 12 vjet deri ne Sinode te mbrame te provinces qe kje mbajte prej Imzot Tome Orsinit, Arqipeshkv i Tivarit ku me pelqimin e prifterise mbare e te atyne popujve, kjeshe bere Ipeshkv i gjimbarshem per Serbi, masandej nje tjeter here ne vizite te Imzot Bicit, ndjekesit te Arqipeshkvit te permendur, kjeshe miratuar ne ate zyre. Ne kte vend kam ndejte 17 vjet dhe sa kam mujte u mundova me i ndihmue, me i forcue ata popuj e ata meshtare me kujdes te madh, me pasqyra te pershpirtshme e me libra te devocem qi shkrova ne gjuhe te tyre, si per ata te Serbise edhe per te Shqiperise, sikunder duket edhe sot nder ato vise. Kjeshe lute shume e shume here prej parise se atyne popujve te Shqipenise, e sidomos prej dy myslimaneve kreshnike te gjakut tem, te cilet jane te pare nder gjithe ato vende, qe te vishin ne keto ane me u pjeke me te permendunin kalorin Bertuci. Kalor Bertuci eshte provaniku i gjithmbarshem per ata popuj te krishtene si ne Mbreterine e Bosnjes, si te Shqipenise. Bashke me kete zotni kjeshe porositur me ja thene deshiren Papes, ose ndonje Princit te krishtere. Kah mendoshe me tjeter ane demin e madh qe heq feja prej do rregulltareve te atyre viseve, e prej deshires qe kam me e lajmerue Lumnine e Tij mbi keto pune qe t'ju gjejme mjekim, u nisa vullnetnisht ne vjete 1616 me ardhe te kroi i hinit dhe i mishrires. Sa mrrina ketu (ne Rome), u orvata me shume te lutura me ia ba te ditura keto pune Papa Palit V. Kesaj here s'mujta me krye gja pse s'gjeta kalors Bertucin, i cili aso kohe ishte derguem ne Madhnine Mbreterore Gjermani shi per keto pune e pse une s'jam i perpjekum ne sendet te Romes as s'me duel me gjete ndonje mik tjeter ku me u peshtete. Provina e Shqipenise gjindet kufitare me Maqedonine, kah perendimi ka detin Adriatik, kah lindja ka Greket, kah veriu ka Serbet dhe Bullgaret. Asht e sundueme mbare prej Turkut e nder do vende me te poshtra dhe me mizore sa s'ka. Kjo province ka ne vedi 14 ipeshkvi qe mjerisht tash sa vjet jane pa bari, jashte dioqezes se Stefanensit dhe Albanensit e te dy te tjereve qe tash vone kjene ba sikurse une, e nje tjeter franceskan per Dioqezen e Leshit. Keta popuj tuj pase shku shume mote pa sundim te shpirtit kane rene ne nje padije kaq te madhe sa shume nder ta leshojne fene katolike, disa i peshteten shkjenimit, disa muhametizmit, sidomos nj'ata qe gjithmone e ma teper se te tjeret jane nen mizorite osmane; e ata qe s'jane te shtypun prej Turkut jetojne krishtenisht, sikunder kelmedasit, te cilet banojne nder male permbi liqen te Shkodres. Keta jane nja 60 luftetare te rrepte dhe trima te qitun, qe Turku s'ka mujte kurre me i pushtue, as pagese s'ka mujte me nxjerre prej tyne, e nate e dite rrine me arme ne dore kundra ketij armikut. Keshtu edhe popujt e Kucit e te Peperit beselidhunit e tyre bashke me ata te Markoviqit, qi jane 6000 luftetare te forte, pos shume popujvete tjere te viseve ne rrethe te Shkodres, te cilet flakerojne me e pa nje dite lirimin e vet. Ne anen tjeter kah Kruja jane Dukagjinasit qe tash 30 vjet i kane dale doret Turkut, nja 6000 luftetare te gjithe me armet e veta. Jane trima te qitun e te rrepte sa s'ka e fort te rrahur ne sende te luftes: jetojne nder male mbi Leshin, ndermjet Shkodres dhe Krujes, e deri sot i kane sjelle deme te medhaja fort Turkut me pre te padame, me rrenime keshtjellash e tokash. Gjithmone kane dale mujsa nder lyfrta kundra Turkut armikut te tyre ma te parit. E te tane keta popuj qe permendem sypri, jane te krishteme e te kushtuem me zemer ne Kishen Romake. Gjinden kah kufijte e Maqedonise e te Bullgarise popuj te tjere qe thirren viset e Skenderbeut, due me thane Mati, Benda, Kurbini,Tamadea, Cermenika, te rreshtuar nder male te Krujes e te Elbasanit. Sado qe pak te perziem ne muslimane, e shuma e tyne eshte e krishtene. Jane luftetare te rrepte si ata te paret, e te ndezum me pa nje dite plamurin e ndonje princi te krishtere qi t'ju ndihmoje ndopak e te bashkohet me ta kunder Turkut me e qite jashte sikunder keta popuj shpresonin atehere qe markezi Santa Kroce mori Durresin. Ne ate kohe keta pupuj menduan se do te perparonte si vetetima, me nje nate erdhen me armet e veta deri ne buze te detit. Ne nesre Turku i diktoi e ua bleu mendimin qe kishin por tuj pa gjitha ata burra te pergatitun per lufte s'guxoi me me i nguce e me i fye, madje Turku vrapoi mos ta rrethonin shqiptaret.
I
permenduri markez nuk u ndal nder ato vise shume dite, e pra dhe Dukagjinajt u
larguen andej tuj prite ndonje rast tjeter me e kry deshiren e vet. Kur keta
popuj kane me pa flamurin e ndonje Princi ngrehun ne ndonje kala paranike te Shqipnise kane per t'u cue ne kambe nja 30000 shqiptare, burra luftet e te rrepte. Kreshniket e atyne popujve jane ma shume te gjakut tem, e miq zemre, si edhe muslimanat e pare nder ato vise, te cilet e kane zbulue zemren e vet. Me ate pari e kena shestue menyren ma te kollajshme me shti ne dore kalanat ma te parat te atyre vendeve, njashtu si e din bukur mire kalor Bertuci. Ky pra tuj kene miku jone ma i besueshmi, si bashkatdhetar qi ashte e fort i rrahun ne tana sendet qi lypen per kryemen e kesaj pune, e din menyren dhe kohen ma te mire per t'ia nise. Une pra tuj e dite se ky zotini ia ka shti ne vesh Papes e Zotnise Sate fort te shnderritshmes te tana keto fjale, s'ka cka shtoj; atij pra mbi kete pune me gjithe ata popuj pi i peshtetem. Per me ndjek pra shestimin tem po i diftoj Zotnise Sate se kur u nisa prej atyre vendeve fort e fort m'u luten ata kreshnike popujsh si te krishtene si muslimane, sic thac para, qe domosdo t'ia kallzojshe Papes o ndoj Princi tjeter kete deshire qe kane, qi te nxehen me ardhe ne projtim te tyne e me i ndihmue me ushtare e me sende te tjera per lufte, sado qe per shujtime te jetes vendi ka plotni e s'ka nevoje per kurrgja. Nevoja e tyne eshte per nje Princ qe t'u behet krah me gjind, sidomos me prijsa luftet e me xhebehane; nder te tjera mastojne vete me i ba balle Turkut. Qe ate dite e sot kane kaluar tri vjet qe keta popuj s'kane pase prej ketej kurrfare lajmi mbi kete cashtje, prandaj me kane derguar nje bujar Kol Leka te Ipeshkvise se Sapes. Ky eshte fort i marrun ne qytet te Shkodres e Leshit e asht i lidhun me bese ne popuj te Kelmendit e te Dukagjinit, sikur ka me ndi Zotnija Jote prej tij. Jane edhe do popuj te tjere nder reth te Shkodres, Drivasti, Pjeterspani, Paletini, Sapa, Sarda, Leshi, Kruja, Ishmi, Precja, Androniki, Elbasani e shume e shume vende te tjera, e keshtjella popuj te panjohun, te tane te krishtene sado qi pak te perziem me muslimane. Te tane jane te armatosur e kapen deri ne 8000 luftetare. Jo vec te krishtenet po edhe muslimanet ma te paret flakerojne prej deshires me i kepute nje dite hekurat e rande te Turkut, perse s'munden me e barte mizorine otomane e te tane kane qit mendimin, a me deke me arme ne dore a me dale prej atij mjerimit. Prandaj kush kupton cfare vendesh e cfare burrash ka Shqipenia e sa kollaj mundet njeriu me ua hanger zemren e sa lehtas mund te pushtohen kalanat e para te Turkut, me te vertete s'kishte me bjerre asnje grime kohe per me krye keto vepra te medha. Do te dihet edhe se pushtuesi i kalanave te Shqipenise, per nji here del sundues i Maqedonise, i Bullgarise, i Serbise edhe i Greqise. Rrenimi i Turkut vjen kur t'i hiqet Shqipenia, pse Turke nuk mundet me pase dame me te medhaja prej kerkujt sa prej anes sone e kjo merret vesh prej shume arsyenash: ma pse kalanat qi kane per t'u marre prej te krishteneve jane te papushtueshme e munden me u mbajte me pak vete... Keto kalana kane me u marre ne nje kohe qe te ndermjetesosh nja nje muaj deri sa te forcohen e te mbushen me sendet e nevojshme te luftes. Keto kalanat jane aq afer bregut te detit sa me nje dite e me nje nate mund t'u vihet ndihma e jone. Mos me ardh Turku neper det me i mesye do t'i vije prej se larget, edhe ne ardhte neper det s'kane me pase limane ku te sdrypin gjindjen e vet pse te tana ato kane kene te marrun e te zanun prej nesh. Edhe per toke Turku nuk ka me mujte me ardhe, pse grykat e maleve nder kufi te Greqise e te Shqipnise jane aq te veshtina e te ngushta sa me mujte fort kollaj njeqind vete me u pergjigj e m'u qindrue dhjete mije vetve. Shqipnia eshte vendi i majme e i mbushun me gjith cka lypet per jetese, ka ajer kaq te bute e te shendoshe sa s'gjindet mi faqe te dheut..., ka vise te kendhsme me gjithfare gjojet, me vena fort te zgjedhshme, me vaj e grune te pashoq, me frymore te panjehun, plot me luma e prozhme e liqeje me gjithfare peshku; shkurt per mbrenda e per jashta e gjithkund duket si Parajse toket... Me shndet e jete I zotnis s'at fort t'shndritshmes N'Rrome me 15 t'Shtatorit 1621 i pervuejtshme Sherbtuer PJETER BUDI Ipeshkvi i Sapes e i Sardes |