05 October 2015

Damjane e Sulltane - nga Aurel Plasari

DAMJANË E SULLTANË
 
Shkruan: Prof. dr. Aurel Plasari
 
Sulltan Sulejmani II (1502- 1566), të cilin po orvaten në mënyrë trashamane t’ua paraqesin shqiptarëve si “rindërtues” monumentesh kulture – në kuptimin e rivënies në vend të gurëve në një kështjellë fort më të moçme të rrënuar prej tij ose prej paraardhësve të tij në fushatat për të shtypur e nënshtruar arbërit dhe Arbërinë – ky sulltan pra ka lënë në histori dëshmi të atyre që në gjuhën e sotme do të quheshin “krime kundër njerëzimit”.  Në gjuhën e dikurshme quheshin më thjesht: rrënime, plaçkitje, masakra etj. Sulltanë të tillë rezultuan të gatshëm ta shndërronin Arbërinë në një grumbull gërmadhash të zhytura në gjak për t’u shpallur mandej “rindërtues” të po atyre gërmadhave. Për sa i ndodhi kalasë së Lezhës, për shembull, kanë treguar vetë kronikanë dhe historianë osmanë të fushatës së Mehmetit II në Arbëri më 1478. Tursun-beu: “ata [turqit] fortifikuan kështjellën e Zhabjakut e të Drishtit, ndërsa fortesës së Leshit i vunë zjarrin dhe e rrënuan”.  Bitlisiu: “Mbasi kaluan në dorën e shërbëtorëve të sulltanit të tria fortesat, e Leshit, e Zhabjakut dhe e Drishtit, fortesa e Leshit, meqë kështu e donte puna, u rrënua….”. Ibn Kemal-pashazade: “Kryengritësit që gjendeshin brenda kështjellës së Leshit dhe kufomat [e të vrarëve] u dogjën krejtësisht; tymi i tyre pushtoi horizontin dhe ngjeu kupën e qiellit. Ajo u shndërrua në pirgje dheu”. Pllaka lavdëruese e Sulejmanit mund edhe ta ketë vendin atje, në kalanë e rindërtuar. Por atëherë do të duhet të hapen librat e të lexohet diçka për bëmat e këtij sulltani, – për shembull se çfarë e ka lidhur atë me historinë e Arbërisë, – sidomos për ata zotërinj lexues që nuk njohin as burimet osmane dhe as ato perëndimore, në pjesë të mëdha të botuara edhe në shqipe.  Po kështu do të duheshin lexuar edhe bë- mat e sulltan Bajazitit II gjatë fushatës së tij ndëshkimore të 1492-shit në Arbëri nëse nesër-pasnesër ndonjë kryeministri mund t’ia ketë ënda ta qesë nga Muzeu i Arkeologjisë ku ruhet pallën e sulltan Bajazitit II dhe ta varë në mysafirhane, në mos po ta ngjeshë në brez me dëshirën e mirë për të “magjepsur” me të partnerët europianë. Në historitë e ndryshme të Perandorisë osmane Sulejmani II ka zënë vendin e “Ligjvënësit”, duke iu përshkruar dhe analizuar ky atribut si merita më e madhe e tij, krahas të tjerash merita më të vogla “perandorake”. Ndërkaq ai nuk nderohet dhe as përkujtohet në vendet ku derdhi gjak popujsh dhe u regjistrua në kujtesën historike të atyre popujve për rrënime, plaç- kitje, masakra etj. Nuk kam informacion në nderohet a përkujtohet ai në Turqinë e sotme, ndonëse nuk përjashtohet gjasa që elemente të traditës tiranike sulltanore të funksionojnë ende si joshje për regjime jodemokratike. Fjala vjen: aftësia e veçantë e Sulejmanit II për të zbuluar dhe ndëshkuar “armiq të brendshëm”. Të quajturat procese gjyqësore të tyre – ia numërojnë ndër meritat modernizuese këtij sulltani “Ligjvënës” – afërmendsh që kryheshin pa praninë e të pandehurve dhe pa kurrfarë mbrojtjeje.  Si prova të kryerjes së detyrës të ndëshkimit të “armiqve të brendshëm” në oborrin e Sulejmanit II dorëzoheshin mesatarisht 40-50 koka të prera në një ditë të vetme: lexohet ky numër, për shembull, në Historinë (1560) e frëngut Guillaume Postel, i cili mbahet për një nga mendjet më të hapura të shek. XV në marrëdhënie me turqit, njohës i mirë i legjislacioneve e i gjuhëve orientale etj. Diplomati Postel pati më se një herë të hyra e të dala në oborrin e Sulejmanit II duke u bërë kështu një dëshmitar sypamës. Në krye të një ekspedite ndëshkimore kundër arbërve, në vitin e Hegjires 943 (1537 me kalendarin tonë) Sulejmani II erdhi vetë në Arbëri. Ka historianë perëndimorë që për objektiv parësor të ekspeditës së atij viti dinë thjesht “pushtimin e Italisë”, pra njëfarë përsëritjeje të ekspeditës së vitit 1480-1481 që nuk e pati çuar dot deri në fund i gjyshi, Bajaziti II i pallës së Muzeut tonë. Kronikat anonime osmane e dëftojnë ndryshe objektivin e kësaj ekspedite: “Sulltan Sulejmani doli nga Stambolli në ditën e shtatë të muajit Zilhixhe të vitit të sipërpërmendur [943] dhe, me qëllim që të kryente një fushatë kundër vendit të arbërve [“Arnavud-ili”], mbërriti në Vlorë. Këtu mbërritën me anijet Hajredin pasha dhe Lutfi pasha dhe aty ata u takuan”. 
Ky Hajredin është i famshmi Barbarossa, i emëruar nga Sulejmani II “kapudan i detrave”. Me gjasë qe arbër, – “de Natione Albanese” e ka saktësuar Benedetto Ramberti në Libri Tre delle Cose de’ Turchi (bot. 1543), – por i bërë “osman”. Një arbër i bërë “osman” ishte edhe veziri Lutfi pasha, i emëruar për atë ekspeditë si komandant i flotës. Bënte pjesë në strategjinë luftarake të sulltanëve që në ekspeditat ndëshkimore kundër arbërve të përdornin kardashllarët e tyre ish-arbër. 
(“Kardashllarë” bën nga turqishtja shumësi i fjalës “kardash”: vëlla, e cila në shqipen e hershme nuk ka hyrë me kuptimin konkret, por “si ledhatim” për shokun, mikun, dashamirin, siç e ka saktësuar Dizdari te Fjalor i orientalizmave në gjuhën shqipe.) Këta ish-arbër përdoreshin rëndom në ushtritë e sulltanëve si fanatikë të egër kundër ish-vëllezërve të tyre, madje edhe kundër ish-prindërve të mbetur “kaurë”. Ish-arbër i bërë “osman” ishte edhe veziri i madh Ajaz pasha, i cili gjithashtu e shoqëronte Sulejmanin II në Arbëri gjatë asaj ekspedite ndëshkimore, siç e ka përshkruar historiani osman i gjysmës së parë të shek. XVII Sollakzade: “Në fund të muajit Muharrem të vitit 944 [9 korrik 1537] Sulltani mbërriti në Elbasan. Mbas kësaj zbriti në fushën e Vlorës, vilajeti i së cilës u pushtua krejtësisht dhe iu shtua vendeve të Perandorisë islame falë përpjekjeve, këmbënguljes dhe vullnetit të vezirit të madh Ajaz pasha, i cili ishte një arbër i rritur në tokën e Vlorës”. Po ajo Kronikë tregon edhe sesi flota osmane plaçkiti, dogji dhe rrënoi edhe Korfuzin dhe “disa ishuj të tjerë” përkundrejt bregut arbër, sado që banorë të të dyja brigjeve, korfjotë dhe himarjotë, qëndruan dhe luftuan. Dhe nuk mund të ishte ndryshe. Në ikje osmanët i mbushën anijet e veta me robër, të cilët i çuan në Stamboll, ku lëshuan thirrjen për shitjen e tyre “për tre florinj, për dy dhe për një”, siç i ka saktësuar deri edhe çmimet Kronika. “Do të të vras, por për të mirën tënde”, i thoshte Don Karlosit xhelati i tragjedisë së Schiller-it. Nuk dihet nëse, në atë rast, turqit e Sulejmanit II u kanë thënë viktimave në fjalë: “Po ju shesim si skllevër, por për të mirën tuaj”.  Te kronikani Ramazan-zade Mehmet Çelebi, i njohur si Nishanxhi, lexohet edhe “ndëshkimi” i arbërve të “vilajetit të Vlorës”: “Meqenëse malet e Vlorës ishin gjithmonë kurthe dhe vende strehimi të kryengritësve dhe meqenëse këta arbër kokëfortë bënin zullume […] u dërgua kundër tyre ushtria, e cila i ndëshkoi ata”. Dëftime për plaçkitjet, rrënimet, masakrat etj. të ekspeditës ndëshkimore të Sulejmanit II në Arbëri gjenden të regjistruara sidomos në një varg historianësh perëndimorë edhe të kohës, edhe të shek. XVII. Historiografi i Francës Gilbert Saulnier du Verdier, për shembull, e ka dhënë sak në Shkurtoren e historisë së tij objektivin e parë të ekspeditës ndëshkimore të vitit 1537: “Ai [Sulejmani II] nxori 200.000 luftëtarë në fushatë dhe sulmoi kryesisht të gjitha ato vende që ende zotëronte në Arbëri”. Edhe në Shtojcën nga Thomas Artus Sieur D’Embry për Historinë e turqve të Halkokondilit (1612) është pohuar objektivi i ekspeditës ndëshkimore të 1537-s pothuajse si te Kronikat anonime osmane: “Ai [Sulejmani II] erdhi në krahinën e himarjotëve ose arbërve, të cilëve donte t’u bënte luftë dhe të pushtonte atë pjesë që mbetej nga ajo krahinë”. Në Memoriet historike të kalorësit Giovanni Sagredo (1672) gjendet përshkrimi se si, gjatë ekspeditës ndëshkimore të Sulejmanit II, turqit e plaç- kitën territorin dhe e dogjën duke e bërë hi: “depredarono et incenerirono il territorio…”. 
Edhe Paolo Giovio e ka regjistruar ekspeditën ndëshkimore të Sulejmanit II në Arbëri në Historinë e tij (1555), ku ka shënuar edhe se si, mbas rrënimit dhe masakrës së Korfuzit, turqit e Sulejmanit II iu kthyen Butrintit. Aty, si bënë robër të gjithë banorët, e plaçkitën qytetin dhe e rrënuan në mënyrë mizore: “la terra fu crudelmente saccheggiata e disfatta…”. Njoftime më të hollësishme për ekspeditën e Sulejmanit II në Arbëri ka dhënë Andrea Marmora, kronikan dhe historian korfjot, në Historinë e tij të vitit 1672.  Korfjoti jo vetëm i ka njohur mirë vendet e ngjarjeve, por duket të ketë pasur për duarsh edhe burime më të bollshme lidhur me to. Andrea Marmora: “Sulejmani qëndroi në krahinën e himarjotëve disa ditë, me dëshirë që t’i shkatërronte ata popuj, të cilët u sillnin dëme të vazhdueshme vasalëve të tij aty përreth […]. Sulejmani dha urdhër që Ajaz pasha me komandantin e jeniçerëve të venin për t’i nxjerrë nga foletë e shpellave të tyre ato bisha, siç i quante ai, dhe të bënin mbi ta një të tillë kërdi aq sa të mos mbetej tjetër nga ajo farë njerëzish veç kujtimit që qenë shkatërruar”.  Te këta autorë përshkruhet dhe një situatë që kronikanët ose historianët osmanë në shërbim të sulltanëve – ata e kishin për detyrë të ngrinin në qiell çdo “padishah” të radhës – e kanë mbuluar me heshtje. Është fjala për qëndresën dhe luftën e himarjotëve dhe arbërve në përgjithësi, atyre që Sulejmani i Pllakës i quante “bisha”, për t’u bërë ballë ushtrive turke në atë ekspeditë. Sagredo ka treguar se si himarjotë dhe korfjotë qëndruan dhe luftuan duke bërë kërdi të madhe mbi armiqtë: “con non piccola strage degl’ inimici”. 
Cesare Campana në Shkurtoren historike të tij (1597) ka shënuar në mënyrë edhe më sintetike që Sulejmani II në Arbëri pësoi shumë dëme prej himarjotëve: “…in Albania, dove da Cimeriotti ricevè molti danni”. Deri edhe një funksionar të rëndësishëm të kampit të Sulltanit, një terxhuman ose përkthyes zyrtar të tij të quajtur Jonuz bej, himarjotët e zunë rob, kurse turqit e shpurës së tij “i shkuan në teh të shpatës”. Pa dyshim që Andrea Marmora është historiani i cili, në mënyrë të veçantë, e ka përshkruar qëndresën dhe luftën e arbërve të Himarës gjatë ekspeditës ndëshkimore të Sulejmanit II: “Por ndodhi e kundërta e asaj që ai [Sulejmani II] ëndërronte, sepse ata njerëz fort të shkathët, duke i sulmuar armiqtë herë brinjazi, herë përballë, herë në bisht, herë duke u tërhequr, herë duke u rënë ndesh skuadrave të mëdha të kalorësisë [turke], pa pësuar shumë humbje në radhët e veta, vranë në mënyrë të mjerueshme më shumë se 8.000 syresh dhe i detyruan të tjerët të tërhiqeshin me të katra, të tmerruar për fatin e zi të shokëve të tyre”.  Ndërkaq te ky historian gjenden edhe njoftimet për një akt që fshik kufijtë e heroizmit të himarjotëve dhe që ishte plani për ta goditur ushtrinë turke në zemrën e saj: “të vrisnin vetë Sulejmanin brenda shatorres dhe në mesin e rojave të veta”. Detyrën e mori përsipër Damjani, “një nga kapedanët e zotërimit himarjot”, me sa kuptohet një nga ata trima sykokërr tipikë të atyre anëve. Natën e Shën Jakut, që i bie më 25 korrik 1537, himarjotët e vunë planin në veprim. Por, me gjithë organizimin “jashtëzakonisht të mençur” të planit, kapedan Damjani i afruar fushimit të Sulltanit ngjalli dyshime tek Ajaz pasha. Isharbëri i bërë “osman” e ndaloi dhe ia doli të zbulonte planin e himarjotëve.  Kapedan Damjani u dënua “me një vdekje shumë mizore”, ka shënuar Marmora. Ngjarja e kapedan Damjanit është treguar, në variante me hollësi të ndryshme, edhe nga autorë të tjerë, si i përmenduri Thomas Artus në Shtojcën për Historinë e Halkokondilit (1612). Simbas letrave të një Ogier Ghiselin de Busbecq, ambasador i perandorit Karl V në oborrin e Sulejmanit mes viteve 1555-1562, kapedan Damjani u pat shtënë në dhé për së gjalli. Përfundimin e vet për këtë ngjarje pak të njohur në historinë e Arbërisë historiani korfjot e ka përmbledhur si vijon: “Kështu u shua ajo jetë që meritonte një përjetësi dhe, në një çast të vetëm, u shkatërrua ai mekanizëm që do të mund ta bënte të pavdekshëm emrin e himarjotëve në shekujt e ardhshëm”.  Themeluesi në historiografinë shqiptare i diplomatikës – disiplinës së studimit të dokumentit – Injac Zamputi, që u përkujdes të përmblidhte e të botonte burimet edhe për këto ngjarje, nuk ka qenë pajtuar me përfundimin e historianit korfjot. Përfundimi i Andrea Marmora-s afërmendsh që mban vulën e kohës, të shekullit XVII, duke e lidhur suksesin e luftës kundër pushtimit turk me vrasjen e një sulltani, vinte re Zamputi në një shënim të vetin, për të përfunduar: “Historia i bëri të pavdekshëm himarjotët dhe emrin e tyre edhe pse nuk qe vrarë me këtë rast sulltani”. 
Ndodhitë me himarjotë e me heronj si Damjani mundet të zënë fort pak vend në historinë e Perandorisë osmane. Mundet edhe të mos zënë fare vend. Por ne të sotmit nuk mund të shtiremi si marsianë, kinse nuk jemi qenie politike, por thjesht ashikë antikuariati. Në ballafaqime të këtilla nuk ka se si të mos lexohet edhe një tjetër anë e faqeve të historisë: ajo që ka të bëjë me qëndrimin e sotëm ndaj dukurisë sa historike aq edhe politike të ndeshjes së njeriut të lirë me tiraninë. Termi i moçëm tirani u rishfaq gjatë Rilindjes evropiane posaçërisht nëpër relacionet e ambasadorëve venedikas në oborrin e sulltanëve në orvatje e sipër për të përshkruar “regjimin sulltanor”. I pari regjistrim i termit haset në relacionin e ambasadorit Bernardo Navagero të vitit 1553, pra në vitet kur sundonte pikërisht Sulejmani II. Navagero dhe mbas tij të tjerë diplomatë synonin ta përkufizonin pushtetin njëpersonal, të konceptuar prej tyre si “fodullëk madhështor i të Parit”. Vinin nga një Republikë aristokratike dhe, për këndin e tyre të vështrimit, në vendet e pushtuara nga sulltanët qe çrrënjosur aristokracia tradicionale, ndërsa ngrihej artificialisht në vend të saj fundërria e shoqërisë duke e reduktuar dalëngadalë vetë shoqërinë në një nivel të përgjithshëm robërie. “Republikë skllevërish”, e përcaktonte më 1585 ambasadori Morosini duke mos gjetur term me të përshtatshëm.  Funksionarët, të lartë a të ulët, ngriheshin në detyra prej vetë të Parit dhe, edhe kur mund të mbërrinin majën e veziratit, mund të rrëzoheshin poshtë përdhunshëm po prej vetë të Parit. “Gjendja e tyre e mirëfilltë është tirania, dhuna edhe uzurpimi”, e përshkruante situatën e regjimit sulltanor ambasadori Lorenzo Bernardo më 1592, në kuptimin e një pushteti të marrë vetëm falë forcës dhe të mbajtur po vetëm falë forcës. Arbitrariteti në vjeljen e taksave dhe vënia e gjobave pa logjikë e pa arsye e bënte diplomatin Donà ta cilësonte regjimin sulltanor si “guvernë e mosarsyeshme”: “irragionevole governo”. Në një regjim të tillë të gjithë, përfshi edhe familjen e të Parit, jetonin si në një “mbretëri të frikës”, ngase sulltani ishte zot sa i pasurive të tyre, aq edhe i jetëve të tyre. Janë të shumtë shembujt nga sundimi i Sulejmanit II që përmenden në relacionet e diplomatëve venedikas. Falë historisë së tij ata kanë analizuar deri edhe ushtrimin e tiranisë, për hir të pushtetit, brenda familjes. Njëri nga bijtë e Sulejmanit II, Mustafa, si pati mundur persët, kthente fitimtar në kryeqytet ku përshëndetej nga ushtria me brohoritje të jashtëzakonshme. “Të jashtëzakonshme”, sepse Sulejmani II gjykoi se me të tilla brohoritje nuk qe përshëndetur as ai vetë. Duke mos e duruar këtë lavdi të të birit, dha urdhrin që princi të mbytej, kurse kufoma e tij të ekspozohej para asaj ushtrie që sapo e kishte brohoritur.  Ndërkohë kasneci thërriste: “Nuk duhet të ketë veçse një Zot në qiell dhe një sulltan në tokë, Sulejmani!” Dy ditë më vonë Sulejmani II helmonte edhe të birin tjetër. Përse? Sepse e kishte parë të lotonte për vdekjen e të vëllait. Të tretin, që ua mbathi këmbëve dhe u strehua te persët, ia doli ta fuste në dorë dhe atij ia hoqi kokën. Kurseu vetëm Selimin, ngaqë përndryshe nuk do të kishte se kujt t’ia linte trashëgim pushtetin. Po këta diplomatët venedikas a mos qenë burra më të mirë, do të pyesë ndonjë lexues nga ata që mendojnë se natën të gjithë maçokët janë të murrmë. Republika e Venedikut mund të ishte shtet “kapitalist”, në kuptimin e sotëm të termit, por nuk ishte fuqi “imperialiste”, për ata që ia dinë kuptimin konceptit imperium.  Dhe sidomos nuk ishte një tirani. Kreu i saj jo vetëm që zgjidhej nëpërmjet procedurash tejmase të koklavitura, por kishte imunitet po aq sa qytetarët e të tjerë të Republikës. Dogjën Marin Faliero, të dyshuar për tradhti të interesave të Republikës, Këshilli i të Dhjetëve e mori përnjëherësh në hetim, e gjykoi dhe e dënoi me vdekje. Ekzekutimi i tij në shkallët e Pallatit Dukal, në praninë e qytetarëve të mbledhur në sheshin e Shën Markut, shijohet sot në një tablo madhështore të Delacroix-së (1827). Dhe, sado që dogja plak iu dhëmbys zotit Lord Byron në tragjedi ose zotit Donizzetti në opera, te salla e portreteve të dogjëve në Pallatin Dukal ai edhe sot ekspozohet siç e i ka takuar nga historia: aty ku vjen radha kronologjike e portretit të tij është varur një pece e zezë me mbishkrimin “Këtu dukej të ishte vendi i Marin Falieros kokëprerë për krimin e tradhtisë”.  Të lexosh këto dhe plot tjera – nga njëra anë për himarjotët luftëtarë me kapedan Damjanin e tyre që ende s’ka vdekur i tëri, nga një anë tjetër për Sulejmanin e Pllakës me kardashllarët e tij – nuk ka se si të mos pranosh që leximi i historisë është i mrekullueshëm jo ngaqë të bën të paanshëm. Përkundrazi. As ngaqë të bën indiferent ndaj personazheve të saj të ndryshëm. Përkundrazi. Leximi i historisë të bën që disa personazhe t’i dashurosh, ndërsa disa të tjerë t’i neveritësh.
 
 (Gazeta Panorma  04.10.2015  )

19 September 2015

Traditën e Krishtërimit e dëshmon edhe origjina e katër Papëve shqiptarë

Papa Elefterios nga Epiri nga viti 175-189
Papa Shen Caius. Pape nga 17 December 283 deri me 22 April 296, Ilirian
Papa John IV shqiptar  Pape nga viti 640- ne 642

Papa John IV (640-642)
Papa John IV (640-642)
Papa John IV (640-642)
Papa John IV (640-642)
Pape Clement XI Albani nga viti 1700-1721
Papa shqiptar Saint Elentherius, përhapi biblën anembanë Perandorisë Romake 
Kisha e parë në Evropë e në botë u bë në Kosovë! “Papa John IV I (640-642). Ky papë gjatë papatit të tij ishte i vetëdijshëm dhe i ndërgjegjëshem për përkatësinë e tij kombëtare-shqiptare. Historikisht dihet se ky papë dërgoi edhe ndihma konsistente popullit të Dalmacisë, që ndodhej nën sundimin e serbëve dhe hordhive barbare” 

Nga Prof. Dr. Mehmet Halimi (anëtarë korrespodent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës)
Nga Prof. Dr. Daut Bislimi (Këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës)
TRADITËN E KRISHTËRIMIT E DËSHMON 
EDHE ORIGJINA E KATËR PAPËVE SHQIPTARË

Gazeta zyrtare e Vatikanit “Osservatore Romano” ne Rome ka publikuar artikullin e Gjovani Armillata me titull: Pape Clement XI and the Albani Familly, artikull ne te cilin gazetari italian ne fjale synonte te paraqiste nje biografi te shkurter te Papes Clementit XI dhe te familjes se tij, Alban, me origjine shqiptare, por pa lene te ze ngoje edhe emrat e tre papeve me te hershem, te cilet po ashtu ishin me prejardhje shqiptare, per te cilet deri me tani nuk kemi pasur njoftime. Historia jone ka permend vetem Clementin XI-Albani. Ndaj me kete rast gazetari italian Gjovani Armillata sjell si njoftim te ri dhe shume me rendesi per historine e krishterimit dhe traditen e popullit shqiptar ne kultivimin e kultures krishtere nder shqiptare edhe per tre pape, e keta ishin: Papa Saint Elentherius, i cili sherbeu gjate viteve (175-189) pas eres se re, i cili si duket ishte Papa i pare ne Vatikan me origjine shqiptare. Ky pape perhapi biblen anembane Perandorise Romake. Papa Saint Caius (283-296), njihet si papa i pare qe vendosi rregulla strikte te sjelljes hierarkike ndermjet peshkopeve te Vatikanit.

Ne periudhen e ushtrimit te papatit qendroi ne front nje nder sunduesit me te shquar te Perandorise Romake-Diokleciani. Papa John IV I(640-642). Ky pape gjate papatit te tij ishte i vetedijshem dhe i ndergjegjeshem per perkatesine e tij kombetare-shqiptare. Historikisht dihet se ky pape dergoi edhe ndihma konsistente popullit te Dalmacise, qe ndodhej nen sundimin e serbeve dhe hordhive barbare. Dhe papa i katert shqiptar Clementi XI (1700-1721), eshte papa me i vone me origjine shqiptare. “Sipas Osservatore Romano”, familja e Climent XI eshte pagezuar me mbiemrin “Albani”, pasi rridhte nga familja e zhvendosur ne Urbino te Italise, por qe kishte luftuar ne krah te Skenderbeut gjate cerekullit te rezistences ndaj okupimit turk. Papa Climenti XI pasi mesoi per origjinen e tij shqiptare, u interesua shume per rilindjen politike dhe fetare te atdheut te tij. (shih, “Bota Sot”, 25 gusht 2014, f. 22). Ne kete periudhe historike u konstitua “Këshilli i Parë Kombëtar Shqiptar” (1703), i cili u quajt edhe “Kuvendi i Arbërit”, ku u mblodh dhe u brumos pikerisht nga udhezimet klerikale ne lidhje me ceshtjet dogmatike, morale, kanunore dhe baritore. Gjithashtu, gjithmone sipas Osservatore Romano, Papa Clementi XI ka dhene nje kontribut te madh ne unifikimin e kishes, duke arritur nje rezultat pozitiv perkohesisht, dhe ne trojet shqiptare, ndersa njihet dhe per deshtimin qe pati ne orvajtje per konvertimin ne katolicizem te carit rus, Pjetrit të Madh (shih; “Bota Sot”, 25 gusht 2014, f. 22). Shenim: Etnologu yne i shquar, Kadri Halimi, lidhur me prejardhjen dhe origjinem e Papes Klemen- it XI, Albani, sjell disa te dhena interesante per bartjen e plisit te bardhe shqiptar me origjine ilire, si dhe per veshjen ilire e quajtur dalmatica, te cilen romaket e moren nga iliret. Ketu me posht po sjellim kete dhene sic e paraqet dhe e pershkruan etnologu yne ne fjale:”Nje kallezim popullor pohon se edhe pontifiku, papa ne Rome, mban plisin e bardhe te shqiptareve, perkatesisht te ilireve. Me te vertete dhe ca klerike te tjere katolike, varesisht nga rangu i tyre, mbajne kesula, te shumten te bardha me trajte gjysmesferike, te ngjashme me plisin shqiptar. Nuk mund te thuhet se ky besim popullor eshte i vertete. Por per krijimin e ketij kallezimi ka baze historike. Ky tregim ose kjo fare bindje te populli, sigurisht eshte formuar ne shekullin XVIII. Mbase kjo bindje mund te lidhet me nje fakt historik te vertete? Ne fillim te shekullit XVIII u zgjodh pape Klimenti XI, me prejardhje shqiptare per te cilin besohet te kete qene i fisit Kelmend. Me inisiativen e tij, me l7O3 u mbajt konziliumi i peshkopeve te Shqiperise, ku u mor vendimi qe literatura kishshtare te shkruhet e te perhapet ne gjuhen shqipe. Ne vitin I7II me inisiativen personale te papes Klimenti XI, ne shkollen e Montarios, ne Rome u themelua katedra per gjuhen shqipe (Hist. e Shqiperise, vell. i pare Tirane l959, f. 377) kur ketij fakti i shtojme te verteten se papa mban kesule te bardhe ne trajte plisi, atehere eshte e qarte se nga rrjedh kjo bindje e tradites ne popull. Edhe dic duhet shtuar. A thua eshte e mundshme qe romaket pas pushtimit te tokave ilire ne Ballkan, te kene pranuar dicka nga veshjet popullore te ilireve te asaj kohe? Indicje te ketilla kemi. Bie fjala, ne periudhen e sundimit romak, nje lloj kemishe ilire ishte bere pjese kryesore e veshjes se tyre popullore. Kete kemishe disa autore e identifikojne me kemishen romake te quajtur dalmatica (dalmatike). Kete kemishe romaket e moren nga iliret e fisit Dalmat per cka deshmon edhe emri i saj dhe hyri ne perdorim ne liturgjine kishtare te krishtere(A. Stipceviq, Iliret, Prishtine l967, f. 74). Ne kishe kjo u ruajt deri me sot, kurse ne popull jo, u hoq nga perdorimi aktiv”(Kadri Halimi, Zeja e qeleshepunuesve ne Kosove, ne vep. STUDIME ETNOLOGJIKE, Prishtine 2Oll, f. 2o6, 2o7). Mirepo, sipas mendimit tim edhe fustanella ka ngjashmeri parciale me kemishen dalmatika, e cila dikur kishte shtrirje gjeografike ne te gjitha trojet shqiptare, por ne fillim te shekullit XX, ajo u hoq nga perdorimi, duke gjetur perdorim vetem ne Toskeri. Lidhur me kete dukuri vlen te theksojme se sipas kujteses se Demush Hazirit nga fshati Zheger, ne fillim te shekullit XX, ne Karadak eshte bajtur edhe fustanella, te cilen e ka bartur edhe Idriz Seferi-Kreshniku i Karadakut. Kete e deshmojne edhe vete fjalet e Idri Seferit kur thote: “Kur jemi kone kacake, i kemi pase kta fistanat me kinla”(M. Halimi, E folmja e Karadakut, Prishtine 2OO8, f32). Ndersa sa i perket bartjes se plisi, ai ne disa treva u ndalua nga urrejtja e pushtuesve shoven: “Eshte interesant se shqiptaret e Bujanocit, te Presheves e te Kumanoves, madje edhe te Shkupit nuk mbajne me plisa te bardhe shqiptare, por viseve malore po. Ne vend te tyre gjithnje e me teper mbajne kesula te bera nga pelhura e zeze, te qepura e te ngjeshura me penj nga terzinjte. Trajta e tyre eshte gjysme sferike, e ngjashme me plisat e bardhe”(K. Hali, vep. cit. f. l5l) E gjendur ne nje situate presioni politik shteteror, popullata e trevave ne fjale filloi t’ i pershtatet mjedisit ne forme mimikerie. “Shkaqet e kesaj dukurie, te braktisjeve te plisave te bardhe ne keto vise, duhet kerkuar ne mikerine, ne adaptimin, ne pershtatjen me rrethin ku jetojne. Mimikeria u shfaq qe nga viti l9l2, kur ne Maqedoni hyri ushtria okupuese serbe dhe u intensifikua me dhune ne perioden l9l5-l9l7, kur keto vende u okupuan nga ushtria bullgare. Kemi te dhena se me l9l5-l9l7, autoritetet e atehershme ua ndalonin shqiptareve te mbanin plisa te bardhe prej leshi. Ne Prishtine, me l922, pushteti lokal u bente pengesa qeleshepunuesve, ndersa me l94l organet e pushtetit okupues bulgar, ne Shkup vrane nje qeleshepunues vetem per arsye se refuzoi ta mbyllte dyqanin, nga i cili popullsia furnizohej me plisa te bardhe”. (K. Halimi, po aty, f. l52). Keto porosi te hartuara dhe te shqiptuara mbi bazen e besimit ne zot, deshmon se cdo fe ka rregullat dhe parimet e veta njerezore. Shih nga ky aspekt ka lindur dhe eshte kultivuar edhe toleranca nderfetare brenda kombit tone, por edhe ne raporte nderkombetare. Imam Vehbi Ismaili, njeriu i fese dhe dishepull i tradites se tolerances fetare nder shqiptaret, ne vepren e vet Lutje thote: “Fete neper bote// jane sikur lulet ne kopsht// asnje s’eshte e kote// asnje s’hidhet poshte”. Do te thote, injorimet dhe perbuzja, urrejtja e mohimi e intoleranca sa eshte mekate aq eshte edhe jonjerezore NËNA TEREZE, NËNË E MBARË NJERËZIMIT, NOBELISTE PËR PAQË Nëna Tereze me origjine Shqiptare, e edukuar ne frymen humaniste, njerezore e paqesore, qe u erdhi ne ndihme varfanjakeve te Kalkutes se Hindise, ne mbeshtetje edhe te parimit te tri kushteve te mikpritjes e te ndihmes njerezore kombetare shqiptare, se shqiptari mikun, te varferin e pret: me zemer, e ambelson me goje e me fjale, e ndihmon me dore. Ky trekendesh parimor sa eshte kombetar, po aq eshte njerezor e paqesor, qe Nëna Tereze arriti njerezishmerine boterore, qe nga nje popull i vogel doli nje Nënë e Madhe, qe mund ta quajm edhe Nëna e Njerëzimit. Sepse ajo nuk beri dallime as racore, as kombetare e as fetare. Ajo cmoi vleren e qenies Njeri, madje edhe vete ne baze te parimeve humaniste, u be vlere njerezore dhe fitoi çmimin Nobel për Paqe. Ajo u be ikone e shenjte per besimtaret, u be vepra e Zotit ne Toke. “Ata jane te gjithe femijet e Zotit, te dashur dhe te krijuar nga e njejta zemer e Zotit”-u shpreh ajo. Ajo nuk u step dhe nuk u deshprua kurre, por luftoi me erresiren e primitivizmin, me skamjen e mjerimin, duke mos u ankuar e duke mos mallkuar: “Eshte me mire te ndezim nje qiri se sa te mallkojme erresiren” thoshte Nëna Tereze ose “Te bejme gjera te vogla me dashuri te madhe”-shpreh thjeshtesi, njerezishmeri e dashuri njerezore. Ndaj Nëna Tereze, ne radhe te pare si bije shqiptare krenohet e mburret se i takon popullit shqiptar, kurse si qenie njerezore, humaniste e paqesore, sot me te krenohen tere popujt e botes, mburret i tere njerezimi. Mesimet dhe porosite e Nënë Terezës jane nje testament i ri per njerezimin. Po ketu me poshte shprehjet me frymezuese dhe me prekese te saj (te huazuara nga “Bota Sot”, 28 gusht 2014, f. 20): 1. Folu butesisht njerezve! Tregoje miresine ne fytyre, ne sy, ne buzeqeshjen tende, u jep jo vetem kujdesin, por edhe zemren! 2. Ne s’mund te bejme dot gjera te medha, por vetem gjera te vogla me dashuri te madhe! 3. Nuk ka rendesi sa shume jemi te angazhuar te bejme, por sa shume dashuri investojme ne te! 4. Shoh Zotin ne cjdo njeri. Kur laj nje te semure meleber, ndjej se po kujdesem per Zotin ndjej se po kujdesem per Zotin. A nuk eshte kjo nje pervoje e bukur! 5. Te varferit na japin me shume sec u japin ne atyre. Ata jane njerez kaq te forte, duke jetuar dite per dite pa ushqim. Dhe ata kurre nuk mallkojne, as nuk ankohen. Ne nuk duhet t’u japim atyre simpatine, por duhet te mesojme nga ata! 6. Kam zgjedhur varferine per njerezit tane te varfer. Por jam e nderuar te marre Cmimin Nobel ne emer te urise, zhveshjes, te pastrehve, te verberve, te smureve, te atyre njerezve qe jane te padashuruar, qe nuk i do njeri, nuk kujdeset per ta. Njerezit qe ndihen te braktisur nga shoqeria dhe te refuzuar nga te gjithe. 7. Nese lluksi na rrethon, ne humbim shpirtin. Ne do jemi te afte te duam te varferit nese njohim varferine dhe jemi vete te varfer. 8. Nuk kam qene kurre me pare ne lufte, por kam pare urine dhe vdekjen. E kam pyetur veten se cfare ndjejne ata kur e bejne kete? Nuk e kuptoj. 9. Zoti do gjeje nje person tjeter me fisnik, me te devotshem, me te perkushtuar ndaj tij dhe shoqeria do vazhdoj. 10. Po prisja te isha e lire, por Zoti ka planet e Tij.

Përcolli per revisten elektronike ORA E SHQYPNISE nga Baki Ymeri, Bukuresht

12 September 2015

31 deputetë - pasuri me para të vjedhura ose dyshimta...OSCE

31 deputetë - pasuri me para të vjedhura ose dyshimta...OSCE

Deputetë shqiptarë të lidhur me mafian ruse dhe trafikun e drogës - Raporti sekret i OSBE:

Raporti i dytë i OSBE-së i publikuar në media flet për lidhje të deputetëve shqiptarë me mafian ruse dhe trafikun e drogës e krime të ndryshme.
Shumë prej këtyre informacioneve nuk kanë burim median pavarësisht se OSBE këmbëngul se raporti është për informacion të brendshëm për ato që qarkullojnë nëpër media.
Nga 31 deputetët biznesmenë të palarmentit shqiptar, të përmendur në raportin konfidencial të OSBE, mjaft prej tyre thuhet se e kanë ndërtuar pasurinë e tyre mbi aktivitete të dyshimta apo nga burime po të dyshimta ose të panjohura. Ata dyshohet se janë të përfshirë në trafiqe të paligjshme apo aktivitete të krimit të organizuar.
Raporti konfidencial i OSBE (Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë), që lapsi.al po e boton ekskluzivisht, flet me emra konkretë për deputetë e politikanë të të gjitha niveleve dhe të gjitha partive politike që dyshohen për lidhje kriminale deri tek grupet mafioze në vend dhe jashtë tij.
Ajo çfarë raportohet në këtë raport të hartuar nga njësia për çështje politike dhe publike e OSBE, është bazuar tek burimet e hapura, si internet apo gazetat dhe në disa raste në komunikimin direkt me njerëz të afërt me deputetët, politikanët në përgjithësi dhe persona që kanë akses në informacione të klasifikuara “Top Secret”.
Janë të dhëna që tregojnë se si deputetët e politikanët “tentojnë të ivestojnë në biznese fitimprurëse dhe të vështira për t’u gjurmuar, si ndërtimi, arsimi, industria minerare, hidrocentralet, shërbim shëndetësor, media apo pasuri të patundshme”.
Se si ata, “për të shmangur hetimet, pjesën më të madhe të të ardhurave kalojnë përmes filtrave të pastrimit të parave dhe i regjistrojnë në emrat e të afërmve apo bashkëpunëtorëve të ngushtë”.
Në pjesën e publikuar një ditë parë, raporti evidentonte rastin e kryeministrit Edi Rama, për të cilin thuhej se ka një pasuri prej afro 200 milionë eurosh, të cilën e ka investuar në kompani offshore në SHBA përmes vëllait të tij, Olsit.
“Pastrimi i parave -thuhet në raport- është një aktivitet shumë fitimprurës dhe për vite me radhë Shqipëria ka qenë një parajsë për krimin ndërkombëtar në këtë drejtim”.
Shumë nga biznesmenët e lidhur me aktivitete të paligjshme, krimin e trafiqet, kanë hyrë në politikë për të mbrojtur investimet e tyre, për të shtuar pasurinë duke përdorur pozicionin e tyre dhe për të marrë tendera publikë.
Ka një grup tjetër biznesmenësh të politikës, të cilët kanë ndjekur rrugën e kundërt. Ata janë bërë biznesmenë përmes aktivitetesh të fshehta, duke përfituar nga pozitat e tyre apo nga abuzimi me detyrën.
Është një zinxhir biznesmenësh, politikanësh e kriminelësh që investojnë për politikën për të ruajtur apo për të shtuar të ardhurat e tyre dhe hyjnë në politikë për të gjetur strehë.
Si shembull i kësaj, në raportin konfidencial të OSBE thuhet se, një burim pranë deputetit socialist Sadri Abazi ka pranuar se ai investoi 800 mijë euro në fushatën elektorale të PS në Dibër dhe i dha Partisë Socialiste 500 mijë euro të tjera që të gjente një vend të sigurtë në listën e kandidatëve për deputetë të vitit 2009. Dokumenti i OSBE e nis pikërisht me këtë deputet, një prej më të pasurve në Partinë Socialiste dhe me lidhje të forta me drejtuesit e saj. Por ai flet edhe për dyshime se një prej deputetëve më të fuqishëm të Partisë Socialiste është i lidhur me mafian ruse.
Sadri Abazi (PS): Aktivitetet kryesore të Abazit janë ne ndërtim, turizëm dhe prodhimin e duraluminit xhamit. Ai është pronar i Kompanise Usluga, një distributor kryesor i xhamit, duraluminit, materialeve të ndërtimit dhe hidroizolimit, investimit dhe zhvillimit të pasurive, arredimit e pronar i agjencive imobiliare dhe aktiviteteve te asiciuara. Ai pretendon se ka diplomë të IRU nga Akademia e Gjenevës, e cila në të vertete është një institut trajnimi (Unioni Ndërkombetar i Transportit Rrugor). Lidhjet e tij të forta me liderët e PS i kanë siguruar mbrojtje dhe fshehje të aktiviteteve kriminale të kompanive te tij. I krakterizuar nga një arrogancë ekstreme dhe një tendencë për shantazh, ai është gjothnjë nën shoqërinë e vëllëzërve të tij, te cilet janë shumë agresivë. Pasuria e tij përllogaritet në rreth 100 milionë euro.
Anastas Angjeli (PS): Pronar i Universitetit Mesdhetar. Babai i tij është me origjinë greke dhe karriera e tij politike është sponsorizuar nga lobi grek prej vitit 1992.  I përfshirë në aktivitete ekonomike me greqinë, thuhet se ai ka qenë i përfshirë në kontrabandën e naftës Greqi-Shqipëri-Jugosllavi në vitet 90. Ai ka qenë një prej sponsorve kryesorë të marrëveshjes mes Greqisë dhe Shqipërisë, e cila i garantoi një kompanie greke monopolin e depozitave te naftës në portin e Durrësit.
Agron Çela (LSI): Pronar i klubit të futbollit Vllaznia dhe ndërtues, tregtar karburantesh dhe pronar restorantesh. Thuhet se ka qenë një prej bosëve të kontrabandës së naftës me ish-Jugosllavinë.
Tom Doshi (PS): Ai mendohet se ëahtë një ndër njerëzit më te pasur të PS-së dhe si sponsori kryesor i fushatave elektorale të PS, agresiv dhe i dhunshëm (ai është përmendur në Raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA për goditjen e një gazetari në hotel Sheraton). Burimi i vërtetë i pasurisë se Doshit është i lidhur me trafikun e drogës, zhvatje dhe kontrabandën e naftës me ish-Jugosllavinë. Ka qenë i persekutuar gjatë diktaturës komuniste. Ka lidhje të forta me krerë të mafias në Shqipëri. Aktualisht thuhet se ai është pas disa kompanive të importit të barnave dhe ka aksione në më shumë se një spital privat. Sipas deklarimit të pasurisë në ILDKPI në 2010 ai përfitoi 4 milionë dollarë nga shitja e një kompanie farmaceutike. Të ardhurat i investoi më pas në pasuri të patundshme në Australi (ai ka nënshtetësi australiane), në blerjen e aksioneve në një kompani të tregtimit të naftës dhe të antibiotikëve. Sipas një kabllogrami të Ëikileaks të vitit 2009, Doshi ka një pasuri të deklaruar ne më shumë se 15 milionë euro dhe dyshohet për trafik droge.
Agron Duka (PR): Ish-Ministër i Bujqesisë me biznese në fushën e prodhimeve ushqimore, ndërtim dhe eksport-import. Dyshohet për evazion fiskal me shmangien e taksave në vlerën e rreth 30 milionë eurove. Thuhet se ka lidhje të forta me grupe kriminale ne Shijak, Durrës e Vlorë.
Mark Frroku (PKD): Në 2013 Frroku deklaroi 1.4 milionë euro të ardhura nga shitja e aksioneve të një kompanie bastesh. Media belge raportoi në janar 2014 se Frroku ishte akuzuar për vrasje dhe i dënuar me 10 vjet burg. Thuhet se Frroku ishte i lidhur me shfrytëzimin e prostitucionit, trafikimin e qenieve njerëzore dhe trafikun e drogës. Vëllai i tij, Arben Frroku, u akuzua nga autoritetet shqiptare për vrasjen e një oficeri të policisë. Hetimet po vazhdojnë, por fakti që identiteti i dëshmitarit kryesor u zbulua ndonëse ishte dëshmitar i mbrojtur, mund të jetë një dëshmi për lidhjet e forta të familjes Frroku. Në vitin 2013 media raportoi se Frroku i dërgoi një mesazh Jozefina Topallit deputetes së PD dhe ish-Kryetares së Parlamentit, sepse ajo e akuzoi atë për lidhje me krimin e organizuar dhe zbuloi se ai ishte i dënuar me 10 vjet burg.
Pirro Kapurani (LSI): I përfshirë në industrinë fasone dhe atë të ndërtimit dhe është pronari i hotelit më të madh në Korçë. Thuhet se ai milionat e para i bëri nga tregtia e paligjshme e arit.
Roland Keta (PD): Një nga bosët lokalë të minierave në Bulqizë. Keta shfrytëzoi mundësitë që i jepte posti i tij si Kryetar i Bashkisë së Bulqizës dhe kryetar i degës së PD-së për të marrë licensa të shumta, një pjesë të së cilave ai ua shiti kompanive të treta. Thuhet se ai është lidhur me grupe kriminale lokale dhe kombëtare, pasi industria e minierave, sidomos për sipërmarrjet e vogla, është një biznes në rrezik që kërkon “mbrojtje” nga dhe ndaj kriminelëve apo grupeve kriminale.
Koço Kokëdhima (PS): Një biznesmen nga qyteti i Fierit, me aktivitete kryesisht në Tiranë, ai është i fokusuar në ndërtim, media, telekomuniacion dhe tregtim të produkteve ushqimore. Supozohet se në mënyrë të dyshimtë privatizoi frigoriferin shtetëror në Durrës me çmime qesharake. Ai është pronar i gazetës Shekulli dhe i një televizioni privat. Lidhjet e supozuara me aktivitete kriminale janë kryesisht të lidhura me lejet e ndërtimit, pastrimin e parave dhe pasuritë e paluajtshme. Flitet për lidhje të dyshimta me interesa, biznese dhe mafian ruse.
Arben Ndoka (PS): Ka qenë i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni, pengmarrje dhe trafik droge në Itali dhe i dënuar me 7 vjet burg në Itali. Deklarata e pasurisë në 2012 përfshin dy apartamente me vlerë rreth 200 mijë euro secili, pasuri të patundshme në Lezhë (60 mijë euro plus 70 mijë euro truall) dhe një skaf me vlerë 20 mijë euro.
Gramoz Ruçi (PS): Sekretar i Përgjithshëm i PS, flitet për lidhje të vjetra me trafikantë droge dhe krimin e organizuar. Ruçit i është ndaluar hyrja në SHBA prej vitit 2005, për shkak të mospasjes së drejtë për të marrë vizë.
Ylli Shehu (PR): Shehu thuhet se pagoi 200 mijë euro për të qenë i pari në listën e Partisë Republikane si kandiat për deputet në Tiranë, përveç kontributit të tij për “shpenzimet elektorale”. Shehu nuk ka të shkuar në politikë. Ai ka studiuar për drejtësi (2006-2011) në Universitetin Kristal dhe në 2009-përpara se të mbaronte studimet (sipas CV-së së tij të publikuar në faqen e parlamentit)-ai nisi të punonte si ekspert ligjor në Prefekturën e Kukësit. Përveç një video të transmetuar në emisionin Fiks Fare ku Shehu mezi lexonte një deklaratë gjysmë faqje, nuk ka informacione të tjera rreth tij apo babait të tij, Vesel Shehut, në internet. Origjina dhe shtimi i pasurisë së Ylli Shehut është e panjohur, ndonëse Vesel Shehu, bazuar në informacione të marra në Kukës, thuhet se ka qenë i përfshirë në kontrabandën e duhanit me Kosovën dhe Malin e Zi.
Paulin Sterkaj (PS): Një ish-mundës profesionit me pak ose aspak edukim formal. Ai ka qenë pjesë e PD dhe u akuzua nga një mik për vrasjen e një politikani në Shkodër, disa vite më parë. Sterkaj pretendon të këtë interesa biznesi në hidrokarbure, restorante dhe ndërtim, por shumë pak dihet mbi aktivitetet e tij.
Astrit Veliaj (PD): Pasuria e Veliajt vlerësohet në rreth 50 milionë euro. Deklarimi i pasurisë në 2012: 36 pasuri të patundshme të blear mes 2003 dhe 2013 (me vlerë të pazbuluar) dhe 26 apartamente me vlerë rreth 3.9 milionë euro; 1 332 metër katrorë tokë në Tiranë me vlerë rreth 1.8 milionë euro: 747 metër katrorë tokë dhe një ndërtesë 1 264 metër katrorë në Tiranë (dhuratë nga një person i panjohur, vlera e përcaktuar), borxhe të dhëna 7 personave (4.4 milionë dollar). Edhe pse ka qenë mekanik përpara vitit 1990 ai u bë një biznesmen i suksesshëm në tregti dhe shërbime (1990-1995) dhe ndërtues (1995-2000). Nga viti 200 ai ka qenë president i Universitetit UFO dhe Klinikës Dentare UFo. Thuhet se Argita Berisha e Fatmir Mediu (kryetari i PR) kanë aksione në bizneset e Veliajt.
Fidel Ylli (PS): Ai është një ish-truprojë dhe nip i një zyrtari të lartë të Partisë së Punës së Shqipërisë. Dyshohet se nisi të bëjë para nga kazinotë dhe aktivitete ilegale të lidhura me mafian bullgare. Ai ka në pronësi grupin “House of Arts”, me vlerë rreth 5 milioën euro, grup që përfshin një restorant, dy bare, një stacion radioje dhe një kompani sigurie. Thuhet se ka aksione në disa kompani ndërtimi, por nuk e ka pranuar kurrë publikisht.
Në mbyllje të raportit thuhet se “është thuajse e gjithëpranueshme se shumë deputetë që parqiten si “biznesmenë” janë në fakt fort të dyshuar se kanë lidhje me krimin e organizuar. Këta individë janë tani në Parament, kanë imunitet dhe janë përgjegjës për të hartuar dhe miratuar ligjet që do ta çojnë Shqipërinë përpara në rrugën e integrimit Euro-Atlantik. Sjellja e sëmurë, me gjasë kriminale, e disa deputetëve shqiptarë është shqetësuese dhe nuk është shenjë e mirë për zhvillimet demokratike. Ka një pikëpamje të përgjithshme në Shqipëri se të gjitha partitë kanë deputetë të lidhur me krimin e organizuar dhe pranojnë para nga krimi i organizuar. Ky është një fenomen shumë shqetësues që ne dhe komuniteti ndërkombëtar duhet ta adresojmë në të ardhmen. Një pikë shprese, gjithësesi, është fakti se disa deputetë kanë filluar të kuptojnë se Shqipëria nuk duhet të ketë karaktere të tillë të pëfaqësuar në parlament. Se sa kohë do të duhet për t’i shkulur këta rufjanë nga pushteti, kjo është një pyetje tjetër. Tek e fundit, paraja është gjaku i politikës, dhe në një vend të varfër pa transparencë të financimeve të fushatave elektorale, kriminelët janë një burim i lehtë për fondet e fushatave.”
OSBE e ka pranuar ekzistencën e këtij raporti të hartuar rreth një vit më parë, por duke sqaruar se ai nuk përbën një qëndrim zyrtar të saj. Megjithatë, ai përbën padyshim një nga platformat mbi të cilat prej disa muajsh tashmë, ka nisur beteja për dekriminalizimin e politikës në Shqipëri. Angazhimi i madh i ndërkombëtarëve, krahas presionit të opozitës shqiptare, merr shkas edhe nga këto të dhëna tronidtëse që implikojnë emra të njohur të politikës dhe biznesmenëve politikanë. Data e raportit përkon me fillimin e kësaj beteje për pastrim, e cila mori një hov edhe më të madh pas ardhjes në Tiranë të ambasadorit të SHBA, Donald Lu.

12 shtator 2015

14 August 2015

Pjetër Gjoka, Artist i Popullit


PJETËR GJOKA
Artist i Popullit

Pjetër Gjoka lindi në Ulqin më 3 gusht 1912. Në moshën 4-vjeçare vendoset në Shkodër. Aktivitetin në teatër në lëvizjen amatore e filloi që vitet '30 në dramën “Dy princa dhe një vashë”, në Shkodër. Në vitin 1947 vjen si aktor në Teatrin Popullor, pasi kishte debutuar me Teatrin e Ushtrisë. Roli i parë ishte në komedinë “Tartufi”. Ka interpretuar rreth 90 role në këtë teatër, dhjetëra kryerole nga dramaturgjia botërore, ndërsa në skenë qëndroi 52 vjet rresht, duke interpretuar edhe i verbër krejtësisht. Në vitin 1961 është nderua me titullin e lartë "Artist i Popullit". Vdiq më 2 maj 1982.

Në vitin 2010, bashkia e qytetit i akordon titullin "Qytetar Nderi i Shkodrës".

Pjetër Gjoka: Aktori që luajti dy vjet në skenë pa dritën e syve
Shkruar nga Baxhul Merkaj

Pjetër Gjoka nuk është më. Ka shumë vite që televizionet shqiptare nuk japin më sekuenca filmike nga rolet e tij, por, megjithatë, autoriteti i gjeniut të skenës shqiptare ndjehet ende në korridorin e Teatrit Kombëtar, ku fotografia e tij shihej me kureshtje e respekt nga mijëra dashamirës të artit.
Kur vdiq Pjetër Gjoka, shumë aktorë të teatrit u shprehën: vdekja e tij është një legjendë, ngaqë ai do të jetojë me rolet e tij në kujtesën e brezave. Tani kanë kaluar më shumë se 32 vjet nga dita e vdekjes së tij dhe respekti për aktorin e madh është shumëfishuar. Pjetër Gjoka lindi në gusht të vitit 1912 në Ulqin. Në moshën 4-vjeçare vendoset në Shkodër. E ëma ka qenë nga Salca e Nikaj Mërkurit (Tropojë), ndërsa i ati nga Dushmani, Kurora e Dukagjinit.
Në vitet e para të rinisë u aktivizua shumë në atletikë, po kështu dhe si futbollist i skuadrës “Vllaznia”. Në vitin 1930 ka përfaqësuar vendin tonë në Lojërat Olimpike, në Greqi. Ai ka vendosur rekordin kombëtar në një apo trehapësh. Ky rekord është thyer në vitin 1964 për të rinjtë. Artisti i Popullit Pjetër Gjoka, këto ditë mbushi të 92 vjetët e lindjes së tij. Një jetë të tërë në skenë. Përjetoi 114 role, tipa, karaktere, jashtë lavdisë vetjake, por duke i dhënë përparësi suksesit të artit teatral. Tipat dhe karakteret e mëshiruara prej tij janë personazhe në proces zhvillimi të brendshëm psikik. Aktori i madh Pjetër Gjoka ka të përbashkët me kolegët e tij shumë cilësi, por ai ka të veçantat që do t’i shpalosim në këto shënime. Ishte viti 1976, zhvillohej festivali i teatrove dramatikë. Juria shpalli çmimet, çmimin e parë për aktorin më të mirë e meritoi Pjetër Gjoka. Ai u ngjit në skenë, ku e shoqëronte asistenti i tij. Aty, asistenti, pasi mori çmimin, ia drejtoi artistit. Pjetri zgjati duart, por ai ishte i verbër dhe nuk e gjeti menjëherë ku ishte kupa e fituesit dhe buqeta e luleve. Artëdashësit në sallë e kuptuan që ai nuk shihte nga sytë dhe e duartrokitën gjatë.

Artisti muzikant

Pjetër Gjoka merr pjesë në bandën e qytetit të Shkodrës, si vegël fryme përdorte kornon, kohë në të cilën djali i së bijës mbaroi shkollën në Gjermani për korno, i quajtur Gent Lazri. Por artisti ishte dhe këngëtar. Mësimet e para si këngëtar i ka marrë nga mësuesi prift, ku kohët e fundit u bë Kardinali i Parë i Shqipërisë Mikel Koliqi dhe drejtor shkolle në atë kohë ishte Patër Gjergj Fishta. Në këto kohë, në një bisedë, Mikel Koliqi është shprehur: “Pjetër Gjokën unë e kam pasur nxënës dhe ka qenë një tenor shumë i mirë. Tefta Tashko Koço zhvilloi në atë kohë një turne në Shkodër. Mbasi dëgjoi korin e kishës, i bëri përshtypje solisti Pjetër Gjoka. U njoh me të dhe e pyeti: “- A dëshiron të shkosh jashtë vendit në Itali për studime si këngëtar? Unë kam mundësi të të rregulloj!” Artisti u përgjigj: “Kam dy pleq në shtëpi, jam i vetëm, ata më kanë bërë kokën dhe kam detyrime karshi tyre. Ju falenderoj për kujdesin!”

Pjetër Gjoka në rininë e tij
Fillimet e punës së artistit në teatër

Qysh në vitin ’30 ka marrë pjesë në dramën “Dy princa dhe një vashë”, në Shkodër. Roli i parë ka qenë në “Një i vdekur”. Luante në një teatër amator, por dhe shokët e tij që ishin edhe ata amatorë, u futën në një bodrum dhe gjatë shfaqjes vendosën ta ngacmonin, duke e shpuar me një gjilpërë nga poshtë skenës. Skena e rolit të të vdekurit zgjati 15 minuta, ai nuk lëvizi, qëndroi si i ngrirë, por shokët e tij vazhdonin ta shponin, duke menduar se gjilpëra nuk kishte mbërritur në trupin e tij. Kur u mbyll perdja, ai nuk lëvizi. Pas pak u ngrit dhe tha: “Kujtoni se nuk e ndjeva, shihni vendin tërë gjak. Roli ishte i vdekuri dhe unë interpretoja të vdekurin...” Por shoqëritë kulturore atëherë lëviznin nëpër rrethe. Erdhën dhe dhanë shfaqje në Tiranë. Shfaqja quhej “Kthimi i Skënderbeut në Krujë”. Aty Pjeter Gjoka interpretoi rolin e plakut ’70 vjeçar, i cili dërgohet nga trimat e Krujës në Stamboll, t’i mbushte mendjen Skënderbeut për t’u kthyer në Shqipëri. Artisti ishte atëherë në moshën 23-vjeçare. Shfaqjen e ndoqën me interes shumë shikues, edhe familjet shkodrane që jetonin në Tiranë. Një vajzë që kish ardhur te xhaxhai i saj, kur pa shfaqjen familjarisht, tha: “Sa bukur që luan ai plaku”. Kushërira kthehet dhe i thotë: “Nuk është plak, por djalë i ri!” Ajo vajzë e re, mbas disa vitesh, Liza Gjoka, e cila në rininë e saj interpretoi Marie Stuart të Shillerit, bëhet gruaja e Artistit të Popullit Pjetër Gjoka. Ndaj, ai gjatë jetës së tij shpesh thoshte: “Një pjesë të suksesit tim ia dedikoj me gjithë shpirt bashkëshortes sime, Lizetës.” Aktori nuk u nda nga skena për 52 vjet. Hyrja në teatër atij i solli diçka të re, të panjohur më parë, të thjeshtë, të kuptueshme tek aktorët e asaj kohe, ku mbizotëronte teatraliteti, deklamacioni, loja jo e natyrshme. Kurse loja skenike e Pjetër Gjokës ishte e kuptueshme, jetësore, e qartë, e natyrshme, pa sforcime, kapej lehtë nga spektatori. Lojën e tij e pëlqenin jo vetëm aktorët e vjetër, të cilët shprehnin admirim, por edhe aktorët e rinj. Interpretimi i tij skenik ishte i besueshëm. Pjetër Gjoka hyri në Teatrin Kombëtar në vitin 1945, ku prezantohet me një rol te pjesa “Te fundërrinat” e Gorkit. Pjetër Gjoka ka ndihmuar në kuptimet dhe kristalizimin e fiziononisë së Teatrit Kombëtar.
Qysh në atë kohë admirohet nga spektatori dhe duartrokitet prej tij. Në rrugën e artit skenik vazhdon në rolet te “Guvernatori i provincës”, Makar Dubrov, “Halili dhe Hajria”, në rolin e Shpend Gjet Plakut. Në këtë figurë, Pjetër Gjoka e kërkon lirinë me thjeshtësinë popullore. Figurat e realizuara bukur artistikisht te “Revizori”, “Otello”, “Vajza e thinjur”. Rolet, artisti është përpjekur t’i interpretojë gjithmonë duke u nisur nga të dhënat individuale. Në rolin e muzikantit të varfër, ai evidenton thjeshtësinë e figurës, dashurinë e muzikantit për të birin. Figurën e Milerit tek “Intrigë e dashuri”, Pjetër Gjoka dha një baba me virtytet më të mira. Ky rol është ndër më të realizuarit prej tij. Artisti i popullit Pjetër Gjoka, spikati dhe në mjaft role edhe në kinematografi, në filmin “Tana”. I spikatur është roli i Tasimit, mjek i dëgjuar, por që ka mbeturina. “Në këtë rol, ai i jep rëndësi fjalës. Studimi i tekstit është i domosdoshëm për aktorin dhe ai s’duhet ta nënvleftësojë atë”, theksonte vetë artisti. Disa nga rolet e tij të tjera janë te “Hamleti”, “Borgjezi fisnik”, “Mbreti Lir”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe më vonë “Arturo Ui”, duke interpretuar me virtuozitet rolin e “Dog Zboru”. Koha kalonte, por aktori i madh nuk e ndërpriste lidhjen e tij me artin skenik.
Loja teatrale e tij ishte e përmbajtur, pa shpërthime dhe plot emocione. Ajo ishte brilante dhe kishte origjinalitetin e vet, ndryshe nga temperamenti impulsiv i artistit Naim Frashëri. Pjetër Gjoka ishte dhe mbeti artist me potencë dhe autoritet. Edhe pse doli në pension, punën s’e ndërpreu. Punonte në teatër, film dhe vinte vetë në skenë drama të ndryshme. Kjo ndodhi në Tiranë, Vlorë dhe së fundmi në Gjirokastër. Bashkim Kozeli, dramaturgu i njohur, rrëfen: “Ishte 1 maji i vitit 1982. Ai punoi bashkë me mua për inskenimin e dramës sime “Pyesni malet”, me trupën e Gjirokastrës. Punoi me mjaft shpirt dhe drama u dha me sukses. Unë e quaj një fat të madh rastin që më dha kjo dramë për të punuar me gjeniun e teatrit shqiptar“. Ndërsa Drita Pelingu, aktorja e njohur shqiptare, rrëfen: Pjetër Gjokën e kam pasur shok dhe regjisor. E Veçanta si regjisor ishte referimi i përhershëm ndaj shembujve jetësorë. Proceset të njohjes ai i caktonte rëndësi themelore, për furnizimin e kujtesës emocionale, pasurimin e bagazhit jetësor të aktorit“.

Verbimi

Regjisori Albert Minga, duke rikujtuar Artistin e Popullit Pjetër Gjoka, tregon: „Ishim duke xhiruar filmin “I treti”. Të gjitha përgatitjet ishin bërë gati. Regjisori urdhëroi: - Qetësi, fillon xhirimi. Skena: Gulielm Radoja do të ndizte cigaren gjatë bisedës. Artisti Pjetër Gjoka do të pinte cigaren dhe do të përgjigjej. Skena po shkonte mbarë, por, në moment, regjisori ndërpret xhirimin. “Zoti Pjetër - më falni, po në një zyrë luksoze, cigarja nuk shkundet në tavolinë, por në taketuke. Atë çast Pjetri kontrolloi përreth vendit ku e kishte vendosur më parë dhe ngaqë nuk e gjeti aty, iu përgjigj: Dikush e ka luajtur nga vendi ku e kam vendosur unë, sepse ngaqë nuk shikoj, i provoj gjërat disa herë që të mos turpërohem në xhirim?!“. Pikërisht atë çast, Guljelm Radoja pranoi gabimin dhe tha se lëvizjet në tavolinë i kishte bërë ai. Atëherë Pjetri e porositi: “Ju lutem, herë tjetër mos lëvizni asnjë objekt nga vendet ku i vendos unë. Ja po ju sqaroj. Unë vij një orë e gjysmë para jush dhe vendos objektet në mënyrë të tillë, që të mos ju pengojnë, ju e dini që unë nuk shoh...“ Kjo ishte njëra nga mbresat e kolegëve të tij artistë për mjeshtrin e madh të skenës shqiptare, që gjatë gjithë jetës së tij mbahet mend për korrektesën dhe zbatimin e disiplinës së rreptë në punë. Për këtë gjë, gjatë bisedës që zhvillova me të birin e tij, aktorin e Teatrit Kombëtar Gjovalin Gjoka, mësova për punën madhore të artistit P. Gjoka, se si punonte ai me rolin gjatë viteve 1975-1977, kur nuk shikonte. “Inçizoja rolin e partnerit si edhe rolin e tij në kasetofon. Kështu, ai përvetësonte tekstin”, shprehet Gjovalini.
Dhe pas dy vjetësh errësire, artisti bëri një operacion në Itali dhe drita e syve iu rikthye. “Sytë i pata të mbyllur, mjeku më hoqi fashot, me ra drita. I mbylla përnjëherësh se mos më ikte kjo dritë që më erdhi“, tregonte ai për këto momente emocioni të jetës së tij. Për këtë moment, Gjovalini tregon se familja e tij dhe i gjithë mjedisi artistik është gëzuar shumë. Pjetër Gjoka i kishte dobësi fëmijët. Çdo ditë shkonte te krevati dhe prekte mbesën e vogël, e cila në atë kohë ishte katër muajshe. Ai nuk e shihte dot fytyrën e mbesës, por pyeste gruan: Të lutem, më thuaj si i ka flokët mbesa!?… Dhe aty për aty përshkruante me imagjinatën e tij portretin e vajzës së vogël. Megjithatë, kur i erdhi drita e syve, u befasuan të gjithë. Ai nuk takoi asnjë nga ne, duke thënë: “Hapuni ju të gjithë, të parën do shkoj të takoj Aurelën, sepse atë nuk e njoh fare. Më keni thënë që është e bukur, prandaj më takon ta përqafoj“, u tha ai pjesëtarëve të tjerë të familjes. Dhe Gjovalini tregon se shkoi te krevati ku flinte, e puthi, dhe tha “Qenka ashtu si e kam imagjinuar”. Vetë Pjetër Gjoka, për artin skenik teatror, është shprehur: Punonim të gjithë qysh kur regjia hidhte platformën.
Në fillim lexonim veprën me kërkesat e regjisë, duke menduar e kërkuar për të gjetur skenat, ngjarjet, pra jetën e mëparshme të personazhit, gjersa hynte në dramë një jetë e ngjashme me këtë karakter. Kështu mendimi do dilte më i pjekur, më bindës, sepse aktori depërtonte në thellësi, psikologji, në formimin kulturor të heroit të vet. Nën drejtimin e regjisë theksonim që në tavolinë, replikat, nëntekstet, lidhjen me partnerin duhej të evidentoheshin qartë. Përveç lidhjes me partnerin, vendosnim lidhje të thella të brendshme me vetë figurën që interpretonim, hynim në mendimet dhe psikologjinë e saj të veçantë”. Ai është mes nesh, mbasi është i përjetuar me rolet e tij, në zemrën e njerëzve dhe duke e ndjekur nëpërmjet ekraneve televizive. Ndonëse kanë kaluar 102 vjet nga lindja e tij, njerëz të tillë si Pjetër Gjoka mbeten të pavdekshëm.



 Kur Pjeter Gjoka luante dramën e Skënderbeut para princit turk


Tiranë, nëntor 1937. Dhëndri i sulltanit “censuron” dramën shqipe. Edhe pse ai vit përkonte me 25-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, shfaqja e një drame shqipe në Tiranën mbretnore të pragluftës së Dytë Botërore, varej pikërisht nga një princ turk. Me sa duket, turqit “kërkonin” të mos ngrihej lart Skënderbeu, edhe pse shumë shekuj kishin kaluar nga vdekja e tij. Në fakt, pjesa censurohej për shkak të vizitës së tij në tokën që vendi i tij e pati mbajtur nën sundim për shekuj me radhë.
Me sa duket, oborri mbretnor shqiptar mendonte se për turqit, Shqipëria ishte akoma plagë që dhemb. Drama “Kthimi i Skënderbeut në Krujë” ishte planifikuar të jepej dy herë. Në orën 17.00 për qytetarët dhe në orën 20.00 për Mbretin, personalitetet e larta dhe të ftuarit. Premiera e saj do të shoqërohej me peripeci të shumta që, akoma edhe sot janë të freskëta tek ata të paktë shikues që kanë ngelur akoma gjallë. Peripecitë, siç tregonte aktori Pjetër Gjoka që në dramë kishte rolin e plakut Llesh, ishin të lidhura me ardhjen në Shqipëri i ftuar nga Mbreti Zog, të dhëndrit të pallatit të sulltanëve, princit turk Habib. Trupës teatrale amatore iu kërkua të jepte shfaqje para mbretit, qeverisë dhe “mikut të nderuar”, vetëm me një kusht, që shfaqja t’i nënshtrohej censurës. Ky është një detaj që na shfaqet në monografinë “Pjetër Gjoka, 52 vite në skenë”. E botuar nën kujdesin e djalit të aktorit të madh, Gjovalin Gjoka dhe nipit Gjovalin Çuni, libri sjell momente të panjohura nga jeta dhe karriera e aktorit shqiptar. Në të na parakalojnë, heronj, luftëtarë, kujtime, të pathëna dhe momente mjaft interesante, të lidhura me jetën e artistit, regjisorit, aktorit dhe tenorit Pjetër Gjoka.

Pjetri fëmijë
Ulqin, 2 gusht 1912. Luçija e Ugashëve do të lindte një mashkull aq të pritur në familjen Gjoka, Pjetrin. Në vitet, kur qyteti po dilte nga korniza e qytetit-kështjellë, djali i Gjokajve do të kalonte tri motet e parë të jetës. Familja e tij do të vendosej në Shkodër në vitin 1915. Shkodra i priti me shi. Aty do të fillonte jeta e atij që më vonë do të ishte “Artist i Popullit”, Pjetër Gjoka. Ja si e kujtonte vite më vonë aktori ardhjen e tij në Shqipëri. “Edhe sot, në këtë moshë i ndjej ato currila të ftohta, që si një dorë e hekurt më kalonin nëpër fytyrë, me një ledhatim të ngrirë, të akullt, sikur donin të mbytnin të qarën time për bukë”. Mësimet e para do t’i merrte në shkollën e Françeskanëve në të njëjtin qytet dhe profesor do të kishte At Gjergj Fishtën, me të cilin do të kishte shumë kujtime. Një ndër ta është ai që i përket ditës ku Pjetri i vogël, pas mësimit kishte shkuar të lahej në lumin Kir dhe ishte hedhur nga ura e tij. Atëherë, siç do të rrëfente vetë ai, Fishta që nuk i bëhej fjala dysh, i kishte bërtitur dhe e kishte bërë t’i vinte gishtin kokës. Pjetri pati lindur pak muaj para se shteti mëmë të shpallte pavarësinë. Vite më vonë ai do të shprehej: “Unë e prita shpalljen e Pavarësisë me pelena. Nuk e di nëse qaja apo qeshja atë ditë. Por, tani më duket se do kem qeshur më shumë se qarë.

Kujtimet
Në jetën e tij artistike, Pjetër Gjoka ka qenë edhe muzikant edhe aktor. Si i tillë, janë të shumta pjesët që ka vënë në skenë. Nga dramat e shkruara nga kryemjeshtërit e letërsisë shqipe, më e mira për kremtimin e përvjetorit të Pavarësisë, në nëntorin e vitit 1945-ës është tragjedia “Juda Makabre” e shkruar nga At Gjergj Fishta. Me një subjekt të marrë nga Bibla, ashtu siç nënvizonte edhe Zef Zorba tragjedia “ishte fund e krye akuzë ndaj çdo lloj pushteti e çdo tradhtie ndaj atdheut, i përshtatej çuditërisht dallgëve të situatës politike nëpër të cilat po përshkohej kombi”. Për këtë, artisti Gjoka do të shprehej: “Ishte e përshtatshëm për rastin tonë, por ne donim që ashtu si teksti i dramatizuar të kishim jo një muzikë të huaj, por një muzikë të krijuar posaçërisht për ngjarjet dhe heronjtë e veprës së Fishtës”. Për të realizuar këtë, një grup artistësh shkodranë bënë të pamundur dhe liruan nga “burgu-shtëpi” Prenkë Jakovën, i cili ishte i vetmi që mund ta bënte muzikën. Përgatitjet për ta vënë në skenë atë nuk do të kalonin pa rënë në sy nga organet e sigurimit të shtetit. Filluan kërcënimet indirekte ndaj iniciatorëve. Për këtë Pjetri kujtonte: “Në një natë me stuhi shiu dhe ere, në shtëpinë time trokiti një njësi e Sigurimit të Shtetit. Gjatë pyetjeve që më bënë për të provuar identitetin tim dhe për të vërtetuar se ku dhe me kë e kisha kaluar kohën, rezultoi se gjithë ditën deri natën vonë, kisha qëndruar në mjediset ku punohej për melodramën”. Situata e tendosur politike e kohës bëri që leja mezi të merrej nga Ministri i atëhershëm i kohës Sejfullah Malëshova, “ithtar” i Fishtës. Por edhe pas kësaj, shfaqja do të ndalohej nga regjimi komunist. Pas shumë përpjekjesh premiera e shfaqjes të jepej më 28 nëntor 1945 në sallën e kinema “Rozafat”. Kundrejt kërkesave për ta përsëritur shfaqjen, erdhi vendimi komunist “ndal”. Fundi i kësaj shfaqje, ku Pjetri luante priftin, shënon fundin e aktivitetit vokal të Pjetër Gjokës.

Princi turk dhe Skënderbeu
Një tjetër rol i suksesshëm i Pjetrit do të ishte ai i Lleshit tek drama “Kthimi i Skënderbeut në Krujë”. Drama e realizuar në vitin 1937, vihej në skenë me rastin e kremtimeve të 25-vjetorit të pavarësisë. Pjetër Gjoka luajti me sukses përkrah Loro Kovaçit, në rolin e Skënderbeut. Lleshi do të shkonte në Stamboll t’i mbushet mendjen Skënderbeut të kthehej në Shqipëri. Roli mishëronte në vetvete urtësinë popullore. Në të shkriheshin njëra me tjetrën ngrohtësia dhe ashpërsia. Shfaqja e organizuar nga Loro Kovaçi, pas suksesit të madh në Shkodër, ditën e 28 Nëntorit, do të jepej në Tiranë, që ato ditë festive ishte mbushur me trupa amatore. Drama ishte planifikuar të jepej dy herë, në orën 17.00 për qytetarët dhe në orën 20.00 për Mbretin, personalitete dhe të ftuar. Premiera e saj do të shoqërohej me peripeci të shumta që, akoma edhe sot janë të freskëta tek ata paktë shikues që kanë ngelur akoma gjallë. Peripecitë, siç tregonte Pjetri, ishin të lidhura me ardhjen në Shqipëri i ftuar nga Mbreti Zog të dhëndrit të pallatit të sulltanëve, princit turk Habib. Trupës teatrale amatore, iu kërkua të jepte shfaqje para mbretit, qeverisë dhe “mikut të nderuar”, vetëm me një kusht, që shfaqja t’i nënshtrohej censurës. Në mëngjes erdhi për të parë shfaqjen vetë ministri i brendshëm i Zogut, Musa Juka së bashku me nëpunësit e tij. Mbasi e panë ata bënë disa vërejtje. Iu thuhej se nëse donin të shfaqnin të hiqej akti i katërt, si edhe disa copëza nga i dyti, në mënyrë të veçantë çdo fjalë fyese drejtuar turqve. “Ne nuk duhet të ofendojmë e të zemërojmë mikun tonë të nderuar, zakoni nuk na e kërkon një gjë të tillë”, – kishte thënë Musa Juka. Pas replikave të Loro Kovaçit, ministri Juka i nervozuar bërtiti: “Ta bëni si them unë, ndryshe do t’iu burgos të gjithëve. Duke e njohur mirë vlerat dhe huqet e bashkëqytetarëve të vet, Juka teksa largohej i zemëruar pëshpëriti: “Mirë jepeni vetëm për popull, ne s’na prish punë kjo”. Pika kulminante e saj ishte momenti kur plaku Llesh (Pjetri), me ardhjen e Skënderbeut në Krujë, ulte flamurin turk dhe ngrinte atë shqiptar. Kjo bëri që spektatori të kalonte në delir e të thirrte “Rroftë Shqypnija”.

Rolet
Një tjetër dramë tek e cila do ndalemi për të treguar një tjetër moment interesant, është ajo me titull “Dy princa për një vashë”. Një dramë me tre akte ajo u shkrua dhe u vu në skenë nga Henrik Lacaj, më 26 prill 1939. Drama krahas subjektit dhe interpretimit shënon edhe daljen për herë të parë në skenë të një vajze, Maria Markut, që interpretonte në një trupë me meshkujt. Mbi këtë event të skenës shqiptare, Pjetri tregonte se “në prova asistonin të gjitha gratë e aktorëve, për të mos lënë Marijen vetëm, kurse regjia, njërën anë të skenës do t’ia linte asaj për hyrje dhe dalje, duke mos lejuar asnjë aktor të shkonte nga ajo anë. Megjithëse në monografinë e A. Skanjetit nuk është pasqyruar pjesëmarrja e Pjetër Gjokës në dramën “Dedë Gjo Luli”, përmes kujtimeve të tij personale ne njihemi me realizimin e rolit kryesor të pjesës nga Gjoka. Ai kishte rolin e Dedës, një realizim i bazuar tek njohja e thellë e kësaj figure. Mesa dramave të shfaqura nga shoqëria “Bogdani” është edhe “Drejtësia cigane” e përkthyer siç ishte bërë zakon të cilësohej në atë kohë lirshëm nga Pjetër Gjoka dhe Kolë Çuni. Fletorja ku është shkruar drama, është ruajtur në familjen e aktorit Pjetër Gjoka, me shkrimin origjinal të tij. Ai do të interpretonte edhe rolin e Zabelinit në “Orët e Kremlinit”. Në arkivin personal të Pjetër Gjokës ndodhet edhe një fletore, që ndonëse e zverdhur nga koha, dallohet data 24.10.1957. Me një shkrim dore është hedhur në këtë fletore roli i Zabelinit, ndërsa katër fletë përmbajnë shënime që kanë të bëjnë me realizimin e shfaqjes, ku nuk mungojnë vlerësimet e vërejtjet për çdo rol. Por aktorit, rolet e shumta si malësor i veriut, me kalimin e kohës duket se e shqetësuan. Për këtë ai do të thoshte: “Jam kundër stamposjes së aktorit. Thonë se unë jam i prerë për rolet e malësorëve, por këtë nuk e pranoj. Më pëlqen të thyej vetveten. Nuk ka gjë më të keqe për aktorin kur e prefetishizojnë…”. Ai njihet si një ndër aktorët që ka interpretuar role, edhe pse ishte i verbër. Në Festivalin Kombëtar të teatrove ai do të merrte pjesë me rolin e Pilos, tek pjesa “Shënomëni edhe mua”. E mori atë rol me dëshirë të madhe, i vetëdijshëm për vështirësitë që i sillte verbëria. Në një situatë të tillë, Gjoka do të thoshte se është fatkeqësi e madhe të mos dish të lexosh, por fatkeqësi më e madhe qenka kur di dhe nuk mundesh”. Nga monografia “Pjetër Gjoka, 52 vite në skenë” ne kujtojmë për fat të keq, se kur ai u nda nga jeta, me vete mori edhe një peng. Në ditët e fundit të jetës, i tërhequr pas figurave kombëtare, e tërhoqi shumë monologu i Ismail Qemalit mbajtur ditën e Shpalljes së Pavarësisë. “Pas dy vjetësh është 70-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë. Edhe unë për koincidencë mbush atë vit, 70 vjeç. Kam një ëndërr si aktor. Të luaj Ismail Qemalin. Me siguri atë vit, do të ketë film apo dramë për të…” Ëndrra mbeti ëndërr, një vegim i këndshëm, i parealizuar, sepse ai u nda nga jeta më 2 maj 1982.

Nga Fatmira Nikolli 

GazetaShqiptareOnline me 9 korrik 2009