Politika po loz në mënyrën më të shëmtuar
me ndjenjat atdhetare të shqiptarëve. Trumbetojnë në elektorat se do bashkohemi
dhe nuk bëjnë asnjë veprim real për bashkim ekonomik e kulturor, për të cilat
nuk ka asnjë ndalim dhe nuk i pengon askush. Pastaj si e shohin që gënjeshtra e
tyre është trashur diç si tepër sa njerëzit i përqeshin, i fusin një frenim
duke thënë se do të bashkohemi në Europë. Hane Shan hane Bagdat. A thënë shul
shqip: pordhë politike me rigon. Këta duan të na mbushin mendjen se kur ti dalin
hallës qimet do ta quajmë xhaxha. Kësisoj u përdrodh fjala sërish e pafundesish prej
qeveritarëve tanë. Si nuk u fa me rrena ky popull...
Nga Kolec TRABOINI
Një gjë nuk kuptohet, se si Shpëtim
Idrizi me partinë e vet PDIU, tashmë bashkuar në aleancë me qeverisjen e majtë,
do të realizojë programin e vet i cili është ende i paqartë nëse
është program atdhetar, politik apo ekonomik. Po fundja le të supozojmë
që u arrit një marrëveshje greko-shqiptare për pronat e pronësitë e çamëve, në
këtë rast ky Idrizi me partinë e vet do të lëshojë Shqipërinë e do të shkojë në
Çamëri si shtetas grek apo jo? Po Greqia, anipse pjesëtare e BE, nuk e pranon
dyshtetësinë. Si i bëhet atëherë, sepse kryetari, apo ata anëtarët e
PDIU-s, nuk mund të konsiderohen më shtetas shqiptarë nëse shkojnë në Greqi.
Greqia jo me kot e ka bërë këtë ndalim të dyshtetësisë, që tu presë rrugën
çamëve të vendosur në Shqipëri për kthim, por edhe të shuaj përfundimisht
mundësitë e arvanitëve arbërorë që të kenë edhe shtetësinë shqiptare të
origjinës së tyre. Aristidh Kolës i është dhënë shumë vite para se të vdiste
shtetësia shqiptare, por ai nuk mund ta aplikonte se atë donin greket, ta
konsideronin të huaj dhe ta zbonin nga Greqia, por meqë Aristidh Kola nuk ua
dha këtë mundësi dhe ua dogji kartat, hienat e Athinës gjetën rrugë tjetër, e
vranë. Kam shkruar dhe më parë se shfrytëzimi i kauzës çame, e jo vetëm
çame por edhe atdhetare kombëtare, për karrierë politike në Shqipëri ka
një problem jo pak të vogël. Kryekreje është spekulativ një mashtrim për
përfitim. Politika po loz në mënyrën më të shëmtuar me ndjenjat atdhetare të
shqiptarëve. Trumbetojnë në elektorat se do bashkohemi dhe nuk bëjnë asnjë
veprim real për bashkim ekonomik e kulturor, për të cilat nuk ka asnjë ndalim
dhe nuk i pengon askush. Pastaj si e shohin që gënjeshtra e tyre është trashur
diç si tepër sa njerëzit i përqeshin, i fusin një frenim duke thënë se do të
bashkohemi në Europë. Hane Shan hane Bagdat. A thënë shul shqip: pordhë
politike me rigon. Këta duan të na mbushin mendjen se kur ti dalin hallës qimet
do ta quajmë dajë. Kësisoj u përdrodh fjala sërish prej qeveritarëve
tanë këto ditë në Prishtinë në përurimin e shtatores së Ismail Qemalit.
Po le të kthehemi tek Shpëtim Idrizi me
partinë e tij PDIU të cilët duhet ta kenë të qartë se, o do të ndjekësh kauzën
e kthimit në trojet e të parëve dhe të lëshosh karrieren politike në Shqipëri,
ose do të vazhdosh karrieren politike në Shqipëri si shtetar shqiptar dhe
rrugën për kthim në Greqi e ke të mbyllur. Pra cilës kauzë i përmbahet, asaj
ekonomike apo politike, sepse nuk janë në një linjë. Këtë ai nuk e ka
specifkuar në asnjë rast. Madje, në reagimin e fundit të PDIU-së bëhet me
dije se zgjedhja e kryetarit të kësaj force si nënkryetar i Kuvendit është bërë
në parim me Frymën e Traktaktit të Miqësisë, pa na dhënë të kuptojmë se çfarë
lidhje ka çeshtja çame që mbron partia e Shpëtim Idrizit me traktatet e shtetit
shqiptar me atë grek dhe si na qënka zgjedhur ky nënkryetar në Kuvendin tonë në
përputhje me traktatet shqiptaro-greke. Ja dhe deklarata e PDIU: “PDIU e ka
bërë të qartë njëkohësisht se është në favor të marrëdhënieve miqësore me
Greqinë, në respekt të parimeve të njohura të sovranitetit, mosndërhyrjes në
punët e brendshme të njeri tjetrit, të sanksionuara mes të tjerave dhe në
Traktatin e Miqësisë midis dy vendeve tona. Edhe votimi i zotit Idrizi
është brenda kësaj fryme miqësie dhe bashkëpunimi, me Greqinë, me fqinjët tanë,
me gjithë aleatët tanë strategjikë.”
Fjalë të mëdha e gurët në trastë. Kur ti
të kesh tërë këtë tirandë respektesh me frazeologji standarde atëherë çfarë
kërkon si forcë politike? Po çeshtja çame ku është. Pse është formuar kjo
parti? Kjo vërtetë i ve vulën gjithçkaje. Kjo parti kohë më parë, në nëntor
vitin 2013, në qindvjetorin e Konferencës së Ambasadorëve në Londër që i
copëtoi trojet shqiptare, u paraqit në metingje me platformë
të bashkimit të Çamërisë me Shqipërinë. Vunë hartën e bashkimit ( duke
përfshirë Çamërinë) te ura e Lanës, aty ku Bulevardi “Gjergj Fishta” kryqëzohet
me rrugën “Sami Frasheri” që qëndroi gjatë gjithë vitit 2013. Si mund të kesh
këtë platformë bashkimi kombëtar dhe në të njëjtën kohë të respektosh gjitha
ato parime që na i radhisin sot e që në thelb shprehin një mohim total të
programit fillestar e retorikes atdhetare përbashkuese tashmë e harruar prej
tyre.
PDIU shkon deri atje në deklaratën
e vet sa thotë se kjo parti nuk është irredentiste dhe i këput një frazë të
përgjithshme që nuk thotë asgjë: “Ne jemi për sinkronizimin e axhendës tonë kombëtare
me atë perëndimore dhe e shohim Bashkimin kombëtar të lidhur me integrimin
evropian.” Puf! Kjo po që është bashkim. Një bashkim ku shqiptarët në trojet e
veta do të ndjehen si turistë.
Po si do ta bejë Bashkimin Kombëtar
Shpëtim Idrizi me partinë e tij dhe cilat do të jenë këto “ sinkronizime”? Çfarë
bashkimi kombëtar kërkon ai. Si do ta bejë? Kërkon kthimin në Greqi me të
gjitha të drejtat që ua kanë mohuar por që u takojnë si qytetarë greke, a
çfarë? Pra kemi një çeshtje çame, kemi nje kastë politike që e lakon si çeshtje
por nuk kemi asnjë platformë bindëse dhe realisht të mundshme për tu zbatuar.
Politika është arti i të mundshmes. Nuk është arti i vetgënjimit a shfaqje
cirku me prestigjiatorë, por i gjetjes së mundësive për të arritur disa qellime
ekonomiko-shoqërore apo kombëtare. Pra cilës kauzë i përmbahet Shpëtim Idrizi?
Fundja ta dimë edhe ne të dëbuarit nga trojet e të parëve tanë si të veprojmë
me rastet analoge në të gjitha trevat shqiptare mbetur peng i vitit 1913. Të
bëjmë edhe ne parti që kur të bashkohemi në Europë të hyjmë politikisht në
trojet e të parëve tanë jashtë Shqipërisë. Apo, mos o Zot, karriera
politike i ndihmon këta krerë partish për të rregulluar veten e rrethin e
ngushtë dhe kauza e kthimit në Çamëri mbetet thjesht një retorikë për të marrë
votat e shqiptarëve pasardhës të popullsisë çame, e cila është zbuar me një
gjenocid të vërtetë. Po këtë gjenocid a do ta parashtrojë për dëmshpërblime që
Greqia e ka për detyrë t’i japë, siç edhe ajo vetë u kërkon gjermaneve. Mirëpo
Greqia nuk ka vepruar më pak ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë sesa
nazistët gjermanët kanë vepruar ndaj grekëve. A e ka dërguar Shpëtim Idrizi
çeshtjen çame dhe gjenocidin grek ndaj shqiptarëve në instancat ndërkombëtare?
Çfarë ka paraqitur para tyre apo mbetemi me fjalime mitingjesh partiake dhe
Shpëtim Idrizi bën karrierë politike në emër të popullsisë shqiptare të
Çamërisë. Nëse pretendon të jetë atdhetar me shpirt e program e jo për
demagogji politike, atëherë të mbahet pas platformës të Bashkimit të Çamërisë
me Shqipërinë e këtu retorikat për integritet e sovranitet të Greqisë( mbi
trojet shqiptare që ajo ka pushtuar në 1913) mbetën të konsiderohen vetëm
lavazhe.
Të thuash se ne shqiptarët,
që na kanë ndarë në pesë shtete në Ballkan si të ishim një popull muhaxhirë, do
të bashkohemi në Europë e jo me njëri-tjetrin në një shtet të përbashkët, është
si të fshihesh pas gjethes së fikut. Prandaj ngado që ta shohësh nuk mund të
konsiderohet kauza e tij personale për karrierë një përkushtim atdhetar. Ngado
që ta vërtitësh retoriken e tij dhe të partisë që drejton PDIU, me atë që
shkruajnë e thonë është në fund të fundit një kauzë pronash në aparencë dhe
karrierë politike në thelb. Me këtë program të cungët ai nuk del dot nga sfera
e interesave të ngushta të një njeriu apo një grupimi dhe nuk ka në
asnjë sens kontacionin e një qëllimi kombëtar për bashkim. Retorikat e
atdhetarizmit, bashkimit kombëtar e tjera si këto në gojën e mjaft politikanëve
e pushtetarëve janë si tu japësh votuesve shqiptare nga një karamele me
mbështjellëse atdhetare e le të mbllaçiten sa të duan duke parë endrra në
diell, sepse kësisoj është e aspak ndryshe shpikja e shpifur se bashkimi
kombëtar do të bëhet në Europën e Bashkuar.
Disa nga shkrimet në blogun Traboini-esé:
Bashkimi Kombëtar në Europë - një lojë tragjike me shqiptarët-nga Kolec Traboini
Shteti politik përndryshe makiavelistët tanë/ K.Traboini
Martesa e Motres Tone Idromeno-Skanjeti/ Kolec Traboini
Ministrja talibane e kulturës/ Kolec Traboini
Demokracia komuniste e Shqipërisë/ Kolec Traboini
Intervistë e foto e At Fishtës me shkrimin e tij/Traboini
Zbulimi i fotografisë se Faik Konicës në Boston/ Traboini
Oso Kuka- trimëria që sfidoi legjendat/ K. Traboini
"Muhaxhirët" e Faik Konicës/ nga Kolec Traboini
Nje shekull perballe greqizimit ne Amerike- nga Kolec Traboini
Kriza e artistit dhe supërkriza e kulturës-Traboini
Disidenti i heshtur Zef Zorba - nga Kolec Traboini...
Kadare-një mal drite që nuk i shpëton hijes së vet-Traboini
Poetika e Dritero Agollit- nga Traboini
Dallandyshe pa qiell- nga Kolec Traboini
Edgar Allan Poe - më së fundi i kthehet vendlindje...
Shkodrania aktore e parë e Turqisë- nga Traboini
Mungesa e madhe e Ded Gjo Lulit- nga Kolec Traboini
Tirana e Sulejmanëve apo e lashtësisë?-nga Traboini
Dy kryeministra ma vodhën Mitingun- Traboini
Akademia e mykur e Tiranës- nga Kolec Traboini
Kinostudio- në vend të ullinjëve mbollën beton- Traboini
"E vërteta"... e pavërtetë e prof. Emil Lafe - nga...
Aristidh Kola - një libër i ri i Kolec Traboinit
Presidenti Wilson- ëngjëlli mbrojtës i Shqipërisë -Traboini
Kështu vret vetëm mafia - nga Kolec Traboini
Atë Martin Gjoka kompozitor e mësues i madh - nga ...
Epika blu e Edison Gjergos- nga Kolec Traboini
Ardhacaket e Ballkanit Sofie-Safete Juka
Boston- një shekull përballë greqizimit
Punë kulturash - nga Tirana në Prishtinë - nga Kolec Traboini
Lazarati në tym - shteti në delir- nga Kolec Trabo.
Seks për një vend pune - nga Kolec Traboini
Zeusit i lajkatohen të gjithë- nga Traboini
Big Show me Canabis Sativa- nga Kolec Traboini
Njerka shkon në ballo- nga Kolec Traboini
Vasil Josif Pani- ne krye të oborrit të shqiptariz...
Dekorimi politik i Kol Idromenos- nga Kolec Traboi...
Dhjetë vjet thirrje për bustin e Ded Gjo Lulit- ng...
Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i Deçiqit - nga Kol...
Requiem i Verdit në vjeshtën politike të Tiranës- ...
Kur shpresa s’është veçse një kurvë...- nga Kolec ...
Stina e mjekrrave të hajthshme - nga Kolec Traboin...
Udhë e mbarë, o Sizif!
Gjuha e zemrës- Nënë Tereza- nga Kolec Traboini
Vetvrasja e Nunit tim Prenk Uci- nga Kolec Traboini
Dada ime Katrine- bija e Motres Tone Idromeno-Skanjeti
KATËR INTERVISTA NGA KOLEC TRABOINI