29 July 2015

Krimet e Baton e Fazli Haxhiut kundër shqiptarëve

Krimet e Baton e Fazli Haxhiut kundër shqiptarëve

Shkruan: Reshat BADALLAJ - ZHURIANI

Zbardhja e të vërtetës për ata që janë bërë shushunja të politikës në Kosovë e Shqipëri


Kanë gisht edhe në vrasjen e Shaban Palluzhës

 • Përse OZNA i ndanbanesë në Prishtinë, Fazli Haxhiut?

 • Përse iki nga Drenasi, këlyshi i OZN-as, Fazli qeli?

 • Çfarë krime bëri Fazli Haxhiu në Drenas, në kohen e krajlit?

 • Cilët ishin lidhjet e Baton Haxhiut me Zoran Stijeviqin?

 • Vjehrri i Baton Haxhiut, akoma është bashkëpunëtor i Zoran Dragojeviqit

 • Zorani ç ́lidhje kishte me Drago Dragojeviqin, kriminelin antishqiptar (Faximil)

 • Thirrje publike Edi Ramës dhe Kadri Veselit, që sa më parë të largohen nga këlyshi i Beogradit, Baton Haxhiu, që është ngjitur si shushunja në trupin e kombit tonë

• Langoi serb, Batoni, tani mbahet dhe ushqehet nga këlyshët e vëllezërve Kariq, vëllezërit Devolli

Shpeshherë kemi shkruar për spiunët e familjes Haxhiu me tradita të moçme antishqiptare dhe se kanë bërë hatanë në kombin tonë. Çuditërisht, ka pasur ndoshta ndonjë këlysh që ndër dej ka gjakun serbian dhe ka pyetur veten: A thua është e vërtetë?
Nuk shkruhet pa fakte, sepse, përpos që njollosja është e dënuar me ligj, njeriu me shpifje humb edhe burrninë. Dhe, mu për këtë arsye këlyshi dhe shkërdhata serbiane, Baton Haxhiu, nuk ia mban të rrëfehet, t'i lidh kijet me mua dhe nuk ngre padi penale... Jam i gatshëm që për gjithçka që shkruaj të përballem kurdo para çdo organi të akuzës.
Familja Fazli Haxhiut, me origjinë është nga Drenasi (Gllogovci) i Drenicës. Trungu i kësaj familje shumë të zeza i kishte bërë popullatës të kësaj ane. Babagjyshi i tij, kishte lidhje të ngushtë me Krajlin Serb dhe më vonë me kasapin e shqiptarëve, Aleksander Rankoviqin, Ministër i Punëve të Brendshme të asaj kohe.
Aleksander Rankoviqi, që njihej LEKA, ishte betuar se do ta lëshojë kosën e vdekjes në kokat shqiptare dhe vërtet kështu ndodhi e zeza e kombit të kësaj zezënaje të ndihmuar nga familja Haxhiu. Kemi shkruar në gazetën lidere në Kosovë "KOSOVA SOT",se gjyshja ia ka lidhur ushkurët gabim kësaj familje, por ata që nuk e kanë kuptuar s ́kam se çka u bëj. Kjo familje e ndyrë antishqiptare dhe me damkë të zezë spiunazhi për interesa serbe, i kishte rënë kambanave të mortit
kundër kombit tonë dhe kishte dëgjuar edhe frymëmarrjen e shqiptarëve për t ́i burgosur dhe vrarë prapa kurrizit dhe më pas për t ́i humbur në natën pa hënë, pa shenjë e pa dok dhe të gjithë ata shqiptarë të kësaj ane që me kohë e kishin nisur vallen e lirisë, argatët serbian të kësaj familje i kishin maltretuar pamëshirshëm.
Këta qenë serbian kishin kafshuar hajnisht dhe kishin sharë e poshtëruar shqiptarët në degë e në rrënjë..
Djali i këtij babagjyshi, Fazli Haxhiu, vazhdon udhën e tradhtisë kundër shqiptarëve
Fazli Haxhiu, që në popull dhe në historinë shqiptare njihet si Fazli QELI dhe Fazli Dajaki, vazhdon veprimtarinë e tij antikombëtare kundër shqiptarëve. Betohet dhe me mish e me shpirt që do luftojë deri në vdekje për mbrojtjen e interesave serbiane të Car Dushanit, Sveti Savës, të Drazh Mihajlit dhe Rankoviqit... Fazli Haxhiu për veprimet shtazarake antishqiptare pranohet agjent i organizatës terroriste serbe që quhej OZNA. Kush ka hyrë në dorën e kësaj organizate terroriste nuk ka dalë i gjallë ishte maltretuar deri në vdekje.
Fazli Haxhiu, pranohet agjent në OZNA, në kohën e luftës së heroit të kombit SHABAN POLUZHËS. Ky këlysh serbi bashkë me langoin tjetër jugosllav që quhej FADILHOXHA, ka gisht dhe nuk ka fare dyshim në vrasjen e SHABAN POLLUZHËS. Fadil Hoxha, për çudi të madhe shpallet qytetar nderi nga PDK-ja. Turp!

IKJA NGA VENDLINDJA

Fazli Haxhiu, në kohën e Aleksandër Rankoviqit, në dimrin e vitit 1955-1956, në aksionin famëkeq të mbledhjes së armëve të shqiptarëve të Kosovës, kishte
bërë kërdi në popullatën e kësaj ane. Kishte futur ujë të ngrohtë në hundën e shqiptarëve, kishte rrahur edhe në "kalemin", organet gjenitale të tyre. Ishte i pamëshirshëm dhe gjakprishur saqë në odën e tij, mbante "trobojnicën" e Rankoviqit... Ky këlysh serbi, Fazli Haxhiu, nga zullumi i madh dhe kishte nuhatur ky langua dhe se përgatitet vrasja e këtij qeni, bie në bela me shumë shqiptarë të kësaj ane. Nga frika që u kishte hyrë në palcë, se tutën e kishin pasur hak, por kishin shpinën e fortë, SERBINË FASHISTE. Aferim!

FAMILJA E FAZLI HAXHIUT-FAZLI QELIT, IK NGA DRENASI DHE VENDOSET NË PRISHTINË. BANESË I NDANË UDB-ja

Kjo familje me damkë të zezë, FAZLI HAXHIU, fut bishtin ndër vegë tamam si langonjtë e Krajlevës dhe ik në Prishtinë. Aty serbianët e marrin në mbrojtje, që të mos vritej si qen i zgjebosur. Fazli Haxhiu-Fazli qeli, agjenti i OZN-as dhe më vonë këlysh besnik i UDB-ës, punësohet në Sekretarinë e Punëve të Brendshme në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë.
Dhe shih për këtë, këlyshi i tij, BATON HAXHIU, ky jashtëqitje e kombit, mundohet të gënjejë paturpësisht duke sajuar dhe provokuar popullin tonë, duke thënë se kinse babai i tij, Fazliu, këlyshi i Rankoviqit, është burgosur, maltretuar, krejt me qëllim se a din populli shqiptar për të zezat e këtij langoi, që kishte vrarë e prerë shqiptarët prapa kurrizit me sakicë e hanxhar. Populli nuk harron dhe i di të gjitha krimet e kësaj çerdhe serbiane të Drazh Mihajlit. Kot e ke o dylber i Serbisë. Edhe toka e Kosovës nuk do t'i pranoj xhenazet tuaja, sepse kurrizin as rrasa e varrit nuk do ta drejtojë kurrë...

BATON HAXHIUN E AFRON ZORAN STIJEVIQ

Ne kemi shkruar më herët në këtë gazetë, "KOSOVA SOT", se si spiuni i UDB-së serbe, Baton Haxhiu në kohën e luftës, fshehurazi është takuar me kriminelët serbo-çetnik dhe pikërisht me kryeudbashin gjakësor, nipin e Drazh Mihajlit që quhej JOVICA STANISHIQ. Batoni bashkë me këtë kriminel marrin udhë në bjeshkët e Brezovicës dhe vendosen në hotelin luksoz. Atje pinë raki rrushi të vreshtave serbe "Slivovicë" dhe mish të pjekur në hell të derrit të maleve të Shumadisë. Po ashtu kemi shkruar se si Batoni, këlyshi i Beograditme tradita të moçme spiunazhi BABË E BABAGJYSH, në bashkëpunim me ideologun e planit famëkeq, "PATKOI" DHE "TOKË E DJEGUR", për të mos hetuar nga shqiptarët, bëjnë planin se kinse është vrarë nga forcat  serbe. Marrin telefonin me dorë të vetë dhe telefonojnë "TANJUGUN". Ndërkaq, këtë langua të Stanishiqit, MUP-I SERBIAN E FUSIN SI NUSE NË MAQEDONI; pa ferrë në këmbë...
Zoran Stijeviqi i jep krah të fortë Baton Haxhiut, mikut të tij të vjetër. Harruam të theksojmë ata që nuk e dinë. Baton Haxhiu, gjatë bombardimeve të NATO-S, ishte në dhomat e hotelit "GRAND" në Prishtinë bashkë me ish-shefin e tij Veton Surroin, djalin e një jugosllavi që quhej Rexhai, ambasador jugosllav në disa vende të Amerikës latine dhe së fundi në Spanjë. Ekzistojnë dyshimet se Rexhai u vra nga spanjollët si spiun jugosllav e që kishte lidhje me baskët!? Vëllai i Rexhait, Sezairi është hero jugosllav, që ra në luftë kundër shqiptarëve për interesat serbe. Më vonë do shkruajmë për këtë rast se si i prishi Vetonin dhe Batonin, Jovica Stanishiqi...

LIDHJET E PASHKEPUTURA

 Dhe krejt në fund fare, Baton Haxhiu, ju nuk i dini se i kujt dhëndër është? Nuk e dini pra, se dikujt nuk i ka hy asnjë ferrë në këmbë nga gjakësorët serbo-çetnik dhe zagarët e pushtuesit. Qe këta bir kurve kërkonin vdekjen time. I kam shkruar me emra dhe mbiemra spiunët. Kam shkruar edhe katër libra kundër këtyre qenve të krajlevinës serbe dhe deri në vdekje nuk do ndalem...
Vjehrri i tij, i këlyshit dhe shkërdhatës serbe, BATON HAXHIUT, nga Prizreni (dale-dale, o faqezi, se do të zbardhen fletët e turpit për ty), kishte dhe akoma ka lidhje me Zoran DRAGOJEVIQIN.
Po familja e Zoranit a kishte lidhje me kriminelet; Drago Dragoviq dhe Stanko Cucuroviq? Kësaj radhe po japim faksimilin origjinal të zbuluar për herë të parë nga RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI
 http:/www.albaniapress.com/fotot/lajme_foto/feb_12/985Scan.jpg
Ky është shkrim i imi. Rrënjët e spiunazhit të kësaj familje të ndyrë antikombëtare me serbianët janë thellë. Ne nuk do të ndalemi, deri në zbardhje të së vërtetës...
Tani këlyshi dhe langoi i Beogradit, BATON HAXHIU, mbahet dhe ushqehet nga këlyshët e Kariqit, që po ashtu kemi shkruar dhe do shkruajmë për lidhjet serbe me këta këlysh denabaden antishqiptar. I bëjmë thirrje  PUBLIKE EDI RAMËS, KRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KADRI VESELIT, KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS,QË SA MË PARË TË LARGOHEN NGA KY SPIUNI SERB, BATON HAXHIU, QË ËSHTË NGJITUR SI SHUSHUNJA NË TRUPIN E KOMBIT. SEPSE EDHE KËTA DO TË NJOLLOSEN DHE PASTAJ AS DETI NUK I LANË...

19 July 2015

Poeti dhe burgu/ nga Prof. Artan Fuga

POETI DHE BURGU

nga Prof. ARTAN FUGA


Ai eshte poet. Gjurmon simbolet poetike dhe i vendos ne vargje melodioze si hedhje dhe rrahje pulsi zemre.
I kendon zogjve, dashurise, reve ne qiell, maleve dhe pemeve qe lekunden perkedhelazi nga era, i kendon vete eres.
Por, ne fakt edhe kur poezia e tij duket si fluturim drejt nje bote larg nesh ai ne fakt ka ne mendje e shpirt njeriun. Vuan dhe gezohet nga ndodhite tona, na tregon se atje tej, pertej mjerimit, banales, egoizmit, luksit, ka nje shpirt qe ben jeten e vet.
Ai e do njeriun.
Kjo e coi qe pranoi kerkesen e dy miqve te tij te huaj, burre e grua, mjeke vullnetare qe vinin me mision humanitar ne Shqiperi, per t'i shoqeruar duke vene ne sherbim te tyre veturen e tij jo fort te re, dhe sigurisht, sigurisht, veten e tij, qe ishte mesuar ta vendoste ne sherbim te kauzave humanitare.
Ai nuk ka kerkuar asgje tjeter ne jeten e vet, vec t'i sherbeje njeriut.
Rrugeve te Shqiperise u rropat me ta pa thene gjysem fjale, por ja fati i keq e shoqeron gjithnje njeriun e mire.
Diku pertej Elbasanit, u keput koka e zbarres te vetures qe ndonese e vjeter kishte kaluar rregullisht kontrollin teknik ne afatet e duhura.
Frenoi me pak vonese ne ato caste te rreziksshme.
Cfare doni ju? Qe nje poet te frenoje menjehere? Po, ai e ka mendjen te poezia e tij.
Po te ishte i zoti te frenonte ne dy sekonda nuk do te kishte qene poet, por hajdut xhepash, vjedhes bankash, trafikant votash, nepunes i korruptuar, te gjithe keta dine te frenojne ne cast. Ata jane jashte burgut, kurse poeti i mbyllur pas hekurave.
Asgje e rende nuk ndodhi. Gruaja mjeke theu kercirin dhe kaq.
Cifti i mjekeve u largua pas disa ditesh dhe e perqafuan gjithe dashuri poetin, mikun e tyre, qe i dhimbte ne shpirt ndodhia e pagezuar. Por, ja kjo eshte jeta.
Poetin e thirren ne gjyq. Akuza ra mbi te : Aksident me pasoje plagosje te rende te personit.
Te personit? Te cilit person? Te asaj gruas? Por, ajo nuk ishte person, ishte mikesha e tij qe e donte dhe e respektonte si mik e vella.
1 vit burg per poetin. Ai duhet te mbyllet pas hekurave me lloj lloj drogaxhinjsh, vrasesish, vjedhesish. Ai qe gjithe diten thurr vargje per ne.
1 vit burg si shkaktar i plagosjes te rende te nje personi....
Ha ha ha. Drejtesi e padrejte.
Pse poeti ishte shkaku i aksidentit? Ai mund te akuzohej se nuk e parandaloi dot shkakun e aksidentit, por nuk ishte vete ai shkaku i tij. Poqese eshte keshtu atehere na denoni te gjitheve qe nuk parandalojme dot korrupsionin e nepunesve, ndotjet kanceroze te ajrit, plakjen ne mjerim te gjysherve tane... Na denoni per gjithcka sepse ne jemi shkaku.
Kush solli pasoje plagosje te rende? Ku eshte pasoja? Vete e demtuara bertet : Lereni te qete mikun tim, nuk eshte ai shkaku i plagosjes sime. Une desha te plagosesha vete, e kisha mbajtur njeren kembe mbi tjetren ne makine. Une erdha vete ne rruget e rrezikshme mbushur me makina te vjetra ne Shqiperi. Doja te plagosesha, thelle - thelle, merzitesha qe kisha kohe qe vjetrohesha pa me ndodhur asnje aventure, theva kercirin? - cfare qejfiiiii, per te ndihmuar vellezerit shqqiptare dhe poeti ishte ndihmesi im.
Pasoje plagosjen? Cfare plagosjeje? Kerciri eshte ngjitur tani dhe une kercej e hidhem si kec neper rrepira pa pike problemi. Une luaj tenis dhe poeti, miku im qe me sherbeu per nje muaj rresht ne sherbimin tim humanitar te kalbet ne burg?
Nuk ka pra as shkak plagosjeje, nuk eshte shkaku poeti, nuk ka as person, sepse personi eshte miku i poetit, nuk ka pra as qellim plagosjeje, sepse qellimi i poetit ishte te kontribuonte per te mjekuar te semuret qe as barna as spitale nuk kane, si ne Mesjete, nuk ka as pasoje plagosjeje sepse kerciri i zonjes sot qe u dha denimi per poetin eshte me i bukur si me pare. Asnje hije pasoje nuk ka me. Vete zonja i kujton me gezim dhe i tregon si heroizma miqve te vget se dikur theu pak kercirin gjate nje udhetimi ne Shqiperi.
Nuk ka as shkak dhe as pasoje.
Por, sot poeti duhet te shkoje ne burg. Nje vit burg per poetin eshte ta vrasesh njehere e pergjithmone. Keshtu ja shperblyem me drejtesine tone te kulluar miresine e shpirtit te tij qe renkonte per dhimbjet tona, qe gezonte per gezimet tona duke na i bere ato edhe me te medha dhe te bukur.
Ai sot duhet te shkoje pas hekurave. Te pendohet, te riedukohet, te shlyeje borxhin ndaj shoqerise dhe viktimes, mikeshes te tij qe e ndihmoi dite me rradhe.
Mikesha qan ketej hekurave qe u denua poeti, poeti vuan pertej hekurave sepse ai eshte mesuar te jetoje i lire mes ndjenjave te dlira, e tani duhet te ndaje krevat, dush, misernike brenda qelise. Ai eshte nje i denuar sepse perben rrezik per shoqerine.
Vertet poeti eshte rrezik per ne, per shpirtin tone te degjenruara nga ambicjet dhe egoizmi.
Xhelati - poeti, dhe viktima, jane te tronditur sepse drejtesia po i dhunon tani perfundimisht.
E vrame poetin, ai nuk eshte me mes nesh, ai nuk mund te jetonte asnje cast ne burg, ai nuk mund te dilte me nga burgu sepse 1 vit burg per poetin e pafajshem eshte denim kapital, perjetesisht i burgosur, kryqezim si Krishti, ne e vrame poetin tone me shpirt te dlire.
As kush nuk kujtohet me per te, ne vazhdojme te degjojme daullen e Bajramit, falemi ne iftare hipokrite, shkojme ne varreza per pervjetore shpirtrash qe nuk jane me, dhe harrojme se ne e vrame poetin.
Ai nuk eshte me midis nesh.
Ne donim ta denonim me burgim te perjetshem. Ne jemi shkaku dhe pasoja e zhdukjes te tij, ne jemi shkaku dhe pasoja e shkaterrimit tone.
Poeti na sheh nga larg dhe trishtohet per ne.
E vrame sikurse kemi vrare Sokratin dikur, Jezusin nga Nazareti me pas, sikurse kemi vrare gjithcka te mire sipas rregullave te drejtesise sone pa shpirt dhe pa logjike.

18 July 2015

Dora d' Istria krenaria e shqiptareve në kulturen europiane

Dora d' Istria 1828-1888 e cila në vitin 1859 shkruante:
"Nëna ime vdiq me emrin e Pargës në gojë"
Dorëshkrim i Dora d' Istrias më 11 tetor 1875.
Pllaka përkujtimore e vendosur në Firence në vitin 1915 për Dora d'Istrian.
Përcolli këtë faqe Kolec Traboini.

13 July 2015

Palok Traboini, mësues, sekretar i Ded Gjo Lulit, flamurtar e luftëtar i Deçiqit

 In Memoriam

PALOK TRABOINI
(Hot, 10 prill 1888 – Shkodër, 14 korrik 1951)
Mësues, sekretar i Ded Gjo Lulit, flamurtar e luftëtar i Deçiqit, publicist dhe poet.

Palok Traboini ka lindur në prill të vitit 1888 në Traboin të Hotit, në trojet që ndodhen në shtetin e Malit të Zi, në një familje që i takon fisit Gojçaj. Ka mbetur jetim në moshë të vogël dhe e ëma Nora, gjendur në varfëri, deshi ta çonte në Shkrel tek gjinia e vet, por vojvoda i Traboinit, Dedë Gjo Luli, që kishte mendimin për të shkolluar një njeri nga Hoti, ku të gjithë ishin analfabetë veç priftit, ndërmjetëson dhe e dërgon në Shkodër, në Shkollën Tregtare Italiane, e ku ky vogëlush hotjan do të jetonte në shtëpinë e profesorit zemërmirë Andrea Skanjeti (i vjetri), italian ky i martuar me një vajzë shqiptare, atë bukuri qytetare shkodrane që tashmë të gjithë e njohin si Xhokonda shqiptare, “Motra Tone” e Kolë Arsen Idromenos. Me të mbaruar shkollën në vitin 1908, në pamundësi për të vazhduar studimet e larta për gjuhësi, siç aspironte, kish arritur të mësonte 5 gjuhë, me ndërmjetësimin e Kolë Idromenos emërohet mësues në shkollën e fretënve. Po këtë vit martohet me vajzën e profesorit të vet, Katrinën, çfarë e afroi familjarisht me rrethin e elitës aristokrate shkodrane, bartëse e kulturës dhe traditave që prej kohës së venecianëve, se Shkodra dihet, ishte një Venecia e vogël, madje e ngjashme edhe nga rrethimi me ujra; tre lumenj e një liqen përreth qytetit që frymëmerrte prej daljes përmes Bunës në det, duke u bërë qendra tregtare ndër më të njohurat në Ballkan. Shërbeu si mësues në Prizren në vitet 1910-11 dhe u gjend në mes të luftëtarëve në Hot kur nisi kryengritja e Malësisë së Madhe, më 24 mars 1911. Dedë Gjo Luli, të cilit i shërbente si sekretar (sipas shkrimeve të Gjush Sheldisë që mbajnë vitin 1959), duke qënë se ishte i vetmi hotjan i shkolluar, njohës i shumë gjuhëve dhe i pari mësues i Malësisë së Madhe, e ngarkon me detyrë të sjellë flamurin kombëtar të porositur muaj më parë nga Kolë Ded Gjo Luli gjatë një vizite që kishte bërë në kancelaritë e oborrit perandorak në Vjenë. Por, disa hotjanë të moshuar, luftëtarë të kryengritjes antiosmane, thonin se flamuri ishte porositur në një punëtori artistike të kryeqytetit perandorak me përkujdesjen e pretendentit si pasardhës i heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti - Skënderbeut. Ky pretendent për kurorë në Shqipëri që mbante një emër të gjatë aristokratik Juan Alardo Castriota de Perez y Valesco, më herët kishte patur lidhje me Faik Konicën, por më pas shkrimtari ynë e kishte satirizuar thekshëm. Flamuri që solli Palok Traboini është pikërisht ai që njihet si “Flamuri i Dedë Gjo Lulit “ dhe është fiksuar në fotografi nga Kel Marubi me shënimin “Flamuri që u ngrit në Deçiq”. Ai flamur është shpalosur së pari tek Kisha e Traboinit në Hot, dhe luftëtarët …’e ngritën disa herë në Majën e Bratilës, duke i paraprirë kështu shpalljes së pavarësisë e ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar në Vlorë me 1912”. (sipas Prof.dr. Gjovalin Shkurtaj, 2002).
Palok Traboini ish mik e bashkëluftëtar me poetin Hilë Mosi, tribunin Luigj Gurakuqi, shkrimtarin e botuesin e shquar Dom Ndoc Nika, me luftëtarë si Prel Keri e Ndoc Deda, i afërt shpirtërisht e familjarisht me Kolë Idromenon, inxhinjerin Zef Skanjeti e Jak Zorbën, koleg me mësuesit Mati Logoreci, Lazër Lymezi, Kolë Kodheli, Kolë Rrota, Ndoc Lezhja, Lukë Lukaj, Kolë Laca, Pjetër Pali (mësues ekzekutuar nga diktatura menjëherë pas luftës së dytë botërore) e tjerë.
Ka qënë një prej bashkëpunëtorëve të gazetës “Koha - Bashkimi“, Shkodër 1910, ku gjenden koleksionet e shkrimeve, të cilat bashkë me poemën epike “Lufta e maleve“ për kryengritjen e vitit 1911, përbën krijimtarinë e tij të zbuluar deri më tash, si autor i para pavarësisë. Palok Traboini është bashkëthemelues i Internatit (ose siç quhej në Mirditë ) Konviktit "Mirdita”. Konvikti "Mirdita u themelue në vitin shkollor 1925-1926 në një pjesë të Qelës së Abacisë. Në atë vit shkollor Kolë Dema ishte drejtor, Cin Çapeli dhe Palok Traboini mësues (AQSH, F.586, viti 1930, D.105, f.1).
Veç Oroshit të Mirditës(1925-26) ka qënë mësues në shkollën Franceskane, në Barbullush (1923-1924), në Shirokë( 1930-31), Bërdicë, Bajzë të Kastratit, Hot i Ri, në fshatrat shqiptare në Mal të Zi dhe Traboin të Hotit( 1940-1942).
Është propozuar për t’u dekoruar pas vdekjes nga veteranët kombëtarë të Hotit të Ri, në vitin 1962, si luftëtar për pavarësi, por edhe si i pari mësues i Malësisë së Madhe, por Kuvendi Popullor i atëhershëm e ka lënë në harrim, ashtu siç vazhdojnë ta lënë në harrim edhe sot e kësaj dite shtetarët e kohërave të reja, edhe pse demokracia shumë gjëra i ka rishikuar për të shmangur denigrimet e qëllimshme historike.
Shpirti, idetë e atdhedashuria e zjarrtë i kanë mbetur derdhur në esè e vargje, ndërsa trupi i luftëtarit që kish marrë edhe plagë, më 14 korrik 1951 shkoi të pushojë në Rrmaj, në varrezën katolike të Shkodrës.
Falë librit të çmuar të Petraq Pepos, shkrimeve historike të At Donat Kurtit, kujtimeve të botuara apo të lëna, të luftëtarit kryengritës Martin Ujk Çeku-Traboini, regjisorit të mirënjohur Andrea Skanjeti që ruajti dhe ma dorëzoi kopjen e vetme të poemës së humbur “Lufta e maleve” të vitit 1911 të Palok Traboinit, falë fondit të çmuar të Bibliotekës Kombëtare në Tiranë ku m’u vunë në dispozicion numrat e gazetës “Koha Bashkimi”, Shkodër, të vitit 1910 dhe revista “Hylli i dritës”(1937), falë thesarit tonë kombëtar Fototekës “Marubi”, e, për të mos i harruar, ish nxënësit e miqtë e tij në të gjallë si Pjetër Hil Pali, Gjergj Gjok Shabani, Palok Prel Vuçetaj, Kolë Duku dhe Preng Gruda që më vunë në dorë dëshmitë e dorëshkrimet e tyre është bërë e mundur që në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisë të  botohet libri “Flamuri në Deçiq” me autor Palok Traboini (Gojçaj). Gjithçka që ka të bëjë me krijimet e Palok Traboinit janë botuar pjesërisht më parë apo kanë mbetur në dorëshkrim dhe i takojnë viteve 1908-1911. Libri përfshin katër kapituj që paraqesin aspekte të ndryshme të krijimtarisë e të jetës së këtij autori. Promovimi i librit të Palok Traboinit “Flamuri në Deçiq” është bërë në Prizren ku ka shërbyer mësues para pavarësisë si dhe në Tuz të Malësisë, ku është dhe vendlindja e tij.
Nuk ka asnjë dekoratë apo vlerësim nga shteti shqiptar dhe megjithëse propozuar nga veteranët e Pavarësisë në vitin 1962,  nuk ka asnjë shkollë me emrin e tij, anipse është mësuesi i parë malësor dhe shkollën e Hotit të Ri e ka themeluar me inisiativën e shpenzimet e veta.
Mosmirënjohja njerëzore është cilësia më e keqe që mund të kenë njerëzit, por kur kjo mosmirënjohje ndodh nga shteti, kjo konsiderohet më e rëndë. Sepse kur një shtet nuk nderon atdhetarët, kështu ai harron e çnderon vetveten përkarshi popujve e kombeve të tjerë.
Palok Traboini



In Memoriam PALOK TRABOINI (Hot, 10 prill 1888 – Shkodër, 14 korrik 1951) Mësues, sekretar i Ded Gjo Lulit, flamurtar e luftëtar i Deçiqit, publicist dhe poet. Palok Traboini ka lindur në prill të vitit 1888 në Traboin të Hotit, në trojet që ndodhen në shtetin e Malit të Zi, në një familje që i takon fisit Gojçaj. Ka mbetur jetim në moshë të vogël dhe e ëma Nora, gjendur në varfëri, deshi ta çonte në Shkrel tek gjinia e vet, por vojvoda i Traboinit, Dedë Gjo Luli, që kishte mendimin për të shkolluar një njeri nga Hoti, ku të gjithë ishin analfabetë veç priftit, ndërmjetëson dhe e dërgon në Shkodër, në Shkollën Tregtare Italiane, e ku ky vogëlush hotjan do të jetonte në shtëpinë e profesorit zemërmirë Andrea Skanjeti (i vjetri), italian ky i martuar me një vajzë shqiptare, atë bukuri qytetare shkodrane që tashmë të gjithë e njohin si Xhokonda shqiptare, “Motra Tone” e Kolë Arsen Idromenos. Me të mbaruar shkollën në vitin 1908, në pamundësi për të vazhduar studimet e larta për gjuhësi, siç aspironte, kish arritur të mësonte 5 gjuhë, me ndërmjetësimin e Kolë Idromenos emërohet mësues në shkollën e fretënve. Po këtë vit martohet me vajzën e profesorit të vet, Katrinën, çfarë e afroi familjarisht me rrethin e elitës aristokrate shkodrane, bartëse e kulturës dhe traditave që prej kohës së venecianëve, se Shkodra dihet, ishte një Venecia e vogël, madje e ngjashme edhe nga rrethimi me ujra; tre lumenj e një liqen përreth qytetit që frymëmerrte prej daljes përmes Bunës në det, duke u bërë qendra tregtare ndër më të njohurat në Ballkan. Shërbeu si mësues në Prizren në vitet 1910-11 dhe u gjend në mes të luftëtarëve në Hot kur nisi kryengritja e Malësisë së Madhe, më 24 mars 1911. Dedë Gjo Luli, të cilit i shërbente si sekretar (sipas shkrimeve të Gjush Sheldisë që mbajnë vitin 1959), duke qënë se ishte i vetmi hotjan i shkolluar, njohës i shumë gjuhëve dhe i pari mësues i Malësisë së Madhe, e ngarkon me detyrë të sjellë flamurin kombëtar të porositur muaj më parë nga Kolë Ded Gjo Luli gjatë një vizite që kishte bërë në kancelaritë e oborrit perandorak në Vjenë. Por, disa hotjanë të moshuar, luftëtarë të kryengritjes antiosmane, thonin se flamuri ishte porositur në një punëtori artistike të kryeqytetit perandorak me përkujdesjen e pretendentit si pasardhës i heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti - Skënderbeut. Ky pretendent për kurorë në Shqipëri që mbante një emër të gjatë aristokratik Juan Alardo Castriota de Perez y Valesco, më herët kishte patur lidhje me Faik Konicën, por më pas shkrimtari ynë e kishte satirizuar thekshëm. Flamuri që solli Palok Traboini është pikërisht ai që njihet si “Flamuri i Dedë Gjo Lulit “ dhe është fiksuar në fotografi nga Kel Marubi me shënimin “Flamuri që u ngrit në Deçiq”. Ai flamur është shpalosur së pari tek Kisha e Traboinit në Hot, dhe luftëtarët …’e ngritën disa herë në Majën e Bratilës, duke i paraprirë kështu shpalljes së pavarësisë e ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar në Vlorë me 1912”. (sipas Prof.dr. Gjovalin Shkurtaj, 2002). Palok Traboini ish mik e bashkëluftëtar me poetin Hilë Mosi, tribunin Luigj Gurakuqi, shkrimtarin e botuesin e shquar Dom Ndoc Nika, me luftëtarë si Prel Keri e Ndoc Deda, i afërt shpirtërisht e familjarisht me Kolë Idromenon, inxhinjerin Zef Skanjeti e Jak Zorbën, koleg me mësuesit Mati Logoreci, Lazër Lymezi, Kolë Kodheli, Kolë Rrota, Ndoc Lezhja, Lukë Lukaj, Kolë Laca, Pjetër Pali (mësues ekzekutuar nga diktatura menjëherë pas luftës së dytë botërore) e tjerë. Ka qënë një prej bashkëpunëtorëve të gazetës “Koha - Bashkimi“, Shkodër 1910, ku gjenden koleksionet e shkrimeve, të cilat bashkë me poemën epike “Lufta e maleve“ për kryengritjen e vitit 1911, përbën krijimtarinë e tij të zbuluar deri më tash, si autor i para pavarësisë. Palok Traboini është bashkëthemelues i Internatit (ose siç quhej në Mirditë ) Konviktit "Mirdita”. Konvikti "Mirdita u themelue në vitin shkollor 1925-1926 në një pjesë të Qelës së Abacisë. Në atë vit shkollor Kolë Dema ishte drejtor, Cin Çapeli dhe Palok Traboini mësues (AQSH, F.586, viti 1930, D.105, f.1). Veç Oroshit të Mirditës(1925-26) ka qënë mësues në shkollën Franceskane, në Barbullush (1923-1924), në Shirokë( 1930-31), Bërdicë, Bajzë të Kastratit, Hot i Ri, në fshatrat shqiptare në Mal të Zi dhe Traboin të Hotit( 1940-1942). Është propozuar për t’u dekoruar pas vdekjes nga veteranët kombëtarë të Hotit të Ri, në vitin 1962, si luftëtar për pavarësi, por edhe si i pari mësues i Malësisë së Madhe, por Kuvendi Popullor i atëhershëm e ka lënë në harrim, ashtu siç vazhdojnë ta lënë në harrim edhe sot e kësaj dite shtetarët e kohërave të reja, edhe pse demokracia shumë gjëra i ka rishikuar për të shmangur denigrimet e qëllimshme historike. Shpirti, idetë e atdhedashuria e zjarrtë i kanë mbetur derdhur në esè e vargje, ndërsa trupi i luftëtarit që kish marrë edhe plagë, më 14 korrik 1951 shkoi të pushojë në Rrmaj, në varrezën katolike të Shkodrës. Falë librit të çmuar të Petraq Pepos, shkrimeve historike të At Donat Kurtit, kujtimeve të botuara apo të lëna, të luftëtarit kryengritës Martin Ujk Çeku-Traboini, regjisorit të mirënjohur Andrea Skanjeti që ruajti dhe ma dorëzoi kopjen e vetme të poemës së humbur “Lufta e maleve” të vitit 1911 të Palok Traboinit, falë fondit të çmuar të Bibliotekës Kombëtare në Tiranë ku m’u vunë në dispozicion numrat e gazetës “Koha Bashkimi”, Shkodër, të vitit 1910 dhe revista “Hylli i dritës”(1937), falë thesarit tonë kombëtar Fototekës “Marubi”, e, për të mos i harruar, ish nxënësit e miqtë e tij në të gjallë si Pjetër Hil Pali, Gjergj Gjok Shabani, Palok Prel Vuçetaj, Kolë Duku dhe Preng Gruda që më vunë në dorë dëshmitë e dorëshkrimet e tyre është bërë e mundur që në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisë të botohet libri “Flamuri në Deçiq” me autor Palok Traboini (Gojçaj). Gjithçka që ka të bëjë me krijimet e Palok Traboinit janë botuar pjesërisht më parë apo kanë mbetur në dorëshkrim dhe i takojnë viteve 1908-1911. Libri përfshin katër kapituj që paraqesin aspekte të ndryshme të krijimtarisë e të jetës së këtij autori. Promovimi i librit të Palok Traboinit “Flamuri në Deçiq” është bërë në Prizren ku ka shërbyer mësues para pavarësisë si dhe në Tuz të Malësisë, ku është dhe vendlindja e tij. Nuk ka asnjë dekoratë apo vlerësim nga shteti shqiptar dhe megjithëse propozuar nga veteranët e Pavarësisë në vitin 1962, nuk ka asnjë shkollë me emrin e tij, anipse është mësuesi i parë malësor dhe shkollën e Hotit të Ri e ka themeluar me inisiativën e shpenzimet e veta. Mosmirënjohja njerëzore është cilësia më e keqe që mund të kenë njerëzit, por kur kjo mosmirënjohje ndodh nga shteti, kjo konsiderohet më e rëndë. Sepse kur një shtet nuk nderon atdhetarët, kështu ai harron e çnderon vetveten përkarshi popujve e kombeve të tjerë.

Copy and WIN : http://ow.ly/KNICZ

12 July 2015

Katolikët, a u përfaqësuan në këto zgjedhje vendore?

Katolikët, a u përfaqësuan në këto zgjedhje vendore? 
dorian-hatibi (1) 

Nga Dorian HATIBI

Gjithnjë kam pyetur veten se cilat janë kriteret, që në Shqipëri kryetarët e partive zgjedhin kandidatët për përfaqësues të popullit? Për nga përkufizimi, kandidatët për përfaqësues duhet të përfaqësojnë diçka, në të kundërt demokracia dhe përkufizimet e lidhura me të, bien. Ajo që krijohet është një hendek midis popullit dhe politikës, e në fund secila shkon në punë të vet.
Si katolik nuk mund të mos më binte në sy që në qarkun e Tiranës dhe Durrësit bashkë, përfaqësuesit e komunitetit katolik janë krejt pak. Ndoshta në Durrës dhe Krujë asnjë, e në Tiranë vetëm në Kamëz janë rreth 7 persona. Për kujtesë ju them se në Durrës, Krujë, Tiranë dhe Kamëz jetojnë rreth 100 000 katolikë, pra, 1 në 4 votues. Po përfaqësuesit? Pothuajse zero! Këtu nuk dua t’i futem listës së deputetëve, sepse aty për katolikët nuk don t’ia dijë njeri fare.
Atëherë, çfarë ndodh nëse 10% e popullsisë në realitetin Tiranë – Durrës nuk përfaqësohet gjëkundi në politikëbërje? Domethënë, si duhet ta lexojmë këtë? Si një konspiracion anti-katolik? Si një frikë të trashëguar ndër vite për disa njerëz krenarë që nuk mund të nënshtrohen? Apo si diçka tjetër që ka lidhje me dinamikat e brendshme të komunitetit?
Duke qenë se kam një vizion shumë kompleks për botën, nuk besoj për nga natyra te konspiracionet. Bota është shumë e komplikuar dhe faktorët në fushë të shumtë në numër që të kontrollohen në atë pikë sa të përjashtojnë në bllok një komunitet të tërë!
Nga ana tjetër, i angazhuar siç jam në politikë, nuk kam vërejtur kurrë kurrfarë frike kundrejt askujt. Aq më tepër kundra katolikëve.
Atëherë, ku qëndron problemi?
Ja ta nisim nga fillimi. Çfarë është një parti politike nga ku dalin përfaqësuesit? Për nga përkufizimi, (Gidens) partia politike është një organizëm që ka si synim të fitojë kontrollin e qeverisjes me anë të zgjedhjeve elektorale. Pra, partia kërkon veç një gjë: Të fitojë zgjedhjet për të pasur pushtetin. E thënë ndryshe, partisë politike i intereson vetëm vota. Madje sa më shumë, aq më mirë! Schumpeter arrinte deri aty sa ta përkufizonte politikanin si një “tregtar votash”.
Ndërkohë kishës, për nga përkufizimi nuk i intereson pushteti, por parimi dhe zhvillimi i shoqërisë.
Duke lëvizur në dy binarë të ndryshëm, nuk na del e vështirë që të konceptojmë këto dy realitete në Shqipëri (politika dhe kisha) si dy vija paralele që s’do të puqen kurrë me njëra-tjetrën.
Ndërkohë që ky nuk është rezultati që duan as katolikët, por as politikanët. Sepse katolikët nga njëra anë duan të ofrojnë dhe të mbrojnë vizionin dhe parimet e tyre për shoqërinë. Ndërsa politikanëve dhe partive të tyre u duhen votat tona.
Atëherë, cila është zgjidhja? Politika e ka gjetur zgjidhjen e saj. Ajo i blen votat e katolikëve. Jo më kot pas komunitetit rom, komuniteti katolik është i dyti në numër për blerjen e votave.
Po katolikët e kanë gjetur zgjidhjen e tyre?
Sepse përshtypja që krijohet në fund të këtij reflektimi është se fajin për mospërfaqësimin e katolikëve në politikë nuk e ka askush tjetër përveç vetë katolikëve, të cilët përpos që janë të paorganizuar, pa lider dhe pa një program, kërkojnë të imponohen në një realitet, i cili në fund të fundit nuk ka pse i përfill në këto kushte.
Por, të mos keqkuptohemi! Nuk po i ftoj këtu katolikët për të tregtuar vota si politikanët. Po i ftoj të organizohen, të artikulojnë alternativën e tyre dhe të ulen në tavolinën e politikës si të barabartë me çdo realitet tjetër që kërkon të shpalosë në shoqëri vizionin e vet për historinë.

MAPO 7 korrik 2015

04 July 2015

Komunikatë e Gardës së Republikës së Iliriadës

 4 qershor 2015

GARDA E REPUBLIKËS SË ILIRIDËS 
SHTABI I PËRGJITHSHËM I GARDËS GJENERAL HAMDI NDRECAJ – PANTERI.
ZV.KOM.KOMANDANT KLINA. 

KOMUNIKATË PËR OPINION

Shtabi Përgjithshëm i Gardës Republikane të Republikës së Iliridës paralajmëron institucionet shtetërore dhe partitë politike shqiptare në Republikën e Shqipërisë, Republikën e Kosovës dhe IRJM, se trupat tona operative do të jenë gjithmonë në shërbim të mbrojtjes së të drejtave njerëzore dhe interesave qytetare në Republikën e Iliridës.Garda e Republikes .se R.I.nuk eshte formacion.fomacion Ushtarak .clirimetar apo intervenues lufte nxites.por nesecilen kohe.doti pergjigjet vetem.institucionit.te Republikes se Ilirides. Garda e Republikës së Iliridës siguron aleatët e kombit shqiptar në detyrimin e ndërsjellë, respektimin e interesave të përbashkëta për stabilitet politik dhe siguri juridike në territorin e Republikës së Iliridës dhe konfederatës së ardhshme IRJM. Forcat tona do të përkujdesen për një mbarëvajtje të procesit të nevojshëm shtetformues dhe i nënshtrohen udhëheqësisë civile të Republikës së Iliridës. Në shpërndarjen e vlerave të lirisë, demokracisë, sigurisë dhe stabilitetit rajonal, Garda e Republikës së Iliridës vlerëson lart menaxhimin e procesit shtetformues të shqiptarëve të Iliridës nga institucionet e Republikës së Iliridës, spektri politik shqiptar në IRJM dhe aleatët euroatlantik. Garda e Republikës së Iliridës fton të gjithë deputetët shqiptarë në parlamentin e IRJM të ushtrojnë presion politik dhe diplomatik te qeveria aktuale e IRJM. Po ashtu, kërkojmë bashkrendim dhe bashkpunim të ngushtë me institucionet e Republikës së Iliridës në realizimin e të drejtës shtetformuese për shqiptarët autokton. Mbështetja jonë për përpjekjen Tuaj fisnike nuk do të mungojë.
I tërheqim vërejtjen institucioneve relevante të IRJM, e sidomos qeverisë aktuale të IRJM, që sa më shpejt të njohë kërkesat e protestave paqësore të kombit shqiptar në IRJM, të lirojë pa asnjë kusht të gjithë të burgosurit politik, përfshirë këtu edhe komandantët dhe ushtarët e UÇK. Po ashtu, kërkojmë nga qeveria aktuale e IRJM të mos provokojë konflikt me popullin shqiptar dhe të drejtën e tij për vetëvendosje. Garda e Republikës së Iliridës do t’i përgjigjet çdo agresioni me reciprocitet, duke respektuar gjithnjë të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat civile të të gjithë qytetarëve, pa dallim të përkatësisë etnike. 

Hamdi Ndrecaj – PANTERI,
 Gjeneral i Gardës Republikane të Republikës së Iliridës
  4 qershor 2015.