26 August 2012

MANTENUTA RUSE E AHMET ZOGUT

 MANTENUTA RUSE E AHMET ZOGUT

Mantenuta e famshme e Zogut, eshte Tania Visirova, nje valltare kabaresh me orgjine Ruse, ne te majte me nje kostume Folies Bergeres, dhe ne te djathte me masazhierin e saj parizian. Zogu e njohu ate ne nje klub nate, dhe e beri ate ne nje primadone Operash. I dha asaj kaq rendesi politike sa Musolini e mohoi ate. Kohet e fundit ajo iku ne France, dhe pritet te vije ne SHBA.

marre nga Revista LIFE
 E Nov 22, 1937



 KUJTIMET E MANTENUTES

Balerina ruse Tanja Visirova: Une e dashura e mbretit Zog

Rrëfimi i kërcimtares së kabaresë së Parisit. Ardhja në Shqipëri në vitin 1929 si "robinjë" e mbretit të Shqipërisë. Takimi me Zogun, netët e dashurisë, përjetimet e "trupit femëror më të këndshëm të Parisit", për pushimet në vilën mbretërore në Durrës dhe për Ahmet Zogun.

"Asgjë në fëmijërinë e Tanja Visirovës nuk ngjau, që të mund të thuhet se përgatiti kercimtaren e ardhshme nudo, të përkëdhelurën e Parisit, zonjushën e një mbreti. Vogëlushja e rrjedhur nga një familje tipike kozmopolitane: I ati polak, gjyshja kineze, nëna rumune, jetoi një fëmijëri idilike midis botës ruse dhe asaj rumune"-Kështu shkruhet në mbulesën e botimit në frëngjisht të librit të gazetares Maria Krepo sjellë në shqip nga Vladimir Bako.
Në vitin 1927, të gjitha udhët, edhe ato të mërgimit, kalonin nga Parisi. Tepër e varfër Tanja pozon për piktorët, pastaj hyn në "Foli-Berzher", thjesht si një "manekin". Dhe shumë shpejt e njohur si "trupi femëror më i këndshëm i Parisit", ajo u tëhoq nga një mbret, mbreti Ahmet Zog i Shqipërisë, i cili e mbajti në oborrin e vet. Kjo periudhë e paharrueshme për Tanjën dhe mbretin e shqiptarëve përshkruhet në librin "Nga Kaukazi në Foli-Berzher" të gazetares Maria Krepo. Tanja aty rrëfen përjetimet e saj për atë kohë kur ishte vetëm 20 vjeçe dhe zbuloi Shqipërinë, Oborrin mbretëror dhe mbretin Zog. E dehur nga kaltërsia e detit, nga plazhi me rërë të imet si dhe nga mbrëmjet e qeta, kercimtarja pariziane u lëshua e tëra pas mbretit. Tanja u mbulua me aq bizhuteri, gjerdanë,unaza dhe fustane e pallto sa nuk i kish ëndërruar gjithë jetën. Zogu atëherë 33 -vjeçar, i shpallur mbret vetëm para një viti ishte i marrosur pas 20 -vjeçares. Një dashuri që do të zgjaste vetëm tre vjet por që do të bëhej legjenda metropolitane e Parisit dhe më tej.
Në fillim të vitit 1929 nisa të dubloj artistë të ndryshëm nëpër skena erotike filmash, ku duhej të luaja çaste nudo. Filmi i parë i kësaj serie ishte "Gruaja dhe Pantini", në të cilin i huaja trupin Konçita Montenegras. Unë jam edhe cigania që kërcen tek "Monte-Kristoja". Në tërë këta filma luaja skena kalimtare, por më në fund u bëra violina e parë me një rol të vërtetë: më kërkuan për të luajtur tek "Kartakala, mbretëresha e ciganëve". Më sugjestionoi shumë ky rol dhe kërkova të takohem me autorin e skenarit, por ky gjendej në Shën-Mari-dë-la-Mer, ku po zgjidhte vendet e xhirimit. Sakaq, e shoqëruar nga im më, u nisa per Bruksel, isha ftuar që të kërceja në një mbrëmje zyrtare.
Edhe shqiptarët ishin të ftuar në atë mbrëmje. Po bëhej rreth një muaj që nga dita kur Ministri Fuqiplotë i Shqipërisë dhe deputeti më kishin bërë kërkesën që të shkoja për të kërcyer në Shqipëri, në teatrin mbretëror të këtij vendi; duhej të kërceja për mbretin Zog (të cilit ia dëgjoja për të parën herë emrin), që së afërmi, në tetor, festonte përvjetorin e parë të hipjes në fron.
Në Bruksel, të dy burrat këmbëngulën edhe një herë në kërkesën e tyre. Duhej që të përgjigjesha menjëherë, puna ishte urgjente, në Shqipëri më prisnin.
Do te merresha me rolin e Kartakalës, apo do të zgjidhja vallëzimin në Shqipëri?! As vetë nuk mund ta di se përse parapëlqeva të bëja një turne në këtë vend të largët. (Kështu fati kaloi tek Vivianë Romansa, që përmes rolit të Kartakalës, pati sukses në karrierën e saj kinematografike. Do të gënjeja, po të mos pranoja se pata sidoqoftë njëfarë keqardhje për veten, që më ngacmoi më pas, kur u riktheva në Francë).
U sqarova shqiptarëve se ishte e vështirë të nisesha në muajin gusht, tani kisha nisur një grup numrash personalë në shfaqjet e Foli-Berzherit, ndaj edhe më lipsej një kohë e caktuar për të gjetur një zëvendëse.
Shumë më vonë pyeta veten ishte në dijeni im më për arsyen e vërtetë të ftesës për këtë udhëtim. ? Këtë nuk mund ta mësoj kurrë, asnjëherë nuk ia bëra këtë pyetje sa qe gjallë dhe ndoshta asnjëherë nuk do t'ia bëj më edhe vetes. Di vetëm se ajo u nis me një gëzim të madh për të më shoqëruar në ato troje kaq të largëta dhe që më pas ëndërronte vetëm një gjë: të braktiste Shqipërinë.
Në fakt në gusht, mundëm që të niseshim për Romë, ashtu të katërt së bashku: im më, unë, ministri dhe deputeti. Roma ishte lënë si vendi ku do të firmosej kontrata. Unë nuk e kuptoja përse: Mamaja do të kishte shkuar edhe më këmbë në Romë. Përpara se sa të niseshim, miqtë tanë në Francë u përpoqën të na ndalonin: "E ç'do të bëni në këtë vend të egër, ku as hekurudhë nuk ka?". Po im më ua priste: "E, ne kemi udhëtuar edhe në vende, ku mund të ecësh vetëm mbi shpinën e gamileve. Kjo nuk na tremb".

Kontrata u nënshkrua në Konsullatën e Shqipërisë dhe me kërkesën time edhe atë të Rumanisë. Firmosa për një angazhim tremujor. Të ardhurat nga kontrata i depozituam në një bankë të Parisit dhe nisëm nga vizitat në qytet; im më në një jetë gjysmë ireale mërmëriste: "E di, e di...". Ndërsa unë nuk i kushtoja vëmendje të veçantë gjendjes së saj të çuditshme shpirtërore. Por gjëja që më la vërtet përshtypje të çuditshme lidhej me faktin se shqiptarët nisën të blenin veshje. Pasi kishin konstatuat me çudi që përdorja një valixhe të vogël e jo të re të tipit Samaritan, në të cilën kisha vendosur kukullën, këmishën e natës që më kishte blerë mamaja dhe një fustan mbrëmjeje për kabaretë, një fustan nga ata që artistët ua rishesin shoshoqit, shqiptarë thanë: "Ju duhet një garderobë".
-E përse?
-Është e nevojshme.
Qëndruam tri ditë në Romë vetëm për veshjen time. Im më dhe unë po binim të sëmura duke parë çmimet fantastike të veshjeve që na sillnin, këto i kalonin shumat e kontratës, ndaj unë u detyrova t'iu them burrave të Zogut:
Unë nuk mund t'i blej të gjitha këto!
-Nuk ka asnjë rëndësi, është e nevojshme, do t'ju duhet të shëtisni shumë, mos u shqetësoni...
Valixhja nga Samaritania u zëvendësua me një valixhe me lëkurë derri, që hapej sa herë në të duhej të ngjesheshin veshje të reja. Mu krijua një luks i bollshëm- e çfarë nuk kisha tani? Gjithnjë e më shumë po kthehesha në Hirushen e kohës së Zanave. Unë vajza që nuk kisha patur veçse një kostum të vogël dhe një pallto të zakonshme, tashmë mbulohesha me fustane të shumta të paradites, të pasdites, të mbrëmjes. Mamaja gjithashtu u vesh me rroba serioze kokë e këmbë. Dhe kur pyeste: "Ç'janë gjithë këto?", I përgjigjeshin thjesht: "Zonjë ju po shoqëroni bijën tuaj!". Sim mëje që e urrente ngjyrën e zezë, i bënë një fustan të zi, ngaqë e zeza ishte "tamam ngjyra që duhej".
Na doli koha të bënim edhe një pelegrinazh në relikat e Shën Nikollës, gjithnjë të shoqëruara nga dy myslymanët tanë, pastaj hipëm në vaporin e Barit që do na shpinte drejt Shqipërisë. Nuk pata mundësi të shihja fotografinë e mbretit, të dy burrat thonin se nuk kishin me vete asnjë.
Më 10 gusht mbërritëm në Durrës. Na priste një Roll, ushtarakët na përshëndetën dhe më pas, të shoqëruara nga deputeti, arritëm në një sallon në brigjet e Adriatikut.
-Ky salon-na thanë- është ndërtuar për ju, për stinën e verës.
-Mirë, po ku është teatri?
-Teatri është në Tiranë. Oborri e kalon verën këtu. Jeni në krah të Sallonit Mbreteror".
Salloni ynë përbëhej nga një ambient pushimi, nga një dhomë ngrënieje, dy dhoma të tjera dhe një banjë. Energji elektrike nuk kishte. Ndriçoheshim prej llampash vajguri. E megjithatë unë isha e magjepsur: një rrugëz me shkallare që niste nga godina jonë zbriste pa u ndërprerë deri në bregun e Adriatikut.
Pastaj erdhi personeli të merrte kontakt me ne: një kuzhinier francez, me grua dhome shqiptare që mezi çaparashiste diçka në italisht, por që nuk thoshte dot asgjë në frëngjisht dhe shërbyesi; ky i fundit shqiptar dhe që fliste në mënyrë të admirueshme frëngjisht. Emri i tij ishte Dedë Suli, kishte qenë ordinancë e Franshe d'Espereit, gjate kohës kur ai komandonte trupat aleate në Maqedoni. Dedë Suli nuk na u nda asnjë hap.
Në mbrëmje, deputeti që na kishte shoqëruar, erdhi me një Roll e na kërkoi të na paraqiste te mbreti. Familja mbretërore kishte ambiente të shumta banimi, na drejtuan në njërin nga ata dhe na lanë lë prisnim në holl.
Pas pak pashë të hynte një burrë i gjatë, i hollë, bjond dhe me sy blu, që e mora për një officer austriak. Por befas deputeti u nxitua të më prezantonte para mbretit.
-Ju qenkeni?-thashë e çuditur.
-U zhgënjyet. Më imagjinonit ndryshe?
-Kam jetuar një pjesë të madhe të jetës midis njerëzish orientalë, ndaj më shumë ju përfytyroja si njëfarë pashai. Por ngjani me një oficer austriak ose jugosllav.....


Si u vra Hasan Prishtina në Selanik- Arben Llalla

SI U VRA HASAN PRISHTINA NE SELANIK

 

Shkruar nga ARBEN LLALLA
Më 13 gusht u mbushën 79 vjet që nga data e 13 gushtit të vitit 1933, ku në qytetin e Selanikut u vra në pabesi dhe mizori ish-Kryeminsitri i Shqipërisë Hasan Prishtina. Gjatë viteve të qëndrimit tim në Selanik në arkivat e këtij qyteti zbulova një gazetë të vjetër që përshkruante ngjarjen e vrasjes së atdhetarit të shquar Hasan Prishtina. Në gazetën “Maqedonia e Re” e datës 14.8.1933, ishte botuar fotografia e Prishtinës i vdekur dhe fotografia e vrasësit Ibrahin Çelos.
Gazeta e asaj kohe shkruante për jetën, veprimtarinë dhe pasurinë në Selanik të Hasan Prishtinës dhe na sjell një fakt të vërtetë për datën e vrasjes së tij që deri më sot shumë historianë shqiptar që janë marrë me figurën e tij e kanë gabuar duke shkruajtur si datë të vrasjes 14 gushtin e 1933, por sipas gazetës së kohës është data 13 gushti i 1933.
Hasan Prishtina ka qenë shumë i pasur, por pasurinë ai e shkriu për çështjen kombëtare. Ai pat mbledhur të holla për të çuar në shkollën normale të Elbasanit djemtë shqiptarë nga Kosova. Pasuri e patundshme që i ka ngelur ende dhe që njihet botërisht është një ndërtesë tre katëshe që ndodhet në qendër të Selanikut, anës detit në rrugën Vasilis Ollga dikur zonë e privilegjuar. Ndërtesa trekatëshe rrethohet prej një oborri gjigant me sipërfaqe rreth 1500 m katrorë, vlera e saj në tregun e shitjeve të banesave me truall arrin në shumë milion dollarë amerikanë. Thuhet se mjaft vite më parë pronën e kërkoi e mbesa e Hasan Prishtinës, por shteti grek nuk ia dha. Sot shtëpia është pronë shtetërore dhe funksionon si shkollë dhe Instuticion bamirës për personat shurdhmemecë dhe të verbër. Kjo ndërtesë për shqiptarët ka një vlerë historike. Vendosja në murin e saj të jashtëm e një pllake memoriale është gjëja më elementare për indentitetin e ndërtesës dhe kujtimin e këtij personaliteti. Është e drejtë dhe detyrë që përfaqësuesit e Kosovës të kërkojnë që kjo pronë e njeriut që nuk e ndali luftën për bashkimin e trojeve shqiptare të njihet dhe të zotërohet. Hasan Prishtina pranoi më mirë të vdesë nëpër malet e Kosovës, se sa në kolltukun e turpit në një ministri në Stamboll. Dhe fitimi i së drejtës do të ishte një shpërblim i merituar, një peng nderimi për këtë burrë të shquar shteti.
Hasan Prishtina nëpër faqet e historisë
Hasan bej Prishtina ka qenë njëri nga personalitetet dhe figurat më të shquara të Lëvizjes sonë Kombëtare. Ky ideolog i shquar, dhe udhëheqës i palodhur i kryengritjes së përgjithshme për pavarësinë e tokave shqiptare, tërë pasurinë e dha për çështjen kombëtare shqiptare. Lirisht mund të thuhet se veprimtaria e tij luftarake gjatë muajve maj-gusht 1912 e përgatitën ngritjen e Flamurit në Vlorë. Hasan Prishtina lindi në vitin në vitin 1873 në Vushtrri, por familja e tij, ishte nga treva e Drenicës, Polaci (tani Hasanprishtina). Mbiemri i vërtet i Hasan Prishtinës ka qënë Berisha, por me largimin e gjyshit të tij Haxhi Ali Berisha nga Polaci në Vushtri, mbiemrin e ndryshoi nga Berisha në Polaci.
Mbas zgjedhjes së tij deputet në Kuvendin Popullor Turk (1908-1912), ai e ndryshoj mbiemrin përsëri, por kësaj here nga Polaci në Prishtina pra, edhe u njoh si Hasan bej Prishtina. Studimet politiko-juridike i kreu në Stamboll. Shovinizmi i xhonturqve kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë, nxiti një urrejtje të deputetëve shqiptarë, antarë të Kuvendit Popullor turk, të cilët ndërrmorën një takim të fshehtë për fillimin e Kryengritjes (1909-1912) në Shqipëri. Esat Pashë Toptani mori përsipër krahinën e Shqipërisë së Mesme dhe krahinën e Mirditës, Myfti Beu, Azis Pasha dhe Syrja Beu, morën përsipër krahinën e Toskërisë. Ismail bej Qemali u nis për në Europë, për të mbledhur të holla dhe armë për kryengritjen. Hasan bej Prishtina mori përsipër organizimin e kryengritjes në Kosovë, bashkë me Bajram Currin dhe Isa Boletinin.
Kjo kryengritje do të kurorëzonte më 28 nëntor 1912 me shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë së zvogëluar. Në vitin 1913 u ngarkua me detyrën e Ministrit të Qeverisë Kombëtare të Vlorës. Hasan Prishtina ka qenë drejtor i së përditshmes “ZUKRE” (Afërdita) që ka dalë më 1911. Për arsye të gjendjes së jashtëzakonshme brenda dy vjetëve gazeta e ndërroi emrin rreth 20 herë, ku dolën 412 numra. Dhe emri i drejtorit shkruhej gabimisht si; “Pessembe Mebusu Hasan” (deputeti së enjtes). Në vitin 1914, kur vjen për të drejtuar Shqipërinë princ Vidi, Hasan Prishtina zgjidhet ministër i punëve botërore në qeverinë e Durrësit.
Më 1918, Hasan Prishtina, Kadri Prishtina (Hoxhë Kadriu), Bajram Curri dhe shumë të tjerë formojnë Komitetin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” me përfaqësuesit e tyre në Romë dhe në shtetin mëmë Shqipëri, ndërsa në dhjetor të vitit 1919 Komiteti e ngarkoi si kryetar të delegacionit të tij në Konferencën e Paqes në Paris, ku kërkoi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Mori pjesë në përgatitjen dhe organizimin e Kongresit të Lushnjes (1920) dhe në prill 1921 u zgjodh deputet i Dibrës në parlamentin shqiptar. Ai u shqua si luftëtar për mbrojtjen e “zonës neutrale” të Junikut nga forcat serbe dhe ato zogiste, si udhëheqës i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës kundër sundimit serb. Hasan Prishtina më 7 dhjetor 1921 u zgjodh nga Kuvendi Popullor Shqiptar kryeministër dhe ministër i jashtëm, por më 10 dhjetor 1921 ai jep dorëheqjen pas kundërshtimeve të disa deputetëve që i kryesonte Ahmet Zogu. Kështu, për të shmangur gjakderdhjen midis shqiptarëve, Prishtina mbetet vetëm deputet i atij Kuvendi.
Me vendosjen e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Mbretërisë Serbo – Kroate - Sllovene më 1922 Qeveria e Ahmet Zogut dhe e Xhaferr Ypit u hoqi të drejtën e deputetit në Kuvendin Popullor shqiptar, Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Hoxhë Kadriut dhe shumë udhëheqëve të tjerë nga Kosova dhe filloi ndjekja për eleminimin e tyre. Kjo ishte marrëveshja që bëri kryeministri Ahmet Zogu me ministrin e jashtëm të mbretërisë Jugosllave z.Ninçiç më 1922. Në janar të vitit 1922 qeveria e Tiranës lidhi marrëveshjen që ushtria serbe ta ndiqte Hasan Prishtinën dhe udhëheqësit e tjerë kosovarë edhe brenda territorit të shtetit shqiptar. Në fund të muajit shkurt 1923, Hasan Prishtina dhe Barjam Curri u ngritën kundër rregjimit serb në Kosovë. Kjo kryengritje u shtyp sepse qeveria e Ahmet Zogut nuk i mbështeti. Mbas kësaj 3500 shqiptarë të Kosovës u përzunë nga trojet e tyre për në Turqi.

“Tradhëtari” Hasan Prishtina

Më 26 shtator 1924 krahas Fan Nolit, Luigj Gurakuqit ishin dhe Hasan Prishtina, Bajram Curri, Bedri Pejani në Lidhjen e pestë të Kombeve në Gjenevë. Përfaqësuesit e Kosovës Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Bedri Pejani kundërshtuan për genocidin që kryente Beogradi ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Pas rrëzimit të qeverisë së Nolit në dhjetor 1924 dhe ardhjen e Zogut me ndihmën e serbëve, Hasan Prishtina largohet përgjithmonë nga toka e mëmëdheut, për t’u vrarë më 13 gusht 1933 në Selanik nga dorësi i Ahmet Zogut. Deri në vitin 1962 Hasan bej Prishtina ishte cilësuar tradhëtar i kombit shqiptar. Kështu mbreti Zog e vrau, ndërsa qeveria e asaj kohe e Enver Hoxhës e rivrau, sepse pseudohistorianët shqiptarë shfrytëzuan deri më 1962 dokumenta jugosllave dhe ruse për të bërë historinë e Shqipërisë dhe vlerësimet e disa figurave të ndritura politike shqiptare. Shumë dekada pas vrasjes së Hasan Prishtinës, eshtrat u sollën nga Selaniku për t’u rivarosur në një copë tokë në Kukës, pranë kufirit me Kosovën.

Përshkrimi i atentatit nga gazeta greke e kohës
 “Maqedonia e Re” (Μακεδονικα Νεα)

“Maqedonia e Re” e datës 14 gusht 1933, një ditë mbas vrasjes së Hasan Prishtinës, shkruante për ngjarjen që tronditi Selanikun më 13 gusht të vitit 1933. Gazeta e asaj kohe shënonte se Hasan Prishtina është pronar i ndërtesës së sotme “Shkolla e të Verbërve”. Gazeta e kohës përshkruan vdekjen tragjike të atdhetarit, politikanit të madh Hasan Prishtinës. Në faqet e gazetes shkruhej: “Një tjetër vrasje që u bë në rrugën Çimisqi, tronditi Selanikun. Politikani shqiptar Hasan Prishtina u vra në qoshen Çimisqi në Vogaxhiku, përpara bakallhanes “IVI”. Shqiptari Ibrahim Çelo, 38 vjeçar, i papunë, qëlloi pesë herë ish-kryeministrin shqiptar Hasan bej Prishtinën.
Vrasja u krye në orën 2 mbasdite më datë 13 gusht 1933. Në rrugën Çimisqi u pa një zotëri i moshuar, i mbajtur mirë dhe me tipare simpatike, të ecte përkrah e të fjaloste me një person të veshur mirë, i gjallë, sa e tradhëtonte dhe toni i zërit. Arritën në kryqëzimin e rrugës Çimisqi-Vogaxhiku dhe po drejtoheshin për tek bakallhane “IVI” dhe në largësi dy hapa nga kinkaleria e invalidit J.Janopullo. Njeriu me pamje të zymtë nxorri rrufeshëm revolverin e markës “SMITH” dhe shtiu kundrejt bashkëbiseduesit, i cili ishte Hasan bej Prishtina, që ra në trotuar. Kalimtarët e mbledhur nga të dy të shtënat, panë vrasësin të turret me mizori të parrëfyer mbi viktimën dhe t’i zbrazë edhe tre plumba të tjerë, dy në kraharor dhe të tretën në kokë, si e shtënë vdekjeprurëse, për të qenë i sigurtë për përfundimin e aktit të vrasjes. Fill pas krimit të tij vrasësi, që t’i ikë rrezikut prej turmës së mbledhur që u vu për ta kapur, ia dha vrapit nga rruga Vogaxhiku.
Nga tronditja ai ra në vitrinën e tregëtores “Beharnae” të cilës ia dëmtoi tendën, por rimori veten, për t’u turrur drejt rrugës “Paleon Patron” ku u rrethua nga turma, që e ndiqte me synime të errëta. Vrasësi hyri në banesën e mjekut z.Dukidhis, ku dhe ju dorëzua rojes së policisë. Por nuk mundi t’i shpëtojë egërsimit të turmës. Kalimtarët që e ndoqën dhe banuesit fqinjë të çdo moshe, shtrese, pa ditur identitetin e tij dhe as motivet e vrasjes, të indinjuar ndaj egërsisë që tregoi vrasësi ndaj viktimës, sa panë të vijë skuadra e policisë, u turrën dhe ata duke thirrur: - Shqyjeni, shqyjeni, vrasësin. Ndërsa polici më kot përpiqej të shpëtonte antentatorin, turmat u turrën ndaj tij dhe nisën ta grushtojnë, duke i shkaktuar mavijosje në pjesë të ndryshme të trupit. Do ta kishin çarë përgjysëm vërtet, nëse nuk do ia mbërrinte të hynte në një tjetër shtëpi, në rrugën “Paleon Patron”, ku u strehua nga i zoti i shtëpisë, i cili nxitoi tu mbyllte derën e jashtme turmave të zemëruara. Pas pak mbërriti sekretari i policisë, nëntogeri z.Zografo, dhe vrasësin e transferuan me motoçikletë në Seksionin e tretë të policisë. Hasan Prishtina, i mposhtur nga plagët, u dërgua ndërkohë në Spitalin Popullor, ku trupit të tij iu bë autopsia. Në orën 2.50 minuta mbasdite oficeri Sotiriu nisi hetimet me përkthyes, pyeti vrasësin nëse e njeh gjuhën greke, ai u përgjigj se njeh gjuhën shqipe, frënge dhe gjuhën turke.
Vrasësi nënvizoi se akti i tij u dedikohet motiveve politike. Ndërkaq pretendoi se ish-kryeministri i atdheut të tij ishte komit dhe bashkëpunonte me komitetin bullgaromaqedonas me qëllim që të vrisnin mbretin e Shqipërisë Ahmet Zogun. Planet, thotë antetatori, m’i tregoi Hasan Prishtina përpara pesëmbëdhjet ditëve, kur po vinim prej Vjene (Austri) dhe më bënte presion që të bëhesha unë kryetar i bandës komite dhe të shkoja në Tiranë ku të vrisja mbretin Ahmet Zogu. Prishtina, vijon vrasësi, më premtoi shpërblim mujor dhe një shpërblim dhuratë mbas aktit të vrasjes, por unë i kundërshtova këto propozime të tij, sepse jam pro regjimit të mbretit Ahmet Zogu dhe nuk dëshiroja të bëhem vegël e Hasan Prishtinës, të cilin në Shqipëri e quajnë tradhëtar. Ibrahim Çelo jetonte në Nikea të Francës dhe ishte tregëtar frutash, ishte i martuar me një spanjolle, me të cilën kishte dhe fëmijë. Atje u njoh përpara disa vitesh me Hasan Prishtinën, që ish shpërngulur në Nikea për hir të shlodhjes dhe kishin lidhur marrëdhënie familjare. Gjatë njohjes midis tyre Hasan Prishtina i kishte treguar për rininë, vërshtirësitë që kishte kaluar pas largimit nga Shqipëria në Turqi dhe Bullgari. Në Turqi pat gjetur miq të vjetër dhe bashkëluftëtarë kundër xhonturqve. Mori pjesë në një shoqatë të fshehtë me bashkatdhetarët e vet për çështjen shqiptare”.

http://www.noa.al/news/admin/home/noa/public_html/wp-content/uploads/2012/08/Hasan-Prishtina.jpg

Ne  foto: Hasan Prishtina i vrare dhe krimineli Ibrahim Çela, te cilin ne kete vrasje e vuri Ahmet Zogu

    "E njoha Shqipërinë të mbytur në gjak"-George F.Williams

    E NJOHA SHQIPERINE TE MBYTUR NE GJAK

    Një popull "nobel"
    George F. Williams 1852 - 1932
    George F. Williams 1852 - 1932
     Trimëria e shqiptarëve nuk njeh kufi. Ata e përballojnë vdekjen dhe torturën pa asnjë hezitim. Fjala e tyre një herë e dhënë është më e shenjtë se betimi i dhënë te popujt e qytetëruar. Mikpritja e tyre s’ka të krahasuar. Ajo nuk pushon deri sa të mos ngelë gjë për të ndarë e për të dhënë.
    Shqiptarët trashëgojnë pamundësinë për t’i fyer në nder. Kjo është një praktikë e përjashtuar, sepse po i fyeve do të përballosh në mënyrë të detyruar larjen e hesapeve me gjak.
    Bajroni i ka bërë homazhe kësaj race shqiptare pse e njohu personalisht dhe jetoi midis këtij populli. Respekti për moshën është një nga karakteristikat e shqiptarëve. Ata janë korrektë, të dashur kundrejt tjetrit dhe reciprokisht të sjellshëm. Në momentet më të rënda ata janë plot respekt për superiorët e tyre. Ata zbatojnë urdhrin e tyre me saktësinë më të madhe. Fjalët e tyre dhe sjellja e tyre shoqërohen nga dinjiteti.
    Siç kemi thënë më përpara, një fyerje ndaj tyre riparohet në mënyrë shumë të tmerrshme. Nuk lejojnë servilizmin, lajkatarinë ose mosobligimin në një punë që jepet fjala. Mikpritja gjen shprehjen më kuptimplotë në Shqipëri. Një fyerje që i bëhet një mysafiri kap jo vetëm të zotin e shtëpisë, por gjithë fisin. Ai që vret mysafirin dënohet nga fisi dhe vdekja e tij është e paevitueshme.
    Shqiptarët janë të fuqishëm. Gegët e Veriut janë më të lartë në trup se sa toskët e Jugut. Ata janë gjithashtu më të rëndë, më kokëfortë dhe më këmbëngulës. Një shkrimtar kur flet për malësorët shqiptarë i krahason ata me drerët e malit që hipin në shkëmbinjtë më të thepisur dhe ecin nëpër ta, pa pasur frikën e rënies nëpër humnerat më të llahtarshme dhe asnjë i gjallë s’mund të futet atje pa ekspozuar humbjen e jetës. Besa ose fjala e nderit për shqiptarin është institucion i shenjtë. Një fjalë e dhënë, pa e detyruar tjetrin, e shoqëruar me besë, duhet të respektohet me çdo kusht dhe s’merret parasysh asnjë rrethanë. Një udhëtar i pajisur me besë gëzon mbrojtjen e të gjithëve, ai është i shenjtëruar.

    * * * * *

    Virtytet e femrës shqiptare janë unikale në botë. Kurvëria dhe tradhtia bashkëshortore ndëshkohen me vdekje. Në asnjë vend të botës një femër nuk gjendet në një siguri e mbrojtje më të madhe se sa në Shqipëri.
    Ai që vret një grua dënohet me dënimin kapital. Femra në Shqipëri punon në shtëpi, por ajo është trajtuar me respekt dhe zë në shoqëri një vend më të nderuar se në vendet e Lindjes. Një shqiptare mund të udhëtojë nga një vend në tjetrin, në një siguri të plotë.
    … Nënësia është shumë e nderuar dhe kurorëzon fisnikërisht jetën e femrës. Dashuria dhe bukuria luajnë një rol të vogël. Konsiderata për një femër rritet në përjetim me numrin e fëmijëve që ka.
    * * * * *

    Që të kemi një paqe komplete duhet të formohet një Shqipëri Autonome që të zotërojë lirinë në mënyrë më të plotë. Shqipëria nuk mund të ndahet midis fqinjëve, ashtu siç nuk mund të ndahet çdo vend i Europës.
    Europa tashmë e ka krijuar Shqipërinë e pavarur dhe s’duhet të hedhë poshtë pemët e saja, prandaj ajo duhet ta mbështetë atë. Një Shqipëri e formuar mbi një plan federativ mund të jetë një kërcënim për planin e Ballkanit. Ajo s’mund të ketë marinë që të alarmojë Italinë ose Austrinë në Adriatik. Ndërtimi i rrugëve të hekurta dhe përmirësimi i porteve të Shqipërisë do t’i japin Serbisë një dalje në det, në Mesdhe. Ky rezultat mund të arrihet më me lehtësi në marrëveshje tregtare, miqësore edhe paqësore se sa me tentativë pushtimi. Një Shqipëri e pavarur do të inaugurojë një erë të re, duke zhvilluar normalisht dhe duke fituar prosperitetin për të cilin ajo ka të drejtë. Shqipëria do të zëvendësojë me rrugë të përshtatshme ato rrugë të këqija që ka sot. Ajo do të kthejë fshatrat në qytete dhe këto qytete do t’i kthejë në qytete të lulëzuara.
    Shqiptarët nuk kanë vetëm të drejtë t’i kërkojnë Europës drejtësi, por t’i kërkojnë asaj edhe dëmshpërblim. Europa e krishterë është e përgjegjshme për robërinë dhe varfërinë e popullit shqiptar. Unë mund të dëshmoj që me gjithë protestat e mija, Europa e krishterë është shkaku i eksodit të dhimbshëm të 100.000 fshatarëve që duhet t’i linin vatrat dhe pasurinë e tyre dhe të vinin si refugjatë në Vlorë ku ata do të vdisnin nga uria dhe sëmundjet, pa numëruar ata që janë pa ndihmë dhe mbështetje.

    * * * * *

    Të krishterët europianë duhet të punojnë për të lehtësuar mizerjen nga skllavëria e pamerituar e shqiptarëve. Shtetet e Bashkuara që kanë fatin të kenë një qeveri që qeveris një shtet të lirë, i dalë nga vullneti i popullit sovran, qeveri që përpiqet nga dita në ditë që të sigurojë përparimin, lulëzimin dhe që ka dhënë mbi të gjitha dashurinë për të ardhmen, Shteteve të Bashkuara i bije për detyrë t’i rrethojë shqiptarët me këtë vëllazërim, me këtë dashuri njerëzore që s’e kanë njohur deri tani.
    Kundër gjithë gënjeshtrave dhe akuzave se shqiptarët janë egërsira unë citoj fjalët e Eriksonit, këshilltar amerikan, që ata e kanë dashur dhe e duan, pse ai ka punuar e jetuar midis tyre. “Nuk ka popull më të dëshirueshëm dhe më të dashur në gjithë Europën se Shqiptarët. Ata kanë në të njëjtën kohë elementët e forcës, burrërinë, kurajon, të lidhura me devotshmërinë më të butë dhe më të ligjshme!”.
    Njerëzit e Shqipërisë shohin te Krishti dhe Muhamedi dy profetë që i nderojnë si të tillë. Ç’fatkeqësi! Ata i thërrasin më kot! Si njeri e si tjetri të ndihmojnë vendin e tyre. O Krisht! O Muhamed! Kujt t’i drejtohen që të drejtat e tyre tashmë të njihen?
    Jam i bindur se popujt që po luftojnë me aq ashpërsi, një ditë do ta përfundojnë atë, dua të them që këtij konflikti mizor do t’i vijë fundi. Ata duhet të dëgjojnë Zotin dhe duhet t’i sigurojë Shqipërisë lirinë.
    Shpresat dhe sytë e së gjithë botës janë drejtuar drejt paqes, në bazë të së cilës duhet të krijohet një vëllazërim dhe kooperim intim i frymëzuar nga ndjenjat njerëzore e jo të forcës.
    Kjo paqe do t’i njohë çdo race edhe çdo kombi të drejtën e ekzistencës. Në këtë mënyrë, nuk do të jenë më të penguar, nga barrikadat artificiale, të ngritura me vështirësi të pakapërcyeshme për mbrojtje dhe që për to popujt duhet të sakrifikojnë kohën e tyre më të mirë, paratë dhe shpirtin e tyre.

    “L’Albania”, Zvicër, Nr. 7 16.12.1915
    ___________________________________________________________
    U mbushën 160 vjet nga lindja dhe 80 vjet nga vdekja e mikut të madh, atij që sakrifikoi gjithçka për Shqipërinë dhe kombin shqiptar, Xhorxh Fred Uilliams. Populli shqiptar me fisnikërinë, bujarinë dhe çështjen e tij të drejtë ka bërë shumë e shumë miq të sinqertë e të nderuar. Një nga këta është edhe Xhorxh Fred Uilliams (George Fred Williams), ish–ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi e në Mal të Zi. (1913-1914)
    Ai u njoh me çështjen shqiptare dhe e përkrahu Shqipërinë në periudhën më të zezë të historisë së saj, në vitin e kobshëm 1913. Erdhi për herë të parë në Shqipëri, në Vlorë, i thirrur nga miku dhe bashkëpatrioti i tij Dankon për të parë me sytë e vetë krimet çnjerëzore që kishin bërë shovinistët grekë kundër popullsisë së pambrojtur shqiptare. Pa fëmijë, gra e pleq të masakruar rrugëve dhe mbi 100.000 refugjatë shqiptarë nga krahinat jugore mbledhur në ullishtat e Vlorës. Këto krime të paimagjinueshme e revoltuan dhe e drithëruan shpirtin njerëzor e demokrat të Uilliamsit. Pas kësaj ai u kthye menjëherë në Athinë, ku mori takim me zyrtarët më të lartë qeveritarë të Athinës, duke protestuar ashpër, njoftoi qeverinë e tij në Amerikë dhe që nga ai çast nuk e ndërpreu veprimtarinë e tij në mbrojtje të Shqipërisë. I ngarkuar me cilësinë e vëzhguesit të qeverisë amerikane në Komisionin Ndërkombëtar për ndarjen e Kufijve të Shqipërisë, Uilliamsi ngriti zërin dhe protestoi ndaj planeve për copëtimin e Shqipërisë, duke thënë fjalën e vet me kompetencë si në mbledhje të ndryshme, edhe në shtypin e kohës që gazetat dhe revistat amerikane, greke dhe angleze, si dhe në shtypin shqiptar në Shqipëri dhe në atë të diasporës.
    Qëndrimi i Uilliamsit nuk i pëlqeu Europës dhe bënë ç’ishte e mundur për ta hequr qafe, duke e akuzuar se kishte thyer normat protokollare, nga që i kishte tërhequr vërejtjen qeverisë greke për masakrat në Shqipëri, duke mos e pasur këtë të drejtë si diplomat pa marrë më parë autorizimin e qeverisë së vet. Prof. G.F. Williams, si njeri me karakter dhe dinjitet, siç deklaron vetë, dha dorëheqjen nga karriera diplomatike me këto fjalë të shkruara me dorën e vet:
    “Dukej një detyrë njerëzore, sheshazi për të shkye maskën që mbulonte diplomacinë europiane dhe për të ekspozuar fytyrën e saj, të luere me gjak patriotësh dhe shikimin e dobët të saj mbi dëshirat e zjarrta për liri të një race të fortë. U ktheva në Athinë dhe mbasi qeshë i shtrënguar, e tregova këtë panjerëzi dhe këtë padrejtësi të fuqive europiane dhe dhashë dorëheqjen si ministër i Amerikës në Greqi dhe në Mal të Zi, sikurse patjetër qesh i shtrënguar ta bënja. Drejtësia dhe e vërteta nuk janë mbrojtje në sallat e diplomacisë”.
    Mbas këtij veprimi, Uilliamsi iu kushtua tërësisht çështjes shqiptare. Duke qenë dhe mik personal dhe i adhuruar i Presidentit Wilson, ai mundi që të sensibilizojë opinionin amerikan në mbrojtjen e çështjes shqiptare me motive fisnike tepër humane: “Me ndihmu një njeri është një bamirësi, me liru një popull nga zgjedha është një bamirësi e pavdekshme”.
    Libri “Shqiptarët” është një ekstrakt i historisë shqiptare. U botua fillimisht në një revistë të kohës që më 1914-1915 dhe më 1919 si libër i veçantë. Derisa arriti në atë veprimtari, Uilliamsi u angazhua gjithashtu në një sërë mitingjesh në SHBA. Në të parin që u mbajt më 7 nëntor 1915, krahas shumë amerikanëve dhe shqiptarëve, midis të cilëve juristi Asa French, zonja dhe zoti Kenedi, të shquarit Fan Noli, Kristo Dako e Parashqevi Qirjazi ishte edhe G. F. Williams. Në fund të mitingut ai lexoi edhe rezolutën për mbrojtjen e çështjes shqiptare, botuar në anglisht dhe shqip.
    Vepra e këtij miku të vërtetë të Shqipërisë gjithë kohën ka pasur dhe ka ruajtur vlerën e saj, por ajo ka një vlerë të jashtëzakonshme sot, kur çështja kosovare dhe çështja çame kanë dalë në evidencë dhe kërkojnë zgjidhje të drejtë dhe sa më të shpejtë, ndërkohë Europa, atë që gatoi mbrapsht tetëdhjetë vjet më parë, ka shansin tani ta rregullojë, duke larë kështu fajet e saj. Ndërkohë që Amerika jo vetëm me diplomatin Williams, por edhe me anë të vetë ish- presidentit Wilson e ka thënë fjalën e vet, që më se treçerek shekulli më parë, duhet ta thotë përsëri me forcë dhe përfundimisht. Çështja shqiptare duhet zgjidhur drejt, kombi dhe tokat shqiptare duhet të bashkohen. Këtë mesazh na dërgon e gjithë jeta dhe vepra e G.F. Williams, e cila përshkohet fund e krye nga lufta për të mbrojtur dhe respektuar të drejtat e njeriut, të cilat po ngrihen dhe mbrohen me aq shumë forcë, kur Shqipëria dhe populli shqiptar kudo që ndodhet nuk do as më shumë se çfarë thotë Karta e Helsinkit dhe ajo e Parisit për të drejtën e kombeve për vetëvendosje dhe për të drejtat e njeriut.
    Prandaj ne shqiptarët e përkujtojmë dhe i përulemi me respekt këtij miku të madh, i cili më 10 korrik pati përvjetorin e 160 të lindjes dhe më 11 korrik edhe 80-vjetorin e vdekjes.

    … Nuk vij të flas si mik i njerëzisë, por vij si mik dhe adhuronjës i racës shqiptare. Dashuroj Shqipërinë, dashuroj burrat e Shqipërisë, siç dashuroj Amerikën, siç dashuroj burrat që i kanë dhënë lirinë Amerikës. Shqipëria do të jetë e lirë. Shqipëria i ka dhënë pesë imperatorë Romës dhe gjaku i shqipeve ka forcuar kombet e tjerë. E lashë Shqipërinë në vuajtje dhe të mbytur në gjak nga faji i Europës, e cila tani po lan gjynahet e saj. Unë protestova kundër paudhësisë së Europës, kundrejt Shqipërisë, lashë vendin tim zyrtar dhe ju siguroj, që unë besoj sa ajo ditë që unë protestova për Shqipërinë, është dita më e lumtur e jetës sime… Tregtia e Amerikës duhet të jetë e lirë për kombin shqiptar, që është vëllai i kombit amerikan. Unë jam gati për çdo shërbim për lirinë dhe shpëtimin e Shqipërisë, edhe me jetën time.

    (Në mitingun organizuar për të mbrojtur të drejtat e kombit shqiptar, Boston, 7 Nëntor 1915)

    25 August 2012

    AHMET ZOGU - NJE BARBAR I PAQENDRUESHEM E BUKESHKALE - nga F.Konica

     AHMET ZOGU -  NJE BARBAR I PAQENDRUESHEM E BUKESHKALE - nga F.Konica
    Rrëfimi i Faik Konicës për Ahmet Zogun
     

    Të premten e zezë, më 7 prill 1939, ndërsa mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë ishte e sëmurë në shtrat, pasi dy ditë më parë kishte lindur një djalë, fashistët pa asnjë provokim të dukshëm dhe pa shpallur luftë, pushtuan Shqipërinë, një vend të paarmatosur, pothuaj pesëdhjetë herë më të vogël sesa agresori.
    Kjo bëmë e lavdishme ngjalli xhelozinë e mbretit Zog të Shqipërisë, i cili nga dëshira për të hyrë në garë me një heroizëm kaq të madh, ua mbathi me të shtënën e parë dhe i la atdhetarët shqiptarë të luftonin të vetëm kundër forcave me epërsi dërrmuese.
    Përbuzja e botës së qytetëruar qe madje më e madhe se tmerri për agresorët fashistë, ndërsa sa për të kapërcyer ato momente në mënyrë të mëshirshme, ajo e përmbajti opinionin e saj për dezertorin shqiptar.
    Ndodhi që në atë kohë unë isha përfaqësues diplomatik i Shqipërisë në Uashington, ku isha vendosur që më 1929 si i dërguar i vendit tim, për rilindjen e të cilit kisha punuar që në rini. Qeveria amerikane duke iu përmbajtur politikës së vet për të mos njohur ndryshimet tokësore të bëra me “metoda gangsterësh”, vijoi të më quante si përfaqësues ligjor të Shqipërisë. Për më tepër, ky vendim lidhur me gjendjen time u bë më i lehtë nga fakti se fashistët, në fillim duke e paraqitur veten në mënyrë mjaft të çuditshme si “çlirimtarë” të Shqipërisë dhe jo si dhunues të lirisë së saj, u kujdesën që të ngrinin një qeveri shqiptare të rreme, që e mbajti shërbimin diplomatik. Por italianët, të cilët në kundërshtim me vendin e tyre madhërisht të shquar në historinë e kulturës, disa herë na shfaqen më të zgjuar sesa inteligjentë dhe që gjithmonë kanë qenë të përmendur për padurimin e tyre, nuk mund ta mbanin më në këmbë një mashtrim që ishte i leverdishëm për prestigjin e tyre duke i hedhur një vello, sado të hollë, dhunës së tyre, kështu që nga mesi i korrikut qeveria – kukull e Tiranës mori urdhër të mbyllte legatat dhe konsullatat shqiptare jashtë shtetit. Njëkohësisht të dërguarit e vendeve të ndryshme, duke përfshirë edhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të vendosur në Tiranë, u informuan në mënyrë mjaft të papritur se statusi i tyre diplomatik nuk do të njihej këtej e tutje. Shumë shpejt pas kësaj, që të jemi të përpiktë më 24 korrik 1939, Sekretari i Shtetit më thirri në Departamentin e Shtetit dhe më njoftoi se, mbi bazat e reciprocitetit, ai ishte i detyruar ta quante se misioni im kishte marrë fund. Zoti Kordel Hall, i cili u bë edhe më i mirësjellshëm sesa ishte zakonisht, me sa duket e kuptoi habinë time të pashprehur për diskriminimin e dukshëm kundër Shqipërisë në krahasim me trajtimin që i ishte bërë Çekosllavakisë, i dërguari i së cilës vazhdonte të njihej si përfaqësues ligjor i kombit të vet. Zoti Kordel Hall më shpjegoi se ndryshimi në trajtim vinte për shkak se “ndryshimi i Çekosllavakisë ndodhi brenda një nate”, ndërsa në Shqipëri ndryshimi ishte bërë shkallë-shkallë. Unë nuk kam dyshim se ky shpjegim ka baza mjaft të shëndosha, por më duhet të pranoj se unë nuk arrita ta kuptoja. Megjithatë nuk e ndieja se kisha të drejtë të kërkoja shpjegime. Pasi dëgjova që në fillim pa e hapur gojën, e falënderova Sekretarin e Shtetit për shumë qëndrime të mirësjellshme gjatë misionit tim dhe u largova.
    Është e tepërt ta them se isha i hidhëruar për gjithçka nënkuptonte ky epilog i trishtuar lidhur me të ardhmen e vendit tim, por njëkohësisht më duhet ta pranoj se pata një farë ndjenje të lehtësimit vetjak. Është e qartë se pozita e një njeriu, që pranohet si i dërguar i ligjshëm i një kombi dhe megjithatë nuk përfaqëson dot një qeveri reale, është e hapur për shumë gjëra të pakëndshme. Kjo më kujton një aktor të Shopenhauerit, i cili vijon të luajë pasi ka mbaruar shfaqja dhe është ulur perdja. E ndieja veten edhe më të çliruar megjithatë, sepse lidhja ime me Zogun ishte shkëputur përfundimisht.
    Asnjëherë Zogu nuk ka qenë një sundimtar me të cilin mund të merreshe vesh, por në vitet e fundit ai ishte bërë i padurueshëm. Nga natyra ai kishte disa cilësi të shquara dhe në fillim kishte zotësinë t’i maskonte të metat që i kishte më të shumta, derisa një ditë suksesi në rritje e shtyu të hiqte maskën dhe doli siç ishte: një barbarë i paqëndrueshëm dhe bukëshkalë. Por edhe për ata që u pëlqen, edhe për ata që nuk u pëlqen, ai mbetet një karakter enigmatik interesant, një përzierje e papajtueshme kontradiktash, gjysmë hero e gjysmë karagjoz, i cili për shumë kohë do të tërheqë si mbledhësin e çudirave të historisë, edhe studiuesin e psikologjisë. Disa herë më kanë kërkuar të shkruaj një libër të shkurtër për këtë personazh kureshtar. Kam qenë në mëdyshje për shumë kohë, kryesisht sepse jam zënë prej disa vjetësh me planin për një histori të Shqipërisë, të mbështetur në kërkime të mundimshme, që përfshijnë studimin e dorëshkrimeve të pabotuara në bibliotekat e Evropës. Megjithatë, në çastet e çlodhjes, duke shfletuar faqet e ndonjë autori të kohës së Elizabetës siç bëj herë pas here, më duket se kam parë ndonjë fanepsje të Zogut në pjesën e Shekspirit për mbretin Xhon dhe Dogberrin ose në veprat e Marlout për Mortimenin e Ri dhe Çifutin e Maltës. Shkurt, Zogu që nuk më ka interesuar asnjëherë si sundimtar, më në fund më preku fantazinë si subjekt anatomie. Zaret u hodhën. E ndieja se duhej të shkruaja diçka për të.

    Faik Konica

    23 August 2012

    ZHGENJIMI I AMBASADORIT AMERIKAN - nga Traboini






    ZHGENJIMI I AMBASADORIT AMERIKAN
    Një libër që hedh dritë mbi kaosin  politik shqiptar

    Libri  “Zhgënjimi i Ambasadorit Amerikan”  i gazetarit Kolec  Traboini përmban esè mbi zhvillimet bashkkohore në jetën politiko-shoqërore në Shqipëri dhe përpiqet të hedhë dritë mbi kaosin politik shqiptar. Libri ndahet në katër kapituj me trajtesa sipas problematikave që rrok  këndvështrimi i autorit.
    Vendin kryesor e zë shkrimi që i jep titullin librit e që ka të bëjë me përpjekjet e mëdha që ka bërë kohët e fundit  Ambasadori Amerikan në Tiranë për sjelljen në një hulli të kahjeve të ndryshme të politikës, të cilët parapëlqejnë më shumë se mirëkuptimin e debatin e qetë, ndërtimin e marrëdhënieve konfliktuale deri në mosfunksionimin e parlamentit shqiptar në atë nivel që kërkon demokracia e vërtetë e jo ajo fallso. Një aspekt i veçantë i kësaj pasqyre të trishtueshme u pa në zgjedhjen e presidentit ku në parlamentin shqiptar u luajt si në teatrin e kukullave. Mungesa e Ambasadorit Amerikan në momentin kur u zgjodh presidenti përbën një rast të paprecedent e megjithatë u kalua nga politika dhe mediat shqiptare si një çudi që zgjat tre ditë. Mirëpo rrënjët janë më të thella nga se shfaqen në dukje. Në shkrimin në fjalë që botohet shqip dhe anglisht analizohen tiparet e kësaj politike që më shumë të kujton mexhliset e kohës së pashallarëve sesa të një vendi  në shekullin e 21 që pretendon të hyjë në bashkimin e shteteve më të civilizuara të botës.
    Libri përbëhet edhe nga disa kapituj si “Histori me histeri nuk shkruhet” në të cilin mbartet shqetësimi qytetar për politika personale pozitat e pushtetit, herë-herë imponuese sa të krijojnë përshtypjen e reminishencave me të kaluarën e trishtë ku gjithçka në jetën e njeriut imponohej nga lart me dhunë. Trajtohen edhe probleme të figurave historike apo lajthitjeve të historianëve të cilët anipse jetojnë në një kohë tjetër nuk dalin dot prej skemave konceptuale atavike të së djeshmes.
    “Brainwashing- trushplarja” është kapitulli tjetër me esè në të cilin trajtohen efektet e mbrapshta të politikës  dhe medias mbi njerëzit,  të cilët ndodhen nën një presion thuaj të përditshëm të propogandave partiake, sikur çdo ditë e vitit dhe çdo orë e ditës të jetë një fushatë demagogjike zgjedhjesh, apo paradokset e moskuptimeve të krahëve të politikës, ku e djathta del me parulla majtise dhe e kundërta, sepse asnjë krah i politikës nuk ka një program të qartë dhe ky kaos politik krijon efektet e veta edhe në popull ku me shumë se njerëz që përkrahin ide, shfaqen thjesht fansa liderësh partiakë. Në këtë kapitull trajtohet, pos të tjerash edhe  problemi se çfarë në të vërtetë mishëron parlamenti shqiptar që të kujton më së shumti “muhaxhirët” e Faik Konicës.
    Kapitulli i katërt “Rrënjët tona janë në Arbëri” përmban shkrime që kanë natyrën e kujtimeve, ku  përkujtohet figura e arvanitasit më të madh të shekullit të kaluar, Aristidh Kola.  Krahas të tjerave ka edhe një përshkrim mbi mitingun antikomunist të intelektualëve e krijuesve të kryeqytetit në fillimvitin e 1991 para stadiumit kombëtar,  i organizuar nga vetë autori i librit që atëkohë ishte kineast e punonte në Kinostudio,  si dhe shënimet e tij gjatë 15 vjetëve jetë në Boston me ngjarje e zhvillime nga jeta në komunitetin shqiptar në Amerikë. 

    Amaneti i presidentit amerikan Washington për shqiptarët

    Amaneti i presidentit amerikan Washington për shqiptarët


    Prejardhja pellazge e shqiptarëve sipas amerikanit George  F. Williams




    Mrekullisht ka një lidhje të shpjegueshme për prirjen e miqësisë shqiptare ndaj Amerikës. Është një ndjesi që ka nisur herët, jo vetëm në kohën e pas pavarësisë, kur më 1919 u denoncua nga amerikanët në Konferencën e Paqes në Paris, projekti për coptimin e territoreve shqiptare për eleminimin nga harta e një vendi sovran. Ky lloj antishqiptarizmi i frymëzuar nga kancelaritë euroiane me mbështetjen e Francës dhë mikes së saj Rusisë me satelitët e tyre Serbinë e Greqinë. Ky ishte një nder i madh i një miku të madh që do të bëhej edhe një partner i madh në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Dhe ky partneritet me shqiptarët vazhdon edhe sot e kësaj dite, me gjithë ndërprerjen 45 vjeçare të diktaturës komuniste.
    E kush nuk mban mend se si u prit në Tiranë Xhejms Beker dhe se si u prit më 2007 Xhorxh Bush në Fushë Krujë.
    Gjithkush e bën një pyetje se ku i ka rrënjët kjo tendencë miqësie e sinqertë e një shtetit potencial demokratik si superfuqia më e madhe e botës ndaj një shteti të vogël që mund edhe të mos përfillet, siç ka ndodhur me europianët. Para së gjithash, kam bindjen unë, thelbi i miqësisë qëndron tek parimet e patjetërsueshme dhe standartet e demokracisë që ka të sanksionuara shteti amerikan në funksion të lkisrisë dhe demorkacisë në botë. Por veç kësaj është edhe një amanet në formën e një testamenti që George Washington u ka lënë pasardhësve të tij presidentcialë në fdronin e tyre për të pasur në vëmendje Shqiëprinë dhe shqiptarët. Është orgjina e tij prej shqiptari që e thërret gjaku i të parëve për të mos harruar asnjëherë tokën e të oparëve të tij.
    Duke kërkuar dhe bashkëbiseduar me miq e të njohur, një ditë më vjen në e-mail njjë material interesant që i jep shpjegimin kësaj që unë thashë më lart. Është një e vërtetë që studiuesit e kanë vërtetuar dhe e kanë pohuar si të vërtetën e madhe të një presidneti amerikan që një pjesë të orgjinës së tij e ka nga toka shqiptare, nga prindër shqiptarë.

    Ja materiali, që duhet thënë se meriton mirënjohjen e madhe publike:
    (Nga: John McCallum/Reuters)

    George F. Williams 1852 - 1932
    George F. Williams 1852 - 1932
    Nëna e presidentit historik amerikan George Washington ishte shqiptare me prejardhje nga rrethi i Pejës. Vetë presidenti Washington thuhet ta ketë lënë një letër-amanet për mbrojtjen e shqiptarëve nga Amerika në çdo kohë dhe në çdo mënyrë.
    Para disa kohësh, Instituti i Biokimisë dhe i Gjenetikës, me seli në Schafhausen të Zvicrës, ka publikuar rezultatet e hulumtimit më të ri gjenetik të liderëve botërorë, sipas të cilave del se presidenti historik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Washington, ka qenë me prejardhje shqiptare.
    Instituti, që në kuadër të hulumtimit të gjerë ka analizuar mostrat gjenetike të ish-presidentit amerikan që e udhëhoqi vendin në luftën çlirimtare kundër Mbretërisë Britanike, konkludon se Ëashingtoni ishte 50 për qind shqiptar, që nënkupton se njëri prind i tij ishte 100 për qind shqiptar.
    Derisa Instituti nga Bazeli nuk hyn në detaje në lidhje me këtë zbulim epokal, ekspertë të fushave të tjera janë ngutur që të konfirmonin këtë pohim, duke u thirrur edhe në dëshmi e tjera, gjeneologjike e linguistike.
    George Washington ka qenë lideri kryesor politik e ushtarak i SHBA-së në vitet 1775-1799 i cili e udhëhoqi vendin drejt fitores në luftën çlirimtare kundër Britanisë së Madhe, ishte në krye të vendit në kohën e shkrimit të Kushtetutës dhe zhvilloi praktikat presidenciale të qeverisjes që edhe sot janë gurë themelet e punës në Shtëpinë e Bardhë.
    Në SHBA ai konsiderohet si “Babai i Kombit”.

    E ëma shqiptare

    Sipas linguistit “Albert Myko”, nga Instituti i Linguistikës pranë Universitetit Berkley të Californisë, SHBA, ekzistojnë dëshmi të tjera që tregojnë se e ëma e George Washingtonit ishte shqiptare.
    “George Washingtoni ishte i biri i Augustin Washingtonit dhe Mary Ball Washingtonit. Mary në fakt ishte Marije Bala, prindërit e së cilës ishin nga rrethi i Pejës, në Kosovën e sotme. Marija ka lindur në Lively të Virgjinisë, në SHBA, në vitin 1708, por prindërit e saj kanë ardhur aty më 1706, pas një udhëtimi të gjatë me anije që nisi nga Raguza, Dubrovniku i sotëm, dhe i çoi ata përmes Britanisë deri në Tokën e Premtuar, Amerikën. Historia e udhëtimit të gjyshërve të Washingtonit nga Kosova në Amerikë është e përshkruar në librin biografik “Mary Ball Washington” të autores Virginia Carmichael, i botuar më 1850. Aty, madje, thuhet se Balajt kishin ardhur nga një fshat i quajtur Sinic, që mund të jetë ngatërrim i emrit të fshatit Isniq, në komunën e Deçanit:, thotë Myko, i cili tregon se kjo histori deri vonë është mbajtur e fshehur në sirtarët e Shtëpisë së Bardhë, dhe se përmendja e prejardhjes shqiptare të Washingtonit është hequr nga lista e temave të ndaluara nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë i SHBA-së vetëm para pak kohe.
    Në lidhje me këtë, zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë kanë pranuar të thonë vetëm se “nuk ishte e rastit që zëvendëspresidenti Biden e ka përmendur presidentin Washington në relacion me kryeministrin e Kosovës”.

    Amaneti i Washingtonit

    Sidoqoftë, zbulimi i fundit, mbase hedh dritë edhe në disa aspekte të tjera të përfshirjes amerikane në Kosovë dhe të mbështetjes për shqiptarë në përgjithësi. Autori i mirënjohur amerikan, Carl Woodward, që ka shkruar dhjetëra libra dokumentarë për presidentët amerikanë dhe historitë nga Shtëpia e Bardhë, thotë se gjatë hulumtimit të arkivave për librin e tij rreth presidencës Clinton, botuar më 2004 me titullin “Shtëpia Clinton”, ka gjetur një letër-proklamatë të vetë George Washingtonit, në lidhje me shqiptarët.
    “Më kujtohet, kur e mora letrën për t’ia treguar Bill Clintonit në njërën nga intervistat e shumta për libër dhe i thash, “shih, Bill, ç’ka kam zbuluar nga arkivat e Washingtonit”. Ai, me të parë letrën, më tha: “E kam parë Carl, e kam parë. Mos ta kisha parë, një Zot e di nëse do të kishim intervenuar në Kosovë”, tregon Woodëard, i njohur si gazetar, reporter e autor që ka fituar deri tani katër çmime “Pulitzer”. Ai thotë të mos e ketë përfshirë letrën e Washingtonit në librin për Clintonin, sepse tani përgatit librin e posaçëm për Washingtonin dhe prejardhjen e tij shqiptare. Woodward thotë se mendohet nëse do ta titullojë librin “George Washington: Shqiptari i parë në Shtëpinë e Bardhë” apo ndoshta “Shqiptari nga Kosova që krijoi shtetin e Amerikës”.
    “Në një farë mënyre, angazhimi i SHBA-së në favor të shqiptarëve është një borxh që Amerika tani ia kthen popullit që lindi themeluesin e vetë Amerikës. Nga hulumtimet del qartë se edhe presidenti Woodroë Wilson e kishte lexuar këtë letër në kohën kur duhej vendosur për krijimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë”, thotë Woodward, dhe shton se njëlloj, presidenti Nixon ishte njeriu kyç që ka kontribuuar në arritjen e autonomisë së Kosovës, me Kushtetutën e vitit 1974.
    “Nixon dhe Tito kishin një takim, diku në vitin 1970, në të cilin presidenti amerikan zotoi një ndihmë të pakthyeshme prej 5 miliardë dollarësh për Jugosllavinë, nga 500 milionë në vit deri më 1980, në shkëmbim për dhënien e autonomisë së plotë për Kosovën. Titoja u dakordua dhe gjithçka nisi aty – krijimi i Universitetit të Prishtinës, amendamentet kushtetuese të vitit 1971, Kushtetuta e vitit 1974, e kështu me radhë”, tregon Woodward.
    “Madje, një vazhdim i ndihmës ka qenë i paraparë në një diskutim mes Titos dhe presidentit tjetër amerikan, Jimmy Carter, për vitet 1980-1990, për marrjen e të cilit Titoja ishte i pajtimit që Kosovës t’i jepte statusin e republikës. Por, Titoja vdiq, serbët lëvizën kundër autonomisë, amerikanët ndërprenë ndihmën… të tjerat i dini”, tha ai.
    Sidoqoftë, Woodward beson se të gjithë presidentët amerikanë e kanë lexuar letrën e Washingtonit dhe kanë qenë të obliguar nga ajo që t’u ndihmojnë shqiptarëve, në mënyra të ndryshme dhe në faza të ndryshme të historisë. Autori amerikan nuk dëshiron ta zbulojë përmbajtjen e letrës, duke thënë se “duhet të prisni daljen e librit tim”, por thotë se ato që i ka lënë të shkruara Washingtoni do të qartësojnë shumëçka në lidhje me raportet e SHBA-së me shqiptarët.
    Në lidhje me zbulimin epokal të prejardhjes shqiptare të George Washingtonit, si dhe pohimeve të tjera të padëgjuara deri më tani, Ambasada amerikane në Prishtinë nuk ka dashur të jepte asnjë koment.
    Hulumtimi i Institutit të Gjenetikës nga Schafhauseni i Zvicrës ka nxjerrë edhe disa rezultate tejet interesante për prejardhjen gjenetike të disa prej liderëve historikë botërorë.
    Sipas hulumtimit, Fidel Castro ka prejardhje angleze, Vladimir Lenini kishte qenë çeçen, ndërsa presidenti francez Charles de Gaulle që u tërhoq nga Algjeria kishte qenë, në fakt, me prejardhje arabe.

    Edhe një fakt tjetër:

    Referimi në disa pjesë nga libri i autorit George F. Williams “Shqiptarët”, del qartë fakti se thellësia e mbështetjes amerikane për shqiptarët, ka një lidhje gjenetike dhe që buron nga identiteti autentik i shqiptarëve, që duket hapur se janë motive të forta për të qenë krah të njeri-tjetrit, në një kohë që shqiptarët kanë nevojë të madhe për konfirmimin e historisë së tyre të lashtë.
    Kështu, George Fred Williams më 1914 ka shkruajtur: “Po të kthehemi në parahistori, para se rapsodët homerikë t’u këndonin hyjnive dhe heronjëve mitologjike, para se të shkrhuej gjuha greke, jetonte një popull i njohur me emrin Pellazgët…
    Shqiptarët janë të vetmit që kanë ardhur deri më sot nga kjo racë e fuqishme parahistorike. Vetëm vitet e fundit është përcaktuar se Pellazgët kanë qenë Ilirët e lashtë… Këta Ilirët kaluan edhe në Itali me emrin Toskë, siç quhen ende edhe në Shqipëri, ndërsa në Itali kanë mbetur si Toskë, toskane, etruskë…
    Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, se grekët e kanë huazuar nga rapsodet Pellazge eposin e tyre të shquar… Shqipja ka qenë gjuha amtare e Aleksandrit të pushtimeve të mëdha dhe e Pirros së Epirit, një prej gjeneralëve më të mëdhenj të historisë…
    Është tragjedi tej çdo përfytyrimi, që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë teë katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit Europian. Nuk është për t’u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën shqiptare, që mund t’i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme…
    Ç’pasuri e madhe dijesh e pret arkeologun kur toka shqiptare të hapë thesaret e historisë së Pellazgëve!”.

    Origjina e shqiptarëve

    Prapa në kohët parahistorike, para se poetët e Homerit të këndonin për perënditë e tyre dhe heronjtë e përrallave, përpara se të shkruhej gjuha greke, rronte një popull i qujtur Pellazg. Herodoti (484 – 425 p.e.s.) iu vesh Pellazgëve historinë e cila këto i përmend shumë më parë se sa qytetërimin e grekërve; punimi i ashpër që mbulon anët e Panteonit në Athinë akoma quhet Pellazgjik. Këta ndërtuan mure të mëdhenj që quhen ciklopike dhe për të cilët Prof. Pokok thotë që qenë ndërtuar shumë më përpara se të egzistonin grekërit e Homerit. Prej kësaj race të fortë parahistorike mbetën vetëm Shqiptarët. Vetëm në kohë të vona u shkoqit se Pellazgët qenë Ilirianët e vjetër, e para degë Indo-Europiane, perandoria e të cilëve shtrihesh që nga Azia e Vogël deri në Adriatik dhe nga Veriu deri në Danub. Nga studimet e shkrimtarëve të rinj, si Prof. Maks Myller dhe Prof. Pot, në gjuhën Shqipe u bë e qëndrueshme kjo origjinë. Këto Ilirianë, që rrojnë akoma në Shqipëri si Toskë, u shpërndanë edhe në Itali dhe njihen si Toskë, Toskanë, Etruskë.
    Është e kotë të kërkohet për perënditë e Greqisë në etimologjinë e gjuhës së saj. Në gjuhën Shqipe këto janë shumë të qarta dhe domethëniet e tyre shumë të drejta.
     Për shembull,
    Kaos është hapsi, hapësira;
    Erebus, biri i Kaosit, është er-het-os, me e bërë të errët;
    Uranos është I-Vran-os, domethënë zana e reve, vranët;
    Zeus, Zaa, Zee, Zoot-Zot, zë rrufe;
    Athena është E thëna, me thënë fjalën;
    Nemesis, nemës, domethënë nam, thirrje e djallit;
    Muse, Mosois, është mësuesi;
    Afërdita domethënë afër ditës, agimi.
    Kur do të jetë studiuar mirë gjuha shqipe dhe kur do të jenë zhvarrosur gojëdhanat e saj, atëhere shumë nga veprat e Homerit do të rishkohen dhe ca nga ato do të jetë nevoja edhe të korigjohen. Herodoti nuk e pati ditë që emrat e heronjve të veprës së Homerit ishin fare qartë në gjuhen Pellazgjike. E deri edhe emri i vet i Homerit mund të gjurmohet në gjuhën Shqipe:  I mirë, dhe në formën Imiros do të thotë poezia e mirë.
    Në gjuhën shqipe është,

    Agamemnon, Ai-ge-mendon, ai që mendon;
    Ajaks, ai gjaksi,gjakderdhës;
    Priamos, Bir-i-amës, biri i amës e me kuptim ironik Biri i tokës, i vendit;
    Akili, i qiellit, një i zbritur nga qielli;
    Odiseu, i udhës,udhëtari, aji që shëtit;
    Ithaka, i thak, idhnak;
    Droilos, Droili(os), ai që druhet,  frigac.
    Shumë të tjera mund t’i shtohen kësaj liste. Nuk është çudi në se njerëzit që kanë studiuar gjuhën shqipe të thonë se kjo është gjuha origjnale e Homerit dhe që grekërit e morën nga poetët Pellazgjike të shumtën e këngëve të trimërive dhe ato heroike. Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do të hapi thesarin e historisë Pellzagjike! Këta dhe shumë rrjedhime të tjera provojnë që Shqiptarët sot janë mbi tokën e të parëve dhe flasin gjuhën e stërgjyshëve të tyre. Edhe përpara se dega helene të njifej në malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, qe pa dyshim kryeqyteti i mbretërisë madhështore të Ilirisë. Shqipja qe gjuha amtare e Aleksandrit të Madh që pushtoi botën dhe e Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia dhe përballues i fundit i ushtrive pushtuese Romake. Një tragjedi, përtej përfytyrimit të tragjedistit, është kjo që një racë e vjetër dhe e fortë erdhi në një gjendje kaq të keqe dhe mizore, gjë e cila shikohet si skandal i qytetërimit Europian. Nuk është për çudi që otomanët nuk lejuan ndonjë gërmim në tokën Shqiptare, sepse ajo mund t’i sillte ndërmend këtij populli lulëzimin e parë.

    Shqiptarët e Turqisë - nga Dr. Laurant BICA

    Shqiptarët e Turqisë

    Nga Dr. Laurant BICA

     Të shkruash për shqiptarët e Turqisë apo arnautët, siç thirren aty, është një përgjegjësi e madhe dhe një barrë jo fort e lehtë.  Është komuniteti me numrin më të madh të shqiptarëve në botë dhe pas tij renditen shqiptarët autoktonë të Greqisë apo siç njihen arvanitët ose dhe arbërorët apo barbaçet.

    I
    Nga historia shqiptare e Anadollit dje…

    Kur njeriu flet për Turqinë, mendja të shkon te pllaja e Anadollit. Ajo ka qenë e populluar që nga të mugëtit e historisë së njerëzimit por dhe vazhdimisht ka qenë një shesh e arenë lëvizjesh të popullatave të ndryshme të ardhura nga Ballkani, Kaukazi, Azia Qendrore apo dhe nga Mesopotamia e Lindja e Mesme. Megjithatë një popullatë qe e rrënjes, mbeti e nuk u zhduk kurrë me gjithë stuhitë e kohrave; si në lashtësi e në mesjetë dhe në kohën e re e të sotme, zotërit edhe sot të vërtetë të Anadollit, të Thrakës e të mbarë Turqisë, fisnikët e saj, pikërisht elementi shqiptar: Pellazgët, ilirët, të ashtuquajturit rumë, që mbizotëruan gjatë mesjetës e deri në ditët tona, bile në dy formacione shtetërore të mëdha si Perandoria Bizantine dhe Perandoria Osmane. “Hirushja” e vatrës, siç e quan Robert D’Anzheli gjuhën shqipe, mbeti pjesë e pandarë e jetës së banorëve të Anadollit. Asaj gjatë viteve të zotërimit bizantin iu shtua gjuha greke si gjuhë kulture, e kishës dhe gjuhë zyrtare e perandorisë për 10 shekuj dhe më pas gjuha osmanishte për 6-7 shekujt e fundit deri në ditët tona. Pra pati një shtresëzim 3-4 gjuhësh në shekuj, megjithatë shqipja u mbijetoi valëve zemërake të qindvjeçarëve. Rastet e saj i kemi gjetur të gjalla në Ishujt Prinkipo apo të Princave në Stamboll, ku popullsia vëndase ndonëse shkollimin e ka bërë në greqisht por edhe në turqisht, shqipen çuditërisht e ka ruajtur si gjuhë shtëpie. Dikush mund të shtrojë pyetjen e ligjshme: Shqiptarët janë autoktonë në Turqi, në Anadoll?! Por e vërteta e shekujve është kjo. Një marrëveshje e Lozanës në 1923-25 prishi konfiguracionin e popullatave në të dy krahët e Detit Egje. Është thika më e madhe që i është ngulur ndonjëherë pas shpine popullit shqiptar pas kohës së Lidhjes së Prizrenit dhe të shpalljes së Pavarësisë më 1912. Më 1877 e 1878 në genocidin e egër të dy dimrave të shtetit shovinist serb mbi sanxhakun shqiptar të Nishit, u larguan me dhunë nga trojet e tyre të lashta mbi 300.000 shqiptarë myslimanë; pas vendimit barbar të Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 1913 për masakrimin e territoreve shqiptare të Kosovës e Çamërisë në favor të fqinjëve grabitqarë e të pangopur, që u pagua me koston e vuajtjeve të paimagjinueshme dhe të dëbimit të përbindshëm nga vëndi i tyre të disa qindra mijra vetëve prej tyre në vitet e rënda të luftës së parë botërore. Me marrëveshjen e Lozanës dhe atë që e pasoi më pas, zbimin e pamëshirshëm nga shtëpitë e tyre, duke lënë edhe tenxheren e gjellës duke valuar në zjarr, u shkëputën nga vendbanimet e tyre stërgjyshore që nga antikiteti, jo pak por mbi 2 milionë banorë të të dy brigjeve kundruall të Egjeut për të “prodhuar” mbi bazën e përkatësisë fetare me shqiptarët musulmanë – “turq” dhe me shqiptarët ortodoksë “grekë“ dhe për të zhbirë përfundimisht kombësinë e tyre shqiptare. Kështu deshi Evropa, kështu deshën edhe dy shtetet nënshkruese të marrëveshjes, Greqia dhe Turqia. “Kurbani” i marrëveshjes në njërën anë qenë arvanitët muslimanë të Moresë (Peloponez) dhe çamët muslimanë si dhe shqiptarët muhamedanë të Maqedonisë “greke”, të ish-vilajetit të Selanikut dhe të Thrakës Perëndimore. Ndërsa në krahun tjetër qenë rumët, kryesisht shqiptarë dhe llazët ortodoksë që u këmbyen si kafshë në pazarin e bagëtive midis dy shteteve ndërsa Evropa bënte “sehirin” e radhës të veprës makabre të vet, duke luajtur me fatin e tij, pra në kurriz të popullit shqiptar.
    Pra, pas Berlinit më 1878, Londrës më 1913, si edicion i tretë, Evropa plakë i vuri vulën me Traktatin e Lozanës të 1923-24, si akti i fundit i tragjedisë që i kish përgatitur popullit më të madh e më të lashtë të kontinentit për ta shuar përgjithnjë nga faqja e dheut…Kështu i ndërruan në bazë të fesë gati gjysëm milion muslimanë, kryesisht shqiptarë të Greqisë, me mbi 1,5 milion të krishterë shqiptarë të Anadollit, të perëndimit, të jugut, të qendrës e të veriut të tij; por në këtë të fundit pra në veri të Turqisë, në pjesën lindore të Detit të Zi, përfshihen edhe të krishterët llazë, një popullsi autoktone, me prejardhje pellazge, e afërt me shqiptarët në tradita, në zakone, në gjuhë, në folklor, në këngë dhe valle, në veshje, në kulturë, në arkitekturën e shtëpive, në artin e detarisë etj. S’mund t’i kapërcej këto rrjeshta, pa thënë dy fjalë për komunitetin shqiptar të rumëve të Izmirit që pas Lozanës u shumëzua me zero. Ishte një komunitet shqiptarësh ortodoksë që ka luajtur rolin e një lokomotive progresi në Perandorinë Osmane. Ata kanë qenë mjeshtër të tregtisë në perandori, në fillimet e industrisë në Turqi, ata kanë investuar kapitalet e tyre në Izmir e zonën përreth deri në Stamboll, në kryeqytet, kanë dhënë një ndihmesë të shkëlqyer në fushën e arsimit, kulturës etj. Atyre u takon merita e nxjerrjes në gjuhën frënge të gazetës “Smyrna”, gazetë e parë otomane etj. Sa keq që ky komunitet i lavdishëm që ka qenë në harmoni të përkryer me shqiptarët muslimanë (si kudo shqiptarët me njeri tjetrin, pavarësisht  nga besimi fetar apo besa siç është thënë ndryshe dikur) u dëbua me Lozanën. Edhe ikja apo dëbimi i tyre ka qenë  i dhimbshëm e i llahtarshëm. I bartën me anije të huaja për në Greqi. Ndodhi afërsisht si largimi  biblik i shqiptarëve nga Shqipëria më 1990 me anijet shqiptare “Vlora” etj. nga Durrësi që u mbushën sa s’kishe ku të hidhje mollën dhe u kacavirrën në to, por në rastin që po flasim ishin shumë e shumë më tepër, s’ka vend për krahasime). Shqiptarët e Izmirit jo me qindra po me mijëra përfunduan të mbytur në ujërat e ftohta të brigjeve të Izmirit. Thirrjet dhe lebetitjet e këtyre njerëzve deri në kupë të qiellit, që u lanë në mëshirë të fatit, s’ka penë që t’i përshkruajë. Rastet e tyre i gjen edhe sot në Katerini, një lokalitet afër Athinës. Autori i këtyre rreshtave ka njohur personalisht dy zonja të nderuara nga ky komunitet. Njëra me emrin Zefirat (shkurt Zefi) jetonte në Athinë dhe punonte në bibliotekën shtetërore të saj, ndërsa e dyta ka punuar në Radio Tirana në radion e jashtme. Shqiptarët muslimanë të Gjirokastrës, të Delvinës, Konispolit e Çamërisë poshtë lumit Kalama kanë jetuar në shekuj në Izmir. I tillë p.sh., në vegjëli, ka jetuar shkrimtari e përkthyesi i shquar Vedat Kokona. Veç historia e shqiptarëve të Izmirit është sa e dhimbshme aq edhe të bën krenar për bashkëkombasit tanë vendalinj të atjeshëm. Duhen studime e studijues të tërë që të ndriçojnë këtë pjesë të kombit tonë, që ka jetuar në këto troje që nga lashtësia po që i takon tashmë historisë. Rastet e tyre në Greqi, pothuajse janë greqizuar plotësisht…
    Në këtë truall, që quhet Anadoll,  kanë jetuar jo vetëm popullsi të stërlashta si sumeret e hititet, me të cilët fillon historia e njerëzimit apo edhe pellazgët, por edhe gjatë mijëvjeçarit të I- rë para erës sonë dhe në shekujt e tij kanë banuar në të, në pjesën më të madhe të tij, popullata ilire, fise ilire. Për këtë na bën me dije dijetari ynë rilindas, Sami Frashëri si në veprën e tij “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet” edhe në enciklopedinë e tij gjashtëvëllimshe “Kamus’ul Alam” (Fjalor i Botës apo i Gjeografisë e Historisë). Në një gjeografi që fillon nga qyteti Samsun në brigjet e Detit të Zi e në vazhdimësi rreth e qark gadishullit të Azisë së Vogël, nëpër Detin Marmara, Detin Egje e Detin Mesdhe, deri në Antalja, Alanja e pse jo deri në qytetin-port Mersin, apo siç njihet sot Içel, kanë banuar fiset ilire, që turqit në tekstet e tyre të historisë i quajnë “iljallëllar”; duke marrë nga veriu i Anadollit me paflagonët, me myzët, me trojanët, me lidiasit, kariasit, likiasit etj. etj. Fiset ilire dikur kanë qenë mbizotëruese në një hapësirë që fillonte nga Mbidanubi e përfshinte tre gadishuj, atë Apenin, gadishullin apo sinisinë e Ballkanit dhe gadishullin më të madh e që përbënte rrënjën apo “nuklin” e ilirëve, atë të Anadollit apo Anatolisë. Pjesën më të madhe të territorit të këtij të fundit e zinte fisi i frigasve që ka pasur shtetin e vet të centralizuar, një mbretëri që sundoi për rreth 7 shekuj gati në mbarë Anadollin. Rilindasi arvanit, Aristidh Kola, duke pasur parasysh që Anatolia ka qenë rrënja e shqiptarëve, në një poezi hymn të tij shkruan midis të tjerash se “ty kush mund të të presënj, kush mund të të zhduknjë, rrënjë e lashtë e Ilirisë, e Pellazgjisë, rrënjë e lashtë e Anatolisë“.
    Popullsia pellazgo-ilire në antikitet vazhdoi rrugëtimin e saj në mesjetë si të ashtuquajtur “rumë“, (jo në kuptimin grek, por si ish-banor i perandorisë romake e më pas bizantine). Ajo u mbijetoi valëve të egra asimiluese nga popullatat barbare që shkelen Anadollin, por që zunë e nuk zunë vend aty. Pas mijëvjeçarit të parë  të erës sonë , aty u vendosen fiset e turqve selxhukë, për t’u pasuar në shekujt e XIII, XIV, XV nga turqit osmanë. Në shekujt e mesjetës, duke filluar nga shekulli i pestë, kur merr rrugën Bizanti i perandorit Justinian i Parë, popullsia vendase e genit pellazgo-ilir, pra rumët që flisnin shqip (në Ballkan kanë përballë apo në kontinuitet, arbërit mesjetarë), ngritën qytete të tëra të nëndheshme në pllajën anatolike, për të jetuar. Turisti i sotëm mbetet  pa mend, kur viziton këto qytete apo vendbanime të nëndheshme dhe bën çudi si janë ndërtuar ato dhe si mbijetoi popullsia “arbëre” (rume) në to. Sigurisht duke qenë e njëjta popullsi që themeloi edhe qytetin e Bizantit (Konstantinopojës apo Stambollit) në një pikë strategjike midis dy gadishujve, djep i qytetërimit evropian e mesdhetar në ngushticën e Bosforit, njeriu nuk mund të mos habitet me vitalitetin e saj. Ajo u mbijetoi shekujve të pamëshirshëm dhe mirë apo keq e ruajti shqipen. Historiani shqiptar, Prof. Kristaq Prifti, në një monografi për Ibrahim Temon na tregon se jo vetëm në vilajetin e Selanikut, që ishte me popullsi kryesisht shqiptare por edhe vilajeti i Edrenesë në fund të shekulli 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të rreth gjysma e popullsisë së tij fliste shqip dhe përbënte masën kryesore të tij. S’po flasim për qytetin e Stambollit që deri në vitet 70 të shekullit 20-të  sipas një statistike të brendshme të bashkisë së tij nga 140.000 banorë ortodoksë, 100.000 prej tyre flisnin ende shqip dhe deri diku, ndonëse jo si në shekullin e mëparshëm luanin një rol me influencë në jetën e Stambollit e sidomos përbënin një pjesë të konsiderueshme të elitës së tij. Aq e vërtetë është kjo, sa edhe në shoqatën turko-shqiptare d.m.th. të shqiptarëve të Stambollit e të krejt Turqisë, ata luanin rol vendimtar, bile i jepnin asaj tonin. Pas grushtit të shtetit (apo “darbe”-s siç thuhet turqisht) në fillim të viteve 70 dhe ndjekjeve që bënë ndaj tyre sigurisht ra dhe influenca në Shoqatën shqiptare.
    Kur flasim për shqiptarët e Turqisë nuk duhet të harrojmë tre komponentë, atë autokton, atë të ardhur dhe në këtë të fundit duhet të ndajmë si të tretë elementin musliman shqiptar, që mbushi Thrakën Lindore dhe Anadollin, për dy shekuj në vazhdimësi, në qindvjetshin e 19-të  dhe atë të 20-të me shqiptarë kryesisht të besimit islam. Stambolli deri në fund të shekullit të 19-të,  2/3 e popullsisë së tij i ka pasur të besimit të krishterë. Lagje të tilla si Feneri (apo Fanari), Balata, Tarlabashë, Pera, Bejollë, Tophane, Beshiktash, Arnavutqoj, Shishli, Maçka, Teshvikije, Ettiler, Bakerqoj, Kadiqoj, Bostanxhi, Suadije, Fëndekzade, Koxha Mustafapasha (ose Samatia) etj., sidomos lagjet buzëdetit gëlonin, gjallonin nga të krishterët. Ato kanë pasur dhe emrat e tyre të vjetër që popullsia e Stambollit në zhargonin e sotshëm të folur, sidomos të vjetrit, i kujtojnë me nostalgji dhe sjellin ndërmend se në ç’harmoni shembullore kanë jetuar me kristianët rumë dhe miqësitë që kanë pasur me ta.
    Stambolli apo edhe Konstantinopoja siç quhej atëherë, si kryeqytet, ka qenë metropoli që ka grumbulluar popullatat nga tërë anët e Ballkanit, Kaukazit dhe Lindjes së Afërt e të Mesme. Gjithmonë në përbërjen e kryeqendrës osmane elementi dominues i popullsisë së saj kanë qenë shqiptarët, qoftë të besimit musliman apo atij kristian. Rreth 80 kishat  ortodokse të Stambollit, (përfshi dhe Kishën e Shën Triadhës në zemër të tij, në sheshin Taksim në Bejollë bashkë me liceun e vajzave në krah të saj, të ndërtuar që më 1874 nga pasaniku i madh shqiptar Vangjel Zhapa nga Labova e Kryqit në Gjirokastër), janë kisha të ndërtuara nga shqiptarët e që në shekuj u kanë shërbyer atyre dhe vetëm atyre, të njohur si rumë të vendit, autoktonë denbabaden, që nga mugëtirat e Bizantit e thellë e më thellë…
    Nuk mund ta mbyll komponenten e parë autoktone pellazgo-iliro-rume, pa përmendur tre çvendosje të mëdha popullatash të genit shqiptar në tre kohë të ndryshme, në antikitet me Aleksandrin e Maqedonisë, në mesjetë në kohën e Skenderbeut dhe në kohën tonë, nga çereku i parë i shekullit të 19-të e deri tani në fillim të mijëvjeçarit të ri. Stambolli dhe Anadolli pavarësisht kufijve të çdo kohe, kanë qenë forca tërheqëse magnetike e shqiptarëve, sidomos nga Ballkani. Një çvendosje e madhe ka qenë lëvizja e trupave të Aleksandrit të Maqedonisë nga Ballkani kur ndërmori fushatën e madhe luftarake deri në Indi. Masa të mëdha njerëzish të racës sonë u çvendosën e u vendosën që nga malet e Hindokushit, në Kaukaz e në vet Anadollin e deri në Egjypt, ku u formua qyteti Aleksandria dhe në Anadoll në brigjet e Mesdheut, qyteti Iskenderun (Aleksandria e dytë) etj.
    Në kohën e Skënderbeut, në shekullin e XV, pas vdekjes së tij e pushtimit osman, 300.000 shqiptarë, shumica luftëtarë bashkë me familjet e tyre të mëdha, kapërcyen detin e u vendosën kryesisht në jug të Gadishullit Apenin, në Kalabri e Siqeli. Disa dhjetra mijëra të  tjerë kapërcyen Danubin dhe kaluan në Rumani. Por, emigracioni më i madh ka qenë i brendshëm, drejt “nuklit”, në thellësi të Perandorisë Osmane, drejt Stambollit e Anadollit, rreth një milion njerëz. Llogarisni që ka qenë një çvendosje e stërmadhe nga trojet e Ballkanit, “apokaliptike” do ta quaja për kohën që çoi në boshatisje të tokave, ku rrinin shqiptarët, të cilët u bënë dhe rezistencën më të madhe pushtuesve osmanë. Mendoni që në ato kohëra popullsia e botës ka qenë tepër tepër e vogël dhe e rrallë në krahasim me sot, kështu që shifra prej 1 milion shqiptarësh apo më mirë të themi arbërish që ia mësynë Anadollit ka qenë tepër e madhe dhe s’mund të krahasohet me 1 milion njerëz të sotëm.
    Dhe vala e tretë e migracioneve të mëdha shqiptare drejt Anadollit janë dy shekujt e fundit, kur u formuan shtetet e pavarura në Ballkan. Kjo s’do të thotë se s’ka pasur të tilla edhe në shekujt para këtij procesi. Praktikisht në shekullin  e 18 në fund të tij vlen të përmenden dy lëvizje të mëdha demografike. E para ka të bëjë me qytetin shqiptar të Selanikut. Njoftimi na vjen nga konsulli francez i kohës në këtë qytet, Laskaris, që shkruan se në vitin 1779 në kohën e sulltan Abdylhamitit të I-rë me mbështetjen e admiralit osman Gazi Hasan Pasha në krye të 30.000 burrave, u dëbuan nga Selaniku brenda 5 ditësh nga guvernatori i qytetit, një pasha mizor e i urryer, më shumë se katërqind mijë shqiptarë, duke përfshirë disa qindra, të cilët bënin pjesë në shpurën e tij…
    Në mesin e shekullit XVIII, disa mijëra shqiptarë punonin atje në hamame, si shitës boze, armëpunues, gurgdhëndës apo roje. Disa të tjerë bënin punë sezonale si barinj ose tregtarë bagëtish. Shumë prej zyrtarëve të lartë ishin vetë me origjinë shqiptare etj. Megjithëkëtë në shekuj Selaniku s’e humbi kurrë shqiptarësinë e tij. Edhe sot kur pas 1912-tës ai po bën një shekull duke iu nënshtruar  një procesi intensiv dhe të sforcuar të helenizimit nën Greqinë, çdo i katërti banor i tij është shqiptar, pa folur për rrethinat e fshatrat e tij e të Thrakisë Perëndimore. Jo më kot nëpër dasma nga Pogradeci deri në Permet, në Devoll, në Korçë, Kolonjë, Dangëlli e gjetkë, këngëtarët popullorë ja marrin me zë të lartë si sokëllimë malesh, si në ato këngët e lashta  majë krahit në Veri të Shqipërisë, që duket sikur del nga fundi i një shpelle, si një ofshamë e stërmadhe:
    O Selanik e tatëpjetë
    Siç ka qenë do të jetë
    Shqipëri me të vërtetë
    Vini re, këngëtari popullor kërcen nga e kaluara direkt në të ardhmen, duke lënë mënjanë të tanishmen e Selanikut, fati i të cilit dihet.
    Dhe vazhdon me nota patetike:

    Ç’kërkon greku e bullgari
    Kur këtu është shqipëtari?!

    Historianët mund ta fshijnë këtë fakt nga shkrimet e tyre, por populli nuk harron asnjëherë, nuk e fshin kurrë nga kujtesa e vet…
    Konsulli francez shkruan më tej ndërmjet të tjerash: “Duhet të frikësohemi se ky komb, i cili është i madh dhe njëkohësisht shumë i varfër, do të shpërdorojë zakonin e tij të mbajtjes së armëve dhe do të bëhet i fuqishëm e i rrezikshëm për këtë Perandori. Të gjithë qytetet e hapura të Rumelisë janë të ekspozuara ndaj shkatërrimeve të tij, që mund ta çojnë atë te portat e Konstandinopojës, nëse ndonjë ambicioz do të dijë si të përfitojë nga numri, kurajoja dhe disiplina e natyrshme e këtij kombi.” Dhe ashtu siç e kishte parashikuar konsulli Laskaris, shumë drejtues shqiptarë u bënë një kërcënim serioz për Perandorinë. Në fillim të shekullit XIX-të, Mehmet Aliu, një ushtar shqiptar nga Kavalla u bë sundimtar i Egjiptit, themelues i një dinastie mbretërore dhe krijues i një perandorie jetëshkurtër në Afrikë e në tokat arabe. Më pranë atdheut ishte Ali Pasha – Bonaparti mysliman, siç e quante Bajroni – i cili sundoi në gjithë bregdetin perëndimor të Ballkanit nga kalaja e tij në Janinë. Ky ishte një pasha shqiptar, i cili po ndërtonte shtetin e tij dhe po ofronte mbrojtje për të krishterët e rajonit. Këtyre ne duhet t’u shtojmë dhe dy drejtues të tjerë pashallëqesh shqiptarë që konsulli francez nuk i jep, por që ishin edhe ata bashkëkohës me dy të mësipërmit, Bushatllinjtë e Shkodrës  në Veri dhe Ahmet Kurt Pasha i  Beratit që ishte një pasardhës i denjë i myslimanizuar i princërve Muzakaj. Këto të dhëna për Selanikun i kemi nga profesori amerikan me origjinë hebreje i historisë në Universitetin e Columbias në Njujork, Mark Mazover, në librin e tij “Selaniku, qytet i fantazmave”, Tiranë 2011, kur flet për shqiptarët në faqet 148-151.
    Është fakt i pamohueshëm historikisht se furia osmane i shtypi kryengritjet e ndryshme të shqiptarëve me zjarr e me hekur dhe pashallarët osmanë të çdo kohe, të dërguar nga sulltanët, e mbuluan Shqipërinë e tokat shqiptare me lumenj gjaku dhe u bënë në shekuj shkak i lëvizjeve të mëdha e të stërmëdha demografike të shqiptarëve sidomos drejt Stambollit e Anadollit.
    Së dyti, një lëvizje tjetër e madhe demografike në fund të shekullit 18 e fillim të shekullit 19 lidhet me emrin e qytetit të Voskopojës, metropol ballkanik e europian. Me rastin  e dy-tre djegieve dhe shkatërrimeve të saj më 1769 e më 1789 e më pas në fillim të shekullit 19 popullsia e saj në shumicën e saj dërmuese e mbajti frymën drejt qytetit metropol të krejt Perandorisë Osmane. Disa dhjetra mijëra voskopojarë ja mësyen, u mërguan drejt Stambollit, me të cilin kishin lidhje të shumanshme tregëtare, ekonomike, kulturore e deri ato fetare. Askush deri më sot nuk ka folur për këto lëvizje të mëdha njerëzish të këtij qyteti, Voskopojës e të malësisë së saj, krahinës së Oparit drejt Konstandinopojës, përfshi dhe qytetin apo qytezën e Vithkuqit etj., që pati një fat pak a shumë të ngjashëm me të simotrës së saj, të Voskopojës dhe u dogj e u prish edhe ai, afërsisht në të njëjtën kohë.
    Vijmë tani në shekullin XIX. Popullsia që ka pësuar më së tepërmi kanë qenë shqiptarët. Emigrimet e para drejt Turqisë fillojnë nga Përlepi i Maqedonisë. Pastaj vazhdojnë me eksodin nga mbi 600 fshatrat dhe qyteti shqiptar i Nishit të mbi 300.000 banorëve, vazhdojnë me futjen më 1912 nën sqetullën e Serbisë të Kosovës dhe të Greqisë, të Çamërisë e të një pjese të Maqedonisë; vijojnë me ikjet gjatë luftës së parë botërore. Kështu, nuk mund të lëmë pa përmendur emigrimin e qindra, mos themi mijra Voskopojarëve dhe Oparakëve nga Shqipëria – Voskopoja, kur u dogj në vitin 1916, kishte mbi 500 shtëpi – për në Stamboll. Shumica e banorëve të saj e mbajtën frymën drejt qytetit të madh, me të cilin kishin lidhje të shumta familjare, ekonomike, tregëtare, arsimore, kulturore e të tjera prej shekujsh. Ikjet vazhdojnë drejt Turqisë si rezultat i shkatërrimeve të papara se Shqipëria u bë shesh lufte në Luftën e Parë të Përbotshme e sidomos në fund të saj, kur Jugosllavia e Versajës rikthehet në Kosovë, me Traktatin e Lozanës 1923-24, shkëmbimet e mëdha greko-turke të shqiptarëve, me lëvizjet e kosovarëve më 1938 drejt Turqisë, që u ndërprenë fatmirësisht, deri diku por jo përfundimisht nga lufta e dytë botërore, me çvendosjet për arsye politike pas luftës si genocidi çam apo dhe masakrat mbi kosovarët si ajo e Tivarit apo brenda Kosovës e Maqedonisë nga hordhitë serbe e maqedonase; me disa qindra e mijra të tjerë të emigracionit politik drejt Turqisë, Italisë dhe Evropës Perendimore, drejt SHBA-së dhe Australisë; me dëbimin e madh në Turqi nga 1954-1960 e më tej në bazë të Traktatit turko-jugosllav Tito – M. Qyprili (ministër i jashtëm i Turqisë) dhe në dekadat vijuese deri në ditët tona një rrjedhje e skajshme pa precedent drejt Stambollit e Anadollit e papërmbajtshme e shqiptarëve, pa folur për ikjet në Evropë e Amerikë; pa folur për emigracionin biblik nga Shqipëria pas viteve ‘90 -të shekullit të 20-të drejt Evropës e Amerikës. Një kapitull më vete përbën tjetërsimi, boshatisja këto 70 vjetët e fundit nga shqiptarët e Sanxhakut me kryeqendër Tregun e Ri (Novi Pazar) dhe largimi masiv prej pllajës së Peshterit. Është një emigrim i vazhdueshëm, i pashembullt drejt Stambollit e qyteteve kryesore të Turqisë si Bursa, Izmiri, Ankaraja etj. Vetë kam folur shqip më 1989 me të rinjtë e Pazarit të Ri në Kapallë Çarshi (Pazari i floririt) që kishin ardhur e ishin punësuar në Turqi. Largim, largim, kurbet, deri kur?! Formimi i shteteve të pavarura të Ballkanit ka pasur koston më të lartë për shqiptarët që kanë qenë të detyruar të marrin rrugët e mërgimit me hir apo me pahir…
    Ka edhe një çvendosje të padukshme, të katërt të madhe, bile do të thosha të stërmadhe të shekujve, për të cilën kurrë nuk do të ketë shifër të saktë por bëhet fjalë për qindra e mijëra  shqiptarë që mbeten në dhé të huaj, qoftë lanë kockat, qoftë zunë vend aty, krijuan familje e nuk e panë më tokën që i lindi, atdheun e tyre.  Është fjala për aspektin ushtarak qoftë si shërbim i detyrueshëm, qoftë si profesion, si ushtarë me pagesë ose të njohur ndryshe si mercenarë. Me të drejtë Robert Elsie flet për “emigrimet e hershme të shqiptarëve në Turqi si rezultat i rekrutimeve me forcë për ushtrinë osmane dhe jeniçerë“. Gjatë pesë shekujve të sundimit osman në trojet etnike, shqiptarët kryen shërbimin ushtarak në të katër anët e perandorisë, me një sipërfaqe mbi 15 miljon km2 të shtrirë në tre kontinente. Kënga e “Urës së Qabesë“ është sinjifikative në këtë drejtim…Shërbimi vazhdonte, në disa raste, deri në 10-15 vjet dhe, ose linin kockat në shkretëtirat e Arabisë, Jemenit, Sirisë, Veriut të Afrikës si në Egjipt, Libi e gjetkë, ose vendoseshin andej.
    Një plagë e pambyllur, e nisur që në shekujt bizantinë e që vazhdoi edhe në shekujt osmanë, është mercenarizmi që e kanë kaluar shqiptarët pa dallim feje. Dy janë popujt në Evropë që armën e kanë patur të shenjtë dhe që jeta e malet ku jetonin, i diktonin e i detyruan të mos e hiqnin nga supet dhe luftën ta bënin profesion të tyre se vendi nuk i mbante: Shqiptarët dhe Zviceranët. Katolikët e zonës së Krajës mbi Shkodër e Ulqin, e kanë kryer shërbimin ushtarak tradicionalisht në Gardën e Sulltanit, madje me veshje karakteristike të krahinës së tyre.

    Shqiptaret ne turqi dhe gjuha


    Shqiptarët katolikë të Veriut, shqiptarët ortodoksë të Jugut e të Moresë që kapërcyen detin në Itali në shekullin 15 shërbyen si stratiotë (ushtarë me pagesë) në ushtritë e perandorëve e mbretërve dhe princërve të Evropës Perëndimore. Këtë traditë e vazhduan po në Perëndim në shekujt osmanët shqiptarë ortodoksë të Himarës, Labërisë, Suljotët e Ccamërisë e të tjerë. Në Lindje, në Rumani, shërbyen shqiptarët ortodoksë të Shqipërisë së Jugut e të malësive të Korçës, Pogradecit, Strugës, Ohrit, Kolonjës, Përmetit, Dangëllisë, Gjirokastrës etj. Ata qenë ushtarë rrogtarë në shërbim të gospodarëve (princërve fanariotë shqiptarë si Gjikajt, Dukajt etj.) në principatat e Vllahisë e Moldavisë. Labëria, edhe kur u islamizua, vazhdoi zanatin e “gjakut”. Anglezët, francezët etj., kolonizatorë, kanë rekrutuar për llogari të tyre mercenarët shqiptarë e i kanë dërguar pas përgatitjes stërvitore ushtarake në Afrikë e gjetkë. Shqiptarët me fustanella, sidomos nga Jugu i Shqpërisë po edhe Veriu, kanë luftuar me pagesë edhe për llogari të Mehmet Aliut, kur ai u bë pasha i Misirit (Egjiptit) edhe në shkretëtirat e Sirisë, Sudanit, të Arabisë, Libisë e në vende të tjera, ku e solli hera. Nuk është e rastit që në një sërë tabllosh të piktorëve të shquar anglezë e francezë etj., kur tregohen luftërat në Afrikë apo në Lindjen e Mesme, paraqiten shqiptarët me fustanella të bardha dhe qeleshet karakteristike në kokë. Shërbimi ushtarak dhe mercenarizmi përbëjnë çvendosjen e katërt të madhe të shqiptarëve, atë të largimit nga trojet amtare… Duke e ndalur fokusin e vështrimit tonë në dy gadishuj, atë të Anadollit dhe Sinisinë Ilirike (Gadishulli i Ballkanit siç njihet sot) mund të themi si konkluzion të shtjellimit të kësaj pjese të parë të punimit tonë se pavarësisht nga gjuha, që ka të bëjë me tjetërsimin e shqiptarit që ka jetuar në këto troje, si greqisht tek arvanitët, turqisht tek arnautët, kemi të njëjtin njeri. Antropologjia do të kishte se çka të fliste.
    Shifrat për popullatën shqiptare që jeton në Turqi shkojnë nga 3 milion deri në 20 milionë  (shifra zyrtare nuk ka por dhe kur jepen janë qesharake, rreth 50.000 veta, më e larta e dhënë në një botim të fundit deri më sot). Regjistrime, statistika në këtë drejtim për popullatën shqiptare nuk gjenden kurrkund. Gjithçka është e diskutueshme në shifrat që jepen andej këtej. P.sh. gjatë vizitave në Shqipëri të presidentëve turq, pas vitit 2000, për shqiptarët e Turqisë janë dhënë nga goja e tyre shifrat 53 dhe 64 milion. Në një emision të kanalit televiziv Top Channel për shqiptarët e Turqisë është dhënë shifra rreth 15 milionë pa treguar burimin. Ka burime të tjera që japin shqiptarët ¼ apo 1/3 e popullsisë aktuale të Turqisë. Sipas një të dhëne çdo i treti banor i Turqisë pavarësisht e flet shqipen apo jo, si gjuhë amtare, është i gjakut shqiptar. Kohët e fundit janë shtuar botimet arkivale për popullsinë e zbritur në Republikën e Turqisë nga Rumelia d.m.th. Ballkani. Ka që e shpien shifrën e të ardhurve prej këtej në Anadoll, deri në gjysmën e popullsisë së tij, apo që përbëjnë rreth gjysmën e popullsisë totale të Turqisë. Këtë autori i këtyre rrjeshtave e ka dëgjuar edhe nga specialistë demografë në simpoziume e kongrese shkencore të mbajtura si në Jeshilqoj apo vende të tjera. Po të gjykosh nga këto shifra, duke marrë parasysh dhe shtesën e madhe natyrore të popullsisë së re në Turqi, shikon se shifrat që u dhanë më sipër nuk janë dhe fort larg realitetit, apo e thënë ndryshe nuk janë dhe aq të papranueshme. Gjithsesi, problemi mbetet i hapur….
    Po sjellim edhe të dhënat nga dy burime që i takojnë të njëjtit studiues, kanadezit Robert Elsie, të cilat na ranë në dorë tani së fundi, kur po i vinim pikën këtij artikulli studimor. Në të parin, në zërin “Turqia, shqiptarët në Turqi” ai shkruan dhe këto (lexuesi le të gjykojë vetë si për informacionin e sjellë, ashtu dhe për autorin): “Ndonëse jo shumë i njohur jashtë dhe pavarësisht mungesës së statistikave të besueshme për popullsinë, komuniteti shqiptar në Turqi, në të vërtetë mund të jetë më i madhi në diasporë. Emigrimet e hershme të shqiptarëve në Turqi ishin rezultat i rekrutimeve me forcë për ushtrinë osmane dhe jeniçerë…Numri i shqiptarëve etnikë, (dmth nga Ballkani-L.B) në Turqi mund të arrijë mbi një milion, ndonëse shumë prej tyre janë asimiluar. Një raport i Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Turqisë, më 2008, vlerësonte se në Turqi jetonin 1,2 milionë shqiptarë. Sidoqoftë, ka ende komunitete të mëdha dhe aktive shqiptare në Stamboll dhe Bursë”. Kësaj shifre (1,2 milion), në burimin tjetër, albanologu Elsie i shtonte sqarimin, “shumica e të cilëve me origjinë kosovare”. U takon studiuesve kompetentë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, shqiptarëve të Turqisë dhe shtetit turk që ka statistikat e plota të brendshme për të thënë një fjalë më të plotë dhe kompetente edhe në këtë drejtim. Kjo i takon së ardhmes. Ne vetëm kaq mund të themi përafërsisht mbi bazën e burimeve direkte apo të dhënave indirekte që disponojmë…Mendohet se vetëm qyteti i Stambollit ka mbi 3 milion shqiptarë në një kohë kur ai u është afruar rreth të 20 milionëve. Është qyteti me më shumë shqiptarë në Ballkan, për t’u ndjekur nga qytete-metropole si Tirana dhe Shkupi dhe, tash së voni, edhe Prishtina.
    Për ngjashmërinë apo më mirë njejtësinë e shqiptarit apo njeriut të Ballkanit me shqiptarin apo njeriun e Anadollit të tjetërsuar në gjuhë etj., flet e do të flasë më mirë në të ardhmen antropologjia, etnografia, folkloristika e shkenca të tjera. Mjafton të krahasosh instrumentet muzikorë si çiftelia, gërneta e të tjera apo veshjet e një popullate të Detit të Zi, siç janë llazët, këngët, vallet, lodrat e tyre të ndryshme e të bindesh se sado larg të jenë këto vise gjeografikisht nga njeri-tjetri, prapë janë afër, shumë afër në doke, në zakone, në tradita.
    Me sy të lirë, vetëm duke parë muzeun e qytetërimeve anatoliane në Stamboll, muzeun e pasur arkeologjik të Bursës, muzeun arkeologjik të Antalias, muzeun e arkeologjisë së nënujit në Bodrum në brigjet e Egjeut etj., dhe t’i krahasosh me muzeun arkeologjik të Tiranës, s’e ke të vështirë të realizosh se në një kuptim, në të dy gadishujt ka jetuar e njëjta popullsi iliro-pellazge. Kur mësonte gjuhën turke në Stamboll, autori i këtyre rrjeshtave në tekstin e mësimit shihte një fotografi me varre monumentale në zonën e Izmirit, në atë që njihet si “rrethi mavi (blu)” dhe që kap më së shumti brigjet e Egje-Mesdheut deri në Antalia. Nuk ishte e vështirë të konstatoje se ato ngjisnin si dy pika uji me varret monumentale të Selcës së Poshtme në Pogradec, ku ishin varrosur mbretër ilirë. Del nevoja e studimeve krahasimtare në këtë fushë të djerrë si arkeologjia që do të na sjellë në zbulime “perla” për popullatën ilire të Anatolisë që gati nuk është studjuar fare.  Deri tani as që bëhet fjalë për studime krahasuese. Del gjithashtu nevoja e thellimit të bashkëpunimit të Instituteve apo Muzeve homologe, p.sh., të arkeologjisë. Sikur vetëm vizitat reciproke nga profesionistët në to, pa folur për sesione, simpoziume apo kongrese shkencore të përbashkëta shqiptaro-turke që mund të bëhen edhe në këtë fushë apo sfera të tjera si etnografia, folkloristika etj. etj. Brezat e rinj të sotëm e të nesërm të shkencëtarëve e studiuesve duhet të hulumtojnë dhe të tregojnë se sa të ngjashëm, të njëjtë, të mos themi identikë, janë qytetërimi ilir në Ballkan me atë në Anadoll, si në Trojë e në mbarë bregdetin egjean e në thellësi të tokës anatolike…
    II
    Vendndodhjet e shqiptarëve në Turqi sot…
    Më kujtohet se gjatë kohës që kam qenë në Republikën e Turqisë, sa herë jepej moti në lajmet e mbrëmjes në televizor, ajo ndahej në 8 rajone të mëdha. Mbi bazën e tyre po paraqesim me një vështrim telegrafik shpërndarjen e popullatës shqiptare në të.
    Së pari: Rajoni i Stambollit dhe Thrakës Lindore ose thjesht Thrakia Turke me qytete të tilla si Edrene, Tekirdag, Gelibollu, Kerklareli etj. Stambolli dhe Trakia siç i thonë turqit, përfshijnë një territor prej 24.000 km2 gati sa Shqipëria. Në shekuj, po sidomos në shekullin e 20-të, kemi dyndje të shqiptarëve drejt Stambollit dhe pjesës evropiane të Turqisë. Mjafton të shohësh njerëzit e këtyre anëve dhe bindesh për origjinën e tyre. Edhe pa i pyetur, antropologjia s’të lë të gabosh kurrsesi. Por janë edhe shqiptarët vendas të krishterë “rumë“, po dhe muslimanë të konvertuar në shekuj deri në ditët tona. Stambolli numëron me miliona shqiptarë të shpërndarë në lagje si Aksaraj, Ejup, Alibeqoj, Beshiktash, Arnautqoj, Kadiqoj, Feriqoj, Bajrampasha, Fendekzade, Topkapi, Fatih, Kuçykçekmexhe etj.etj. Dikur shqiptarët kanë qenë të vendosur me mahalla sipas krahinave në lagjet e ndryshme të Stambollit, bile kjo deri në vitin 1990 p.sh, Alibeqoj kishte shqiptarë të Kolonjës dhe të Gostivarit me shumicë që jetonin në masa kompakte në shtëpitë e tyre me bahçe dhe familjet ishin të një ane, madje në një pjesë të tyre ishin edhe farefis apo dhe ishin bërë të tillë, duke jetuar në krah të njëri-tjetrit. Nuk përziheshin me të tjerët e ruanin me fanatizëm gjuhën, madje në dialektin e veçantë siç e kishin folur në Shqipëri. Bile ndihej moszhvillimi i mëtejshëm i saj dhe dukeshin trajtat konservatore. I ruanin siç u bartën nga Kolonja dhe n’atë gjendje i flisnin sot. Vetë i kam dëgjuar e komunikuar me ta. Ruanin bile këngë popullore, vjersha e folklor të vendlindjes. Mund të kishin lindur edhe në Turqi por ruanin një mall të patreguar për fshatin, qytetin, apo krahinën prej së cilës kishin ardhur. Të prekte kjo dashuri e mall i tyre i patreguar për t’u kthyer qoftë edhe njëherë në vendlindje. Shpesh të rinjtë bartnin si të regjistruar në një shirit magnetofoni kujtimet e prindërve të tyre për vendet nga ishin  shpërngulur deri dhe për gurët e drurët e vendëlindjes… Bajrampasha, rajoni më shqiptar i Stambollit, ka kryesisht shqiptarë të Maqedonisë, sidomos nga rajoni e qyteti i Manastirit, Perlepi e fshatrat shqiptare rreth tij, kurse Fëndekzade ka më shumë shqiptarë të Shkupit, bile edhe shoqata e tyre e ka qendrën këtu… S’ka rajon të Stambollit që të mos ketë shqiptarë. Janë nga Kosova, Maqedonia po dhe nga Novi Pazari (Tregu i Ri)  mbi Mitrovicën e Kosovës si dhe nga jugu i Shqipërisë, të hershëm e të sotëm. Pas viteve ‘90 erdhi një valë e re emigracioni nga Shqipëria. Shqiptarët myslimanë në Traki, jo vetëm që i ke me shumicë në qytetet si në Edrene apo Tekirdag po edhe nëpër fshatra. Në shumicë janë të ardhur nga Kosova po edhe Shkupi.
    Sami Frashëri na bën me dije për ngulime të tjera shqiptare në Thrakë dhe në brigjet e Detit Marmara si dhe në ishujt afër tyre. Këto komunitete shqiptarësh ortodokse u dëbuan në Greqi pas Luftës së Parë Botërore, në periudhën e shkëmbimit të popullsisë midis dy vendeve (turqisht “mubadele” dhe greqisht “andallaia”). Nuk është fjala për “Adalar”(Ishujt e Princave) që janë në Grykën e Bosforit në Stamboll, përballë Kadiqojit, gjithsej 9 ishuj të banuar e të pabanuar, me popullsi ortodokse, që s’u përfshinë në marrëveshjen e shkëmbimit që u nënshkrua në Lozanë të Zvicrës. Popullata ortodokse e Stambollit nuk u prek nga ky traktat ogurzi për shqiptarët. Sasia më e madhe e shqiptarëve të Turqisë është grumbulluar në pjesën evropiane të saj.
    Së dyti: Rajoni i Bursës me sipërfaqe 11.087 km2 dhe popullsi prej 2.600.555, pra gati sa Kosova e sotme. Bursa është qyteti i katërt më i madh i Turqisë. Në këtë rajon përfshihen edhe qytetet si Adapazar, Kutahja (emri i vjetër Qytahja) Bandërmaja, Ballëkesir, Çanakala e deri në Ajvallëk, një qendër e vogël e banuar buzë Detit Egje. Brenda qytetit Bursa (thirret edhe Brusa) ka disa mëhalla si “Zafer” etj. plot e përplot me shqiptarë, ku shqipja gjallon deri në ditët tona. Kjo lagje njihet si lagje e shqiptarëve. Ata kanë shoqatat e tyre kulturore – artistike dhe janë të mirëorganizuar. Ka shqiptarë të hershëm si ata të Nishit që i gjen në qytete si Adapazari, Kutahja etj. Shqiptarë ka dhe Bandermaja, Ballëkesiri, si dhe rajonet bregdetare, por me klimë relativisht të ftohtë si Çanakala apo diçka më ndryshe Ajvallëk, Akçaj etj. Ka dhe ishuj si Bozxha Ada apo ndonjë tjetër në krah të saj të banuar nga të krishterë shqiptarë të vendit, të ashtuquajtur rumë. Prej këtyre ka dalë dhe patriarku ortodoks aktual i Stambollit, Bartolemeo, që e di shqipen si gjuhë amtare që e ka… Banorët e ardhur janë kryesisht nga Kosova e më pak nga Maqedonia.
    Së treti është Rajoni i Izmirit me qytete si Manisa, Akhisar, Ajdin, Denizli, Fethije, Marmaris, Bodrum e deri në Antalja e Alanja, duke përfshirë dhe Ispartën dhe Afjonin etj. Ky rajon është i mbushur plot e përplot me shqiptarë të Çamërisë që erdhën pas nënshkrimit të Traktatit të Lozanës në vitet 1923-25. Qyteti i Izmirit lagjen e vet më të madhe e më të rëndësishme, lagjen aristokrate të vet, Karshejaka, në 90% të saj i ka me shqiptarë të Çamërisë apo dhe Janinës. Po nuk mungojnë dhe shqiptarët e Kosovës psh. nga Prishtina, të Shqipërisë e të Maqedonisë. Në lagjet e Izmirit apo Smirnës së dikurshme, është folur shqip nga rumët shqiptarë të këtij qyteti dhe pastaj pas dëbimit me marrëveshjen e Lozanës të shqiptarëve ortodoksë, këta u zëvendësuan me shqiptarë muslimanë të Çamërisë, me shqiptarë fisnikë muslimanë arvanitë të krahinave të Manit e të Lalës në Peloponez (More). Po ashtu Izmiri pas 1924-1925 u mbush me kosovarë të ndjekur nga regjimi serbomadh i kralit Aleksandër Karagjorgjeviç. Pra shqipja është dëgjuar deri në fund të shekullit XX në lagjet e Izmirit e ku më shumë e ku më pak, ndonëse më rrallë, sot vetëm në mjedise familjare. Çamët jetojnë të tubuar në qytete të tilla, veç Izmirit, si Foça, Menemen, Manisa, Soqe, Selçuk, Ajdin, Denizli e më pak në Bodrum, Fethije, Marmaris apo Muglla. Është për t’u përmendur një fshat i madh  apo qytet i vogël, jo larg nga Izmiri, me emrin Jeniqoj me shqiptarë të Kosovës që flasin edhe sot e kësaj dite shqip e vetëm shqip. Njeriu mendon se është në Kosovë apo Shqipëri. Shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë ka në qendrat e banuara në veri e në verilindje të Izmirit, siç është Aksaraj e të tjerë. Ka dhe rajone që janë të përziera me shqiptarë të ndryshëm, të Kosovës e të Çamërisë, siç është qyteti Akhisar e qendra të tjera më pak të njohura. Janë fshatra të tëra që deri vonë kanë folur shqip, por proceset urbanizuese kanë bërë punën e vet. Antalja, Alanja dhe qytete të vogla në krah të tyre, buzë detit si Qemer, Manavgat, Side etj. kanë shqiptarë të ardhur e të vendosur në to në kohë të ndryshme. Shifra për numrin e tyre s’ka, por kur pyet shqiptarët e atyshëm të thonë se janë shumë, “pa hesap”!
    Së katërti: kemi Rajonin e Anadollit Qendror apo të Ankarasë, ndryshe mund ta quaja edhe të kryeqytetit turk. Në të përfshihen veç kryeqendrës së Turqisë po edhe të Anadollit Qendror e përgjithësisht të Ankarasë dhe qytete të tilla si Jozgat, Konja, Kajseri dhe Nigde, si dhe qytetin e Haxhi Bektashit si qendër e bektashizmit. Ankaraja si çdo kryeqytet ka mbledhur edhe shqiptarë nga të katër anët e Turqisë dhe numri i tyre që banojnë në të është i konsiderueshëm.
    Shqiptarët i gjen kudo në tërë poret e jetës turke, sidomos në poste drejtuese e komanduese si në aparatin shtetëror, në ushtri, në polici, në ekonomi, industri e tregti, në arsim dhe kulturë dhe ata gëzojnë respektin e mbarë popullsisë. Të përmendësh emrin shqiptar në Turqi, si dje dhe sot, është sikur të përmendësh një emër të shquar, të nderuar, me reputacionin më të mirë që mund të bëhet. Në tërë shtresat e popullsisë, pavarësisht nga niveli shoqëror apo raca dhe në gjithë popullsinë e Republikës Turke, s’ka  rëndësi përbërja etnike e saj, të thuash “arnaut” d.m.th. të kujtosh një emër me peshë të madhe, njerëzore që gëzon një respekt jo të zakonshëm. Nuk duam të zgjatemi në këtë pikë se do të shkonte gjatë ky shkrim.
    Popullsia rume e Kajserit, e Konjës apo dhe e qyteteve e fshatrave të tjera të Anadollit Qendror me marrëveshjen e Lozanës u vu në rrugën e ikjes drejt Greqisë. Boshllëkun e tyre e mbushën çamët e Çamërisë dhe shqiptarët e Maqedonisë “greke” deri në qytetin e Mersinit në bregdetin e Mesdheut. Nga këto vise është shkrimtari, poeti e dramaturgu i njohur turk me origjinë shqiptare Nexhati Xhumali prej Follorine që vdiq tani së voni, pas viteve 2000, në Turqi. Viset e Jozgatit kanë të ardhur më shumë çamë kurse Kajseri, Konja, Nigde dhe Haxhi Bektashi etj. kanë shqiptarë nga Kosova, më pak nga Maqedonia,  po diku dhe shqiptarë të ardhur herët nga Shqipëria, kryesisht nga jugu i saj. Diku fare pranë qytetit të Haxhi Bektashit janë dy fshatra shqiptare ku ende edhe sot flitet shqip, siç na kanë bërë të ditur dëshmitarë okularë.
    Së pesti kemi Rajonin e Adanasë apo të Juglindjes me qytete të tilla si Adana, Mersin, Iskenderun  etj. që shtrihet kryesisht në një nga fushat më pjellore të Turqisë, të Çukurovës nën malet Toros, vargmale që përshkojnë tej për tej Anadollin. Aty gjen shqiptarë nga tërë trevat e Ballkanit, të trojeve etnike shqiptare, po edhe çamë. Autori i këtyre rrjeshtave ka takuar në një qytet të vogël, Dortjoll, të përfshirë në qarkun Osmanije, afër Iskenderunit, çamë të Pargës dhe të zonës së Igumenicës. Në këto anë janë dy fshatra me shqiptarë të Kosovës, të dëgjuar në tërë Turqinë si Naxhar i Madh dhe Naxhar i Vogël, ku flitet sot e gjithë ditën shqip, të dy bashkë, me disa mijëra banorë. Këto emra të vjetër të këtyre fshatrave sot janë ndërruar, po shqipja vazhdon të dëgjohet edhe në këto anë të Anadollit. Çudia e autorit ishte, kur mësoi për ekzistencën e një a dy fshatrave shqiptare pranë kufirit me Sirinë, në zonën e qytetit Antakja apo provincës Hataj siç thuhet ndryshe, e cila dihet hyri në përbërje të Republikës Turke me referendumin e vitit 1938.
    Së gjashti kemi Rajonin e Detit të Zi, apo Karadenizit (siç i thonë turqisht), kryesisht me qytetet e Samsunit, Amasjas, Sivasit, Bafrës po dhe të Sinopit e të Çankërë… Këtu ka kryesisht shqiptarë të ardhur në vitet 1877, 1878 nga qyteti dhe rajoni shqiptar i Nishit apo siç thirrej dikur Sanxhaku i Nishit, sot i mbetur nën Serbi. Janë me dhjetra mijëra, mos them  qindra mijra shqiptarë që jetojnë në fshatra me masa kompakte si dhe në ndonjë qytet si Bafra që mund të quhet pa frikë qytet shqiptar. Janë për t’u përmendur shqiptarët e qytetit të Tokatit e të rrethinës së tij. Të gjithë ata që shisnin simite rrugëve të Stambollit me karroca ambulante ishin nga këto anë dhe kudo midis tyre ata flisnin shqip. Ata ishin shqipfolës të çartur, ndonëse disa breza kishin  lindur e rritur në Turqi dhe në fshatrat e tyre flitej shqipja e patrazuar. Kur vinin në Stamboll në punën e tyre si simiteshitës atëherë fillonin të mësonin turqisht.  Shqiptarë të çuditshëm, asht i pandryshueshëm i tokës arbëreshe. Të përkulem në gjunjë dhe të falem ty o gen i tokës mëmë që di të mbijetosh dhe i pashkolluar, siç ke mbijetuar në shekujt vrastarë e të pamëshirshëm e në kohërat “njerkë“ për Shqipërinë e kombin shqiptar! Shqiptarët e këtyre anëve jetojnë në një gjeografi që përfshin qytetin e madh bregdetar të Samsunit, kryeqendër e Vilajetit me të njëjtin emër me mbi 1 milion banorë, në Sivas, në Amasja e Tokat po edhe në Sinop e Çankere. I gjen ata dhe në qytetet e Bollusë e të Zonguldakut si qendër minerare e metalurgjike e vendit, në Kastamonu etj. Fusha e Samsunit, ku rritet sidomos duhani e deri poshtë në thellësi të Anadollit zbukurohet edhe me qeleshet, plisat shqiptarë. Sado që ka kaluar gati një shekull e gjysmë nga dëbimi i tyre prej trojeve amtare, shqipja ruhet edhe në këto anë në thellësi të Turqisë. Këta shqiptarë të Nishit përbëjnë një kapitull të veçantë të mbijetesës së racës shqiptare në këto anë. Një autor i Kosovës u ka kushtuar një monografi të tërë këtyre shqiptarëve me trup si lisat e bjeshkëve të tokës arbnore dhe me pasuri shpirtërore të jashtëzakonshme, palcë e shqiptarizmit që bartën kudo që shkuan genin e shqiptarit. Ata i dhanë emrit shqiptar përmasa dhe vënd të veçantë, që s’guxon ta zërë kush në Republikën e Turqisë. Nderim e respekt të pamatë këtyre burrave të kombit shqiptar dhe nënave shqiptare që janë krenare për emrin shqiptar e për nënën SHQIPERI! Nishi dhe nishjotët kosovarë nuk vdesin kurrë! Ndaj detyrë e dy shteteve shqiptare është studimi i jetës dhe veprimtarisë së këtyre shqiptarëve të “harruar”të Samsunit, nxjerrja në dritë e tyre, ruajtja e gjuhës shqipe dhe përpjekja për moszhbërjen e tyre, duke ngritur qendra kulturore shqiptare, duke hapur panaire libri, duke dërguar grupe artistike-folklorike etj. Janë me qindra fshatra që gjallojnë shqip e si shqiptarë!
    Së shtati: Rajoni i popullsisë llaze. Në të përfshihet zona e lindjes së Detit të Zi e banuar nga një popullsi që quhen llazë, në qytete të tilla si Trabzon, Artvin po dhe Ordu e Giresun. Pra, rajoni i shtatë i llazëve në një kuptim të kujton apo ngjet me rivierën shqiptare të Himarë – Sarandës. Aty ke dhe detin e kaltër dhe malin dhe fushën pranë e pranë njëra tjetrës. Kjo popullsi është shumë e afërt në tradita, zakone, konstitucionin shpirtëror me shqiptarët, aq sa dikush prej shqiptarëve apo dhe llazëve thotë se këto dy kombe janë “djem xhaxhallarësh”, “kushërinj”. Këto i kam dëgjuar në rajonin e Stambollit, të Zejtinburnusë, një nga më të mëdhenjtë, më të industrializuar dhe me më përspektivë të qytetit të stërmadh, gjysma e të cilit banohet kryesisht me shqiptarë të Maqedonisë e gjysma nga llazë të Detit të Zi. Duke dëgjuar turqishten e të dy palëve, që nuk i shpëton akcentit të  gjuhëve përkatëse, të duket sikur po dëgjon turqishten e Prizrenit të Kosovës, të konservuar nga osmanishtja, turqishtja e vjetër, sidomos me theksimin e gërmës xh (c) dhe eleminimin në shqiptim të rrokjeve të fundit psh të formës së kohës së ardhshme:”do të vij“ – “gelexhehim – gelexhem”. Koha kërkon dhe kushtet janë krijuar, me botimet gjithnjë e më të shumta edhe në këtë gjuhë, pak të lëvruar siç është gjuha llaze – llazishtja – të bëhen nga gjuhëtarët tanë studime krahasuese e pse jo dhe gramatika e fjalorë në të dy gjuhët. Atëherë do të dalë në shesh se sa të afërt me njëri- tjetrin janë këta dy popuj, që në Turqi i konsiderojnë si “kushërinj” dhe sa përkime e gjëra të përbashkëta e bile të njëjta ka në gjuhët e tyre, në veshjen e tyre, në traditat, zakonet, në historinë e tyre. A ka shqiptarë të vajtur në Trabzon, Artvin, Hopa e qytete të tjera më të vogla llaze? Ka, relativisht pak, si në historinë e largët e të afërt si dhe sot. Gjithmonë janë shkrirë e bërë njësh me popullsinë vendase llaze, janë martuar aty e përthithur nga mjedisi llaz. “Kan çeker” – “tërheq gjaku”, thonë turqit e në këtë rast kjo vlen midis shqiptarëve dhe llazëve. Ngjasin në fjalët e urta, në shakatë e tyre e në se nuk ngjasin! Nuk mund t’i shpjegosh kollaj këto përngjasime kaq të mëdha. Kërkojnë studime të posaçme që unë kam bindjen që koha do t’i sjellë, bile më shpejt se sa mund të mendohet. Llazët, gjaku ynë pellazg nuk mund të zhduket kurrë!!! Zoti e ka ruajtur deri në ditët tona! Dhuratë e papërsëritshme! “Kan çeker”, po po “kan çeker”. Gjaku s’bëhet ujë po dhe n’u bëftë s’pihet… Me llazët është marrë, sidomos me gjuhën e tyre një shkencëtar, një gjuhëtar i shquar i ish- Bashkimit Sovjetik N. Mari i cili kritikohet direkt nga Stalini, në veprën e tij “Marksizmi dhe çështjet e gjuhësisë“.
    Së teti, Rajoni i fundit kurd. Ky përfshin viset e Anadollit të brendshëm lindor me kryeqender qytetin e madh të Dijarbakërit (ose Dijarbeqirit) me qytete të tjerë si Gaziantep, Marash, Urfa, Malatia, Tunxheli, Elazig, Van, Mush, Siirt etj. të banuar kryesisht nga kurdët po dhe turqit. Rajoni kurd dhe ai llaz nga pikëpamja që po flasim d.m.th. për vendndodhjen e shqiptarëve, janë dy rajonet më pak të rëndësishëm. Këtu në këtë zonë ka shqiptarë të turqizuar të sjellë në kohën e Ataturkut që janë nga ish Vilajeti i Selanikut apo dhe Gjiriti, siç i thonë turqit ishullit të Kretës në Detin Mesdhe. Psh autori i këtyre rradhëve, i ka njohur të tillë “shqiptarë selaniklinj”, të vendosur në rrethinat e qytetit Elazig, me tradita, zakone etj. si shqiptarët e krejt Toskërisë. Vetëm ishte bjerë gjuha shqipe në brezat e rinj. Sigurisht nga pikëpamja sasiore në pjesën e Dijarbakërit, sidomos nëpër qytete, (Ataturku i vendosi këta emigrantë nëpër fshatra, u dha tokë, shtëpi, gjë të gjallë e katandi) numri i shqiptarëve është shumë më i madh se në brigjet e Detit të Zi.
    Do t’i mbyllja këto rreshta duke iu drejtuar dy shqiptarëve në Turqi, njerit nga Dibra e tjetrit nga Kosova, nga Prizreni. I pari është filozof i mirënjohur në Turqi, Riza Tefik Dibrani, i cili shkruan se “kombi fisnik shqiptar i ka dhënë Perandorisë Osmane e më pas Republikës së Turqisë me dhjetra e qindra njerëz të mëdhenj që lartësuan emrin e Turqisë në Europë dhe në botë, përfshi këtu një Hoxha Tahsin, një Shemsedin Sami Frashëri e të tjerë”. Së dyti është shqiptari i Prizrenit e miku im, atdhetari i shquar Ibrahim Ikiz (Binaku) që dhe fëmijëve të vajzës së vet ua vuri emrat Naim e Besa. Ai më ka treguar se “nga 27 kombet që jetonin në Perandorinë Osmane, në krye të tyre dhe me statusin më të lartë (qëndronin mbi turqit e të tjerët) ishin shqiptarët. Ata quheshin kombi “nexhip”, që do të thotë kombi “fisnik”. Këtë vënd e këtë status e kanë dhe e ruajnë edhe sot Shqiptarët e Turqisë…
    Autori i këtyre rradhëve, duke menduar të ardhmen, ka bindjen e patundur dhe koha ka për ta treguar e vërtetuar, edhe historia ka për ta shkruar se Shqiptarët e Turqisë janë një potencial i jashtëzakonshëm sasior (përbëjnë numrin më të madh të shqiptarëve në botë) dhe cilësor dhe si të tillë kanë një mision fisnik të trefishtë (ndonjë segment i të cilit vjen natyrshëm nga shekujt), së pari, të kontribuojnë maksimalisht për vendin ku jetojnë e punojnë, Turqinë; së dyti, të shërbejnë si urë e fuqishme jo thjesht miqësie por vëllazërie midis Turqisë dhe Shqipërisë dhe, së treti, të shërbejnë në një mënyrë ose tjetër si një mbështetje dhe një lloj “leve Arkimedi” për zhvillimin e përparimin e Shqipërisë e të krejt kombit shqiptar, mjafton që vendi amë mos të bëjë indiferemtin ndaj tyre siç e ka bërë deri më tani dhe të kujdeset për emancipimin e vazhdueshëm, sidomos shpirtëror, të tyre.

    Gazeta "Metropol" 12&13 qershor 2012