15 June 2013

UÇK - delja e zezë e Europës -nga Spiro Butka



                    
USHTRIJA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS
DELJA E ZEZË E EUROPËS 
MODERNE E DEMOKRATIKE

SPIRO BUTKA
 Ish Zv/Komandant i Operacionit “Shigjeta”  të UÇK-ës
 Aktualisht Kryetar i SHVL të UÇK-ës Tiranë
    U desh gati një shekull i tërë, që bota politike të shkundej nga errësira obskurantiste e së kaluarës dhe të ndërhynte kundër  marrëzive shekullore, për të ndalur  luftën vrastare të Serbisë nacionaliste kundër Shqiptarve të Kosovës liridashëse. Dekada e fundit  e  shekullit që kaloi, u mbars së tepërmi me gjakëderdhje të mëdha, fillimisht brenda gjinisë Sllave dhe më pas me luftën e pabarabartë të Beogradit nacionalist, kundër  popullsisë etnike të Kosovës Shqiptare. Përballja nisi me luftë të rreptë e të vështirë, por brenda sajë edhe pse u fsheh në mënyrë të qëllimëshme nga propaganda Serbosllave, doli menëherë në dukje genocidi nacionalist shtetëror i kombit Serb, i cili u njoh dhe u pa nga afër nga vetë bota moderne e përparimtare, nëpërmjet masakrave vrastare të turpshme, që kryen forcat ushtarake, policore, paramilitare dhe civilët Serb, kundër atij populli të paarmatosur. Shqiptarët e atyre trojeve arbërore, jo vetëm që nuk u përulën, por përkundrazi së bashku me Ushtrinë tyre Çlirimtare të Kosovës luftarake, e mposhtën okupatorin, duke u mbështetur në atë luftë mizore nga Aleanca e Atlantikut të Veriut, e udhëhequr drejt përsë drejti nga etaloni i demokracisë botërore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pse ufta e UÇK-ës kundër Forcave Ushtarake Jugosllave, ishte e drejtë e në përputhje të plotë me kërkesat Kartës të Kombeve të Sanfrançiskos dhe Aktit Final të Helsinkit për të drejtat e njeriut, ajo ushtri e lindur nga një popull liridashës, u tiketua nga Beogradi, Moska, Parizi, Pekini e ndonjë Serbofil tjetër, “si pjellë e komunistëve të Tiranës”, “iridentiste”, “terroriste”, “fondamentaliste islamike” e të tjera nofka të sajuara në mënyrë të qëlimëshme, nga vetë shteti e populli Serb, për të dezinformuar opinionin publik botëror, rreth asaj që ndodhte në Kosovë. Në mbështetje të këtyre etiketimeve inegzitente e poshtëruese, u hodh dhe shërbëtori i Beogradit e agjenturave të tjera perëndimore e lindore, Ibraim Rrugova, i cili duke u kamufluar me petkun e gandistit, rendi nëpër Evropë, për të ndihmuar sado pak ustallarët e vetë Serb, në realizim të qëllimeve të errëta nacionaliste për Serbi të madhe.
    UÇK-ës nuk e ndali nismën e saj luftarake drejt realizimit të qëllimit  strategjik brenda misionit historik kombëtar edhe pse politika botërore nuk kishte formuar bindjen e duhur dhe vazhdonte të studionte zhvillimet e atij agresioni ushtarak, për tu  qartësuar plotësisht rreth gjëndjes së krijuar. Në këto situata tepër të rënduara, në analizën që i bëhet asaj lufte sot në kohë paqe,  nuk duhet lënë mënjanë paqartësia politike dhe antishqiptarizmi brenda kësaj Europe demokratike, e cila dhe pse pretendon të bashkohet, nuk mundet kurrsesi të realizojë misionin e marrë për obligim, duke menduar e vepruar tizarisht e në mënyrë meskine. Mbështetur gjithmonë në faktet dhe argumentet aktuale të kohës, e ballafaqojmë Evropën me atë të vërtetën reale, se ajo nuk ka qënë dakord me luftën e UÇK-ës, që në embrionin e asaj lufte dhe për rredhojë e ka trajtuar atë ushtri si dele të zezë. Kushdo mund të mos e pranojë dhe të kundërshtojë këtë pretendim, por si në çdo rast tjetër, ashtu dhe këtë herë, do përdoren faktet dhe argumentet e vet politikanëve të asaj kohe, si ish udhëheqës e drejtues të  shteteve përkatëse Europiane. Kështu, Masimo Da Lema, ish kryeministër i Italisë në atë kohë, duke dhënë intervistë një gazetari të njohur, pohon me gojën e vet se, “SHBA-ës kanë punuar para së gjithash me forma specifike të sigurisë, për të qënë në krah të Kosovarve. Ndërsa  Europianët, deshën para së gjithash pëlqimin e Beogradit dhe nuk e kanë konsideruar aq thelbësore UÇK-ës, e cila duhej të vuloste izolimin e Millosheviçit. Europa, përkundrazi, ishte ajo që kërkoi deri në fund marrëvëshjen me Serbët”. Ky udhëheqës i një shteti me peshë në Europën e Bashkuar, nuk është i vetëm brënda këtyre paradokseve Europiane, sepse ka  dhe të tjerë po aq të rëndësishëm, që  janë deklaruar kundër Kosovës dhe lirisë të fituar nga lufta e asaj UÇK-ës. Kështu nisur nga kujtimet e shkruara të Bernard Kushner, kur ai ishte përfaqësues special i OKB-ra në Kosovë, del se presidenti i asaj kohe në Francë, para se Kushner të nisej me atë mision, i ka dhënë porositë e nevojshme. Këtë e pohon vetë Kushner në kujtimet e veta, ku thekson se, “Pas takimit me presidentin, në përcjellje e sipër ai më tha: Mbaje vath në vesh, që ne duam drejtësi për Kosovarët, por mos harro se jemi e mbetemi miq të Serbve”. Shtrohet pyetja se a nuk janë të njëjtë në pikëpamje dhe në e këto ditë politikanët e sotëm e këtyre shteteve? A nuk ishte presidenti i Greqisë, ai që dërgoi vullnetar në luftë kundër Boshnjakve në mbështetje të Serbve vrasës”? A nuk ishte po ai president i Greqisë, që fshehtazi Aleancës së NATO-s dhe Këshillit të Europës, këmbente me Millosheviçit mesazhe për fluturimet e aviacionit luftarak të NATO-s, gjatë asaj ndërhyrje? Anuk ishin pilotët Hollandezë, ata që ishin instruktuar nga qeveria Holandeze, për të mos goditur objektet Serbe, por ti hidhnin bombat në vende të tjerë? Këto janë fakte e argumente kokë forte tepër domethënës, me anën e të cilëve vërtetohet plotësisht qëndrimi antishqiptar Evropian, kundër Kosovës dhe UÇK-ës, në kohën e luftës dhe në vazhdimësinë e kësaj paqeje.
  Me ndërhyrjen e SHBA-ës, Rambujeja vlerësoi UÇK-ës dhe për këtë caktoi Kryeministër Hashim Thaçin përfaqësuesin politik të sajë, duke i treguar gandistit tradhtar, se ku e kish vendin. Ai duke u vënë në rrolin e Esat Pashë Toptanit, braktisi Qeverinë e Përkohëshme të Kosovës, bashkë me pinjollët që ka lënë pas e që sot nga ai kolltuk legjislativ i siguruar nga gjaku i asaj UÇK-ës, punojnë në rrugë misterioze dhe bëjnë denoncime tinzare kundër ish luftëtarve të UÇK-ës, duke bashkëpunuar ngushtazi me Europianët e asaj kategorie, që u përmëndën më sipër, nën instruktimin e posaçëm të Beogradit nacionalist. Europa e ndjeu thellë emërimin e përfaqësuesit politik të luftës në krye të QPK-ës dhe për më tej mori masat e sajë paraprake.U hartua rezoluta 1244 dhe Europianët mbizotërues në Këshillin e Sigurimit hodhën themelet për shkatërrimin e UÇK-ës, duke krijuar hapësira pasvepruese për luftëtarët e sajë. Fill pas Rezolutës 1244, me orientim të sajë, u mblodh në Kumanovë komisioni shumëpalësh për ndalimin e veprimeve luftarake dhe tërheqjen e forcave Serbe nga krejt Kosova. UÇK-ës, përsëri u trajtua si delja e zezë dhe në prapaskenë të saj, ajo u mënjanua nga nënshkrimi si fituese e luftës.     
    Lufta përfundoi në 21 Qrshor 1999 dhe që nga ajo kohë mbushen plot 14 vite, nga dita kur u largua dhe ushtari fundit Serb, nga ajo tokë e truallit kombëtar të Shqipërisë veriore. Lufta uli siparin e vet dhe në ato troje etnike Shqiptare u instaluan forcat e NATO-s, me një mandat të posaçëm, të rezolutës 1244 të OKB-ra. Këto trupa u pritën si çlirimtar bashkë me UÇK-ës, sepse së bashku ata fituan luftën dhe si aleat u takonte e njëjta pritje. Forcat e NATO-s të autorizuara nga OKB-ra, u përhapën duke u vendosur në të gjithë Kosovën, sipas planit të ndërtuar prej tyre. Ndërsa UÇK-ës, u stacionua si më parë, ashtu si kishin vepruar në kohën e luftës me Zona Operative. Qeveria e përkohëshme u instalua në qëndër të Prishtinës dhe ashtu si në heshtje po në Prishtinë, u vendos dhe administrata ndërkombëtare. Duke ecur hap pas hapi, organizmi i OKB-ra i quajtur UNMIK dhe forcat e NATOS-s të emërtuara KFOR, nisën të mos pyesin për qeverinë e përkohëshme të dalë nga Rambujeja, nën pretekstin se duheshin zhvilluar zgjedhje të reja, për të sjellë në pushtet njerëz të apetitit  Europian dhe më konkretisht ata të LDK, që në fakt nuk janë gjë tjetër veçse përfaqësuesit e denjë të lidhjes komuniste Jugosllave, që Ibrahim Rugova me porosit të UDB-ës Serbe, i transformoi në LDK brenda 24 orëve . I njëjti qëndrim nisi të mbahej dhe ndaj UÇK-ës, e në mos më keq. Nuk i pëlqyen Europës dhe OKB-ra deputetët e malit të dalë nga zjarri luftës, por i duheshin si nevojë e domosdoshme fabrikimi dhe  përpunimi i atyre që kish përgatitur Beogradi në vite e dekada si besnikët e vet.
   Qëndrimi Europian i pas luftës për UÇK-ës, ishte dhe mbeti ai luftës, ku në saj të reprezaljeve të shumta, nisën bastisjet dhe në disa raste dhe vrasje të luftëtarve, si ai që ndodhi në mes të Prishtinës fill pas hyrjes të forcave të NATO-s në Kosovë, duke i krahasuar luftëtarët e UÇK-ës si pjestarët e IRA-s, ETA-s, apo për më keq si fondamentalistë islamikë të Bin Ladenit. Mitrovica u martirizua nga kriminelët Serbë të grumbulluar në atë qytet në mënyrë të qëllimëshme. Ishte po kjo Europë që nëpërmjet emërimit politik, e bëri ish paramilitarin me armë në dorë në luftë dhe komandantin e kriminelëve të pas luftës në Mitrovicë, Oliver Ivanoviç, deputet të Kosovës, pa asnjë votë të atij populli. Këto veprime shkuan dhe më tej, duke i kaluar kufijtë e normalitetit njerëzor dhe trupat Franceze ndërhynë deri në djepet e fëmijve, duke i gjakosur ata në gjum e sipër në fshatrat e Drenicës. UÇK u transformua në rrethana misterioze në TMK me urdhr të UNMIK-ut dhe luftëtarët më trima u seleksionuan, duke u zëvëndësuar me individ të pa qënë në luftë, e për më tepër  në këto formacione u rreshtuan ish pjestarë të ZKZ, UDB  e shërbimeve të tjera sekrete të Beogradit, sepse i duheshin Europës në ditët e sotme, për të akuzuar komandantët e luftëtarët e UÇK-ës, për krime lufte. Sjelljet e kundërligjëshme dhe antinjerëzore në pas luftë kryesisht nga Europianët, krijuan situata tepër të rënda, për luftëtarët e UÇK-ës dhe Shqiptarët e ndershëm të asaj treve etnike, por falë durimit, mënçurisë dhe maturisë njerëzore, që e karakterizon këtë krahinë kombëtare, mbizotroi qetësia, sepse në të kundërtë, Europa do të ishte përballur me një luftë të tretë botërore dhe pasojat e sajë do të ishin katastrofike.
     Kosova dhe populli i sajë heroik vazhdoi përpara dhe në krye të kësaj ecurie, ishin e mbetën ish luftëtarët e UÇK-ës, të cilët ditën të studjojnë, analizojnë e  përballojnë  të papriturat e keqkuptimet e lindura, gjatë rëndimit të situatave konjukturale të politikës së brëndëshme e të jashtme, të Kosovës të sapo çliruar. Por, brenda kësaj Europe demokratike, ka akoma shtete dhe politikanë, që në sajë të miqësisë së vjetër më Serbinë, ose të etur pas verdhushkave që vë në dispozicion të tyre Beogradi, nuk njohin moral dhe shkelin çdo etikë njerëzore, për të arritur qëllimet përkatëse vetiake, duke ndërtuar lumturinë e tyre, pa pyetur aspak për gjakun e derdhur nga popujt liriridashës. Në vend që të organizohej një Nuremberg, për të nxjerrë para drejtësisë botërore shtetin, popullin dhe krejt kombin Serb, që së bashku në unitet të plotë, vranë e prenë me milona Shqiptar në shekuj e vite, pa u hyrë një gjemb në këmbë, Europa duke mbyllur njërin sy, përmbysi fabulën e Lafontenit me qingjin dhe ujkun.   Nën pretekste  të paarsyetuara dhe shkaqe fiktive, u ndalua e arrestuan njeri pas tjetrit ish komandantë të zonave operative të luftës Rustem Mustafa, Sami Lushtaku, Daut Haradinaj, luftëtari Isuf Sherifi dhe Sabit Geci emblema e Drenicës luftarake, që derdhi aq gjak në atë luftë vetë dhe familjarisht, sa Europianët e EULEK-sit, nuk kanë pirë ujë në këto vite, në këtë Kosovë ku ata kanë ardhur të pasurohen. Në atë pas luftë udhëheqës, organizator, drejtues dhe komandantë të asaj UÇK-ës të mbulluar plot lavdi për madhështinë e veprës së kryer, u ngjyrosën nëpër disa lista të zeza, të cilat lindën si rezultat i intrigave të sajuara nga agjentët e ZKZ, UDB dhe shërbimeve të tjera sekrete Serbe, të shpërndarë nëpër UNMIK-un e OKB-ra, KFFOR-i e Aleancës Atlantike të Veriut, EULEK-sit të sotëm Europian dhe agjenturave të tjera të shteteve Europiane e Botërore, që janë akredituar në këtë vend me përfaqësitë e tyre diplomatike.
      Si rezultat i kësaj veprimtarie të ethëshme dizinformuese, u arrestuan me radhë, Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj, Lah Ibrahimi e disa luftëtar të tjerë, të cilët sipas akuzës të hartuar nga filoliolët e Serbve Karla Del Ponte e Dik Marti, u futën pas hekurave në Hagë. E vërteta vonoi por nuk mungoi dhe këta luftëtarë u kthyen në vatrat e tyre ngadhënjimtarë të pastër si vet UÇK-ës, ku ata bënë pjesë. Turpi dhe poshtërsia ngeli në duart e ish prokurores Del Pontes dhe deputetit të Europës Demokratike Dik Marty, të cilët në vazhdimësinë e jetës, kohë pas kohe botojnë kujtime, duke sajuar përralla si ajo e llampës së Alaidinit tek 1001 netët, për të dihmuar  ustallarët e Beogradit që i financojnë. Pangopësia Europiane nuk u ndal, por vazhdoi me tej me zullumet e veta politike, duke akuzuar ish komandantin e UÇK-ës Azem Sylën, me pretekstin se një i sëmur psikik, i përgatitur nga shërbmi sekret Serb, është keqtrajtuar dhe sipas atij, ish komandanti i UÇK-ës, mban përgjegjësi dhe për raste të tjera të dhunimit. Hulumtimet e mëtejshme për fakte e argumente, u pasuan me gërmimin e oborrit të Sami Lushtakut dhe bastisjen shtëpive të Hashim Thaçit e Fatmir Limës. Vazhdimësia e kërkimit të provave nuk gjeti asgjë veç gomarit të ngordhur të groposur nga të zotët e shtëpisë. Kërkime të kamufluara përballë sajimeve, që u shoqëruan me prova disfatiste. Dhe ashtu heshtazi, bashkë me habinë e kontrolleve të kryera, u riprangos Fatmir Limaj, ish komandant “Çeliku” i UÇK-ës, nën pretekstin e rastit “Kleçka”, problem ky  që u sqarua në Hagë dhe ai u lirua, duke  i  kërkuar ndjesë. Të gjitha këto, vijnë si rrjedhojë e poshtërsive të sajuara në mënyrë të qëllimëshme, nga ish komunistët e LKJ, tani bashkëpuntor të shumë agjenturave, që Ibraim Rrugova i transformoi brenda një nate të errët, si antar të Lidhjes Demokratike.
       Trajtimi i UÇK-ës dhe luftëtarve të saj si delja e zezë nga kjo Europë, nuk ka të sosur.  Këto ditë mediat e shtypit dhe ato elektronike, lajmëruan se u arrestuan Sami Lushtaku, Sulejman Selimi e disa të tjerë komandant e luftëtar, me pretendimin e EULEK-sit, se gjatë luftës, kanë burgosur, izoluar e keqtrajtuar njerës të pafajshëm. Po i afrohemi gradualisht 15 vjetorit të përfundimit të asaj lufte madhore, dhe akoma kjo Europë e pangopur ndaj Shqipërisë e Shqiptarve, jo vetëm që nuk po ndalet e nuk heq dorë, por përkundrazi, po i shpeshton veprimet antishqiptare, duke vënë shenjën e barazimit midis viktimës dhe kriminelit. Këto  ndërhyrje aventureske të EULEK-sit, janë e mbeten në kuadër të veprimeve anti Shqiptare, për të penguar politikën botërore për zgjidhjen përfundimtare të aspiratave kombëtare të Shqiptarve të kudo ndodhur. Sa herë që del në sipërfaqe ndonjë diskutim, propozim apo zgjidhje në interes të Sqiptarve, Beogradi i paraprin dhe nëpërmjet Europës plakë të mbuluar sot me vellon e demokracisë, ndërhyn ashtu si vjedhurazi në zhvillimet politike botërore dhe pengon si pa dashur ecurinë e dy shteteve Shqiptare, për realizimin e misionit historik të përbashkët kombëtar.  Si dje në luftë e sot në paqe, janë po këta Europianë që nëpërmjet EULEK-sit, ata që bashkëpunojnë ngushtazi me Beogradin, për të realizuar gradualisht interesat e Serbisë madhe e nacionaliste.
   Kjo vërtetohet mësë miri në ditët e sotme, kur po zhvillohen bisedimet dy palëshe, Kosovë–Serbi nën mbikqyerjen e Europës së Bashkuar, për zgjidhjen probleme të përbashkëta. Gadishmëria e qeverisë së Kosovës, edhe pse kryeministri aktual Hashim Thaçi, po sulmohet kohë pas kohe nga pasuesit e gandistit rrugovian si shërbëtorë besnik të Beogradit Serb, është dhe mbetet në stadet politike të Shqiptarisë, brenda sëcilës në mënyrë graduale, do të gjejnë zgjidhjen konkrete aspiratat e gjithë Shqiptarve.  Por Europa hileqare, duke i nuhatur  së largu këto zhvillime, ndërhyn e vepron me EULEK-sin e sajë avangard në Kosovë, për të krijuar një imazh tjetër në opinionin publik ndërkombëtar, për qeverinë e Drenicakut Hashim Thaçi, duke arrestuar pikërisht pjestarë të kësaj qeverie, të cilët janë nga i njëjti bastion i UÇKës, nga është dhe Hashim Thaçi. Ekuacioni i kësaj politike, është ndërtuar me disa të panjohura në mënyrë të qëllimëshme, që me një gur të vriten dy zogj. Kështu që nëpërmjet këtyre arrestimeve, duke akuzuar Sami Lushtakun, Sulejman Selimin dhe të tjerët, ushtrohet presion ndaj kryeministrit Thaçi, në mënyrë që ai të pranojë propozimet Serbe. E gjithë kjo prapavijë e errët, pohohet nga vetë kryeministri Serb Inica Daçiç në 6 Qershor 2013, në pritjen që ai dha për kreun EULEK-sit Bernard Borchand, ku theksoi se “ EULEK-si është  pjesë e  rëndësishëme për marrëveshjen”. Patjetër që për pasuesin e Millosheviçit, ky EULEK-s është rëndësishëm, sepse ashtu si në luftë, Europa nëpërmjet këtij EULEK-si, kërkon zgjidhjen pikërisht aty në Beograd dhe ti si kryeministër i Serbisë,  e di më mirë se kushdo tjetër,  se çfarë fshihet pas kësaj thënje të deklaruar prej teje. Dhe ec e besoji me tej e në vazhdimësi kësaj Europe.... të etiketuar nga Ismail Qemali si e atillë, për atë demokraci që ajo propagandon brenda bashkimit të sajë!!!!
   Arrestimet  e fundit të EULEK-sit, të kryera kundër drejtuesve të UÇK-ës, janë dhe mbeten brenda vazhdimësisë politike të Europës së vjetër, asaj të luftës dhe të kësaj në pas luftë, ku qëndrimi në të gjitha rastet është pa asnjë ndryshim, sepse pikënisja e kësaj ndërhyrje nuk ka asnjë dallim nga prapavijat e errëta, që janë ngritur kundër këtyre drejtuesve të UÇK-ës. Ky veprim qartësohet plotësisht në ditët e sotme të pas luftës, duke u mbështetur fuqimisht në paravijat e kësaj lufte. Ishte kjo Europë, ajo që luftën çlirmtare të popullit të Kosovës të Shqipërisë Veriore,  e etiketojë si konflikt etnik, e jo si një kërkesë të domosdoshme politike, për të jetuar i lirë dhe i pavarur brenda një shteti të vetëm kombëtar Shqiptar. Ishte po kjo Europë, që nga thellësia e kryeqyteteve të sajë, luftëtarët e UÇK-ës i akuzoi si kamikazë e terroristë, në mënyrë që tu paraprinte ditëve të sotme për arrestimin e drejtuesve të sajë. Është e njëjta Europë antishqiptare, ajo që arreston luftëtarët e UÇK-ës, duke i akuzuar për krime lufte, sepse në këtë mënyrë, ajo akuzon Partinë Demokratike  dhe kryetarin e kësaj partie Hashim Thaçin, për tu parapirë të papriturave politike të së ardhmes, në ndihmë të agjentëve që ajo ka në shërbim e që punojnë për Beogradin. Është po kjo Europë që nëpërmjet rrufjanve të vet shkarravitës, akuzon Thaçin për korrupsion, se i vëllai i tij po kryen ndërtime në Prishtinë. Mos vallë këta llafazan të indoktrinuar nga Beogradi, kërkojnë ta zëvëndësojnë vëllanë e Thaçit me djalin e Millosheviçit, për të ndërtuar Prishtinën Shqiptare të çliruar nga UÇK-ës?
   Lufta e UÇK-ës, nisur nga përmasat e zgjerimit që ajo mori pas atij genocidi famëkeq, është lufta e një populli të tërë Shqiptar nga Veriu në Jug dhe Lindja në Perëndim, brënda kufijve të Shqipërisë natyrale e historike dhe si e tillë, ajo do mbetet në historinë kombëtare të Shqiptarve, si epopja e lavdishme e asaj ushtria që e zhvilloi e që u pagëzua nga vetë Shqiptarët me emrin e madh, Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Çlirimtarët e kudo ndodhur, kanë qënë, janë e do të mbeten emblema legjendare e popujve e kombeve përkatës e jo vetëm e atyre, por dhe e të tjerëve në mbarrë rruzullin tokësor. Si të tillë, ata në çdo vend përparimtar e demokratik, nderohen e respektohen deri në përjetësi, sepse vepra e tyre është e do mbetet pjesë e pandarë e asaj historie, që ata e nënshkruan me gjakun e shokve të tyre të rënë në fushat e ndryshme të betejave. Lufta e UÇKës, është pjesë e pandar e hitorisë botërore, sepse ajo brenda vetes, ka një pikë reference tepër kulminante, e cila radhitet  ushtarakisht si Qëndresa Heroike e Jasharajeve Legjendar dhe si e tillë, ajo do të mbetet në analet e historike ndërkombëtare, si një veprim luftarak i një numri të pakët njerëzish, por që nisur nga raporti forcave, që u përballën për tre ditë rresht, me plot gojën mund të thuhet dhe  të quhet Beteja Legjendare e Jasharajve Heroik Shqiptar.
     Historia e zhvillimeve njerëzore që nga lashtësia e largët e  deri në ditët e sotme, nuk njeh raste ku viktima të akuzohet si kriminel dhe për më tepër nga po kjo Europë, që erdhi në pas luftë në Prishtinë dhe foli me superlativa të dukshme për UÇK-ës, Shqiptarët dhe Kosovën. Lufta e UÇK-ës ishte sa e drejtë aq dhe e organizuar institucionalisht e funksionimi i sajë u shtri  nga luftëtari i vijës parë e  deri në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-ës, me rregulla e kërkesa imediate, tepër qarta të sakta e të rrepta, të cilat, jo vetëm që parandalonin veprat e dhunshme ndaj  kundërshtarve, por  ndëshkonin rreptësisht çdo iniciativë, që mund  të ndërmerej nga ndonjë individ i veçantë. Ka fakte dhe argumente bindës, nga shumë njerës, të cilët vërtetojnë mbrojtjen e civilve Shqiptar, Serb e pakicave të tjera minoritare. Por Europës i vjen keq e i dhimbsen, ata individ që kryenë veprime agjenturore brenda formacioneve të UÇK-ës, me interesa të shumta për Beogradin dhe Europën vetë. Këta elementë destruktiv, për të cilët qajnë e lotojnë në kor të përbashkët Europa dhe Serbia, janë trajtuar në përputhje të plotë me konventat ndërkombëtare, pa as më të voglin detyrim. dhe deri në këtë kohë që jetojmë, nuk ka dalë ndonjë person i kësaj natyre që të ankohet, me përjashtim, të atyre që i kurdis Beogradi dhe i vë në dispozicion të Europës, për të njollosur UÇK-ës dhe drejtuesit e sajë.    
   Mirpo, nisur nga të gjitha këto ballafaqime konkrete e reale, që u paraqitën në këtë shkrim, me plot gojën mund të thuhet, se EULEK-si i Europës plakë dhe të re, është kthyer në një çiban, i cili duhet operuar menjëherë, sepse maisja e tij, mund të shkaktojë trazira të pariparueshme për vetë Europën, që po luan me zjarrin e ndezur nga ajo vetë 100 vite më parë kundër Shqipërisë dhe Shqiptarve. OKB-ra u tërhoq ashtu si pa u ndjerë  nga Kosova dhe i takon këtij organizmi ndërkombëtar, që të mbyllë këtë plagë, në të kundërtë Kuvëndi i Kosovës, ashtu si në rastin e shpalljes të pavarsisë, të vetvendosë dhe të nxjerrë jashtë ligjit, veprimtarinë e këtij EULEK-si enigmatik. Këto janë rrugët e mundshme për zgjidhjen konkrte të  këtij misteri politik dhe nëse kërkohet rrugë tjetër, ajo i takon luftëtarve të UÇK-ës për të vënë nderin e tyre në vend.   
                                                                                     SPIRO BUTKA
                                                        Ish Zv/Komandant i Operacionit “Shigjeta”  të UÇK-ës
                                                              Aktualisht Kryetar i SHVL të UÇK-ës Tiranë

07 June 2013

Shtypi amerikan per zgjedhjet ne Shqiperi

NJE FUSHATE E ÇMENDUR

Zgjedhjet në Shqipëri: Premtimet për ndryshim, a thoni të jenë të vërteta?

Nga Fron Nahzi
Gazetar i specializuar në zhvillime ndërkombëtare
poolitika shqiptare 

Eshtë një fushatë e çmendur, e çmendur, e çmendur. Me shumë ngjashmëri me komedinë epike të viteve 1963 në Amerikë, afrimi i zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit në Shqipëri ka bashkuar një mori karakteresh të vjetra dhe të reja të evolucionit të vazhdueshëm demokratik të Shqipërisë. Ata po lëvrojnë nga njëri skaj i këtij vendi të vogël në tjetrin njësoj si “Policët KEYSTONE” – (Personazh kinematografik që përfaqëson paaftësinë). Të gjithë premtojnë anëtarësim në BE, fund të korrupsionit dhe uljen e papunësisë (përafërsisht 28 për qind e të rinjve është e papunë). Më së fundmi partia në pushtet ka rritur dozën duke premtuar viza falas për në SHBA.
Grupi udhëhiqet nga i moshuari Sali Berisha, person i vetë-emëruar kujdestar i demokracisë, Kryeministri aktual dhe udhëheqësi i Partisë Demokratike në pushtet. Sfidanti i tij është i riu Edi Rama, Kryetar i Partisë Socialiste, ish-kryebashkiaku i Tiranës, i cili preferon biftekun e papjekur në një vend ku bifteku i pjekur fort është i preferuari. Të dy liderët pretendojnë se vota për partitë e tyre do të çojë në ndryshime në vend. Slogani i Berishës është “Ne jemi ndryshimi, përpara”. Rama e kundërshton me parullën “2013: Viti i ndryshimit”, si të thotë “le të heqin qafe Berishën”, dhe në një farë mase ka hedhur në lojë nocionin e “Rilindjes” në slogan.
Në anët e tyre qëndron partia e nacionalistëve Kuq e Zi, e cila çuditërisht po performonte mirë derisa lideri i saj kërkonte 100,000 dollarë nga anëtarët e partisë që kërkonin që emrat e tyre të vendosen si kandidat për deputetë. Anëtarët e partisë braktisën lëvizjen dhe kështu u shemb edhe Shqipëria e Madhe. Më tej është krijuar rishtazi partia Fryma e Re Demokratike e udhëhequr nga Bamir Topi, ish-presidenti i vendit. Relativisht i panjohur, Berisha e zgjodhi me kujdes dhe katapultoi Topin në Presidencë. Topi u pozicionua kundër Berishës dhe shumë shpejt e gjeti veten të papunë. Tani Topi po merr hak kundër Berishës gjatë fushatës, ku ai shpreson që Fryma e tij e Re do të mundë njeriun e vjetër. Fryma e Re mund të marrë disa vende në parlament por me shumë gjasa të pamjaftueshme për të zgjuar erërat e ndryshimit.
Lojtar kyç është Ilir Meta, kreu Janus (nga janus latinishtja: zoti i fillimit dhe tranzicionit) i Lëvizjes Socialiste për Integrim, një parti fraksion që theu rradhët e Partisë Socialiste në vitin 2004. Me një pjesë të qëndrueshme prej 5% të votës popullore, Meta ka marrë rolin e King Maker (lojtari kryesor). Që nga viti 2009 ai ka ndarë krevatin me Berishën. Meta ka shërbyer si zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e Berishës. Ai u filmua në një video kasetë nga një prej anëtarëve të partisë së tij duke kërkuar rryshfete për një tender shtetëror. Berisha i erdhi shpejt në ndihmë për ta shpëtuar. Kundër dëshmisë së ekspertëve të pavarur dhe thirrjeve për drejtësi si nga evropianët ashtu dhe nga diplomatët amerikan, Berisha dhe gjykatat tij përcaktuan se kaseta ishte e modifikuar dhe çështja u mbyll nga gjykata. Meta u largua me xhepat plot me para drejt duarve të Edi Ramës. Asnjë surprizë që slogani i partisë së tij është “Të ecim përpara më shpejt”. Është e dyshimtë nëse Rama do të jetë në gjendje për të mbajtur ritmin e tij, sikundër edhe  besojnë disa persona të afërt se Meta ka nisur tashmë një plan për ti marrë Ramës Partinë Socialiste dhe të bëhet Kryeministër.
Me 7 pikë avantazh në sondazhet më të fundit, socialistët e Ramës pritet të fitojë zgjedhjet. Por fushata politike shqiptare nuk do të fillojë ose të përfundojë me zgjedhjet. Ajo është një sport që zgjat gjatë gjithë sezonit. Humbësit asnjëherë nuk ndalojnë ankimimet dhe fituesit asnjëherë nuk harrojnë lëvdatat. Premtimet e bëra gjatë zgjedhjeve harrohen shpejt dhe shumë shpejt adoptohet politika e hedhjes së fajit. Për më shumë se njëzet vjet secila palë ka premtuar të ndryshojë vendin, por asnjëra palë nuk është e gatshme për të ndryshuar. Dhe lloji i vetëm i ndryshimit që publiku do të donte të shikonte është më pak lekë për udhëheqësit e tyre në llogaritë bankare jashtë vendit dhe me shumë ndryshim, për sa i përket lekëve, në xhepat e tyre ose… heqjen e vizave për në SHBA. Çfarë dhimbjeje!
 Marrë nga “Huffingtonpost.com”
 (sipas TO)