27 December 2012

KUR NGRIHEN FANTAZMAT ZOG E PASHIQ

KY SHKRIM ESHTE BOTUAR SOT TE "TIRANA OBSERVER" - ME DASHURI PER TE GJITHE, RIZAI

RIZA LAHI
PASHIQI LUGAT NATËN DHE GOZHDA E NASRADINIT
Ditën që u mbushën 88 vjet kur u rrëzua qeveria e Nolit , u përurua shtatorja e Ahmet Zogut.
Atë ditë na e shanë edhe Nolin; na e shanë e na i thanë aventurier.
Në një fjalim para “Vatrës”, ish kryeministri I vetëm republican I tërësisë monarkiste ballkanike, Noli ka thënë: “Dy fjalë për ish kryeministrin e Shqipërisë që e keni këtu. A ka shumë kombe që të jenë shumica muhamedanë e të nxjerin në krye një prift të krisherë? Kjo është lëvdata më e madhe që mund tu bëjmë shqiptarëve.”
. Mirëpo, në krye të gjashtë muajve, ky ish kryeministër dhe nga njerëzit më të mënçur që ka nxjerrë rraca e shqiptarëve dhe që e dëgjuam të shokuar ta cilësonin “aventurier” pikërisht në jubileun e shpalljes së pavarësisë, u detyrua të largohej. Ai u përmbys nga një stuhi e armatosur që hyri nga Sërbia.
Se kush e realizoi këtë përmbysje të “një grupi aventuriersh”, kryeministri I vëndit u tregua fort I kujdesshëm të mos e cekte me gojë, por, për këtë gjë, ka patur guximin e hatashëm që ta pranonte pikërisht ai që zbuloi shtatoren - i nipi I Ahmet Zogut . Ai, para do kohësh, publikisht, pat lavdëruar 600 oficerët biellogardistë rusë, që ndihmuan “gjyshin”, të cilëve nuk u rezistonin dot 6000 shqiptarët e armatosur të Nolit. Sigurisht që mercenarët rusë – le më tej “vullnetarët” paramilitarë serbë – kanë dashur dhe kanë marrë para për të përmbysur Nolin dhe, ato para kanë qënë të “taksapaguesëve” serbë që I menaxhonte qeveria e Pashiqit. .
Shtatorja e “Naltmadhnisë”…Sigurisht është një bllok I pafrymë dhe I gdhëndur bukur, pasi monarku I ardhur në fuqi me ndihmën e Beogradit; nga I njëjti staf drejtues I atij shteti që kish organizuar njëmëdhjetë vite më parë “Golgotën Shqiptare”, ka ikur tanimë prej kohësh te Allahu.Vendimi për naltësimin e shtatores së të vetshpallurit monark, inagurimi I saj kuptimplotë në dhjetorin e dy tetave, ka kuptim simbolik, konceptual, metodollogjik, historik por, natyrisht edhe aktual.
Një rehabilitim I Zogut , me këtë rast , shoqërohet edhe me rehabilitim të praktikës së tij të drejtimit; sigurisht. Nuk mund të ndodhë ky rehabilitim vetëm se “krijoi shtet”, pra, si “për figurë historike” . Të jetë halli vetëm se “krijoi shtet”, sigurisht , gjëja më normale, do të ishte pranë tij shtatorja e Enverit; I cili jo vetëm “krijoi shtet”, ndënjti më gjatë nga Zogu në krye të shqiptarëve , u dha tituj të merituar kushedi se sa “doctor – profesorëve”, docentëve etj, le të ishin ata edhe nga zonat më të varfëra e të prapambetura të vëndit, heqi analfabetizmin, ngriti 7 universitete, elektrifikoi vëndin etj, për më tepër, ndrysh nga Naltmadhnia që iku, ai veshi opingat dhe luftoi kundër fashizmit. Mirëpo shtatorja iu ngrit vetëm Zogut. Enverit që luftoi – jo; Zogut që fluturoi, po. Ai iku fluturim të nesërmen kur ngjau shantazhi më I turpshëm që I bëhej një populli si Shqipëria e kohës së mbretërisë, duke fluturuar në qiellin e saj në mënyrë provokuese 270 aeroplanë lufte të Duçes. Ai iku kur do të vinte në zbatimim betimin se do të vishte opingat për të brojtur “Shqipninë etnike” me patllake në dorë, siç e mbajti livoren krenisht me pamjen madhore si të ishte jo Leka Zogu por bash Leka I Madh mes sheshit “Skënderbej” biri i tij, rahmet pastë, kur qe puna për të luftuar qeverinë shqipare të Nanos.
Pra, këtë krahasim më sipër, nuk e bëmë për të krahasuar Hoxhën me Zogun, se çfar burrash kanë qënë njëri e tijetri, por për të vënë një pikëçuditëse të madhe se Zogu po respektohet, ngrihet e glorifikohet ca edhe përtej meritave, vetëm si “figurë historike”.
Është një rehabilitim total i Zogut. Atij iu ngrit një shtatore – madje skluptori u bë kujdes të mos ishte nga “shkollat e Enverit” - në inagurimin e të cilës të morrën pjesë pjesë figurat më të larta të “Republikës”parlamentare shqiptare.
Mirëpo , në kuadër të këtij rehabilitimi, pra, duke hedhur poshtë praktikisht Kongresin e Përmetit, 24 maj, 1944, ku shfuqizoheshin të gjitha marrëveshjet e Zogut dhe ndalohej hyrja e tij në Shqipëri, na del para një pyetje e lemerishme. Si do të bëhet me marrëveshjen që ka bërë njeriu i lartësuar në bronx me kryeminsitrin e Sërbisë. Kjo marrëveshtje u pat shfuqizuar në mënyrë të njëanëshme nga Kongresi I Përmetit, më 24 maj 1944, vendimet e të cilit dhe vetë ai, ja, duallën “of side”.
Marrëveshtja ka qënë e fshehtë. Zogu nuk e denoncoi kurrë sa qe gjallë, dhe serbët këtë gjë, edhe në kohën e “komunizmit”, sakën se e denoncuan ndonjëherë, duke e shtërnguar fort në syrtarët e zyrave secrete të UDB.
Jemi që jemi, ja, të përmendim pikat e kësaj marrëveshtje, firmosja e të cilës nga Ahmet Zogu në gusht të ‘924, bëri të dilnin kushedi se sa napolona flori prej thesarit të armikut shekullor të shqiptarëve e sidomos të shqiptarëve kosovarë; flori që iu dhanë “cash” në dorë mercenarëve rusë që ndihmuan të vinte në pushtet “gjyshi”.

“1. Shqipëria angazhohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.
2. Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohë dinastinë Karagjorgjeviq.
3. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohë Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.
4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.
5. Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e shfarosur çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.
6. Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rusë të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.
7. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerë jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.
8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganor në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.
9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.
10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.
11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojës dhe do t’i bashkohet Hierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.
12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo angazhohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.
13. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.
14. Në qoftë se Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t’i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.
15. Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.
16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve”.
Siç nuk ka se si të mos e kenë lexuar qeveritarët tanë këtë mrrëveshtje të denoncuar në shtyp, pikat e saja janë të tmerrëshme për një “Shqipëri natyrale”, “Deri te “Molla e Kuqe”, “Shqipëri etnike”, pa le edhe për vetë Shqipërinë që kemi me flamurin e Skënderbeut dhe për të gjithë “mbarëshqiptarët” që desh I paisëm me pasaporta të republikës sonë aq demokratike, sa adhuron monarkinë e monarkut të saj të dikurshëm.Po pse nuk u denoncua qoftë në mënyrë të njëanëshme nga qeveritarët tanë përpara se të bëhëj ky rehabilitim aq total I monarkut të vetëm në botë që dashurohet nga drejtuesit e një republike, siç është Republika e Shqipërisë? Mos na bëhet kjo shtatore inauguruar me aq ceremony shtetërore, si gozhda e Nastradinit, sikurse është “Ligji i Luftës” me Greqinë? Rehabilitimi shtetëror i “Mbretit të Shqiptarëve”, si i “mbarëshqiptarëve”, por që u erdhi në krye atyre me forcat e paret e serbit Pashiqi, hyri borxh deri në fyt me paret e Italisë dhe u largua fshehurazi sapo ia behën në prakun fashistët, që veç pareve, kishin edhe gryka patickash dhe plumba e hekur pafund , nuk do të qe keq që të ishte bërë me referendum. Veç të tjeave edhe sepse ai veproi ndrysh nga çthuhet në “Hymnin e flamurit” të shqiptarëve për dikënd që “prej luftës veç ai largoohet, që është I lindur tradhëtoooor”. Mirë, hajt, ta lëmë referendumin, po, sëpaku të shfuqizohej automatikisht kjo marrëveshtje, nëse kjo gjë e papjekur mirë, nuk është bërë tjetër, përveçse prej etheve leshrangjethëse për sediljet e shtetit . Se mos na ngrihet natën lugat shtatorja e Pashqit në Beograd e vjen e na e takon që andej shtatoren e Zogut pranë maternitetit në mes të Tiranës dhe, me dokumentin në dorë, i thotë: ” Hë,more, e kujt është kjo firmë? Çdo të bëjmë? Do ta mbash fjalën, apo e bëjmë ndryshe? Ë? Apo don të ta fal këtë dokumentin që, hëhë, e shikon se si hasharitet? Të ta fal, ore, por me kusht që ta varësh në gjoksin që ma ke plot dekorata, pranë shpatës mbretërore?”

Ps…
Do t’i kishim sugjeruar qeverisë, që mbase do të ishte më mirë sikur, fondeve që duhen për të nxjerrë nga varri e për ta sjellë sjellë këtu rrashtën e Ali Pashë Tepelenës, t’I shtoheshine dhe ca para të tjera, e, me ato, të bëhej çmos e të vinte nga Italia “Kurora Mbretnore”. Se tanimë “Naltmadhnisë” ia bënë shtatoren. E ulin e e çojnë “Mbret”, me “princë”, mirëpo, kurorën mbretërore të tij, ia kanë marrë fashistët e Duçes. Më saktë ia kanë dorëzuar “cash” njerëz të folesë mbretërore të Zogut, apo përqark saj , emrat e të cilëve askush nuk po ka dëshirë t’i përmendë….

Tirana Observer 27 dhjetor 2012

08 December 2012

MONARKI APO REPUBLIKE? - nga Moikom Zeqo

MONARKI APO REPUBLIKE?

MOIKOM ZEQO

Titulli i mësipërm ngjan (duket) bizar, paradoksal dhe tejet sfidues. E them që në fillim se jam plotësisht i vetëdijshëm se ky titullqëllimisht është intrigues, d.m.th, kërkon të ngrejë në reliev diçka që nuk shkon, diçka që është një marrëzi, konceptual edhe juridik. Le të më lejohet një shpjegim i përkorë. Kushtetuta e përcakton saktësisht dhe pa asnjë ekuivok
se rendi shtetëror yni emërtohet si Republika e Shqipërisë. Ky emërtim është substancialisht juridik. Nuk është një titullaturë virtuale, as e rastit, por as edhe e kotë. Është një titullaturë kushtetuese fund e krye. Është substancë e patjetërsueshme. Por ç’do të thotë Republikë e Shqipërisë? A duhet t’i përmbahemi dhe të jemi në harmoni të plotë dhe në thelb me këtë titullaturë? A duhet ta respektojmë apo në mënyrë subjektive dhe të marrëzishme ta mohojmë? Nëse ky është një realitet kushtetues dhe thelbësor, cili ka të drejtë nga ne qytetarët e kësaj Republike të bëjë lodra groteske me emërtimin fuqiplotë dhe historik të Republikës së Shqipërisë? Ky është problemi që duhet të shtrojmë. Një problem i thekshëm, por edhe universal. Një problem i vetëdijes dhe kulturës tonë etatiste. Ç’do të thotë Republikë e Shqipërisë? Së pari, fjala Republikë anulon, rrëzon, mohon emërtimin Monarki. Republika dhe Monarkia, janë dy gjëra që nuk përputhen, janë dy koncepte juridike që mohojnë pambarimisht njëra-tjetrën. Titullatura e shtetit ka rëndësi përcaktuese dhe të pamohueshme. Titullatura e shtetit ka gjithmonë një histori kronologjike. Kështu ka ndodhur në histori për të gjitha shtetet e Europës dhe të botës. Këtë nuk e mohon dot askush, përveç njerëzve të marrë dhe të pandërgjegjshëm. Me këtë rast dua të them urbi et orbi se titullatura e shtetit shqiptar të kohës së Ahmet Zogut juridikisht u quajt për 15 vjet si Mbretëria Shqiptare deri më 7 prill 1939. Ahmet Zogu u vetëshpall Mbret i Shqipërisë. Emërtimi Mbret i Shqipërisë është çështje e titullaturës që parakupton një njohje ndërkombëtare. Është e qartë që vetëshpallja e Ahmet Zogut si Mbret i Shqipërisë nuk e pati juridikisht miratimin e subjekteve ndërkombëtare që kanë të drejtën e njohjes së kësaj titullature. Kjo është arsyeja që Qeveria Britanike në të gjitha dokumentet e saj mbas vitit 1939 e ka përcaktuar Ahmet Zogun me fjalët zyrtare “self made king”. Pra, i vetëshpallur Mbret. Por kjo pikë nuk paraqet ndonjë interes shumë të madh. Ajo që është më e rëndësishme është fakti i pamohueshëm se mbas çlirimit të vendit, në bazë të një akti juridik, të pashfuqizuar ende edhe sot, Shqipëria u shpall Republikë më 11 janar 1946. Ky emërtim substancial gjithashtu, çoftë edhe për karakterin e tij formal (përtej çdo aspekti ideologjik, por në fund të fundit edhe politik) nuk është tjetërsuar dhe nuk është vënë në pikëpyetje me qëllim për t’u shfuqizuar apo për t’u eliminuar. Është pikërisht ky fakt historik që i mbijeton edhe sot në aspektin formal juridik deri në Kushtetutën aktuale, e cila emërton Shqipërinë si Republikë. Emërtimi Republikë është anulimi i plotë dhe pa asnjë mëdyshje i emërtimit Monarki ,ose Mbretëri. Këtë gjë nuk e kemi bërë vetëm ne shqiptarët. Shtete me tradita monarkike të gjata si Italia dhe Greqia juridikisht u shpallën dhe janë edhe sot Republika e Italisë dhe Republika e Greqisë. Të mos harrojmë se ky realitet juridik është kushtetues. Republikë do të thotë që qytetarët janë njëkohësisht dhe taksapaguesit e Qeverisë së Republikës. Por shikoni se çfarë ndodh në Shqipëri? Qeveria shqiptare ndërmerr nisma dhe paguan fatura të mëdha për të bërë mauzoleun e Mbretit të vetëshpallur Zog si dhe statujat kushtuar atij. Si mund të justifikohen këto fatura të paguara nga taksapaguesit e Republikës? I kam studiuar me kujdes ngjarjet që kanë ndodhur në Itali dhe Greqi. Edhe aty ka patur zhvendosje të eshtrave të monarkëve, krijime të mauzoleve apo edhe të statujave të pjesëtarëve të familjeve monarkike, por vetëm në rrafshin e shpenzimeve të bëra nga vetë familjet dhe pinjojtë monarkikë, apo edhe të fondacioneve që lidhen me to. Në asnjë rast Republika Italiane nuk ka shpenzuar për familjen monarkike Savoja. Në asnjë rast Republika Greke nuk ka paguar fatura për familjen e tyre mbretërore. Në Shqipëri ndodh marrëzishëm ndryshe. Pse ndodh kështu? Dhe pse duhet të ndodhte kështu? Përcaktimi që zë në histori dhe në politikë emri i Ahmet Zogut nuk është aspak një çështje qeveritare, por është një subjekt i historisë shkencore të mirëfilltë. Në asnjë vend të botës nuk ndodh që një shtet i quajtur Republikë të ketë një mëtim dhe përkushtim kaq të madh ndaj Monarkut. Është e pakuptueshme dhe jashtë sensit të historisë një gjë e tillë. Në mënyrë të veçantë është jashtë çdo vlerësimi dhe detyrimi kushtetues. Është jashtë çdo logjike që në pritjen e dhënë nga Presidenti i Republikës me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, ai që deri dje quhej Pallati i Brigadave, tani emërohet (jashtë çdo ligji dhe përcaktimi juridik të miratuar) si Pallati Mbretëror. Është e vërtetë që mbreti Zog aty donte të ndërtonte pallatin e tij, por ai mbeti përgjysmë dhe vetëm në kohën e Jakomonit u përfundua. Nëse e përfundoi Jakomoni, pse mos ta quajmë për shkak të vërtetësisë historike formale si Pallati i Jakomonit? Ja ku të çon grotesku dhe marrëzia! Shikoni dhe përvojat e tjera ndërkombëtare të vendeve fqinje si Bullgaria dhe Rumania që kanë qenë monarkike. Ato nuk kanë vepruar aspak siç kanë vepruar në Shqipëri. Atëherë, përse jemi jashtë rregullit juridik? Kujt i hyn në punë kjo gjë? Sepse në kundërshtim të plotë me titullin e mësipërm të shkrimit tim të shtruar në formën e një pyetjeje, përgjigja është e qartë: Shqipëria nuk është Monarki, por është Republikë. Nuk është as edhe hibrid i Monarkisë dhe Republikës. Dhe ky është një produkt i pashmangshëm dhe emancipues historik. Politikanët tanë, kushdo qofshin ata, të djathtë apo të majtë, janë të detyruar nga Kushtetuta ta respektojnë pafundësisht këtë gjë!

07 December 2012

NJE FESTIVAL - SHKAK QE ENVER HOXHA TE TERRORIZONTE SHQIPËRINE !.

NJE FESTIVAL - SHKAK QE ENVER HOXHA TE TERRORIZONTE SHQIPËRINE !..

Intervistë e gazetarit tonë, Leonard Veizi, me shkrimtarin Skifter Këlliçi, në 40 -vjetorin e Festivalit të 11-të të Këngës në RTVSH ,

   22 dhjetor 1972,pra 40 vjet më parë…

Skifter Këlliçi
Në sallën e TOB-it në Tiranë fillon Festivali i 11-të i Këngës në RTVSH,një nga ngjarjet më të rëndësishme artistike, i cili  qysh nga viti 1962 zhvillohet çdo vit në Tiranë. Eshtë periudha kur në Shqipëri kanë filluar të fryjnë erëra të një liberalizmi.Në pranverë të atij viti Enver Hoxha, në bisedë më Agim Meron, sekretar i Parë i BRPSH-së, sugjeron  që të rinjve t’u krijohen  kushte më të mira për t’u zbavitur,që ata të kenë një  jetë më të larmishme,më të këndshme,me  më shumë shfaqje artistike,muzikore,sportive,të ketë më shumë botime interesante nga letërsia e huaj, më shumë filma për ta…Kryemiministri i egër Mehmet Shehu arrin deri aty sa të porosisë që televizorëve që prodhohen në UEM-in e Durrësit, të mos u mbyllet kanali  që lejon të shihen programet e huaja.Madje rekomandon që punonjësit dhe familarët e tyre  të shohin bashkërisht Festivalin e San Remos,(shkurt 1972), në ato qendra pune që kanë televizorë.Veç këtyre,Radio Tirana transmeton këngë nga Festivali Evropian,që apo kishe përfunduar, kurse  TVSH-ja ndeshje ndërkombetare  futbolli nga RAI dhe Televizioni jugosllav.Madje transmetohen edhe    Lojërat Olimpike të Mynihut të zhvilluara atë vit,ideues dhe realizues  i të cilave ishte Skifter Këlliçi. 
   Në këto rrethana ngre siparin edhe Festivali i 11-të,40 vjet pas zhvillimit të  cilit Këlliçi,na përcjell  kujtime të tij, veç të tjerash, të shtjelluara edhe në  librin “Historia e RTVSH-së (1938-1990) dhe romanin “Festivali i njëmbëdhjetë”.Kështu Skifter?
   -Eshtë plotësisht e vërtetë,ashtu siç thekson  dhe ti më sipër.Festivali i 11-të i Këngës në RTVSH,zhvilluar tamam 40 vjet më parë,(22-24 dhjetor 1972), solli në ekranin e vogël  këtë atmosferë së cilës,siç shihet, i kishte dhënë shtysë vetë diktatori Enver Hoxha.Pra, kishte këngë më të bukura, të interpretuara  nga këngëtarë të veshur po aq bukur, siç visheshin madje edhe bijtë dhe bijat e byroistëve  që i shihnim thuajse çdo ditë nëpër rrugët e Tiranës, këngë të shoqëruara nga orkestra sinfonike e RTVSH-së, e drejtuar nga Xhani Ciko,kompleksi i vogël nga  saksofonistit Gaspër Çurçia,grupi i kitaristëve nga Alfons Balliçi, nën një regji  moderne të të shquarit Mihal Luarasi dhe drejtimin e  aktorëve të njohur, Edi Luarasi dhe Bujar Kapexhiu,me  një juri në sallën e TOB-it, dhe juri të rretheve,pra ishte një shfaqje e hijshme,shëmbëllim  i festivaleve të San Remos që ishim mësuar prej vitesh ti shihnim nga ekrani i RAI-t,por jo banalizim i tyre.
  -Kënga fituese e këtij festivali, të mos gaboj, ishte ”Erdhi pranvera” e kompozorit Pjetër Gaci, kënduar nga Tonin Tërshana, me vargje të poetit Fatos Arapi?
  -Po.Në vendin e dytë u rendit kënga “Udhët e jetës”, kënduar nga Lindita Sota,kurse në vendin e tretë kënga “Kush më njeh mua”,kënduar nga këngëtarja  e njohur Ema Qazimi.Në festival morën pjesë  edhe këngëtarë  të tjerë  të njohur të asaj periudhe, si V.Zela,Sh.Merdani,J.Aliaj, L. Kondakçi,Z. Saraçi,F.Radi S.Qatiti,B. Alibali etj., të cilët kënduan këngë,  të kompozitorvë të njohur, si T.Daia,A.Krajka,A.Peçi,F.Deda.K.Laro,A.Lalo,F.Shehu,A.Xhunga,E.Shengjergji…
   -Festivali u prit mirë…
   -Po,mjaft mirë.Por kishte edhe  disa opinone kritike për fustanët e  gjatë të këngëtareve dhe  disa zbukurimeve të tyre me  bylyzykë dhe gjerdane…Përsa u përket këngëve, nuk kishte ndonjë vërejtje të rëndësishme për t’u vënë në dukje.Siç më kujtonte  pas viteve ’90-të Todi Lubonja,ish-drejtor i përgjthshëm i RTVSH-së në atë periudhë,Ramiz Alia, që e ndoqi festivalin krahas tij në sallë, pati vërejtje vetëm për  një këngëtare, së cilës fustani i gjatë nuk i rrinte mirë dhe se pas përfundimit të tij, i tha  si me shaka:”Mos ndoshta këngët e këtij festivali janë si bonbone  me sheqer që kanë brenda helm?”.Bile edhe në librin e tij me kujtime ”Jeta ime”,(2010),kur shkruan pë Festivalin e 11-të, Ramiz Alia nënvizon:”Të nesërmen bisedova me H.Kapon dhe M.Shehun dhe asnjeri nuk kishte vëretje të veçantë për të.Unë u thashë mendimin tim dhe vërejtjet që kisha për Todin .Dhe kaq.”,(faqe 242).
   -Atëherë,si e nisi Enver Hoxha sulmin ndaj Festivalit të 11-të?
  -Ashtu siç dinte të vepronte ai,kur përgatitste ndonjë plan satanik:me tepër dredhi.Në një mbledhje të Presidiumit të Kuvendit Popullor, datë 9 janar 1973, pra disa javë pas përfundimit të Festivalit të 11-të, kur po fliste për traditat kulturore të rrethit të Tepelenës,si  “kalimthi” përmendi një letër që i kishte ardhur nga një mësuese nga Fieri, e cila  kritikonte  paraqitjen e jashtme të disa njerëzve me veshje e flokë të gjatë që shiheshin në emisionet e TVSH-së.”Jo shokë,-tha ai,-këto gjëra nuk janë zyrtare,por kontrabandë”.(Enver Hoxha,Vepra e 50-të ,1986,faqe 4-5).Asnjë fjalë dhe asnjë vërejtje për Festivalin e 11-të!..Pas disa ditësh Todi Lubonja ne lexoi neve gazetarëve,këtë pjesë të fjalës së Enver Hoxhës në Presidium, na bëri vërejtje   që të kishim parasysh këtë “porosi” të vyer të “mësuesit tonë të madh” dhe çdo gjë u duk se do të shkonte në rrjedhën e saj të zakonshme.Mirëpo, më 23 janar  të vitit 1973, në gazetën ”Zëri i Rinisë” u botua një letër, shkruar nga disa të rinj nga Lushnja, të cilët kritikonin Festivalin e 11-të, për ndikime “borgjezo-revizioniste”,(vetëkuptohet e nxitur nga lart dhe pas…një muaji!?).Kjo letër u pasua nga letra të tjera dhe kështu, duke zbatuar parimin e tij demagogjik ”Ç’thotë populli, bën partia”, Enver Hoxha nisi sulmin ndaj Festivalit të11-të që do të zgjerohej dalëngadalë dhe gjithnjë me dredhi.
  -Përse ende ngadalë,aq më tepër pas  këtyre letrave që vinin nga rinia,nga populli?
  -Sepse, me sa shihej, diktatori po përpunonte skenarin e tij makabër që do ta shohim të realizuar më poshtë.Prandaj, na erdhi mirë kur më  5 shkurt të vitit 1973,Adil Çarçani, anëtar i Byrosë Politike dhe zv. kryetar i  KM, në një ceremoni të veçantë në dhomën e pritjes së TVSH-së, në prani të Agim Meros dhe shkrimtarit të shquar Ismail Kadare,miq të Todi Lubonjës,me rastin e 50-vjetorit të lindjes  së tij,doemos me pelqimin e Enver Hoxhës,e dekoroi atë me një një nga urdhërat më të lartë “për besnikëri në zbatimin e vijës së partië ”.Jo vetëm kaq,por po atë mbrëmje Todin  e uruan për këtë ngjarje tërë anëtarët e Byrosë, me përjashtim të diktatorit.Pas këtij akti as nuk na shkonte mendja për ato që do të ndodhnin më pas.
 -Eshtë fjala,për diskutimim e Enver Hoxhës në një mbledhje të  përgjithshme të komunistëve të aparatit të KQ të partisë?
   -Saktë, një mbledhje për dhënie llogari dhe zgjedhje, e mbajtur  më 15 mars të vitit 1973,ku ai sulmoi Fadil Paçramin me fjalët:”Këta shokë duan që ne të pohojmë se liberalizmi nuk qenka armiku kryesor?Kjo është teza e armiku.Ne bëjmë pyetjen:”Ju jeni me tezat e partisë, apo me tezat e armikut?”.(Enver Hoxha,Vepra 50,faqe 297,1986).Kjo pyetje,kuptohet,  i drejtohej tërthorazi edhe Todi Lubonjës.Sidoqoftë, siç më tregonte  vetë Todi gjatë  takimeve që kam pasur më të, gjithnjë pas 1990-ës,Ramiz Alia,shok i ngushtë i tij që në vitet e fëmijërisë, e kishte ftuar pas disa ditësh të bënin shetitje në malin e Dajtit, ku e kishte qetësuar,se kjo punë do të mbyllej me kaq…Mirëpo,nuk ndodhi kështu, sepse  as vetë Alia,krahu i djathëtë i Enver Hoxhës,nuk dinte se ç’përpunonte në kokë ky diktator paranojak.Kështu, pa kaluar disa ditë,Festivali i 11-të u kritikua ashpër në  një mbledhje të kompozitorëve  në LSHA-së.Pastaj erdhi radha e  një  mbledhjeje e të gjithë komunistëve të RTVSH-së, ku i deleguari i KQ i porositi ata  që gjatë diskutimeve të kritikonin vetëm Todi Lubonjën  për pikëpamjet e tij liberale që kishin nxjerrë kokë, sidomos gjatë Festivalit të 11-të, dhe jo Nefo Myftiun, të shoqen e Manush Myftiut,që ishte anëtar i Byrosë Politike dhe sekretar i parë i Komitetit të Partisë së Rrethit të Tiranës, në një kohë që Festivalin e 11-të e kishte oganizuar ajo, si drejtoreshë e Radio Tiranës.(Me këtë, rast  dua të vë në dukje  se Nefo Myftiu ishte një intelektuale e kulturuar,  e matur,fisnike, që, ashtu si Todi Lubonja, kërkonte nga ne,gazetarët, t’u hapnim  horizonte të reja programeve radifonike).Si pasojë, komunistët e RTVSH-së u detyruan të kritikonin vetëm Todi Lubonjën që nuk kishte zbatuar orientimet e partisë duke e kthyer RTVSH-në një qendër zbavitëse dhe jo ideopolitike.Një mbledhje tillë ku kam qenë i pranishëm edhe unë, u zhvillua  në fillim të prillit të atij viti edhe me punonjësit e Televizionit,në të cilën Todi Lubonja përsëri  u kritikua ashpër për gabimet  tij ideore.Pas disa ditësh ai u shkarkua dhe vendin e tij e zuri Thanas Nano, i cili në janar të vitit 1972, me vendim të Byrosë Politike,pra dhe të vetë diktatorit ishte larguar nga drejtimi i RTVSH-së,për pikëpamje konsevatore dhe dogmatike.
  -Pra, Enver Hoxha zëvendësonte  një liberal me një konservator, kur i kritikonte të dyja,veçanërsisht konservatorizmin?
   -Pikërisht ashtu.Askush nuk priste kthimin e Thanas Nanos në krye të RTVSH-së.Në librin e tij “Dera e prapme e shtypit”( 1995) publicisti i njohur Marash Hajati,që në vitet 70-të ishte instruktor në Drejtorinë e Shtypit të KQ, lidhur më përpjekjet për të gjetur një kandidat që do të zëvendësonte Todi Lubonjën, shkruan:”Materiali i plotësuar  me një numër kandidatësh ku reshtoheshin emra personalitesh, si anëtarë të KQ, të qeverisë, titullarë dikasteresh  etj., iu paraqit E. Hoxhës,i cili mbasi e studioi me kujdes, bëri afërësisht këtë shënim mbi materialin:”Në RTVSH  të kthenet Thanasi.Në  fushën profesionale mangësi mund të kemi,ama proçkat e Todit nuk do t’i bëjë.”,(faqe 81e veprës së mësipërme ).Komenti më duket i tepërt.
  -Pastaj  Enver Hoxha nisi valën e spastrimeve dhe dënimeve…
  -Po,Todi Lubonja u transferua drejtor i Ndërmarrjes Komunale në Lezhë,Fadil Paçrami, drejtor i një miniere në veri të Shqipërisë,Nefo Myftiu zv. drejtoreshë e një ndërmarrjeje prodhimi në Tiranë,regjisori  Mihal Luarasi në një kantier ndërtimi në Ballsh.Pastaj në Plenumin  e  4-t të KQ,  që u mbajt në qershor të vitit 1973, E.Hoxha përjashtoi nga KQ dhe partia Fadilin dhe Todin, të cilin e quajti madje “deviator të djathtë që ka përkrahur pikëpamje të theksuara liberale dhe oportuniste, shije estetike moderniste,që u orvat t’i jepte Radiotelevizionit një drejtim thjesht informativ e kulturoro-njohës…në kundërshtim me orientimet e partisë…”.(“Enver Hoxha mbi letërsinë dhe artet”,faqe 409,1977).Pas disa muajsh ata edhe u burgosën si armiq të popullit.Lidhur me këtë vendim,Ramiz Alia shkruan kështu në librin e tij:”Personalisht dënimin e këtyre dy shokevë e kam vuajtur moralisht.Kam heshtur duke iu bindur vijës së partisë”,(“Jeta ime”,faqe 266).(Por pas vdekjes së Enver Hoxhës më 1985,ai nuk bëri  përpjekjen më të vogël, të paktën  për t’ua ulur atyre dënimin).Pastaj u burgos edhe  Mihal Luarasi,i cili si dy të parët  dënua me mbi 10 vjet heqje lirie.Pas tyre  këtë fat tragjik pati edhe këngëtari Sherif Merdani.U dënuan  me punë prodhuese edhe dy drejtuesit e Festivalit  të 11-të,Edi Luarasi dhe Bujar Kapexhiu dhe redaktori poet Sadik Bejko.U largua  gjithashtu nga RTVSH-ja  këngëtarja Justina Aliaj.Thanas Nano qarkulloi  më pas edhe gazetarë si të “pëlqyer” të Todi Lubonjës.
  - Ramiz Alia, nga sa u pa,  shpëtoi nga çdo goditje e Enver Hoxhës, ndonëse siç përmende  ti, ishte ai që i dha pëlqimin zhvillimit të Festivalit të 11-të, të cilin edhe diktatori e ndoqi me vemendje  nga vila e tij në Vlorë.
  -Po.Enver Hoxha e ndoqi  atje festivalin dhe madje edhe mund ta porosiste Ramiz Alinë që të paktën gjatë natës së dytë dhe të fundit të  tij veshjet e këngëtareve të zëvendësoheshin dhe zbukurimet e tjera të tyre, unaza,bylyzykë,gjerdanë,të  hiqeshin…Por nuk e bëri këtë, sepse, siç e përmenda më sipër,me Festivalin e 11-të do të niste sulmin që tashmë kishte shestuar me aq djallëzi.”Themelore,-shkruan Ramiz Alia në librin e tij “Jeta ime’,-është se unë nuk e kisha të qartë se përse E.Hoxha mbajti atë pozicion aq kritik për Festivalin e 11-të …Për mua ka qenë e vështirë të kuptoja qëndrimin  aq të rreptë të Enverit”,(faqe 263).Vetë Alia shpëtoi nga ky rrëmet vetëm më një shënim në kartën e regjistrimit,sepse diktatori,siç dukej,e kishte paracaktuar që atëherë si pasardhës të tij.   
  -Pastaj ai filloi sulmin ballor ndaj të ashtuquaturave ndikime borgjezo-revizioniste në art dhe kulturë.
   -Po.Së pari në letërsi dhe arte. U shkarkuan drejtuesit  e LSHA-së dhe të organeve letrare pranë saj,duke filluar nga Dhimitër Shuteriqi,u hoqën nga qarkullimi dhe u kritikuan ashpër  botime poetike të Fatos Arapit, Moikom Zeqos, Xhevahir Spahiut,u burgosën shkrimtarët Minush Jero,Frederik Reshpja,Jorgo Bllaci, Pano Taçi,Daut Gumeni,piktorët Edison Gjergo,Ali Oseku, Maks Velo,regjisori i njohur Kujtim Spahivogli…
 -Më pas sulmi i Enver Hoxhës u shtri dhe në fusha të tjera të ekonomisë,ushtrisë…
  -Pikërisht…Kjo solli si pasojë që të burgoseshin dhe të dënoheshin  me vdekje anëtarë të Byrosë Politike, si Beqir Balluku,Abdyl Këllezi,Koço Theodosi, pastaj Petrit Dume dhe me dënime të tjera të rënda  plot ushtarakë të tjerë të lartë.Madje, pas vrasjes, ose vetëvrasjes së Mehmet Shehut,mendja  e paranojakut Enver Hoxha arriti deri në atë shkallë, sa të cilësonte  Fadil Paçramin dhe Todi Lubonjën si “elementë antiparti” që bënin pjesë në komplotin e madh dhe  shumë të rrezikshëm që kryesonte poliagjenti Mehmet Shehu”,(Enver Hoxha,Vepra, faqe 9,1986).U rindez  lufta e klasave, e shoqëruar me internime, burgosje, qarkullime,filloi periudha  kur Enver Hoxha shpalli se Shqipëria është i vetmi vend  në botë që ndërton socializmin me forcat e veta,pa i shtrirë dorën askujt, duke e kthyer atë në vendin më të varfër dhe më të  izoluar  në Evropë,ose,siç shkruante Ramiz Alia:”Filloi shtrëngimi i rripit…Nuk po u vinte fundi radhëve për të siguruar qumështin,vezët…mallrat industrilale..Për kredi as që  mund të bëhej fjalë.Askush nuk i jepte Shqipërisë.”,(“Jeta ime,faqe 332).

  Dhe e gjitha kjo 40 vjet më parë,pas zhvillimit të këtij  festivali në RTVSH,i cili me pasojat kaq tragjike që pati, më  frymëzoi  të shkruaja romanin “Festivali  i njëmbëdhejtë”,të botuar më 2003.  

06 December 2012

ME BORIÇIN NGA HELSINKI NE BUDAPEST…nga Skifter Këlliçi

Loro Boriçi shënon penalltinë

 ME  BORIÇIN NGA HELSINKI NE BUDAPEST…

Kujtime nga Skifter Këlliçi

   -E di Loro se kur të kam parë për herë të parë në stadium?…
Këtë pyetje i drejtova  Boriçit atë pasdite të vonë të datës 20 qershor të vitit 1972, kur  avioni sapo  u ngrit  nga pista e hirtë e aeroportit të Helsinkit, për të  shpënë përfaqësuesen tonë, që unë e shoqëroja si gazetar, në Budapest, nga ku me tren  do të arrinte   në Beograd dhe pastaj që andej  me autobus  në Tiranë.Fatkeqësisht,kështu i bënte asokohe ajo udhëtimet  jashtë vendit!..
   Ulur pranë meje, Loroja ngriti  supat dhe buzëqeshi pakëz me habi.Dhe kishte të drejtë.
   -Një pasdite tetori  të vitit 1945, kur nuk isha veçse shtatë vjeç,-vazhdova unë,- dhe kur në stadiumin e Tiranës,që më pas do të quhej “Qemal Stafa’, përfaqësuesja e Tiranës, ku luaje edhe ti,fitoi 5-2 kundër kombëtares së Maqedoniës.Të kujtohet?..
    -Pa tjetër që më kujtohet,-,m’u përgjigj Loroja.-Në atë takim pata shënuar  tre   gola..
   -Nga të  cilët një me 11-metrësh,- plotësova unë…
   -Sa mirë i mbake mend!..
     Kisha pasur rastin deri atëherë të bisedoja me Boriçin për ngjarje sportive,veçanërsht në intervista në Radio Tirana dhe në TVSH,por kurrë kaq gjatë,më shumë se dy  gjatë këtij fluturimi.
   I kujtova  Loros se qysh  në atë ndeshje   që e kisha parë   së bashku me fëmijë të tjerë të mëhallës,u  dashurova me të,edhe sepse ai ishte shkodran ,si nëna ime.Ndaj një vit më pas, përsëri me fëmijë të mëhallës, ndoqa Ballkaniadën e vitit 1946, kur pas fitores kundër  Bullgarisë (3-1), Boriçi shënoi dy gola dhe pas  fitores tjetër kundër Rumanisë (1-0),Shqipëria u bë kampione e Ballkanit në futboll dhe ai mbi podium, ngriti lart  kupën e fitores.
   Që aty shumë nga ne të miturit ,i shpjegoja Loros ,i shtrëngonim  nënat që të qepnin  në kanotiret tona  numrin 9,atë numër që mbante ai, qëndërsulmuesi i madh Boriçi, kapiteni i kombëtares dhe i “Vllaznisë”,dy herë kampione më 1945 dhe 1946.
  Pas këtyre fjalëve Loroja qeshi,aq me tepër kur i kujtova se atëherë, mbi kabinën  e një kamioni të vjetër në rrugën që ndante më dysh mëhallën  tonë, ku luanim futboll,unë imitoja Anton Mazrekun dhe mbiquaja “Boriçi ynë”,  një kalama, më të gjatë se ne,të cilit ia kishin zili të tërë fëmijët, se kaq bukur luante me top,aq më tepër prej lecke…
   Kështu, kur avioni çante përmes reve që flakërinin nga  rrezet e mbrame  të diellit,vazhdoja t’i rrëfeja   Loros kujtime të tjera  që lidheshin me jetën e tij  nëpër  fushat e futbollit.
   Më 1953 Boriçi kishte gjashtë  vjet që luante  në radhët e “Partizanit”,pra që nga vitet 1947-48, kur kishte kryer shërbimin ushtarak.Dhe ne fëmijët, si mijëra e mijëra të tjerë anekënd Shqipërisë, ishim  bërë tifozë me “Partizanin,sepse adhuronim… Loron.I kujtova atij rastin kur në finalen e kampionatit të atij atij viti kundër “Dinamos”, e goditi topin me kokë para  portierit  Vogli, që mbeti i ngrirë;topi u përplas për tokë, doli jashtë dhe pas disa minutash pas Bakalli shënoi ,”Dinamo” fitoi 1-0  dhe u shpall kampione.Më shpjegoi se ai rast ishte nga kujtimet më të hidhura të jetës së tij si futbollist.(Një vit më pas në një një intervistë të përfshirë në filmin dokumentar të Kinostudios “Nëpër fushat e futbolli”,bashkë ne Loron u ndodhëm po para saj porte të fushës së stadiumit “Qemal Stafa,ku ai më shpjegoi se 100 here të kishte gjuajtur,po aq gola do të kishte shënuar).
  Në mesin e viteve 50-të në Shqipëri nuk njihej se  ç’ishte loja me qendërsulmues të tërhequr në sistemim ËM,(3-2-3-3).Por mua, ndonëse 13-14 vjeçar,më bënte përshtypje që Loroja tërhiqëj pas, ndërsa dy gjysmësuluesit bashkoheshin në një vijë me sulmuesit anësorë,(3-3,4).Por vite më pas kur u bërë gazetar, lexova në shtypin e  huaj se kështu kishte filluar të luante qendërsulmuesi i madh hungarez Hidgkuti.E pyeta Loron nëse ishte ndikuar nga ai.Ai qeshi,.”Jo,-_m’u përgjigj, -se kundër tij kisha luajtur vetëm një herë ë 1950 në Budapëest,por e ndieja se kështu duhej të luhej në futbollin ndërkmbëtar”.
Duke dhene Kupen e Kampionatit
   Çfarë intuite e këtij futbollisti të madh!Jo më kot pas takimit Hungari-Shqipëri të atij viti,siç më kishte shpejguar më vonë mësuesi dhe më pas kolegu im, Mazreku, që e kishte komentuar këë ndeshje, hungarezeët i  kishin thënë se një qëndërsulmus i tillë si Boriçi i duhej Hungarisë legjendare të viteve 50-të.
   Ndërsa ai fliste, m’u ndërmend një artikull i  Anton Mazrekur, botuar më 1938, në gazetën “Sporti Shqiptar”, ku atij i kishte bërë përshtypje  loja  e bukur e një futbollisti 16-vjeçar të “Vllaznisë”,i cili binte shumë në pah.E kishte fjalën për Loron.Katër vjet më pas, po Mazreku  në të përditshmen  “Tomori”,kur përshkruante takimin “Juventus”-Lacio”, të zhvilluar në Torino”,në të cilën  kundër njeri-tjetrit   përballeshin  përkatësisht shqiptarët Lushta dhe  Boriçi,pasi i vleresonte të dy, nënvizonte:”Boriçi,20  vjeç,lojtar me trup për t’u pasë lakmi me  një të ardhme të shkëlqyeshme para vetes”.Dhe nuk gabonte.
   Pastaj e pyeta Loron se nëse i kujtohej se kur ishim njohur bashkë.Nuk besoja ta mbante mend.Por nuk ndodhi kështu.”Në pranverë të vitit 1962,-më shpjegoi pa u menduar gjatë,-kur më ftove në një studio të Radio Tiranës për një intervistë,  pasi më ishte dhënë titulli “Mjeshtër i meritur i Sportit”.Dhe ishte i pari të cilit i jepej ky titull,aq më tepër,kur  pasi ishte kthyer nga studimet e larta në Bullgari 1962-63,64-65, e kishte nxjerrë “Partizanin” kampion,  dhe më 1971 edhe kampion të Ballkanit…
    Na  shkëputi nga kjo   bisedë  me kujtime kaq të prekëse, vetëm zëri i pilotit të avionit, i cili na njoftoi se  po uleshim në aeroportin e Beogradit…
…Një herë,për ironi të fatit, në orët e vona të  një pasditeje të tetorit  të vitit 1981,një vit para se të shuhej, rasti e solli  që të takohesha me Boriçin para një dyqani në radhë për të blerë… patate, ato që diktatori Enver Hoxha i quante edhe bukë edhe gjellë.Por nuk patën mundësi të bisedonim,sepse blerësit, sapo e pikasën,kundër dëshirës së tij,e vunë të parin në radhë .”Ç’mjerim,-më tha me zë të ulët një mik i besuar.-Ky futbollist që do të kishte luajtur në çdo sportklub   të Evropës, dhe do të ishte bërë i pasur,nga dëshira  që të ngrinte lavdinë e futbollit,ishte kthyer  në atdhe për të mbetur  varfër, por i  dashur respektuar,si shumë të tjerë të talentuar si ai.
  Ndaj kur kujtohet, edhe fëmjët që nuk e kanë njohur, thonë për të:”Loroja i  topit,Loroja  dhe i të gjithëve”…