29 December 2015

"Vrima" e Rita Petros, kryeministri Rama dhe agjenti i fshehtë maqedon

Çfarë e lidh Kryeministrin Rama me agjentin e shërbimit të fshehtë maqedon Latif Ajrullai, që merret me problemin e tij, për të mbushur me para “Vrimën” e dashnores së tij Rita Petro? 

 Shkruar nga KASTRIOT MYFTARAJ

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro nuk do të guxonte kurrë që, në prani të Kryeministrit Rama, t’ ia dorëzonte çmimin e bibliofilisë “Lumo Skëndo” Rita Petros, autores së librit me poezi pornografike, me titull “Vrima”. Ide të këtilla dalin nga mendja e vetë Kryeministrit tonë. Kjo kuptohet dhe nga fakti se Ministrja Kumbaro e gjeti të nevojshme të saktësojë se çmimi nuk iu dha librit për përmbajtjen, pra as autores së tij, por iu dha shtëpisë botuese për realizimin teknik të librit. Por edhe një gjest i tillë shënonte kulmimin e privilegjeve që i ka bërë Qeveria “Rama” çiftit Latif Ajrullai-Rita Petro, nëpërmjet shtëpisë botuese “Albas” që e zotërojnë këta të dy, sa u përket librave shkollorë. Për ata që nuk e dinë, Rita Petro, nga Korça dhe Latif Ajrullai nga Tetova, bashkëjetojnë që nga 8 dhjetori 1998 (datën e saktë e thotë Rita thotë në profilin e saj në facebook). Në faqen zyrtare online të shtëpisë botuese “Albas” thuhet se themelues janë Latif Ajrullai dhe Rita Petro.
Çmimi i Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë, u dha në atë mënyrë që ta merrnin bashkërisht Rita dhe Latifi. Sepse çmimin e mori Rita si drejtoresha e botimeve në shtëpinë botuese “Albas”. Por Rita ishte dhe autori e librit. Pra, çmimin e morën praktikisht njëherësh libri dhe shtëpia botuese, ku president është Latifi. Pra e morën njëherësh Rita dhe Latifi. Kur them se me këtë u arrit kulmi i privilegjeve që këtë vit iu bënë “Albasit”, përkatësisht Rita Petros dhe Latif Ajrullait nga ana e Qeverisë Shqiptare, kam parasysh se në vitin 2015, “Albas” ka marrë nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë të drejtën ekskluzive për të prodhuar dhjetë tekste shkollore, të cilët janë të detyrueshëm për t’ u blerë nga nxënësit në arsimin nëntëvjeçar. Nëse do të llogarisim mesatarisht një tirazh minimal prej 60 mijë kopje, atëeherë del se “Albas” siguroi nga qeveria shqiptare një treg të garantuar për shitjen e 600 mijë librave. Pa llogaritur këtu fletoret e punës, me të njëjtin tirazh, për të cilat e drejta i është dhënë “Albas”-it. Fletoret e punës kanë një çmim nga 2.5- 4 euro. Fitimi është miliona euro.
Kështu, njëra ministre, Mirela Kumbaro, përmbylli atë që kishte bërë gjatë vitit ministrja tjetër, Lindita Nikolla, ajo e Arsimit. Sigurisht që edhe “Albasi” e ka mituar, siç thuhet në shqipen juridike të Kodit Penal, apo e ka rryshfetuar, siç thuhet në shqipen tradicionale me një huazim osman, Ministren e Arsimit të Shqipërisë Lindita Nikolla, ndonëse ajo në biseda konfidenciale betohet se kjo nuk është e vërtetë. Mund të jetë edhe kështu, sepse “Albasi” ka lidhje të mira drejtpërdrejt me Kryeministrin Rama dhe mitën mund ta ketë marrë ai.
Nuk mund të mos bëhet pyetja se, mund të mirëkuptohet Latifi, i cili tashmë prej 17 viteve ka arsye që, ta them poetikisht i frymëzuar nga titulli i librit, ta mbushë me para “Vrimën” e Ritës, por nuk kuptohet përse Kryeministri Rama ka zgjedhur që ta ndajë këtë problem me Latifin? Rita, në një nga intervistat e saj ditët e fundit ka thënë se “Vrima” e saj është si vullkan dhe tani Kryeministrit Rama i duhet të mbushë me paratë e taksapaguesve shqiptarë kraterin e një vullkani. Diçka tjetër e lidh Kryeministrin Rama me çiftin Latif-Rita. Latifi është shqiptar i Maqedonisë, me një të kaluar të dyshimtë.

Me çmimin e dhënë nga Ministria e Kulturës, Qeveria e Shqipërisë po shpërblente me një mirënjohje dy njerëz, Latifin dhe Ritën, të cilët me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë, kanë arritur të kryejnë atë që nuk mund të jetë gjë tjetër veçse një operacion i shërbimeve të fshehta maqedone për të sllavizuar tekstet shkollore shqiptare. Për këtë mjafton të shihet veçanërisht Atlasi Gjeografik, i botuar nga “Albas”, të cilin Ministritë e Arsimit e Shqipërisë dhe e Kosovës e kanë pranuar si një tekst plotësues në gjuhën shqipe që mund të përdoret nga nxënësit e shkollës nëntëvjeçare dhe të mesme në të dy vendet, së paku që nga klasa VI në klasën XII.
E ritheksoj, Atlasi supozohet të jetë në gjuhën shqipe. Por hartat e Atlasit janë të mbushura gjithandej me emërtime (toponime) në sllavisht, edhe në vendet josllave të Europës, Amerikës, Afrikës, Azisë etj. Ministritë e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Albas” iu japin nxënësve shqiptarë një Atlas Gjeografik të Botës me emërtime sllavisht.
Këtë gjë mund ta verifikoni lehtë. Kështu, nëse nxënësit shqiptarë e hapin Atlasin (botim i vitit 2014, i cili vazhdon të shitet edhe këtë vit se është botuar në sasi të madhe) në faqen 10 (harta politike e botës) do të mësojnë se në skajin jugor të kontinentit të Amerikës Jugore gjendet “Ognjena Zemlja”. Është fjala për atë që njihet si “Toka e Zjarrtë” (Tierra di Fuego në spanjisht)
Nëse ngjiteni pak më lart në hartë, do të vini re se atje janë “Ishujt Folklande”, për të cilët në kllapa është dhënë emërtimi në sllavisht “Malvinske O.”(“O.” shkurtim I “Ostrov”) Do të kishte kuptim që në kllapa të jepej emërtimi argjentinas “Malvine” pasi është dhënë emërtimi në anglisht, për këta ishuj të kontestuar, por përse në sllavisht?! Në të njëjtën faqe, nxënësit do të mësojnë se Kili, një vend spanjishtfolës i Amerikës Jugore ka “Uskrsnja Ostrova Sala dhe Gomez”. Është fjala për ishujt Sala dhe Gomez. Nuk e kam idenë se si e zgjidhin këtë problem nxënësit me mësuesit e gjeografisë, pra nëse mësuesit kanë mësuar maqedonisht për të shpjeguar se bëhet fjalë për ishuj, apo si.
Në të njëjtën faqe, nxënësit mësojnë se në Oqeanin Atlantik gjenden “Azorska O.” Është fjala për Ishujt Azore, që i përkasin Portugalisë dhe që këtu janë emërtuar sllavisht, duke përfshirë edhe fjalën “ishull” që është dhënë me shkurtim “O.”(ostrov). Në të njëjtën faqe nxënësit mësojnë se Kanadaja ka një ishull të quajtur Princ od Walesa. Emërtimi siç shihet është në maqedonisht përzier me një anglishte të tjetërsuar. Megjithëse gjuha shqipe e ka gërmën “u”, autorët e Atlasit, në rastet kur kanë shkruar në shqip toponimet anglisht që nisin me “ë”, kanë përdorur “v”, si në sllavisht. Kështu, në Atlas, në të njëjtën faqe do të gjeni në Kanada “Votson Lejk”. Por do të gjeni dhe shumë emërtime të çartura, si “Kambridge Baj” në Kanada (e njëjta faqe). Siç shihet, toponimi nuk është as si lexohet, as si shkruhet. Sepse shkruhet “Cambridge Bay”. Në faqen 11 do të gjeni “Ishujt Marshalska” për të cilët në kllapa shkruhet në shqip “Ishujt e Marshalit”. Ishujt Marshall gjenden në kontinentin e Oqeanisë dhe nuk janë një vend sllav.
Në faqen 11, në hartën fiziko-gjeografike të Europës, nxënësit mësojnë se në Itali gjendet Padska Nizhina. Fjala është për Ultësirën Padane, një nga krahinat më të rëndësishme të Italisë. Në faqen 16, që përmban hartën politike të Europës, nxënësit mësojnë se midis Francës dhe Britanisë së Madhe gjenden “Kanalski o”, që do të thotë “Kanalski ostrov” në sllavisht, dhe që në shqip do të thotë “Ishujt e Kanalit”.
Në të njëjtën faqe, midis ishullit britanik dhe Irlandës gjendet “Kanal Sv. Gjorgji”. Çka do të thotë se është dhënë në sllavisht (Sveti Gjorgje-Shën Gjergj) emërtimi në anglisht “Saint George’s Channel” (Kanali i Shën Gjergjit). Gjithashtu, në këtë faqe, në Britaninë e Madhe, nxënësit do të gjejnë “Bristolski z.” Që do të thotë në maqedonisht “Bristolski Zaliv”, që do të thotë në shqip “Gjiri i Bristolit”. Gjithashtu në këtë faqe nxënësit mësojnë se midis ishullit britanik dhe Irlandës gjendet “Sjeverni Kanal i Irlandës”. Në këtë faqe, emërtimi i lumit Danub, në krejt gjatësinë e tij është shkruar dy herë sllavisht (Dunav). Asnjëherë “Danub”.
Në faqen 33, ku është Gadishulli Apenin (Italia dhe Malta) mësojmë se në bregdetin e Italisë Perëndimore gjendet “Piombinski Pr.” që në sllavisht do të thotë “Piombinski Protok”, që në shqip do të thotë “Ngushtica Piombine”.Në të vërtetë është fjala për atë që quhet më tepër Kanali i Piombineve, midis ishullit të Elbës dhe bregdetit. Në këtë faqe nxënësit mësojnë se Italia ka, përreth Siçilisë disa ishuj të quajtur Egadiski dhe Liparski. Këta janë ishujt Egadi dhe Lipari. Në faqen 40, ku është Franca, nxënësit mësojnë se ky vend ka Alpet Kotijske. Është fjala për Alpes Cottiennes në frëngjisht që në shqip bën Alpet Kotiene. Gjithashtu, në këtë faqe nxënësit mësojnë se Franca ka Alpet Savosjke. Fjala është për atë që në frëngjisht quhet Prealpes de Savoie.
Në faqen 36, ku është harta e Gjermanisë, nxënësit mësojnë se në këtë vend gjenden Malet e Teutoburshkës. Së pari, Fjala “Teutoburshkë” është në sllavisht dhe do të thotë “Pylli Teuton”. Në gjermanisht quhet “Teutoburger Walde”. Në shqip do të bënte Pylli Teutoburger. Në Gjermani nuk ekzistojnë Malet e Teutoburger Walde (Teutoburshkës).
Në faqen 68 ku është harta e SHBA nxënësit mësojnë se në Kaliforni gjendet “Mohave Pustinja”. Ky është emërtimi në sllavisht i Mojave Desert, që në shqip do të thotë “Shkretëtira Mojave”. Nxënësit gjithashtu mësojnë se në kufirin mes SHBA dhe Meksikës gjendet “Pustina Sonora”. Edhe këtu është fjala për Sonoran Desert (Shkretëtira Sonoran). Këta janë vetëm disa shembuj nga ky Atlas.
Sot është praktikisht e pamundur që t’ ia vërtetosh një personi me prova të drejtpërdrejta se ai është agjent i shërbimeve të fshehta të një shteti tjetër. Domethënë të gjesh si provë marrëveshjen që ai ka bërë me shërbimin e fshehtë të këtij shteti. Një person e tradhton veten si agjent i fshehtë i një shteti tjetër, me veprimet e tij, siç është rasti i këtij Atlasi të botuar nga Latif Ajrullai dhe Rita Petro. Ky mund të quhet Operacioni “Vrima” i shërbimeve të fshehta maqedone për sllavizimin e teksteve shkollore të Shqipërisë dhe Kosovës, sipas titullit të librit me poezi të Rita Petros.
Pak kohë më parë Kryeministri Rama u mburr se tashmë kanë marrë fund vuajtjet e nxënësve dhe prindërve të tyre për librat shkollore. Në fakt këtë vit gjërat nuk shkuan më pak keq se vitet e tjera, pasi karteli i shtëpive botuese që mori nga Ministria e Arsimit privilegjine botimit të pjesës më të madhe të teksteve shkollore nuk arriti t’ i prodhonte në kohë ato dhe në muajt e parë të vitit shkollor mungonin tekste. Por Atlasi është diçka tjetër./


Veni Vidi Vici

27 December 2015

Çorba e përzier e Kristo Zharkalliut - replikë nga Arben Llalla

Çorba e përzier me gjysmë të vërtetë dhe gjysmë gënjeshtre e Kristo Zhakarlliut

ARBEN LLALLA
Arben LLALLA

            Në gazetën “DITA” e datës 26 dhjetor ishte botuar një shkrim tendencioz i z.Kristo Zhakarlliut me titull: “ARVANITASIT ARISTIDH KOLA DHE JORGOS MARUNGAS”.
Autor i shkrimit na sjellë disa fragmente me gjysmë të vërtetë të përzier me gjysmë gënjeshtër, por gjysmë e vërtetë dhe gjysmë gënjeshtër nuk mund të quhet e vërtetë, por një çorbë e porositur për të keqinformuar lexuesit, për ti dhënë kah tjetër ngjarjeve.
            Në shkrimin e tij emigranti i arratisur në Greqi në vitet 1950, Kristo Zhakarlliu hedh baltë mbi ngjarjet e vërteta që lidhen me të madhin Aristidh Kola. Publicisti i vjetër z.Zhakarlliu mundohet të uli figurën e poetit dhe shkrimtarit Kolec Trabotinit, atij historianit që jeton në Tetovë dhe fjala është për Arben Llallën.
            Edhe pse në moshë të thellë Kristo Zhakarlliu përdorë disa metoda të e vjetra duke krijuar përçarje midis miqve e shokëve, por le ti kthehemi ngjarjeve të vërteta.
Nansy Kolia me Teuta Kamberi-Llalla
            Është e vërtetë që Kolec Traboini e njohu nga afër pak vite Aristidh Kolën dhe familjen e tij, diku rreth 5 vite, por miqësia e tyre vazhdoj edhe më tej me anë të telefonatave dhe letrave. Ju z.Zhakarlliu shkruani se: “familja e Aristidh Kolës ka kërkuar me të drejtë të pushohet të shfrytëzohet vepra e Aristidh Kolës”. Ju po flisni në emër të familjes Kola z.Zhakarlliu? Unë po ju tregoj se këtë e kanë kërkuar institucionet e sigurimit grek dhe jo familja Kola sepse gruaja e Aristidh Kolës, Nansi Kola me dëshirë të madhe qëndroj në Kosovë nga 6-11 shtatori 2004, ku ju bënë të gjitha nderet ashtu siç i nderon shqiptari vëllezërit dhe miqtë. Ishte shtatori i vitit 2004, rreth 30 arvanitas qëndruan në Kosovë me ftesë të Ministrisë së Kulturës, ku midis këtyre arvanitasve ishte Jorgo Gjeru, Kosta Kazaqi, Nikos Panurgjia, Niko Stylos, at Antonio Bellushi, etj. Këta arvanitas të shoqëruar nga Lirio Nushi, Seferina Seriani, dhe familja ime, u pritën nga Presidenti Rugova, nga Kryeministri Bajram Rexhepi, nga Ministri i Kulturës, Behxhet Brajshori dhe shumë figura të larta të Republikës së Kosovës. Institucionet e Kosovës nderuar me Mirënjohje të larta veprën dhe familjen e Aristidh Kolës. Këto Mirënjohje u tërhoqën personalisht nga gruaja e Aristidhit, Nansi Kola. Komuna e Skënderaj e shpalli Aristidh Kolën “Qytetar Nderi”, dhe ky titull ju dorëzuar Nansi Kolës. Për më shumë z.Kristo Zhakarlliu lexo gazetat e kohës dhe librin: “Aristidh Kola dhe Shtypi Shqiptar”, ku me një kërkim të thjeshtë e gjeni në internet në formën PDF.
            Arvanitasit dhe Nansi Kola me kënaqësi vizituan shtëpinë muze të Jasharjave ku u bënë homazhe edhe tek varri i komandanti legjendar Adem Jashari. Qëndroj dy ditë në Prizren, ku vizitojë edhe shtëpinë muze të Lidhjes së Prizrenit, të bashkimit kombëtar. Nansi Kola shprehu në media respektin që ju bë veprës së Aristidh Kolës dhe asaj gjatë qëndrimi në Kosovë.
            Nansi Kola, fëmijët, Ksenia dhe Pano, vëllai dhe motra e Aristidh Kolës, me dëshirë të madhe ishin protagonistë të filmit dokumentar të realizuar në 2004 nga Lirio Nushi për jetën dhe veprën e të ndjerit Aristidh Kolës. Zonja Kola ka dhënë lejen e saj për botimin e disa librave të Aristidh Kolës në gjuhën shqipe. E pra, z.Kristo nëse vërtet familjarët e Aristidh Kolës do të dëshironin që vëllezërit e tij të gjakut dhe gjuhës së shpirtit shqiptarët mos të shfrytëzonin veprën e Aristidh Kolës nuk do merrnin pjesë në këto sa shkrova më lartë. Prandaj në moshë të thellë që jeni unë ju lutem mos u bënë vegël e keqdashësve të lidhjeve shpirtërore të shqiptarëve me arvanitasit, por shijojeni pleqësinë duke vizituar trojet e të parëve në Çamëri.
            Në tetor 2010, publicisti dhe poeti Kolec Traboini organizojë një Akademi përkujtimore për Aristidh Kolën, dhe z.Traboini i ftoj të gjithë miqtë dhe dashamirësit e familjes Kola. Kush e pa të arsyeshme dhe ndau pak kohë erdhi në atë aktivitet i cili u  mbajt në ambientet e Ministrisë së Kulturës në Tiranë.
            Me rastin e 70 vjetorit të lindjes së Aristidh Kolës, në korrik 2014, Muzeu Kombëtar në Tiranë organizojë një konferencë përkujtimore ku ishin të pranishëm miq, shok e dashamirës të Aristidh Kolës. Një rrugë në Tiranë mban emrin e nderuar Aristidh Kola. Dhe mendoj z.Kristo se askush se ka të drejtën të ndali respektin që kanë shqiptarët për veprën e Aristidh Kolës. Përse ju pengon juve dhe atyre që fshihen pas penës suaj në këtë rast vlerësimet që i bëhen Aristidh Kolës dhe familjes së tij?
            Ju z.Kristo Zhakarlliu shkruani për atë njeriun që jeton në Tetovë që shkruan për Greqinë se ju paska kërkuar materialet për Jorgo Marungën. Përse z.Zhakarlliu thoni gjysmë të vërtetë dhe gjysmë gënjeshtre edhe në këtë rast? Z.Kristo, bërtisni fortë pa frikë dhe thoni të vërtetën se ai njeri që jeton në Tetovë është Arben Llalla dhe njiheni shumë mirë. Ne, z.Kristo ke folur me dhjetëra herë në telefon, unë njihem me motrat dhe vëllezërit tuaj, sidomos më Leonidhën të cilin e kam patur fqinjë në Selanik 10 vite, njihem me nipin tuaj që është gazetar në Gjirokastër, etj, etj. Largësia ka bërë që mos të takoheshim sepse ju jetoni në Athinë dhe unë ato vite në Selanik. Unë ua kërkova materialet e Marungës me qëllimin e mirë që të dalin në dritë, mos të flenë në bodrumet për ti zënë pluhuri i harresës. Kam folur disa herë me gruan e të ndjerit Jorgo Marungës dhe ajo mu lut që ta lej anash këtë punë sepse sigurimi grek i kishte futur tmerrin në palcë. Z.Kristo Zhakarlliu përse nuk thoni të vërtetën se si vdiq arvanitasi Jorgo Marunga, ose më saktë se si e vranë në spital? Përse nuk keni shkruar asnjëherë se kush e porositi vrasjen e Jorgo Marungës? Ju keni qenë miq të ngushtë, e pra miku i vërtet e mbron mikun edhe pas vdekjes.
            Në përfundim z.Kristo Zhakarlliu ju këshilloj se ka ardhur koha të thoni të vërtetën edhe të përzënies së familjes suaj nga Greqia në vitet 1940, me qëllimin e mirë që të ndihmoni për zbardhjen e disa ngjarjeve që lidhen me çamët dhe Çamërinë. Familja Zhakarlliu nuk janë vllah nga Voskopoja, ashtu siç i dimë dhe thonë vetë ata, por janë nga Çamëria. Familja e nderuar Zhakarlliu kishte vëllazëri me shumë familje shqiptare myslimane në Çamëri, midis tyre me patriotin e nderuar Daut Hoxha, babai i historianit Ibrahim D. Hoxha. Familja Zhakarlliu u përzu nga Greqia ashtu siç u përzunë mijëra familje shqiptare myslimane dhe ortodokse. E pra, z.Kristo Zhakalliu bëni mirë të thonë këtë të vërtetë edhe për familjen tuaj, pasurinë që ua sekuestrojë shteti grek, etj. Ju sugjeroj z.Kristo që të ndalni botimet tuaja të përziera në çorbën gjysmë të vërtetë me gjysmë gënjeshtre, të porositura nga dikush tjetër sepse unë e njoh shumë mirë penën tuaj origjinale. 

Tetovë, 27 dhjetor 2015

15 December 2015

Dekorohet hetuesi Fahri Kraja që mbyti shkodranin Injac Baqli

DEKOROHET  HETUESI  I  DOSJES  NR. 1989,  FAHRI KRAJA!
Ja si e mbyten shkodranin e pafajshem INJAC  BAQLI!

Nga Fritz RADOVANI

Injac Baqli ka lé në Shkodër në vitin 1915.
Ishte nëpunës në Bankën e Shtetit Shqiptar në Shkodër.
Një burrë i madh dhe i shëndetshëm, kuqlosh, me flokë kaçurrela, gjithmonë i mbajtun dhe i kërpitun. Dukej edhe ma i pashëm se ishte mbasi gjithmonë shihej i buzëqeshun.
I njohun ndër rrethe të ngushta për humor të hollë. Paraqitja tregonte një intelektual të mirfilltë.
Nuk e kam njohtë afër, po dij, se, kishte miqësi të madhe me Prof. Gaspër Ugashin mbasi kishin edhe kumbari. E shihshe shpesh nga Dugajtë e Reja mbasi andej kalonte me shkue në punë, në bankë. Më pat lanë një mbresë ndër ato ditë që nuk e pashë ma: Më kujtohej thanja e malësorve: “Mos me pasë shka me i ba as pushka!” por, kjo thanje ishte para se të njihej në Shqipni sllavokomunizmi.
Até që të ban komunizmi, nuk ta ban as pushka!
Injac Baqli me datën 22 dhetor 1952 arrëstohet nga Sigurimi i Shtetit. I kontrollohet shtëpia dhe në arkën e nanës gjindet një revolver.
E mjaftueshme me fillue ndjekja penale. Kur fillon hetimet, duket, sikur çështja rreh nga armbajtja pa leje, por nuk asht ashtu! Nana e Injacit merr përsipër se revolverin ia ka lanë me e ruejtë avokat Paulin Pali, para se të tentonte me u arratisë, mbasi ai ishte nipi i sajë. Hetimet fillojnë me 26 dhjetor 1952. Gjatë zhvillimit të proçesit çështja e revolverit sa vjen e ngatrrohet. Marko Markoja, ish kryetar i lagjës atëherë, deklaron: “Injaci ka pasë një revolver të bukur në kohën e Italisë që e mbante në brez dhe me sa kujtoj unë, ky revolver që asht këtu, nuk më duket se asht revolveri që ka pasë Injaci.” Krijohet mundësia e kenjes së një revolveri tjetër tek shtëpia e Injacit. Kontrollohet shtëpia së dyti por nuk gjindet gja. Injaci pranon se revolverin që kishte në kohën e Italisë e ka dorëzue kur janë dorëzue armët, prandej, ai që kujton Marko nuk asht në të vërtetë ky që asht këtu, mbasi ky nuk asht i emi. Hetuesi, nën/toger Fahri Kraja tue u ndodhë para një kokforti, fillon kërkimet në pistën e “agjitacionit e propagandës kundër Pushtetit”, pistë shumë e njohun ndër hetuesitë komunistë, me të lanë mbrendë edhe pa asnjë fakt.
Një listë rreth 80 vetësh janë përsonat me të cilët ka bisedue Injaci. Aty rreshtohën të gjithë banorët e lagjës simbas rënditjes së dyerve të oborrit, kryetari i lagjës, antarët e këshillit të lagjës, sekretari i patisë, shokët e punës, ish shokët e shkollës, plakat e mahallës që rrinin në darkë ndër stola tek dyert e oborrit etj.
Hetuesi ndigjon me vëmendje sësi po “zbërthehej” Injaci, por kur e pyet se shka janë gjithë këta emna, Injaci përgjigjet: “Ju më pyetët me kë ke folë, unë, ju tregova të gjithë njerëzit që përshëndes e flas me to përditë”. Ironia e Njacit zemron hetuesin...
Nuk ishte e thjeshtë puna në financë. Njëherë në fillim kur njerëzit fillonin punën dukej, sikur, këta përsona ishin të privilegjuem, por në fakt mungesat e mëdha të kuadrit patën lejue që disa përsona me hy në punë në mjaft ndërmarrje si financierë. Kur filluen me dalë disa kuadro që ishin ma të besueshëm se ata që u morën për nëvojat e tyne, atëherë, u mendue zëvendsimi i kuadrit të parë. Në shumë raste shkarkoheshin nga puna për shkelje ligji, sëpse ligjët ndryshonin përditë. Por, kur kishin të banin me njerëz të respektuem, atëherë, vëprohej ndryshe.
Rastet në Shkodër nuk kanë kenë të pakta, p.sh. Kel Abati, edhe ai nëpunës në bankë, dihët se asht pushkatue vetëm nga ndonjë përson që donte eleminimin fizik të Kelit. Po kështu asht veprue me Zef Darragjatin e Çezar Shllakun, që mbasi janë dënue me pushkatim për “difiçit”, në fund të kërkesave për falje jete, shënohej: “... rrjedhë nga një familje që nuk e don Pushtetin, prandej t’i epët dënimi kapital ... etj.” si, në rastin e Zef Darragjatit, që ruhët edhe sot shënimi i Aranit Çelës. Si duket, kjo po ndodhte edhe me Injac Baqlin, edhe ky ishte kushrini i avokat Paulin Palit, pak vite ma parë i mbytun në Sigurim. Ishte edhe kushrini i At Aleks Baqlit, i arrëstuem si Françeskan e i dënuem me shumë vite burg.
Me datën 4 mars 1953 mbas katër muejsh në hetuesi, hetuesi njofton kryetarin e Sigurimit të Shkodrës, kriminelin Hilmi Seiti:
“I pandehuri Injac Baqli nuk nënshkruan proçesin.”
Me datën 22 maji 1953 Injaci shënon në fund të një proces-verbali: “Nuk jam dakord me përmbajtjen as si formë, mbasi nuk janë thanjet e mija. I pandehuri: Injac Baqli d.v.”
Gati mbas një viti në tortura, nga fundi i vitit 1953, asht Petraq Janko që nxjerr hetuesin nga situata, tue deklarue se në vitin 1952 Injaci, ka dashtë me u arratisë me Petraqin. Madje, kanë ba plane dhe pergatitje për këtë qëllim të dy bashkë.
Përveç arratisjes, Petraqi, ngarkon Injacin dhe me biseda politike, tue paraqitë Injacin si një person të paknaqun nga Pushteti etj. Akuzat sa vijnë e randojnë çështjen. Injaci vazhdon me qëndrue i vëndosun në mohimin e të gjitha thanjëve të Petraqit. Hetuesi organizon një ballafaqim me hjekë Injacin duarsh.
Petraqi përsëritë akuzat përballë Injacit tue vërtetue me firmën e tij proçes-verbalin.
Injaci deklaron: “Në kjoftë se del kush dhe provon tue me thanë ndër sy, se janë të vërteta thanjët e Petraq Jankos, pranoj pa asnji kundërshtim edhe dënimin kapital.
Kjo asht arësyeja që nuk firmoj proçes-verbalët, mbasi nuk asht asgja e vërtetë për shka akuzohem.”
Injac Baqli d.v. (Dosja nr. 1989)
***
Hetuesi Fahri Kraja pergatitë akuzën:
- Injac Baqli ka dorëzue armën e vet, ndërsa kjo që asht gjetë ka qenë e Paulin Palit, kushrinit të tij (i pushkatuar).
- Ka qenë spijun  në shërbim të fashizmit.
-Ka folë kundër Pushtetit Popullor, sëpse ka pikëpamje armiqësore.
Akuzat e sipërme vërtetohën edhe nga thanjet e dëshmitarëve: Zef Berdica, Ndoc Deda, Marko Marko, Petraq Janko.
Poshtë dokumentit shënohet:
Pëlqehët: N/kol. Hilmi Seiti d.v.
Pëlqehët: Kryetari Degës hetuesisë (N/kol. Nëvzat Haznëdari)d.v.
Pëlqehët: Komandant i Rep. 2111 (Dhimitër Gjoni) d.v.
Trupi Gjykues i Gjykatës Ushtarake Shkodër, i përbërë nga: Kryetar, Faik Spahija, antarë: Rexhep Haxhiu e Marko Dëmiri dhe prokuror Njazi Zjarri, japin vëndimin ndaj të pandehurit Injac Baqli, me   6 vjet heqje lirije.
Gjykata e Naltë Tiranë, vëndosë përsëritjen e gjyqit, mbasi proçes-verbalët nuk janë firmuar nga i pandehuri Injac Baqli.
Përsëritet gjyqi me datën 18 koriik 1953, tue shënue: “... për krimin e armbajtjes (revolver gold amerikan, me 5 fishekë) deklarohet i pafajshëm. Akuzat tjera mbesin ...
Me datën 29 janar 1954 Injaci ban këtë kërkesë:
“Kërkoj prishje vëndimi dhe rikthim aktësh për rishqyrtim dhe rigjykim. Injac Baqli d.v.”.
Prej datës 22 dhjetor 1952 e deri më 29 janar 1954 vazhdonin proçes-verbalet tue u sjellë sa andej këndej ndër dosjet e Seksionit katolik në Degën e Mbrendshme të Shkodrës dhe, në podrumet e mëshefta të Ministrise së Mbrendshme në Tiranë.
Vazhdohej vetëm tue shënue “pëlqehët” nga kriminelët e pashoq Hilmi Seiti, Nevzat Haznëdari e Fahri Kraja me shokët e tyne.
Mjaftonin çpifjet me torturue të pafajshmit dhe çështja vazhdonte pafund .... Nga përdorimi i elektro-shokut Injaci, u keqsue me shëndet. Zemra nuk duronte ma. E dërgonin formalisht në podrumet e spitalit civil të Shkodrës, por përgjegja e mjekëve ishte:
“Pse e sillni kot  përderisa ju vazhdoni punën tuaj?”.
Infermjere Angjelina Martini më tregonte, së si njëditë, tue mos pasë jastekë me e mbështetë mbasi Injacit po i merrej fryma, u ula në shtratin e tij dhe e mbështeta për parzmin tim.
Zemra e tij e shkatrrueme nga torturat donte me dalë nga kafazi i krahnorit, kur jepte ndonjë rrahje si shenjë jete. Ishte në agoni, vetëm më shtërngonte dorën me të cilën u mundoja me e qetsue tue i fërkue gjoksin. Ai fliste me një shok të tij Mikel Gulin, me të cilin i dukej se po lonin pokër. Dikur, ra në njëfarë qetësie dhe dha Shpirt. I bana Kryq e dola nga dhoma.
Erdhën dy policë dhe ashtu të mbështjellun në batani e çuen në dhomën e të vdekunve.
Mora vesht se e kishin nisë për Tiranë.
Atje, e kishin dërgue në morg dhe simbas një dëshmisë Dr. A. D., që atëherë ishte student në fakultetin e mjeksisë dhe, tashti asht mjek në Shkodër, Injac Baqli asht coptue nga studentat për studim, mbasi ai e ka pa me sytë e tij kokën e Injacit, të cilin e njihte shumë mirë.
Kështu, u mbyll edhe dosja  nr. 1989, me shënimin “pëlqehët” Nën/kol. Hilmi Seiti d.v., një kriminel i regjun dhe i pangopun me gjak shkodranësh, viktimë e të cilit, asht edhe Martiri i Ri,
39 vjeçari i Pafajshem, Injac Baqli.

***
Shenim: Dekorohet FAHRI KRAJA...
Oficer i Sigurimit të Shtetit, Hetues, ish-drejtues i lartë në Sigurimin e udhëheqjes komuniste.

Melbourne, Dhjetor 2015.

14 December 2015

Portreti kriminal i Hilmi Seitit


PORTRETI KRIMINAL I HILMI SEITIT


 Nga Fritz Radovani

Në datën 10 maj 1950, rreth orës 22:00, një krismë jo e zakonshme e derës së shtëpisë më zgjoi nga gjumi… Nana doli në korridor dhe pyeti: Kush asht..? U ndigjue një za i panjohtun burri, që tha: “Hape portën, jemi Sigurimi i Shtetit!”. Nana hapi derën dhe, unë ashtu si isha i zhveshun, nga shtrati dola pranë Nanës te dera, tue u dridhë prej frikës, kur hynë tre vetë civila.

Pyeten Nanën se ku asht Alfonsi, i cili, atë kohë mbërriti nga kuzhina. Ai u përgjigj: Qe ku jam!… Ma zeshkani dhe trupmadhi prej tyne, i tha: Jeni i arrestuar si “armik i popullit”, ndërsa dy të tjerët bllokuen dyert për me fillue kontrollin e shtëpisë… Ai që njoftoi arrestimin e vëllaut, ma vonë mësuem se ishte shoferi i njohtun për vepra të tilla, Ahmet Suji, një torturues i pashpirt.
I vuni prangat vëllaut dhe dolën përdere… Vaji i Nanës na topiti aq shumë, sa harruem fare se në duert e kujt përfundoi vëllau maturant 18-vjeçar, që asokohe po përgatitej për provimet e shtetit. Edhe pse isha 10 vjeç, arrestimet e dajave dhe të afërmve na kishin “burrnue” para kohe, tue na formue në shpirt një urrejtje të pashoqe për sistemin diktatorial komunist, që, në Shkodër, asht kenë ma i pamëshirshmi, po edhe ma i mnershmi që ka njohtë historia në krejt Lindjen komuniste europiane.
Të nesërmen edhe vëllau tjetër, Tonini, u përjashtue nga gjimnazi, si një nga “elementët e papajtueshëm me frymën e shkollës së re revolucionare”, shënon në amzën e gjimnazit drejtori hetues Skënder Villa. Unë shkojsha në klasë V, po, të nesërmen, filluen edhe sofratasat që nuk na u ndanë asnjëherë për ma shumë se 40 vjet nga dera e shtëpisë…

ME KË DO TË MBUSHESHIN 26 BURGJET E BIRUCAT E SIGURIMIT TË SHKODRËS QË NGA 1946-A?

Rrobaqepësi Filip Daia, tha: “Toskënia paska kenë ma e madhe se Italia..!”, mbasi në të gjitha shtëpijat e Shkodrës nuk kishte një dhomë bosh…të gjitha ishin të mbushuna me oficera e halabakë të mbërthyem në armë e spaleta që kishin ardhë me “ndërtue” socializmin…
Mbas largimit të terroristit Zoji Thëmeli, si kryetar i Degës së Mbrendshme të Shkodrës, në vendin e tij erdhi major Hilmi Seiti. Njihej nga mjaft persona shkodranë, mbasi në vitet e rinisë së tij, aty nga 1939-40, kishte ardhë si student në Shkodër, dhe kishte kenë në konviktin “Malet tona”. Nuk dihej se nga erdhi, as nga shkoi, por njihej i ardhun nga Çamëria…
Dihej se, që në vitet e para mbas 1944-s ishte angazhue me forcat e ndjekjes, që ma vonë u quejt “Sigurimi i Shtetit”, një nga organet e njohtuna terroriste të sistemit komunist shqiptar, që në themelimin e tij, ku, asokohe (1950), punuen me zell shumë nga emnat e njohtun dhe të paharrueshëm për krime, si: Ali Xhunga, Herakli Kocani, Qamil Gavoçi, Qazim Kapisyzi, Fahri Kraja, Rasim Mushani, Rasim Dedja, Shyqyri Çoku, Dul Rrjolli, Xheudet Miloti, Isa Miloti, Çesk Shoshi, Lilo Zeneli, Kasem Troshani, Hamdi Ulqinaku, Fadil Paçrami, Xhemal Selimi, Asllan Lici, Elez Mesi, Dulaç Lekiqi e Aranit Çelat me shokë… që, nuk lanë gja pa ba mbi rininë e pleqninë shkodrane, vetëm për me zhdukë themelet e traditave atdhetare të vendosuna në shekuj nga kjo qytetari. P
ikërisht, asht ajo kohë kur major Hilmi Seiti i drejtohet Ministrisë së Mbrendshme me ket kërkesë nga ana e tij: “Në Gjimnazin e Shkodrës vlon propaganda antikomuniste, na dërgoni sa më parë 100 (njëqind) konviktorë nga Jugu”… (Dosja H. Seiti, Arkivi i M. M. Tiranë, 1998). Asht viti 1949, kur kryetari i Degës së Brendshme të Shkodrës, i posaardhun për me zbatue politiken kriminale komuniste, ndien nevojën se i duheshin edhe 100 “konviktorë”, 100 spiunë, 100 agjentë, 100 kriminelë, 100 komunistë, 100 kuadro të ardhshme të Sigurimit! Pra, duheshin edhe 100 katilë të tjerë, përveç atyne qindrave që ishin në çdo skutë e kand të qytetit.
Nuk i mjaftonin të Veriut, po i donte nga “Jugu”… për me realizue veprën e fillueme nga komunistët jugosllavë, që në themelimin e Partisë Komuniste në vitin 1941 prej tyne, vepër e cila do të lante me gjak të gjitha trojet tona, por në mënyrë të veçantë, Veriun, e posaçërisht ato troje që ndër shekuj i kishin ba ballë rrebeshit shovinist sllav e, që nuk u thyen kurrë: Malet e Veriut! “Partia” kje e gatshme me ia plotsue dëshirën, kështu u kompletue grupi i spiunëve në qytetin e Shkodrës dhe, rinia shkodrane do të survejohej e spiunohej nga: Ferit Mandia, Vehbi Çanga, Bardhyl Dushi, Feço Mandia, Vladimir Misja, Hajredin Çeliku, Çiril Pistoli, Iljaz Fishta, Agim Bejleri, Jonuz Dini, Haxhi Pela, Jonuz Tuli, Xhemal Dini, Sadush Kumbaro, Emil Mborja, Satber Jubani, Ilir Gjylbegu, Qemal Jashari, Jani Çomo, Angjelin Kumrija e deri te Bep Jubani me shokë në vitin 1956, të gjithë ishin në shërbim të diktaturës dhe organit të saj terrorist, Sigurimit të Shtetit.
Si të tillë, Sigurimi i dërgoi me krye edhe studime jashtë shtetit, prej nga këta erdhën të “formuem” si spiunë dhe agjentë, tue i shërbye partisë ata vetë bashkë me gra e trashigimtarët e tyne, edhe sot në gjiun e Partisë Socialiste nën maskën e “demokracisë”…
Në vitin 1950, prova e parë e besueshmënisë së Hilmisë ndaj Sigurimit mbas daljes nga burgu të vetë atij, asht kenë arrestimi dhe torturat që ai i ka ba me duert e veta studentave të Shkodrës, që u arrestuen njëherësh më 10 maj: Alfons Radovani, Viktor Luka, Et’hem Bakalli, Njazi Uruçi, Mërgim Dani, Nexhip Osmani, Ferit Myftia, Pjerin Vata dhe Gjon Mark Ndoi e, mbas pak ditësh, të Ismail e Olimpi Barutit…dhe, kur Alfonsi u lirue, tregoi se bash ai Hilmi ishte ai që i ka shkulë nga goja dhëmballët me pinca të elektricistit, që komandonte elektroshokun…

SEITI, DHUNUESI I RINISË 

Hilmi Seiti asht ndër kryetarët e Degës së Shkodrës, që ka dhunue ma shumë se të gjithë të tjerët rininë shqiptare, tue i detyrue me dajak e tortura me nënshkrue deklarata bashkëpunimi me Sigurimin komunist, tue i premtue vende pune apo “falje” gabimesh në tentativa arratisjeje dhe, asht ndër ma të shquemit që ka shburrnue popullsinë shqiptare në brezin kufitar, tue i detyrue me spiunue jo vetëm njeni-tjetrin, por edhe tue i ba vegla të Sigurimit për shërbime edhe në shumë shtete të hueja, tue fillue nga SHBA-të e deri tek UDBja jugosllave, me të cilën bashkëpunoi deri atë ditë që i hangri kokën… E, për këtë fakt le të flasin mbarë diaspora që ka braktisë Atdheun e trojet shqiptare, e detyrueme me ikë nga votrat e veta shekullore për me ia lëshue shovinizmit e dreqit mallkuem, veç për me shpëtue nga arrestimi i sigurt dhe internimet e familjeve të tyne.
Implikimi i shumë të rinjve me organet e Sigurimit, kur ishin në shërbim ushtarak apo kur rrëmbeheshin nga dëshira e pasioni për sport, rekrutimi i tyne nga ana e Hilmi Seitit, asht kenë dhe mbetët ende sot, jo vetëm për Shkodrën, por për gjithë Shqipninë baza amorale e shkatërrimit të shumë familjeve të nderueme dhe që ka ndikue dhe vazhdon me kenë prap një dam i madh për çështjen tonë kombëtare, mbasi me djallëzi dhe inteligjencë, Hilmia ka ditë ku me prekë dhe ku me shpartallue në mënyrë të pandreqshme edukatën e shkollave fetare të Shkodrës, të cilat janë kenë vatrat kryesore të edukimit moral, kulturor, politik, ekonomik dhe atdhetar për të gjithë popullin shqiptar, pa dallim feje dhe krahine, që në hapjen e dyerve të tyne para vitit 1900.
Nëse ka njeri që ka shkatërrue qindra familje tue i internue dhe tue nxi biografitë e tyne, me aq shumë pasoja për vite të tana asht Hilmi Seiti, i cili në 1954 internoi dhjetëra familje shkodrane në Kuç të Vlonës, shumica e të cilve edhe u burgosën, vetëm se ishin intelektualë. Asht pikërisht ai grup ku përfshihej edhe daja i em, Paulin Pjetër Prennushi, i cili vuejti 4 vjet atje pa asnjë ndihmë nga familja, mbasi së shoqes nuk i epte punë askush, dhe ka jetue vetëm me ndihmën e vëllazenve të saj.
Ndërsa daja tjetër, Mikel Pjetër Prennushi, u arrestue nga Hilmia, në vitin 1952 dhe u torturue nga ai dhe Xheudet Miloti, në mënyrën ma shtazore, se ishte krejt i pafajshëm dhe i kërkohej prej Sigurimit “me pranue se ka lidhje me Muharrem Bajraktarin”, që asokohe qarkullonte në zonat e Vaut të Dejës, ku Mikeli punonte puntorë krahu në rruga-ura. Kjo ngjau prej tij vetëm se Mikeli kishte krye akademinë ushtarake në Itali… dhe, për këtë të dy katilët e dënuen 10 vjet heqje lirie, të cilat i kreu në kampet e shfarosjes…

Ç’FAT I PRISTE VIKTIMAT E SIGURIMIT-PËRBINDËSH MBAS LIRIMIT NGA BURGU…?

Kazma, lopata, fermat, rrugët, përndjekja, vuejtja, fukarallëku, frika dhe “etiketa” e varun në derën e shtëpisë: “Ky është armik i deklaruar nga lufta e klasave”, firma Hilmi Seiti. Dhe, kjo “etiketë” pasohej nga trashigimtarët e tyne deri në zhdukjen e brezit të vet… Hapni dosjen e tij dhe shihni se pse u gradue “gjeneralmajor” ai qen e bir qeni, kur Enver Hoxha po i përgatiste “qefinin”…? – Pikërisht, sepse aktiviteti i tij plotësoi të gjitha dëshirat dhe trillet e udhëheqësit të partisë, i cili, mbasi kënaqej më këta bisha në haremin e tij, kishte edhe dëshirën me u kënaqë, ashtu si shpjegon në librin e tij, i ndjeri At Konrrad Gjolaj: “Atje Ai (Don Dedë Malaj, shënimi em) kishte pasë rrezik e kishte ra ndër duert e një hamsi njerëzish, njëfarë Nevzat Haznedari, i cili njihej se para se me i pushkatue njerëzit, kishte ajamë (qejf, dëshirë) me u ra me levë kokës dhe me i pa tue u hedhë si pula kur u pret kokën…” (te libri “Çinarët”, faqe 160, viti 1996, Shkodër). Plumbi që Enver Hoxha u jepte miqve të vet ishte shpërblim i partisë për “mirënjohjen” që ai kishte për veprat kriminale të tyne!

NETËT ME FEMRA NË PALLATET LUKSOZE DHE “ARTISTET” E TEATRIT “MIGJENI”

Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu e sa katilë të tjerë, nuk e kishin sjellë pa u mendue mirë se kush u duhej atyne në Shkodër, u duhej Hilmi terroristi, që kishte dhanë prova “besnikrije” ndaj Partisë me kohë në labirintet e Ministrisë së Brendshme, që atëherë kur Koçi Xoxe me shokë e dërgonin te burgu i femnave për me zgjedhë “ato” rrezikzeza, me të cilat këta amoralë do të kalonin natën në pallatet e tyne luksoze… dhe, kur morën si shpërblim nga Partia “plumbin kokës”, thoshte pikërisht Ajo… “Nëna Kate”, që kishte mbajtë çelësat e atij burgu: “Morën atë që kanë lipur me kohë ata maskarenj…!”
Dhe, nuk duhet harrue kurrë se i tillë ishte mendimi i shumë e shumë familjeve të ndershme shkodrane, që e njohtën dhe e pësuen ndër votrat e tyne imoralitetin dhe pafëtyrsinë e Hilmi Seitit me shokë…gja, të cilën besoj e kujtojnë mirë të gjithë ata që njohtën spiunin kodosh, Palush Koliqi, apo “aktorët” e Teatrit “Migjeni” atë ditë… të veshuna me vela të zezë, me lot përfaqe, tue shkue mbas arkivolit të Hilmisë… Atë që para tij kërkoi toger Baba, atë i dha “partia” edhe Hilmi Seitit e mbas tij edhe Mehmetit, Kadriut, Feçorrit e me radhë…ashtu, “si i banë hyzmetin, ia ndjenë lezetin”, tha Shkodra atëherë…
Mos ndoshta, ju Enver Kushi, bashkëgjakës i Hilmi Seitit, kur flisni për “burrërinë e tij” me ato bushtrat e teatrit, ju keni dashtë me përfshi edhe gratë e vajzat e nderueme të Shkodrës, që u masakruen dhe u përdhunuen të lidhuna me vargoj anijesh ndër tavolinat e hetuesisë së atyne kriminelave të pamoralë e atdhe, si, Hilmi Seiti, Ahmet Suji, Ferit Mandija, Iljaz Fishta, Nevzat Haznedari, Dhimitër Shkodrani, Xheudet Miloti, kolonel Mehdi Bylbyli, Feçorr Shehu… etj.?

VDEKJA E PAPRITUR E HILMI SEITIT DHE MALLKIMI I PLAKËS QË SHKONTE NË KISHË

Hilmi Seiti duket se mori mallkimin e asaj Plakës shkodrane që, me shkarpa në dorë, ecte e zdathun te fabrika e makaronave drejt Pazarit të Vjetër. Ndërsa po ruhej nga një makinë “gas” që po fluturonte nga shpejtësia, u hap dera dhe u ndigjue një za i panjohtun: “Vishi nëne, vishi pantoflet, se do të ftohësh e nuk do të të shërojë Zoja e Shkodrës!” dhe Plaka, që po shkonte në Kishën e Zojës së Këshillit të Mirë, brinj Kalasë Rozafat, më 25 prill 1960, rreth orës 10:00 paradreke, për meshën e orës 11:00, iu përgjigj atij zani bastard, pa pritë e pa e mendue fare: “Zoja e Shkodrës, jarebi deri nesër të theftë qafën..!”
Një rast i rrallë dhe i veçantë, po me të vërtetë ndodhi. Në datën 26 prill 1960, papritmas u hap lajmi në Shkodër: “Ka vdekë Hilmi Seiti!”. Flitej se Sigurimi kishte kërkue me gjet cila kje ajo Plakë gojëmjaltë, siç e quejti gjithë populli i Shkodrës, por nuk mujti me i ra në të… “Fjala e saj në vesh të Perëndisë…!”. Më datë 27 prill, mbas homazheve në komitetin ekzekutiv të Shkodrës, të gjithë në rresht e pa ba za, as majtas, as djathtas, u drejtuem kah vorrezat e dëshmorve te spitali civil…

Titulli është i Editorit të "Ora e Shqypnisë"

01 December 2015

Çfarë dekorata leshi! Sigurimi i Shtetit është në pushtet!/Nebil Çika

Çfarë dekorata leshi! Sigurimi i Shtetit është në pushtet!  

 Nga Nebil ÇIKA
 
Reagimi i opozitës  dhe i medies për dekorimin nga qeveria te autoreve te krimeve te komunizmit ish sigurimsa , hetues, gjyqtarë, prokurorë e deri tek ministra e drejtues te lartë te diktaturës komuniste  me duket shume hipokrit  dhe  jo serioz. Jo se nuk kane te drejtë  por dekorimi është  gjeja me e pakte qe qeveria, ( jo vetëm kjo qeveri) u ka bere atyre  me pushtetin e sajë . Dekorimi dhe nderimi i komunizmit  nuk është risi . Ata kane qene kurdoherë te nderuar e te respektuar, madje edhe  me shume , nga qeveritë dhe shteti  ne këto 25 vjet pothuaj demokraci në Shqipëri. Ata kane qene dhe janë ne pushtet . Te gjithë e dimë se që nga diktatori Enver Hoxha  e deri tek shërbëtori me i fundit  i diktaturës gëzojnë  dekoratat që i dhanë vetes kur  drejtonin shtetin shqiptar . Ata janë të gjithë “Heronj te Popullit”  ndërkohe qe duheshin shpallur Armiq te Popullit pasi  ne te vërtetë ashtu kane qene dhe mbeten.  Nuk kam pritur kure qe kjo qeveri  te ketë qasje tjetër nga etërit e tyre politike e gjenetike  ne raport me te kaluarën kriminale  komuniste te vendit dhe autorët e sajë. Këtë te gjithë e kemi dituar  pa ardhur ne pushtet  e megjithatë kjo nuk i pengoi një milingonë shqiptar ti jepnin votën atyre duke i risjelle ne pushtet . Por autoret e krimeve te komunizmit  ishin po kaq te nderuar e te respektuar edhe në kohen kur qeveriste e djathta “antikomuniste”   PD-ja dhe aletet e saje.  Kjo  e djathtë “antikomuniste” ndryshon nga e majat ish komuniste vetëm nga retorika politike dhe ndonjë simbolike te vogla antikomuniste  , siç është  mos njohja e 29 nëntorit pasi ne përgjithësi qasjet e  raportet  e tyre me te kaluarën kriminale   komuniste ndryshojnë  pak apo aspak. Për me shume se 13 vjet ne pushtet nga 25 vjet pluralizëm  politik PD-në nuk  e pengoi asgjë të hiqte me linga apo vendim titujt dhe dekoratat e larta  diktatorit Hoxha dhe  bashkëpunëtorëve  te tij në krime me gjithë kërkesa  e përsëritura te ish  te përndjekurve te komunizmit  . E vetmja gje qe e pengoi ishte mungesa e  vullnetit politik te lidershipit te sajë. Por jo vetëm kaq !   Sot kemi një problem moral me dekomnistizimin  e thënë ndryshe  qenien ende ne pushtet  e ne administratë  shtetërore te autorëve te krimeve  apo drejtues te  institucioneve kriminale te komunizmit ,  nga PPSH e deri tek informatorët e rëndomtë të Sigurimit të Shtetit. Ata janë sot dyhe kane qene gjithmonë pjese e politikes , parlamentit , qeverisë , gjykatave , prokurorisë  , shërbimit sekret , shërbimit diplomatik ,  policisë , tatime4ve , doganave e kudo  ku quhet  administrate sheqerorë. Pra disa ditësh  Rama shkarkoi një nëndrejtor doganash , Zamir Shtylla ish  shef i hetuesisë në Sarandë  pikërisht ne kohën kur rrugëve dhe bregut te detit tërhiqeshin zvarre kufomat e te vreve në kufi . Edhe ne qeverisjen e PD-se ky person ishte një nga prokuroret e rëndësishëm te vendit. Ku është ndryshimi këtu. Pashë një reagim  publik te zonjës Topalli  për dekorimet .Çfarë hipokrizie !  Po a nuk ishe ti moj zonje që dekorove disa nga këta me rastin e  100 vjetorin e Pavarësisë . Po ish shefin e hetuesisë se  Dibrës kush e mbajti ne administratën e  Kuvendit  te Shqipërisë për 8 vjet gjate kryesimit tuaj ?!
Reagimi i PD-së pas denoncimit ne shtyp te dekorimeve është gjithashtu një hipokrizi qe ta shpif . Ndjesia antikomuniste e PD-se ka qene gjithnjë një spekulim , por tani as si i e tille nuk ekziston. Nuk  gënjen dot me njeri kur  qahej  e proteston se Rama  ka dekoruar hetuesin e At  Zef Pllumbit  kur ke pas kryetar dhe e ke ende drejtues te larte te partisë dhe deputet ,Tritan Shehun një nga njerëzit që ne shërbim të Enver Hoxhës udhëhoqi  “inkuizicionin”  komunist kundër fesë  dhe klerikëve , luftën kundër Zotit , një nga krimet qe e bën komunizmin shqiptar te spikatur për egërsinë  e tij ne Evropë e me gjere. Ky hetuesi dënoi At zefin kurse ky tjetri i prishi Kishën atij dhe besimtare ve te tij si dhe  frymëzoi apo edhe detyroi hetuesin ne fjale dhe qindra hetues te tjerë te dënonin qindra klerikë e besimtare e te shkatërronin krejt kultet e besimit në Zot në të gjithë vendin .Nuk mund ta  besh antikomunistin  dhe te kesh nr 2 , Sekretar te Përgjithshëm  te partisë avokatin  e djalit të Enver Hoxhës, kjo është me shume se hipokrizi, kjo është kriminale  dhe e neveritshme .
Kjo akuze për hipokrizi  nuk vlen vetëm për PD-në por  edhe për shoqatat e organizmat  anti komuniste  shoqërinë civile etje , madje për të gjithë ne . Ata janë ne pushtet ne  revoltohemi pse  i dekorojnë . Hej pikë e zezë ! Po a nuk është  Garamoz Ruci  ministri i fundit i brendshëm  i komunizmit  kreu i grupit parlamentar te PS-së. Po  hetuesit e sigurimit  Spartak Braho e Fatmir Xhafa nuk drejtojnë sot  komisionet parlamentare te sigurisë dhe ligjeve .   Sa ish siguresa  ka sot ne parlament , qeveri e administ habiten që dekorohen ish hetuesit e sigurimit  Njazi  Jahon  apo Anastas Koroveshin . Sa here media e thërret Jahon specialist “te madh” te se drejtës kushtetuese dhe te drejtave themelore te njeriut . Pse nuk kujtohet atëherë për krimet e tij  ?! Sa rruge sheshe , shkolla e institucione publike  ne Tirane dhe  ne te gjithë vendin kane emra krimineles politikë. Po ju marre vetëm një shembull: Rruga  ne hyrje te Vlorës,  ajo qe lidh autostradën me qytetin e ka emrin  Asim Aliko , një nga drejtuesit me te egër te Sigurimit të Shtetit. A e keni parë rrugën  dhe shkollën me emrin Kristaq Rama ne Tiranë?  A nuk ishte ky një drejtues i larte komunist i vendit  nga ata qe varen poetin e fundit  antikomunist   ne Evropë  Havzi  Nelen?! .  Po drejtuesit e qeverise  dhe shtetit  i keni parë qe festojnë  ,me shallin e kuq simbolin botëror te komunizmit ?!  Ka me qindra gjera  qe i shohim çdo ditë qe jo vetëm nderojani por na dëshmojnë qenien në pushtet te  autorëve te krimeve te komunizmit apo pinjollëve te tyre gjenetike. Ata po drejtojnë vendin ju thoni  pse dekorohen.
Nuk e di në ish i qartë por besoj se kam gjithë te drejtën ta quaj hipokrizi këtë reagim te “revoltuar “ te opozitës dhe një pjese te medieve  ndaj dekorimit nga qeveria t të  ish kriminelëve të komunizmit  . Ka qen Ka qene pikërisht kjo hipokrizi  ne raport me te kaluan komuniste te vendit dhe dekomunstizimin që  vazhdojmë  edhe sot te diskutojmë nderimin apo jo te autorëve krimeve komuniste. Fakti që ata kane qene dhe janë ne pushtet  bëjnë te pa vlefshëm  çdo  diskutim  mbi nderimin e tyre . Nuk ka nderim me te madh  për ta se sa ti mbash me pushtet . Kështu ka qene është dhe do te jete besoj edhe për një kohë shume te gjate , Çdo popull meriton qeverisjen qe ka , ka thëne Çurçilli ! Ne nuk kemi asnjë mundësi te bëjmë përjashtim !
 30/11/2015

Vrasësi i Dom Mikel Beltojës dekorohet nga Qeveria që priti Papën

Don Mikel Beltoja 17 Prill 1935 – 10 Shkurt 1974
Ja pse u dekorue Shyqyri Çoku: 41 vjet që e ka shkye për gjymtyrësh Dom Mikel Beltojen

 Nga FRITZ RADOVANI

Edhe kjo veper kriminale ka ngja në burgjet e Enver Hoxhës në Shkoder! Me kenë se Don Mikel Beltoja ishte Klerik Katolik Shqiptar, Kuvendi Popullor i Shqipnisë nuk e sheh t’ arsyeshme me diskutue dekoratat e diktatorëve terrorist. Krimet e komunizmit,… mund të diskutohen kur “Shqipnia të hyjë në Europë”, po Gjenocidi që asht ushtrue kunder Klerit Katolik Shqiptar jo! Né pikrisht per ato tmerre jemi pranue edhe në “Konferencen Islamike” me 2 Dhjetor 1992. Me çka mburrej Ramiz Alia? Don Mikel Beltoja ka lé në fshatin Beltojë të Shkodres, me daten 17 Prill 1935, nga Prindët Gjergj e Prenda Beltoja. Nen kujdesin e Imz. Ernesto Çobës u pergatitë per me u ba meshtar në filozofi dhe teologji. U shugurue me daten 8 dhjetor 1961 në Shkoder. Ishte famullitar në Dajç të Bregut të Bunës, e ma vonë në Barbullush. U arrestue me daten 19 Prill 1973, pranë familjes së vet në Beltojë. U dënue 7 vjet në gjykaten e Shkodres me 6 Gusht 1973, dhe u ridenue “me vdekje” me 4 Shtator 1973.
            Vëprimi i tij fetar mbas mbylljes së Kishave, trimnia në predikimin e Ungjillit, lufta kundër ateizmit dhe komunizmit enverian, e rreshtojnë me Martirët e Atdheut.
            ***
Për kohën që ishte i dënuem me vdekje, flet kjo letër e bashkvujtëses zonja Laura Keçi:
“Isha 16 vjeç kur u arrëstova dhe shprehja e parë që ndigjova porsa më futën në hetuesi ishte: Ç’ti bësh, po të ishte pak më e madhe në moshë do ta pushkatoja pamëshirë me priftin që sonte… dhe, më futën në një birucë aty afër tij.Dua të tregoj si e torturonin njeriun e Zotit: Komandanti Basri Temja nga Lushnja i sillte gjellën Don Mikelit, që ishte i lidhun kambësh e duersh me sigjir në birucën e tij, ku prist vëndimin e Tiranës për pushkatim. Gjella si dukët ishte shumë e ngrohët mbasi nga djegëja e sajë ndigjohej virrma e Priftit që nuk mund të kapërdihej. Kur mbyllte gojën dëgjohej krizma e tasit të aluminit që rrokullisej nëpër çimento mbasi ia hidhte fëtyrës “supën” përvluese. Kjo ishte një torturë që përsëritej gati çdo ditë ose edhe dy herë në ditë. Një polic i birucave me emnin Shefik, vinte me çizmët e tija të randa, hapte birucën e Don Mikelit, veç, kur ndigjohej krizma e kockave të kupave të gjunjëve nga shqelmat që i binte të shkretit Prift. Goditjet ishin aq të forta sa që, betohëm, se kam ndigjue me veshët e mij kockat e Don Mikelit tue u thye…
Njëditë, përsonaliteti dhe vëndosmënia e Tij e friksoi antikatolikun Shyqyri Qoku, i cili shfreu dufin e tij patologjik prej sadisti tue e torturue aq shumë fizikisht Don Mikelin, sa, kur më mori mue fillë mbas tij në zyrën e hetuesisë, u tmerova dhe gati nxora zorrë e mushkni nga goja, kur pashë një bluzë të bardhë me të cilën na mbështillnin gjatë torturës, të lame me gjakun e pastër të Martirit dhe me njolla ngjyrë jeshile të bame nga vjelljet, prej shqelmave të tyne…
E mbajta vedin, u kapërdiva dy-tre herë për mos me kënaqë xhelatin e përbashkët të tonin e komandantin që ishte me te. Kur i pashë fëtyrat e tyne të zverdhuna si fëtyra të vdekuni që zbulonte ndërgjegjën e tyne të randueme me krime e, që shpesh edhe i kalonte në bisha të pavetëdijshme, m’u duk sikur po analizonin pafajsinë e Don Mikelit dhe peshën e randë të “fajeve” të mija, që nuk isha aspak ma shumë se 16 vjeçe… mora zemër nga qëndrimi i mpimë i këtyne dy kafshëve të tërbueme e, u thashë: Shihni vehtën në pasqyrë!… Shihni si jeni ba!… Moralisht jeni të dy të mposhtun nga Don Mikeli, ju jeni si të vdekun para Tij, Ai ka fitue mbi ju edhe pse fizikisht ndoshta, Ai asht i shkatrruem, ju jeni të shpartalluem në ndërgjegjën tuej mbasi nuk dini se për çka e torturoni. Kjo asht dëshmia ma e kjartë e fitorës së Jezu Krishtit përmes dyshepullit të Tij Don Mikelit, i cili, ju ban ju, me pa me sy praninë e Jezusit në tokë, kenjën e fuqisë së Zotit këtu, që na jep né forcë për me përballue torturat tueja…
            Përgjegja e tyne kje vetëm kjo: Prandej asht tue ju ndihmue…
Kur pashë gjunjëzimin e tyne mora edhe njëherë zemër dhe ju thashë: Pse, ndihmë e vogël ju dukët ju lutja e Tij, ju e torturoni dhe Ai lutët për shpirtin tuej të kacafytun me djallin…Pse, a ndihmë e vogël ju duket ju që unë një vajzë e re nuk frigohëm aspak para jush?… Hë… pse nuk keni forcë me na mposhtë? Ku asht forca e atij kryexhelatit tuej? Veç, një virrëm qeni ndigjova: Dil jashtë… jashtë!… Aq shumë ishte torollosë sa kishte harrue se unë nuk kisha si me lëvizë, se isha e lidhun për karrigë. Kur u kujtue komandanti më zgjidhi, urdhnoi policin që ishte mbas dere me më çue në birucë. U shtrina përtokë si zakonisht por e kënaqun… fjeta pak…
            Mbas pak kohe më doli gjumi nga zani i fuqishëm i Predikonjësit të Ungjillit. Don Mikeli ishte zgjue para meje dhe po bante lutjen e përditëshme për shpëtimin e shpirtit të torturuesve të Tij: Mos torturoni vëllaun tuej… Jam tue u lutë për shpëtimin tuej edhe pse ju më torturoni mue, kërkoni falje Jezusit, se Ai asht aq i mëshirëshëm sa ka me i falë gjynahet tueja… Mos kini turp me ju drejtue Nanës së Tij, Virgjinës Mari, Ajo asht Nana e gjithë njerëzimit, asht edhe Nana e juej… Pendohuni!..Tregoni edhe Hoxhës e Shehut, se edhe ata që nuk kanë lanë gja pa ba mbi kristjanët dhe besimtarët e Zotit, edhe ata kanë dyert e hapuna tek Zemra e Nanës Mari, tregoni se ndëshkimi i Zotit asht aq i madh për krimet që kanë ba sa fundi i shekujve nuk ka me i shpëtue… Tregoni atyne që me krimet që kanë ba kanë shkretnue familjet Shqiptare dhe kanë vorfnue edhe kombin tonë… Hiqni dorë nga vrasjet e djelmëve, vëllazënve tuej, mos veshni  zi nanat, motrat e gratë Shqiptare që tash sa vjet nuk i kanë hjekë rrobat e zisë… I thoni damave të tyne mos u kënaqni me vrasjët  e gjakun e bijve e bijave të Shqipnisë! Keni harrue se jeni tue vra Shqiptarë! Shkatrruet Atdheun! 
            Ndigjova se u hap biruca numur 3, ku ishin dy përsona për çështje ordinere dhe u futën në birucën ku ishte tue predikue Don Mikeli. Filluan me i ra me shqelma mbasi torturat që i banin ata Priftit, ishin mjet lehtësues për vuejtjen e tyne. Shpesh ata i çonin në dhomën e Tij për me e zgjue nga dremitja e agonia e vuejtjes së vazhdueshme.
Erdhi një kohë që zani i Tij ndigjohej ma rrallë, filluen me i ba gjylpana për me e vue në gjum. Tashti e kuptoj se i banin gjylpana se, kur fillonte me i ikë efekti, ndigjohëshin gjamët e dhimbjeve e si nëpër gjum fliste: Ah, moj nanë… nuk kam kockë të pathyeme…Ah, sa janë kah më dhambin eshtnat!..
            Ai vuante pandërpremje e bashkë me Té edhe unë, që ndigjojshe me veshë dhe, shpesh, nga një vrimë e vogël e derës e shihja tue e marrë rrëshqanë për me e çue në tortura, ose tue e këthye nga zyrat e tmerëshme të hetuesisë ku, vuejtjet ishin ma të mëdha se ata të fundit të ferrit. Asnjëherë nuk e pashë atë njeri tue u këthye me kambët e veta në birucë…por gjithmonë zharg…
            Mbas pak ditësh, nuk mora vesh sësi isha zhytë në një gjum deke. Po shihja andrra të llahtarëshme, vuejtje, tortura, gjak, një tmerr i vërtetë më kishte pushtue, u dridhësha si thupra në ujë nga frika, një frikë që nuk e kuptoja nga vjen.
Isha mbushë me vajë, vajë frike apo dëshprimi nuk e kuptoja, një tmerr i vërtetë….isha e lame në djersë… Disi u skapullova kur pashë se jam në birucë por, sidukët, ndër andrra kisha lëshue ndonjë thirrje, veç kur pashë sportelin e hapun të derës prej ku shihej fëtyra e kriminelit Alush Bakalli, që me gisht vërtikal para gojës lëshoi një sh sh sh…t!!, shenjë me të cilin urdhnonte heshtje… Një lëvizje rojesh jo e zakonëshme në atë orë. Nuk dija çka ka ndodhë… Edhe zhurma që më zgjoj ndryshonte, mujta me dallue zanin e katilit Shyqyri Qoku, që i vërriste Don Mikelit: Pusho… pusho, po të tham… Këtë herë dallohej se nuk ishte vetëm. Në atë lamsh mendimësh përzi me zhurmën e vargojve ndigjova zanin e Don Mikelit, e zemra m’u mbush me vajë.
Ishte mjedis kafshëve të egra që donin ta shkynin, e thërriste: “O Jezu Krisht! Zoti em, më jep forcën e fundit, o Shenjtja Mari, Nana e eme e përjetëshme për të fundit herë po të kërkoj, fali vëllaznit e mijë, kij mëshirë për ta se nuk dinë shka bajnë! Fali o Krisht! O Zot ndihmoje Shqipninë me shpëtue nga këta kriminelë komunistë. Zoja e Bekueme, Nana e Krishtit dhe e gjithë Botës, lutju Birit tand Zotit tonë Jezu Krishtit, që të më pranojnë në Mbretninë Qiellore, në duert Tueja të Bekueme ardhët Shpirti em!…Rrnoftë Shqipnia, Rrnoftë Krishti!”
Zani i Tij sa vinte e fikej derisa nuk u ndigjue ma… U mbyllën edhe shulat e dyerve…edhe dryjtë. Isha me sy nga dritaria tue vështrue nëse ndigjohet prap zani i Tij por, kuptova ma vonë se isha ngritë kot për një kohë të gjatë, derisa, u kujtova se iku!
Ai iku në Mbretni të Qiellës…
            Jam kenë interesue se çka u ba me Don Mikelin, mbasi e morën atë natë, nga një roje që ndryshonte pak nga të tjerët me emnin N. Ai më pat tregue se janë nisë për Tiranë dhe rrugës i kanë ba një ingjeksion dhe ka vdekë. E kanë çue të vdekun në Ministrinë e Mbrendshme dhe prej aty e kanë futë në një kasetë frigoriferike me nr. 7 (shtatë). Mendonte se Ai asht coptue nga mjekët e besueshëm qeveritarë për studim, nga studentët e fakultetit të mjeksisë së Universitetit të Tiranës.
            Atëherë, dhe sot, që ka kalue një çerek shekulli nga kjo ngjarje, i drejtoja dy pyetje vehtës për këtë njeri që torturohej aq mizorisht nga kriminelët komunistë: 1. Pse e torturonin ndryshej nga të tjerët dhe, 2. Ku i merrte forcat Don Mikeli për me përballue ato tmerre vuejtjesh?- Gjithmonë e njajta përgjegje: E para, vetëm pse ishte Prift Katolik dhe e dyta, Ai fliste me Jezu Krishtin çdo çast që goditej nga kriminelët… Vetëm Ai e forconte Até dhe mue…Gjithmonë kam besue se Don Mikeli asht Shenjt i pashpallun në Mbretninë e Qiellit! Ai asht i përjetëshëm në kujtimet dhe lutjet  e mija!
Shkodër, 15 shtator 2000      Bashkëvuejtësja e Tij,  Laura  Keçi  d.v.”
            Nga shkrimi i z. Gjergj Kola, në librin “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare”, kam shkëputë pak rreshta për me plotësue portretin e Martirit Don Mikel Beltoja, i cili asht arrestue pse ka thanë: “Dashnia e Zotit asht e përjetëshme, drejtësia e njerëzve asht e përkohëshme… Bashkë me bukën e përditëshme duhet t’i jepni fëmijëve edhe virtytin. Atdheu forcohet nga virtyti i bijve tuej. Dëvotshmënia ndaj Zotit asht dëvotshmëni ndaj Kombit.” Kjo ishte “agjitacioni e propaganda”, për të cilat dënohej Don Mikeli…”
            Nga një deshmi e një personi që asht kenë i pranishem kur asht nxjerrë nga dega e mbrendshme e Shkodres kam veçue këte thanje: “Don Mikel Beltojen kur ka shkue terroristi Shyqyri Qoku me e marrë per me e pushkatue, e ka gjetë tue ba lutjen e fundit nder gjunjë…Bashkë me kriminelët tjerë e kanë kapë dhe e kanë shkye per gjymtyrësh, ashtu të vdekun e kanë nisë per Tiranë. Ai ka dalë i shkymë nga Dega e Shkodres… Atë ditë asht kenë data 10 Shkurt 1974.” (Dëshmi gojore nga NP, 1992)
            Shpesh, pyes veten: “Cilit shekull i perkasin terroristët Enver Hoxha e pasuesit e tij barbarë, që vazhdojnë me kenë ‘heronjë’, vetem, pse vrisnin e shkynin Klerikë Katolik Shqiptar e Atdhetarë të nderuem? Si mundet me u heshtë perballë këtij Gjenocidi?!”…
           
 Melbourne,  dhjetor 2015.