08 February 2017

Letër për Ambasadën Amerikane në Tiranë/ nga Kolec Traboini

 


LETËR PËR AMBASADËN AMERIKANE NË TIRANË


 

          Po ju shkruaj sepse po shohim se antiamerikanada e të korruptuarve të politikës e të qeverisjes po bëhet e padurueshme. Dhe për më tepër se të vetmin shpëtim që shohim ne si popull është Amerika.
          Shqipërinë e ka kapluar mafia e politikës, një grup njerëzish manipulojnë gjithçka dhe jo në interes të popullit por të grupit, të klanit, miqve e tarafit. Sa më shumë presion tu bëhet aq më mirë është që të largohet kjo kastë hajdutësh e kusarësh me damkë. Vetingu është i domosdoshëm e duhet të shtrihet edhe në segmente të tjera, në qeverisje, në administratë, por edhe tek ata që kanë 25 vjet që bëjnë një politikë kundër interesave të popullit. Dhe kanë kurajë të flasin kundër Ambasadorit Amerikan Donald Lu.
          E jo vetëm ai prokurori, që për kaq vjet nuk bëri asgjë, por edhe ai floriri i vogël që bën lojë të dyfishtë, në dukje e do Vetingun, por pas shpine e pengon. Populli i di të gjitha. Dhe nëse hesht me durim kjo ndodh se populli nuk e do kaosin e shkatërrimin.
         Të nderuar përfaqësues të Shtetit Amerikan në Shqipëri, ju përkrah i gjithë populli shqiptar. Populli e do Amerikën, e ka dashur gjithmonë, ata që i fryjnë histerisë antiamerikane janë pikërisht ata që e kanë vënë popullin shqiptar nën zgjedhë. Zgjerojeni listën e atyre që u ndalohet hyrja në Amerikë edhe me të tjerë politikanë që janë bërë milionerë me korrupsion, por i kanë fshehur apo i pastrojnë paratë nëpërmjet bankave brenda e jashtë Shqipërisë.
          Keni përkrahjen e plotë të mbarë popullit shqiptar!

Kolec P. Traboini
kineast - gazetar shqiptaro-amerikan

Autor i librit 
"Zhgënjimi i Ambasadorit Amerikan